zgjidhjajuaj.files.wordpress.com  · web viewper ti paraprire rrezikut te rreshqitjeve fenomen qe...

6
Informacione per tjetersimin ne mjedis dhe trego tokat zonale te Shqiperise. Tjetërsimi Tjetërsim quhet procesi i prishjes së mineraleve dhe të shkëmbinjëve në vendin e ndodhjes së tyre, sidomos në rastet kur ato zbulohen në sipërfaqën e Tokës, nën veprimin e faktorve të jashtëm, nga të cilët rolin kryesor e luajnë temperatura, uji, ajri dhe veprimtaria jetësore i organizmave. Tjetërsimi është proces i ndërlikuar, i cili shfaqet në disa forma. Ai përmbledh një sërë procesesh me karakteristik fizike, kimike dhe biokimike. Lidhur me karakterin mbizotërues të prishjes dallojmë: tjetërsim fizik, tjetërsim kimik dhe tjetërsim organik. Tjetërsimi Fizik Tjetërsimi fizik qëndron në copëtimin dhe thërmimin e shkëmbinjëve pa ndryshime të dukshme të përbërjes kimike të tyre. Ai zhvillohet kryesisht në pjesët e dala në sipërfaqe të shkëmbinjve dhe në pjesët më pranë sipërfaqës, por gjithnë sipër brezit të temperaturave konstante. Faktortët kryesorë që shpien në prishjen fizike të shkëmbinjëve janë: luhatjet periodike të temperaturës, që shkaktojn bymimin dhe tkurrjen e përsëritur të mineraleve të ndryshme, që përbëjn shkëmbinjët, ngrirja dhe shkrirja e ujit që ndodhet në blloqet e shkëmbinjëve, ngrohja e drejtpërdrejt e sipërfaqeve të shkëmbinjve nga rrezet e diellit, veprimi mekanik i organizmave etj. Luhatjet ditore dhe stinore të temperaturës i shkatrrojnë shkëmbinjët, ky proces është i theksuar në zonat ku ka kontraste të mëdha të temperaturës, ajër të thatë dhe mungesë ose pak zhvillim të bimësisë. Zonat e tilla janë shkretëtirat, ku ditën sipërfaqja e shkëmbinjeve nxehet shumë, kurse natën temperatura ulet në minimum deri në zero grad. Në prishjen fizike të mineraleve dhe të shkëmbinjëve nga luhatjet e temperaturës ndikojnë edhe faktorë të tjerë siq janë: përbërja dhe ndërtimi i shkëmbit, kompaktësia e tij etj. Kështu, shkëmbinjët polimineral do të shkatrrohen më lehtë se shkëmbinjët monomineral e kompaktë. Ky veprim është aq më intensiv sa

Upload: leliem

Post on 28-Jan-2019

222 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Informacione per tjetersimin ne mjedis dhe trego tokat zonale te Shqiperise.

Tjetërsimi Tjetërsim quhet procesi i prishjes së mineraleve dhe të shkëmbinjëve në vendin e ndodhjes së tyre, sidomos në rastet kur ato zbulohen në sipërfaqën e Tokës, nën veprimin e faktorve të jashtëm, nga të cilët rolin kryesor e luajnë temperatura, uji, ajri dhe veprimtaria jetësore i organizmave. Tjetërsimi është proces i ndërlikuar, i cili shfaqet në disa forma. Ai përmbledh një sërë procesesh me karakteristik fizike, kimike dhe biokimike. Lidhur me karakterin mbizotërues të prishjes dallojmë: tjetërsim fizik, tjetërsim kimik dhe tjetërsim organik.Tjetërsimi FizikTjetërsimi fizik qëndron në copëtimin dhe thërmimin e shkëmbinjëve pa ndryshime të dukshme të përbërjes kimike të tyre. Ai zhvillohet kryesisht në pjesët e dala në sipërfaqe të shkëmbinjve dhe në pjesët më pranë sipërfaqës, por gjithnë sipër brezit të temperaturave konstante.Faktortët kryesorë që shpien në prishjen fizike të shkëmbinjëve janë: luhatjet periodike të temperaturës, që shkaktojn bymimin dhe tkurrjen e përsëritur të mineraleve të ndryshme, që përbëjn shkëmbinjët, ngrirja dhe shkrirja e ujit që ndodhet në blloqet e shkëmbinjëve, ngrohja e drejtpërdrejt e sipërfaqeve të shkëmbinjve nga rrezet e diellit, veprimi mekanik i organizmave etj.Luhatjet ditore dhe stinore të temperaturës i shkatrrojnë shkëmbinjët, ky proces është i theksuar në zonat ku ka kontraste të mëdha të temperaturës, ajër të thatë dhe mungesë ose pak zhvillim të bimësisë. Zonat e tilla janë shkretëtirat, ku ditën sipërfaqja e shkëmbinjeve nxehet shumë, kurse natën temperatura ulet në minimum deri në zero grad. Në prishjen fizike të mineraleve dhe të shkëmbinjëve nga luhatjet e temperaturës ndikojnë edhe faktorë të tjerë siq janë: përbërja dhe ndërtimi i shkëmbit, kompaktësia e tij etj. Kështu, shkëmbinjët polimineral do të shkatrrohen më lehtë se shkëmbinjët monomineral e kompaktë. Ky veprim është aq më intensiv sa më të mëdha të jenë kokrrizat e mineraleve dhe sa më të errëta të jenë ato.Bymimet dhe tkurrjet që pësojnë mineralet nga luhatjet e temperatures janë shumë të vogla, por duke u përsëritur ky proces për një kohë të gjatë gjatë qindra mijra vitesh do të sjellë në fund të fundit në dobsimin e lidhjeve midis pjesëve përbërse të shkëmbit deri në shkatrrimin total të tij.Për shkak të depërtimit të ngadaltë të nxehtësisë në brendi të shkëmbit, bymimi dhe tkurrja e kokrrizave shfaqen më shumë në pjesët sipërfaqësore të tij. Si rezultat i kësaj shkëmbinjët shpesh fillojnë të plasariten dhe të qahen.Në vendet me klimë të ftohtë ku temperatura luhatet rreth zero grad celsius, një rol të madh në shkattrimin fizik të shkëmbinjëve luan ngrirja dhe shkrirja e ujit brenda zbrastirave të tyre.

Kur temperatura ulet nën zero grad uji ngrihet dhe kthehet në akull, i cili do të ushtrojë trysni në faqet e qarjeve ku është formuar akulli, pasi që dihet se kur uji kthehet në akull rritet vëllimi në një masë prej 10%. Kjo trysni do të jetë aq më e madhe sa më e ulët të jet temperatura, pasi që kjo dukuri përsëritet vazhdimisht për një kohë të gjatë do të shpjerë në coptimin dhe shkatrrimin e shkëmbinjëve.Veprimi mekanik shaktërrues mbi shkëmbinjët e ndryshëm ushtrojnë edhe proceset e kristalizimit të kriprave që ndodhen të tretuara në ujin, sidomos në ato zona ku kemi klimë të thatë dhe të nxehtë.

Tokat zonale

Përhapja e tokave (dherave) në rruzullin tokësor është e lidhur ngushtë me faktorët që veprojnë në formimin e tyre . Shpërndarja e tipave te dherave, në vija të përgjithshme ka karakter zonal dhe është në formë brezash në drejtim të paraleleve. Këta breza ndjekin njëri-tjetrin nga polet në ekuator dhe u përgjigjen në përgjithësi brezave(zonave) klimatike dhe bimore. Kjo tregon gjithashtu për rolin kryesor që luan klima dhe bimësia në formimin dhe përhapjen e dherave(tokave). Përveç tokave zonale dallohen dhe tipa të tjerë tokash që nuk kanë karakter zonal dhe lidhen me kushtet lokale. Këto quhen toka azonale.Duke filluar nga zonat polare në ato ekuatoriale, dallojmë këto tipa tokash zonale:•Tokat e tundrës formohen në klimën e ftohtë e në truall të ngrirë. Janë të cekëta dhe të pazhvilluara. Shtrihen në skajet veriore të Euroazië dhe të Amerikës Veriore.•Tokat pozdole formohen në klimën kontinentale me lagështi dhe nën ndikimin e pyjeve halore.Kanë ngjyrë të përhimët, reaksion acid e pjellori të vogël. Shtrihen në zonën e tajgës euroaziatike dhe atë amerikane.•Tokat e zeza formohen në kushtet e klimës kontinentale me verë të nxehtë e dimër të ftoht dhe të bimësisë së stepës e stepo-pyjore. Kanë ngjyrë pothuajse të zezë e pjellori të lartë.•Tokat e kafenjta dhe të hirta kafe janë formuar në kushtet e klimës subtropikale mesdhetare dhe të një bimësie prej dushku e shkurreve mesdhetare me gjelbërim të përhershëm.•Tokat e hirta të shkretëtirave janë formuar në kushtet e klimës së thatë dhe të mungesës së bimësisë.•Tokat e murrme të kuqërremta të savanës janë zhvilluar në klimën subekuatoriale nën ndikimin e bimësisë së savanës.Tokat laterite janë zhvilluar në kushtet e klimës dhe të bimësisë ekuatoriale. Kanë ngjyrë të kuqe ose të kuqe të zverdhur.

Tokat zonale ne Shqiperi

Tokat e hirta kafe: Shtrihen kryesisht ne terrenet fushore e kodrinore te pjeses perendimore te trevave shqiptare,deri ne 600 metra lartesi.Formohen ne kushtet e klimes mesdhetare e te bimesise se shkurreve mesdhetare dhe mbi shkembinj sedimentare. Kane trashesi deri ne 1.5 metra dhe deri ne 3% humus.Jane te pasura

ne kalium dhe jane poroze.Ne keto toka kultivohen lloje te ndryshme kulturash nujqesore.Tokat e kafenjta :Shtrihen kryesisht ne terrenet malore te trevave shqiptare, nga 600 deri ne 1000 metra lartesi .Formohen ne kushtet e klimes mesdhetare mlore e te bimesise se dushqeve dhe mbi shkembinj sedimentare e magmatike.Kane trashesi 1.4 metra dhe deri ne 5% humus. Jane toka ku gjejne kushtet e pershtatshme kultura e lajthise dhe e geshtenjes.Tokat e murrme pyjore: Shtrihen kryesisht ne lartesite 1000 deri ne 1700 metra mbi nivelin e detit.Formohen ne kushtet e klimes mesdhetare malore e te mbuleses pyjore(te ahut) dhe mbi shkembinj sedimentare e magmatike. Depozitimi i vazhdueshem i gjetheve ne fundet e pemeve, krijon toka me perqindje te larte humusi,qe shkon deri ne 14%.Trashesia e tyre shkon deri ne 1.2 metra. Jane toka te mbuluara me siperfaqe pyjore dhe jane teper te pershtatshme per kultivimin e drureve frutore dhe te patates e thekres.Tokat lidhavore malore: Gjenden te perhapura ne te gjitha zonat malore te trevave shqiptare ne lartesine mbi 1700 metra mbi nivelin e detit.Formohen ne kushtet e klimes malore ,te nje bimesie barishtore dhe mbi shkembinj sedimentare e magmatike .Jane toka me perqindje te larte humusi,qe shkon deri ne 20% dhe ne trashesi qe shkon deri ne 90 cm, si dhe jane toka qe shfrytezohen per kullota verore.

Tokat jozonale ne shqiperi

Tokat kenetore: Jane formuar ne tabanin e ish-kenatave te dikurshme dhe kane permbajtje torfe.Bonifikimi I ktheu tokat bujqesore.Formimi I tyre behet dhe prej permbytjeve te lumenjve.Tokat aluvionale: Gjenden prane luginave lumore dhe formohen prej depozitimeve lumore. Ato jane me permbajtje te vogel humusi, jane te pasura me carbonate kalciumi qe kane nevoje per tu drenazhuar.Kulturat me te shpeshat ne keto toka jane bimet barishtore dhe drusore.Tokat e kripura: Jane formuar ne disa zona bregdetare te Ultesires Perendimore mbi depozitime detare.Meqenese ujerat nentokesore ne keto toka ndodhen prane siperfaqes se tokes,ato depozitojne aty kriperat qe mbaritin,duke I bere joproduktive. Kullimi I tyre dhe ujitja me kriter mundeson kultivimin e kulturave bujqesore.

Informacione per masat qe duhet te marre shoqeria njerezore per parandalimin e shembjeve dhe rreshqitjeve,duke evidentuar raste ne Shqiperi.

Per ti paraprire rrezikut te rreshqitjeve fenomen qe ska me ndalje gjeologet kerkojne zbatimin e masave te nevojshme qe nga pyllezimi i shpateve dhe

mirembajtja e tyre e deri te ndalimi i ndertimeve te reja ne formacionet gjeologjike te njohura si te rrezikshme. Specialistet shpjegojne se rasti tipik i shembjes se pallatit ne Gjirokaster tregoi se ndonese studimi gjeologjik paralajmeroi rrezikshmerine prej shpatit ne te cilin ishte ngritur godina firma ndertuese nuk beri asgje per ti paraprire tragjedise. Sipas tyre edhe rreshqitjet e dherave ne lagjen e Currilave ne Durres jane shembull tipik i neglizhences se ndertuesve pasi gjeologet thone se kjo zone njihet per rrezikshmerine nga rreshqitjet e tokes por duket se kete nuk po e kuptojne bizneset e ndertimit.

Gjej informacione mbi bregdetin Adriatik dhe Jon, si eshte formuar ky bregdet dhe cilat jane plazhet e spikatura.

Deti AdriatikDeti Adriatik është një pjesë e Detit Mesdhe, që ndan Gadishullin Apenin nga Gadishulli Ballkanik. Bregu perëndimor i Detit Adriatik është Italia, kurse në lindje deti lag brigjet e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjën dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundi Shqipërisë deri në Vlorë, ky qytet në jug të së cilit gjendet Deti Jon. Ka nji sipërfaqe 138.595 km katrorë, thellësia më e madhe arrinë 1330 m.temperatura mesatare e ujit në korrik arrinë 23,2 gradë celsius, ndërsa ajo mesatare vjetore 17,5 gradë celsius.Në jug saliniteti arrinë 38,32 promila, dukshmëria në bregdet është 5 m ndërsa në brendësi deri 45 m.Deti Adriatik është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregu përgjate tij është kryesisht një breg ranor. Në këtë det derdhen shtatë lumenj që rrjedhin përmes tokave shqiptare si: Drini i Bardhë, Drini i Zi, Vjosa, Buna, Mati, Shkumbini dhe Semani.Deti Jon

Deti Jon , është një pjesë e Detit Mesdhe në jug të Kanalit të Otrantos dhe Detit Adriatik. Në lindje kufizohet nga Shqipëria jugore dhe Greqia perendimore me një sërë ishujsh si Korfuzi, Zákynthos, Qefallonia, Itaka dhe Leukas, kurse në perëndim kufizohet nga brigjet e Siçilisë dhe Italisë jugore. Midis Apulies dhe Kalabrisë gjendet Gjiri i Tarentit.Deti Jon, është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregdeti është i lartë, shkëmbor me bukuri të shumta natyrore. Deti Jon është nga vozitësit e anijeve shumë i njohur për erërat e tij të qeta. Ai është deri në 4206 metra i thellë. Në detin Jon derdhen Lumi Kalama dhe Lumi i Artës që janë paksa më të njohur, si dhe lumenjtë Pavlla, Kalasa, Bistrica etj.Dallohen plazhet:Dhermi, Jale, Himare,Borsh, Sarande. Ka dhe disa gjire si,gjiri I Grahmes, I Sarandes, gjiri Ftelias dhe I Artes.Ne Butrint ndodhet liqeni ButrintitPlazhet me te spikaturaGadishulli i Karaburunit, Vlorë Plazhi i Lukovës, Sarandë Plazhi i Livadhit, Himarë Plazhi i Nimfes, VlorëPlazhi i Jalit, Dhërmi – Vlorë Gjiri i Shën Andreut, Vlorë Ishujt e Ksamilit, Sarandë Gjiri i Ariut, Karaburun VlorëPlazhi ‘Rana e Hedhun’ ShëngjinPlazhi i BorshitPlazhi i Dhërmiut Gjiri i Gramës