ademgllavica.files.wordpress.com …  · web viewqarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të...

31
Qarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin e transaksioneve të banorëve të një vendi me pjesën tjetër të botës. Në bilancin e pagesave përfshihen dy llogari kryesore: llogaria korrente dhe llogaria e kapitalit. 1 Logaria korrente regjistron tregtinë e të mirave e shërbimeve, si edhe pagesat e transferueshme. Shërbimet përfshijnë pagesat për transportin e të mirave, pagesat për qeratë e shfrytëzimit të nëntokës si dhe pagesat për interesat. Shërbimet përfshijnë edhe të ardhurat neto nga investimet, pra interesat dhe fitimet nga aktivet tona jashtë, minus të ardhurat që marrin të huajt nga aktivet që zotërojnë në shtetin e vet. Pagesat e transferueshme përbëhen prej të hollave të dërguara nga jashtë, dhuratat, dhe ndihmave falas. Bilanci tregtar regjistron vetëm tregtinë e të mirave. Duke shtuar edhe tregtinë në shërbime dhe transfertat neto marrim bilancin e llogarisë korrente. 2 Rregulli i thjeshtë për kontabilitetin e bilancit të pagesave është që çdo transaksion që çonë në rritjen e pagesave nga banorët e një vendi përfaqëson një deficit në bilancin e pagesave të atij vendi. 3 1 Dornbusch. R & Fischer. S: “ Macroeconomics”, përkth. nga Muço. M & Hadëri. S (2000), Tiranë, fq.150 2 Dornbusch. R & Fischer. S: “ Macroeconomics”, përkth. nga Muço. M & Hadëri. S (2000), Tiranë, Po aty 3 Dornbusch. R & Fischer. S: “ Macroeconomics”, përkth. nga Muço. M & Hadëri. S (2000), Tiranë, Po aty

Upload: others

Post on 18-Jun-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

Qarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës)

Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin e transaksioneve të banorëve të një vendi me

pjesën tjetër të botës. Në bilancin e pagesave përfshihen dy llogari kryesore: llogaria korrente dhe

llogaria e kapitalit.1

Logaria korrente regjistron tregtinë e të mirave e shërbimeve, si edhe pagesat e

transferueshme. Shërbimet përfshijnë pagesat për transportin e të mirave, pagesat për qeratë e

shfrytëzimit të nëntokës si dhe pagesat për interesat. Shërbimet përfshijnë edhe të ardhurat neto

nga investimet, pra interesat dhe fitimet nga aktivet tona jashtë, minus të ardhurat që marrin të

huajt nga aktivet që zotërojnë në shtetin e vet. Pagesat e transferueshme përbëhen prej të hollave

të dërguara nga jashtë, dhuratat, dhe ndihmave falas. Bilanci tregtar regjistron vetëm tregtinë e të

mirave. Duke shtuar edhe tregtinë në shërbime dhe transfertat neto marrim bilancin e llogarisë

korrente.2

Rregulli i thjeshtë për kontabilitetin e bilancit të pagesave është që çdo transaksion që

çonë në rritjen e pagesave nga banorët e një vendi përfaqëson një deficit në bilancin e pagesave të

atij vendi.3

Kosova në tregtinë e jashtme ka pasur në mënyrë sistematike bilanc tregtar negativ,

madje në rritje të vazhdueshme në vlerë absolute duke mbuluar importin me një përqindje

simbolike. Nga viti 2001 ku merret si bazë dhe ku kemi një përqindje prej 1.5% të mbulimit të

importit me eksport, deri në vitin 2015 nuk kemi mundur të kemi më shumë se 12.3 % përqindjen

e mbulimit të importit me eksport.

Nga të dhënat e tabelës 2 shohim se si importi, ashtu edhe eksporti shënojnë rritje të

vazhdueshme ndër vite, por që importi shënon rritje më të lartë në vlerë, në krahasim me

importin, që është normale sidomos në vitet e para, sepse Kosova trashëgoi një ekonomi të

shkatërruar nga lufta dhe ballafaqohej me sfida të mëdha të konsolidimit, si të ekonomisë ashtu

edhe të strukturave të tjera shtetformuese.

Por në vitet në vazhdim edhe pse u bë progres në shumë fusha të ekonomisë, eksporti mbeti

në shifra shumë të ulëta, në krahasim me importin, duke shënuar kështu bilanc të vazhdueshëm

negativ tregtar, që pasqyrohet me anë të tabelës 2 dhe në formë grafike si më poshtë.

1 Dornbusch. R & Fischer. S: “ Macroeconomics”, përkth. nga Muço. M & Hadëri. S (2000), Tiranë, fq.1502 Dornbusch. R & Fischer. S: “ Macroeconomics”, përkth. nga Muço. M & Hadëri. S (2000), Tiranë, Po aty3 Dornbusch. R & Fischer. S: “ Macroeconomics”, përkth. nga Muço. M & Hadëri. S (2000), Tiranë, Po aty

Page 2: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

Tabela 2: Qarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës

(000 €)

Periudha Eksportet Importet Bilanci tregtar Përqindja e

mbulimit

1 2 3 4=2-3 5=2/3

2001 10,559 684,500 -673,941 1.5

2002 27,599 854,759 -827,159 3.2

2003 35,621 973,265 -937,664 3.7

2004 56,567 1,063,347 -1,006,780 5.3

2005 56,283 1,157,492 -1,101,209 4.9

2006 110,774 1,305,879 -1,195,105 8.5

2007 165,112 1,576,186 -1,411,074 10.5

2008 198,463 1,928,236 -1,729,773 10.3

2009 165,328 1,935,541 -1,770,213 8.5

2010 295,957 2,157,725 -1,861,769 13.7

2011 319,165 2,492,348 -2,173,184 12.8

2012 276,100 2,507,609 -2,231,509 11.0

2013 293,842 2,449,064 -2,155,221 12.0

2014 324,543 2,538,337 -2,213,794 12,8

2015 325,294 2,634,693 -2,309,399 12,3

Burimi: ASK – Statistikat e Tregtisë së Jashtme, 2001-2015

Figura 2: Qarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës në (000 €)

Page 3: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

Burimi: ASK – Statistikat e Tregtisë së Jashtme, 2001-2015

Nga të dhënat tabelare dhe diagrami shohim se ndër vite shohim se Kosova ka bërë hapa të

ngadaltë drejt mbulimit të importit me eksport. Shohim se nga viti 2006 deri në vitin 2014 kemi

një rritje në vlerë absolute në vetëm 213 778 000 €, ndërsa importet nga viti 2006 deri në vitin

2014 rriten në 1 232 353 000 € që do të thotë se politikat ekonomike nuk janë orientuar në

zhvillimin e degëve prodhuese që do të zëvendësonin këto produkte të importit, apo do të

zhvillonin aktivitetet e tyre duke eksportuar prodhime të tyre.

Sipas tabelës 2 dhe figurës 2 pasqyrohen të gjitha importet dhe eksportet në periudhat

përkatëse ndër vite, por që nuk janë të evidentuara sipas kapitujve apo procedurave doganore, që

në vazhdim të studimit do të jetë fokusimi kryesor se cilat janë politikat doganore që stimulojnë

eksportet përmes procedurave lehtësuese për uljen e kostos së produkteve që eksportohen, në

mënyrë që ky bilanc tregtar negativ të zbutet.

Edhe pse eksportet kanë shënuar rritje nga viti në vit, në tabelë mund të shohim se edhe importi

ka pasur rritje të vazhdueshme, ndonëse jo në përmasa sa ka pasur në vitet paraprake.

Page 4: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

Ndonëse qeveria dhe institucionet ndërkombëtare, përfshirë FMN-në, kanë përmendur

zhvillimin e eksporteve të Kosovës si një nga lajmet e mira të vitit 2015, rritja mund të mos jetë

tepër relevante. Të dhënat për tregtinë e jashtme tregojnë se ndërsa eksportet e Kosovës u rritën,

deficiti i lartë tregtar i vendit pothuajse nuk u prek fare. Këto të dhëna kryesisht bazohen nga të

dhënat e Shërbimit Doganor të Kosovës dhe të dhënat administrative për import dhe eksport të

rrymës elektrike. Kolapsi i sektorit privat pas luftës, procesi i privatizimit, performanca e

kompanive, korniza ligjore etj., janë analizuar si shkaqet e gjendjes së pavolitshme për eksport, e

cila është njëherësh pengesë në zhvillimin e tregtisë së jashtme. Edhe në vitin 2015 Kosova

vazhdon të ketë deficit të lartë tregtar. Këtë vit, deficiti arriti në 2 miliardë e 240.5 milionë euro.

Totali i eksporteve është 325.3 milionë euro, ndërsa importi 2 miliardë e 565.8 milionë euro.

Raporti i mbulimit të importeve nga eksportet, gjatë vitit 2014 qëndroi në 12.91 për qind dhe

13.24 për qind në vitin 2015, me një diferencë pozitive prej 0.33 për qind. Duke krahasuar të

dhënat e eksportit për vitin 2015 me ato të vitit 2014, eksportet e mallrave kanë shënuar një rritje

vjetore 0.23 për qind. Eksportet kosovare për produktet industriale jo-ushqimore vazhdojnë të

kenë peshën më të lartë të eksporteve, duke përberë mbi 80 për qind të eksporteve të

përgjithshme.4

Agjencia e Statistikave tës Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e

eksportit dhe importit për muajin nëntor 2016. Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë

tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.3% në muajin nëntor 2016, në raport me

periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 202,7 milionë Euro, krahasuar me

deficitin prej 194,4 milionë Eurosh në vitin 2015. Eksporti mbulon importin me 13.7%. Eksporti i

mallrave në muajin nëntor 2016 kishte vlerën 32,1 milionë Euro, ndërsa importi 234,8 milionë

Euro, ku është një rritje prej 35.4% për eksport dhe 7.6% për import, krahasuar me periudhën e

njëjtë të vitit 2015.5

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 34.2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt

prej tyre; 28.5% e përbëjnë produktet minerale; 7.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej

tyre; 7.4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.2% e përbëjnë produktet bimore;

3.5% e përbëjnë lëkura dhe artikuj prej saj; 2.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe

elektrike etj.6

4 http://www.gazetamonitor.com/eksportet-e-kosoves-shenojne-rritje-te-zbehte-per-2015/5 http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/add-news/statistikat-e-tregtise-se-jashtme-nentor-20166 http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/add-news/statistikat-e-tregtise-se-jashtme-nentor-2016

Page 5: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

3.1.1. Eksportet dhe importet sipas procedurave doganore

Tabela 3: Eksportet dhe importet e Kosovës sipas proced. doganore për vitet 2014-2015

(000 €)Procedurat doganore 2014 201

5

Vlera % Vlera %

Gjithsej eksportet 324,543 100.00 325,294 100.00

1. Eksportet normale 205,511 63.30 207,599 63.80

2. Eksp.me përp.të brendshëm 118,967 36.70 117,637 36.20

3. Eksp.për përp.të jashtëm 65 0.00 57 0.00

Gjithsej importet 2,538,337 100.00 2,634,693 100.00

1. Importet normale 2,462,985 97.00 2,568,565 97.50

2. Imp.për përp.të brend. 75,322 3.00 66,116 2.50

3 Imp.për përp.të jashtëm 30 0.00 12 0.00

Burimi: ASK - Tregtia e jashtme, 2015

Page 6: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

Figura 3: Eksportet e Kosovës sipas procedurave doganore për vitet 2014-2015

Gjithësej eksportetEksportet normale Eksp.për përp.të brendshëmEksp.për përp.të jashtëm

Burimi: ASK - Tregtia e jashtme, 2015

Figura 4: Importet e Kosovës sipas procedurave doganore për vitet 2014-2015

Gjithësej importetImportet normaleImp.për përp.të brend.Imp.për përp.të jashtëm

Burimi: ASK - Tregtia e jashtme, 2015

Nga të dhënat e tabelës 3 shohim të dhënat për eksportet e përgjithshme dhe të importeve të

përgjithshme, që natyrisht importet e përgjithshme janë dukshëm më të larta në krahasim me

eksportet e përgjithshme dhe që janë diskutuar më lartë. Ajo që është në interes për të analizuar

është eksportet e përpunimit të brendshëm dhe importet për përpunim të brendshëm dhe që janë

Page 7: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

të pasqyruara me shifra që na inkurajojnë që këto procedura doganore kanë lehtësuar eksportin e

mallrave nga Kosova.

Më konkretisht shohim se eksportet normale apo të rregullta janë 324,543,000 € , ndërsa prej

tyre 118,967,000 € janë me procedura të përpunimit të brendshëm, çka do të thotë se përpunimi i

brendshëm është alternativë efikase për përpunim të brendshëm mër mallrat me destinacion

eksportin.

Nëse analizojmë edhe të dhënat e eksporteve sipas strukturës së eksporteve sipas seksioneve të

HS ( sistemit të harmonizuar) në vlerë, që do të analizohen në tabelën e mëposhtme se nga

eksportet e përgjithshme d.m.th nga 324,543,000 € rreth 50 % prej tyre janë metale bazë dhe

artikuj prej tyre, që do të thotë se eksporti i mallrave nga Kosova përbën kryesisht mallra nga

procedurat e përpunimit të brendshëm dhe mallra të metaleve bazë dhe artikuj prej tyre dhe që më

vonë janë të pasqyruara më hollësisht.

Të dhënat e tjera në tabelë si eksporti për përpunim të jashtëm është prej 65 mil.euro dhe nuk

është objekt i analizës në rastin konkret, por dhe që është një shifër jo e madhe në krahasim me

eksportet me përpunimin e brendshëm.

3.1.2. Struktura e mallrave të eksporteve të rregullta nga Kosova

Tabela 4: Struktura e mallrave të eksporteve të rregullta nga Kosova për vitin 2015

Nr. Emërtimi i mallrave Vlera Koefic. në %

1. Metalet bazë dhe artikujt prej tyre 84 091 036 40.51

2. Produktet minerale 40 867 384 19.69

3. Ushqimet e përgatitura, pijet, alkoholi dhe

duhani

15 274 502 7.36

4. Plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre 12 208 994 5.88

5. Makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike 11 748 358 5.66

6. Të tjera 43 408 570 20.90

Gjithësej 207 598 847 100.00

Burimi: Raporti vjetor i doganave, 2015

Page 8: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

Figura 5: Struktura e mallrave të eksporteve të rregullta nga Kosova për vitin 2015

Burimi: Raporti vjetor i doganave, 2015

Nga të dhënat statistikore në tabelë shohim se eksportet kryesore në masën 40.51 % i kemi

me metalet bazë të papërpunuara dhe kjo strukturë është pothuajse e njejtë në vitet e fundit, duke

treguar se ende jemi larg nivelit të zhvillimit dhe rritjes së kompanive vendore që të bëjnë

përpunimin e këtyre metaleve dhe larg nivelit të zhvillimit të industrisë përpunuese me qëllim

eksportin e mallrave në tregun ndërkombëtar.

Po ashtu edhe produktet minerale të papërpunuara me 19.69 % përbëjnë grupin e dytë me

pjesëmarrjen më të madhe në eksport të Kosovës, që po ashtu nuk është një tregues i

përformancës së mirë, sepse tregohet se nuk kemi kapacitete për të përpunuar në produkte finale

të tyre.

Grupi i tretë i eksporteve në tabelë është inkurajues për ekonominë tonë, ngase kemi

produkte si ushqime të përgatitura, pije të gazuara, të pagazuara, energjetike dhe alkoolike dhe

një rritje e eksporteve me produkte të tilla është shumë domethënëse për ekspansion të prodhimit

tonë, uljen e deficitit tregtar, uljen e papunësisë si dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Andaj

në vazhdim do të shohim se cilat janë ato produkte, si shfrytëzojnë përparësitë e importit të

Page 9: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

përkohshëm të mallrave në përpunim aktiv, në mënyrë që prodhuesit të kenë lehtësime për

konkurrencë të jashtme.

Grupi i katërt i eksporteve nga tabela si: plastika, goma dhe artikujt e tjerë, gjithashtu është

në një fazë të rritjes dhe është një tregues se potencialet e tashme mund të jenë shumë të ulëta

prej 5.88 %, por janë në fazë rritëse në krahasim me periudhat paraprake përkatëse.

Grupi i pestë për nga vlera e eksporteve janë: makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me

5.66 % të strukturës së përgjithshme të eksporteve, që tregon një rritje dhe një tendencë e një faze

të re të zhvillimit të kësaj kategorie eksportuese, që në krahasim me të gjithë faktorët relevant të

zhvillimit mund të jetë inkurajuese për këtë sektor.

Kosova duke pasur parasysh rrethanat dhe vështirësitë që ka pasur në fazën e konsolidimit

si një shtet i ri, mund të themi se deri tani ka arritur t’i përballoj me sukses shumë sfida si në

eksport ashtu edhe gjatë importeve, sepse një bazë e ulët e zhvillimit ekonomik që trashëgoi nuk

ishte një garanci për mbrojtje dhe zhvillim ekonomik, sidomos ndaj vendeve shumë të

konsoliduara ekonomikisht dhe që në asnjë çast nuk patëm mbrojtje të produkteve vendore nga

kjo konkurrencë e madhe, sidomos në fazën e parë të konsolidimit.

Marrëveshjet e tregtisë së lirë që erdhën menjëherë në fazën e parë të kosolidimit nuk ishin

shumë të dobishme sidomos për prodhuesit, që kishin disfavore teknologjike dhe financiare. Kjo

më vonë ndikoi pozitivisht, sepse konkurrenca e lartë detyroi në avansim të hershëm në

teknologji dhe cilësi përkundër vështirësive fillestare financiare.

3.1.3. Partnerët kryesorë të Kosovës për eksport

Kosova ka shënuar rritje të eksporteve drejt vendeve të rajonit, por edhe tej rajonale, edhe

pse këto shifra janë të vogla në sasi dhe në vlerë. Por është inkurajues fakti që kjo tregon një

lëvizje drejt eksportit të mallrave përtej kufinjëve shtetëror dhe që tregon për një rritje të shkallës

së konkurrueshmërisë në saje të investimeve të reja teknologjike në sferën prodhuese dhe arritjes

së standardeve të cilësisë evropiane.

Në vazhdim do të paraqesim përmes tabelës top 10 vendet kryesore të Kosovës për eksport,

ku shohim se në dy vitet e fundit dhe sidomos në vitin 2015 kemi një eksport drejt Indisë së largët

me 14.5 %, që janë të dhëna interesante për faktin që India është një shtet shumë i madh dhe rritja

e eksporteve drejt këtyre vendeve mund të zgjerohet.

Page 10: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

Arsyet e këtyre hapave dhe sfidave të kompanive prodhuese drejt tregut botëror janë të

ndryshme që më vonë do të nxirren konkluzione përfundimtare më konkrete.

Tabela 5: Partnerët kryesor të Kosovës për eksport për vitin 2014-2015

(000 €)

Nr. Top 10 vendet Vlera- 2014 % Vlera - 2015 %

1. India 27,425 8.5 47,029 14.5

2. Shqipëria 44,011 13.6 40,254 12.4

3. Maqedonia 35,960 11.1 33,355 10.3

4. Serbia 27,292 8.4 32,262 9.9

5. Belgjika 716 0.2 24,303 7.5

6. Italia 49,660 15.3 19,316 6.0

7. Austria 6,416 2.0 12,316 3.8

8. Mali i Zi 16,069 5.0 12,140 3.7

9. Zvicra 10,038 3.1 11,721 3.6

10. Gjermania 11,340 3.5 11,693 3.6

Burimi: ASK - Tregtia e jashtme, 2015

Figura 6: Partnerët kryesor për eksport për vitin 2014-2015

(000 €)

Page 11: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

20152014

Burimi: ASK - Tregtia e jashtme, 2015 Nga tabela 5 dhe nga figura 6 shohim të dhënat e top 10 vendeve ku Kosova gjegjësisht

kompanitë nga Kosova eksportojnë mallrat e tyre për vitin 2014 dhe 2015. India është vendi ku

Kosova ka eksportuar më shumë për vitin 2015 në vlerë prej 47,029,000 € ose me 14.5 %, ndërsa

Italia është për vitin 2014 në vlerë prej 49,660,000 € ose me 15.3 %.

Vendet e tjera ku Kosova eksporton një vlerë të konsiderueshme të mallrave është edhe

Shqipëria që përbën rreth 13.6 % për vitin 2014 dhe 12.4 % për vitin 2015 që do të thotë është

njëra nga partnerët kryesor të Kosovës për eksport. Nga vendet e tjera ku Kosova eksporton

mallra është edhe Maqedonia, Serbia dhe Belgjika që përbëjnë 10.3 %; 9.9 % përkatësisht 7.5 %.

Vlenë të theksohet se eksportet drejt Maqedonisë dhe Shqipërisë janë kryesisht mallra të

metaleve bazë në vlerën më të madhe të tyre, por që konkurrenca e lartë brenda Kosovës ka bërë

që tregu i jashtëm të jetë atraktiv çdo ditë e më shumë për kompanitë eksportuese nga Kosova, që

është një sinjal i mirë për ulje të deficitit tregtar.

Tregtia me vendet e BE-së dhe vendeve të rajonit pjesëmarrëse në CEFTA, përbën pjesën më

të rëndësishme të shkëmbimeve tregtare të Kosovës, me rreth 71 për qind të gjithë tregtisë së

jashtme. Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës për vitin 2015, CEFTA vazhdojnë të jetë

partnerë kryesore tregtare me mbi 35 për qind për eksport, të pasuara nga vendet e BE-së me një

pjesëmarrje prej 20 për qind për eksport.7

7 http://www.gazetamonitor.com/eksportet-e-kosoves-shenojne-rritje-te-zbehte-per-2015/

Page 12: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

3.1.4. Partnerët kryesorë të Kosovës për import

Tabela 6: Partnerët kryesorë të Kosovës për import në vitet 2014-2015 (000 €)

Nr

.

Top 10 vendet Vlera-2014 % Vlera-2015 %

1. Serbia 368,234 14.5 382,129 14.5

2. Gjermania 272,973 10.8 290,948 11.0

3. Turqia 238,268 9.4 252,285 9.6

4. Kina 204,789 8.1 232,925 8.8

5. Italia 203,068 8.0 226,476 8.6

6. Shqipëria 133,702 5.3 151,897 5.8

7. Maqedonia 139,668 5.5 143,846 5.5

8. Greqia 137,544 5.4 110,260 4.2

9. Bosnja & Hercegovina 64,793 2.6 75,689 2.9

10. Polonia 55,785 2.2 71,174 2.7

Burimi: ASK - Tregtia e jashtme, 2015

Figura 7: Partnerët kryesor të Kosovës për import në vitet 2014-2015

(000 €)

Page 13: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

Vlera-2015Vlera-2014

Burimi: ASK - Tregtia e jashtme, 2015

Partnerët apo vendet nga Kosova importojnë më së shumti ku janë të paraqitura në tabelën 6

dhe në figurën 7 janë shifra shumë të larta dhe që nuk kanë pësuar rënje përkundër investimeve

teknologjike në kompanitë tona, përkundër masave lehtësuese për bizneset prodhuese dhe këto

shifra edhe për nga struktura e mallrave te seksioneve është mjaft shqetësuese, sepse kemi mallra

të konsumit dhe atij ndërtimor që zë një vend të rëndësishëm të importeve.

Vendi nga më së shumti importojmë është Serbia që arrinë një shifër prej 368,234,000 € për

vitin 2014 me 14.5 % të importit të përgjithshëm dhe në vlerë prej 382,129,000 € për vitin 2015

me 14.5 % prap të importit të përgjithshëm, që është vlerë relativisht e lartë kur kemi parasysh që

kemi kryesisht mallra të konsumit dhe të atij ndërtimor në vlerën më të madhe të tyre.

Kjo ka ndikuar më shumë pasi të gjitha mallrat që kanë hyrë nga Serbia kanë qenë të

përjashtuara nga taksimi me taksë referenciale që ishte 10 % për vendet e tjera jashtë CEFTA-s

dhe natyrisht kosto e produkteve të importuara favorizonin Serbinë nga vendet e tjera.

Partnerë tjetër prej së cilës Kosova importon është Gjermania që në vitin 2014 arrinë në vlerë

prej 272,973,000 € me 10.8 % të importit të përgjithshëm dhe në vitin 2015 me vlerë prej

290,948,000 € me 11 % të importit të përgjithshëm, por që është vend nga i cili importojmë

mallra të teknologjisë, industrisë së makinave dhe mallra të tjera që ende nuk mund të

konkurrojmë për zëvendësim të tyre me mallra të prodhimit vendor për shkak të teknologjisë më

të avansuar që ka Gjermania si vend i industrisë së rëndë që është.

Page 14: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

Vendet e tjera nga të cilat importojmë janë edhe Turqia me 9.6 5, Kina me 8.8 5, Italia me 8.6

%, Shqipëria me 5.8 5, Maqedonia me 5.5 % dhe Greqia me 4.2 % për vitin 2015 që janë vende

nga të cilat Kosova vazhdimisht në vite ka importuar vlera të larta.

Prej dy partnerëve kryesor për import të Kosovës duhet theksuar se nga Serbia pothuajse kemi

importe të industrisë ushqimore dhe të materialit ndërtimor, që është shumë më e lehtë që në një

të ardhme të afërtë me fuqizimin e kompanive prodhuese, mund edhe të zëvendësohen këto

produkte me produkte vendore, ndërsa nga partneri tjetër Gjermania kemi kryesisht produkte të

teknologjisë dhe të industrisë së rëndë, që është e vështirë të kemi një konkurrencë në një të

ardhme të afërt.

Andaj fokusi në politikat ekonomike fiskale duhet të orientohet në fuqizimin e kompanive

prodhuese të industrisë së lehtë, së paku të reduktojmë importin e produkteve bazike, të cilat

ekportohen në sasi dhe vlerë mjaft të mëdha.

3.1.5. Eksportet e Kosovës sipas seksioneve të (HS) në vlerë

Tabela 7: Eksportet e Kosovës sipas seksioneve të (HS) në vlerë

(000 €)

Seksion. sipas sist.të harm.(HS) 2011 2012 2013 2014 2015

1. Kafshë të gjalla,produkte me

origjinë mishi

437 339 156 309 666

2. Produkte bimore 12,766 14,359 15,408 18,541 15,538

3. Yndyrëra 45 59 46 19 41

4. Ushqime të përgatit.,pije,pije

alkoolike dhe duhan

12,937 16,051 19,337 20,489 25,437

5. Produkte minerale 40,575 36,485 48,352 44,704 41,615

6. Produkte të industrisë kimike 2,298 2,476 1,739 2,608 2,870

7. Plastikë,gomë dhe art.prej tyre 12,429 14,003 18,205 16,268 23,470

8. Lëkurë dhe artikuj prej tyre 9,406 10,418 11,691 11,365 10,769

9. Druri dhe artikuj druri 1,627 1,817 2,134 2,720 2,463

10. Letër dhe artikuj prej letre 1,392 1,612 1,751 2,494 2,826

Page 15: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

11. Tekstil dhe artikuj prej tekstili 11,697 11,433 12,751 14,691 11,957

12. Këpucë etj. 86 154 651 1,777 3,031

13. Artik.prej guri,alçie,prod.qelqi 1,157 825 1,195 2,925 2,451

14. Perla,gurë dhe meta të çmuara 22 95 113 10 5,215

15. Metale bazë dhe art.prej tyre 193,143 145,813 143,911 167,387 157,732

16. Makineri,pajisje mek. dhe elek 15,276 16,659 12,590 13,379 12,316

17. Mjetet e transportit 1,077 673 512 941 1,752

18. Instr.optike,mjekës,fot.muz. etj 583 298 562 299 337

19. Armët dhe municione 1 0 0 0 0

20. Artikuj të ndrysh. të prodhuar 2,079 2,452 2,613 3,559 4,636

21. Veprat e artit 132 81 127 58 172

Gjithsej: 319,165 276,100 293,842 324,543 325,294

Burimi: ASK - Tregtia e jashtme, 2015

Figura 8: Eksportet e Kosovës sipas seksioneve të (HS) në vlerë (000 €)

Page 16: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

Burimi: ASK - Tregtia e jashtme, 2015

Page 17: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

Eksportet e Kosovës sipas seksioneve apo degëve janë shumë të ulëta në krahasim me

importet, por me tendencë rritjeje dhe me shpresë të përmirësimit të vlerave të eksportit në degë

të ndryshme.

Eksportet me vlerë më të lartë për vitin 2015 janë të metaleve bazë dhe artikujve prej tyre në

vlerë prej 157,732,000 €, produkte minerale 41,615,000 €, ushqime të përgatitura, pije alkoolike

dhe joalkoolike, duhan në vlerë prej 25,437,000 €, plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre 23,470,000

€, produkte bimore në vlerë prej 15,538,000 €, tekstil dhe artikuj prej tekstili në vlerë prej

11,957,000 €, lëkurë dhe artikuj prej tyre në vlerë prej 10,769,000 € etj, që do të thotë se kemi

nga të gjitha në një barazpeshë me përjashtim të metaleve bazë të një vlere më te lartë.

Në tabelën 7 shihen të dhënat për secilin seksion për vitet 2011-2015 të paraqitura në vlerë

dhe në figurën 8, shihen të dhënat me përqindje të seksioneve për vitet 2011-2015 dhe nga figura

shihet se dominante të eksporteve gjatë gjithë periudhës 2011-2015 kanë qenë metalet bazë dhe

artikujt prej tyre me 52.50 %, pastaj produktet minerale me 13.76 %, ushqim të përgatitur, pije

alkoolike dhe joalkoolike, duhan etj me 6.12 %, plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre me 5.48 %,

produkte bimore me 4.97 %, makineri, pajisje mekanike dhe elektrike me 4.56 5, tekstil dhe

artikuj prej tyre me 4.10 % dhe lëkurë dhe artikuj prej tyre me 3.48 %. Pra në tabelën 7 janë të

paraqitura të dhënat në vlerë për vitet 2011-2015, ndërsa në figurën 8 janë të paraqitura me

koeficientë të përmbledhur në vitet 2011-2015 ku duken se nuk kanë pësuar luhatje të mëdha

ndër vite përveç metaleve bazë që kanë tendencë ulje, ndoshta edhe për shkak të zvogëlimit të

rezervave të këtyre metaleve bazë.

Sipas të dhënave, metalet bazë dhe artikujt e tyre edhe për vitin 2015 vazhdojnë të përbëjnë

pjesën më të madhe për eksport me mbi 45 për qind. Ndërsa, produktet bimore, ushqimet e

përgatitura dhe pijet janë kategoria kryesore produkteve ushqimore të eksportuara. Vlera e tyre ka

tendencë rritjeje dhe kjo rritje premton një trend pozitiv, kështu nga krahasimi i treguesve real të

tregtisë, rezulton se ky sektor ka pasur rritje të vlerës së eksporteve, krahasuar me vitin 2014.

Grupi i produkteve industriale jo-ushqimore ka një pjesëmarrje për 75 për qind në importet e

përgjithshme, e cila ka shënuar rritje ndaj vitit të kaluar. Vajrat e naftës, auto-veturat dhe mjetet e

tjera të transportit, shufrat dhe shufrat e hekurit dhe çelikut, çimento dhe medikamentet janë

produkte të veçanta të importuara në Kosovë. Mallrat e importuara të përfshira në grupin e

produkteve ushqimore është 25 për qind ndaj totalit të importeve në Kosovë. 8

8 http://www.gazetamonitor.com/eksportet-e-kosoves-shenojne-rritje-te-zbehte-per-2015/

Page 18: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

3.1.6. Importet e Kosovës sipas seksioneve të (HS) në vlerë

Tabela 8: Importet e Kosovës sipas seksioneve të (HS) në vlerë (000 €)

Seksion.sipas sist.të harm.(HS) 2011 2012 2013 2014 2015

1. Kafshë të gjalla,produkte me

origjinë mishi

98,433 101,299 105,769 115,324 111,972

2. Produkte bimore 136,877 136,504 124,349 133,045 143,434

3. Yndyrëra 22,023 26,184 25,670 24,912 25,615

4. Ushqime të përgatit.,pije,pije

alkoholike dhe duhan

304,095 310,987 327,916 342,837 352,681

5. Produkte minerale 539,579 550,075 481,288 467,784 404,151

6. Produkte të industrisë kimike 181,179 185,599 190,264 195,609 213,837

7. Plastikë,gomë dhe art.prej tyre 137,563 140,251 148,148 147,785 163,166

8. Lëkurë dhe artikuj prej tyre 5,027 4,557 4,899 7,243 7,602

9. Druri dhe artikuj druri 53,885 51,496 52,809 55,061 62,449

10. Letër dhe artikuj prej letre 46,669 38,666 38,752 38,787 38,739

11. Tekstil dhe artikuj prej tekstili 88,598 83,236 87,616 120,372 122,589

12. Këpucë etj. 27,601 23,027 23,956 28,974 30,594

13. Artik.prej guri,alçie,prod.qelqi 91,174 95,257 96,772 100,296 106,677

14. Perla,gurë dhe meta të çmuara 1,778 1,646 1,956 1,812 1,661

15. Metale bazë dhe art.prej tyre 228,156 248,466 247,173 227,874 260,549

16. Makineri,pajisje mek. dhe elek 273,047 268,893 256,816 286,240 310,401

17. Mjetet e transportit 155,650 150,624 135,482 141,015 164,114

18. Instr.optike,mjekës,fot.muz.etj 25,212 25,053 25,999 29,366 31,262

19. Armët dhe municione 1,346 2,564 1,158 521 1,383

20. Artikuj të ndrysh. të prodhuar 61,955 61,403 70,312 70,458 78,910

21. Veprat e artit 12,501 1,823 1,959 3,021 2,908

Gjithsej: 2,492,348 2,507,609 2,449,064 2,538,337 2,634,693

Burimi: ASK - Tregtia e jashtme, 2015

Page 19: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

Figura 9: Importet e Kosovës sipas seksioneve (HS)

Page 20: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

Burimi: ASK - Tregtia e jashtme, 2015 Kosova që nga paslufta ka pasur nevojë për një gamë të gjerë të importeve për shkak të

gjendjes së trashëguar nga lufta dhe për shkak të gjendjes se nivelit të zhvillimit dhe kapaciteteve

prodhuese në këtë periudhe. Për këtë arsye importet kanë qenë të seksioneve apo degëve të

ndryshme dhe ate në proporcione pothuajse të barabarta për të gjitha.

Nga të dhënat në tabelën 8 por edhe të paraqitura në figurën 9 i shohim të gjitha produktet e

importuara si në vlerë,ashtu edhe në përqinje për periudhën 2011-2015 me seksione të zbërthyera

në shifra për secilin vit veq e veq.

Në tabelën 8 për vitin 2015 shohim se kemi importe të produkteve minerale në vlerë prej

404,151,000 €, ushqime të përgatitura, pije alkoolike dhe joalkoolike dhe duhan në vlerë të

konsiderueshmë prej 352,681,000 €, makineri, pajisje mekanike dhe elektrike në vlerë prej

310,401,000 €, metale bazë dhe artikuj prej tyre 260,549,000 €, mjete të transportit prej

164,114,000 €, kafshë të gjalla dhe produkte me origjinë mishi në vlerë prej 111,972,000 € etj që

janë në vlera relativisht të larta kur të merret parasysh me strukturën e tyre që shumë lehtë mund

të zëvendsësoheshin shumë prej tyre me produkte vendore sepse janë prodhime që shumë prej

tyre nuk dojnë një investim të lartë.

Sidoqoftë statistikat e tanishme shihen që nuk pësojnë ndryshime nga viti në vit që do të

thotë se trendi negativ që kemi në relacionin eksport-import duket se do të vazhdoj së paku për

një periudhë të afërt.

Por inkurajues është fakti se eksportet kanë një rritje të lehtë dhe se shumë importe të

lëndëve të para po përdoren për përpunim të brendshëm, që më pastaj destinohen për eksport, gjë

që është pozitive në rritjen e prodhimtarisë vendore dhe të eksportit.

Nga tabela dhe grafiku shihen se mallrat e importuara janë pothuajse të njejta në vlerë nga viti

në vit, por shumë prej këtyre mallrave të njejta i kemi edhe në strukturën e mallrave të

eksporteve, gjë që flet për një tendencë të rritjes së prodhimit vendor, edhe pse në sasi dhe vlerë

më të vogël në krahasim me importet.

Kategoria e mallrave të importuar që do vëmendje në këtë grafik është sigurisht ajo ushqime

të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan, që vlera e importeve është 12.98 % dhe se mund të

ndryshohet kjo strukturë në një të ardhme të afërt, duke pasur parasysh rritjen e prodhimtarisë

vendore të kësaj kategorie sidomos nga statistikat që kemi në eksport edhe për këtë kategori, ku

shumë prodhues kanë filluar eksportet e tyre në shumë vende të botës, kjo vlenë sidomos për

Page 21: ademgllavica.files.wordpress.com …  · Web viewQarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme të Kosovës (Bilanci tregtar i Kosovës) Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin

kategorinë e pijeve, ku përveç eksportit rajonal kemi edhe eksporte në vende të tjera më gjerë se

rajoni.

Prof. Bekim Kryeziu

Ky material është nxjerr nga një prej kapitujve të temës së masterit të punuar nga ana ime dhe

mund të shërbej për të dhëna statistikore, tabela dhe figura të bilancit tregtar të Kosovës deri në

vitin 2015 dhe nxënësit që janë më shumë kurioz të studiojnë për bilancin tregtar në shifra dhe të

dhëna mund ta përdorin, ngase janë të përpunuara me të dhëna të sakta nga burime zyrtare si

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Raportet Vjetore të Doganave të Kosovës.

Faleminderit!