004. p fuqia e shikimit

24
A JENI TË LUMTUR? Fati apo lumturia është gjendja ku njeriu lirshëm mund të punoj, të rritet dhe zhvillohet lirshëm dhe me kualitet. Te shumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë se si mund të arrijnë fatin dhe lumturinë në jetë. Për shumë nga ata:"pasuria", "bukuria", "fuqia apo pozita" janë vendimtare që mund të bëjnë njeriun të lumtur, gjë e cila fare nuk është e vërtetë! Gëzimi dhe pikëllimi, hareja dhe vuajtja, kënaqësia dhe dhimbja vazhdimisht janë të pranishëm në jetën tonë, dhe ato vetëm ndërrohen, zëvendësohen pandërprerë... A mund të fshehni gëzimin e madh. Po ashtu është shumë vështirë të fshehet edhe pikëllimi dhe vuajtja. Sjelljet tona janë refleksione të botës sonë të brendshme. Të gjithë njerëzit dëshirojnë më tepër fat, lumturi. Madje edhe ata që janë të lumtur kërkojnë të bëhen dyfish më tepër lumtur. Thënja: "Pas shiut vje dielli" apo "Pikërisht kur është më errët fillon lindja e diellit", është shumë e vërtetë për jetën e njeriut. Gëzimi dhe pikëllimi, hareja dhe vuajtja, kënaqësia dhe dhimbja vazhdimisht janë të pranishëm në jetën tonë, dhe ato vetëm ndërrohen, zëvendësohen pandërprerë. Disa psikologë që janë marr me studimin e gjendjes së quajtur "FAT" apo "Lumturi", kanë ardhur në përfundim se lumturia apo fati nuk është ndjenjë momentale, nuk është ekstazë e përkohshme.

Upload: esseopinionepunime-shkencore

Post on 01-Jul-2015

555 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 004. p   fuqia e shikimit

     A JENI TË LUMTUR?

     Fati apo lumturia është gjendja ku njeriu lirshëm mund të punoj, të rritet dhe zhvillohet lirshëm dhe me kualitet. Te shumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë se si mund të arrijnë fatin dhe lumturinë në jetë. Për shumë nga ata:"pasuria", "bukuria", "fuqia apo pozita" janë vendimtare që mund të bëjnë njeriun të lumtur, gjë e cila fare nuk është e vërtetë!

            

            Gëzimi dhe pikëllimi, hareja dhe vuajtja, kënaqësia dhe dhimbja vazhdimisht janë të pranishëm në jetën tonë, dhe ato vetëm ndërrohen, zëvendësohen pandërprerë...

            A mund të fshehni gëzimin e madh. Po ashtu është shumë vështirë të fshehet edhe pikëllimi dhe vuajtja. Sjelljet tona janë refleksione të botës sonë të brendshme. Të gjithë njerëzit dëshirojnë më tepër fat, lumturi. Madje edhe ata që janë të lumtur kërkojnë të bëhen dyfish më tepër të lumtur.

            Thënja: "Pas shiut vje dielli" apo "Pikërisht kur është më errët fillon lindja e diellit", është shumë e vërtetë për jetën e njeriut. Gëzimi dhe pikëllimi, hareja dhe vuajtja, kënaqësia dhe dhimbja vazhdimisht janë të pranishëm në jetën tonë, dhe ato vetëm ndërrohen, zëvendësohen pandërprerë.

            Disa psikologë që janë marr me studimin e gjendjes së quajtur "FAT" apo "Lumturi", kanë ardhur në përfundim se lumturia apo fati nuk është ndjenjë momentale, nuk është ekstazë e përkohshme.

            Ajo është kënaqësi që e ndjejmë një kohë më të gjatë dhe që reflektohet përmes sjelljes dhe disponimit tonë të përgjithshëm. Fati nuk është i kushtëzuar dhe nuk varet nga rrethanat dhe kushtet që të përcjellin në jetë. Sipas këtyre psikologëve ajo megjithatë është në gjene dhe varet nga disa komponente gjenetike. Pra pa marrë parasysh se çka ndodh në jetën tonë, ne do të jemi të lumtur aq sa ajo "është e shkruar në gjenet tona".

            Psikologu Dejvid Liken, që kishte hulumtuar dhe studiuar "kuptimin e lumturisë" e publikoi një libër me këtë temë ku jepen rezultatet e punës së tij hulumtuese. "Është shumë mirë se shumica e njerëzve në thelb, janë të kënaqur me jetën e tyre sipas një definimi personal të kënaqësisë. Nëse për ndonjë person është karakteristike pakënaqësia, dhimbja emocionale te ai person e humb forcën e vet - thekson Linken.

Page 2: 004. p   fuqia e shikimit

            Për këtë psikolog, fati apo lumturia është gjendja ku njeriu lirshëm mund të punoj, të rritet dhe zhvillohet lirshëm dhe me kualitet. Te shumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë se si mund të arrijnë fatin dhe lumturinë në jetë. Për shumë nga ata: "pasuria", "bukuria", "fuqia apo pozita" janë vendimtare që mund të bëjnë njeriun të lumtur, gjë e cila fare nuk është e vërtetë! Ja në vazhdim disa shprehi të njerëzve të lumtur që i thekson ky psikolog, e të cilat ua preferoj gjithë juve t'i kultivoni në jetën tuaj nëse dëshironi vërtet lumturi dhe fat:

            1. Punësoni mendjen tuaj.

            Njerëzit fatlum kanë mendje kreative dhe aktive

            2. Mendoni si optimist.

            Gjithë njerëzit fatlum janë optimist. Optimizmi mund të kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet përderisa optimizmi përqendrohet në zgjidhje të problemit.

            3. Qeshuni!

            Të qeshesh ke mundësi në çdo kohë dhe në çdo vend. Emocionet paraqesin përzierjen e ndjenjave të brendshme dhe përgjigjen fizike në ato ndjenja. Pra nëse qesheni, truri automatikisht reagon dhe atë informatë e bartë në krejt organizmin tuaj.

            4. Paramendoni (Imagjinoni).

            Imagjinata është një nga mënyrat e mira për ta mashtruar trurin. Ndiheni shumë më të lumtur nëse ju kaplojnë mendimet pozitive ngase ritet niveli i serotoninës.

            5. Detoksikoni mendimet negative.

            Përpiquni që çdo mendim negativ ta shndërroni në atë pozitiv. Mendimet negative e helmojnë organizmin dhe shkaktojnë ndryshime në tru. Si përgjigje për këto helmime vje gjendja e apatisë, depresionit, disponimi i keq si dhe disa pengesa tjera pskofizike.

            6. Zgjedhni shoqërinë.

            Ekzistojnë grupe të ndryshme njerëzish që veprojnë negativisht. Ata vazhdimisht ankohen për diçka, vazhdimisht ju kritikojnë për diçka. Lirohuni nga njerëzit e tillë. Shoqërohuni me njerëz pozitiv. Të gjithë e dimë se jeta është "e rëndë", e ata që janë negativ vazhdimisht e përkujtojnë këtë edhe kur e kanë të lehtë jetën!

            7. Rregulli i artë!

            Mbani mend këtë fakt. Edhe pas ngjarjes më të keqe të mudshme, më të errët, rikthimi i gjendjes suaj vje në afat prej gjashtë muajve apo një viti. Gjendja rregullohet

Page 3: 004. p   fuqia e shikimit

dhe përmërsohet vetvetiu.

            8. Vazhdimisht merruni me gjëra të vogla që ju kënaqin.

            Është shumë interesante se çelës deri te fati është që rregullisht të merreni me atë që ju pëlqen. Kushtoni rëndësi edhe relaksimit tuaj psikofizik dhe relaksimit të shpirtit. Gjërat e vogla kreative që ju kënaqin janë në të njëjtën kohë pushim kreativ për ju.

            Në vazhdim ja edhe gjashtë këshilla për zbrapsje të lodhjes dhe mbajtjen e disponimit të mire.

            1. Pushoni para se të lodheni.

            2. Mësohuni të relaksoheni në vendin e punës.

            3. Femrat duhet ta kenë parasysh se relaksimi i shpeshtë i kontribuon dukjes së tyre rinore.

            4. Aplikoni këto katër shprehi të mira të punës:

            a) Largoni nga tavolina e shkrimit letrat e panevojshme. Mbani vetëm ato që kanë të bëjnë me punët e drejtëpërdrejta.

            b) Kryeni punët sipas rendit të rëndësisë.

            c) Kur të përballeni me problemin në punë, përpiquni që, nëse këtë ua lejojnë rrethanat, ta zgjidhni në vend të ngjarjes.

            d) Mësohuni ta organizoni punën, të jepni detyra bashkëpunë-torëve dhe ta mbikëqyrni punën e tyre.

            5. Punoni me entuziazëm. Entuziazmi në punë i përzenë lodhjet dhe brengosjen.

            6. Mbani mend se askush s'ka vdekur për shkak të mosfjetjes. Shqetësimi për shkak të pagjumësisë është shumë më shkatërruese për organizmin se vet pagjumësia.

Page 4: 004. p   fuqia e shikimit

           A E MUND E BUKURA BISHËN?

     Të bukurën njerëzit shpesh e paragjykojnë, e nënvleftësojnë si në rastin e “dhelprës dhe rrushtë”, dhe duke e parë si një mollë të ndaluar për standardet personale kanë frikë t’i afrohen vërtetë. Nga ana tjetër, beteja e vazhdueshme për të ndjekur idealin e të bukurës, tek vetë tërheqësit, çon në nivele të larta stresi dhe në ankth kronik. Dështimi në përmbushjen e këtij standardi çon në pakënaqësi, vetëvlerësim të ulët e dëshpërim tek ata, të cilët vetëvlerësimi bazohet edhe në tërheqjen fizike.

           

 

            Të gjithë jemi dakord që njerëzit duhen gjykuar për atë që janë e atë që bëjnë, e jo për pamjen e jashtme, e megjithatë jemi po ne që thellë brenda vetes e shohim pamjen e jashtme si përcaktues të mënyrës me të cilën shohim të tjerët. Përpara një pamjeje engjëllore, tërheqëse, joshëse, të gjithë çarmatosemi dhe priremi të jemi më pozitivë e tolerantë. Stereotipi “e bukura është e mirë” na shtyn që brenda vetes të besojmë se njerëzit tërheqës kanë edhe karakteristika të tjera pozitive.

            Në fakt pëlqyeshmëria jonë ndaj bukurisë fizike, veç formësimit që merr nga kultura sipërfaqësore mediatike, i ka rrënjët thellë në atë çka ne jemi. Dëshira jonë për të qenë tërheqës, ashtu sikurse edhe nevoja për t’u ushqyer, për të fjetur apo për të qenë të lumtur, qëndron në bazë të nevojave njerëzore. Ashtu sikurse këto të tjerat na çojnë drejt mbijetesës, ajo është e programuar në mendjet tona si një mënyrë për të vazhduar jetesën e për t’u pasur pasardhës. Në fund të fundit, nëse meshkujt e femrat nuk do të tërhiqeshin nga njeri-tjetrin, askush prej nesh nuk do të ishte këtu. Të gjithë jemi të pajisur me instinkte që çojnë drejt riprodhimit. Çdo krijesë, që nga organizmi më i ulët e deri te ai më kompleks e dëshiron seksin, dhe një paraprirës i kësaj dëshire është edhe tërheqja. Qeniet njerëzore tërhiqen nga shumë gjëra, ndër të cilat dhe nga pamja e pëlqyeshme, që duhet theksuar është vetëm shkalla e parë drejt pëlqyeshmërisë. E në momentin që kontakti vendoset të tjerë janë faktorët që dalin në plan të parë e që ndikojnë më shumë në marrëdhëniet që vendosim me ata që na rrethojnë.

            Pjesa më e madhe e njerëzve do të dëshiron të ishin fizikisht tërheqës. Sigurisht, nëse marrim parasysh paratë dhe kohën që shpenzohet në veshje, produkte bukurie, ushtrime fizike e kirurgji plastike, tërheqja fizike duket një qëllim për të cilin shumë veta aspirojnë. Po kur kostot e të qenit të bukur janë kaq të larta, përse njerëzit i vazhdojnë

Page 5: 004. p   fuqia e shikimit

përpjekjet e tyre? Përgjigja është e thjeshtë. Ata që gjykohen si tërheqës përgjithësisht konsiderohen si inteligjentë, të këndshëm, të lumtur, fleksibël, interesantë, të besueshëm, seksi, pranues, të fortë, miqësorë, modestë, të pastër e të suksesshëm më shumë se ata më pak tërheqësit.

            Por, pamja tërheqëse ka dhe anën e errët të saj. Një femër tërheqëse shpesh shihet si delikate, sipërfaqësore e pavendosur dhe e tërhequr nga jeta e lehtë. Përjashtim këtu bëjnë meshkujt, të cilët përgjithësisht shikohen si të vendosur, të aftë dhe aktivë. Studimet sugjerojnë se shpërblimet e pritshme shoqërore për pamjen e jashtme janë iluzore, veçanërisht për femrat. Kështu për shembull, bukuria mund të nxisë përshtypje më pak pozitive për femrat në situatat profesionale. Një besim një mbahet rëndom (megjithëse pa baza) është se femrat tërheqëse i kanë arritjet e tyre më shumë bazuar në pamje, se në aftësi. Nga ana tjetër, mendohet që ato të jenë shumë sociale, me mundësi më të mëdha zgjedhjeje, e sigurisht jo të vetmuara. E pra, studimet kanë treguar të kundërtën. Të bukurën njerëzit shpesh e paragjykojnë, e nënvleftësojnë si në rastin e “dhelprës dhe rrushtë”, dhe duke e parë si një mollë të ndaluar për standardet personale kanë frikë t’i afrohen vërtetë. Nga ana tjetër, beteja e vazhdueshme për të ndjekur idealin e të bukurës, tek vetë tërheqësit, çon në nivele të larta stresi dhe në ankth kronik. Dështimi në përmbushjen e këtij standardi çon në pakënaqësi, vetëvlerësim të ulët e dëshpërim tek ata, të cilët vetëvlerësimi bazohet edhe në tërheqjen fizike.

 

            Ndaj, të qenit tërheqës, jo domosdoshmërisht shoqërohet me nivel më të larta kënaqësie e mirëqenieje sikurse shpesh mendohet. Theksi që i vihet bukurisë ka pasoja sociale e psikologjike te njerëzit e veçanërisht te femrat si rezultat i kërkesës, e nevojës për të përmbushur standardet e vetes ashtu edhe ato të shoqërisë. Betejë me mullinjtë e erës! Mënyra si ne reagojmë ndaj asaj që konsiderojmë të bukur është e çuditshme shpeshherë. Është më shumë një çështje estetike, e akoma më shumë një përcaktim kulturor me një domethënie të fortë mirëqenie fizike që do të përcjellë gene të mira në gjeneratat pasuese. 

            Ndaj është e rëndësishme që të analizojnë efektet që kanë përpjekjet për një pamje perfekte te jetët tona, të sfidojmë besimet e gabuara, e të rezistojmë ndaj përpjekjeve skllavëruese për një pamje iluzive ideale. Kështu do të mundemi të jemi më të aftë për ta jetuar botën në mënyrë më të çlirët. Çdokush mund të përcaktojë nivelin e paraqitjes së tij, e pikën në të cilën mund të arrijë për t’u dukur edhe më tërheqës. Një këndvështrim më i ndryshëm e personal i bukurisë dhe mosbindja ndaj ekstremeve të modës, do të na shpëtojnë nga probleme të tjera fizike e psikologjike të cilat i kemi vetë në dorë t’i anashkalojmë.

Page 6: 004. p   fuqia e shikimit

    A E NJOHIM NE VËRTET VETEN?

     Dhe me të drejtë shtrohet pyetja: Kush jemi ne në të vërtet?A jemi ata që me të vërtet mendojmë se jemi, apo ata që në të vërtet shtiremi se jemi? Jemi ne spektatori apo aktori në teatrin e jetës, apo de dyja bashkë njëkohësisht? Jemi ne vërtet të sinqertë, të ndershëm, të moralshëm, të devotshëm, të dashur, human etj. si mendojmë ne vet, apo e kundërta e këtyre - si mendojnë të tjerët?... Pse vallë nuk mund të jemi, thjesht, një Un i vetëm dhe i vërtet, si për vetën ashtu edhe për të tjerët? Dhe përgjigja do të ishte po ashtu e thjesht: sepse ne mendojmë se jemi!... Po mendimet, çfarë janë mendimet?...

          

            Na ndodh pothuajse për çdo ditë që ta shikojmë veten në pasqyrë. Por a i shkon kujt ndër mend të pyes: A është ky një pasqyrim real? A është ky reflektimi i unit tim të vërtet? A jam unë, në të vërtet, ky që jam? Ne jemi mësuar ta shohim vetën ashtu siç dëshirojmë ta shohim, e që në realitet, ky është vetëm një gjykim subjektiv. Realitetin tonë nuk mund ta kuptojmë duke e shikuar vetën përmes prizmave të interesit apo dëshirave individuale, personale, por vetëm përmes vlerësimeve objektive gjykuar nga sytë  e të tjerëve. Ne në pasqyrë shohim vetëm një pjesë të vogël të personalitetit tonë, dhe ajo që është më paradoksalja: njeriu që më së keqi mund të na vlerësoj, jemi ne vet. Uni unë është shumë më kompleks se sa ne mendojmë dhe, po aq enigmatike janë edhe pyetjet: Ç’është Uni në të vërtet? Nga se përbëhet ai? Kur krijohet personalitetit ynë dhe nga sa Un-a përbëhet ai?... Edhe pse psikologët, neurologët, sociologët etj. janë munduar t’i definojë karakteristikt që ndikojnë në krijimin e unit tonë, pra identitetit tonë, megjitahtë akoma mbetet edhe shumë për të dëshiruar.

            Hulumtimet e shumta shkencore kanë rezultuar se rrethi i jashtëm, duke filluar nga anëtarët e familjes, shokët, miqtë, kolegët, etj. janë në gjendje të japin vlerësim shumë më objektiv rreth personalitetit tonë se sa ne vet, pasi në realitet, ne anojmë gjithnjë kah vetëvlerësimi, ose thënë më konkretisht, mbivlerësimi i aftësive tona dhe plotësimi i nevojave dhe kërkesave në përputhshmëri me interesat e ngushta personale ose për shkak të botëkuptimeve kundërthënëse dhe censurës etiko-morale, fetare, shoqërore etj. nuk arrijë ta pasqyrojmë realitetin objektiv - atë që ne vërtet ndjejmë në brendi. Pra, ne e gënjejmë, me apo pa vetëdije, në vazhdimësi vetveten. Dhe nga kjo del se pasqyrimi ynë i jashtëm, në realitet është vetëm një makijazh para syve të tjerëve, siç e thamë edhe më lartë, varësisht prej interesave! Atë që ne në të vërtet e ndjejmë në brendi të qenies sonë, nuk e shprehmi pothuajse asnjëherë besnikërisht. Ne ndryshojmë mendimin, qëndrimin, gjykimin, pozitën etj. në varësi, ose më mirë të themi, në përshtatje të rolit që ne duhet ta luajmë në skenën e teatrit të quajtur jetë.

Page 7: 004. p   fuqia e shikimit

            Të gjithëve na është i njohur vlerësim kontrovers i personaliteteve të ndryshme, qofshin ata të afërm, shokë, kolegë pune, fytyra publike etj. Ndryshe e percepton vetën një mikë, shok, koleg pune dhe krejt ndryshe e vlerësojnë të  tjerët atë - varësisht prej këndvështrimit! Perceptimi nga këndvështrimi personal dhe ai nga këndi i syrit të huaj është një dukuri me të cilën edhe konfrontohem në përditshmërinë tonë. Në këtë proces jetësor, të gjithë ne, jemi përherë nën vëzhgim të huaj, por njëkohësish jemi edhe vetë vëzhgues ndaj të tjerëve, pavarësisht se ku ndodhemi: në shtëpi, rrugë, punë, kafene etj. Dhe këtë proces mund ta quajmë - krijimi i përshtypjes. Psikologët këtë e quajnë - efekt heuristikë (shkathtësi, zotësi për të zbuluar gjëra të reja). Kjo përshtypje, ky efekt, kjo fotografi, krijohet duke filluar nga dukja e jashtme, veshja, mimika, sjelljet, qëndrimet etj. Bile, nganjëherë, vetëm edhe një ndryshim minimal, një përshtypje ndoshta tepër e parëndësishme në dukje, arrin të krijoj perceptime krejt të reja për personalitetin e caktuar, për vetit e të cilit deri pak më parë kemi pasur bindje krejt tjetër.

            Eksperimente në këtë drejtim kam konstatuar se përshtypja e parë, e kapur përmes shqisave tona perceptuese dhe e skanuar nga truri, pason pas 150 milisekondave. Dhe kjo përshtypje (fotografi e parë) pastaj ndryshon, plotësohet ose përpunohet, varësisht prej informacioneve të mëvonshme që burojnë gjatë këtij procesi heuristikë. Krijimi i përshtypjeve, mendojnë studiuesit, ndikohet shumë edhe nga vetit tona të personalitetit të akumuluar gjatë gjithë procesit jetësor, e të cilat gjendën të deponuara (memorizuara) në sferën e ndërdijes. Dhe këto informacione, në momente të caktuar aktivizohen, pavetëdijshëm dhe ne arrijmë të krijojmë përshtypje të caktuara, qoftë subjektive, qoftë objektive. Këto përshtypje shoqërohet me ndjesi të ndryshme që provokojnë edhe gjendje të caktuara emotive, të cilat pasqyrohen edhe në botën e jashtme dhe qojnë në vlerësime racionale ose iracionale si të vetës ashtu edhe të individëve të tjerë.

            Dy kërkues amerikan, Joseph Luft dhe Harry Ingham, duke studiuar sjelljet e njerëzve, kanë arritur në konkluzion se personaliteti ynë nuk përbëhet vetëm prej një “Un-i”, por prej katër “Un-ve”. Pra, katër pjesëve, fushave, sferave etj. të cilat së bashku pasqyrojnë personalitetit tonë. Mirëpo, këto katër fusha (un-a) që i bartim në vete, është vështirë t’i kemi së bashku nën kontroll: shpeshherë ato e plotësojnë njëra-tjetrën, mirëpo shpesh edhe e konkurrojnë njëra-tjetrën. Dhe kur njëra prej tyre arrin të marr pushtetin, atëherë ajo edhe bëhet pjesë e identitetit tonë, pra ne edhe identifikohemi me karakteristikat e asaj fushe të personalitetit, në sytë e të tjerëve.

            Këta dy kërkues mendojnë se janë tri nga ato pjesë të personalitetit, që në përgjithësi mund të na e bëjnë jetën më të vështirë. Nëse ndonjëra prej këtyre fushave fuqizohet, mund të reflektoj pasoja fatale në paraqitjen tonë të jashtme.

            Kështu i përshkruaj këto katër fusha të uni-t tonë, që sipas tyre, janë përbërësit e personalitetit tonë:

1-     Uni i pavetëdijshëm (i panjohur edhe për mua edhe për të tjerët): Aty janë të deponuara

Page 8: 004. p   fuqia e shikimit

njohurit e pashfrytëzuara, talenti, por edhe mënyra e të sjellurit, të cilën ne, vështirë ose fare nuk mund ta kontrollojmë. Aty mendohet së është e memorizuar edhe përvoja jonë jetësore e kultivuar që nga fëmijëria, që në të shumtën e rasteve, më vonë, bëhet edhe pasqyrë e vetive tona të personalitetit. Psikologët përpiqen që të depërtojnë në këtë fushë të panjohur të un-it, për të mbledhur njohuri të reja për të mësuar më shumë rreth personalitetit tonë.

2-     Uni i fshehur (i njohur vetëm për mua): Secili e posedon këtë fushë: dëshirat sekrete, ndjenjat ose obsesionet, për të cilat kemi bindjen se, mu për këto, të tjerët na refuzojnë ose na lëndojnë. Ne llogarisim me këto reaksione, prandaj edhe i fshehim këto ndjenja prapa një maske mbrojtëse të brendshme. Dëshirat tona, mendimet tona por edhe sekretet e “errëta”, nuk duhet t’i dijë asnjëri, ato duhet të mbesin pjesë e personalitetit, të njohura vetëm për ne.

3-     Uni i verbër (i njohur për të tjerët): “Nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët për mua”. Kjo është moto e njerëzve që timon e tyre e drejton uni i verbër. Uni i verbër përfshinë shumë dukuri që për ne, kushtimisht nuk janë të “njohura”, por, që të tjerëve u bien në sy, pa i vërejtur ne ato. Pra, ato që të tjerët i dinë për ne, por që ne vetë nuk arrijmë t’i dimë ose nuk dëshirojmë t’i dimë. Këtu kemi të bëjmë me gjërat që për arsye të ndryshme nuk dëshirojmë t’i bëjmë publike, por nganjëherë i shprehin në formë heshtjeje. Ose, ndoshta, pasi ne vetë qëllimisht i shmangemi bisedave që kanë të bëjnë me këtë fushë të personalitetit.

4-     Uni i hapur (i njohur për mua dhe të tjerët): Kjo fushë e uni-t përfshin gjithçka që ne vetëdijshëm e vlerësojmë. Kjo është fusha e personalitetit tonë, në të cilën ne i shpalosim vlerat tona të vërteta. Kush arrin që këtë dritare të uni-t ta hapë mjaftueshëm, ai arrin të fitoj edhe besimin e të tjerëve - arrin të bëhet i suksesshëm, sepse të tjerët e pranojnë si të sinqertë. Kjo do të thotë, që të arrihet baraspesha maksimale mes pasqyrimit tonë dhe atij, shikuar nga këndvështrimi i të tjerëve.

 

            Mirëpo, këta dy hulumtues amerikanë nuk janë të parët që kanë gjurmuar në këtë sferë, që edhe sot e kësaj dite ka mbetur akoma dukuri enigmatike. Qëndrime e tyre rreth vetive të personaliteti i kanë shpalosur edhe shumë filozof, psikologë, sociologë e personalitete të famshme, përmes teorive të tyre. Por ndër më të qëndrueshmet deri në ditët tona mbetet teoria e “babait të psikologjisë”, Sigmund Freud-it.

            Edhe Freud-i mendon se personaliteti përbëhet prej tri fushave, por të cilat janë të gërshetuara mes veti, e jo të ndara (plotësuese ose konkurruese mes veti) sikurse i përshkruajnë dy hulumtuesit amerikanë. Sipas Freud-it, fusha e parë “id-i” (ai - ana fizike) përbën pjesën e personalitetit të cilin individi e ka trashëguar nga të parët e vet. Id-i synon të arrijë me çdo kusht kënaqjen i instinkteve, pa asnjë konsideratë për norma etiko-morale. Mirëpo, pasi ne jetojmë në një shoqëri, po e quaj të “civilizuar”, ne jemi të detyruar që sjelljet tona t’ia përshtatim kushteve të përcaktuara nga ajo shoqëri. Dhe

Page 9: 004. p   fuqia e shikimit

këtu pastaj aktivizohet pjesa e fusha e dytë e personalitetit, të cilën Freud-i e quan “ego” (uni - ana shpirtërore, mendore). Ego-ja duke e analizuar me kujdes situatën objektive, përpiqet që këto nevoja, ose më mirë t’i quajmë epshe, t’i plotësoj tërthorazi, dhe shfrytëzon rastin sa herë që i jepet mundësia për realizimin e tyre. Ndërsa fushën e tretë të personalitetit, ai e quan “superego” (mbiuni - ana intelektuale). Kjo pjesë e personalitetit, që sipas Freud-it përbëhet nga parimet, normat, dispozitat morale etj., lirisht mund të quhet edhe ana kozmetike e individit, makijazhi artificial, filtri i epsheve tona. Dhe në realitet, këtu Freud-i ka plotësisht të drejtë, së paku kështu është mendimi im! Të gjitha sjelljet tona në situata publike, çfarëdo qofshin ato, bile edhe në ambiente familjare, dominohen nga kjo fushë e personalitetit! Ne në realitet, të tjerëve ua prezantojmë vetëm maskën tonë, e jo realitetin që fshehët brenda ego-s sonë. Gjithçka që në e shprehim para të tjerëve, së pari e përpunojmë, analizojmë përmes egos, dhe tek pastaj, varësisht prej situatës, përmes filtrit (superegos), ne ua prezantojmë të tjerëve si qëndrim tonin, qe në realitet është vetëm një aktrim i çastit. Mirëpo, në jetë njeriu ka nevojë të aktroj, bile në shumë raste kjo është e domosdoshme që të mund ta mbaj ritmin me të tjerët. Në fakt,  jeta është një lojë teatrale, ndërsa ne, pra, secili individët, jemi artistë me role të ndryshme. Dhe nëse nuk dimë të aktrojmë, bëhemi figura groteske para të tjerëve, pra përqeshemi. E për të qenë i suksesshëm në jetë, duhet të “aktrojmë” sa më mirë! Nuk është e rëndësishme se kush je ti - fytyra jote e vërtet, por se si t’i arrin t’u ofrohesh të tjerëve - me çfarë makijazhi ke arritur ta mbulosh fytyrën e vërtet!!!

            Dhe me të drejtë shtrohet pyetja: Kush jemi ne në të vërtet? A jemi ata që me të vërtet mendojmë se jemi, apo ata që në të vërtet shtiremi se jemi? Jemi ne spektatori apo aktori në teatrin e jetës, apo de dyja bashkë njëkohësisht? Jemi ne vërtet të sinqertë, të ndershëm, të moralshëm, të devotshëm, të dashur, human etj. si mendojmë ne vet, apo e kundërta e këtyre - si mendojnë të tjerët?... Pse vallë nuk mund të jemi, thjesht, një Un i vetëm dhe i vërtet, si për vetën ashtu edhe për të tjerët? Dhe përgjigja do të ishte po ashtu e thjesht: sepse ne mendojmë se jemi!... Po mendimet, çfarë janë mendimet?...

            Dhe ne sa herë që gjendemi para pasqyrës, shohim vetëm atë që dëshirojmë të shohim, por mos harroni:kjo figurë që e shohim në pasqyrë nuk është Uni ynë i vërtet, por vetëm reflektim i mendimeve tona, sepse ne, jemi ata që mendojmë se jemi!

Page 10: 004. p   fuqia e shikimit

         FUQIA E SHIKIMIT

 

        Nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, atëherë duhet t’i përdorni për t’i lejuar të tjerët të shohin ndershmërinë tuaj, sigurinë dhe kompetencat që keni në punë, apo për të vëzhguar ato të dikujt tjetër.

 

            Ka shumë arsye pse hezitojmë t’i shohim të tjerët ne sy. Për disa kultura si p.sh. ato arabe, ulja e shikimit poshtë është një shenjë respekti ndaj dikujt që është më i madh në moshë, ose që ka një pozicion më të lartë në detyrë, por e vërteta është se, shikimi ka një fuqi që ju mund ta përdorni më mirë sesa kaq.

             Sipas një studimi amerikan, personat që evitojnë shikimin tonë, kur i kemi përballë, janë ata që kanë diçka për të fshehur. Fëmijët ulin gjithnjë shikimin poshtë, kur nuk duan të thonë të vërtetën ose kur kanë bere diçka që e dinë se ne do t'i bërtasim.

             Kur një grua ul shikimin do të thotë se është në siklet ose është tejet e pasigurtë. Nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, atëherë duhet t’i përdorni për t’i lejuar të tjerët të shohin ndershmërinë tuaj, sigurinë dhe kompetencat që keni në punë, apo për të vëzhguar ato të dikujt tjetër.

            Këto sjellje janë shumë të dukshme në televizion, kur gazetaret e mëdhenj intervistojnë personazhe të ndryshëm. Vini re se si i shohin drejt e në sy, sidomos kur kanë një pyetje të vështirë për t'i bere. Në po të njëjtën mënyrë do të vini re se kur i intervistuara është në siklet, ose zihet në befasi, ul shikimin. Duke e pare tjetrin në sy, një gazetar i mirë e kupton se çfarë po i kalon në mendje tjetrit dhe në baze të kësaj bën gati pyetjen tjetër. Por sigurisht nuk është e thënë të jeni gazetare televiziv për të shfrytëzuar fuqinë e shikimit.

            Prandaj,

            Kur shikoni në kinema vini re sesi personazhet femra, sidomos ato më të mirat, shfrytëzojnë shikimin për të thënë një mesazh të fortë. Nëse dikush ju thotë se keni tendence të fiksoni të tjerët merrni ves ta drejtoni shikimin pak më anash, kur po mendoni për përgjigjen. Kjo gjë krijon një interval mjaft të gjatë dhe nuk e ve në siklet personin që keni përballë, por kur përshëndesni dike sigurohuni që ta shikoni në sy, kjo gjë ju ve në të njëjtin nivel me personin tjetër.

Page 11: 004. p   fuqia e shikimit

 

            Përgjigjuni pa kërkuar leje

            Është mirë që të përgjigjeni dhe pa kërkuar leje dhe pa thënë ‘më fal’, ‘ka mundësi?’, ‘ju lutem’.. etj etj. Vini re, meshkujt nuk e bëjnë këtë. Ata janë të prirur ta marrin fjalën dhe pa kërkuar leje. Për gratë më tepër sesa nevoje, është një lloj zakoni që e kanë të rrënjosur që në fëmijëri.

            Të kërkosh leje do të thotë në vetvete të japësh një mesazh pasigurie për tjetrin. Në ditët tona këtë gjë e presin nga fëmijët jo të rriturit. Të kërkosh leje për të bërë diçka, pa e bere akoma, do të thotë në të vërtetë të ulesh mundësitë për tu akuzuar më pas nëse diçka nuk shkon si duket.

            Një lloj frike e brendshme për të mos qenë në qendër të akuzave dhe kështu do të jeni të shfajësuar më tepër para të tjerëve. Gratë kërkojnë leje dhe për gjerat më minimale dhe kjo nuk shkon. Pavarësisht nga pozicioni juaj, keni të drejtë të jeni të pavarura dhe të ndërmerrni iniciativa tuajat, sigurisht brenda një limiti të caktuar të cilin duhet ta identifikoni, por njëherë që e keni bere këtë mos kini frike të hidheni. Kjo do t’ju japë më tepër siguri dhe hap rrugën për karriere. Një person që është në një pozicion më të larte sesa ju, do të ketë afër njerëz që dini të veprojnë në mënyre të pavarur.

            Kjo nuk do të thotë që mund ta ta ekzagjeroni me këtë lloj sjelljeje sepse do të bëheni e padurueshme. Informoni të tjerët për qëllimet që keni, por mos u kërkoni leje. P.sh.: në vend që t'i thoni: ‘A mund të punoj në shtëpi nesër’? thoni: ‘.. nesër do të doja të punoja në shtëpi’.

 

            Kështu do të merrni në dore situatën, dhe nuk do t’u lini shumë hapësirë të tjerëve të komandojnë në punën tuaj.

Page 12: 004. p   fuqia e shikimit

     PESË SHQISAT DHE REPREZENTANCA          E TYRE E BRENDSHME

 

           Secila përvojë njerëzore bazohet në pesë shqisat . Kujtesa e një përvoje deponohet nëpërmjet të reprezentancës së brendshme senzoriele. Platoni thoshte se kujtesa jonë është si një hapësirë e brendshme, ku ne me sytë tonë të brendshëm shohim, kurse me veshët tonë të brendshëm dëgjojmë.

           

      Secila përvojë njerëzore bazohet në pesë shqisat . Kujtesa e një përvoje deponohet nëpërmjet të reprezentancës së brendshme senzoriele. Platoni thoshte se kujtesa jonë është si një hapësirë e brendshme, ku ne me sytë tonë të brendshëm shohim, kurse me veshët tonë të brendshëm dëgjojmë.

            Kësisoji pesë shqisat tona janë elemente bazë të paraqitjes  sonë të jashtme (emocionet dhe veprimet) si dhe të sjelljes-qëndrimit tonë të brendshëm (të menduarit, emocionet, fantazia, botëkuptimi).

            Secili person posedon preferenca ose edhe mangësi në aplikimin e sistemeve senzoriele të tij . Një mësues, i cili gjatë ligjëratave të tij, me vetëdije i aplikon të gjitha sistemet senzoriele, do të ketë më shumë sukses se sa ata mësues, të cilët i shfrytëzojnë vetëm ato sisteme senzoriele për të cilat kanë preferencë.

            Një fëmijë, i cili thotë se për ta kuptuar një gjë, duhet që atë gjë patjetër edhe ta „sheh qartë“, ka preferenca vizuele.

            Një fëmijë, i cili për të kuptuar një gjë, thotë se më  parë atë duhet ta lexojë zëshëm , ka preferenca auditive.

            Një fëmijë, i cili për ta kuptuar një gjë, patjetër duhet  që më parë ta prekë-ndjejë (fizikisht) atë send , ka preferenca kinestezike.

            Shqisat e të nuhaturit dhe të shijuarit për punë në shkollë (me nxënësit) paraqiten më pak  të rëndësishme, ndonëse  mund të jenë të një rëndësie të madhe, prandaj një numri fëmijësh iu duhet ofruar në  mënyrë individuale.

            Që secili fëmijë të „gjendet“ në klasën e tij, duhet që mësuesi i tij tek ai të aktivizojë patjetër sa më shumë shqisa.

Page 13: 004. p   fuqia e shikimit

Reprezentanca shqisore në PNL përmblidhet nën emrin Quin tupel ose VAKOG që dmth :

            - vizuel

            - auditiv

            - kinestezik

            - olfaktorik

            - gustativ

            Secili modalitet shqisor mundet që nëpërmjet të të ashtuquajturave submodalitete të precizohet. Për ta kuptuar më mirë konceptin submodalitet, shërben eksperimenti në vijim:  

            - Mbyllni sytë dhe përfytyroni një moment shumë të  këndshëm gjatë pushimeve tuaja të fundit.

            - Fillojmë ne me rrafshin vizuel:

  Çfarë kualitetesh mund t‘u jepni përfytyrimeve të cilat ju i shihni?

   * me ngjyra ose bardhë-zi

   * ndriqimi

   * e qartë ose e turbullt (vagëlluar)

   * me shkëlqim ose pa të (e errët)

   * fotografi e lëvizshme ose e fiksuar

   * asocim ose disocim (shiko kapitullin nr 6)

   * distanca

   * pozicioni në hapësirë

   * reliefi dmth. tredimenzional ose i rrafshët

   * fokusi

Page 14: 004. p   fuqia e shikimit

   * madhësia

   * me kornizë katërkëndëshe ose pa kënde.

 

            - Shqyrtojmë tani vetëm rrafshin auditiv:

  * arrijnë zhurmat nga brenda apo nga jashtë?

  * drejtimi nga i cili arrijnë zhurmat

  * distanca

  * volumi

  * ritmi

  * shpejtësia

  * lloji i tonit

  * lloji i tingullit.

 

            -Vazhdojmë tani në rrafshin kinestezik:

vijnë ndijesitë (e prekjes) nga brenda apo nga jashtë?

Janë ato sipërfaqësore apo të vendosura thellë?

 * temperatura

 * kualiteti i sipërfaqes

 * trashësia

 * shtypja

 * pesha

 * lëvizshmëria

 * tendosja

Page 15: 004. p   fuqia e shikimit

 * zgjatja kohore

 * intensiteti

 * madhësia e formës

 * lagështia

 * konstante apo kalimtare.

           

            Për një qasje dhe arritje më të mirë të një realiteti të brendshëm - pa e ditur përmbajtjen e tij - në mënyrë që impakti (ndikimi) i përjetimit të smadhohet edhe më tepër, duhet përpjekur që vëmendjen e fëmijës ta orientojmë drejt submodaliteteve të asaj që është përjetuar.

            Sipas hulumtimeve aktuale të (Wiesel dhe Hubel, Miami) , duket se  përceptimeve si në rrafshin qendror ashtu edhe në atë periferik , iu japin një specializim-specifikim , i cili pjesërisht pajtohet me submodalitetet.

            Quintupeli dhe submodalitetet janë elemente shumë të rëndësishme në zbatimin e teknikave të PNL-së. Për shembull për të aplikuar një indukcion hipnotik për një gjendje të caktuar, njeriu mundet që duke u shërbyer me submodalitete brenda Quintupelit, ta përforcojë  gjendjen në fjalë. Kështu shfrytë zohet indukcioni i Quintupelit për të shkaktuar një gjendje të asocuar (asocimi). Ne në kapitullin e gjashtë do të njihemi me mundësitë aplikative të asocimit. Indukimi i Quintupelit është gjithnjë një proces hipnotik. Në rrafshin verbal  ai (proces) zhvillohet si më poshtë:

            „ Mendo tani ti intenzivisht për situatën x ose y, sikur  ti sërish je në qendër të saj; përjetoje atë dhe një herë! Për të arritur këtë gjë, ti mund të shohësh krejt çfarë ka për t`u parë në atë situatë. Kujdesu në të njëjtën kohë, nëse ti e sheh atë situatë me ngjyra ose bardh e zi, lëvizë apo është statike (aplikimi i submodaliteteve vizuele të cilat më lart janë diskutuar).

             Dhe gjatë kohës kur  sheh gjithë çfarë në këtë situatë ka për t‘u parë, ti po ashtu mundesh edhe të dëgjosh gjithë çfarë në këtë situatë ka për  t‘u dëgjuar. Kujdes mbi volumin...(aplikimi i submodaliteteve auditive).

             Dhe gjersa ti sheh çfarë në atë situatë ka për t‘u parë,  dëgjon çka ka për t‘u dëgjuar, ti mundesh po ashtu edhe të nuhatësh gjithçka që në atë situatë ka për të nuhatur.

            Dhe derisa ti sheh, dëgjon dhe nuhatë, ti mundesh poashtu që edhe të shijosh gjithçka që në atë situatë ka për t‘u shijuar.

Page 16: 004. p   fuqia e shikimit

            Dhe kur ti sheh, dëgjon, nuhat dhe shijon, ti mundesh poashtu që me tërë trupin tënd të  ndjesh krejt çfarë në atë si tuatë ka për tu ndjerë. Kujdes mbi temperaturën dhe lëvizjet... ( në këtë rast kemi të bëjmë me aplikimin e submodaliteteve kinestezike).“

            Duhet patur  parasysh që gjatë indukimit ngjarja fillestare të mos sugjerohet. Prandaj duhet që submodalitetet të prezentohen me pyetje të hapura dhe të qarta. Një pyetje e hapur nuk parakupton se ajo e fokuson vëmendjen dhe i lë të hapura të gjitha mundësitë. Kështu psh., mund të pyetet:

- „ Sheh ti me ngjyra apo bardh e zi?“

- „ Si është volumi?“

- „ Si është temperatura?“

            Ky proces i indukcionit (që gjatë të lexuarit të duket i vështirë); ai personin në fjalë e zhvendos në gjendje transi. Nëse ai (indukimi) është i sinkronizuar mirë edhe me frymëmarrjen e personit në fjalë, shpie edhe gjer te një ripërjetim intenziv të situatës.