01 financa hyrje ne financa
TRANSCRIPT
04/15/23 1Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani
Kapitulli 1
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 2
Pse studjojmë financën, Sistemi financiar, Trendet e zhvillimit në financë.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 3
Të japë përkufizimin mbi financën. Të shpjegojë veç e veç disa nga konceptet
themelore në financë. Të tregojë format themelore të organizimit
të financës. Të shpjegojë dhe të radhitë objektivat e
sistemit financiar. Të shpjegojë trendët e zhvillimit në
financë.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 4
Financa përbënë procesin e alokimit të fondeve në formë të kredisë, huave, dhe kapitalit të investuar në ato entitete ekonomike të cilat kanë nevojë për fonde shtesë dhe që mund t’i përdorin ato në mënyrë më produktive.
Financa përfshinë tërë procesin lidhur me përdorimin, administrimin dhe transferimin e parave ndërmjet individëve, bizneseve, institucioneve financiare, tregjeve financiare dhe qeverive.
Financa është shkenca mbi menaxhimin dhe administrimin e parasë, dhe ka aspektin e saj teorik dhe atë praktikë.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 5
Aktiviteti i financës është aplikimi i një strukture teknikash të cilat i përdorin individët, firmat dhe qeveritë, për të menaxhuar punët e tyre financiare, veçanërisht ndryshimet ndërmjet të hyrave dhe shpenzimeve dhe riskun e investimeve.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 6
Termi financë inkorporon më vete këto kuptime:
Studimin e parasë dhe të aktiveve tjera; Menaxhmentin e atyre aktiveve; Profilimi dhe menaxhimi i riskut të projekteve; Si folje, "të financojë" është të mbledh fonde për
aktivitetin në biznes.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 7
Financat personale trajtojnë çështjet siç janë: Sa para do të nevojitën për individin apo familjen
në periudhat e ndryshme në të ardhmen? Si do të sigurohen këto fonde financiare? Financat personale trajtojnë dhe merren
kryesisht me buxhetin familjar, investimet e kursimeve personale, dhe përdorimin e kredive për konsumatorin.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 8
Financat e biznesit janë formë e ekonomiksit të aplikuar e cila përdorë të dhënat kuantitative nga kontabiliteti, metodat statistikore, dhe teorinë ekonomike, në përpjekje të optimalizojë objektivat e korporatës ose entitetit tjetër të biznesit.
Financat e biznesit menaxhojnë dhe administrojnë operacionet dhe transaksionet financiare të firmave në biznes.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 9
Financat e vendit, shtetit, regjionit, bashkisë, apo komunës, quhen financa publike.
Financat publike menaxhojnë dhe administrojnë operacionet dhe transaksionet financiare të shtetit, dhe atë në nivelin lokal, shtetëror dhe federal.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 10
Identifikimi i shpenzimeve të nevojshme të entitetit të sektorit publik;
Burimet e të ardhurave të atij entiteti; Procesi i parashikimit të buxhetit; Emetimi i borxhit (obligacione të qeverisë,
obligacione bashkiake), për financimin e projekteve të punëve publike.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 11
Në përgjithësi financa është zhvilluar në katër segmente kryesore:
Financat e biznesit, Investimet, Institucionet financiare, Financat ndërkombëtare.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 12
Financat e biznesit, shpesh emërtohen edhe si financa të korporatave.
Emërtimi financa të korporatave përdoret shpesh vetëm për segmentin shumë me rëndësi të financës së biznesit, që merret kryesisht me trajtimin teorik të fushës së financës që i përket menaxhmentit financiar në nivel të korporatave.
Edhe pse idetë financiare dhe parimet bazë që trajtohen në kuadër të financës së korporatave përbëjnë fundamentin teorik mbi të cilën zhvillohet teoria dhe praktika financiare e korporatës, e vërteta është se ato mund të aplikohen dhe përdoren edhe në operacionet e entiteteve tjera të biznesit.
Megjithatë përdorimi i emërtimit financat e biznesit është më përcaktor dhe gjithëpërfshirës.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 13
Investimet, kryesisht merren me trajtimin e aktiveve financiare siç janë aksionet dhe obligacionet.
Sipas teorisë së investimeve, investimi është sakrifica e disa vlerave të tashme të sigurta për vlera të ardhshme të rritura, ndoshta të pasigurta.
Në bazë të këtij përkufizimi del se dy janë atributet kryesore të investimit: koha dhe risku. Koha në kuptimin se sakrifikohen vlera të tashme për vlera të ardhshme, kurse risku në kuptimin se sakrifikohen vlera të sigurta për vlera të pasigurta.
Kompensim për kohën dhe pasigurinë janë gjithnjë vlerat e ardhshme të rritura, të cilat konkretizohen përmes rrjedhjeve të arkës.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 14
Procesi investues; Ambienti i investimeve: Letrat me vlerë,
tregjet financiare, ndërmjetësit financiarë; Strategjitë investuese; Kthimi dhe matësit e tij; Risku potencial dhe matja e tij; Çmimi i aktiveve financiare; Teoria e portofolit efecientë, etj.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 15
Institucionet financiare janë bartës kryesor të operacioneve dhe transaksioneve financiare duke u ofruar shërbime individëve, bizneseve dhe qeverive.
Në esencë, institucionet financiare janë biznese të cilat merren kryesisht me veprimtari dhe aktivitete financiare.
Të tilla janë bankat komerciale, bashkimet e kursimit, bashkimet e kreditit, shoqëritë e sigurimit, fondet e pensioneve, etj.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 16
Edhe pse operacionet e çdonjërës nga këto institucione janë të ndryshme, e përbashkët e të gjitha institucioneve financiare është se ato huazojnë fonde dhe i përdorin ato duke u akorduar hua individëve, bizneseve dhe qeverive, të cilët kanë nevojë për fonde shtesë.
Ato janë në rolin e ndërmjetësve financiarë për të ndërlidhur kërkesën për fonde financiare me ofertën e tyre, duke transferuar fondet nga zotëruesit e parasë, që aktualisht nuk i përdorin, tek huamarrësit të cilët kanë nevojë për fonde shtesë.
Institucionet financiare qëndrojnë midis ofruesit përfundimtar dhe përdoruesit përfundimtar të fondeve financiare, dhe lehtësojnë lëvizjen e parasë dhe kredisë midis ofruesve dhe përdoruesve.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 17
Financat ndërkombëtare si segment i veçantë i financës, në fakt janë vazhdim i çdo njërës nga fushat që trajtuam më sipër: financës së biznesit, investimeve dhe institucioneve financiare, por tani në ambientin dhe kontekstin ndërkombëtar.
Në fakt financat ndërkombëtare përbëjnë segment special brenda çdo njërës nga këto tre fusha.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 18
Financa dhe Ekonomiksi Financa dhe Kontabiliteti Financa dhe Marketingu Financa dhe Menaxhmenti Financa dhe Matematika financiare
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 19
Sistemi financiar Struktura e sistemit financiar
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 20
Në çdo ekonomi të zhvilluar, Sistemi Financiar është i kompozuar nga individët (familjet), bizneset, ndërmjetësit financiarë, dhe qeveritë.
Në fakt të gjithë këta pjesëmarrës në sistemin financiar, janë edhe agjentë ekonomikë të cilët qëndrojnë në themel të aktivitetit ekonomik.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 21
Sistemi Financiar është i kompozuar nga: Individët (familjet), Firmat në biznes, Qeveria, Ndërmjetësit financiarë
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 22
Individët janë të bashkuar në familje.
Familja është një bashkësi njerëzish që bëjnë jetë të përbashkët dhe marrin vendime të përbashkëta ekonomike dhe financiare.
Anëtarët e familjes quhen ndryshe edhe konsumatorë.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 23
Firma në biznes përfaqëson njësinë bazë që përdor faktorët e prodhimit për të prodhuar mallra dhe shërbime që i shet te firmat e tjera, familjet ose qeveritë.
Për këtë arsye firma me të drejtë quhet ndryshe edhe prodhues.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 24
Termi qeveri përdoret në teorinë ekonomike në një kuptim të gjerë dhe përfshinë nëpunësit publikë, agjencitë, organet qeveritare dhe organizmat e tjera që janë nën kontrollin direkt të qeverisë.
Ideja themelore e kuptimit të termit qeveri është se të gjitha organizmat dhe agjencitë që përfshihen në qeveri, kanë fuqi politike e ligjore për të ushtruar kontroll mbi agjentët ekonomikë individual dhe mbi tregjet.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 25
Ndërmjetësit financiarë janë institucione siç janë bankat, shoqëritë e sigurimit, fondet e përbashkëta, fondet pensionale, dhe shoqëritë e financimit, të cilat mbledhin fonde nga individët dhe firmat e biznesit të cilët zotërojnë kursime, e më pas ato ua japin hua individëve, firmave të biznesit dhe qeverive, të cilat kërkojnë fonde financiare shtesë për financimin e operacioneve dhe projekteve investuese.
Ndërmjetësit financiarë ndihmojnë individët dhe firmat e biznesit të marrin pjesë në tregjet financiare, ndonëse në mënyrë indirekte.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 26
Lëvizja në vlerë e aktivitetit ekonomik, është e lidhur me sektorin financiar të ekonomisë, i cili realizon kalimin e mjeteve monetare nga një subjekt ekonomik në një tjetër.
Një pjesë e të ardhurave të disponueshme përdoren për konsum, kurse pjesa tjetër kursehet për tu konsumuar më vonë.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 27
Tregu financiar përfaqëson kalimin e drejtpërdrejtë të fondeve të huajtshme nga huadhënësit te huamarrësit nëpërmjet shitblerjes së aktiveve financiare.
Aktivet financiare, në thelb, janë kontrata midis huadhënësve dhe huamarrësve të cilët, sipas kushteve të huadhënie-huamarrjes, paraqiten në forma të ndryshme.
Këto kontrata shiten dhe blihen në tregun financiar duke përfaqësuar në këtë mënyrë forma të ndryshme të lëvizjes së pasurive financiare.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 28
Në çdo ekonomi kombëtare manifestohen kryesisht tri forma të lëvizjeve financiare. Këto janë:
Lëvizjet financiare të tregut; Lëvizjet financiare fiskale dhe Lëvizjet financiare me karakter
rregullues.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 29
Ambienti ligjor
Një mori ligjesh rregullojnë emetimin e instrumenteve të borxhit dhe të kapitalit aksionar.
Ato gjithsesi rrisin kostot e emetimit të instrumenteve financiare të tregjeve publike, por gjithashtu ato sigurojnë edhe mbrojtje për investitorët, dhe rrisin vlerën e letrave me vlerë.
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 30
Globalizimi Derregullimi Instrumentet inovative Teknologjia Regjistrimi i pakove të huave si letra me
vlerë (Securitization)
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 31
Çfarë studion financa dhe cilat çështje i adreson? Cili është aktiviteti i financës? Cilat janë fushat themelore të financës? Si përkufizohen financat personale? Çfarë kuptoni me
financa të biznesit? Pse ekziston emërtimi ‘financa publike’?
Pse financa aplikohet edhe në fondacionet e bamirësisë dhe në organizatat jofitimprurëse?
Çfarë është raporti ndërmjet financës dhe ekonomisë financiare? Çfarë studion ekonomia financiare?
Themi se financa shikon përpara ndërsa llogaritaria shikon prapa. Pse?
Themi Matematika financiare e ndihmon financën? Pse? Si përkufizohet sistemi financiar dhe cilët janë
pjesëmarrësit kryesor të tij?
04/15/23 Prof.Ass.Dr. Adem Zogjani 32
Nga cilat aspekte mund të trajtohet financimi i aktivitetit ekonomik?
Çfarë paraqet lëvizja në vlerë e aktivitetit ekonomik? Në themel të sistemit financiar dhe të aktivitetit
ekonomik qëndrojnë agjentët e njëjtë. Cilët janë ata? Si përkufizohet ndërmjetësimi financiar? Cilët janë
ndërmjetësit kryesor financiarë? Cilat janë objektivat kryesor të politikës financiare
eficiente? Cilat janë burimet e financimit të aktivitetit? Radhitni
burimet e financimit të brendshëm dhe burimet e financimit të jashtëm.
Përpjesëtimin relativ ndërmjet burimeve të financimit e influencojnë disa faktorë. Tregoni disa prej tyre.
Cili është dallimi ndërmjet burimeve publike dhe burimeve private të financimit?