01. metoda kerkimi ushtrime kap 1

16
METODA KERKIMI KAPITULLI I : KUPTIMI DHE NATYRA E KERKIMIT I. Të vërteta apo të gabuara 1. Qëllimi bazë i kërkimit është të ndihmojë menaxhërt e marketingut në marrjen e vendimeve me më shumë informacion 2. Firmat e specializuara të kërkimit janë prodhuesit më të mëdhenj të fakteve 3. Oportunitetet në kërkimin janë të hapura vetëm për njerëz me aftësi për analiza statistikore dhe interpretim 4. Kërkuesit duhet të kenë aftësi të mira në të shkruar dhe në të folur, bashke me aftësitë statistikore 5. Aftësitë ne planifikim, strategji dhe menaxhim financiar janë të domosdoshme për sukses si një kërkues fillestar ose mesatar. 6. Kërkimi për zgjidhjen e problemit përqendrohet vetëm në vendimet afatshkrutra mbi elementet e biznesit. 7. Një përpjekje për të përcaktuar shpërndarjen më të mirë të burimeve të financimit për aktivitete të ndryshme promocionale është një

Upload: our-angel

Post on 15-Oct-2014

203 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: 01. Metoda Kerkimi Ushtrime Kap 1

METODA KERKIMI

KAPITULLI I : KUPTIMI DHE NATYRA E KERKIMIT

I. Të vërteta apo të gabuara

1. Qëllimi bazë i kërkimit është të ndihmojë menaxhërt e marketingut në marrjen e vendimeve me më shumë informacion

2. Firmat e specializuara të kërkimit janë prodhuesit më të mëdhenj të fakteve

3. Oportunitetet në kërkimin janë të hapura vetëm për njerëz me aftësi për analiza statistikore dhe interpretim

4. Kërkuesit duhet të kenë aftësi të mira në të shkruar dhe në të folur, bashke me aftësitë statistikore

5. Aftësitë ne planifikim, strategji dhe menaxhim financiar janë të domosdoshme për sukses si një kërkues fillestar ose mesatar.

6. Kërkimi për zgjidhjen e problemit përqendrohet vetëm në vendimet afatshkrutra mbi elementet e biznesit.

7. Një përpjekje për të përcaktuar shpërndarjen më të mirë të burimeve të financimit për aktivitete të ndryshme promocionale është një shembul I kërkimit te biznesit

II. Zgjidhni alternativën më të mirë

1. Kërkimi i biznesit:a. sjell informacion në mjedisin e firmës.b. transmeton informacion nga mjedisi tek firma.c. interpreton informacion nga feed back-u

Page 2: 01. Metoda Kerkimi Ushtrime Kap 1

d. merr vendime bazuar në informacionin nga mjedisi.

e. a, b, and c. f. asnje sa me siper g. te gjitha sa me siper

2. Kërkimi i biznesit:a. thjesht pyet konsumatorët një nga një për

pëlqimet, mospëlqimet, nevojat dhe dëshirat e tyre.

b. redukton kufijtë institucionalë midis firmës dhe mjedisit të saj.

c. mund të përdoret vetëm për të vlerësuar ndikimin e vendimeve të marketingut miks.

d. përdoret kryesisht për qëllime kontrolli.e. b dhe d.

f. asnje sa me siper g. te gjitha sa me siper

3. Kërkimi i biznesita. përfshin përdorimin e informacionit për

vendimmarrje më të mirë.b. ka një nga objektivat, përmirësimin e kuptimit të

menaxhimit si proces.c. ka për qëllim të nxisë rregullimet qeveritare për

aktivitetet e kërkimitd. është I dobishëm vetëm në kompani me mbi 1

million $ në shitje vjetore.e. nuk është shumë I dobishëm për të siguruar

shërbime, si p.sh. në bankë. f. asnje sa me siper g. te gjitha sa me siper

Page 3: 01. Metoda Kerkimi Ushtrime Kap 1

4. Theksi i kërkimit te biznesit për qëllime planifikimi është mbi:

a. përcaktimin e buxhetit të përshtatshëm promocional

b. përcaktimin e tipit të paketimit që duhet të përdorë kompania

c. përcaktimin e shkallës së kënaqësisë konsumatore me produktet e firmës.

d. përcaktimin e oportuniteteve të vlefshme për firmën

e. a dhe c. f. asnje sa me siper g. te gjitha sa me siper

5. Cila nga të mëposhtmet nuk është një pyetje që kërkimi mund të ndihmojë t’I përgjigjemi:a. cilët lloj njerëzish blejnë produktin tonë?b. çfarë tipi paketimi duhet të përdorim?c. cili ëshë fitimi ynë për njësi?d. cili është niveli ynë i kënaqësisë nga shërbimi?e. të gjitha janë probleme të kërkimit te biznesit.

f. asnje sa me siper g. te gjitha sa me siper

6. Cila nga të mëposhtmet nuk përkon me përcaktimin e kërkimit te biznesit?

a. përcaktimi është I gjerëb. përcaktimi thekson rëndësinë e kativiteteve të

realizuara për të kuptuar proceset e marketingut.c. përcaktimi thekson funksionin e lidhjes midis

konsumatorit dhe kompanisë.d. përcaktimi thotë se kërkimi përqendrohet në

mbledhjen e të dhënave të specifikuara nga dikush tjetër

Page 4: 01. Metoda Kerkimi Ushtrime Kap 1

e. as b e as d nuk përkojnë me përcaktimin. f. asnje sa me siper g. te gjitha sa me siper

7. Kërkimi i biznesit thekson:a. përcaktimin e problemeve dhe çështjeve te

biznesitb. specifikimin e infrormacionit të nevojshëm për të

zgjithur çështje të biznesitc. komunikimin e rezultateve të kërkimit .d. mbledhjen e informacionit të përdorur për të

identifikuar oportunitetet e tregute. b, c dhe d.

f. asnje sa me siper g. te gjitha sa me siper

8. Cila nga aftësitë e mëposhtme nevojitet më pak në nivelin e hyrjes në kërkimin e biznesit:a. marrëdhëniet njerëzoreb. statistikorec. planifikuesed. komunikimi gojore. komunikimi i shkruar

f. asnje sa me siper g. te gjitha sa me siper

9. Cila nga aftësitë e mëposhtme nevojiten në një nivel të lartë të një kërkuesi biznesi:a. statistikoreb. financiarec. planifikuesed. b dhe ce. a, b dhe c

f. Asnje sa me siper

Page 5: 01. Metoda Kerkimi Ushtrime Kap 1

g. Te gjitha sa me siper

10.Cila nga këto përgjegjësi mund të ndihmohet nga kërkimi i biznesit?

a. Identifikimi i segmenteve konsumatoreb. Përzgjedhja strategjike e segmenteve të synuarac. Vendosja e çmimeve që përshtaten me

strategjinë e biznesitd. Manaxhimi i marrëdhënieve me furnizuesit e

biznesite. Krijimi i reklamave në internet që nxisin

konsumatorët për tek website i kompanisëf. Asnje sa me siperg. Te gjitha sa me siper

III. Raste studimi

Rasti 1:

AMR është një firmë e klientizuar kërkimi biznesi. Alen Meiberi, presidenti i saj, është i shqetësuar sepse, së fundi, në industrinë e kërkimit po shfaqen disa partneritete strategjike. Partneritetet tradicionale pasqyrojnë lidhje te firmave të kërkimit me aftësi dhe burime të njëjta për të afruar shërbime më të mira për klientët, për të siguruar mbështetje strategjike për njëri-tjetrin ose sidoqoftë për të krijuar përfitime të dypalshme. Në formën e re të partneritetit, një klient kërkimi, Kraft General Foods, vendosi që të bashkëpunojë ngushtë me një numër të kufizuar firmash të klientizuara dhe të

Page 6: 01. Metoda Kerkimi Ushtrime Kap 1

sindikalizuara pa marrë oferta nga kërkues të shumtë. Pasi është krijuar kjo lidhje është shumë e vështirë për një firmë të re të prishë marrëveshjen midis ofruesit dhe kërkuesit të kërkimit.

AMR është krijuar më 1990 dhe shpejt është bërë një ndërmarrje që jep 12 milionë$ në vit. Avantazhi primar konkurrues i saj është ekspertiza në teknikat statistikore shumëfaktorëshe dhe modelimi matematikor i produkteve të reja. Presidenti preokupohet se, për shkak të partneriteteve të reja që po shfaqen, firma mund të ketë mundësi të kufizuara për të shfrytëzuar avantazhin. Ai mendon se mënyra më e mirë për t’u përballur me situatën është kërkimi i biznesit. Atëherë AMR intervistoi 100 drejtorë kërkimi te biznesit nga firmat më të mëdha përdoruese të kërkimit. Zgjedhja përbëhej nga kompani të produkteve të knsumit ( 54%), firma shërbimi (36%) dhe organizata me produkte indiustriale (10%). Gjetjet pasqyrohen më poshtë

Tendencat për partneritet (baza 100) %

Me teper ne të tashmen 59

Më tepër në të ardhmen 38

Firma të tjera do të bashkëpunojnë më shumë 73

Tre te katërtat e gjithë kompanive pretendojnë se kanë njëfarë partneriteti, që është i përhapur midis gjithë tipevetë komapnive, megjithëse më i theksuar në kompanitë e mëdha. Për ata që nuk bashkëpunojnë

Page 7: 01. Metoda Kerkimi Ushtrime Kap 1

ngrihen arsye të mospasjes nevojë ose që lidhen me kostot.

Arsye për mospartneritet (baza 25) %

S’kemi nevojë 60Ne marrim oferta për projektet tona 28Kjo varet nga kostoja e partneritetit 20

25 firmat që nuk bashkëpunojnë janë më te ndjeshme ndaj arsyeve të kstos dhe shqetësoheën për pushtetin më të madh të komapnive kërkuese. Nuk shihet të jetë e njëjta gjë për firmat që zbatojnë partneritetin.

Avantazhet e partneritetit %

Njohuri për nevojat 51Studimet e përsëritura 45Marrëdhënie të vathdueshme 43Kursen para (vlerë më e madhe) 33Rezultat më i shpejtë 32Sigurim i ekspertizës 21

Matja e përfitimeve të partneritetit (5=jam shumë dakort)

Përfitimi partneriteti do të thotë jopartneriteti do të thotë

(baza 75) (baza 25)

1. Ndihmon firmën

Page 8: 01. Metoda Kerkimi Ushtrime Kap 1

kërkuese të mësojë për biznesin e klientit 4,6

4,42. Lehtëson punën midis klientit dhe kërkuesit 4,7

3,83. Ndihmon firmën kërkuese të sigurojë ndërtim dhe analizë më të mirë 4,3

3,84. Ndihmon në krijimin e procedurave standarte. 4,3

3,7

Aresyet për të bërë partneritet theksojnë efektivitetit dhe efiçencën e kërkuesve të klientizuar; ata njohin nevojat e klientëve dhe mund të përsërisin studimet, sigurojnë ekspertizë, ndihmojnë në rezultate më të shpejta, janë më konsistent. Gjithashtu, një e treta e të pyeturve besojnë se po marrin një vlerë më të madhe , kështu që partneriteti funksionon.

Matja e disavantazheve të partneritetit (5= jam plotësisht dakort)

Disavantazhet partneriteti do të thotë jopartneriteti do të thotë

(baza 75) (baza 25)

Page 9: 01. Metoda Kerkimi Ushtrime Kap 1

1. Risku i mbicmimit të klientit 2,8

3,9 2. Risku u fuqizimit të kompanisë së kërkimitmbi klientin 2,8

3,43. Mosfunksionimi i mirë për shkak të qëllimeve të ndryshme të firmave 1,8

1,6

Si funksionon partneriteti(baza 75) %

Marrëveshje informale 71Numër i kufizuar ofruesish 37Heqje e kërkesave për ofertë 9Kontratë 7

Shumë pak klientë dhe firma kërkimi kanë kontrata formale, vetëm 7%. Pjesa më e madhe kanë një marrëveshje informale ose kanë vendosur të kufizojnë numrin e firmave kërkuese me të cilat punojnë.

PYETJE

1. Nëse jeni presidenti i AMR, a do të hynit në partneritet strategjik dhe pse?

2. Nëse po, në ç’formë?

Page 10: 01. Metoda Kerkimi Ushtrime Kap 1

Rast studimi 2: Qyteti i gjimnastikës

Ronny M ishte drejtor i një programi rehabilitimi shtetëror. Menaxhimi i këtij porgrami i ka dhënë atij një pasqyrë shumë të mirë të avantazheve të këtyre programeve. Ai gjithashtu kishte parë se klubet e ushtrimeve, klubet e shendetit dhe palestrat, jo vetëm që po rriteshin, por kishin një përdorim të madh gjatë ditës. Megjithëse afër pensionit, Ronny ishte afër të 50-tave dhe po mendonte të hapte një palestër në qytet.Ronny kishte vëzhguar klubet ekzistuese të shëndetit dhe palestrat për disa kohë. Ai dinte se ato ndërtonin hapësira të mëdha e të reja me pajisje moderne në afërsi të zonave të reja të rrethinave. Ai kuptoi se pse ata ishin larguar nga qendra për në këto zona. Ai arsyetoi që mosha mesatare në rrethina duhet të ishte shumë më e re se sa në pjesën qendrore. Ai gjeti kanalet që po përpiqeshin të kapnin pjesën e re të popullsise. Në fakt, ai vuri re se reklamat përpiqeshin të kapnin tregun e rinisë duke përmbajtur modele të rinjsh dhe duke shpërndarë kopje të orientuara nga të rinjtë. Ai vuri re se reklamat TV dhe në radio synonin të rinjtë për të gjithë zinxhirët e palestrave në qytet dhe menaxhimi ishte i sigurt në këtë, pasi të gjitha parkimet ishin të mbushura që në oret e para të mëngjesit e deri vonë në darkë.Ronny vendosi të përdorte një sistem gjeografik informacioni (GIS) për të shqyrtuar profiletr demografike në zona të ndryshme të qytetit. Programi i këtij sistemi

Page 11: 01. Metoda Kerkimi Ushtrime Kap 1

konfirmoi hipotezat e tij. Rrethinat kishin moshë mesatare më të ulët. Por, ndërsa përdorte porgramin GIS, ai vuri re se kishte disa zona shumë të mesha dhe të populluara në qendrën e qytetit, që kishin të ardhura shumë më tepër se rrethinat dhe se në këto zona të qytetit nuk kishte as klube shendeti e as palestra. Por programi GIS tregoi se mosha mesatare në këto zona ishte 50? A do të funksiononte kjo për të moshuarit.Një nga miqtë e ngushtë të Ronny-t i tregoi atij disa kërkime të mëtejshme të bëra për llogari të një organizate e cila e ka qendrën në Boston. Eshtë një organizatë jofitimprurëse që ka për objektiv të kërkmit përcaktimin e njerëzve që kanë një diferencë në mendimin e tyre nga 1999 e deri sot. Konsumatorët sot janë më pak të interesuar të bëhen të bukur, por më tepër të interesuar për përfitimet e shëndetit dhe ato emocionale . shumë njerëz u përfshinë në studim për të reduktuar stresin emocional dhe për të parandaluar porblemet me shëndetin. Gjithashtu, gjetjet treguan se, nga pyetësorët e shpërndarë, nga të rriturit, 9% ishin tashmë anëtarë të një klubi shëndeti, 18% ishin anëtarë të tanishëm ose kishin qenë në të kaluarën. Kërkimi siguroi tabelën e mëposhtme, e cila tregon anëtarësimin në klubet e shëndetit sipas moshës.

1. Bazuar në kërkimin e siguruar në këtë rast, a duhet Ronny të ushqejë ëndrrën e tij për të patur një palestër? Pse po ose pse jo?

2. Çfarë informacioni tjetër duhet të mbledhë Ronny.

Page 12: 01. Metoda Kerkimi Ushtrime Kap 1