1.2. dhuna me baze aftesine e kufizuar

25
Grupi i diskutimit per dhunen INWWD Dokument mbi dhunen ndaj grave me aftesi te kufizuara Prodhuar nga Rrjeti Nderkombetar i Grave me Aftesi te Kufizuara (INWWD) tetor 2010 1

Upload: lamthuan

Post on 08-Feb-2017

230 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: 1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar

Grupi i diskutimit per dhunen INWWD

Dokument mbi dhunen ndaj grave me aftesi te kufizuara

Prodhuar nga Rrjeti Nderkombetar i Grave me Aftesi te Kufizuara (INWWD)

Tetor 2010

tetor 2010 1

Page 2: 1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar

Grupi i diskutimit per dhunen INWWD

Rrjeti nderkombetar i grave me aftesi te kufizuaraWebsite: http://groups.yahoo.com/group/inwwd Email: [email protected]

Nese jeni e interesuar ti bashkoheni ketij grupi, lutemi dergoni email ne:[email protected] Rrjeti nderkombetar i grave me aftesi te kufizuara (INWWD) perbehet prej grave te rrjeteve nderkombetare, rajonale dhe organizatave lokale, grupeve te grave me aftesi te kufizuara si edhe grave me aftesi te kufizuara dhe aleateve tona. Misioni i INWWD eshte te na aftesoje ne grate me aftesi te kufizuara te ndajme pervojat dhe dijet tona, te forcojme kapacitetin per te folur per te drejtat tona, te fuqizojme veten per te sjelle ndryshime pozitive dhe per perfshirjen ne komunitetet ku jetojme si dhe te nxisim perfshirjen tone ne te gjitha nivelet e politikeberjes, per te krijuar nje bote me te ndershme dhe me te drejte qe njeh dhe pranon aftesine e kufizuar, gjinine, drejtesine dhe te drejtat e njeriut.

Ky dokument eshte rezultat i Grupit te Punes per Dhunen brenda INWWD.Teksti origjinal ne anglisht mund te gjendet ketu (por duhet te jeni anetare e INWWD): http://groups.yahoo.com/group/inwwd/files/

Përkthyes: Merita Poni, [email protected]

tetor 2010 2

Page 3: 1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar

Grupi i diskutimit per dhunen INWWD

TABELA E PERMBAJTJES

1. CFARE KUPTOJME KUR FLASIM PER DHUNE NDAJ GRAVE ME AFTESI TE KUFIZUARA?..................................................................................................................5

1.1. Dhuna me baze gjinore kunder grave:....................................................................51.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar:........................................................................61.3. Kombinimi i Dhunes per shkak te Aftesise se Kufizuar me Dhunen me baze Gjinore:..........................................................................................................................6

2. PSE DHUNOHEN GRATE ME AFTESI TE KUFIZUAR?........................................93. PERFUNDIME............................................................................................................104. REKOMANDIME.......................................................................................................11BIBLIOGRAFIA DHE REFERENCAT.........................................................................14

tetor 2010 3

Page 4: 1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar

Grupi i diskutimit per dhunen INWWD

Burri im nxehej nese une nuk doja te beja seks dhe nuk pushonte se bertituri gjer sa ti jepesha. Ai kontrollonte gjithe levizjet e mija neper shtepi duke me fshehur dhe thyer patericat. Njehere, teksa po flija erdhi dhe mi shqeu rrobat qe kisha veshur.

Kerkuam keshillim individual dhe prej atehere gjerat duket se po shkojne me mire sepse duket sikur e kemi kuptuar origjinen e kesaj dhune.

-- Rrefim i nje gruaje 38-vjece me spina bifida qe pershkruan dhunen seksuale qe peson prej te shoqit prej 6 vitesh.1

[Infermierja] ishte shume e ashper me mua sepse nuk kuptonte gjuhen e shenjave. As te me thoshte te shtyja nuk dinte. Ajo nuk me drejtoi fare ne lindje, si pasoje njeri prej femijeve te

mij vdiq. -- Rrefim i nje gruaje 30-vjece qe nuk degjon qe nuk komunikonte dot me infermieret kur ishte duke lindur. Ajo nuk e dinte se kishte binjake dhe pasi lindi te parin nuk shtyu per te

dytin.2

Liria prej tortures ose trajtimit dhe ndeshkimit mizor, cnjerezor dhe denigrues. Per njerezit me aftesi te kufizuar kjo do te thote liri prej trajtimit me force dhe izolimit. Liri

prej neshtrimit ndaj forces dhe kercenimit. Prej demtimit dhe fuqise madhore. Fuqise se mbare njerezimit kunder nje individi te vetem.

Prej cdo telefonate, kujdestarie dhe mjekimi pa deshire… Prej cdo gjeje qe te izolon krejtesisht dhe te terrorizon.

Liri dhe prej formave te zbutura te tortures. Keto jane kushtet torturuese. Ti s’e di se c’do te te ndodhe me pas. Ti nuk di as se sa kohe do te zgjase e gjitha kjo.

“Askush nuk do ta marre vesh” – te thote nje ze. Askush nuk do te te besoje.-- Kate Millett, profesore e politikes dhe letersise, autore e “Politikes Seksuale”

dhe e “Politikes se Mizorise”.3

1 Young et al. (1997), faqe 34. 2 "Sikur s’jemi njerez": Diskriminimi dhe Dhuna kunder grave me aftesi te kufizuara ne Uganden e Veriut, Human Rights Watch, gusht 2010, gjendet ne: http://www.hrw.org/node/92611. 3 Kate Millett (2005). Liria prej tortures ose tratimit dhe ndeshkimit mizor, cnjerezor dhe degradues.

tetor 2010 4

Page 5: 1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar

Grupi i diskutimit per dhunen INWWD

1. CFARE KUPTOJME KUR FLASIM PER DHUNE NDAJ GRAVE ME AFTESI TE KUFIZUARA?

1.1. Dhuna me baze gjinore kunder grave:

Kombet e Bashkuara e perkufizojne dhunen keshtu:

Deklarata e eleminimit te dhunes ndaj grave- 20 dhjetor 1993 -

Neni 1 Termi "dhune kunder grave" nenkupton cdo akt dhune me baze gjinore qe rezulton ne, ose mund te rezultoje ne, demtim fizik, seksual ose psikologjik ose vuajtje per gruan, perfshire edhe kercenimin me keto akte, kercenime ose heqje arbitrare te lirise, si kur ndodh ne mjedis publik ashtu edhe kur ndodh ne jeten private.

Neni 2 Dhuna kunder grave perfshin, por nuk kufizohet vetem me:

(a) Dhunen fizike, seksuale dhe psikologjike qe ndodh ne familje, perfshi rrahjen, abuzimin seksual te vajzave ne shtepi, dhune qe lidhet me pajen, perdhunim martesor, mutilim (prerje e klitorit) gjenital femeror dhe praktika te tjera zakonore qe demtojne grate,dhunen jo-bashkeshortore dhe dhunen shkaktuar prej shfrytezimit;

(b) Dhunen fizike, seksuale dhe psikologjike qe ndodh brenda nje bashkesie, perfshi perdhunimin, abuzimin seksual, ngacmimin seksual dhe kercenimin ne pune, ne shkolle dhe kudo, trafikimin dhe prostituimin me force te grave;

(c) Dhunen fizike, seksuale dhe psikologjike qe ushtrohet prej shtetit, kurdo qe te ndodhe.

Dhuna me baze gjinore kunder grave eshte nje krim dhe shkelje e te drejtave te njeriut qe ndodh madje shpesh ne jeten e shume grave ne te gjithe boten. Edhe pse format e dhunes mund te ndryshojne ne varesi te kultures dhe nivelit socio-ekonomik ka aspekte te dhunes qe jane universle. Dhuna kunder grave e ka bazen tek pabarazia mes burrave dhe grave dhe me shpesh ndodh brenda mureve te shtepise, prej rrethit familjar. Toleranca ndaj dhunes me baze gjinore te ushtruar brenda shtepise dhe privatesia e jetes familjare e bejne te veshtire zbulimin e dhunes.

Sic shihet edhe ne Deklaraten e Dhunes kunder Grave, dhuna me baze gjinore perfshin nje seri aktesh abuzive, perfshire edhe mutilimin gjenital; abuzimin fizik dhe emocional; dhe shfrytezimin ekonomik. Sipas Organizates Boterore Kunder Dhunes, perdhunimi dhe abuimi seksual, mutilimi gjenital, incesti, abortimi me force, vrasjet per nder, dhuna

tetor 2010 5

Page 6: 1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar

Grupi i diskutimit per dhunen INWWD

me baze pajen, martesat e detyruara, trafiku i qenieve njerezore dhe prostituimi me detyrim duhen konsideruar forma torture.4

1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar:

Studimet tregojne se personat me aftesi te kufizuar jane viktima te abuzimit ne nje shkalle me te madhe se sa personat pa paaftesi.5 Njeri prej faktoreve qe con ne rritjen e incidences se dhunes kunder personave me aftesi te kufizuara eshte stigma qe shoqeron aftesine e kufizuar; personat me aftesi te kufizuara shpesh konsiderohen prej shoqerise sikur “nuk jane plotesisht njerez dhe se kane me pak vlere …. Mungesa e perfaqesimit dhe mohimi i identitetit favorizon perceptimet se dikush mund te abuzoje lehtesisht me ta pa asnje brerje ndergjegje.”6 Ne disa shoqeri, akoma besohet se aftesia e kufizuar eshte ndeshkim prej zotit ose se njerezit me aftesi te kufizuar mund te infektojne te tjeret. Disa i shohin njerezit me aftesi te kufizuara si objekt meshire ose keqardhjeje, me shume se si persona me te drejta te barabarta.

Mjedisi mjekesor eshte ne vecanti nje vend abuzimesh per personat me aftesi te kufizuara.7 Sipas Raportuesit Special te OKB per torturen dhe akte te tjera cnjerezore, mizore dhe denigruese, njeri prej qellimeve ne percaktimine tortures eshte “se behet per arsye qe bazohen ne diskriminimin e cfaredolloji” dhe vihet re se aktet e diskriminimit serioz dhe te dhunes ndaj personave me aftesi te kufizuara maskohen ‘me qellime te mira’ nga ana e stafit mjekesor. Trajtimet mjekesore me natyre te parikthyeshme dhe intrusive, qe jepen me force apo qe administrohen pa pelqimin dhe lejimin e personit te cilit i behen, qe kane per qellim te korrigjojne ose te zbusin aftesine e kufizuar ose qe nuk kane qellim terapeutik, mund te perbejne nje rast torture ose keqtrajtimi per personat me aftesi te kufizuar. Keto nderhyrje perfshijne: deshtimin me detyrim dhe sterilizimin, nderhyrjen psikiatrike me force, shtrimin jo-vullnetar ne spital dhe elektroshokun me force te “pamodifikuar”, (electro-convulsive therapy ose ECT).8 Heqja e aftesise ligjore per te bere zgjedhjet vetjake lehteson trajtimet kercenuese dhe dhunen e cdo lloji, dhe mund te jete torutuese dhe e demshme dhe mund te shkaktoje mohimin e personalitetit.9 Kjo forme e thelle diskriminimi mund te shkaktoje vuajtje te forta.

1.3. Kombinimi i Dhunes per shkak te Aftesise se Kufizuar me Dhunen me baze Gjinore:

4 Shih Organizaten Boterore Kunder Tortures (World Organisation Against Torture) – Dhuna kunder grave tek: www.omct.org/index.php?id=EQL&lang=eng5 “Raport per Dhunen dhe Diskriminimin kunder njerezve me aftesi te kufizuara,” Forumi Europian i Aftesise se Kufizuar, Belgjike, 1999. 6 Marita Iglesias, "Natyra e dhunes kunder njerezve me aftesi te kufizuara", 2004, http://www.nda.ie/cntmgmtnew.nsf/0/BE967D49F3E2CD488025707B004C4016?OpenDocument7 Raportuesi Special per Torturen (UN Doc. A/63/175) dhe nga Young et al. 1997. 8 Shih edhe Tina Minkowitz. Konventa e OKB per te Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuara dhe e drejta per te qene i lire nga nderhyrja psikiatrike pa lejen e personit, Gazeta e Sirakuzes per Ligjin dhe Tregtine Ndekombetare Vol. 32 No. 2 (2007), dhe dokumentet dhe prezantimet mbi nderhyrjet psikiatrike me force si forme e tortures qe gjendet tek: http://www.chrusp.org/home/resources.9 Shih raportin perfundimtar te OHCHR Seminar i Eksperteve per Lirine nga Tortura dhe Personat me Aftesi te Kufizuar, gjendet ne: www2.ohchr.org/english/issues/disability/documents.htm.

tetor 2010 6

Page 7: 1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar

Grupi i diskutimit per dhunen INWWD

Disa forma dhune kunder grave me aftesi te kufizuara nuk jane cilesuar si dhune me baze gjinine sepse jane konsideruar si dhune me baze aftesine e kufizuar vetem. Raporte te ndryshme vene ne pah se grate (ne pergjithesi) kane me shume gjasa te vuajne prej abuzimit dhe keqtrajtimit se sa burrat, po grate me aftesi te kufizuara thone se dhuna kunder tyre ndryshon prej dhunes qe pesojne grate e tjera.

Traguesi i keqtrajtimit dhe abuzimi i grave me aftesi te kufizuara e tejkalon ate te grave pa aftesi te kufizuara.10 Te dhenat ekzistuese, dhe pse te pakta, tregojne se ka nje nivel me te larte dhune ndaj grave me aftesi te kufizuara se sa ndaj burrave me aftesi te kufizuara.11 Dhuna kunder grave dhe vajzave me aftesi te kufizuara nuk eshte nje nen-lloj i dhunes me baze gjinore: ajo eshte nje kategori ku ka pikprerje mes dhunes me baze gjinore dhe dhunes me baze aftesine e kufizuar. Bashkimi i ketyre dy faktoreve rezulton ne nje rrezik shume te madh dhune per grate me aftesi te kufizuara.

Ne nje studim, 40 % e 245 grave me aftesi te kufizuara te intervistuara kane perjetuar dhune. 12% e tyre jane perdhunuar. Megjithate, me pak se gjysma e ketyre incidenteve raportohen. Nje studim tjeter ka gjetur se 25 nga 31 gra me aftesi te kufizuara te intervistuara kane raportuar ndonje abuzim (emocional, seksual ose fizik).12 Grate me aftesi te kufizuara perjetojne nje shumellojshmeri formash dhune: nga kujdestaret personale (abuzim emocional, fizik dhe seksual) dhe nga sherbimi shendetesor (abuzim emocional dhe seksual), si dhe nje shlkalle me te larte te abuzimit emocional si nga te panjohurit ashtu edhe nga pjesetaret e familjes.13

Me fjale te tjera, grate me aftesi te kufizuara perjetojne forma abuzimi qe grate e tjera nuk i pesojne.14 Pervec akteve te dukshme te dhunes me baze gjinore te pershkruara me siper, ka edhe forma me te buta ne dukje qe rrjedhin prej qendrimeve diskriminuese kunder njerezve me aftesi te kufizuar. Mungesa e respektit per ta si persona dhe diskriminimi kunder tyre ne baze te aftesise se kufizuar mendore dhe fizike eshte nje akt dhune ne vetvehte dhe prodhon frustrim te madh per personin qe provon diskriminimin. Kur flitet per diskriminim gjinor, shtrirja e diskriminimi dhe e dhunes kunder grave me aftesi te kufizuara eshte e papranueshme dhe e patolerueshme.

Dhuna kunder grave me aftesi te kufizuara eshte pjese e dhunes me te gjere kunder njerezve me aftesi te kufizuara ne pergjithesi dhe perfshin dhunen e kryer permes ushtrimit te forces fizike, detyrimit ligjor, kercenimit ekonomik, frikesimit, manipulimit psikologjik, mashtrimit dhe keqinformimit nder te cilat mungesa e lejes nga personi eshte nje element kyc. Dhuna mund te perfshije mohimin, si forme e mungeses se respektit dhe e neglizhimit, si dhe akte te hapura dhune qe demtojne integritetin fizik dhe mendor te personit.

Aktet e meposhteme perbejne dhune ndaj grave me aftesi te kufizuara15:

10 “Dhuna dhe grate me aftesi te kufizuara”, M. Iglesias, AIES, Spanje, 1998; “Dhuna e burrave kunder grave me aftesi te kufizuara”, Instituti Kerkimor Suedez per Politikat e Aftesise se Kufizuar, Suedi, 200711 Studimi i pare Kombetar per krime ndaj personave me aftesi te kufizuara, Departamenti i Drejtesise, Zyra e Programeve te Drejtesise, SH.B.A, 2009.12 Young, M., M. Nosek, C. Howland, G. Chanpong, dhe D. Rintala.(1997) “Prevalenca e abuzimit te grave me aftesi te kufizuara fizike”. Arkivi i Mjekesise Fizike dhe Rehabilituese, 78, Suplement: s34–8. 13 Young et al., op.cit; Nixon , J. (2009) ”Dhuna ne familje dhe grate me aftesi te kufizuara: vendosja e ceshtjes ne periferi te levizjeve sociale” Aftesia e Kufizuar dhe Shoqeria, 24 (1), 77 – 89. 14 Nixon, op. cit. 15 Po aty

tetor 2010 7

Page 8: 1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar

Grupi i diskutimit per dhunen INWWD

Izolimi me force, rrethimi, dhe fshehja ne shtepi Perdorimi i detyruar dhe nen kercenim i barnave psikotrope ose futja e barnave

ne ushqim Futja me force ose nen kercenim ne institucione te perkujdesjes Mbyllja dhe izolimi ne institucion Krijimi i situatave me preteksin per ta bere nje grua te duket e dhunshme ose e

paafte ne menyre qe te justifikohet mbyllja ne institucion dhe heqja e zotesise ligjore

Etiketimi i sjelljes vet-afirmuese dhe mosaprovuese te nje gruaje si sjellje e nje “te semuri mendor te rrezikshem” (vecanerisht nese gruaja ka qene me pare e mbyllur ne nje institucion)

Mosdhenia e barnave qe i perdor vete personi me vullnet te lire, e ndihmes mjekesore dhe ndihmes per levizje ose e mjeteve te komunikimit

Mohimi i gjerave te domosdoshme dhe neglizhimi i qellimshem Kercenimi per neglizhimin e femijeve dhe te kafsheve shoqeruese Abuzimi verbal dhe tallja Abuzimi fizk ose kercenimi me te Lenia ne kushte te keqija fizike ose ne situata te sikletshme per nje kohe te gjate Kercenim per braktisje Dhunim te privatesise Injorim Abuzim financiar Mbyllje, lidhje me rripa dhe lenia ne vetmi qe perserit traumen e perdhunimit Perdhunim nga stafi ose nga persona te tjere ne institucion Deshtim me detyrim Sterilizim me force

Disa forma te dhunes kunder grave me aftesi te kufizuara nuk jane menjhere te dukshme si forma dhune sepse per shoqerine jane te pranueshme dhe te ligjeruara. Kjo eshte vecanerisht e vertete per shtrimin me force ne psikiatri dhe per institucionalizimin. Keto akte dhune kryhen me autoritetin e shtetit dhe me nderhyrjen e gabuar te policise se shtetit dhe keto akte nuk ankimohen, gje qe percon mesazhin se dhuna eshte e justifikuar dhe se viktima eshte e pafuqishme.

Ka tregime te grave me aftesi te kufizuara, qe krahasuar me burrat me aftesi te kufizuara, kane me pak mundesi per sherbim mjekesor cilesor dhe rehabilitim, se u jepen barna me te lira, paisje ndihmese dhe trjatime me pak te kushtueshme dhe se kane me pak mundesi per mbeshtetje shoqerore, per arsimim dhe punesim. Pasoja e kesaj pabarazie eshte se grate me aftesi te kufizuara privohen nga e drejta per perfshirje sociale dhe detyrohen te bejne nje jete ne varferi.

Grate me aftesi te kufizuara kane raportuar edhe qe kane perjetuar nje pervoje me te gjate abuzimi dhe se kane ndjere qe kane me pak rrugedalje nga abuzimi.16 Ne fakt, edhe pse hasin te njejtat pengesa si te gjitha grate ne perballjen me dhunen dhe ne perpjekjet per t’i ikur asaj (si varesise financiare prej abuzuesit, mospelqimit per t’u stigmatizuar, frikes se mos ngelet nene e vetme ose frikes se mos humb kontaktin me femijet, shqetesimit se nuk do i besojne dhe as nuk do i marrin seriozisht kur te

16 Saxton et al, op. cit.

tetor 2010 8

Page 9: 1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar

Grupi i diskutimit per dhunen INWWD

denoncojne dhunen, shmangjes se cdo veprimi qe do ta shtonte dhunen) grate me aftesi te kufizuara hasin edhe pengesa te tjera qe jane specifike per to:

Varesine per perkujdes ne rritje (fizike, financiare ose te dyja) tek abuzuesi, Veshtiresi ne venien ne kontakt me refugjatet dhe sherbime te tjera, Mungese aksesi ne informacion per sherbimet ekzistuese, Veshtiresi per te gjetur transport, Frike nga institucionalizimi, dhe Frike se nuk do ti besoje kush, sepse disa profesioniste nuk mendojne se grate

me aftesi te kufizuara jane qenie seksuale dhe qe mund te ndertojne marredhenie intime ose sepse disa profesioniste nuk i njohin format e abuzimit dhe ne vend qe te merren me pasojat e dhunes merren me demtimin duke injoruar abuzimin.

Kur dhuna ushtrohet nga asistenti personal, pjesetaret e familjes, shoket dhe te afermit, shpesh shihet si problem qe zgjidhet tek sherbimet sociale dhe jo si nje krim qe do ndjekur nga policia dhe duhet ndeshkuar nga sistemi i drejtesise.

2. PSE DHUNOHEN GRATE ME AFTESI TE KUFIZUAR?

Dhuna kunder grave me aftesi te kufizuara ndodh se pari si rezultat i qendrimeve ndaj grave ne shoqerite patriarkale e kombinuar kjo edhe me brishtesine qe vjen prej aftesise se kufizuar, sic eshte per shembull:

Mospasja mundesi per t’u vetmbrojtur; Veshtiresi ne denoncimin e keqtrajtimit si pasoje e mungeses se formave te

komunikimit; Mos-akses tek informacioni dhe sherbimet e keshillimit per shkak te pengesave

ne mjedisin fizik dhe per shkak te mungeses se formave te aksesueshme te informacionit;

Vetvlersim i ulet qe vjen prej faktit se nuk shihen si gra por vetem si qenie me aftesi te kufizuara, ose me keq akoma si vete paaftesia;

Mungesa e mundesive per te permbushur rolet tradicionale te gruas (si psh te jene nena) ;

Varesi e madhe per perkujdes nga te tjeret; Frike te raportojne abuzimin sepse mund te coje ne shkeputje te lidhjeve dhe

humbje te perkujdesit; Ekspozimi ndaj dhunes institucionale kur jane te mbyllura ne residenca

perkujdesi dhe spitale; Nuk ju merret per baze fjala kur raportojne dhunen ne institucion; Keqberesit mendojne se ato nuk mund ti identifikojne keqberesit; Mosbesim i te tjereve per te besuar historite e te mbijetuarve; Me pak njohuri per marredhenien e sigurte seksuale; Legalizim i disa formave te dhunes (si institucionalizimi, mbyllja ne mjedis te

vetmuar, izolimi prej te tjereve, dhenia e ilaceve me force, elektroshoku me detyrim, deshtimi dhe sterilizimi me detyrim), prandaj ato nuk kane mundesi te vet-mbrohen;

Efekte afat-gjata te elektroshokut dhe barnave psikiatrike qe mund te demtojne aftesine e gruas te mbroje veten ndaj cdo forme dhune dhe keqtrajtimi;

Mohim i te drejtave njerezore qe shkakton ndjenjen e shfuqizimit.

tetor 2010 9

Page 10: 1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar

Grupi i diskutimit per dhunen INWWD

Vajzat, grate e moshuara dhe grate nga pakicat etnike me aftesi te kufizuar ndeshin edhe me pengesa shtese dhe me dhune me te madhe per shkak te kombinimit te disa formave te dskriminimit si qenia femije, apo e moshuar apo nga nje pakice.

Megjithe seriozitetin e diskriminimit, forcen e paragjykimit shoqeror ndaj grave me aftesi te kufizuara dhe deshmite e vete grave me aftesi te kufizuara, dhuna ndaj tyre nuk njihet akoma sa duhet. Dhuna fshihet dhe injorohet dhe ky fakt e rrit eskpozimin e grave ndaj dhunes.

Faktoret e meposhtem kontribuojne ne brishtesine ndaj dhunes:

Duke folur per ‘njerez’ me aftesi te kufizuara ne vend te ‘gra dhe burra’ me aftesi te kufizuara krijohet nje koncept neutral per gjinine qe injoron grate me aftesi te kufizuara dhe i kthen nevojat e tyre ne te padukshme dhe kontribuon ne izolimin e tyre.

Mungon nje percaktim i gjere per dhunen i cili te permbaje te gjitha format e dhunes prej te cilave vuajne grate me aftesi te kufizuara.

Disa forma te dhunes kunder grave me aftesi te kufizuara jane te lejuara me ligj dhe kryhen nen autoritetin shteteror.

Profesionistet, te afermit, shoket, miqte, etj, jane te pazot per te dalluar pasojat e dhunes per grate me aftesi te kufizuara sepse mendojne se keto pasoja shkaktohen prej aftesise se kufizuar, jo prej dhunes.

Kerkuesit, hartuesit e politikes, etj, rralle identifikojne situatat e tilla si braktisja fizike ose mizorine psikologjike si keqtrajtim.

Ka mungese besimi dhe grave nuk u jepen paisje ndihmese ose pershtatje e arsyeshme komunikimi per te komunikuar dhunen.

Eshte e zakonshme te thuhet ‘se e kerkoi vete’ per grate, sidomos per ato me diagnoze psikiatrike dhe me aftesi te kufizuar intelektuale.

Eshte e veshtire per nje shoqeri perparimtare te pranoje se grate me aftesi te kufizuar jane objekt i dhunes.

3. PERFUNDIME

Shume gra me aftesi te kufizuara e shohin veten viktima te keqtrajtimit dhe te abuzimit, ndekohe qe shoqeria e injoron kete problem. Gjithesesi ka gra me aftesi te kufizuara qe nuk e shohin veten si viktima te dhunes sepse e konsiderojne dhunen ndaj tyre si nje gje normale per grate dhe per personat me aftesi te kufizuara.

Ne disa situata, shoqeria refuzon te njohe se disa akte perbejne dhune dhe se disa gra qe e pesojne dhunen mundet ose jo ta konsiderojne veten viktime. Kjo eshte vecanerisht e vertete per aktet e dhunes qe mbulohen nga ligje per perkujdesjen dhe per familjen, sic jane nderhyrjet e detyruara psikiatrike me mjekim qe alteron gjendjen e trurit, elektroshoku ose kirurgjia psiqike, mbyllja neper institucione, izolimi dhe rrethimi, qe zbatohen me shume per grate me probleme psiko-sociale dhe per grate me aftesi te kufizuara intelektuale.

Dhuna kunder grave me aftesi te kufizuara ka disa karakteristik te perbashketa me dhunen kunder grave ne pergjithesi, por ka edhe vecantesine e vet.

tetor 2010 10

Page 11: 1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar

Grupi i diskutimit per dhunen INWWD

Qenia grua me aftesi te kufizuar rrit gjasat e pervojes se dhunes krahasuar me grate e tjera ne pergjithesi.

Grate me aftesi te kufizuar intelektuale, shqisore dhe komunikuese jane vecanerisht te rrezikuara nga abuzimi dhe dhuna.

Grate me aftesi te kufizuar psiko-sociale injorohen dhe detyrohen te heshtin nese tentojne te mbrojne veten apo te flasin per dhunen sidomos kur kjo ushtrohet nen autoritetin e ligjit apo kur kryhet ne mjediset ku grate nuk kane zotesi juridike dhe u eshte mohuar liria. Keto gra dhe dhuna e ushtruar ndaj tyre shpesh injorohen ne studimet per dhunen kunder grave me aftesi te kufizuara.

Duke mos pasur mundesi te funksionojne ne rolet sociale si gra, si dhe duke shfaqur konformizem ose kundershtim te roleve tradicionale femerore si te cilesuara me aftesi te kufizuara psikosociale, ato kane vetvlresim te ulet dhe jane te rrezikuara per t’u bere shenjester e dhunes.

Profesionistet qe punojne me gra qe jane abuzuar shpesh nuk kuptojne qe edhe grate me aftesi te kufizuara ndodhen ne te njejten situate ose sepse nuk kane informacionin e duhur ose sepse nuk i kuptojne aktet qe bashkeshoqerohen me aftesine e kufizuar ku perfshihet edhe mbyllja me force neper institucionet residenciale dhe nderhyrja me force, si edhe aktet e dhunes.

Varesia tek te tjeter per perkujdes dhe per t’ja dale ne jeten e perditshme rrit mundesite per te qene ne shenjester te dhunes. Rreziku mund te pakesohet nese behen trajnime per asistentet personale dhe duke siguruar se grate me aftesi te kufizuara mund te kene liri dhe zotesi per te vepruar.

Dhuna kunder grave me aftesi te kufizuara ndodh sepse shpesh ato shihen ‘qenie te gabuara’ dhe eshte nje demonstrim i pushtetit dhe kontrollit te pranuar shoqerisht mbi trupin dhe mendjen e gruas.

4. REKOMANDIME

Nje teresi aktoresh kane rol te rendesishem per te siguruar te drejten e grave me aftesi te kufizuar per te mos u dhunuar. Keta aktore perfshijne: qeverite, OKB (sidomos UN per Grate dhe UNFPA), ofruesit e sherbimeve, donatoret dhe shoqerine civile (perfshire organizatat e grave grupet per te drejtat e njeriut, organizatat e HIV dhe organizatat e personave me aftesi te kufizuar).

Te nxisin perfshirjen e grave me aftesi te kufizuara ne perpjekjet e perbashketa per ti dhene fund dhunes kunder grave duke siguruar se grate me aftesi te kufizuar mund te kene akses fizik tek programet dhe sherbimet duke rregulluar transportin ose duke ofruar sherbim interpretimi ne gjuhen e shenjave dhe duke siguruar se keto programme nuk perjashtojne asnje grua ne baze te aftesise se kufizuar (perfshire edhe aftesine e kufizuar psikosociale).

tetor 2010 11

Page 12: 1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar

Grupi i diskutimit per dhunen INWWD

Te njohin heterogjenitetin e aftesise se kufizuar dhe te sigurojne se te gjitha grate me aftesi te kufizuara perfshihen ne te gjitha masat per aftesine e kufizuar dhe se keto masa kane vlere te njejte per te gjitha grate me aftesi te kufizuara.

Te merren masa qe te luftohet stigma, diskriminimi dhe te gjitha format e diskriminimit dhe te dhunes kunder grave dhe vajzave me aftesi te kufizuara si per shembull permes ndergjegjesimit dhe fushatave komunitare.

Te krijohen kanale te aksesueshem informimi, keshillimi dhe raportimi per te gjitha format e dhunes kunder grave dhe vajzave me aftesi te kufizuara.

Te mblidhen te dhena per numrin e grave me aftesi te kufizuara qe mund te kene akses tek sherbimet dhe tek programet per parandalimin e dhunes kunder grave dhe t’u sherbehet viktimave te dhunes dhe te perdoren keto te dhena per te hartuar iniciativa me gjitheperfshirese.

Te edukohen grate dhe vajzat me aftesi te kufizuar per te drejtat e veta.

T’u ofroje grave me aftesi te kufizuara informacion dhe keshillim per ceshtje te shendetit riprodhues dhe seksual.

Te shperndaje informacion ne format te aksesueshem per njerezit me aftesi te kufizuar shqisore dhe me veshtiresi ne te nxene si per shembull ne Braille, gjuhe shenjash dhe gjuhe te kuptueshme lehtesisht.

Te investigoje shkaqet e te gjitha formave te dhunes kunder grave me aftesi te kufizuara dhe specifikisht nevojat e grave te moshuara, grave beqare, indigjene dhe grave fshatare qe vuajne izolimin dhe viktimizimin qe mund te kontribuoje per dhunen ne keto rrethana.

Te siguroje se i gjithe kerkimi, aksioni dhe advokimi lidhur me dhunen kunder grave me aftesi te kufizuara perfshin edhe format e dhunes te identifikuara nga grate me aftesi te kufizuar psikosociale perfshire sulmet psikiatrike dhe te investigoje pervojat e dhunes se ushtruar mbi keto gra.

Te hartoje ligje dhe politika qe njohin se te gjitha llojet e dhunes dhe te gjitha aktet qe dhunojne te drejten e integritetit trupor te grave me aftesi te kufizuara jane te kundraligjshme perfshire dhunen psikiatrike dhe institucionalizimin me force dhe se keto duhen konsideruar akte dhune.

Te zhvillojne advokimin, minformimin dhe sherbimet mbeshtetese per grate me aftesi te kufizuara qe i kane mbijetuar dhunes se cfaredo forme.

Te edukojne prindet, partneret, infermieret, perkujdesesit dhe punonjes te tjere te shendetesise te merren sic duhet me repekt me aftesine e kufizuar dhe te ofrojne sherbim cilesor kur u kerkohet ndihme. Te trajnohet komuniteti se si te perfshije dhe te komunikoje me njerezit me lloje te ndryshme aftesish te kufizuara dhe te shmangin izolimin.

tetor 2010 12

Page 13: 1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar

Grupi i diskutimit per dhunen INWWD

Te perfshijne ne menyre aktive gra te ndryshme me aftesi te kufizuara ne zhvillim dhe zbatim programesh, politikash dhe protokollesh per ofrues sherbimesh, oficeret gjyqesore dhe personelin qe punon me grate me aftesi te kufizuara.

Te trajnojne grate me aftesi te kufizuara te organizojne dhe manaxhojne sherbimet mbeshtetese ne menyre eficente dhe te zhvillojne aftesi e shprehi per vetemjaftueshmerine ekonomike si dhe te perdorin ndihmen teknologjike per te arritur nje pavaresi me te madhe.

tetor 2010 13

Page 14: 1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar

Grupi i diskutimit per dhunen INWWD

BIBLIOGRAFIA DHE REFERENCAT

TITULLI: Motra te harruara: nje pamje e pergjithshme e dhunes kunder grave me aftesi te kufizuara.WWDA (Grate me Aftesi te Kufizuara ne Australi) Dhuna kunder grave me aftesi te kufizuara, MANUAL BURIMORAUTOR(ET): Grate me Aftesi te Kufizuara Australi (WWDA)VENDI: AustraliDATE: 2007ABSTRAKT: Ky liberth ka per qellim te jape nje panorame te pergjithshme te dhunes kunder grave me aftesi te kufizuara – qe eshte nje ceshtje e te drejtave te njeriut qe eshte identifikuar si “epidemi globale e permasave te krizes’ (Nosek 2003) dhe qe shpesh injorohet kur behet fjale per te luftuar dhunen ndaj grave.LINK: http://www.wwda.org.au/dowsedv07.htm GJUHA: anglisht

TITULLI: Te krijosh lidhjet: Grate me aftesi te kufizuara dhe dhuna. Raport FinalAUTOR(ET): Gill Hague, Ravi K. Thiara, Pauline MagowanVENDI: UKDATE: Tetor 2007ABSTRAKT: Ky eshte nje raport perfundimtar per gjendjen kombetare te nevojave te grave me aftesi te kufizuara ne UK qe kane perjetuar dhunen shtepiake dhe ate te sherbimeve per nevojat e tyre. Per vite rrjesht, Ndihma per Grate (Women’s Aid), sebashku me gra te tjera me aftesi te kufizuara dhe me organizata grash me aftesi te kufizuara kane njohur mungesen e kerkimeve ne shkalle kombetare per sherbimet sistematikedhe per politikat per aftesine e kufizuar dhe abuzimin familjar. Ne perpjekje per ta zgjidhur kete ceshtje, eshte pare shume e veshtire te gjenden fonde ne shkalle kombetare per periudhen 1990-2000 si per kerkime akademike, ashtu edhe per kerkime te fushes se politikave.Pas shume vite perpjekjesh, Women’s Aid siguroi me ne fund fonde per 2005, permes fondeve te llotarise Big Lottery Fund, per te bere nje studim per nevojat e grave me aftesi te kufizuara qe kane pas qene abuzuar dhe per efektivitetin e sherbimeve. Grupi i kerkimit per dhunen ndaj grave i UT se Bristolit dhe Qendra per studime per sigurine dhe mireqenien e UT se Warwick kryen kete studim. Te dyja grupet kerkimore punuan me kuader feminist kunder dhunes ndaj gruas dhe nxorren ne pah zerin e grave qe i kane mbijetuar dhunes dhe te femijeve te tyre.LINK: http://www.womensaid.org.uk/domestic-violence-articles.asp?itemid=1722&itemTitle=Making+the+links%3A+disabled+women+and+domestic+violence&section=00010001002200080001&sectionTitle=Articles%3A+disabled+women GJUHA: anglisht

TITULL: Dhuna e burrave kunder grave me aftesi te kufizuaraAUTOR(ET): Instituti suedez per politikat e aftesise se kufizuar, HANDU ABVENDI: SuediDATE: Maj, 2007ABSTRAKT: – "Po e kalove kufirin njehere, nuk do kete me kufi aty."– "Avokati i Popullit per Mundesi te Barabarta nuk mund te na pengoje te marrim asistente te se njejtes gjini."

Investigimi i "Dhunes se burrave kunder grave me aftesi te kufizuara" perfshiu 1063 (vetem me aftesi te kufizuara intelektuale). Shume prej tyre kishin edhe demtim te levizjes ose demtime pamore qe e pamundesonte largimin e tyre, levizjen ose gjetjen e rruges per ti shpetuar dhunes. 33 % e te pyeturave thane se kishin provuar kercenim, dhune dhe abuzim seksual nga burrat. Gjysma e ketyre (14% e te pyeturave) ishin demtuar nje ose me shume here fizikisht prej burrave qe i kishin dhunar apo perdhunuar.LINK: http://www.wwda.org.au/swedishstudy1.docGJUHA: anglisht dhe spanjisht.

TITULL: Raporti METIS: Dhuna kunder grave me aftesi te kufizuara, nje udhezues per dhunen kunder grave me aftesi te kufizuara.

tetor 2010 14

Page 15: 1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar

Grupi i diskutimit per dhunen INWWD

AUTOR(ET): Marita Iglesias me kontribut te: G. Gil Brocate, Aneli Joneken, Barbel Mickler dhe J. Sander KnudsenVENDI: spanjishtDATE: 1998ABSTRAKT: Raporti jep nje pasqyre te gjendjes se grave me aftesi te kufizuara si shenjester e dhunes. Raporti permbush dy objektiva:- Rritjen e ndergjegjesimit per permasat, karakteristikat dhe rrethanat qe ndikojne ne shenjstrimin e grave me aftesi te kufizuara si objekte te dhunes.- Informim te atyre qe jane pergjegjes per zhvillimin e planeve per mbrojtjen e grave me aftesi te kufizuara nga dhuna.Klasifikimi i tipeve te dhunes mund te kete vlere per profesionistet qe punojne ne fushen e aftesise se kufizuar dhe qe ofrojne mbeshtetje per grate me aftesi te kufizuara sepse shumica e akteve te dhunshme ndaj grave me aftesi te kufizuara behen ndryshe dhe kane pasoja te ndryshme nga ato qe kryhen ndaj grave ne pergjithesi.LINK: http://www.asoc-ies.org/violencia/docs/metis_report.pdf; http://www.asoc-ies.org/violencia/docs/metis_guide.pdf (anglisht)http://www.asoc-ies.org/violencia/docs/guia%20metis.pdf (spanjisht)GJUHA: anglisht dhe spanjisht

TITULL: Udhezuesi METIS per dhunen ndaj grave me aftesi te kufizuaraAUTOR(ET): Marita Iglesias me kontribut te: G. Gil Brocate, Aneli Joneken, Barbel Mickler dhe J. Sander KnudsenVENDI: spanjishtDATE: 1998ABSTRAKT: Udhezues per identifikimin e dhunes kunder grave me aftesi te kufizuaraLINK: http://www.asoc-ies.org/violencia/docs/metis_guide.pdf (EN)http://www.asoc-ies.org/violencia/docs/guia%20metis.pdf (ES)GJUHA: spanjisht dhe anglisht

TITULL: Dhuna eshte vdekje e shpirtit. Pakete informuese. DPI-UEC (Disabled Peoples’ International - European Union Committee)AUTOR(ET): Dinah Radtke - Bifos Germany, Rita Barbuto - DPI Itali, Emilia Napolitano - DPI Itali, Marita Iglesias - IES SpanjeVENDI: ItaliDATE: 2003ABSTRAKT: LINK: http://www.asoc-ies.org/violencia/docs/infokit_spanish.pdf (spanjisht)http://www.asoc-ies.org/violencia/docs/infokit_english.pdf (spanjisht)GJUHA: anglisht, italisht, gjermanisht, spanjisht.

TITULL: Elektroshoku eshte forme e dhunes ndaj grave (Bisede, audio version)AUTOR(ET): Bonnie BurstowVENDI: KanadaDATE: 2006ABSTRAKT: Ne kundershtim me besimin se "terapia elektrokonvulsive" ose ECT po bie, ne fakt ne te gjitha studimet po del se elektroshoku perdoret dy der ne tre here me shume ndaj grave se sa burrave. Dr. Burstow ka zbuluar se elektroshoku eshte nje forme e dhunes ndaj grave. Ajo eshte lektore e vjeter ne Institutin e Ontarios per Studime ne Edukim te Universitetit te Torontos, ne Kanada. Ajo eshte nje terapiste feministe dhe aktiviste e antipsikiatrise dhe anti-fashizmit. Ajo ka qene edhe bashkedrejtuese e Koalicionit te Ontarios kunder Elektroshokut dhe autore e Terapise Radikale Feministe: Puna me Dhunen.LINK: http://www.radio4all.net/index.php/program/6545GJUHA: anglisht

TITULL: Konventa e OKB per te drejtat e personave me aftesi te kufizuara dhe e drejta per te qene te lire nga nderhyrja psikiatrike pa leje.AUTOR(ET): Tina MinkowitzVENDI: SHBADATE: 2007

tetor 2010 15

Page 16: 1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar

Grupi i diskutimit per dhunen INWWD

ABSTRAKT: Ne kete material thuhet se nderhyrja psikiatrike me force shkel parimin e ndalimit te tortures. Konventa e OKB per te drejtat e personave me aftesi te kufizuara (CRPD) jep bazen per keto argument dhe tregon hapat qe nga njohja e kapacitetit te njejte ligjor dhe der tek leja e informuar e personit me aftesi te kufizuar dhe e drejta per respekt per integritetin fizik dhe mendor si dhe liria nga tortura dhe aktet mizore, cnjerezore dhe degraduese ose ndeshkimi. Keto detyrime te shprehura ne nenet 12, 25, 17, dhe 15 kerkojne ndalim te menjehershem te nderhyrjes psikiatrike me force. Po nevojitet te shkohet me tej dhe te shihen pasojat dhe serioziteti i nderhyrjes psikiatrike me force si forme e dhunes, qe ne shumicen e rasteve lejohet dhe kryhet prej shtetit dhe qe prek jeten e personit ne shume menyra: trup, mendje, personalitet, marredhenie shoqerore dhe vlerat shpirterore te niveit me te larte. Ne baze te njohjes se ketyre faktoreve dhe te percaktimeve te njohura boterisht te tortures, do te thosha se nderhyrja psikiatrike me force eshte nje shkelje e rende e te drejtave te njeriut qe kerkon inkriminim te personave qe e ushtrojne dhe riparim te viktimave te mbijetuara.LINK: http://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=1481512 GJUHA: anglisht

TITULL: Studimi i pare kombetar per krime ndaj personave me aftesi te kufizuaraAUTHOR(ET): Departmenti i Drejtesise, Zyra e Programit te Drejtesise VENDI: SHBADATE: 1tetor, 2009ABSTRAKT: Paraqet te dhenat e para per aktet e dhunshme jo-fatale dhe krimet ndaj prones te kryera nga personat me aftesi te kufizuara, sipas Vezhgimit Kombetar per Viktimat e Krimit (NCVS). Raporti perfshin te dhena per viktimizimin e dhunshem jo-fatal si (perdhunim, sulm seksual, vjedhje, sulm i thjeshte dhe ne rrethana renduese) dhe krimet ndaj prones (vjedhje, vjedhje mjeti) kunder personit me aftesi te kufizuara, ne 2007. Ne te krahasohen perjetimet e personave me dhe pa aftesi te kufizuara per viktimizimin duke perdorur nje kampion bazuar tek Zyra e Gjendjes Civile Amerikane (ACS). Te dhenat paraqiten per viktimart dhe karakteristikat e krimit te personit me aftesi te kufizuara dhe pa zaftesi te kufizuara, perfshire moshen, racen, gjinine; perdorjen e armes nga sulmuesi; demtimin e viktimes dhe raportimet ne polici.

Ne te gjetjet kryesore perfshijne:Personat me aftesi te kufizuar jane viktima te rreth 47,000 perdhunimeve, 79,000 vjedhjeve, 114,000 sulmesh ne rrethana renduese dhe 476,000 sulmesh te thjeshta. Krimet e dhunshme jofatale sipas moshes kunder personave me aftesi te kufizuara jane 1.5 here me te shumta se sa ato ndaj personave te tjere. Femrat me aftesi te kufizuara dhunohen me shume se meshkujt me aftesi te kufizuara dhe me shume se grate e tjera.LINK: http://bjs.ojp.usdoj.gov/index.cfm?ty=pbdetail&iid=2022GJUHA: anglisht.

tetor 2010 16

Page 17: 1.2. Dhuna me baze aftesine e kufizuar

Grupi i diskutimit per dhunen INWWD

Artikuj Revistash

TITULL: Dhuna ne familje dhe grate me aftesi te kufizuara: ta vendosesh ceshtjen ne periferi te levizjeve sociale. AUTOR(ET): J. Nixon REVISTA: Aftesia e kufizuar dhe shoqeria (Disability & Society), 24 (1), 77–89. ABSTRAKT: Grate me aftesi te kufizuara, sikurse edhe grate pa aftesi te kufizuara, rrezikojne te pesojne abuzim te perseritur prej atyre qe ane me prane. Ky artikull keqyr ushtrimin e dhunes ndaj grave me aftesi te kufizuara ne familje, dhe zbulon disa nga dinamikat e abuzimit dhe sheh se pse kjo ceshje nuk vendoset ne programin kunder dhunes ne familje apo ne programin e personave me aftesi te kufizuara ne UK duke nxjerre ne pah disa pika te thena prej vete grave me aftesi te kufizuara. Ai fokusohet tek shtypja e perbere dhe shpjegimi i mundshem per deshtimin e ketij problemi si ceshtje sociale.GJUHA: anglisht.

TITULL: “Me sill motorrin qe te te le”AUTOR(ET): M. Saxton, M. Curry, L. Powers, S. Maley, K. Eckels, dhe J. Gross.REVISTA: Dhuna kunder grave, 7, (4), 393– 417. ABSTRAKT: Ky studim investigon perceptimet dhe pervojat e grave me aftesi te kufizuara fizike dhe njohese ne lidhje me abuzimin prej asistenteve personale formale dhe informale. Fokus-grupet dhe intervistat individuale u bene me 72 gra per te zbuluar se si grate e percaktojne abuzimin prej asistences personale, barrierat qe hasin per t’u perballur me abuzimin, dhe strategjite qe rekomandojne per te parandaluar ose per te ndalur abuzimin. Ceshtjet thelbesore perfshijne (a) roli i konfuzionit te kufijve personale dhe shoqerore dhe dinamika e pushtetit ne marredhnien me asistentin personal; (b) format e perhapura te abuzimit qe perjetojne grate me aftesi te kufizuara; (c) kompleksiteti i perdorimit te familjareve dhe miqve si ofrues sherbimi; (d) barrierat personale, sociale dhe sistematike qe pengojne grate t’i pergjigjen abuzimit dhe (e) perfitimet prej mbeshtetjes qe vlereson pervojat e grave dhe qe forcon kapacitetin e tyre per t’iu pergjigjur abuzimit.. GJUHA: anglisht.

TITULL “Prevalenca e abuzimit te grave me aftesi te kufizuar fizike”AUTOR(ET): M. Young M. Nosek, C. Howland, G. Chanpong, dhe D. Rintala REVISTA: Arkivat e Mjekesise Fizike dhe Rehabilituese 78, Suplement: s34–8. ABSTRAKT: Abuzimi emocional, fizik dhe seksual i grave me aftesi te kufizuara fizike eshte nje problem gjeresisht i panjohur nga ofruesit e sherbimit rehabilitues. Ky artikull dokumenton prevlencen e abuzimit te grave me aftesi te kufizuara fizike krahasuar me grate pa aftesi te kufizuara fizike. Nje kampion prej 860 grash, nder te cilat 439 me aftesi te kufizuara fizike dhe 421 pa aftesi te kufizuara fizike, u ndertua prej grave qe ju pergjigjen nje vezhgimi kombetar per seksualitetin. Grate u pyeten nese kishin patur ndonjehere pervoja ne lidhje me abuzimin emocional, fizik dhe seksual. Nese ato pergjigjeshin po, ato pyeteshin te identifikonin agresorin e abuzimit dhe se kur kish filluar dhe mbaruar abuzimi. 62% e te dyja grupeve kishin perjetuar lloje te ndryshme abuzimi gjate jetes. Grate me aftesi te kufizuara fizike ishin te rrezikuara ndaj abuzimit emocional, fizik dhe seksual ne te njejten shkalle sa grate pa aftesi te kufizuara. Prevalenca e abuzimit prej burrave ose partnereve/te dashurve ne kete studim eshte e ngjashme me vlersimet per ndodhine pergjate gjithe jetes se dhunes familjare ndaj grave ne SHBA. Grate me aftesi te kufizuara fizike jane me te rrezikuara te abuzohen nga kujdestaret ose ofruesit e kujdesit shendetesor. Ato gjithashtu mund te perjetojne abuzim me jetegjate se sa grate pa aftesi te kufizuara. GJUHA: anglisht.

LINKE TE DOBISHME PER GRATE ME AFTESI TE KUFIZUARA DHE DHUNEN www.wwda.org.au/viol2006.htm (anglisht)www.asoc-ies.org/violencia/index.html (spanjisht)

tetor 2010 17