document16

10
KRIMINOLOGJIA KRIMINOLOGJIA Fjalor juridik Fjalor juridik nga nga kriminologjia kriminologjia

Upload: fakete-duraku

Post on 24-May-2015

3.048 views

Category:

News & Politics


5 download

TRANSCRIPT

KRIMINOLOGJIAKRIMINOLOGJIA

Fjalor juridik Fjalor juridik

nga nga

kriminologjiakriminologjia

1

Fjalor juridik nga kriminologjia Alkoolisti është personi i cili konsumon alkool në mënyrë ekscesive, varshmëria e të cilit nga alkooli është aq e madhe sa që tregon çrregullime të dukshme psikike apo

shenja të tilla që tregojnë në dëmtimin e shëndetit fizik dhe psikik të tij, çrregullime të marrëdhënieve me personat tjerë dhe keqësimin e gjendjes së tij sociale dhe

ekonomike apo tregon vetëm shenja të një zhvillimi të tillë. eng/en: alcoholic

Alkoolizmi është dukuri e varshmërisë nga alkooli, e cila shkakton ndryshime në

rrafshin fizik, psikik dhe social të personit të varur nga alkooli. eng/en: alcoholism

Anamneza kriminologjike është analiza në të cilën bëhet fjalë për karierën

kriminale, recidivizmin, motivet, shprehitë, pasionet dhe vetitë tjera të personalitetit, të cilat pasqyrojnë sjelljen e tij kriminale. eng/en: criminological anamnesis

Antropologjia është drejtim i zhvillimit të kriminologjisë, sipas të cilit delikuenca është rezultat i vetive biologjike të lindura të njeriut, nga të cilat ai nuk mund të heq dorë.

eng/en: anthropology

Biologjia kriminale është disiplinë shkencore e cila studion funksionet biologjike të njeriut, për aq sa ato marrin pjesë në mënyrë direkt apo indirekte në shkaqet dhe

rezultatet e sjelljeve të ndëshkueshme eng/en: criminal biology

Bixhozi është devijim shoqëror i cili konsiston në lojën për para (të holla) apo vlera të tjera në bazë të rregullave të caktuara në formë të bastit me dëshirë që diçka të fitohet për asgjë apo shumë për pak.

eng/en: gambling

Bredhja është mënyrë e jetës pa vendqëndrim e cila karakterizohet me bredhjen (shëtitjen) dhe ndryshimin e vazhdueshëm të vendbanimit.

eng/en: wander

Dekriminalizimi është veprim i cili sjelljes së caktuar të personit, i jep rëndësi irelevante penalo juridike.

eng/en: decriminalization

Deliktet e gjakut nënkuptojnë të gjitha format e sulmeve ndaj jetës dhe integritetit trupor të njeriut. eng/en: assaults

2

Delikuenca është tërësi e sjelljeve të cilat paraqesin devijime nga normat e sjelljes të aprovuara dhe pranuara nga shoqëria lidhur me të cilat si sankcion juridik parashihet

dënimi (p.sh.veprat penale, kundërvajtjet, deliktet etj.). eng/en: delinquency

Delikuenca e të miturve është delikuenca e cila përfshinë të gjitha ato sjellje të të

miturve, të cilat (sikurse edhe për përsona madhor) janë inkrimnuar me ligje penale si vepra penale.

eng/en: juvenile delinquency

Delikuenca seksuale përfshinë sjellje të tilla kriminale me të cilat sulmohet liria seksuale dhe morali seksual i personit.

eng/en: sexual delinquency

Depenalizimi është veprim me të cilin në kuptim të ngushtë synohet kufizimi i zbatimit të dënimit, ndërsa në kuptim të gjërë edhe kufizimi i zbatimit të sankcioneve

të tjera penale, për sjellje të caktuara dhe atë si në drejtim të llojit ashtu edhe të masës.

eng/en: depenalization

Devijimet sistemore konsistojnë në cënimin e normave të parapara dhe të pranuara, me qëllim që marrëdhëniet ekzistuese të monopolit të dhunës të mbahen të

pandryshuara. eng/en: systemic deviations

Droga është çdo substancë e cila kur futet në organizëm, mund të modifikojë një apo

më shumë funkcione të tij. eng/en: drug

Etiologjia endogjene është degë e etiologjisë kriminale e cila studion ndikimin e cilësive personale, karakteristikat psikologjike, vijat e personalitetit në paraqitjen e

sjelljes kriminogjene. eng/en: endogenous etiology

Etiologjia kriminale është disiplinë shkencore e cila studion shkaktarët e

përgjithshëm të kriminalitetit si dukuri shoqërore masovike dhe individuale, shkaktarët e veçantë dhe të drejtpërdrejtë, kushtet dhe shkaset e paraqitjes së sjelljes kriminale. eng/en: criminal etiology

Faktorët kriminogjen në kuptimin më të gjërë të fjalës paraqesin të gjithë faktorët të cilët ndikojnë në paraqitjen, formësimin dhe realizimin përfundimtar të sjelljeve të ndëshkueshme si dukuri shoqërore dhe individuale.

eng/en: criminogen factors

3

Familja e degraduar është familja e cila dallohet (karakterizohet) me marrëdhënie të dobëta familjare ndërmjet prindërve, prindërve dhe fëmijëve, me ekzistimin e

konflikteve të përhershme, grindjeve, dhunës psikike dhe fizike ndërmjet anëtarëve të familjes.

eng/en: degraded family

Fenomenologjia është disiplinë shkencore e cila studion vëllimin e kriminalitetit, format e paraqitjes së sjelljeve kriminale, strukturën dhe ndryshimet strukturale të

kriminalitetit dhe dinamikën e kriminalitetit. eng/en: phenomenology

Flegmatik quhet personi i cili kryesisht është optimist, i cili nuk i tregon ndjenjat e tij

në (me) sjellje, sepse ato janë kryesisht të intensitetit të dobët dhe ngadalë ndryshojnë. eng/en: phlegmatic

Fobia nënkupton frikën e paarsyeshme te personi, që mund të jetë e intensitetit të lartë deri në përmasa të panikës.

eng/en: phobia

Frustrimi është situata në të cilën gjendet personi, gjatë të cilës për shkaqe natyrore, shoqërore apo psikologjike nuk është në gjendje që të realizojë dëshirat e veta.

eng/en: frustration

Gerontofilia është devijim seksual i cili manifestohet në formë të dëshirës së shtuar për marrëdhënie seksuale me persona të moshuar.

eng/en: gerontophilia

Histeritë janë manifestimet më drastike të psikoneurozës, gjatë të cilave personi për shkak të çrregullimeve psikike përjeton trauma të vërteta fizike, siq janë të marrurit

(shtangimi), vërbërimi, shurdhërimi, sulmet astmatike, të ngulfaturit etj. eng/en: hysterics

I mituri sipas normave penalo juridike në fuqi, i mitur është personi i cili nuk është

më i ri se 14 vjet e as më i vjetër se 18 vjet. eng/en: juvenile

Incesti është kryerja e marrëdhënieve seksuale ndërmjet personave të afërtë në gjini të gjakut, që paraqet sjellje të ndëshkueshme.

eng/en: incest

4

Intelegjenca është aftësi intelektuale apo aftësi e lartë psikike e të gjeturisë përmes

të menduarit në situata të reja apo aftësi e zgjedhjes së problemeve përmes të të menduarit.

eng/en: intelligence

Koleriku është personi me disponim kryesisht pesimist, që ka jetë emotive mjaft dinamike, ndjenjat e të cilit ndryshohen shpejtë e shpejt, por edhe pse të llojllojshme

janë mjaft të forta dhe i shfaq ato furishëm e jo rrallë edhe në mënyrë eksplozive. eng/en: choleric

Korrupsioni është realizimi (me ndihmën e mitosje së nëpunësit të caktuar) i ndonjë

të drejtë apo interesi për të cilin personi apo grupi i caktuar nuk ka bazë ligjore ose realizimi i të drejtave dhe interesave për të cilat ka bazë ligjore, por në mënyrën e cila krijon pozitë të privilegjuar në raport me të drejtat dhe interesat e të tjerëve që kanë

baza të njejta ligjore për realizimin e tyre. eng/en: corruption (criminology)

Kriminaliteti ekonomik nënkupton të gjitha sjelljet kriminale me të cilat drejtëpërdrejt apo indirekt sulmohet eknomia, marrëdhëniet ekonomike, pastaj proceset dhe aktivitetet ekonomike.

eng/en: economic criminality

Kriminaliteti i dhunës përfshinë ato aktivitete kriminale e të cilat me mjete të shtrëngimit fizik dhe psikik, respektivisht përdorimin e dhunës apo kanosjes se dhuna

do të përdoret, cenohet apo rrezikohet integriteti personalitetit. eng/en: violent crime

Kriminaliteti i "jakës së bardhë" është formë e kriminalitetit profesional, i cili përfshinë krimet e kryera nga personat me status të lartë shoqëror dhe prestigj të

theksuar në kuadër të veprimtarisë që e kryejnë. eng/en: white-collar crime

Kriminaliteti i organizuar paraqet grupin e strukturuar të personave, të cilët përmes

aktiviteteve të kundërligjshme, posaçërisht korrupcionit dhe dhunës, synon të realizojë përfitim të kundërligjshëm pasuror.

eng/en: organized crime

Kriminaliteti kompjuterik nënkupton të gjitha sjelljet delikuente në të cilat aparatet për përpunimin elektronik të të dhënave shërbejnë si mjet për realizimin e veprimeve

ndëshkuese apo si cak i drejtpërdrejt i veprimit ndëshkues. eng/en: computer criminality

5

Kriminaliteti profesional është kryerja e veprave penale, zakonisht atyre kundër pasurisë, në formë të profesionit të përhershëm, që shërben si burim i përhershëm

apo i përkohshëm i fitimit të të ardhurave bazike apo sekondare. eng/en: professional criminality

Kriminelët e rastit janë kriminelët të cilët i kryejnë vepra penale nën ndikimin e faktorëve të jashtëm.

eng/en: casual criminals

Kriminogjeneza quhet procesi në të cilin veprojnë faktorët kriminogjen si shkaktar të sjelleve të ndëshkueshme.

eng/en: criminogenesis

Kriminologjia klinike është drejtim i kriminologjisë, i cili konsiston (sastoji) në trajtimin multidisciplinar të rastit individual me ndihmën e principeve dhe metodave të

shkencës së kriminologjisë dhe të kriminolgjive të specializuara. eng/en: clinical criminology

Kushtet e sjelljes kriminale janë aktivitetet dhe ndikimet të cilat mundësojnë dhe

lehtësojnë paraqitjen e sjelljes kriminale apo ndërmarrjen e akcioneve kriminale. eng/en: criminal behaviour conditions

"Larja e parave" konsiderohet shëndrrimi i parave "të pista" apo interesave të tjera

pasurore të përfituara me veprime kriminale apo veprime të tjera të kundërligjshme, në para "të pastërta", respektivisht në para të cilat mund të përdoren dhe shfrytëzohen si të hyra legale në transakcionet bankare dhe transakcionet tjera

monetare. eng/en: money laundering

Lypja është dukuri negative shoqërore e cila konsiston në lypjen e të hollave dhe të

mirave të tjera materiale nga të tjerët, pa ofruar kurfarë kundërshpërblimi për të fituarën.

eng/en: begging

Mashtrimi kompjuterik përfshinë manipulimin me kompjuter në mënyrë mekanike apo mënyrë programore elektronike me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror

për vete apo tjetrin apo shkaktim të demit personit tjetër. eng/en: computer fraud

Melankoliku është personi me disponim kryesisht pesimist, i cili ka ndjenja të forta

por që i ndryshon ngadalë, dhe i cili rrallë i shfaqë ato përmes sjelljeve apo pamjeve të jashtme, e kur e bënë atë atëherë përshtypja e jashtme është shumë më e dobët

nga ajo që ndodh në brendinë e tij. eng/en: melancholic

6

Motivi i veprës penale është shtytja e brendshme, nxitja, shkasi, arsyeja që vepron në karakterin, epshin, ndjenjat, vizionet pikëpamjet e shoqërisë dhe botës, në tërë

personalitetin. eng/en: motive of criminal act

Narkomania është gjendje e varshmërisë psikike dhe fizike apo dhe njëres dhe

varshmërisë tjetër nga drogat, e cila paraqitet te personi i cili periodikisht apo përherë konsumon drogën. eng/en: dependency

"Numri i errtë" është numri i veprave penale, kundërvajtjeve, delikteve ekonomike dhe shkeljeve disciplinore të kryera, e të cilat nuk janë zbuluar fare apo nuk iu janë paraqitur organeve proceduese.

eng/en: dark number

Organizata kriminale është bashkim (shoqatë) i më së paku tre personave, anëtarët

e të cilit janë bashkuar për kryerjen e veprave penale. eng/en: criminal organization

"Paratë e pista" janë paratë apo interesat e tjera pasurore të përfituara me veprime kriminale apo veprime të tjera kundërligjore. eng/en: dirty money

Patologjia seksuale përfshinë devijimet dhe çrregullimet e ndryshme seksuale në lidhje me jetën seksuale të cilat paraqitën të personat e caktuar. eng/en: sexual pathology

Pedofilia është devijim seksual, i cili manifestohet në kryerjen e marrëdhënieve seksuale me fëmijë, më qëllim të kënaqjes së instinkteve seksuale. eng/en: pedophilia

Politika kriminale është veprimtari praktike, e cila konsiston në organizimin racional dhe të planifikuar të aktiviteteve shoqërore të drejtuara kah luftimi i kriminalitetit me masa preventive dhe represive.

eng/en: criminal policy

Prevencioni i kriminalitetit paraqet të gjitha masat të cilat ndërmerren për tu tejkaluar, penguar, paraprakisht për t’i ikur kriminalitetit apo paraprakisht mbrojtur shoqëria nga kriminaliteti.

eng/en: crime prevention

7

Prostitucioni është dukuri negative shoqërore e cila konsiston në ofrimin dhe

kryerjën e marrëdhënieve seksuale apo shërbimeve të tjera seksuale nga personat e gjinisë femërore apo të gjinisë mashkullore për çmimin e caktuar i cili mund të

shprehet në të holla apo në të mirë tjetër materiale dhe në atë mënyrë fitimi i arritur paraqet mënyrën e vetme apo dominuese për fitimin e mjeteve përmbushjen e nevojave jetësore.

eng/en: prostitution

Psikologjia kriminale është disciplinë shkencore e cila studion personalitetin e kryesit të sjelljes së ndëshkueshëm (dhe viktimës), me qëllim që të kuptohet sjellja e

tij dhe që të parashihet kryerja e tij si dhe ndikimi në ndryshimin e tij. eng/en: criminal psychology

Psikoneurozat janë forma të lehta të çrregullimit psikik, të cilat zakonisht

manifestohen si rezultat i lëndimeve të thella dhe përmanente psikike. eng/en: psycho neurosis

Psikopatologjia kriminale është disciplinë shkencore e cila studion sjelljet e ndëshkueshme, që janë në lidhje me çrregullimet mentale (psikike) të personalitetit. eng/en: criminal psychopathology

Psikozat janë sëmundje të rënda psikike që mund të shkaktohen nga traumat organike apo psikike.

eng/en: psychosis

Recidivizmi është dukuri individuale e përseritjes së sjelljes delikuente edhe pas dënimit të mëparshëm apo ekzekutimit (zbatimit) të ndonjë sankcioni tjetër penal.

eng/en: recidivism

Reketi është formë e kriminalitetit të organizuar i cili konsiston në pagimin e "tatimit" për organizatën kriminale apo personin fizik, pas shtrëngimit në formë të "mbrojtjes"

nga organizatat tjera kriminale. eng/en: extortion

Represioni ndaj kriminalitetit paraqet të gjitha masat që ndërmirren për ndaluar,

shtrënguar respektivisht shtypur apo luftuar kriminaliteti. eng/en: crime repression

Sadizmi është devijim seksual i cili manifestohet me kënaqjen e instinktit seksuale,

gjatë të cilës partnerit i shkaktohen dhembje dhe vuajtje të mëdha fizike. eng/en: sadism

8

Sangviniku është personi optimist, ndjenjat e të cilit janë mjaft të forta dhe shpejt ndryshojnë, poashtu ato i shfaq ato në mënyrë të vrullshme.

eng/en: sanguine

Satirjaza është çrregullim seksual që shfaqet te personat e gjinisë mashkullore, i cili konsiston në nevojën e rritur kuantitative për kënaqjen e instinkteve seksuale.

eng/en: satyriasis

Shkaset e sjelljes kriminale janë ndikimet e theksuara (akcile) të jashtme në lidhje

me situatën e kryerjes së aktivitetit kriminal, të cilat ndikojnë në marrjen e vendimit konkret për kryerjen e aktivitetit kriminal.

eng/en: causes of criminal behaviour

Sjellja asociale është veprim me të cilin nuk cenohet norma juridike, por vetëm norma morale e ndonjë bashkësie apo madje as ajo, por që qartas është sjellje e cila shmanget nga sjellja e shumicës dhe për atë arsye është e dukshme dhe e vlerësuar

negativisht. eng/en: antisocial behaviour

Sociologjia kriminale është disciplinë shkencore e cila mirret me studimin e sjelljeve të ndëshkueshme dhe sjelljeve të tjera asociale që kanë lidhje më të, si dukuri që

paraqiten si rezultat i konditave shoqërore të jetës. eng/en: criminal sociology

Statistika e kriminalitetit është tërësi e fakteve mbi kriminalitetin, e cila shërben si

burim i të dhënave mbi kriminalitetin. eng/en: crime statistics

Temperamenti është tërësia e vetive të posaçme psikike (kryesisht biologjike) te një personi, që janë të lidhura pikësëpari me përjetimet emotive të tij.

eng/en: temperament

Varshmëria fizike është gjendje e përshtatjes në mjete të varshmërisë e cila përcjellët me vështirësi të theksuara, mirëpo nëse merren mjetet e varshmërisë

atëherë ndërpritet një gjendje e tillë. eng/en: physical dependency

Varshmëria psikike është gjendje në të cilën mjeti i varshmërisë shkaton ndjenjën e kënaqësisë dhe nevojës psikike për marrjen e përkohshme apo të përhershme të atyre mjeteve, ashtuqë të shkaktohet kënaqësia dhe menjanohet jokomoditeti.

eng/en: psychological dependency

Varshmëria psikike nga droga paraqet dëshirën dhe nevojën e personave të caktuar për efekte të tilla të drogës, të cilat menjanojnë jokomoditetin emocional,

zvogëlojnë ngarkesën psikike dhe sjellin kënaqësi. eng/en: psychological dependency upon drug

9

Veprimi ndëshkues është sjellje e kundërligjshme (veprim apo mosveprim) për të cilën sipas dispozitave në fuqi të shtetit përkatës mund të shqiptohet sankcioni gjegjës

(penal etj.). eng/en: punishment action

Viktima latente është personi i cili posedon cilësi të caktuara të cilat e bëjnë që të

jetë i eksponuar krimit. eng/en: vulnerable victim

Viktimat e kriminalitetit janë të gjithë personat të cilëve iu cënohen të drejtat për

jetë, shëndet, integritet dhe siguri, qoftë si individ apo kolektivitet, pa marrë parasysh faktin se pësimi është shkaktuar me veprimin apo mosveprimin e personit fizik apo juridik, të paraparë shprehimisht me dispozitat normative apo me konceptin universal

të të drejtave të njeriut eng/en: victims (of crime)

Viktimologjia është disiplinë shkencore e cila studion problemet kriminologjike që janë të lidhura me viktimën e sjelljes ndëshkuese, dhe me atë mundësohet zbulimi apo ndriçimi më i mirë i shkaqeve të situatës deliktore dhe të ngjarjes.

eng/en: victimology

scr/sh: viktimologija