1mbështetje institucioneve të kosovër për zbatimin e msa ... · 2“2 mbështetje...

22
11Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-sëProjekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16 1 Kryerja e vlerësimit të nevojave për trajnim dhe krijimi i i grupeve të synuara (Aktiviteti 2.1.1) LISTA E TRAJNIMEVE TË MUNDSHME A Trajnimet për Institucionet dhe Politikat e BE-së Trajnimi 1 Vështrim i përgjithshëm i BE-së Kompetencat që duhet të fuqizohen Njohuritë fillestare për konceptimin, arsyet e formimit të BE- së, zhvillimi dhe funksionimi i BE-së, procesi i anëtarësimit në BE dhe marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Përmbajtja Historia e procesit të integrimit të BE-së dhe institucioneve të BE-së Roli i Këshillit Evropian në përcaktimin e agjendës Roli i Komisionit, si organ ekzekutiv, ose kthimi i ‘politikës’ nën udhëheqjen e Presidentit Juncker? Roli i Komisionit Evropian, Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian në hartimin e ligjeve Institucionet e tjera të BE-së, organet dhe agjencitë, p.sh Gjykata e Drejtësisë Ndryshimet më të fundit të Traktatit të Lisbonës, p.sh. BE-ja si akter ndërkombëtar, sistemi i votimit me shumicë të dyfishtë, klauzola për dalje, Funksionimi i BE-së Struktura e drejtës BE-së dhe procesi i vendimmarrjes Tregu i vetëm evropian Politikat e përbashkëta të BE-së, p.sh. konkurrenca, migrimi Procesi i zgjerimit të BE-së Kosova dhe BE-ja Simulimi i procesit të vendimmarrjes në BE, në Këshill Diskutime tjera Krahasimi i institucioneve dhe kompetencave të BE-së me

Upload: others

Post on 18-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1“1Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

1

Kryerja e vlerësimit të nevojave për trajnim dhe krijimi i i grupeve të synuara (Aktiviteti 2.1.1)

LISTA E TRAJNIMEVE TË MUNDSHME A – Trajnimet për Institucionet dhe Politikat e BE-së

Trajnimi 1 Vështrim i përgjithshëm i BE-së

Kompetencat që duhet të fuqizohen

Njohuritë fillestare për konceptimin, arsyet e formimit të BE-së, zhvillimi dhe funksionimi i BE-së, procesi i anëtarësimit në BE dhe marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Përmbajtja Historia e procesit të integrimit të BE-së dhe institucioneve të BE-së

Roli i Këshillit Evropian në përcaktimin e agjendës

Roli i Komisionit, si organ ekzekutiv, ose kthimi i ‘politikës’ nën udhëheqjen e Presidentit Juncker?

Roli i Komisionit Evropian, Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian në hartimin e ligjeve

Institucionet e tjera të BE-së, organet dhe agjencitë, p.sh Gjykata e Drejtësisë

Ndryshimet më të fundit të Traktatit të Lisbonës, p.sh. BE-ja si akter ndërkombëtar, sistemi i votimit me shumicë të dyfishtë, klauzola për dalje,

Funksionimi i BE-së

Struktura e së drejtës së BE-së dhe procesi i vendimmarrjes

Tregu i vetëm evropian

Politikat e përbashkëta të BE-së, p.sh. konkurrenca, migrimi

Procesi i zgjerimit të BE-së

Kosova dhe BE-ja

Simulimi i procesit të vendimmarrjes në BE, në Këshill

Diskutime tjera

Krahasimi i institucioneve dhe kompetencave të BE-së me

2“2Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

2

Kushtetutën e Kosovës

Përbërja dhe ndërveprimi institucional në mes të të gjithë organeve të përfshira në çështjet e BE-së, p.sh. roli i Ministrisë së Integrimit Evropian

Grupi i synuar Gamë e gjerë e shërbyesve civil në nivel qendror dhe lokal, dhe grupet tjera të synuara të institucioneve, të cilat ballafaqohen ose merren me çështjet e integrimit në BE; është i nevojshëm një nivel i caktuar i njohurive profesionale.

Metodologjia, parashikimet e përgjithshme për trajnimin

Kursi do të bazohet në ligjëratat dhe prezantimet, por gjithashtu do të përfshijë edhe punëtoritë dhe simulimet për negocim në grupe punuese të Këshillit.

Prioriteti i mbajtjes së trajnimit

I lartë

Kohëzgjatja e parashikuar 2 ditë

Trajnimi 2 Prioritetet e Politikave të BE-së

Kompetencat që duhet të fuqizohen

Vështrim mbi çështjet më të rëndësishme, të cilat diskutohen në fusha të ndryshme të politikave në nivel evropian

Perfeksionimi i të kuptuarit praktik të relevancës dhe ndikimit të politikave të BE-së në punën e përditshme dhe mekanizmat e zbatimit të duhur të saj në planet e veprimit të Kosovës.

Përmbajtja Dhjetë prioritetet e Komisionit

Sfidat ekzistuese, p.sh. krizat financiare dhe ekonomike, papunësia e të rinjve, politikat e migrimit

Programi i Punës së Komisionit për vitin 2016: Çka nënkupton titulli ‘Agjenda për një Evropë më të bashkuar, më të fortë dhe më demokratike’?

Prioritetet e presidencës ekzistuese dhe pasardhëse të Këshillit të Bashkimit Evropian

E ardhmja e BE-së: integrim më i thellë drejtë Bashkimit fiskal, ekonomik dhe politik?

Çështjet horizontale

Nisma për rregullim më të mirë, p.sh. përqendrimi në çështjet më të rëndësishme

3“3Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

3

Strategjia Evropa 2020 dhe përgatitjet për Agjendën e pas vitit 2020

Modelet dhe parimet e financimit, p.sh. kontrolli i ndihmës shtetërore, tenderët, bashkëfinancimi, qasjet e bazuara në rrezik

Vështrim për zhvillimet më të rëndësishme që ndodhin aktualisht në fushat specifike, përfshirë edhe politikat e zgjerimit

Krahasimi me prioritetet e politikave në Kosovë

Harmonizimi i prioriteteve kombëtare me politikat e BE-së

Argumentimi dhe programimi në pajtim me politikat e BE-së duke marrë parasysh pamjen më të gjerë

Përdorimi i politikave prioritare të BE-së në punën e përditshme

Dallimi ndërmjet diskutimeve teknike dhe mesazheve politike në bazë të kontekstit

Si të referohen prioritetet politike kur të hartohen dhe mbrohen projekt propozimet

Çfarë konkluzione të bëhen nga vlerësimet e jashtme, p.sh. Raporti për Kosovën i vitit 2018

Menaxhimi i informacioneve

Ndjekja e afërt e diskutimeve në nivel të BE-së duke përdorur burimet e hapura të informacionit: si të ’skanohen’ dokumentet e mëdha që ofrohen në nivel të BE-së?

Zhvillimi i qasjeve të reja për të shkëmbyer informacionet si ndërmjet ministrive të ndryshme në Kosovë ashtu edhe në kuadër të tyre

Grupi i synuar Përfaqësuesit në nivel drejtues dhe zyrtarët e lartë, me përvojë të thellë të punës në çështjet e BE-së

Metodologjia, parashikimet e përgjithshme për trajnimin

Kursi do të rregullohet si punëtori me elemente interaktive dhe diskutime të udhëhequra

Një përmbledhje e vegëzave me burimet më të rëndësishme të BE-së do të mund të shërbente si bazë për studime të mëtejme; udhëzuesit për skanimin e rregullt dhe aktivitetet e hulumtimit do të mund të zhvillohet në lidhje me këtë trajnim

4“4Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

4

Prioriteti i mbajtjes së trajnimit

I mesëm

Kohëzgjatja e parashikuar Do të vendoset më vonë, përafërsisht 2 ditë

Trajnimi 3 Vendimmarrja e BE-së në Praktikë

Kompetencat që duhet të fuqizohen

Njohuri të thella për procedurat vendimmarrëse të BE-së

Shkathtësitë personale se s’i të ndiqen interesat tuaja përmes të gjitha fazave përkatëse të ciklit të legjislacionit.

Përmbajtja Shqyrtimi gjithëpërfshirës i tre dimensioneve kyçe që trajtohen në bazë të ciklit të legjislacionit: përcaktimi i agjendës, vendimmarrja dhe zbatimi

Kriteret që përdoren nga Komisioni për elaborimin e propozimeve

Zhvillimi dhe vlerësimi i opsioneve të politikave

Vlerësimi i ndikimit, i cili bënë kombinimin e analizës ligjore me analizat makroekonomike dhe shkencat shoqërore

Mënyrat për të ndikuar në politikat e BE-së

Procedurat formale, p.sh. konsultimet e Shteteve Anëtare

Promovimi i interesave në mënyrë efikase në faza të hershme, p.sh. takimi me zyrtarë të lartë të BE-së, konsultimet publike

Rëndësia përkatëse e institucioneve të BE-së, qeveritë kombëtare dhe palët e ndryshme të interesit

Sfidat e procedurave të brendshme dhe negocimit ndërinstitucional p.sh. ndikimi i rënies në ujdi dhe arritjes së kompromisit për procesin e politikave

Cilat mënyra mund të përdoren nga Kosova para dhe pas anëtarësimit?

Rëndësia e sistemit të paralajmërimit të hershëm

Qasjet proaktive

Grupi i synuar Përfaqësuesit e nivelit drejtues dhe zyrtarë të lartë me përvojë të madhe të punës në çështjet e BE-së, sidomos ata që punojnë në Zyrën e Kryeministrit ose Njësitë e Bashkërendimit të Politikave ose Kuvendit

5“5Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

5

Metodologjia, parashikimet e përgjithshme për trajnimin

Kursi do të bazohet në rastet studimore, ushtrimet dhe diskutimet e thella, duke ofruar një platformë për shkëmbimin e informacioneve dhe rrjetëzimin profesional

Prioriteti i mbajtjes së trajnimit

I lartë

Kohëzgjatja e parashikuar Do të vendoset më vonë, përafërsisht 2 ditë

6“6Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

6

B –Trajnimet që kanë të bëjnë me të Drejtën e BE-së

Trajnimi 4 E drejta e BE-së dhe përafrimi i legjislacionit

Kompetencat që duhet të fuqizohen

Njohuri për Acquis e BE-së dhe procesin e harmonizimit të legjislacionit kombëtar së bashku me sqarimet e terminologjisë, kushtet dhe konceptet kryesore të domenit të së drejtës së BE-së. Çdo çështje e prezantuar duhet të jetë në kontekst të procesit të anëtarësimit në BE, sidomos të procesit të MSA-së dhe detyrimeve të Kosovës për shkak të marrëdhënieve kontraktuale të BE-së dhe Kosovës.

Përmbajtja Hyrje në temën e së Drejtës së BE-së

MSA-ja në kontekst të së Drejtës së BE-së

Lëvizja e lirë e mallrave

Lëvizja e lirë e kapitalit dhe BEM

Liria e themelimit të kompanive dhe Lëvizja e Lirë e Shërbimeve

Lëvizja e lirë e punëtorëve

E drejta për konkurrencë: hyrje, keqpërdorimi i pozitës dominuese, marrëveshjet e papranueshme

E drejta e konkurrencës në sektorin publik, Ligji për të Ndihmën Shtetërore

Grupi i synuar Shërbyesit civil në nivel kombëtar, të cilët punojnë në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me Acquis e BE-së

Metodologjia, parashikimet e përgjithshme për trajnimin

Kursi do të bazohet në ligjërata dhe prezantime, të ilustruara me rastet e praktikës gjyqësore të gjykatës së BE-së.

Prioriteti i mbajtjes së trajnimit

I lartë

Kohëzgjatja e parashikuar 1 ditë e gjysmë

Trajnimi 5 Hartimi i legjislacionit të harmonizuar

Kompetencat që duhet të fuqizohen

Njohja më e mirë e terminologjisë më të rëndësishme

Përmbajtja E drejta suplementare (shtesë), p.sh. parimet e përgjithshme të ligjit, traditat kushtetuese

7“7Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

7

Të drejtat themelore, p.sh. Karta e BE-së, katër liritë

E drejta kryesore, p.sh. kompetencat ekskluzive, ato të ndara dhe mbështetëse të BE-së

Legjislacioni dytësor, p.sh. rregulloret e BE-së, direktivat dhe vendimet me ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, aktet e deleguara dhe zbatuese, kolizioni i ligjeve

Mjetet juridike dhe sanksionet, p.sh. procedurat e shkeljes, humbja e të drejtës të votës

Roli i Acquis në procesin e anëtarësimit

Shkathtësitë e hartimit

Si të përshtatet stili i të shkruarit, për të përmbushur pritjet e Komisionit dhe institucioneve tjera të BE-së

Si të jepet mesazhi i qartë

Si të zhvillohet korniza logjike dhe t’i përmbahemi asaj

Diskutimet të tjera

Sfidat kryesore të harmonizimit të legjislacionit në Kosovë: metodat e zbatimit të rregullit juridik kombëtar, hapësira për manovrime?

Procedurat e bashkërendimit: si të përballemi me të drejtën e BE-së, e cila ndryshon vazhdimisht (sasia dhe shpejtësia e ndryshimeve) në procesin e hartimit të ligjeve kombëtare?

Grupi i synuar Zyrtarët në zyrë dhe zyrtarët e larët ligjorë që kanë një nivel të përvojës me çështje të BE-së dhe hartimin e legjislacionit të harmonizuar

Metodologjia, parashikimet e përgjithshme për trajnimin

Kursi do të bazohet në ligjërata dhe prezantime, të kombinuara me ushtrimet me shkrim dhe diskutimet e udhëhequra, për të lehtësuar shtjellimin e mëtejmë të terminologjisë së qartë.

Rastet studimore, përfshirë rastet e vështira, vendimet e marra nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, zbatimi i vendimeve dhe memorandumeve shpjeguese në legjislacionin kombëtar.

Pjesëmarrësit duhet të inkurajohen të sjellin shembujt nga vendi i tyre i punëve në trajnim, në mënyrë që të diskutohen.

Duhet të shpërndahet një doracak për të siguruar përkthim

8“8Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

8

konsistent të institucioneve të BE-së dhe termave ligjor të BE-së

Mund të krijohet një program i mentorimit për të dhënë asistencën dhe këshillat për detyrat që dalin nga puna e përditshme e ekspertëve, përfshirë edhe pjesëmarrjen në grupet punuese.

Prioriteti i mbajtjes së trajnimit

E lartë

Kohëzgjatja e parashikuar Do të vendoset më vonë, përafërsisht 1-2 ditë

9“9Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

9

C – Trajnimi për Menaxhimin e Ciklit të Trajnimeve

Trajnimi 6 Hyrja në Menaxhimin e Ciklit të Projektit - MCP

Kompetencat që duhet të fuqizohen

Njohuritë themelore për mjetet, të cilat mundësojnë fazat e zhvillimit dhe të menaxhimit të projekteve të BE-së. Qëllimi i këtij trajnimi është njoftimi i shërbyesve civil për programet e BE-së që janë në dispozicion, pjesët fillestare të ciklit të menaxhimit të projektit dhe njoftimi i tyre me metodat analitike të kornizës logjike.

Përmbajtja Prezantim i programeve të ndryshme të BE-së që ofrohen nga KE-ja

Prezantim i programeve të IPA (IPA 1, IPA 2, Skema e Bashkimit)

Korniza ligjore, dokumentet e programit, mjetet e zbatimit, bashkërendimi i programeve ekzistuese

Financimi i programeve – bashkëpunimi transnacional dhe programet ndërkufitare

Konceptet kyçe të ciklit të menaxhimit të projektit, fazë për fazë

Procedurat e financimit nga Komisioni Evropian

Si të nominohet një projekt

Zbatimi i programeve, monitorimi i zbatimit dhe vlerësimi.

Grupi i synuar Gamë e gjerë e shërbyesve civil në nivel kombëtar dhe lokal, të cilët e kanë kaluar trajnimin për çështjet e BE-së dhe janë të përfshirë në procesin e integrimit në BE, por nuk kanë njohuri me temat e përgatitjes dhe zbatimit të projekteve të BE-së.

Metodologjia, parashikimet e përgjithshme për trajnimin

Trajnimi, ligjërata të kombinuara dhe prezantime me punëtori praktike, të organizuara në grupe punuese më të vogla.

Prioriteti i mbajtjes së trajnimit

I lartë

Kohëzgjatja e parashikuar 2 ditë

Trajnimi 7 Trajnimi i avancuar për Menaxhimin e Ciklit të Projektit –

10“10Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

10

MCP

Kompetencat që duhet të fuqizohen

Njohuri gjithëpërfshirëse për zhvillimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e projekteve të BE-së. Trajnimi paraqet mjete të ndryshme për zbatimin e të gjitha fazave të projektit.

Përmbajtja Prezantim i programeve të ndryshme të BE-së, të cilat ofrohen nga KE-ja

Prezantim i programeve të IPAs(IPA 1, IPA 2, Skema e Bashkimit)

Korniza ligjore, dokumentet strategjike orientuese, ndarjet buxhetore për Kosovën, dokumentet e programimit, mjetet e zbatimit, bashkërendimi i programeve ekzistuese

Hyrje në qasjen sektoriale dhe kriteret e tyre

Financimi i programeve – bashkëpunimi transnacional dhe programet ndërkufitare

Hyrje në menaxhimin e cikleve të projektit, fazë për fazë

Programi: identifikimi dhe vlerësimi

Procedurat e financimit nga Komisioni Evropian

Përshkrimi i procedurave të tenderit dhe llojet e kontratave, skemave të granteve

Zbatimi i programeve, monitorimi i zbatimit dhe vlerësimi

Rastet nga praktika

Simulimi i përgatitjes së një projekt propozimi

Grupi i synuar Shërbyesit civil në nivel kombëtar dhe lokal, të cilët janë të përfshirë në përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të BE-së

Metodologjia, parashikimet e përgjithshme për trajnimin

Trajnimi i kombinuar me ligjërata dhe prezantime me punëtori praktike, simulime të përgatitjes së projekt propozimit, të organizuara në grupe punuese të vogla

Prioriteti i mbajtjes së trajnimit

I lartë

Kohëzgjatja e parashikuar 3 ditë

11“11Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

11

D – Trajnimet e ndërlidhura me Procesin e Integrimit dhe Anëtarësimit në BE

Trajnimi 8 Raportimi për Progresin në Çështjet e BE-së

Kompetencat që duhet të fuqizohen

Shkathtësitë e të shkruarit dhe ato analitike

Përmbajtja Vështrim i llojeve të ndryshme të raporteve

Kriteret raportimit në BE që janë të përhapura në tërë sektorët, p.sh. gjashtëmujori Evropian, notimi juridik (“legal scoreboard”), ndihmën shtetërore, sigurinë e lodrave, mbeturinave

Raportet që kanë të bëjnë me negociatat për anëtarësim, p.sh. kontributet për raportet e shteteve

Si të përdoret gjuha lokale në atë mënyrë, e cilat e lehtëson më vonë përkthimin, p.sh. fjalitë e shkurtra, gramatika e thjeshtë, përsëritja e fjalëve identike kur kuptimi është i njëjtë

Si të raportohet për progresin

Analizimi i qëllimit të raportit, p.sh. mbledhja e të dhënave, monitorimi, rritja e transparencës

Targetimi i audiencës për informacionin që do të jepet: raport teknik, apo mesazh politik?

Si të jepet një mesazh i qartë

Si të zhvillohet korniza logjike dhe t’i përmbahemi asaj

Përmirësimi i shkathtësive analitike, duke përdorur treguesit dhe nëntreguesit

Roli i matësve të progresit

Si të lehtësohet bashkërendimi

Përkufizimi i qartë i detyrave dhe afateve duke i lënë kohë të mjaftueshme përkthimit

Përdorimi i terminologjisë, stilit dhe formatit konsistent për të lehtësuar redaktimin përfundimtar

Grupi i synuar Përfaqësuesit e nivelit drejtues, zyrtarë të lartë që kanë përvojë të madhe të punës në çështjet e BE-së, zyrtarët e përfshirë në hartimin e raporteve

Metodologjia, parashikimet e përgjithshme për

Kursi bazohet në ligjërata dhe prezantime, të kombinuara me shembujt praktik, punën në grupe dhe diskutime të

12“12Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

12

trajnimet, udhëhequra

Pjesëmarrësit duhet të inkurajohen të marrin shembuj nga vendi i tyre i punës në trajnim në mënyrë që ato të diskutohen.

Prioriteti i mbajtjes së trajnimit

I lartë

Kohëzgjatja e parashikuar Do të vendoset më vonë, përafërsisht 2-3 ditë

Trajnimi 9 Shkathtësitë për Komunikim Efiçient dhe Efikas

Kompetencat që duhet të fuqizohen

Shkathtësitë për komunikim

Përmbajtja Mbështetja e publikut për anëtarësim në BE është jetike për suksesin e saj

Hartimi i strategjisë së përgjithshme për komunikim sa i përket BE-së

Qasjet që janë veçanta për sektorin

Ngjarjet e veçanta, p.sh. Dita e Evropës në muajin maj

Lidhja e çështjeve evropiane me ato kombëtare

Theksimi i prioriteteve përkatëse evropiane dhe kombëtare

Informimi për nismat e reja të BE-së në çështjet e komunikimit sa i përket BE-së

Si ndikojnë politikat e BE-së në jetët tona të përditshme

Bashkëpunimi efikas në mënyrë që të gjitha institucionet e Kosovës dhe akterët përkatës të flasin me një zë në Bruksel

Bashkërendimi kombëtar i politikave të komunikimit sa i përket BE-së

Bashkërendimi dhe menaxhimi i akterëve me shoqërinë civile, organizatat joqeveritare, ‘think thanks’, universitetet, gazetarët, etj.

Si t’i komunikohen publikut të gjerë arritjet dhe ndryshimet në mënyrë të kuptueshme

Porosi të qarta pa informacione çorientuese

Gjuhë të përditshme, duke ju shmangur termave teknike dhe citimeve të burimeve ligjore – sidomos kur i

13“13Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

13

drejtohemi pubikut gjerë

Komunikimi proaktiv

Përdorimi i mediave sociale

Grupi i synuar Përfaqësuesit nga niveli drejtues, punonjësit e Zyrës së Kryeministrit, zyrtarë që kanë përvojë të madhe në çështjet e BE-së, zyrtarët e përfshirë në marrëdhëniet me publikun, zëdhënësit

Metodologjia, parashikimet e përgjithshme për trajnimin

Kursi bazohet në ligjëratat dhe prezantimet, e kombinuara me ushtrimet praktike, punë në grupe dhe diskutimet e udhëhequra.

Pjesëmarrësit duhet të inkurajohen të sjellin në trajnim shembujt nga vendi i tyre i punës në mënyrë që ato të diskutohen

Prioriteti i mbajtjes së trajnimit

I lartë

Kohëzgjatja e parashikuar Do të vendoset më vonë, përafërsisht 1 ditë

Trajnimi 10 Politikat e BE-së për Zgjerim

Kompetencat që duhet të fuqizohen

Njohuritë fillestare për politikën e zgjerimit të BE-së dhe njohja me terminologjinë më të rëndësishme.

Përmbajtja Zhvillimi i BE-së

Sfidat historike dhe mënyrat e ballafaqimit me to: zgjerimi nga 6 në 28 Shtete anëtare, Brexiti dhe formati i BE 27

Çështjet kryesore në Politikat e BE-së për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim: Stabiliteti, hapja, mundësia për t’u integruar?

Strategjia e re e Komisionit për Ballkanin Perëndimor: Çka do të thotë kjo për Kosovën?

Kriteret e anëtarësimit të përcaktuara në Këshillin Evropian në Kopenhagë më 1993 dhe të konfirmuara në Këshillin Evropian në 1995; kushtet shtesë

Fazat e procesit për t’iu bashkuar BE-së

Strategjitë e paraanëtarësimit, p.sh. marrëveshjet e dypalëshe

Momenti kur dikush bëhet kandidat zyrtar për anëtarësim

14“14Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

14

Fillimi i negociatave formale për anëtarësim, p.sh. miratimi i së drejtës së BE-së, e cila tashmë është krijuar

Përfundimi i negociatave, p.sh. traktati për anëtarësim

Detyrimet pas anëtarësimit dhe sanksionet e mundshme

Gjendja ekzistuese në Kosovë

Kronologjia e marrëdhënieve me BE-në dhe pasqyra e dokumenteve kryesore

Gjendja ekzistuese e përafrimit drejt standardeve të BE-së në Kosovë duke marrë parasysh kapitujt më kryesorë të Acquis, p.sh. sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe media

Ndihma financiare dhe teknike: IPA, programet dhe asistenca tjetër dypalëshe dhe kombëtare

Grupi i synuar Zyrtarët që kanë pak përvojë në çështjet që kanë të bëjnë me BE-në

Metodologjia, parashikimet e përgjithshme për trajnimin

Kursi duhet të bazohet në ligjërata dhe prezantime, të ilustruara me shembuj dhe raste studimore, dhe diskutimet e udhëhequra

Prioriteti i mbajtjes së trajnimit

I lartë

Kohëzgjatja e parashikuar Do të vendoset më vonë, përafërsisht 1-2 ditë

Trajnimi 11 Shkathtësitë e Negocimit për Procesin e Anëtarësimit në BE

Kompetencat që duhet të fuqizohen

Pjesëmarrësve do t’ju sqarohet kush janë akterët kryesorë në anën e BE-së, cilat janë rolet e tyre në çështjet e zgjerimit dhe procesin e negocimit dhe marrëdhëniet ndër-institucionale. Përqendrim i veçantë duhet t’i kushtohet tregimit se cilët janë bashkëbiseduesit në kuadër të institucioneve të BE-së për trajtimin e çështjeve të veçanta dhe sqarimin e veçorive kombëtare.

Përmbajtja Procesi i vendimmarrjes në BE

Risitë e Procesit të Negocimit për Anëtarësim në BE

Bashkërendimi i çështjeve të BE-së gjatë fazës së paranegociimit – baza për menaxhimin procesit të ardhshëm të negocimit me BE-në

Korniza kombëtare negociuese – struktura organizative

15“15Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

15

Analizimi i procesit të negocimit dhe identifikimi i sfidave të mundshme, p.sh. kriteri për miratim të njëzëshëm për fillimin e negociatave

Identifikimi i palëve të ndryshme, p.sh. Konferencat Ndërqeveritare, roli i Komisionit si ndërmjetësues, Grupi Punues i Këshillit të BE-së për zgjerim, Grupet Punuese për përgatitjen e negociatave për kapitujt individual të shtetit kandidat, roli i përkthyesve

Fazat e negocimit për anëtarësim – skanimi (teori dhe praktikë)

Procesi i hapjes dhe negocimit të kapitujve individual

Matësit e progresit– mjetet për menaxhimin e procesit të negocimit, p.sh. duke dhënë stimulime për të ndërmarrë reformat e nevojshme në fazë të hershme.

Negocimi i Qëndrimit Kombëtar dhe Qëndrimi i Përbashkët i BE-së

Puna anësore – negociatat në hije

Raportimi për BE-në dhe shkrimi i këshillave

Statusi i shtetit që është në anëtarësim e sipër

Negociatat si sipërmarrje gjithëpërfshirëse dhe dinamike

Përgatitja e autoriteteve dhe institucioneve shtetërore para fillimit të negociatave

Krijimi i strukturave për bashkërendim

Si të identifikohen detyrat më të rëndësishme.

Grupi i synuar Shërbyesit civil nga niveli kombëtar, të cilët punojnë në Departamentet e BE-së që janë të përfshira në procesin e MSA-së, sidomos ato që tashmë kanë marrë pjesë në kursin Hyrje në Shkathtësitë e Përgjithshme të Negocimit në BE

Metodologjia, parashikimet e përgjithshme për trajnimin

Trajnimi duhet të jetë shumë interaktiv dhe pjesëmarrës, i mbushur me shembuj nga jeta e përditshme. Është sugjeruar të bëhet kombinimi i prezantimeve, rasteve studimore dhe diskutimeve

Prioriteti i mbajtjes së trajnimit

I lartë

Kohëzgjatja e parashikuar 2 ditë

16“16Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

16

Trajnimi 12 Përfaqësimi i qëndrimeve kombëtare në BE

Kompetencat që duhet të fuqizohen

Përmirësimi i njohurive për procesin e vendimmarrjes në BE, përfaqësimi dhe mbrojtja e qëndrimit kombëtar në arenën e BE-së, mekanizmat bashkërendues dhe efikasiteti i tyre.

Përmbajtja Çështjet evropiane, prania kombëtare dhe ndikimi

Sistemi i vendimmarrjes së BE-së, COREPER I, II, grupet punuese, praktika e trialogut dhe pasojat

Dinamika e bashkëpunimit institucional

Bashkërendimi ndërministror i qëndrimeve kombëtare

Përgatitja dhe përfaqësimi i qëndrimeve kombëtare

Roli dhe puna e Përfaqësuesit në Bruksel

Grupi i synuar Shërbyesit civil nga niveli kombëtar që punojnë në Departamentet e BE-së, që janë të përfshirë në procesin e MSA-së

Metodologjia, parashikimet e përgjithshme për trajnimin

Trajnimi duhet të kombinohet me prezantime, raste të shkurtra studimore dhe diskutime.

Prioriteti i mbajtjes së trajnimit

I lartë

Kohëzgjatja e parashikuar Gjysmë dite

Trajnimi 13 Shkathtësitë e Avancuara të Negocimit për Procesin e Anëtarësimit në BE

Kompetencat që duhet të fuqizohen

Vështrim mbi sfidat që duhet të priten gjatë procesit të anëtarësimit.

Shkathtësitë personale për negocim.

Përmbajtja Përmirësimi i shkathtësive të negocimit për efikasitet më të madh

Rafinimi i stilit tuaj personal të negocimit për të arritur rezultate më të mira dhe për të ndërtuar vetëbesim në fuqinë tuaj për negocim (bargaining)

Përmirësimi i negociatave duke krijuar marrëdhënie pozitive me të gjitha palët në tavolinë, duke e ditur se si mund të ndikojnë në negociata njëanshmëritë personale dhe dallimet kulturore.

Njohja e taktikave të negocimit (bargaining) dhe njohja se s’i ti përgjigjemi atyre duke krijuar vlerë dhe krijuar

17“17Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

17

rezultate, me të cilat fitojnë të dy anët përmes kuptimit të interesave të të gjitha palëve.

Sfidat e negociatave dhe elementeve të shumanshme, të cilat i bëjnë negociatat për anëtarësim të dallojnë nga negociatat tradicionale ndërkombëtare.

Menaxhimi më efikas i ekipeve të negociatorëve.

Identifikimi i çështjeve të negociueshme dhe të panegociushme

Opsionet e kufizuara sa i përket kushteve dhe kohës së miratimit, zbatimit dhe jetësimit të Acquis, p.sh. derogimet, periudhat kalimtare, përjashtimet

Aranzhimet dhe transferet financiare: sa të paguhet dhe sa të merret nga buxheti i BE-së

Përfundimi i negociatave në kapituj të caktuar, parimi i ‘asgjë nuk është e mbyllur përderisa nuk përmbyllen të gjitha’, mundësia e pezullimit të negociatave

Traktati i anëtarësimit, p.sh. klauzolat e mbrojtjes

Kërkesat për të fituar mbështetjen e Këshillit të BE-së, Komisionit dhe Parlamentit Evropian, dhe të gjitha Shteteve Anëtare (ratifikimi në bazë të rregullave të tyre kushtetuese, p.sh. vota parlamentare, referendumi)

Aranzhimet e veçanta për periudhën kalimtare, p.sh. komentet për projektpropozimet e BE-së, statusi i vëzhguesit aktiv në organet dhe agjencitë e BE-së

Detyrimet pas anëtarësimit dhe sanksionet e mundshme

Pengesat gjatë tërë procesit

Hapërimi i negociatave mund të ndryshojë për shkak të shpejtësisë së reformave dhe faktorëve të tjerë; identifikimi i afateve të për dorëzimin e dokumenteve dhe përkthimeve

Bindja e të gjitha palëve të përfshira në procesin e negociatave duke e komunikuar progresin në mënyrën e duhur

Përgatitja e strategjive për zbatim, të cilat bazohen në fakte

Përdorimi udhëzuesve për të garantuar koherencën e

18“18Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

18

dokumenteve, që duhet të përdoren gjatë negociatave

Si të hartohen konceptet për formulimin e qëndrimeve negociuese dhe për kryerjen e vetë negociatave

Si të trajtohen çështjet që janë të veçanta për shtetin dhe si të shihen aspektet sektoriale në perspektivë

Si të ballafaqohemi me bllokimin e negociatave nga një anëtar i vetëm i BE-së

Bashkëpunimi efikas në mënyrë që të gjithë akterët të bashkërendojnë aktivitetet dhe strategjitë e tyre dhe të flasin me një zë në Bruksel

Menaxhimi i vëllimit të punëve si sfidë për përkthyesit

Si të formohen strukturat dhe të bëhet përgatitja për kohën kur Kosova pritet të bëhet Shtet i plotë anëtar i BE-së

Mësimet e mësuara nga të tjerët

A mund të shërbejnë si model traktatet e anëtarësimit të Sllovenisë dhe Kroacisë?

Klauzolat e zgjeruara të kushteve për Bullgarinë dhe Rumaninë

Përpjekjet për të përmirësuar strategjitë duke ndjekur nga afër negociatat për anëtarësim të Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë

Grupi i synuar Përfaqësuesit nga niveli i lartë drejtues dhe zyrtarë të lartë që kanë përvojë të madhe në çështjet e BE-së; të gjithë pjesëmarrësit e këtij kursi duhet të kenë marrë pjesë më herët në Shkathtësitë e Negocimit dhe Procesin e Anëtarësimit në BE

Metodologjia, parashikimet e përgjithshme për trajnimin

Kursi do të krijohet si punëtori me elemente interaktive, të ilustruara me raste studimore dhe përvojë të dorës së parë, përfshirë detyrat në grup, vlerësimin e profileve individuale të negocimit dhe simulimet.

Për këtë trajnim do të nevojiten disa trajnues.

Rekomandohet shumë të krijohen grupe punuese gjatë trajnimit, të cilat do të vazhdojnë informimin dhe mbështetjen ‘kolegu-për-kolegun’ gjatë tërë procesit të negocimit

Prioriteti i mbajtjes së trajnimit

Po bëhet gjithnjë e më i lartë meqenëse procesi po ec përpara. Nuk është urgjent për tash, por i dobishëm për të

19“19Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

19

ardhmen

Kohëzgjatja e parashikuar Do të vendoset më vonë, përafërsisht 4-5 ditë, varësisht prej vëllimit të ushtrimeve simuluese.

20“20Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

20

E – Trajnimi për Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerëzore

Trajnimi 14 Menaxhimi dhe Zhvillimi i Burimeve Njerëzore në pajtim me Standardet e BE-së

Kompetencat që duhet të fuqizohen

Perfeksionimi i shkathtësive të menaxhimit dhe të kuptuarit praktik të masave për promovimin e kompetencave të BE-së

Përmbajtja Standardet dhe praktikat më të mira të BE-së për administratën publike p.sh. parimet ligjore, besueshmëria, parashikueshmëria, procedurat e drejta, menaxhimi profesional, qeverisja dhe roli i vlerave publike, efiçienca dhe efikasiteti, politizimi i tepërt dhe standardet e integritetit, transparenca

Mekanizmat e kontrollit dhe llogaridhënia

Forcat udhëheqëse për njëjtësim/bashkim (“convergence”), p.sh. SIGMA dhe Hapësira Administrative Evropiane

Ndërlidhja e reformave publike me procesin e anëtarësimit në BE, p.sh. ndryshim i menaxhmentit, ndërtimi i kapaciteteve administrative për zbatimin Acquis

Zhvillimi i kompetencave për BE-në, p.sh. profilet adekuate për pozitat kur të bëhet punësimi i punonjësve të ri; shqyrtimi i përvojës së punës në fushën e çështjeve të BE-së si kriter për ngritje në detyrë

Kualifikim dhe zhvillimi i karrierës p.sh. vizitat studimore në Bruksel, konsultimet me ekspertët e huaj

Çështjet e Udhëheqjes

Teknikat për të menaxhuar nivelin e lartë të lëvizjes së punonjësve që punojnë në çështjet të BE-së

Teknikat për të menaxhuar vëllimin e lartë të informacioneve, shpejtësinë dhe vëllimin e madh të punëve në çështjet e BE-së, p.sh. prioritizimi, përcaktimi i agjendave, menaxhimi i kompleksitetit

Motivimi, p.sh. si të ballafaqohemi me afatet kohore të paqarta të procesit të anëtarësimit dhe t’i jepni punonjësve tuaj ndjenjën për të bërë diçka të rëndësishme; si të inkurajohen zyrtarët që kanë përvojë përkatëse të punojnë si trajnues

21“21Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

21

Grupi i synuar Përfaqësuesit e nivelit drejtues dhe zyrtarët që merren me menaxhimin e burimeve njerëzore

Metodologjia, parashikimet e përgjithshme për trajnimin

Kursi bazohet në ligjërata, prezantime, ushtrime praktike, punë në grup dhe diskutime të drejtuara, krijimi i platformës për shkëmbime të mendimesh dhe rrjetëzim profesional

Prioriteti i mbajtjes së trajnimit

Mesatare

Kohëzgjatja e parashikuar Do të vendoset më vonë, përafërsisht 1 ditë, përfshirë edhe kohën e mjaftueshme për vetëreflektim dhe aktivitete të rrjetëzimit

Trajnimi 15 Terminologjia e BE-së

Kompetencat që duhet të fuqizohen

Përmirësimi i shkathtësive të gjuhës

Përmbajtja Hyrje në gjuhën angleze që përdoret për punë, p.sh si të hartohen letrat dhe komunikimet

Hyrje në shkathtësitë fillestare të të shkruarit që kanë të bëjnë me të drejtën e harmonizuar, projekt propozimet dhe raportimet

Terminologjia më e rëndësishme BE-së për çështjet e përgjithshme

Terminologjia më e rëndësishme e BE-së në politikat e veçanta dhe sektoriale të BE-së, përfshirë edhe terminologjinë ligjore fillestare

Terminologjia më e rëndësishme që ka të bëjë me institucionet e BE-së, politikat dhe vendimmarrjen në BE

Terminologjia më e rëndësishme në BE sa i përket zbatimit të MSA-së dhe procesit të anëtarësimit

Metodat

Përdorimi i fjalorit të saktë dhe konsistent p.sh. gjatë hulumtimit të dokumenteve të BE-së në bazat e të dhënave ‘online’, të cilat tashmë janë përkthyer

Vështirësitë gjatë procesit të përkthimit nëse fjalori ka të bëjë me strukturë të ndryshme institucionale ose koncept të ndryshëm ligjor

Përmirësimi i shkathtësive të gjuhës angleze për punës, p.sh. duke lexuar ‘newsletter’ në gjuhën angleze, dokumentet e BE-së, etj.

22“22Mbështetje Institucioneve të Kosovër për Zbatimin e MSA-së”

Projekti i Binjakëzimit KS 14 IPA OT 01 16

22

Grupi i synuar Të gjithë punonjësit me shkathtësi fillestare deri mesatare të gjuhë angleze

Metodologjia, parashikimet e përgjithshme për trajnimin

Kursi duhet të bazohet në ushtrimet në të shkruar, lexuar, folur dhe të kuptuar

Duhet të shpërndahet një doracak për të garantuar përkthim konsistent të institucioneve të BE-së dhe termeve juridike të saj.

Prioriteti i mbajtjes së trajnimit

I lartë

Kohëzgjatja e parashikuar Do të vendoset më vonë, përafërsisht 2 ditë