2007/08 informim për prindërit - bro.gov.mk · pdf filedhe programeve të reja...

20
2007/08 Arsimi i ri fillor NËNTËVJEÇAR Informim për prindërit Informim për prindërit

Upload: dangcong

Post on 17-Feb-2018

225 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

2007/08

Arsimi i ri fillor NËNTËVJEÇAR

Informim për prindëritInformim për prindërit

Arsimi i ri fillor NËNTËVJEÇAR

Të nderuar prindër,Me këtë rast do t’ju informojmë me aktivitetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

për aplikimin e arsimit fillor nëntëvjeçar në Republikën e Maqedonisë. Modelin

që e propozon Ministria e Arsimit është në pajtim me Kushtetutën e Republikës

së Maqedonisë dhe me Ligjin për arsimin fillor. Për ndryshimet e propozuara janë

marr parasyshë të arriturat bashkëkohore në arsim në vendet e Unionit Evropian,

rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe organizatave tjera kombëtare.

Megjithatë vemendje të veçantë i kushtohet përvojës në arsimin fillor në Republikën

e Maqedonisë, në veçanti përvojës që është arritur në një numër të madh të shkollave

fillore dekadën e fundit. Në këtë pikëpamje disa nga vendimet e Konceptit për arsimin

dhe edukimin fillor nëntëvjeçar, gjegjësisht janë vërtetuar në shkollat e Republikës së

Maqedonisë. Mirëpo, nënkuptohet që për disa prej tyre do të nevojitet përpunim dhe

konkretizim i mëtejshëm në praktikën pedagogjike.

Në arsimin fillor orientimi është i përqëndruar ndaj të drejtave të nxënësit si dhe

ndaj përgjegjësive të tyre në mësim dhe në të mësuar. Gjithashtu, janë vërtetuar jo

01

Informim për prindërit

Ars

imi i

ri f

illor

NËN

TËVJ

EÇA

R

02

vetëm kompetencat e arsimtarëve, prindërve, shërbimit profesional të shkollës dhe

vetëqeverisjes lokale, por edhe përgjegjësit e tyre. Kjo formë e re e shkollimit do

të kujdeset më shumë për shëndetin e fëmijëve dhe të gjithë të punësuarëve në

shkollë, kursa jeta dhe mësimi në shkollë do të orientohen drejt zhvillimit të klimës

pozitive në shkollë dhe kulturës së jetesës në shoqërinë demokratike.

Për zbatimin e suksesshëm të këtij modeli do të jetë i domosdoshëm të organizohet

pranimi i fëmijëve dhe sigurimi i qëndrimit të vazhdueshëm në shkollë sipas

kërkesave dhe nevojave të prindërve. Sipas konceptit parashikohet që nxënësit

pjesën më të madhe të obligimeve të tyre t’i përmbushin në shkollë, kurse kohën e

tyre të lirë ta shfrytëzojnë për shoqërim me moshatarët e tyre dhe në familje.

Zbatimi i suksesshëm i këtij koncepti në masë të madhe do të varet nga përkrahja e

prindërve dhe vetëqeverisjes lokale në kompetenca të së cilës janë shkollat fillore.

* * * * *

Shpresoj se në tërë vendin tonë do të zhvillohet klimë pozitive për realizim të suksesshëm të planit të ri mësimor dhe programeve të reja mësimore të cilat do të jenë në pajtim me standardet për këtë lloj arsimimi në vendet e zhvilluara. Vetëm me përkrahje optimale nga të gjithë faktorët në edukim dhe arsim në Republikën e Maqedonisë do të sigurojmë arsimim cilësor për fëmijët tanë.

Sulejman RushitiMinistër i Arsimit dhe Shkencës

Informim për prindërit

Me ndryshimet e ligjit për arsimin e mesëm në Republikën e Maqedonisë do të rritet edhe kohëzgjatja e arsimit të detyrueshëm. Në shkollë fillore nxënësi do të mundet të zgjedh program që do të zgjat së paku një, kurse më së shumti katër vjet, varësisht nga interesi dhe aftësitë e tyre.

Regjistrimi në shkollë në moshën gjashtëvjeçareShkolla e tanishme fillore zgjat tetë vite. Në arsimin e detyrueshëm duke filluar nga vitit shkollor 2004/2005 merret parasysh edhe viti përgatitor, kështu që për të gjithë fëmijët që janë regjistruar në shkolla gjatë tre viteve të fundit arsimi i tyre do të zgjasë, gjegjësisht nëntë vjet.

03

Shkolla fillore e re do të zgjasë nëntë vite, fëmijët do të regjistrohen në shkollë në moshën gjashtëvjeçare – siç është edhe në të gjitha vendet evropiane.

Mosha në vite 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17

Maqedoni

Slloveni

Angli dhe Vells

Austri

Danimarkë

Finlandë

Francë

Greqi

Itali

Luksenburg

Holand

Suedi

Regjistrimi dhe kohëzgjatja e arsimit të detyrueshëm tek ne dhe në vendet tjera

04

NDARJA NË TRI PERIUDHAShkolla e tanishme tetëvjeçare është e ,,ndarë’’ në mësim klasor (prej klasës së I deri të IV) dhe mësimi lëndor (prej klasës së V deri të VIII), kalimi prej një lloj mësimi në tjetër për shumë nxënës paraqitej problem, pasiqë pas klasës së IV përnjëherë është rritur numri i lëndëve, numri i arsimtarëve, ndërsa rriten edhe të priturat nga nxënësit.

Në shkollën fillore të re nëntëvjeçare do të ketë tri periudha të cilat do të mundësojnë që gradualisht e me këtë edhe më lehtë kalimin e nxënësve nga klasat më të ulta në klasa më të larta.

Ars

imi i

ri f

illor

NËN

TËVJ

EÇA

R

PERIUDHA E PARË prej klasës së I deri të III

•• Numri i fondit javor të orëve nuk do të tejkalon 22 orë. Në të tre vite mësimin në të gjithë lëndët, përveç në gjuhën angleze, do ta realizojë arsimtari klasor, ndërsa në klasën e I (varësisht nga kushtet në shkollë) mësimin do ta realizojë edhe arsimtari i edukimit parashkollor.

• Arsimtarët e edukimit parashkollor dhe klasor do të jenë të aftë me trajnim plotësues që ta realizojnë mësimin me fëmijë të moshës gjashtëvjeçare.

• Nxënësit do të kenë kohë të mjaftueshme që ti arrijnë njohuritë dhe shkathtësitë themelore meqë përmbajtjet, metodat dhe qasja në punë do ti përshtaten moshës së tyre, sipas përparimit të secilit fëmijë.

• Mësimi dhe të mësuarit e nxënësve do të jenë në përputhshmëri me karakteristikat e moshës së re shkollore. Organizimi i orëve do të jetë më fleksibil, nxënësit më lirshëm do të komunikojnë dhe do të lëvizin në klasë. Hapsira dhe renditja e mobiljeve do të mundësojë që mësimi të zhvillohet në mënyrë të natyrshme për nxënësit.

Informim për prindërit

05

• Arsimtarët do ta vlerësojnë njohurinë dhe përparimin e nxënësve me shkrim sipas formularëve të përgatitur.

• Nxënësit nga bashkësia e romëve, vllehëve dhe boshnjakëve mund ta mësojnë gjuhën dhe kulturën e tyre duke fillor prej klasës së III.

• Në fund të periudhës së parë njohuritë e nxënësve në lëndët gjuhë maqedone, shqipe, turke ose serbe dhe në matematikë do të kontrollohen me testet e standardizuara të njohurive. Rezultatet do të shfrytëzohen si informatë kthyese se sa janë arritur njohuritë e pritura. Këto informata do t’ju shërbejnë nxënësve dhe prindërve, por nuk kanë të ndikojnë në notat e nxënësve.

PERIUDHA E DYTË prej klasës së IV deri të VI

• Numri i fondit javor të orëve në lëndët e detyrueshme nuk do të tejkaloj 27 orë. Nga viti në vit gradualisht do të rritet numri i lëndëve dhe numri i arsimtarëve të cilët e realizojnë mësimin.

• Arsimtarët do ti vlerësojnë njohuritë e nxënësve me shkrim dhe me numra në secilën lëndë. Në fund të vitit shkollor, për çdo klasë, nxënësit do të marrin dëftesa me nota numerike. Përmes notave me shkrim nxënësit gradualisht do të njoftohen me atë seçka d.t.th. apo(përmban) nota numerike.

• Nxënësit nga bashkësia e romëve, vllehëve dhe boshnjakëve mund ta mësojnë gjuhën dhe kulturën e tyre gjatë tërë periudhës së dytë.

• Gradualisht aplikohen lëndë të detyrueshme. Lënda e krijimtarisë për nxënësit në klasë të IV dhe V, lënda gjuhë shqipe në klasë të VI. Në listën e lëndëve zgjedhore në klasën e VI secila shkollë duhet ta ofrojë lëndën njohja e religjioneve dhe etikën.

• Në fund të periudhës së parë njohuritë e nxënësve në lëndët gjuhë maqedone, shqipe, turke ose serbe, matematikë dhe gjuhë të huaj ( kurse me propozim të ministrit të arsimit mundet edhe lëndë tjetër) do të kontrollohen nga arsimtarët e shkollës me testet e standardizuara të njohurive. Rezultatet do të shfrytëzohen si informatë kthyese se sa janë arritur njohuritë e pritura. Këto informata do t’ju shërbejnë nxënësve dhe prindërve, por nuk kanë të ndikojnë në notat e nxënësve.

06

PERIUDHA E TRETË prej klasës së VII deri të IX

• Numri i fondit javor të orëve në lëndët e detyrueshme nuk do të tejkaloj 31 orë. Të gjithë lëndët do ti ligjerojnë arsimtarët lëndor.

• Nxënësit do të mësojnë më shumë lëndë në krahasim me periudhën e dytë. Shkolla sipas nevojave dhe interesave të nxënësve do t’ju ofrojnë listë të lëndëve zgjedhore. Shkolla duhet të ofrojë së paku tre lëndë zgjedhore, ndërsa nxënësi në një klasë mund të zgjedh së paku një, e jo më tepër se dy lëndë.

• Arsimtarët njohurinë e nxënësve do ta vlerësojnë me nota numerike.

• Prej klasës së VII deri të IX ato nxënës që kanë njohuri dhe aftësi të posaçme në lëndë të ndryshme, e veçanarisht në gjuhën maqedone, gjegjësisht shqipe, turke ose serbe, matematikë dhe gjuhë të huaj mund të bashkangjiten në grupe me nxënës me njohuri dhe aftësi të ngjajshme edhe atë më së shumti në vëllim prej 25% nga numri i përgjithshëm i orëve për këto lëndë mësimore të punojnë në grupet sipas programit me kërkesa më të larta. Nxënësit në orët nga pjesa e mbetur e mësimit edhe nga këto lëndë janë në paralelet am në klasët etyre.

• Në fund të periudhës së tretë njohuritë e nxënësve në lëndët gjuhë maqedone, shqipe, turke ose serbe, matematikë dhe gjuhë të huaj ( kurse me propozim të ministrit të arsimit mundet edhe lëndë tjetër) do të kontrollohen me testet e standardizuara të njohurive. Rezultatet edhe të këtyre do të shfrytëzohen si informatë kthyese se sa janë arritur njohuritë e pritura. Këto informata do t’ju shërbejnë nxënësve dhe prindërve, por nuk kanë të ndikojnë në notat e nxënësve.

Secila shkollë, madje edhe shkolla me numër më të vogël të paraleleve, ka për obligim që nxënësve të klasës së njejtë t’ju ofrojë së paku tre lëndë zgjedhore. Nxënësit dhe prindërit e tyre së bashku me udhëheqësin e paraleles duhet të bëjnë zgjedhje të atyre lëndëve të cilët janë pjesë e obligimeve të tyre shkollore.

Ars

imi i

ri f

illor

NËN

TËVJ

EÇA

R

Informim për prindërit

07

(Shkolla doemos të organizojë, ndërsa nxënësit doemos ta përcjellin)

Programi i detyrueshëm në shkollë fillore

Lëndët e detyrueshmeGjuhë maqedone (shqipe, turke dhe serbe)MatematikëGjuhë anglezeGjuha e dytë e huajArsimi figurativArsimi muzikorNjohja e mjedisitArsimi teknikInformatikëShoqëriGjeografiHistoriArsimi qytetarNatyrë Shkenca natyroreShkanca natyrore dhe teknikëBiologjiKimiFizikArsim fizik dhe shëndetësor

4

4

4

4

4

4

4

4

4

4

4

4

4

4

4

4

4

4

4

4

Në klasët e ulta disa lëndë mësohen në mënyrë integruese, psh. njohja e mjedisit, shkencat natyrore dhe teknika, shoqëria etj. Përveç mësimit të detyrueshëm në lëndët e informatikës, shfrytëzimi i teknologjisë informatike është pjesë përbërëse e secilës lëndë mësimore.

Përveç mësimit të lëndës së informatikës si lëndë e detyrueshme, përdorimi i teknologjisë informatike që është pjesë përbërëse e secilës lëndë mësimore

08

Ofertë për lëndët e detyrueshme zgjedhoreGjuha dhe kultura e vllehëve, romëve, boshnjakëve

Njohja e religjioneve

Etikë

Lëndë të tjera zgjedhoreKrijimtari

Gjuhë shqipe

Shkathtësi për jetesë

Edukim për mjedisin

Hulumtimi i vendlindjes

Vallëzim dhe valle popullore

Projekte nga arti muzikor dhe figurativ

Arsimi teknik

Projekte nga informatika

Sport zgjedhor

Përparimi i shëndetit

Kultura klasike në civilizimin evropian

4

4

4

4

4

4

4

4

4

4

4

4

4

4

4

përpunimi i zbukurimeve, përgatitje gjellërash , pikëpamjet e kulturave bujqësore etj.

Ars

imi i

ri f

illor

NËN

TËVJ

EÇA

R

Informim për prindërit

09

(Shkolla doemos duhet të organizojë, ndërsa nxënësi inkuadrohet sipas nevojave.)

Programi i detyrueshëm në shkollë fillore

një orë para fillimit të mësimit të rregullt

Qëndrim të vazhdueshëm

Mësim tërëditor

Pranimi dhe përkujdesja e nxënësve

Orë për nxënësit që kanë vështirësi në mësim

Mësim plotësues

Mësim shtues

Aktivitete jashtë mësimore

Ekskurzione të nxënësve

Mësim në natyrë

10

Klasa I II III IV V VI VII VIII IX

Gjuhë maqedone (gjuhë shqipe, turke ose serbe) n n n n n n n n n

Matematikë n n n n n n n n nGjuhë angleze n n n n n n n n nGjuhë e dytë e huaj n n n nArsim figurativ n n n n n n n n nArsim muzikor n n n n n n n n nNjohja me mjedisin n n nArsim teknik n nInformatikë n nShoqëri n nGjeogra n n nHistori n n n nArsim qytetar n nNatyrë nShkencat natyrore nShkencat natyrore dhe teknika n

Biologji n n nKimi n nFizik n nArsim fizik dhe shëndetësor n n n n n n n n n

Plani mësimor i shkollës fillore nëntëvjeçareLËNDËT E DETYRUESHME

Ars

imi i

ri f

illor

NËN

TËVJ

EÇA

R

Informim për prindërit

11

Klasa I II III IV V VI VII VIII IX

Gjuhë dhe kulturë të vllehëve, romëve, boshnjakëve

n n n n n n n

Njohja e religjioneve n nEtikë n nKrijimtari n nGjuhë shqipe n n n nLëndë tjera zgjedhore n n n

Bashkësia e klasës n n n n n n n nOrë për aktivitete në shkollë (sport, ekologji, kulturë, teknikë etj.)

n n n n n n n n

LËNDËT ZGJEDHORE

12

Arsyet për përgatitjen e planit të ri dhe programeve të reja mësimore

• Në shkollë fillore arsimimin e fillojnë nxënësit e moshës më të vogël, dhe pikërisht për këtë duhet të përgatiten programe mësimore për klasën e I ,,të re’’ dhe për tërë periudhën e parë .

• Nxënësit nuk duhet të mbingarkohen me mësime të përmbajtjeve voluminoze në programe mësimore ,,të ngjeshura’’ dhe t’iu mundësohet përkryerje dhe lidhshmëri të njohurisë, vënia e vlerës së nevojshme të njohurisë dhe nxitja e nxënësve me pjesëmarrje aktive në arritjen e diturisë.

Secilit fëmijë duhet t’iu sigurohet zhvil-lim optimal, dhe për këtë arsye sistemi arsimor duhet të orientohet drejt zhvillimit të plotë të personalitetit të fëmijës, që do të afrohet dhe do t’i arrijë nivelet evropia-ne të njohurive dhe shkathtësive, si dhe respektimi i vlerave morale dhe kulturore.

Plani mësimor është në përputhje me pla-net mësimore të shteteve evropiane si nga numri i lëndëve dhe orëve, ashtu edhe sipas lidhshmërisë të lëndëve dhe lëmive të ngjajshme.

Ars

imi i

ri f

illor

NËN

TËVJ

EÇA

R

Informim për prindërit

13

Risitë kryesore në planin mësimor

• Mësim i përforcuar i gjuhës amtare (gjuhë maqedone, shqipe, turke dhe serbe) në periudhën e parë, sepse analizat komparative treguan se në vendet evropiane në klasat e ulëta mësimi i gjuhës amtare është me fond më të madh të orëve se sa në Republikën e Maqedonisë.

• Mësimi i përforcuar i gjuhës angleze prej klasës së I, sepse në shumë vende evropiane gjuha e huaj mësohet prej moshës më të re, dhe si gjuhë të huaj zgjedhin gjuhën angleze për shkak të integrimit të teknologjisë informatike dhe përdorimit të Internetit në mësim, ku përdorimi është i pamundur ose jo aq i suksesshëm pa e njohur gjuhën angleze.

• Mësimi i integruar i lëndëve të ngjajshme-njohja e mjedisit, shoqërisë, shkencave natyrore, shkencave natyrore dhe teknikë.

• Rritja e fondit të orëve për arsimin fizik dhe shëndetësor (në programet mësimore 25% nga përmbajtjet kanë të bëjnë me arsimin shëndetësor).

• Mësimi i përforcuar i gjuhës së dytë të huaj.

• Mësimi i lëndës së informatikës si lëndë mësimore dhe integrimi i TI në të gjitha lëndët mësimore.

14

Nxënësit nuk ngarkohen në shkollë

Ars

imi i

ri f

illor

NËN

TËVJ

EÇA

R

Arsimtarët dhe prindërit vazhdimisht ankohen se nxënësit janë të ngarkuar në shkollë. Në shkollë fillore nëntëvjeçare në mënyrë sistematike dhe vazhdimisht do të punohet për shkarkimin e teksteve shkollore dhe programeve mësimore.

• Përgatitja e qëllimeve zhvilluese të programeve mësimore të cilat do t’iu mundësojnë arsimtarëve pavarësi më të madhe gjatë zgjedhjes së përmbajtjeve, radhitjen e orëve për përpunimin e përmbajtjeve në zgjedhjen e metodave në punë. Metodat e ndryshme të punës dhe përfshierja aktive e nxënësve në përvetësimin e njohurive do ta zvogëlojë ,,mosinteresimin’’ dhe ,,monotoninë në orë’’.

• Programet mësimore do të mundësojnë lidhshmëri ndërlëndore dhe do të përbëhen nga përmbajtje ,,të pa nevojshme’’. Kështu do t’iu shmangemi jo vetëm ,, ligjërimit’’ të përmbajtjeve të reja, por do të lihet hapësirë edhe për shqyrtim, hulumtim të përmbajtjeve, përsëritje, kontrollim dhe vlerësim të njohurive.

• Me programet e reja mësimore dhe mënyrën e të mësuarit në shkollë nxënësit do të duhej t’iu hiqet ngarkesa nga obligimet shtëpiake të lidhura me shkollën (në periudhën e parë të kenë në disponim gjysmë ore për detyrat e shtëpisë, në periudhën e dytë - një orë, kurse në periudhën e tretë – dy orë detyrë shtëpie). Detyrat e shtëpisë preferohet të kenë të bëjnë në zgjidhjen e situatave të ndryshme problematike, kontrollim praktik të njohurive, të zgjedhin literaturë plotësuese, të grumbullojnë informata për projekte të ndryshme etj.

• Zgjedhja e detyrueshme e lëndëve të nxënësve iu mundëson të zgjedhin lëndë të cilat për ato do të paraqesin ngarkim apo barrë më të vogël.

• Nxënësit duhet të përdorin burime të ndryshme të mësimit, kurse në periudhën e parë të posedojnë tekste shkollore vetëm për lëndët gjuhë amtare, matematikjë, njohja e mjedisit dhe gjuhë angleze.

Informim për prindërit

15

Në klasën e I ,,të re’’ do të regjistrohen të gjithë fëmijët të cilët në vitin 2007 do të mbushin gjashtë vjet. Ato janë gjenerata e parë e nxënësve në shkollë fillore nëntëvjeçare.

Por, edhe fëmijët që në vitin shkollor 2006/07 kanë ndjekur vitin përgatitor do të inkuadrohen në shkollën nëntëvjeçare kështu që në vitin shkollor 2007/2008 do të regjistrohen në klasë të I sipas programeve të inovuara (të ndryshme nga klasa e parë e ,,re’’, sepse ata tanimë kanë arritur njohuri të caktuara në vitin përgatitor).

Në vitin 2008/09 këto nxënës do të mësojnë sipas programit për klasën e III ,,të ri’’. Ata nuk do të ,,kalojnë’’ përmbajtje, njohuri dhe shkathtësi të nevojshme, por vetëm do të vazhdojnë në një klasë ,, më lartë’’, sepse tani më kanë dy vite arsim pas tyre (viti përgatitor, inovimi i klasës së parë, logjikisht ata do të jenë ,,tani më të përgatitur’’ për – klasën e III ,,të re’’.

Megjithatë nuk do t’i lënë pa inovuar apo moderuar edhe procesin mësimor të nxënësve tjerë, ato prej shkollës fillore tetëvjeçare. Për ato në klasën e VI, VII dhe VIII do të inovohen programet e ngarkuara kurse do të kenë mundësi të zgjedhin edhe lëndë nga lista që është përgatitur për shkollën nëntëvjeçare. Më vonë, këto programe mësimore do t’i mësojnë nxënësit në shkollën nëntëvjeçare në klsën e VII, VIII dhe IX.

Kështu që, të gjitha programet mësimore për shkollën nëntëvjeçare do të realizohen në periudhë prej pesë vite te gjenerata të ndryshme nxënësish. Kjo do të mundësojë të përcjellen, të evaluohen dhe të përkruhen në bazë të përvojës nga praktika.

Gjenerata e parë, e cila do t’i ,,kalojë’’ të gjitha programet sipas konceptit të ri, do ta mbarojë shkollën fillore nëntëvjeçare në vitin shkollor 2015/16.

Fillimi i arsimit fillor nëntëvjeçar

16

4Boton:Byroja e zhvillimit të arsimit4Për botuesin:Vesna Horvatoviq, drejtor në Byronë e zhvillimit të arsimit4Broshurën e përgatitën:Mitko ÇeshllarovMr. Tashe Stojanovski

Në bazë të Konceptit për arsimin dhe edukimin fillor nëntëvjeçar, Shkup, 2007

Botimin e broshurës financiarisht e ndihmoi Zyra e Unicefit – Shkup

4Fotografitë: Ivan Bllazhev4Disejni dhe botimi: ,, Koma’’, Shkup4Tirazhi: 13.750 ekzemplarë në gjuhën maqedone 9.250 në gjuhën shqipe 1.000 në gjuhën turke 1.000 në gjuhën serbe

CIP – Katalogizacija vo publikacijaNacionalna i univerzitetska biblioteka “Sv. Kliment Ohridski”

373.3.014.3 (487.7)”2007”

ÇESHLLAROV, Mitko shkolla E RE nëntëvjeçare: Informim për prindërit./ Mitko Çeshllarov, Tashe Stojanovski, - Shkup: Byroja e zhvillimit të arsimit, 2007. – 16 faqe: ilustr: 21 cm

ISBN 978-9989-939-73-0

1. Stojanovski, Ta{ea) Osnovno obrazovanie i vospitanie – Reformi – Makedonija

– 2007

COBISS.MK – ID 69224458

Ars

imi i

ri f

illor

NËN

TËVJ

EÇA

R

Biro za razvoj na obrazovanieto

Biro za razvoj na obrazovanieto

Të nderuar prindër,

Në qoftë se keni edhe ndonjë pyetje tjetër Ju ftojmë që të drejtoheni në Byronë e zhvillimit të arsimit, ose ta shikoni veb faqen e Byrosë: www.bro.gov.mk

Mund të na kërkoni në

Tel. (02) 3064 131

Faks (02) 3061 057

Posta elektronike: [email protected]

Adresa: ,,Rugjer Boshkoviq’’, pn, 1000 Shkup

Besojmë që me përpjekje të përbashkëta do t’ju mundësojmë mësim më të mirë dhe më kreativ fëmijëve tanë në shkollë.