7.terrorizmi djathtist

6
TERRORIZMI DJATHTIST 1. Kuptimi i ekstremizmit djathtist Fjala “ekstremizëm”, rrjedh nga fjala latine “ extremus“, që do të thotë “i skajshëm”. 552 . Sipas këtij kuptimi, fjala “ekstremizëm”, për herë të parë është për- dorur gjatë vitit 1789, në Kuvendin Kombëtar të Francës, kur kërkesat politike të disa deputetëve, kishin filluar të vlerësohen si “majtiste” ose “djathtiste”, varësisht nga pozicioni i tyre ndaj qëndrimeve politike të shumicës, që konsiderohej “mesi shoqëror” 553 . Në kuptimin politik fjala “ekstremizëm”, shpjegohet si kundërshtim i nor- mave, parimeve dhe përgjithësisht rregullimit demokratik të një shteti. Ekstremistët djathtistë, përmes trajtimit të problemeve të ndryshme shoqërore, ekonomike dhe politike, vetëm në kontest të një faktori, i sulmojnë vlerat themelore të shtetit demokratik, si parimin e ligjshmërisë, parimin e pluralizmit, parimin e tolerancës, parimin e humanitetit, etj. Në këtë kuptim, me nocionin “ekstremizëm djathtist”, duhet kuptuar përp- jekjet politike të bazuara ne ideologji të ndryshme djathtiste, me qëllim të ndryshimit të rendit demokratik të një shteti, përmes orientimeve politike të partive parlamentare, qëndrimeve intelektuale ose veprimeve të ndryshme aksionare. Sipas këtij kuptimi, fjala “ekstremizëm” dallohet qartë nga fjala “radikalizëm”. Sipas qëndrimeve zyrtare të RF Gjermane “ekstremizmi” është veprim aktiv kundërkushtetues ndërsa “radikalizmi” manifestohet si kritikë legjitime ndaj një rregullimi shtetëror. 554 Sipas këtyre kuptimeve, me fjalën ekstremizëm djathtist kuptohen fenomenet e ndryshme politike, të cilat nuk mund t’i përshkruhen vetëm një vepri- mi të caktuar, një ideologjie homogjene ose një force të caktuar politike. Pra . : 290 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR 552 Në gjuhën gjermane, kjo fjalë përkthehet edhe në kuptimin “më i largmi”, “i zemëruari”, etj.Krahaso: Joseph Maria Stowasser „Stowassers Lateinwörterbuch“, Wien - München 1998, fjalori latinisht – gjermanisht; fjala extremus: „das Äußerste, das Entfernste, das Ärgste,. 553 Gabriele Nandlinger, Wann spricht man von Rechtsextremismus, Rechtsradikalismus oder Neonazismus, Bundeszentrale für politische Bildung, 25.07. 2008 554 Ky vlersim është bërë nga Shërbimi Federal për Mbrojtje të Rëndit Kushtetuës. Më gjërsisht: Brigitte Bailer-Galanda: Zum Begriff des Rechtsextremismus; Krahaso: Helmut Reinalter/Franko Petri/Rüdiger Kaufmann, Das Weltbild des Rechtsextremismus, Die Strukturen der Entsolidarisierung, Innsbruck 1998, f. 42 -60

Upload: kole-krasniqi

Post on 08-Apr-2015

281 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: 7.TERRORIZMI DJATHTIST

TERRORIZMI DJATHTIST

1. Kuptimi i ekstremizmit djathtist

Fjala “ekstremizëm”, rrjedh nga fjala latine “extremus“, që do të thotë “iskajshëm”.552. Sipas këtij kuptimi, fjala “ekstremizëm”, për herë të parë është për-dorur gjatë vitit 1789, në Kuvendin Kombëtar të Francës, kur kërkesat politike tëdisa deputetëve, kishin filluar të vlerësohen si “majtiste” ose “djathtiste”, varësishtnga pozicioni i tyre ndaj qëndrimeve politike të shumicës, që konsiderohej “mesishoqëror”553.

Në kuptimin politik fjala “ekstremizëm”, shpjegohet si kundërshtim i nor-mave, parimeve dhe përgjithësisht rregullimit demokratik të një shteti.Ekstremistët djathtistë, përmes trajtimit të problemeve të ndryshme shoqërore,ekonomike dhe politike, vetëm në kontest të një faktori, i sulmojnë vleratthemelore të shtetit demokratik, si parimin e ligjshmërisë, parimin e pluralizmit,parimin e tolerancës, parimin e humanitetit, etj.

Në këtë kuptim, me nocionin “ekstremizëm djathtist”, duhet kuptuar përp-

jekjet politike të bazuara ne ideologji të ndryshme djathtiste, me qëllim të

ndryshimit të rendit demokratik të një shteti, përmes orientimeve politike të partive

parlamentare, qëndrimeve intelektuale ose veprimeve të ndryshme aksionare.

Sipas këtij kuptimi, fjala “ekstremizëm” dallohet qartë nga fjala “radikalizëm”.Sipas qëndrimeve zyrtare të RF Gjermane “ekstremizmi” është veprim aktiv

kundërkushtetues ndërsa “radikalizmi” manifestohet si kritikë legjitime ndaj një

rregullimi shtetëror.554

Sipas këtyre kuptimeve, me fjalën ekstremizëm djathtist kuptohenfenomenet e ndryshme politike, të cilat nuk mund t’i përshkruhen vetëm një vepri-mi të caktuar, një ideologjie homogjene ose një force të caktuar politike. Pra

.: 290 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

552 Në gjuhën gjermane, kjo fjalë përkthehet edhe në kuptimin “më i largmi”, “i zemëruari”, etj.Krahaso: Joseph MariaStowasser „Stowassers Lateinwörterbuch“, Wien - München 1998, fjalori latinisht – gjermanisht; fjala extremus: „dasÄußerste, das Entfernste, das Ärgste,.

553 Gabriele Nandlinger, Wann spricht man von Rechtsextremismus, Rechtsradikalismus oder Neonazismus, Bundeszentralefür politische Bildung, 25.07. 2008

554 Ky vlersim është bërë nga Shërbimi Federal për Mbrojtje të Rëndit Kushtetuës. Më gjërsisht: Brigitte Bailer-Galanda:Zum Begriff des Rechtsextremismus; Krahaso: Helmut Reinalter/Franko Petri/Rüdiger Kaufmann, Das Weltbild desRechtsextremismus, Die Strukturen der Entsolidarisierung, Innsbruck 1998, f. 42 -60

Page 2: 7.TERRORIZMI DJATHTIST

nocioni ekstremizëm djathtist, përfshin sjelljet, veprimet, qëndrimet dhe raportet ecaktuara politike të bazuara në ideologjinë ekstreme djathtiste. Nga ky konstatimmund të thuhet se me petkun e ekstremizmit djathtist nuk janë të veshura vetëmpartitë e caktuara politike, por edhe shoqatat e ndryshme kulturore. Si ekstremizëm

djathtist nuk kuptohen vetëm rrymat politike ultranacionaliste, por edhe ato kon-servative, nacionalsocialiste dhe nacionalrevolucionare. Si ekstremizëm djathtist,

nuk trajtohet vetëm dhuna e zbatuar nga motive të tilla politike ngase ekstremizmidjathtist mund të manifestohet edhe në rrugë parlamentare. Pra, nuk ekzistojnëvetëm persona të cilët nën ndikimin e emocioneve të ndryshme politike, alkoolitose pasioneve të tjera, veprojnë me agresivitet ose brohorisin parulla të zhanritekstrem djathtist, por ekzistojnë edhe kryesit intelektualë, të cilët i arsyetojnëveprimet e tilla, dhe në rrugë institucionale përpiqen t’i mbrojnë dhe t’i legalizo-jnë ideologjitë dhe qëndrimet e ndryshme ekstremiste djathtiste555.

Disa të tjerë luftojnë për legalizimin e ideologjive të tilla përmes skenavehuligane. Kështu, në disa shtete të zhvilluara industriale, janë formuar grupe dheshoqata të ndryshme të cilat i kultivojnë idetë e tyre ekstremiste djathtiste, përmessjelljeve huligane gjatë lojërave të ndryshme sportive (në vitin 2008 për herë tëparë ishte ndaluar aktiviteti huligan i një grupi ekstremist djathtist), përmes shfaq-jeve të ndryshme muzikore, si p.sh., “roku djathtist”, “RAC” (Rock AgainstCommunism) në Angli, përmes esoterikës, respektivisht shprehjes së mendimeve,ideve dhe qëndrimeve ekstremiste djathtiste, si “Esoteric Nazism”, “Nazi

Mysticim”, ose “Mysticizme Nazi”, përmes aktiviteteve të shoqatave të ndryshmenacionale, kulturore, shëndetësore, medieve, etj556.

Në bazë të këtyre kuptimeve mund të konstatojmë se elementi kryesor i

ekstremizmit djathtist është karakteri homogjen i tij dhe sulmet e preferuara

kundër rregullimit demokratik të jetës shoqërore, të cilat arsyetohen me elementet

tradicionale të ideologjive ekstreme djathtiste557.

2. Elementet ideologjike të ekstremizmit djathtist

“Ekstremizmi djathtist”, është emërtim i përbashkët i kuptimeve dheveprimeve të ndryshme kundër demokratike të karakterizuara me elementet e sajtradicionale ideologjike, që janë: nacionalizmi (kombi dhe vlerat e ndryshme kom-bëtare trajtohen si vlerat më të larta shoqërore “kombi mbi të gjitha”), autoritariz-

291 :.TERRORIZMI DJATHTIST

555 Konrad Löw, Terror und Extremismus in Deutschland, Ursachen, Erscheinungsformen, Wege zur Überwindung, Hamburg1994, f. 65 - 66.

556 SINUS-Studie zum Rechtsextremismus; http://lexikon.freenet.de/SINUS-Studie_zum_Rechtsextremismus557 SINUS-Studie zum Rechtsextremismus; http://lexikon.freenet.de/SINUS-Studie_zum_Rechtsextremismus

Page 3: 7.TERRORIZMI DJATHTIST

mi (e trajton shtetin si vlerën më të lartë shoqërore, e jo si instrument shoqëror),antipluralizmi (e mohon pluralizmin politik si element themelor të sistemitdemokratik. Pluralizmi prezantohet si element destruktiv dhe glorifikohet moniz-mi politik i karakterizuar me përpjekjet për identifikimin e qeverisë dhe shtetit mepopullin), racizmi (i karakterizuar me trajtime të pabarabarta dhe diskriminime tëpersonave në bazë të përkatësive të ndryshme), antisemitizmi (i karakterizuar menxitje të urrejtjes dhe disponimit kundër izraelitëve). Nga këto kuptime mund tëthuhet se me fjalën ekstremizëm djathtist përfshihen manifestimet e caktuara poli-tike, të cilat mbështeten në elemente të ndryshme ideologjike.

3. Terrorizmi djathtist në Evropë

Gjatë dekadave të fundit të shekullit XX, terrorizmi ndërkombëtar kryesishtishte i karakterizuar me veprime të grupeve të ndryshme marksiste dhe atyreanarkiste. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se fenomeni terrorist ishte i inspiruar vetëmnga ideologji të tilla, ngaqë sulmet më të fuqishme terroriste, që kishin shkaktuarviktima më të shumta në Evropë si, atentati gjatë festave të tetorit të vitit 1980 nëMunih, shpërthimi në stacionin hekurudhor të Bolonjës në vitin 1980 si dhe mon-timi i bombave në trenin Napoli-Milano-Ekspres të vitit 1984, ishin kryer nga gru-pet e ndryshme terroriste djathtiste. Ç’është e vërteta, pas Luftës së Dytë Botërore,numri më i madh i grupeve terroriste në Evropë, Indi dhe Japoni, kishin qenë tëbazuara në ideologjitë e ndryshme ekstreme djathtiste558. Mirëpo, kontinuitetikohor, intensiteti i aktiviteteve sistematike terroriste dhe numri i anëtarëve të gru-peve dhe organizatave të tilla, kishte qenë shumë më i vogël sesa ai i terroristëvemajtistë, anarkistë ose i atyre islamikë.

Terrorizmi djathtist në Evropë është i karakterizuar me veprimin e grupevetë vogla, të cilat e trajtojnë veten si trashëgimtare të drejtpërdrejta të partivefashiste dhe atyre nacionalsocialiste, që kishin vepruar gjatë viteve ‘30 të shekul-lit XX. Mirëpo, këto grupe, për dallim nga paraardhëset e tyre, deri tash, në asnjërast nuk kanë arritur mobilizimin e masave popullore. Gjithashtu edhe nga aspek-ti parlamentar askund në Evropë nuk është arritur ndonjë sukses i tyre eventualzgjedhor. Të vetëdijshëm për pozitën e tyre reale shoqërore, grupet e ndryshmeekstremiste djathtiste, përpiqen që t’i krijojnë rrethanat dhe raportet e ndryshmekaotike shoqërore duke tentuar paralizimin e sektorëve të ndryshëm ekonomikë(bllokadat e ndryshme në rrugë ose para korporatave të ndryshme ekonomike), meqëllim të nxitjes së pakënaqësive të ndryshme popullore, si parakusht të ardhjes në

.: 292 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

558 Krahaso: Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 333.

Page 4: 7.TERRORIZMI DJATHTIST

pushtet të një qeverie të re autoritare. Me qëllim të arritjes së këtyre synimeve, zba-tohet dhuna terroriste si strategji e vetme e një orientimi të tillë politik.

Grupet dhe organizatat terroriste,të motivuara me ideologji të ndryshmeekstreme djathtiste, janë paraqitur nëshumë vende, si: në Gjermani, Itali,Francë, Belgjikë, Suedi dhe në shtete tëtjera evropiane. Këto grupe dhe organiza-ta terroriste janë të karakterizuara me kon-flikte të brendshme dhe me një numër rel-ativisht të vogël anëtarësh. Në këtë drej-tim, grupi më i njohur ekstremist djathtistështë organizata WehrsportgruppeHoffman (Grupi Sportiv UshtarakHoffman). Disa aktivistë të kësaj organi-zate, sikurse terroristët e ndryshëm majtistë, kishin kryer kurse luftarake në disakampe palestineze në Liban. Terroristët djathtistë disa herë i kishin sulmuar trupatushtarake amerikane dhe institucionet e ndryshme të NATO-s në Gjermani. Ështëinteresant, se me gjithë promovimet e tyre antikomuniste, asnjëherë nuk është evi-dentuar ndonjë sulm kundër interesave të ish- Bashkimit Sovjetik ose shteteve tëtjera të atëhershme komuniste.

Sipas disa burimeve, në disa grupe të djathta ekstreme italiane dhe francezejanë inkuadruar edhe disa kuadra policore. Në qoftë se kjo është e vërtetë, atëherëky realitet nuk e sqaron vetëm shkallën e lartë të profesionalizmit të manifestuargjatë kryerjes së shumë veprave kriminale, por edhe moszbulimin e autorëve tëtyre, përkatësisht mbetjen enigmë të disa aksioneve të kryera terroriste në Evropë.

Paralelisht me rënien e intensitetit të aktiviteteve të terrorizmit majtist nëEvropë, ishte shënuar një ngritje e aktiviteteve nacionalsocialiste dhe manifestimetë shumta fashiste, të karakterizuara me sjellje brutale ndaj qytetarëve. Kështup.sh., vetëm gjatë periudhës 1980 - 1985, në Francë ishin regjistruar 130 vrasje tëmotivuara me ideologji raciste.559 Si pasojë e këtyre aktiviteteve në të gjitha shtetete Evropës ishin burgosur qindra aktivistë të skenës ekstreme djathtiste. Në kuadërtë luftës kundër ekstremizmit djathtist, vetëm në Austri, gjatë vitit 1994 ishin ngrit-ur mbi 600 akuza dhe ishin burgosur dhe dënuar të gjithë anëtarët udhëheqës tëorganizatës “Volkstreuen Außerparlamentarischen Opposition” (VAPO/ OpozitaJashtëparlamentare e Besnikëve të Popullit)560.

293 :.TERRORIZMI DJATHTIST

559 Bernhard Schmid, Die Rechten in Frankreich, Berlin 1998, f. 181560 Krahaso: Erwin Kemper, Verrat an Österreich, Zeitschriftenbuch, Wien 1966, f. 103.

Paragjykimet e zakonshme ndaj te huajve

Page 5: 7.TERRORIZMI DJATHTIST

Mirëpo gjatë viteve të fundit, janë paraqitur disa orga-nizata ekstremiste djathtiste të cilat janë përpjekur të vepro-jnë në nivele të ndryshme ndërkombëtare. Këtu duhet për-mendur tentimin për krijimin e një fraksioni ekstremistdjathtist në Parlamentin Evropian përmes grupit politik“Identitet, Traditë dhe Sovranitet” që kishte vepruar deri nënëntor të vitit 2007. Ndërsa në ShBA ishte themeluar Shoqata“Hamerskins” e cila kishte themeluar degët e veta edhe nështetet tjera si: Kanada, Francë, Itali, Gjermani, Holandë,Hungari, Portugali, Spanjë, Suedi, Zelandë e Re dhe Australi.Në mënyrë të ngjashme kishin vepruar edhe “Partia Naziste Amerikane”, “AleancaNacionale” dhe “Ku-Klux-Klan”. Në këtë drejtim, posaçërisht “Rrjeti Blood and

Honour” ishte përpjekur për përhapjen e ideologjisë ekstremiste djathtiste përmesrok-muzikës. Madje ky rrjet ekstremist e kishte themeluar edhe “krahun e armato-sur” të quajtur “Combat 18”561.

Në bazë të logjikës raciste të ekstremistëve djathtistë, sulmohen pjesëtarëte pakicave të ndryshme nacionale ose fetare, të huajt, qytetarët dhe institucionet endryshme nacionale dhe ndërkombëtare, të cilat angazhohen jo vetëm për respek-timin e të drejtave të minoriteteve dhe të shtetasve të huaj, por edhe ata qëangazhohen për barazi të qytetarëve para ligjit.

4. Eurofashizmi

Vetëm gjatë tri sulmeve terroriste të ekstremistëve djathtistë, të kryera bren-da dy muajve në Evropë, kishin vdekur mbi 100 persona. Gjatë sulmit të parë, tëkryer më 02.09.1980, në stacionin hekurudhor në Bolonjë, kishin vdekur 84 per-sona dhe ishin plagosur 260 të tjerë. Indicet e zbuluara në vendin e ngjarjes kishindëshmuar për autorin me pikëpamje fashiste të kësaj vepre terroriste. Ndërkaq, nësulmin e dytë në Munih, të datës 26.09.1980, në të ashtuquajturën Festë të Tetorit,kishin vdekur 13 persona dhe ishin plagosur 312 të tjerë. Personi, i cili e kishtemontuar bombën (nuk kishte arritur të largohej dhe kishte vdekur nga shpërthimi isaj), ishte identifikuar si „studenti”, që kishte ushtruar në grupin WehrsportgruppeHoffman (Grupi Sportiv Ushtarak Hoffman). Edhe sulmin e datës 02.10.1980,kundër një sinagoge në Paris e kishte kryer organizata terroriste djathtiste, e njo-hur me emrin “Fédération d’Action Nationale et Européenne” (FANE).

Që nga koha e kryerjes së këtyre sulmeve terroriste në Evropë, aktivitetet e

.: 294 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

“Hamerskins”

561 http://www.adl.org/learn/extremism_in_america_updates/groups/hammerskin_nation/Hammerskin_up.htm

Page 6: 7.TERRORIZMI DJATHTIST

bashkërenduara në mes të grupeve të ndryshme djathtiste kishin filluar të emëro-hen si „eurofashizëm”. Ideologët e një lëvizje të tillë terroriste, e kishin analizuaredhe mundësinë e vendosjes së lidhjeve të fshehta në mes grupeve të ndryshme ter-roriste gjermane, italiane dhe franceze të cilat, sipas modeleve të terroristëve tëmëparshëm majtistë ose të atyre palestinezë, në mënyrë të koordinuar do të filloninorganizimin e veprimit të tyre konspirativ në drejtim të zbatimit të sulmeve frikë-suese terroriste në Evropë.

Eurofashizmi dhe Internacionalja e Zezë janë dy kuptime të rrjetit militantnazist, të shpërndara kryesisht në shtetet e ndryshme të Evropës dhe në ato tëAmerikës. Tri sulmet e lartpërmendura janë vetëm dëshmi e aksioneve të për-bashkëta dhe të planifikuara terroriste nga një qendër ekstremiste dhe e bashkuardjathtiste, e cila vepron në të gjitha metropolet evropiane. Në rrethana të tilla, ish-kryeministri izraelit, Mechanem Begin në vitin 1980, kishte deklaruar: „Një egër-sirë e vdekur po ngjallet përsëri”. Ndërkaq, lidhur me ekspansionin e filluar të ter-rorizmit djathtist, ish ministri i Drejtësisë i shtetit të Luksemburgut, Robert Kriepsi kishte akuzuar të gjitha qeveritë evropiane për nënçmimin e rrezikut real, qëparashtronin forcat ekstremiste djathtiste në Evropë”562.

Për dallim nga terroristët majtistë, grupet dhe organizatat e ndryshme euro-fashiste janë të përbëra nga një numër shumë më i vogël i anëtarëve dhe si të tillanuk posedojnë ndonjë koncept të qartë dhe të caktuar ideologjik. Ata zakonishtmotivohen nga propagandat raciste, nacionaliste, antisemitiste dhe propagandat endryshme kundër të huajve. Kjo gjithashtu do të thotë se, çdo shtet dhe popullevropian posedon modalitetin e vet ekstremist djathtist. Kështu, për shembull,veçori karakteristike e aktiviteteve ekstremiste djathtiste në Britaninë e Madhe, nëradhë të parë është urrejtja ndaj të huajve. Ndërsa në Itali është karakteristike glo-rifikimi i fashizmit. Në Gjermani shquhet solidariteti me të kaluarën nacionalso-cialiste. Në Francë është e theksuar urrejtja racore, ndërsa në Belgjikë politizimigjuhësor, etj.

Bashkëpunimi ndërmjet grupeve ekstremiste djathtiste në Evropë është ikarakterizuar me vendosjen e bashkëpunimit dhe kontakteve të ndryshme kryesishtnë nivele personale, si dhe me organizimin e manifestimeve të përbashkëta pub-like. Në këtë drejtim nuk është argumentuar ndonjë strukturë e përbashkët organi-zative ose institucion qendror me autorizime të gjera komanduese.

295 :.TERRORIZMI DJATHTIST

562 Dietrich Strothmann, Nazis aller Länder, në librin: Gewalt von rechts, Beiträge aus Wissenschaft und Publizistik, Bonn1982, f. 259 - 261.