document9

20
BETIMI I DREJTORISË SË SHKOLLËS “UDHA E SHKRONJAVE” “Të ndërgjegjshëm për rëndësinë e rezultateve që dalin nga Olimpiada XII Kombëtare e Matema- tikës dhe e Formimit të Përgjithshëm, ne anëtarët e drejtorisë së shkollës “Udha e shkronjave”, organizatore e vetme e të gjithë procesit të Olimpiadës XII Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm, betohemi në nderin tonë personal dhe familjar, si edhe në gjithçka tjetër kemi më të shtrenjtë, se në të gjitha veprimet dhe qëndrimet që kanë të bëjnë me çdo hallkë e hap të Olimpiadës XII Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm do të nisemi vetëm nga e vërteta duke u përpjekur me të gjitha dijenitë tona që, me ndershmëri, të zbatojmë parimin e paanshmërisë për realizimin konkret të barazisë së plotë të pjesëmarrësve dhe të ndërrmarrim të gjitha veprimet e masat që kërkohen për të garantuar një proces serioz të nxjerrjes së rezultatit për çdo nxënës.” (ARTUR & MIRELA SHKURTI) BETIMI I PERSONELIT TË OLIMPIADËS XII KOMBËTARE “Betohemi mbi nderin tonë personal dhe familjar dhe mbi gjithçka tjetër kemi më të shtrenjtë se qëndrimi dhe veprimet tona në olimpiadë do të karakterizohen nga ndershmëria, paanshmëria, respektimi i barazisë dhe do të përpiqemi të realizojmë me të gjitha njohuritë dhe mundësitë tona rregullat e vendo- sura nga drejtoria e shkollës “Udha e shkronjave” për realizimin me sukses të Olimpiadës XII Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm.” BETIMI I PRINDIT TË NXËNËSIT PJESËMARRËS NË OLIMPIADËN XII KOMBËTARE “Betohem mbi nderin tim personal dhe familjar dhe mbi gjithçka që kam më të shtrenjtë se nuk do të nxit dhe nuk do të përkrah asnjë veprim që fëmija im të shfrytëzojë mjete e mundësi të pandershme për të marrë një rezultat më të lartë dhe të pamerituar apo të përpiqet të paraqitet në mënyrë të gënjeshtërt, duke mos qenë i vërtetë.” NJOHJA DHE PRANIMI I RREGULLAVE TË OLIMPIADËS XII KOMBËTARE Të gjithë pjesëmarrësit në procesin e Olimpiadës XII Kombëtare, drejtues, personel mbikqyrës, anëtarë të komisioneve vlerësuese, prindër, nxënës në çastin që bëhen aktorë të Olimpiadës XII Kombëtare quhet se janë në dijeni të përmbajtjes së betimit dhe me marrjen pjesë në Olimpiadë do të quhet se e kanë kryer këtë betim. Në të kundërt NUK DUHET të marrin pjesë. E njëjta gjë vlen edhe për rregullat, udhëzimet e Olimpiadës XII Kombëtare që pasqyrohen në këtë libër. Pjesëmarrësit në Olimpiadën XII Kombëtare, do të quhet se janë në dijeni të rregullave dhe udhëzimeve të dhëna përmes këtij libri dhe i pranojnë ato. Në të kundërt nuk duhet të marrin pjesë. Edhe i vetëm filli të jesh, mos del udhës së njerëzisë, Je përpara shpirtit tënt, je përpara Perëndisë. Naim Frashëri

Upload: meralma

Post on 13-Dec-2015

54 views

Category:

Documents


13 download

DESCRIPTION

d

TRANSCRIPT

Page 1: Document9

BETIMI I DREJTORISË SË SHKOLLËS “UDHA E SHKRONJAVE” “Të ndërgjegjshëm për rëndësinë e rezultateve që dalin nga Olimpiada XII Kombëtare e Matema-tikës dhe e Formimit të Përgjithshëm, ne anëtarët e drejtorisë së shkollës “Udha e shkronjave”, organizatore e vetme e të gjithë procesit të Olimpiadës XII Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm, betohemi në nderin tonë personal dhe familjar, si edhe në gjithçka tjetër kemi më të shtrenjtë, se në të gjitha veprimet dhe qëndrimet që kanë të bëjnë me çdo hallkë e hap të Olimpiadës XII Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm do të nisemi vetëm nga e vërteta duke u përpjekur me të gjitha dijenitë tona që, me ndershmëri, të zbatojmë parimin e paanshmërisë për realizimin konkret të barazisë së plotë të pjesëmarrësve dhe të ndërrmarrim të gjitha veprimet e masat që kërkohen për të garantuar një proces serioz të nxjerrjes së rezultatit për çdo nxënës.”

(ARTUR & MIRELA SHKURTI)

BETIMI I PERSONELIT TË OLIMPIADËS XII KOMBËTARE “Betohemi mbi nderin tonë personal dhe familjar dhe mbi gjithçka tjetër kemi më të shtrenjtë se qëndrimi dhe veprimet tona në olimpiadë do të karakterizohen nga ndershmëria, paanshmëria, respektimi i barazisë dhe do të përpiqemi të realizojmë me të gjitha njohuritë dhe mundësitë tona rregullat e vendo-sura nga drejtoria e shkollës “Udha e shkronjave” për realizimin me sukses të Olimpiadës XII Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm.”

BETIMI I PRINDIT TË NXËNËSIT PJESËMARRËS NË OLIMPIADËN XII KOMBËTARE “Betohem mbi nderin tim personal dhe familjar dhe mbi gjithçka që kam më të shtrenjtë se nuk do të nxit dhe nuk do të përkrah asnjë veprim që fëmija im të shfrytëzojë mjete e mundësi të pandershme për të marrë një rezultat më të lartë dhe të pamerituar apo të përpiqet të paraqitet në mënyrë të gënjeshtërt, duke mos qenë i vërtetë.”

NJOHJA DHE PRANIMI I RREGULLAVE TË OLIMPIADËS XII KOMBËTARE Të gjithë pjesëmarrësit në procesin e Olimpiadës XII Kombëtare, drejtues, personel mbikqyrës, anëtarë të komisioneve vlerësuese, prindër, nxënës në çastin që bëhen aktorë të Olimpiadës XII Kombëtare quhet se janë në dijeni të përmbajtjes së betimit dhe me marrjen pjesë në Olimpiadë do të quhet se e kanë kryer këtë betim. Në të kundërt NUK DUHET të marrin pjesë. E njëjta gjë vlen edhe për rregullat, udhëzimet e Olimpiadës XII Kombëtare që pasqyrohen në këtë libër. Pjesëmarrësit në Olimpiadën XII Kombëtare, do të quhet se janë në dijeni të rregullave dhe udhëzimeve të dhëna përmes këtij libri dhe i pranojnë ato. Në të kundërt nuk duhet të marrin pjesë.

Edhe i vetëm filli të jesh, mos del udhës së njerëzisë,Je përpara shpirtit tënt, je përpara Perëndisë.

Naim Frashëri

Page 2: Document9

4

PAJTIMET Në revistën “UDHA E SHKENCËS” Viti mësimor 2012-2013: Pagesa 2000 lekë (përfshirë postimin)Revista botohet 4 herë në vit prej “UDHA E SHKRONJAVE”.Funksioni: Revista pasqyron punën, programet, rregulloret, objektivat, tezat dhe rezultatet e Olimpiadës Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm, të olimpiadave lokale, si fazë e parë e saj, si edhe të rejat më të fundit nga shkolla “Udha e shkronjave” dhe nga procesi i Certifikimit të Arritjeve në lëndë të ndryshme.

MËNYRA E PAJTIMITPajtimet kryhen pranë degëve të bankës PROCREDIT ALBANIA, duke paguar shumën 2000 lekë, PËR

KOSOVËN 15 EURO me komentin: ““Për pajtim tek “Udha e shkencës” 2012-2013 të Ermi Mbiemri, klasa, shkolla, qyteti”

PËR SHQIPËRINË: llogaria “Udha e shkronjave”, nr.100135720101.PËR KOSOVËN: llogaria 1120195531000149 (mbajtës Artur Shkurti)

Pasi të kryet pagesa, kontaktoni me “Udhën e shkronjave” në [email protected] duke dërguar të skanuar mandatpagesën dhe na telefononi në 0692076068 - 04 2267048 për të lënë adresën.

ose postoni kërkesat tuaja në adresën:

UDHA E SHKRONJAVErr. Qemal Stafa, nr.226, Tiranë, Shqipëri

cel. 0692076068 - 04 2267048 - [email protected]

SHËNIM I RËNDËSISHËM PËR PRINDËRIT:Udhëzimet, rregullat, njoftimet, programet që jepen në libër duhen lexuar dhe përvetësuar nga nxënësit. Një nxënës që e di disa ditë më parë orarin, mënyrën e veprimit, di programet, di strukturën e përafërt të testit, njeh programet, di të plotësojë teknikisht tezën, di se si do të korrigjohen, si do të qëndrojë në bankë, si do të sillet në olimpiadë dhe për çfarë do të pyetet është një fëmijë i QETË dhe me HUMOR TË MIRË dhe PA STRES.

Falenderojmë: Mësuesen e gjuhës shqipe Hëna Veipi për hartimin e objektivave të lëndës Gjuhë Shqipe për ciklin e lartë në mënyrë të koncentruar dhe sipas programit të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës Mësuesin e matematikës Mark Lleshin, për hartimin e tezave të ciklit të lartë (në këtë numër po botojmë tezën e tij për klasën e nëntë).Gjithashtu falenderojmë të gjithë mësuesit e shkollës “Udha e shkronjave” për oponencën e nevojshme për hartimin e objektivave në programe të ndryshme dhe sidomos në përpunimin e rregullores së olimpiadës.

Page 3: Document9

1. Njoftime, udhëzime, rregulla, fq.62. Historik i shkurtër i “Udhës së shkronjave”, fq.133. Teza e Olimpiadës IV të Parashkollorëve, fq.164. Teza e Olimpiadës III të Parashkollorëve, fq.185. Teza e Olimpiadës II të Parashollorëve, fq.206. Teza për Nivelin Start, fq. 227. Teza për Certifikatën e Arritjeve në Matematikë, niveli 1 (fundi i klasës së parë), fq.248. Teza për Certifikatën e Arritjeve në Matematikë, niveli 2 (fundi i klasës së dytë), fq.279. Teza për Certifikatën e Arritjeve në Matematikë, niveli 3 (fundi i klasës së tretë), fq.3110. Teza për Certifikatën e Arritjeve në Matematikë, niveli 4 (fundi i klasës së katërt), fq.3511. Teza për Certifikatën e Arritjeve në Matematikë, niveli 5 (fundi i klasës së pestë), fq.3912. Teza për Certifikatën e Arritjeve në Matematikë, niveli 6 (fundi i klasës së gjashtë), fq.4313. Teza Certifikatën e Arritjeve në Matematikë, niveli 7 (fundi i klasës së shtatë), fq.4714. Teza Certifikatën e Arritjeve në Matematikë, niveli 8 (fundi i klasës së tetë), fq.5115. Klasa 1 - Certifikata e Arritjeve në Gjuhë Shqipe 1, objektivat, fq. 5716. Klasa 1 - Vjershat përmendësh, fq.5917. Klasa 1 - Certifikata e Arritjeve në Shkencë 1, materiali për t’u studiuar, fq. 6018. Klasa 1 - Banka e pyetjeve, Shkenca 1, fq.6319. Klasa 2 - Certifikata e Arritjeve në Gjuhë Shqipe 1, objektivat, fq. 6520. Klasa 2 - Vjershat përmendësh, fq.6621. Klasa 2 - Certifikata e Arritjeve në Shkencë 2, materiali për t’u studiuar, fq. 6822. Klasa 2 - Banka e pyetjeve, Shkencë 2, fq.7223. Klasa 3 – Certifikata e Arritjeve në Gjuhë shqipe 3, objektivat, fq.7424. Klasa 3 - Vjershat përmendësh, fq.7625. Klasa 3 – Certifikata e Arritjeve në Shkencë 3, objektivat, fq. 7826. Klasa 4 – Certifikata e Arritjeve në Gjuhë shqipe 4, objektivat, fq. 8027. Klasa 4 – Vjershat përmendësh, fq.8028. Klasa 4 – Certifikata e Arritjeve në Shkencë 4, objektivat, fq. 8229. Klasa 5 – Certifikata e Arritjeve në Gjuhë shqipe 5, objektivat, fq.8530. Klasa 5 – Vjershat përmendësh, fq. 8631. Klasa 5 - Certifikata e Arritjeve në Shkencë 5, objektivat, fq. 8832. Klasa 6 – Certifikata e Arritjeve në Gjuhë shqipe 6, objektivat, fq. 9133. Klasa 6 – Vjershat përmendësh, fq. 9234. Klasa 6 – Certifikata e Arritjeve në Shkencë 6, objektivat, fq. 9435. Klasa 7 – Certifikata e Arritjeve në Gjuhë shqipe 7, objektivat, fq. 9636. Klasa 7 – Vjershat përmendësh, fq. 9637. Klasa 7 – Certifikata e Arritjeve në Shkencë 7, objektivat, fq. 9938. Klasa 8 – Certifikata e Arritjeve në Gjuhë shqipe 8, objektivat, fq. 10139. Klasa 8 – Vjershat përmendësh, fq. 10240. Klasa 8 – Certifikata e Arritjeve në Shkencë 8, objektivat, fq. 10441. Klasa 9 – Certifikata e Arritjeve në Gjuhë shqipe 9, objektivat, fq. 10742. Klasa 9 – Vjershat përmendësh, fq. 10843. Klasa 9 – Certifikata e Arritjeve në Shkencë 9, objektivat, fq. 110

PËRMBAJTJA E LËNDËS

Page 4: Document9

6

NJOFTIME, UDHËZIME, RREGULLA

VENDI I ORGANIZIMIT TË OLIMPIADËS

HOTEL EKLIPS, LUNDËR, (kilometri 5 rrugës që del nga TIRANA për në ELBASAN)

(koordinatat në hartë, shih Google Earth, 41°16’44.93”N dhe 19°51’15.70”E)

KALENDARI DHE ORARET

KLASA 1 - 1 qershor. Hyrja: ora 7:45-8:30, Hotel EKLIPS – Dalja jo më parë se 12:30.KLASA 2 - 2 qershor. Hyrja: ora 7:45-8:30, Hotel EKLIPS – Dalja jo më parë se 12:30.KLASA 3 - 3 qershor. Hyrja: ora 7:45-8:30, Hotel EKLIPS – Dalja jo më parë se 13:00.KLASA 4 - 4 qershor. Hyrja: ora 7:45-8:30, Hotel EKLIPS – Dalja jo më parë se 13:00.KLASA 5 - 5 qershor. Hyrja: ora 7:45-8:30, Hotel EKLIPS – Dalja jo më parë se 13:00.KLASA 6 - 6 qershor. Hyrja: ora 7:45-8:30, Hotel EKLIPS – Dalja jo më parë se 13:00.KLASA 7 - 7 qershor. Hyrja: ora 7:45-8:30, Hotel EKLIPS – Dalja jo më parë se 13:00.KLASA 8 - 8 qershor. Hyrja: ora 7:45-8:30, Hotel EKLIPS – Dalja jo më parë se 13:00.KLASA 9 - 9 qershor. Hyrja: ora 7:45-8:30, Hotel EKLIPS – Dalja jo më parë se 13:00.

USHQIMI DHE UJINë mjediset e Olimpiadës nuk lejohet konsumi i ushqimit. UJI, prej kompanive serioze, jepet brenda në mjediset e Olimpiadës nga organizatorët. MOS U KUJTONI ÇASTIN E FUNDIT PËR USHQIMIN!

MJETETCikli i ulët (klasa 1-5): dy lapsa HB të mprehur (një të jetë rezervë), dy stilolapsa me ngjyrë blu, një gomë, një vizore jo më të gjatë se 20 cm. NUK LEJOHEN fletore, fleta për shënime, nuk lejohen as makinat lloga-ritëse.Cikli i Lartë (klasa 6-9): dy lapsa HB të mprehur (një të jetë rezervë), dy stilolapsa me ngjyrë blu, një gomë, një vizore jo më të gjatë se 20 cm, raportor, kompas. NUK LEJOHEN fletore, fleta për shënime, nuk lejohen as makinat llogaritëse.

CELULARËT dhe ORËT nuk lejohenCelularët dhe çdo lloj ore nuk do të merren me vete në mjediset e olimpiadës. Ndaj nxënësit që kapet (pasi nxënësve u janë dhënë tezat dhe para mbylljes zyrtare të olimpiadës) me aparat që është celular, duket si celular apo me makinë llogaritëse ose orë do të merret masa e uljes së 5 pikëve.

FLETAT E SHËNIMEVENxënësi nuk duhet të ketë fleta shënimesh të veta. Ato jepen nga personeli i olimpiadës bashkë me tezën. Të gjitha fletat e shënimeve dorëzohen bashkë me tezën.

PLOTËSIMI I TË DHËNAVE PERSONALE NË SECILËN TEZËNxënësi që nga klasa e parë deri tek e nënta duhet të jetë i aftë të plotësojë Kokën e Tezës me këto informa-cione: Emri mbiemri, klasa, shkolla, emri i një prej prindërve, numri celular i të dy prindërve, kodi (katër-shifror që jepet nga olimpiada).Në rast se nuk i mban mend, nxënësi mund të mbajë me vete një kartelë me këto të dhëna.

Page 5: Document9

7

NXJERRJA DHE BOTIMI I REZULTATEVERezultatet historikisht kanë dalë brenda ditës, nga mbrëmbja. Faqet ku botohen rezultatet dhe njoftimet e Olimpiadës XII Kombëtare janë:www.udhaeshkronjave.edu.al www.udhaeshkronjave.com www.facebook.com/udhaeshkronjave

CERTIFIKATAT E ARRITJEVE ndahen me postë ose në mënyrën e rënë dakort me prindin.

KËRKESAT PËR RISHQYRTIM TË TEZËSDrejtoria e shkollës “Udha e shkronjave” pranon vërejtjet dhe kërkesat për rishqyrtim të rezultatit në mënyrën e përshkruar më poshtë:1. Vërejtjet mund të adresohen në [email protected] ose në cel. 0692076068.2. Brenda datës 12 qershor 2012 paguhet në bankën ProCredit shuma 1000 lekë me komentin “Për rishqyr-tim të tezës për nxënësin Emri mbiemri, klasa, shkolla, qyteti”3. Drejtohet kërkesa në adresën e e-mailit [email protected] ose me mesazh në celular saktësisht me komentin e përshkruar më poshtë “PËR RISHQYRTIMT TË TEZËS SË emri, mbiemri, klasa, shkolla, kodi”SHQYRTIMI I ANKESAVE (deri më 15 qershor 2012)Me marrjen e KËRKESËS PËR RISHQYRTIM komisioni i kryesuar nga Drejtori i Shkollës “Udha e shkro-njave” risheh edhe një herë origjinalet e tezës dhe vlerëson edhe një herë korrigjimin e dhënë. Në përfun-dim, i jep të interesuarit (prindit) një pasqyrë të plotë të gabimeve të konstatuara në përgjigje dhe komentin “S’ka ndryshim rezultati” ose “Ka ndryshim rezultati për arsyet e mëposhtme....”. Në rast se ka ndryshim rezultati (më shumë, ose më pak), prindit i rimbursohet shuma e paguar për të bërë ankimimin. ANKESAT SHQYRTOHEN NGA DATA 12-15 qershor.

VERIFIKIMI ME SY NGA VETË PERSONIKjo procedurë vlen vetëm për prindërit që kanë kaluar procesin e Ankimit, në mënyrën e përshkruar më sipër, dhe për askënd tjetër. Personat që kanë kryer procedurën e ankimimit, pra kanë marrë një përgjigje, por duan të shohin vetë tezën e plotësuar duhet që të lënë më parë një takim me Drejtorinë e Shkollës. Takimi u lihet ndërmjet datave 20-30 qershor 2012. Në takim pranohet vetëm prindi i shoqëruar në çdo rast nga fëmija që ka marrë pjesë në olimpiadë.

RREGULL I PANDRYSHUARTEZAT E OLIMPIADËS KOMBËTARE JANË SUBJEKT I TË DREJTËS SË AUTORIT DHE ATO NUK U JEPEN PJESËMARRËSVE, AS ORIGJINAL, AS KOPJE. Cilido që nuk pajtohet me këtë kërkesë të Olimpiadës Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm nuk duhet të marrë pjesë. Ky rregull është pjesë e rregullores së Olimpiadës Kombëtare.

KONTROLLET E DYFISHTAPër të garantuar rezultatin, drejtoria realizon kontrolle të dyfishta (hedhje të dhënash nga një person dhe kontroll mbi hedhjen e të dhënave nga një person tjetër) në të gjitha hallkat.

PLOTËSIMI I TEZËS DHE I FORMULARIT ROZË TË PËRGJIGJEVETeza ku janë pyetjet dhe alternativat plotësohen me stilolaps blu (që nuk fshihet me gomë).Çdo pyetja ka nga 2 deri në 5 alternativa që shënohen me shkronjat A, B, C, D, E. Kur zgjidhet një përgjigje, rrethohet vetëm shkronja (A,B,C,D,E) që gjendet para saj. Shkronja e zgjedhur shkruhet (me të madhe shtypi) edhe një herë në një kuti bosh që gjendet para pyetjes.

Shembull plotësimi teknik i saktë Sa bëjnë 7 + 8? A. 10 B. 15 C. 14 D. 16 E.19D

KUJDES nga këto gabime: Mos rretho edhe shkronjën edhe përgjigjen që gjendet pranë saj, por vetëm shkronjën. Mos e mbush rrethin që të mos duket shkronja. Kutizën në fillim, plotësoje me shkronjë të madhe shtypi sepse shkronjat e vogla ngatërrohen në lexim e shkrim (c me e, a me d, d me b).

Page 6: Document9

8

NËSE PENDOHESH PËR ALTERNATIVËN E ZGJEDHURShkruaj fjalën “gabim” pranë alternativës për të cilën u pendove që e rrethove dhe vendos një shigjetë që lidh fjalën “gabim” me shkronjën e rrethuar gabim. Rretho një alternativë tjetër. Vendos kryq tek shkronja e plotësuar në kutizë për të cilën u pendove dhe shkruaj më tutje, çfarë mendon se është e saktë. NË RAST SE NUK RESPEKTON KËTO KËRKESA, KOMISIONI MUND TË HEQË PIKËN.

FJALOR QË PËRDORET GJATË KOMUNIKIMEVE NË SALLËNxënësit duhet të mësohen që fjalori i përdorshëm që do të dëgjojnë në mjediset e olimpiadës do të jetë Tezë – Fletët që kanë pyetjet. Tezat janë tre fleta, ose tre grup fletash (gjuhë, matematikë, shkencë) Tezë e gjuhës – Fleta që ka pyetjet nga lënda e gjuhës.Tezë e matematikës – Fleta që ka pyetjet nga lënda e matematikës.Tezë e shkencës – Fleta pyetjet nga dituria e natyrës ose biologjia, fizika, kimia. Formulari rozë i përgjigjeve (ose shkurt formulari rozë, ose edhe fleta rozë) - fleta ngjyrë rozë që ka numrat nga 1-120 dhe 5 alternativa (A,B,C,D,E) përbri secilit prej tyre dhe ku kopjohen përgjigjet e dhëna në tezë. Tek teza shk-ronja p.sh. C rrethohet ©, ndërsa në fletën rozë të përgjigjeve shkronjës “C” i hiqet një vijë në mes p.sh. C.Fleta e bardhë e shënimeve - fleta që jepet për të bërë llogaritje.Karta e regjistrimit – fleta që jepet nga shkolla “Udha e shkronjave” para olimpiadës me disa informacione.alternativë (përgjigje)– Nxënësi kur dëgjon këtë fjalë ka parasysh një nga pesë zgjedhjet për të bërë, të cilat kanë përpara shkronjat A,B,C,D,E. (Rretho alternativën që duhet! – do të kuptohet rretho shkronjën që është pranë saj (jo të gjithë fjalën apo numrin).Kolonë – Është fjala për kolonat që ka fleta rozë e përgjigjeve secila me nga 30 numra (kolona e parë 1-30, kolona e dytë 31-60, kolona e tretë 61-90, kolona e katërt 91-120. Kodi– Kodi katërshifror që jepet nga Olimpiada në kartën e regjistrimit. Mësues kujdestar – mësuesi më i afërt që mbikqyr tavolinën e nxënësit.

Shembull plotësimi teknik i saktë Sa bëjnë 7 + 8? A. 10 B. 15 C. 14 D. 16 E.19

gabim

PLOTËSIMI I FLETËS ROZË TË PËRGJIGJEVE (me laps HB)Fleta rozë e përgjigjeve plotësohet nga nxënësi me laps HB, pasi është në kërkesat teknike të skanerit.Fleta rozë e përgjigjeve ka kuadratin ku plotësohet emri. Nxënësi nuk do të ketë nevojë ta plotësojë, pasi është plotësuar më parë nga organizatorët. Ai vetëm duhet të kontrollojë nëse është ose jo emri i tij mbi fletë. Djathtas gjendet kodi me tetë shifra (katër të fundit janë 0) Nxënësi duhet të kontrollojë nëse katër shifrat e para përputhen ose jo me kodin që ai di (me katër shifra, p.sh. 3049). Në rast se nuk përputhet ngre dorën, për të kërkuar sqarime.Nxënësi e plotëson Formularin Rozë të Përgjigjeve në këto raste:Menjëherë sapo mbaron tezën e gjuhës. Shikon në tezë përgjigjen për pyetjen 1, e zëmë se është A, atëherë i drejtohet Formularit Rozë tek numri 1 (kolona e parë në krye) dhe heq një vijë në mes të shkronjës [A].Duket VETËM një vijë horizontale (jo vertikale, jo të pjerrët) në mes të trupit të shkronjës. DUHET kështu: 1 [A][B][C][D][E]. (saktë)

Nuk duhet kështu (gabim) Nuk duhet as kështu: 1 [A][B][C][D][E] (gabim)

NË RAST GABIMI, FSHIHET SHËNIMI ME GOMË DHE PLOTËSOHET SI DUHET. KUJDES: FLETA ROZË DUHET TË PARAQESË KOPJEN E ASAJ QË ËSHTË NË ORIGJINAL (TEK TEZA). Në rast se vihen re ndryshime, komisioni merr parasysh origjinalin dhe korrigjon fletën rozë. Ndaj nxënësi duhet të korrigjojë edhe origjinalin nëse dëshiron të zgjedhë një përgjigje tjetër.

1 [A][B][C][D][E].

KUJDES NGA RASTET “Rrethoj një shkronjë dhe shkruaj një shkronjë tjetër në kuti”Në rastet që konstatohet që një nxënës ka qarkuar një shkronjë (p.sh. shkronjën B) dhe në kutizë ka vendo-sur shkronjën një shkronjë tjetër (p.sh. D), merr 0 pikë.

Page 7: Document9

9

SHFRYTËZIMI I TUALETITShfrytëzimi i tualetit bëhet para se të fillojë plotësimi i tezës së parë, në pushimin 15 minutësh ndërmjet tezës së parë dhe të dytë, në pushimin 15 minutësh ndërmjet tezës së dytë dhe të tretë. Gjatë kohës që nxënësit plotësojnë tezën nuk shkohet në tualet.Në cilindo rast, gjatë pushimit, që kërkohet të shkohet në tualet, ngrihet dora dhe kur mësuesi jep lejen për të folur: i thuhet shkurt fjala “TUALET” ose pëllëmbët bëhen në formë T.

PLOTËSIMI I ALTERNATIVAVENxënësi teknikisht nuk duhet të lërë asnjë pyetje pa rrethuar një dhe vetëm një alternativë. Nuk duhet të rrethojë më shumë se një alternativë.Në rastet kur një pyetje nuk ka asnjë alternativë të rrethuar, vlerësohet me 0 pikë.Në rastet kur një pyetje ka të rrethuar dy ose më shumë alternativa, vlerësohet me 0 pikë.

NGRITJA E DORËS PËR NJË PYETJE (sqarim)Nëse ka një pyetje që lidhet me sqarimet për pyetjet që janë në tezë, nxënësi ngre dorën dhe thotë vetëm kaq “KËRKOJ SQARIM” dhe mësuesi i jep një fletë ku mund të shkruajë pyetjen që ka për të bërë. Në rast se komisioni vlerëson se nuk duhet dhënë asnjë sqarim, i thuhet nxënësit “NUK KA SQARIM SHTESË”. Në rast se është e nevojshme një sqarim, lexohet pyetja e nxënësit për të gjithë dhe jepet sqarimi për të gjithë me zë të lartë. Kështu kërkesa për sqarim e një nxënësi bëhet përfaqësuese e kërkesave edhe të të tjerëve ose është oponenca nga ana e nxënësit për shtrimin e një pyetje të caktuar që mund të ketë dykuptimësi të pa kapur nga autorët e tezës ose çfarëdolloj tjetër paqartësie.

KUJDES! MOS HIDH SYTË NGA FLETA E SHOKUT! HIQEN PIKË!Nxënësi duhet ta stërvitë veten që të mos shohë tek fleta e shokut. Si të shohësh me dashje, si pa dashje, në secilin rast që konstatohet HIQEN 3 PIKË. Që të mos shohë nga fleta e shokut, nxënësi duhet të përkulet mbi pjesën e vet të tavolinës dhe të mos bëjë asnjë përpjekje që sytë e tij të kenë pamje nga fleta e shokut.

RUAJTJA E QETËSISË!Në mjediset e olimpiadës kërkohet leje për të folur dhe kur flitet, zëri është i ulët. Zëri ngrihet nëse mësuesi e kërkon kështu.

LARGIMI NGA MJEDISET E OLIMPIADËS (jo pa prindër)Në fund të olimpiadës bëhet fotografia e përbashkët. Pas kësaj nxënësi bën gati të gjitha mjetet dhe pret i ulur në tavolinën e vet. Ai nuk largohet pa i ardhur prindi (dhe prindi duhet t’ia ngulitë fëmijës këtë rregull). Prindi vjen vet në mjediset e olimpiadës për ta marrë fëmijën dhe nuk i thotë atij “të pres jashtë”.

PRINDËRIT NË RADHË (JO RRËMUJË) (si në mëngjes në hyrje, dhe sidomos në dalje të fëmijëve)Prindërit që presin në çastet e fundit të marrin fëmijët e tyre duhet të vendosen në radhë, kolonë. Kështu do të jetë më e lehtë për organizatorët të komunikojnë njoftimet dhe t’i japin secilit fëmijën e vet. Prindi nuk duhet të dalë nga mjediset duke marrë fëmijën dhe pa dhënë njoftim tek personeli që e mori fëmijën. Është mungesë ndjeshmërie për përgjegjësitë e organizatorëve të largohesh duke marrë fëmijën pa dhënë njoftim. Megjithatë personeli i olimpiadës do të kontrollojë daljet. Prindi e merr përdore fëmijën, se kështu bëhet i dallueshëm për personelin. Nuk duhet që fëmija të jetë para ose pas prindit i palidhur në dorë.

KOMUNIKIMI PRIND - PERSONELNjë prind që vjen i pasqaruar për procedurat që ndiqen në olimpiadë sepse nuk lexon udhëzimet që jepen, mund të shkaktojë radhë, të marrë kohë të panevojshme për t’u sqaruar etj. Të gjithë prindërit duhet t’i japin prioritet personelit dhe të jenë mbështetës ndaj kërkesave të tij sepse këto kërkesa kanë të bëjnë me respek-timin e një mase të madhe nxënësish. Nxënësit që janë brenda mjediseve të olimpiadës rrethohen nga një kujdes prindëror dhe i gjithë stafi di të gjejë zgjidhjen e duhur për çdo rast (qoftë ky edhe urgjent).

PRINDI QË KA SHENJA SE FËMIJA I TIJ MUND TË KETË PROBLEME EMOTIVE OSE SHËNDE-TËSORE GJATË TESTIT NUK DUHET TË LARGOHET NGA MJEDISET E OLIMPIADËS, POR TË PRES PRANË TYRE PËR ÇDO TË PAPRITUR.

Page 8: Document9

10

GJETJA E HOTELIT “EKLIPS”Për ata që vijnë nga Erseka, Korça, Pogradeci, Librazhdi, Elbasani është më e lehtë, pasi Ho-tel Eklips gjendet para se të hysh në Tiranë, kur vjen nga Elbasani. Tashmë si pikë orientuese është Qendra më e Madhe Tregtare TEG (Tirana East Gate).Për ata që hyjnë në Tiranë nga veriu (Kamza), apo nga Jugu apo nga Durrësi, duhet të kërkojnë daljen nga Tirana për në Elbasan (rrugën e Elba-sanit). Gjatë rrugës kalohet Ambasada Amerikane, shkolla e gjuhëve të huaja, Fakulteti Ekonomik dhe Filologjik, Varrezat e Dëshmorëve dhe Pallati i Brigadave, kalohet Sauku, lihet majtas qendra tregtare TEG, dhe 100 metra pas një rrethrrotul-limi do të shihni në krah të djathtë, buzë rrugës, godinën e Hotel Eklipsit.a) Për ta gjetur adresën përmes INTERNET, hap faqen http://maps.google.com b) Tek Search fut 41°16’44.93”N 19°51’15.70”E

ORIENTIM I PËRAFËRT RRETH NUMRIT TË PYETJEVE QË DO TË KENË TEZAT

TEZA E GJUHËS TEZA E MATEMATIKËS TEZA E SHKENCËSKLASA 1 30-32 pyetje 30-32 pyetje 30-32 pyetjeKLASA 2 30-32 pyetje 30-32 pyetje 30-32 pyetjeKLASA 3 30-40 pyetje 30-40 pyetje 30-40 pyetjeKLASA 4 30-40 pyetje 30-40 pyetje 30-40 pyetjeKLASA 5 30-40 pyetje 30-40 pyetje 30-40 pyetjeKLASA 6 30-40 pyetje 30-40 pyetje 40-50 pyetjeKLASA 7 30-40 pyetje 30-40 pyetje 40-60 pyetjeKLASA 8 30-40 pyetje 30-40 pyetje 40-60 pyetjeKLASA 9 30-40 pyetje 30-40 pyetje 40-60 pyetje

ORARI DITOR I OLIMPIADËS - STËRVITJA PSIKOLOGJIKE E NXËNËSITNxënësi duhet të jetë i pregatitur që dita e olimpiadës do të jetë një ditë pune e ndarë në tre kohë pune:Hyrja fillon në 7:45 minuta deri 8:30, ndërsa puna e nxënësve fillon në orën 9:00.1. Teza e gjuhës fillon në orën 9:00 dhe mbaron rreth orës 10:00. 40-45 minuta për plotësim teze dhe 10-15 minuta për kontroll teknik dhe plotësimin e Formularit Rozë. Pushimi i parë fillon rreth orës 10:00 - 10:15. Gjatë pushimit nxënësi çlodhet, mund të kryejë nevoja personale. Stafi do të kujdeset që pushimi t’i shërbejë pregatitjes psikologjike për plotësimin e tezës së dytë. Nxënësi duhet të motivohet për garën e dytë. 2. Teza e matematikës fillon rreth orës 10:15 dhe mbaron rreth orës 11:30. Nxënësi do të ketë 90 minuta për të realizuar përgjitjet dhe rreth 10-15 minuta për kontroll teknik dhe hedhjen e përgjigjeve në Formu-larin Rozë të Përgjigjeve. Nga ana e stafit do të jepet ndihmë në llogaritjen e kohës, në mënyrë që nxënësi të orientohet mirë në shpejtësinë e zgjidhjes. Pushimi i dytë - 15 minuta, pas plotësimit të tezës së matematikës, fillon rreth orës 11:30.3. Teza e shkencës fillon rreth orës 11:45 dhe zgjat rreth 60 minuta. Për klasat e ciklit të lartë ndoshta pak më shumë.

Page 9: Document9

11

Page 10: Document9

12

SHPALLJA E FITUESVETre nxënësit e parë në çdo garë, marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Olimpiadës XII Kombë-tare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm dhe vlerësohen me diploma dhe medalje. Vendi i parë fiton edhe kupën për garën në të cilën ka fituar.

PJESËMARRJA NË ÇMIME E NXËNËSVE TË SHKOLLËS “UDHA E SHKRONJAVE” Nxënësit e shkollës “Udha e shkronjave” marrin pjesë në Olimpiadën Kombëtare me të drejta të plota, por, duke marrë parasysh faktin që ata janë nxënës të shkollës organizatore, nëse një nxënës i shkollës “Udha e shkronjave” hyn në zonën e çmimeve të para, çmimi dublohet. Pra, nëse nxënësi A i shkollës “Udha e shkro-njave” del i dyti, dhe nxënësi B i një shkolle tjetër del i treti, atëherë si A ashtu edhe B shpallen të dytët dhe i katërti shpallet i treti. Pra, në çdo rast, do të ketë tre çmime nga shkollat e tjera, edhe sikur, teorikisht, të tre çmimet 1,2,3 t’i fitonin nxënës të shkollës “Udha e shkronjave”.

RENDITJA NË KLASIFIKIM, KUR KEMI PIKË TË BARABARTANëse dy nxënës kanë pikë të bararta ata kanë të njëjtin numër në renditje. Nëse ka 35 nxënës që kanë marrë 63 pikë ose më lart, dhe ka 3 nxënës që kanë marrë 62 pikë, atëherë këta tre nxënës marrin renditjen 36 (nuk ka renditje 37,38, por vijohet me 39).

REGJISTRI I AMZËSUDHA E SHKRONJAVE, ka ruajtur me kujdes e dashuri punët e nxënësve gjatë viteve të tëra olimpiadë. Me kënaqësi, konstatojmë që nxënësit që duan të shkojnë të studiojnë në Perëndim si SHBA, ANGLI, GJERM-ANI bëjnë pjesë të dosjeve të tyre edhe pjesëmarrjet dhe arritjet në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm, ndaj na kërkojnë vërtetime për këtë gjë.Regjistri i Amzës, që u hap sivjet, i siguron çdo nxënësi një historik të veçantë që lidhet me rezultatet e tij në garat kombëtare, por edhe lidhur me përballjen e tij për të marrë Certifikatat e Arritjeve në lëndë të caktuara. Sivjet ne realizuam Certifikimin e Arritjeve në Matematikë për njohuritë e një viti më parë dhe gjatë ditëve të Olimpiadës do të realizojmë Certifikimin e Arritjeve për njohuritë në lëndët e Gjuhës Shqipe, Matematikës dhe të Shkencës (pra, dituri natyre për ciklin e ulët, ose miksim bio-kimi-fizikë për ciklin e lartë).Certifikata e Arritjeve që lëshohet nga shkolla “Udha e shkronjave” është një dokument serioz që lëshohet pas një provimi në kushte të përkryera të testimit që kërkon të zbulojë paraqitjen e nxënësit në ballafaqim me kurrikulën kombëtare ose atë ndërkombëtare kur është e specifikuar ashtu.Me kënaqësi vëmë re që shumë shkolla private japin bursa lidhur me rezultatet e nxënësve në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm. Kjo tregon besimin që ato kanë në seriozitetin e nxjerrjes së rezultateve prej “Udhës së shkronjave”.

HISTORIK I SHKURTËR I “UDHËS SË SHKRONJAVE”“Udha e shkronjave” u miratua si shkollë nëntëvjeçare private nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, më 30 maj 1997. Atëherë ishte shkolla e parë private shqiptare. Ajo mori këtë emër për të qenë pjesë e udhës së arsimit shqiptar që nga fillesat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e deri në ditët tona. Vitet që kanë kaluar kanë dëshmuar se ndihmesa jonë ka qenë e sinqertë, e pastër, e vërtetë dhe në maksimumin e mundësive tona mendore, fizike, financiare. Në vitin shkollor 2000-2001 nisi Olimpiada Kombëtare e Matematikës dhe e Formimit të Përgjithshëm. Në vitin e parë ajo ishte vetëm e Matematikës. Nga viti i dytë kaloi në dygarësh dhe këtë vit në tregarëshe. Jemi të kënaqur që pas 12 vitesh ne bëjnë një ndryshim cilësor në Olimpiadë duke ndërthurur Certifikimin e Arritjeve me garën.

SHKOLLA “UDHA E SHKRONJAVE”Shquhet sidomos për besueshmërinë e rezultateve. Pikërisht për të provuar këtë besueshmëri, me nxitjen tonë, nxënësit tanë kanë ndjekur masivisht gjimnazet shtetërore “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Petro Nini Luarasi” dhe “Qemal Stafa”. Nxënësit kanë treguar një qëndrueshmëri të admirueshme në rezultate të larta. Shkolla ka një sistem të besueshëm përzgjedhje të nxënësve që realizojnë ngarkesa të larta.

Page 11: Document9

13

Kjo ka bërë që ngarkesa mësimore t’i përshtatet nxënësve të mirë dhe nxënësit që marrim t’i përshtaten ngarkesës së lartë dhe më tej mësuesit që zgjedhim t’i përshtaten kërkesave të larta të programeve cilësore dhe me ngarkesë dhe nxënësve që i arrijnë këto kërkesa.

GJUHA SHQIPE, LETËRSIA, GJUHËT E HUAJAHistorikisht mësimdhënia e gjuhës shqipe në shkollën “Udha e shkronjave” ka qenë e niveleve mjaft të larta. Kjo falë mësueseve mjaft të pregatitura, me një përvojë pune të konsiderueshme. Vlen të përemenden i pa-harruari Iljaz Larashi për lëndën e letërsisë, mësuesja e gjuhës Elisabeta Lako dhe aktualisht Hëna Veipi. Të tre mësuesit u dhanë nxënësve shumë nga përvoja e tyre. Jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që ka shkolla nëntëvjeçare në formimin gjuhësor të nxënësve. Shumë nxënës që kanë shkuar në gjimnazet shtetëror na shprehin mirënjohjen për çfarë ata kanë bërë tek ne. Çdo koncept që rimerret në shkollë të mesme gjen një mbështetje të fuqishme në bazat që ne u kemi dhënë nxë-nësve si në gjuhë shqipe ashtu edhe në letërsi. Duke u ndalur tek letërsia, nxënësit zhvillojnë vetëm autorë të mëdhenj botërorë (Shekspir, Balzak, Cvajg, Tuein, Tolstoi, Hygo, De Amicis, etj.) dhe autorë të përzgjedhur mjaft mirë nga Shqipëria (rilindasit dhe autorët e ditëve tona). Jemi të ndërgjegjshëm që leximet e detyruara të shkollës janë ato që mbeten më shumë në kulturën e përgjithshme të nxënësit.Gjuha e huaj që zhvillohet në shkollën “Udha e shkronjave” është anglishtja. Ngarkesa është rritur nga viti në vit dhe sivjet ne bëjmë çdo ditë mësim anglishteje. Metodat me të cilat punojmë janë të Oxford University Press.Përveç metodave të mësimdhënies me libra dhe CD, aktualisht shkolla po praktikon edhe mësimin Online të anglishtes dhe të gjuhëve të tjera të huaja, veçojmë italishten. Shumë shpejt, në këtë linjë do të futet edhe frëngjishtja dhe gjermanishtja.Për herë të parë Gjuha Shqipe futet si një garë më vete në Olimpiadën XII Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm.

MATEMATIKA, BIOLOGJIA, KIMIA, FIZIKA, DITURITË NATYROREKy bllok lëndësh krahas zhvillimeve që ka pësuar si rezultat i vendimeve të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës ka një zhvillim të vetin edhe brenda shkollës “Udha e shkronjave”.Që nga koha që ne filluam të organizonim Olimpiadën e Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm, e përdorëm këtë garë si pjesë e vetëvlerësimit tonë dhe pamë që mundësitë tona ishin edhe më të mëdha. Për këtë arsye sot ne gjejmë në këto lëndë një ngarkesë më të madhe. Të gjitha klasat krahas librave bazë të matematikës kanë edhe programin e olimpiadës që parashikon mbi 300 problema olimpiadash për çdo klasë.Tashmë mund të themi se tradita në këtë lëndë është e përforcuar dhe ne më shumë se të reja në këtë fushë presim cilësi në ato që japim.Lidhur me fizikën, kiminë dhe biologjinë, mësimdhënia me tekstet shqiptare të miratuara nga Ministria e Arsimit përforcohet me literaturën ndihmëse të Oxfordit për të gjitha klasat.Rëndësia që po u japim eksperimenteve bën që këto lëndë të përvetësohen në mënyrë praktike. Rezervat janë edhe më të mëdha në këto lëndë. Shkolla po pregatitet që certifikimi i ardhshëm në Olimpi-adën XII Kombëtare, ku shkenca është një nga tre garat t’i gjejë nxënësit tanë me një formim mjaft të lartë.

HISTORI, GJEOGRAFI, STUDIME SHOQËRORELënda e historisë në shkollë zhvillohet kryesisht duke u mbështetur në tekstet e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, ndërsa në lëndën e gjeografisë kemi mbështetje edhe në tekstet mësimore të Oxford University Press.Të dyja këto lëndë bashkë me edukatën shoqërore që u jep nxënësve njohuritë nga fusha që nuk i mbulojnë lëndët e tjera siç janë ligjet, institucionet etj. gjejnë mbështetje edhe në veprimtaritë të tjera të lidhura me to, siç janë ekskursionet, vizitat në qendra me vlerë historike, gjeografike, por edhe për njohjen e institucioneve. Vlen të përmendet se shkolla e ka prekur thuajse 60% të territorit të trevave shqiptare: Jugun e Shqipërisë, gjithë vijën bregdetare, Rrëshenin, Kukësin, Prizrenin, Gjakovën, Rahovecin, Skënderajn, si edhe lindjen e Shqipërisë Elbasan, Librazhd, Pogradec, Korçë, Erskekë.Vizitat në muzeumet arkeologjikë Butrint, Apoloni, Durrës, Manastiri i Ardenicës; kalatë e Beratit, Gjirokas-trës, Lëkurësit, Rozafës, etj. muzetë historikë në Korçë, Tiranë, Vlorë, Prizren etj. Vizita kemi patur edhe në

Page 12: Document9

14

institucione fetare kisha, xhami, teqe. Synimi ka qenë njohja e këtyre institucioneve që i shërben edhe më shumë traditës së bukur shqiptare të harmonisë fetare. Shkolla “Udha e shkronjave” është një institucion i traditës, ndaj punon shumë që kjo traditë e shprehur në forma të ndryshme të bëhet pjesë e kulturës së nxënësit. Ai jo vetëm ta mësojë, por edhe ta gëzojë dhe ta bëjë mënyrë jetese.

INFORMATIKA, LOGJIKA, TEKNOLOGJIAInformatika është bërë një shkencë kaq e gjerë sa do të jetë e vështirë të përcaktohet se çfarë pikërisht duhet të dijë një 15 vjeçar, në mënyrë që ajo t’i shërbejë edhe për vitet që do të vijnë. Problemi tjetër është sasia e orëve në dispozicion të lëndës Informatikë. Është plotësisht e justifikueshme çdo shtim orësh, pasi materiale për të mësuar ka mjaft dhe për çdo moshë. Mirëpo shkolla duhet të ruajë ekuilibrin ndërmjet lëndëve të ndryshme që mëson. “Udha e shkronjave” ishte e para që hartoi një libër mësimi të njohurive kompjuterike, për klasat 5, 6. Me evoluimin e programeve të Windowsit dhe Office, shumë shpejt doli nevoja për rinovimin e tyre. Logjika Formale është një nga lëndët që zhvillohet tek “Udha e shkronjave” në klasat 7, 8, 9. Zhvillimi i kësaj lënde, me autor Artur Shkurtin, tashmë i ka kaluar 8 vitet përvojë dhe ndihemi krenarë për produktin që kjo lëndë nxjerr: një nxënës me formim të mirë logjik-teorik.Teknologjia është një fushë që për shkak të gjerësisë së saj sjell vështirësi në mësimdhënien e saj në shkollë qoftë përmes përmbajtjes qoftë përmes pregatitjes së mësuesve që e japin lëndën. Kjo është një nga sfidat me të cilat përballet shkolla.ARTET DHE SPORTETTek “Udha e shkronjave” arteve dhe sporteve iu është dhënë një rëndësi e madhe. Mësueset që kanë dhënë mësimin e edukimit fizik, muzikor dhe figurativ gjithmonë kanë qenë në nivel të lartë. Produktet e punës së tyre nxënësit i kanë gëzuar. Kjo është shprehur edhe në përzgjedhjet që kanë bërë nxënësit tanë: disa prej tyre kanë zgjedhur liceun artistik dhe disa të tjerë kanë investuar në sporte, disa të tjerë kanë marrë pjesë në konkurset kombëtare të këngës duke arritur deri në çmime të para, disa të tjerë kanë filluar instrumentin piano, kitarë, violinë dhe tani me kënaqësi shohim që kanë formuar edhe bandat e para muzikore. Nëse nxë-nësi merr një kulturë bazë të saktë, kjo bëhet shtysë që ai të investojë dhe ta marrë seriozisht investimin e tij në arte apo në sport. E gjithë puna artistike dhe sportive tashmë ka mbetur e fiksuar në foto, video dhe në piktura të nxënësve që janë tashmë pjesë e zbukurimeve të shkollës. Produkte të punës në këtë drejtim janë koncertet, sidomos ato përmbyllëse të vitit, albumi me 10 këngë patriotike “Zëri i atdheut” kënduar nga korri i shkollës dhe i vetmi i këtij lloji, që aktualisht po shfrytëzohet për veprimtaritë nga shkollat anembanë Shqipërisë, kampinatet, emisionet televizive dhe koncertet përshën-detëse jashtë shkollës.

QENDRA E TESTEVE dhe ARKIVI I TESTEVE“UDHA E SHKRONJAVE” ka arkivin më të madh të testeve në Shqipëri si në shumëllojshmëri ashtu edhe në sasi. Krijimi i arkivit të testeve që në vitin 1997, shpreh seriozitetin dhe cilësinë e hartimit dhe korrigjimit të atyre testeve. Pjesë e arkivit janë edhe të gjitha olimpiadat kombëtare dhe lokale që kemi zhvilluar.

BIBLIOTEKA E “UDHËS SË SHKRONJAVE”Me seksionet e saj të librit artistik, shkencor, librit shkollor, shqip dhe në gjuhë të huaj, kryesisht në anglisht, biblioteka është një mbështetje për nxënësit dhe mësuesit. Ajo nuk karakterizohet nga masiviteti i kotë, por nga përputhja me kërkesat e shkollës. Biblioteka tashmë ka krijuar edhe fondin e librit të vjetër shqip, ku nxënësit kanë mundësi të prekin historinë e shkrimit shqip me libra të vjetër mbi 100 vjet.

BOTIMET “UDHA E SHKRONJAVE”“Udha e shkronjave” është edhe një institucion botues. Botimet tona filluan me një botim që kërkoi stafin dhe investimin më të madh të bërë ndonjëherë nga ndonjë shtëpi botuese deri në atë kohë: abetaren “Udha e shkronjave”, e cila shumë shpejt mori vlerësimet më të mira nga pedagogët, mësueset e ciklit të ulët, shkrimtarët dhe vetë fëmijët me prindërit e tyre. Botimet e shkollës “Udha e shkronjave” janë unike pikërisht sepse dalin jo si rezultat i kopjimit apo thjesht i

Page 13: Document9

15

nevojës për botim komercial, por si rezultat i grumbullimit në kohë të një përvoje shkollore. Seria e 8 librave “Eja në test” e cila pati një përhapje të shpejtë në të gjitha shkollat e Shqipërisë, doli vetëm pasi drejtoria e shkollës “Udha e shkronjave” mendoi që t’i botonte testet e saj me të cilat kontrollonte punën e përditshme të nxënësve të saj në të gjitha klasat. “Matematika 6” (Artur Shkurti & Sitki R.Spahia) që fitoi çmimin e parë në konkursin e MASH-it në 2005 si tekst i vetëm alternativ për shkollat në vitet 2005-2007 doli vetëm pasi ne kishim zbatuar në shkollën tonë matematikën e Oxfordit dhe matematikën më të mirë italiane botuar nga Petrini, me autor Mario Mariscot-tin. Kështu përvoja e grumbulluar në matematikë dhe në olimpiada u pasqyrua një tekst origjinal për nga struktura, për nga guximi për t’u shkëputur nga tradita 15vjeçare e një matematike me kërkesa të ulta. Me kënaqësi konstatojmë se shumë shpejt autorët e tjerë që miratuan tekstet e tyre u mbështetën fuqishëm në këtë traditë të re të krijuar prej nesh në kërkesa të larta ndaj nxënësit.“Dituri e natyrës 3” (Artur & Mirela Shkurti) ka qenë një sukses tjetër yni. Ky libër fitoi 97 pikë nga 100 në konkursin e MASH në vitin 1997 dhe u shpall fitues i vetëm. Ai përfaqëson mënyrën tonë të shpjegimit, ngarkesën tonë, respektin tonë për botën fëminore të nxënësit të ciklit të ulët, si edhe standardin tonë të lartë në objektivat që duhen arritur. Ky botim u pasua edhe me “Diturinë e natyrës 5” fitues gjithashtu.Libri “BESA”, përfaqëson kërkesën tonë për të gjetur një bosht orientues në edukimin e nxënësve. Libri “BESA” e siguron edukimin duke iu rikthyer vlerave që edukohen veçanërisht nga poetët e Rilindjes Kombë-tare, por edhe nga poetët e sotëm.

Prej vitit 2001, “Udha e shkronjave” ka botuar rreth 60 tituj librash që mbështetin objektivat tona për të plotësuar boshllëqet të caktuara në sistemin arsimor shqiptar. “Abetarja për parashkollorët” plotësoi një kërkesë të kopshteve kryesisht private që ishin duke realizuar standarde më të larta në shkrim dhe lexim. Sot ne jemi dëshmitarë që fëmijët shkojnë në klasë të parë thuajse me të gjitha shkronjat e mësuara.“Dituri për mua” ishte një libër diturie për 5-vjeçarët.LOGJIKA 7,8,9 (Artur Shkurti) - Një nga krenaritë e shkollës “Udha e shkronjave” dhe të botimeve të saj. Kjo lëndë zhvillohet kështu vetëm në disa shkolla të larta (Juridik), ndërsa ne e sollëm atë për nxënësit e moshave 13-15 vjeç. Me sukses kjo lëndë jepet në shkollën tonë prej vitit 2004. Në të nxënësit mësojnë për Konceptin, Gjykimin, Arsyetimin, duke u ndërgjegjësuar për atë çfarë qëndron kryesisht në bazë të mendi-meve dhe veprimeve mendore dhe duke mbështetur kështu të gjithë procesin mësimor në lëndët e tjera.Olimpiada Kombëtare ka patur një ndikim mjaft të madh në botimet tona, sidomos lidhur librat me prob-lema, me librat periodikë të olimpiadave që tani po vazhdojnë me serinë “Udha e shkencës”. “Gjuha shqipe 3”, ishte shprehja e dëshirave tona për standardet që duhet të arrijë kjo lëndë në ciklin e ulët. Ajo jo vetëm përmban kërkesat e programit shtetëror, por shumë më tepër dhe më me origjinalitet ruan traditën më të mirë dhe e zhvillon atë në fusha që ne mendojmë se i duhen dhënë një nëntëvjeçari dhe që përballohen lehtësisht prej tij.

Page 14: Document9

56

PROGRAMET E CERTIFIKIMIT TË ARRITJEVE GJUHË SHQIPE & SHKENCË

Nxjerrë si koncentrat nga Programet e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, për të ndihmuar nxënësin të orientohet më mirë.

Programet e matematikës i gjeni tek “Udha e shkencës”, nr.3, që e gjeni në internet me këtë link

https://docs.google.com/file/d/0B93Bj93D5mJyYjE3Y2M2MTQtZTQ4YS00ZDc5LWJiNGMtOTNlYjAzOTJkYmRj/edit?hl=en_US&pli=1

Page 15: Document9

UD

HA

E SH

KRO

NJA

VE -

CER

TIFI

KIM

I I A

RR

ITJE

VE -

OLI

MPI

ADA

KOM

BËTA

RE

E M

ATEM

ATIK

ËS D

HE

E FO

RM

IMIT

PËR

GJI

THSH

ËM 1

-9 Q

ERSH

OR

107

KLASA 9CERTIFIKATA E ARRITJEVE NË GJUHË SHQIPE

Nxënësi i klasës së nëntë duhet të dijë:LEXIMI LETRAR1. Të dallojë elementet formale dhe gjuhësore të teksteve të ndryshme (Të analizojë strukturën e teksteve të ndryshme dhe treguesit formalë sipas llojit të tekstit).2. Të përdorë saktë fjalorin kyç të teksteve të lexuara (Tekste me poezi, prozë poetike, monolog, dramë, reportazh, ese e të bëjë vlerësimin krahasues për gjuhën dhe llojin).3. Të përdorë fjalët me ngjyrim emocional për t’i bërë pjesë të fjalorit vetjak.4. Të zbulojë të përbashkëtat dhe dallimet e elementeve gjuhësore të teksteve të ndryshme nëpërmjet krahasimit. 5. Të përdorë drejt gjuhën standarde shqipe. 6. Të diskutojë për fjalë e forma gramatikore që pasurojnë gjuhën sh-qipe.7. Të dallojë përdorimin e saktë dhe të gabuar në tesktet letrare dhe joletrare. 8. Tw shmangë pwrdorimet pa vend tw fjalwve dhe formave gjuh-wsore qw dëmtojnw gjuhwn shqipe. 9. Tw perifrazojw tekste të ndryshme pa ndryshuar pwrmbajtjen. 10. Tw identifikojw informacionin e rwndwsishwm nw tekste tw ndryshme. 11. Tw analizojw marrwdhwniet midis pjeswve tw ndryshme të tek-stit. 12. Tw krahasojw informacione tw marra nga burime të ndryshme me qëllim përzgjedhjeje sipas interesave. 13. Tw zbulojw mesazhe qw dalin nga tekste të ndryshme, por me tematikë të njëjtë. 14. Tw dallojë faktin nga opinioni. 15. Tw mbajë qwndrim duke argumentuar çështje të ndryshme. 16. Tw zbulojw domethënien e teksteve letrare. (Tekste nga gjini të gjata letrare: novela, romani me personazhe letrare të pëlqyera nga nxënësit) si edhe të vërë në punë përfytyrimin për zbërthimin e saj. 17. Të analizojë personazhe të teksteve të ndryshme, duke treguar vlerat pozitive të tyre. 18. Të përzgjedhë tekste që përmbushin interesat e veta. 19. Të grupojë pjesët që lexon sipas gjinive dhe llojeve letrare.20. Të shpjegojë ndryshimet mes llojeve dhe gjinive letrare, duke u mbështetur në veçoritë kompozicionale dhe gjuhësore. 21. Tw zbërthejë figurat letrare duke treguar funksionin shprehës të tyre. 22. Të përmbledhë idetë e teksteve të ndryshme për të mbajtur qën-drim kritik ndaj tyre. 23. Të tregojë stilin e shkrimtarit dhe të interpretojë figurat letrare: apostrofi, paralelizmi figurativ, metafora, krahasimi, epiteti.24. Të dallojë personazhet karaktere. 25. Të përcaktojë pjesët kyç të tektit për të krijuar pika orientimi. 26. Të shkruajë për qëllime të ndryshme (CV, kërkesë zyrtare, përm-bledhje, ese argumentuese dhe përshkruese)27. Të përshkruajë përvoja vetjake si edhe veprimtari të kryera në grup. 28. Të përshkruajë dukuri të natyrës sipas këndvështrimit të tij im-agjinar.

29. Të shkruajë mbyllje interesante për ngjarje fantastiko-shkencore.30. Të përshkruajë heronjtë e tij imagjinarë.31. Të shkruajë poezi të shkurtra sipas një modeli të dhënë.32. Të shkruajë me imagjinatë për një temë të caktuar apo të zgjedhur. 33. Të shkruajë mbyllje interesante, të ndryshme nga varianti i dhënë.34. Të përdorë fjalë dhe forma gjuhësore, të cilat të krijojnë imazhe të gjalla në mendjen e lexuesit. 35. Të shkruajë në mënyrë estetike. 36. Të përdorë shenjat e pikësimit sipas intonacionit të thënies: pres-jen, dypikëshin, kllapat, pikëpresjen, pikëpyetjen, pikëçuditësen. 37. Të dallojë strukturën në një pjese letrare (hyrja, zhvillimi, mbyllja, paragrafi, fakti, opinioni, përfundimi)

GJUHA1. Të përcaktojë llojin e fjalive sipas gjymtyrës kryesore. 2. Të dallojë fjalitë njëkryegjymtyrëshe dhe të përcaktojë llojin e tyre. 3. Të dallojë gjymtyrët homogjene dhe funksionin e tyre në fjali.4. Të dallojë lidhjet sintaksore në fjali dhe të përcaktojë llojin e tyre. 5. Të përcatkojë llojin e marrëdhënies në lidhjet sintaksore. 6. Të dallojë fjalitë e përbëra të përziera. 7. Të dallojë ligjëratën e drejtë nga e zhdrejta. 8. Të përdorë ligjëratën e drejtë aty ku duhet. 9. Të përdorë përemrat vetorë në rasa të ndryshme. 10. Të përdorë drejt trajtat e shkurtra dhe t’i shkruajë drejt ato. 11. Të dallojë foljet me funksion gjysmëndihmës dhe ndihmës.12. Të përdorë foljet në formën veprore dhe joveprore. 13. Të përcaktojë të ardhmen e të shkuarës tek foljet e mënyrës dëftore dhe t’i dallojë nga foljet e mënyrës kushtore në kohën e tashme. 14. Të tregojë rasën e parafjalëve. 15. Të dallojë parafjalët nga emrat dhe ndajfoljet me të njëjtën formë. 16. Të përdorë saktë parafjalën në rastet e përsëritjeve. 17. Të përcaktojë drejt llojin e pjesëzave sipas kuptimit. 18. Të përcaktojë llojin e pasthirmave sipas kuptimit. 19. Të gjejë lidhëzat dhe dhe shprehjet lidhëzore e t’i përdorë saktë ato. 20. Të dallojë lidhëzat nga përemrat, ndajfoljet dhe parafjalët me formë të njëjtë. 21. Të dallojë llojet e ligjërimeve në gjuhën shqipe. 22. Të përcaktojë stilet e gjuhës së përdorur në tekste të ndryshme letrare dhe joletrare. 23. Të marrë njohuri për historinë e shkrimit shqip. 24. Të shkruajë drejt fjalët me prejardhje të huaj. 25. Të shkruajë me –ë fundore mbiemrat e formuar me prapashtesat – të nga emra e folje.26. Të shkruajë me –ë fundore shumësin e emrave kilogramë, san-duiçë etj.. 27. Të përdorë drejt nyjen të tek mbiemrat pas emrave të gjinisë femërore, trajta e shquar dhe e pashquar në rasën gjinore, dhanore, rrjedhore. 28. Të shkruajë të plotë grupin ie, ye, ue, ua. 29. Të përdorë drejt shumëpikëshin, pikëpyetjen, pikëçuditjen, thonjëzat, në struktura të veçanta (ironike) brenda një fjalie a teksti, tek ligjërata e drejtë.

Page 16: Document9

UD

HA

E SH

KRO

NJA

VE -

CER

TIFI

KIM

I I A

RR

ITJE

VE -

OLI

MPI

ADA

KOM

BËTA

RE

E M

ATEM

ATIK

ËS D

HE

E FO

RM

IMIT

PËR

GJI

THSH

ËM 1

-9 Q

ERSH

OR

108

KOLEGJA - Ernest Koliqi

Ju falem,o bajama t’lulzuem t’kolegjës s’eme,pse ju kët fllad prej s’largu po m’a çoni.Kur ju çilshi në prill bashk’ me qershija,kumbulla e pjeshka atbot’ kolegja dukejsi djep lulesh. Edh’ishte! Sa e sa mijashpresash krenare ka përkundë e andrrat’bukura, kur jashta shekullit jetojshimsi n’nji ishull magjik ... Nxanës i hovshëm,synin nga librat plot deshir e lshojshapërtej atyne ledheve, - mbi jetën ...Shpesh-hera mallëngjyeshëm zani msuesitna thonte, po, se jeta a plot mashtrimee se të shumtën ndodh’ qi n’udha t’sajai drejti vuen edhe ngadhnjen bakeqi.Kush e ndëgjonte? Me nji hark si ylberipremtimesh i rrethuem, na çfaqej paravegimi i jetës. Kur dhe librat thojshinse bahen t’mdhaja paudhësi, na n’parzemndiejshim nji shpirt e nji guxim pushtuesashqi zbresin me i vu ligjën dheut t’fituemunme shpatë. O botë e njerzve, n’vete ushqejshimshpresën hyjnore, shpresën guximtareqi vepra e jon’ ty shqim do t’kish përtrimuntu’ e kthye prap jetën n’bukurin e prrallave ...Ku asht ai shpirt? Pse s’jam prap ai?Tet’heresh ende s’ia a siellun bota rrolles s’diellit, -e kam ndrrue krejt ... un qi desha t’ndrroj botën!Kush m’qiti kaq me shpejt nga praku I heshtëshëm i shkollës s’eme? E ku jam sot?Sakt, n’andërr.

HAKËRRIM - Ali AsllaniHani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe! Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjvet; dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarrë’,ësht’ trikëmbëshi që përdita varet kombi në litar! E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkundet,mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde. Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh! Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhetdhe nga trasta pem’ e kalbur deomos jasht’ do hidhet! Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallënuk do mbetet gjë në dorë veçse vul’ e zez’ në ballë! Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,më përpara nga të gjithë, ju i that’ armikut:“Peqe!” Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët! Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’ Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndiqë ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi! 

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju vepronindryshe,dylli bënet si të duash, kukukavajk’ dhe dallandyshe... kukuvajka gjith’ me lajka, nesër silleni bujar,nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar! Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallaverakukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera.... Ja, ja, grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqiptarëve! Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut! Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,mjafton bërja pasanik, pasanik dhe bej i ri, dhe u bëtë pasanikë, me pallate, me vetura,kurse burrat më fisnikë japin shpirtin në tortura! Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,bëni sikur veni vetull’, shoku shokut kreni sytë... Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë! A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbëror,ësht’ i syrit në lot mekur, ësht’ i vendit djegur, pjekur,Ju do thoni si të doni... po e drejta dërmon hekur! TË BIRTË E SHEKULLIT TË RI - Migjeni

Na të birtë e shekullit të ri,që plakun e lamë në “shejtnin” e tije çuem grushtin për me luftuendër lufta të rejadhe me fitue ....

Na të birtë e shekullit të ri,filizat e një toke së rimun me lot,ku djersë e ballit u dikonte kot –se dheu ynë qe kafshatë e huejdhe në marrzi duhej shumë shtrejtë t’u paguhej ...

Na të birtë e shekullit të ri,vllazën të lindun e të rritun në zi,kur tinglloi çast’i ynë i mbramëedhe fatlumëditëm me thanë:S’duem me humbë në lojë të përgjaktë të historisnjerëzore,jo! jo! s’i duem humbjet prore –

duem ngadhnim!ngadhnim ndërgjegje dhe mendimi të lirë!

S’duem për hirtë kalbsinave të vjetra që kërkojnë “shejtnim”,të zhytemi prap në pellgun e mjerimitqë të vajtojmë prap këngën e trishtimit,kangën monotone, pa shpirt, të skllavnis –të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerëzis.

Na të birtë e shekullit të ri,Me hovin tonë e të ndezun peshë,ndër lufta të reja kemi m’u ndeshëdhe për fitore kem’ me ra fli.

KLASA 9 - VJERSHAT PËRMENDËSH

Page 17: Document9

UD

HA

E SH

KRO

NJA

VE -

CER

TIFI

KIM

I I A

RR

ITJE

VE -

OLI

MPI

ADA

KOM

BËTA

RE

E M

ATEM

ATIK

ËS D

HE

E FO

RM

IMIT

PËR

GJI

THSH

ËM 1

-9 Q

ERSH

OR

109

DASHURIA E SKËNDERBEUT - Naim Frashëri

Nga Skëterra duke dalë,Ëngjëlli i urtësisëmbretit i tha këtë fjalëme zëthit të Perëndisë:“Skënderbe! t’u ngjattë jeta!Mbret’i mir’i Shqipërisë!mos u ndaj nga e vërtetadhe nga udh’ e Perëndisë”. Po kur ngrihetë Nakarime fytyrë të mërzitur,si i vdekuri nga varri,i tretur e i venitur,armiku i Perëndisëishte shum’ i zëmëruar,vat’ e ju lut Dashurisë,fytyrën duke ndryshuar,i tha: “Mbret’i Shqipërisëmë shpërnderoj këtë herë,s’ju qas fare ligësisë,ma hodhi në baltë nderë;pa në zëmrë ndjen një plagëe ti, ke fuqi shumë,të më març sot soje shpagë,ta hedhç në prëhj’e në gjumë”. Kështu tha i zëmëruar,u lëshua Dashurijand’erë duke fluturuarme shigjeta të këqija!Ngadalez’i afërohetdh’e përkëdhel mbretëreshën,pa ajo shumë gëzohet,se ja mer nga mëndja peshën! Sa më shum’ e përkëdhelte,bukurija aq’ i shtohej,nga faqetë zjarr i deltedhe sa vinte xbukurohej.Ahere me një shigjetëDashurija e goditimbrenë ndë zëmërt të qetë,me vërtik shum’ e vërviti. Në zëmërt i ndënj shigjetame të madhe ëmbëlsirë,oh! sa ësht’ e ëmbël’ e shkreta!kur e mer zëmrën mirë. Qysh vetëtin më fort motiedhe shkrepëtin pa prerë,kur na dërgon shinë Zoti,e rrit luletë në verë?Ashtu edhe Dashurijashigjetatë këtë herëtë hollazë posi shtijai heth fët-e-fët pa prerë! Pa mbreti ishte goditur,gas të math në zëmrët ndjente,posi djalëth i nemitur,Dashurija e gënjente!Dashuri’ e Bukurijabashkë të dyja u bënë,me shigjetat’ e këqijambrenë posht’ e kishin vënë! 

Atë, q’ishte trim e burrë!s’e zij as ushta as shpataas shigjet’ e luftës kurrë,e shtu poshtë jetëgjata! Kur e pa kshtu Urtësija,zu për dore Trimërinë,“Jak’, i tha, se Dashurijarreh të na mbyllnjë shtëpinë”. Kshu i tha dhe fluturuantë dyja si dallëndyshe,me vrrap të shumë nxituan,s’ndënjn’ e nukë bënë ndryshe,po erdhë drejt e te mbreti,të dyja në mest e vunë,hu qasnë pranë së qeti,dh’e muarr’ e jasht’ e shpunë.

GJUHA SHQIPE - Gjergj Fishta

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,Qi ketë gjuhë të Perëndis,Trashigim, qi na la i Pari,Trashigim s’i a len ai fmis;

Edhe atij i u thaftë, po, goja,Qi e përbuzë kët gjuhë hyjnore;Qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,Flet e t’veten len mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat t’onaShi prej djepit na kanë thanun,Se asht nji Zot, qi do t’a donna:Njatë, qi jeten na ka dhanun;

Edhe shqyp na thanë se ZotiPer Shqyptarë Shqypnin e fali,Se sa t’enden stina e moti,Do t’a gzojn kta djalë mbas djali.

Pra, Shqyptarë, çdo fes qi t’jini,Gegë e Toskë, malci e qyteta,Gjuhen t’uej kurr mos t’a lini,Mos t’a lini sa t’jetë jeta.

Por per te gjithmonë punoni;Pse, sa t’mbani gjuhen t’uej,Fisi i juej, vendi e zakoniKanë me u mbajtë larg kambet s’huej.

Nper gjuhë shqype bota mbarëKa me u njohtë se ç’fis ju kini,Ka me u njohtë ju per Shqyptarë:Trima n’za sikurse jini.

Prandej, pra, n’e doni fisin,Mali, bregu edhe MalcijaPrej njaj goje sod t’brohrisin:Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnija!

KLASA 9 - VJERSHAT PËRMENDËSH

Page 18: Document9

UD

HA

E SH

KRO

NJA

VE -

CER

TIFI

KIM

I I A

RR

ITJE

VE -

OLI

MPI

ADA

KOM

BËTA

RE

E M

ATEM

ATIK

ËS D

HE

E FO

RM

IMIT

PËR

GJI

THSH

ËM 1

-9 Q

ERSH

OR

110

BIOLOGJI1. Studimi i së gjallës1.1 - Veçoritë e së gjallësNë fund të klasës së nëntë nxënësit duhet të jenë të aftë: Të kuptojnë objektin e biologjisë si shkencë jo vetëm me vlera njohëse, por dhe me vlera praktike, sidomos e lidhur me kulturën mjekësore dhe atë bujqësore; Të diskutojnë për proceset jetësore karakteristike të gjallesave (si e kuptojnë nëse diçka është e gjallë. P.sh vullkanet dhe llava e tyre është e gjallë apo jo? A është ndryshimi në mad-hësi i mjaftueshëm për të identifikuar një gjallesë etj); Të aftësohen në rrugën shkencore të njohjes në biologji; Të vëzhgojnë strukturat bazë të qelizës bimore dhe t’i krahasojnë ato me të qelizës shtazore; Të diskutojnë për përparimet teknologjike të mikroskopit (me lente, me dritë, elektronik dhe skaneri). Konceptet: Gjallesë, mikroskop, qelizaë bimore qelizë shtazore; mur qelizor, kloroplaste. 1.2 - Qeliza dhe sistemet qelizore Në fund të klasës së nëntë nxënësit duhet të jenë të aftë Të diskutojnë për ndërtimin dhe funksionin e organelave të qelizës, të parë me mikroskop elektronik si:, membrana, bërthama, mitokon-dria, ribosomet, rrjeti endoplazmatik, aparati i Golxhit, lizozomet, kloroplastet; Të analizojnë ndërtimin dhe funksionin e membranës qelizore (shpërhapjen, (difuzionin), osmozën dhe përshkueshmërinë e membranës qelizore me anë të transportuesve); Të demonstrojnë procesin e osmozës dhe të shpërhapjes dhe të shpjegojnë funksionin përzgjedhës në depërtueshmërinë e membranës qelizore; Të për-shkruajnë organizimin e qelizave në inde, organe, sisteme organesh; Të identifikojnë organizmat njëqelizorë (ameba,) dhe organizmat shumëqelizorë (krimbat, njeriu); Të përshkruajnë rrugët që përdorin organizmat njëqelizorë për të plotësuar nevojat e tyre bazë.( për ush-qim, lëvizje); Të shpjegojnë strukturën dhe funksionin e qelizave, të indeve të specializuara në pjesë të ndryshme të bimëve (p.sh., rrënja, kërcelli, gjethet); Të shpjegojnë si struktura e rrënjës, kërcellit dhe gjethes tek bimët lejon që të kalojnë dhe të lëvizin lëndët ushqimore, uji dhe gazet; Të përshkruajnë duke vëzhguar një gjethe, si realizohet mbrojta, fotosinteza, transporti, shkëmbimi i gazeve brenda gjethes, shkëmbimi i gazeve brenda dhe jashtë, përshtashmëria për të mbi-jetuar; Të krahasojnë struktura të ndryshme të bimëve (kaktuset, koniferet, myshqet) dhe të tregojnë si këto struktura mundësojnë rritjen në kushte të veçanta; Të shpjegojnë specializimin qelizor te kafshët, formimi i sistemeve të organeve që punojnë së bashku; Të diskutojnë që qelizat në organizmat shumëqelizorë për të formuar dhe rigjeneruar indet, kanë nevojë për t’u riprodhuar; Të diskutojnë për lëvizjen e lëngjeve (qarkullimi dhe të ushqyerit) te kafshët një dhe shumëqelizore; Të përshkruajnë ndihmesën që jep studimi i struk-turës, funksionit të sistemeve të organeve në vlerësimin e shëndetit të njeriut. Konceptet: Qeliza, membrana, bërthama, mitokondria, ribosomet, rrjeti endoplazmatik, aparati i Golxhit, lizosomet, kloroplastet, për-shkueshmëria, osmoza, shpërhapja e memmbranës qelizore; ind, organe, sisteme organesh; organizmat njëqelizorë (ameba,) struk-tura e rrënjës, kërcelli, gjethja; fotosinteza, transporti, shkëmbimi i gazeve brenda gjethes, përshtashmëria, struktura të bimëve (kaktuset, koniferet, myshqet), struktura që mundësojnë rritjen në kushte të veçanta; specializimi qelizor te kafshët, organizma shumëqelizorë, lëvizja e lëngjeve. 2 – Sjellja e gjallesave (Etologjia)Në fund të klasës së nëntë nxënësit duhet të jenë të aftë: Të kuptojnë objektin e etologjisë, si shkenca e sjelljeve të gjallesave (të komunikimit të tyre me mjedisin dhe me njera tjetrën); Të analizojnë mekanizmat e sjelljeve të lindura (si reagime të gjallesave automatik-isht që sapo lindin; Të analizojnë me shembuj të lëvizjes së bimëve, p.sh. fenomeni i tropizmit; Të analizojnë mekanizmat e sjelljeve të fituara gjatë jetës (përshtatshmëria, imprintingu, arsyetimi, etj); Të

KLASA 9 CERTIFIKATA E ARRITJEVE NË SHKENCË

(Biologji + Fizikë + Kimi)përshkruajnë sjelljet shoqërore të kafshëve (kandrrave, bletëve, kur-rizorëve); Të përshkruajnë sjelljet konfliktuale të kafshëve (p.sh midis femrave dhe meshkujve, midis të vegjëlve dhe të rriturve etj); Të për-caktojnë ndikimin e mjedisit në sjellje për t’u mbrojtur (mimetizmi, lëvizja, palëvizshmëria etj); Konceptet: etologjia, mekanizma të sjelljes, tropizmi, mimetizmi, sjellje të lindura, sjellje të mësuara, imprintingu, arsyetimi. 3: Trashëgimia e tipareve (Gjenetika) Në fund të klasës së nëntë nxënësit duhet të jenë të aftë: Të diskutojnë shembuj të tipareve trashëguese; Të përshkruajnë veprën e Grigor Mendelit për zbulimet mbi trashëgiminë e tipareve; Të analizojnë trashëgiminë sipas zotërimit të tipareve (ligji i parë i trashëgimisë); Të analizojnë trashëgiminë sipars zbërthimit të ti-pareve (ligji i dytë i trashëgimisë); Të analizojnë trashëgiminë sipas pavarësisë së tipareve (ligji i tretë i tipareve); Të diskutojnë mbi përm-bajtjen e bërthamës qelizore, kromozomeve, numrin e kromozomeve dhe se si karakteristikat trashëguese janë kontrolluar nga ADN dhe genet; Të krahasojnë procesin e mitozës dhe mjejozës në lidhje me trashëgiminë gjenetike; Të shpjegojnë përbërjen e kromozomeve nga ADN dhe proteina, si dhe rolin dhe rëndësinë e tyre në jetën e njeriut; Të dikutojnë mbi trashëgiminë të lidhur me seksin; Të analizojnë sëmundjet e trashëgueshme gjenetike te njeriu; Të përvetësojnë njo-huritë duke zgjidhur situata në bazë të ligjeve të trashëgimisë. Konceptet: Trashëgimia e tipareve, gjenetika, vepra e Mendelit, ligji i mbizotërimit të tipareve, ligji i zbërthimit të tipareve, ligji i pavarësisë së tipareve, hibrid, homozigot, heterozigot, kromozome, gene, ADN, proteina, mitozë, mejozë, gjenetika e njeriut, mashkull apo femër?, sëmundje gjenetike (anemia mesdhetare, daltonizmi, hemofilia etj),4 – Edukim shëndetësor: Stresi dhe kontrolli i tijNë fund të klasës së nëntë nxënësit duhet të jenë të aftë: Të diskutojnë se çfarë është stresi (si reagim fizik dhe emocional ndaj rreziqeve apo kërkesave të ndryshme) dhe llojet e tij në varësi të rre-thanave; Të analizojnë si ndikon stresi te njeriu; Të diskutojnë për faktorët që shkaktojnë stres te njeriu dhe në mënyrë të veçantë tek të rinjtë (nga presioni i bashkëmoshatarëve, presioni nga familja, nga shkolla dhe nga media); Të diskutojnë se si mund të kuptohet se njeriu ka stres dhe si mund të kontrollohet ai; Të ushtrohen duke përdorur teknika të ndryshme për të kontrolluar stresin. Koncepti: Stres, shqetësim, ankth, konflikt; presion nga shokët e miqtë, familja, shkolla, media; stres fizik, stres i shumëfishtë, kulmi i agresivitetit, vullkani i agresivitetit, teknika të kontrollit të stresit (çlodhje progresive, çlodhje e imagjinuar, teknika të reagimit çlodhës).

FIZIKË Mjedisi fizik1. Kalorimetria dhe shndërrimet fazore Në fund të klasës së nëntë, nxënësi duhet të jetë i aftë:Të përgjigjet se kur vëmë në takim dy trupa me temperatura të ndry-shme (p.sh. ujë të ngrohtë me të ftohtë), ndodh shkëmbim termik ndërmjet tyre dhe se nxehtësia kalon nga trupi me temperaturë më të lartë, tek trupi me temperaturë më të ulët; Të gjejë në një situatë të dhënë, se shkëmbimi termik ndërmjet dy trupave do të vazhdojë deri sa temperaturat e tyre të barazohen; Të përkufizojë ekuilibrin termik; Të njehsojë temperaturën absolute, kur dinë temperaturën celsius, sipas lidhjes T = 273 + t. Të provojnë se për dy temperatura të ndry-shme kemi: ΔT=Δt Të japë shembuj dhe të përshkruajnë shkëmbi-min termik me përcjellshmëri, me konveksion dhe me rrezatim; Të përdorë për njehsime lidhjen Q = c·(T2 – T1) = c·ΔT të nxehtësisë së shkëmbyer gjatë ndryshimit të temperaturës, kapacitetit termik të një trupi dhe ndryshimit të temperaturës së tij; Të përkufizojë nxehtësinë specifike të një lënde dhe të përdorin lidhjet Q=mc(t2-t1)= mc·(T2 – T1)=mc·Δt= mc·ΔT, për të njehsuar nxehtësinë e shkëmbyer gjatë ngrohjes dhe ftohjes së një trupi, ose ndryshimin e temperaturës së tij, kur jepet masa e trupit dhe nxehtësia specifike

Page 19: Document9

UD

HA

E SH

KRO

NJA

VE -

CER

TIFI

KIM

I I A

RR

ITJE

VE -

OLI

MPI

ADA

KOM

BËTA

RE

E M

ATEM

ATIK

ËS D

HE

E FO

RM

IMIT

PËR

GJI

THSH

ËM 1

-9 Q

ERSH

OR

111

e tij; Të shpjegojë se çfarë është pika e shkrirjes dhe e ngurtësimit; Të shpjegojë se për çfarë shkon nxehtësia që merr (jep) trupi gjatë shkrirjes (ngurtësimit) në pikën e shkrirjes (ngurtësimit); Të shpje-gojë se për çfarë shkon nxehtësia që merr (jep) një trup gjatë avullimit (kondensimit) në temperaturë të pandryshueshme; Të përkufizojë nx-ehtësinë specifike të shkrirjes dhe avullimit; Të përdorë lidhjet Q = mλ dhe Q=mL për të njehsuar nxehtësitë e shkëmbyera gjatë shkrirjes (ngurtësimit) dhe avullimit (kondensimit) në temperaturë konstante; Të njehsojë nxehtësinë që merr (jep) një trup kur atij i ndryshon edhe temperatura edhe faza; Të shpjegojë shndërrimin e energjisë që ndodh te një trup, gjatë djegies së tij; Të përkufizojë fuqinë kalorifike të një lënde të djegshme dhe të kryejë njehsime me formulën: Q = m·q; Të shkruajë ekuacionin e balancit termik dhe ta përdorë atë në situata të ndryshme, kur: Trupat nuk pësojnë ndryshime fazore; Njëri nga trupat pëson ndryshim fazor; Të dy trupat pësojnë ndryshime fazore. Të përkufizojë rendimentin e një ngrohësi dhe të përdorë formulën përkatëse në njehsime; Të kryejë matjet dhe të bëjë njehsimet për-katëse në një eksperiment për matjen e nxehtësisë specifike të një lënde; Të kryejë matjet dhe të bëjë njehsimet përkatëse në një eksperi-ment për matjen e fuqisë kalorifike të një lënde; Të përdorë njohuritë për të diskutuar problemet energjetike të njerëzimit dhe ato që lidhen me ndotjen e mjedisit, si dhe me pasojat negative të ngrohjes globale. Konceptet: Baraspesha termike, shkalla Kelvin dhe lidhja me Celsius e temperaturës, energjia termike, përcjellshmëria termike, rrezatimi,konveksioni; kapaciteti termik, nxehtësia specifike e lëndës, ekua-cionet termike, Q = mL për vlimin, Q = mq për djegien, nxehtësi e harxhuar/e dobishme, rendimenti2. Rrjedhësit në prehje dhe në lëvizje Në fund të klasës së nëntë, nxënësi duhet të jetë i aftë:Të shpjegojë konceptin e shtypjes; Të bëjë dallimin midis forcës së shtypjes dhe shtypjes; Të llogarisë shtypjen dhe të njohin njësitë matëse të saj; Të shpjegojë shtypjen brenda gazit dhe faktorët që ndikojnë në madhësinë e saj, si përqendrimi dhe temperatura; Të për-shkruajë manometrin dhe të shpjegojë funksionimin e tij; Të ndërtojë një manometër të thjeshtë dhe të matë trysninë me anë të tij; Të shp-jegojë shtypjen atmosferike dhe faktorët që ndikojnë në madhësinë e saj; Të përshkruajë ndërtimin e barometrit dhe të shpjegojë funksion-imin e tij; Të shpjegojë varësinë e shtypjes atmosferike nga lartësia; Të analizojë varësinë e kushteve të motit nga trysnia atmosferike; Të demonstrojë shtypjen në lëngje dhe tejçimin e saj; Të formulojë ligjin e Paskalit dhe ta zbatojë atë në sistemet bazë hidraulike; Të për-dorë diferencën e shtypjeve dhe të thellësive për njehsimin e shtypjeve në thellësi të lëngut; Të krahasojë trysninë atmosferike me trysninë brenda lëngut; Të llogarisë trysninë atmosferike dhe trysninë brenda lëngut; Të formulojë parimin e Arkimedit dhe ta përdorë këtë parim në zgjidhjen e problemave, që lidhen me zhytjen; Të provojë eksperi-mentalisht ligjin e Arkimedit; Të demonstrojë zbatime të ligjit të Arki-medit në lundrimet detare dhe ajrore; Të shpjegojë kuptimin e vijës dhe gypit të rrymës. Të llogaritë shpejtësinë e rrjedhjes në një pikë brenda lëngut në një tub të mbyllur. Konceptet: Forca pingule, shtypja e goditjeve molekulare, 1Pa=1N/m2, manometri, shtypja atmosferike, barometrat, altimetrat, tejçimi i shtypjes, ligji i Paskalit, p = dgh +pa, FA=dgV, vijë, gyp rryme, prurja SV=konst.3. Gazi i përsosur. Izoproceset Në fund të klasës së nëntë, nxënësi duhet të jetë i aftë:Të përmendë parametrat makroskopike të një gazi (p;V;T) të një mase të dhënë (m) të një gazi të dhënë (M); Të përkufizojë gjendjen e një gazi dhe ndryshimin e gjendjes së tij; Të shkruajë ekuacionin e përgjithshëm të gjendjes së një gazi pV=(m/M)RTdhe ta përdorë atë për të njehsuar një prej madhësive, kur njihen të tjerat; Të japë një shembull të procesit izotermik.; Të përdorë ekuacionin e përgjith-shëm të gjendjes së një gazi për të nxjerrë ligjin e procesit izotermik; Të përdorë ligjin e procesit izotermik si ekuacion; Në një rrjet koor-dinativ (V; p) të ndërtojë grafikun e procesit izotermik; Të japë një shembull të procesit izobarik; Të përdorë ekuacionin e përgjithshëm të gjendjes së një gazi për të nxjerrë ligjin e procesit izobarik; Të për-dorë ligjin e procesit izobarik si ekuacion; Të ndërtojë grafikun e pro-cesit izobarik në një rrjet koordinativ (T; V); Të japë një shembull të

procesit izohorik; Të përdorë ekuacionin e përgjithshëm të gjendjes së një gazi për të nxjerrë ligjin e procesit izobarik; Të përdorë ligjin e procesit izobarik si ekuacion; Të ndërtojë grafikun e procesit izohorik në një rrjet koordinativ (T; p); Të përdorë ekuacionin e përgjithshëm të gjendjes së një gazi për dy gjendje të ndryshme të të njëjtit gaz, për të njehsuar parametra të ndryshëm që hyjnë në ekuacion; Të provojë eksperimentalisht ligjin e Boil-Mariot dhe të Gej-Lysakut. Koncpetet: Parametrat e gjendjes, pV = mRT/M, PV = konst, V/T = konst, P/T = konst., paraqitja grafike, njehsimet nëpërmjet ekuacion-eve të mësipërme; matjet e vëllimit; shtypjes dhe temperaturës Kelvin;4. Optika gjeometrike Në fund të klasës së nëntë, nxënësi duhet të jetë i aftë:Të dallojë mjediset optike nga ato jo optike; Të ndërtojë sipërfaqet ndarëse të dy mjediseve; Të përcaktojë këndin e pasqyrimit në raste të ndryshme; Të ndërtojë këndin e përthyerjes; Të interpretojë ligjet e pasqyrimit e përthyerjes; Të krahasojë vetitë fizike të mjediseve optike të ndryshme; Të bëjë dallimin midis thjerrave dhe pasqyrave; Të ndër-tojë shembëllimet në thjerrat, në pasqyrat e rrafshëta dhe në pasqy-rat sferike; Të përcaktojë me matje të drejtpërdrejt largësitë vatrore të thjerrave e pasqyrave; Të formulojë ligjet e pasqyrimit; Të dallojë shembëllimet reale nga ato virtuale; Të ndërtojë shembëllime reale e virtuale me mënyra të ndryshme, me thjerra e pasqyra; Të përcaktojë qendrat, vatrat e thjerrave e të pasqyrave; Të ndërtojë shembëllime me sisteme thjerrash e pasqyrash; Të shpjegojë syrin si sistem optik si dhe të metat e këtij sistemi; Të dallojë syrin miop nga syri hiperme-trop si dhe llojin e thjerrave që shmangin këto defekte; Të përcaktojë largësinë e të parit më të mirë për syrin normal; Të formulojë rregullat që përcaktojnë higjienën e syrit; Të shpjegojë parimin e punës së mik-roskopit e teleskopit; Të dallojë teleskopin nga mikroskopi në pamje, ndërtim dhe funksion. Konceptet: Mjedise optike, formula, treguesi i përthyerjes, ligji i pasqyrimit α=α’, pasqyra e rrafshët dhe sferike, karakteristikat eshembëllimit, shembëllim real dhe virtual, vatra reale dhe virtuale, boshtet optike, banka optike, f = R/2, dhoma e errët, aparati foto-grafik, syri si sistem optik, akomodimi, thellësia e pamjes, syri miop, syri hipermetrop, zmadhimi, modeli i mikroskopit e teleskopit.

KIMIA1. Grupet e lëndëve në lidhje me ndërtimin e tyre.1.1. Përbërjet kimike Nxënësit duhet të jenë të aftë: Të përshkruajnë përbërjet organike si përbërje të karbonit; Të hetojnë praninë e el-ementeve karbon, azot, hidrogjen në përbërje të ndryshme organike (si p.sh sheqer, ure etj.); Të listojnë disa nga dallimet përbërje or-ganike, përbërje inorganike; Të listojnë karakteristikat kryesore për hidrokarburet, si përbërje të karbonit dhe hidrogjenit; Të shpjegojnë termat hidrokarbur i ngopur, hidrokarbur i pangopur; Të klasifikojnë hidrokarburet në alifatike dhe aromatike; Të klasifikojnë alkoolet në të ngopur, të pangopur, primare, sekondare dhe terciare, monohidrike dhe polihidrike (propantrioli1,2,3 apo glicerina); Të tregojnë disa nga burimet kryesore natyrore të lyrave dhe të bëjnë klasifikimin e tyre, në të lëngëta dhe të ngurta, apo në të ngopura dhe të pangopura; Të shp-jegojnë natyrën kimike të sapuneve; Të shpjegojnë kuptimet makro-molekulë, polimer, monomer; Të klasifikojnë karbohidratet në mono-, di- dhe polisaharide (në shembujt e glukozës, fruktozës, sakarozës, celulozës, amidonit). Të identifikojnë peptidet dhe proteinat.Konceptet: Përbërje organike, hidrokarbur i ngopur, seri homologe,hidrokarbur aromatik, lyrë, karbohidrat, sapun, peptid, proteinë.1.2. Struktura kimike e lëndës. Të përshkruajnë lidhjet karakter-istike të atomit të karbonit; Të paraqesin formulat e strukturës për disa molekula të thjeshta organike; Të bëjnë dallimet midis formulave molekulare dhe formulave të strukturës; Të përshkruajnë lidhjet ki-mike të karbonit te metani (CH4) dhe të paraqesin formulat struk-turore për alkanet e thjeshta; Të argumentojnë pse formula e alkan-eve, si hidrokarbure të ngopur, është CnH2n+2, e alkeneve CnH2n dhe e alkineve CnH2n-2; Të përshkruajnë dukurinë e izomerisë së vargut; Të përshkruajnë lidhjen dhe strukturën e benzenit, si hidrokarbur aromatik; Të identifikojnë dhe të shpjegojnë grupet funksionore dhe

KLASA 9 - CERTIFIKATA E ARRITJEVE NË SHKENCË

Page 20: Document9

UD

HA

E SH

KRO

NJA

VE -

CER

TIFI

KIM

I I A

RR

ITJE

VE -

OLI

MPI

ADA

KOM

BËTA

RE

E M

ATEM

ATIK

ËS D

HE

E FO

RM

IMIT

PËR

GJI

THSH

ËM 1

-9 Q

ERSH

OR

112

rolin që ka ky grup në përbërjet organike; Të dallojnë, për nga ndër-timi, alkoolet alifatikë nga fenoli; Të interpretojnë grupin karbonilik, si grup funsionor të aldehideve dhe ketoneve; Të interpretojnë grupin karboksilik, si grup funksionor të acideve karboksilike; Të interpre-tojnë esteret si derivate të acideve karboksilike, që karakterizohen nga grupi funksionor COOR; Të shpjegojnë formimin e një polimeri; Të interpretojnë strukturën e aminoacideve; Të përshkruajnë lyrat si produkte të glicerinës me acidet lyrorë; Të përshkruajnë lidhjen në një molekulë proteine, duke u nisur nga njohuritë bazë mbi amionacidet dhe peptidet; Të lidhin ndryshime të vetive të përfaqësuesve të klasave të përbërjeve organike me strukturën e tyre molekulare. Konceptet: Alkan, cikloalkan, alken, izomeri vargu, alkin, benzen, grup funksionor (alkoolik, karbonilik , karboksilik), ester, polimer, proteinë.1.3. NomenklaturaTë shkruajnë formulat strukturore të alkaneve, alkeneve dhe alkineve, duke u nisur nga emërtimi sipas rregullave të IUPAC; Të emërtojnë sipas IUPAC, duke u nisur nga formula strukturore e përbërjes; Të emërtojnë dhe të paraqesin strukturën e përbërjeve të thjeshta si cik-like ashtu dhe aromatike; Të emërtojnë alkoolet dhe shkruajnë for-mulat e tyre të strukturës; Të argumentojnë pse formula e përgjith-shme e alkooleve të ngopur është CnH2n+2O dhe duke u nisur nga ajo të vizatojnë formulat e strukturës për alkoolet ose të emërtojnë alkoolet sipas IUPAC në qoftë se është dhënë formula e strukturës; Duke u nisur nga formula e përgjithshme e aldehideve dhe ketoneve (CnH2nO), të paraqesin strukturat kur është dhënë emërtimi dhe të bëjnë emërtimin kur është dhënë struktura; Duke u nisur nga formula e përgjithshme e acideve karboksilike (CnH2nO2) të paraqesin struktu-rat kur është dhënë emërtimi dhe të bëjnë emërtimin kur është dhënë struktura e tyre; Të shkruajnë dhe emërtojnë formulat e disa acideve lyrorë (për shembull acidet palmitik, oleik, linoleik); Të emërtojnë disa nga esteret më të thjeshta; Të shkruajnë formulat e përgjithshme (glukozë, sakarozë, fruktozë celulozë, amidon) dhe të strukturës të karbohidrateve (glukozë, sakarozë, fruktozë). Konceptet: Emërtim sipas IUPAC, rregulla të emërtimit të hidrokar-bureve, formulë e strukturës, formulë e përgjithshme, formulë mole-kulare.2. Reaksioni kimik2.1 Energjia dhe shndërrimi kimikTë dallojnë ndryshimet midis energjisë termike dhe temperaturës ; Të bëjnë interpretimin e nxehtësisë që thithet ose çlirohet në një reak-sion, si ndryshim të rezervës së energjisë të produkteve me të reak-tantëve; Të demonstrojnë eksperimentalisht shembuj reaksionesh endotermike dhe ekzotermike; Të shkruajnë një barazim termokimik; Të bëjnë dallimin midis një reaksioni endotermik dhe një reaksioni ekzotermik; Të interpretojnë molarisht barazimet termokimike Konceptet: Reaksion endotermik, reaksion ekzotermik, energji ter-mike, rezervë energjetike e një substance, barazim termokimik. 2.2 Reaksionet redoksTë përcaktojnë oksidimin dhe reduktimin në termat e humbjes ose fitimit të elektroneve; Të tregojnë karakteristikat kryesore të një reak-sioni redoks; Të identifikojnë agjentët oksidues dhe reduktues në një reaksion redoks; Të përcaktojnë numrin e oksidimit të atomit të çdo elementi në një substancë të thjeshtë apo të përbërë, duke zbatuar rregullat përkatëse; Të përcaktojnë oksidimin dhe reduktimin në ter-mat e ndryshimit të numrit të oksidimit; Të përdorin metodën e ndry-shimit të numrit të oksidimit për të barazuar reaksionet redoks; Të demonstrojnë eksperimentalisht shembuj reaksionesh oksidoreduk-timi; Të japin shembuj të reaksioneve redoks në praktikën jetësore (si për shembull procesi fotografik etj.). Konceptet: Numër oksidimi, oksidim, reduktim, reaksion oksi-doreduktimi, agjent oksidimi, agjent reduktimi.2.3 Dukuritë elektrokimikeTë paraqesin ndërtimin dhe pjesët përbërëse të një elementi galvanik; Të identifikojnë gjysmë-reaksionet që ndodhin në secilën elektrodë të një elementi galvanik; Të parashikojnë drejtimin e rrjedhjes së elektroneve në qarkun e jashtëm të një elementi galvanik (duke u mbështetur në radhën e aktivitetit të metaleve); Të parashikojnë se cila elektrodë do të rritet në masë dhe cila do të zvogëlohet në masë

gjatë funksionimit të elementit galvanik; Të përshkruajnë disa tipe baterish të thjeshta që përdoren në jetën e përditshme dhe rëndësinë e tyre; Të shpjegojnë ndotjen e mjedisit nga bateritë; Të përshkrua-jnë elektrolizën dhe elektrolizerin; Të shkruajnë gjysmë-reaksionet për çdo elektrodë; Të përshkruajnë ndryshimet midis asaj që ndodh gjatë elektrolizës dhe punës së një elementi galvanik; Të realizojnë ek-sperimentalisht elektrolizën e ujit; Të përshkruajnë përdorime të elek-trolizës: Veshje elektrolitike Përfitimin e metaleve të pastër. Konceptet: Gjysmë reaksion, element galvanik, elektrolizer, elek-trodë, përcjellshmëri jonike, qark i jashtëm, qark i brendshëm, ndarje elektrodike, katodë, anodë, veshje elektrolitike. 2.4 Reaksione në përbërjet organikeTë përshkruajnë reaksionet e adicionit dhe zëvendësimit te hidrokar-buret (për shembull reaksionet e hidrogjenimit të alkeneve dhe reaksione të veprimit të halogjeve me alkanet apo benzenin); Të dis-kutojnë përftimin e hidrokarbureve të halogjenuar, me anë të reak-sioneve të adicionit apo të zëvendësimit; Të interpretojnë reaksionet e polimerizimit të alkeneve si një rast i veçantë reaksioni adicioni; Të përshkruajnë reaksionet e përftimit të alkoolit metilik (nga veprimi i CO me hidrogjenin) dhe alkoolit etilik (nga veprimi i etenit me ujin); Të tregojnë se si alkoolet, aldehidet, ketonet dhe acidet karboksilike janë të lidhura ndërmjet tyre nga reaksionet e oksido-reduktimit; Të paraqesin barazimet kimike të përftimit të acidit etanoik nga oksi-dimi i etanalit, apo nga oksidimi bakterial i etanolit të verës; Të për-shkruajnë përftimin e estereve nga veprimi i një acidi karboksilik me një alkool (për shembull acidit etanoik dhe etanolit); Të përshkruajnë përftimin e sapuneve. Konceptet: Reaksion adicioni, reaksion zëvendësimi, reaksion polimerizimi, oksidim.3. Sjelljet e lëndëve3.1 HidrokarburetTë përshkruajnë vetitë e etinit dhe tregojnë rrezikshmërinë që paraqet përdorimi i tij. Të përshkruajnë rëndësinë industriale të etinit; Të jap-in shpjegime të argumentuara mbi vetitë fizike të alkaneve, alkeneve dhe alkineve. Të përshkruajnë vetitë e benzenit; Të diskutojnë disa përfaqsues kryesorë të areneve policiklike (si për shembull naftalenin, antracenin, fenantrenin) si ndotësa të mjedisit; Të listojnë përbërësit dhe vetitë përkatëse më kryesore për gazin natyror dhe naftën; Të për-shkruajnë përdorime të disa hidrokarbureve të halogjenuar si linden, DDT dhe ndikimet në mjedis; Të përshkruajnç ndikimin e klorofluor-okarboneve (CFC) në hollimin e shtresës së ozonit; Konceptet: Aren policilklik, kluorofluorokarbon, hidrokarbur i halogjenuar, produkte të distilimit të naftës, gaz natyror.

3.2 Përbërjet organike që përmbajnë oksigjenTë diskutojnë për vetitë dhe përdorimet e alkooleve nën shembujt e alkoolit metilik dhe atij etilik; Të demonstrojnë vetitë acide të fenolit (me anë të letrës së lakmuesit); Të përshkruajnë aldehidin formik dhe rëndësinë e tij praktike; Të listojnë përdorime të acideve karboksilikë (për shembull acidit etanoik, acideve lyrorë); Të tregojnë që esteret janë përbërës të aromave; Të listojnë disa veti dhe përdorime kryesore të lyrave; Të gatitin sapunin në laborator dhe provojnë në rrugë eks-perimentale vetitë e tij larëse; Të hetojnë sjelljen e sapunëve dhe de-tergjenteve larës në ujë të butë dhe ujë të fortë; Të diskutojnë ndikimin në mjedis të detergjenteve; Të përshkruajnë vetitë dhe përdorimet e karbohidrateve; Të diskutojnë rëndësinë e proteinave për jetën; Të japin shembuj polimeresh që gjejnë zbatime praktike (si p.sh polivinil kloruri, polistireni, poliacetatet) dhe të identifikojnë monomerët për-bërës të tyre; Konceptet: Acid lyror, polivinilklorur, polistiren, poliacetat.4. Kimia sasioreNë fund të klasës së nëntë nxënësit duhet të jenë të aftë: Të kryejnë llogaritje që lidhen me barazimet termokimike; Të kryejnë llogaritje për reaksione të ndryshme (oksido-reduktimi, adicioni, zëv-endësimi, polimerizimi) që lidhen me: - numrin e molekulave, - molet, - masën, - vëllimin e gazeve në kushte normale temperature dhe trysnie.

KLASA 9 - CERTIFIKATA E ARRITJEVE NË SHKENCË