web viewanatomia . sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe...

22
Sistemi kardiovaskular, anatomia, simptomatologjia dhe procedurat endoskopike Punoi: Dr. Xh. Ndini Funksionet Sistemi i qarkullimit te gjakut eshte nje sistem organesh qe lejon gjakun dhe limfen per te qarkulluar ne cdo qelize te trupit elementet ushqyes, oksigjenin, hormonet dhe dioksidin e karbonit. Ne kete menyre ai realizon disa nga funksionet e tij: Luften ndaj infeksioneve (realizohet nga rruazat e bardha te gjakut dhe nga sistemi limfatik i trupit) Kontrollin e temperatures Kontrollin e pH Ruajtjen e homeostazes Anatomia Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon, arteriet, venat dhe kapilaret. Nga ana tjeter sistemi limfatik eshte nje sistem i hapur ku limfa, plazma e gjakut e filtruar, leviz vazhdimisht mes

Upload: trandieu

Post on 01-Feb-2018

262 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Web viewAnatomia . Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon,

Sistemi kardiovaskular, anatomia, simptomatologjia dhe procedurat endoskopike Punoi: Dr. Xh. Ndini

Funksionet

Sistemi i qarkullimit te gjakut eshte nje sistem organesh qe lejon gjakun dhe limfen per te qarkulluar ne cdo qelize te trupit elementet ushqyes, oksigjenin, hormonet dhe dioksidin e karbonit. Ne kete menyre ai realizon disa nga funksionet e tij:

Luften ndaj infeksioneve (realizohet nga rruazat e bardha te gjakut dhe nga sistemi limfatik i trupit)Kontrollin e temperaturesKontrollin e pH Ruajtjen e homeostazes

Anatomia

Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon, arteriet, venat dhe kapilaret. Nga ana tjeter sistemi limfatik eshte nje sistem i hapur ku limfa, plazma e gjakut e filtruar, leviz vazhdimisht mes hapesires intersticiale dhe gjakut. Ai perbehet nga:

Gjaku (plazma, eritrocitet, leukocitet, trombocitet)Zemra Enet e gjakut

Ai perbehet nga dy sisteme qarkulluese:Sistemik (ku gjaku nga zemra qakullon ne gjithe organizmin)Pulmonar (ku gjaku nga zemra kalon ne pulmone ku behet dhe shkembimi i gazrave me ambientin e jashtem)

Page 2: Web viewAnatomia . Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon,

Gjaku

Gjaku perben rreth 7 % te mases se pergjithshme trupore te njeriut, rreth 5 litra. Ai perbehet nga 45 % qeliza te gjakut (eritrocitet, leukocitet dhe trombocitet) dhe 55 % plazma. Plazma e gjakut eshte ne ekuiliber te vazhdueshem me limfen. Qelizat e gjakut prodhohen ne kockat e organizmit nepermjet proceseve ku ato kalojne ne disa forma te ndermjetme. Eritrocitet luajne rol ne transportimin e oksigjenit dhe dioksidit te karbonit. Leukocitet jane elementet qe sigurojne mbrojtjen e organizmit ndaj infeksioneve me natyre te ndryshme. Trombocitet jane elementet baze qe sigurojne koagulimin e gjakut. Ngjyren gjakut ia japin disa elemente kromatik ku me e rendesishmja eshte hemoglobina.

Zemra

Zemra eshte organi kryesor i sistemit kardiovaskular dhe qe luan rol ne transportimin e gjakut ne cdo pjese te trupit. Ajo peshon rreth 250-350 g dhe ka madhesine perafersisht te kycit te dores. Ajo eshte e rrethuar nga nje shtrese e dyfishte qe quhet perikardi. Nga ana tjeter vet zemra eshte e perbere nga nje shtrese muskulare miokardi dhe nga shtresa e brendshme ne kontakt me gjakun endokardi. Ajo eshte e vendosur ne mediastin ne anen e majte te tij. Perbehet nga 4 dhoma, dy te siperme qe njihen si atriumet dhe dy te poshtme qe nihen si ventrikujt. Ana e majte dhe e djathte e zemres ndahen nga nje fiber muskulare qe njihet si septumi kardiak. Ne nje rrahje te zemres, ventrikuli i djathte pompon drejt pulmoneve te njejten sasi gjaku qe ventrikuli i majte e pompon ne gjithe trupin. Sistemi i 4 dhomave te saj dhe ndarja ne dy ane e djathte dhe majte sigurojne funksionin kryesor te saj ate te nje pompe te dyfishte. Ana e djathte e saj mbledh gjakun e paoksigjenuar te trupit qe vjen dhe futet ne atriumin e djathte nepermjet sistemit venoz. Gjaku nga atriumi i djathte kalon ne ventrikulin e djathte dhe me pas ne pulmone nepermjet

Page 3: Web viewAnatomia . Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon,

qarkullimit pulmonar. Qarkullimi pulmonar kthen ne zemer ne anen e majte te saj, perkatesisht ne atriumin e majte, gjak te oksigjenuar. Ky gjak nepermjet ventrikulit te majte pompohet me tej ne gjithe organizmin nepermjet qarkullimit sistemik. Sistemi i valvulave te zemres, lejon qarkullimin e gjakut ne zemer vetem ne nje drejtim, nga atriumi ne ventrikuj, nga zemra ne aorte. Ana e poshtme e ventrikujve dhe ana e majte e zemres jane me te trasha per shkak te shtreses muskulare qe eshte e nevojshme per pompimin e gjakut ne gjithe trupin.

Enet e gjakut

Enet e gjakut jane pjese e sistemit kardiovaskular dhe qe lejojne qarkullimin e gjakut dhe elementeve te tij. Ato ndahen ne tre kategori:

Arteriet- qarkullojne gjaku nga zemra ne gjithe trupinKapilaret- lejojne shkembimin e oksigjenit dhe perberesve ushqimore mes gjakut dhe indeve te organizmitVenat- sjellin gjakun nga trupi ne zemer

Arteriet dhe venat jane te perbera nga tri shtresa, ku shtresa e mesme eshte me e trashe tek arteriet. Tri shtresat jane:

tunica intima tunica mediatunica adventia.

Kapilaret nga ana e tyre jane te perbere nga vetem nje shtrese e vetme qelizash endoteliale. Enet e gjakut rrethohen nga nje shtrese qelizash muskulare qe ndihmojne gjate qarkullimit te gjakut. Ato nuk gjenerojne force shtytese per gjakun, por nepermjet kesaj shtrese mund te ndryshojne diametrin e tyre. Ky proces njihet si vazokonstriksion ose vazodilatacion dhe kontrollohet nga sistemi nervor autonom dhe ndikon ne termorregullimin.

Page 4: Web viewAnatomia . Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon,

Ne arterie qarkullon gjak i pasur me oksigjen qe drejtohet ne drejtim te organeve. Perjashtim ben arteria pulmonare me gjak te varfer me oksigjen. Ne vena gjaku eshte i varfer me oksigjen dhe perjashtim ketu ben vena pulmonare e pasur me oksigjen. Disa semundje qe prekin enet e gjakut jane vaskuliti- semundje autoimune inflamatore dhe trombozat nga formimi i pllakeve aterosklerotike.

Simptomatologjia

Shenjat kryesore klinike te sistemit kardiovaskular jane:

PalpitacionetDhimbjet e gjoksitDispneaEdematSinkopetLipotimia Kolla Hemoptizia Fenomenet dispeptike Cianoza

Palpitacionet

Rrahjet e zemres, normalist, nuk ndihen nga njeriu. Palpitacionet jane ndijime me te forta ose te dobeta te rrahjeve te zemres, te lidhura keto me perceptimin jo normal te tyre. Palpitacionet mund te jene fiziologjike, ne rastet e nje sforcoje te madhe dhe te zgjatur ose nga nje emocion i forte. Ato mund te jene patologjike ne pergjigje te nje aritmie. Ato jane sporadike, por mund te jene te zgjatura ne rastet e takikardise se zgjatur. Klasifikohen ne tre lloje:

Page 5: Web viewAnatomia . Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon,

Palpitacione me fillim progresivPalpitacione me fillim te menjehereshemEkstrasistolat

Dhimbjet e gjoksit

Jane shenja kryesore qe shfaqin te semuret kardiak. Ato mund te vijne si pasoje e nje crregullimi neurotik beninj ose si pasoje e semundjeve te zemres.Dhimbjet e gjoksit mund te jene me natyre te ndryshme prandaj eshte e rendesishme qe te diferencohen ato me natyre te vertete kardiake. Shkaku kryesor i tyre eshte ateroskleroza e a. koronare- ushqen me gjak muskujt e zemres. Dhimbjet me origjine kardiake njihen si angina te gjoksit dhe klasifikohen ne:

Angina te efortit- shfaqen gjate ecjes, sidomos kur kjo eshte e shpejte. Favorizohen nga i ftohti, pas ngrenies, ne mengjes pas zgjimit dhe pas emocioneve te forta. Eshte dhimbje retrosternale qe perhapet ne te dy anet e gjoksit dhe ne shpatullen e mbajte me karakter shtrengues. Qetesohet pas marrjes se trinitrines. Angina spontane- shfaqet jashte efortit, ne qetesi dhe ne cdo kohe te dites. Me e veshtire per tu diagnostikuar. Shoqerohet shpesh me djerse dhe dobesi te pergjithshme. Qetesohet me veshtiresi nga trinitrina dhe perseritja e saj tregon per rendim te gjendjes se pacientit qe po shkon drejt ne infarkti te mundshem. Kriza anginoze- tregon per infarkt te miokardit. Dhimbje shume e forte dhe e papritur ne gjoks. Kriza fillon ne menyre te papritur ne qetesi, sidomos naten ne shtrat. Shoqerohet me perhapje ne nofull, shpatull, krahe dhe me djerse te ftohta, ankth, nauze e te vjella. Nuk qetesohet nga trinitrina dhe mund te zgjas deri ne 30 min. Te gjitha keto cojne ne lipotimi, shok dhe sinkop.

Diagnoza diferenciale e dhimbjeve te gjoksit

Page 6: Web viewAnatomia . Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon,

Dhimbje prekordiale nervoreDhimbje perikardialeDisekacioni i aortesDhimbjet pulmonareDhimbjet me origjine digjestive Dhimbjet me origjine vertebraleDhimbjet me origjine muskulare

Dispnea

Dispnea tregon veshtiresine ne marrjen e frymes dhe vjen si pasoje e crregullimit te qarkullimit pulmonar, si pasoje e insuficences se anes se majte te zemres. Ajo ndahet ne:

Dispnene e efortit- dukuri fiziologjike ne rastet e eforteve te medha, jo te zakonshme. Nuk eshte normale nese zgjat me shume se 5 minuta ose kur shkaktohet ne eforte te vogla. Ajo shfaqet si ne semundjet kardiake te majta dhe te djathta ashtu edhe ne rastet e semundjeve pulmonare ose anemite e ndryshme. Krizat e dispnese paroksistike- kriza te shpejta, progresive, te forta dhe te shkurtra qe shfaqen edhe ne qetesi, gjate nates ne shtrat. Ajo karakterizohet nga astma kardiake dhe nga edema pulmonare.

Sinkopet

Sinkopi eshte nje humbje e shkurter dhe e plote e ndergjegjes nga ishemia tranzitore cerbrale. Ai vjen papritur, pa shenja paralajmeruese dhe ben qe pacienti te bjere ne toke, ne menyre traumatizuese. I semuri zbehet dhe ne te nuk degjohen rrahjet e zemres dhe pulsi. Kur ai kalon 15 sek fillojne e tkurren ekstremitetet ne menyre te pavullnetshme dhe nese kalon 1 min shfaqet cianoza. Zakonisht pacienti nuk kafshon gjuhen, por mund te kete urinim te pavullnetshem. Kur nderpritet sinkopi ndergjegja kthehet

Page 7: Web viewAnatomia . Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon,

menjehere dhe pacienti nuk ka amnezi retrograde. Patologjite kardiake qe japin sinkop jane:

Stenoza e aortesTetrada FallotMiokardiopatite obstruktiveCrregullimet e ritmit

Lipotimia

Lipotimia eshte humbje jo e plote e vetedijes. Ajo fillon ne menyre progresive dhe paraprihet nga shenjat paralajmeruese:

Zbehja Djersitja Turbullime te shikimitTurbullime te degjimit

Pacienti nuk peson trauma, pasi zakonisht ulet vet per tu qetesuar. Pulsi eshte i dobet dhe i ngadalshem. Pacienti degjon dhe kupton ambientin perreth, por nuk pergjigjet dot. Takohet me shpesh tek pacientet me emocione te forta. Pas disa minutash pacienti merr veten ne menyre graduale.

Kolla dhe Hemoptizia

Kolla e izoluar, qe vjen e papritur ose ne efort mund te jete shprehje e fillimit te edemes pulmonare ose astmes kardiake. Ne edemen pulmonare kolla eshte e hershme ne fillim te krizes. Ne astmen kardiake kolla eshte me e rralle dhe eshte e vonshme ne fund te krizes. Hemoptizia eshte e shpeshte ne semundjet e zemres. Hemoptizia eshte me origjine alveolare. Ekspektorati eshte me ngjyre roze me shkume, pastaj me gjak te paster.

Page 8: Web viewAnatomia . Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon,

Hemoptizia shihet edhe tek pacientet me vese mitrale si pasoje e hipertensionit pulmonar.

Cianoza

Cianoza eshte ngjyrimi ne blu i lekures dhe mukozave, sidomos i buzeve, vesheve dhe rajonit poshte thonjve. Ajo lidhet me mungesen e hemoglobines se paoksigjenuar ne kapilaret e gjakut. Ajo klasifikohet ne:

Cianoze hipoksemike- nga ulja e oksigjenit ne gjakun arterial nen 85 %. Eshte difuze dhe mjaft e shprehur dhe shfaqet ne mukozat e gjuhes, gojes dhe konjuktivat. Shfaqet ne rastet e Tetrades Fallot.Cianoze sistemike- vjen si pasoje e pakesimit te debitit kardiak. Eshte e kufizuar ne gishta, hunde, molleza dhe buze. Shoqerohet me cianoze hipoksemike ne rastin e cor pulmonarit.

Edemat

Edemat jane grumbullimi i lengut ne hapesiren nderqelizore. Jane tipike per patologjite e zemres se djathte. Edema kardiake eshte bilaterale dhe simitrike. Ne fillim eshte e bute dhe e lokalizuar ne maleola dhe ne pulpet e kembeve. Me pas merr ngjyre cianotike dhe progresivisht ngjitet lart, drejt regjioneve femorale dhe organeve gjenitale. Ato mund te gjeneralizohen ne formen e anasarkes. Ato vijne si pasoje e:

Hipertensioni venozMbajtje e NaRritje e permeabilitetit kapilar

Koronarografia

Page 9: Web viewAnatomia . Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon,

Koronarografia eshte nje procedure ku perdoren rrezet X per te studiuar dhe vezhguar enet e gjakut te zemres. Ajo ben pjese ne ato procedura qe njihen si kateterizimi kardiak. Keto procedura perdoren edhe per trajtimin edhe per diagnostikimin e zemres dhe eneve te gjakut. Gjate kesaj procedure perdoren lende radioaktive te cilat qarkullojne ne enet e gjakut te zemres dhe lejojne vezghimin e tyre. Nepermjet kesaj procedure mund te zbulohen bllokimet, stenozat, trombozat, aneurizmat e arterieve koronare- arteriet qe furnizojne me gjak zemren si dhe te vezhgohen dhomat e zemres dhe te matet presioni i brendshem i gjakut ne zemer dhe pulmone. Kateterizimi i pare i zemere eshte kryer ne 1929 nga gjermani Forssmann i cili realizoi nje autoinjektim per te vertetuar zbulimin e vet.

Indikacionet

Simptoma te semundjeve te arterieve koronare si dhimbja anginoze. Dhimbje ne gjoks, qafe, nofulla ose krahe te cilat nuk jane shpjeguar nga asnjelloj testi ekzaminues. Dhimbje gjoksi e rishfaqur ose perforcim i asaj ekzistuese.Difekt i lindur ne zemer. Insuficence kardiake. Probleme te tjera me enet e gjakut ose trauma kraharori. Probleme me valvulat te cilat kerkojne nderhyrje kirurgjikale. Perpara nderhyrjeve kirurgjikale te tjera ne persona qe shfaqin probleme me zemren.

Si nje ekzaminim invaziv koronarografia duhet te kryhet pasi te jene bere ekzaminimet e tjera jo invazive si EKG ose prova e efortit.

Rreziqet

Infarkt i zemresDemtim i arteries se kateterizuar.

Page 10: Web viewAnatomia . Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon,

Ritem kardiak jo normal (aritmi).Reaksion alergjik si pasoje e medikamenteve te perdorura gjate ekzaminimit. Krijimin e nje vrime ne zemer ose ne arterien e ekzaminuar. Demtim ne veshka. Hemorragji e theksuar. Infeksion.Tromboze.Ekspozim ndaj rrezatimit me rreze X.

Pergatitja

Ne shumicen e rasteve koronarografia eshte e planifikuar dhe pacientit i eshte shpjeguar procedure. Ne disa raste urgjence, kjo e fundit mund te kryhet edhe pa pergatitje. Koronarografia kryhet ne nje dhome specifike- dhomen e kateterizimit. Ne pergjithesi pacienti paraqitet ne spital ne mengjesin e ekzaminimit. Pacienti nuk ushqehet pas mesnates se dites paraardhese dhe duhet te tregoj cfaredolloj ilaci qe perdor gjate jetes. Nese pacienti eshte diabetik duhet te merret ne konsiderate dhenia ose jo e insulines ne varesi te diabetit. Kontrollohen shenjat vitale te pacientit dhe pacient zbraz fshikezen e urines. Duhet qe pacienti te heq lentet, syzet dhe cdo lloj aksesori tjeter.

Procedura

Gjate ekzaminimit pacienti qendron i shtrire ne krevatin e ekzaminimit. Nje kamera me rreze X kryen fotografi te vazhdueshme edhe nga kende te ndryshme. Nje linje intravenoze vendoset ne krahe, nepermjet te ciles pacientit i injektohet relaksues gjate ekzaminimit. Pacienti qendron zgjuar gjate gjithe kohes ne menyre qe te pergjigjet kerkesave te ndryshme te mjekut si p.sh te kollitet, te mbaje frymen ose te vendos duart ne pozicione te ndryshme. Vendosen elektroda ne zemer dhe oksimeter ne gisht per nje

Page 11: Web viewAnatomia . Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon,

kontroll te vazhdueshem te pacientit. Si fillim kryhet nje incizion i vogel ne zonen e arteries nga ku do nis kateterizimi. Me pas nje tub plastik futet ne te. Kateteri vendoset nepermjet ketij tubi ne arterie dhe me pas drejtohet ne drejtim te eneve koronare te zemres. Me pas injektohet lenda e kontrastit, gjate injektimit te se ciles pacienti mund te ndjeje nxehtesi ne trup dhe rrahje te shpeshta te zemres. Ekzaminimi zgjat rreth 1 h, por kohezgjatja ndryshon ne varesi te asaj se cfare do te realizoj mjeku ekzaminues.

Pas procedures

Pasi mbaron procedura kateteri hiqet dhe vendi i incizionit bllokohet me presion nga jashte. Pacienti vendoset ne dhomen e zgjimit ku kontrollohet deri ne stabilizimin e gjendjes. Kateteri hiqet pas procedures, por ka raste qe ai mund te mbahet deri ne 1 dite pas ekzaminimit. Pacienti duhet te pije vazdhimisht uji per eleminimin e lendes se kontrastit. Pacienti duhet te instruktohet qe kur shfaqet nje nga shenjat e poshtme te kthehet ne spital:

Hemorragji ose fryerje ne zonen e inektimit. Dhimbje perforcuese ne vendin e incizionit. Shenja te infeksionit, si skuqje dhe dhimbje. Ndryshimin ne temperature dhe ne plag. Dhimbje gjoksi e vazhdueshme

Arteriografia

Angiografia eshte imazhi i eneve te gjakut qe merret nga ekzaminimi me rreze X pasi jane perdorur solucionet e kontrastit. Ne rastet e arterieve njihet si arteriografi dhe ne rastet e veneve venografi. Per sistemin limfatik perdoret kontrast me baze vajor. Metodat e reja alternative si skaneri, rezonanca dhe ultratingujt kane ulur perdorimin e angiografise megjithate ne disa raste si per arteriet koronare dhe ato cerebrale ajo ka ende

Page 12: Web viewAnatomia . Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon,

perdorim. Teknika u perdor per here te pare nga portugezi Moniz ne 1927, ku u ekzaminuan arteriet cerebrale. Per te ekzaminuar sistemin arterial dhe anen e majte te zemres kateteri qe perdoret ne keto raste futet nga arteria femorale. Per sistemin venoz dhe anen e djathte te zemres kateteri futet nga vena femorale. Per terminologjine e angiografise perdoret nje klasifikim i vecante i bazuar ne:

Organin qe ekzaminohet- angiografi koronare, cerebrale, renale, hepatikeEnen e gjakut te ekzaminuar- aortografi, kavografi, angiografi periferikeMetoden e perdorur per te ekzaminuar arterien e deshiruar- arterio/venografi direkte ose me kateterPerzgjidhja e arteries hyrese- transfemorale, transaksilare, brakiale, translumbare

Per kryerjen e angiografise perdoret anestezia lokale, ku ne zonen e kryerjes se punktures infiltrohet lekura dhe indet perreth venes ose arteries.

Indikacionet

Perdoret ne rastet para kirurgjise per nje ekzaminim te kujdesshem te gjithe trupitZbulimin e aneurizmaveNe rastet me hemorragji ne tru ose ne rastet e nje tumori mund te ekzaminohet me kujdes arteria karotideAngiografia perdoret per ekzaminimin e arterieve koronareStudimin e melcise, kembeve dhe veshkave

Komplikacionet

Arteriografia shoqerohet me komplikacione 1 ne nje mije raste. Nje pjese e komplikacioneve jane te lidhura me vete lenden e kontrastit e cila mund te shkaktoje reaksione alergjike.

Page 13: Web viewAnatomia . Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon,

Mund te ndodhin demtime ne enet e gjakut si pasoje e kateterizimit. Ne zemer mund te shkaktoje infarkt te miokardit, ndersa ne tru deri ne isult cerebral. Ne grate shtatzane perdorimi i fluoroskopit gjate ekzaminimit ndikon zhvillimin e femijes. Pacientet me demtime ne veshka, melci dhe zemer konsiderohen pacient me rrezik te larte per kryerjen e arteriografise.

Infarkti i miokardit

Ndodh si pasoje e mungeses se gjakut ne zemer qe con ne ndalimin e muskulit te zemres si pasoje e mungeses se oksigjenit. Kjo ndodh si pasoje e nje bllokimi te arteries koronare si pasoje e formimit te nje trombi nga rruazat e bardha te gjakut, kolesteroli dhe yndyrnat si rrjedhim i procesit qe njihet si ateroskleroze. Ai eshte shkaku kryesor i vdekjeve ne vendet e zhvilluara. Prognoza e ketij varet shume nga gjendja e demtimit te zemres, shendeti i pacientit dhe nga menyra e trajtimit. Vihet re se ndodh me shpesh shpejte ne mengjes dhe incidenca eshte me e larte ne oren 9 te mengjesit. Ka disa faktore rreziku per semundjen:

MoshaMeshkujt me te prekur se femratDuhanpirjaDiabeti melit tip I dhe IIDislipidemite dhe obezitetiAlkooli

Simptomat

Shenjat vendosen pas disa minutash dhe jo ne menyre te menjehershme. Ato jane:

Page 14: Web viewAnatomia . Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon,

Dhimbja e gjoksitDjersitje LodhjeNauzeTe vjellaPalpitacione

Nje pjese e mire e infarkteve shoqerohen pa shenja klinike te dukshme, te ashtuqujtura infarktet e heshtur. Ndodhin me shpesh te te moshuarit, ne pacient me diabet melit dhe ne ata qe kane kryer transplant zemre. Keto infarkte zbulohen nepermjet EKG.

Diagnoza dhe trajtimi

Diagnoza relaizohet nepermjet EKG dhe markuesve kardiake. Tre jane kriteret baze per te percaktuar nje pacient me infarkt:

Ndryshimet ne EKG- shfaqja e vales QPaciente me episode te angines se efortitRritja dhe zvogelimi i menjehershem i markuesve kardiak- troponines dhe kreatin kinazes.

Trajtimi i semundjes realizohet nepermjet:

Oksigjenit NitrodilatatoreveAspirinesMorfinesVendosjen e stenteve nepermjet koronarografise (trajtim perfundimtar kur pacienti eshte ne gjendje te stabilizuar).

Parandalimi

Page 15: Web viewAnatomia . Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon,

Parandalimi realizohet nepermjet ndryshimit te stilit te jetes duke eleminuar duhanin, alkoolin, yndyrnat. Marrja e rregullte e disa medikamenteve si:

AspirinaBeta bllokuesitACE-inhibitoretStatinatHeparinaKonsumi i acideve yndyrore te pangopura

Embolia pulmonare

Embolia pulmonare eshte bllokimi i arteries kryesore pulmonare si pasoje e nje trombi qe ka qarkulluar nepermjet gjakut deri ne nivel te saj. Shkaku kryesor i embolise eshte tromboza e venave te thella. Embolia mund te ndodh edhe si pasoje e bllokimit nga ajri, yndyrnat dhe likidi amniotik. Prognoza e semundjes varet nga trajtimi dhe prekja e pulmonit. Semundjet shoqeruese qe shoqerojne pacientin ndikojne ne prognozen e semundjes. Faktoret e rrezikut perfshijne:

Situatat e qendrimit shtrire per nje kohe te gjate (pas operacionit)ObezitetiKanceriEstrogjenetTrombofilia

Simptomat

Simptomat vendosen ne menyre te menjehershme dhe jane shprehese te prekjes pulmonare. Ato jane:

Page 16: Web viewAnatomia . Sistemi kardiovaskular tek njerezit eshte nje sistem i mbyllur, qe do te thote qe gjaku nuk largohet asnjehere nga sistemi ku ai qarkullon,

Dispne, takipne Dhimbje gjoksiKolleHemoptiziCianozeKolaps Vdekje e menjehershme

Diagnoza dhe trajtimi

Diagnoza vendoset nepermjet kombinimit te te dhenave klinike me ato laboratorike. D- dimer nuk eshte shume specifik per tromboemboline pulmonare megjithese mund te hedh te dhena per nje studim te metejshem. Angiografia selektive pulmonare ka qene metoda kryesore per vertetimin e diagnozes. Kjo relaizohej nepermjet kateterizimit te djathte te zemres. CT- skaner angiografia ku perdoren lendet e kontrastit eshte metoda e re e studimit.

Trajtimi realizohet me:

AntikoagulantTrombolitike Kirurgji