ambicia e rinisë

16
HULUMTIM AMBICIA E RINISË KOSOVARE Fjalët kyçe: Rinia, Kosova, ambicia, shkollimi, puna Msc. Kastriot Blakaj 1 Lirim Lani 2 1 Kastriot Blakaj - asistent mesimorë pranë Kolegjit Evropian Dikagjini 2 Student në Kolegjin Evropian Dukagjini dhe kryetarë i unionit studentor

Upload: kastriot-blakaj

Post on 30-Jun-2015

268 views

Category:

Education


4 download

DESCRIPTION

[email protected] Kastriot Blakaj pdf

TRANSCRIPT

Page 1: Ambicia e rinisë

HULUMTIM

AMBICIA E RINISË KOSOVARE

Fjalët kyçe: Rinia, Kosova, ambicia, shkollimi, puna

Msc. Kastriot Blakaj 1

Lirim Lani 2

1 Kastriot Blakaj - asistent mesimorë pranë Kolegjit Evropian Dikagjini 2 Student në Kolegjin Evropian Dukagjini dhe kryetarë i unionit studentor

Page 2: Ambicia e rinisë

2

Përmbajtja

Hyrje ................................................................................................................................................. 3

Kapitulli i parë ................................................................................................................................... 5

1.2 Frytet e hulumtimit ...................................................................................................................... 5

Kapitulli i dytë ................................................................................................................................... 6

2.2 Pse kjo ambicie është e mjegullt? ................................................................................................ 6

Kapitulli i tretë ................................................................................................................................... 8

3.2 Planifikimi i të anketuarëve .......................................................................................................... 8

Kapitulli katërt ................................................................................................................................. 15

4.2 Rekomandimet për çdo kategori ................................................................................................ 15

Page 3: Ambicia e rinisë

3

Msc. Kastriot Blakaj 3 & Lirim Lani 4

Kosova Youth Ambition

Entrance

This research it takes in itself of the essential problems for Kosova Society. Like any other

research, this one also has an epicenter and the epicenter here is ambition of Kosova

society,which combines a cell of society development . The content of this work has

included many areas, such as : 1)Ambition, 2) Intellect, 3) Altruism and 4) Planning .These

areas have a link between themselves, which link is noted by the paritcipants that took part in

this research. The purpose of this research is and it will remain to be seen how ambitious is

our society, when we all know that unfavorable atmosphere reacts directly in human’s life.

Here u could also find influecing factor that are leading in the loss of the ambition to this

future. I wish to bring to you this resaerch as a reflection of real life of our youth. This

research has a questionnaire of 15 questions that has quite enough logical chronology, where

from we can derive a necessary protein to face a partiticipant with life. This research has divided the

respondents into three categories, by which all the research is conducted and divided in base of these

categories. This research came as a consequence of an erosion that is happening to our youth, and by the

end of each chapter we said the suggestion that hope to be service for the other processes . In this process

participated aproximately 150 persons. This research reveals different issues that are not treated until

now and this has been the main reason that I am oriented in this research . Remaining hopeful and with

greatest dignity that we can still bring something healthy to our youth

Keywords: Youth, Kosova , ambition, education, work

3 Kastriot Blakaj - asistent mesimorë pranë Kolegjit Evropian Dikagjini 4 Student në Kolegjin Evropian Dukagjini dhe kryetarë i unionit studentor

Page 4: Ambicia e rinisë

4

Hyrje

Ky hulumtim përmbanë në vete një prej problematikave esenciale për shoqërinë kosovare. Sikur çdo hulumtim, poashtu edhe ky ka në epiqendër ambicien e shoqërisë kosovare, e cila ndërthur një celulë të zhvillimit shoqëror. Përmbajtja e këtij punimi ka një përfshirje të shumë fushave, e këto janë:1) Ambicia, 2) Intelekti, 3) Altruizmi dhe 4) Planifikimi. Këto fusha kanë një ndërlidhje në mes veti, ku kjo ndëlidhje vërehet nga vetë pjesëmarrësit në këtë hulumtim.

Qëllimi i këtij hulumtimi është dhe mbetet se sa është shoqëria jonë ambicioze, kur dihet se ambienti jo i favorshëm ndikon drejtëpërdrejt në jetën e njeriut. Poashtu këtu mund të gjeni edhe faktorët ndikues drejt humbjes së ambicies së kësaj ardhmërie. Uroj që ky hulumtim të ju sjell një pasqyrë real të jetës së rinisë sonë. Ky hulumtim ka një pyetësor prej 15 pyetjesh që kanë një kronologji mjaft të logjikshëm, ku nga ky pytësor mund të nxjerrim një proteinë të nevojshme për ta ballafaquar pjesëmarrësin me jetën. Ky hulumtim i ka ndarë të anketuarit në 3 kategori, sipas të cilës gjithë hulumtimi është kryer dhe është ndarë në bazë të këtyre kategorive. Ky hulumtim erdhi si pasojë e një erozioni që po ndodh në rininë tonë, dhe në fund të çdo kapitulli kemi thënë sygjerimi që shpresojë të jenë servim për proceset tjera. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë afro 150 persona. Ky hulumtim nxjerr në shesh problematikat e ndryshme të cilat nuk janë trajtuar deri tani dhe ky ka qenë shkaku kryesor që jamë orientuar në këtë hulumtim. Shpresojë që ky hulumtim pakëca të ketë sjellur një pasqyrë reale. Mbesë me shpresën dhe me krenarin më të madhe se do të sjell diçka kësaj rinie të shëndosh.

Page 5: Ambicia e rinisë

5

Kapitulli i parë

1.2 Frytet e hulumtimit

Pas një pune me pjesmarrësit në këtë hulumtim, kemi konkloduar se kemi një shoqëri me një ambicie shumë të madhe sepse 85% e të anketuarve kanë dalur shumë ambicioz, por kjo ambicie në bërthamen e vetë ka një meteor që po shuhet nga një atmosferë tepër e zjarrtë. Në këtë hulumtim pjesëmarrësit ndahen në 3 kategori.

1.3 Kategoria e parë

Në këtë kategori përfshihen personat që kanë pikë prej 0-50, dhe karekteristikë për këtë kategori është se personi është pak ambicioz dhe ka dëshirë për një jetë normale. Nga hulumtimi në këtë kategori janë përfshirë 2%, të cilët kanë shfaqur një tipar mjaft modest e që është se janë mjaft altruistë, dëshirojnë një punë sa për të mbijetuar dhe se kanë prioritet shëndetin. Por është vërejtur edhe një fakt mjaft parësor e që është se janë persona të cilët nuk kanë dëshirë gjithnjë të fitojnë në jetë dhe nuk bëjnë punë vetëm për vetëveten. Poashtu nuk kanë plane të mëdha për të ardhmen dhe janë shumë pesimist për të ardhmen e tyre. Këta nuk i japin shumë rëndësi punës që japin shumë profit dhe zgjedhin profesione të cilat njëkohësisht janë profitabile për familjen e tij, poashtu edhe për shoqërinë. Në këtë kategori kanë zgjedhur si më të rëndësishme në jetë shëndetin.

1.4 Kategoria e dytë

Në këtë kategori përfshihen personat që kanë pikë prej 50-100, dhe karekteristikë për kategori është se janë shumë ambicoz, por që nuk kanë dëshirë të madhe për të punuar shumë. Nga hulumtimi në këtë kategori janë përfshirë 96% e të anketuarëve. Ata kanë pasur një synim që të arrin sa më shumë në jetë me një punë të palodhshme, por me disa vegla karakteristike e që janë se kanë qenë më pak altruist, kanë pasur dëshirë gjithënjë të fitojnë në jetë, të kenë profesione që kanë fitim mjaft të lartë dhe me prestigj, por që në përgjithësi kanë qenë profesione që i ndihmojnë shumë shoqërisë sonë, pririoritet kanë pasur punën interesante e cila nuk paguhet mirë, të kenë sa më shumë sundim mbi të tjerët me një objekt e që është maja e monteverestit, më rëndësi për ta në jetë ka qenë shëndeti dhe lumturia.

Page 6: Ambicia e rinisë

6

1.5 Kategoria e tretë

Në këtë kategori përfshihen personat që kanë pikë mbi 100 dhe karakteristikë për ta është se janë tepër ambicioz në jetë, por që e kanë një problem fundamental e që është se duhen të jenë sa më të mirë me njerzit sepse janë ”mendjel

artë“, por paçin fat në jetë. Nga hulumtimi në këtë kategori janë përfshirë 2% e të anketuarve. Karekteristikë për këta është se janë shumë politikana, kanë ambicie që ja kalon edhe vetë vetëvetes, janë vetëm për vetëveten, familjen e kanë terciare në jetë, kryesore është se janë tipa shumë pak altruist dhe janë tipa të mbyllur në vetëveten e tyre. Mirëpo për këtë kategori kërkohet që të jenë sa më të hapur ndaj të tjerëve dhe më komunikativ. Prefesioni i preferuar i tyre ka qenë që të jenë në qendër të vëmendjes. Këta nuk preferojnë një jetë normale, por një jetë që i tejkalon skajet e imagjinatës së tyre duke shpresuar që më punë vetëmohuese të jenë lartësia më e madhe e pemës. Më e rëndësishme për ta në jetë janë lumturia dhe “shëndeti”. Këtyre tipave duhet patur kujdes në përgjithësi, pasi janë tepër agresiv pas murit.

1.6 Vëmendje jo e duhur e disa të anketuarëve

Gjatë hulumtimit është vërejtur një mosvëmendje e duhur e të anketuarëve, ku disa prej tyre kanë "gënjyer". Ja disa shembuj që kanë bërë që ky hulumtim të vërejë një problem kyç në shoqërinë tonë e ajo është se nuk janë të sakta përgjegjjet e tyre në hulumtim. Në pyetjen e 10-të janë përgjigjur 85% PO, ndërsa në të 14-të 50% JO. Poashtu në pyetjen e 5-të janë përgjigjur 100% PO, ndërsa në të 13-në 50% JO. Nga kjo vërejmë se kemi një rini e cila nuk është stabile për të ardhmen e tij dhe si të atillë puna me ta nga institusionet arsimore duhet të jetë e madhe "shpresojë".

Kapitulli i dytë

2.2 Pse kjo ambicie është e mjegullt? Nga ky hulumtim është nxjerr një rezultatë shumë real e ai është se 99.99% nuk munden ta realizojnë ardhmërinë sipas botëkuptimit të tyre për shkak të disa arsyeve, ku ata zgjedhin në jetë një profesion që është i imponuar. Disa arsye janë 1) Arsimi i brishtë 2) Imponimi i prindërëve 3) Gjendja ekonomike 4) Adoleshenca 5) Shoqëria.

2.3 Arsimi i brishtë

Ky faktorë ndikon drejtëpërdrejt tek imponimi i zgjedhjes së nxënësit, sepse ky arsim që është sot ka lënë shumë pasoja për të ardhmen. Sot kjo hierarki e sistemit arsimor që është tani ka ndikuar që të anketuarit të mos din se ku të orientohen për disa arsye siç janë: 1) Korrupsioni nëpër institusionet e mesme dhe të larta arsimor, 2) Nepotizmi ka qenë shkaku kryesor që të anketuarit janë imponuar për zgjedhjen e këtij apo atij institusioni arsimor, ku dihet se sot nëpër universitetet tona janë pranuar nxënës që meritojnë të shkojnë nëpër

Page 7: Ambicia e rinisë

7

burgje, e disa të tjerë qëndrojnë nëpër shtëpijat e tyre, 3) Sistemi arsimo që ndodhet tani në Kosovë ka bërë që nxënësit me talentet e tyre të mos inkuadrohen nëpër institucionet shkollore që i përkasin dhe për këtë duhet që nga shkollimi i mesëm i ulët nxënësit të orientohen nëpër institucionet e mesëme të larta ku ambiciet e tyre të drejtohen në moshë të vogël dhe me atë rastë ai nxënës të merret vetëm me atë degë të caktuar dhe kjo do t'i sjell shtetit tonë një rini gjethë mbajtëse, prandaj kërkohet një punë më e madhe në shkollimin fillor, sepse aty lind arsimi.

2.4 Imponimi i prindërëve

Sot në vendin tonë kemi një imponim të dukshëm për disa arsye të cilat kanë bërë që i anketuari të mos orientohet në atë degë që ai dëshironë. Faktori i parë drejtë këtij imponimi ka qenë se familjet tona ka trashiguar nga prindërit e tyre zgjedhjen e fushës së caktuar për atë fëmijë. Faktori i dytë është për shkak të dëshirës së madhe të prindërit që fëmija i tij ta marr këtë fushë pa e ditur se ajo fushë e caktuar sjell të ai fëmijë shkatërrim të të ardhmes së tij. Faktori i tretë është më pak i paraçitur tek ne, por mbijeton ende tek ne, ajo është inati për hirë të x personit, e ky faktorë është shfaquar tek disa të anketuarëve ku kanë zgjedhur fushën e caktuar për hir të kësaj. Por ky imponim gradualisht po shuhet me kohë dhe shpresojmë që ky mos të mbijetoj në shoqërinë tonë.

2.5 Gjendja ekonomike

Duke e ditur sot gjendjen e tanishme ekonomike ky faktorë është më i paraqitur për faktin se 70% e popullsisë jetojnë në varfëri të mjerueshme, ndërsa prej tyre 16% në varfëri të skajshme. Prandaj sot shumica e nxënësve që përfundojnë shkollimin e mesëm të lartë qëndrojnë në shtëpi pa pasur mundësi të shkollohen përkundër talentit të tyre që ja ka falur Zoti. Shteti jonë i ri edhe pse nuk ka mundësi që t'i ndihmojë këtë shtresë ajo duhet të gjejë fonde nga donatorët për investim në këta talenta. Nga hulumtimet e shumta që janë bërë në botë kanë treguar së personat që kanë gjendjen ekonomike të dobët kanë pasur më së shumti talentë, prandaj investimi në këta nxënës sjell profit për shtetin tonë të ri.Po filluam të bëjmë një racionalizim të mendimeve se ku ti vendosim parat tona, më parë të mendojm tri herë pastaj të veprojm. Nëse në të ardhmen e afërt nuk investohet në këtë shtresë, atëherë do të kemi shoqëri e aristrokratëve të paditur.

2.6 Adoleshenca

Gjithë faktorët që i shtjelluam më lartë kanë lidhje me këtë problem. Nëse nuk kemi një orientim në moshë të vogël të nxënësve, atëherë në këtë moshë ata janë më konfuz për shkak të adoleshencës. Këtë punë duhet ta bëjnë psikologët e shkollave, prindërit, profesorët etj. Ky faktorë vije si shkak i mos punës së institucioneve shkollore me nxënesit e shkollave të mesëme të ulët, ku një degë e thyher në fillim kalb gjithë pemën.

2.7 Shoqëria

Faktori drejt një orientimi të gabuar të anketuarëve ka qenë se kanë zgjedhur një shoqëri jo të mirë dhe talenti i tyre është shuar nga ndjekja e kësaj shoqërie të çrregullt. Sot disa nxënës të cilët kanë pasur talent të shkëlqyer në shkollomin e mesëme të ulët nga ndjeka e

Page 8: Ambicia e rinisë

8

kësaj shoqërie kanë ndëruar fizionomoinë e talentit, por pse po ndodhë kjo sot te një pjesë dërmuese të shoqëris tonë, arsyeja kryesor është se jeta dinamike dhe mos kujdesi i duhur i prindërëve kanë sjellur që shoqërie për atë personë të jetë para familjes. Por ky ndryshim është edhe për shkak të adoleshencës ku cekëm më lartë. Prandaj puna me shoqërinë duhet të jetë e madhe sepse ajo është oksigjeni i shtetit tonë.

2.8 Sygjerime

Ky hylumtim nxjerr në pah se një punë e vogël me institucionet shkollore sjell frytet e saj. Sygjerohet që të ketë një straregji për institucionet e arsimit të mesëm të ulët, ku në këtë strategji duhen të bëhet seleksionimi i nxënësve nga profesorët kujdestar pa nepotizëm dhe korrupsion, ku kjo ndarje në fillim do të sjellte lehtësim edhe për sistemet e ardhshme arsimore duke krijuar një stabilitet në hierarkin e sistemit arsimor. Ky seleksionim duhet të përmbaj orientimin e atij nxënësit në lëmin e caktuar, ku ai ka talent e jo si është tani, ku vetë nxënësi orientohet vetë në bazë të imponimeve që i cekëm më lartë. Kjo strategji nuk kërkon mjete të mëdha buxhetore, por përkushtim nga ana e institucioneve tona të cilat janë duke jetuar në akuariume

Kapitulli i tretë

3.2 Planifikimi i të anketuarëve Planifikimi si celula kyqe për një jetë stabile dhe prospëruese ka qenë e një pikë e dobët pasiqë rinia jonë nuk e pëlqen shumë punën, kjo për faktin se në pyetje se a e pëlqejën punën si pika kryesore për të ardhmen e tyre ata janë përgjigjur me PO 35%, ndërsa 65% JO.

KATEGORIA E PARË E DYTË E TRETË

Më vonë 70% 24% 0%

Menjeherë 30% 76% 100%

Fig.1. A e bëjnë punën menjehërë apo më vonë ?

Mirëpo ky hulumtim ka përfshirë edhe pika tjera të planifikimit siç janë ato në profesion dhe në krijimin e familjes.

3.3 Profesioni

Page 9: Ambicia e rinisë

9

Të anketuarit në këtë hulumtim kanë pasur mundësinë e zgjedhjes të 10 profesioneve të cilat janë ofruar në bazë të fakulteteve që posedon shteti jonë, por ka pasur në disa rast që kanë dëshiruar profesione tjera jashtë listës sonë të ofruar. Mirëpo këto opcione që janë ofruar gjatë hulimtimit kanë qenë sipërfaqësore, ku një profesion i ofruar ka përfshir së paku disa profesione të tjera, por të cilat kanë qenë në përgjithësi gjithë përfshirëse. Gjatë hulumtimit është lejuar që pjesëmarrësi të zgjedh edhe opcione tjera që nuk kanë qenë në listën e ofruar. Këtu poshtë është lista e profesioneve me përçindjen e zgjedhur nga të anketuarit:

Profesioni Kategoria e 1 Kategoria e 2 Kategoria e 3

Mjek/e 0.5%

Ndërtues/e

Kontabilist/e 33% 24% 50%

Gazetar/e 19%

Profesor/esh 33% 36%

Artist/e

Politikan/e 0.5% 50%

Inxhinier/e 0.5%

Polic/e 33% 19%

Aktor/e 0.5%

Fig.2. Profesionet

Poashtu edhe disa të anketuarë kanë pasur kërkesa tjera për profesione që nuk gjenden në listën lartë, e ato janë: punë e rëndomët sa për mbajtjen e familjes, gjykatës, tregtarë, sportist etj.

3.4 Krijimi i familjes

Çdo shoqëri evropian ka si pikë synim krijimin e familjes, poashtu gjatë hulumtimit është vërejtur një dëshirë e madhe për krijimin e familjes. Për të ardhur deri tek ky konkludim i kemi parashtruar pjesëmarrësve pyetjen se pas 10 viteve çfarë planifikoni, e ata kanë zgjedhur krijimin e familjes, por në këtë pyetje kanë qenë edhe opcione tjera që janë zgjedhur me përçindje të vogël, këtu poshtë shihet zgjedhja sipas kategorive:

Page 10: Ambicia e rinisë

10

Kategoria Parë Dytë Tretë

Dëshirojnë 30% 69% 0%

Nuk dëshirojnë 70% 31% 100%

Fig.3. Dëshira për të krijuar familje

Këtu shihet se kategoria e parë dhe e dytë nuk planifikojnë të krijojnë familje por zgjedhjen e një pune dhe pastaj krijimin e familjes, mirëpo kategoria e dytë ndryshon pasiqë pjesa dërmuese kanë pasur dëshirë që të kenë familje para punës.

Hulumtimi ka nxjerr në pahë se kur kanë dëshirë pjesëmarrësit në hulumtim të kenë fëmijë, ata kanë pasur mundësinë e zgjedhjes sipas opcioneve të ofruara.

Ketegoria Parë Dytë Tretë

18-22 vjet 30% 2.5%

23-26 vjet 45%

27-30 vjet 50% 50%

Mbi 30 vjet 70% 2.5% 50%

Fig.4. Dëshira për fëmijë

Këtu mund të shikojmë se kategoria e parë dhe e trëtë dëshironjnë të kenë fëmijë mbi moshën 30 vjeçare, kjo nxjerr në pahë se shoqëria jonë është më shumë planifikues por i mungon një bazë stabile. Gjatë hulumtimit është vërejtur edhe një faktë tjetër, se ata kanë dëshirë të kenë më shumë para se sa prindërit e tyre për faktin se ata nuk pëlqejnë të qëndrojnë sa prindërit e tyre por të kenë më shumë sukses në jetën e tyre. Ky faktë dhe faktet e tjera që sjellëm më lartë tregojnë se kjo pemë ka rrënjët e fuqishme, por kërkon që të ushqehet mirë dhe të ketë përkujdesje.

3.5 Altruizmi

Duke u mbështetur në faktin se si popull jemi shumë bamirës, poashtu tek pjesëmarrësit është vërejtur se altruizmi është në bërthamen e zemrave të tyre. Nga pyetjet e bëra se a duhet që njerëzit e pasur të ju ndihmojnë njerëzëve të varfër janë përgjigjur:

Kategoria Parë Dytë Tretë

Me PO 100% 100% 100%

Me JO

Fig.5. A duhet njerëzit e pasur të ndihmojnë ata të varfërit

Page 11: Ambicia e rinisë

11

Kjo tabele tregonë se sa jemi bamirës ndaj të tjerëve, fjalët janë të tepërta. Poashtu edhe në pyetjen se a pajtohesh me thënjen filozofike “Çdo njëri për vetëveten”, ata janë përgjigjur kështu:

Kategoria e ` Parë Dytë Tretë

Me PO 50% 50%

Me JO 100% 50% 50%

Fig.6. Çdo njëri për vetëveten

Kjo tabelë këtu tregon se kategoria e dytë dhe ajo e tretë janë më shumë për vetëvetën, pasiqë për të ndërtuar të ardhme duhet të punohet me të tjerët e jo vetëm për të tjerët. Por nuk është e thënë që gjithëmon të kujdesesh për të tjerët, pasi që kur harrohen vetëveten atëherë ke harruar edhe jetën tënde.

3.6 A janë meshkujt apo femrat më planifikues ?

Edhe pse në përgjithësi sipas formës së jetesës që është rinia jonë meshkujt janë më planifikues, ky hulumtim vë në pahë se femrat janë më planifikuese se sa meshkujt. Në pyetjen se çfarë planifikon pas 10 viteve, ata janë përgjigjur se pririoritet e kanë punën e më pastaj krijimin e familjes. Kjo tabele poshtë është për meshkuj se çfarë kanë pririoritet.

Kategoria Parë Dytë Tretë

Familjen 30% 65%

Punën 70% 35% 100%

Fig.7. A janë meshkujt apo femrat më planifikues

Kjo tabele lartë tregon se meshkujt 54% dëshirojnë familjen, ndërsa 46% punën.

Kjo tabele poshtë është për femrat se çfarë kanë pririoritet.

Kategoria Parë Dytë Tretë

Familjen 65%

Punën 35% 100%

Fig.8. Prioritetet femërore

Kjo tabele lartë tregon se femrat 30% dëshirojnë familjen, ndërsa 70% punën.

Mirëpo ky hulumtim ka vënë në pah se meshkujt janë më pak planifikues për të ardhmen dhe ky zhvillim është në zbritje e sipër. Por këto tabela nuk tregojnë se me punën që kanë meshkujt janë më planufikues, por ata kanë dëshirë punën për arsye se nuk kanë planifikimi për të ardhmes sepse profesionin e kanë terciare.Ky diferencim i madh që po ndodht tani është një shenjë pozitive për femrat për arsye se ato kan qenë gjithëmon më

Page 12: Ambicia e rinisë

12

pak optimiste për të ardhmen e tyre. Këto tabelët lartë tregojnë për dëshirë më të madhe për punë të meshkujve, por kjo statistikë ndryshon për zgjidhjen e profesioneve. Femrat sa i përket zgjedhjes së profesionit ato kanë qenë përparimtare se sa meshkujt për faktin se në pyetjen për zgjedhjen e profesionit ato kanë zgjedhur profesionet të cilat janë më profitabile për të ardhmen, por një faktë është më rëndësi të ceket se ato jo vetëm që begatojnë demografinë e vendit tonë por ato më profesionet e tyre dëshirojnë që të ju ndihmojnë vendit tonë me dijen e tyre dhe kjo është një fakt se femrat në përgjidhësi jo vetëm që krijojnë familjen, por ndihmojn edhe ardhmërinë e Kosovës. Ndërsa meshkujt profesione të cilat janë profitabile vetëm për vetëveten e jo edhe për shoqërin. Në pyetjen se çfarë profesioni keni dëshirë për të ardhmen tuaj meshkujt janë përgjigjur:

Profesionet Përçindja

Kontabilist 50%

Profesor 1.5%

Polic 45%

Politikan 7%

Inxhinier 1.5%

Fig.9. Prioritetet mashkullore, profesionet

Nga kjo tabele shihet se dëshirojnë më shumë profesione të cilat janë profite për vetëveten, por ka edhe profesione të cilat janë të mira dhe ndihmojnë shoqërinë tonë e cila e ka rrugëtimin për në evropën e bashkuar nga ku takojmë miq dhe armiq, të cilët na kanë ndihmuar, por edhe njëkohësisht na kanë shkatërruar. Ndërsa në pyetjen e njejët për femrat ato janë përgjigjur:

Profesioni Përçindja

Kontabiliste 2.5%

Profesoresh 90%

Mjeke 0.5%

Gazetare 7%

Fig.10. Prioritetet femërore, profesionet

Dhe mund të konkludojmë se femrat janë më planifikuese se sa meshkujt duke u mbështetur nga tabelat e ofreuara lartë. Por gjatë hulumtimit është vërejtur një fakt i përbashkët edhe për femrat poashtu edhe për meshkujt, kur në pytjen se pas 20 viteve shpsesoni të keni:

Page 13: Ambicia e rinisë

13

Opcionet Mjaft para Shumë para Sa më shumë para

Meshkujt 76% 24%

Femrat 76% 24%

Fig.11. Fakt i përbashkët femërorë dhe mashkullorë

3.7 Intelekti

Ky hulumtim ka pyetjet të cilat vlerësojnë intelektin në mënyrë përgjithësuese të të rinjëve tonë dhe duke u mbeshtetur në këto fakte kemi nxjerr se kemi një inelegjensë frytdhënës për shkak se në pyetjet që i kemi bërë kemi parë se të anketuarit nuk i kan mbajtur në mend disa pyetje që kanë qenë të njejëta por që është ndryshuar forma dhe i është ndëruar vendi, por nuk do të thotë se kjo deshmon një intelekt të vogël.Në pyetjen se “ a punoni shumë për të ardhmen e sukseshme“ata janë përgjigjur”

Kategoria Parë Dytë Tretë

Me PO 100% 97% 100%

Me JO 3%

Fig.12. A punoni shumë për të ardhmen e sukseshme ?

Ndërsa në pyetjen tjetër me qëllim të shkurtuar se “ a punoni shumë“ ata janë përgjigjur:

Kategoria Parë Dytë Tretë

Me PO 70% 50%

Me JO 100% 30% 50%

Fig.13. A punoni shumë ?

Këto dy tabelet lartë kanë treguar se afër 65% e të ankëtuarëve e kanë ndryshuar përgjegjjen në pyetjen e njëjtë. Poshtu në pyetjen tjetër se “ a ke dëshirë të kesh më shumë para se sa pridërit“ ata janë përgjigjur me PO 67%, me JO 33%, pastaj në pyetjen tjetër se “a ke dëshirë të kesh një jetë standarte“ ata janë përgjigjur me PO 100%, këtu kemi një ndryshim të përgjigjjes nga të anketuearit sepse të kesh më shumë para se sa prindërit atëherë e tejaklon jetën standarte dhe këta në atë pyetje për jetë standarte janë përgjigjur gjithë me po. Mirëpo në përgjithësi kemi një shoqëri që i kërkohet angazhim më i madh, sepse po e shfrytëzuam mirë këtë kapital që e kemi do të jemi dielli i brezave të ardhshëm. Mirëpo për sukses nuk nevoitet vetëm intelekti, pasiqë 99% është puna, ndërsa 1% intelekti.

3.8 Çfarë është e rëndësishme për rininë tonë

Page 14: Ambicia e rinisë

14

Të anketuarit gjatë hulumtimit u është shtruar pytja se çfarë është e rëndësishme për ta në jetë, ata kanë pasur mundësin e zgjedhjes së 4-rë opcioneve të ofruara në hulumtim, këtu poshtë janë preferencat e tyre:

Kategoria Parë Dytë Tretë

Dashuria

Lumturia 5% 50%

Parat

Shëndeti 100% 95% 50%

Fig.14. Çfarë është e rëndësishme për rininë tonë

Nga kjo tabele lartë shihet se parësore në jetë për ta është shëndeti, ndërsa për disa të tjerë që nuk janë largëpamës e kanë pririoritet lumturinë. Por këto rezultate të paraqitura lartë janë një tregues e mirë se kemi një rini të shëndosh për nga mendja dhe ambicia. Një shoqëri që nuk i jap rëndësi shëndetit, atëherë ajo shoqëri është e tharë në rrënjët e saj. Por faktet e treguara lartë janë një indikator kryesorë për një bazament të fuqishëm që e posedojm.

3.9 A është rinia jonë evropiane ?

Duke u mbështetur në faktin se shoqëria evropian bazë ka lirinë, barazinë dhe vëllazërin, ky fakt na shtynë që kemi një perlë që ka rrjedh stabile dhe prosperuese. Mirëpo duke u mbështetur në statistikat e ofruara lartë shohim se kemi ngjajshmëri në ambicie, përkundër faktit se ajo evropiane ka kushte më të mira se sa e jona, ku ka një ambicie që është më shumë planifikuese se sa zbatuese. Tjetra është në altruizëm ku dihet fort mirë se si ajo evropiane poashtu edhe ajo Kosovare ka themel ndërtues të shoqëris bamirësin. Arsyeja tjetër se sa është rinia jonë evropiane është për shkak se ajo evropiane ka meteorin që lëvizin në qiell dhe shkëlqen botën, ndërsa ajo Kosovare ka komet që shëndrit në mënyrë statike dhe duke arritur me shpresën se do të ballafaqohet me një atmosferë mikëpritëse dhe kuptuese.Nga gjitha faktet e ofruara lartë tregon se kjo rini e jona është më evropiane se vetë rinia evropiane, por që kërkon punë grupore, sepse fuqia e vërtetë e kësaj rinie është puna në grup.

Page 15: Ambicia e rinisë

15

Kapitulli katërt

4.2 Rekomandimet për çdo kategori Dihet mirë se ky hulumtim ndahet në 3 kategori, ku për çdo kategori do të jepen rekomantime të nevojashme të cilat do të nevoiten për suksesin e tyre në të ardhmen, prandaj kërkohen që këto rekomandime të shfrytëzohen edhe për sistemin arsimor. Poashtu këtu mund të gjinden edhe rekomandime për arsimin e tanishëm dhe një rekomantim se si do të përpilohet një strategji për një arsim modern dhe të kohës.

4.3 Kategoria e parë

Për kategorinë e parë kërkohet që të jenë sa më ambicoiz në jetë, pasi që kjo jetë që është tani kërkon një vizion të qartë. Mundësisht të kenë sa më shumë optimizëm për jetën, të jenë pak më shumë për vetëveten, punën mos ta shikojnë vetëm si profit për të mbijetuar, por ta shikojnë si një punë që do ti sjell profit njëkohësisht dhe që kjo punë të jetë një siguri për pasardhësit e tij. Mos të kenë gjithëmon pririoritet të sotmen, por edhe të nesërmen, të kenë sa më shumë dëshirë për vijimin e mëtutjeshëm të studimeve dhe për fund shpresojë që të kenë një jetë të hareshme dhe të lumturë me familje e tyre. Mesazhi imë për këtë kategori është që të fitojnë nganjëherë në jetë, se jeta pa fitore është se pema pa fryte.

4.4 Kategoria e dytë

Për këtë kategori kërkohet që për ambicien e tyre të madhe të punojnë shumë, pasi që punën nuk e dëshirojnë shumë, të jenë më shumë altruist ndaj të tjerëve, sepse për të qenë një personë me sukses në jetë kërkohet që ti duan më shumë të tjerët. Poashtu që kjo ambicie e madhe mos ti kalojë suazat e një ambicie të jashtëzakonshme, sepse mendja e madhe është humbje për atë njeri. Jetën mos ta shohin vetëm punë por të dim që kjo jetë është e shkurtër dhe mos ta kalojnë gjithë jetën në fluska se koha ecë dhe nuk kthehet mbrapa. Mesazhi i imi është që të ruajnë këtë ambicien me punë, por këtë ambicie të mëdha mos ta shohin monteverest, sepse jeta ka edhe male të tjera që duhen kaluar për të arritur në monteberest.

4.5 Kategoria e tretë

Kjo kategori është vështirë ti japësh rekomandime, sepse ata jetën e shohin si një tunel më një dritë në fund, ku me çdo kusht tentojnë ta arrijn pa shikuar prapa se çfarë gjurmë ka lënë. Prandaj kërkohet që të jenë sa më shumë altrust në jetë, të kenë kohë edhe për të tjerët dhe tij duan sa më shumë me një dashuri të sinqert e jofallse, mos të kenë gjithëmon një ambicie kaq të madhe, sepse prej kësaj ambicie nëse nuk realizohet një pjesë që dëshiron, atëherë këta persona jetën e shohin si një lule e mbjellur në hënë. Mos ta kenë pririoritet lumturinë në jetë, sepse lumturia është 0 karshi shëndetit. Të shihkojnë më shumë se me punën e tyre të ju ndihmohet shoqërisë, ku e ka ngritur në atë postë që është. Ka

Page 16: Ambicia e rinisë

16

edhe shumë rekomandimi të tjera për këtë kategori si e cekëm edhe lartë, por më kryesorja për ta është të përkujdesen dhe ti kushtojnë më shumë kohë familjes së vetë. Me një fjalë nëse e shikon vetëm tunelin me dritë, atëherë ky tunel arrihet me kohë por kur të arrish në cak e ke humnerën të siguruar ndër këmbë.

4.6 Konkluzionet e hulumtimit

Duke marrë për bazë që trajtimi i këtij hulumtimi ka qenë që te del në pah njëra prej fushave mjaft të rëndësishme të shoqërisë, e që është ambicia, ku kjo në thelb trajton disa fusha mjaft të rëndësishme që janë cekur ne hulumtimin lartë.

Hulumtimi ka paraqitur disa fakte që deri më tash nuk kanë qenë prezente në opinionin tonë publik dhe për këtë qëllim hulumtimi ka paraqitur disa fakte të rëndësishme, që janë bazë për hulumtimet e tjera.

Konkluzioni i këtij hulumtimi ka qenë mjaft i qartë, ku nga ky hulumtim është parë që rinia jonë i ka disa pengesa për realizimin e ëndrave të tyre për jetë, siq ka qenë profesioni, poashtu edhe gjatë hulumtimit kemi hasur për profesionet me të kërkuar për tregun tonë dhe që janë reale. Pastaj kemi hulumtuar sesa janë planifikues të mirë të familjes dhe të funksioneve të saj, poashtu këtu kemi nxjerrur një konkludim se femrat kanë më shumë ambicie për jetë sesa meshkujt, ngase meshkujt shiqojnë më shumë krijimin e familjes sesa karrierën e tyre jetësore.

Në përgjithësi hulumtimi ka qenë mjaft produktiv dhe frytdhënës për disa fusha sociale të rëndësishme dhe që besojë që kanë qenë të trajtuara mirë me të dhëna të ndryshme statistikore.