- fusha , lëmenjët e psikologjisë -si bëhen kërkimet psikologjike ; observimet , ...
Post on 08-Feb-2016
192 Views
Preview:
DESCRIPTION
TRANSCRIPT
Ligjërues: Linda Hoxha
Psikologjia shkencore synon të studiojë brendinë dhe ligjësitë e fenomeneve psikike.
Psikologjia synon gjithnjë t’i gjejë dhe t’i sqarojë ligjësitë e lindjes dhe rrjedhës së fenomeneve psikike.
Me themelimin e laboratorit të parë psikologjik në Leipzig të Gjermanisë nga Wilhelm Wundt më 1879 psikologjia konsiderohet
shkencë e pavarur.
Degët e Psikologjisë
Psikologjia e përgjithëshme
Psikologjia fiziologjikePsikologjia Pedagogjike
Psikologjia Sociale
Psikometria
Psikologjia e Punës
Higjiena Mentale
Psikopatologjia
Psikologjia e përgjithëshme
Kryesisht ka karakter teorik, si dhe studion ligjësitë e psikikës së njeriut të
rritur normal dhe të civilizuar.
Psikologjia Fiziologjike
Studion bazën fiziologjike të proceseve psikike të cilën e paraqesin sistemi nervor
dhe ai endokrin.
Psikologjia Gjenetike
Studion zhvillimin e psikikës nga dy këndvështrime – filogjenetik dhe
ontogjenetik
Psikologjia Pedagogjike
Studion anën psikologjike të procesit edukativo – mësimor.
Degët e Psikologjisë
Psikologjia Sociale
Studion ndikimin e faktorëve social në shfaqjen dhe rrjedhën e proceseve
psikike.
Psikometria
Qëllimi i psikometrisë është matja e proceseve psikike dhe tipareve të
personalitetit.
Psikologjia e Punës
Studion ndikimin e faktorëve psikologjik në procesin e punës.
Degët e Psikologjisë
Degët e Psikologjisë
Higjiena Mentale
Higjiena mentale sugjeron mënyrat e pengimit të crregullimeve psikike dhe kapërcimit më të lehtë të vështërsive
psikologjike.
Psikopatologjia
Studion psikikën e crregulluar dhe të sëmurë. Merret kryesisht me dy lloje crregullimesh psikike: neuroza dhe
psikoza.
Drejtimet ose Shkollat Psikologjike
Si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për gjetjen e sqarimeve teorike lidhur me fenomenet psikike është paraqitja e një vargu të teorive të përgjithëshme në
shkencën e psikologjisë, të njohura si drejtime apo shkolla psikologjike.
Drejtimet ose Shkollat Psikologjike
Strukturalizmi
Bazuar në shkencat ekzakte si kimia e biologjia, psikologët strukturalist besonin se edhe psikologjia duhet ti sqarojë fenomenet e saj si të përbëra nga elemente të vecanta.
GeshtaltizmiSipas geshtaltizmit, ne të gjithë ngacmuesit i
përjetojmë si tërësi të organizuara.
Drejtimet ose Shkollat Psikologjike
BiheviorizmiBihevioristët theksojnë se psikologjia duhet të studiojë vetëm ato fenomene që mund të
vërehen nga jashtë dhe që mund të regjistrohen.
Drejtimi Refleksologjik
Sipas refleksologjisë bazën fiziologjike të cdo aktiviteti psikik e paraqet veprimi refleksor i
sistemit nervor.
Drejtimet ose Shkollat Psikologjike
Psikanaliza
Psikanaliza thekson rolin e nxitësve të pavetëdijëshëm në veprimtarinë e njeriut. Rol të posacëm në këtë kuptim ka epshi
seksual dhe përjetimet gjatë fëmijërisë së herëshme.
Funkaionalizëm Sipas këtij drejtimi apo shkolle
psikologjike, jeta psikike ka për funksion adaptimin e individit në kushte të ndryshme
jetësore.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Metoda e vëzhgimit duhet tu përmbahet disa parimeve të caktuara, për të mundur të përdoret si metodë shkencore.
Metoda e të vërejturit ose vëzhgimit
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Në psikologjinë e fëmijërore dhe atë pedagogjike përdoren më së shpeshti dy forma të të vërejturit.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Metoda e të vetëvërenjturit ose introspeksioni
Kjo metodë qëndron në të vërenjturit e dhe përcjelljen e përjetimeve personale. Të dhënat introspektive duhet të
shfrytëzohen por sa herë të jetë e mundur edhe të plotësohen me të dhëna objektive përkitazi me sjelljen e njerëzve.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Testi - është një varg detyrash të zgjedhura sipas disa parimeve të caktuara të cilat na bëjnë të mundëshme që në mëntyrë objektive ti studiojmë ndryshimet personale ose proceset psikike.
Teste Psikologjike
Teste Pedagogjike
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Pyetësorët ose kuestionarët -përmbajnë një varg pyetjesh të përpiluara sipas disa parimeve të caktuara.
Egzistojnë disa rregulla për përpilimin e pyetsorëve:
Pyetjet duhet të jenë të formuluara
qartë.
Pyetjet nuk duhet të jenë sugjeruese.
Nuk duhet të kërkohen të dhëna përkitazi me jetën
intime.
Pyetsori duhet të jetë i
shkurter.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Intervista ose bisedaështë parashtrim i pyetjeve me gojë në formë të bisedës
me subjektët. Intervista mund të jetë e standardizuar ose e pastandardizuar.
Historia e rasteveështë teknikë e cila e ka origjinën nga psikologjia
klinike. Me anë të saj mblidhen të dhëna për ndonjë fëmijë i cili ka vështërsi në adaptim.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Teknika Sociometrike
Me anë të kësaj teknike studiohen mardhëniet socialo-emocionalenë grupet e vogla (p.sh. Në
klasë).
Me anë të kësaj teknike mund të studiojmë probleme të ndryshme. P.sh. Na intereson cfare
mardhënie egzistojnë ndërmjet nxënësve në klasë.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Teknikat projektive
Shërbejnë për studimin e personalitetit, për studimin e dëshirave dhe tendencave të fshehta. Këto teknika
përdoren më së shumti në psikologjinë klinike.
Të gjitha teknikat projektive bazohen në përdorimin e mekanizmit mbrojtës të projeksionit.
Egziston një numër i madh i teknikave projektive: teknika e njollave të Rorshahut, testi TAT, vizatimet
dhe pikturimet.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit PsikologjikTeknikat projektive
Juniku N. Kaptina nga Psikologjia Terry Pettyjohn: Psikologjia – një hyrje koncize
top related