kontabiliteti i burimeve njerëzore “një dimesion i ri për kompanitë shqipëtare”
Post on 03-Apr-2018
262 Views
Preview:
TRANSCRIPT
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 1/43
2013
MSc Eralda Sado
Dr Alma Spaho
Universiteti i Tiranës
© Copyright Eralda SADO, 2013
Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore
“Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 2/43
Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore - “Një dimesion i ri për kompanitë shqipëtare” Eralda Sado
Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore
“Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare” MSc Eralda Sado, Dr Alma Spaho,
Universiteti i Tiranës, Departamenti i Kontabilitetit. Tiranë, 2013
Burimet njerëzore janë ndër burimet më me vlerë që mund të ketë një kompani,
midis burimeve të tjera të vlefshme. Në vitet e fundit biznesi po bëhet gjithnjë edhe
më shumë i varur nga aktivet humane, më shumë sesa nga aktivet fizike, prandaj po
bëhet edhe më i rëndësishëm, njohja e vlerës së shtuar përmes zhvillimit dhe
menaxhimit të burimeve njerëzore. Raportimi aktual financiar nuk e pasqyron vlerën
e aktiveve njerëzore duke mos paraqitur në mënyrë reale vlerën e biznesit. Kështu që
paraqitet një nevojë për trajtimin e kostove të burimeve njerëzore në pasqyrat
financiare si aktive. Ka dy arsye kryesore pse duhet të njohim burimet njerëzore, si
aktive: burimet njerëzore janë burime me vlerë, pasi i sigurojnë kompanisë përfitime të
ardhshme. Së dyti, vlera e burimeve njerëzore përcaktohet në lidhje me aftësitë,
komptencat, eksperiencat që zhvillohen në organizatë përmes investimit. Mirpo shumë
studime vënë në dukje se është shumë e vështirë të bëhet vlerësimi i burimeve
njerëzore. Për këtë arsye një sërë modelesh të ndryshme janë krijuar për të vlerësuar
burimet njerëzore.
Qëllimi i këtij studimi është të nxjerrë në pah rëndësinë e KBNJ, të studiojë njohuritë
aktuale që zotërojnë bizneset shqipëtare rreth KBNJ, si dhe interesin e shfaqur rreth
faktit nëse burimet njerëzore duhet të vendosen në Bilanc, si aktive. Metodologjia e
përdorur në këtë studim është një analizë përshkruese dhe janë krijuar tre hipoteza për
të testuar njohuritë aktuale dhe interesin e shfaqur rreth KBNJ, nga bizneset shqipëtare.
Këto hipoteza janë testuar nëpërmjetë programit statistikor STATA. Si rezultat i këtij
studimi mund të themi se koncepti i KBNJ në Shqipëri nuk është shumë i njohur por
shfaqi shumë interes në rrethin e ekspertëve dhe profesionistëve.
F jalët kyçe : Burimet Njerëzore (BNJ), Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore (KBNJ),
Modelet e KBNJ, Standartet kontabël, Kompanitë shqipëtare.
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 3/43
PËRMBAJTJA E PUNIMIT
HYRJE 9
RISHIKIMI I LITERATURËS 11
METODOLOGJIA 13
KAPITULLI I: KOTABILITETI I BURIMEVE NJERËZORE (KBNJ) NË BOTË 9
I.1. I.1. ZHVILLIMI I KONTABILIETIT TË BURIMEVE NJERËZORE 9
I.2. FOKUSIMI TEK NJERËZIT SI AKTIVE- MËNYRË E RE TË MENDUARI 19
I.3. MODELET E KBNJ 21
I.4. ÇËSHTJET KRYESORE NË LIDHJE ME KBNJ 24
I.5. RREGULLORET DHE STANDARTET EKZISTUESE NË LIDHJE ME
PRAKTIKAT RAPORTUESE. 26
I.6. ZHVILLIMI NDËRKOMBËTAR I KBNJ 27
KAPITULLI II: NEVOJA E KBNJ NË KOMPANITË SHQIPTARE 29
II.1. RËNDËSIA E STUDIMIT 32
II.2.HIPOTEZAT 33
II.2.1 ANALIZA PËRSHKRUESE 33
II.2.2 TESTIMI I HIPOTEZAVE 34
II.3 BARRIERAT PËR IMPLEMENTIMIN E KBNJ 40
III KONKLUZIONE 42
IV. REKOMANDIME DHE LIMITIME 43
V .REFERENCA 45
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 4/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
1
LISTA E TABELAVE
Tabela 1-1. Përqindjet e vlerësimit të njohurive nga të anketuarit rreth KBNJ
Burimi : Të dhënat e autorit (përpunuar në STATA) .
Tabela1-2. Njohuritë rreth KBNJ
Burimi : Të dhënat e autorit (përpunuar në STATA).
Tabela 1-3. Korrelacioni midis përshtatshmërisë së trajtimit të kostove rreth BNJ dhe
impakti në produktivitet
Burimi : Të dhënat e autorit (përpunuar në STATA).
LISTA E GRAFIKËVE
Grafiku 1-1. Pjesëmarrja në trajnime, Burimi : Të dhënat e autorit (përpunuar në
STATA)
Grafiku 1-2. Ndarjet e kompanive të anketuara sipas sektorit ekonomik , Burimi: Të
dhënat e autorit (përpunuar në STATA).
Grafiku 1-3. Njohuritë rreth KBNJ , Burimi : Të dhënat e autorit (përpunuar në
STATA)
Grafiku 1-2. Grafiku 1-4. Përgjigjet e pyetjes: “Kostot në lidhje me BNJ trajtohen si
shpenzime apo si aktive?”, Burimi: Të dhënat e autorit (përpunuar në STATA).
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 5/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
2
LISTA E FORMULAVE Vlërësimi i BNJ sipas Bokhari et al:
(1)
Amortizimi i vlerës së BNJ, nëqoftëse trajtohen si aktive:
(2)
LISTA E SHKURTIMEVE
KBNJ- Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore
BNJ- Burimet Njerëzore
IFRS- International Financial Raporting Standards
IASB-International Accounting Standards Board
IEKA- Instituti i Ekspertëve Kontabël Të Autorizuar
SNK- Standartet Ndërkombëtare të Kontabilitetit
ACCA- Association of Chartered Certifies Accountants
GAAP- Generally Accepted Accounting Principles
SEC- Securities and Exchange Commission
SKK- Standartet Kombëtare të Kontabilitetit
AAA- American Accounting Association
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 6/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
3
HYRJE
Deri vitet e fundit vlera e një kompanie ështe konceptuar përmes aktive fizike që
ajo zotëron si: ndërtesa, pajisje e makineri, ndërsa sot në një ekonomi të bazuar në
njohuri, një kontributë shumë të rëndësishëm në vlerën e një kompanie përbëjnë BNJ.
Është për tu theksuar fakti se BNJ janë ato që çojnë drejt suksesit ose dështimit një
kompani, nëqoftëse ato operojnë siç duhet dhe kanë aftësitë dhe kompetencat e
duhura në ato çfarë bëjnë, mund ta bëjnë një kompani të sukseshme në rast të kundërt
mund ta çojnë kompanin drejt falimentimit. Një kompani mund të ketë implementuar
aktive fizike me teknologjinë më të fundit por nëqoftëse ajo nuk vihet në përdorim
nga njerëzit e duhur dhe nuk menaxhohet si duhet atëherë kompania mund të shkojë
drejt falimentit. Kështu që biznesi gjithnjë edhe me shumë po bëhet i varur nga asetethumane, më shumë sesa nga asetet fizike, prandaj njohja e vlerës së shtuar përmes
zhvillimit dhe menaxhimit të BNJ po bëhet edhe më i rëndësishëm. Mirpo kjo ngre dy
pyetje të rëndësishme: si ta masim vlerën e BNJ nën dritën e aktiveve të paprekshme
dhe si ta përmirësojmë raportimin financiar nëpërmjetë paraqitjes së informacionit
rreth BNJ në pasqyrat financiare të një kompanie. (Bokhari et al, 2012, p5282).
Duke kuptuar rëndësinë e BNJ dhe duke arritur në një konsensus në rrethin e
profesionistëve kontabël, përsa i përket vlerësimit të tyre, atëherë kjo në mënyrë të
vetvetishme do të çojë në zhvillimin dhe implementimin e gjerë të KBNJ në pasqyrat
financiare të çdo kompanie.
Sipas Likertit (1971) qëllimi i KBNJ është ta ndihmojë organizatën duke i: siguruar
informacion rreth kostove dhe vlerës, të ndihmojë në vendimarrjen në lidhje më
marrjen, zhvillimin dhe mbajtjen e BNJ, me qëllim që të arrijë normën kosto- përfitimi
më të mirë; lejon menaxhimin e BNJ në lidhje me vlerësimin dhe monitorimin e BNJ;
siguron një bazë për kontrollin e BNJ, të vlerësojë mbivlerësimin, nënvlerësimin ose
mbajtjen; ndihmon në zhvillimin e e parimeve të menaxhimit në lidhje me klasifikimin
e impaktit financiar të praktikave të ndryshme.
Vlerësimi i duhur i BNJ do ta ndihmojë një kompani të eleminojë efektet negative që
mund të sjellë një një forcë pune e tepërt. Si e tillë KBNJ ndihmon një kompani për ti
kanalizuar në mënyrë efiçente njohuritë, aftësitë, eksperiencat e punonjësve të tyre
Në këtë studim synohet të theksohet rëndësia e KBNJ, duke vërshuar në literaturënekzistuese. Janë paraqitur periudhat gjatë të cilave është zhvilluar KBNJ, periudha
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 7/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
4
që përfaqsojnë herë rritjen e interesit dhe herë uljen e interesit rreth KBNJ. Edhe pse
disa studime vënë në dukje se është e vështirë të vlerësohen BNJ, janë krijuar disa
modele rreth mënyrës sesi mund të jetë një vlerësim i mundshëm i BNJ. Këtyre
modeleve i është bërë një ndarje duke i klasifikuar në dy grupe: modele të bazuara në
kosto dhe modele të bazuara në vlerë. Sigurisht në këtë studim ëshë paraqitur një
përmbledhje e këtyrë modeleve, që të nxjerr edhe një herë në pah që realisht ka disa
mënyra të cilat bëjnë të mundur vlerësimin në terma sasior të BNJ. Pjesë e studimit
janë edhe çështjet kryesore që lidhen me KBNJ, të cilat tregojnë se koncepti i KBNJ,
hasë në disa vështirësi të cilat e pengojnë për të arritur në një konsensus të
përgjithshëm rreth një mënyre vlerësimi të BNJ. Është bërë një përshkrim rreth
raportimi aktual financiar, i cili nuk e pasqyron vlerën e aseteve njerëzore duke mos
paraqitur në mënyrë reale vlerën e biznesit. Pasi në biznes, nëse ka një gjë të
rëndësishme, ai është BNJ. Raportimi finaciar kostot në lidhje me BNJ i trajton si
shpenzime aktuale që zvogëlojnë të ardhurat neto të kompanisë dhe jo si një investim
që do të sigurojë përfitme të ardhshme për firmën dhe si të tilla të raportohen si aktive
në pasqyrat financiare të kompanisë. Gjtihashtu në këtë studim është bërë një
prezantim me vendet në botë në të cilat është implementuar KBNJ. Kjo tregon se
KBNJ nuk ngelet më thjeshtë në aspektin teorik por madje ai ka filluar të gjejë zbatim
edhe në praktikë, duke e ritheksuar se është i mundur praktikisht vlerësimi aktiveve
humane.
Pjesa e dytë e studimit fokusohet tek prezantimi i KBNJ në realitetin shqipëtar. Përsa i
përket Shqipërisë, KBNJ është një fenomen jo shumë i njohur, është një koncept i ri
dhe pothuajse nuk janë marrë fare në konsideratë çështjet në lidhje me BNJ. Prandaj
qëllimi i këtij studimi është të nxjerr në pah rëndësinë e KBNJ, të studiojë njohuritë
aktuale që zotërojnë bizneset shqipëtare rreth KBNJ, si dhe interesin e shfaqur rreth
faktit nëse BNJ duhet të vendosen në Bilanc, si aktive. Një sërë analizash përshkruese
të bazuara në rezutatet e mbledhura nga studimi janë zhvilluar, të cilat me anë të një
paraqitje vizuale janë lehtësisht të lexueshme. Ndërsa nga testimi i hipotezave me anë
të programit STATA, konkludohet se koncepti i KBNJ nuk është shumë i njohur në
bizneset shqipëtare, aktualisht në raportet financiare të bizneseve shqipëtare kostot në
lidhje me punëmarrësit trajtohen si shpenzime dhe se ka një lidhje të fortë korrelative
midis përshtatshmërisë së trajtimit të kostove rreth BNJ dhe impaktit në produktivitet.
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 8/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
5
RISHIKIMI I LITERATURËS Koncepti i KBNJ nuk është një koncept i zhvilluar së fundmi, ai është prezantuar në
literaturën kontabël në vitin 1960 . Ishte Likerti (1967), psikologu social, i Institutit të
Kërkimeve Sociale në Universitetin e Michiganit, që përdori termin “ Aktivi Human”
për herë të parë, e cila më vonë u zëvendësua me termin “ Kontabilitetit i Burimeve
Njerëzore”. Sipas Flamhotlz (1985), kuadri i raportimit teorik ka ndjekur teorinë e
zhvilluar të viteve 1960. Bazuar në këtë kuadër është bërë një ndarje në tre dimesione
të informacioneve rreth BNJ: sasiore, cilësore dhe organizacionale. Ku sipas
dimesionit sasior përfshihet informacion rreth numrit të punonjësve, që përfshin të
dhënat statistikore të personave sipas statusit të tyre dhe detyrës që bëjnë. Dimesioni
cilësor përfshin informacionet bazuar në karakteristikat e punonjësve, aftësitë,kompetencat, shëndetin. Dimesioni i fundit është ai organizacional i cili përfshin
mjedisin për vetoperim, informacion në lidhje me qartësinë dhe arritjen e qëllimeve,
marrëdhëniet e brendshme dhe kënaqësinë në punë. Teknika të ndryshme janë
përdorur për të matur vlerën e BNJ. Sipas modelit të kostos origjinale të BNJ të
Flamholtzit (1973, 1999,p.59) , kostot në lidhje me BNJ mund ti klasifikojmë në dy
grupe të mëdha: kostot e blerjes dhe kostot e zhvillimit. Në kostot e bler jes së BNJ
përfshihen kostot direkte të rekrutimit, përzjedhjes, marrjes në punë dhe zëvendësimit,dhe kostot indirekte të promovimit apo mbajtjes brënda në firmë. Kostot e zhvil limit të
një BNJ përfshijnë kostot direkte të trajnimit dhe orientimit gjatë proçesit të trajnimit,
këto kosto përfshihen në vlerën e aktivit sipas sistemit të KBNJ, të cilat sjellin
përfitime të ardhshme. Flamholtz përmend se vlera e një individi në një organizatë
përcaktohet nga vlera aktuale e shërbimeve të ardhshme që priten të kryen nga
individi gjatë jetës së shërbimit të tij pranë kompanisë. Ky model bazohet në
supozimin dhe në probabilitetin e qëndrimit të ardhshëm në firmë në etapa të
ndryshme të shërbimit të çdo punonjësi.
Sipas një studimi të kryer nga një universitet në Bankok (Syed Abdulla Al Mamun,
2009, p 41), është bërë një përpjekje për të parë sesi paraqitet struktura e KBNJ në
pasqyrat financiare, nëse ajo është e lidhur apo jo me karakteristikat e kompanisë.
Qëllimi i këtij studimi është të zbulohet lidhja midis tipareve të organizatës dhe
informacioneve rreth KBNJ në kompanitë e listuara në Bangladesh. Si rezultat u arrit
në përfundimin se madhësia e kompanisë është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtëme informacionin rreth KBNJ në pasqyrat financiare, pra kompanitë e mëdha me
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 9/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
6
vlerë të lartë paraqesin informacione më shumë sesa kompanitë e vogla. Arsyeja e cila
supozohet se ka ndikuar në këtë përfundim është se kompanitë me një vlerë tregu të
lartë janë më të motivuara të paraqesin në raportet vjetore infomacion më shumë rreth
KBNJ. Gjithashtu rezultoi se kompanitë financiare janë më të privuara sesa kompanitë
jofinanciare të paraqesin informacion shtesë në lidhje me KBNJ, pasi përfitueshmëria
ndikon pozitivisht që kompania të raportojë informacion në pasqyrat fnanciare. Kjo në
njërën anë tregon sesa të rregulluara janë kompanitë.
Sipas një studimi të kryer nga ACCA (Verma et al, 2004,p2) rezulton se arsyeja
kryesore për vlerësimin e BNJ është e lidhur me kontabilietitn dhe strategjinë brenda
organizatës. Arsyeja e parë është të përmirësosh kontabilitetin e funksionit të BNJ, i
cili duhet të jetë i kontabilizueshëm si gjithë funksionet e tjera. Arsyeja e dytë është tëlehtësojë planifikimin strategjik rreth BNJ, të japi informacion nëse BNJ janë të
disponueshme për të arritur planet strategjike, të bëjë të dukshme koston e veprimeve
të ndryshme dhe fokusimi tek njerëzit si një burim dhe jo si një shpenzim. Është për
tu theksuar se sipas studimit, vlerësimi i BNJ është i rëndësishëm për dy funksionet:
menaxherial dhe kontabël. Në lidhje me çështjen se cili funksion duhet të udhëheqi
drejtimin e BNJ rezulton se : 50% e të anketuarve theksojnë se vlerësimin e BNJ
duhet ta udhëheqi funksioni i BNJ të një organizate, pasi ai zotëron njohuritë dheekspertizën e nevojshme për të ndihmuar në organizimin e të dhënave. Rreth 25% e të
anketuarve rezulton se as profesionistët e funksionit te BNJ nuk kanë ekspertizën e
nevojshme për ta matur atë. Së fundmi 35% e të anketuarve rezulton se një grup
multifunksional duhet të udhëheqi vlerësimin e BNJ, duke ndërthurur të dy funksionet
si atë menaxherial dhe atë kontabël për të kuptuar matësat e duhur për të vlerësuar
BNJ.
Sipas vëzhgimit nga ACCA, rezultojnë se matësit më të rëndësishëm për të vlerësuar
BNJ janë:
Kënaqësia në punë
Drejtimi dhe orientimi në punë
Norma e mungesës në punë
Vëzhgime të kënaqësisë së klientëve
Norma e qarkullimit, kompetencat
Kostoja(marrjes, trajnim, mbajtjes) të personelit Të mësuarit
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 10/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
7
Angazhimi i organizatës
Norma e kthimit nga trajnimi
Po çfarë kontabilizon KBNJ ?
KBNJ identifikon, mat dhe raporton shumën e shpenzimeve të kryera për rekrutim,
trajnim, familjarizim dhe zhvillim të BNJ. Sipas (Narayan, 2010, p 237-244),
përpara se të implemtohet KBNJ në një organizatë informacioni i mëposhtëm
kërkohet:
-kostoja për punonjës
-norma e investimit në BNJ
-vlera e krijuar nga çdo punonjës
-përfitimet e krijuara nga çdo punonjës
-norma e pagës së paguar në bazë të të ardhurave totale të gjeneruara
-paga mesatare e çdo punonjësi
-norma e mungesës së punonjësve
-norma e qarkullimit të punonjëve dhe norma e mbajtjes së punonjësve.
METODOLOGJIA
Metodologjia e këtij studimi është bazuar në vëzhgimin e 31 subjekteve nga 60 që
ishte popullësia, e cila përfshin biznese si dhe ekspertë të çertifikuar të rrethit të
Tiranës, të publikuar në faqen e IEKA-së. Qëllimi i këtij studimi është të nxjerri në
pah njohurit aktuale që zotërojnë subjektet, akademikët dhe ekspertët rreth KBNJ, si
dhe interesin e shfaqur rreth faktit nëse BNJ duhet të vendosen në Bilanc, si aktive.
Në këtë studim, ka disa tregues të cilat synojnë të mbledhin informacion sesa realisht
investohet nga kompanitë shqipëtare në BNJ. Ku vlen të përmendim se një investim i
lartë në BNJ shoqërohet më një rritje të motivimit dhe si rezultat rritje të
performancës së punonjësve dhe rritje të produktitvitetit të kompanisë(Saremi et al,
2011). Ky korrelacion pozitiv midis investimit në BNJ dhe rritjes se performancës së
tyre, nuk do të mund të nxirret nëse vlera e BNJ nuk është e matur në vlerë sasiore.
Pasi të investosh në BNJ, do të thotë të masësh koston e investimit, vlerën si rezultat i
investimit dhe e gjitha kjo të mund të krahasohet më pas me performancën e kryer nga
punonjësi. Informacionin më të plotë rreth BNJ, në terma sasior mund ta jap vetëm
KBNJ. Për këtë arsye është e rëndësishme që BNJ ti vendosim një vlerë dhe ti
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 11/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
8
paraqesim në raportet financiare, si një nga burimet me vlerë të shtuar në një
kompani. Aktualisht në Shqipëri rreth KBNJ, tashmë është zhvilluar një studim i
kryer për rajonin e Tiranës (Mirela et al, 2012), ku janë përzgjehur 30 kompani të
ndara në dy grupe:
-Bank & Kompani të sektorit financiar
-Kompani prodhimi dhe shërbimi
Sipas këtij studimi rezulton se njohuritë për KBNJ ishin rreth 12.6%, të cilët
pretendonin se kishin njohuri teorike të këtij koncepti, duke lexuar literatura të
ndryshme. Gjithashtu rreth 56.8% e të anketuarve ishin të interesuar për të reflektuar
vlerën e BNJ si kapital në raportimin e tyre financiar.
Qëllimi i këtij studimi është prezantimi me KBNJ një target group tjetër, duke
përfshirë jo vetëm biznese por edhe ekspertë kontabël, për të nxjerrë sesa i njohur dhe
sesa të interesuar janë rreth këtij koncepti, bazuar kjo në një gjykim profesional.
Ky studim është bazuar në një pyetësor të hartuar prej 25 pyetjesh, të ndara në tre
seksione. Metodologjia e studimit është bazuar në këtë pyetësor, në analizën
përshkruese dhe përpunimi i të dhënave në programin statistikor STATA. Studimi
është bazuar në të dhënat primare dhe sekondare. Të dhënat primare janë mbledhur në mënyrë direkte me anë të pyetsorëve të shpërndarë target grupit të përzgjedhur,
kurse të dhënat sekondare janë përdorur për tu prezantuar me KBNJ si dhe studimet
e kryera për këtë fushë. Efekti i KBNJ, është analizuar nga dy dimesione:
-perceptimet e menxherëve të bizneseve
-perceptimet e ekpertëve dhe akademikëve
Me anë të analizës përshkruese, synohet të nxirret se çfarë informacioni rreth BNJ,
paraqitet në raportet financiare të kompanive të pyetura dhe mënyrat që përdorin për
të vlerësuar performancën e BNJ.
Tre janë hipotezat e ngritura në kuadër të këtij studimi: së pari, sistemi i KBNJ, një
koncept i njohur nga kompanitë shqipëtare; së dyti, kompanitë shqipëtare kostot në
lidhje me punëmarrësit i trajtojnë si shpenzime; së treti, ekziston një korrelacion
pozitiv midis përshtashmërisë së trajtimit të kostove të BNJ dhe impaktit në
produtivitet.
Pyetësori është ndarë në tre seksione:
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 12/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
9
Seksioni i parë, synon të mbledh informacion rreth “ Identifikimit të kompanisë ”, në të
cilën të anketuarit mund të jenë të punësuar ose të vetëpunësuar.
Në seksionin e dytë , “ Prezantimi me personat e pyetur dhe me KBNJ”, disa pyetje
janë krijuar për të mbledhur informacion rreth arsimimit, profesionit, eksperiencës,
nëse kanë qënë pjesë e trajnimeve të kryera nga kompania ose nëse janë të
vetpunësuar, janë angazhuar apo jo në trajnime të ndryshme. Gjithashtu janë krijuar
pyetje për të zbuluar nëse subjektet kanë informacion rreth KBNJ, cili ka qënë burimi
i informacionit dhe nëse kanë informacion si i vlerësojnë njohuritë e tyre. Me anë të
këtij seksioni synon të mblidhet informacion sesi i vlerësojnë kompanitë shqipëtarë
performancën e BNJ dhe se çfarë informacioni paraqitet aktualisht rreth BNJ në
raportet financiare të kompanive të pyetura. Ky seksion ndër të gjitha synon të
vërtetojë një nga hipotezat e studimit, njohuritë që kanë kompanitë shqipëtare rreth
KBNJ.
Në pjesën e tretë të pyetësorit “ Nevoja për KBNJ ”, ka disa pyetje të cilat synojnë të
mbledhin informacion rreth mënyrës aktuale sesi vlerësohen BNJ nga kompanitë
shqipëtare në pasqyrat finaciare të tyre, synohet të vlerësohet interesi që shfaqin
subjektet rreth KBNJ, synon të vlerësohet korrelacioni midis përshtatshmërisë së
trajtimit të kostove të BNJ dhe impaktit në produktetivitet. Së fundmi një pyetje është
krijuar për të marrë informacion rreth barrierave që mendohet se mund të pengojnë
implementimin e KBNJ kudo në botë dhe më pas në realitetin shqipëtar.
Kapitulli I: KOTABILITETI I BURIMEVE NJERËZORE NË BOTË
I.1. ZHVILLIMI I KONTABILIETIT TË BURIMEVE NJERËZORE
Vitet e fundit dëshmojnë për një rritje të interesit në kontabilietet, nga ana e IASB në
lidhje me raportimin financiar të aktiveve të paprekshme. Sipas (Flamholtz et al,
2002,p 948) thuhet se përsa kohë BNJ janë një komponent kryesor i aktiveve të
paprekshme, tashmë kemi një rilindje të interesit rreth trajtimit të BNJ nga një
perspektivë kontabël. Praktika aktuale kontabël i trajton kostot në lidhje me BNJ si
shpenzime aktuale që zvogëlojnë të ardhurat neto të kompanisë dhe jo si një investim
që do të sigurojë përfitime të ardhshme për firmën dhe si të tilla të raportohen si
aktive në pasqyrat financiare të kompanisë. Kjo mund të arrihet nëpërmjet prezantimit
dhe implementimit të KBNJ.
Çfarë është Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore?
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 13/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
10
Sipas American Accounting Association (1970) KBNJ përkufizohet si: “ proçesi i
identifikimit dhe matjes së t ë dhënave rreth BNJ dhe gjithashtu i komunikimit të
informacionit tek palët e interesuara”. Është një metodë që njeh një varietet BNJ dhe
i paraqetë ato në bilancin e një kompanie. Sipas KBNJ një vlerë i vendoset njerëzve bazuar në tregues të tillë si: eksperienca, edukimi, përfitimet e ardhshme që i sjellin
kompanisë.
Kontabilistët e kanë njohur vlerën e BNJ për të paktën 70 vite. Interesi i hershëm rreth
KBNJ fillon në 1960 nga Rensis Likert (Bowers,1973), i cili theksoi se njerëzit janë
burime me vlerë për kompaninë. Flamholtz, Bullen and Hua( 2002, p948-951), në
studimin e tyre paraqesin një perspektivë historike për zhvillimin e KBNJ dhe hapat
që ka kaluar evoluimi i saj.
Faza e parë: Derivimi i koncepteve të KBNJ (1960-1966)
Në këtë fazë kemi një lindje të interesit rreth një koncepti dhe një këndvështrimi që
nuk kishte ekzistuar më parë në literaturën kontabël, është një perspektivë e re
kontabël e përqëndruar rreth BNJ, të cilët luajnë një rol thelbësorë në një kompani.
Shumë studime janë zhvilluar duke pasur si fokus kryesor nxjerrjen edhe më shumë
në pah të vlerës dhe rëndësisë që kanë BNJ dhe rolin e pazëvendësueshëm që
zotërojnë në kompani. Fillimisht përmendim studimin e Likertit bazuar në premisat që
njerëzit janë burime me vlerë të organizatës (Likert,1961). Ishte Hermason (1986) më
pas, i cili paraqiti një model për të matur vlerën e BNJ në raportimin e jashtëm
financiar. Ishin pikërisht këta studiues të parë që shërbyen si frymëzues për fazën e
dytë të zhvillimit të KBNJ.
Faza e dytë: Zhvillimi i kërkimeve akademike rreth KBNJ (1967-1970)
Pas njohjes së studiuesve dhe profesionistëve me konceptet rreth KBNJ, tashmë një
shtysë e brendshme i nxiste të mendonin rreth një mënyre për të matur në terma sasior
vlerën e BNJ, kjo nëpërmjet zhvillimit të modeleve dhe metodave të ndryshme.
Studimet e para për zhvillimin e KBNJ janë bërë në Universitetin e Michiganit
(Flamohtz et al, 2002,p 949). Në fillim të 1967 një grup kërkuesish përfshirë Likert,
Flamholtz, William, paraqitën konceptet dhe metodat për kontabilizimin e BNJ.
Rezultat i kësaj pune ishte një artikull nga Brummet et al (1968a), një nga punët më të
hershme në fushën e KBNJ dhe në të cilën koncepti KBNJ është përdorur për herë të
parë. Autorët fillimisht arritën në konkluzionin që trajtimi i kostove të BNJ ka rëndësi
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 14/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
11
të paraqitet si aktiv dhe jo si shpenzim dhe që KBNJ është përdorur fillimisht si një
mjet manaxherial. Po ashtu Brummet et al (1969) në një artikull tjetër vlerësoi
impaktin që ka KBNJ në manaxhim. Flamholtz në studimin e tij nxori një teori rreth
vlerës së individit në një organizatë. Përpjekja e parë për të prezantuar konceptin e
KBNJ në një kompani konkrete, ishte aplikimi i KBNJ në një kompani publike si
R.G.Berry corp (Flamohtz et al, 2002,p 949).
Faza e tretë: Rritje e shpejtë e interesit rreth KBNJ (1971-1977)
Ajo çfarë i intrigonte më shumë studiuesit ishte mënyra e re e të menduarit “ ti
vendosësh njerëzit në bilanc”. Kjo ishte çështja që rriti në mënyrë të shpejtë interesin
rreth KBNJ, duke e bërë këtë një nga fazat më të rëndësishmë pasi u shoqërua me një
vrull studimesh dhe një përfaqësim në shkallë më të gjerë gjeografike, duke përfshirë,
Japoninë, Australin etj. Gjithashtu shumë të vlefshme janë edhe përpjekjet për ta
implementuar KBNJ në kompani konkrete, të cilat pavarësisht vështirësive që hasin
arritën në fund të shohin BNJ në pasqyrat financiare të kompanive. Një tjetër tregues i
vënies në praktikë të koncepteve të KBNJ, është edhe paraqitja e raporteve të
komitetit të AAA, të cilat publikojnë raporte rreth zhvillimit të KBNJ. Studimet
empirike nxorrën në pah impaktin që mund të ketë KBNJ në vendimarrje. Sipas
studimit të Elias(1972) arrihet në përfundim se një firmë me një informacion rreth
KBNJ konsiderohet më e pregatitur sesa një firmë e cila nuk aplikon sitemin e KBNJ.
Lambordi et al (1979) nxorrën në pah diferencat midis informacioni tradicional dhe
informacionit të KBNJ, por nuk nxorrën diferencat midis informacionit monetar dhe
jomonetar rreth KBNJ. Flamholtz (1971) përdori matësat monetar dhe jomonetar për
të krijuar variablat ekonomik. Sipas modelit të Flmaholtz vlera e një individi është
përcaktuar bazuar në shërbimet e ardhshme që priten të merren nga individi. Merret
në konsideratë edhe ndryshimi i rolit të njerëzve gjatë periudhës që ata janë në
organizatë. Kjo njihet me emrin vlera e kushtëzuar e individit , e cila merr në
konsideratë ngritjen në detyrë, produktivitetin dhe mundësinë për tu trasferuar, të cilat
së bashku rezultojnë në një matës monetar të vlerës së pritur të individit. Ishte modeli
i Lev & Shwartz (1971), i cili mori në konsederatë konceptet e skontimit të
përfitmeve të ardhme që do të sjellë puna e kryer nga punonjësit në kompani.
Faza e katërt: Rënia e interesit rreth KBNJ (1977-1980)
Pas një marshimi të vrullshëm nevojitet një pushim, e tillë është edhe situata me
KBNJ, e cila në këtë fazë u shoqërua nga një ngadalësim të studimeve dhe kërkimeve
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 15/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
12
të mëtejshme, por kjo nuk do të thotë se nuk kishte interes. Kjo periudhë marshimi e
ngadaltë e pati një arsye të fortë, e cila konsiston në faktin se para kësaj periudhe ishin
kryer shumë studime të cilat në një farë mënyre e kishin ezauruar të gjithën si
problematik dhe kryerja e studimeve të mëtejshme ishtë disi e vëshitirë për tu
vazhduar. Për më tepër kërkimet kërkonin që të bëhej një implementim më i gjerë i
KBNJ në kompani konkrete, mirpo kostot për të mbështetur këto studime ishin të
rëndësishme ndërsa përfitimet ishin të pasigurta. Ato pak studime që u zhvilluan ishin
Ansari et al (1978), arriti në përfundimin se me zhvillimin e shkencës së menaxhimit
do të bëhet më e lehtë zhvillimi i KBNJ, si një mjet menaxherial. Një tjetër studim i
Oliver et al(1978) zhvilluan një studim empirik dhe arritën në konkuzionin se
informacioni i kostos monetare të zëvendësimit të BNJ ndihmon në vendimmarrje, në
lidhje me pezullimin nga puna, pasi ata kishin vërejtur një pasiguri në vendimmarrjet
e firmave të marra në studim.
Faza e pestë: Ringjallja e interesit rreth KBNJ (1981-deri më sot)
Kjo fazë shoqërohet me një ristart drejt zhvillimit dhe ecjes së mëtejshme të KBNJ.
Shfaqen disa nga kërkimet të cilat në këtë periudhë kanë realizuar një ndërthurje të
aspektit teorik me atë praktikë. Ajo çfarë e mbështet më shumë këtë ringjallje të
interesit është periudha kohore gjatë të cilës kemi një lëvizje nga ekonomia e bazuar kryesisht në prodhim drejt një ekonomine të bazuar në njohuri, ku roli i BNJ përbën
një aktiv thelbësor.
Megjithatë pavarësisht modeleve të ndryshme që janë zhvilluar, mund të themi se
secili ka limitimet e veta, kështu që ngelet akoma për tu përmirësuar në lidhje me
krijimin e bazës së nevojshme për implementimin e gjerë të KBNJ në pasqyrat
financiare të një kompanie.
I.2. FOKUSIMI TEK NJERËZIT SI AKTIVE - MËNYRË E RE TË
MËNDUARI
BNJ konsiderohet si një nga burimet thelbësore ndërmjet burimeve të vlefshme të një
organizate. BNJ kanë kapacitet, aftësitë, njohuritë e nevojshme për të vënë në
funksionim aktivet fizike. Një zhvillimi i shpejtë i teknologjisë i ka vënë para
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 16/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
13
përgjegjësive kompanitë për zhvilluar produkte të reja me qëllim për të mbijetuar dhe
për të qënë kokurrues në treg. Si rrjedhojë sfidat me të cilat përballet një kompani janë
aftësitë e saj për të menaxhuar ndryshimin dhe për të qënë inovative në treg. Kjo ka
sjellë një mënyrë të re për të menduar në mënyrë strategjike sesi “ ti vendosim njerëzit
në Bilanc”. Pavarësisht interesit kërkues, diskutimeve dhe përpjekjeve në fushën
akademike dhe profesionale rreth vlerësimit dhe vendosjes së BNJ në pasqyrat
financiare të një organizate, është për tu theksuar fakti se kemi një implementim të
kufizuar në praktikë. Për më tepër ne duhet në radhë të parë të kuptojmë pse është e
rëndësishme të vlerësosh BNJ, për kë është e rëndësishme dhe lidhja e tij me
strategjitë e organizatës dhe burimeve njerëzore.
Së pari, KBNJ është një sistem i cili mat, identifikon, raporton shumën e shpenzimeve
të nevojshme për të rekrutuar, trajnuar, familjarizuar dhe zhvilluar një punonjës. Sipas
(Bokhari et al, 2012, p5282), ekzistojnë dy arsye kryesore pse duhet të njohim BNJ: S ë
pari, BNJ janë burime me vlerë, pasi i sigurojnë kompanisë përfitime të ardhshme për
të qënë kokuruese në treg. Së dyti, vlera e BNJ përcaktohet në lidhje me aftësitë,
komptencat, eksperiencat që zhvillohen në organizatë përmes investimit. KBNJ luan
një rol shumë të rëndësishëm në një organizatë, parë kjo nga këndvështrimi kontabël
dhe menaxherial. Ai ndihmon menaxhimin në vendimmarrje në lidhje me
disponueshmërinë dhe nevojën për një punonjës. Në rastet kur një BNJ do të matet në
terma monetar kjo do ti ndihmojë investitorët që ti shohin gjerat në mënyrë më të qartë
rreth potencialit të ardhshëm të firmës. Mirpo nevoja për KBNJ jo vetëm që do të
sjellë investitorëve përfitime për potencialin e ardhshëm të firmës por gjithashtu edhe
për të kuptuar performancën e shkuar.
Sipas Likertit(1971), KBNJ e ndihmon organizatën për këto qëllime:
Siguron informacion rreth kostove dhe vlerës, ndihmon vendimmarrjen nëlidhje më marrjen, zhvillimin dhe mbajtjen e BNJ, me qëllim që të arrij normën
kosto- përfitimi më të mirë
Lejon menaxhimin e BNJ në lidhje me vlerësimin dhe monitorimin e BNJ
Siguron një bazë për kontrollin e BNJ, të vlerësojë mbivlerësimin,
nënvlerësimin ose mbajtjen e BNJ
Ndihmon në zhvillimin e e parimeve të menaxhimit në lidhje me klasifikimin e
impaktit financiar të praktikave të ndryshme.
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 17/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
14
Vlerësimi i duhur i BNJ do ta ndihmojë një kompani të eleminojë efektet negative që
mund të sjellë një forcë pune e tepërt. Si e till KBNJ ndihmon një kompani për ti
kanalizuar në mënyrë efiçente njohuritë, aftësitë, eksperiencat e punonjësve të tyre.
Sipas Flamholtz (1999), KBNJ ka tre role kryesore: ti sigurojë organizatës informacion
objektiv rreth vlerës dhe kostos së BNJ, të ndihmojë vendimarrjen në lidhje me BNJ
dhe ti motivojë vendimarrësit për ti parë gjërat nga një perspektivë e BNJ.
Arsyet për zhvillimin e KBNJ, i kemi përmbledhur në dy grupe, arsyet e zhvillimit të
brendshëm dhe arsyet e zhvillimit të jashtëm.
Arsyet e zhvillimit të brendshëm të KBNJ:
Përmirëson menaxhimin e BNJ
Fokusohet në BNJ si aktive
Mban një forcë pune të kualifikuar
Arsyet për zhvillimin e jashtëm të KBNJ
Të kapërcej vështirësitë në sigurimin e informacionit të mjaftueshëm
investitorëve
Të profilizojë dhe të përmirësojë imazhin e kompanisë
Të tërheq punonjës të ardhshëm(Frederiksen V.J, 1998, p 8)
Gjithsesi nuk është vetëm lidhja midis organizatës dhe investorëve e punonjësve të
saj të cilët dominojnë në zhvillimin e KBNJ. Disa faktorë janë të pranishëm:
Mirëmbajtja dhe përmirësimi i imazhit të kompanisë në shoqëri, një tregues i
përgjegjshmërisë sociale dhe vlerave etike të botës së jashtme, përmirësimi imarketingut tek konsumatorët aktual dhe ata të ardhshëm, për të tërhequr një
forcë pune të kualifikur, të mbash një forcë pune të kualifikuar, benchmark
menaxhimin dhe zhvillimin e BNJ.
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 18/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
15
I.3. MODELET E KONTABILITETIT TË BURIMEVE NJERËZORE
Shumë studime vënë në dukje se është shumë e vështirë të bëhet vlerësimi i BNJ.
Raportimi aktual financiar nuk e pasqyron vlerën e aseteve njerëzore duke mos
paraqitur në mënyrë reale vlerën e biznesit. Në biznes, nëse ka një gjë të rëndësishme,
ai është BNJ. Është për tu theksuar fakti se BNJ jane ato që çojnë drejt susksesit ose
dështimit një kompani, nëqoftëse ato operojnë siç duhet dhe kanë aftësitë dhe
kompetencat e duhura në ato çfarë bëjnë, mund ta bëjnë një kompani të sukseshme në
rast të kundërt mund ta çojnë kompanin drejt falimentimit. Në kushtet kur bizneset
operojnë në një mjedis të pasigurt, ringjallja e tij mund të bëhet vetëm me talentin e
jashtëzakonshme të disa personave.
Audituesit vërtetojnë në raportet e tyre se bilanci tregon pozicionin e vërtetë të
biznesit, por në fakt këtu nuk tregohet vlera e BNJ. Bota aktuale është bazuar në dije,
ku pasuria më e vlefshme e biznesit është qënia njerëzore. Ne kemi nevojë për disa
ndryshime të kontabilitetit tradicional në kuadrin e këtyre zhvillimeve. Çdo fushë e
cila nuk ndryshon dhe zhvillohet sipas nevojave aktuale mund të dali jashtë biznesit.(
Ravinda T. T al, 2007)
Metoda të ndryshme janë dhënë për vlerësimin e BNJ, të cilat po i grupojmë në dy
perspetiva:
-Kostoj a e investimi t nëHC
-Vlera e HC
Në lidhje me perspetivën e parë Kostoja e investimit në HC , modelet synojnë të masin
dhe të raportojnë kostot për marrjen dhe trajnimin e BNJ, ose koston e zëvendësimit
të punonjësve aktual të punësuar në kompani. Përsa kohë investohet në BNJ ngakompania, kjo do të ndikojë pozitivisht në rritjen e motivimit dhe kënaqësisë së
punonjësve duke dhënë një vlerë të shtuar nëpërmjet rritjes së performances në punën
e tyre dhe më gjerë në rritjen e produktivitetit total të kompanisë. Pikërisht kjo vlerë e
shtuar përbën perspektivën e dytë Vlera e HC , për të cilat janë zhvilluar disa modele
që synonjnë ta përkthejnë në vlerë sasiore potencialin e BNJ. Disa nga metodat e
KBNJ janë:
-Metoda e sjelljes
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 19/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
16
-Metoda e kostos historike
- Metoda e kostos se zëvendësimit
-Metoda e kostot oportune
-Metoda e Lev & Schwartz
-Metoda e grupit të vlerësimi nga Jaggi&Lau
Nje metodë tjetër me e përdorur është edhe ajo e kostos historike, sipas Brummet et al
(1968). Metoda e kostos historike përfshinë të gjitha kostot që nga marrja në punë e
BNJ deri në sjelljen e tij në kushtet e nevojshme për të filluar punën, përfshirë marrjen
në punë, përzgjedhjen, trajnimin dhe zhvillimin. Sipas kostos historike, shenzimet për
personelin duhet të paraqiten në fitimin/ humbjen e vitit aktual sipas kontabilitetit
tradicional dhe shpenzimet kapitale duhet të kapitalizohen dhe amortizohen gjatë
periudhës së pritur të shërbimit të ofruar nga punonjësit. Në rastet e largimit të një
punonjësi me herët sesa periudha e pritur e shërbimit në organizatë, kostoja e mbetur
e kapitalizuar duhet të ngarkohet si humbje në pasqyrën e të ardhurave dhe
shpenzimeve.
Metoda e kostos së zëvendësimit , e paraqitur nga Flmaholtz (1974), bazohet në
metodën e kostos dhe merrë në konsideratë të gjithë elementët e kostos për të
zëvendësuar një individ në punë me të njëtat aftësi.
Koncepti ekonomike i kostos oportune është një koncept i përdoruar për të matur
vlerën e BNJ, metoda e kostos oportune, sipas Hikimian & Jones (1967). Sipas kësaj
metode synohet të nxirret vlera e BNJ bazuar në atë çfarë departamentet e tjera do të
ishin të gatshëm të ofronin për një punonjës. Mirpo meqënëse është disi kritike të
vlerësosh një punonjës nga departmente të ndryshme, pasi nuk ka një mënyrë ose
metodë standarte për të vlerësuar BNJ si aktiv, atëherë metoda bazuar në koston
oportune mbartë disa kufizime: Së pari vlera e aktivit human bazohet në rëndësinë që
ka departamenti sesa në aftësitë, kompetencat dhe njohurit e punonjësve. Së dyti,
supozon se vetëm burimet e rralla kanë vlerë, sipas Hekimian .
Në kontekstin Indian, modeli Lev & Schwartz (1971) ka një avantazh mbi modelet e
tjera prej nga ajo kohë që metoda është miratuar gjerësisht nga kompani Indiane si:
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 20/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
17
Infosys, DSQ Software Ltd, Satyam Computer, BHEL dhe SPIC. Ai ju mundëson
kompanive krahasimin e performancës dhe efikasitetin e burimeve të tyre njerëzore
me të tjerët. Lev & Schwartz mbron vlerësimin e të ardhurave në të ardhmen gjatë
jetës së mbetur të shërbimit të të punësuarve dhe pastaj arrin në vlerën aktuale duke
skontuar të ardhurat që vlerësohen me koston e kapitalit. Supozimet në këtë metodë
janë realiste dhe shkencore.
Një tjetër metodë është ajo e grupit të vrojtimit nga Jaggi & Lau (1974)duke vlerësuar
BNJ në një grup BNJ bazuar në të dhënat historike, në lidhje me strukturën e
qarkullimit të punonjësve.
Sipas Hermanson`s (1964) është prezantuar metoda e emrit të mirë, nëpërmjetë së
cilës pohohet se fitimet shtesë më të larta nga BNJ janë kapitalizuar në krahasim me
industri të tjera.
Gjithashtu metoda të tjera janë zhvilluar për KBNJ, si mododa alternative e
Dobija(1998) përqasja e interesit të përbërë , ku norma e kapitalizimit të vlerës së
BNJ është përcaktuar përmes kushteve natyrale dhe sociale të mjedisit. Ku vlera e
BNJ përfshin kostot: e jetesës, të edukimit profesional dhe vlera e fituar përmes
experiencës. Casio (1998) paraqiti një metodë tjetër për të vlerësuar kapitalin human
nëpërmjet treguesve të risive, sjelljes dhe nivelit të njohurive të punonjësve. Sipaskësaj metode , treguesi i risive mund të matet psh duke krahasuar marzhin e fitimit
neto për produktet e reja me marzhin e fitimit me produktet e vjetra. Treguesi i sjelljes
së punonjësve parashikon kënaqësinë dhe mbajtjen e konsumatorëve si tregues të
rëndësishëm që kanë nevojë të maten po ashtu siç maten mbajtja, qarkullimi,
eksperienca dhe të mësuarit e punonjësve.
Metodë tjetër është edhe Modeli i vlerës së shtuar (Arne Sandervang, 2000). Kjo
metodë vlerëson kthim nga investimi në BNJ, si rezultat i politikave të trajnimit dhezhvillimit të BNJ, duke vlerësuar përfitimet e mundshme nga ky investim dhe sesi kjo
çon në arritjen e strategjive të organizatës.
Një model i zhvilluar së fundmi është modeli HRVM (metoda e vlerësimit të kapitalit
human, Bokhari et al, 2012, pp5285), i cili merrr në konsideratë të gjithë komponentët
e një investimi, si: Investimi i blerjes (rekrutim, selektim, kontraktim, vendosje);
investimet në lidhje me familjarizimin (orientim, trajnim bazë); investimet e
zhvillimit (trajnime, promovime, proçese përmirësimi); investime në punë (paga,
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 21/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
18
komisione); periudha e pritur e shërbimit (në bazë të normës së qarkullimi të
punonjësve).
Sipas HCVM të Bokhari et al (2012) vlera e BNJ përcaktohet në mënyrë të tillë:
(1)ku: A
i,tAcquisition investment për periudhën e pritur të shërbimit t;
investime në lidhje me familjarizimin për periudhën e pritur të shërbimit t ;
Di,t
investime zhvillimi për periudhën e pritur të shërbimit t;
PAi,t
investime në lidhje me performancën;
N, numri total I viteve;
t, periudha aktuale
Por a mund ti amortiziojmë BNJ? Sipas Bokhari et al paraqitet një formulë, e cila
tregon sesi mund të bëhet amortizimi i BNJ, nëse ata trajtohen si aktive:
(2)
I.4. ÇËSHTJET KRYESORE NË LIDHJE ME KBNJ
Sistemi i KBNJ para se të implementohet duhet të marrë në konsideratë këto çështje
kryesore:
Sistemi i KBNJ është një sistem i ri dhe siç do gjë e re është e vëshitrë për tu
pranuar pasi shihet si një rezistenc ndaj të vjetrës. Përsa kohë sistemitadicional është ndërtuar dhe bazuar në parime tashmë të njohura, sistemi i
KBNJ shihet sikur nuk ka simetri me sistemin e vjetër pasi nuk i përmbahet
përkufizimit tradicional të një aktivi.
Ekziston një shkallë e ulët e pranimit të sistemit të KBNJ nga ana e
profesionistëve kontabël, edhe pse disa modele të ndryshme janë krijuar,
bazuar në vlerë dhe në kosto, secili prej tyre ka kufizimet e veta. Përsa kohë
nuk ka një kompromisë të përbashkët dhe një model gjerësisht të pranuar në
praktikë për tu ndjekur atëherë mund të themi se këta elementë kanë ndikuar
në zhvillimin e ngadaltë të KBNJ.
Sipas modelit të kostos historike në lidhje me normën e amortizimit, nuk ka
një interes të përbashkët. Përsa kohë mendohet që BNJ të trajohen si aktive
atëherë duhet menduar sesi do ta amortizojmë atë, të cilat ngarkohen në
llogarinë e fitim/ humbjes së vitit. Por është e vështirë të zhvillosh një normë
amortizimi në lidhje me këtë, pasi persona të ndryshëm rriten, zhvillohen dhe
zhvlerësohen me norma të ndryshme. Si psh aftësia për tu rritur e një personi
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 22/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
19
është e ndryshme nga ajo e një personi tjetër, bazuar në eksperiencë.
Një çështje tjetër lidhet me normën e skonitmit që do të përdoret për të
llogaritur vlerën aktuale të përfitimeve të ardhshme që do të gjenerojë
kompania nga një punonjës i vet.
KBNJ mund të ndikojë negativisht në sjelljen e një punonjësi dhe kjo e bën
një kompani që të ngurrojë për ta implementuar atë. Sistemi i KBNJ do ti
bëjë punonjësit të mendojnë se ata do të trajohen si një e mirë materiale për
kompaninë. Gjithashtu të publikosh të dhënat në lidhje më punonjësit mund
të ketë një efekt jo pozitiv në sjelljen e një punonjësi.
Koncepti tradicional i aktivit pohon se një aktiv ndërmjetë të tjerave duhet të
jetë i identifikueshëm dhe të kontrollohet nga kompania. Aktivet fizike kanë
një vlerë të realizueshme të heqjes dorë prej tyre, pasi nuk sjellin më
përfitime kompanisë, mirpo kjo për një punonjës nuk mund të përcaktohet.
BNJ janë një aktiv, i cili përmirësohet në lidhje me kohën dhe në përshtatje
me moshën, ndërsa aktivi fizik, që në momentin që instalohet fillon të
amortizohet dalëngadalë.
Në vitet e kaluara i është dhënë rëndësi modelit të vlerësimit të BNJ në lidhje
me vlerën e tyre. Megjithatë modeli i Flamhlotzit bazohet në vlerësimin e
kontributit të individit ose të grupit, mirpo kjo është një detyrë e vështirë për
tu realizuar, pasi mbartë në vetvete elementë subjektiv.
Sipas modelit të Flamholtzit, vlera e BNJ përcaktohet në bazë të përfitimeve
të ardhshme që ai do ti gjenerojë kompanisë, gjatë kohës së qëndrimit në
kompani, kjo bazuar në normën e promovimit, trasferimit, të vdekshmërisë
etj. Kjo do të thotë se vlera dhe karriera e individit do të ndikohet nga
politikat e promovimit, të daljes në pension të kompanisë që rezulton disi e
mërzitshme.
I.5. RREGULLORET DHE STANDARTET EKZISTUESE NË
LIDHJE ME PRAKTIKAT RAPORTUESE.
KBNJ përfshin kontabilizimin e shpenzimeve të lidhura me BNJ si aktive, ndryshe
nga kontabiliteti tradicional, i cili i trajton këto kosto si shpenzime që reduktojnë të
ardhurat. Mund të themi se aktivet e paprekshm të një kompanie, si : emri i mirë,
patentat, liçencat, kapitali human, nuk janë përfshirë në pasqyrat financiare të një
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 23/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
20
kompanie. Kostot janë përfshirë në llogarinë e fiitim/humbjeve në kohën kur ato
ndodhin. Në këto vitet e fundit, GAAP ka lëvizur nga raportimi financiar bazuar në
koston historike drejt raportimit financiar me vlerën e drejtë/ vlerën aktuale të
përfitimeve të ardhshme. Duke qenëse po operohet në një mjedis kaq kompleks,
duket e arsyeshme që matësit jo tradicional të KBNJ të jenë më të pranueshëm në
raportet e ardhshme financiare. Sipas Flamholtz, Bullen & Hua (2002,p.948) shihet
se është ngjallur interesi për KBNJ nga një perspektivë kontabël, pasi BNJ janë një
element kryesor i aktiveve të paprekshme. Vërehet një rritje e interesit në
kontabilitet në lidhje me aktivet e paprekeshme në raportimin financiar nga Bordi i
Standarteve Kontabël (IASB) dhe Komisioni i Letrave me vlerë (SEC). Ndërsa IFRS
aktualisht nuk kanë standarte në lidhje me KBNJ, është vënë re se ato po përpiqen të
përfshijnë metoda flexibël në kuadër të raportimit financiar. Aktualisht IFRS kanë
zhvilluara një standart në lidhje me aktivet e paprekshme IAS 38 dhe IFRS 3, në
lidhje me emrin e mirë, të cilat tregojnë gadishmërinë për të vlerësuar aktivet që nuk
janë të prekshme, siç mund të jenë edhe BNJ. Vlerësimi i emrit të mirë kërkon të
përcaktosh dhe vlerësosh vlerën e drejtë të tij në treg, si dhe një rivlerësim për të
parë nëse vlera e drejtë është rritur apo jo. Kështu që lëvizja drejtë vlerës së drejt
tregon se si për IFRS dhe GAAP, një mënyrë të sofistikuar për të matur aktivet, të
prekshme dhe të paprekshme. Kjo mund të përcaktojë dhe nevojën për të njohur dhe
matur KBNJ në raportimet e ardhshme financiare (Bullen et al, pp 3-4). Në lidhje
me KBNJ nuk ka një model gjerësisht të pranuar për ta matur dhe vlerësuar atë dhe
aq më tepër një standart për tua rekomanduar për zbatim nga kompanitë. Aktualisht
ka pak kërkesa legjislative që kompanitë të publikojnë informacion në raportin vjetor
të tyre, në lidhje më përformancën e BNJ. Sipas direktivës së 4 të Komitetit
Europian të 1978(78/660/EEC), janë vendosur një sërë kërkesash për informacionin
që duhet të paraqesin kompanitë publike dhe private në rapotet e tyre financiare. Ajo
çfarë synon kjo direktivë është të vendosi një standard uniform krahasimi raportimi
për të gjtha kompanitë europiane. Sipas Direktivës së 4, kërkohet që kompanitë të
paraqesin informacion në raportet financiare për personelin e tyre minimalisht për:
pagat, shpërblimet dhe kostot e sigurimeve sociale. Megjithatë në disa vende, disa
kompani kanë shtuar një informacion më tepër në lidhje me numrin e punonjësve.
Në Suedi, në vitin 1991, është kërkuar që kompanitë me mbi 100 punonjës duhet të
paraqesin informacion në lidhje me personelit si: qarkullimin e punonjësve, leje në
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 24/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
21
rast sëmundjesh, kushtet e trajnimit dhe të punës (Frederiksen V. J,1998, p.16).
IASB ka publikuar standarte në lidhje me Kostot e Përfitimeve të Pensionit (1993)
dhe Planet e Përfitimeve të Pensioneve(1994) dhe një standart për Përfitmet e
punonjësve (1998).
I.6. ZHVILLIMI NDËRKOMBËTAR I KONTABILITETIT TË
BURIMEVE NJERËZORE
Interesi për KBNJ është rritur në të gjithë botën. Sipas një studimi të Hansen (2007),
nxirret se 2/3 e 250 kompanive të mëdha të anketuara në botë tashmë publikojnë në
raportet e tyre financiar informacion të përshtatshëm për të nxjerrë vlerën e vërtetë të
kompanive. Sipas standarteve globale kërkohen të dhëna rreth forcës së punës qëreflektojnë potencialin për performancën e ardhshme dhe përfitueshmërinë.
Disa studime janë fokusuar në disa aspekte të KBNJ dhe kanë hetuar dhe krahasuar
diferencat midis vëndeve. Subbarrao & Zehgal (1997), sipas këtij studimi janë analizuar
diferencat midis gjashtë shteteve përsa i përket paraqitjes së informacionit rreth KBNJ në
raportet e tyre finaciare. Autori nxori diferencat rreth informacionit për KBNJ midis
vëndeve dhe secili vend fokusohej në vendin e tij.
Sipas studimit të Boedker, Mouritsen & Guthrie (2008), është bërë e mundur një
krahasim i aspekteve të KBNJ sipas një trendi nga Europa, Australia dhe Amerika.
Rezultat i këtij studimi ishte diversiteti në praktikat e raportimit, përfshi modelet dhe
matësat e raportimit dhe sugjerohet nevoja për studime të mëtejshme rreth
harmonizimit.
Suedia është vendi i parë në Europë në të cilën i ka pasur rrënjët KBNJ, sipas Grojer
(1997). Grojer pohon se matësat e KBNJ mund të prezantohen suksesshëm vetëm
nëse përshtatet me urdhërin social në organizatë dhe në menaxhim.
Një vend tjetër që përkrah KBNJ është edhe Anglia. Sipas Morrow (1996), është
theksuar rëndësia dhe matja e aktivit human. Ku sipas studimit është theksuar
koncepti i matjes së vlerës së futbollistëve, si një stimul se matja e vlerës së një aktivi
është e mundur .
India është një nga vendet që ka shfaqur një interes të hershëm dhe të vazhdueshëm
ndaj KBNJ. Sipas Mahalingam (2001, p. 19), sugjerohet se një model vlerësimi BNJduhet të bazohet në aftësitë e personit dhe kthimet nga përdorimi i këtyre aftësive
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 25/43
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 26/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
23
KAPITULLI II: NEVOJA E KBNJ NË KOMPANITË SHQIPTARE
Në ditët e sotme, ekonomia po ndryshon shumë shpejtë, e shoqëruar me rritje të
shpejtë të shërbimeve, informacionit dhe teknologjisë. Ky trasformim i shpejtë i
ekonomisë nga një ekonomi prodhimi tradicionale drejt një ekonomie prodhimi të
njohurive, ka vënë në qëndër të vëmendjes BNJ, si një akitv jo i dublikuar, që i shton
vlerë kompanisë. Zhvillimi i vrullshëm teorik i KBNJ në botë, është shoqëruar edhe
me aplikimin në praktikë, por në Shqipëri ky është një fenomen i ri, për të cilin ka
shumë për të prezantuar dhe si diçka e re do të ngjalli interes shprehja “vendosja e
njerëzve në Bilanc”.
Shqipëria si një vend në zhvillim, e ardhur prej një periudhe të gjatë trazincioni
karakterizohet nga një ekonomi me ritme rritje të ngadalta, me një treg pune jo të
qëndrueshëm, ndryshimi i rolit të ekonomisë dhe rritja e rolit të individit në ekonomi.
Këta faktor në një farë mënyre ndikojnë në vështirësinë për tu përshtatur shpejt me
gjërat e reja. Mirpo vlen të theksohet se në Shqipëri, tashmë është parë rëndësia dhe
roli i pazëvëndësueshëm që ka individi në shoqëri dhe mbi të tashmë po investohet më
shumë sesa më parë.
Pjesë e këtij studimi ka qënë edhe pyetja : A keni qënë pjesmarrës në programe të
ndryshme trajnimesh të organizuara nga kompania/shoqatat ose keni kryer nëse jeni
të vetpunësuar? Përgjigjet e të cilëve i kemi paraqitur si më poshtë:
Grafiku 1-1. Pjesëmarrja në trajnime
Burimi : Të dhëna të autorit (të pëpunuara nga STATA)
84%
16%
Pjesëmarrja në trajnime
Po
Jo
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 27/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
24
Nga grafiku vëmë re një përqindje goxha të lartë të anketuarve që kanë qënë pjese e
trajnimeve të ndryshme të ndërmarra qoftë nga kompanitë ku janë të punësuar qoftë
nga vetpersonat në lidhje me profesionin. Kjo është diçka positive pasi vihet në dukje
rëndësia që tashmë po tregojnë kompanitë shqipëtare në lidhje me mënyrën e trajnimit
dhe të zhvillimit të forcës punëtore. Pasi një forcë punëtore e kualifikuar bënë tashmë
diferencën midis çdo gjëje tjetër.
Mund të përmendim fushat në të cilat janë zhvilluar disa nga trajnimet kryesore të
rezultateve të marra nga ekspertët kontabël, në zhvillim të profesionit, si:
Trajnimeve për Sistemin e ri Kontabël, SKK, SNFR, duke filluar nga 1993 e
në vazhdim.
Trajnimeve në IEKA 46 orë në vit duke filluar nga viti 2005 në vazhdim.
Trajnimeve të ndryshme në fushën e legjislacionit fiskal duke filluar nga viti
1995 në vazhdim.
Trajnimeve si pjesë e politikave të brëndshme të Grupit
Trajnimeve profesionale të kyera prej kompanive, në kuadër të përmirësimit
të veprimtarisë kryesore të aktivitetit.
Nga kompanitë e vrojtuara rezulton se përqindjen më të madhe rreth 54.8% e të
anketuarve, kanë një eksperiencë profesionale mbi 10 vite, dhe më pas rreth 19.4% e
të anketuarve kanë rreth 5- 10 vite eksperiencë pune. Kjo në një farë mënyrë tregon se
studimi është bazur në një target group, i cili ka një eksperiencë punë të mjaftueshme
për të dhënë gjykime të vlefshme dhe në nxjerrjen e rezultateve në mënyrën më realetë mundshme. Gjithashtu përvoja e gjatë i ka mundësuar të përjetojnë periudhat
kohore në të cilat individi shqipëtar ka qënë i shfytëzuar si skllav dhe periudhën në të
cilën mund të jetë i lirë të zhvillohet dhe përmirësohet profesionalisht, jo vetëm në
Shqipëri por edhe më gjerë. Pra, tashmë ka ardhur koha që BNJ luajnë rolin kyç në
një kompani, prania e të cilit ndikon në vazhdimësinë e biznesit.
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 28/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
25
Vlerësimi i punonjësve është një çështje shumë e rëndësishme dhe njëkohësisht
delikate për një kompani. Është e rëndësishme pasi BNJ janë burime të vlefshme për
kompaninë dhe duhet të shpërblehen për kontributin që japin dhe është një çështje
delikate pasi ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në motivimin dhe kënaqësin në punë
të punonjësve. Rezultatet e pyetjes: “Si i vlerësojnë kompanitë shqipëtare BNJ?” janë
këto:
Vlerësimi në bazë të detyrës ose pozicionit, ngarkesës dhe cilësisë së punës që
kryejnë
Në bazë të performancës ekonomike të kompanisë
Në bazë të një metodologjie që i referohet specifikave të punës në entitetin që
po prezantohet. Punohet në grup. Team leader vlerëson secilin antarë të grupit
me përfundimin e misionit audit. Ky vlerësim i bëhet të ditur secilit dhe merret
konfirmimi nga çdo anëtar i grupit të punës se ka marrë dijeni për vlerësimin
dhe shton ndonjë sqarim kur e gjykon të nevojshem. Këto vlerësime i
paraqiten Departamentit të Burimeve Njerëzore i cili një herë në 6 muaj
paraqetë vlerësimet përmbledhëse tek drejtimi.
Si konkluzion mund të themi se kompanitë shqipëtare, si metodë kryesore vlerësimi të
kontributit të BNJ, bazohen në performancën e punës së kryer nga punonjësi. Por si
mund të matet performanca e një punonjësi? Vlerësimi i performancës së punonjësve
është një çështje subjektive. Ajo çfarë mund të konsiderojë njëra kompani
performancë dhe sesi mund ta shndërrojë atë në terma sasior nuk mund të pajtohet me
atë të një kompanie tjetër. Pra nuk ka një mënyrë të vetme standarte sesi mund të
matet dhe të vlerësohet kontributi i një punonjësi në një kompani, pasi ajo çfarë mund
të konsiderohet e rëndësishme për një kompani nuk mund të jetë për një tjetër po aq e
rëndësishme.
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 29/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
26
II.1. RËNDËSIA E STUDIMIT
Sistemi i KBNJ luan një rol të rëndësishëm në raportimin e jashtëm financiarë të një
kompanie, pasi pasyron vlerën e vërtetë të saj, duke përfshirë edhe personelin.
Rëndësia dhe roli i KBNJ në botë prej kohësh është nxjerrë në pah dhe ka filluar
implementimi i saj në praktikë si pjesë e raportimit formal të BNJ. Ndërsa për
Shqipërinë KBNJ është një fenomen jo shumë i njohur, është një koncept i ri dhe
pothuajse nuk janë marrë fare në konsideratë çështjet në lidhje me BNJ.
Kjo edhe prej faktit se nuk është bërë e detyrueshme për kompanitë shqipëtare të
paraqesin informacion në lidhje me BNJ në raportet e tyre vjetore. Kështu që ky
studim ka për objektiv:
1. Të nxjerrë në pah rëndësinë e KBNJ, nëpërmjet studimit të praktikave aktuale të
KBNJ në botë
2. Interesin e shfaqur nga kompanitë shqipëtare për KBNJ
3. Të inkurajojë të dy kërkuesit dhe profesionistët për të implementuar konceptet e
KBNJ në botën e biznesit në kompanitë shqiptare
4. Pengesat me të cilat përballet KBNJ kudo në botë dhe po ashtu në kompanitë
shqipëtare.
II.2. HIPOTEZAT
Hipotezat në këtë studim synojnë të nxjerrin nivelin aktual të njohurive nga
kompanitë shqipëtare rreth KBNJ, si dhe të stimulojë gjykimin e profesionistëve sesi
mendojnë rreth mënyrës së trajtimit të kostove të BNJ.
Hipoteza1. Sistemi i KBNJ, një koncept i njohur nga kompanitë shqipëtare
Hipoteza2. Subjektet shqipëtare, njohin në Pasqyrat Financiare shpenzime në lidhje
me kostot e punëmarrësve.
Hipoteza3. Ekziston një lidhje e fortë korrelative midis përshtatshmërisë së trajtimit
të kostove të burimeve njerëzore dhe impaktit në produktivitet.
II.2.1 ANALIZA PËRSHKRUESE
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 30/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
27
Grupi i vrojtimit në të cilën është bazuar ky studim përfshinë kompanitë e mesme dhe
të mëdha që operojnë në Shqipëri, të sektorëve të ndryshëm. Në Grafikun 1-1, janë
paraqitur përqindjet e subjekteve të pyetura sipas sektorit ekonomik në të cilin bëjnë
pjesë. Nga Figura vëmë re se përqindjen më të madhe e zënë Zyra Kontabiliteti dhe
Konsulence prej 26%, pastaj Tregtia me 16% e me radhë.
Grafiku 1-2. Ndarjet e kompanive të pyetura sipas sektorit ekonomik
Burimi: Të dhëna të autorit (pëpunuar në STATA )
Kompanitë e marra në studim janë përfaqësuese të fomave ligjore të ndryshme. Nga të
dhënat e mbledhura rezulton se: 3.2% janë Bashkronësi, 25.8% janë Persona fizik ,
19.4% janë Shoqëri aksionere, 3.2% janë Shoqëri me përgjegjësi të pakufizuara,
45.2% janë Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara dhe 3.2% janë Kompani Publike
(Universitete,OJF).
II.2.2. TESTIMI I HIPOTEZAVE
Koncepti i KBNJ është një koncept i vjetër në fushën akademike por i ri në ekonomi.
Është si një ver ë e vjetër por në një shishe të re (Frederiksen V.J, Westphalen A.S
(1998), pp 33). Ndoshta Shqipëria si një vend në zhvillim, fenomenin KBNJ e ka pak
të dëgjuar, kështu që tashmë ka ardhur koha që edhe ajo të njihet me rëndësinë dhe
rolin që paraqet sistemi i KBNJ.
Prodhim
13%
Industri
7%Ndertim
0%Banke
6%Telekomunikim
6%Tregti
16%Sigurime
0%
Transport
10%
Zyre Kontabiliteti &
Konsulence
26%
Edukim
3%
Te tjera
13%
Sektori ekonomik
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 31/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
28
Grafiku 1-3. Njohuritë rreth KBNJ
Burimi : Të dhëna të autorit (pëpunuar në STATA)
Ndër personat e pyetur, ata të cilët kishin njohuri ose kishin mjaftueshëm njohuri rreth
KBNJ, pyetjes sesi i vlerësojnë njohuritë e tyre i janë përgjigjur:
Tabela 1-1. Përqindjet e vlerësimit të njohurive nga të anketuarit rreth KBNJ
Burimi : Të dhëna të autorit (pëpunuar në STATA)
Ndër të anketuarit të cilët kishin njohuri rreth KBNJ dhe ata të cilët kishin dëgjuar por
nuk kishin shumë njohuri, rezulton se burimi kryesor i informacionit ka qënë:
Studime të thelluara pasuniversitare (6.4%)
Informacione periodike të dërguara në mënyrë elektronike nga ana e
shoqatave profesionale kontabël (3.2%)
Trajnimet profesionale organizuar nga shoqatat apo institucionet ku janë
të punësuar ose të vetpunësuar (6.4%) Nga literatura ose kërkimet autodidakte në internet (9.6%)
26%
19%
55%
Njohuritë rreth KBNJ
Po Mjaftueshem Jo
Vler ësimi I Njohurive Përqindjet
Pak 22.60%
Mir ë 16.10%
Mesatarisht 6.40%
Shumë mir ë 3.20%
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 32/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
29
Hipoteza 1. Sistemi i KBNJ, një koncept i njohur nga kompanitë shqipëtare
(T-test perpjese)
N është numri i të vëzhguarve të këtij studimi, rreth 31 të anketuar. M është supozuar
shuma mesatare e popullatës që është marrë në konsideratë për studim, e cila është e
barabartë me 60. Duke marrë parasysh të dhënat e mbledhura, rezultati i hipotezës 1
është si më poshtë:
Ha: Më pak se 34% e të anketuarve e njohin në nivelin mbi mesatar (mirë & shumë
mirë) KBNJ
Tabela1-2. Njohuritë rreth KBNJ
Burimi : Të dhëna të autorit (përpunuar në
STATA)
Hipoteza qëndron sepse zv=-1.72<1.645=zkr, dhe p=0.0426<0.05.
Përsa kohë p-value= 0.0426 është më e vogël sesa niveli i testit të rëndësisë i cili është
konsideruar rreth 0.05, kështu Ha qëndron. Me rreth 95% besueshmëri mund të
konkludojmë që nga përgjigjet e bizneseve, eksperteve, akademikëve se:
Me pak se 34% e të anketuarve e njohin në nivelin mbi mesatar (mirë dhe shumë
mirë) KBNJ
Pr(Z < z) = 0.0426 Pr(|Z| > |z|) = 0.0852 Pr(Z > z) = 0.9574
Ha: p < 0.34 Ha: p != 0.34 Ha: p > 0.34
Ho: p = 0.34
p = proportion(njohjaeHRA) z = -1.7213
njohjaeHRA .1935484 .0709583 .0544727 .3326241
Variable Mean Std. Err. [95% Conf. Interval]
One-sample test of proportion njohjaeHRA: Number of obs = 31
. prtest njohjaeHRA= 0.34
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 33/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
30
Pra, Sistemi i KBNJ, nuk është një koncept gjerësisht i njohur nga kompanitë
shqipëtare
Hipoteza2. Subjektet shqipëtare, njohin në Pasqyrat Financiare shpenzime në lidhje
me kostot e punëmarrësve.
Nga studimi rezulton se të gjithë të anketuarit që kanë njohuri të mira ose shumë të
mira rreth KBNJ i trajtojnë kostot në lidhje me personelin si shpenzime, ndërsa 44% e
të anketuarve që nuk e njohin mirë ose shumë mirë KBNJ i konsiderojnë kostot e
punëmarrësve si shpenzim.
Me kosto të punëmarrësve iu referohemi jo vetëm shpenzimeve për paga por përfshirë
edhe shpenzime trajnimi dhe zhvillimi dhe realisht nga subjektet shqipëtare rezulton
se edhe këto kosto paraqiten si shpenzime në raportet vjetore financiare të tyre, në
formën e informacionve shpjeguese. Ku vlejnë të përmendim se rreth 84% e të
anketuarve kryejnë shpenzime trajnimi dhe zhvillimi në lidhje me punonjësit e tyre.
Mirpo duke theksuar se kryerja e shpenzimeve me qëllim rritjen profesionale të
punëmarrësve sjellë përfitime për disa periudha të ardhshme dhe jo vetëm për një
periudhë atëherë këto kosto duhet të paraqiten si aktive në pasqyrat fianciare. Në këtë
mënyrë shfaqet nevoja për KBNJ, i cili trajton kostot e personelit si aktive. Prandaj
tashmë ne kemi nevojë për disa ndryshime të kontabilitetit tradicional duke përfshirë
edhe konceptin e KBNJ, si një pjesë e rëndësishme në kuadër të përmirësimit dhe
ecjes përpara të profesionit. Çdo fushë e cila nuk ndryshon dhe zhvillohet sipas
nevojave aktuale mund të dali jashtë biznesit ( Ravinda T. et al 2007).
Grafiku 1-4. Pë rgjigjet e pyetjes: “Kostot në lidhje me BNJ trajtohen si shpenzime
apo si aktive?”
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 34/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
31
Burimi: Të dhëna të autorit (përpunuar në STATA)
Rezultatet e kësaj pyetje tregojnë se kostot në lidhje me personelin trajtohen si
shpenzime, në pasqyrat financiare dhe që gjen mbështetjen edhe nga ana e
legjislacionit shqipëtar dhe rregullimit kontabël që kostot në lidhje me personelin do
të trajtohen si shpenzime, përfshirë këtu edhe kostot e trajnimit, të cilat realisht
paraqiten si shpenzime periudhe që reduktojnë të ardhurat neto të kompanisë.
Duke marrë në konsideratë që niveli i njohurive për KBNJ në Shqipëri pothuajse nuk
është i njohur, atëherë keto ishin rezultate të pritshme. Kjo shpjegohet prej faktit se në
Shqipëri ashtu si dhe në një pjesë të madhe në botë informacionet rreth personelit
paraqiten jo në Bilanc por vetëm në formën e shënimeve shpjeguese, kjo pasi është e
rekomanduar edhe nga standartet kontabël por edhe nga legjislacioni përkatës.
Një pjesë e rëndësishme e studimit është dhe prezantimit me informacion rreth BNJ
që paraqesin aktualisht në pasqyrat fianaciarë kompanitë shqipëtare. Të njihesh mekëtë informacion na shërben për të krijuar një ide të përgjithshme sesa realisht merren
në konsideratë çështjet rreth BNJ dhe sesa të rëndësishme janë ato për një kompani. Si
rezultat i të dhënave të grumbulluara për pyetjen “Çfarë informacioni paraqitet në
Pasqyrat financiare rreth BNJ ”, rezultoi se kompanitë shqipëtare paraqesin këto
informacione rreth BNJ në raportet e tyre vjetore:
Detyrim për pagat ndaj punonjësve
Shpenzimet për pagat
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 35/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
32
Shpenzime udhëtimi dhe dieta
Shpenzime për trajnime profesionale
Shpërblime dhe honorare
Kontribute si sigurimet shoqërore dhe shendetësore, të ardhura nga punësimi
Numri mesatar i punonjësve dhe paga sipas përcaktimit me dispozita ligjore
(fisku), pagat minimale dhe maximale
Efektiviteti i shpenzimeve të personelit mbi të ardhurat duke shikuar
dinamikën e të ardhurave nga njëri vit në tjetrin
Si konkluzion, mund të themi se informacioni për BNJ, që paraqitet në raportet
financiare të kompanive shqipëtare, është informacioni që kërkohet në formën e
shënimeve shpjeguese, si dhe për efekte të strukturave fiskale. Pra nuk ka një raport të
veçantë që të paraqesi informacion rreth BNJ të një kompanie, të veçantë nga raporti
vjetor i publikuar i kompanisë, por thjeshtë si pjesë e shënimeve shpjeguese.
Hipoteza3. Ekziston një lidhje e fortë korrelative midis përshtatshmërisë së trajtimit
të kostove të burimeve njerëzore dhe impaktit në produktivitet.
Prezantimi me një koncept të ri në tregun shqipëtar siç është KBNJ, ngjalli interes
përsa i përket të anketuarve. Një koncept që të bën të reflektosh rreth diçkaje që mund
të duket sa e bukur dhe e vështirë, por në fund të fundit jo e paarritshme. Të anketuarit
kanë kuptuar se vitet e fundit, aktivet e paprekeshme vlejnë më shumë sesa aktivet e
prekshme- si psh kapaciteti i kapitalit njerëzore dhe se janë në mbështetje të përpjekje
për tu vendosur këtyre aktiveve të paprekshme një vlerë dhe për ti paraqitur këto vlera
të fshehura në Pasqyrat Financiare. Gjithashtu pajtohen me iden se investimi nëBurimet Njerëzore siguron përfitime gjatë gjithë periudhës së pritur të shërbimit të një
punonjësi dhe jo vetem për një periudhe të vetme, por të pavendosur rreth faktit që
Burimet Njerëzore nëse trajtoheshin si aktive, atëherë ato do të amotizoheshin dhe
do të kishin një vlerë shitjeje si edhe aktivet fizike.
Tabela 1-3. Korrelacioni midis përshtatshmërisë së trajtimit të kostove rreth BNJ dhe
impakti në prouktivitet
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 36/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
33
Burimi: Të dhëna të autorit (përpunuar në STATA)
Koeficienti i korrelacioni 0.78 (p < 0001) tregon qe Hipoteza 3 qëndron.
Duke kuptuar rëndësinë që ka burimi human, duke investuar në zhvillimin e tij dhe
duke i rritur në këtë mënyrë vlerën e tij, kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në
performancën e tij. Përsa kohë ke investuar në të, mund të përcaktosh vlerën në bazë
të kostos së investimit dhe këtë vlera ta kapitalizojmë dhe ta amortizojmë gjatë
periudhave të ardhshme. Në këtë mënyrë pasqyrat financiare paraqesin vlerën e
vertetë dhe të sinqertë të rezultatit financiar të kompanisë dhe gjithashtu i shërben
vendimarrjes në lidhje me menaxhimin e BNJ.
Si përfundim mund të themi se prania e KBNJ, që përkthen në terma sasior vlerën e
BNJ ndikon në përformancën e tij dhe në produktivitetin e kompanisë.
Pra , ekziston një lidhje e fortë korrelative midis përshtatshmërisë së trajtimit të
kostove të burimeve njerëzore dhe impaktit në produktivitet.
II.3 BARRIERAT PËR IMPLEMENTIMIN E KBNJ
Roli i KBNJ për një kompani është shumë i rëndësishëm, ashtu siç e rithekson dhe
literatura ekzistuese, por edhe rezultatet e këtij punimi. Mirpo ka disa faktorë të cilët
pengojnë implementimin e gjerë të KBNJ kudo në botë dhe më pas në Shqipëri.
Barrierat për implementimin e KBNJ në botë, janë identifikuar:
Mungesa e kohës dhe burimeve për të bërë progres në këtë fushë
Vështirësia për tu kuptuar nga të tjerët në organizatë
Pasiguria se ku duhet të raportohet informacioni
Mungesa e matësave të besueshëm dhe të vlefshëm të cilët nuk janë rastësisht
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 37/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
34
të vështirë dhe kompleks
Mungesa e treguesve dhe modeleve gjerësisht të pranuar
Shqetësimi sesi mund ta shndërrojmë në terma sasior vlerën e BNJ
Mungesa e ekpertizës nga funksioni i BNJ në lidhje me vlerësimin e BNJ(Verma SH & Dewe F.(2004)
KBNJ kërkon një mjedis etik. Menaxhimi mund ta përdor si një mjet për
windows dressing , duke mbivlerësuar aktivet dhe nënvlerësuar shpenzimet, të
cilat çojnë në përfitime të larta dhe që tregojnë se kompania po performon
mirë dhe se menaxhimi mund të manipulojë llogaritë sipas kërkesave (Bokhari
et al, 2012, pp5286)
Rezultatet e këtij studimit tregojnë se barrierat për implementimin e KBNJ në
Shqipëri, janë identifikuar:
Mungesa e kulturës profesionale, një nga arsyet kryesore pse rezultatet e
studimit nxjerrin se më pak se 34% e të anketuarve kanë njohuri mbi KBNJ.
Vështirësit në përcaktimin e kostos së BNJ, llogaritja e qëndrueshmërisë së
BNJ në një entitet, mungesa e një metodologjie të pranuar për vlerësimin e
BNJ
Pasiguria që kanë kompanitë për të kontrolluar BNJ në të ardhmen
Madhësia e vogël e kompanive, pamundësia që përfitimet të justifikojnë kostot
e implementimit.
Mungesa e trajnimeve nga ana e organizatave rregulluese kontabël në kuadër
të zhvillimit të profesionit.
Kosto e lartë implementimi (trajnimet për trajtimet kontabël të BNJ, përshtatje
të sistemeve kontabël, kosto personeli shtesë etj)
Në lidhje me shkallën e pranimit të konceptiti të KBNJ nga autoritet tatimore,
rezulton se KBNJ nuk merret fare në konsideratë, kështu që ajo rezulton të
përdoret vetëm në kontekstin akademik. Mbi të gjitha nuk ka një standart
kontabël të vendosur nga autoritet përkatëse, të cilat e bëjnë të
rekomandueshëm përfshirjen e vlerës së BNJ në pasqyrat financiare.
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 38/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
35
III KONKLUZIONE
Burimet njerëzore janë ndër burimet më me vlerë që mund të ketë një kompani, midis
burimeve të tjera të vlefshme. Kështu që biznesi gjithnjë edhe me shumë po bëhet i
varur nga aktivet humane, më shumë sesa nga aktivet fizike, prandaj njohja e vlerës së
shtuar përmes zhvillimit dhe menaxhimit të BNJ po bëhet edhe më i rëndësishëm.
Është KBNJ, ai i cili mat, identifikon, raporton shumën e shpenzimeve të nevojshme
për të rekrutuar, trajnuar, familjarizuar dhe zhvilluar një punonjës. Ky sistem mbështet
trajtimin e kostave të BNJ si aktive, ndryshe nga raportimi aktual financiar, i cili nuk
e pasqyron vlerën e aktiveve njerëzore duke mos paraqitur në mënyrë reale vlerën e
biznesit. Disa modele të ndryshme për të vlerësuar BNJ janë krijuar, disa të bazuar në
kosto dhe disa të bazuar në vlerë. Megjithatë nuk ka një model gjerësisht të pranuar për ta matur dhe vlerësuar atë dhe aq më tepër një standart për tua rekomanduar për
zbatim kompanive. Aktualisht ka pak kërkesa legjislative që kompanitë të publikojnë
informacion në raportin vjetor të tyre, në lidhje më përformancën e BNJ.
Nga studimi i KBNJ në kompanitë shqipëtare rezulton se nuk është një fenomen
shumë i njohur, është një koncept i ri dhe pothuajse nuk janë marrë fare në
konsideratë çështjet në lidhje me BNJ. Kompanitë shqipëtare kanë kuptuar rëndësinë
dhe rolin e pazëvendësueshëm të BNJ në kompani dhe tashmë po investohet mëshumë se më parë. Pasi një forcë punëtore e kualifikuar bënë tashmë diferencën midis
çdo gjëje tjetër. Nga rezultatet e këtij studim tregohet se:
84% e të anketuarve kanë qënë pjesë e trajnimeve të zhvilluara nga
kompania/shoqatat profesionale
kompanitë shqipëtare, si metodë kryesore vlerësimi të kontributit të BNJ,
bazohen në performancën e punës së kryer nga punonjësi në pasqyrat financiare të kompanive të marra në studim rezulton se paraqiten
këto informacione në lidhje me BNJ: detyrimi për pagat ndaj punonjësve,
shpenzimet për pagat, shpenzime udhëtimi dhe dieta, shpenzime për trajnime
profesionale, shpërblime dhe honorare, kontribute si sigurimet shoqërore dhe
shendetësore, të ardhura nga punësimi, numri mesatar i punonjësve dhe paga
sipas përcaktimit me dispozita ligjore (fisku), pagat minimale dhe maximale si
dhe efektiviteti i shpenzimeve të personelit mbi të ardhurat duke shikuar dinamiken e të ardhurave nga njëri vit në tjetrin.
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 39/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
36
Nga testimi i hipotezës së parë rreth njohurive ndaj KBNJ, konkludojmë se, më pak
se 34% e të anketuarve e njohin në nivelin mbi mesatar (mirë & shumë mirë) KBNJ.
Nga testimi i hipotezës së dytë rezulton se, kompanitë shqipëtare i trajtojnë si
shpenzime kostot e BNJ, në pasqyrat financiare të tyre. Në mbështetje të kësajhipoteze konkludohet se, të gjithë të anketuarit që kanë njohuri të mira ose shumë të
mira rreth KBNJ i trajtojnë kostot në lidhje me personelin si shpenzime, ndërsa 44% e
të anketuarve që nuk e njohin mirë ose shumë mirë KBNJ i konsiderojnë kostot si
shpenzim.
Nga testimi i hipotezës së tretë konkludohet se, ekziston një lidhje e fortë korrelative
midis përshtatshmërisë së trajtimit të kostove të burimeve njerëzore dhe impaktit në
produktivitet.
Rezultatet e studimit tregojnë se KBNJ ka një aplikim të kufizuar në praktikë për
shkak të disa barrierave, kryesisht mungesës së një modeli të pranuar gjerësisht dhe
faktit se BNJ krtikohen nga organizatat rregulluese të profesionit kontabël se nuk
plotësojnë kushtet e njohjes së një aktivi. Ndërsa në Shqipëri këtyre barrierave iu
shtohen edhe disa të tjera si: mungesa e kulturës profesionale, madhësia e vogël e
kompanive, mungesa e trajnimeve nga ana e organizatave rregulluese kontabël në
kuadër të zhvillimit të profesionit, kosto e lartë implementimi, mosmarrja në
konsideratë nga autoritet tatimore, duke rezultuar e njohur vetëm në kontekstin
akademik.
IV REKOMANDIME DHE LIMITIME
Rekomandime: KBNJ luan një rol thelbësor në kushtet kur operohet në një ekonomi
të bazuar kryesisht në dije dhe njohuri. Raportimi aktual financiar nuk e pasqyronvlerën e aktiveve njerëzore duke mos paraqitur në mënyrë reale vlerën e biznesit. Në
biznes, nëse ka një gjë të rëndësishme, ai është BNJ. Paraqitja e informacionit rreth
BNJ në pasqyrat financiare të kompanive do të ndihmojë përdoruesit e brendshëm dhe
të jashtëm të pasqyrave financiare. KBNJ ka kaluar në faza me rritje dhe ulje të
interesit dhe aktualisht nuk ka një përdorim të gjerë në praktikë. Tashmë ka ardhur
koha që kompanitë duhet të implementojnë KBNJ. Qëndrimi aktual i bordeve
rregulluese të profesionit duhet të mbështëse KBNJ dhe të rriten përpjekjet drejt përmirësimit të tij. Nuk ka një model të vetëm vlerësimi të BNJ, prandaj duhet të
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 40/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
37
rriten përpjekjet dhe mbështetjet nga qeveritë, rregullluesit e profesionit dhe kërkuesit
duke ndihmuar për matjen dhe raportimin e këtij aktivi kaq shumë të rëndësishëm.
Duke arritur në këtë mënyrë në një model të besueshëm dhe që plotëson kushtin e
paraqitjes së drejt dhe të sinqertë të pasqyrave financiare. Në Shqipëri rekomandohet
të rritet niveli i njohjes së kompanive shqipëtare me KBNJ. Kjo mund të arrihet edhe
nëpërmjet trajnimeve të ndryshme të organizuara nga bordet rregulluese kontabël.
Implementi i KBNJ i rekomandohet kompanive të mesme dhe të mëdha pasi në këtë
mënyrë kostot janë të justifikueshme krahasuar edhe me biznesin e vogël.
Ne kemi nevojë për disa ndryshime të kontabilitetit tradicional në kuadrin e këtyre
zhvillimeve. Çdo fushë e cila nuk ndryshon dhe zhvillohet sipas nevojave aktuale
mund të dali jashtë biznesit.( Ravinda T.)
Limitimet dhe kërkimet e ardhshme të studimit : Koncepti i KBNJ është i ri në
vendet në zhvillim dhe në të ardhmen mund të kemi një shtrirje më të gjerë të këtij
koncepti edhe për këto vende. Edhe pse matja e BNJ është e vështirë pasi, mund të
bazohesh tek një numër i pakufizuar treguesish për vlerësimin e BNJ, kërkohet
përcaktimi i disa treguesve të njëjtë për të gjitha kompanitë nëse ato do të aplikojnë
KBNJ. Mbi këta tregues të ndërtohet më pas një model vlerësimi BNJ i besueshëm
për paraqitjen e BNJ në pasqyrat financiare të kompanive. Ky studim është bazuar nëtë dhënat primare të mbledhura nga një target grup, kryesisht biznese dhe
profesionistë, por mund të përdoret edhe nga studiues të tjerët, bazuar në target
grup më të madhë se ky i marrë në studim.
V REFERENCA
American Accounting Association Committee of Accounting for Human Resources,
Report of the Committee on Human Resource Accounting , 1973, The Accounting
review Supplement to vol. XLVIII.
Andrikopoulos, A. (2005). “Using intellectual capital statements to determine value
drivers and priorities for organizational change: a portfolio selection Gusenrow”, C. &
Tower, G (2006, March), CPA Australia.
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 41/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
38
Ansari, S. L. And Flamholtz, D.T (1978), “Managemnt science and the development
of human Resources Accounting”, The accounting Historical Journal , Fall, pp.11-35.
Boedker, C., Mouristan, J. & Guthrie, J. (2008). “Enhanced business reporting:
international trends and possible policy directions”. Journal of Human Resource
Costing & Accounting, 12 (1), 14.
Bokhari H. I, Qureshi M.T, Bashir F. and Hijzi T.S (2012),” The yes, no decision is
easy now: Is human capital accounting challenge for accountants”, African Journal of
Business Management , Vol. 6(15), pp. 5281-5287
Brummet et al, R.L Flamholtz, E.G Pyle W.C(1968), “Human resources Management:
a challenge for the accounting review”, April, pp 217-24.
Brummet R.L, Flamholtz E.G ang Pyle WC,(1969), “Human Resouces Accounting: A
tool to increase managerial effectiviness”.
Bullen L.M, Kel-Ann Eyler A.K, “Human resource accounting and international
developments: implications for measurement of human capital”, Journal of
International Business and cultural studies, pp1-15.
Cascio, W.F. (1998). “The future world of work : Implications for human resources
costing and accounting”. Journal of Human Resource Costing and Accounting, 3 (2),9-19.Costing and Accounting, 11(3), 214.
Dinesh K Gupta K. D. (1994), “The Jaggi-Lau Model of Human Resource
Accounting Revisited”, ASCI Journal of Management , volume 23, pp1-7.
Dobija, M.(1998). “How to place human resources into the balance sheet”. Journal of
Human Resource Costing and Accounting, 3 (1), 83-92.
Elias N.(1972), “ The effect of human assets statement on investment decision: anexperiment”, emperical r esearchin accounting , pp.215-33.
Flamholtz EG (1974). “Human Resource Accounting”. California: Dickenson
Publishing Company Inc.
Flamholtz E.(1985), “ Human Resources Accounting ”, Jossey-Boss Publishers, San
Francisco, CA.
Flamholtz G.E, Bullen L.M, Hua W.(2002), “Human Resources Accounting:A
historical perspective and future implications”, Journal Esmerald , p 947-954.
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 42/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
39
Flamholtz, E.(1971), “A model for Human Resources valuation: A stochaste process
ëith service rewards”, The Accounting Review, Aprill, pp 253-67.
Flamholtz, E.(1999), “Human ResourcesAccounting”, Kluëer Academic Publishers,
Boston, MA.
Frederiksen V.J, Westphalen A.S (1998), “Human resource accounting: interests and
conflicts”, A discussion paper.
Grojer, J.E. (1997). Editorial. Journal of Human Resource Costing and Accounting , 2
(2), 7-8.
Hansen, F. (2007). “A home for HR metrics. Workforce Management 86 (2), 10-11.
Hedlin, P. & Adolphson, J.( 2000). Strategies for change in financial reports”.
Journal of Human Resource Costing and Accounting, 5 (1), 27-35.
Hekimian JS (1967). “ Put People on Your Balance Sheet”. Harv. Bus. Rev. pp.
105-108
Hermason R.H(1964), “Accounting for human assets”, occasional paper No.14,
Bureau of business and occasional Research Michigan State university, East
lansing,MI
Jones, G. (2000). “Viewpoint: Accounting for people”. Benefits Canada, 24, (1), 9.
Lambordi M. and Flamholtz, E.G(1979), “The impact of Human Resources
Accounting measurement on personnel budgeting decisions: a psycho – technical
system a pproach”, Proccedings of the American Accounting Association Annual
Metting , Honolulu, HI, pp 295-334.
Lev, B., & Schwartz, A. (1971, January), “On the Use of the Economic Concept of
Human Capital in Financial Statements”, Accounting Review, 103-112Lik ert R.M (1961), “New pateterns of management McGrow-Hill Book Co”, New
York,NY
Mahalingam, S. (2001, May). “Of human capital”. Praxis, Business Line
Miti M, Dollani P (2012), “Human Resources Capital Approach and possibility of its
inclusion in financial statemnets of Albania companies,research paper.
7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”
http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 43/43
Kontabiliteti I Burimeve Njerezore Eralda Sado
Morroë, S. (1996). “Football players as human assets. Measurement as the critical
factor in asset recognition: A case study investigation”. Journal of Human Resource
Costing and Accounting , 1
Narayan R.(2010), “Human resource accounting: A new paradigm in the era of globalization”, Asian Journal of management research , p 237-244. Oliver, J.B and Flamholtz E.G (1978), “Human replacement cost numbers, cognitive
information processing and personnel decision : a laboratory experiment”, Journal of
Business Finance and Accounting, Summer, pp 137-53.
Saremi H. and Nagshband N (2011), “Impact of Human resources Accounting
information on human resources investment in Iranian enterprises”, Lachoo
management Journal , volume 2, Nr 1.
Schmidt, S. & Minssen, H. (2007). “Accounting for international assignments: The
case of the German chemical industr y”. Journal of Human Resource
Subbarao, A.V., & Zehgal, D.(1997). “Human resources information and disclosure in
annual reports : An international comparison”. Journal of Human Resource Costing
and Accounting , 2 (2), 53-73.
Syed Abdulla Al Mamun (2009),” Human Reources Accounting (HRA) disclosure of Bangladesh companies and its association with corporate characteristic”, BRAC
University Journal , vol. V1, no. 1, , pp. 35-43
Tang, T. (2005). “Human Resource Replacement Cost Measures and Usefulness”.
Cost engineering, 47(8), 70.
Tiëari R., Kodwani D. A, (2007), “Human resources accounting – New dimesion”,
paper conference.
Verma SH And Dewe F.(2004), “ Measuring the value of Human Resources”, Journal
Accounting & Business, p1-3.
top related