punim diplome - filologjiku.uni-gjk.org gecaj... · gjuha e lutjeve tË sË premtes studimet për...
Post on 29-Aug-2019
40 Views
Preview:
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI FILOLOGJIK
DEGA: GJUHË SHQIPE
PUNIM DIPLOME
TEMA: GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES
Udhëheqësi shkencor: Kandidati:
Prof. Asoc. Dr. Fridrik Dulaj Venis Gecaj
Gjakovë, 2018
2
PËRMBAJTJA
DEDIKUAR …………………………………………………………………………………. 3
FALËNDERIM ……………………………………………………………………………… 4
ABSTRAKT …………………………………………………………………………………. 5
HYRJE ……………………………………………………………………………………….. 6
Gjuha e lutjeve të së premtes ………………………………………………………… 7
Zanoret hundore ……………………………………………………………………... 8
Zanoret e gjata ...……………………………………………………………………... 8
Zanoret e shkurta ……….……………………………………………………………. 9
Grupet e zanoreve ……………………………………………………………………10
Grupet e bashkëtingëlloreve ………………………………………………………... 11
Material shtesë ……………………………………………………………………………… 12
Hoxhë Bedri Cekaj – Nata e Kadrit [29.06.2018] ………………………………………….. 13
Hoxhë Shaban Tolaj – Lufta e Bedrit [27.07.2018] ………………………………………... 15
Hoxhë Refik Daku Murati – Kryerja e Haxhit [10.8.2018] ………………………………... 19
Hoxhë Besim Xhelaj –Festa e Fiter Bajramit dhe e Kurban Bajramit [20.8.2018] ………... 21
Përfundimet ………………………………………………………………………………… 23
LITERATURA ……………………………………………………………………………... 24
3
DEDIKUAR! gjithҫ
ҫ
- të tua, do të
tim :
“Ia dola edh I
4
FALËNDERIME Ky punim diplome ёshtё përfundim i studimeve të mia trevjeçare. Këtë ditë nuk do të
arrija ta përjetoja, nëse pranë vetes nuk do të kisha personat e veçantë, të cilët me dhanë
mbështetje të pafundme gjatë këtij rrugëtimi.
Falënderoj familjen dhe miqtë, që për asnjë moment nuk e kursyen përkrahjen e tyre ndaj
meje, besuan dhe mbështetën ëndrrën time. Pa ju, realizimi i kësaj ëndrre do të ishte i zbehtë.
Pёr mbёshtetjen akademike dhe konsultën e vazhdueshme shpreh mirёnjohjen dhe
falënderimin e veҫantё pёr udhёheqёsin e kёtij punimi Prof.Asoc.Dr.Fridrik Dulaj, i cili mё
mbёshteti nё ҫdo hap tё hartimit tё kёtij punimi. Gjithashtu falënderoj tё gjithё profesorёt e
kёtij universiteti pёr kontributin e tyre gjatё kёtyre viteve.
Së fundmi, falënderoj shoqërinë time që ishin pranë meje dhe pranë suksesit tim, të cilët më
këshilluan në rrugë të drejtë, më përkrahën në çdo hap, ndaj falënderoj që ishin pjesë e jetës
sime, mburrem dhe jam me fat që i kam krahun e djathtë në çdo sferë jetësore.
5
ABSTRAKT
Në këtë punim do të trajtohet tema për “Gjuhën e lutjeve të së premtes”.
Punimi synon të sqarohet qartazi rëndësia dhe ndikimi që ka gjuha në jetën tonë.
Në pjesën e parë të punimit, flasim për studimet e gjuhës së lutjeve në institucionet fetare që
ne dialektologjinë evropiane datojnë në kohët e hershme. Këto studime fillojnë në Francë
në vitin 1394 deri në vitin 1427.Këto studime u quajtën “Rruzarja e së dielës”, e cila u
regjistrua në gjuhë dhe dialekte të Francës.
Në mënyrë të detajuar do të sqarojmë për “Gjuhën e lutjeve të së premtes”, rëndësia e saj dhe
njohja e gjuhës nëpërmjet incizimeve të ndryshme në xhami duke incizuar hoxhën gjatë
ligjëratës në kohën e lutjeve. Kështu, të nisur nga këto incizime, do të fillojmë ta zhvillojmë
anën gjuhësore të tyre.
Në pjesën përfundimtare do të flasim për të folmen e hoxhës, duke studiuar dialektin e së
folmes së tij, artikulimin e fonemave gjatë të folurit, pastaj vendosjen e shenjave diaktrike në
ligjëratën e hoxhës,duke i vendosuar ato sipas së folmes së tij. Gjithashtu do të shtjellojmë në
mënyrë të veçantë, ndryshimet fonetike në të folurit e hoxhës, pastaj duke vazhduar për t‟i
shpjeguar edhe ndryshimet në tingujt bashkëtingëllorë, të cilat i hasim në përdorim aq shumë
në dialektin e gegërishtes veriperëndimore,që e zotëron hoxha në të folur, do të shpjegojmë
po ashtu edhe grupet e bashkëtingëlloreve në të folurit e hoxhës,dhe në fund të gjitha këto do
t‟i krahasojmë me standardin.
Fjalët kyçe: dialekt, shenja diakritike, hoxha, xhamia, ndryshimet fonetike, grupet e
bashkëtingëlloreve.
6
HYRJE
Punimi është përqendruar tek ligjëruesit e fesë islame në Kosovë, tek të cilët vërehen trajta
dialektore e gegërishtes, por duhet thënë se ka një përzierje ne mes te dialektit dhe gjuhës standarde.
Natyrisht asnjë punë nuk arrihet pa mund, por kjo më ka paraqitur vështirësi, sepse duhej vëmendje e
madhe për të bërë incizimin e ligjëruesve për të kapur me hollësi artikulimin-nyjëtimin e zanoreve
dhe bashkëtin ’ shqipen standarde.
Shihet qartazi se ligjëruesit e fesë islame në të shumtën e rasteve përdorin zanoret hundore,
ngatërrojnë bashkëtingëlloret mesgjuhore, po ashtu te grupet konsonantike kemi rënie të një
bashkëtingëlloreje dhe që në shqiptim na paraqitet me një të vetme. Të gjitha këto mund të
shihen në këtë punim , të cilat i kam trajtuar nga ana gjuhësore (dialekt e standard).
Duke u prirë nga p : “N të jemi objektivë, por jo
f f
i mbështetur në argumente të qëndrueshme.
I bindur se asgjë nuk mund të jetë e përkryer, mendoj se punimi në fjalë do të jetë një
ndihmesë për dialektologjinë shqiptare dhe për të gjithë ata që do të merren me studime të
tilla.
7
GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES
Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme.
Ato fillojnë së pari në Francë, në vitin 1394 deri në vitin 1427.
Këto studime fetare u quajtën “Rruzarja e së dielës”, e cila u regjistrua në gjuhë dhe
dialekte të Francës dhe më gjerë. Kështu, të nisur nga kjo kemi bërë përpjekje që edhe ne të
bëjmë një hulumtim pak a shumë të ngjashëm me Rruzaren. Ajo se çfarë kemi bërë është në
formë hulumtuese, pra duke bërë incizime të ndryshme nëpër institucione fetare, duke
studiuar të folmen e prijësit fetar1.
Ligjëruesit e fesë islame të cilët janë me prejardhje nga qytetet e fshatrat e Kosovës, e që
ligjërojnë në xhami të ndryshme, dallohen në të folme me popullatën e Deçanit. Theksi është
më i butë. Kjo vërehet qartë në artikulimin apo nyjëtimin e fonemave në të folmen e tyre.
Duhet të theksojmë se problemi është pak i ndërlikuar me zanoret. Disa fjalë përdoren në
gjuhën arabe. Alfabeti arab ka vetëm tri zanore: a, i, u, që nuk japin mundësi për të nxjerrë
përfundime të qëndrueshme për vokalet e ndërmjetme që i ka alfabeti i gjuhës shqipe, si: o, y,
ë, aq më pak për nazale, sikur a!
Ajo që duhet të themi se okluzivet palatale q dhe gj, me afrikatet: ç, xh, jo vetëm që përdoren
nga ligjëruesit e fesë islame të së premtes në Deçan, por në përgjithësi, në të folmen e
Kosovës, kryesisht fonemat: q, gj, janë afrikatizuar në: ç dhe xh.
1 Gj. Jorgji & Sh. Gjovalin. (2003), “Dialektologjia”, Tiranë.
8
Zanoret hundore
Zanoret hundore (å, ê, ἷ, ô, ў, ŭ) e bëjnë gegërishten më të vështirë për t'u mësuar si dialekt
(për shqiptarët) ose gjuhë e dytë (për të huajt që mësojnë shqipen gegë). Njëherësh, theksimi i
tyre është dallimi kryesor në theks prej toskërishtes, duke e bërë atë më të butë për veshin.
Zanoret hundore zëvendësojnë thuajse plotësisht tingullin e theksuar "ë" që në gegërishte
figuron si shkronjë për zgjatjen e zanores paraprijëse dhe shpesh quhet "e pa zâ" (e pa zë).
Kur "ë"-ja shkon e patheksuar në toskërisht, në gegërisht ajo zgjat zanoret paraprake 2.
Gjatë ligjëratave të hoxhallarëve në të folmen e tyre gjatë kohës së lutjeve, kemi hasur në
këto zanore hundore:
pẽ:j, nãte, gjἷ: ŭ ἷ:sh, njẽ:mi, dhẽ:t, ã:saj, sẽ:lam, alẽ:jhi, pejgamẽ:ri, tẽ:k, dhẽ:tshi,
nẽ:t, ã:la, selẽ:m, kãt,alẽ:jhi, qartesuã:r, jã:n, perbã:ll, rremujẽ:n, vogẽl, mãdhe, shẽmbull,
keqberesἷ:t, karvã:n, stratẽ:gji, sã:m, pἷ: ŭ:f ã: ẽ:ve, ã:rdh, n;kã: ã: fŭ:
nẽ:sh, nã:lt, kõ:ta, lẽ: ã: ã: ã: ŭ: ẽ:ale, n`nã:j, alẽ;jhi, ndἷ Kŭ: , hã:n,
salã:tu, hã:gj, kã:n, bã:, dha:n, bã: bã:het, shẽ:n,ã:nhu hã:dith, , shẽ:nuara, hi:xheretin,
alẽ:jhi, thã:n, bã: ŭ: ẽ:t, shẽ:f ã: fŭ: ã: ў:het, begã:tit,
dashã:mirsi, bẽ:fte3.
Zanoret e gjata
Zanoret e gjata ndeshen zakonisht në rrokje të hapur në fund të fjalës. Gjatë ligjëratave të
hoxhallarëve me prejardhje të ndryshme nga qytetet e Kosovës, kemi hasur në këto zanore të
gjata4.
ŭ: : : : ç : : : : b : bõ: ẽ:, ni:zet, shtã:t, ma: sa:, fa:l,
deshmo:jm, ã:la, selẽ:m, kãt, jã:n, ve: Muhamedin, a:lam, tho:t, a:thua, te:a:le, Zot:it, ja:
ju:, me:, jan:, lu:t, tha:n, ta:n, le:t, na:lt, de:ve, shko:, mu:, ndo:dh , jau:, kthy:, zullumaqa:r,
Meke:s, Meka:, te:be:rek, qartesua:r, strategji:, lo:zim, ai:, pasue:sit, rrembye:n, da:l, lu:aj,
mjafto:n, ka:m.hu:, vazhdue:shme, Muhamedi:n, ale:jhi, pe:s, potencu:am, fe:s, nevoite:t,
muno:hemi, tjete:r, bo:, ba:het, tho:n, asnjo:ni, ja:n,hu:, to:nẽ, co:j, sho:q, pa:k, tha:, bo:n,
2 “Dialektologjia shqiptare II”A.SH.SH, Tiranë, 1974 fq.226
3 T.Shaban , (2018), Xhamia e Re, Deçan.
4 M.Refik, (2018), Xhamia e Pozharit, Pozhar.
9
muslima:n, pershtate:t, Muhame:din, o:borrin, behe:n, xhuma:s, kuptue:, puna:, na:, sa:,
minuta:, ka:n, dy:t, o:na, behe:t, vllaze:ri, na:, tretma:n, le:j, je:p, fe:, be:jn, ne:, Zo:t.
Zanoret e shkurtra
Zanoret e shkurtra hasen kryesisht në rrokje të mbyllura. Në ligjëratat e ligjëruesve të fesë
islame, hasim këto zanore të shkurtra:
haptaz, paqe, sure, besimtar, zbret, llogarit, radh, humbje, mund, strehim, namaz, ibadet,
nënshtrohemi, falje, besnik, kishin, vendin, prit, çështje, çast, ishin, çilet, mirësi,ishte, numri,
erdhi, para, sepse, gjuhën, shikim, e tingujve bashkëtingëllor, shpirtin, perfundi, kemi,
rikujton, ibadet, thirrje, besimtari, qendru, thjesht, paqe, cilen, strehim, rrugën, pajtim,
mishit, qëllimit, xhami, diellit, tjetrin, bajramit, islam, shitblerjen, cili, përgjigjet, veglat,
asaj, humbje, kqijat 5.
Zanorja ë fundore
Ligjëruesit e fesë islame, në të folmen e tyre, nuk e theksojnë ë-në fundore. Gjatë
ligjërimit, ligjëruesit nuk e kanë shqiptuar ë-në fundore në këto raste:
jan- janë, at- atë, ndihm- ndihmë, kërkojm- kërkojmë, ton- tonë, e drejt- e drejtë, ta drejtoj- ta
drejtojë, shum- shumë, nat- natë, radh- radhë, yn- ynë, , takojn-takojnë, të thell- të thellë,
mbar- mbarë, ësht-është, jan- janë, pasurit- pasuritë, luft- luftë, do të qëndrojm- do të
qëndrojmë, do të këndojm- do të këndojmë, pranoft- pranoftë, etj.
ë- ja mbështetëse:
keqbërsit- keqbërësit, shkatrron- shkatërron, njerzve- njerëzve, dorzohet- dorëzohet, cilsit-
cilësitë, mundsoj- mundësoj, etj.
5 M.Refik, Xhamia e Pozharit, Pozhar (2018)
10
Grupet e zanoreve
torturun- torturuan, luftu- luftuar, shfrytzu- shfrytzuar.
Zanorja ë në pozicione të ndryshme
Ligjëruesit e fesë islame, gjatë ligjërimit nuk e kanë shqiptuar ë-në, në këto raste:
jan- janë, kërkojm- kërkojmë, rrug- rrugë, të drejt- të drejtë, ta udhëzoj- ta udhëzojë, ësht-
është
besimtar- besimtarë, dit- ditë, posht- poshtë, bëjn- bëjnë, shtëpis- shtëpisë, gjat- gjatë,
besimtarve- besimtarëve, argtimin- argëtimin, kto- këto, ditve- ditëve, mirpo- mirëpo,
udhzon- udhëzon, ktij- këtij, mshirim- mëshirim, vlersohet- vlerësohet, msuar- mësuar,
domethënse- domethënëse, mirsi- mirësi, plotsisht- plotësisht etj.
Ndryshimet në sistemin e tingujve bashkëtingëllorë , janë të shumta në të folmen e
hoxhallarëve, gjë që bie në sy gjatë të folurit në ligjerata. Të tilla janë:
Bashkëtingëllorja paragjuhore (qiellëzore-alveolare) ç, ka përfunduar në bashkëtingëlloren
mesgjuhore (qiellëzore) q. Ndryshe nga gjuha e folur edhe në të shkruar në të shumtën e
rasteve, bashkëtingëllorja paragjuhore ç, shkruhet si bashkëtingellore mesgjuhore q.
përveq- përveç, qështje- çështje, qdo- çdo, qast- çast, qështja- çështja, , qoj- çojë, qka – çka,
q`eshte - ç`është, veqanti – veçanti, siq – siç, vjeq – vjeç, , gjithqka - gjithçka, qoj- çoj
Në ligjërata të hoxhallarëve, gjithashtu kemi dëgjuar shqiptimin e bashkëtingëllores
mesgjuhore gj, në vend të bashkëtingëllores paragjuhore (qiellëzore-alveolare) ç:
gjdo-çdo
Po ashtu kemi hasur këtë ndryshim fonetik: në vend të bashkëtingëllores nistore sh, është
përdorur bashkëtingëllorja mesgjuhore (qiellëzore-alveolare)q
qkak- shkak
Ndryshimet në sistemin e tingujve bashkëtingëllorë i hasim edhe te bashkëtingëlloret
mesgjuhore, kur bashkëtingëllorja me theks të fortë xh, shqiptohet me theks të butë gj:
Gjeleshan- Xheleshan, hagji - haxhi, gjami- xhami, gjumas - xhumasë
11
Ndryshime tek sistemi bashkëtingëllorë, kemi hasur edhe në këta shembuj:
përgaditur – përgatitur, fshtira - vështira , rradhë – radhë, pergaditja – përgatitja,
pregaditeni- përgatiteni, kufini- kufiri, kjarta – qarta6.
GRUPET E BASHKËTINGËLLOREVE
Grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj, në të folmen e Kosovës, respektivisht në të
folmen e ligjëruesëve nuk ruhen si të tilla, por janë asimiluar. Grupi mb ka dhënë m:
Mbretërore- në të folmen e ligjëruesit dëgjohet si mretnore, domethënë është asimiluar në m.
Pejgamberi- në të folmen e ligjëruesit dëgjohet si pejgameri. Japim edhe disa shembujt:
mrojtje – mbrojtje, përmledhur – përmbledhur, ,përmledhur – përmbledhur
Grupi nd ka dhënë n:
Rëndësishme- në të folmen e ligjëruesit dëgjohet si rënsishme.
Menduar- në të folmen e ligjëruesit dëgjohet si menuar.
Përmendurit- në të folmen e ligjëruesit dëgjohet si përmenurit.
Ndodhemi- në të folmen e ligjëruesit dëgjohet si nodhemi.
menemadhsi – mendjemadhësi, rënsi - rëndësi, menim - mendim, , nërmen – ndërmend,
përfunu – përfunduar, përmenim – përmendim, përfunojnë - përfundojnë, shpërnamja -
shpërndarja, menohet – mendohet7.
Në të tri këto raste kemi asimilim të plotë të grupit të bashkëtingëllores nd.
Grupi ngj ka dhënë g:
Përngjajnë- në të folmen e ligjëruesit dëgjohet si përgajn.
6 T.Shaban , (2018), Xhamia e Re, Deçan.
7 Dialektologjia shqiptare II”A.SH.SH, Tiranë, 1974,fq.237
12
Material shtesë
13
Hoxhë Bedri Cekaj – Nata e Kadrit
Falenderimet ja:n për Allahun gjelashan e hŭ. A:t e falenderojmë dhe pẽ:j tij falje dhe ndihm
kërko:jm, Tek Ai kërko:jm strehim dhe mrojtje nga të kqijat e vetes dhe shpirtit to:n qofshin
ato të bëhura fshehurazi apo haptaz, me vetëdije apo pa vetëdije. Ate që Allahu i Madhëruar e
udhzon në rrugën e drejt askush nuk mund ta: qo:j në humbje, dhe atë që Allahu e len në
humbje askush nuk mund ta: drejtoj dhe udhzoj në rrugën e drejt.Deshmo:jm se nuk ka Zo:t
tjetër përveq Allahut që ësht i vetëm dhe i pasho:q, që ësht i vetmi që meriton të adhurohet
dhe dëshmõ:j se Muhamẽ:di alejhi selam ësht rob i Allahut dhe i derguari i Tij, paqja
mëshira dhe begatija e Allahut qofshin mbi të, familjen e Tij, sahabët e Tij, dhe të gjith ata
besimtar e besimtare që e ndjekin dhe e pasõ:jn rrugën e tij deri n`ditën e gjykimit.
Të nderuar besimtar, nodhemi në prag t`përfundimit t`muajit t`madhëruar t`ramazanit,
nodhemi konkretisht n„dhet ditët e netët e ktij muji t`cilat konsiderohen ma t`rëndësishmet
nga kў muaj i bekuar, i përngjajn një kurore që dojm t`ja vendosim dikŭjt, ashtu i përngjajn
kto: dit kŭrores mretnore nëse e quajm muajin e ramazanit mret ndaj muajve tjer.Kto dhẽ:t
ditët e netët të muajit të ramazanit ja:n kurora mbretnore e ktij muji, për qkak se në njërën
prej ktyre dhẽ:t netve konkretisht në netët tek ësht nata e madhe e Kadrit e cila o:sht nat në
radh të parë e cila ësht e bekuar me shpalljen e kur`anit të madhëruar, pastaj ësht na:t e
përcaktimeve vjetore , na:t në të cilën gjdo ibadet i yni vlersohet shum, nãt në të cilën zbresin
melajket në tokë me mshirën e faljes së Zotit i cili i fal gjynahet , dhe zbret paqe tek robrit e
Tij, na:t në tëcilën i fal gjynahet e mëparshme të umetit të pejgamerit sal allahu ve alejhi ve
selem. Aq ësht e nderuar kjo nat sa që në Kur`an ka zbritur një sure e tër e cila ësht e nderuar
në emrin e ksaj nate. Ne e zbritëm atë kur`anin në natën e Kadrit, e q`të bëri ty të dish q`ësht
nata e Kadrit ? Nata e Kadrit, ësht ma: e vlefshmee se njëmi muaj të tjer me lejen e Zotit të
tyre , n`at na:t zbresin melajket dhe shpirti pra GJIBRILI për secilën qështje.
Ajo që përcakton Zoti ësht farz deri në a:t dit t„mëngjesit. E kemi përmẽ:n edhe ma
perparan hadithin e pejgamẽ:rit alejhi selam i cili na ka fol për vlerën e ksaj nate. Thotë i
dërguari i Allahut atij që falet e që gjallëron natën e Kadrit me besim në Allahun gjeleshan e
hŭ: dhe me llogaritje duke llogarit në shpërblimin e Allahut gjeleshan e hŭ: dhe me do t`i
falen mëkatet e mëhereshme qe i ka bo:. Gjithashtu i dërguari yn sal allahu ve alẽ:jhi ve
selẽ:m na ka msuar se si t`lutemi në kto nã:t për arsўe sepse ësht nã:t e pranimit të lutjeve
14
dhe ësht në netët tek dhe dhẽ:t netve të fundit t`muajit t`Ramazanit e zakonisht kërkohet në
natën e nizẽ:t e shta:t.
I dërguari ўn Muhamedi sal allahu ve alẽ:jhi ve selẽ:m na ka: msuar si t`lŭtemi n`kët
nã:t, ësht një lutje shŭm e shku:rt dhe shum domënthënse qëshŭ:m lẽ:t mune:mi me e majt
n`mẽ:n dhe shŭm lẽ:t munemi me e përsërit gjat asaj nate dhe ktyre dhe:t netve të fundit në të
cilat e kërko:jm natën e Kadrit. O:, Zot, o:, Allahu im, ti je falës e don faljen prandaj më fal
mua, shŭm e shkŭrt, shŭm domëthënse, shŭm shpresuse për faljen e mëkateve, prandaj edhe
shŭm e le:t dhe e shkŭrt për t`u ma:jt n`mã:n. Duke menuar për kto: mirsi, për kto begati që
ka nata e madhe e Kadrit ësht plotsisht e kuptushme pse pejgameri alejhi selam i kushton
rëndsi ktyre dhe:t netve t`fundit konkretisht netve tek dhe natës së Kadrit. Tho:t dhe
transmeton Ajsha radianllahŭ: an ha bashkshortja e pejgamẽ:rit alejhi selam ajo nëna e
besimtarve tho:t: Kur vinte dhetshii i fundit i Ramazanit pejgamẽ:ri alẽ:jhi selam qëndronte
në kto: net të bukuara në namaz me lutje, dhiker, me lexim t`Kur`anit duke kshilluar
t`angazhoheshin sa: ma: shŭm me ibadet duke i kshilluar me fjalët e Allahut gjeleshan e hŭ “
vërtet më të përmendurit e Allahut qetsohën zemrat”.
Deçan, 29.06.2018
15
Hoxhë Shaban Tolaj – Lufta e Bedrit
Të gjitha falënderimet i takojn Allahut teberẽ:k vete ala. Atij i nënshtrohemi dhe nga Ai
falje kërkojmë. Dëshmo:j me bindje të thẽ:ll se askush nuk meriton që të adhurohet përveq tij
dhe se Muhamẽ:di salallahu ale:jhi ve selem o:sht i dërguari tij. Selamet dhe salavatet
qofshin mbi të, mbi familjen tij të ndershme dhe mbi shokët e tij besnik dhe mbar pasuesit e
tij deri në ditën e gjykimit. Besimtar të nderuar, një nga ngjarjet e mdha: që ka ndodhur gjatë
muajit të Ramazanit ësht lufta e Bedrit, luftë në tëcilën ësht qartsua:r e vërteta nga e ko:ta,
ësht ndihmuar Muhamẽ:di alejhi selam dhe besimtarët dhe ja:n shkatrruar, shirku dhe
idhujtarët.
13 vite muslimanët në Meka: , pasi ishte shpallur Muhamẽ:di ale:jhi selam i dërguari i
Allahut, u përballën me sprova të shumta, me rrahje, me turtura derisa Allahu subhene ve:
teala i urdhëro:j besimtarët me e lshŭ: vendin e tyre, për ta: adhuruar Allahun teberẽ:ke ve:
te:ã:la të lirë. Mushëriket ishin të pa shpirt, të pa kompres përbã:ll muslimanëve, jau morrën
të gjἷtha pasurit, i rrahën, i tõrturun, sepse muslimanët në atë kohë ishin një grup i vogël, t‟pa
fushqishëm, gjἷth qka patën jau morrën, jau rrëmbўe:n, kshtu që pas 2 vitesh, vitin e dўt t
„Hixherit, Allahu subhane ve teale i kἷshte sjell shkaqet për të ndodhur një luft e madhe që do
t`mbetet një shembull deri në ditët e gjykimit se si Allahu i madhëruar i ndihmon të drejtit
dhe shkatrro:n keqbersi:t. Ebu Sufjani në ã:t kohë kishte shkuar në Nishan, në Damas për të
bë:r tregti dhe ἷshte kthyer në Meke: me 40 burra me nji karvan të mbushur me pasuri.
Pejgamẽ:ri alejhi selam kishe planifikuar me sahabët me dal dhe me ja: prit rrugën. Ebu
Sufjani e kishte kuptuar kë:t qështje, i kishte njoftuar mushërikët e Meke:s, Ebu Gjeflin, Ebu
Lehemin përgaditne ushtrin sepse pejgameri ve: selatu ve: selem me muslimanët do t`na dalin
gjã:t rrugës.
Edhe pse Ebu Sufjani e mori me një strategji: tjetër, e largo:i nga rruga, iku dhe
shpëto:i, por i njoftoi mushërikët se qdo sã:n ësht n`rregull, ktheheni ushtrin mbrapa, o: Ebu
Xhehli, ashtu qysh e përshkruan Allahu n‟kuran, “ Mos u bõ:ni sikur ata mushërikët që dulën
nga Meka me ushtrin e tyre me mendjemadhësi, për t`i larguar njerëzit nga rruga e Allahut”.
Edhe pse e kἷshin siguruar që nuk ka asni problem me karvanin e tyre, ã:ta kἷshin shkuar në
Bedër. Bedri ësht një vend me:s Meke:s dhe Medine:s. Kishte thõ:n Ebu Xhehli: “ Këtu do të
qëndro:jm, do të pἷjm venë, do t‟këndojm do t‟lõzim, deri sa ta kuptojnë tër arabët, i tër rajoni
se ne: jemi superfuqi”. Edhe muslimanët që kishin dalur 340 veta të pa përgaditur për luft, që
16
t`i dalin në prit karvanit me 40 persona. Allahu ve teale tani po kërkon, që mos me u kthy:
n‟Medine po me u përball me nji ushtri, tëpërgaditur, që të paparabart ishin për nga numri.
Sigurisht që t`ju kërkohej një çështje e tἷll njerzve në asi rrethanash vërtet është një sprov e
madhe, por kur njeriu është i vendosur të jet rob i Allahut edhe i bindur ndaj Muhammedit
selatu ve selam, ai asnjë qast nuk dorzohet.
Pejgamberi sal Allahu ve: selam, ju tregoj që Allahu na ka premtuar , ose karvanin ose
betejën. Dhe shumica ishin të papërgaditur për lu:ft, sepse kishin marr vetëm dў: kuaj edhe
70 deve, por Ebu Bekri kur e dëgjoi mendimin e pejgamberi sal Allahu ve selam i pari
menjëherë e miratoi, pastaj Omeri në dy anët ishin Ensaret dhe Muhaxhirët, pra Medinasit
dhe ata që kishin ardh me pejgamberi sal Allahu ve: selam nga Meka:. Midiali ve Esual u
ngrit n‟kõ:m dhe i tha pejgamberi sal Allahu ve: selam, në emër të Muhaxhëreve, “Ooo: i
dërguari i Allahut sikur po e kërkon mendimin ta:n, UaAllahi ne nuk t`themi ty , sikur
izraelitet i thã:n Musai:t, kur Musa:i jŭ tha për ta çliruar Palestinën nga një popoull
zullumqar, ata i tha:n, ti dhe Zo:ti ўt shkoni dhe ne t‟rrim ktu”. Ne nuk do t`themi kshtu, por
ne do t`themi shko: ti me ndihmën e Zotit tënd dhe ne do t`vijm pas teje. Por si shikoj
pejgamberi sal Allahu ve: selam nga Ensaret aty ishte Sali El Muad i tha: I dërguari i
Allahut, ja këtu ësht pasuria jonë, ja na jemi t`gatshëm qka t`ke:sh ti dëshir me marr prej
nesh. Vallahi nëse ësht qështja ti m`u: fut n`deti, edhe ne do t`vijm pas teje n`deti, pra nuk
diskutohet, ne do t`jemi pas teje, kshtu u bashkuan muslimanët, që t`gjἷth t`përgaditen për
lufte edhe pse ishin t`pabarabart.
“ Përkujto: Allahun kur ata ishin afër luginës”, n‟fund t`luginës muslimanët, n`Beder, e
mushërikët ishin në anën tjetër nã:lt, edhe karvani ishte aty shum afër. Çfar tho:t Allahu, “
Sikur ju nuk do t`kishit bër plan për t`u takuar nuk do t`vishit në një koh të . Ajo që
ka caktuar Allahu ajo do të ndodhe patjetër. Për çfar do t‟ndodh lufta e Bedrit, “ Që të
përligjet urdhri i Allahut, që të q‟rrënjosen pabesimtarët, që të shkatrrohet e kota: dhe ata të
cilët jetojnë si musliman pas ksã:j ngjarje le të jetojn pas shfaqjes së të vërtetës, dhe ato ata të
cilët devijo:jn, të cilët ja:n pabesimtar të devijojn dhe të mbesin të humbur pasi që ishte
shfaqur e vërteta.Në momentin kur u bashkuan dў: ushtrit, Allahu subhene: ve teale ja
mundësoi muslimanve para se të ndõ:dh fushbeteja, në mbrëmje jau mundësoi një gjum të le:t
dhe kjo ësht mἷrsi prej Allahut. Kush mund të bëj gjum të le:t, gjum të mir, një gjum për t`i
qetsua:r trupat dhe shpirtat e tyre:, kur e din që të nesërmen do të ballafaqohen me armikun
dhe kur e din që nuk je e barabart për nga numri, për nga mjetet e luftës. Allahu subhane ve:
17
teala sahabeve jau mundësoi për të fjetu:r për t`u qetsuar, dhe zbriti një shi që qetsoi trupat e
tyre, i forcoi ata, dhe kur erdhi momenti se nesermës për të dal në fushbetej muslimanët e
pa:n ushtrin e mushërikëve por, Allahu jau mundësoi që me i pa kundërshtarët shum me pak
se që ishin nga numri, dhe sabahet thonin a thua: ja:n 1 apo 70 d.m.th. a jã:n 70 persona ne 1
person. Në Kuran e ka përmend Allahu; “ Dhe në gjum e ka:n parë nëëndërr që jan një numër
shum i vogël ”, sepse ata s`kan iman, s`kan fuqin e besimit, kan ardhur për të luftuar Allahu,
fen e Allahut, për të luftuar të dërguarin e Allahut, kshtu Allahu i sjelli mirsi besimtarve,
ndërsa mushërikëve jau mundëso:i qe me jŭ dok sahabet një grup shum i vogël. Aty ësht duke
i prit ndëshkimi i Allahut.
Allahu subhene ve teale thot:“ Iblisi , shejtani ishte vazhdimisht pran musherikeve, për
të luftuar kundër besimtarve dhe ju thoshte që ju keni një fuqi që askush në tok s`mund të jŭ
pushtõ:j. Kshtu i nxiste shejtani por, kur erdhi momenti i fushbetejës, Iblisi e pã:vi melekun
Gjibril dhe ishte përball ushtris që kishin ardhur e që ishin nga 500 melaike, atëher iku dhe
tha unë i friksohem kësaj dite, i friksohem Zo:tit. Iku Iblisi kur e pa:vi ushtrin e Allahut
subhane ve: teala. Në ato momente të fshtira, Muhamme:di, salatu ve selam, i kἷshte ngritur
duart qiellit duke jŭ lutur Allahut subhane ve teala “ O: Allahu përmbushe premtimin që ma
ke dhën”. I lutej Allahut vazhdimisht për ndihm sepse e dinte se po të mos ishte ndihma e
Allahut do të vdisnin t`gjith, askush s`do t`mund të fitonte derisa ju lu:t Allahut duke i thën “
O: Allahu im, ky grup njerzish vdesin, nuk do të mbetet musliman mbi ftyrën e tokës. Derisa
shko:i Ebu Bekri radijAllahu anhu: i kishte ra kmisha e tij dhe e kishte vendosur duke i thën “
Mjafto:n o:,i derguari i Allahut, Allahu do të përgjigjet tani. Ja qfar bindje e fort e Ebu
Bekrit, ja qfar përkrahje e Ebu Bekrit në kto momente të fshtira. E Allahu subhane ve teale
tho:t; “Allahu zbriti 1000 melai:ke rradhe rradhe pra, duke i zbritur Allahu melaiket erdhi
fitorja e Allahut tebareke ve teala”. Atëher u ballafaquan mŭshërikët me një denim nga
Allahu subhane ve: teale, saqë thojn sababet, i kemi pa kokat e pabesimtarve duke fluturuar
nga ndëshkimi i Allahut. Allahu ju sjelli fitoren muslimanëve në luftën e Bedrit. Lufta e
Bedrit ësht lufta ma e madhe që ka ndõ:dh ndonjëher në historin e mŭslimanëve, sepse atў jan
shkatrrua:r armiqt ma: t`mdhaj t`ksaj feje, ata që e kã:n luftu Muhammedi:n saltu ve: selam,
ata që kan bër nga i dërguari Allahut para luftës së Bedrit, “ O: Allah, shkatrroje Ebu
Xhehlin dhe gjith ata që i ka përmend me emra, sahabet tho:n, ikem pa të vdekur në luften e
Bedrit. Prandaj, kjo ngjarje jep msim sesi Allahu subhane ve te:a:le i ndihmon besimtarët, e
18
ka ngritur të vërtetën, në anën tjetër e ka shkatrruar t‟kotën, dhe pasue:sit e saj. Lusim
Allahun me emrat e tij t`bukur dhe cἷlsit e tij të përsosura që t`na mundsoj që gjithnjë të jemi
të devotshëm, lŭsim Allahun t`na përmirs:i gjendjen tonë gjat muajit t`Ramazanit, t`na forcoj
bindjen tonë, t`na lehtso:j agjërimin dhe t`na pranõ:i namazin tonë.
Falënderojm Allahun subhane ve: tela:e, salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin
e tij Muhame:din selatu ve: se:lam. Ngjarja e luftës e Bedrit që ka ndo:dh n`Ramazan, ka
dobi t`mdhaja zhvillimi i asaj beteje, at ko:h u forcua ushtria muslimane përderisa dy vite ma:
heret ishἷn larguar nga Meka: një grup njerzish tani u shëndrrua: në fuqi dhe ishte një
mundësi për përhapjen e fes së Allahut subha:ne ve: te:ala. Pas luftës së Bedrit edhe
munafikët e ulën kokën, sepse ata shpresonin që pas luftës së Bedrit do të shumohën dhe do
të triumfojn, por ja: që Allahu subha:ne ve: te:ala i shuajti ëndrrat e pabesimtarve dhe kështu
me luftën e Bedrit rrugtimi për përhapjen e fes së Allahut ishte në vazhdim. Rob të Allahut,
jemi në muajin e Ramazanit, ka kaluar gjvsma e muajit të Ramazanit, ata të cilët kan
shfrytzuar këto dit me ibadet, duke falur namaz, duke agjëru , e ka:n ruajtur shikim e tyre,
gjuhën e tyre, e kan shfrytzu kohën e tyre, le ta falënderojn Allahun, kjo ësht mirsi prej
Allahut. Ata të cilët nuk kan qenë t`kujdesshëm, Allahu ua falt dhe ua pranoft agjërimin.
Deçan, 27.07.2018
19
Hoxhë Refik Daku Murati – Kryerja e Haxhit
Të gjitha falënderimet dhe adhurimet jã:n për Allahun gjeleshan e hŭ: , të cilin e
falënderojm për t`mirat e vazhdushme: që vazhdon t`na:j dhuroi. Prej Tij dhe vetëm prej Tij
falje dhe ndim kërkojm. Nga Ai kërko:jm strehim dhe mbrojtje nga t`kqijat e vetes dhe
shpirtit tonë, qofshin ato me vetëdije apo vetëdije. At që Allahu e udhëzon në rrug të drejtë
askush s`mund ta qõ:j në hŭmbje, por at që Allahu e le në hŭmbje askŭsh nuk mund ta
udhëzoj në rrug të drejt. Paqja dhe mshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë
Muhamẽ:din ale:jhi sela:m, familjen e tij, sahabet e tij dhe gjitha ata besimtar e besimtare, që
pasu:n rrugën e tijprej Ademit ale:jhi selam deri në ditën e gjykimit. Ndodhemi në prag te
ditve të cilat krўhet një nga pes shtў:llat e islamit, jemi në prag të ditve që sjellin paqe, siq e
potencua:m ësht një nga pes shtyllat e fes islame, dhe natyrisht që nevoite:t qe pak fjal t`i
kushtohet rëndsisë së ktij ibadeti për arsye të vlerës dhe pozitës së tij që ka në islam sikur të
flitet shu:m gjat, sikur ta a:nalizonim plotsisht do na duhet një ko:h e gjat, prandaj për t`i
përmledhur të gjitha qka ka:n t`bëjnë me hagjin natyrisht që ësht pak por do të mŭno:hemi që
të rikujtojmë diqka, sepse në edhe herave të tjera ditve të tjera, prap hagjin kemi për t`fol për
këtë ibadetdhe rëndsin e tij.
Pse duhet me e kry hagjin?
Në realitet q`ësht hagji, apo ësht vetëm një ŭdhtim i thjesht për me shku: deri n`Meke: me
qendru aty përditë të caktuara apo ka edhe ndonjë veqanti tjete:r. Do të munõhemi që kto t`i
kemi pak t` kjarta.
E para, vizita e Qabes, vizita e gjamis së par me qëllim që të adhurohet Allahu një i vetëm
dhe i pa shoq. Allahu ka tha:n n`Kuran :“ E ëpi e ndërtuar në sipërfaqen e tokës, e
ndërtuar me qellim që të adhurohet Allahu, ështëajo qëështë në M : Kryesisht në Beker,
sepse emri ndryshe i Meke:s‟ësht Beker, dhe e cila është ŭdhzue:se për njerzit dhe begati për
ta. Pra, ne vizitojm këtë foltorën e pã:r e cila ësht ndërtua:r në sipërfaqen e tokës me qëllim
me i bõ:ibadet Allahut gjeleshan ehŭ:, pra kjo foltore ësht baraz me njeriun e par, baraz me
kohën që ka jetu Ademi sala:tu ve: sela:m. Por ajo që na vie: ndër mend sa here që flasim për
hagjin ma: se shumti na kujtohet koha e Ibrahmit alẽ:jhi selam, fjalët që Allahu gjeleshanehŭ:
ja ka thõ:n Ibrahimit alejhi selam që na i përcjell neve n`Kuran “ Dhe thirr sepse do të vijn
20
ty këmbsoret me deve, të lodhur që do të vijn prej rrugve të gjata. Sikur kjo fjal urdhër që i
ësht tha:n Ibrahimit alẽ:jhi selam nga Allahu gjeleshane hŭ ësht një lloj thirrje që ju bã:het
njerzve nga të gjitha anët e botës, sepse Allahu ju tregon përmes Ibrahimit alẽ:jhi selam që
njerzit që do të vijn n`kët tok , këmbsorë do të jenë, dhe do të vijn nga vendet e largta:, dhe
kush do që shkon në hagj aty shẽ:h njerz nga katër anët e botës. Duhet krўhet hagji per
shkak që ësht një nga pes shtўllat e Islamit, ësht ibadet jetsor, udhtim një herë në jetë , sepse
po flasim për jetes mesatare të njerzve që mendohet që ësht 63 vjeq, mosha e ãdoloshe:nces
10-14 vjet dhe prej aty e deri në fund të jetës njëhere njeriu duhet me e bo: kët udhtim. Tho:t
Allahu n‟ Kuran: “Përgadituni, ndërsa përgaditja më e mir është
Allahu na rikujto:n që gjat gjἷth jetës sonë ne duhet të pregaditemi për këtë ŭdhtim dhe
në momentin e parë që na vie: mundësia duhet me e kry kët ŭdhtim, nuk duhet me e hŭmb kët
ibadet, për shkak se asnjõni prej nesh nuk e kemi te garatua:r se sã: gjat kemi me jetŭ.
Prandaj, duke qenë se haxhi kushtzohet me mundësi materiale dhe shëndetsore, me mundesi
materiale domëthënë që ka pasuri, dhe duhet me e krў këtë ibadet, pasi që asnjëri prej nesh
nuk di sa do të jetoj, pastaj vjen dhe koha e dorzimit të shpirtit të Allahu gjeleshane hu: dhe e
kemi pas mundsinë, nuk e kemi kryer dhe pastaj jemi përgjegjës para Allahut gjelashan e
hu:, që na është dhã:n mundësia me e kry një ibadet të till dhe nuk e kemi krў. Pra, kështu
përgaditja nënkupton edhe diqka tjetër se si: t`shkosh n`hãgj duhet me u ba: njeri ma i mirë,
n`fakt ësht mendim i gabum, për arsye: se besimtari musliman duhet me kon besimtar i mir ,
njeri i mir shkoj apo nuk shkoj n`hãgj. Duhet me kon t`mir , si para hãgjit, si gjat hãgjit, si
pas hãgji.
Gjilan, 10.8.2018
21
Hoxhë Besim Xhelaj –Festa e Fiter Bajramit dhe e Kurban Bajramit
Falënderimet jã:n për Allahun gjeleshan e hŭ:, Atë e falënderojmë dhe prej tij ndihmë
dhe falje kërko:jm. At që Allahu e ŭdhëzon në rrug të drejt askush s`mund ta qõ:j në humbje,
por ã:t që Allahu e le në humbje askush nuk mund ta ŭdhëzoj në rrug të drejt. Dëshmo:jmë që
nuk ka Zot tjetër që meriton t`i bëhet ibadet përveq Allahut që ësht një dhe i pa shoq dhe
dëshmo:jmë që Muhame:di alejhi selam ësht rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe
mshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Mŭhame:din ale:jhi selam, familjen e tij,
sahabet e tij dhe gjἷtha ata besimtar e besimtare, që pasŭn rrugën e tij prej Ademit ale:jhi
selam deri në ditën e gjykimit. Ata i than se kto dў dit gjat kohës së injorancës, gjat kohës që
nuk kemi qenë në besim të drejt i kemi festuar këto dў festa, at`here pejgameri aljehi selam
tha: “Allahu këto dў dit ua ka zãvendsuar me dў festa të tjera, me Fiter Bajramin dhe me
Kurban Bajramin dhe prej ã:saj kohe dhe më posht që do t`i permẽ:nim ngjarjet që bëjn ktõ:
dў: festa të pa ãnashkaluara në ditën e gjŭmas, festë javore e besimtarve mŭsliman, do të
shohim se besimtarët mŭslima:n gjẽ:n kremtim, gjejn festim, dhe natyrisht se islami si fe që i
përshate:t natyrshmëris njerzore që Allahu gjeleshane hŭ: naka krijuar nuk ndalon
kremtimin vetëm se për tõ, për festa ka vendosur rregŭlla, kritere që si besimtar duhet të ju
përmahe:mi.
Në një hadith tjetër pejgamẽ:ri ale:jhi selam, shohim se pejgameri alje:hi selam e ka
lejuar argtimin, e ka lejuar argtimin duke mos i shkel kufi:jt dhe lἷgje:t e Allahu gjeleshan e
hŭ dhe kjo gjen mbështetjen ne hadi:thet e pejgamẽ:rit ale:jhi selam kur në njerën prej
bajrameve në õ:borrin e shtëpis se pejgamẽ:rit alej:hi selam disa njerëz gjuanin dhe luanin me
shtἷza në õborrin e tij. I dërguari i Allahut dhe gruaja e tij Aishja radiallahu anhu po i
shikonte në dritare. At`here hў:n në shtepi Ebu Bekri radiallahu anhu dhe kur i shẽ:f ashtu ju
thõ:t i ndalon për nga ãjo form e argtimit, ata që po e ãrgtonin të dërguarin e Allahut
faktikisht me shigjeta duke ju thën që veglat e shejtanit po i futni në shtëpin e Allahut, at`her
pejgamẽ:ri ale:jhi salami pergjigje:t: „ lej õ: Ebu Bekri se sikur qdo popull që ka festat e tyre
edhe ne sot kemi festën eBajramit. Kjo ngjarje na jep të kupto:jmë që lejohet ãrgtimi gjat
ditve festive, mirpo: kuptohet ãrgtimi i cili nuk i tejkalon ligjet e Allahut gjeleshan e hŭ:.
Jo ãrgtim që bëhe:n sot në restãu:rante:t e ndryshme por një lloj argtimi, një lloj loje, një lloj
aktivititeti relaksues, por që nuk i kalon dhe nuk i then ligjet e Allahut gjeleshan e hu:. Nëse
mendohet që me tejkalimin e ligjeve të Allahut gjeleshan e hŭ, me gjërat të cilat Allahut
gjeleshan e hŭ:, me gjërat të cilat Allahut gjeleshan e hŭ i ka ndaluar dhe nëse meno:het që
22
me gjëra të tilla festohen festat fetare, festohen Bajramet at`here ajo ësht plotsisht e ndaluar
dhe nga argtimi ajo kalon në shfrenim dhe nga ibadetẽ:t që kã:n festat në islam ajo kalon në
haram dhe kalon në thўerje të ligjeve të Allahut gjeleshan e hŭ, për qka njeriu pastaj
meriton denim të merituar. Duke qenë se islami nuk ësht kundër festimit në islam, në fe
gjithqka ka një qëllim të caktuar dhe kã:n një motiv të caktuar edhe festat islame për më tepër
Bajramet, sepse dita e gju:mas ështe dit e karakterit të ibadetit, ka nënkupton që të vetmen dit
pra që dhe të vetmen ko:h që ësht e ndaluar njeriu të pŭnoj ësht koha e namazit të gju:mas, jo
e tër dita, jo prej mëngjesit deri në mbramje, por dἷtën e gjŭmas në kohën që bëhet falja e
namazit të gjumas, ko:h prej se thirret ezani i namazit të gjumas e deri në momentin kur
llogarisim se krўhet namazi i gjŭmas 20 deri 25 minuta: po hã:jt po ja: shtojm 40 minuta
deri sa të dalin përgjithsishtt gjemati prej gjamis, kto: 20 minuta po ja shtojm ne se nu:k ësht.
Pra, në t`vetmen në këtë ko:h ësht e ndaluar të pŭnohet, sepse Allahu ka zbritur ajet
kuranor që thõ:t: “ Që kur të thἷrreni në namazin e gjŭmas, lejeni shitblerjen dhe kjo
nënkupton qdo pŭn, sepse njerzit në kohën e pejgamerit ale:jhi selam kryesisht ja:n marr me
tregtin dhe bujqësi kryesisht në Medine, lejeni shitblejren dhe shpejtoni në përmenjen e
Allahut, por ãjeti na konkretizon ose na jep me kuptue që puna në kohën e namazit të gjumas
ësht e ndaluar, ndërsa gjat ditve tjera jo, madje madje as gjat ditve të Bajramit pŭna nuk ësht
e ndaluar. Tjetër që bajramet kã:n karakter të vizitã:ve ndaj njeri-tjetrit, të ibadeteve që ka
m`u: krў gjat ditve të bajramit dhe nëse ãrgtimi na largon prej ibadeteve ndërsa nuk gŭxojm
që ditën e bajramit dhe ditve tjera të bajramit pŭna ësht e ndaluar, për shkak që nuk kemi
argument, nuk kemi ajet kuranor.
Vitomericë, 20.8.2018
23
Përfundimet
Gjatë procesit të incizimeve të ligjëratave të ligjëruesve të fesë islame, nëper xhami të
ndryshme të Kosovës, vërehet trajta dialektore e gegërishtes, por duhet thënë që ka një
përzierje mes dialektit dhe gjuhës standarde. Pra, ata gjatë ligjërimeve të tyre, praktikojnë apo
më mirë të themi përpiqen të flasin shqipen standarde, por ka shmangie nga rregullat
gramatikore, të cilat i kemi evidentuar në punim.
Sistemi i zanoreve në ligjëratat fetare është i ngjashëm me të folmen e zonës së Deçanit, me
disa përjashtime të vogla për shkak të ndikimit të gjuhës së “Kuranit”, i cili është i pasur me
një sistem tejet të zhvilluar të zanoreve. Duhet të theksojmë së alfabeti arab ka vetëm tri
zanore: a, i, u, që nuk u japin mundësi për të nxjerrë përfundime të qëndrueshme për vokalet
e ndërmjetme që i ka alfabeti i gjuhës shqipe, si: o, y, ë, aq më pak për nazale, sikur a!
Bashkëtingëlloret okluzive palatale q dhe gj, me afrikatet: ç dhe xh, jo vetëm që përdoren nga
ligjëruesit e fesë islame në Deçan, por në përgjithësi, në të folmen e Kosovës, kryesisht
fonemat: q, gj, janë afrikatizuar në: ç dhe xh.
Grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj, në të folmen e Kosovës, respektivisht në të
folmen e ligjëruesve të fesë islame nuk ruhen si të tilla, ato janë shndërruar në m, n, g.
Prandaj, si përfundim mendoj se punimi në fjalë do të jetë një ndihmesë për dialektologjinë
shqiptare dhe për të gjithë ata që merren me studime të tilla.
24
Literatura
1. “Dialektologjia shqiptare II” AKADEMIA E SHKENCAVE E REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË, Tiranë, 1974
2. Gj. Jorgji & Sh. Gjovalin. (2003), “Dialektologjia”, Tiranë.
3. T.Shaban , (2018), Xhamia e Re, Deçan.
4. M.Refik, (2018), Xhamia e Pozharit, Pozhar.
5. Xh.Besim , (2018), Xhamia e Devollit, Vitomericë.
6. C.Bedri, (2018) “Nata e Kadrit”, Irzniq.
top related