punim diplome - edukimi.uni-gjk.org rrustemaj.pdf · muzika si e tillë është e lashtë sa edhe...
Post on 30-Aug-2019
5 Views
Preview:
TRANSCRIPT
1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI “
FAKULTETI I EDUKIMIT
DEGA : PARASHKOLLOR
TEMA : Qëllimi dhe objektivat e edukatës muzikore në programin parashkollor
Punim Diplome
Mentori / ja : Studenti / ja:
Prof.ass.Msc. Mimoza Kurshumlia Kristella Rrustemaj
Gjakovë, korrik 2017
2
Përmbajtja:Falenderime dhe Mirënjohje…………………………………………... 3
Biografia.................................................................................................... 4
Hyrja.......................................................................................................... 5
Abstrakti..................................................................................................... 6
Zhvillimi historik i edukimit muzikor…………………………………….. 7
Disa të dhëna për zhvillimin e edukimit tonë muzikor........................ 9
Muzika, ndikimi i saj, si dhe pse?....………………………………… 10
Muzika dhe fëmijët.....................................................................................12
Përse lodrat me muzikë janë të mira për fëmijë.................................... .13
Qëllimi dhe Objektivat e Edukimit Muzikor Parashkollor( Parafillor )……………………………………………………………......15
Efektet e muzikës në zhvillimin e fëmijës............................................... 16
Edukata muzikore......................................................................................... 17
Ndikimi i muzikës tek zgjuarsia e fëmijëve...……………………………….19
Qaste nga Praktika me nxënësit e nivelit Parashkollorgjatë kohës së studimeve………………………………………………….21
Spjegimi më detajisht i Planit Ditor………………..…………………….23
Rezymeja…………………………………………………………………….27
Literatura dhe referencat……………………………… ………………….28
3
Falenderime dhe Mirënjohje
u falemnderit të gjithëve për praninë e juaj !
Këto vite të studimeve ishin sa të mundimshme aq edhe kuptimplote. Me ndihmën
e familjarëve dhe njerëzve të mi, i kapërceva të gjitha sfidat dhe i`a sot në
prezencën tuaj e mbroj Temën e Diplomës, duke përfunduar studimet Baçelor pranë
Fakultetit të Edukimit.
Një falendërim shkon për stafin e Fakultetit në përgjithësi, duke përfshirë profesorët dhe
pjesën administrative.
Prezenca e juaj sot, në këtë ditë të veqantë për mua, është një nder që më bëhet nga
ana e juaj.
Respekte dhe çdo të mirë !
Gjakovë, korrik 2017
J
4
Biografia
uhem Kristella Rrustemaj, jam e lindur me
13.05.1994 në Gjakovë. Shkollën fillore,
e kam përfunduar në Dardani -
Gjakovë, përkatësishtë në Shkollën Fillore „
Selman Riza „. Atë të mesme në Shkollën e
Mesme Ekonomike „ Kadri Kusari“ - Gjakovë.
Studimet i kam filluar në vitin akademik,
2013 / 2014 në Fakultetin e Edukimit,
përkatësishtë në drejtimin Program Parashkollor.
Sot, para jush po e mbroj Temën e Diplomës,
ku dhe me këtë përfundoj Studimet Bachelor
pranë këtij drejtimi, përkatësisht Fakulteti.
Q
5
Hyrjeuzika, si pjesë e jetës së njeriut, në njërën anë dhe pjesë përbërëse e vetë
shpirtit të njeriut në anën tjetër, dhe si pjesë e artit, ka qëllime dhe
ojektiva të ndryshme tek njeriu në përgjithësi dhe në formimin e
personalitetit në veqanti.
Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu.
Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët edhe tek të rriturit.
Besohej se muzika është njëra ndër pjesët përbërëse të shpirtit të njeriut, dhe si e tillë
duhej zhvilluar. Qëllimi i saj ka qenë që të zhvillonte shpirtin e njeriut në mënyrë të
përsosur përmes muzikave të zgjedhura, ku kjo e fundit ndikonte direkt në zhvillimin e
personalitetit.
Muzika, edhe sot, përpos të rriturve edhe tek fëmijët e moshave të ndryshme, ka një
rëndësi të veqant, duke përfshirë të gjitha sferat e jetës. Muzika, ka qenë, është dhe do
të jetë, me qëllime dhe objektiva të qarta tek të gjitha moshat, në formimin dhe
zhvillimin e shpirtit të njeriut.
Njeriu, është qenie humane, ku si e tillë përbëhet nga 4 ( katër ) pjesë përbërse: trupi,
mendja, zemra dhe shpirti. Pra, muzika me objektivat dhe qëllimet e saj, ndikon indirekt
në zhvillimin e personalitetit.
M
6
Abstrakti
uke u nisur edhe nga vetë titulli i këtij punimi, më poshtë do shtrojmë
gjykimet dhe arsyet lidhur me rastin në fjalë.
Fillimisht, do ndalem në një historik, duke filluar që nga parahistoria e deri
tek shek. XVI ku edhe del në shfaqje Opera e parë. Gjatë kësaj periudhe, si ndikim në
edukimin muzikor, kanë një rol të rëndësishëm instrumentet muzikore, të cilat jan të
shumta dhe të ndryshme.
Do ndalemi pak edhe tek ndikimi i muzikës tek ne, rëndësia e saj në trevat tona, si dhe
ndikimi në aspektin e edukimit.
Më pas do sjellim ca të dhëna shkencore lidhur me ndikimin e muzikës tek fëmijët dhe
parashkollorët. Ndikimi i muzikës në aspekte të ndryshme tek fëmijët dhe tek
parashkollorët në arritjen e qëllimeve dhe objektivave.
Kemi paraparë edhe disa foto nga praktika gjatë kohës së studimeve si dhe një plan
ditor për fund.
Urojmë të kemi sjellë informata të duhura për këtë temë, dhe si të tillë, kemi qenë
gjithnjë në bashkëpunim me Mentoren, përpos tjerash, duke marrë për bazë të gjitha
sugjerimet dhe kritikat.
Një vlerësim të punës sonë pritet t`a jap edhe audienca, me rastin e mbrojtjes së kësaj
teme publikisht.
Fjalët kyqe:1.Psikologjia2.Muzika3.Lodra4.Fëmijë5.Zhvillimi Kristella Rrustemaj,
Korrik, 2017 - Gjakovë.
D
7
Zhvillimi historik i Edukimit Muzikor
rtet gjithnjë, që nga fillimet e jetës shoqërore të njeriut, kanë luajtur rol të
rëndësishëm. Posaçërisht arti muzikor ka qenë i pranishëm në shfaqjet e
ndryshme jetësore, sepse ai zinte vend të dukshëm. Njeriu nëpërmjet këngës
drejtonte lutje përëndive që të sillnin shi, diell, të kishte gjueti të bollshme e të tjera.
Në këtë rend shoqëror përvoja e të rriturve bartej në brezat e rinjë brenda jetës familjare
dhe gjatë vetë procesit të punës.
Sikurse për muzikën, ashtu edhe për edukimin muzikor, në komunitetin e parë nuk ka të
dhëna konkrete, kështu që vetëm nëpërmjet kërkimeve krahasimtare mund të flitet për
kulturën muzikore të asaj kohe.
Me kalimin e kohës njerëzit e zhvilluan konceptin e instrumenteve muzikore për të
prodhuar melodinë. Deri në këtë kohë në evolucionet e instrumenteve muzikore melodia
përdorej vetëm në këngë.
Në Greqi, Romë dhe Etruria përdorimi dhe zhvillimi i instrumenteve muzikore qëndron
në shkallën e kontrastit të zhvillimit të kulturës së këtyre vendëve. Instrumentet e asaj
kohë ishin relativisht të thjeshta dhe në të vërtet ishin huazuar nga kulturat e tjera. Lira
ishte instrumenti primar, të cilën muzikantët e përdornin për t‘i thurur këngë zotit.
Instrumente të tjera të përdorura në këto vende përfshinin harpat vertikale, të trashëguara
nga orienti, lahuta nga Egjiptianët, lloje të ndryshme fyejsh dhe organosh, të cilat u
luajtën fillimisht nga gratë.1
Si popujt e lashtë orientalë, ashtu edhe grekët e vjetër, muzikës i kushtonin vend të
rëndësishëm, në sistemin e tyre edukativ. Ata muzikën e trajtonin në prizmin e
funksionit etik, të bindur në fuqinë ndikuese që ka ajo në njeriun. Te grekët, nocioni
muzikë kishte kuptim më të gjerë arsimor ( disa disiplina), prandaj dhe Platoni shprehej:
“ Sa më e mirë të jetë muzika në shtetet, më i mirë do të jetë edhe shteti. “ Qëllimi i
edukimit muzikor ishte arritja e harmonisë shpirtërore të njeriut.
1 https://sq.wikipedia.org/wiki/Instrumenti_muzikor
A
8
Qysh nga shekujt e parë të përhapjes së krishtërimit hasën figura të klerikëve muziktarë,
veprimtari e të cilëve shtrihej në drejtim të besimit të tyre për rolin edukativo – fetar që
ka muzika. Vlen të përmendet Niketë Dardani ynë nga Remesiana ( shek. IV), i cili
predikonte se këndimi liturgjik ndikon në gjendjen shpirtërore të njerëzve, si mjet i
fuqishëm që e tejkalon efektin e predikimeve. Shprehej për aspektin etik, estetik dhe
metodik të këndimit: “ Duhet kënduar më fort me shpirt sesa me zë”. “ Zoritja e zërit,
bërtitjet, çjerrjet …janë të ndaluara”: “ Kur këndohet bashkërisht të ujdisen zërat njësh.”
Këto edhe mendime të tjera vazhdojnë ta ruajnë domethënien e tyre praktike të edukimit
muzikor.
Muzika rilindase afirmoi polifoninë, ashtu si dhe konsolidimin e muzikës intrumentale, që
do të shkonte duke evoluar drejt orkestrës moderne.
Në vendët protestante muzika mori rëndësi të madhe, pasi vetë Luteri kishte përkrahur
rëndësinë e muzikës në liturgjinë fetare. U kultivua veçanërisht kori protestant, një gjini
muzikore a capella apo shoqërimin instrumental, përgjithësisht me katër zëra të përziera.
Disa nga kompozitorët që e kultivuan qenë Johann Walther dhe Valentin Bapst.
Nga fundi i shekullit të XVI, Italia kishte përvetësuar ndikimet veriore,
me Venecien, Romën dhe qytete të tjera që ishin qendra të aktivitetit muzikor, duke e
kthyer situatën nga ajo e qint viteve më parë. Opera lindi në këtë kohë në Firence si një
përpjekje për të ringjallur muzikën e Greqisë së Lashtë.
Në fund të shekullit të XVI lindi opera, iniciativ e një rrethi eruditësh (Camerata
Fiorentina), që me zbulimin se Teatri i Greqisë së lashtë këndohej, hodhën idenë e
muzikalizimit të teksteve dramatike. Opera e pare qe Dafne (1594), e Jacopo Peri.2
2 https://sq.wikipedia.org/wiki/Instrumenti_muzikor
9
Disa të dhëna për zhvillimin e edukimit tonëmuzikor
uzika Popullore Shqipëtare, përbën një ndër pasuritë më të çmuara të
vendit. Në përshkrimet e studiuesve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë
shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria
kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor, por ka edhe burime të tjera. (Sipas shifrave
të bëra publike nga kreu i METE-s, Nasip Naço, Shqipëria ka rezerva: 437 milionë tonë
naftë; rreth 13 miliardë meter kub gaz; rreth 800 milionë ton qymyr; rreth 57 milionë tone
kromite; 69 milionë tone baker; rreth 300 milionë tone hekur-nikel; rreth 230 milionë tone
nikel silikat; rreth 133 milion tone titano -magnetik; rreth 13 milionë tone bokside; mbi 500
milionë tonë kripë guri; mbi 108 milionë tonë olivinite; mb i 108 milionë tone dolomite dhe
rreth 54 milionë ton fosforite, raprotojnë mediat shqiptare.)3
Lumi i Shkumbinit, që përshkon mes për mes Shqipërinë, përveçse ndan dy dialektet
kryesore të vendit në Gegë në Veri të Shkumbinit dhe në Toskë në Jug të Shkumbinit,
shërben edhe si kufi natyror për klasifikimin e tipologjisë së folklorit muzikor.
Nisur nga roli i dorës së parë që ka në traditën shqiptare, folklori muzikor studiohet si
lëndë e veçantë në shkollat e mesme të përgjithëshme, në ato artistike, si edhe në
Akademinë e Arteve të Tiranës, ku formohen edhe etnomuzikologët e ardhshëm.
Kënga si formë e zëshme bënte ndikim patriotik dhe estetik, sidomos te të rinjtë. Është
koha kur paraqitet një numër krijuesish muzikorë, si: Palok Kurti, Frano Ndoja, Thanas
Floqi etj.
Qysh nga nismëtarët e Shkollës së parë shqipe të Korçës ( 1887 ), Sevast, Parashqevi
e Gjerasim Qiriazi, filloj përshtatja dhe krijimi i këngëve shqipe në bazë të kritereve
didaktike.
3 http://www.albinfo.ch/publikohen-pasurite-minerare-te-Shqiperise/
M
10
Me paraqitjen e muzikantëve profesionistë gjithnjë e më në numër, ngrihet niveli i
kulturës nuzikore, që nënkupton edhe dimensionin edukativ në kuptimin më të gjërë të
këtij zhvillimi.
Pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, kur Kosova sërish përfshihet në juridiksionin
e ish - Jugosllavisë, ndërpritet bashkëpunimi me Shqipërinë. Kjo ndërprerje sjell pasoja
shumë të rënda në arsimin shqip.
Në edukimin muzikor ndalohen këngët e autorëve nga Shqipëria dhe në vend të tyre
përkthehen këngët sllave për t`u përdorur në shkollat shqipe. Vetëm pas viteve të 5o-ta
të shekullit që lamë, në Kosovë rifillojnë përpjekjet për formësimin e edukimit muzikor
me tipare kombëtare.4
Muzika, ndikimi i saj, si dhe pse?
ëgjoni sa më shumë muzikë. Ky është përfundimi që sjell një tjetër studim i
kohëve të fundit nga shkenca, ose më saktësisht nga neuroshkenca. Muzika i
bën mirë trurit dhe të bën më inteligjent. Lidhja e saj me shkencën është e
madhe. Kjo nuk do të thotë se është e barazvlefshme me matematikën, por që ndihmon
shumë, si tek njerëzit e shëndoshë, por veçanerisht tek ata të sëmurë, aty ku muzika
përdoret si terapi. Shpirti ka një lidhje të thellë me trurin, e një prej gjërave që e ka
thelluar këtë janë pikërisht tingujt. Një prej vendeve ku po përdoret shumë terapia
muzikore së fundmi është në kirurgji. Në sallën e operacionit vendoset muzika e
preferuar e të sëmurit, i cili lehtësohet shumë psikologjikisht.
4 Spahiu, Prof.mr.Seniha.Metodika e Mesimit te Muzikes.Prishinw, 2008. Fq..31 -33
D
11
Muzika, kujtesa dhe leximiPrej vitesh është thënë se të mësuarit e një instrumenti muzikor ndihmon në forcimin e
kujtesës, por tani shkenctarët besojnë se përdorimi i një instrumenti muzikor ndihmon
trurin për të zhvilluar të folurit, gjuhën dhe leximin. Pra mësimi i një intrumenti
muzikor mund t’u vijë në ndihmë fëmijëve në procesin e leximit.
Studimi i ri gjithashtu ngre një sëre pyetjesh rreth paaftësive muzikore dhe paaftësive për
të mësuar.
Neurologu John Gabriel thotë se rezultatet e punës së tij kërkimore mund të kenë efekte
të thella tek fëmijët.
Ai mendon se muzika mund t’i ndihmojë fëmijët të shtojnë aftësitë e tyre të leximit ose
t’i përmirësojnë ato. Neuro shkencëtarët thonë se njeriu mëson të lexojë duke
bashkërenduar ato që sheh me ato që dëgjon. Kjo është arsyeja, thonë ata, përse fëmijët
që lexojnë me vështirësi shpesh e kanë të vështirë të bëjnë dallime edhe mes tingujve.
Në studimin e neurologut Gabriel, u morën në shqyrtim dy grupe të rriturish; njëri me
përvojë muzikore dhe grupi tjetër pa një përvojë të tillë. Për pjesmarrësit u luajtën tinguj
muzikorë dhe rrokje fjalësh.
Doktor Gabriel thotë se disa tinguj ishin krejt të ndryshëm dhe herë - herë tingujt kishin
pak dallim nga njëri - tjetri. Tingujt që ishin të ndryshëm u dalluan me saktësi, ndërsa
për tingujt që kishin pak dallim, personat me përvojë muzikore i dalluan ato më mirë
në krahasim me fëmijët që nuk kishin ndonjë përvojë me vegla muzikore. Tek këta
fëmijë gjithashtu u vu re se ata i dallonin me vështirësi dhe ndonjëherë edhe gabim
rrokjet e ndryshme përafërsisht të ngjashme në tingull, si për shembull ga - ka, ma – na...
etj.
Gjatë studimit u përdor edhe skanimi i trurit për të argumentuar se kur muzikantët bëjnë
dallimin midis tingujve, veprimtaria e trurit të tyre është më e përqëndruar. Pra, studimi
rekomandon që fëmijët të merrën sa më shumë me muzikë, pasi kjo përmirëson leximin.5
5 http://forumi.shqiperia.com/threads/muzika-si-ndikon-pse-dhe-si.16100/
12
Muzika dhe fëmijët
ëmijët që luajnë në violinë apo piano mund të jenë duke mësuar më shumë sevetëm Mozartin. Një grup psikiatrësh në Universitetin e Vermontit thotë seushtrimi muzikor mund t’i ndihmojnë fëmijët të përqendrojnë vëmendjen,
kontrollojnë emocionet dhe të zvogëlojnë ankthin e tyre.
Shkencëtarët analizuan skanimet e trurit të 232 fëmijëve të moshës 6 – 14 vjeç, dhezbuluan se për të krijuar tërësinë e mjedisit të fëmijëve – prindërit, mësuesit, miqtë,kafshët shtëpiake, aktivitetet jashtëshkollore, ndihmojnë për shëndetin e tyre psikologjik,ndërsa muzika është një komponent kritik, sepse ajo ndikon në zonat motorike dhe tësjelljes në tru, si për shembull, kujtesën e veprimeve, vëmendjen, organizimin dheplanifikimin për të ardhmën.
Nga muzika ndikohen edhe zonat e trurit që luajnë rol kritik në kontrollin frenues, dhenë aspekte të përpunimit të emocioneve.
Gjetjet forcojnë hipotezën se një violinë mund të ndihmojë betejën e fëmijëve meçrregullime psikologjike më mirë se një shishe me pilula.
Një qasje e tillë mund të jetë e vështirë për t’u përmbushur – tre të katërtat e nxënësvetë shkollave të mesme amerikane rrallë ose kurrë nuk kanë marrë mësime jashtëshkollorenë muzikë apo arte.
Statistika të tilla, kur merren në kontekstin e rezultateve të këtij studimi, nënvizojnërëndësinë jetike të ushtrimeve muzikore për të rinjtë, duke filluar në fëmijëri.6
6 https://blogs.voanews.com/albanian/astritlulushi/2014/12/27/muzika-dhe-femijet/
F
13
Përse lodrat me muzikë janë të mira për fëmijë?
e faktin që zhvillimi i neuroneve ndihmohet nga stimulimet që e rrethojnë, si
dhe nga interaktiviteti me prindërit, muzika në periudhën e hershme gjithashtu
mund të ketë ndikim me rëndësi në zhvillim të trurit.
1. Muzika ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit
Truri i të porsalindurit nuk është i zhvilluar plotësisht dhe neuronet në tru vazhdojnë të
zhvillohen deri në muajin e 6-të. Me faktin që zhvillimi i neuroneve ndihmohet nga
stimulimet që e rrethojnë, si dhe nga interaktiviteti me prindërit, muzika në periudhën e
hershme gjithashtu mund të ketë ndikim me rëndësi në zhvillim të trurit.
2. Muzika ndikon në inteligjencë
Hulumtimet kanë treguar që vogëlushët parashkollorë, të cilët kanë pasur vazhdimisht orë
muzike për disa muaj me radhë, kanë pasur një përparim në raport me vogëlushët tjerë.
Hulumtimi ka kontrolluar aftësitë e fëmijëve në punën me labirinte, me imitime të
mostrave të figurave gjeometrike në ngjyrosje dhe vizatime, dhe rezultati ishte pozitiv. U
dallua përparimi tek fëmijët që kishin mbajtur orë muzike. Aftësitë të cilat ishin objekt i
studimit zënë hapësirën e inteligjencës, që është baza e mënyrës së të menduarit (krahas
atyre që përdorën në matematikë, art dhe shkencë).
3. Muzika ndihmon zhvillimin emocional
Muzika ofron mundësinë e natyrshme dhe të shëndetshme për shprehje individuale, rrit
zhvillimin e fëmijës dhe rrit aftësitë sociale, fizike, emotive dhe njohëse. Muzika në
përgjithësi ofron ndjenjë qetësuese dhe kënaqësie, këtë ndikim pozitiv ka edhe në
emocionet e fëmijëve. Përveç kësaj u zbulua që fëmijët që i bien ndonjë instrumenti
kanë vetëbesim më të madh.
M
14
4. Lodrat me muzikë ndihmojnë në zhvillimin psikik
Shumica e lodrave muzikore janë interaktive dhe kërkojnë koordinim të lëvizjeve të
vogëlushëve. Për këtë arsye këto lodra ndikojnë pozitivisht në zhvillimin motorik, si dhe
përmirësojnë koordinimin e syve dhe duarve. Përveç kësaj, loja me lodra muzikore dhe
përdorimi i ndonjë instrumenti i mëson fëmijët që të jenë më të kujdesshëm, të
fokusohen në dëgjimin e muzikës dhe në përqëndrim.
5. Muzika ndihmon zhvillimin social tek vogëlushët
Loja me lodra muzikore apo përdorimi i ndonjë instrumenti frymëzon fëmijët të bëhen
më të pavarur por edhe të cilësojnë punën në grup. Loja me këto lodra në grup rritë
zhvillimin e aftësive sociale. Gjithashtu, është vërtetuar që fëmijët të cilët luajnë me
lodra muzikore formojnë shoqëri me lehtë sesa moshatarët të cilët nuk luajnë.
6. Lodrat me muzikë i argëtojnë fëmijët
Lodrat muzikore janë veçanërisht interesante dhe fëmijët i adhurojnë sepse ju dhurojnë
argëtim. Nëse fëmija është i rrethuar nga muzika në fëmijëri, kjo i ndihmon që të krijojë
dhe të ndërtojë interes për muzikën dhe për zhanre të ndryshme.
7. Lodrat me muzikë e forcojnë lidhjen e prindërve dhe fëmijëve
Tre muajt e parë janë kyç për forcimin e lidhjes në mes të prindërve dhe të fëmijës. Në
këtë periudhë fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm, prandaj përveç se t’i kënaqni nevojat
themelore të foshnjës, është me rëndësi që prindërit t’i kushtojnë vëmendje dhe dashuri
vogëlushëve të tyre.
Për të porsalindurin, fytyra juaj dhe reagimet emocionale janë fokusimi primar. Me
përdorimin e lodrave muzikore për fëmijë, ju mund të tërhiqni vëmendjen e vogëlushit,
ndërsa kur foshnja të rritet pak, lodrat muzikore bëhen interaktive për të dy.
Aktivitetet argëtuese siç janë instrumentet dhe lodrat muzikore marrin vëmendjen e
fëmijëve tuaj për një kohë, dhe përveç argëtimit të përbashkët, fëmijës kjo do t’i
shërbejë për shumë arsye.7
7 http://www.gazetaexpress.com/shneta/perse-lodrat-me-muzike-jane-te-mira-per-femije-51999/?archive=1
15
Qëllimi dhe Objektivat e Edukimit MuzikorParashkollor (Parafillor)
ëllimi i edukimit dhe i arsimit të përgjithshëm parashkollor është sigurimi i
kushteve për zhvillimin fizik, intelektual, social, emocional dhe moral të fëmijëve
duke i’u mundësuar, në këtë mënyrë, që zhvillimi i tyre i mëtejmë të jetë më i
suksesshëm dhe më i plotë.
Nga qëllimi gjithëpërfshirës dhe unik i edukimit parashkollor buron edhe qëllimi i
edukimit muzikor që i shprehur në mënyrë të duhur do të thotë: nxitja e fëmijëve për ta
përjetuar artin muzikor dhe për t’u shprehur në mënyrë të lirë më mjetet shprehëse
muzikore, varësishtë nga mundësitë e tyre. Qëllimi në të vërtetë është mjaft kompleks,
sepse zhvillimi i aftësive muzikore është një proces i gjatë i transformimit kuantitativ
dhe kualitativ i dispozitave muzikore të trashëguara. Prandaj edukimi muzikor ka një
varg objektivash të qarta edukative:
- para se gjithash, veprimtaria muzikore duhet t`u sjellë gëzim dhe disponim të mirë, si
dhe të nxisë emocione pozitive:
- nëpërmjet procedurave edukative mësimore përkatëse me moshën, të inicohet interesimi
për muzikë, përkatësishtë për dëgjim të muzikës.
- Të përkrahet dhe të kultivohet spontaniteti i të shprehurit muzikor të lirë të fëmijëve,
pra të nxitën mundësistë krijuese të tyre.
- Të bëhen nismat e zhvillimit të veshit muzikor nëprmjet ndjenjës ritmike, melodike e
të memories muzikore.
- Të zhvillohet dhe të kultivohet zëri i fëmijëve dhe gradualisht të aftësohen për këndim
dhe muzikim individual dhe të përbashkët.
Q
16
Realizimi i objektivave edukative - muzikore gjithnjë duhet të bazohet në mundësitë
përjetuese dhe përcepuese të fëmijëve të kësaj moshe.8
Muzika është një faktor që ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit të fëmijëve. Këtë gjë
e kanë vërtetuar studiuesit e Universitetit kanadez në Ontario.
Fëmijët që kanë marrë pjesë në programin interaktiv të kurseve të muzikës kanë treguar
përparim në aftësitë e komunikimit, siç është bërja me dorë apo të treguarit me dorë
ndaj objektit të largët.
Fëmijët po ashtu kanë qeshur më shumë dhe kanë qenë shumë më të qetë dhe nuk kanë
reaguar vrullshëm kur janë gjetur në një situatë të panjohur ose të padëshiruar.
Disa fëmijë kanë zhvilluar më herët ndjeshmërinë ndaj muzikës dhe janë mësuar ta
njohin atë.9
Efektet e muzikës në zhvillimin e fëmijës
othuajse që nga fillimi i historisë njerzore, muzika është përdorur si një forcë
shëruese. Aristoteli mësonte: kur ne dëgjojmë muzikë apo poezi, shpirti jonë
ndryshon shumë. Nga Hipokrati e gjer tek burrat e mjekësisë amerikane, njerëzit
e kanë përdorur gjatë këndimin dhe të luajturit në instrument si shërim.
Në kohërat moderne, shkollarët dhe doktorët e kanë hulumtuar fuqinë misterioze të
muzikës. Doktorët kanë zbuluar atë se bebet shprehin preferenca për të njëjtën muzikë,
të cilën e kan dëgjuar edhe sa ishin në mitër. Shumë studime kan treguar se muzika për
fëmijë dhe bebe , ndihmonë në ndërtimin e urave Neurale për përpunimin e mendimeve
dhe të informatave. Muzika mund të stimuloj valët Alfa të trurit, të cilat krijojnë sensin
e qetësisë në dëgjim.
Studimet tjera tregojnë se muzika e hershme dhe instruksionet kanë ndikim në zhvillimin
e aftësive përceptuese, e cila ndikon në zotësitë e gjuhës dhe të letërsisë...
8 Spahiu, Prof.mr.Seniha.Metodika e Mesimit te Muzikes.Prishinw, 2008. Fq..34 -35.9 https://durreslajm.al/magazine/ja-si-ndikon-muzika-tek-f%C3%ABmij%C3%ABt
P
17
Përpos gjuhës, muzika aktivizon çdo nënsistem të trurit, duke përfshirë strukturat e
motivimit dhe të emocionit.
„ Të bërit muzikë me të tjerët, fëmijëve u jep një ndjenjë të bukur se i përkasin grupit.
Fëmijët të cilët mund të mos i‘u bashkohen të tjerëve, mund të jenë të turpshëm, kanë
kufi me aftësitë e gjuhës angleze, apo nevoja të veqanta, mund të participojnë lirshëm
kur të vije në pyetje muzika“ shkruan dr. Patricia Vardin, drejtoresh e Zhvillimit e
Edukimit të Fëmijërisë së Hershme në kolegjin Manhattanville.10
Edukata muzikore
dukimi muzikor është fushë edukative e cila integrohet natyrshëm me fushat e
tjera të kurikulit. Integrimi ndërfushor bëhet gjatë gjithë procesit të edukimit
parashkollor. E veçanta e edukimit muzikor është se shtrihet në të gjitha
aktivitetetet e fëmijës parashkollor, i nxitë dhe i frymëzon fëmijët për aktivitetete të
ndryshme. Aftësitë muzikore zhvillohen jo vetëm me aktivitetet muzikore por edhe
përmes aktiviteteve në fushat e tjera edukative, e duke i ndërlidhur me kontekstin jetësor
të fëmijës. Aktivitetet e ndryshme të fëmijës në natyrë dhe mjedisin jetësor (social) të tij,
i mundësojnë të njohin tinguj e zëra të ndryshëm të botës që na rrethon. Kompozimet
me karakter të gëzueshëm, të shpejtë, të qetë, marrshimet etj, të integruara me
personazhet apo dukurit e ndryshme, fëmijët i dëgjojnë, i përfytyrojnë dhe i imitojnë
lëvizjet e tyre, me çka plotësojnë përfytyrimet për botën dhe zhvillojnë fizikun dhe
shëndetin e tyre. Edukimi fizik e shëndetësor i ofron mundësi fëmijës të zhvillojë
ndjesinë për ritmin, harmoninë etj, si dhe të arrijë gjendjen fizike të nevojshme për
aktivitetetin muzikor. Këngët me tema për botën bimore dhe shtazore mundësojnë, nga
njëra anë formësimin dhe zgjërimin e nocioneve të fëmijës për botën e nga ana tjetër
zhvillohen aftësitë muzikore të tij. Shqiptimi i tingujve, fjalës dhe fjalisë ka mundësi të
10 http://penfieldbuildingblocks.org/2013/07/the-effects-of-music-on-childhood-development/
E
18
realizohet përmes këngës në grup, asaj individuale etj, apo përmes rrëfimit të përrallave,
tregimeve apo ngjarjeve nga jeta e përditshme e fëmijës.
Vargjet me rimë janë të afërta me fushën e muzikës. Aktivitetetet ritmike si lëvizja me
ritëm, ecja sipas ritmit, harmonia e ligjërimit dhe lëvizjes etj, ndihmojnë për t`u
zhvilluar aftësia e dallimit të ritmit, melodisë dhe harmonisë së shqiptimit të drejtë të
tingujve dhe rimes. Muzika instrumentale mund të integrohet përmes dramatizimit të
teksteve letrare dhe jo letrare. Loja me kukulla e shoqëruar me muzikë adekuate
mundëson përjetimin më të thellë të muzikës dhe lojës. Lojrat me grupe fëmijësh, gjatë
të cilave fëmijët formojnë rrethin, lëvizin lartë – poshtë, pozicionohen para - pas, majtas -
djathtas etj, të shoqëruar me muzikë, krijojnë shanse të favorshme që të edukohet jo
vetëm muzikaliteti i fëmijës por, në atmosferë të këndshme, fëmija t’i njohë dhe kuptojë
disa nocione matematike.
Aktivitetetet në fushën e muzikës gërshëtohen edhe me artin figurativ. Fëmijët me
kënaqësi vizatojnë dhe modelojnë lulet, shpezët, shtazët etj, e të cilave u dedikohet
kënga. Integrimi ndërfushor, pra i edukimit muzikor dhe fushave të tjera edukative
mundëson zhvillimin dhe edukimin më të natyrshëm e tërësorë të parashkollorit.11
Dëgjimi i këngëve, ritmit dhe librave me figura, është një mënyrë e madhe për të
zhvilluar tek fëmijët aftësitë komunikuese dhe të folurit.
Këndoni fëmijës suaj. Fëmijët nuk duan asgjë më shumë se zërin e prindërve.
Këndimet dhe ritmet, kanë një ndikim të madh pozitiv në gjuhën e një fëmije, po ashtu
në zhvillimin e të shkruarit dhe të lexuarit.
Studimet kanë treguar atë se fëmijët të cilët e pelqejnë muzikën, këndimin, pretendojnë
të flasin më thjeshtë. 12
11 http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/kurrikula-e-edukimit-parashkollor-ne-kosove-3-6-vjec_1.pdf12 http://www.dailyrecord.co.uk/special-features/the-big-read/helpful-stuff/importance-of-songs-and-rhymes-in-the-early-years-1151443
19
Ndikimi i muzikës tek zgjuarsia e fëmijëve
esohet se t’u mësosh fëmijëve muzikë i bën ata më inteligjentë, por autorët e
një studimi të ri thonë se nuk ka fakte shkencore që edukimi i hershëm
muzikor ka ndonjë ndikim në inteligjencën e fëmijëve.
Rreth 80 % e të rriturve amerikanë mendojnë se mësimet e muzikës ndihmojnë në
përmirësimin e notave të fëmijëve ose në rritjen e aftësive të të mësuarit. Në fakt, thonë
ekspertët, fëmijët mund të përfitojnë shumë nga mësimet e muzikës, si krenaria që vjen
me të mësuarit se si të interpretosh një këngë të re apo tek roli i muzikës si burim
krijimtarie.
Hulumtues nga Universiteti Harward në shtetin e Masaçusetsit, megjithatë, kanë zbuluar
se mësimet e muzikës në moshë të vogël nuk e rrisin inteligjencën.
Hulumtuesit, të drejtuar nga Samuel Mehr i Shkollës së Arsimit, thonë se është një ide e
gabuar të mendosh se mësimi i një vegle muzikore përmirëson zhvillimin e inteligjencës
së një fëmije.
Zoti Mehr e bazon këtë në rezultatet e studimeve që matën aftësitë mendore të dy
grupesh 4 vjeçarësh dhe prindërve të tyre. Një grup u vendos në klasë muzike, dhe tjetri
në një klasë që përqëndrohet tek artet vizuale.
“Faktet thonë ‘jo.’ Ne nuk gjetëm prova për ndonjë përfitim tek testet për fëmijët që ishin
pjesë e kursit të muzikës.”
Edhe pse janë kryer dhjetëra studime për të mësuar nëse edukimi muzikor i bën fëmijët
më të zgjuar, zoti Mehr thotë se rezultatet kanë qenë të ndryshme. Ai thotë se vetëm
një studim, i publikuar vite më parë në revistën akademike Nature, dukej se tregonte një
rritje të vogël prej 2,7 % në koefiçientin intelektual, mes studentëve pas një viti
mësimesh muzikore.
Por zoti Mehr, i cili thotë se koefiçienti intelektual nuk është matje e mire e
B
20
inteligjencës së një fëmije, thotë se hulumtuesit vendosën të krahasojnë se si fëmijët me
trajnim muzikor kryejnë detyra mendore në krahasim me ato pa mësime muzike.
Nuk u gjetën prova se grupi me trajnim muzikor i’a kalonte në mënyrë të
konsiderueshme grupit tjetër për detyrat mendore.
Për të konfirmuar rezultatet, kërkuesit kanë kryer një studim të dytë me një grup më të
madh të rinjsh dhe prindërve të tyre, dhe nuk gjetën asnjë avantazh në lidhje me
mësimet e muzikës.
Edhe pse mësimet e muzikës nuk mund t’u ofrojnë fëmijëve një mënyrë më të shpejtë
për të arritur të jenë pjesë e institucioneve prestigjioze akademike, zoti Mehr thotë se ata
kanë një rëndësi të vaçantë kulturore.
“Ne u mësojmë muzikë sepse ajo është e rëndësishme për ne. Një analogji në një fushë
tjetër, për shembull, është se ne nuk e mësojmë Shekspirin në mënyrë që fëmijët tanë të
jenë më të aftë në fizikë. Ne mësojmë Shekspirin sepse është e rëndësishme për ne. Dhe
unë nuk mendoj se muzika duhet të jetë ndryshe nga kjo.”
Një artikull që analizon përfitimet e trajnimit muzikor të fëmijëve është publikuar në
revistën akademike PLOS ONE.13
13 http://www.zeriamerikes.com/a/miti-muzika-zgjuarsia/1811001.html
21
Qaste nga Praktika me nxënësit e nivelitParashkollor gjatë kohës së studimeve
22
Fig 1. Të luajturit me Piano, dhe këndimi së bashku me nxënës
23
Fig. 2. Puna me nxënës gjatë praktikës.
24
Spjegimi më detajisht i planit mësimor
ëmijët po vinin. Si çdo ditë i prisja te dera që t’iu dhuroja mirë se ardhje.Ata më përshëndetën me plot ëmbëlsi.
Pasi u kompletuam të gjithë i përshëndeta edhe një herë. Ata ma kthyennjë zëri.
Plotësuam kalendarin.Përsëritëm stinët e vitit, muajt e vitit, ditët e javës. Gjithashtu komentuam motin e
sotëm.Filluam bisedën duke aplikuar formën me topin ngjyrë të kuqe. Atij që i’a hedh topin
ai e merr fjalën.Cila stinë ju pëlqen dhe pse?, cila kohë? ( me diell, me shi, apo me borë).Fëmijëve më së shumti i’u pëlqeu stina e pranverës dhe e verës, gjithashtu treguan
edhe arsyet pse ju pëlqen ajo stinë.Bashkëbiseda po zgjerohej, taman që të kyqemi tek tema “pranvera”.
Fillova me gjegjëzën:“ Të bukura janë
shumë ngjyra kanëkënaqëm kur i shikojmë,parqet zbukurojnë”
Lulet në pranverë
F
25
ëmijët flisnin me shumë dëshirë për zbukurimin e natyrës në këtë stinë ( si:qelin lulet, shohim ylberin, shohim fluturat dhe bletët në lule, etj).
E zgjeroja bisedën duke i nxitur me pyetje. Ata aq bukur komentonindhe jepnin shumë mendime.
Pasi përmendëm bletët dhe fluturat, që t’i aktivizojmë fëmijët pas një bisede pak tëgjatë, mora sintin që ta interpretoj këngën “ bleta dhe një flutur”. Një këngë aq e bukurdhe shumë e dashur për fëmijët.
Këtë këngë e kishim mësuar ditët paraprake, ndërsa sot vetëm e përsëritëm, e kënduamtë gjithë së bashku. Fëmijët vallëzuan pak dhe u kënaqën.
Tani erdhi radha që të luajm lojën “ Ylberi”.Një lojë mjaftë atraktive dhe e pëlqyer nga fëmijët.Një lojë që zhvillon imagjinatën e fëmijës.Një lojë që aktivizon muskujt e fëmijëve.
LOJA:
17 nxënës,16 karrike.
Karriket duhet renditur në formë rrethi.Fëmijët duhet të ndahën dy nga dy, sipas 7 ngjyrave të ylberit ( pra dy fëmijë duhet
të kenë të njëjtën ngjyrë)Do të thotë 7- ngjyrat e ylberit që do t’i kenë nga 2 fëmijët, bëjnë 14- fëmijë, 3-
fëmijë duhet të kenë ngjyrën e bardhë.16- fëmijë ulen, ndërsa një rri në mes.Fëmija që është në mes e thotë njëren nga ngjyrat e ylberit, dy fëmijët që e kanë atë
ngjyrë duhet t’i ndërrojnë vendet, fëmija me ngjyrë të bardhë duhet që t’a kontrollojsituatën që ta zë karrikën, ai që mbetet në këmbë duhet të hy në mes.
Fëmija që është në mes mund ta thotë edhe fjalën ‘‘ YLBBER“. Në atë moment që tëgjithë fëmijët duhet t’i ndërrojnë vendet.
Esenca e lojës është që të luftojnë që t’a zënë karrikën të mos mbetën në këmbësepse atëherë duhet të futën në mes.
E thash në fillim lojë që zhvillon imagjinatën e fëmijëve. Po, sepse fëmijët duhet tambajnë në mend ngjyrën e vet, mos ta ngatërrojnë, sepse nëse e harrojnë ngjyrën e vetëe nuk ngritën në këmbë që ti ndërrojnë vendet atëherë duhet të hy në mes.
Fëmijët u kënaqën shumë.Koha kaloj shpejtë.
Ata më përshëndetën dhe u larguan duke më uruar ditë të mirë.
F
26
27
ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fusha kurrikulare: Ed.muzikore /Lënda: / Shkalla e kurrikulës: 1 Klasa: Parafillore
Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Dallon stinët e vitit, di t’i thotë muajt e vitit, njeh ngjyrat e ylberit,di të këndoj këngën duke përcjellur melodinë e sintit, i di rregullat e lojë .
Tema/njësia mësimore: Pranvera
Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën 1 :
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fjalët kyçe: Pranvera, stinët, sinti, ylberi.
Rezultatet e të nxënit të lëndës: Të këndoj këngën “ Bleta dhe një flutur” duke përcjellur mësuesën teksaluante me sint.Të dalloj muajin në të cilin është pranvera në bazë të bisedës që e aplikuam në fillim të orës.
Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: letrat me ngjyrat e ylberit, karriket.
Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Në cilin muaj fillon stina e pranverës, qka e ndryshon natyrën, me çkazbukurohet natyra, si është moti.
Çështjet ndërkurrikulare: Gjuhë dhe komunikim, Edukatë fizike
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse:
Bashkëbisedim rreth stinës së pranverës.Leximi i gjëgjëza.“ Të bukura janë
shumë ngjyra kanëkënaqëm kur i shikojmë,parqet zbukurojnë”
Pjesa kryesore:
Me sint këndojmë këngën “ Bleta dhe një flutur”.
Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore:
Luajmë lojën “ Ylberi”
28
Rezymeja
ë këtë pjesë të këtij punimi, përpos tjerash, kisha me e cekë rëndësinë e
muzikës dhe edukimit të muzikës, si një nga pjesët kryesore në jetën e njëriut.
Muzika dhe Edukimi muzikor, siç shifet edhe në këtë temë, janë dy sinonime,
por qëllimi dhe objektivi është, po thuajse i njëjtë. Edukimi muzikor, si qëllim dhe
objektiv, ka pas dhe ka ngritjen e njeriut në të gjitha aspektet e jetës.
Sa i përket edukimit muzikor tek fëmijët dhe parashkollorët, kuptuam se muzika që
fëmija dëgjon në mitër është e supozuar se do e dëgjon edhe pas lindjes. Tek
parashkollorët, edukimi muzikor bëhet përmes lojërave të ndryshme muzikore, me forma
të trupit, si.p.sh. me duar , me shuplaka,etj.
N
29
Literatura dhe referencat
1.Spahiu, Prof.mr.Seniha.Metodika e Mesimit te Muzikes.Prishinë, 2008. Fq..24 -25.2.Spahiu, Prof.mr.Seniha.Metodika e Mesimit te Muzikes.Prishinw, 2008. Fq..34 -35.3.Bardhyl, Musai. Metodologjia e mësimdhënies.Tiranë.4.Kraja, Prof.dr. Musa.Pedagogjija.Tiranë.5.Dyla, Prof. em. Besim. Struktura e elementeve mësimore. Gjakovë6.Brada, Prof.dr. Riza. Didaktika Kibernetike. Prishtinë.7. https://sq.wikipedia.org/wiki/Instrumenti_muzikor8. http://www.albinfo.ch/publikohen-pasurite-minerare-te-Shqiperise/9. http://forumi.shqiperia.com/threads/muzika-si-ndikon-pse-dhe-si.16100/10. https://blogs.voanews.com/albanian/astritlulushi/2014/12/27/muzika-dhe-femijet/11. http://www.gazetaexpress.com/shneta/perse-lodrat-me-muzike-jane-te-mira-per-femije-51999/?archive=112. https://durreslajm.al/magazine/ja-si-ndikon-muzika-tek-f%C3%ABmij%C3%ABt13. http://penfieldbuildingblocks.org/2013/07/the-effects-of-music-on-childhood-development/14. http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/kurrikula-e-edukimit-parashkollor-ne-kosove-3-6-vjec_1.pdf15. http://www.dailyrecord.co.uk/special-features/the-big-read/helpful-stuff/importance-of-songs-and-rhymes-in-the-early-years-115144316. http://www.zeriamerikes.com/a/miti-muzika-zgjuarsia/1811001.html
top related