rryma elektrike
Post on 28-May-2015
15.399 Views
Preview:
TRANSCRIPT
RRYMA ELEKTRIKE
TEMA:
PUNOI:• Exhitah Vasija• Selva Livanaj• Uelda Gjatoja• Xhenisa
Spahija
XI-A
OBJEKTIVAT
• Të kuptojmë c’është rryma elektrike.
• Të kuptojme si qarkullon ajo.• Të shpjegojmë efektet e rrymës
elektrike dhe disa nga ligjet themelore bazë që lidhen me të.
PERMBAJTJA E PROJEKTIT
• Ngarkesa dhe lëvizja e saj ne përçues.
• Ku rrjedh rryma elektrike?• Veprimet e rrymës elektrike.• Intensiteti i rrymës elektrike.• Rezistenca- ligjet e Omit.• Puna dhe fuqia e rrymës.
Ngarkesa dhe lëvizja e saj në përçues
• Lëvizja e orientuar e elektricitetit quhet rrymë elektrike.
•Quajme ngarkese elektrike sasine e elektricitetit qe kalon nga njeri trup te tjetri me ane te kontaktit ose ferkimit.
•Nëse dy trupa përçues të elektrizuar që janë në potenciale të ndryshme
i lidhim me përçues, potenciali i tyre do barazohet. Gjatë këtij barazimi potenciali, ngarkesa elektrike prej trupit me potencial me të lartë rrjedh nëpër përçues në trupin me potencial me të ulët.
• Në përgjithësi, çfarëdo lëvizje e orientuar e ngarkesave elektrike quhet rrymë elektrike. • Rryma elektrike mund të rrjedhë:
në metale – lëvizja e elektroneve.
në elektrolite (acide,në tretje të kripës) – lëvizja e joneve pozitive
dhe negative.
në gazra nën kushte të caktuar (shtypje, temperaturë).
në vakum,nëse ndërmjet dy elektrodave përçuese krijojmë një fushë mjaft të fortë - lëvizje e elektroneve.
• Rrymën elektrike të pa ndërprerë e realizojmë me burime të energjisë elektrike.
Veprimet e rrymës elektrike:
Rryma elektrike mund të veprojë në shumë mënyra: Mënyrat më të shpeshta të veprimit të rr. elektrike janë :
• veprimi termik
• veprimi kimik
• veprimi optik
• veprimi magnetik
1) Veprimi termik i rrymës elektrike :
• Përcjellësit e rrymës elektrike shpesh ndahen: • përcjellës të llojit të parë (metalet, grafiti), • përcjellësit e llojit të dytë (përcjellësit elektrolitik).
• Veprimi termik i rrymës elektrike është dukuria e nxehjes së përçuesit me rastin e kalimit të rrymës elektrike nëpër të.
• Rritja e temperaturës së trupit paraqet rritjen e amplitudës së ngarkesave elementare të materies prej së cilës trupi është i përbërë.
• Dukuria ka përdorim të gjerë në praktikë, dhe shpeshherë është me efekt të padëshirueshëm, per shembull te trapani ose motori elektrik.
2) Veprimi kimik i rrymës elektrike:
• Veprimi kimik i rrymës elektrike është dukuria që përçuesit elektrolitik me rastin e kalimit të rrymës ndryshojnë kimikisht. Kjo dukuri quhet elektrolizë.
• Elektroliza ka një përdorim të gjerë në metalurgji
• Shumica e metaleve në gjendje të pastër fitohen kryesisht me elektrolizë (bakri, alumini dhe shumë tjerë).
3) Veprimi optik i rrymës elektrike :
• Veprimi optik i rrymës elektrike është dukuria e kalimit të rrymës elektrikë në dritë.
• Dukuria e dritës nuk është rezultat i nxehjes së filamentit të telit (si në llamben elektrike), por është rezultat i ndryshimeve të brezave energjetike të disa elektroneve në vetë atomet e materies.
• Kjo dukuri ndodh gjatë kalimit të rrymës nëpër plazmë ose nëper ndonjë gjysmëpërçues.
• Edhe kjo dukuri shpesh përdoret në praktikë.
4) Veprimi magnetik i rrymës elektrike :
• është dukuria që rreth rrymës elektrike lajmërohet fusha magnetike.
• Rryma elektrike gjithmonë shprehet me fushe magnetike.
Intensiteti i rrymës elektrike:
• Nëpër një prerje tërthore të ndonjë përçuesi me rrymë në mënyrë te vazhdueshme kalojnë një numër elektronesh, respektivisht një sasi e caktuar e elektricitetit. • Intensiteti i rrymës paraqet sasine e ngarkesës e cila kalon prerjen e përçuesit në intervalin kohor. • Rryma ka intensitet të njëjtë në tërë gjatësinë e përçuesit në të cilin rrjedh, pa marrë parasysh prerjen tërthore të tij. • Njësia matëse për intensitetin e rrymës:
[Q ] C As [I ] = = = = A (amper) [t ] s s
• Amperi është njësi themelore e SI.
Pajisja për matjen e intensitetit të rrymës elektrike quhet ampermetër. Ampermetri lidhet në seri me përçuesin në të cilin matet intensiteti i rrymës.
Rezistenca elektrike
Ligji I i Omit • Gjatë rrjedhjes së rrymës nëpër përçues lajmërohet rezistencë. Georg Simon Ohm ka shtruar matematikisht varësinë e diferencës së potencialit U në skajet e përçuesit metalik me prerje tërthore konstante gjatë rrjedhjes së rrymës konstante me intensitet I:
• Varësia është konstante.
• Ky relacion paraqet: Ligjin e I te Omit
• Njësia matëse për rezistencën elektrike:
Ligji II i Omit• Rezistenca elektrike:- eshte ne perpjestim te drejte me gjatesine l te percjellesit;- eshte ne perpjestim te zhdrejte me siperfaqen e seksionit s;- varet nga natyra e percjellesit.
ρ • lR=
S
Fuqia P në njësi të kohës : P =
Këto ishin disa nga madhësitë dhe dukuritë kryesore që lidhen me
rrymën elektrike.
top related