universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i...
Post on 05-Sep-2019
4 Views
Preview:
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS
FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKO - JURIDIKE
DEPARTAMENTI I ADMINISTRIMIT PUBLIK
TEMA : EKONOMIA INFORMALE NE SHQIPERI
PUNOI: UDHEHOQI :
Elton HAKA Msc. Gentiana KRAJA
Janar 2013
PASQYRA E LENDES
Abstrakt...........................................................................................................................................3
Kapitulli 1:Krijimi i Ekonomisë informale....................................................................................6
Faktorët që krijojnë ekonominë informale....................................................................................8 Tregu i punës...................................................................................................................................................9 Papunësia.........................................................................................................................................................................9 Ulja e orëve të punës.......................................................................................................................................................10 Mos deklarimi i të ardhurave..........................................................................................................................................10
Korrupsioni....................................................................................................................................................11
Sistemi Tatimor.............................................................................................................................................13 Rritja e barrës së taksave dhe e kontributeve të sigurimeve shoqërore.........................................................................14 Mos deklarimi i pasqyrave financiare.............................................................................................................................15
Mos efikasiteti i grumbullimit të të ardhurave tatimore.................................................................................................15
Ekonomia e cash-it........................................................................................................................................17 Mos certifikimi i prejardhjes së parave..........................................................................................................................18 Mentaliteti i ulët i individëve në përdorimin e mjeteve jo cash......................................................................................18 Mungesa e teknologjisë dhe shpërndarjes gjeografike në sektorit bankar.....................................................................19
Kapitulli 2:Ekonomia informale në Shqipëri.................................................................................20
Faktorët që shkaktojnë ekonominë informale në Shqipëri...............................................................20 Tregu i punës...............................................................................................................................................21 Papunësia.....................................................................................................................................................................21 Mos deklarimi i të ardhurave.......................................................................................................................................22 Ulja e orëve të punës....................................................................................................................................................23 Korrupsioni..................................................................................................................................................................23
Sistemi Tatimor...........................................................................................................................................26 Rritja e barrës së tatimeve dhe taksave........................................................................................................................27 Mos deklarimi i pasqyrave financiare..........................................................................................................................28 Mos efikasiteti i grumbullimit të të ardhurave.............................................................................................................29
Ekonomia e Cash-it.....................................................................................................................................30 Mos certifikimi i prejardhjes së parave.......................................................................................................................30 Mentaliteti i ulët i individëve ne përdorimin e mjeteve jo cash...................................................................................31
Mungesa e teknologjisë dhe shpërndarjes gjeografike e sektorit bankar....................................................................32
Kapitulli 3: Masat e marra në luftën ndaj ekonomisë informale.................................................32
Masa janë marrë për sistemin tatimor...............................................................................................33
Uljen e barrës së kontributeve shoqërore:.................................................................................... .....33
Lufta kundër korrupsionit:................................................................................................................36
Reduktimi i procedurave të regjistrimit të biznesit:.........................................................................37
Masa janë marre dhe për Tregun e punës..........................................................................................38
Masa janë marrë për ekonominë e cash-it........................................................................................39
Kapitulli 4. Hipoteza dhe metodologjia...........................................................................................40
Metodologjia.........................................................................................................................................41
Objektivat e studimit............................................................................................................................41
Hipoteza.................................................................................................................................................42 Modeli i zgjedhur..........................................................................................................................................................42
Kapitulli 5 Analiza dhe rezultatet....................................................................................................43
Rritja ekonomike..................................................................................................................................43
Rritja në konsumin e energjisë............................................................................................................43
Ecuria e ekonomisë informale.............................................................................................................44
Konkluzione..........................................................................................................................................45
Kapitulli 6 Konkluzione dhe rekomandime.....................................................................................46
Referenca.........................................................................................................................................47
ABSTRAKT
Shqipëria u zhvillua me shpejtësi nga shkatërrimi i rendit publik dhe nga rënia e prodhimit, tani
ka nevojë për rritje me ritme të larta e të vazhdueshme,në mënyrë që të zvogëlojë diferencat në
zhvillim me vendet e tjera të Evropës si dhe të përmirësojë standardin e jetesës të të gjithë
popullsisë. Situata e tranzicionit drejt demokracisë që po kalon Shqipëria sot, parë në analizën e
faktorëve social dhe ekonomik ka krijuar shpërpjesëtime të ndjeshme shoqërore, ekonomike, por
edhe kulturore, duke krijuar një terren, për ekonominë informale. Mekanizmat rregullatorë
shpesh edhe aty ku ekzistojnë shpërfillen, duke mos luajtur rolin e tyre. Ajo që do të shihet është
literatura e cila na ndihmon për identifikimin e faktorëve dhe njëkohësisht efektet që sjellin ato
në ekonominë informale. Në ekonominë Shqiptare ndikojnë të njëjtët faktorë që bëjnë pjesë në
ekonominë globale.
Niveli i ekonomisë informale llogaritet të jetë në nivele 30-60%. Ky nivel që ka ekonomia
informale në vend ndikohet nga faktor të ndryshëm si: Tregu i punës i cili ka pësuar
transformime pas viteve 1991 dhe ka sjell ndryshime thelbësore në strukturën e sektorëve të
prodhimit dhe të punësimit. Sektori privat u zhvillua pikërisht në këtë periudhë dhe ndikojë në
rritjen e sektorit informal. Faktor tjetër që zhvillon informalitet është korrupsioni të cilin e
shohim gjerësisht në Shqipëri pasi mungesa e strukturave ligjore dhe abuzimi në to i japin akses
ekzistencës dhe përhapjes së tij. Faktori i tretë është sistemi tatimor, ambienti fiskal Shqiptar ka
pasur probleme dhe ka pësuar ndryshime.
Evazioni fiskal është shqetësues për këtë sektor pasi ndikon ndjeshëm në rritjen e ekonomisë
informale. Gjithashtu dhe ekonomia e cash-it është një problem shqetësues pasi Shqipëria kur
doli nga sistemi komunist nuk kishte një kulture mbi sistemin bankar dhe atë të kreditimit. Kjo
mosdije ndikon negativisht në zhvillimin e këtij sektori. Pra mungesa e mentalitetit për praninë e
sistemit bankar sjell një nivel të lartë të parave jashtë këtij sektori, rrjedhimisht rritjen e
ekonomisë informale. Masat që ka marre vendi ynë në parandalimin e këtij fenomeni kanë qenë
të ndryshme. Ato konsistojnë në përmisimin e tregut të punës për uljen e papunësisë, reduktimin
e barrës së kontributeve shoqërore etj. Për përmisimi e sistemit tatimorë janë marrë masa të
shumta të cilat synojnë në uljen e evazionit fiskal, në eficencën e administratës tatimore etj.
Korrupsionit i është dhënë një vëmendje e veçantë pasi ai ndikon në mbarëvajtjen e të gjithë
sistemit shtetërorë dhe ekonomisë në tërësi. Për ekonominë e cash-it sektori bankar ka bërë
përpjekje për reduktimin e saj duke bërë politika të ndryshme për certifikimin e parasë, për
rritjen e përdorimit të sektorit bankar etj.
Për të evidentuar masat e marra dhe ndikimi që ato kanë pasur për vitin 2002-2008 në uljen e
ekonomisë informale jemi bazuar në studimin e modelit të konsumit të energjisë elektrike. Në
këtë model vërehet që parashikimet e bëra për masat në uljen e ekonomisë informale kanë
rezultuar efektive pasi në model shihet që shifrat për informalitetin në 2002 kanë qenë 30 dhe në
2008 shkojnë në 9.69. Ulja e shifrave të informalitetit dëshmon në efektivitetin e masave të
marra në Shqipëri.
THE ABSTRACT
Albania took place rapidly from the destruction of public order and the decline in production and
now needs to increase at high rates of continuous, in order to reduce differences in development
with other European countries as well as to improve the standard of living of the entire
population. The situation of the transition to democracy is facing Albania today, as seen in the
analysis of social and economic factors created significant imbalances, social, economic, but also
cultural, creating fertile ground for informal economy. The regulatory mechanisms even though
they exit, they are often ignored, so they are not playing their role. What will be seen is literature
which helps us to identify the factors and also the effects that bring them into the informal
economy. In the Albanian economy affect the same factors that are part of the global economy.
The level of informal economy is estimated at 30-60% levels. This level has the informal
economy in the country is affected by various factors such as: labor market which has undergone
transformation after 1991 and has brought fundamental changes in the structure of production
and employment sectors.
The private sector took place at this period and the impact on the informal sector. Another factor
that develops informal corruption we see widely in Albania as a lack of legal structures and
Abuse in to give access to its existence and proliferation. The third factor is the tax system,
Albania has had problems and fiscal environment has changed. Tax evasion is worrying for the
sector as significantly affects the growth of the informal economy. Also cash economy is a
concern as Albania when it emerged from the communist system there was a culture in the
banking system and credit. This ignorance adversely affects the development of this sector. So
the lack of mentality banking presence brings a high level of money off this sector, hence the
growth of the informal economy. That our country has taken measures to prevent this
phenomenon have been different. They consist in the improvement of the labor market to reduce
unemployment, reduce the burden of social contributions, etc.. For improvement of the tax
system are taken numerous measures aimed at reducing tax evasion, tax administration
efficiency etc.
Corruption has been given special attention because it affects the welfare of the entire state
system and the economy as a whole. Cash economy the banking sector has made efforts to
reduce its doing different policies for certification of money to increase the use of the banking
sector, etc..
To identify measures and the impact that they have had for the year 2002-2008 to reduce the
informal economy are based on the study of electricity consumption model. In this model it is
observed that the predictions made in reducing the informal economy measures have been shown
to be effective since the model is seen that informality figures in 2002 were 30 and in 2008, go to
9.69. Reducing informality figures proves the effectiveness of measures taken in Albania.
KAPITULLI 1: KRIJIMI I EKONOMISË INFORMALE
Në ekonominë informale përfshihet totali i të gjitha aktiviteteve ekonomike që ndodhin jashtë
kuadrit zyrtar të regjistrimit të një kompanie në zyrën e taksave, administratën e sigurimeve
shoqërore, statistikat zyrtare etj. Sa më të zhvilluara të jenë strukturat shtetërore dhe ekonomike
të një vendi aq më e ulët është pjesa jo formale e një ekonomie1.
Studiues të ndryshëm përdorin terma të ndryshme, për të përcaktuar aktivitetin kompleks
informal, që ne i vëmë emra te ndryshëm, por që në thelb kanë të njëjtën përmbajtje: punë e zezë,
punë e dytë, e padukshme, e fshehur, klandestinë, ilegale,e nëndheshme etj2. Shumica e këtyre
kritereve të përdorura lidhen ngushtë me: tregun e punës, evazion fiskal, shkelje rregulloreje,
mbijetesën dhe aktivitete të pa ligjshme.
Zakonisht ka një dallim ndërmjet “ekonomisë gri” dhe ekonomisë së zezë, (kriminale). Ne
ekonominë gri përfshihen të gjithë aktivitetet që janë të ligjshme në parim, por për të cilat nuk
paguhen taksa dhe sigurime shoqërore kurse në ekonominë e zezë përfshihen ato aktivitete që
janë të jashtëligjshme si trafiku i armëve, drogës, prostitucionit etj .
Për të matur sektorin informal është e vështire pasi aktivitetet që operojnë në të nuk duan të
identifikohen por për ti bërë analizën këtij sektori janë përdorur metoda direket dhe indirekte.
Metoda e parë, përdor anketat për të mbledhur informacion në lidhje me sjelljet e individit . Kjo
përdoret më shumë për të studiuar evazionin fiskal pasi mundëson kontrollin e faktorëve të
jashtëm dhe mund të ndikojë në rrethanat që rregullojnë sjelljen e individit. Por mungesa e saj
qëndron në mos vendosjen e eksperimentit në botën e vërtet. Metoda indirekte përdor statistikat
ekonomike që janë në dispozicion dhe bazohet ne këto të dhëna për të bërë analizën e sektorit
informal.
Sektori informal në ekonomi është një temë e shumë debateve. Disa japin vlerësim negativ të
pranisë së sektorit informal dhe s’gjerojnë reduktimin e madhësisë se tij. Të tjerë kanë pikëpamje
pozitive për rëndësinë e tij bazuar në dinamikën, fleksibilitetin dhe mundësinë për akumulim që
ky sektor ofron. Ato mendojnë që sektori informal duhet të mbështetet dhe të integrohet në
ekonominë formale 5. Sipas Gërxhanit sektori informal duhet parë në raport me llojet e
ndryshme të vendeve pasi ekzistenca e sektorit informal në vendet e zhvilluara shpesh është e
karakterizuar nga potenciali që ka ky sektor për rritjen e investimeve ekonomike si dhe rritjen e
të ardhurave në sektorin formal. Në vendet më pak të zhvilluara karakteristikat e sektorit
informal tregojnë të kundërtën sepse ky sektor jep efekte pozitive në afatshkurtër por në afatgjatë
jep pasoja shumë negative, gjë që sjell domosdoshmërinë e integrimit të tij në sektorin formal.
Faktorët që krijojnë ekonominë informale
Fenomeni i ekonomisë informale duhet analizuar në spektrin e faktorëve të cilët potencialisht
mund të shkaktojnë atë.
Ky fenomen është kompleks dhe zhvillimi i tij në një ekonomi vjen si pasojë e disa faktorëve që
ndërveprojnë me njeri tjetrin dhe bëjnë të mundur zgjerimin e tij duke zëvendësuar ekonomin
formale me atë informale.
Më poshtë listohen disa nga elementët që janë thelbësor në shkaktimin e ekonomisë informale:
Tregu i punës
Korrupsioni
Sistemi Tatimor
Ekonomia e Cash-it
Faktorët që krijojnë ekonominë informale
Sipas ISS 6rregullat e shumta në tregun formal të punës dhe shpenzimet e përgjithshme të
pagave ndikojnë pozitivisht në rritjen e sektorit informal. Zhvillimi i tregut të punës dhe
mirëfunksionimi i tij sjellin uljen e ekonomisë informale pasi ky faktor ndikon në mënyrë të
drejtpërdrejt në mirëqenien e individit në një shtet. Por efikasiteti i tregut të punës shpesh herë
nuk është në nivelin e duhur për shkak të disa elementëve që nuk funksionojnë. Elementët e
tregut të punës që ndikojnë në rritjen e ekonomisë informale janë:
Papunësia
Mos deklarimi i të ardhurave
Ulja e orëve të punës
Papunësia
'''Papunësia''' paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë punëtore në një
territor të caktuar brenda një vendi apo në tëre vendin. Shkaqet që krijojnë papunësinë janë të
ndryshme. Megjithatë ndër më të rëndësishmet janë: globalizimi i ekonomisë botërore, aftësia e
dobët e institucioneve për të siguruar arsimim, trajnim dhe infrastrukturë, zhdukja e punës në
sektorin publik dhe mbyllja e bizneseve jo konkurruese8.Në momentin kur papunësia është në
nivele të larta shteti duhet të forcojë politika sociale në mënyrë që mirëqenia e kësaj pjese të
popullsisë të mos pësoj rënie. Rrjedhimisht kjo pjesë kthehet në një barrë të rendë ekonomike për
shtetin. Individi i papunë kur tërhiqet nga jeta sociale priret më shumë drejtë kryerjes së
veprimeve të kundra-ligjshme.
Është evidente se ndërmarrjet informale janë "funksionale" për personat e papunë nga sektori
formal. Shpeshherë, këto ndërmarrje janë zgjidhja e vetme që i ngelet këtyre individëve për të
siguruar një jetë normale ose një minimum jetese. Një qëndrim indiferent ndaj aktiviteteve
ekonomike të aktorëve privatë është shoqëruar zakonisht nga një sistem i dobët në kompensimin
e të papunëve. Humbjet ekonomike të një vendi të shkaktuara nga fenomeni i papunësisë janë
shumë të mëdha aq sa mund të krahasohen me humbjet që mund të pësoj shoqëria e këtij vendi
nga mosfunksionimi i sektorëve më të fuqishëm ekonomik që ka një shtet. Për këtë arsye sektori
informal vazhdon të jetë i pranishëm. Ai është toleruar sepse këto vende të dobëta dhe joefikase
mbështeten në ketë sektor që siguron mjete të jetesës për një segment të madh të popullsisë .
Pra, mund të themi që prania e papunësisë për një vend është e rrezikshme për zhvillimin e tij
pasi kjo situatë sjell një ulje të nivelit të jetesës dhe një shtet të pafuqishëm përball këtij
fenomeni. Duhen bërë përpjekje të mëdha për uljen e këtij fenomeni pasi ndikon në rritjen e
ekonomisë informale .
Ulja e orëve të punës
Në vendet e OECD, papunësia e lartë është shkaktuar në pjesën më të madhe të rasteve nga
kostot e mëdha të punës. Rënia e orëve të punës në ekonominë zyrtare është ndikuar nga qeveritë
ose nga unionet e punës në mënyrë që të reduktojnë papunësinë. Mbas kësaj politike fshihet një
sasi e kufizuar pune, e cila duhet të rishpërndahet. Por kjo ide neglizhon një faktor kyç, i cili ka
të bëjë me faktin që një reduktim i forcuar i orëve të punës në sektorin zyrtar në kundërshtim me
preferencat e punonjësve rrit orët potenciale që mund të punohet në ekonominë informale12 .
Kur individët nuk ndihen të plotësuar nga puna e tyre në sektorin formal si dhe kur dalin para
kohe nga forca e punës, shkojnë në sektorin informal për të plotësuar nevojat e tyre duke marrë
përfitime në periudhë afatshkurtër pa menduar për të ardhmen . Ky fenomen që sjell daljen e
parakohshme të individit nga jeta sociale lidhet ngushtë me rritjen e ekonomisë informate.13
Për këtë arsye, sugjerimet më të arsyeshme të politikave ekonomike theksojnë se është i
nevojshëm fleksibiliteti në orarin e punës në përputhje me dëshirat e punonjësve në mënyrë që
vendimet e këtyre të fundit mos të deformohen nga kufizimet e tregut të punës dhe natyrshëm ato
mos detyrohen ti drejtohen tregut informal.
Mos deklarimi i të ardhurave
Mosdeklarimi i të ardhurave është një tjetër element i rëndësishëm për rritjen e ekonomisë
informale. Ky faktor mund të shikohet në dy këndvështrime, nga ana e dy faktorëve esenciale të
tregut të punës, punëmarrësit dhe punëdhënësit.
Punëmarrësit që janë të pritur të deklarojnë më pak të ardhura në mënyrë që të tatohen më pak.
Të ardhurat reale fshihen nga autoritetet publike për arsye të ndryshme si: për të shmangur
tatimin mbi të ardhurat, vlerën e shtuar ose taksa të tjera; pagesën e kontributeve te sigurimeve
shoqërore; kërkesa të ndryshme ligjore si paga minimale, paga maksimale, përmbushja e orëve të
punës etj. Nga ana tjetër, punëdhënësit janë të prirur të fshehin ose të mos deklarojnë të ardhurat
e tyre, ose pagat që i japin punëmarrësve për arsye të ndryshme disa nga të cilat të njëjta me ato
të sipërpërmendurat si shmangia e detyrimeve fiskale. Punëdhënësit shkaktojnë informalitet ne
këtë këndvështrim pasi duke mos deklaruar të ardhurat ose pagat, ato paguajnë më pak detyrime
kundrejt shtetit duke maksimizuar fitimin e tyre. Ky element ndikon në mbarëvajtjen e tregut të
punës dhe për rrjedhoje sjell rritjen e ekonomisë informale. Strukturat shtetërore duhen të marrin
masa, duke krijuar mekanizma te tillë qe punëdhënësit dhe punëmarrësit të jenë të detyruar të
deklarojnë të ardhurat e tyre reale.
Korrupsioni
Korrupsioni është një shkëmbim ilegal ndërmjet dy palëve, njëra prej të cilave paguan ryshfet,
tjetra ofron shërbimin e korruptuar. Problematik është fakti që të “korruptuarit”, janë të orientuar
drejt përfitimeve personale dhe jo atyre të përgjithshme në interes të shoqërisë16. Korrupsioni
është i pranishëm në të gjithë faktorët që ndikojnë në rritjen e ekonomisë informale duke u bërë
një shtysë më shumë për rritjen e saj.
Elementi kryesor që shkakton korrupsion është mos-efikasiteti i sektorit publik. Ky element i
korrupsionit përfshin një sektor të gjerë që me mosfunksionimin e tij shkakton rritje të ndjeshme
në sektorin informal. Në vendet e pa zhvilluara, korrupsioni në administratën publike është një
problem serioz.
Në këto vende ryshfetet janë më të tundueshme për faktin se rrogat në administratën publike janë
të ulëta dhe punonjësit priren për të abuzuar në këmbim të përfitimeve personale.
Korrupsioni është i pranishëm në: uljen e kostove, përmbushjen e rregullave dhe marrjen e
licencave për tu përfshirë në aktivitete të veçanta, vendimet lidhur me investimet publike,
kontrolli në masën e vjeljes së taksave, marrja dhe ngritja në detyrë në sektorin publik,
prokurimet publike të cilat janë të lidhura me elemente të tjera të pushtetit, të drejta te pronësisë
të pa-garantuara, infrastruktura ligjore, inefiçensa e shpenzimeve publike si dhe keq shpërndarja
e tyre.
Të gjitha këto probleme që direkt ose indirekt sjellin korrupsion, janë arsyet që ndikojnë në
zhvillimin dhe keqfunksionimin e një vendi. IMF (2003) paraqet në mënyrë grafike efektin e
korrupsionit në ekonominë informale kryesisht të ardhura fiskale të pakësuara dhe,
rrjedhimisht,shpenzime më të ulëta për mallrat publike përgjithësisht të vlerësuar, si spitalet,
shkollat, universitetet, rrugët apo furnizimin e vazhdueshëm të energjisë dhe të ujit.. Sipas
skemës ekonomia duale e stilizuar tregohet qartë se korrupsioni ndikon në zëvendësimin e
hallkave të funksionimit të administratës publike duke e kthyer atë nga ekonomi formale në
informale.
Pra, siç shihet korrupsion ka një shtrirje të gjerë në ekonomi pasi ai prek te gjitha strukturat e
shtetit
dhe i bënë ato joefektive, kjo sjell një keq funksionim të tij dhe ndihmon ne rritjen e ekonomis
informale.
Sistemi Tatimor
Sipas SKGO19 administrimi i sistemit tatimor është një problem shqetësues, jo vetëm për vendet
akoma në tranzicion por edhe në vendet e zhvilluara si SHBA. Të gjithë faktorët që ndikojnë në
rritjen e ekonomisë informale zënë një peshë specifike në këtë sektor, megjithatë ai që prek në
menynë të drejtpërdrejt ekonominë informale është evazioni fiskal.
Elementet e sistemi tatimor që ndikojnë në rritjen e ekonomisë informale janë:
Rritja e barres se taksave dhe e kontributeve te sigurimeve shoqerore
Mos deklarimi i pasqyrave financiare
Mos efikasiteti i grumbullimit të të ardhurave tatimore
Rritja e barrës së taksave dhe e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Ne pothuajse të gjithë
studimet rritja e barrës së taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore është një nga shkaqet
më të rëndësishme të rritjes së ekonomisë informale. Madhësia e sektorit publik është duke u
rritur meritme të shpejta. Kjo sjell kufizimin e lirisë së individëve për shkak të rritjes së normave
tatimore. Rrjedhimisht individi është i prirur të shkoj drejt ekonomisë informale. Punonjësit janë
të prirurtë mos i paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore pasi kostot e përgjithshme te punës
në ekonominë zyrtare janë të larta dhe të ardhurat neto që këto punonjës marrin janë shumë të
ulëta por janë strukturat shtetërore ato që duhet të menaxhojnë këtë situate duke krijuar kushtet
që punonjësit të kenë ofertë pune më të lartë në sektorin formal, duke ardhur natyrshëm
shmangja e sektorit informal.
Duhet theksuar se kjo lidhje mes rritjes së taksave dhe prirjes së individit për të shkuar drejt
sektorit informal është shumë e vogël në vende të pa zhvilluara ku kultura tatimore nuk ekziston.
Një analizë makroekonomike e vitevetë fundit e bërë nga Loayza, mbi vlerësimin e përmasave
të sektorit informal në 14 vende të Amerikës Latine , arrihet në përfundimin se barra e taksave
dhe shtrëngimet e tregut të punës ndikojnë pozitivisht në rritjen e informalitetit ndërsa forcimi
dhe efikasiteti i institucioneve ndikojnë negativisht në të. Mos deklarimi i pasqyrave financiare.
Mos deklarimi i pasqyrave financiare dhe deklarimi i informacionit fals, sjell një llogaritje jo
reale të shumës që duhet të tatohet dhe këto shkelje janë të renda për ecurinë e një vendi drejt
sektorit formal. Kjo vjen si pasoje e uljes së moralit të taksave e shoqëruar me një ulje të
besnikërisë së tatimpaguesve ndaj institucioneve publike.
Synimi i ndërmarrjeve është të maksimizojnë fitimin e tyre, për të arritur këtë ato kanë tendencë
të paguajnë sa më pak taksa dhe tatime duke manipuluar pasqyrat e tyre financiare dhe duke
raportuar fitime të ulëta për tu shmangur nga tatimet e larta. Ekziston edhe një formë më
fitimprurëse për një aktivitet: duke u berë një biznes fantazmë që nuk ekziston në bilancete
shtetit. Kjo sjell fitime të larta sepse nuk aguan detyrimet tatimore dhe njëkohësisht ai nuk
konkurron ndershëm me bizneset e tjera pasi mallrat dhe shërbimet që ofron janë me çmime më
të ulëta, gjë që shkakton prishjen e ekuilibrit të tregut. Për sistemin tatimor ky element është një
problem shumë i rëndësishëm dhe delikat pasi është një fenomen qe ndodh rëndom në të gjithë
vendet, kryesisht në ato vende me ekonomi pak të zhvilluar ose në ato në tranzicion. Për
reduktimin e tij, shteti duhet të beje një kontroll të vazhdueshëm dhe rigoroz në mënyrë të tillë
qëbizneset të ndërgjegjësohen dhe të kryejnë veprimtarin e tyre në rrugë ligjore. Kjo do të
ndikonte ndjeshëm në uljen e ekonomisë informale.
Mos efikasiteti i grumbullimit të të ardhurave tatimore
Për sistemin tatimor ky element është një problem shumë i rëndësishëm dhe delikat pasi është
një fenomen qe ndodh rëndom në të gjithë vendet, kryesisht në ato vende me ekonomi pak të
zhvilluar ose në ato në tranzicion. Për reduktimin e tij, shteti duhet të beje një kontroll të
vazhdueshëm dhe rigoroz në mënyrë të tillë qëbizneset të ndërgjegjësohen dhe të kryejnë
veprimtarin e tyre në rrugë ligjore.
Kjo do të ndikonte ndjeshëm në uljen e ekonomisë informale.Elementi i tretë por jo më pak i
rëndësishëm që shkakton dhe e rrit nivelin e evazionit fiskal është mungesa e efikasitetit të
grumbullimit të tëardhurave tatimore. Dihet që administrata tatimore është një sektor shumë i
rëndësishëm dhe i fuqishëm i administratës shtetërore.
Mungesa e efikasitetit të këtij sektori sjell më pak të ardhura në buxhetin e shtetit. Si pasojë kjo
sjel ulje te mirëqenies sociale pasi financohen më pak shërbimet publike duke ulur dhe cilësinë e
tyre.
Ndër funksionet kryesore të administratës tatimore është grumbullimi i detyrimeve fiskale.
Arsyeja pse renditet ndër elementet që ndikon nëevazionin fiskal është se grumbullimi i të
ardhurave në shumë vende nuk rezulton efiçent dhe kjo për disa shkaqe kryesore si: paaftësia e
punonjësve të kësaj administrate, mos supervizimi i tyre gjatë ushtrimit të detyrës nga instanca
me të larta të administratës, moszbatimi në mënyrë rigoroze i kuadrit ligjor tatimor, mungesa e
teknologjive të përparuara për grumbullimin e të ardhurave tatimore etj. Këto janë elementet që
direkt ose indirekt ndikojnë në ekonominë informale. Në strukturat tatimore rëndësia konsiston
në marrëdhëniet midis tatimpaguesve dhe administrates tatimore. Shumë vende synojnë të
përmirësojnë shërbimin ndaj tatimpaguesve dhe sidomos rritjen e shkallës së bashkëpunimit me
to. Kjo marrëdhënie përmirësohet me rritjen e besimit reciprok midis tatimpaguesve dhe
administratës tatimore dhe kur të drejtat e tatimpaguesve jepen qartë dhe mbrohen.
Për të luftuar fenomenin e informalitetit është shumë e vështirë. Gjithsesi shtetet bëjnë përpjekje
për ta reduktuar atë. Ndër masat që merren janë reformat e administrates tatimore dhe më
kryesorja mbështetja dhe dëshira e mirë e biznesit, që mund të cilësohen si armët kryesore për të
jeteve jo cash.
Mos certifikimi i prejardhjes së parave .Certifikimi i prejardhjes së parave është një fenomen
shumë i rëndësishëm në politikat monetare
vendeve të ndryshme.
Megjithëse bëhen përpjekje për të forcuar masat kontrolluese dhe për të plotësuar vakuumet
ligjore sërish mbetet shqetësues fakti se në cilat vende operojnë ndërmarjet e pa ligjshme dhe ku
lëvizin paratë e gjeneruar prej tyre. Vendet e zhvilluara, duke pasur një praktikë më të
konsoliduar në këtë fushë, kanë arritur në reduktimin e këtij fenomeni duke luftuar këtë fenomen
të errët.
Ekonomia e cash-it
Ekonomia e cash-it është një faktor i rëndësishëm i sektorit informal. Kjo ekonomi ekzistonë në
vende ku prezenca e shtetit është pak ose aspak e pranishme. Ka një sërë arsyesh që shpjegojnë
pranin e tij. Më poshtë janë të renditura elementët e cash-it që ndikojnë në rritjen e ekonomisë
informale:
Mos certifikimi i prejardhjes së parave
Informcioni i pakët i individëve në përdorimin e mjeteve jo cash
Mungesa e teknologjisë dhe shpërndarjes gjeografike e sektorit banker
Mos certifikimi i prejardhjes së parave
Certifikimi i prejardhjes së parave është një fenomen shumë i rëndësishëm në politikat monetare
vendeve të ndryshme. Megjithëse bëhen përpjekje për të forcuar masat kontrolluese dhe për të
plotësuar vakuumet ligjore sërish mbetet shqetësues fakti se në cilat vende operojnë ndërmarjet e
pa ligjshme dhe ku lëvizin paratë e gjeneruar prej tyre.
Vendet e zhvilluara, duke pasur një praktikë më të konsoliduar në këtë fushë, kanë arritur në
reduktimin e këtij fenomeni duke luftuar më së shumti krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Vendet e pa zhvilluara kanë një në përdorimin e mjeteve jo cash.
Një arsye tjetër e pranisë së cash-it është zhvillimi i ulet i mentalitetit të popullsisë së një vendi
shkallë të lartë korrupsioni i cili ndihmon biznesetqë gjenerojnë para të cilave mund tu fshihet
prejardhja. Këto kompani janë të dyshimta në aktivitetin e tyre si dhe në industrinë ku ato
operojnë. Shpeshherë ato krijojnë biznese në hije dhe gjejnë terren të përshtatshëm për
qarkullimin dhe pastrimin e parave duke shfrytëzuar mos deklarimin e certifikimit të parave në
këto vende ku ekonomia cash është në nivele të larta.
Për shkak te kompleksitetit të çështjes, bashkëveprimit që ajo ka me elementë të tjerë,
eksperiencës së pakët të këtyre vendeve, problemet që lindin për to janë shumë të mëdha dhe
duke qene se terreni është i papërgatitur zgjidhja vjen në mënyrë graduale por me pasoja të
rënda si për shoqërinë civile ashtu edhe për ekonominë e këtyre vendeve.
Mentaliteti i ulët i individeve në përdorimin e mjeteve jo cash
Një arsye tjetër e pranisë së cash-it është zhvillimi i ulet i mentalitetit të popullsisë së një vendi
për përdorimin e mjeteve jo-cash. Kjo vjen si pasojë e nivelit të ulet të tëardhurave që kanë këto
vende dhe edukatës së pamjaftueshme qe popullsiaka në përdorimin e mjeteve bankare gjatë
kryerjes së transaksioneve të ndryshme. Politikat e ndryshme të shtetit duhet të edukoje
popullsinë që të përdorë mjetet bankare në veprimet që bën me paratë e saj, dhe jo vetëm me
veprimet e vogla që kryhen gjate jetës së përditshme por edhe në lidhjen e kontratave të
ndryshme. Kontratat janë një parakusht për kryerjen e transaksioneve ekonomike. Transaksionet
bëhen të kufizuara në hapësirë dhe kohë dhe bëhen shumë më tepër të kushtueshme për aktoret
ekonomik pasi ato duhet të gjejnë mënyratë ndryshme për të lidhur marrëveshje.
Individët duke mungesa e teknologjisë dhe shpërndarjesgjeografike në sektorit bankar .
Sektori bankar është faktori esencial që ndihmon uljen e ekonomisë së cash-it. Në vendet me
konomi informale zhvillimi i sektori bankar si dheai teknologjik janë në mungesë dhe kjo e
et sektori bankari jep mundësinë individëve ose bizneseve të perojnë në treg në mënyrë ilegale
dhe të ardhurat që ato përfitojnë qarkullojnë pa u kanalizuar në sektorin bankar si pasoj niveli i
cash-it rritet ndjeshëm. Pra, zhvillimi i këtij sektori është i domosdoshëm që ti krijoje individëve
lehtësinë e përdorimit te mjeteve jo cash dhe rrjedhimisht kjo sjell uljen e ekonomisë informale.
mos besuar në sistemin gjyqësor dhe duke u ndjerëtë pasigurt në menaxhimin e parave të tyre
nga sistemi bankar gjejnë zgjidhjen më të lehte të mundshme për to, veprimet cash.
Mungesa e teknologjisë dhe shpërndarjesgjeografike në sektorit banker
Sektori bankar është faktori esencial që ndihmon uljen e ekonomisë së cash-it. Në vendet me
ekonomi informale zhvillimi i sektori bankar si dheai teknologjik janë në mungesë dhe kjo e
dëmton lidhjen e individit me këtë sektor. Pozicionimi i pjesës më të madhe të bankave të nivelit
të dytë është fokusuar vetëm në metropolet e këtyrevendeve. Pjesa tjetër e popullsisë që jeton në
periferi ose në zona rurale duke e pasur të vështirë krijimin e lidhjes me këto banka, çdo
transaksion e kryejnë me para në dorë dhe kjo shoqërohet me mosdije të kanalizimit të të
ardhurave të tyre duke sjell mungesën e një informacioni të detajuar mbi sasinë e parave në
qarkullim e veprim, çka vështirëson në të njëjtën kohë dhe ruajtjen e parametrave makro-fiskale
dhe objektivave te synuara të një vendi.
Kjo mungesë që shkaktohet nga vet sektori bankari jep mundësinë individëve ose bizneseve të
perojnë në treg në mënyrë ilegale dhe të ardhurat që ato përfitojnë qarkullojnë pa u kanalizuar
në sektorin bankar si pasoj niveli i cash-it rritet ndjeshëm. Pra, zhvillimi i këtij sektori është i
domosdoshëm që ti krijoje individëve lehtësinë e përdorimit te mjeteve jo cash dhe rrjedhimisht
kjo sjell uljen e ekonomisë informale.
Si përfundim mund të themi që faktorët e lartë përmendur na ndihmojnë për të kuptuar më mirë
shkaqet që sjellin lindjen e ekonomisë informale. Faktorë të tillë si: Tregu i punës, Korrupsioni,
Sistemi Tatimor dhe Ekonomia e Cash-it bashke me elementet dhe nënelementët që përfshihen
në to janë analizuar në këtëtemë dhe japin qartë dobësit e faktorëve që shkaktojnë rritjen e
ekonomisë informale. Faktorët që shkaktojnë informalitet janë te pranishëm në të gjithë
ekonomitë e vendeve por niveli dhe përhapja e tyre është e ndryshme dhe dallon nga vendet e
zhvilluara në ato më pak të zhvilluara. Kjo për arsye të nivelit të zhvillimit ekonomik që
ndryshon nga një vend në tjetrin.
Ekonomia informale në Shqipëri
Ekonomia informale ne Shqipëri ka lindur pas viteve 1990, domethënë pas vendosjes së rendit
demokratik. Para viteve 1990 nuk mund të flasim për ekonomi informale pasi ekonomia ishte e
centralizuar. Aktivitetet informale patën një rritje të shpejtë me liberalizimin e ekonomisë pasi
shteti nuk krijoj mekanizma efikas për parandalimin e tyre. Prania e saj në shkallë më të gjerë
dhe të vrullshme erdhi kryesisht si pasojë e shëmbjes së institucioneve të ekonomisë së
centralizuar, e boshllëkut ligjor dhe institucional të krijuar menjëherë pas kësaj dhe e dobësive
fillestare të shtetit për të krijuar institucione ligjore e fiskale të përshtatshme për një ekonomi
tregu. Nuk duhen neglizhuar edhe efektet shkatërruese të krizave me të cilat është përballur
vendi gjatë kësaj periudhe si dhe diferencimi ekonomik dhe social, gjatë gjithë periudhës së
tranzicionit deri në ditët e sotme. Kjo ndodh për faktin që vetë autoritetet shtetërore kanë
ndihmuar këto aktivitete te zhvillohen duke abuzuar me sovranitetin shtetëror për përfitimet e
tyre vetjake. Sektori informal ndihmon në rritjen ekonomike për një periudhe afatshkurtër por
është shumë i dëmshëm në afatgjatë. Ky sektor i ofron qytetarëve atë që shteti nuk është në
gjendje t’ia ofroje duke sjell dobësimin e autoritetit, sovranitetit dhe legjimitetit të tij. Kjo sjell
humbjen e besimit të qytetarëve për drejtësi, siguri apo shërbime të tjera që duhet të ofroj një
shtet i konsoliduar.
Faktorët që shkaktojnë ekonominëinformale në Shqipëri
Duke qënë se ekonomia e vendit tonë është ekonomin tregu globale si shumica e ekonomive të
tjera në botë, faktorët që e shkaktojnë ekonominë informale në botë ekzistojnë edhe në Shqipëri.
Si rezultat, edhe për rastin e Shqipërisë do të shqyrtohen të njëjtat fenomene të identifikuara në
analizën e paraqitur në kapitullin e parë të temës. Aktualisht në Shqipëri ekonomia informale
llogaritet 30-60% e GDP.Për të dalë nga kjo situate duhet që shteti të bëjë një punë shumë të
madhe. Ai duhet të jetë sa më efektiv në politikat për reduktimin e sektorit informal duke ofruar
kushte më të mira dhe duke e bërë sa më atraktiv sektorin formal . Për te hyrë më në brendësi të
fenomenit, për të parë arsyet që e shkaktojnë atë dhe mënyrat se si mund të mënjanohet në
vazhdim parashtrohet një analizë e të gjithë faktorëve që ndikojnë në krijimin dhe zhvillimin e
ekonomisë informale në ambientin e ekonomisë Shqiptare.
Tregu i punës
Tregu Shqiptar i punës ka përjetuar zhvillime të mëdha pas vitit 1991. Transformimi ekonomik
ka pësuar ndryshime esenciale nëstrukturën e sektorëve të prodhimit dhe të punësimit. Zhvillimi
i sektorit privat është bërë paralel me informatizimin e ekonomisë në përgjithësi dhe punën e
zezë në veçanti.
Papunësia
Papunësia është një fenomen shumë shqetësues për tregun shqiptar të punës i cili ka ndikimin e
tij të veçantë në zhvillimin e ekonomisë informale.
Një analizë e situatës së tregut të punës në INSTAT tregon se pavarësisht nganjë strukturë e re
e popullsisë forca e punës është reduktuar për shkaqe të ndryshme siniveli i lartë i emigracionit,
migracioni nga vendet rurale drejt qyteteve kryesisht Tirana etj.Shkalla e papunësisë për këtë
periudhë është 13%. Shkalla e papunësisë është më e lartë në grupmoshat e reja deri në rreth 30
vjeç. Ky tregues për grupmoshat 30-49 vjeç është më I lartë për femrat sesa për meshkujt, nga
ana tjetër në grupmoshat pas 55 vjeç vihet re një tendencë më e lartë për të kërkuar punë tek
meshkujt.
Sipas statistikave të INSTAT 6.4% e kryefamiljarëve shqiptarë janë të papunë. Kjo situatë
është shumë problematike pasi nje kryefamiljare i papune nenkupton nje familje shqiptare me
shume pak te ardhura , nënkupton një barrë të rëndëpër shtetin shqiptar, nënkupton një ulje të
dinjitetit dhe personalitetit te individit shqiptar.
Pasoja ë të rënda r të tre (individet , familjet, shtet) pasi ne shumicen e rasteve kjo situate eshte e
prirur te gjej nje zgjidhje te vetme: ekonomin informale ose veprime te kundra-ligjshme. (vrasje,
vjedhje, vetvrasje etj) Shkaqe te cilat nder vite e kane zhvilluar kete fenomen jane : zhvillimite e
ndrryshme te ndodhura ne vendin tone si ndryshimi i sistemit , kriza e vitit 1997, ndryshimet e
shpejta te profilit ekonomik e social etj. Mënyra kryesore nëpërmjet së cilës te papunet kanë
kërkuar punë në vitin 2008 në vendin tone është “nëpërmjet miqve shokëve dhe të afërmve” ku
rezulton se 78.6% e të papunëve kanë kërkuar punë nëpërmjet kësaj mënyre. Kjo metodëpasohet
nga metoda e“aplikuar direkt tek ndonjë punëdhënës” (39.9%),“ nëpërmjet kërkimit në zyrën e
punës”(35.8%),“studiuar
lajmërimet në gazeta”(22%).Këto rezultate nuk janë të kënaqshme . E megjithatë pas 20 viteve
tranzicion papunësia mbetet një ndër elementët problematik të ekonomisë informale në vend.
Mos deklarimi i të ardhurave
Në Shqipëri mos deklarimi i të ardhurave është një fenomen shumë i përhapur. Për të ilustruar
më qartë këtë fenomen po përdor raportin që ilustron statistikat e punëmarrësve të evidentuar,
ilegal të evidentuar, subjektet pa licence si dhe % e ekonomisë informale.
Burimi: Instituti i Studimeve Sindikale(2004)
Tabela e mësipërme paraqet shumë qartë atë çfarë thamë më lart. Për shembull në vitin 2003 nga
1669 biznese të kontrolluara, u evidentuan 3798 punëmarrës ilegalë, ose 22.4%.
Nëse do të bënim më pas një krahasim midis rezultateve të evidentuara në vite, atëherë do të
arrinim në përfundimin se rritja e të punësuarve ilegale ka një lidhje pozitive me rritjen e
ekonomisë informale.
Dihet që shteti luan një rol të rëndësishëm në mënjanimin e këtij elementi me anë të politikave të
tij por duhet që dhe bizneset të sensibilizohen dhe të kontribuojnë në uljen e ekonomisë
informale.
Ulja e orëve të punës
Zhvillimi i teknologjisë ka sjell ndryshime rrënjësore edhe për tregun shqiptar duke reduktuar
punën e individit dhe duke ulur orët e tij të punës.Nëse me përpara për një proces të caktuar pune
nevojiteshin disa punëtorë sot nevojitet vetëm një punëtor i cili kontrollon punën e një makinerie,
kjo sjell rritjen e papunësisë . Ndërkohë që globalizimi i ekonomisë ka sjell shumë element të
huaj në tregun tonë të cilët operojne me procedura të panjohura për punëmarrësin shqiptar si
p.sh punësimi partime që ul orët e punës dhe njëkohësishtë ul të ardhurat e punonjësve . Të gjitha
këto situata kanë sjellë atë që individi ndiheti pa plotësuar me të ardhurat që përfiton nga ky lloj
punësimi dhe nevoja e çon atë në dypunësim ku në shumicën e rasteve puna e dytë e pozicionon
atë si punëmarrës ilegal. E gjithë kjo e ka drejtuartregun shqiptar në një anarki ku ndër shkaqet
kryesore eshte dhe mungesa e plotë një autoriteti sindikal imponues dhe dinjitoz.
Sipas Profesor Lester Thuroë “të mohosh ekzistencën e sindikatave apo tu kërkosh atyre që të
mos shfaqen është njëlloj si tëzhvillosh një model ekonomik të një ekonomie inekzistente”
Korrupsioni
Korrupsioni është një fenomen shqetësues jo vetëm për vendet në zhvillim siç ështëShqipëria
por dhe për vende të tjera të zhvilluara.
Megjithatë kohët e fundit lufta ndaj tij është në qendër të politikave të zhvillimit të Shqipërisë
dhe për këtë Ministria e Ekonomisë ka kërkuar ndihmë në vendet e OECD për çështje të
ndryshme si evidentimin e faktove që shkaktojnë ekonominë informale ku një pjesë të
konsiderueshme e zë korrupsioni. Ai, me një shtrirje të madhe ose të vogël, është një kërcënim
për institucionet demokratike dhe të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe nga ana tjetër frenon e
minon zhvillimin, si dhe thellon varfërinë në vend . Sipas Gerland E. Caiden , format më të
njohura tëkorrupsionit në Shqipëri janë:
Transaksionet e paligjshme, kontrabanda;
Kleptokracia, vjedhja, privatizimi i fondeve publike
Shpërdorimi, falsifikimi dhe vjedhja, abuzimi me fondet;
Abuzimi me detyrën, pandershmëria dhe sharlatanizmi, keqinterpretimet dhe
korruptimi;
Keqpërdorimi i drejtësisë, aktivitetet kriminale, evidencat false, arrestimet e
jashtëligjshme, shpifjet;
Moskryerja e detyrave, neglizhenca;
ECD për çështje të ndryshm
Ryshfetet dhe dhuratat, detyrimet me forcë, taksat jo ligjore, grabitjet;
Abuzimi me njohuritë dhe informacionet konfidenciale, falsifikimi i materialeve;
Shitja e paautorizuar e zyrave publike,pronave publike dhe licencave publike;
“Taksa e kohës” dhe % e firmave që zbatojnë shpesh ryshfetin.
Grafiku i mësipërm jep një pamje të gjendjes sëkorrupsionit në Shqipëri. Më konkretisht ai
tregon raportin mes firmave që përdorin ryshfetin si mjet për të arritur objektivat e tyre dhe
kohës që ato harxhojnë duke e kryer këtë veprim. Duhet theksuar se kjo kohë matet nga pjesa e
kohës së punës së menaxherëve ose drejtuesve tëkëtyre firmave. Siç duket edhe në grafik
Shqipëria arrin rezultatet më të larta për sa i përket niveleve të përdorimit të ryshfetit nga firmat
e ndryshme, duke lëne pas shumë vende të rajonit dhe jo vetëm.
Kostot e shkaktuara nga këto praktika korruptive janë të shumta duke filluar nga
administrata,biznesi privat e deritek individi i thjeshtë. Nëse administrata kryen këto veprime
korruptive atëherë të gjitha objektivat e vendit lidhur me zhvillimin dhe mirëqenien e popullit
mund të quhen të dështuara. Gjithashtu biznesi privat që operon me veprime korruptive siguron
të ardhura shumë të mëdha të pakontrolluara. Një fenomen shumë shqetësues për vendin tonë
eve korruptive që bien mbi individin e thjeshtë. Kyi fundit detyrohet të paguajë më shumë për të
përfituar një shërbim për tëcilin ka paguar fillimisht një taksë.
Procesi i e korrupsionin, sepse do të zvogëlonte ndërhyrjen e Te gjithë elementët e
sipërpërmendur ndikojnë direkt ose indirekt në rritjen e nivelit të ekonomisë informale në
Shqipëri në një moment kur individi shqiptar ka humbur besimin ndaj institucioneve shtetërore.
Sistemi Tatimor është kostoja e veprimprivatizimit teorikisht duhej ta reduktont shtetit në
ekonomi, por në Shqipëri, sidomos në fillim, ky privatizim u shndërrua në burim veprimtarish
korruptuese. Edhe ndarja e pronave ishte një tjetër fushë ku, si rezultat i reformave të pjesshme,
pati mjaft vend për praktika korruptive,duke e lënë këtë problem ende të pazgjidhur plotësisht
edhe sot e kësaj dite .Te gjithë elementët e sipërpërmendur ndikojnë direkt ose indirekt në rritjen
e nivelit të ekonomisë informale në Shqipëri në një moment kur individi shqiptar ka humbur
besimin ndaj institucioneve shtetërore.
Sistemi Tatimor
Elementi i trete, por jo i tillë për nga rëndësia, i cili ndikon ndjeshëmne rritjen e nivelit të
ekonomisë informale është pikërisht sistemi tatimor. Qe nga viti 1997 Shqipëria ka bere
përpjekje te konsiderueshme për të prezantuar një regjim taksash dhe tatimesh të strukturuara si
modelet evropiane ,modele të TVSH për tatimin indirekt, tatimi për të ardhurat personale dhe
tatimin mbi fitimin si tatim direkt, implementimi i një sërë programesh për të përmirësuar
doganat dhe zyrat e tatim-taksave etj.
Rritja e barrës së tatimeve dhe taksave
Ambienti fiskal në të cilin operojnë administratat tatimore shqiptare ka ndryshuar në mënyrë
rrënjësore dy dekadat e fundit. Barra tatimore është rritur ndjeshëm, baza tatimore është zgjeruar
dhe është rritur numri i tatimpaguesve, janë eliminuar një sërë stimujsh tatimorë dhe janë
përfshirë në sistemet tatimore burime të reja të të ardhurave. Ndryshime të tilla thelbësore për
ekonomin e një vendi kërkonin një praktik të konsoliduar të një administratë të kualifikuar.
Eksperienca e paket e biznesit privat shqiptar dhe kultura e munguar ne lidhje me te drejtat dhe
detyrimet e tij ne një ekonomi tregu e çuan atë ne devijimin nga detyrimet fiskale qe do te
minimizonin të ardhurat e tyre.Tabela e mëposhtme jep një tablo të qartë të zhvillimeve në të
ardhurat nga taksat si % e GDP. Ajo është e një rëndësie tëveçante pasi prek pak a shume 2
periudha, atë para rrëzimit të sistemit dhe pas tij. Po të shikohet me vëmendje mund
tëevidentohet se përqindja e të ardhurave nga taksa në GDP ka qenë mjaft e lartë në periudhën
para ndryshimit të sistemit dhe ka pasur dy ulje të mëdha, atë të vitit 1992 kur ndodhen
lëvizjetpër ndryshimin e sistemit dhe vitin 1997 kur
vendi kaloi një krizë.
Burimi: Tanzi dhe Tsibouris (2000, fq. 18)dhe raporte të ndryshme të FMN-së.
Fakti që sistemi i taksave dhe i tatimeve mbetet një faktor esencial në zhvillimin e një ekonomie
informale do të thotë që mekanizmat që shteti kapërdorur nuk kanë qënë plotësisht efektive. Kjo
problematik ngelet një barre e rëndë për shtetin tone.
Mos deklarimi i pasqyrave financiare
Megjithësejanë bërë përpjekje të mëdha në përmirësimin e sistemit tatimorë ka disa çështje qe
shkaktojnë informalitet si: Evazioni fiskal. Një ndër problemet shqetësuese për vendin është mos
ekzistenca e të dhënave statistikore, e raporteve të sakta nga institucionet përgjegjëse për
evazionin nga viti në vit.
Mos ekzistenca e tyre krijon probleme të tjera pasi nuk mund të vlerësohet efektiviteti i masave
të ndërruara dhe për rrjedhojë nuk mund të implementohen masa të reja efikase. Dihet që synimi
i një biznesi është rritja e vazhdueshme e fitimit dhe bizneset shqiptare duke përjetuar një rritjetë
vrullshme të të ardhurave tëtyre janë tëprirur drejt shmangies së detyrimeve fiskale domethënë
kanë tendencën për të paguar sa me pak tatime dhe taksa dhe për ta realizuar ketë kryejnë të
gjitha formalitetet e nevojshme për të shfaqur biznesin e tyre me një xhiro të ulët dhe
rrjedhimisht me një fitim të ulët të deklaruar në dokumentacionin e tyre tatimor.
Nga një studim i ndërmarrëpër Shqipërinë nga ACER për të ilustruar natyrën e evazionit fiskal
është evidentuar se : 75% e firmave kanë deklaruar se evazioni fiskal është një fenomen që
ndodh “shume shpesh” , 73% deklaruan sefshehin fitimet e tyre reale në masën 20% para pagimit
të taksave, dhe 94% deklaruan searsyeja e shkaktimit të evazionit është sistemi tatimor ekzistues
dhe politikat e ndryshme fiskale.
Megjithatë për shkak të kompleksitetit të këtij fenomeni përgjegjësia nuk duhet ti ngarkohet
vetëm sistemit tatimor por edhe individit i cili shkakton evazion fiskal. Vetëm me
bashkëpunimin e tij me shtetin mund të arrihen rezultate pozitive për reduktimin e këtij
Fenomeni.
Mos efikasiteti i grumbullimit të të ardhurave
Në mënyrë që ekonomia informale të reduktohet nuk mjafton vetëm vullneti i mire i
tatimpaguesve ose kuadri i plotë ligjor mbi sistemin tatimor por për implementimin e këtij
sistemi nevojitet një administratë e kualifikuar e cila duhet të njohë mirë kuadrin ligjor dhe të
vendin tonë është evidente rëndësia e këtij funksioni kryej me efikasitet detyrën e saj një prej të
cilave është grumbullimin e tatimeve dhe taksave. Në pasi të ardhurat e grumbulluara nga to zënë
një vende jo shumë të madh në buxhetin e shtetit.
Në të njëjtën kohëështë rritur barra e autoriteteve tatimore për edukimin e tatimpaguesve dhe per
administrimin e tatimeve pasi qe sistemet tatimore të operojnë me efikasitet kërkohet një nivel i
lartë bashkëpunimi me tatimpaguesit. Ministria e Ekonomisë (2001). Bashkëpunimi mund të
forcohet nëse tatimpaguesit e konsiderojnë sistemin të drejtë dhe shohin se të drejtat e tyre janë
evidentuar qartë dhe respektohen.
Ekonomia e Cash-it
Shqipëria kur doli nga sistemi komunist nuk kishte një kulturë mbi sistemin bankar dhe atë të
kreditimit. Politikat e ndjekura në vitet 1992 me bonot e thesarit duke ndjekur modelin cek
dështuan. Si rezultat falimentoi Banka Bujqësore. Edhe në vitet në vazhdim politikat për
reduktimin e këtij fenomeni nuk kanë munguar megjithëse rezultatet nuk flasin për arritje
pozitive. Problemet që shkaktohen nga ky element janë:
Mos certifikimi i prejardhjes së parave
Paratë pa prejardhje te përcaktuar te ardhura nga veprimtaritë kriminale ose pastrimi i parave
është një problem shqetësues si për vendet e zhvilluara ashtu edhe për vendet në zhvillim siç
është vendi ynë.
Edhe pse janë ndërmarrë politika dhe masa te ndryshme për kontrollimin e virgjërisë se parasë,
ato nuk kanë rezultuar të suksesshme pasi individët akoma preferojnë ti kryejnë veprimet me
cash në mënyrë që të shmangin procedurat e stërzgjatura, kontrollet e ndryshme të autoriteteve
publike etj.
Ende në Shqipëri nuk ka ligje që ta detyrojnë lojtarin e tregut të tregojë se paraja e tij është e
pastër . Kjo automatikisht e benë atë aktor të ekonomisë informale.
Grafiku shfaq nivelin e parave jashtë banke në raport me M3. Ne vitet e para të demokracisë ky
nivel ishte në nivele të larta dhenë shkallë rritëse. Më pas shohim që pëson një rënie në vitin
1995-1996, dhe kulmin e arrin ne vitin 1997 vit që përkon me kohën e firmave piramidale. Ne
ketë vit mos ekzistenca e strukturave shtetërore pasi vendi kaloi ne anarki, niveli i parave jashtë
banke ishte shumë i larte për te mos thënë që ishte totalisht jashtë sektorit bankar. Më pas me
normalizimin e situatës, me fillimin e funksionimit aparatit shtetëror ky nivel pësoi ulje graduale
që vazhdon i tillë edhe ne vitet në vazhdim.
Megjithatë shifra vazhdon të jetë shqetësuese dhe një lëshim i tille flet qartë për mungese
kontrolli mbi veprimtarinë e kapitalit privat, sidhe mungesë interesimipër interesin publik.
Mentaliteti i ulët i individëve ne përdorimine mjeteve jo cash
Mentaliteti i ulët i individit shqiptar është një element tjetër që zhvillon ekonomin cash dhe
indirekt prek ekonomin informale.
Vendosja e tregut të lirë në vend e gjeti individin shqiptar të pa përgatitur për tu përshtatur me
ndryshimet qe solli ekonomia e tregut. Por edhe sot, 20 vjet më vonë, akoma në vendin tonë nuk
është krijuar kultura e nevojshme bankare në mënyrë që të gjitha veprimet, të gjitha paratë të
kalojnë nëpër kanalet e bankës.
Sot në kohën kur synojmë të integrohemi në Bashkimin Evropian rreth 60% e familjeve
shqiptare vazhdojnë t’i mbajnë kursimet e tyre në cash. Ky tregues i krahasuar me mesataren
vjetore të vitit 2007, paraqitet pothuajse në të njëjtin nivel. . Kjo shifër është shqetësuese dhe i
sjell pasoja negative vendit.
Megjithatë përpjekje janë bërë për uljen e këtij treguesi pasi sektori bankar ka filluar të jetë më
pranë individit duke e ndihmuar atë për kryerjene veprimeve të ndryshme .Ky fakt ndihmon në
uljen e ekonomisë cesh dhe reduktimin e ekonomisë informale.
Mungesa e teknologjisë dhe shpërndarjes gjeografike e sektorit banker
Përdorimi i tepërt i parave cash dhe mënjanimi i procedurave bankare për trasanksione të
ndryshme, i hap rrugë zhvillimit të ekonomisë informale, pasi shmanget kontrolli i autoriteteve
publike mbi transaksione të ndryshme të individëve. Përpjekjet e para për mënjanimin e këtij
fenomeni janë bere. Marrim si shembull mënyrën e pagesës se punonjësve e cila sot bëhet
nëpërmjet sistemit bankar. Megjithatë sipas Z. Genc Ruli vetëm 1/3 e totalit të transaksioneve
kryhen nëpërmjet këtij te fundit. Ng ate dhenat qe sektori i Bilancit të Pagesave(2003), thith
nëpërmjet formularëve raportues të bankave për mbledhjen e transaksionevetë llogarisë kornete
(kategoria mallra), rezulton se vetëm 41.1% e pagesave për importe kanalizohen nëpërmjet
sistemit bankar, ndërsa pjesa tjetër (58.9%) kryhetnë cash. Ndërkohë, edhe për eksportet situata
është pothuaj e njëjtë: pagesat për eksporte të kanalizuara nëpërmjet sistemit bankar zënë rreth
40.2%, ndërsa pjesa e mbetur (59.8%),kryhet me para në dorë.
Te gjitha rezultatet e përmendura më sipër kane ndikimin e tyre esencial në ekonominë e një
vendi në tërësi dhe ne zhvillimin e ekonomisë informale në veçanti. Shkaqet e këtij fenomeni
nuk duhen kërkuar vetëm në mentalitetin e individit shqiptar. Ato duhet të kërkohen edhe në
infrastrukturën e sistemit bankar. Aktualisht në Shqipëri shtrirja gjeografike e këtij sistemi nuk
është uniforme. Përqendrimin më të madh e shohim në Tiranë dhe në qytetet më të mëdha të
vendit. Mungesa e sektorit bankar në pjesët e tjera të territorit i vështiron individëve kryerjen e
transaksioneve si në kohe dhe në hapësirë. Si përfundim mund të themi që janë bankat ato që
mepolitikat e tyre duhen të krijojnë facilitete që individët ti kanalizojnë parat e tyre cash,
mungesa e zhvillimit, infrastrukturës dhe e shtrirjes gjeografike te tij ndihmon për zhvillimin e
mëtejshëm te sektorit informal.
KAPITULLI 3: MASAT E MARRA NË LUFTËN NDAJ EKONOMISË INFORMALE
Problemi i ekonomisë informale është një problem kryesor megjithëse në praktikë ai është një
reagim i natyrshëm dhe spontan ndaj pamundësisë së ekonomisë formale për të plotësuar nevojat
e një pjese të anëtarëve të shoqërisë. Duhet pranuar se në vendet në zhvillim e ato në tranzicion
ekonomia informale jep një kontribut të konsiderueshëm për rritjen ekonomike, ndonëse duke u
shoqëruar me një numër problemesh. Për faktorët që u trajtuan më lart që shkaktojnë informalitet
janë marrë një sërë masash të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e përmasave të ekonomisë
informale në Shqipëri.
Masa janë marrë për sistemin tatimor
Sipas Fondit Monetar, administrata e sotme tatimore shqiptare ka mjaft nga tiparet e një
administrate moderne. Rritja e performancës dhe besueshmërisë së administratës tatimore është
një nga shtyllat e strategjisë sëfinancave publike. Reformat dhe ndryshimet që interesojnë
administratën tatimore, jane te vendosura në një kontekst strategjik afatgjatë,që ka si objektiv të
fundit zhvillimin ekonomik. Në rrugën e saj për reformim administrata tatimore shqiptare është
asistuar në mënyrë të vazhdueshme nga Departamenti i Çështjeve Fiskale të FMN-së, nga
qeveria amerikane përmes USAID-it, DFID-it, SIDA,Bashkimi Evropian dhepartnerë të tjerë, që
kanë dhënë asistencën e tyre në formulimin dhe zbatimin e politikave modernizuese të
administratës tatimore. Veçanërisht, 3 vitet e fundit mund të konsiderohen si vitet e reformave të
fuqishme në sistemin administrativ tatimor, duke u karakterizuar nga zhvillime të rëndësishme:
Në kuadrin ligjor, është miratuar gjatë vitit 2008 ligji i ri integral“Për procedurat tatimore në
Republikën e Shqipërisë. ” ne ligj me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli I Ministrave
u implementua “Taksë e sheshtë” do të thotë që çdo individ paguan një normë të barabartë takse
mbi të ardhurat personale dhe çdo biznes të paguajë të njëjtën normë mbi tatim-fitimi. Pra për
Shqipërinë taksa e sheshtë, do të thotë që niveli i tatimit mbi të ardhurat personale, sigurimet
shoqërore dhe tatimin mbi fitimin në jenë në një nivel të përbashkët 10%.
Gjithashtu, nga 23 taksa kombëtare aktualisht numri është reduktuar në vetëm .
Duke synuar reduktimin e informalitetit dhe përmirësimine klimës për biznesin, në kuadrin e
përmirësimit të sistemit tatimor janë marrë edhe masat në vazhdim:
Është vendosur sistemi kompjuterik i nevojshëmpër deklarimin dhe pagesën elektronike
të tatimeve nga bizneset. Ky sistem synon të shmangë kontaktet mes tatimpaguesve dhe
punonjësve tatimore;
Ka pasur një riorganizim gjithëpërfshirës të strukturave të administratës tatimore, me
qëllim rritjen e efiçencës dhe përqendrimin e burimeve në administrimin e taksapaguesve
të mëdhenj ;
Ndryshime ka pasur edhe në kuadrin procedurial të apelimit dhe mbrojtjes së
tatimpaguesve kundrejt vendimeve të administratës tatimore : janë unifikuar procedurat e
apelimit për të gjitha llojet e taksave ; është ngritur departamenti i apelimeve tatimore në
Drejtorinë e Përgjithshme te Tatimeve për shqyrtimin e animimeve nga taksapaguesit.
Procesi i apelimit është reformuar dhe thjeshtëzuar;
Lidhur me informatizimin, është realizuar prezantimi i sistemit MIS-Menaxhimi i
Integruar i Sistemit-qe synon të përfshijë nënjë sistem të gjitha degët tatimore .
Treguesi më i mirë i rritjes së performancëssë administratës tatimore shqiptare është
reduktimi i evazionit fiskal. Indikatorët më të mirësasiorë në këtë drejtim janë të ardhurat e
mbledhura nga tatimi mbi te ardhurat personale dhe nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe
shëndetësore, të cilat kanë qene tatimet më të goditura nga evazioni fiskal.
Uljen e barrës së kontributeve shoqërore:
Në Shqipëri, janë kryer dy uljenë nivelin e përqindjes së pagesës së kontributeve për sigurimet
shoqërore. Ne vitin 2007, vit kur janë bërë efektive edhe taksa e sheshtë edhe ulja e kontributeve
me 9%, dhe më vitin 2009, vit kur u krye ulja e fundit në kontribute me 5%. Qëllimi i këtyre
uljeve është lehtësimi i veprimtarisë së subjekteve ngabarra e kontributeve, duke krijuar
mundësitë për rritjen e numrit të kontribut paguesve në sistemin e sigurimeve shoqërore,
shmangien e veprimtarisë joformale dhe krijimin e raporteve mëtë drejta në zërat e shpenzimeve
me synimin e deklarimit të pagave e të shpërblimeve. Reduktimi i normës së kontributeve do të
ketë një efekt ekonomik të dyanshëm. Nga njëra anë kemi uljetë kostos si pasoje e uljes në
nivelin e kostove si pasoje e ndryshimit në taksën e sheshtë.
Por ky efekt negativ do të kompensohetpërmes rritjes së interesit të të punësuarve dhe të
punëdhënësve për t'u përfshirë më gjerë në skemën e sigurimeve shoqëror.
Përveç uljes së nivelit të sigurimeve shoqërore, në Shqipëri po punohet edhe për të kryer një
reformë të thellë në këtë fushë. Programi i Punës së Denjë për Shqipërinë do të përqendrohet në
problemet e administrimit të sigurimeve shoqërore. Ai do te keshilloje partnered e ILO në lidhje
me rrugën që duhet të marrin gjatë reformës të skemës së sigurimeve shoqërore dhe do të ofrojë
trajnime për rritjen e aftësive profesionale të partnerëve. Këto iniciativa janë pozitive për uljen e
ekonomisë informale.
Lufta kundër korrupsionit:
Gjatë këtyre pesëmbëdhjetë viteve qeveritë e ndryshme kanë ndërmarrë masa për luftën kundër
korrupsionit duke përmirësuar legjislacionin dhe ngritur struktura të posaçme për të parandaluar
dhe për t’i vënë fre praktikave korruptive, siç është Ligji Për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë
së nëpunësve publikë, Ligji Për parandalimin e konflikteve të interesit në ushtrimin e
funksioneve publike, apo struktura përkatëse si Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të
Pasurive. Mazhoranca e re që erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të 3 korrikut 2005 duke pasur si
prioritet të saj luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka ndërmarrë disa reforma:
Në administratën publike, për të forcuar kapacitetet e shërbimit civil dhe krijimin e
mekanizmave të kontrollit,
Rritjen e nivelit profesional tënëpunësve të shërbimit civil, rritjen e transparencës në
deklarimin e pasurive të nëpunësve publikë;
Përmirësimin e legjislacionit dhe konsolidimin e rendit juridik; përmirësimin e menaxhimit të
financave publike dhe mekanizmave të kontrollit;
Nxitjen e transparencës në veprimtarinë e biznesit;
Rritjen e informacionit publik dhe inkurajimin e një shoqërie civile aktive.
Sipas kodit të Procedurës Penale, Prokuroria është organi i ndjekjes penale. Fillimi i procedimit
penal për veprat penale të korrupsionit është kompetencë e këtij organi. Suksesi i parandalimit
dhe i ndëshkimit të korrupsionit është i lidhur ngushtë me mënyrën e funksionimit dhe
efektivitetin e tij. Në analizën e politikës penale të ndjekur nga organi i prokurorisë është me
interes të studiohet numri i çështjeve të filluara, të përfunduara dhe mënyra e përfundimit të tyre.
Në vitin 2005 dhe 2006 vihet re një rritje e numrit të procedimeve penale për vepra kundër
korrupsionit. Sipas statistikave zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se nga krahasimi i
të dhënave të procedimeve penale për periudhën 2005-2006, në fushen e veprave penale kundër
korrupsionit 2006 numri i procedimeve penale u rrit në 524 procedime penale, nga 328 në 2005.
Gjithashtu është rritur numri i personave të dënuar nga gjykatat në shkallë vendi. Po sipas
statistikave zyrtare të këtij organi, procedimet penale për veprat penale të monitoruara në këtë
studim, përbëjnë një numër të konsiderueshëm në totalin e procedimeve penale në fushën e
veprave të korrupsionit. Kjo tregon arritjet që janë bërë për reduktimin e korrupsionit.
Reduktimi i procedurave të regjistrimit te biznesit
Qëndra Kombëtare e Regjistrimit u themelua me anë të Ligjit 9723 "Për Qendrën Kombëtare të
Regjistrimit", që ka hyrë në fuqinga Parlamenti në 3 Maj 2007. Reforma e regjistrimit të biznesit
ofron përfitime të shumta si: proces më i thjeshtë, më i shpejtë dhe me më pak shpenzime për
regjistrimin e bizneseve të reja, regjistrim i njëkohshëm në administratën e taksave, në sigurimet
shoqërore, në sigurimet shëndetësore dhe në Inspektoratin e Punës, nëpërmjet përdorimit të një
procedure të vetme aplikimi, sportele aplikimi për regjistrimin e biznesit në mbarë Shqipërinë,
qasje e lirë e publikut në informacionin e Regjistrit Tregtar nëpërmjet internetit.
QKL-ja ofron këto Shërbime:
Trajton procedurat e licencimit, autorizimit, lejeve, ndryshimit dhe revokimit, sipas këtij
ligji;
Siguron aksesin e lirë të publikut, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
Mban dhe administron Regjistrin Kombëtar të Licencave e Lejeve;
Karakteristikat kryesore të QKR dhe të procedurave të reja të regjistrimit të biznesit janë:
rrugëzgjidhja "one-stop-shop" për regjistrimin e biznesit; regjistrimi elektronik i biznesit;
regjistri tregtar elektronik; regjistrimi është i mundshëm në mbarë Shqipërinë; plotësimi I
standardeve ndërkombëtare për rregjistrimin e biznesit dhe shume perfitime per biznesin.Këto
masa i krijojnë shumë lehtësira bizneseve dhe e bëjnë sektorin formal shumë atraktiv për
aktivitetet që operojnë në informalitet duke shkuar drejt ekonomisë formale.
Masa janë marre dhe për Tregun e punës
Për të rregulluar tregun e punës Shqipëria mbështetprogramet ndërkombëtare të zhvillimit si dhe
masat qe këto programe japin. Programin në të cilin vendi ynë bazohet për përmisimin e tregut të
punës është Programi Shqiptar për Punën e Denjë (DËCP) 2008 – 201050, promovon punën e
denjë si çelës të zhvillimit. Programi përqendrohet tek rritja e kapacitetit të shtetrore dhe
partnerëve socialë me qëllim përmirësimin e administrimit së tregut të punës dhe përmirësimi i
mbulimit të sistemit të mbrojtjes sociale. Prioriteti i parë: përmirësimi i administrimit të tregut të
punës do ta ndihmojë vendin në arritjen e zhvillimit të shpejtë, tëbalancuar dhe te qendrrushme
ekonomik, social dhe njerëzor, luftën kundër korrupsionit dhe vendosjen e shtetit të së drejtës.
Ai përfshin mbështetjen aktive të ILO për politika punësimi aktive dhe me ndjeshmëri ndaj
çështjeve gjinore, një ligj bashkëkohor për nxitjen e punësimit që do të trajtojë objektivat e
efikasitetit dhe barazisë, një strategji mbi punësimin dhe formimin profesional, hartimin e një
politike për punësimin e të rinjve si dhe të planeve respektive kombëtare të veprimit. ILO do të
ofrojë gjithashtu asistencë gjithëpërfshirëse teknike për përmirësimin e funksionimit dhe
efikasitetit të dialogut social midis qeverisë dhe organizatave të punëdhënësve dhe
punëmarrësve, përfshirë dhe Këshillin Kombëtar te Punes , në mënyrë që të trajtohen me
efikasitet problemet ekonomike dhe sociale. Kjo do të kontribuojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në
konsolidimin e shtetit demokratik .
Masat qe jane marre ne ekomomine e cash-it
Për formalizmin e ekonomisë janë marre disa masave dhe iniciativa, që mund të përshpejtonin
progresin e reduktimit të cash-it. Ndër masat më tëspikatura të ndërmarra në këtë drejtim janë:
-Shlyerjen e detyrimeve të pagave të administratës shtetërore nëpërmjet llogarive bankare
-Pagesa e detyrimeve mujore (energji, ujë, telefon) nëpërmjet llogarive bankare.
-Zgjerimi i rrjetit të ATM-ve, POS (point of sale).
-Zgjerimi i rrjetit dhe pranisë së shërbimeve, nëpërmjet zyrave bankare
-Zbatimi i projektit për kryqëzimin e pagesave në vlerë të vogël (AECH - Automatic
Electronic Clearing House).
-Rishikimi i kuadrit ligjor, që lidhet me sistemin e pagesave në vend, duke i drejtuar
vëmendje të veçantë asaj pjese që mbështet instrumentet dhe aktorët e rinj të pagesave në
vend
-Rritja e transparencës së komisioneve bankaretë aplikuara për kreditë dhe kryerjen e
pagesave dhe në mënyrë të veçantë, ulja apo heqja e komisioneve te brendshme apo në
pagesat në ardhje është një masë tjetër qëBanka e Shqipërisë është duke zbaton në
kuadrin e afrimit të publikut dhe bizneseve te bankat.
Tashmë, modernizimi i sistemit bankar ofron mundësi të shumta për mënjanimin e përdorimit të
parasë cash. Një prej këtyre mundësive është përdorimi i parasë elektronike gjë që sjell
kanalizimin e parave dhe reduktimin e ekonomisë informale.
KAPITULLI 4. HIPOTEZA DHE METODOLOGJIA
Në kapitujt më lartë kam renditur faktorët dhe elementët e tyre të cilët sjellin efekte në rri
ekonomisë informale. Jam bazuar nëdisa autorë të ndryshëm të cilët kanë bërë kërkime për këtë
fenomen mbarë botrore dhe kanë konstatuar disa faktor që ndikojnë në ekonominë informale, ato
janë: Tregu i punës, korrupsioni, ekonomia e cash-it si dhe sistemi tatimor. Gjithashtu pamë se
janë marrë një sërë masash për faktoret që e shkaktojnë atë si ulja e barres fiskale, krijimi i QKR-
se lufta kundër korrupsionit, ulja e barrës së kontributit shoqëror, reduktimi I cash-it etj.
Këto masa pritet të kenë ndikuar pozitivisht nëreduktimin e përmasave të ekonomisë informale
në Shqipëri.
Metodologjia
Autorë të ndryshem si: Enste, F.Schneider, R.Klinglmair, M.Taube, V.Tanzi, M.Muco etj. kanë
trajtuar mangësit dhe kanë matur me modele të ndryshme madhësinë e ekonominsë informale,
nga ku ne marrim shkas dhe bazohemi për të pare tendencat e ekonomisë informale në rastin e
Shqipëris, c’farë vendi zë ajo në ekonomi, a bënë pjesë Shqipëria në vendet ku ekonomia
informale është në ulje? Dhe këto përgjigje do të ilustrohen me statistikat e marra nga studime të
hollësishme për rastin e Shqipërisë.
Objektivat e studimit
Ekonomia informale është një fenomen kompleks dhe është e pranishme gjerësisht në ekonomitë
e vendeve. Si e tillë ajo është shumë e debatueshme pasi studiues të ndryshëm kanë perceptime
të ndryshme për efektet që sjell ky fenomen në një vende. Objektivat e studimit tonë janë :
1. Studimi literaturës dhe identifikimi i faktorëve që shkaktojnë rritjen e ekonomisë
Informale
2. Paraqitje e efektit të faktorëve të identifikuar në ekonominë Shqiptare
3. Paraqitja e masave të marra për të reduktuar ekonominë informale në Shqipëri
4. Analizë e efektivitetit të këtyre masavenë periudhën 2002-2008
Hipoteza
Qëllimi i këtij studimi ka qenë analizimi i literaturës për ekonominë informale se si autorë të
ndryshëme përkufizojnë atë dhe se kush janë faktorët që shkaktojnë rritjen e nivelit të
informalitetit. Si ndikojnë këto faktor në këtësektor si dhe identifikimi i elementeve që i përbejnë
ato. Gjithashtu qëllimi i studimit ka qënë për të parë masat e marra për reduktimin e
informalitetit dhe se sa efektive kanë rezultuar ato për përudhen e marrë në studim.
Hipoteza që ne ngremë është:
Masat e marra nga qeveria Shqiptare gjatë periudhës 2002-2008 kanë qenë efektive dhe
kanë reduktuar ekonominë informale në Shqipëri
Modeli i zgjedhur
Në literaturë ofrohen disa metoda për vlerësimine madhësisë së ekonomisë informate si metoda e
mos përputhjes në llogarinë kombëtare (Diferenca e llogaritur midis GDP e konsumit me GDP e
shpenzimeve japin masën e ekonomisë informale) Metoda e kërkesës për cash.(Rritja e kërkesës
për cash sjell rritjen e informalitetit) Metoda e konsumit të energjisë etj .Këto metoda shpeshherë
nuk japin të njëjtin përfundim mbi madhësinë e ekonomisë informale pasi ekzistojnë probleme
në llogaritjen e tyre.Në këtë temë për vlerësimin e madhësisë së ekonomisë informale do
përdoret metoda e konsumit të energjisë elektrike. Kjo metodë përdor të dhëna vetëm për
veprimtaritë e produkteve të ekonomisë gri. Kaufmann dhe Kaliberda kanë supozuar që konsumi
i energjisë elektrike është treguesi i vetëm më i mirë fizik i këtij aktiviteti. Aktiviteti i
përgjithshëm ekonomik dhe konsumi i energjisë elektrike janë observuar në mënyrë empirike
kudo në botë dhe është parë që elasticiteti i nergjisë elektrike /PBB-në është afër njëshit. Duke
bërë paraprakisht matjen në mënyrë të besueshme të ekonomisë totale dhe duke zbritur ngaajo
PBB-në zyrtare, mund të dalim në një përafrim të ekonomisë informale. Diferenca ndërmjet
rritjes së PBB-së zyrtare dhe rritjes së konsumit të elektricitetit i atribuohet sipas kësaj metode
pikërisht ekonomisë informale.
Kjo metodë është relativisht e thjeshtë, megjithatë ajo kritikohet në disa aspekte:
Jo të gjitha aktivitetet e ekonomisë informale kërkojnë një përdorim tëlartë të energjisë
elektrike, ose në disa raste përdoren burime të tjera alternative si gazi i lëngshëm ,
qymyri, druri etj)ra nepermjet kësaj metode mundtë preket vetëm një pjesë e ekonomisë
informale.
Me kalimin e kohës është zhvilluar teknologjia dhe përdorimi i energjisë elektrike është
bërë më efiçent, si në ekonominë formale ashtu edhe në atë informale.
Mund të ketë ndryshime të konsiderueshme të elasticitetit të energjisë elektrike dhe PBB-
së mes vendeve të ndryshme me kalimin e kohës.
Pavarësisht kritikave, metoda është përdorur për matjen e ekonomisë informale nga
Kaufmann,
Kaliberda, Schneider dhe Enste etj. Kjo metodë është përdorur me rezultate të kënaqshme
për të
matur ekonominë informale edhe në Shqipëri nga Muco etj.
KAPITULLI 5 ANALIZA DHE REZULTATET
Për të parë madhësinë dhe përhapjen e sektorit informal në Shqipëri si dhe trendët e tij në
perjudhën 2002-2008 kam përdorur metodën e konsumit të energjisë elektrike . Për këtë janë
përdorur rritja ekonomike për perjudhe 2002-2008 si dhe të dhënat për konsumin e energjisë
elektrike për të njëjtën periudhë.
Rritja ekonomike
Të dhënat për rritjen e GDP-së në vitet e m arra në studim tregojnë se pergjithsishte GDP-ja ka
pasur rritje graduale për 2002-2008 rritja në shifra ka qënë nga 4.2 në 7.7. Për vitin 2004-2005
rritja nuk ka ndryshuar ka mbetur konstante në 5.7 më pas për vitin pasardhës ajo u shoqërua
menjë ulje të vogël nga 5.7 në 5.4 dhe vitet më pas u shoqëruan me rritjen e nivelit të GDP-së
Rritja në konsumin e energjisë
Për perjudhen 2002-2008 furnizimi me energji elektrike ka ardhur gjithnjë e në rritje.Nga 2002-
je rritje konstante, në 2007 pësoj nje ulje.Kjo ulje u pasua ne 2008 me rritje të 2006 ka qënë me
e ndjeshme të furnizimit Për pasoj kemi një rritje të theksuar të konsumit të energjisë në 2008 në
shifrat për 2007 (-6.06%) në shifrën 9.57% dhe ky vit ka arritur rekord në eficencën menaxhimit
të prurjeve hidroenergjetike.
.
Kjo tabelë është përmbledhëse e dy tabelave të mësipërme të cilat tregojnë rritjen e GDP-së dhe
rritjen e konsumit të energjisë elektrike. Tabela përmbledhëse llogarit ekonominë informale si %
ndaj GDP-së duke zbritur nga rritja e konsumit të energjisë rritjen e GDP-së, më këto të dhëna
llogarisim ekonominë informale nga viti në vit.Rreshti i fundit i tabelës llogarit nivelin e
ekonomisë informale duke mbledhur shumën e ekonomisë informale si % ndaj GDP per vitin
aktual me shumën e ekonomisë informale te vitit paraardhës. Përmasat e ekonomisë informale
për vitin 2002 janë përzgjedhur nga Muco etj (2004) .
Konkluzione
Tabela ilustron nivelin e ekonomisë informaëe në vend. Sipas metodës së përdorur vihet re që
niveli i informalitetit është në rënje. Kjo ulje ka qenë graduale po ndryshimin më të madhe të
kësaj rënje e shohim nga vitin 2006 që ka qënë 19.79 e cila është shoqëruar me një rënje të
dukshme në 2007 në nivelin 7.82. Viti 2008 ka pasur një luhatje të letë në rritjen e nivelit të
informalitetit nga viti paraardhës nga 7.82 ka shkuar në 9.69 . Viti 2008 korispondon me
menaxhimin e prurjeve hidroenergjike pasi ky vit ka qenë me thatësira. eficencën që ka pasur në
këtë tabelë shohim qartë se sa të nevojshme janë masat e marra nga organet shtetërore dhe se sa
ndikim japin ato në uljen dhe reduktimin e këtij sektori informal.
KAPITULLI 6 KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
Konkluzionet e modeli:
Sipas modelit të studiuar në përudhën 2002-2008 rezultatet tregojnë qartë se niveli i ekonomisë
informale në vend ka pasur një rrënje graduale nga viti në vit. Në ka qenë 30 dhe për 2008 ka
shkuar në shifrën 9.69 . Në model shohim se rritja e GDP-së si dhe rritja e nivelit te furnizimi në
përudhen e marrë në studim kanë qenë në një nivel gjithnjë e në rritje, shifra të tilla janë shumë
pozitive për një ekonomi. Keto te dhena tregojnë qartë uljen e sektorit informal në Shqipëri duke
sjell një zhvillim të më tejshëm për vendin.
A u vërtetua apo jo hipoteza ?
Hipoteza e ngritur ne ketë temë lidhet me uljen e nivelit të ekonomisë informale në Shqipëri.
Masat e marra nga vendi ynë për reduktimin e këtij fenomeni kanë qenë të ndryshme. Kjo vihet
re në rezultatet e arrira si dhe është shoqëruar me rritjen e GDP qe ka qenë graduale dhe nuk ka
pasur luhatje të mëdha. Duke parë rezultatet e modelit të konsumit të energjisë elektrike të cilat
tregojnë qartë nivelin e informalitetit dhe duke marrë në konsideratë të dhëna e saj arrimë në
përfundimin se në vendin tonë niveli i ekonomisë informalee ka qenë në ulje . Renia e këtij niveli
vjen si rezultat i masave që ka ndërmar vendi dhe efektivitetin që kanë pasur ato në uljen e
nivelit të ekonomisë informale. Si përfundim mund të themi që hipoteza u vërtetua.
Konkluzionet e tua
-Ekonomia informale është një fenomen kompleksdhe gjithëpërfshirës. Ajo është e pranishme në
të gjitha vendet pavarsishtë stadeve të zhvillimit që kanë ato.
-Shumë vende përpiqen t’i kontrollojnë këto aktivitete nëpërmjet masave dhe politikave të
ndryshme . Për të mbledhur informacion rreth këtyre aktiviteteve që operojnë në informalitet
është e vështirë pasi këto aktivitete nuk dëshirojnë të identifikohen.
-Sektori informal në ekonomi është një temë e shumë debateve. Disa japin vlerësim negativ të
pranisë së sektorit informal dhesugjerojnë reduktimin e madhësisë së tij. Të tjerë kanë pikëpamje
pozitive për rëndësinë e tij bazuar në dinamikën, fleksibilitetin dhe mundësinë për akumulim që
ky sektor ofron.
-Faktorët e identifikuar që ndikojnë në rritjen e informalitetit janë të shumtë si: Tregut i punës,
Sistemi tatimor, Korrupsioni dhe Ekonomia e cash-it.Elementët përbërës tëfaktove të renditur,
janë: papunësia, mos deklarimi i të ardhurave, ulja e orëve të punës, rritja e barrës së taksave dhe
e kontributeve të sigurimeve shoqërore ,mos deklarimi i pasqyrave financiare, mos efikasiteti i
im të grumbullimit të të ardhurave tatimore, korrupsioni, mos certifikimi i prejardhjes së parave,
informcini i pakët i individëve në përdorimine mjeteve jo cash, mungesa e teknologjisë dhe
shpërndarjes gjeografike e sektoritbankar. Te gjithë këto faktor dhe elemente kanë një
ndikmadhe dhe thelbësor në rritjen e sektorit informal.
-Përsa i përket ekonomisë informale në vendin tonë mund të themi që është në nivele të
konsiderueshme. Ekonomia Shqiptare është pjesë përbërëse e ekonomisë globale rrjedhimisht
faktorët dhe elementët që i përbëjnë ato që sjellin rritjen e informalitetit në vendet e tjera
ndikojnë dhe në vendin tonë.
-Për të reduktuar informalitetin Shqipëria ka marrë masa të ndryshme të cilat ndikojnë në
përmisimin e të gjithë faktorëve që shkaktojnë informalitet duke sjell uljen e sektorit informal.
-Efektet e pritura që do të jepnin këto masa janë në uljen e barrës tatimore dhe kontributeve
shoqërore, përmisimin e funksionimit të administratës tatimore, rritjen e informacionit public dhe
inkurajimin e një shoqërie civile aktive si dhe rritjen e performancës dhe besueshmërisë së
administratës tatimore. Lufta e korrupsionit në administratën publike sjell forcuimin e kapacitit
të shërbimit civil dhe krijimin e mekanizmave të kontrollit,ritjen e nivelit profesional të
nëpunësve të shërbimit civil, rritjen e transparencës etj. Masat e marra për uljen e procedurave të
regjistrimit trajton procedurat e licensimit autorizimit, lejeve, ndryshimit dhe revokimit, sipas
këtij ligji. Kjo sjell lehtësimin e biznesit si dhe uljen e ekonomisë informale. Gjithashtu masat
për rregullimin e tregut të punës dhe kanalizimi i parave parandalojnë dhe ulin nivelin e
informalitetit si dhe nxisin të gjithë aktoret qe operojne në sektorininformal të shkojnë drejt atij
formal.
-Ndikimi që kanë masat e marra në uljen e ekonomisë informale shihet qartë në modelin e marrë
në studim i cili është modeli i konsumit të energjise elektrike. Aty reflektohen të dhëna për
përudhen 2002-2008 dhe konstatohet një ulje graduale e ekonomisë informale në Shqipri.
-Duke u bazuar tek rezultatet e studimit shihet që efektet e parashikuara për masat e marra kanë
dhënë rezultatin e pritshëm pasi ekonomia informale në Shqipëri është reduktuar.
Referenca
Albanian Center for Economic Research.(1999) InformalEconomy in Albania: Study of Hidden
Employment and Tax Evasion, ACER.
Andrei and Robert Vishny. (1993). “Corruption,” Quarterly Journal of Economics
Banka e Shqipërisë (2004) .Buletini Ekonomik .Vëllimi Nr 7
Banka e Shqipërisë.(2006) Reduktimi I Cash-it ne kuadrin e rregullimit te ekonomisë
Banka e Shqiperis.(2009)Buletini Ekonomik
Besnik.Alikaj.(2008).Misteri I Gjashte.Tirane.Botime afroidit
Boga&Associates. Parimet baze te funksionimit te cdo sistemi tatimor dhe detyrim
tatimpaguesve.
ent Brungger, H. (2001) The Statistical System of the Republic of Albania: Global Assessm ,
Sëiss Federal Statistical Office
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. (2009)Legjislacioni Tatimore
nstitutional Change in Transition Countries Dominik H. Enste.The Shadoë Economy and I
Institut der deutschen Ëirtschaft, Köln
EPPA (2004) Enterprise Policy Performance Assessments
ENSTE, Dominik H.(2002) .Schattenëirtschaft und institutioneller Ëandel. Eine soziologische,
ERE(2008) Raport vjetor i Entit Rregullator te Sektorit te Energjise per vitin 2008
sozialpsychologische und ökonomische Analyse
GDN. Private Sector and Labour Market Developments in Albania: Formal versus Informal
Glaeser, Edëard, and Joseph Gyourko. (2002). The Impact of Zoning on Housing Affordability,
Harvard Institute of Economic Research, Harvard University, Cambridge, MA.
IDRA.(2009) Korrupsioni në ShqipëriStatistika,Përmbledhje e rezultateve
INSTAT( 2009)Te papunete teregjistruar sipsa statusit
ik dhe ILO.(2008) Program i ri për Punën e Denjë në Shqipëri nxit zhvillim të balancuar
ekonomsocial
ISS.Ekonomia Informale- puna e Zeze ne vështrimin e partnerve social
J.Tashi. (2009) Kontributet e Sigurimeve shoqerore dhe Shendetesore
Johnson, S., Kaufmann, D. and P. Zoido-Lobatón (1998a), “Regulatory discretion and the
unofficial economy”, The American Economic Revieë.
Johnson, S., Kaufmann, D. and P. Zoido-Lobatón (1998b), “Corruption, public finances and the
unofficial economy”,Ëashington, D.C.: The Ëorld Bank, discussion paper.
Johnson, S., Kaufmann, D. and P. Zoido-Lobatón (1998a), “Regulatory discretion and the
unofficial economy”, The American Economic Revieë.
Karta E Aalborgut (1994). Kartae qyteteve Evriopiane per zhvillimin e qendrushem
mal Sector in Transition: Tax Evasion in an Institutional K.Gërxhani.( 2002) The Infor
Vacuum,Ph.D. thesis, (University of Amsterdam)
K. Gërxhani. Politico - Economic Institutions and the Informal Sector in Albania
Konferenca e dyte Rajonale (2008) Modernizimi I administrative Tatimore
Lippert and M.Ëalker. The Underground Economy:Global Evidence of its Size and Impact.
Institute Vancouver, British Columbia, Canada.
OECD (Measuring the Informal Economy in Latin America and the Caribbean
OECD(2002)Measuring the Non-Observed Economy
OECD (2004) The Informal Ekonomy in Albania
P.Kabo: (2006) Autoritarizem ne tranzicion. Quest Albania. Tirane
Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) 2007
R.Dornbusch, S.Fischer (2000). Makroekonomia. Tirane, Dituria
Ridvan Bode.2006. Reduktimi i ekonomisë informale.Arkiva e Ministrisë së Financave
SIDA.(2004) The Informal Economy
Schneide (2002).Size and measurement of the informal economy in 110 countries
Schneider dhe Enste ( 2000; DIË 1998); Bosch dhe Lehndorff (1998).
SKGO (2009). PennyStockGuru's Ëednesday Ëatchlist
USAID. (2007) Organet e Drejtësisë ne luftën kundër korrupsionit
http://www.institutemedia.org/documenta/research%20and%20monitoring/monitorime/pasqyrim
i%20i%20krimit%20te%20organizuar.pdf
http://www.pp.gov.al/alb/statistike/stat%202006/stat0602.html
www.coe.int/t/dg3/sscssr%5CSource%5CGlossALB.pdf
top related