analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për...

27
INITIATIVE FOR AGRICULTURAL DEVELOPMENT OF KOSOVO INICIATIVA PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË SË KOSOVËS INICIATIVA ZA POLJOPRIVREDNI RAZVOJ KOSOVA Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në bujqësi në Kosovë Autor: Ing. dip. Bernd Sitzmann

Upload: doanhanh

Post on 05-Mar-2018

231 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

INITIATIVE FOR AGRICULTURAL DEVELOPMENT OF KOSOVO INICIATIVA PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË SË KOSOVËS

INICIATIVA ZA POLJOPRIVREDNI RAZVOJ KOSOVA

Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në bujqësi në Kosovë

Autor:

Ing. dip. Bernd Sitzmann

Page 2: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 1 nga 27

Organizata:

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) Rr. Ulqini Nr. 74, 40000 Mitrovicë Republika e Kosovës Tel/Fax: +381 28 536 726 E-mail: [email protected] Uebfaqja: www.iadk.org Autor: Ing. dip. Bernd Sitzmann

Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18 89 email: [email protected] në emër të IADK-së Vërejtje ligjore 1. Të gjithë treguesit, të dhënat dhe rezultatet e këtij studimi janë përpiluar dhe kontrolluar me shumë kujdes nga autori(ët). Megjithatë, gabimet në lidhje me përmbajtjen nuk mund të përjashtohen. Rrjedhimisht, as IADK e as autori(ët) nuk do të jenë përgjegjës për ndonjë pretendim, humbje ose dëmtim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë që rezulton nga përdorimi ose mbështetja në informatat që përmban ky dokument, apo që drejtpërdrejt ose tërthorazi rezultojnë nga gabimet, pasaktësitë apo lëshimet sa i përket informatave që përmban ky studim. 2. Kopjimi apo riprodhimi i tërë këtij studimi ose një pjesë të tij (duke përfshirë çdo transferim në mediat për ruajtjen e të dhënave) dhe shpërndarja për qëllime jo-komerciale është i lejuar, me kusht që IADK të theksohet si burim i informacionit. Për përdorime tjera, duke përfshirë kopjimin, riprodhimin ose shpërndarjen e tërë këtij studimi ose një pjese të tij për përdorime komerciale, kërkohet pëlqimi me shkrim të IADK-së.

Page 3: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 2 nga 27

Përmbajtja 1 Hyrja.................................................................................................................................... 3

2 Objektivi i konsulencës ....................................................................................................... 3

3 Rezultatet............................................................................................................................ 3

4 Gjendja aktuale e energjisë në Kosovë ............................................................................. 3

4.1 Politikat e energjisë...................................................................................................... 3

4.2 Prodhimi i energjisë elektrike ...................................................................................... 4

4.3 Burimi i energjisë për ngrohje (druri dhe linjiti) ............................................................ 4

5 Burimet e energjisë së ripërtëritshme në dispozicion ........................................................ 5

5.1 Potenciali i energjisë diellore ....................................................................................... 5

5.2 Energjia e erës............................................................................................................. 6

5.3 Biokarburanti ................................................................................................................ 6

5.4 Biogazi ......................................................................................................................... 6

6 Teknikat potenciale të energjisë së ripërtëritshme ............................................................ 7

6.1 Ngrohësi diellor i ujit (NDU) ......................................................................................... 7

6.1.1 Sistemet me qarkullim të detyruar ....................................................................... 8

6.1.2 Ngrohësi diellor termosifon i ujit ........................................................................... 8

6.2 Ngrohësi diellor i ajrit ................................................................................................... 9

6.3 Elektrifikimi diellor ...................................................................................................... 10

6.4 Fermentuesi i biogazit ............................................................................................... 11

6.5 Pompa termike........................................................................................................... 12

7 Analiza e gjendjes dhe rekomandimet ............................................................................. 13

7.1 Përpunimi i frutave të imëta....................................................................................... 14

7.1.1 Pasterizimi i frutave dhe perimeve ..................................................................... 14

7.1.2 Tharja e frutave dhe bimëve .............................................................................. 16

7.2 Hortikultura................................................................................................................. 20

7.2.1 Serra ................................................................................................................... 20

7.3 Blegtoria ..................................................................................................................... 21

7.3.1 Pasterizimi i qumështit ....................................................................................... 21

7.3.2 Fermat e gjedhëve.............................................................................................. 24

8 Hapat e ardhshëm dhe rekomandimet përfundimtare ..................................................... 25

9 Referencat ........................................................................................................................ 26

Page 4: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 3 nga 27

1 Hyrja IADK është themeluar në vitin 2004 me seli në Mitrovicë dhe është e angazhuar me aktivitetet e saja në zhvillimin rural, për përmirësimin e kushteve socio-ekonomike në zonat rurale, uljen e papunësisë dhe importeve, prodhimin e ushqimit të shëndetshëm, shfrytëzimin racional të resurseve njerëzore dhe mbrojtjen e mjedisit. IADK është në bashkëpunim të ngushtë me fermerët dhe shoqatat kosovare, OJQ-të tjera, komunat, institucionet qeveritare, duke u përqendruar në aktivitetet e diversifikimit.

Kjo organizatë përfshinë një ekip profesional, dhe për qëllim kryesor e ka zhvillimin e aftësisë prodhuese të fermerëve, rritjen e konkurrencës, ofrimin fermerëve të praktikave të mira bujqësore në prodhim dhe përpunim në shkallë të vogël, lobimin për projekte dhe politika për zhvillimin rural në Kosovë bazuar në Standardet e BE-së.

Ka shumë arsye pse IADK po shikon në drejtim të burimeve të ripërtërishme të energjisë. Burimet e ripërtërishme të energjisë japin shpresa të mëdha se do të ndihmojnë për të reduktuar sasinë e toksikeve që janë nënprodukte të përdorimit të energjisë. Jo vetëm që ato mbrojnë nga nënproduktet e dëmshme, por përdorimi i energjisë së ripërtërishme ndihmon për të ruajtur shumë prej burimeve natyrore që ne aktualisht i përdorim si burime të energjisë.

Çmimi i naftës në dekadën e fundit e ka është ngritur në nivele rekorde dhe kjo ka një ndikim të madh në çmimin e ushqimit. Energjia e ripërtërishme përfshinë gjenerimin energjisë për të kryer një numër të detyrave në fermë: pompimin e ujit për ujitje, ndriçimin e ndërtesave dhe tjera. Këto forma të ripërtërishme të energjisë përfshijnë energjinë diellore, erën dhe fuqinë e ujit, lëndët djegëse nga bimët, biogasin (gaz që prodhohet nga fermentimi i plehut organik dhe mbetjeve të kulturave bimore).

2 Objektivi i konsulencës Objektivat kryesore vijuese janë shqyrtuar nga kjo konsulencë:

Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtërishme në bujqësi; Identifikimi dhe kryerja e një analize të fizibilitetit të burimeve të mundshme të energjisë së ripërtërishme në bujqësi, hortikulturë dhe përpunim të ushqimit në shkallë të vogël në Kosovë

Zhvillimi i zgjidhjeve teknike të përshtatshme për katër opsione, duke përfshirë edhe për programet eksperimentale për opsionet fizibile të energjisë së ripërtërishme.

3 Rezultatet Rezultati kryesor që pritet nga kjo konsulencë është vlerësim i analizave të fizibilitetit për energjinë e ripërtërishme, në veçanti për (ose: duke përfshirë) energjinë diellore dhe fotovoltaike për nevojat e fermerëve në Kosovë.

4 Gjendja aktuale e energjisë në Kosovë

4.1 Politikat e energjisë Konflikti gjatë dekadave të kaluara ka dobësuar mjaftë vendin dhe e ka penguar zhvillimin. Kosova përpiqet për t'u bashkuar me BE-në, gjë që parashtron sfida të mëdha për vendin. Kërkesa në rritje për energji bashku me problemet e ndërlidhura mjedisore që lidhen me prodhimin e sotshëm të energjisë, kërkon ndërmarrjen e hapave të ri. Prodhimi kryesor i energjisë në Kosovë sigurohet nga dy termocentrale me djegie të qymyrit që kanë një teknologji të vjetruar, duke shkaktuar nivele shumë të larta të ndotjes së ajrit. Krahas problemeve mjedisore, mungesa e energjisë elektrike është një problem i madh. Reduktimet e rregullta të rrymës, që zgjasin disa orë, janë dukuri e përditshme. Burimet e ripërtërishme të energjisë janë praktikisht të paprekura.

Page 5: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 4 nga 27

Qeveria është e vetëdijshme për rëndësinë e ndryshimit të politikave të energjisë që tashmë është ilustruar në "Strategjia e Energjisë së Kosovës", e botuar në vitin 2005[1]. Një nga strategjitë kryesore thekson nevojën për të përmirësuar kushtet për investime private në sektorin e energjisë së ripërtërishme, me synimin për të rritur pjesëmarrjen e saj në prodhimin e përgjithshëm. Një publikim nga Ministria e Mjedisit thekson se promovimi i energjive të ripërtërishme në Kosovë është një nga strategjitë kryesore për përmirësime mjedisore [4]. Tarifat e reja të furnizimit të rrjetit për energjitë e ripërtërishme (duke përjashtuar hidrocentralet dhe centralet solare të mëdha) janë caktuar në vitin 2011 nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë siç tregohet në tabelë. Edhe pse vendi nuk ka përvojë me furnizimin e rrjetit me energji elektrike dhe për shkak të shkurtimeve të shpeshta të energjisë deri tani në të vërtetë nuk ka qenë i mundur gjenerimi i energjisë elektrike në mënyrë komerciale. Tabela 1: Tarifat e aplikueshme për furnizimin e rrjetit me energji elektrike të prodhuar nga burimet e ripërtërishme të energjisë [5.].

Burimet primare të energjisë së ripërtërishme

(€/MWh)

Hidrocentralet (<10MW) 63.3 Era 85.0

Energjia diellore j/a Biogazi dhe biomasa 71.3

4.2 Prodhimi i energjisë elektrike Furnizuesi dhe prodhuesi kryesor i energjisë elektrike në Kosovë është operatori vendor KEK. Të dy termocentralet me linjit të KEK-ut prodhojnë 98% të energjisë elektrike të përdorur në vend me një kapacitet total të instaluar të energjisë prej 2000 MW. Është paraparë që këto dy termocentrale të shkyçen nga rrjeti në vitin 2024, dhe të zëvendësohen me një termocentral të ri në vitin 2014. Shqetësimi kryesor në sektorin e energjisë është mungesa e furnizimit që shpie në ndërprerje të rregullt të energjisë, së bashku me degradimin mjedisor lidhur me operacionin. Për të plotësuar kërkesën në rritje për energji (një rritje prej 25% në konsumin vjetor është parashikuar deri në vitin 2020), burime të reja të prodhimit të energjisë duhet të zhvillohet. Deri tani, vendi është ende në fillim të shfrytëzimit të burimeve të saj për energji të ripërtërishme. Vetëm disa hidrocentrale të madhësisë së vogël janë instaluar me një prodhim total vjetor prej afërsisht 50`000 MWh. Deri më tani, vetëm 5 turbina të vogla të erës (të dorës së dytë) janë instaluar, por nuk janë në veprim.

4.3 Burimi i energjisë për ngrohje (druri dhe linjiti) Burimi kryesor i energjisë për ngrohje në Kosovë është druri dhe linjiti. Sipërfaqja e përgjithshme e pyjeve në Kosovë vlerësohet të jetë 464 800 hektarë, ose rreth 42% e sipërfaqes. Rreth 278 880 ha janë në pronësi publike, kurse 185 920 hektarë janë në pronësi private. Vëllimi total në këmbë në pyjet publike vlerësohet të jetë rreth 33.5 milionë m3, ndërsa në pyjet private rreth 19.5 milionë m3. Bruto rritja vjetore vlerësohet të jetë 1.3 milionë m3. Rritja mesatare vjetore për hektar është 3.0 m3 në vit. Prerje e lejueshme vjetore vlerësohet të jetë 900 000 m3. Rezervat në pyjet publike përbëhen përafërsisht nga 56% dru zjarri dhe 44% dru teknik. Në pyjet private, kryesisht pyje të ulëta, pyjet janë me 54% dru teknik dhe 46% dru zjarri [12], [11]. Është e rëndësishme të përmendet se rreth 50% e familjeve kosovare (që janë rreth 168 000 familje) përdorin dru zjarri rregullisht. Sipas të dhënave në dispozicion një mesatare prej 5 m3 është kërkohet për një familje në vit. Prandaj nevojat totale familjare për dru zjarri janë 837 500 m3 në vit. Aktualisht, druri përdoret vetëm për qëllime të ngrohjes, djegie të drejtpërdrejtë për gatim dhe ngrohjen e ujit.

Page 6: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 5 nga 27

Pyjet e Kosovës janë kryesisht gjethegjerë (lisi dhe ahu), të krijuara përmes përhapjes natyrore. Vetëm rreth 5% klasifikohet si halore (pisha e bardhë, pisha e zezë, etj.) [11].

5 Burimet e energjisë së ripërtërishme në dispozicion

5.1 Potenciali i energjisë diellore Klima në Kosovë është i ndikuar nga klima kontinentale me mot shumë të nxehtë në muajt e verës, ku temperaturat mund të arrijnë 40°C dhe mot të ftohtë në sezonin e dimrit. Temperaturat gjatë dimrit mund të bien deri në -25°C. Rrezatimi global në vit arrin në 1400 kWh/m2a në Prishtinë. Dallimi në rrezatim brenda vendit është në mes të 1200 dhe 1500 kWh/m2a. Pasi që rrezatimi global në mesatare është për 23% më i lartë se në një qytet mesatar në Evropë, regjioni është i përshtatshëm për përdorimin e energjisë diellore.

në kWh/m2a

Fig. 1: Rrezatimi global në kWh/(m2 vit) i Kosovës – paraqitja horizontale e pjerrët [1.]

0

20

40

60

80

100

120

140

160

180

200

Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec

kW

h/m

² a

Basel

Pristina

Fig. 2: Krahasimi i rrezatimit mujor global në mes të Bazelit (CH) dhe Prishtinës ( ( + 23%)[2.].

Page 7: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 6 nga 27

5.2 Energjia e erës Kompania Zvicerane NEK Umwelttechnik AG ka kryer një studim mbi potencialin e erës në Kosovë. Dhjetë vende janë zgjedhur për instalimin e pajisjeve të matjes. Në përgjithësi, mund të thuhet, se shpejtësitë mesatare të erës në vend janë mjaft të ulëta, për shkak të vendndodhjes topografike të vendit. Edhe pse, në lartësi më të mëdha, janë identifikuar disa vende me shpejtësi të erës të mjaftueshme për projektet e energjisë së erës janë identifikuar [8]. Ashtu si edhe për teknologjitë tjera të energjisë së ripërtërishme përdorimi i energjisë së erës varet edhe në mundësinë për të furnizuar rrjetin me energji elektrike. Pasi që kjo nuk është e mundur deri tani opsioni i vetëm mbeten zgjidhjet jashtë rrjetit në zonat e largëta, më gjasë në zonat malore. Disa turbina të erës tashmë janë instaluar në rajonin e aeroportit të Prishtinës, por ato nuk janë në funksion.

5.3 Biokarburanti Aktualisht nuk ka prodhim të biokarburanteve dhe bioetanolit në Kosovë. Megjithatë, vlen të theksohet se ka potencial shumë të kufizuar për kultivimin e kulturave energjetike dhe për përdorimin e biomasës për prodhimin e biokarburanteve. Arsyet kryesore për këtë janë:

Dendësia e madhe e popullsisë në Kosovë; Sipërfaqja e kufizuar bujqësore;

Madhësia e vogël e fermave (mesatarja e madhësisë së fermës është rreth 2.2 hektarë, por të fragmentuara në 8-10 ngastra);

Varësia nga bujqësia (rreth 60% e popullsisë jeton në zonat rurale, dhe shumica prej tyre nuk kanë punë të përhershme, kështu që ata varen nga bujqësi për të krijuar të

ardhura, këto janë të ashtuquajturit fermerët jo-komercial) [11.].

5.4 Biogazi Siç është përshkruar tashmë në kapitullin 5.3 potenciali për biogaz në Kosovë është gjithashtu i kufizuar. Aktualisht ka numër të kufizuar të fermerëve me madhësi maksimale të fermës prej 20 lopëve në Kosovë. Prandaj ekziston një potencial i kufizuar për elektrifikimin e biogazit në mënyrë ekonomike. Në mënyrë që të arrihen periudha kthimi të shkurtra prej 3 deri në 5 vjet është e nevojshme të vendosen tarifa atraktive të furnizimit të rrjetet të ngjashme me Gjermaninë ku aktualisht është 140 €/MWh dhe madhësia e fermës duhet të jetë të paktën 100 lopë. Një llogaritje individuale ekonomike për vendimmarrje është e nevojshme. Nëse furnizimi i rrjetit me tarifa tërheqëse nuk është i mundshëm biogazi mund të përdoret për ngrohjen e hapësirave dhe për punën e gjeneratorëve të vegjël me gaz gjatë ndërprerjeve të energjisë elektrike. 5 gjedhë prodhojë rreth 2500 m3 biogaz në vit që është baras me 250 kWh për ngrohje. Për arritur një kontribut të rëndësishëm prej të paktën 30% nga biogazi për nevojat energjetike të për ngrohje dhe sigurimin e ujit të ngrohtë janë të nevojshme së paku 60 lopë në një shtëpi familjare të vetme. Nevojat minimale të energjisë për ngrohje në një shtëpi familjare të vetme janë afërsisht 15000kWh në vit (shih gjithashtu [9]). Për një pajisje elektrike me fuqi 1 kW nevojiten 2500 m3 biogaz në vit për funksionim ekonomik. Për prodhim efikas të biogazit përveç plehut të lopëve nevojiten edhe biomasa e gjelbër (p.sh. misri, bari...) dhe një temperatura prej 35°C deri në 42°C. Për detaje të mëtejshme teknike, shih gjithashtu kapitujt 6.4 dhe 7.3.2.

Page 8: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 7 nga 27

6 Teknikat potenciale të energjisë së ripërtëritshme

6.1 Ngrohësi diellor i ujit (NDU) NDU-të punojnë vetëm me rrezatim të drejtpërdrejt, por mund të funksionojnë edhe gjatë muajve të dimrit, nëse ka dritë dielli të mjaftueshme. Nëse rezervuari është i mbushur me ujë të ngrohtë deri në 90°C nga dielli uji i nxehtë mund të qëndroj i nxehtë për 2 deri 3 ditë në varësi të cilësisë së izolimit të rezervuarit. Një ngrohës diellor standard i ujit me kolektor me sipërfaqe 4 deri në 6 m2 dhe një rezervuar me kapacitet prej 300 litra mund të sigurojë 60% të konsumit të përgjithshëm të ujit të nxehtë në një shtëpi të një familje të vetme me 4 persona. Ngrohësit diellor të ujit gjithmonë kanë nevojë për një sistem mbështetës ngrohjeje për kohën kur dielli nuk është i mjaftueshëm. Sistemi ngrohës mbështetës mund të jetë një shkop elektrikë ose mund të jetë i lidhur me bojlerin ekzistues, që në Kosovës zakonisht është me dru apo qymyr. Në bujqësi nxehtësia diellore mund të përdoret për pastrim por edhe për përpunimin e qumështit dhe frutave. Projektet për pasterizim të qumështit me ngrohës diellor të ujit tashmë ekzistojnë si p.sh. në Emmi AG në Zvicër (shih gjithashtu http://youtu.be/F4EIRTgjOq0?hd=1). Përdorimi i kolektorëve diellor për ngrohjen e hapësirës është vetëm një opsion, nëse konsumi i energjisë është tashmë i kufizuar me izolim dhe dritare të përshtatshme të ndërtesës. Në Kosovë ka një kërkesë të lartë për izolimin e ndërtesave dhe për këtë arsye përdorimi i energjisë diellore për ngrohjen e hapësirës nuk është më prioritet në këtë vend. Ekzistojnë tri lloje të ndryshme të NDU-ve me komfor, cilësi dhe kosto të investimeve të ndryshme në dispozicion në tregun e Kosovës. Tabela 2 jep një pasqyrë të NDU-ve përfshirë përparësitë dhe dobësitë e tyre. Në kapitullin 0 dhe 6.1.2 mund të shihen shpjegimet e funksioneve themelore. Aktualisht ka vetëm disa shitës të NDU-ve në dispozicion në Kosovë. Nga Evropa ‘Sonnenkraft’ (ofruesi lokal: http://www.muqacompani.com) dhe ‘Vaillantoffering’ me sistem të qarkullimit të detyruar (Fig. 3). Aktualisht në Kosovë nuk ka ofrues të sistemeve diellore termosifon me presion për ngrohjen e ujit (Fig. 4) p.sh. nga Greqia apo Turqia. Disa tregtarë ofrojnë disa ngrohës diellor termosifon të ujit nga Kina (Fig. 5).

Tabela 2: Rishikim i tipave të ndryshëm të NDU-ve.

Tipi i sistemit Përparësitë Mangësitë

NDU me qarkullim

të detyruar (shiko Fig. 3)

Mirëmbajtje e ulët

Kompatibile me instalimet e ujit me presion.

Mbrojtja nga ngrirja gjatë

kushteve të vështira klimatike dimërore.

Rezervuari mund të

instalohet afër përdoruesit.

Komfort i lartë

Nuk punon gjatë dhe pas ndërprerjes së rrymës.

Investimi i lartë prej rreth 30000 euro.

NDU termosifon

me presion (shih Fig. 4).

Mirëmbajtje e ulët

Punon pa rrymë elektrike.

E mundshme mbrojtja aktive kundër-ngrirjes.

Kompatibile me instalimet e ujit me presion.

Investimet rreth €1000.

Komfort i ulët për shkak të gypave të ngrirë nga NDU deri në shtëpi.

Humbje të mëdha të energjisë gjatë muajve të dimrit.

NDU termosifon pa

presion (shih Fig. 5).

Çelik i pandryshkshëm dhe qelq, rrjedhimisht pa korrozion.

Puna pa rrymë elektrike.

Investim i shumë ulët

Mirëmbajtja e shpeshtë e nevojshme për shkak të shkallëzimit në kolektor.

Komfort i ulët për shkak të presionit të ulët të ujit

Komfort i ulët për shkak të gypave të

Page 9: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 8 nga 27

(rreth € 400). ngrirë nga NDU në shtëpi.

Instalim i pazakonshëm i rezervuarit

në kulm.

Humbje të mëdha të energjisë gjatë muajve të dimrit.

Nuk ka mbrojtje aktive nga ngrirja.

6.1.1 Sistemet me qarkullim të detyruar

Fig. 3 tregon funksionimin themelor të një NDU me sistemin të qarkullimit të detyruar. Kolektorët diellor (2) absorbojnë rrezatimin diellor. Ky rrezatim transformohet në nxehtësi dhe bartet në një përzierje ujë/glikol nëpërmjet sistemit të gypave deri në rezervuar (1). Përzierja glikol ujë është përdorur për të parandaluar dëmtimin nga ngrirja. Ai qarkullon nga një pompë qarkulluese (3) në mes të kolektorit dhe këmbyesit të nxehtësisë (4) të rezervuarit sa herë që temperatura në kolektorë është më e lartë se në rezervuar (1).Puna e pompës kontrollohet nga një kontrollues me dy sensorë termik në kolektor dhe në rezervuar.

UN UF 1

Uji i ngrohtë Uji i ftohtë Rezervuari

2 Kolektori 3 Pompa qarkulluese 4 Këmbyesi i nxehtësisë

Fig. 3: Funksioni themelor i ngrohësit diellor të ujit me qarkullim të detyruar.

6.1.2 Ngrohësi diellor termosifon i ujit

Fig. 4: NDU Termosifon me kolektor pllakë

të sheshtë.

Fig. 5: NDU Termosifon me kolektor me

gypa vakum.

Sistemet termosifon përdorin konveksionin natyror dhe punojnë pa kontrollues dhe pompë. Ka dy lloje të ndryshme të NDU-ve termosifon në dispozicion. NDU me presion e ka të mbyllur qarkun e kolektorit ku antifrizi mund të mbushet në kolektorin me pllakë të sheshtë (shih Fig. 4). Ata i rezistojnë presionit deri në 6 bar. Ky lloj prodhohet kryesisht në Greqi dhe Turqi. Në NDU termosifon pa presion (Fig. 5) uji rrjedh direkt përmes kolektorit të hapur me gypa vakumi. Kjo NDU mund të punojnë vetëm pa presion dhe ka nevojë për një rezervuar sipër.

UF

UN

Page 10: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 9 nga 27

Kjo është alternativë më e lirë dhe prodhohet në Kinë. Standardi i cilësisë shpesh është i dobët. Shkallëzimi në kolektor duhet të merret parasysh në procesin e mirëmbajtjes dhe kolektori nuk mund të mbrohet kundër ngrirjes.

Rrezatimi diellor ngrohë ujin në kolektor. Uji i ngrohtë në kolektor ka një dendësi specifike më të ulët se sa uji të ftohtë në rezervuar

dhe është në ngjitje.

Uji i ftohtë në rezervuar ka një dendësi specifike më të lartë se uji i ngrohtë në kolektor

dhe është në rënie.

6.2 Ngrohësi diellor i ajrit Ngrohja e drejtpërdrejtë e ajrit nga rrezatimi diellor mund të jetë e dobishme për qëllimin e tharjes ose për ngrohjen e hapësirave të brendshme. Ajri ngrohet në një sipërfaqe të zezë që absorbon rrezatimin diellor, e cila është e mbuluar nga qelqi. Ajri i ngrohtë bartet zakonisht nga një ventilator në një kanal të izoluar i bërë nga druri apo fletët metalike. Ekzistojnë kolektor-ajri profesional (Fig. 6) si njësi të mbyllura në dispozicion në treg (p.sh. Grammer Solar; www.grammer-solar.com). Fig. 7 tregon një tharëse frutash me ri-qarkullim të ajrit me 15 m2 sipërfaqe të kolektorit. Kapaciteti maksimal i tharjes është 70 kg fruta të papërpunuara. Kompania austriake CONA (www.cona.at) ofron tharëse diellore të gatshme. Kolektorët e ajrit gjithashtu mund të përdoren për ngrohjen e hapësirave, si pjesë e ndërtimit të shtëpive, siç është treguar në Fig. 8. Përparësitë e kolektorëve të ajrit:

I mundshëm realizimi me investim të vogël

Teknikë e besueshme dhe e thjeshtë

Dobësitë e kolektorëve të ajrit:

Ruajtja e nxehtësisë me ajër është e limituar

Fig. 6: Kolektor diellor ajri me ventilator të integruar dhe furnizim me energji elektrike me panel fotovoltaik (Burimi: Grammer Solar; Gjermani) .

Page 11: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 10 nga 27

Fig. 7: Kolektor ajri për tharjen e frutave. Fig. 8: Kolektor ajri i integruar për ngrohjen e hapësirës.

6.3 Elektrifikimi diellor Panelet fotovoltaike (PV) përdoren për gjenerimin e energjisë elektrike nga rrezatimi diellor. Krahasuar me kolektorët diellor për ngrohjen e ujit panelet fotovoltaike mund të prodhojë energji elektrike edhe me rrezatim të shpërndarë në mot të vranët. Në një kulm me sipërfaqe prej 100m2 mund të instalohet sistemi fotovoltaik prej 13 kW. Prodhimi vjetor vjen në rreth 120 kWh në vit dhe m2 të elektricitetit për rajonin e Kosovës. Investimi është rreth 3000 euro për m2 të sistemit fotovoltaik të instaluar. FV në përgjithësi përdoret për furnizim të rrjetit kombëtar të energjisë elektrike në Evropë, por edhe për zgjidhje jashtë rrjetit kur energjia elektrike nuk është në dispozicion si p.sh. për ndriçim bazë ose ujitje. Pasi që aktualisht nuk është i mundshëm furnizimi me energji elektrike i rrjetit kombëtar në Kosovë, instalimet jashtë rrjetit në zonat e largëta janë të dobishme. Instalimet jashtë rrjetit, të ashtuquajtura Sistemet Diellore Shtëpiake (SDSH) kanë nevojë për bateri për ruajtjen e energjisë elektrike në mënyrë që të sigurojnë ndriçim në orët e mbrëmjes. SDSH gjithashtu mund të sigurojë energji elektrike për çdo pajisje tjetër elektrike, duke përfshirë rrymën alternative (AC) 220V-she për pajisje (TV, PC, radio ...) nëse

DC / AC invertor

shpërn-

darja

point

Kontr. i ngarkesës

drita

ting

Gjeneratori diellor

Page 12: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 11 nga 27

instalohet një DC-AC invertor (Fig. 9). Instalimi duhet të marrë parasysh teknikën e veçantë të rrymës së vazhdueshme (DC) për rrjetin, lidhjet dhe ndërprerësit. Fig. 9: Sistemet Diellore Shtëpiake (SDSH) për elektrifikim jashtë rrjetit në zonat rurale [7.]. Pasi që jetëgjatësia e baterive është e kufizuar dhe instalimet jashtë rrjetit bëhen zakonisht në zonat e varfra të largëta këto instalime kërkojnë një planifikim afatgjatë mbi shërbimin dhe mirëmbajtjen për financimin e baterive. Përdorimi i paneleve fotovoltaike për të vënë në punë pompat për ujitje (Fig. 10) gjithashtu mund të jetë i dobishëm në sektorin e bujqësisë. Nuk ka nevojë për bateri dhe për këtë arsye mirëmbajtja është më pak e rëndësishme krahasuar me SDSH. Aktualisht lëndët djegëse dhe energjia elektrike përdoren për të vënë në lëvizje pompat për ujitje. Një pompë elektrike e ujit që punon me elektrifikimin diellor me një kapacitet prej 20 m3 ujë në ditë (ujë në 8 m thellësi të tokës) do të jetë në mes të € 3000 deri në € 5000. Paneli FV për këtë sistem do të jetë 350 W. Çmimi nuk përfshin koston e rezervuarit ose sistemit të ujitjes pikë-pikë.

Fig. 10: Energjia elektrike diellore për pompimin e ujit në bujqësi pa lidhje në rrjet [7.].

6.4 Fermentuesi i biogazit Aktualisht nuk janë marrë në shqyrtim instalimet e mëdha të biogazit (Fig. 11) pasi që Kosova është e dominuar nga fermerët e vegjël, vetëm sistemet e vogla të biogazit me modifikimin e rezervuarve septik aktual mund të merren në shqyrtim. Në mënyrë që të përdorni rezervuarin septik për fermentim disa instalime shtesë janë të nevojshme. Për mbajtjen e temperaturës konstante rezervuari septik duhet të izolohet me së paku 5 cm si p.sh. shkumë poliuretani. Për prodhimin e biogazit gjatë sezonit të dimrit një sistem shtesë i ngrohjes duhet të instalohet nga brenda në dysheme ose mur të fermentuesit, thjesht duke përdorur tubacione plastike të njëjta me sistemet e ngrohjes në dysheme (Fig. 12). Burim i energjisë për ngrohjen e fermentuesit duhet të jetë biogazi por mund të mbështet nga energjia diellore në muajt e vjeshtës dhe pranverës. Me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së pabarabartë të substratit të lëngshëm dhe të ngurtë është i nevojshëm edhe një mikser me punë automatike. Fermentuesi duhet të mbulohen për të mbledhur biogazin [10].

Ujitja e fushës

Gjeneratori diellor

Pusi

Rezervuari i ujit

Uji i pijshëm

Uji për gjedhët

Page 13: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 12 nga 27

Për prodhimin e energjisë elektrike kërkohet një gjenerator i vogël që punon me biogaz, kryesisht në dispozicion në tregun e Azisë me çmim të arsyeshëm. Për caktimin e parë të madhësisë së sistemit të biogazit shiko edhe kapitullin 5.4.

Fig. 11: Sistemi i biogazit në bujqësi (Burimi: Fachagentur Nachwachsende Rostoffe,

Gjermani).

Fig. 12: Sistemi i ngrohjes i fermentuesit të një sistemi të biogazit[10.].

6.5 Pompa termike Teknika kryesore e sistemeve me pompë termike është i njëjtë si kompresori në një aparat ftohës që është në përdorim në bujqësi, si p.sh. për ftohjen e qumështit. Një pompë termike mund të ngre temperaturat e ulëta (0 ° C deri 30 ° C) në një temperaturë deri në 55°C dhe pastaj mund të përdoret për ngrohjen e hapësirave dhe ngrohjen e ujit. Një pompë termike ka nevojë për rreth 1 kWh energji elektrike për të prodhuar 3 kWh energji termike. Funksioni themelor është shpjeguar në Fig. 13. Nxehtësia e shkarkuar nga cikli i kompresimit si p.sh. nga ftohja e qumështit (Fig. 13, Nr. 1) është i lidhur zakonisht me një këmbyes të nxehtësisë me qëllimin për tu liruar nga nxehtësia. Këmbyesi i nxehtësisë mund të jetë i lidhur me një rezervuar të ujit të ngrohtë. Instalimi ka kuptim vetëm nëse nxehtësia e temperaturave të ulëta është në dispozicion gjatë gjithë vitit për ujë të ngrohtë në shtallë. Nëse përdoret një pompë termike për ngrohje 20

shtëpia

Kosubstratet fermentuesi

CHP

Rrj. publik

shtalla

bujqësia

Rez. septik

substrati Nxeht. en. elek.

rezervuari

Page 14: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 13 nga 27

gjedhë japin rreth 10 kW temperaturë të ulët në një sallë të mbyllur që duhet të transferohet në 20°C temperaturë dhome.

1. Bobina e kondensatorit (ana e nxehtë e këmbyesit të

nxehtësisë, gazi ftohet dhe lëngëzohet)

2. Pajisja matëse (lëngu zgjerohet dhe ftohet)

3. Bobina avulluese (ana e ftohtë e këmbyesit të

nxehtësisë, lëngu avullohet dhe nxehë)

4. Kompresori (gazi kompresohet dhe nxehet)

Kuq = Gazi në presion të madh dhe temperaturë shumë të

lartë

Rozë = Lëngu në presion të madh dhe temperaturë të lartë

Blu = Lëngu në shtypje të ulët dhe temperaturë shumë e ulët

Blu e çeltë = Gazi në presion të ulët dhe temperaturë të ulët

Fig. 13: Funksioni themelor i sistemit me pompë termike [6.].

7 Analiza e gjendjes dhe rekomandimet

Tabela 3: Pasqyrë e teknologjive të ndryshme të ripërtërishme të energjisë dhe aplikimin e

tyre në bujqësi.

RE-Teknika Sektori bujqësor Përdorimi

Ngrohja diellore e ujit

Qumësht- , Përpunim frutash, ferma pulash (thertore)

Pasterizimi Përmirësimi i higjienës (pastrimi)

Ngrohja diellore e ajrit

Tharja e frutave dhe bimëve. Para-ngrohja e ajrit

Fotovoltaik Fermat e vogla të largëta pa lidhje në rrjet.

Elektrifikimi jashtë rrjetit në zonat rurale për ndriçim. Pompa e ujit nga pusi.

Era Fermat e vogla të largëta pa lidhje në rrjet.

Zonat rurale pa lidhje në rrjet.

Biogazi Fermat e gjedhëve me më shumë se 20 lopë.

Për ngrohje dhe zierje , gjeneratori elektrik.

Biomasa - Tharja e frutave dhe bimëve

- Ngrohja e serrave

Bërthamat e frutave si burim i energjisë për tharëse. Mbetjet e bimëve për ngrohjen e serrave.

Biokarburanti - Transporti

- Gjeneratori elektrik

Gjenerator mbështetës, traktor

Page 15: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 14 nga 27

7.1 Përpunimi i frutave të imëta

7.1.1 Pasterizimi i frutave dhe perimeve Tri ndërmarrje të vogla me njësi të përpunimit të frutave jashtë Mitrovicës janë vizituar për të analizuar konsumin e energjisë dhe përdorimin e mundshëm të energjisë së ripërtërishme. Një nga kompanitë (TAFA) përdor një duplikator 500 litërsh, e dyta një njësi 300 litërshe dhe e treta nuk fare duplikator, por përdor një furrë druri për përpunimin e frutave. TAFA prodhon me duplikatorin 500 litërsh 1242 kg marmelatë në vit. Frytet zihen në 130°C në duplikator për 3 deri në 6 orë. Pas kësaj frutat mbushen në kavanoza me një pompë mbushje. Kavanozat e mbushur dhe mbyllur pastaj vihen në kutinë e pasterizimit dhe ata do të qëndrojnë përsëri në temperaturën prej 80°C për 60 minuta. Pas ftohjes natyrale kavanozat me marmelatë paketohen në kuti kartoni. Foljet plastike vihen përreth me nxehëse elektrike. Duplikatorët dhe kutitë e pasterizimit furnizohen me energji elektrike. Duplikatori 300 litërsh, si dhe njësia e pasterizimit ndajnë lidhjen për ngrohje të jashtme të ujit. Duplikatori 500 litërsh nuk ka lidhje për ngrohje të jashtme. Sipas kalkulimeve të energjisë dhe kostos, kostoja e energjisë arrin vlerën prej 7,30 EUR për një ngarkesë. Duke marrë parasysh një çmim për frutat e papërpunuar prej 0,30 euro për kg kostoja e energjisë për 500 kg fruta arrin vetëm 5% të shpenzimeve totale. Aktualisht nuk ka ujë të ngrohtë në dispozicion për pastrimin në fabrikë.

Fig. 14: Duplikator i 500 litrave me nxehës elektrikë prej 24 kW në një mbështjellje vaji.

Fig. 15: Vend ii mbushjes përfshirë pompën.

Fig. 16: Dy njësi pasterizimi me lidhjen me ujë të ngrohtë dhe

nxehëse elektrike.

Kalkulimi i energjisë dhe kostos për përpunimin e marmelatës për një ngarkesë:

Pajisja Fuqia (kW)

Koha e punës (orë)

Energjia (kWh)

Duplikatori 24 3-6 108 Njësia pasterizuese 10 1 10 Pompa mbushëse 0.75 1 0.75 Makina paketuese 3 1 3 Konsumi total i energjisë

121.75 kWh

Kostoja totale ditore e energjisë

7.305 €

Tarifa e energjisë elektrike: 0.06 €/kWh

Page 16: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 15 nga 27

Rekomandimet

Aktualisht kostot e energjisë elektrike kontribuojnë në një shkallë të vogël në kostot e prodhimit. Ngrohje e përhershme e gjithë procesit me ngrohës diellor të ujit është i vështirë për shkak të temperaturës së lartë prej më shumë se 100°C në duplikator, por edhe për shkak të mungesës së lidhjes në duplikatorin 500 litërsh. Ujë i ngrohtë nga një NDU mund të përdoret për të mbushur duplikatorin dhe kutinë pasterizuese me 60°C deri në 80°C dhe pastaj të vazhdohet me ngrohësin elektrik për të arritur në 130°C. Ujë i nxehtë nga NDU gjithashtu mund të përdoret për pastrim pasi aktualisht nuk ka ujë të ngrohtë në dispozicion. Përhapja afatgjatë e NDU-ve me qarkullim të detyruar në prodhimin e marmelatës do të jetë e vështirë pasi që investimet në këtë lloj të NDU-ve janë të larta krahasuar me kursimin e energjisë. Pasi që NDU është në përdorim vetëm në verë si alternativë mund të instalohet një NDU termosifon pa-presion me investime më të ulëta prej përafërsisht €700. Koha e kthimit mund të shkurtohet në 7 vjet. NDU termosifon mund të rekomandohet posaçërisht për prodhuesit më të vegjël, pasi që ka më shumë mirëmbajtja duhet të merret në konsiderim. Instalimet Kolektori diellor: 4-5 m2 me rezervuar: 300 - 500 L Investimi € 3000.- për NDU me qarkullim të detyruar

€ 700 .- për NDU termosifon pa presion.

Kursimi i energjisë 1600 - 2000 kWh/a ose 100 €/vit Periudha e kthimit 30 vite (NDU me qarkullim të detyruar)

7 vite (NDU pa presion)

Fig. 17: Sistemi me qarkullim të detyruar me rezervuar 500 l dhe sipërfaqe kolektori 4m2

Për fillestar në biznesin e përpunimit të frutave kutia deilore siç është treguar në Fig 18. Fig. 18: Kutia solare e dobishme për pasterizimin e sasive të vogla në muajt e verës., mund të jetë alternativë për furnelën konvencionale.

Page 17: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 16 nga 27

Fig. 18: Kutia solare e dobishme për pasterizimin e sasive të vogla në muajt e verës.

7.1.2 Tharja e frutave dhe bimëve

7.1.2.1 Tharja në shkallë të madhe (e bimëve) tek agjenti kryesor Një nga prodhuesit kryesor të produkteve bimore në Kosovë është Agroprodukt Syne. Kompania prodhon 120 ton lule dhe fruta të thata, kryesisht për eksport në vendet e BE. Kompania përdorë një tharëse dysheme (Fig. 19), si njësi kryesore për tharje. Lënda për tharje vihet në dysheme, ndërsa ajri kalon përmes rrjetës në lëndë. Një grabujë automatike kalon përmes lëndës për tharje në mënyrë që të përziej atë për të arritur një gjendje të barabartë të lagështisë. Burimi i energjisë vjen nga një stufë peleti që furnizohet me bërthama qershie. Bërthamat e qershisë janë nga Serbia në dispozicion në një çmim shumë të ulët prej € 10 për 100 kg. Me 100 kg të bërthamave të qershisë tharësja mund të furnizohet për 24 orë, që përafërsisht paraqet kohën e tharjes për mollët e egra. Kapaciteti i tharëses është rreth 1.5 ton në varësi të lëndës. Tharësja është prodhuar nga Termoplin nga Mlladenovci (Serbi). Avantazhi i madh i tharëses dysheme është proces i lehtë i ngarkimit të tharëses si dhe mbushjes së materialit të tharë në çanta në kohë të shkurtër.

Fig. 19: Tharësja dysheme që përdor energjinë nga djegia e

bërthamave të qershisë.

Një tharëse kabinet me drurë dhe me tabaka tharëse ka një djegie joefikase të drurit dhe prodhon cilësi të dobët. Rrjedhimisht, sipas menaxherit do të shqyrtohet zëvendësimi i shpejt i saj. Dizajni i ri do të jetë një tharëse me ujë të nxehtë me këmbyes të nxehtësisë së ajrit me bojler të jashtëm me drurë.

Fig. 20: Kaçat në tabaka të gatshme për tharje.

Page 18: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 17 nga 27

Rekomandimet

Pasi që temperatura e tharjes nuk është më shumë se 70°C një ngrohës diellor i ujit, respektivisht kolektorët e ajrit mund të zbatohet në dizajnin e tharëses. Para zbatimit të njësisë së energjisë diellore në një tharëse, tharësja duhet të kontrollohet për punë të efektshme sa i përket energjisë me ri-qarkullim të ajrit të nxehtë, sipas ngopjes së produkteve në tharje dhe izolimin e duhur të dhomës së tharjes. Në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e tharjes është e rëndësishme që të ketë kohë të kufizuar në mes të grumbullimit dhe tharje së materialit. Prandaj është në plan zbatimi i tharëses së decentralizuar me kapacitet prej 200 deri 750 kg në të ardhmen. Për këto tharëse të reja përdorimi i energjisë diellore si burim energjie do të merret në konsideratë. Nga prodhuesi lokal i tharëseve ‘Termoplin’ është kërkuar tashmë një dizajn i tharëseve diellore dhe propozimi për dizajn i është dërguar kësaj kompanie në shtator të vitit 2012 nga konsulenti. Në rast se Termoplin nuk do të jetë në gjendje të ofrojë një tharëse diellore rekomandohet për të investuar në një tharëse të parë testuese nga kompania austriake CONA. Për tharësen dysheme ekzistuese në Agroprodukt Synean një kolektor i ajrit me sipërfaqe prej 60 m2, mund të montohet mbi çati për të para ngrohur ajrin hyrës të tharëses me energji diellore. Pasi që bërthamat e qershisë aktualisht paraqesin një burim shumë të lirë të energjisë, kolektorët diellor janë vetëm me kosto efektive nëse investimi është i ulët. Kjo mund të bëhet vetëm nga prodhimi vendor i një çatie kolektor të ajrit në vend të importit të importit të kolektorëve të ajrit nga p.sh. Gjermania. Përndryshe tharësja e re e planifikuar në Agroprodukt Syne me qarkullim të ujit të ngrohtë mund të jetë para-ngrohet nga një ngrohës diellor i ujit. Në këtë tharëse të re druri do të zëvendësohet gjë që është më e shtrenjtë. Një draft i një skeme hidraulike është treguar në Fig. 21. Me valvulin U1 3 kahesh nxehtësia diellore mund të ofrohet qoftë drejtpërdrejtë në tharëse nëpërmjet bojlerit të naftës ose mund të ruhen në rezervuar. Valvuli U2 3 kahesh do të sjellë rrjedhjen kthyese ose mbrapa në rezervuar, nëse temperatura është e ulët apo nëse temperatura e rrjedhës kthyese është më e lartë se në rezervuar U2 do të ndaj rezervuarin. Një ngrohës diellor i ujit me sipërfaqe të kolektorit prej 50 m2, mund të prodhojë 27'500 kWh në vit. Nga kostoja totale e energjisë (dru) për procesin e tharjes prej 30€ kursimet nga energjia diellore do të jenë 9€. Investimi për 50 m2 ngrohës diellor të ujit përfshirë rezervuarin prej 1000 litrave do të jetë € 21'000. Koha e kthimit do të jetë 16 vjet dhe për këtë arsye nuk do të jetë tërheqëse për përsëritje të mëtejshme sipas kostos aktuale të energjisë. Kalkulimi ekonomik merr në konsideratë një vlerësim prej 150 proceseve të tharjes në vit. Për shkak të kohës së kthimit jointeresante një kolektor i thjesht i ajrit rekomandohet edhe për këtë tharëse siç rekomandohet në kapitullin vijues 7.1.2.2. Kolektor diellor me pllakë të sheshtë

50 m2 dhe 1000 litra rezervuar

Investime € 21.000.-

Kursim energjie 9 € për ditë prej 30 € dru Koha e kthimit 16 vite (duke konsideruar 150 përdorime në vit)

Page 19: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 18 nga 27

P1

3

T2

T1

4P3

P2

Fig. 21: Ngrohësi diellor i ujit i shkallës së madhe për para-ngrohjen e tharësit me drurë.

7.1.2.2 Tharëse në shkallë të madhe (fruta) tek agjenti kryesor Një tregtar frutash në Mitrovicë ka një tharëse të re të tipit kabinetit me tabaka për tharje të instaluar në vitin 2012. Tharësja mund të prodhojë 1 ton kumbulla të thata në 24 orë me një konsum të energjisë prej 1 m3 dru. Kostoja e energjisë nga djegia e drurit do të jetë € 30 për m3 dhe për një proces të tharjes.

Fig. 22: Tharësja e frutave në Mitrovicë me kapacitet të tharjes prej 1 ton dhe drurin si burim

energjie.

Rekomandimet

Një instalim i thjesht i një kolektori të ajrit me sipërfaqe 50 m2 në çatinë e ndërtesës dhe lidhja e tubit të ajrit të ngrohtë me temperaturë që arrin 50 deri 60°C siç është treguar në Fig.22 rekomandohet për të reduktuar konsumin e energjisë nga druri me 25% për proces të tharjes. Për instalimin e një kolektori të ajrit nga Grammer Solar (www.grammer-solar.com), Gjermani duhet të llogariten € 18'000. Një periudhë realiste e kthimit nuk është e mundur me këtë investim. Për një kolektor të ajrit të punuar në vend me fletë metalike të zezë të mbuluar nga

Air collector

Page 20: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 19 nga 27

qelqi duhet llogaritur një investim prej € 5'000. Koha e kthimit të investimit prej 4 viteve është e mundshme nëse tharësja është 150 ditë në vit në përdorim. Kolektori solar i ajrit shtesë Për tharësen ekzistuese 1000 kg me drunj

Investimi € 18.000 me import nga D ose A Kolektor i prodhuar në vend me 5000.- 8000.-

Kursimi i energjisë për vit 24’000 kWh ose € 1000 (duke konsideruar 150 përdorime në vit) 25% për proces

Koha e kthimit 15 vite (prodhimi lokal do të zvogëloj kohën e kthimit) 4 vite

7.1.2.3 Tharja e decentralizuar e frutave me tharëse të vogla Shtatë pika të grumbullimit me tharëse të ngjashme me atë të treguar në Fig. 23 ekzistojnë nën mbështetjen e IADK-së në Kosovë. Tharëset e tipit kabinet punojnë me energji elektrike dhe kostoja e energjisë arrin në rreth 10% të totalit të kostove të prodhimit. Aktualisht, të ardhurat nga tharja e frutave dhe bimëve për pronarin arrin vlertën prej € 45 për një proces të tharjes. Në qoftë se konsumi i energjisë elektrike mund të zëvendësohet 90% nga energjia diellore të ardhurave do të rriteshin për 30%. Pasi që tarifat e energjisë elektrike në të ardhmen me gjasë do të rriten tharje e bazuar në energji elektrike do të jetë një rrezik për të ardhurat e fermerëve të vegjël në Kosovë. Zëvendësimi i energjisë elektrike nga energjia diellore do të jetë një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Fig. 23: Tharëse e tipit kabinet me kapacitet prej 300 kg lëndë të parë në pikën regjionale të

grumbullimit jashtë Mitrovicës.

Kalkulimi i kostos për një ngarkesë të vetme të tharëses

Blerja e 300 kg lëndë të parë -90 (0.30 €/kg)

Shitja e 150 kg të lëndës së tharë 150 (1.00 €/kg)

Energjia elektrike 10 kW për 24h: 240 kWh -15 (0.06 €/kWh)

Të ardhurat e fermerit për ditë €45

Rekomandimet

Siç është rekomanduar tashmë në kapitullin 7.1.2.1 kolektorët e ajrit mund të përdoret për para-ngrohje në procesin e tharjes. Tharësja diellore mund të sigurohet nga një prodhues nga Austria. Për implementim të qëndrueshëm dhe me qëllim të ofrimit të servisimit dhe mirëmbajtjes së tharëses preferohet një tharëse e prodhuar në nivel lokali p.sh. nga Termoplin.

Page 21: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 20 nga 27

Siç është përmendur edhe më lartë në kapitullin 7.1.2.1, kompania Termoplin tashmë është kontaktuar për dizajnimin e një tharëse me energji diellore. Kapaciteti i tharëses diellore

250 kg

Investimi 17.000 € (nëse importohet nga Austria) Koha e kthimit 8 vite (duke konsideruar 150 përdorime në vit)

Prodhimi vendor e shkurton kohën e kthimit.

Për instalimet e para pilot një tharëse të bazuar në teknologjinë e pompës termike do të ishte gjithashtu me interes sidomos për tharjen e bimëve mjekësore, sepse me këtë tharëse lënda do të mbajë aromën e mirë dhe për këtë arsye do të përmirësojë seriozisht cilësinë e produktit. Tharësja do të ngrohë lëndën në një dhomë të mbyllur, si dhe kondensimi i lagështisë do të jetë në këtë dhomë. Konsumi i energjisë do të zvogëlohet me 60% krahasuar me tharësen elektrike ekzistuese. Tharësi me pompë termike 250 kg për bimët mjekësore

Investimi 13’000 € (import nga CH + montimi lokal)

Konsumi i energjisë 2.2 kW në vend të 10 kW energji elektrike Koha e kthimit 7,5 vite (duke konsideruar 150 përdorime për vit)

7.2 Hortikultura

7.2.1 Serra Serrat në Kosovë kanë nevojë për ngrohje shtesë, në shumicën e rasteve me dru gjatë sezonit dimëror duke filluar rreth Krishtlindjeve e deri më 15 mars. Qëllimi i ngrohjes është kryesisht për fidane të domates dhe specit. Në ditët shumë të ftohta fara do të mbulohet me një mbulesë plastike shtesë, prandaj temperatura e farave do të jetë në 18°C dhe në serë ajo do të jetë 4°C në një temperaturë të jashtme prej -15°C. Masa të vogla shtesë mund të merren si izolimi i gypave të ngrohjes midis serrave individuale (Fig. 24). Fig. 25 tregon gypat nga materiali me transferim të dobët të nxehtësisë që do të zvogëlojë efikasitetin dhe do të rrisë koston e energjisë.

Fig. 24: Izolimi i gypave të ngrohjes në mes të serrave.

Fig. 25: Materiali i gypave me transferim të dobët të nxehtësisë do të zvogëlojë efikasitetin dhe do të rrisë

koston e energjisë.

Page 22: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 21 nga 27

Kostoja e energjisë gjatë sezonit të dimrit për fidane në serra:

Bojler me dru 1 100 kW Bojler me dru 2 200 kW Sezoni i ngrohjes 25 dhjetor – 15 mars Konsumi i energjisë për sezonin e ngrohjes 60 Ton qymyr 30 €/ton

65 ton dru 30 €/ton

Energjia elektrike për pompën qarkulluese 432 kWh 0.06 €/kWh

Kostoja e energjisë për sezonin e dimrit €3776.-

Rekomandimet

Bojleri me dru duhet gjithmonë të jetë në serrë dhe jo pranë serrës në mënyrë që të përdorni edhe humbjet e nxehtësisë nga bojleri. Pompat qarkulluese të vjetra, joefikase, duhet të zëvendësohet me pompa efikase për qarkullimin e energjisë. Pompa qarkulluese duhet të aktivizohet vetëm në qoftë se ngrohja është e nevojshme përmes një ndërprerësi kohor ose të temperaturës. Duhet të përdoren gypa nga polipropileni i zi. Materiali i gypave me transferimin të dobët të nxehtësisë si tregohet në Fig. 25 do të zvogëlojë efikasitetin e energjisë dhe do të rrisë koston e energjisë. Rrjedhimisht, duhet të përdoret mbulesa plastike mbi farërat për izolimin shtesë në temperatura të ulëta. Aktualisht disa projekte për përmirësimin e efikasitetit të energjisë në serra janë në vazhdim e sipër në Gjermani (shih gjithashtu http://www.zineg.de/?q=en/node/50). Mbetjet e bimëve duhet të mblidhen gjatë vitit dhe mund të përdoret për ngrohjen e serrës në muajt e dimrit. Energjia diellore nuk mund të rekomandohet për ngrohjen e serrave pasi energjia nevojitet vetëm në muajt kur rrezatimi është në nivelin më të ulët.

7.3 Blegtoria

7.3.1 Pasterizimi i qumështit

Pasterizimi i qumështit në kompaninë ALDI në Mitrovicë është shqyrtuar për përdorimin e energjisë së ripërtërishme. Kompania ngrohë çdo ditë 3000 - 4000 litra qumësht në temperaturën 95°C sipas Fig. 26. Pasterizimit i qumështit fillon në ora 10:00 dhe përfundoi pas 2 orësh në ora 12:00. Gjatë 60% të vitit ata përdorin rezervuarët e pasterizimit dhe 40% të vitit ata përdorin këmbyesit e nxehtësisë për ngrohjen e drejtpërdrejtë të qumështit. Aktualisht 1000 litra naftë nga pompat e karburantit përdoren për ngrohjen e qumështit. Me një çmim të naftës prej 1.35 €/litër kostoja e energjisë arrin vlerën prej 14'700 euro në vit. Sistemi ekzistues i ngrohjes është në një gjendje shumë të keqe. Një bojler i ri me naftë për të zëvendësuar bojlerin ekzistues tashmë është në depo dhe do të instalohen së shpejti. Përveç kostos së lartë të energjisë për pasterizimin e qumështit kompania ka probleme me tension të ulët të rrymës, pasi që transformatori është shumë larg. Prandaj motorët elektrik nuk janë duke punuar si duhet. Pasterizimi i qumështit 3000 – 4000 L qumësht në ditë në 95°C për 2 orë Burimi ekzistues i energjisë 1000 litra naftë në muaj -> 14700 €/vit (!)

Çmimi për kWh 0.135 €/kWh

Page 23: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 22 nga 27

0

10

20

30

40

50

60

70

80

90

100

9:2

7

10

:22

11

:17

12

:12

13

:07

14

:02

14

:57

15

:52

16

:47

17

:42

18

:37

19

:32

20

:27

21

:22

22

:17

23

:12

0:0

7

1:0

2

1:5

7

2:5

2

3:4

7

4:4

2

5:3

7

6:3

2

7:2

7

8:2

2

9:1

7

10

:12

°CT inlet [°C] T outlet[°C]

Fig. 26: Monitorimi i temperaturës së pasterizimit të qumështit më 24.09.2012 në ALDI, Mitrovicë.

Fig. 27: Pasterizimi i qumështit tek ALDI, Mitrovicë duke përfshirë bojlerin me naftë për ngrohje.

Rekomandimet

Për shkak të njëkohshmërisë së përpunimit të qumështit dhe disponueshmërisë së energjisë së diellit një ngrohës diellor i ujit do të zvogëlojë konsiderueshëm koston e energjisë. Pasi që energjia është e nevojshme vetëm për 2 orë dhe dielli i pasdites nuk është në përdorim të drejtpërdrejtë dizajni i rezervuarit duhet të jetë në përputhje me diellin e pasdites në mënyrë për të parandaluar ngecjen në kolektor dhe rrjedhimisht humbjen e energjisë diellore. Në mënyrë që të minimizohet kapaciteti i rezervuarit nga pronari duhet gjithashtu të kërkohet nëse procesi mund të zgjatet apo të zhvendoset për të paktën një orë ku procesi do të përfundonte në ora 13:00.

Page 24: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 23 nga 27

Investimi për një kolektor me sipërfaqe prej 80 m2 dhe për një rezervuar prej 2000 litrave është përafërsisht. 35'000 €. Kursimit të energjisë do të jetë se 48'000 kWh në vit, me € 6000 kursim të lëndës djegëse. Në këtë rast ngrohësi diellor i ujit do të ketë një periudhë kthimi prej vetëm 5.5 vjet. Dallimi i tanishëm i temperaturës në mes të hyrjes dhe daljes nga procesi i pasterizimit është shumë i vogël me 95/80°C. Kështu që kolektori diellor duhet të punoj me performancë shumë joefikase madje edhe nëse rekomandohen kolektorët me gypa vakum. Hulumtime të mëtejshme janë të nevojshme të shihet nëse procesi mund ngrohet nga energjia diellore si p.sh. në 70°C si hap i parë dhe në një hap të dytë me naftë gjer në temperaturën finale prej 95°C në qoftë se rezervuarët e pasterizimit janë në përdorim. Skemë treguar në Fig. 28 do të japë një ide se si mund të arrihet temperatura e lartë e procesit si kombinimi i energjisë diellore me bojlerin me naftë. Para realizimit të projektimit ka nevojë për hulumtime të mëtejshme mbi temperaturat dhe energjinë e nevojshme. Dizajni hidraulik në Fig. 28 është vetëm një draft dhe ka nevojë për specifikimin e mëtejshëm në detaje. Një simulim me p.sh. Polysun i instalimit rekomandohet paraprakisht. Kulmi i ndërtesës është shumë e fragmentuar dhe gypat do të jenë shumë të gjatë për shkak të lartësisë së ndërtesës. Prandaj instalimi i sipërfaqes së kolektorit duhet të bëhet në tokë prapa ndërtesës kryesore. Instalimi 80 m2 kolektor me gypa vakumi dhe rezervuar 1500 L Investimi afërsisht € 33.000.-

Kursimi i energjisë 48000 kWh/a (65 %); 6000 €/vit Periudha e kthimit 5,5 vite

Fig. 28: Skema e instalimit për para-ngrohjen e qumështit me energji diellore për pasterizim.

Përveç përdorimit të energjisë diellore për ngrohje teprica e nxehtësisë nga motori ftohës mund të konsiderohet si burim energjie. Pasi që kjo nxehtësi është në një nivel të temperaturës maksimale prej 55°C është e vështirë për integrim në proces, por mund të përdoret për prodhimin e ujit të ngrohtë për pastrim.

P1

3

T2

T1

4 P3

P2

Page 25: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 24 nga 27

7.3.2 Fermat e gjedhëve Një fermë gjedhësh me 20 lopë për mjelje u shqyrtuar për konsumin e energjisë dhe për përdorimin e energjisë së ripërtëritshme jashtë Mitrovicës. Sipas llogaritjes kostoja ditore e energjisë është € 6 kryesisht për ftohjen e qumështit gjatë natës, pastrimin e shtallës së lopëve dhe punën e makinës për mjelje. Me prodhimin e qumështit prej 20 lopëve fermeri mund të fitojnë rreth € 40 në ditë. Prandaj, kostoja e energjisë paraqet 15% të totalit të fitimit. Ferma është bërë për së paku 40 lopë dhe pas zgjerimit kostoja e energjisë do të ketë një hise më të vogël. Fermeri gjithashtu do të gërmoj një gropë për një rezervuar septik në të ardhmen e afërt dhe ai është i interesuar për prodhimin e biogazit. Fermeri është i interesuar për një burim sekondar të energjisë pasi që ndërprerjet e energjisë elektrike paraqesin një problem posaçërisht në kohën e mjeljes. Kalkulimi i energjisë dhe kostos për ditë për mjeljen e 20 lopëve në fermën e gjedhëve:

Pajisja Fuqia Koha e punës Energjia

(kW) (orë) (kWh)

Makina e mjeljes 2.5 1 2.5

Rezervuari ftohës 7.5 12 90

Makina pastruese me kruajtëse 2.2 1 2.2

Ndriçimi 0.2 12 2.4

Gjithsej konsumi i energjisë

97.1 kWh

Gjithsej kostoja e energjisë për ditë

€6,00

Tarifa e energjisë elektrike: 0.06 €/kWh

Fig. 29: Rezervuari ftohës, makina për mjelje dhe lopët në fermën jashtë Mitrovicës.

Rekomandimet

Nëse do të ishte i mundshëm furnizimi i energjisë elektrike në rrjetin publik do të jetë e mundur që fermeri të instaloj një sistem fotovoltaik në çatinë e fermës së tij dhe në të njëjtën kohë ai mund të gjenerojë energji nga biogazi në qoftë se numri i lopëve do të rritet. Për shkak të pozicionit të ekspozuar të fermës edhe përdorimi i energjisë së erës mund gjithashtu të jetë një opsion në të ardhmen. Për fat të keq furnizimi i rrjetit nuk është i mundur, siç është përmendur më parë dhe fermeri mund të përdor energjinë e prodhuar vetëm në fermën e tij. Një sistem fotovoltaik vetëm për

Page 26: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 25 nga 27

mbështetja në rast të ndërprerjes së energjisë nuk është ekonomik, rrjedhimisht vetëm prodhimi i biogazit për nevoja të veta mund të jetë me interes. Nëse fermeri e rritë numrin e lopëve në 40 krerë ai mund të prodhojë 20'000 m3 biogaz në vit, e cila është baras me rreth 20% të nevoja për ngrohjen e një shtëpie me një familje të vetme. Ai pastaj mund, të marrë në konsideratë përdorimin e biogazit për të vënë në punë një gjenerator rezervë në rast të ndërprerjeve të energjisë. Investimi për izolimin e rezervuarit septik, instalimi i gypave për ngrohje në rezervuar dhe mbulimi i rezervuarit plus një mikser do të jetë përafërsisht € 6'000. Kursimit të energjisë nga zëvendësimi i drurit për ngrohje do të jetë 3 m3 të drurit në vit ose € 90. Pasi që fermeri ka drurin e vet instalimi nuk është interesant nga pikëpamja financiare. Nxehtësia shtesë nga makinë për ftohje të rezervuarit të qumështit nuk mund të përdoret në këtë projekt, sepse instalimit është i ri, por duhet të merret në konsideratë për instalimet e reja në fermat tjera për të paktën ngrohjen të ujit në fermë, i cila mund të përdoret për pastrim. Investimi për prodhimin e biogazit në rezervuarin septik € 6’000

Kursimi i energjisë 3 m3 dru ose € 90 në vit

Periudha e kthimit 66 vite

8 Hapat e ardhshëm dhe rekomandimet përfundimtare Sipas studimit të bërë në këtë projekt energjia diellore mund të jap një kontribut interesant në

sektorin e bujqësisë në Kosovë në mënyrë që të zvogëloj koston rrjedhëse dhe në mënyrë

që të bëjë hapa përpara për një zhvillimin e mëtejshëm të qëndrueshëm. Përdorimi i

energjisë diellore mund të jetë interesant nëse mund të kursehet karburantit i shtrenjtë si

p.sh. nafta në përpunimin e qumështit. Ajo gjithashtu mund të jetë me interes në qoftë se

kostoja e investimit nuk është shumë e lartë si p.sh. kolektorët e ajrit në procesin e tharjes së

bimëve.

Për shkak se burimet e ripërtërishme të energjisë nuk mund të furnizojnë energjinë në rrjet

energjia fotovoltaike, e erës dhe prodhimin biogazit nuk mund të shihen si interesante nga

pikëpamja ekonomike. Gjithashtu, për prodhimin e biogazit janë të nevojshme sipërfaqe të

mëdha bujqësore të cilat nuk janë në dispozicion në Kosovë.

Projektet me potencial të shumëfishimit, edhe pa mbështetje financiare dhe me kohë të

arsyeshme të kthimit prej afërsisht 4 vjet kryesisht mund të shihen në përpunimin e

qumështit, siç tregohet në kapitullin 7.3.1.

Rekomandime të mëtejshme mund të bëhen për përdorimin e kolektorit të ajrit në procesin e

tharjes së bimëve. Ky projekt duhet të jetë në bashkëpunim me furnizuesin lokal të tharëseve

në mënyrë që të ketë servisim dhe mirëmbajtje të tërë sistemit. Kolektori i parë i ajrit për

instalim pilot mund të jetë i prodhim i furnizuesit gjerman apo austriak të kolektorit.

Gjithashtu, duket interesante instalimi i parë pilot i një pompë për ujitje me energji diellore për

të hulumtuar si do të pranohet dhe sa do të përmirësoj prodhimin e hortikulturës.

Ngrohësit diellor të ujit të vegjël mund të rekomandohen për pasterizimin e frutave. Për

shumëfishim nga vetë prodhuesit investimi duhet të jetë i ulët. Prandaj vetëm NDU-ja

termosifon mund të rekomandohet për një instalim të parë dhe të hetohet si do të pranohet.

Page 27: Analiza e fizibilitetit për energjinë e ripërtëritshme në ... e fizibilitetit për energjinë... · Energie Zukunft Schweiz Steinentorberg 26 CH-4051 Basel Tel: +41 61 500 18

Faqe 26 nga 27

9 Referencat

[1.] Hartat dhe animacionet interaktive të Bashkimit Europian http://re.jrc.ec.europa.eu/pvgis/apps4/pvest.php

[2.] Meteonorm, Zvicër [3.] “Strategjia e Energjisë e Kosovës 2005-2015”, Ministria e Energjisë dhe Minierave

(MEM) [4.] Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Raporti për Gjendjen e Mjedisit. EPA,

Prishtinë, Kosovë. 2008 [5.] Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës, Vendimi_V_359_2011 [6.] Funksionimi i pompës termike:

http://en.wikipedia.org/w/index.php?title=File:Heatpump.svg&page=1 [7.] Wagner & Co Solartechnik GmbH, Strom aus Sonnenlicht, Cölbe, Marburg 1997 [8.] NEK Umwelttechnik AG, Vlerësimi i burimeve të erës në Kosovë, 2010 [9.] Michael Götz, Auch kleine Biogasanlagen haben Zukunft, Landpost 16/2009,

Gjermani. [10.] Toni Baumann, Du sollst…Die 13 Biogas-Gebote, Deutsche Landwirtschaftszeitung,

4/2005, Gjermani [11.] Menderes Ibra, Buchenrieder, Analiza e Energjisë së Ripërtëritshme dhe Ndikimi i saj

në Zhvillimin e Sektorit Rural në Kosovë, 2009, www.agripolicy.net, Komisioni Evropian.

[12.] MBPZHR, Agjencia Pyjore e Kosovës (APK)