analizë e studimit për ndihmën ligjore falas në shqipëri
TRANSCRIPT
1
Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara
Center of Integrated Legal Services and Practices
Adresa : Bulevardi Gjergj Fishta, Kulla 5,
Ap.50, Tiranë
Tel/fax : ++355 4223880
Email:[email protected]
STUDIM-ANALIZË MBI VLERËSIMIN E SITUATËS
SË NDIHMËS LIGJORE FALAS NË SHQIPËRI
(Korrik 2006 – Mars 2007)
Ky studim eshte pergatitur nga Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave
Ligjore të Integruara mbeshtetur nga program i perbashket i Bashkimit
Europian, UNICEF and Sida
2
PËRMBLEDHJE…………………………………………………………3
PJESA I – HYRJE ……………………………………………………… 5
Koncepti i ndihmës ligjore dhe përse shtrohet nevoja e ndihmës ligjore në
shoqëri.
PJESA II- SITUATA E NDIHMËS LIGJORE NË SHQIPËRI........................... 8
II.1. Situata e ndihmës ligjore në fushën penale
II.2. Zbatimi në praktikë i ndihmës ligjore falas në fushën penale (ndihma që
ofrohet nga shteti dhe ndihma që ofrohet nga OJF-të)
II.3. Situata e ndihmës ligjore në fushat e tjera, administrative, civile (në
kuptimin e gjerë)
PJESA III- ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE TË ANGAZHUARA NË PROCESIN
E NDIHMËS LIGJORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË ........................... 19
PJESA IV- KONKLUZIONE................................................................ 25
NEVOJAT E NDËRHYRJEVE NË LEGJISLACION DHE NË STRUKTURAT
ORGANIZATIVE
ANEKS 1
SKEMA E PROPOZUAR PËR NDIHMËN LIGJORE
3
PËRMBLEDHJE
Kryerja e Studim-Analizës së shërbimit ligjor falas në Shqipëri është një
inisiativë e Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara në
bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Dhomën Kombëtare të
Avokatisë, Prokurorisë së Rrethit Tiranë, organizatat që ofrojnë shërbim
ligjor falas dhe UNICEF, i cili e ka mbështetur këtë aktivitet në kuadër të
Programit të Drejtësisë për të Mitur, i miratuar ndërmjet Ministrisë së
Drejtësisë dhe UNICEF, financuar nga Komisioni Europian dhe SIDA.
Për këtë qëllim u ngrit një grup pune me përfaqësues të institucioneve të
mësipërme, i cili në bashkëpunim me ekpertin përzgjedhur, Av.Vangjel
Kosta, kontribuan në proçesin e kryerjes së studim-analizës dhe përpilimin
e rekomandimeve përkatëse.
Qëllimi i kryerjes së këtij studimi ka qenë njohja dhe analizimi i kuadrit
ligjor që parashikon dhënien e ndihmës ligjore falas, fushat dhe individët
që mund të përfitojnë, proçedurat për caktimin e avokatit falas, rolet e
ndryshme që kanë institucionet e përfshira. Një aspekt i rëndësishëm i
studimit ka qenë edhe ekzaminimi i zbatimit të kuadrit ligjor dhe i
praktikës në përgjithësi në këtë drejtim në disa qytete të Shqipërisë.
Nga gjetjet ka rezultuar se sistemi i ndihmës ligjore falas në Shqipëri ka
mangësi në kuadrin ligjor, i cili rezulton të jetë tepër i copëzuar dhe që
nuk garanton përgjegjësi për ofrimin e shërbimit dhe kualitetit të tij.
Gjithashtu, pothuajse mungojnë mekanizmat monitorues, si të tillë të
përcaktuar nga ligji dhe për rrjedhojë të munguara në praktikë.
Nga ana tjetër, pozicioni i institucioneve të përfshira është shpeshsherë në
konflikt inetersi, p.sh prokurori që cakton avokatin nga lista e përpiluar
nga Dhoma e Avokatisë së Rrethit. Në vazhdim të kësaj, Dhoma e
Avokatisë përcakton vërtet listën e avokatëve të përzgjedhur për ndihmë
ligjore falas, por nuk aplikon asnjë lloj kontrolli mbi shërbimet e kryera
nga ta. Një problem tjetër i rëndësishëm, është fakti i kufizimit të fushës së
ndihmës ligjore, duke e lidhur atë kryesisht me proçedurat penale kur
personi vendoset nën akuzë (i mitur, kur nuk ka avokat privat në çdo rast, i
rritur, kur nuk ka mundësi të paguajë). Megjithatë, në ligje të ndryshme, si
në Ligjin për Azilin në R.Sh. dhe në Ligjin për Dhunën në Familje,
rezultojnë parashikime për ofrimin e ndihmës ligjore falas, të cilat nuk
janë mbuluar nga asnjë mekanizëm shtetëror deri më tani, për të cilat,
shteti shqiptar duhet të marrë masat përkatëse për të zbatuar detyrimet
4
ligjore të vendosura nga vetë ai. Gjithashtu, fusha të rëndësishme, si
marrëdhëniet civile dhe administrative të rëndësishme për qytetarët e
varfër, nuk janë të mbuluara nga shërbime ligjore, çka rezulton në aksesin
në drejtësi të këtyre qytetarëve, një e drejtë kushtetuese kjo, të cilët për
shkak të gjendjes së tyre ekonomike nuk sigurojnë dot të drejtat e tyre.
Në këtë situatë disa OJF kanë ngritur shërbime ligjore për target grupe të
ndryshme, duke dashur të mbushin boshllëqet e sipërpërmendura dhe të
sigurojnë mekanizma funksionalë që mund të merren si shembuj e
praktika të mira për përmirësimin e sistemit të ndihmës ligjore falas.
Është për të theksuar së megjithë problematikat në ofrimin e shërbimit
ligjor falas, ky shërbim i ka kushtuar buxhetit të shtetit për vitin 2006
afërsisht 22,000.000 lekë, përkatësisht 17.000.000 lekë peër shërbim ligjor
të paguar nga gjykatat dhe 5.000.000 lekë të paguara nga organi i
prokurorisë.
Bazuar në gjetjet e mësipërme, eksperti në bashkëpunim me grupin e
punës ka përpunuar një sërë rekomandimesh të cilat mund të përmblidhen
në:
Nevojën e një ligji specifik për ndihmën ligjore
Ky ligj do të rregullonte në mënyrë të veçantë probleme që lidhen me,
përfituesit e ndihmës ligjore ( kriteret e konsiderimit të “personave në
nevojë”, fushën në të cilën shtrihet ndihma ligjore, gjerësinë e shtrirjes së saj
sipas fushave, si psh, njohje e ligjit, konsulencë, përfaqësim në gjykatë, etj).
Ligji do të bënte të mundur ngritjen e strukturave përgjegjëse dhe
monitoruese të sistemit të ndihmës ligjore në Shqipëri. Aktualisht nuk ka një
strukturë referuese si përgjegjëse për këtë shërbim. Në kushtet që aktorët, të
interesuar për këtë shërbim janë të ndryshëm, organet shtetërore, Ministria e
Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, gjykatat ( KLD) si dhe ofruesit e
shërbimit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, është e domosdoshme ngritja ose
funksionimi i një strukture koordinuese.
Ligji do të bënte të mundur efektivitetin e fondeve që përdoren aktualisht,
por edhe mundësi më të gjera financimi. Kështu, sistemi i fondeve të DHKA
sipas të cilit, çdo avokat përzgjedh individualisht raste (pa kritere) për
ndihmë ligjore është jofunksionues. Për rrjedhojë, ky sistem duhet ndryshuar
dhe DHKA duhet të jetë financuese e drejtëpërdrejtë e sistemit të ndihmës
ligjore.
Ligji do të krijonte më shumë hapësira edhe për donatorët të cilët, deri tani e
kanë vetë-konsideruar si domosdoshmëri këtë shërbim. Për më tepër, krijimi
5
i strukturave përgjegjëse do të lejonte koordinimin e financimeve,
përzgjedhjen mbi baza konkurimi të operatorëve të ofrimit të shërbimit si
dhe monitorim të cilësisë së shërbimit të ofruar si një standart kushtetues.
Ekzistenca e akteve normative të shpërndara dhe mungesa e një organizmi
përgjegjës të drejtëpërdrejtë për sistemin e ndihmës ligjore, përfaqëson një
sistem jofunksionues të ndihmës ligjore.
Në mbyllje do të parashtronim se, ngritja e një sistemi të ndihmës ligjore jo
vetëm që ndikon në ngritjen e standarteve të respektimit të të drejtave
themelore të njeriut, por ndikon gjithashtu në zgjerimin e aksesit në drejtësi,
në qeverisjen më demokratike të vendit, por në të njëjtën kohë përafron
sistemin shqiptar të legjislacionit me atë të EU si një proçes i cili, tanimë ka
filluar.
Grupi i Punës:
Enriketa Korini – Ministria e Drejtësisë/Sektori i të miturve
Bojana Hajdini- Ministria e Drejtësisë/Drejtoria e Kodifikimit
Vitore Tusha- Dhoma Kombëtare e Avokatisë
Adriatik Llalla – Prokuroria e Rrethit Tiranë
Av.Holta Kotherja – QSHPLI/Klinika Ligjore për të Mitur
Rajmonda Bozgo – TLAS
Av.Besa Saraci - Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
Etilda Saliu – Komiteti Shqiptar i Helsinkit
6
PJESA I – HYRJE
Koncepti i ndihmës ligjore dhe përse shtrohet nevoja e ndihmës ligjore
në shoqëri.
Gjykatat përfaqësojnë organet shtetërore të caktuara nga Kushtetuta dhe
ligjet për t’u shërbyer shtetasve, kryesisht për zgjidhjen e mosmarëveshjeve
që ato kanë me njëri-tjetrin apo me organet e ndryshme shtetërore, përfshirë
natyrisht mosmarëveshjet në çështjet penale.
Gjykatat duhet të jenë të hapura dhe të aksesueshme. Vendndodhja, struktura
fizike, proçedurat, si dhe gatishmëria e personelit ndikojnë në
aksesueshmëri. Në përputhje me këtë, i takon gjykatës të eleminojë pengesat
e panevojshme në shërbimet e tij. Këto pengesa mund të jenë gjeografike,
ekonomike, dhe proçeduriale. Ato mund të shkaktohen nga mangësitë në
gjuhën dhe njohuritë e individëve që marrin pjesë në proçedurat gjyqësore.
Për më tepër, pengesat psikologjike mund të krijohen nga proçedurat
gjyqësore të panjohura, të paarritshme, padrejtësisht të komplikuara dhe që e
bëjnë popullatën të tërhiqet.
Një tjetër pengesë ekonomike, mund të jetë pajtimi i një avokati.
Në qoftë se një person nuk mund të përballojë kostot e një avokati, atëhere
atij duhet t’i sigurohet mundësia që të ketë akses në shërbimin gjyqësor
pavarësisht nga mundësitë e tij financiare.
Parakushti për përfitim nga ndihma ligjore është që çdokush, para se t’i
ofrohet shërbimi i ndihmës ligjore, duhet që të jetë realisht në kushtet e
nevojës për të përfituar këtë ndihmë ligjore.
Kostot për një palë të përfshirë në një çështje gjyqësore civile përfshijnë
pagesat e avokatëve, pagesat për ekspertë, humbjet financiare që rrjedhin
nga koha dhe kostot e palës përkatëse si dhe dëshmitarët e kostot e vetë
gjykatës ( p.sh. taksat e depozitimit të padisë).
Aksesimi kërkohet jo vetëm për ata që drejtohen nga avokati, por gjithashtu
edhe për të gjithë palët në proçeset gjyqësore, dëshmitarët, viktimat, dhe të
afërmit e palëve në proçes. Aksesi në gjyqësor kërkohet edhe nga shumë
individë në çështjet gjyqësore me natyrë “shërbimi”, si dëshmitë e
trashëgimisë, regjistrimet në regjistrat që mbahen nga gjykata si aktivitet
tregëtar apo organizatat jofimprurëse, etj.
Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Vonesat mund të jenë shumë të
kushtueshme për palët në kuptimin e kohës dhe në atë monetar. Njerëzit
7
duan të merren me jetën e tyre dhe kjo nuk është e mundur kur ata janë të
përfshirë në proçese gjyqësore të cilat vazhdojnë për një kohë mjaft të gjatë.
Njerëzit e përfshirë në proçese gjyqësore nuk mund të lëvizin përpara, ata
presin për rezultatin, pavarësisht nëse ai është proçes gjyqësor civil apo
penal. Vonesat në proçedurat gjyqësore sigurojnë që personat e përfshirë në
proçes të jenë në harresë – kjo për të parë nëse ata do të dënohen me heqje
lirie ose në qoftë se ata duhet të paguajnë për një vendim ose do të përfitojnë
nga ai vendim.
Proçedurat komplekse dhe të ngurta mund të jenë pengesa për drejtësinë.
Nganjëherë, këto proçedura rezultojnë në kosto më të mëdha për palët si dhe
në vonesa. Për më tepër, palët të cilët përfaqësojnë vetveten në gjykatë,
mund të mos jenë në gjendje të kuptojnë proçedurat dhe përdorimin efektiv
të sistemit gjyqësor. Kjo mungesë kuptimi mund të ulë besimin e publikut në
sistemin gjyqësor.
Po kështu, personat të cilët dëgjojnë me vështirësi, apo të cilët nuk flasin
gjuhën e shumicës së popullsisë së një vendi, përjetojnë pengesa. Personat a
paaftë fizikisht apo mendërisht shpesh janë në disavantazh, sepse mundësirat
që ofrojnë gjykatat shpeshherë nuk janë hartuar duke patur parasysh nevoja
të veçanta.
Po kështu, personeli që ka të bëjë me publikun është shumë i rëndësishëm në
ofrimin e shërbimit për publikun. Është shumë e rëndësishme që personeli të
jetë i trainuar nga ana teknike, por është po kaq e rëndësishme që ata të
trajnohen se si duhet të sigurojnë shërbim shumë të mirë për klientët. Për të
nxitur aksesin në drejtësi dhe për të rritur besimin e shtetasve tek gjykata,
personelit të gjykatës i kërkohet të ofrojnë respekt, kortezi, dhe dinjitet për
këdo me të cilin kanë të bëjnë. Duhet të jetë e qartë për publikun, nëpërmjet
shenjave dhe\apo publikimeve, se me cilët ata duhet të flasin nëse ata kanë
shqetësime të caktuara rreth proçesit gjyqësor. Në godinat e gjykatave duhet
të ketë tregues (shenja) të tilla që publiku të lëvizë lehtësisht nëpër ndërtesë
dhe të arrijë në vendin e duhur me lehtësinë që nevojitet.
Palët dhe të tjerët të cilët përdorin shërbimet e gjykatës (p.sh. të tjerë përveç
palëve, të cilët kërkojnë dokumente të cilat mbahen nga gjykata), përballen
me tre pengesa kryesore financiare të aksesit efektiv në gjykatë: pagesat e
gjykatës, shpenzimet e palëve të treta (p.sh. kostot e depozitimit dhe
shpenzimet e dëshmitarëve, ekspertëve) dhe pagesat e avokatëve. Politika e
organizimit dhe funksionimit të gjykatave duhet të synojë minimizimin e
8
tarifave e saj për akses dhe pjesëmarrje në proçedurat gjyqësore dhe aty ku
është e mundur, të shkallëzojë proçedurat e saj dhe ato të intitucioneve të
tjera në bazë të ndikimit dhe kontrollit të kërkesave të arsyeshme të
çështjeve para gjykatës.
Si rregull i përgjithshëm, mosmarrëveshjet e thjeshta duhet të zgjidhen me
kosto shumë të ulëta dhe nëpërmjet proçedurave të pandërlikuara. Aksesimi
proçedural duhet të përmirësohet nëpërmjet gjuhës së qartë, të përmbledhur
dhe të kuptueshme kur udhëzohen palët, dëshmitarët mbi të drejtat,
përgjegjësitë, formularët e nevojshëm, lehtësirat dëgjuese dhe lehtësirat e
gjykatës si dhe burimet.
Është e rëndësishme të kujtojmë se çështja : se çfarë përfshin ndihma ligjore
shqetëson jo vetëm punonjësit e gjykatës. I gjithë personeli i gjykatës është
në kontakt me njerëzit që pyesin rreth sistemit gjyqësor. Sekretarët
gjyqësorë, sekretarët e seancave, nëpunësit gjyqësorë, ftuesit duhet të dinë t’i
përgjigjen pyetjeve rreth gjykatave.
Në përmbledhje të kësaj hyrjeje mund të themi se nuk ka një përkufizim të
ngurtë të konceptit të ndihmës ligjore. Ajo duhet kuptuar si një tërësi
rrethanash të cilat realizojnë qëllimin e shfrytëzimit të shërbimit gjyqësor në
mënyrë sa më të plotë nga çdo shtetas pavarësisht nga gjendja e tij sociale,
ekonomike, kulturore arsimore, etj.
Rëndësia e ndihmës ligjore duhet konsideruar në shumë plane. Promovimi
me sukses i nje sistemi të tillë ndikon në thelb në pjesëmarrjen e cdo individi
më aktivisht në qeverisje, në kuptimin e gjerë të këtij termi. Efikasiteti i
ndihmës ligjore ndikon në zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi, zhvillimin e
demokracisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, etj.
Lidhjen ndërmjet “aksesit” dhe ndihmës ligjore e gjejmë të sqaruar edhe në
Vendimin e 21 Shkurtit 1975 të Gjykatës EDNJ, në çështjen Golder kundër
Mbretërisë së Bashkuar në të cilën gjykata shprehet se … “Neni 6&1,
megjithëse nuk shpall në terma të shprehur një të drejtë për t‟iu drejtuar
gjykatave ( acess to justice), e nënkupton të drejtën për t‟iu drejtuar një
gjykate në lidhje me çështje civile, e cila përbën një aspekt të asaj që quhet
„e drejta për proçes të rregullt‟. Ajo e mbështet këtë përfundim, të motivuar
gjerësisht, në tekstin dhe në kontekstin e nenit 6&1, „në qëllimin dhe në
objektin e Konventës dhe në disa parime të përgjithshme të së drejtës‟.
9
PJESA II- SITUATA E NDIHMËS LIGJORE NË SHQIPËRI
II-1. Situata e ndihmës ligjore në fushën penale
- Legjislacioni aktual
Neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe
brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e
krijuar ligjërisht, e cila do të vendosë qoftë për konfliktet mbi të drejtat dhe
detyrimet e tij me karakter civil, qoftë për bazueshmërinë e çdo akuze të
natyrës penale të drejtuar kundër tij…
Çdo i akuzuar ka të drejtë që…
Të mbrohet vetë ose të ketë ndihmën e një mbrojtësi të zgjedhur prej tij dhe
në qoftë se ai nuk ka mjete për të shpërblyer një mbrojtës, të mund të
ndihmohet falas nga një avokat i caktuar zyrtarisht, kur e kërkojnë interesat e
drejtësisë.
Të ndihmohet falas nga një përkthyes, në qoftë se nuk kupton ose nuk flet
gjuhën e përdorur në gjyq.
Sipas nenit 31 të Kushtetutës së Rep. së Shqipërisë “Gjatë proçesit penal
kushdo ka të drejtë:
ç) Të mbrohet vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi ligjor të zgjedhur prej
tij; të komunikojë lirisht dhe privatisht me të si dhe t'i sigurohet mbrojtja
falas, kur nuk ka mjete të mjaftueshme”
Neni 42 i Kushtetutës:
1. “Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund
të cënohen pa një proces të rregullt ligjor.
2. Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij
kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të
drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga
një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.
10
Neni 49 “7”, i Kodit të Proçedurës Penale: “Kur i pandehuri nuk ka mjete të
mjaftueshme, shpenzimet e bëra për mbrojtjen paguhen nga shteti”.
Neni 49 “2”, i KPrP: “Kur i pandehuri është nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç
ose me të meta fizike a psikike që e pengojnë për të realizuar vetë të drejtën
e mbrojtjes, ndihma nga një mbrojtës është e detyrueshme”.
Neni 11, Ligjit nr.9109, datë 17.07.2003, “Për profesionin e avokatit në
Rep.e Shqipërisë”,
“Shpërblimi i avokatit për punën e kryer caktohet në një nga mënyrat e
mëposhtme:
b) nga gjykata ose prokuroria, kur ai është caktuar kryesisht ose kur personi
i mbrojtur ose i përfaqësuar nuk ka mundësi financiare dhe ndihma ligjore
për të është falas.
Masa e shpërblimit për këto raste përcaktohet me vendim të përbashkët të
Ministrit të Drejtësisë dhe Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të
Avokatisë”
Neni 22, Ligjit nr.9109, datë 17.07.2003, “Për profesionin e avokatit në
Rep.e Shqipërisë”;
Këshilli Drejtues i dhomës së avokatisë ushtron këto kompetenca:
dh) cakton avokat për të ndjekur çështjet gjyqësore, kur i kërkohet nga
gjykata;
e) cakton një avokat, që të marrë përsipër çështje, të cilat janë braktisur nga
një avokat i mëparshëm dhe klienti nuk ka mundur të gjejë një tjetër;
Neni 2 i Statutit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, “Objektivat e
veprimtarisë së Dh.K.A, “të nxisë dhënien e ndihmës juridike falas për ata
që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të pajtuar avokat”.
Urdhër “Për miratimin e tarifave të shpërblimit të avokatëve për dhënien e
ndihmës juridike”, Nr.1284/3 Prot. Datë 16.05.2005, Ministrisë së Drejtësisë
dhe Nr.212 Prot. Datë 16.05.2005, Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Ky Urdhër i Përbashkët parashikon tarifa sipas një tabele të miratuar
paraprakisht, e cila parashikon tarifat e shpërblimit të shërbimeve
11
juridiavokatëve në rast të mungesës së marrëveshjes ndërmjet palëve
(avokat-klient).
Gjithashtu ky akt parashikon se, për çështjet penale “shërbimi për të miturit
do të jetë sa gjysma e tarifave të mësipërme”, ndërsa “shërbimi për njerëzit
në nevojë do të jetë 80% më e ulët se tarifa e mësipërme”.
Ky Urdhër kushtëzon hyrjen në fuqi me “botimin në Fletoren Zyrtare”,
botim i cili ende nuk është realizuar. Ky akt ka zëvëndësuar (ndonëse nuk
shprehet drejtpërdrejt për këtë zëvëndësim), Rregulloren nr.2 datë
21.03.1996, “Për caktimin e tarifave të shpërblimit tavan për ndihmën
juridike që japin avokatët e Ministrisë së Drejtësisë. Edhe në këtë akt,
parashikohet mundësia e caktimit të shpërblimit me marrëveshje të palëve si
dhe tabelë përkatëse me çmime të lidhura me llojin e shërbimit dhe organin
në raport me të cilin kërkohet shërbimi.
Sipas nenit 3 të kësaj Rregullore, “Në rastet kur avokati ngarkohet kryesisht,
shpërblimi caktohet nga gjykata dhe nuk mund të jetë më i madh se 60% e
tarifave të mësipërme”.
II.2. Zbatimi në praktikë i ndihmës ligjore falas në fushen penale (ndihma
që ofrohet nga shteti dhe ndihma që ofrohet nga OJF-të)
Për shkak të detyrimit kushtetues, ekziston një rregullim i pjesshëm ligjor i
ndihmës ligjore për personat që ndiqen penalisht.
Nga verifikimi i kryer pranë zyrave përkatëse të buxhetit të Prokurorisë së
Përgjithshme dhe të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, rezulton
se për vitin 2006 është planifikuar (dhe ekzekutuar) një fond prej rreth 5
milion lekë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe rreth 12 milion lekë nga
ZABGJ (për të gjitha gjykatat e shkallës së parë dhe të Apelit). Nga
intervista rezulton se kjo shumë ka qenë e pamjaftueshme. ZABGJ deklaron
se për këtë vit nga gjykatat u janë “premtuar” avokatëve rreth 17 milion lekë
nga të cilat, diferenca prej 5 milion lekë është shlyer me fondet buxhetore të
vitit pasardhës.
- Problemet që ndeshen në zbatimin praktik
a - sipas fazave;
- Në fazën e ndalimit dhe të shoqërimit;
12
Ndonëse Kushtetuta, garanton një të drejtë të tillë për personat të cilët i
nënshtrohen një kufizimi të tillë, situata faktike dhe ligjore nuk duket se e
përmbush një detyrim të tillë. Nga analiza e akteve të mësipërme rezulton se
nuk ka një rregullim specifik ligjor apo nënligjor që të bëjë efektive
mbrojtjen e personave me ndihmën e avokatit në këtë fazë.
- Në fazën e hetimeve paraprake;
Në këtë fazë përgjithësisht funksionon mundësia e personave në pamundësi
ekonomike për të përfituar ndihmën e avokatit pa pagesë.
Nga aktet ligjore të sipërcituara, rezulton se në këto raste organi i hetimeve
paraprake [Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë (rrethit gjyqësor) ka
detyrim ligjor të përballojë shpërblimin e avokatëve të caktuar kryesisht për
rastet e mbrojtjes së detyrueshme apo në rastet e avokatëve të caktuar nga
vetë të pandehurit, por që janë në pamundësi për të përballuar vetë kostot e
këtij shërbimi.
Sipas nenit 49 të K.Pr.Penale, organi proçedues, ka kompetencën që të
caktojë mbrojtësin e të pandehurit që ka mbetur pa të.
Kjo proçedurë caktimi mendoj se përmban në vetvete konflikt interesi.
Ndonëse prokurori është funksionar publik, i cili gjatë kryerjes së detyrës
përfaqëson interesa publike, ai nuk mund të mos ketë “interes” në çështjen
që heton përderisa rezultatet e hetimeve konsiderohen si tregues i rezultateve
të punës së tyre në pikëpamjen profesionale. Është i njohur fakti se
proçedimi penal sipas K.Pr.Penale, ndonëse ka karakter “mix”, në thelb
përfaqëson një sistem “akuzator”. Në thelb të proçedurës, qëndron pikërisht
parimi i kontradiktoritetit, pra i konsiderimit të prokurorit dhe të pandehurit
si “palë kundërshtare” përballë një gjykate të pavarur dhe të paanshme, si
elementët thelbësorë të kërkesës kushtetuese për një “proçes të rregullt ligjor
(gjyqësor)”.
Nëse rregulli i mësipërm vlerësohet nga kjo përplasje e interesave të
prokurorit me të pandehurin, caktimi nga njëra palë i mbrojtësit të palës
tjetër, krijon imazhin e “zgjedhjes së kundërshtarit”. Është e kuptueshme që,
ndërmjet organit proçedues dhe të pandehurit të ketë interesa konfliktuale.
Pasi ka krijuar dyshimin për kryerjen e veprës penale nga i pandehuri,
prokurori është e vështirë të konceptohet si person që nuk ndikohet nga ky
fakt në vazhdimin e proçedimit.
Në këtë fazë të proçedimit, në Prokuroritë e rretheve të ndryshme
konstatohen probleme të natyrave të ndryshme.
13
Cilësia e mbrojtjes. Nuk ka një opinion unik për këtë çëshjte. Është e
vështirë që të kryesh kërkime të hollësishme nëpër aktet e prodhuara nga
mbrojtësit për këto raste.
Opinionet ndryshojnë kryesisht sipas madhësisë së rrethit gjyqësor në të
cilin ushtrohet aktiviteti i organeve proçeduese apo avokatëve, si mbrojtës të
të pandehurve.
Në rrethet gjyqësore, në të cilat ushtrojnë aktivitetin një numër i kufizuar
avokatësh, mbizotëron opinioni sipas të cilit nuk ka diferencim ndërmjet
nivelit profesional të mbrojtjeve të shpërblyera nga vetë të pandehurit ose
familjarët dhe mbrojtjeve në të cilat avokatët janë caktuar nga organet
proçeduese. Kjo mungesë diferencimi është rrjedhojë e faktit se janë të
njëjtët avokatë që realizojnë mbrojtjen në të dyja rastet.
Opinioni ndryshon në rrethet gjyqësore me një numër më të madh
avokatësh. Në këto rrethe gjyqësore, mbizotëron opinioni se ndërmjet
avokatëve është krijuar një diferencë relativisht e madhe në drejtim të
profesionalizmit. Një grup avokatësh profesionalë dhe të suksesshëm në
treg, për shkak të ngarkesës së punës nuk përfshihen në proçeset e mbrojtjes
në të cilat avokati caktohet kryesisht nga organi proçedues. Një pjesë tjetër e
tyre, kryesisht ata që nuk kanë ngarkesë pune si avokat, tregojnë gatishmëri
më të madhe duke u përfshirë vullnetarisht në listat e avokatëve, nga të cilat
organi proçedues përzgjedh për çdo rast mbrojtësin. Por, në këto rrethe
gjyqësore mbizotëron opinioni sipas të cilit, në këto lista nuk përfshihen
avokatët më profesionalë. Për më tepër, edhe avokatët që përfshihen,
pavarësisht nga niveli i tyre profesional, nuk tregojnë kujdes të mjaftueshëm
për cilësinë e mbrojtjes së tyre.
Duhet mbajtur në konsideratë mendimi sipas të cilit, këta avokatë e shohin
pjesëmarrjen e tyre në këto çështje si një pjesëmarrje “për të mbuluar”
nevojat proçeduriale të organit proçedues që i ka zgjedhur, i cili e ka të
pamundur të zhvillojë veprime të caktuara proçeduriale pa praninë e
mbrojtësit.
Një fenomen tjetër që ndeshet me këtë fazë të mbrojtjes, është ai që ka të
bëjë me faktin se ndodhemi vetëm para rasteve të caktimit të mbrojtësit nga
organi proçedues për shkak të karakterit të detyrueshëm të mbrojtjes në
rastet e përcaktuara nga K.Pr.Penale. Janë të rralla rastet që avokati të jetë
caktuar “për shkak të kërkesës së të pandehurit për pamundësi ekonomike
për të shpërblyer vetë ai avokatin”.
Nga referimi i akteve që rregullojnë këtë fushë dhe nga intervistat e
zhvilluara nëpër gjykata dhe prokurori rezulton se nuk ka një kriter
përcaktues të konceptit “mungesë e mjeteve të mjaftueshme për të
14
shpërblyer avokatin”. Nga ana e organeve proçeduese, në këto raste operohet
thjesht mbi deklarimin dhe kërkesën e personave të interesuar.
Problem i rëndësishëm në këtë fazë të mbrojtjes është ai që lidhet me
shpërblimin e avokatëve.
Nga aktet e referuara rezulton se, pas vitit 2005, megjithë miratimin e
Urdhërit “Për miratimin e tarifave të shpërblimit të avokatëve për dhënien e
ndihmës juridike”, Nr.1284/3 Prot. Datë 16.05.2005 i Ministrisë së
Drejtësisë dhe Nr.212 Prot. Datë 16.05.2005 i Dhomës Kombëtare të
Avokatisë”, përsëri vazhdon të zbatohet), Rregullorja nr.2 datë 21.03.1996 e
Ministrit të Drejtësisë me tarifat përkatëse.
Analiza e këtyre akteve tregon për problemet që rezultojnë në mënyrën e
shpërblimit.
Rregullorja që vazhdon të zbatohet, konsiderohet nga avokatët si një
qëndrim diskriminues në shpërblim, për shkak të tarifave të vogla në raport
me tregun ekzistues të shpërblimit të avokatëve apo edhe për shkak të
parashikimit të diferencimit të shpërblimit “tavan”.
Urdhëri i Përbashkët, ndonëse ka përqasur ndryshimet e përgjithshme të
çmimeve të shërbimeve duke rritur edhe masën e shpërblimit standart të
avokatëve (përjashto marrëveshjen e lirë), përsëri ka pranuar
“diskriminimin” e avokatëve që u shërbejnë “njerëzve në nevojë”. Duke mos
saktësuar këtë rregullim (pra pa përcaktuar se kush është kontribuesi i
diferencës së krijuar), kjo mënyrë shprehjeje krijon diferencim çmimi, i cili
nënkupton drejtpërdrejtë diferencim edhe në cilësinë e shërbimit.
Për më tepër, ky Urdhër e lidh “fuqinë e tij juridike” me botimin në Fletoren
Zyrtare, botim i cili ende nuk është realizuar. Pikërisht ky, është edhe
momenti ligjor që e ka bërë të pamundur zbatimin e këtij akti normativ dhe
vazhdimin e shpërblimit të avokatëve të caktuar kryesisht sipas Rregullores
nr.2 të vitit 1996.
Nga intervistat rezultoi, se ka shumë probleme edhe me vetë realizimin e
pagesave. Nga intervistat me titullarë të prokurorive rezulton se fondet për
këtë zë të shpenzimeve janë të kufizuara, të pamjaftueshme për të përballuar
realisht nevojat. Për rrjedhojë pagesat realizohen me shumë vonesë,
kryesisht për të gjithë vitin në fillim të buxhetit të vitit pasardhës.
Këto probleme të shpërblimit të avokatëve, që angazhohen në këtë kategori
mbrojtjesh, krijon edhe diferencimin e nivelit të shërbimit, pasi kjo lloj
mbrojtjeje konsiderohet si “fushë veprimi” vetëm për avokatët e
pasuksesshëm në treg.
“Cilësia” e mbrojtjes nuk përbën vetëm thjesht çështje etike, por në të
njëjtën kohë përfaqëson edhe një problem të rëndësishëm kushtetues në
15
mbrojtje të të drejtave themelore të njeriut. Këtë qëndrim e ka shprehur mjaft
qartë edhe Gjykata Kushtetuese e Rep.së Shqipërisë në vendimin e saj,
nr.222, datë 04.11.2002, në të cilin shprehet se “Sipas parimeve të
rëndësishme kushtetuese e proçedurale dhe jurisprudencës së Gjykatës
Kushtetuese, në një proçes gjyqësor avokati mbrojtës duhet të veprojë në
përputhje me ligjin, standartet dhe etikën e njohur profesionale për të
mbrojtur të drejtat e klientit të tij. Kur avokati vepron në kundërshtim me
përmbushjen e rregullt të detyrimeve të tij, në mbrojtje të të drejtave të
klientit, ai shkel njëkohësisht edhe të drejtën e individit për t‟u mbrojtur me
avokat.
Nisur nga qëndrimet e mbajtura nga avokati mbrojtës, të cilat nuk mund t‟i
përkasin funksionit të mbrojtjes në një proçes penal si dhe duke patur
parasysh se pohime të tilla janë mbajtur parasysh edhe nga gjykata në
arsyetimin e vendimit, Gjykata Kushtetuese arrin në përfundimin se
kërkuesit Agim Çerma nuk i është krijuar mundësia për një mbrojtje të
ligjshme në proçesin gjyqësor duke iu shkelur në këtë mënyrë e drejta për
një mbrojtje të përshtatshme e të efektshme, e cila përbën një cënim të së
drejtës për një proçes të rregullt ligjor, në kuptim të nenit 42 të Kushtetutës
së Republikës së Shqipërisë, të nenit 6 të Konventës Europiane për të Drejtat
e Njeriut si dhe të jurisprudencës kushtetuese në këtë drejtim.
- Në fazën e gjykimit në shkallë të parë;
Në këtë fazë, problemet janë pothuaj të njëjta me ato të fazës së proçedimit.
Ndryshimi kryesor është ai i ndryshimit të kompetencës së caktimit të
avokatit, pasi në këtë fazë ky proçes kryhet nga gjyqtari. Për rrjedhojë, nuk
ekziston më shqetësimi i “konfliktit të interesave” me prokurorin.
Në gjykata të ndryshme konstatohen praktika të ndryshme në mënyrën e
caktimit të avokatëve.
Ekzistojnë modele funksionuese, por edhe modele që krijojnë shqetësime në
praktikë. Kryesisht shqetësimet rrjedhin nga mënyra e funksionimit të
dhomave përkatëse të avokatisë.
Shqetësimet ekzistojnë kryesisht në rrethet gjyqësore “të mëdha”.
Në disa prej tyre Dhoma e Avokatisë, nuk merr pjesë në përcaktimin e
kritereve mbi të cilat gjykata do të përzgjedhë avokatin e caktuar kryesisht.
Në këto praktika ka krijuar një grup avokatësh të “të gatshëm” nga të cilët,
gjyqtarët përzgjedhin avokatin duke u nisur nga mundësitë kohore të
komunikimit.
16
Në disa të tjera, Dhoma e Avokatisë ka depozituar lista avokatësh dhe
mundësitë e kontaktit me ta. Në këto raste, janë gjyqtarët që realizojnë
drejtëpërdrejtë kontaktin dhe përzgjedhjen.
Në disa Dhoma Avokatie, janë përcaktuar avokatë “të gatshëm” sipas një
grafiku. Në këto raste, mbi bazën e grafikut të caktuar nga Dhoma, gjyqtari
cakton avokatin që do të realizojë mbrojtjen.
- Në fazën pas shpalljes së vendimit [ankim (apelim), rekurs, kërkesë,
rishikim]
Në këtë fazë të shqyrtimit, mendoj se ekzistojnë edhe problemet më të
mëdha në praktikë. Nëse për gjykimin fillestar, përfshirë edhe shqyrtimin e
çështjes nga gjykata e Apelit, ekziston një praktikë pothuaj e konsoliduar për
të siguruar mbrojtjen me avokat qoftë kryesisht në rastet e përcaktuara nga
K.Pr.Penale, qoftë edhe mbi kërkesën e të pandehurit “me mungesë mjetesh
të mjaftueshme”, në fazat e tjera të gjykimit, si shqyrtimi i Rekursit në
Gjykatën e Lartë, apo shqyrtimi i Kërkesës “për rishikimin e vendimit” në
Gjykatën e Lartë, një praktikë e tillë që nuk ekziston.
Situata mendoj se bëhet më shqetësuese, pas qëndrimit të Gjykatës
Kushtetuese sipas të cilës edhe në këto faza gjykimi, mbrojtja me avokat
është e domosdoshme në kushte të caktuara. Kështu, në Vendimin e saj
nr.23, datë 13.10.2005, Gjykata Kushtetuese e Rep. së Shqipërisë shprehet
se:
“Dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të Konventës
Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbrojnë interesat e të pandehurit në një
proçes, pasi është ai që do të preket drejtpërdrejtë nga pasojat e një proçesi
të zhvilluar pa pjesëmarrjen e tij dhe të avokatit.
Nisur nga specifika e rastit në shqyrtim, kur çështja shqyrtohej mbi bazën e
rekursit të paraqitur nga prokurori, i cili ka kërkuar rëndimin e pozitës së të
pandehurit dhe faktit, që as i pandehuri dhe as avokati nuk ishin të
pranishëm në gjykim, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë nuk duhej të
zhvillonte gjykimin pa u garantuar për arsyet e mosparaqitjes së tyre dhe pa
i dhënë mundësi palës së akuzuar për të realizuar mbrojtjen ligjore. Në
aspektin e garantimit të proçesit të rregullt ligjor, për Kolegjin Penal të
Gjykatës së Lartë, dilte e domosdoshme marrja e masave në mënyrë që të
mos lejonte zhvillimin e seancës në mungesë të përfaqësuesit të interesave të
të pandehurit, pasi kjo ishte e vetmja mënyrë që i pandehuri përmes figurës
përfaqësuese të avokatit të merrte pjesë në debatet e mundshme.”
17
Në këto rrethana Gjykata e Lartë dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, duhet
të përcaktojnë modalitetet e bashkëpunimit për të bërë të realizueshme
efektivisht këtë detyrim kushtetues të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Për më tepër, ky detyrim vjen edhe si një detyrim i respektimit të KEDNJ.
Kjo del qartë në vendimin e Gjykatës EDNJ, në çështjen Artico kundër
Italisë datë 13 Maj 1984, në të cilën Gjykata shprehet se: “…Duke kaluar në
shqyrtimin e themelit të çështjes, Gjykata hodhi poshtë tezën e qeverisë
italiane sipas së cilës, thjesht caktimi i një avokati kryesisht i përgjigjej
kërkesave të Konventës. Ajo ishte e mendimit se detyrimi që iu përket
shteteve anëtare, nuk mund të kufizohet thjesht tek caktimi i një avokati
kryesisht pasi ky mund të vdesë, të sëmuret rëndë, të mos mund të ofrojë
përfaqëimin për një kohë të gjatë ose thjesht të heqë dorë prej tij. Në kushte
të tilla shtetet duhet të bëjnë plotësisht të mundshme që ai të përmbushë
funksionet e veta ose ta zëvëndësojnë atë. Duke mos e bërë një gjë të tillë në
rastin në fjalë, kërkuesi nuk kishte pasur ndihmë ligjore adekuate përpara
Gjykatës së Kasacionit.”
- Në fazën e ekzekutimit të vendimit
Edhe në këtë fazë, konstatohet se mungon praktika apo një rregullim
normativ që do të bënte të efektshme realizimin e ndihmës ligjore.
Ndonëse nevojat për ndihmë ligjore edhe në këtë fazë të proçesit janë shumë
të mëdha, përsëri për këtë lloj ndihme nuk ekziston një situatë normative e
shfrytëzueshme. Është e qartë se, jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut e
ka evidentuar qartë faktin se “faza e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore
është pjesë e proçesit gjyqësor”. Për rrjedhojë, kërkesat e nenit 6 të
Konventës veprojnë edhe për këtë fazë. Ky koncept shtron nevojën për
realizimin e kushteve konkrete për të mbrojtur të drejtat e individit edhe në
këtë fazë të proçesit.
b) sipas subjekteve përfituese;
- Të pandehur - Të gjykuar të mitur
Kjo kategori e personave të cilët kanë nevojë për ndihmë ligjore trajtohet në
mënyrë të veçantë për shkak të specifikave që reflekton kjo kategori.
Republika e Shqipërisë ka aderuar në një sërë Konventash dhe aktesh të tjera
ndërkombëtare që passjellin drejtpërdrejtë detyrime ndaj saj lidhur me
mbrojtjen e të drejtave të të miturve. Përderisa ligji penal pranon
18
përgjegjësinë penale të tyre (në moshën 14-18 vjeç), ata mund të jenë
subjekte të proçedimit penal. Mbrojtja e posaçme që i siguron legjislacioni
penal shqiptar, shprehet edhe në praktikën e Gjykatës Kushtetuese. Në
Vendimin e saj nr.13, datë 10.06.2005 kjo gjykatë shprehet se “ Sipas
dispozitave të përmendura del qartë, se në gjykimin e të miturve mbrojtja
është e detyrueshme dhe se mungesa e saj, në bazë të nenit 128 të Kodit të
Procedurës Penale, i bën aktet proçedurale absolutisht të pavlefshëm e për
pasojë, gjykimin antikushtetues. Dispozitat e Kodit të Proçedurës Penale të
përmendura më lart, përbëjnë garanci për zbatimin në këtë fushë të nenit 54
të Kushtetutës, i cili parashikon për fëmijët një mbrojtje të veçantë nga
shteti, krahas disa subjekteve të tjera.
Për çështjen në shqyrtim, rëndësi të veçantë merr diskutimi dhe
zgjidhja e problemit nëse dispozitat e mësipërme proçeduriale do të
zbatohen në shqyrtimin e çështjeve në Gjykatën e Lartë. Në lidhje me këtë,
përfaqësuesi i Subjektit të Interesuar, Prokurorisë së Përgjithshme, shfaqi
mendimin kategorik se këto dispozita nuk zbatohen në Gjykatën e Lartë, si
një Gjykatë që merret me kontrollin e zbatimit të ligjit.
Gjykata Kushtetuese ka arritur në përfundim se, Gjykata e Lartë,
krahas parimeve të tjera, është e detyruar të respektojë kontradiktoritetin e
barazinë e palëve në gjykim. Zbatimi i këtyre parimeve në gjykimin penal
kërkon që, i pandehuri, i mitur, nëpërmjet mbrojtësit të tij, të paraqitet e të
dëgjohet njëlloj si prokurori. Zbatimi me korrektësi i këtyre parimeve, do të
përjashtonte dizavantazhin e një pale ndaj tjetrës. Në çështjen konkrete,
Gjykata e Lartë, i ka shkelur këto parime edhe pse shqyrtohej një rekurs që
nëpërmjet ndryshimit të vendimeve të shkallëve të tjera të gjykimit rëndonte
pozitën e të pandehurit të mitur.”
Nga studimet e kryera sidomos nga organizata jofimprurëse që kanë në
fokusin e tyre mbrojtjen e intersave të të miturve ka rezultuar një mungesë e
plotë kujdesi për të mbajtur në konsideratë specifikat që kërkon mbrojtja e
tyre.
Mungon në mënyrë të plotë grup i veçantë i avokatëve të cilët duhet të
marrin përsipër mbrojtjen e kësaj kategorie të të pandehurve. Për rrjedhojë,
mungesa e specializimit a kualifikimit specifik passjell edhe mungesën e
nivelit profesional në këtë mbrojtje me kushte specifike.
Për rrjedhojë, në vend të detyrimit që rrjedh nga neni 37 i Konventës “ mbi
të drejtat e fëmijës” e OKB së vitit 1989 për “arrestim, ndalim apo burgim të
fëmijëve, vetëm si masë e fundit dhe për një kohë sa më të shkurtër”,
praktika gjyqësore është e mbushur me paradokset e arrestimit dhe burgimit
të fëmijëve edhe për vepra penale jo të rënda. Natyrisht që, ekzistenca e
19
prokurorëve a gjyqtarëve të specializuar ka ndikimin e vet negativ në këto
tregues, por nga ana tjetër nuk mund të mos ketë një ndikim negativ edhe
mungesa e një ndihme ligjore nga avokatë të specializuar dhe të trajnuar në
mënyrë të posaçme.
Një fenomen që nuk i përket vetëm mbrojtjes së kësaj kategorie personash
është edhe monitorimi i punës së avokatëve që realizojnë ndihmën ligjore.
Është fakt i njohur që Dhoma Kombëtare e Avokatisë nuk realizon
mbikqyrjen e cilësisë së dhënies së ndihmës ligjore. Këtë mbikqyrje nuk
rezultojnë ta realizojnë as mekanizma të tjerë shtetërorë ose joshtetërorë. Në
këto kushte për cilësinë flitet vetëm mbi opinionet e grumbulluara nëpërmjet
takimeve me persona pjesmarrës në proçes, gjyqtarë, prokurorë, oficerë të
policisë gjyqësore, avokatë, etj. Por, ky opinion është i pranishëm edhe në
tryeza bashkëbisedimi të organizuara nga OJF të fushës së ndihmës ligjore.
Për më tepër nuk rezulton një kuadër normativ që të tregojë se cili e
organizon mbikqyrjen dhe mënyrën se si realizohet ajo.
- Të dëmtuar nga vepra penale
Kjo kategori personash, ndonëse ka lidhje të drejtëpërdrejtë me veprat
penale, nuk merret në konsideratë për mënyrën se si do t’i realizojë të drejtat
e ligjshme në një proçes gjyqësor. Për këtë kategori, nuk parashikohet
ndonjë mundësi ligjore për të siguruar ndihmë ligjore në kushtet kur nuk
mund të përballojë kostot e shërbimit ligjor me shpërblim.
II.3. Situata e ndihmës ligjore në fushat e tjera, administrative, civile
( në kuptimin e gjerë)
Nga analiza e legjislacionit dhe akteve të tjera normative që lidhen me
ndihmën ligjore rezulton, se shteti shqiptar nuk e sheh veten të lidhur me
detyrime të drejtpërdrejta me këtë proçes.
Ligji “Për Avokatinë”, bën përpjekje që të krijojë një fillesë normative e cila
mund të plotësojë këtë boshllëk. Por, edhe ky rregullim kaq i zbehtë nuk
mund të ketë impakt në praktikë. Për më tepër, mungesa e kriterizimit dhe
lënia në vlerësimin individual të avokatëve të kushteve dhe rasteve se kur do
të mund të aplikojnë tarifa të reduktuara për shkak të vështirësive ekonomike
të përfituesve nuk mund të konsiderohet një rregullim efektiv për ndihmën
ligjore. Për më tepër, në kushtet e një mbikqyrjeje difektoze, ky rregullim
mund të keqpërdoret si një mënyrë e evazionit fiskal. Në një rast të tillë,
20
qëllimit të mirë të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për të realizuar dhënien
e ndihmës ligjore për njerëzit në nevojë, do t’i kundërpërgjigjej një situatë e
pakëndshme sipas së cilës ky mekanizëm nuk funksionon.
Problemi kryesor është këndvështrimi shtetëror mbi këtë aspekt. Parë nga
këndvështrimi i angazhimeve ndërkombëtare të Rep.së Shqipërisë, ky aspekt
duhet të konsiderohet si nevojë për ndërhyrje shtetërore në legjislacion.
Praktika e Gjykatës EDNJ, në këndvështrimin e interpretimit të nevojës së
ndërhyrjes së shteteve në ofrimin e ndihmës ligjore në fushën civile është
shumë e gjerë. Siç shprehet Gjykata në vendimin e saj datë 17.12.2002 A
kundër Mbretërisë së Bashkuar rikonfirmon këtë detyrim. Siç shprehet autori
(shih Ledio Bianku “Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut”), “Gjykata
gjithmonë ka pranuar se ndihma ligjore mund të kërkohet në proçeset me
karakter civil, si pjesë e aspektit të nenit 6&1 “barazi e përgjithshme”. Të
vetmet çështje me karakter civil, në të cilat gjykata deri tani ka gjykuar se
interesat e drejtësisë e kërkojnë dhënien e kësaj ndihme ligjore kanë qenë
mosmarrëveshje martesore, kujdestari fëmijësh dhe hetime për vdekjen e
personave.
Ky detyrim, duhet parë edhe në këndvështrimin e proçesit të bashkimit të
Rep.së Shqipërisë me Bashkimin Europian. Edhe pse për momentin,
direktivat e KE nuk janë me karakter detyrues ato duhet të konsiderohen si
akte të cilave duhet t’i paraprihet në proçesin e përafrimit.
Në këtë këndvështrim, duhet vlerësuar me rëndësi të veçantë Direktiva
2002/8/EC e datës 27 Janar 2003. Kjo direktivë, në terma të hollësishëm
rregullon detyrimet e shteteve palë, për të siguruar ndihmë ligjore në fushën
civile. Njohja e këtij akti tregon minimalisht nevojën e pjesëmarrjes së
shtetit shqiptar në ndihmën ligjore në fushën civile.
Nga këndvështrimi i detyrimeve të mësipërme ndërkombëtare, Rep.e
Shqipërisë ka të rregulluar paraprakisht të paktën, bazën kushtetuese të këtij
detyrimi. Nga trajtimi i ndihmës ligjore në pjesën e përgjithshme rezulton, se
parimet kryesore të përgjithshme të cilat, kushtëzojnë pjesëmarrjen e shtetit
në proçesin e ndihmës ligjore në fushën civile, i gjejmë të vendosura në
Kushtetutën e Rep.së Shqipërisë.
21
NENI 3
Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe
liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti
kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe
bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij
shteti, i cili ka për detyrë t'i respektojë dhe t'i mbrojë.
NENI 16
1. Të drejtat e liritë themelore, si dhe detyrimet e parashikuara në Kushtetutë
për shtetasit shqiptarë, vlejnë njëlloj edhe për të huajt e për personat pa
shtetësi në territorin e Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të rasteve kur
Kushtetuta e lidh në mënyrë të posaçme me shtetësinë shqiptare ushtrimin e
të drejtave e të lirive të caktuara.
NENI 18
1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
NENI 42
2. Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij
kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të
drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga
një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
22
PJESA III- ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE TË ANGAZHUARA NË PROÇESIN
E NDIHMËS LIGJORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Mungesa e organizimit nga shteti apo DHKA për ndihmën ligjore, sidomos
për kategoritë e pambuluara si, të dëmtuar nga veprat penale, apo persona që
kërkojnë ndihmë ligjore në fushën jopenale, civile etj, është kompensuar
pjesërisht nga veprimtaria e organizatave jofitimprurëse të cilat kanë patur si
qëllim të krijimit të tyre edhe dhënien e ndihmës ligjore.
Megjithatë, duhet të bëjmë dallimin e shkallës së nevojës për ndihmë ligjore.
Një nga fushat prioritare të nevojës për ndihmë ligjore është “ndihma për t’u
këshilluar me njohjen e ligjit”. Duhet pranuar se, në këtë drejtim shteti
shqiptar, nëpërmjet instrumentave të tij ka bërë përpjekje të lavdërueshme
për të përmbushur detyrimet e tij në informimin e publikut. Ndjehet një
përpjekje e vazhdueshme e institucioneve të ndryshme shtetërore për të
organizuar gjithnjë e më mirë komunikimin me publikun në funksion të
informimit të njohjes së ligjit në mënyrë që ai të shfrytëzohet në dobi të
përfituesve.
QSHPLI - QENDRA PËR SHËRBIME DHE PRAKTIKA LIGJORE TË
INTEGRUARA, ka zyrën qendrore në Tiranë dhe është hapur në gusht të vitit
2000. Kjo qendër ka dy degë, në rrethet Korçë dhe Shkodër.
Misioni i QSHPLI-së është promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të
fëmijëve në mënyrë më aktive duke u ofruar atyre ndihmë ligjore dhe
psikologjike FALAS.
QSHPLI, që nga koha e krjimit të saj ka ofruar ndihmë ligjore FALAS
nëpërmjet implementimit të disa projekteve si:
- Klinika Ligjore për të Miturit (KLM)
- Klinika ligjore për Refugjatët (KLR)
- Zyra e Avokatit të Qytetit (ZAQ)
Ndihma ligjore (avokati) falas në secilin prej projekteve të sipër përmendura
ka konsistuar në:
1. KLM
23
- këshillim, ndihmë ligjore për të miturit, prindërit dhe kujdestarët e tyre;
- përgatitjen e dokumentacionit përkatës;
- përfaqësim i interesave të të miturve në organet e administratës
shtetërore, të prokurorisë dhe gjykatës;
Të gjitha këto shërbime i përfitojnë të gjithë ata të mitur (deri 18 vjeç) të
cilët i janë drejtuar qendrës për ndihmë dhe kanë qenë:
1. Subjekt i një proçesi civil ose penal
2. I dëmtuar ose viktimë e një veprimi të kundraligjshëm;
3. Person i cili preket direkt nga mënyra e zgjidhjes së një konflikti civil
apo administrativ;
4. Prindërit e fëmijëve për çështje civlie, kur përfaqësojnë fëmijët e tyre,
ose kur nga çështja civile preken drejtëpërsëdrejti interesat e fëmijëve
të tyre.
Shpjegim mbi shërbimin ligjor falas, ofruar në kuadër të projektit të
Klinikës Ligjore për të Mitur të QSHPLI-së.
Ku konsiton shërbimi ligjor i ofruar në çështjet penale:
Ofrimi i ndihmës ligjore falas që në momentin, kur i mituri
ndodhet në Komisariatin e Policisë, me qëllim mbrojtjen e
interesit te tij;
Asistimi i të miturit gjatë proçedurave penale të kryera nga
organi i Prokurorisë, përfshi këtu të gjithë veprimet ligjore
si: takimi me të miturin në ambjentet e paraburgimit,
kontaktimi me anëtarët e familjes, shokët e të miturit,
garantimi i prezencës së avokatit, gjatë sencave të marrjes në
pyetje, marrja e të dhënave mbi provat që paraqet prokurori
për çështjen;
Kryerja e investigimeve të pavaruara të çdo çështjeje me
dinjitet, me qëllim formimin e evidentimit të hollësishëm
dhe zbulimin e dëshmive, si dhe gjetje të reja, për të siguruar
mbrojtje profesionale dhe dhënie e të gjithë ndihmës;
Përfaqësimi i të miturve në të gjitha nivelet e gjykimit;
Përfaqësimi i të dënuarve të mitur, me qëllim përfitimin nga
e drejta që garanton legjislacioni Shqiptar, siç është përfitimi
i uljes së dënimit dhënë nga gjykata, ose lirimi me kusht;
24
Këshillimi dhe përfaqësimi i të miturve në gjykatë, viktima
të krimeve të tilla si viktimë e trafikimit, në proçesin e
gjykimit penal dhe në mënyrë më specifike, në marrjen në
pyetje nga organi i prokurorisë dhe gjykatës për të siguruar
prova.
Shërbimi ligjor në çështjet civile
Çështjet më të shumta civile, ku KLM ofron shërbim ligjor, janë ato të
konfirmimit të lindjes së fëmijëve, zgjidhjes së martesës dhe përcaktimi i
detyrimit ushqimor për fëmijët, vendosja në kujdestari, njohje atësie dhe
amësie, heqje e përgjegjësisë prindërore. Në të gjitha këto çështje, fëmija
vjen si i përfaqësuar nga avokati i KLM-së, drejtëpërsëdrejti ose së bashku
me prindin, i cili mbron interesat e fëmijës dhe e përfaqëson atë në bazë të
ligjit.
Në proçedurat e mësipërme, shërbimi ligjor konsiston në:
Këshillim të prindërve apo fëmijëve për hapat e proçedurës
përkatëse dhe dokumentacionin e nevojshëm;
Ndihmëse për marrjen e dokumentacionit të nevojshëm dhe
pagimin e shpenzimeve përkatëse;
Përfaqësimin e fëmijës apo prindit në proçedurat gjyqësore;
Asistimin e fëmijës apo prindit në ekzekutimin e vendimit;
Pagimin e gjobave në rastet e regjistrimit të lindjeve për
personat më vulnerabël;
Shërbime psikologjike
KLM ofron edhe shërbime psikologjike, për shkak të grupit të synuar, të
cilët janë të miturit. Për këtë grup edhe vetë ligji parashikon asistencë
psikologjike gjatë proçedurave ligjore penale dhe të së drejtës familjare.
Në çështjet penale, ky shërbim nga njëra anë i vjen në ndihmë të miturve që
përballen me drejtësinë dhe nga ana tjetër ndihmon avokatët e Klinikes në
pregatitjen e mbrojtjeve të kualifikuara duke ekzaminuar personalitetin e të
miturit, kontekstin e tij familjar, social, edukativ, shkallën e njohjes dhe
dëshirimit të pasojës së krimit, mundësinë e rehabilitimit, duke marrë
25
parsysh sjelljen dhe përgjegjësinë e treguar nga prindërit. KLM ka përdorur
për herë të parë raporte psikologjike gjatë mbrojtjes së kryer pranë gjykatës.
Në çështjet familjare, KLM ka ofruar ndihmë psikologjike për rastet e
fëmijëve vulnerabël dhe që vijnë nga familje të varfra, të cilët nuk mund të
paguajnë dot këtë shërbim gjatë proçedurave gjyqësore, por edhe jashtë tyre.
Këshillimi psikologjik është ofruar edhe për prindërit në përgjithësi, gjatë
proçedurave të sipërpërmendura për të ndihmuar ata të kuptojnë gjendjen e
fëmijëve të tyre, të përfshirë në proçedura ligjore dhe për të lehtësuar
komunikimin dhe sjelljen mes tyre dhe fëmijëve të tyre.
2. KLR
- Këshillim ligjor, përpilimi i dokumentave ligjore, mbrojtjen e të
drejtave të azilantëve, përfaqësimi në gjykatë për problemet ligjore,
bashkëpunimi me institucionet e tjera për të garantuar respektimin sa
më të mirë të të drejtave të azilantëve;
Të gjitha këto shërbime, i kanë përfituar të gjithë azilkërkuesit ose personat
që kanë marrë statusin e refugjatit ose personave nën mbrojtje të
përkohshme.
3. ZAQ
- Këshillim dhe ndihmë ligjore falas për të gjithë ata qytetarë që
pretendonin se u ishte shkelur një e drejtë nga Bashkia e Tiranës;
- Ndërmjetësim pranë strukturave të Bashkisë Tiranë, për një zgjidhje
sa më të drejtë të problemeve;
- rekomandime për Bashkinë Tiranë, me qëllim njësimin e praktikave
administrative në zgjidhjen e problemeve të ngjashme.
Sa më sipër mund të përmendim:
Nevojën për zgjerimin e fushave të dhënies së advokacisë falas;
Çështjet e minorenëve që kanë probleme me drejtësinë duhet të
konsiderohen si çështje të rëndësisë së veçantë;
26
Në praktikë, janë vënë re mangësi në kuadrin ligjor të fushës dhe
moszbatimin e kuadrit ligjor ekzistues;
Domosdoshmëria e krijimit të një grupi avokatësh të specializuar për
minorenët.
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS), ka nisur aktivitetin në janar të vitit
1999. Misioni i TLAS ka qenë dhe është ofrimi i shërbimit ligjor falas për
individë dhe grupe në nevojë, sensibilizimi i shoqërisë shqiptare mbi shtetin
e së drejtës dhe të drejtat e njeriut si dhe nxitja e përmirësimeve në sistemin
ligjor.
TLAS ofron disa shërbime të plota ligjore vetëm për çështjet e së drejtës
civile, administrative, familjare, të punës si dhe raste të shkeljes së të
drejtave të njeriut.
Grupet e synuara të TLAS janë individë ose grupe në nevojë si:
-Të papunët dhe ata që jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike;
- Jetimët dhe të moshuarit pa ose me të ardhura të pamjaftueshme;
- Të paaftët për punë dhe invalidët;
- Pensionistët pa të ardhura të tjera shtesë;
- Familjet e mëdha në numër me të ardhura të pamjaftueshme.
Ofrimi i Shërbimit ligjor falas nga stafi i TLAS bazohet në këto metodologji:
1. Intervistimi i çdo aplikanti të paraqitur në TLAS, regjistrimi i të
dhënave në Data Base-in specifik për Shërbimet Ligjore Falas, aksesi në
këtë informacion i gjithë stafit të trajnuar nga ekspertë ndërkombëtarë për
përdorimin e rubrikave dhe për pasqyrimin hap pas hapi të trajtimit të
çështjes së klientit.
Rezultati: Numri total i çështjeve dhe i të dhënave personale të aplikantëve
të regjistruar në Data Base-in e TLAS, dhe i klientëve të trajtuar gjatë
periudhës 1999-2006, ka arritur numrin 6785 klientë.
2. Shërbimi “paraligjor”, që konsiston në gjetjen e zgjidhjeve të çështjeve
ligjore të klientit me rrugë administrative, përmes hartimit dhe plotësimit të
kërkesave, dokumentave dhe proçedurave të nevojshme, këshillimit për
27
zgjidhje me rrugë administrative, referimit dhe përfaqësimit në organet e
administratës shtetërore, apo pushtetin vendor dhe qendror.
Numri i klientëve të trajtuar me shërbime “paralegale” gjatë periudhës 1999-
2006 është 3828 dhe 78 % e rasteve të ndjekura me rrugë administrative
rezultojnë të zgjidhura në favor të klientit të TLAS.
3. Shërbimi ligjor, që konsiston në gjetjen e zgjidhjeve të çështjeve ligjore
me rrugë gjyqësore përmes këshillimit ligjor, përpilimit të dokumenteve
përkatëse, përfaqësimit në gjykatë (Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë,
Gjykata e Apelit Tiranë, Gjykata e Lartë).
Numri i klientëve të TLAS, të trajtuar me shërbime ligjore gjatë periudhës
1999-2006 ka rritur 2957 klientë, nga të cilët 1162 raste janë përfaqësuar në
Gjykatë dhe 80 % e tyre zgjidhur në favor të klientit të TLAS.
832 raste janë trajtuar me shërbimin “Clinics”. Shërbime “clinics” janë
ato që ofrohen nga avokati i TLAS për rastet kur klientët e përzgjedhur
janë të aftë intelektualisht dhe kanë kulturën e mjaftueshme për të ndjekur
vetë çështjet e tyre si në nivelet përkatëse administrative dhe në ato
gjyqësore, sigurisht duke u orientuar, këshilluar dhe përdorur dokumentet e
përgatitura nga avokati i TLAS.
Shumë klientë të TLAS kanë nevojë vetëm për t’u orientuar qartë në
legjislacionin ekzistues, këshilluar dhe për të përpiluar dokumenta të
domosdoshme bazuar në akte të veçanta ligjore.
4. Shërbimi hotline or lawline që do të thotë se çdo individ pa dallim mund
të përfitojë përmes telefonit këshillimet ligjore të kërkuara dhe nëse plotëson
kriteret e përzgjedhshmërisë, mund të vazhdojë çështjen me avokatët e
TLAS duke u konsideruar klient i rregullt.
Ky shërbim, filloi të aplikohej në vitin 2003 deri në dhjetor 2006, kanë
telefonuar respektivisht 345, 379, 422 dhe 589 qytetarë për të pyetur dhe
kërkuar këshilla direkte. Dhe repektivisht 51, 88, 64 dhe 96 prej tyre kanë
qenë të ligjshëm për të aplikuar për përfitimin e shërbimit falas dhe për të
vazhduar çështjen e tyre si klientë të TLAS.
5. Shërbime ligjore mobile, ofrohen nga grupet e TLAS për t’iu shërbyer
klientëve të zonave informale, klientëve që nuk janë në gjendje të udhëtojnë
apo të kenë akses në shërbime të tilla. Makina e TLAS, me grupin e punës së
përbërë nga avokati dhe studentë interns, e pajisur me bazën e nevojshme
logjistike për të punuar si laptop, printer, publikime, kanceleri fokusohet në
qendrat e banuara rurale, interviston dhe punon në terren me klientë të
përzgjedhur në përputhje me kriteret.
28
Shërbimet mobile të TLAS lindën si nevojë në fillimin e vitit 2005, mbasi u
zbulua se një kategori shumë vulnerabël nuk është në gjendje të kërkojë
shërbim. Në këto raste Shërbimi duhet të shkojë te qytetari.
QENDRA PËR NISMA LIGJORE QYTETARE
“Qendra për Nisma Ligjore Qytetare” (QNL), është krijuar në vitin 1997, në
Tiranë, fillimisht si, “Qendra Avokatore për Gratë”. Me rritjen e aktivitetit
të saj, Qendra zgjeroi misionin dhe qëllimin duke u mbiquajtur “Qendra për
nisma ligjore qytetare”.
Gjatë gjithë ekzistencës, QNL ka ofruar shërbime ligjore e ndihmë psiko-
sociale, falas, ndaj grave të dhunuara, si dhe grave të varfra të cilat nuk kanë
pasur mundësi të kërkojnë ndihmën e një avokati. Në të njëjtën kohë, mbi
bazën e problemeve të evidentuara, Qendra ka ndërmarrë nisma ligjore për
rritjen e aksesit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, si dhe për
përmirësimin e legjislacionit, informimin dhe edukimin ligjor të publikut,
ndërgjegjësimin e tij për të drejtat dhe liritë e njohura nga Kushtetuta e
ligjet, duke i ndihmuar qytetarët t’i përdorin ato me frytshmëri në interes të
tyre.
Në këtë kuadër, një nga problemet më të rëndësishme që ka evidentuar
Qendra jonë, është ai i ndihmës ligjore në çështjet civile, pasi për çështjet
penale, ka parashikime të posaçme dhe një ndihmë efektive, pavarësisht nga
fakti se cilësia e këtij shërbimi duhet të përmirësohet. Numri më i madh i
grave të dhunuara ose të varfra, duan të zgjidhin çështje civile dhe janë të
pakta rastet kur kërkohen zgjidhje përmes proçesit penal.
P.sh., gratë e dhunuara në familje kërkojnë ndihmë për të realizuar divorcin,
dhe jo për të ndjekur çështjen penale kundër dhunuesit. Ndihmë e tillë
kërkohet çdo ditë, për çështje jetësore si, e drejta për të pasur një shtëpi dhe
për ta gëzuar atë, rritja e kontributit ushqimor për fëmijët, kërkesa për
njohjen e atësisë të fëmijëve të lindur jashtë martesës, etj.
Ne vlerësojmë parashikimin në ligjin e ri “Për masa kundër dhunës në
marrëdhëniet familjare” (i miratuar nga Parlamenti në fund të vitit 2006, në
pritje për të hyrë në fuqi më 1 Qershor 2007), për mbështetjen me ndihmë
ligjore falas, të viktimave të dhunës në familje, gjatë proçedurave për
lëshimin dhe kërkimin e urdhrave të mbrojtjes. Sidoqoftë, ky rast, nuk mund
29
të ezaurojë të gjitha problemet që hasin qytetarët, të cilët për arsye
ekonomike nuk kanë mundësi të mbështeten nga një avokat me pagesë.
Prandaj ne propozojmë, që kryesisht, të krijohen mundësi për këtë kategori
shoqërore, përmes një pune "pro bono", e cila mund të sigurohet në dy
mënyra:
Së pari, nëpërmjet marrëveshjeve për punë falas të studentëve të
fakultetit të drejtësisë dhe atij të shkencave sociale. Kualifikimi i tyre mund
të arrihet përmes krijimit të skuadrave të vullnetarëve me studentë të viteve
të larta të studimit e sidomos të masterit, të cilët duhet të trajnohen
periodikisht për këtë qëllim.
Së dyti, nëpërmjet mundësisë që Dhoma Kombëtare e Avokatisë do të
krijojë me avokatët, anëtarë të saj. Ajo mund të parashikojë një rregullore
për mundësinë faktike dhe orë ekstra shërbimesh për të gjithë avokatët që do
te aplikojnë për liçencat e avokatëve. Ngritja e një iniciative të tillë dhe
sanksionimi i saj me rregullore apo akte të tjera do të garantonte mjaft për
këtë kategori individësh.
30
PJESA IV - KONKLUZIONE. NEVOJAT E NDËRHYRJEVE NË LEGJISLACION
DHE NË STRUKTURA ORGANIZATIVE
1. Ndihma ligjore përfaqëson një sistem mekanizmash të cilat synojnë të
realizojnë aksesimin sa më të gjerë të sistemit të drejtësisë, si një
shërbim që shteti ofron për çdo individ pavarësisht, nga gjendja e tij
pasurore;
2. Rëndësia e një sistemi efikas të ndihmës ligjore ndikon drejtëpërdrejtë
në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, në përmirësimin e
sistemit demokratik të qeverisjes, në zhvillimin më të shpejtë të
shoqërisë;
3. Ofrimi i ndihmës ligjore për personat të cilët nuk mund të përballojnë
ekonomikisht kostot e shërbimit avokator para gjykatës, përfaqëson
detyrim kushtetues për shtetin shqiptar. Në pjesën më sipër janë
trajtuar gjerësisht argumentat përse ku detyrim duhet konsideruar i
tillë;
4. Analiza e sistemit të ndihmës ligjore në Shqipëri tregon se ky sistem
funksionon me shumë mangësi;
4.a - në fushën penale,
- Mungon mekanizmi monitorues i cilësisë dhe efektivitetit të ndihmës
Ligjore;
- Mungon shtrirja e ndihmës ligjore në të gjitha fazat e proçesit penal.
Veçojmë mungesën e këtij sistemi pas marrjes së vendimit “formë
të prerë”, pra në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale;
- Mungojnë kriteret e përcaktimit të “personave në nevojë”. Kjo sjell
mungesën e efektivitetit të fondeve në dispozicion të ndihmës ligjore;
- Cilësia e ndihmës ligjore është e dobët.
Shkaqet janë disa, por natyrisht ndër më të rëndësishmit janë: mungesa e
mekanizmave monitorues të cilësisë, mungesa e mekanizmave që nxisin
përkushtimin e avokatëve që shërbejnë (pagesat relativisht të ulëta), etj.
Në mënyrë të veçantë, duhet theksuar mungesa e specializimit të
avokatëve sipas llojit të çështjeve apo cilësisë së subjektit në proçedim (i
mitur, grua, etj).
31
- Ka “konflikt interesi” gjatë fazës së hetimeve paraprake, pasi organi
proçedues (prokurori) gëzon të drejtën e “zgjedhjes së kundërshtarit”,
pasi cakton ai avokatin kryesisht.
NEVOJAT E NDËRHYRJES NË LEGJISLACION DHE
INSTITUCIONE
Problemet e trajtuara më lart, tregojnë qartë nevojën për një ligj të
posaçëm për ndihmën ligjore.
Ky ligj duhet të rregullojë në mënyrë të unifikuar problemet e ndihmës
ligjore lidhur me:
Institucionet që administrojnë sot fondet shtetërore të ndihmës ligjore
janë të decentralizuara, pasi administrimi bëhet nga çdo prokuror ose
gjyqtar që cakton avokatin për personin në nevojë.
Këta, duke mos patur ndonjë interes të drejtëpërdrejtë (për më tepër
prokurori ka edhe “konfliktin e interesit”), nuk mund të tregojnë kujdesin
e duhur për efektivitetin e përdorimit te fondit apo cilësinë e shërbimit që
i ofrohet shtetasit.
Për rrjedhojë shihet si domosdoshmëri, centralizimi i administrimit të
ndihmës ligjore. Kjo gjë do të rriste përgjegjshmërinë e administrimit si
dhe përfitimet që pason kjo përgjegjshmëri.
NJË MODEL I MUNDSHËM do të ishte krijimi i një Institucioni të
NDIHMËS LIGJORE.
Ky Institucion mund të ngrihej sipas modeleve të tjera që ekzistojnë në
Shqipëri në formën e një Institucioni (ad hoc), me përfaqësim nga të
gjithë grupet e interesuara. Këto grupe interesi janë dukshëm, qeveria
(nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Gjyqësori
(nëpërmjet KLD-së), Dhoma Kombëtare e Avokatisë, përfaqësues të
Organizatave JoFitimprurëse që operojnë në fushën e ndihmës ligjore.
Ky Institucion mund të ketë një nivel ekzekutues në formën e
Inspektoriatit të ndihmës ligjore.
32
Në këtë mënyrë, realizohet centralizimi si dhe efektiviteti i administrimit
të fondeve ekzistuese apo edhe atyre që mund të mblidhen në mënyra të
tjera të ligjshme.
Krijimi i këtyre strukturave do të ndryshonte në mënyrë rrënjësore
situatën e ndihmës ligjore në Shqipëri. Nga njëra anë, do të kishim një
organ politik vendimmarrës për çështjet më të rëndësishme, që lidhen me
krijimin e mundësive reale për funksionimin e ligjit përkatës, ndërsa nga
ana tjetër, një organ ekzekutiv i cili do të mbikqyrte në vazhdimësi
zbatimin e ligjit.
Ekzistenca e një organi të tillë ekzekutues, do të ndikonte drejtëpërdrejtë
në efektivitetin e përdorimit të fondeve (qoftë edhe ato të kufizuara që
përdoren aktualisht), por nga ana tjetër ky organ do të mbikqyrte në
mënyrë të veçantë cilësinë e shërbimit. Duke qenë edhe organ përgjegjës
për zgjidhjen e ofruesve të shërbimit të ndihmës ligjore, ky organ do të
shmangte në të njëjtën kohë edhe “konfliktin e interesit” për rastin e
caktimit të avokatit nga prokurori.
Modelet e përzgjedhjes së ofruesve të shërbimit do të mund të
përcaktohen në mënyrë të përgjithshme nga ligji, por mund të plotësohen
edhe nga organi politik vendimmarrës.
E rëndësishme për cilësinë e shërbimit, është krijimi i kushteve reale të
konkurencës ndërmjet ofruesve të shërbimit, si një element bazë për të
rritur cilësinë e shërbimit dhe për të ulur kostot e tij.
Natyrisht që kjo gjë nuk mund të bëhet me një sistem të decentralizuar,
por vetëm nëse ky sistem është i përqëndruar.
Ligji përkatës specifik i ndihmës ligjore, veç strukturës së mësipërme
organizative do të rregullonte në mënyrë të plotë problemet e ndihmës
ligjore.
Në mënyrë më të drejtëpërdrejtë, një ligj i tillë do të rregullonte probleme
të;
Përfituesve të ndihmës ligjore (kriteret e konsiderimit të “personave në
nevojë”, fushën në të cilën shtrihet ndihma ligjore, gjerësinë e shtrirjes së
saj sipas fushave, si psh, njohje e ligjit, konsulencë, përfaqësim në
gjykatë, etj).
Financimi i ndihmës ligjore - Nënvizojmë faktin se, ngritja e një
strukture të posaçme centralizuese, do të siguronte veç fondeve shtetërore
(të cilat përdoren aktualisht) edhe rregullim real të kontributit të DhKA
33
(siç kemi sqaruar, sistemi aktual sipas të cilit, vetë avokatët zgjedhin
rastet e ndihmës ligjore, nuk mund të konsiderohet efikas) në ndihmën
ligjore nëpërmjet fondeve të veçanta për këtë qëllim, rimbursim të
kuotave nga personat që mund t’a përfitojnë, në kundërshtim me kriteret
ligjore, për shkak të deklarimeve të pavërteta dhe në mënyrë të veçantë
promovimi i sistemeve që tërheqin donatorë të huaj apo vendas në këtë
aktivitet.
Rregullimin e problemeve të tjera që lidhen tërthorazi me ndihmën
ligjore por më drejtëpërdrejtë me aksesin në drejtësi si, ndihmë
psikologjike gjatë proçeseve gjyqësore, ndihmë për kostot e ekspertëve,
rishikim të pagesave për taksat gjyqësore, etj.
Një strukturë e posaçme e ndihmës ligjore, do të zgjidhte shumë nga
problemet ekzistuese të evidentuara në këtë material.
Kështu, do të zgjidhej problemi i rëndësishëm i mungesës së monitorimit
të përdorimit të fondeve, i monitorimit të cilësisë së shërbimit.
Pa marrë përsipër që me këtë Raport të zgjidhen elementët e plotë të
rregullimit ligjor të synuar, shpresoj që të qartësojë idenë e hedhur për
domosdoshmërinë e ndërhyrjes ligjore si dhe për dobinë e
pashmangshme të kësaj ndërhyrjeje.
Modeli i propozuar më sipër, nuk mund të konsiderohet si i vetmi.
E rëndësishme është që ky model zgjidh një çështje të rëndësishme, që ka
të bëjë me mungesën e plotë të një institucioni përgjegjës për
administrimin e ndihmës ligjore apo monitorimin e mënyrës si
funksionon ajo.
Ndërkohë, rregullime mund të sugjerohen edhe me këtë sistem që kemi
sot.
Por, nëse mendohet të kryhen rregullime në sistemin ekzistues, kërkohet
që të ndryshohet në mënyrë rrënjësore mënyra e organizimit.
Është e domosdoshme që të ndërhyhet në Kodin e Proçedurës Penale për
të shmangur Prokurorin nga e drejta e caktimit të avokatit “kryesisht”.
Nga ana tjetër, është i domosdoshëm një ndërgjegjësim i DHKA për rolin
shumë të rëndësishëm të saj në këtë proçes.
Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë duhet të jetë shumë më aktive në
monitorimin e cilësisë së shërbimit dhe problemeve të tjera të ndihmës
ligjore.
Por, edhe nëse nuk konsiderohet riorganizimi institucional, përsëri nevoja
e Ligjit specifik për ndihmën ligjore është imediate.
Problemet që do të synohen të zgjidhen me këtë ligj nuk janë vetëm
organizative. Ngritja e strukturave konsiderohet, vetëm si rrugë për të
34
bërë të mundur realizimin efektiv të problemeve të rëndësishme të
ndihmës ligjore, shërbim cilësor, mundësi reale shërbimi duke
bashkërenduar mundësitë financiare të shtetit me ato të kontribuesve të
detyruar (DHKA) apo vullnetarë (donatorët).
Në këtë vlerësim, nuk mund të injorohet realiteti. Gjatë viteve të fundit,
nëpërmjet ndihmës pothuaj spontane të donatorëve është krijuar një rrjet
organizatash jofitimprurëse që kanë operuar me sukses në shërbimin e
ndihmës ligjore. Por ky aktivitet nuk mund t’i lihet spontanitetit.
Përderisa këto shërbime kanë operuar në fusha shërbimi për të cilat
qeveria ka detyrim kushtetues për t’u përfshirë, duhet të merret në
konsideratë ndërhyrja me anë të ligjit për të siguruar vazhdimësinë e tyre.
Duhet mbajtur në konsideratë që shumë donatorë ndjehen në vështirësi
nëse konstatojnë që qeveria në shërbime në të cilat duhet të jetë e
përfshirë, qëndron indiferente.
Prandaj, miratimi i një ligji specifik do të tregonte angazhimin qeveritar
si premisë për tërheqjen e vëmendjes së donatorëve për vazhdimësi në
këtë aktivitet.
- Reformimi i sistemit gjyqësor në proçedura të thjeshtëzuara për
çështje të thjeshta është një domosdoshmëri tjetër reformimi, që lidhet
me aksesin në përgjithësi, por edhe me zgjerimin e ndihmës ligjore në
veçanti.
Në shumicën e vendeve të tjera europiane, organizimi gjyqësor
përfshin gjykata të cilat gjykojnë çështjet më pak të rëndësishme
(bëhet fjalë për çështje civile që i përkasin kërkimeve me shuma të
vogla). Këto gjykata gjykojnë me proçedura më të thjeshtëzuara dhe
për pasojë edhe me kosto më të vogla të proçesit. Për rrjedhojë, të
paktën për këtë kategori çështjesh zgjerohet në mënyrë të dukshme
aksesi në gjykata pavarësisht nga gjendja pasurore apo kulturore e
arsimore (për qytetarët të cilët mund t’i drejtohen vetë gjykatës pa
nevojën e përfaqësimit me avokat).
Në mënyrë të veçantë këto proçedura të thjeshtëzuara, do të
ndihmonin konsumatorët të cilët aktualisht e kanë të pamundur t’i
drejtohen gjykatës për mosmarrëveshje, të cilat i përkasin mallrave
apo shërbimeve me vlerë relativisht të vogël.
- Rregullim më i mirë për përjashtim nga taksat gjyqësore dhe
shpenzimet e tjera gjyqësore për personat që plotësojnë kriteret e
përfitimit nga skema e ndihmës ligjore.