aneksi specifikimet metodologjike parimet dhe direktivat · fabienne hariga seksioni i hiv/aids,...

21
Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat Prill 2017

Upload: others

Post on 12-Oct-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

Aneksi

Specifikimet metodologjike

Parimet dhe direktivat

Prill 2017

Page 2: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

Autorët

Linda Montanari European Monitoring Centre for Drugs and Drug Addiction

Viktor Mravcik Pika Kyçe Kombëtare e Republikës Çeke

Katerina Grohmannova Pika Kyçe Kombëtare e Republikës Çeke

Luis Royuela European Monitoring Centre for Drugs and Drug Addiction

Kontribuuesit në versionin përfundimtar, 2016

Anália Torres, Portugali

Federica Tognazzo, Itali

Felice Nava, Itali

Ines Kvaternik, Slloveni

Ludmila Carapinha, Portugali

Janusz Sieroslawski, Poloni

Els Plettinckx, Belgjikë

Noellia Llorens, Spanjë

Elena Alvarez, Spanjë

Julian Sanz, Spanjë

Kontribuues të tjerë të EMCDDA

Dagmar Hedrich

Roland Simon

Julian Vicente

Page 3: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

Kontribuues në hartimin e pyetësorit evropian, 2013-2015

Organizatat ndërkombëtare

Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC)

Lars Möller Zyra Rajonale për Evropën, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)

Robert Teltzrow Pompidou Group, Këshilli i Evropës

Stefan Enggist Zyra Rajonale për Evropën, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)

Ekspertët e përfshirë në takimet përgatitore

Harald Spirig Austri

Sara Van Malderen Belgjikë

Niels Loeenthin Danimarkë

Laurent Michel Francë

Marie Jauffree Routside Francë

Heino Stöver Gjermani

Marc Lehmann Gjermani

Tim Pfeiffer-Gerschel Gjermani

Johnny Connolly Irlandë

Daniele Berto Itali

Diana Maciel Portugali

Elsa Maia Portugali

Imrich Steliar Sllovaki

Sandra R. Thyberg Suedi

Natalia Delgrande Zvicër

Craig Wright Mbretëria e Bashkuar

Kieran Lynch Mbretëria e Bashkuar

Nino Maddalena Mbretëria e Bashkuar

Seena Fazel Mbretëria e Bashkuar

Kontribuuesit nga pikat kyçe kombëtare

Johan Van Bussel, Belgjikë

Lies Gremeaux, Belgjikë

Momtchil Vassilev, Bullgari

Lidija Vugrinec, Kroaci

Viktor Mravcik, Republika Çeke

Neoklis Georgiades, Qipro

Kari Grasaasen, Danimarkë

Katri Abel-Ollo, Estoni

Tim Pfeiffer-Gerschel, Gjermani

Manina Terzidou, Greqi

Vili Varjonen, Finlandë

Maud Pousset, Francë

Gergely Horváth, Hungari

Brian Galvin, Irlandë

Elisabetta Simeoni, Itali

Silvia Zanone, Itali

Ieva Pugule, Letoni

Ernestas Jasaitis, Lituani

Alain Origer, Luksemburg

Sofia L. Costa, Luksemburg

Franz Trautmann, Holandë

Sofia Santos, Portugali

Ruxanda Iliescu, Rumani

Imrich Steliar, Sllovaki

Milan Krek, Slloveni

Rosario Sendino, Spanjë

Joakim Strandberg, Suedi

Charlotte Davies, Mbretëria e Bashkuar

Falënderimet për pjesëtarë të tjerë të personelit shkencor të EMCDDA

Chloe Carpentier1, Andre Noor, Danica Thanki, Deborah Olszewski, Eleni Kalamara, Gregor Burkhart, Isabelle

Giraudon, Lucas Wiessing dhe Joao Matias

1 Aktualisht UNODC, Vjenë

Page 4: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

4

Përmbajtja

Hyrje ................................................................................................................ 5

Parimet ............................................................................................................ 6

Objektivi ................................................................................................................ 6

Menaxhimi i anketës .............................................................................................. 6

Mjetet ekzistuese ................................................................................................... 6

Grupimet minimale të të dhënave bazë ................................................................. 7

Direktivat metodologjike ........................................................................................ 7

Pyetësori/formulari për grumbullimin e të dhënave ................................................ 7

Trekëndëzimi i burimeve ....................................................................................... 7

Terminologjia ......................................................................................................... 7

Çështjet etike......................................................................................................... 8

Direktivat ...................................................................................................... 10

Qëllimet e anketës ............................................................................................... 10

Metoda e anketës ................................................................................................ 10

Periodiciteti i anketës ........................................................................................... 10

Popullata e targetuar ........................................................................................... 11

Aksesi në burgje .................................................................................................. 12

Marrja e kampioneve ........................................................................................... 12

Hyrje në intervistë ................................................................................................ 12

Të drejtat individuale të pjesëmarrësve në studim ............................................... 13

Anonimiteti dhe konfidencialiteti .......................................................................... 13

Mospërgjigjja ....................................................................................................... 13

Metodat e grumbullimit të të dhënave .................................................................. 14

1) Pyetësori me vetë-plotësim ........................................................................................ 14

2) Intervistimi personal i asistuar me kompjuter ............................................................. 15

3) Intervistimi ballë për ballë ........................................................................................... 16

Menaxhimi i të dhënave ....................................................................................... 17

Vlerat e munguara ............................................................................................... 17

Kërkesat e dokumentimit të të dhënave ............................................................... 18

Cilësia e të dhënave ............................................................................................ 18

Lista e kontrollit ........................................................................................... 19

Referencat .................................................................................................... 20

Page 5: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

5

Hyrje

Zhvillimi i një ankete në një ambient burgu është një detyrë e vështirë. Mjedisi specifik në të

cilin kryhet anketa dhe profili i të intervistuarve të mundshëm përbëjnë vështirësi në zhvillimin

e punës në terren dhe kufizon aspektet metodologjike të studimit.

Disa aspekte metodologjike përshkruhen më poshtë si parime dhe rekomandime që duhen

ndjekur gjatë zhvillimit të një ankete në burg. Objektivi i tyre është të garantohet një nivel i

lartë cilësie të dhënash kur zhvilloni studimin dhe të rritet krahasueshmëria e të dhënave mes

vendeve të ndryshme. Një objektiv tjetër është të sigurohet ruajtja e standardeve të larta etike

në studime, duke marrë në konsideratë rrethanat speciale të popullatës së targetuar.

Janë përdorur një sërë mjetesh të European Monitoring Centre for Drugs and Drug Addiction

(EMCDDA) dhe mjete ndërkombëtare (Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)) si referenca metodologjike dhe teorike në

hartimin e këtyre direktivave, duke përfshirë “Manualin për anketat rreth përdorimit të drogës

mes popullatës së përgjithshme” (Handbook for surveys on drug use among the general

population) (EMCDDA, 2002), “Protokollin e treguesit të kërkesës për trajtim 3.0” (Treatment

demand indicator standard protocol 3.0) (EMCDDA, 2012) dhe modulin e udhëzimeve të

EMCDDA për sëmundjet infektive që lidhen me drogat (DRID) “Metodat e anketave të

sjelljeve biologjike rreth HIV dhe hepatitit viral te personat që injektojnë drogë” (Methods of

bio-behavioural surveys on HIV and viral hepatitis in people who inject drugs) (EMCDDA,

2014). U morën në konsideratë direktivat e OKB-së dhe OBSH-së mbi drogat (Møller et al.,

2007; UNODC, 2008; WHO, 2010; Michel et al., 2015).

Page 6: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

6

Parimet

Duhet të konsiderohen disa parime kur krijohet dhe implementohet një anketë rreth drogave

në burg; këto parime duhet të jenë të përbashkëta në nivel evropian, siç është rënë dakord në

kuadrin metodologjik për monitorimin e drogave dhe burgjeve në Evropë (EMCDDA, 2013).

Objektivi

Informacioni rreth drogave dhe burgut duhet të grumbullohet nga perspektiva e shëndetit

publik dhe NUK duhet të fokusohet në parimin e kontrollit. Perspektiva e shëndetit publik

duhet të jetë forca drejtuese për grumbullimin e çdo lloj informacioni në kontekstin e anketës

mbi drogat dhe burgun. Objektivi është të grumbullohet informacion që mund të përdoret për

të përmirësuar shëndetin, shërbimet sociale dhe ambientet për të burgosurit, dhe si rrjedhim

të përmirësojë gjendjen fizike, psikologjike dhe sociale të të burgosurve; kjo duhet të

përmirësojë shëndetin e të gjithë komunitetit.

Menaxhimi i anketës

Institucionet kombëtare dhe administratat shtetërore përgjegjëse për shëndetësinë në nivel

kombëtar (ministria e shëndetësisë ose institucioni i shëndetit publik) për çështjet e burgut

(shërbimi i burgjeve ose ministria e drejtësisë) dhe për politikën e drogave dhe monitorimin e

drogave (zyra për drogat, komisioneri për drogat, koordinatori kombëtar për drogat, ose

observatori kombëtar i drogave) duhet të informohen rreth projekteve të ardhshme kërkimore

nga institucionet që planifikojnë të kryejnë studime në ambiente burgu. Nëse është e mundur,

ata duhet të përfshihen në planifikimin dhe menaxhimin e projekteve kërkimore dhe

organizimin dhe caktimin e detyrave. Nëse një organ i tillë kontrakton studimin, ai duhet të

jetë gjithashtu përgjegjës për financimin e anketës dhe duhet të koordinojë analizën dhe

rezultatin e rezultateve. Sistemi i administratës gjyqësore dhe të burgjeve duhet të mbështesë

implementimin e anketës dhe të punës në terren. Incentivat për pjesëmarrjen në studim mund

të përdoren në të njëjtën mënyrë si kur zhvillohen anketa në popullatën e përgjithshme.

Anketa duhet të kryhet nga institucione që janë të pavarura nga ambienti i burgut dhe

njihen për standardet e tyre të larta shkencore dhe profesionale (Aebi et al., 2014).

Lista e kontrollit në fund të këtij dokumenti (shikoni faqen 19) përmbledh hapat e

rëndësishëm në zhvillimin e anketës në ambient burgu.

Mjetet ekzistuese

Kur hartoni një anketë që do të implementohet në ambiente burgu në një vend evropian,

këshillohet që të konsideroni mjetet ekzistuese në vend që të zhvilloni mjete të reja,

nëse është e mundur, për të harmonizuar anketën me direktivat evropiane dhe kështu të

merrni vlerë të shtuar si në nivel kombëtar ashtu edhe evropian. Këshillohet që të përshtatni

mjetet ekzistuese kombëtare dhe t’i harmonizoni ato me direktivat evropiane për të rritur

Page 7: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

7

vlerën e tyre të shtuar. Nëse mjetet për grumbullimin e të dhënave nuk ekzistojnë në nivel

kombëtar ose lokal, ato duhet të zhvillohen në përputhje me direktivat evropiane.

Grupimet minimale të të dhënave bazë

Pyetësori i propozuar është hartuar për të siguruar një grupim minimal të të dhënave bazë të

përbashkët me vendet evropiane, duke garantuar konsistencë dhe krahasueshmëri për të

dhënat e grumbulluara në vende të ndryshme. Vendet mund t’i zgjerojnë anketat e tyre duke

përfshirë pika shtesë për të mbuluar nevojat kombëtare ose lokale për informacion. Duke

qenë se grumbullimi i të dhënave në burgje është një detyrë komplekse, më poshtë në

dokument jepet një listë e fushave prioritare për grumbullimin e të dhënave.

Direktivat metodologjike

Direktivat metodologjike synojnë të garantojnë cilësi të lartë për informacionin e

grumbulluar, duke siguruar krahasueshmëri mes vendeve dhe që standardet e larta etike të

aplikohen. Mund të hartohen direktiva kombëtare shtesë dhe/ose udhëzime dhe rregulla më

të gjera për implementimin e anketës, si p.sh. manualët e punës në terren, sipas nevojave

dhe kërkesave kombëtare ose lokale.

Pyetësori/formulari për grumbullimin e të dhënave

Mjeti i publikuar me këto direktiva metodologjike është Pyetësori Evropian mbi Përdorimin

e Drogës mes të Burgosurve (EQDP). Vendet evropiane janë të ftuara ta përdorin

pyetësorin në burgje për të grumbulluar informacion rreth përdorimit të drogave mes të

burgosurve. Objektivi i të pasurit të një pyetësori të përbashkët është të merret i njëjti

informacion në çdo vend në nivel evropian; informacioni i grumbulluar do të bazohet në

përkufizimet dhe direktivat e harmonizuara. Megjithatë, secili vend mund ta përshtatë

pyetësorin në gjuhën e vet kombëtare dhe sipas nevojave specifike dhe kontekstit kombëtar

ose lokal. Siç tregohet më lart, mund të përfshihen pika shtesë për qëllime kombëtare ose

lokale. Disa pyetje mund të mos jenë të rëndësishme për kontekstin e vendit; të tjera mund të

jenë tepër delikate, veçanërisht ato që i referohen burgimit aktual, të cilat janë shënuar

me pikëçuditje: (!). Një ose më shumë pyetje mund të fshihen, sipas nevojave specifike.

Trekëndëzimi i burimeve

Të dhënat e grumbulluara përmes anketave në burgje kanë një numër kufizimesh në lidhje

me specifikimin e ambientit dhe natyrës së ndjeshme të subjektit që po studiohet (drogat).

Prandaj është e rëndësishme që të trekëndëzohen rezultatet e anketës me burime të tjera

informacioni, që mund të vijnë nga burime të tjera, grumbullimi i të dhënave rutinë ose

burime të tjera jozyrtare informacioni (Carpentier et al., 2012).

Terminologjia

Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet terminologjisë, si në pyetësor ashtu edhe në

direktivat metodologjike të përshtatura për kontekstin kombëtar. Gjuha e përdorur në

Page 8: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

8

pyetësor duhet të marrë në konsideratë specifikën e mjedisit të burgut. Gjuha duhet të jetë

e kuptueshme, e përshtatur sipas nivelit kulturor dhe arsimor të të burgosurve, e shkruar në

gjuhën që ata flasin (që mund të jetë ndryshe nga gjuha zyrtare e vendit ku ndodhen burgjet).

Në disa vende, shumica e të burgosurve janë të huaj, dhe pyetësori mund të jetë nevoja të

përkthehet me shkrim dhe/ose me gojë. Vëmendje e veçantë u duhet kushtuar përkthimeve

nga anglishtja në gjuhët kombëtare, për të ruajtur kuptimin e saktë të fjalëve të përdorura në

pyetësorin evropian duke garantuar kështu harmonizimin e të dhënave. Në disa raste, duhet

të konsiderohet përdorimi i materialeve mbështetëse (imazhe të drogave të referuara në

pyetje) për të lehtësuar të kuptuarit e disa prej pyetjeve, në veçanti ato që lidhen me

konsumin e substancave të reja psikoaktive (NPS).

Çështjet etike

Grumbullimi i të dhënave në ambientin e burgut është një çështje delikate, dhe duhet të

konsiderohen me kujdes parimet etike në çdo fazë të anketës. Prandaj, duhet të

përcaktohen standarde të larta etike përpara nisjes së anketës dhe t’u përmbaheni atyre gjatë

implementimit. Duhet të ngrihet një bord etike nëse nuk ekziston një i tillë, për të vlerësuar

implementimin e parimeve etike në anketë. Studimi duhet të vlerësohet dhe të miratohet nga

bordi i etikës në përputhje me standardet kombëtare.

Anketa duhet të kryhet në një mënyrë të tillë që të promovojë përfitimet e mundshme për të

burgosurit. Të burgosurit duhet të informohen rreth qëllimit të anketës, ata duhet të japin

pëlqimin me gojë dhe me shkrim për pjesëmarrjen e tyre dhe duhet të informohen rreth

mënyrës se si do të menaxhohet dhe se si do të përdoren rezultatet e saj. Nëse pyetësori

është me vetë-plotësim, pjesëmarrja në anketë është vetë provë e dhënies së pëlqimit; në

raste të tjera, duhet të kërkohet pëlqim me gojë dhe shkrim.

Anketa duhet të jetë plotësisht anonime; nëse nuk mund të garantohet anonimiteti ose

identifikimi i të burgosurve është pjesë e mënyrës se si është hartuar studimi, pëlqimi i

informuar është shumë i rëndësishëm. Në lidhje me specifikat e popullatës së burgut,

rekomandohet vlerësimi nga bordi i etikës. Anketa nuk duhet të përdoret për të ndryshuar

zakonet e përdorimit të drogës nga të burgosurit apo t’i influencojë ata në ndonjë mënyrë;

objektivi i vetëm i anketës duhet të jetë grumbullimi i informacionit për qëllime monitoruese,

statistikore dhe studimore. Kjo duhet t’u bëhet e qartë të burgosurve dhe administratës së

burgut përpara nisjes së studimit.

Duhet të ndiqen rregullat ndërkombëtare të konfidencialitetit dhe mbrojtjes së të dhënave dhe

direktivat për respektimin e të drejtave të të burgosurve dhe të drejtave të njeriut. Në veçanti,

duhet të merren në konsideratë dy direktivat e mëposhtme ndërkombëtare si pika reference

gjatë implementimit të anketës: “Të drejtat e njeriut dhe burgjet: një manual i standardeve

ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për zyrtarët e burgjeve” (Human rights and prisons: a

Page 9: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

9

pocketbook of international human rights standards for prison officials) (OKB, 2005) dhe

udhëzimi i OBSH-së “Burgjet dhe shëndeti” (Prisons and health) (Enggist et al., 2014). Këto

direktiva duhet të lexohen dhe të merren në konsideratë gjatë implementimit të studimeve dhe

anketave në ambiente burgu. Gjithashtu, duhet të ndiqen edhe parimet për kryerjen e

studimeve mjekësore në mënyrë të tillë që respekton shëndetin e pjesëmarrësve në anketë

(Këshilli i Evropës, 2005). Të gjithë personat dhe institucionet e përfshira duhet të informohen

dhe të vihen në dijeni rreth këtyre parimeve dhe rregullave, duke përfshirë intervistuesit,

personelin e burgut, të burgosurit dhe të gjitha subjektet e përfshira në anketë (OKB, 1990,

2005; Enggist et al., 2014).

Page 10: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

10

Direktivat

Qëllimet e anketës

Qëllimi i anketës është të rrisë njohuritë rreth përdorimit të drogës mes të burgosurve,

gjendjes së tyre shëndetësore dhe pasojave të lidhura, si dhe për të kuptuar më mirë

nevojat shëndetësore, psikologjike dhe sociale të të burgosurve. Ky informacion mund të

lehtësojë zhvillimin e shërbimeve të përshtatshme të shëndetit publik dhe të shërbimeve

sociale (trajtimin, parandalimin, reduktimin e dëmeve etj.). Në fund, anketa duhet t’i bëjë këto

shërbime më të aksesueshme për të burgosurit ose ish-të burgosurit, si brenda burgut ashtu

edhe në fazën e hershme të lirimit.

Është e rëndësishme që t’u shpjegohet të anketuarve objektivi i anketës për të garantuar

që të dhënat që do të grumbullohen të plotësojnë qëllimet e përgjithshme të studimit dhe

përmes metodave dhe mjeteve të përcaktuara për grumbullimin (e përsëritur/të rregullt) të të

dhënave.

Metoda e anketës

Metoda e përdorur për administrimin e EQDP duhet të bazohet në një anketë të ndërthurur

mes të burgosurve rreth përdorimit të drogave nga ana e tyre, mënyrat e përdorimit të

drogave brenda dhe jashtë burgut, problemet shëndetësore që mund të lidhen me përdorimin

e drogave dhe përdorimin nga ana e tyre të shërbimeve shëndetësore dhe rreth drogave.

Për të arritur në vendimin e krijimit të një EQPD të përbashkët u zhvillua një proces i gjatë

analize dhe vlerësimi. Në veçanti, u vlerësuan dhe u analizuan të dhënat mbi përdorimin e

drogave mes të burgosurve në Evropë të grumbulluara gjatë 10 viteve të fundit; rezultatet

treguan se kishte një nevojë për harmonizim dhe se një pyetësor i përbashkët evropian do të

ishte një mjet i çmuar për grumbullimin e të dhënave. Në vitin 2014, u zhvillua një vlerësim

specifik i informacionit dhe metodologjive, duke grumbulluar dhe vlerësuar strukturën dhe

informacionin e mbi 40 pyetësorëve dhe formularëve të grumbullimit të të dhënave rreth

përdorimit të drogave mes të burgosurve që ishin përdorur për të zhvilluar anketa në burgje

në 23 vende evropiane (Carpentier et al., 2012; Royuela et al., 2014). Më pas në vitin 2016

EQDP u rishikua, bazuar në projektin “Mbështetja e EMCDDA në pilotimin e EQDP” (Support

the EMCDDA in piloting the EQDP); rishikimi mori në konsideratë përvojat dhe rekomandimet

e pesë vendeve pjesëmarrëse (Republika Çeke, Italia, Polonia, Portugalia dhe Sllovenia).

Gjithashtu, ekspertët nga Belgjika, Spanja dhe Franca kontribuuan për këtë në bazë të

përvojave të tyre mbi implementimin aktual të anketave kombëtare në burgje.

Periodiciteti i anketës

Rekomandohet që pyetësori i propozuar të administrohet çdo dy vjet, si në rastin e anketave

të popullatës së përgjithshme. Pas rekomandimeve të bëra në vlerësimin e implementimit të

Page 11: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

11

treguesit kyç “Anketat e popullatës së përgjithshme” (General population surveys),

rekomandohet që intervali maksimal kohor mes dy anketave të jetë katër vjet (EMCDDA,

2002).

Popullata e targetuar

Popullata e targetuar e anketës përfshin të gjithë të burgosurit në një ditë të caktuar ose

gjatë një jave të caktuar në të gjitha institucionet e burgimit. Kategoritë e të burgosurve

të përfshira janë ato që specifikohen nga Aebi et al. (2014).

Të burgosurit ndahen në kategoritë e mëposhtme sipas statusit të tyre ligjor dhe vendit të

burgimit.

Të burgosurit sipas statusit ligjor:

të burgosurit e pagjykuar ende (nuk është marrë ende vendim gjykate);

të burgosurit e dënuar që kanë apeluar ose që janë brenda limiteve ligjore për ta bërë

këtë;

të burgosurit që janë shpallur fajtorë, por për ta nuk është dhënë ende dënimi;

të burgosurit që nuk kanë marrë ende një dënim me vendim të formës së prerë, por

kanë filluar të vuajnë paraprakisht dënimin me burgim;

të burgosurit e dënuar (që vuajnë dënimin me vendim të formës së prerë);

të burgosurit në arrest administrativ, që u referohet një sanksioni për burgim të

përkohshëm sipas ligjit administrativ (pra, që nuk përfshihet në regjistrat e penalitetit).

Të burgosurit sipas vendit të burgimit:

personat e mbajtur në institucionet penale të projektuara për dënimet me burg;

personat e mbajtur në institucionet e paraburgimit (të projektuara për të burgosurit

përpara gjyqit dhe për ata që vuajnë dënime afatshkurtra me burg);

personat e mbajtur në institucione/njësi burgimi dhe/ose edukimi për shkelësit e

moshës së re;

personat e mbajtur në stacionet e policisë (nëse këto stacione janë nën autoritetin e

administratës së burgjeve dhe nëse personat e mbajtur atje kanë statusin e të

burgosurit);

personat e mbajtur në institucionet për shkelësit që kanë varësi ndaj drogave jashtë

institucioneve penale (nëse personat kanë statusin e të burgosurit normal);

personat me çrregullime psikiatrike që mbahen në institucione psikiatrike ose spitale

jashtë institucioneve penale (nëse personat kanë statusin e të burgosurit normal).

Këto grupe mund të ndryshojnë sipas vendit, sepse jo të gjitha kategoritë aplikohen për

secilin vend. Vendet duhet të specifikojnë se si është situata në lidhje me grupet e të

burgosurve në nivel kombëtar. Do të jetë e nevojshme të specifikohet se cilat grupe janë

Page 12: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

12

përfshirë dhe cilat janë përjashtuar nga anketa, sepse është e mundur që për arsye praktike

disa grupe të mos përfshihen (p.sh. personat në institucione psikiatrike).

Aksesi në burgje

Është e rëndësishme që të krijohen ose të përforcohen lidhjet me institucionet e burgjeve

dhe në veçanti me ministrinë e drejtësisë ose ministrinë e brendshme (sipas vendit), që

zakonisht kanë akses te databazat e të burgosurve në burgje, që mund të jetë e dobishme në

përcaktimin e një kampioni të burgosurish për anketën. Duhet të krijohen marrëveshje

specifike me autoritetet përkatëse. Kushtet për të aksesuar burgjet duhet të përcaktohen në

një marrëveshje specifike mes institucionit përgjegjës për anketën dhe autoriteteve lokale

(p.sh. drejtorët e burgjeve).

Nëse në anketë marrin pjesë të rinj (edhe nëse janë në burgim), duhet të merren leje të

veçanta nga prindërit ose kujdestarët ligjorë. Ky kusht do të aplikohet për këdo që është nën

kujdestari ligjore, që mund të jetë një proporcion relativisht i lartë i personave me histori të

gjatë përdorimi droge.

Marrja e kampioneve

Metoda e marrjes së kampioneve do të varet nga objektivat e studimit. Kampioni duhet të

përfaqësojë të gjithë popullatën e burgut (EMCDDA, 2002) dhe duhet të zgjidhet rastësisht

duke përdorur popullatën e regjistruar si e burgosur në një ditë apo javë të caktuar. Idealisht,

duhet të përdoret një metodë për marrjen e kampioneve me disa faza (pra, një lloj marrjeje

kampioni me grupime); kjo lloj metode për marrjen e kampioneve parashikon përzgjedhje në

disa niveleve grupesh që mund të aplikohen përpara se të arrihen elementet e kampionit

përfundimtar. Anketa më pas do të fokusohet në grupe të zgjedhura specifike. Për të

garantuar informacion të mjaftueshëm mbi grupet e të burgosurve me nevoja të veçanta

shëndetësore dhe sociale, këto grupe duhet të kenë më shumë përfaqësim në kampion.

Ato mund të përfshijnë të burgosurat femra, të rinjtë e burgosur, kundërvajtësit e rinj, të huajt

ose të tjerë, dhe këto grupe mund të variojnë mes vendeve. Këshillohet që marrja e

kampioneve të kryhet (ose të mbikëqyret) nga institucioni kërkimor që zhvillon anketën, në

vend të administratës së shërbimit të burgjeve, për të shmangur anësitë.

Hyrje në intervistë

Përpara se të fillojë grumbullimi i të dhënave, të burgosurit duhet të informohen rreth

objektivave të përgjithshme dhe specifike të anketës, duke përfshirë se si do të organizohet

dhe si do të përdoren rezultatet përfundimtare. Është shumë e rëndësishme që të informoni

secilin pjesëmarrës rreth përfitimeve të anketës, të drejtave të pjesëmarrësve dhe se si do

të trajtohet anonimiteti dhe konfidencialiteti. Është gjithashtu e nevojshme që të shpjegoni

se si do të përdoren rezultatet e studimit, në veçanti përfitimet për shëndetin publik. Kjo është

veçanërisht e rëndësishme sepse informacioni i marrë nga anketa do të përdoret për të

Page 13: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

13

asistuar grupet e interesit në zhvillimin e programeve të shëndetit publik që synojnë të

minimizojnë faktorët e rrezikut që lidhen dhe çojnë në përdorimin e drogës dhe probleme të

lidhura me të (p.sh. sëmundje infektive, overdozë). Pyetësori mund t’u prezantohet të

burgosurve duke biseduar me ta ose duke përdorur letra apo fletëpalosje. Është e

rëndësishme që të siguroheni që të burgosurit të informohen dhe të ndërgjegjësohen rreth

anketës dhe pjesëmarrjes së tyre në studim. Gjithashtu duhet të prezantohet me anketën

personeli dhe menaxhimi i burgut, duke përfshirë administratën e burgut (drejtorët etj.); kjo

mund të bëhet në takime dhe/ose duke përdorur informacion me shkrim.

Të drejtat individuale të pjesëmarrësve në studim

Të burgosurit e zgjedhur të marrin pjesë në studim mund të refuzojnë të marrin pjesë, të

tërheqin miratimin e tyre në çdo moment ose të zgjedhin të mos u përgjigjen cilësdo pyetjeje

në anketë. Këto vendime nuk duhet të sjellin sanksione për të burgosurit.

Anonimiteti dhe konfidencialiteti

Pjesëmarrja në anketë dhe të dhënat që ajo ofron duhet të jenë rreptësisht

konfidenciale. Personi i anketuar duhet të sigurohet se përgjigjet e tij ose të saj do të mbeten

konfidenciale. Këtë nuk mjafton thjesht ta thoni; ajo duhet të jetë e qartë që nga fillimi i

intervistës bashkë me procedurat transparente për trajtimin e pyetësorëve të plotësuar.

Pjesëmarrësve duhet t’u bëhet e qartë se, megjithëse të dhënat nga studimi mund të

dërgohen diku tjetër për analizë, për këtë analizë nuk do të jepet asnjë informacion që mund

t’i identifikojë ata personalisht. Emrat dhe numrat e të burgosurve nuk do të shfaqen në asnjë

dokument nga studimi. Konfidencialiteti i të gjithë pjesëmarrësve është i garantuar dhe

emrat apo numrat e identifikimit të të burgosurve nuk duhet të shkruhen mbi pyetësor. Secili

pjesëmarrës duhet të japë pëlqim si me gojë ashtu edhe me shkrim përpara se të marrë

pjesë në studim. Nëse pyetësori është me vetë-plotësim, pjesëmarrja në anketë është vetë

provë e dhënies së pëlqimit. Çdo vend dhe institucion përgjegjës për anketën është i lirë të

marrë vendimin e vet rreth mënyrës më të mirë për të garantuar anonimitetin e të

intervistuarve. Pyetësorët e plotësuar mund të futen në zarfa bosh dhe të pashënuar dhe më

pas të futen në një kuti (njësoj si anketat e shkollave si ESPAD (Projekti i Anketimit të

Shkollave Evropiane rreth Alkoolit dhe Drogave të Tjera)).

Mospërgjigjja

Nëse një i burgosur i përzgjedhur refuzon të marrë pjesë në studim, refuzimi që ai ose ajo

bën duhet të pranohet. Disa informacione rreth mospërgjigjes mund të regjistrohen në

modelin e mospërgjigjes dhe konstatimet të analizohen në fazën e menaxhimit të të

dhënave. Megjithatë, duhet të kushtohet kujdes të ruhet anonimiteti dhe konfidencialiteti në

menaxhimin e mospërgjigjeve.

Page 14: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

14

Metodat e grumbullimit të të dhënave

Zgjedhja e një metode për grumbullimin e të dhënave është një vendim kyç gjatë hartimit të

një ankete. Kjo është e vërtetë edhe për anketat në ambiente burgu. Secila metodë ka

avantazhet dhe disavantazhet e veta dhe mund të ketë mangësi dhe të krijojnë anësi që

mund të ndikojnë në normën e përgjigjeve dhe besueshmërinë e përgjigjeve të marra.

Prandaj, lloji i metodës së zgjedhur ka implikime për cilësinë dhe sasinë e rezultateve të

anketës. Disa metoda për grumbullimin e të dhënave mund të rezultojnë në probleme të

pallogaritshme, ndërsa të tjera mund të jenë ideale për zhvillimin e zgjidhjeve të lehta dhe të

fuqishme ndaj problemeve.

EQDP është hartuar për vetë-plotësim nga i burgosuri, qoftë duke përdorur intervistimin

personal të asistuar me kompjuter (CAPI) ose si pyetësor me laps dhe letër.

Mund të konsiderohen intervistat ballë për ballë, por duke marrë në konsideratë specifikat e

ambientit të burgut, ajo mund të mos jetë praktike në disa vende.

Ndonjëherë, mund të jetë e përshtatshme një përzierje metodash, si në rastin e pyetjeve

delikate që mund t’u jepet përgjigje më mirë pa ndërhyrjen e një intervistuesi të jashtëm.

Vendimet për këtë duhet të merren nga personat përgjegjës për anketën. Një qasje e përzier

mund të shkaktojë kufizime në krahasueshmërinë e të dhënave, por mund të rrisë gjithashtu

edhe vlefshmërinë e disa përgjigjeve. Megjithatë, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të

përshkruhet me detaje metoda e përdorur për të gjithë pyetësorin ose pjesë të ndryshme të tij.

Megjithëse nuk ka detyrim për të zgjedhur një metodë specifike për grumbullimin e të

dhënave dhe i përket vendit dhe institucionit studimor të vendosë rreth metodës më të

përshtatshme për përdorim në anketën e tyre, duhet të merren në konsideratë kufizimet në

krahasueshmërinë e të dhënave në të ardhmen kur vendoset rreth një metode që nuk është

përfshirë mes atyre të listuara më poshtë.

Më poshtë jepet një përshkrim i shkurtër i secilës metodë, renditur sipas preferencës; metoda

e përdorur do të varet pjesërisht nga kufizuesit praktikë (buxheti, ambientet, logjistika etj.).

1) Pyetësori me vetë-plotësim

Kjo metodë mund të aplikohet duke përdorur pyetësorët standardë me laps e letër. Pyetësori

u shpërndahet të burgosurve nga personat që konsiderohen “persona kontakti” në burgje.

Personat e kontaktit duhet të kenë aftësinë të garantojnë anonimitetin dhe konfidencialitetin;

zgjedhja e preferuar do të ishin personeli që punon aktualisht në institucione (shërbime

shëndetësore, universitete, institucione kërkimore etj.) dhe që janë të pavarur nga shërbimet

e burgut. Duhet të përfshihet një numër i mjaftueshëm personash kontakti. Pasi të jenë

plotësuar pyetësorët, formularët duhet të futen në zarfe që do të grumbullohen nga personat

Page 15: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

15

e kontaktit në secilin burg. Përgjigjet më pas merren duke skanuar formularët e anketës ose

duke i hedhur manualisht rezultatet në një databazë përpara analizimit.

Avantazhet

Kjo metodë kërkon vetëm një infrastrukturë të thjeshtë dhe me kosto të ulët. Garantohet

konfidencialiteti i të burgosurve.

Disavantazhet

Disavantazhi mund të lidhet me saktësinë e përgjigjeve dhe mundësinë që të ketë një normë

të lartë formularësh të paplotë. Gjithashtu, studiuesit nuk mund të kontrollojnë numërimin e

dyfishtë, megjithëse duket e pamundur që një i burgosur i vetëm ta plotësojë pyetësorin më

shumë se një herë. Faza e menaxhimit të të dhënave do të ishte gjithashtu relativisht

komplekse dhe do të harxhonte kohë.

2) Intervistimi personal i asistuar me kompjuter

CAPI garanton konfidencialitet, autonomi dhe një ambient të sigurt ku të anketuarit mund t’u

përgjigjen pyetjeve. Personit të intervistuar do t’i jepet një kompjuter ose tablet dhe do t’i

kërkohet që të plotësojë pyetësorin, megjithëse ai ose ajo mund t’i drejtojë pyetje

intervistuesit nëse nevojiten sqarime (Lavrakas, 2008).

CAPI është i lehtë për t’u përdorur dhe është një mënyrë efikase për të menaxhuar të dhënat.

Por, duhet të përcaktohen disa kushte paraprake me burgjet përpara se të përdoret; duhet të

garantohet që burgjet të lejojnë përdorimin e pajisjeve elektronike, si p.sh. laptopët, tabletët,

smartfonët etj., që janë të mbrojtura me fjalëkalim dhe përmbajnë anketa të enkriptuara.

Zhvillimi i ndërfaqeve të lehta për t’u përdorur është zhvilluar me shpejtësi, ku tani ka

funksione të tilla si ekranet me prekje, grafikët me ngjyra dhe imazhet (që janë veçanërisht të

rëndësishme për pyetjet në lidhje me përdorimin e substancave të reja psikoaktive (NPS)),

tinguj, aftësia për të regjistruar të anketuarit dhe mjetet për t’iu përgjigjur pyetjeve të hapura.

Teknologjia vazhdimisht u përshtatet përdoruesve, prandaj të anketuarit nuk është nevoja të

jenë përdorues me përvojë të kompjuterëve. Personave përgjegjës për implementimin e

anketës duhet t’u jepet trajnim.

Avantazhet

Kjo metodë ka avantazhin e mundësimit të përfshirjes së kontrolleve automatike të

përputhshmërisë. Intervistuesit mund të sinjalizohen rreth mospërputhjeve të të dhënave dhe

t’i zgjidhin ato me të intervistuarin gjatë procesit. Të dhënat kontrollohen për numërim të

dyfishtë dhe u jepet kodi i saktë, dhe të gjithë artikujve u caktohen vlerat e munguara.

Intervista mund të administrohet brenda një periudhe të shkurtër kohe. Roli i intervistuesit

kontrollohet rreptësisht, duke sjellë të dhëna me një cilësi më të lartë. Të dhënat regjistrohen,

Page 16: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

16

eksportohen dhe integrohen në një databazë, dhe mund të menaxhohen me shpejtësi dhe në

mënyrë ekonomike.

Disavantazhet

Pavarësisht këtyre avantazheve, vazhdon debati se cilat efekte mund të ketë kjo metodë në

rezultatet e anketës krahasuar me metodat e tilla si intervistat ballë për ballë. Për shembull,

pyetjet mund të keqinterpretohen ose keqkuptohen, siç është rasti i pyetësorëve me vetë-

plotësim, dhe në këtë ambient specifik janë ngritur gjithashtu edhe shqetësime rreth

konfidencialitetit dhe frikës në lidhje me kontrollet e jashtme dhe në distancë të

informacioneve të anketës. Gjithashtu, metoda mund të jetë tepër e shtrenjtë dhe mund të

mos jetë e përshtatshme për kushtet aktuale në ambientin e burgut.

3) Intervistimi ballë për ballë

Intervistimi ballë për ballë kryhet në ambientet e burgut nga intervistues të trajnuar.

Intervistuesit duhet të udhëzohen rreth disa temave në lidhje me metodat e anketimit,

mjedisin e burgut, dhe përdorimin e materialeve mbështetëse, si p.sh. imazhet e drogave që

referohen në pyetje, për të lehtësuar dhënien e përgjigjeve. Këto tema mund të përfshijnë

aftësitë e intervistimit, metodat e zhvillimit të intervistave, mënyrën më të mirë për të

kontaktuar organizatat e burgjeve, caktimin e takimeve për të informuar të burgosurit dhe për

të zhvilluar anketat, monitorimin e intervistave dhe mospërgjigjeve, informimin e të

burgosurve dhe marrjen e pëlqimit prej tyre, si dhe dhënien e përshtypjeve te të burgosurit.

Intervista ballë për ballë është një takim mes intervistuesit dhe të anketuarit. Intervistat janë të

strukturuara përmes një pyetësori të standardizuar. Intervistuesi drejton pyetjet dhe plotëson

përgjigjet e koduara paraprakisht. Kur përfshihen çështje delikate, personi i intervistuar mund

të plotësojë pjesë të pyetësorit pa pjesëmarrjen e intervistuesit dhe ia dorëzon atë sërish

intervistuesit në një zarf të mbyllur ose e poston atë më vonë.

Avantazhet

Kjo metodë ka avantazhin e garantimit të saktësisë së përgjigjeve dhe cilësisë së

informacionit që u jepet të anketuarve rreth qëllimit të anketës dhe kuptimit të saktë të

pyetjeve. Pyetjet që mund të jenë të vështira të kuptohen për disa të burgosur mund të

shpjegohen me lehtësi në një intervistë ballë për ballë.

Disavantazhet

Kjo metodë ka disavantazhin se është më e kushtueshme se metodat e tjera. Duke u zhvilluar

në një ambient delikat, siç është burgu, kjo metodë mund të shihet sikur garanton më pak

anonimitet dhe konfidencialitet. Prandaj, përdorimi i kësaj metode mund të rezultojë në një

normë më të lartë përgjigjesh të rreme ose mospërgjigjesh ndaj pyetjeve të ndjeshme. Ajo

harxhon më shumë kohë se metodat e tjera.

Page 17: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

17

Menaxhimi i të dhënave

Menaxhimi i të dhënave është një fazë e rëndësishme e anketës dhe duhet të planifikohet

paraprakisht, me detaje dhe për çdo fazë. Është e nevojshme që të vendoset se çfarë

formati duhet të kenë të dhënat pas grumbullimit të të dhënave, kush duhet t’i hedhë të

dhënat dhe si, çfarë softueri duhet të përdoret për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave

etj. Disa prej këtyre vendimeve do të varen nga metoda e zgjedhur për anketën, për shembull

të dhënat mund të skanohen ose hidhen manualisht në rastin e intervistave ballë për ballë,

por mund të hidhen manualisht në një databazë nëse përdoret metoda CAPI. Mund të

konsultoheni me manualët dhe udhëzimet shkencore për zhvillimin e studimeve sociale për

informacione më të detajuara rreth mënyrës së kryerjes së menaxhimit të të dhënave në një

anketë.

Vlerat e munguara

Të anketuarit nuk u përgjigjen gjithmonë pyetjeve ashtu siç pritet nga hartuesi i anketës. Kjo

mund të ndodhë sepse i anketuari nuk dëshiron t’i përgjigjet një pyetjeje të caktuar, nuk e

kupton një pyetje, e kapërcen pa dashje një pyetje ose mendon gabimisht se pyetja nuk

aplikohet për të. Si rezultat, të dhënat e anketës do të përfshijnë vlerat e munguara dhe vlerat

me mospërputhje. Numri i vlerave të munguara dhe mospërputhjeve mund të reduktohet

duke zgjedhur një metodë dhe formulim të përshtatshëm të pyetësorit, por ata nuk mund të

shmangen gjithmonë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për pyetësorët me vetë-plotësim

(pyetësorët standardë me laps e letër), ku intervistuesi nuk mund të ndërhyjë. Një program

kompjuterik mund t’i ndihmojë të anketuarit të kapërcejnë pyetjet duke i drejtuar ata përmes

anketës dhe mund të tërheqë vëmendje te mospërputhjet me pyetjet e mëparshme.

Nuk ekziston një zgjidhje standarde për trajtimin e këtyre problemeve. Pragu për të dhënat e

munguara duhet të jetë fleksibël në varësi të karakteristikave të strukturës së grupimit të të

dhënave. Pyetësorët ku nuk janë përgjigjur më shumë se treçereku i pyetjeve, duhet të

konsiderohet si burim i mundshëm për anësi. Duke i përjashtuar këta pyetësorë, do të ulet

përqindja e të dhënave të munguara për artikuj specifikë. Gjithashtu, artikujt për të cilët

mungojnë vlerat në më shumë se një çerek të kampioneve, mund të krijojnë anësi në analizë.

Ekzistojnë disa mënyra për t’i trajtuar këta artikuj. Disa studiues kryejnë një analizë për të

hetuar mungesën e ekuilibrit të të dhënave të munguara në të gjithë artikujt përkatës dhe do

të përcaktojnë nëse të anketuarit me dhe pa vlerat e munguara kanë karakteristika të

ndryshme ose jo. Aplikimi i metodave për regjistrimin e të dhënave të munguara është një

zgjidhje tjetër e mundshme. Si alternativë artikujt mund të përjashtohen nga analizimi,

megjithëse kjo nuk rekomandohet, sepse kjo mund të reduktojë normën e përgjigjeve. Cilado

metodë të zgjidhet për të trajtuar vlerat e munguara, ajo metodë duhet të dokumentohet, si në

rastin kur bëhen korrigjime në të dhënat origjinale ashtu edhe kur rastet përjashtohen nga

dosja origjinale e të dhënave.

Page 18: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

18

Kërkesat e dokumentimit të të dhënave

Procedurat e përgjithshme të përdorura në implemetimin e anketës dhe menaxhimi vijues i të

dhënave duhet të dokumentohen qartë nga institucionet që drejtojnë dhe zhvillojnë anketën

në burgje. Idealisht, kjo duhet të jetë pjesë e një raporti të plotë teknik që përshkruan

problemet që hasen gjatë implementimit të anketës dhe mënyrën se si u zgjidhën këto

probleme, si edhe përshkruan plotësisht përgjigjet.

Cilësia e të dhënave

Cilësia e të dhënave është një çështje e rëndësishme në lidhje me të dhënat rreth drogave në

burgje. Vëmendja ndaj cilësisë së të dhënave është edhe më e rëndësishme kur të dhënat

janë pjesë e një grupimi evropian të dhënash, ku informacioni duhet të jetë i krahasueshëm

mes vendeve dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Në çdo fazë të anketës duhet të aplikohen

masa për të garantuar cilësinë e të dhënave, nga grumbullimi i të dhënave deri te analizimi

i të dhënave. Duhet të implementohen procedurat bazë të vlerësimit për plotësinë e të

dhënave, konsistencën dhe përputhjen në kohë, si dhe duhet të identifikohen rastet e veçuara

nga tabloja e përgjithshme e burgut, anketat e mëparshme dhe anketat në burgje ndryshe

nga burgu i përfshirë aktualisht në anketë. Identifikimi i rasteve të veçuara mes vendeve

është veçanërisht i rëndësishëm për grupimin evropian të të dhënave, sepse këto mund të

tregojnë ndryshimet reale mes vendeve ose mungesën e krahasueshmërisë në niveli

metodologjik. Informacioni metodologjik duhet të raportohet dhe të përshkruhet saktësisht dhe

me detaje gjatë fazave të grumbullimit, hedhjes, raportimit dhe analizimit të të dhënave.

Fushat prioritare

Duke qenë se grumbullimi i të dhënave në burgje është shumë kompleks dhe vendet mund të

mos jenë në gjendje të investojnë burime të konsiderueshme për zhvillimin e anketave,

sugjerohet se mund t’u jepet prioritet fushave të ndryshme të EQDP. Kjo do të lejonte një

bazë minimale që mund ta arrijnë të gjitha vendet dhe informacioni në fusha të tjera mund të

shtohet në mënyrë të shkallëzuar ndërsa bëhet i mundur grumbullimi i të dhënave. Në

praktikë, aty ku në një vend mund të drejtohen vetëm një numër i kufizuar pyetjesh,

rekomandohet që t’u jepet prioritet pyetjeve nga pjesët 1 dhe 2 të EQDP (prioriteti 1); nëse

është e mundur të drejtohen pyetje shtesë, rekomandohet që të drejtohen pyetjet nga pjesët 3

dhe 4 të EQDP (prioriteti 2). Nëse mund të investohet në më shumë burime, rekomandohet

që të përdoret i gjithë EQDP (prioriteti 3).

Page 19: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

19

Lista e kontrollit

Problemet Rekomandimet

Qëllimi i anketës Shëndeti publik, JO kontrolli.

Menaxhimi i anketës

Anketa duhet të kryhet nga institucione që janë të pavarura nga ambienti i burgut.

Grupet e përfshira të interesit

Grupet kombëtare të interesit në shëndetin publik, drejtësi dhe politikën e drogave.

Mjetet dhe burimet ekzistuese

Duhet të shqyrtohen dhe të konsiderohen mjetet dhe burimet ekzistuese përpara se të krijohen/përdoren instrumente dhe burime të reja.

Formulari i grumbullimit të të dhënave

Pyetësori Evropian mbi Përdorimin e Drogës mes të Burgosurve (EQDP)

Fushat e prioritetit të EQDP

Prioriteti 1, pjesët 1, 2 dhe 3 (Informacion i përgjithshëm, Përdorimi i drogës jashtë dhe brenda burgut, Injektimi i drogës) — standardi minimal; prioriteti 2, pjesët 4 dhe 5 (Gjendja shëndetësore, Përdorimi i shërbimeve shëndetësore dhe të varësisë).

Përshtatja kombëtare e EQDP

Disa pyetje mund të mos jenë të rëndësishme për çdo vend, të tjera mund të jenë tepër delikate në disa vende, veçanërisht ato që i referohen burgimit aktual, të cilat janë shënuar me pikëçuditje: (!). Një ose më shumë pyetje mund të fshihen.

Burime të tjera Trekëndëzimi i rezultateve me burime të tjera të informacionit rreth përdorimit të drogës dhe shëndetit mes të burgosurve është thelbësor për anketat në burgje.

Terminologjia dhe gjuha

Duhen marrë parasysh specifikat e ambientit të burgut (p.sh. në lidhje me nivelet e larta të analfabetizmit). Aty ku popullata e burgjeve përfshin grupe të mëdha të huajsh, kjo duhet marrë parasysh. Është i dëshirueshëm bashkëpunimi mes vendeve me probleme të ngjashme (p.sh. në përkthimin e pyetësorëve).

Çështjet etike Çështjet etike duhet të konsiderohen me kujdes. Krijoni ose konsultohuni me një bord etike.

Dizajni Anketë e ndërthurur.

Periodiciteti Çdo dy vjet; rekomandohet një interval maksimal prej katër vitesh mes anketave.

Popullata e targetuar

Të gjithë të burgosurit në një ditë të caktuar ose gjatë një jave të caktuar në të gjitha institucionet e burgimit (standardi minimal janë ata që po vuajnë dënimin).

Aksesi në burgje Të krijohen ose të përforcohen lidhjet me ministrinë e drejtësisë dhe/ose administratën e burgjeve.

Marrja e kampioneve

Kampioni duhet të jetë përfaqësues i të gjithë popullatës së burgut. Disa grupe — për shembull të burgosurat femra, të rinjtë e burgosur, kundërvajtësit e rinj, të huajt ose të tjerë — mund të kenë më shumë përfaqësim, në varësi të vendit në fjalë.

Hyrje në intervistë

Informoni secilin pjesëmarrës rreth përfitimeve të anketës, të drejtave të tyre dhe se si do të garantohet anonimiteti dhe konfidencialiteti.

Të drejtat individuale të pjesëmarrësve

Çdo pjesëmarrës mund të refuzojë të marrë pjesë në anketë; ky vendim nuk duhet të sjellë sanksione për të burgosurin.

Anonimiteti dhe konfidencialiteti

Pjesëmarrja në anketë dhe të dhënat që ajo ofron duhet të jenë rreptësisht konfidenciale. Është i rëndësishëm caktimi i rregullave dhe kushteve për të garantuar anonimitetin dhe nuk mjafton që vetëm të thuhet se anketa do të jetë anonime. Në asnjë prej dokumenteve të anketës nuk duhet të shfaqen emrat ose numrat e të burgosurve.

Mospërgjigjja Informacioni mbi mospërgjigjet duhet të grumbullohet për të kontrolluar anësitë.

Metodat e grumbullimit të të dhënave

Prioriteti 1: pyetësori me vetë-plotësim (me laps e letër ose CAPI); prioriteti 2: intervistimi ballë për ballë. Nuk është e detyrueshme që të përdoret një metodë e caktuar, por rekomandohet shumë prioriteti 1.

Menaxhimi i të dhënave

Kjo duhet të planifikohet paraprakisht, duke shënuar vendimet rreth sa vijon: formati i të dhënave, kush duhet të hedhë të dhënat, çfarë softueri duhet të përdoret, masat kundër numërimeve të dyfishta, kontrolli i vlefshmërisë së brendshme etj. (duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë vlerave “zero” dhe “fushave bosh” në ndryshoret numerike).

Vlerat e munguara

Implementoni strategji për të reduktuar dhe koduar vlerat e munguara.

Dokumentacioni Procedurat e përgjithshme të përdorura në implemetimin e anketës dhe menaxhimi vijues i të dhënave duhet të dokumentohen qartë.

Cilësia e të dhënave

Në çdo fazë të anketës duhet të aplikohen masa për të garantuar cilësinë e të dhënave, nga grumbullimi i të dhënave deri te menaxhimi dhe analizimi i të dhënave.

Page 20: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

20

Referencat

Aebi, M., Tiago, M. and Burkhardt, C. (2014), SPACE I — Council of Europe annual penal

statistics: prison populations, Survey 2014, Council of Europe, Strasbourg.

Carpentier, C., Royuela, L., Noor, A. and Hedrich, D. (2012), ‘Ten years of monitoring illicit

drug use in prison populations in europe: issues and challenges’, The Howard Journal

of Criminal Justice 51, pp. 37-66.

Council of Europe (2005), Recommendation Rec(2005)1 of the Committee of Ministers to

Member States on the financial resources of local and regional authorities

file://localhost/(https/::search.coe.int:cm:Pages:result_details.aspx%3FObjectID=0900

0016805db09e).

Enggist, S., Møller, L., Galea, G. and Udesen, C. (2014), Prisons and health, World Health

Organization Regional Office, Copenhagen.

EMCDDA (2002), Handbook for surveys on drug use among the general population,

European Monitoring Centre for Drugs and Drug Addiction, Lisbon (available at

http://www.emcdda.europa.eu/html.cfm/index58052EN.html).

EMCDDA (2012), Treatment demand indicator standard protocol 3.0, European Monitoring

Centre for Drugs and Drug Addiction, Lisbon.

EMCDDA (2013), EMCDDA contribution towards a methodological framework for monitoring

drugs and prison in Europe: developing indicators to monitor drug use, drug-related

health problems and drug services in European prisons, European Monitoring Centre

for Drugs and Drug Addiction, Lisbon (available at

http://www.emcdda.europa.eu/topics/prison).

EMCDDA (2014), ‘DRID guidance module: methods of bio-behavioural surveys on HIV and

viral hepatitis in people who inject drugs’, EMCDDA drug-related infectious diseases

(DRID) monitoring guidance toolkit, European Monitoring Centre for Drugs and Drug

Addiction, Lisbon.

Lavrakas, P. J. (2008), ‘Computer-assisted self-interviewing (CASI)’, Encyclopedia of Survey

Research Methods, Sage Publications, New York (available at

http://methods.sagepub.com/reference/encyclopedia-of-survey-research-

methods/n82.xml).

Michel, L., Lions, C., Van Malderen, S., et al. (2015), ‘Insufficient access to harm reduction

measures in prisons in 5 countries (PRIDE Europe): a shared European public health

concern’, BMC Public Health 15, p. 1093.

Møller, L., Gatherer, A., Juergens, R., Stöver, H. and Nikogosian, H. (2007), Health in prisons:

a WHO guide to the essentials in prison health, WHO Regional Office for Europe,

Copenhagen.

Royuela, L., Montanari, L., Rosa, M. and Vicente, J. (2014), Drug use in prison: assessment

report — reviewing tools for monitoring illicit drug use in prison populations in Europe,

European Monitoring Centre for Drugs and Drug Addiction, Lisbon.

Page 21: Aneksi Specifikimet metodologjike Parimet dhe direktivat · Fabienne Hariga Seksioni i HIV/AIDS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) Lars Möller Zyra Rajonale

21

UN (1990), UN General Assembly 68th plenary meeting, Resolution A/RES/45/111: Basic

principles for the treatment of prisoners, United Nations, New York and Geneva.

UN (2005), Human rights and prisons: a pocketbook of international human rights standards

for prison officials, United Nations, New York and Geneva.

UNODC (2008), Drug dependence treatment: interventions for drug users in prison, United

Nations Office on Drugs and Crime Treatment, Vienna (available at

http://www.unodc.org/docs/treatment/111_PRISON.pdf).

WHO (2010), Prevention of acute drug-related mortality in prison populations during the

immediate post-release period, World Health Organization Regional Office for Europe,

Copenhagen.