“mommy-tuck” - spitaliamerikan.com · dr. rezarta kapaj. kirurge plastike. spitali amerikan 2....

1
Dr. Rezarta Kapaj Kirurge Plastike Spitali Amerikan 2 Gjatë shtatzënisë, barku zgjerohet për të mundësuar rritjen e fëmijës. Zgjerimi është më i madh te shtatzënitë binjake dhe trinjake. Trupi jo vetëm zgjeron lëkurën e barkut, por në përgjithësi shton më shumë lëkurë në gjithë sipërfaqen e tij. Pas lindjes, lëkura e zgjeruar jo gjithmonë rikthehet si më parë, por mbetet pjesë e tepërt. Ka shumë gra që duan të rikthehen në formën e mëparshme. Megjithatë, lëkura shtesë që është krijuar gjatë shtatzënisë, nuk mund të humbasë tërësisht vetëm me dietë dhe stërvitje. Tummy tuck është mënyra më efikase për të rivendosur një bark të sheshtë dhe bel të bukur. Pas kësaj procedure, muskujt e barkut janë të shtrënguar dhe yndyra e lëkura e tepërt janë hequr. Për shumë gra, kjo largon të gjitha shenjat e mbetura pas shtatzënisë dhe krijon një pamje më të re të barkut. T ë bëhesh nënë është bekimi më i madh në jetën e një gruaje, qëllimi më i shenjtë i jetës dhe gëzimi më i madh që mund të përshkruhet. Nëna është figura e mbrojtur nga çdo lloj qëllimi i keq dhe kudo ku përmendet kjo fjalë e mrekullueshme, një buzëqeshje shfaqet në fytyrë dhe një mirësi përshkon ndjenjat e personit që e përmend. Nëna shfaqet në fantazinë e birit në kuzhinë, pranë shtratit duke kënduar një ninullë, ose duke ujitur lulet në kopësht. Por a është ky realiteti i vetëm? Duke u përqendruar tek fjala nënë, tendenca ekziston që në një farë mënyre të anashkalohet fjala grua. Dhe ndërkohë që nënat e reja u japin gjithë energjinë, kohën dhe dashurinë bijve, fare pak kohë mbetet që nëna të kujdeset për veten dhe për unin e saj “femër”. Megjithatë nuk ndodh domosdoshmërisht kështu. Në vendin tonë të vogël dhe në Tiranën tonë të bukur, gjithmonë e më shumë po shohim “super nëna” , vajza të bukura, të veshura me fustanet e fundit të pasarelave të modës, me flokë të krehur që ngasin makinën me shpejtësi në mëngjes sepse pasi të çojnë fëmijën në kopësht, duhet të veshin këpucët Louboutin, të lyejnë buzët dhe të vazhdojnë rutinën e tyre të punës si sipërmarrëse të larta. Të gjitha nënat dhe gratë e dinë fare mirë që lindja e një fëmijë e sidomos e një të dyti e ndikon shumë trupin e gruas. Shtrirja e lëkurës së barkut, hapja midis dy muskujve qendrore të barkut dhe varja e lëkurës, shpesh janë ndryshime të pakthyeshme. Gjoksi është gjithashtu një zonë e cila ndikohet shumë nga shtatzënia dhe qumështdhënia. Zmadhimi dhe pastaj zvogëlimi i gjoksit shkakton varje të lëkurës dhe deformim në pamjen origjinale të gjoksit të gruas. Sot gjithmonë e më shumë po shohim nënat hollivudiane të kthehen në formë menjëherë pas lindjeve. Është e pamundur të mos t’i kesh zili këto gra, të cilat menjëherë pas lindjes së fëmijëve, janë gati të ecin plot vetëbesim në pasarela. Cili është pra sekreti i tyre? A është thjesht fat apo është më e komplikuar se kaq? Me zhvillimin e kirurgjisë plastike, rregullimi i deformimeve trupore pas lindjes është bërë realitet. Këto operacione, të cilat përmblidhen nën emrin “ mommy tuck” përfshijnë rregullimin e deformimeve të barkut, të gjoksit dhe të ijëve. Operacioni i barkut nuk është thjesht një operacion estetik, gjatë këtij operacioni korrigjohet edhe “diastasis recti”, hernia që ndodh midis muskujve të barkut pas shtatzënisë, e cila është e pamundur të rregullohet me palestër. Edhe një tjetër lajm i mirë: me këtë operacion mund të eliminohen shumica e “stria”-ve, ose të quajtura ndryshe “smagliature”, të cilat formohen në shumicën e grave gjatë shtatzënisë. Operacioni i barkut ose abdominoplastia krijon një linjë të re të trupit dhe shpesh vajzat që dalin nga ky operacion shprehen se beli u është ngushtuar dhe kërthiza u është zbukuruar. Ky operacion zhvillohet me anë të një incizioni i cili fshihet në të brendshme, kështu që ju mund të shkoni në plazh dhe t’i habisni të gjithë me formën tuaj trupore, pa patur nevojë t’i tregoni askujt për sekretin tonë të vogël. Në paketën “ mommy tuck” përfshihen edhe operacionet e korrigjimit të deformimeve të gjoksit. Gjoksi pas qumështdhënies mund të zvogëlohet dhe të tkurret akoma më shumë se përpara shtatzënisë, ndërsa gjoksi i cili ka qenë i madh ka tendencën të varet dhe të deformohet. Operacionet e korrigjimit të gjoksit, gjithashtu ndryshojnë nga pacienti në pacient. Këto ndërhyrje variojnë nga zmadhimi dhe zbukurimi i gjoksit me anë të një implanti silikoni, deri tek zvogëlimi i gjoksit me anë të operacionit :”Reduction mammaplasty” apo tek “lifting” i gjoksit duke përdorur indin origjinal. 7-10 ditë pas këtyre ndërhyrjeve zakonisht këto nëna të reja mund të kthehen në punën e përditshme dhe 3-4 javë më pas mund t’i kthehen palestrës. Pra, ndërhyrjet për fat nuk do të ndërhyjnë me profesionin e shenjtë të nënës. Në prag të verës, çdo vajzë dhe grua stresohet për pamjen e saj dhe formën trupore. Ju urojmë pra, një verë të këndshme, me sa më shumë dashuri dhe përkushtim ndaj fëmijëve dhe me formën më të mirë trupore sepse tashmë ëndrra e një trupi të bukur pas lindjes është shndërruar në një realitet më se të kapshëm. “MOMMY-TUCK” TRANSFORMIMI I NËNAVE MODERNE Sot gjithmonë e më shumë po shohim nënat hollivudiane të kthehen në formë menjëherë pas lindjeve. Është e pamundur të mos t’i kesh zili këto gra, të cilat menjëherë pas lindjes së fëmijëve, janë gati të ecin plot vetëbesim në pasarela.

Upload: others

Post on 21-Sep-2019

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: “MOMMY-TUCK” - spitaliamerikan.com · Dr. Rezarta Kapaj. Kirurge Plastike. Spitali Amerikan 2. Gjatë shtatzënisë, barku zgjerohet për . të mundësuar rritjen e fëmijës

Dr. Rezarta KapajKirurge Plastike Spitali Amerikan 2

Gjatë shtatzënisë, barku zgjerohet për të mundësuar rritjen e fëmijës. Zgjerimi është më i madh te shtatzënitë binjake dhe trinjake. Trupi jo vetëm zgjeron lëkurën e barkut, por në përgjithësi shton më shumë lëkurë në gjithë sipërfaqen e tij. Pas lindjes, lëkura e zgjeruar jo gjithmonë rikthehet si më parë, por mbetet pjesë e tepërt. Ka shumë gra që duan të rikthehen në formën e mëparshme. Megjithatë, lëkura shtesë që është krijuar gjatë shtatzënisë, nuk mund të humbasë tërësisht vetëm me dietë dhe stërvitje.

Tummy tuck është mënyra më efikase për të rivendosur një bark të sheshtë dhe bel të bukur. Pas kësaj procedure, muskujt e barkut janë të shtrënguar dhe yndyra e lëkura e tepërt janë hequr. Për shumë gra, kjo largon të gjitha shenjat e mbetura pas shtatzënisë dhe krijon një pamje më të re të barkut.

Të bëhesh nënë është bekimi më i madh në jetën e një gruaje, qëllimi më i shenjtë i jetës dhe gëzimi më i madh që mund të përshkruhet. Nëna është

figura e mbrojtur nga çdo lloj qëllimi i keq dhe kudo ku përmendet kjo fjalë e mrekullueshme, një buzëqeshje shfaqet në fytyrë dhe një mirësi përshkon ndjenjat e personit që e përmend. Nëna shfaqet në fantazinë e birit në kuzhinë, pranë shtratit duke kënduar një ninullë, ose duke ujitur lulet në kopësht. Por a është ky realiteti i vetëm?

Duke u përqendruar tek fjala nënë, tendenca ekziston që në një farë mënyre të anashkalohet fjala grua. Dhe ndërkohë që nënat e reja u japin gjithë energjinë, kohën dhe dashurinë bijve, fare pak kohë mbetet që nëna të kujdeset për veten dhe për unin e saj “femër”. Megjithatë nuk ndodh domosdoshmërisht kështu. Në vendin tonë të vogël dhe në Tiranën tonë të bukur, gjithmonë e më shumë po shohim “super nëna” , vajza të bukura, të veshura me fustanet e fundit të pasarelave të modës, me flokë të krehur që ngasin makinën me shpejtësi në mëngjes sepse pasi të çojnë fëmijën në kopësht, duhet të veshin këpucët Louboutin, të lyejnë buzët dhe të vazhdojnë rutinën e tyre të punës si sipërmarrëse të larta.

Të gjitha nënat dhe gratë e dinë fare mirë që lindja e një fëmijë e sidomos e një të dyti e ndikon shumë trupin e gruas. Shtrirja e lëkurës së barkut, hapja midis dy muskujve qendrore të barkut dhe varja e lëkurës, shpesh janë ndryshime të pakthyeshme. Gjoksi është gjithashtu një zonë e cila ndikohet shumë nga shtatzënia dhe qumështdhënia. Zmadhimi dhe pastaj zvogëlimi i gjoksit shkakton varje të lëkurës dhe deformim në pamjen origjinale të gjoksit të gruas.

Sot gjithmonë e më shumë po shohim nënat hollivudiane të kthehen në formë menjëherë pas lindjeve. Është e pamundur të mos t’i kesh zili këto gra, të cilat menjëherë pas lindjes së fëmijëve, janë gati të ecin plot vetëbesim në pasarela. Cili është pra sekreti i tyre? A është thjesht fat apo është më e komplikuar se kaq?

Me zhvillimin e kirurgjisë plastike, rregullimi i deformimeve trupore pas lindjes është bërë realitet. Këto operacione, të cilat përmblidhen nën emrin “ mommy tuck” përfshijnë rregullimin e deformimeve të barkut, të gjoksit dhe të ijëve. Operacioni i barkut nuk është thjesht një operacion estetik, gjatë këtij operacioni korrigjohet edhe “diastasis recti”, hernia që ndodh midis muskujve të barkut pas

shtatzënisë, e cila është e pamundur të rregullohet me palestër. Edhe një tjetër lajm i mirë: me këtë operacion mund të eliminohen shumica e “stria”-ve, ose të quajtura ndryshe “smagliature”, të cilat formohen në shumicën e grave gjatë shtatzënisë.

Operacioni i barkut ose abdominoplastia krijon një linjë të re të trupit dhe shpesh vajzat që dalin nga ky operacion shprehen se beli u është ngushtuar dhe kërthiza u është zbukuruar. Ky operacion zhvillohet me anë të një incizioni i cili fshihet në të brendshme, kështu që ju mund të shkoni në plazh dhe t’i habisni të gjithë me formën tuaj trupore, pa patur nevojë t’i tregoni askujt për sekretin tonë të vogël.

Në paketën “ mommy tuck” përfshihen edhe operacionet e korrigjimit të deformimeve të gjoksit. Gjoksi pas qumështdhënies mund të zvogëlohet dhe të tkurret akoma më shumë se përpara shtatzënisë, ndërsa gjoksi i cili ka qenë i madh ka tendencën të varet dhe të deformohet. Operacionet e korrigjimit të gjoksit, gjithashtu ndryshojnë nga pacienti në pacient. Këto ndërhyrje variojnë nga zmadhimi

dhe zbukurimi i gjoksit me anë të një implanti silikoni, deri tek zvogëlimi i gjoksit me anë të operacionit :”Reduction mammaplasty” apo tek “lifting” i gjoksit duke përdorur indin origjinal.

7-10 ditë pas këtyre ndërhyrjeve zakonisht këto nëna të reja mund të kthehen në punën e përditshme dhe 3-4 javë më pas mund t’i kthehen palestrës. Pra, ndërhyrjet për fat nuk do të ndërhyjnë me profesionin e shenjtë të nënës.

Në prag të verës, çdo vajzë dhe grua stresohet për pamjen e saj dhe formën trupore. Ju urojmë pra, një verë të këndshme, me sa më shumë dashuri dhe përkushtim ndaj fëmijëve dhe me formën më të mirë trupore sepse tashmë ëndrra e një trupi të bukur pas lindjes është shndërruar në një realitet më se të kapshëm.

“MOMMY-TUCK”TRANSFORMIMI I NËNAVE MODERNE

Sot gjithmonë e më shumë po shohim nënat hollivudiane të kthehen në formë menjëherë pas lindjeve. Është e pamundur të mos t’i kesh zili këto gra, të cilat menjëherë pas lindjes së fëmijëve, janë gati të ecin plot vetëbesim në pasarela.