arbitrazhi - · pdf filemosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e drejta për...

142
1 Nëntor, 2014 Arbitrazhi

Upload: dangkhue

Post on 05-Feb-2018

263 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

1

Nëntor, 2014

Arbitrazhi

Page 2: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Manual trajnimi:

Arbitrazhi

HEQJE E PËRGJEGJËSISË

Përmbajtja e këtij manuali është vetëm përgjëgjësi e Checchi and Company Consulting, Inc., ndërsa pikëpamjet e

autorit nuk pasqyrojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar

apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Ky publikim mund të riprodhohet, shumëzohet ose të transmetohet në mënyrë elektronike, mekanike, të

fotokopjohet apo të inçizohet vetëm me kusht që atributi ndaj USAID-it dhe Programit të USAID-it për përmbarim

dhe legjislacion komercial (CLE) ceket shumë qartë në çdo kopje të bërë apo të shpërndarë.

Page 3: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Përmbajtja

Hyrje 1

I. Rreth këtij trajnimi 1

II. Objektivat mësimore 1

III. Metodologjia e të mësuarit 2

IV. Kushtet e pjesëmarrjes 2

MODULI 1: 3

HYRJE NË ARBITRAZH 3

1.1. Hyrje 4

1.2. Objektivat mësimore 4

1.3. Historiku i arbitrazhit 4

1.4. Qasjet për zgjidhjen e kontesteve ekonomike 5

1.5. Arbitrazhi në spektrin e MAZK-ut 6

1.6. Arbitrazhi krahas procedurave gjyqësore 7

1.7. Përzgjedhja e llojit të duhur të arbitrazhit 9

1.7.1. Arbitrazhet institucionale dhe ato Ad Hoc 9

1.7.2 Arbitrazhi i përshpejtuar 11

1.8. Ushtrimi: arbitrazhi krahas procedurës gjyqësore 11

1.9. Zgjidhja e kontesteve me shumë nivele 13

1.10. Përmbledhje 14

MODULI 2: 15

LIGJI PËR ARBITRAZHIN 15

2.1. Hyrje 16

2.2. Objektivat mësimore 16

2.3. Historik i shkurtë mbi zbatimin e arbitrazhit në Kosovë 16

2.4. Fushëveprimi i Ligjit për Arbitrazhin 17

2.5. Zbatimi i Ligjit për kontestet vendore 18

2.6. Zbatimi i Ligjit për kontestet ndërkombëtare 20

2.7. Nevoja për arbitrazh në Kosovë 21

2.8. Ushtrim 23

2.9. Përmbledhje 24

MODULI 3: 25

KOMPETENCAT E GJYKATAVE 25

3.1. Hyrje 26

3.2. Objektivat mësimor 26

3.3. Vendosja e ekuilibrit mes të drejtës për të paditur dhe detyrimit për arbitrim 26

Page 4: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

3.4. Kufizimet në kompetencat gjyqësore kur palët kanë zgjedhur arbitrazhin si mekanizëm për

zgjidhjen e kontesteve 27

3.5. Kompetencat e gjykatave për lëshimin e masave të përkohshme dhe për ekzekutimin e

masave të përkohshme të lëshuara nga tribunalet e arbitrazhit 28

3.6. Kompetencat e gjykatës për shqyrtimin e vendimit të tribunalit të arbitrazhit mbi

kompetencat e tij mbi kontestin 29

3.7. Kompetencat e gjykatës për të ndihmuar në mbledhjen e provave 30

3.8. Kompetencat e gjykatës për të vendosur mbi vlefshmërinë dhe/ose eksiztencën e një

marrëveshje të arbitrazhit 30

3.8.1 Sistemi i SHBA-ve 31

3.8.2 Sistemi francez 31

3.8.3. Ligji i Kosovës për arbitrazhin 31

3.9. Kompetencat e gjykatës për shqyrtimin e vendimeve të arbitrazhit 32

3.10. Ushtrim: arbitrazhi ose gjykata 34

3.11. Përmbledhje 35

MODULI 4: 36

MARRËVESHJA E ARBITRAZHIT 36

4.1. Hyrje 37

4.2. Objektivat mësimore 37

4.3. Klauzolat “Zgjedhja e Ligjit” dhe “Zgjedhja e Forumit” në kontratë 37

4.3.1. Klauzola për zgjedhjen e Ligjit 37

4.3.2. Klauzola për zgjedhjen e forumit 38

4.3.3. Arbitrazhi në klauzolën për zgjedhjen e forumit 40

4.4.Thelbi i një marrëveshjeje arbitrazhi 41

4.5 Çështje që duhet marrë parasysh gjatë hartimit të klauzolës së arbitrazhit 41

4.5.1. Çështje të përgjithshme 42

4.4.2. Elementet kryesore 42

4.5.3. Elemente të tjera ndihmëse 43

4.6. Vendi i arbitrazhit (Forumi) 46

4.7. Gjuha e arbitrazhit 48

4.8. Institucionet e arbitrazhit dhe rregullat e aplikueshme të arbitrazhit 48

4.9. Sekreti në marrëveshjen e arbitrazhit 49

4.10. Ushtrim 51

4.11. Përmbledhje 51

MODULI 5: 52

VLEFSHMËRIA E MARRËVESHJES PER ARBITRAZH 52

5.1. Hyrje 53

Page 5: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

5.2. Objektivat Mësimor 53

5.3. Konceptet kyçe lidhur me vlefshmërinë dhe ekzistimin e një marrëveshje për arbitrazhin 53

5.3.1. Vlefshmëria e një klauzole për arbitrazh 54

5.3.2. Ekzistimi i Klauzolës për arbitrazh 54

5.3.3. Mungesa e qëllimit për të arbitruar, si bazë e pavlefshmërisë dhe/ose e mosekzistimit të

klauzolës për arbitrazh 55

5.4. Marrëveshjet e pavlefshme dhe inekzistente ab initio për Arbitrazh 56

5.5. Parimet e ndashmërisë 57

5.6. Kushti i “Shkrimit” 58

5.7. Koncepti i “Arbitrueshmërisë” (Arbitrabilitetit) 58

5.8. Përcaktimi i Gabueshëm i Institucionit ose i Rregullave për Arbitrazh 59

5.9. Parimet e së Drejtës së detyrimeve të cilat përdoren në interpretimin e klauzolave për

Arbitrazh 60

5.9.1. Parimi “in favorem validatis” 60

5.9.2. Parimi “contra preferentum” 60

5.9.3. Doktrina “effet utile” 60

5.10. Mjetet preventive që mund të shfrytëzohen për t’iu shmangur shkeljeve të klauzolës për

Arbitrazh 60

5.11. Pasojat të cilat mund të rrjedhin si rezultat i shkeljes së marrëveshjes për arbitrazh 61

5.12. Ushtrim 62

5.14. Përmbledhje 64

MODULI 6: 65

PËRBËRJA E TRIBUNALIT TË ARBITRAZHIT 65

6.1. Hyrje 66

6.2. Objektivat mësimor 66

6.3. Emërimi i arbitrëve dhe autoritetet emëruese 66

6.4. Panelet me tre arbitra kundrejt atyre me një arbitër të vetëm 68

6.5. Atributet kryesore të një arbitri efektiv 69

6.6. Standardet ligjore dhe etike të cilat e rregullojnë etikën e arbitrave 70

6.7. Bazat për kundërshtimin e një arbitëri 70

6.8. Procedurat për kundërshtimin e një arbitëri 72

6.9. Dështimi për të vepruar 73

6.10. Procedurat për shkarkimin dhe zëvendësimin e një arbitri 73

6.11. Ushtrim: Përzgjedhja e Arbitrit 74

6.12. Përmbledhje 74

MODULI 7: 75

PROCEDURA E ARBITRAZHIT 75

Page 6: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

7.1. Hyrje 76

7.2. Objektivat mësimore 76

7.3. Hapat për fillimin e procedurës së arbitrazhit 76

7.4. Shmangia e vonesave në procedurën e Arbitrazhit 77

7.5. Bazat për kontestimin e juridiksionit të Tribunalit të Arbitrazhit 78

7.6. Procedura për lëshimin e masave të përkohshme 79

7.7. Parashtresat e shkruara të paditësit dhe të paditurit 80

7.8. Ndryshimi dhe plotësimi i parashtresave të shkruara dhe kundër-padive 81

7.9. Ushtrim 82

7.10. Përmbledhje 82

MODULI 8: 83

SEANCA E DËGJIMIT 83

8.1. Hyrje 84

8.2. Objektivat mësimore 84

8.3. Roli i Arbitrave gjatë seancës së dëgjimit 84

8.3.1. Mbajtja e dëgjimit nën kontroll 84

8.3.2. Të vepruarit me autoritet dhe profesionalizëm 85

8.3.3 Menaxhimi efektiv i rastit 85

8.3.4. Mbajtja e përqendrimit 85

8.3.5. Teknikat tjera relevante 85

8.4. Çështjet kyçe në të cilat përqendrohet avokati i aftë gjatë seancës së dëgjimit 85

8.5. Radhitja (Sekuenca) e paraqitjeve 87

8.6. Çështjet e provave, dëshmitarëve dhe mendimi i ekspertit gjatë seancës së dëgjimit 88

8.7. Mosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89

8.8. Ushtrim: 90

8.9. Përmbledhje 93

MODULI 9: 94

VENDIMI I ARBITRAZHIT 94

9.1. Hyrje 95

9.2. Objektivat mësimore 95

9.3. Procedura e marrjes së vendimit të arbitrazhit 95

9.4. Forma dhe efekti i vendimit 97

9.5. “Natyra Përfundimtare” dhe “Shqyrtimi” i një vendimi të arbitrazhit 98

9.6. Ndërhyrjet pas shkrimit të vendimit: Korrigjimi dhe interpretimi i vendimit 99

9.7. Vendimet e pjesshme dhe efekti i tyre 100

9.8. Vendimi i Tribunalit rreth shpenzimeve të arbitrazhit 101

9.9. Deponimi, vërtetimi dhe çertifikimi i vendimit të arbitrazhit 102

Page 7: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

9.10. Procedura për të kërkuar shqyrtim Gjyqësorë dhe arsyet për ta anuluar një vendim 102

9.11. Ushtrim: 104

9.12. Përmbledhje 105

MODULI 10: 106

NJOHJA DHE PËRMBARIMI I 106

VENDIMEVE TË ARBITRAZHIT 106

10.1. Hyrje 107

10.2. Objektivat mësimore 107

10.3. Përmbarimi dhe njohja e vendimeve të arbitrazhit vendor dhe atij të huaj 107

10.4. Bazat për refuzimin e përmbarimit dhe të njohjes së vendimit 108

10.5. Procedura për të kërkuar njohjen dhe përmbarimin e vendimit 109

10.6. Zbatimi i Konventës së Nju Jorkut dhe kushtet e saj mbi njohjen dhe përmbarimin e

vendimeve të huaja të arbitrazhit 110

10.7. Ushtrim: 112

10.8. Përmbledhje 113

Shtojca 1 114

Shtojca II 135

Page 8: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 1

Hyrje

I. Rreth këtij trajnimi Ky trajnim i shkurtër është dizajnuar me qëllim të ofrimit të një kornize për kuptimin më të mirë të

koncepteve kryesore lidhur me arbitrazhin si një ndër metodat më të përshtatshme dhe të zbatueshme

në zgjidhjen e kontesteve ekonomike. Përfshinë krahasimin e arbitrazhit me metodën e “zgjidhjes

alternative të rasteve” (ADR) dhe mundëson analizimin e përparësive si dhe mangësive të mundshme të

arbitrazhit gjatë zgjidhjes së kontesteve.

Gjatë këtij trajnimi intensiv dhe praktik, pjesëmarrësit do të kenë mundësin që të angazhohen në

simulimin e rasteve të arbitrazhit, shqyrtimin dhe analizimin e parimeve të zbatueshme me rastin e

hartimit të marrëveshjes së arbitrazhit, zbatimin dhe interpretimin e rregullave lidhur me çështjet siç

janë dëshmitarët dhe provat, dhe praktikumin e shkathtësitë e tyre praktike gjatë prezantimit para

panelit të arbitrazhit.

Ky kurs trajnues është dizajnuar për profesionistët ligjor me qëllim të sqarimit të parimeve kryesore

lidhur me zgjidhjen e kontesteve përmes procedurës së arbitrazhit dhe për të ndihmuar ata në

interpretimin e instrumenteve të zbatueshme ligjore. Në veçanti është zhvilluar për gjyqtarët dhe

avokatet të cilët merren me zgjidhjen e kontesteve ekonomike që rrjedhin si pasoj e kontratave dhe për

ata të cilët ndihmojnë klientët dhe palët gjatë kontesteve të arbitrazhit.

Përfundimisht, ky trajnim gjithashtu ofron bazat e nevojshme për zhvillimin e aftësive në hartimin e

vendimeve të arbitrazhit dhe zbatimin e rregullave lidhur me njohjen dhe ekzekutimin e këtyre

vendimeve. Gjatë këtij trajnimi, do të keni mundësi ta përdorni këtë libër si udhëzues burimor. I njëjti

përmban definicione lidhur me termet, konceptet, ushtrimet praktike, udhëzime lidhur me detyrat e

caktuara, diskutime, pyetje dhe shembuj.

II. Objektivat mësimore

Pas përfundimit të këtij kursi trajnues, pjesëmarrësit do të mund të:

Shpjegojnë dhe zbatojnë konceptet kryesore dhe parimet e Arbitrazhit;

Interpretojnë dhe shqyrtojnë qëllimin e fushëveprimit të Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin;

Përcaktojnë kufijtë e juridiksionit të gjykatës, ku palët zgjedhin formën e arbitrazhit për zgjidhjen

e kontekstit;

Hartojnë marrëveshjen e arbitrazhit/ose vendimin;

Krahasojnë dhe bëjnë dallimin në mes të marrëveshjes së vlefshme dhe të pavlefshme/ose

vendimit;

Përcaktimin e hapave të nevojshëm për themelimin e një gjykate të arbitrazhit;

Sqarimin e rrjedhës së procedurës së arbitrazhit dhe përmbushjen e kushteve lidhur me

procedurën paraprake;

Përmbushjen e detyrave të caktuara lidhur me shqyrtimin gojor;

Marrjen e vendimit të arbitrazhit;

Zbatimin e rregullave mbi njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit.

Page 9: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 2

III. Metodologjia e të mësuarit

Roli i instruktorit tuaj gjatë trajnimit është ndihmës i procesit mësimor. Metodologjia e trajnimit

përfshinë prezantimin e instruktorit-ndihmësit, që është e zhvilluar bazuar në qasjen e rasteve, duke

përdorur raste hipotetike si dhe shembuj të ndryshëm. Zhvillimin dhe zbatimin e ushtrimeve praktike,

diskutimeve, simulimin e rasteve të arbitrazhit dhe aktiviteteve të dizajnuara për aplikimin e koncepteve

të arbitrazhit në rrethana praktike. Materialet e trajnimit janë të përbëra prej prezantimeve themelore,

parimeve kryesore dhe rregullave të arbitrazhit, si dhe ushtrimeve praktike me qëllim të ilustrimit të

zbatueshmerisë së këtyre rregullave.

IV. Kushtet e pjesëmarrjes

Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me përvojë të vlefshme. Prandaj, kontributi juaj

gjatë diskutimeve grupore do të jetë i dobishëm për pjesëmarrësit tjerë. Gjithashtu, përvoja e

pjesëmarrësve të tjerë do të shërbej si burim shumë i vlefshëm për ju. Kështu që, gjatë trajnimit do të

kërkoheni të merrni pjesë në disa mënyra: diskutime grupore, përmbushjen e detyrave individuale dhe

punës në grupe me pjesëmarrës të tjerë me qëllim të analizimit të problemeve dhe formulimin e

rekomandimeve. Ju lutem shfrytëzojeni këtë mundësi që të shkëmbeni njohuritë dhe përvojën e juaj me

të tjerët, të parashtroni pyetje dhe sfidoni konceptet përkatëse.

Informatat që janë dhënë në këtë parathënie duhet të sigurojnë që pjesa tjetër e kursit të trajnimit të

jetë kuptimplotë për ju.

Page 10: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 3

MODULI 1:

HYRJE NË ARBITRAZH

Page 11: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 4

1.1. Hyrje Ky modul u siguron një paraqitje hyrëse në arbitrazh si formë për zgjidhjen e kontesteve. Moduli

përshkruan zhvillimin e arbitrazhit me kalimin e kohës si dhe përparësitë dhe mangësitë e tij në krahasim

me format tjera për zgjidhjen e kontesteve.

1.2. Objektivat mësimore Pasi të përfundoni këtë modul, ju do të jeni në gatshëm të:

Të shpjegoni historikun e arbitrazhit si metodë e përdorur gjerësisht për zgjidhjen e kontesteve

Të kuptoni dhe t’i aplikoni mënyrat e ndryshme për zgjidhjen e kontesteve ekonomike

Të identifikoni dallimet ndërmjet arbitrazhit dhe procedurës gjyqësore

Të krahasoni arbitrazhin me Metodat tjera Alternative për Zgjidhjen e Kontesteve (MAZK)

Të përshkruani përparësitë dhe mangësitë e arbitrazhit në krahasim me procedurën gjyqësore

dhe metodat tjera për zgjidhjen e kontesteve

Të përshkruani se si arbitrazhi mund t’iu përshtatet rrethanave dhe nevojave specifike

Të identifikoni elementet të cilat duhet të merren parasysh kur të zgjedhet mes arbitrazhit

institucional dhe atij ad-hoc.

1.3. Historiku i arbitrazhit Gjatë ballafaqimit me një kontest që rrjedh nga një kontratë ose marrëdhënie tjetër ekonomike, gjykata

është metoda e parë e cila na bien në mend për zgjidhjen e këtij kontesti. Megjithëse gjykatat mbesin

mekanizmi më i popullarizuar për zgjidhjen e kontesteve, arbitrazhi dhe metoda të tjera alternative për

zgjidhjen e kontesteve janë evoluar dhe zhvilluar gjatë shekujve paralel me zhvillimin e ekonomisë dhe

tregtisë. Shënimet antike në fakt tregojnë se arbitrazhi është përdorur me herët se gjykatat, si metodë

për zgjidhjen e kontesteve tregtare.

Një analizë historike e zgjidhjes së kontesteve zbulon se rrënjët e të gjitha mekanizmave për zgjidhjen e

kontesteve janë negocimi, ndërmjetësimi, dhe arbitrazhi, të cilat në terminologjinë juridike të sotme

quhen Metoda Alternative për Zgjidhjen e Kontesteve (MAZK). Para se të themeloheshin institucione të

llojit të gjykatave, njerëzit i zgjidhnin kontestet ndërmjet tyre duke biseduar me njëri tjetrin rreth

problemit dhe arritjes së një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Në qoftë se një gjë e tillë nuk ishte

e mundshme, atëherë ata i drejtoheshin kryeplakut të fisit ose ndonjë “udhëheqësi” të grupit, fshatit, ose

shoqërisë, dhe vendimi i atij personi ishte i detyrueshëm për palët në kontest. Një qasje e ngjashme

është përdorur edhe nga një sistem i mëvonshëm ku “këshilli i pleqve” i fshatit vendoste lidhur me një

problem mes dy palëve, dhe ndaj vendimit të këshillit nuk mund të ankohej por duhej të zbatohej

menjëherë.

Meqenëse pothuajse të gjitha marrëdhëniet kontraktuese përbënin një kontest potencial, vendosja e

çështjes duhet të bëhej përmes një subjekti asnjanës dhe një marrëveshje ndërmjet palëve për t’iu

përmbajtur vendimit të marrë nga ky subjekt asnjanës.

Megjithëse nuk dihet me saktësi se kur filloi të shfrytëzohej zyrtarisht arbitrazhi, ekzistojnë shënime të

cilat dëshmojnë se ai në fakt shfrytëzohej në masë të madhe në Egjiptin e lashtë, si dhe nga romakët,

grekët, papët, dhe mbretërit evropian. Sigurisht që procedurat në atë kohë bazoheshin në forma të

Page 12: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 5

lashta, mjaft të ndryshme nga procedurat bashkëkohore të arbitrazhit. Rregullat e para të arbitrazhit u

miratuan diku rreth shekullit XV dhe XVI në Angli, gjegjësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, zhvillimi i arbitrazhit dhe promovimi i tij ndodhën kryesisht në fillim të shekullit XX, kur

shumë shtete (kryesisht në Evropën Perëndimore dhe SHBA) miratuan ligje të cilat e përcaktuan

arbitrazhin si alternativë për gjykatat.

Në të kaluarën, arbitrazhi ishte gjithmonë proces ad hoc, por zhvillimi i arbitrazhit u shoqërua nga

zhvillimi i arbitrazhit institucional apo i sponzoruar nga ku organizatat private janë themeluar për të

administruar procedurën e arbitrazhit. Me zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare arbitrazhi ka vazhduar të

zhvillohet dhe shumica e vendeve në botë tani kanë ligje për arbitrazh dhe institucione të arbitrazhit. Sot,

arbitrazhi përdoret për zgjidhjen e një game të kontesteve të ndryshme. Është proces shumë i

popullarizuar për zgjidhjen e kontesteve ekonomike, sidomos atyre me karakter ndërkombëtar. Në këtë

drejtim, Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Tregtinë Ndërkombëtare (UNCITRAL) miratoi një Ligj

Model për Arbitrazhin Tregtar Ndërkombëtar në vitin 1985 dhe Rregullat model për Arbitrazhin

Ndërkombëtar Tregtar në vitin 2006. Ligji dhe Rregullat e kanë krijuar standardet ndërkombëtare që

janë relevante për te dy arbitrazhet atë ndërkombëtar dhe vendor.

1.4. Qasjet për zgjidhjen e kontesteve ekonomike Në botën bashkëkohore të afarizmit dhe teknologjisë, bizneset, më shumë se kurdoherë janë të prira

për t’i zgjidhur kontestet jashtë procedurës klasike gjyqësore. Një vëmendje e posaçme është

përqendruar në marrëveshjet paraprake, me ç’rast palët pajtohen lidhur me llojin e mekanizmit për

zgjidhjen e kontestit i cili do të shfrytëzohet në rast të paraqitjes së ndonjë kontesti mes tyre. Këto

marrëveshje paraprake, në shumicën e rasteve, shprehimisht e përjashtojnë juridiksionin e gjykatave.

Megjithatë, ekzistojnë prapë shumë raste ku bizneset, në kontratat e tyre, nuk i përfshijnë klauzolat të

cilat e përcaktojnë forumin si dhe ligjin e aplikueshëm për zgjidhjen e kontestit dhe, si rezultat i kësaj,

kontestet eventuale përfundojnë në gjykata, si formë automatike për zgjidhjen e kontesteve.

Kur është fjala për zgjidhjen e kontestit, opsionet të cilat janë në dispozicion të palëve, përveç

gjykatave si forma tradicionale, përfshijnë negocimin, ndërmjetësimin, dhe arbitrazhin. Bizneset

po vetëdijesohen mbi rëndësinë e zgjidhjes së kontesteve të tyre në mënyrë joformale, dhe ndërmarrin

të gjithë hapat e nevojshëm për t’iu shmangur procedurave gjyqësore. Ata e kuptojnë se zgjidhja e

kontesteve jashtë gjykatës është më e lirë, më e shpejt, më konfidenciale dhe private, ka më pak

formalitete, dhe është shumë më e parashikueshme.

Si rezultat i kësaj, bizneset kanë filluar t’i analizojnë dhe t’i identifikojnë opsionet më të përshtatshme për

zgjidhjen e kontesteve në marrëdhëniet ekonomike. (Shih Pjesën 2.8 për një analizë shembull.) Shumica

prej tyre e kuptojnë se parashikimi i kontesteve eventuale gjatë fazës së planifikimit dhe negocimit të

kontratës, rezulton ne kursimin e kohës dhe parave në rast të shfaqjes së kontestit.

Meqenëse nevojat dhe synimet e biznesit ndryshojnë varësisht nga lloji i transaksionit, është me rëndësi

të vlerësohet se cila mënyrë e zgjidhjes së kontestit i përgjigjet më mirë transaksionit në fjalë. Kjo e

imponon nevojën për përfshirjen e klauzolave të ndryshme të Zgjidhjes Alternative të Kontesteve (ZAK)

në kontratat ‘shabllon’ të kompanive. Në shumicën e rasteve, kompanitë zgjedhin një lloj të ZAK dhe në

kontratë përfshijnë klauzola të cilat rregullojnë të gjitha kontestet eventuale ndërmjet palëve. Megjithatë,

Page 13: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 6

ka raste, siç janë kontratat komplekse me shuma të mëdha parash, kur aplikohet një proces me shumë

nivele për zgjidhjen e kontestit. Për shembull, klauzola për zgjidhjen e kontestit mund ta përcaktojë

përdorimin edhe të ndërmjetësimit edhe të arbitrazhit, ose mund të fillojë duke përcaktuar se zgjidhja e

kontestit do të bëhet me anë të negociatave me mirëbesim mes palëve, dhe më pas të vazhdojë me

ndërmjetësimin si zgjedhje e dytë, dhe të përfundojë me arbitrazhin si zgjedhja e fundit.

1.5. Arbitrazhi në spektrin e MAZK-ut Në këtë manual, termi Zgjidhja Alternative e Kontesteve (ZAK) i referohet të gjitha metodave për

zgjidhjen e kontesteve jashtë gjyqësore, duke përfshirë negocimin, ndërmjetësimin dhe arbitrazhin.

Megjithatë, disa shkirme te autorëve mbi këtë çështje nuk e konsiderojnë arbitrazhin të jetë një formë e

ZAK sepse arbitrazhi, sikurse procedura gjyqësore, është një proces i të gjykuarit, ku një palë e tretë do

të dëgjojë dhe vendosë mbi kontestin. Kjo tërheq dallimin midis mekanizmave të të gjykuarit (arbitrazhi

dhe procedura gjyqësore) dhe mekanizmave të të jogjykuarit (negocimit apo ndërmjetësimit). Megjithatë,

karakteristikat thelbësore të çdo njëres nga format e ZAK-ut, janë paraqitur në tabelën më poshtë:

Cilat janë

shpenzimet

e procesit?

(jo)formaliteti Kush e kontrollon

zgjidhjen

përfundimtare të

kontesteve?

Ku/Cili është

përqendrimi?

Negociatat Pa shpenzime. Palët vendosin për

nivelin e

formalitetit.

Vet palët. Interesat e

palëve dhe

marrëdhënia e

tyre në të

ardhmen.

Ndërmjetësimi Shpenzimet e

ndërmjetësu-

esve.

Palët, së bashku me

ndërmjetësuesin,

vendosin për nivelin

e formalitetit.

Ndërmjetësuesi thjesht i

lehtëson negociatat mes

palëve. Në fund, varet

nga palët nëse e

pranojnë marrëveshjen e

propozuar.

Interesat e

palëve dhe

marrëdhënia e

tyre në të

ardhmen.

Arbitrazhi Shpenzimet e

arbitërit (që

zakonisht janë

më të vogla se

të një procesi

gjyqësor).

Joformale (edhe

pse kjo vendoset

me rregullat e

arbitrazhit).

Kolegji i arbitërave ose

arbitëri i vetëm.

Ngjarjet dhe

rrethanat nga e

kaluara që përdoren

për përcaktimin e

çështjeve faktike

ose të ligjit.

Page 14: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 7

1.6. Arbitrazhi krahas procedurave gjyqësore

Ka përparësi të shumta të arbitrazhit si një mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve. Nga ana tjetër,

poashtu ka edhe një numër të shqetësimeve të perceptuara në lidhje me përdorimin e arbitrazhit nga

ana e bizneseve. Efikasiteti në kosto dhe kohën, ruajtja e konfidencialitetit, të neutralitetit dhe vendimi i

formës përfundimtar dhe i detyrueshëm janë disa nga avantazhet e perceptuara të arbitrazhit. Një numër

i madh i bizneseve, megjithatë, e konsiderojnë fleksibilitetin – si një mundësi për të hartuar procedurën e

arbitrazhit sipas nevojave të veçanta dhe rrethanave – si një avantazh më i rëndësishme të arbitrazhit.

A janë

zgjidhjet e

kufizuara?

Kush i emëron

autoritetet dhe

cili është

funksioni i tyre?

Cila është

marrëdhënia në mes

të autoriteteve të

emëruara dhe palëve?

Kush e luan rolin

kyç në proces?

Negociatat Llojllojshmëria

dhe numri i

zgjidhjeve varet

prej vullnetit të

palëve.

Nuk ka autoritete

të emëruara pasi

që palët e

negociojnë vet

kontestin

drejtpërsëdrejti.

Nuk ka autoritete

të emëruara.

Palët.

Ndërmjetësimi Llojllojshmëria

dhe numri i

zgjidhjeve varet

prej vullnetit të

palëve.

Ndërmjetësuesi

emërohet me

pajtimin e të dyja

palëve për të

lehtësuar

negociatat mbi

çështjen.

Ndërmjetësuesi

punon drejtpërdrejt

me palët për të

gjetur një zgjidhje të

pranueshme për të

dyja palët.

Palët luajnë rol

kyç përmes

pjesëmarrjes

aktive në

proces.

Arbitrazhi Zgjidhjet

kufizohen me

marrëveshjen

fillestare të

palëve dhe

zakonisht

kufizohen me

shpenzime

monetare,

urdhërndalesë,

ose

urdhërveprimi.

Në një kolegj prej

tre personash,

secila palë emëron

një arbitër dhe dy

arbitërat e

emërojnë arbitërin

kryesues. Ata të

gjithë emërohen

për të gjykuar

konteste.

Arbitërat i shqyrtojnë

informatat e mbledhura

prej palëve në formë të

shkruar ose gjatë

dëgjimit, por duhet t’u

shmangen diskutimeve ex

parte.

Prezantimi i

pozicioneve bëhet

përmes akovatëve.

Vet palët kanë rol

dytësor.

Page 15: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 8

Përfitimet e mundshme dhe shqetësimet e arbitrazhit varësisht ndryshojnë nga kompania në kompani,

nga transaksioni dhe nga mosmarrëveshje. Për më tepër, për derisa disa faktorë mund të shihet si

përparësi nga disa biznese (p.sh. vendimi përfundimtar dhe i detyrueshëm pa mundëdi ankese), të tjerët

e konsiderojnë ato si të meta. Faktorët specifik të cilët pala duhet t'i ketë parasysh në përcaktimin në

mes arbitrazhit ose gjykatës, janë, por nuk kufizohen, si vijon:

Juridiksioni: Përderisa një klauzolë për zgjedhjen e forumit në kontratë, e cila i jep kompetencë

gjykatës kompetente, shihet si zgjidhje e të gjitha sfidave juridiksionale, një gjë e tillë megjithatë mund të

sfidohet në bazë të mos-përshtatshmërisë së forumit. Përveç kësaj, çështjet e imunitetit të sovranit

mund të ngritën nëse si forum zgjidhet gjykata. Natyrisht, është e mundshme që palët të pajtohen për

një forum në një shtet të tretë, por një gjë e tillë nuk lejohet nga ligjet e të gjitha shteteve. Për këtë

arsye, lënda gjithmonë sillet para gjykatës së atij vendi ku njëra prej palëve e ka biznesin e vet. Tek

arbitrazhi, në anën tjetër, të gjitha (ose pothuajse të gjitha) problemet lidhur me juridiksionin do të

shmangeshin. Edhe nëse arbitrazhi do të zhvillohej në vendin e njërës prej palëve, marrëveshja për të

arbitruar shihet si një marrëveshje për të pasur një forum neutral i cili nuk është i ndërlidhur me

strukturën juridike ose politike të cilësdo palë. Për më tepër, një marrëveshje për të arbitruar konteste

eventuale me një organ shtetëror i mënjanon problemet e imunitetit të sovranit, pasi që pothuajse të

gjitha shtetet e kanë pranuar marrëveshjen e arbitrazhit si një diskualifikues i së drejtës për t’u thirrur në

imunitetin e sovranit.

Zbatimi i gjykimeve/vendimeve: Është mjaft e qartë që thjeshtë duke e marrë një letër prej një

gjykate ose prej një tribunali të arbitrazhit, e cila përmban një vendim në favor të njërës palë, nuk i kthen

në gjep para palës fituese. Një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm kur vendimi zbatohet. Megjithatë, deri

me tani (të paktën deri në momentin kur Konventa e Hagës për Zbatimin e Gjykimeve të Huaja hyn në

fuqi), problemet më të mëdha paraqiten në lidhje me zbatimin e vendimeve të gjykatave. Sidoqoftë, tek

arbitrazhi, çështja e zbatimit dhe njohjes së vendimeve të arbitrazhit është zgjidhur me Konventën e Nju

Jorkut të vitit 1958 për Ekzekutimin dhe Njohjen e Vendimeve të Arbitrazhit të Huaj (Konventa e Nju

Jorkut).

Sipas kësaj Konvente, vendimet e arbitrazhit të sjella në shtetet e Konventës janë të zbatueshme në të

gjitha vendet tjera të Konventës në të njëjtën mënyrë sikurse vendimet vendore.

Shpenzimet dhe efikasiteti kohor: Një prej arsyeve kryesore pse kompanitë e zgjedhin arbitrazhin

në vend të procedurave gjyqësore janë kursimi i shpenzimeve dhe i kohës. Megjithëse shpenzimet e

arbitrazhit në shikim të parë mund të duken të mëdha, po t’i krahasonim ato me shpenzimet të cilat

mund të krijoheshin nga një lëndë gjyqësore e cila i nënshtrohet të drejtës së ankesës dhe mund të

ngritët nga njëra shkallë në tjetrën, atëherë del se shpenzimet e arbitrazhit janë shumë më të ulëta se

ato të procedurave gjyqësore. Përveç kësaj, procedurat e arbitrazhit janë shumë më të shpejta se ato

gjyqësore. Shumica e tribunaleve të arbitrazhit e dëgjojnë dhe vendosin mbi lëndën brenda ditës,

përderisa procedurat gjyqësore, për të njëjtën lëndë (sidomos për shkak të numrit të madh të lëndëve)

mund të zgjasin me ditë të tëra.

Fshehtësia (konfidentcialiteti) dhe privatësia: Shumë kompani e zgjedhin arbitrazhin sipër

kontratat vendore ashtu edhe për ato ndërkombëtare për arsye se procesi i arbitrazhit është

konfidencial. Niveli i fshehtësisë, në parim, rregullohet përmes rregullave të arbitrazhit të përzgjedhura

Page 16: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 9

nga palët. Megjithatë, në shumicën e rasteve, niveli i fshehtësisë caktohet nga palët dhe rregullohet me

marrëveshjen për arbitrazh. Për dallim nga seancat gjyqësore, të cilat janë të hapura për publikun,

seancat e arbitrazhit janë private dhe konfidenciale. Arbitërit dhe stafit administrativ nuk i lejohet të

diskutojë apo të botojë çfarëdo çështje që ka të bëjë me lëndën, jashtë dëgjimit arbitrues.

Parashikueshmëria: Çështja e parashikueshmërisë është çështje shumë e rëndësishme, sidomos kur

lënda ka karakter ndërkombëtarë. Me arbitrazh, lënda zgjidhet në një vend dhe menjëherë (pa mundësi

ankimi), e jo përmes një gare gjykimesh nëpër gjykata të ndryshme të vendeve të ndryshme.

Ekspertiza: Arbitërit kanë ekspertizë në fusha të ndryshme, në krahasim me gjyqtarët, ku të gjithë janë

avokatë. Ky është një faktorë i rëndësishëm që e shtyn palën të zgjedhë arbitrazhin mbi gjykatën. Pasi që

vet palët i zgjedhin arbitërit të cilët do ta dëgjojnë kontestin, ata nuk janë të kufizuar vetëm me një listë

avokatësh. Nëse, për shembull, kontesti ka të bëjë me një kontratë për mallra specifik, atyre ju lejohet të

zgjedhin arbitëra të cilët janë ekspert të asaj lëmie specifike.

Fleksibiliteti: Në arbitrazh, në krahasim me gjykatën, procedura zakonisht formohet nga vet palët.

Përveç rregullave procedurale të zgjedhura, palët mund t’i shmangen ndonjë rregulli të caktuar dhe të

pajtohen ndryshe. Arbitrazhi konsiderohet si formë për zgjidhjen e kontesteve i cili mund të përshtatet

sipas rrethanave specifike të rastit përkatës. Në arbitrazh, procedurat përcaktohen nga arbitërat dhe nga

palët, gjë kjo që ofron më shumë fleksibilitet, në krahasim me gjykatat kur regullat u imponohen palëve.

Finalizimi: Vendimi i arbitrazhit është përfundimtar dhe i detyrueshëm. Nuk ka mundësi të ankimit,

përveç në rast se palët kërkojnë shqyrtim gjyqësor të vendimit, gjë që mund të kërkohet vetëm në raste

të caktuara. Në anën tjetër, vendimi i gjykatave i nënshtrohet të drejtës së ankesës dhe mund të përcillet

në shkallë më të lartë gjyqësore.

1.7. Përzgjedhja e llojit të duhur të arbitrazhit Një nga përparësitë më të rëndësishme të arbitrazhit është se ai mund t’iu përshtatet qëllimeve dhe

nevojave specifike. Palët gëzojnë mjaft fleksibilitet lidhur me përcaktimin e procedurës dhe nivelit të

formalitetit. Siç është diskutuar më parë, praktikë e mirë është për t’í këto vendime para se kontesti të

lind, dhe duhet të specifikohen ato në klauzolën e arbitrazhit ose marrëveshjes.

1.7.1. Arbitrazhet institucionale dhe ato Ad Hoc

Pasi që palët të kenë zgjedhur arbitrazhin si formën e dëshiruar për zgjidhjen e kontesteve, ata duhet të

vendosin nëse dëshirojnë të arbitërojnë në bazë të rregullave të një instituti të arbitrazhit ose nëse në

bazë të procedurave ad-hoc. Përderisa arbitrazhi institucional administrohet nga një organizatë ose

institucion në pajtim me rregullat e veta të procedurës, arbitrazhi ad-hoc nënkupton që nuk ka

administrim formal nga një organizatë e caktuar, por vet palët i krijojnë procedurat e tyre për një

arbitrim të caktuar. Arbitrazhit institucional është i përhapur në shumë organizatat, ndërkombëtare,

rajonale dhe kombëtare. Këto përfshijnë Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Odën

Ndërkombëtare të Tregtisë, Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve, Gjykata e Arbitrazhit

në Londër Ndërkombëtare, Shoqata Amerikane, Qendra e Arbitrazhit Ndërkombëtar e Vjenës,

Tribunali i përhershëm i Arbitrazhit në Odën Ekonomike te Kroacisë dhe shumë të tjerë. Në vitin 2011,

Page 17: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 10

dy institucione të reja të arbitrazhit u krijuan në Kosovë-Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit pranë Odës

Ekonomike të Kosovës dhe Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (ZAK) pranë Odës

Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Në mënyrë që të bëhet zgjedhje e duhur, duhet të merren parasysh përparësitë dhe mangësitë e të dy

mundësive të cekura këtu.

Arbitrazhi institucional: Ky lloj i arbitrimit ka një numër përparësish, prej të cilave veçojmë se

institucioni do të ndihmojë në administrimin e procedurës së arbitrazhit nga fillimi në fund. Së dyti,

institucionet e arbitrazhit kanë rregullat e tyre të procedurës, të cilat mund të përfshijnë në

marrëveshjen e tyre të arbitrazhit . Për këtë arsye, në vend se të fillohen prej fillimit, duke i përcaktuar

vetë rregullat dhe duke e “rizbuluar rrotën”, palët mund të mbështeten në rregullat e arbitrazhit të një

institucioni të caktuar, të cilat janë formuluar nga profesionistët. Ky solucion ofron edhe

parshikueshmëri sepse palëve ju ofrohet shans t’i lexojnë dhe analizojnë rregullat, si dhe t’i shkojnë

komentet lidhur me këto rregulla për të parë se çfarë lloj zgjidhjesh ofrojnë ato për çështje të caktuara.

Për më tepër, rregullat e shumicës së institucioneve u lejojnë palëve për të modifikuar rregullat sipas

nevojave që u përshtaten atyre. Edhe një përparësi është klauzola shabllon e arbitrazhit e cila ofrohet

nga institucioni arbitrues. Në shumë raste, palët e shikojnë klauzolën shabllon të siguruar nga institutet,

dhe thjesht e përfshijnë në kontratë. Një gjë e tillë i shmangë konfliktet eventuale lidhur me vlefshmërinë

e klauzolës, të cilat mund të shfaqen nëse klauzola nuk është hartuar saktë nga palët.

Përzgjedhja e arbitërave është, padyshim, një prej përparësive më të rëndësishme që ofron arbitrazhi

institucional. Në vend të ballafaqimit të mundshëm në mes të palëve lidhur me përzgjedhjen e arbitërave,

është më lehtë që këtë shërbim ta ofrojë institucioni administrues. Institucionet e arbitrazhit janë shumë

të avancuara në këtë aspekt dhe posedojnë lista me arbitër të cilët zakonisht janë më të mirët që mund

të emërohen. Përveç kësaj, përmes arbitrazhit institucional, palët nuk kanë nevojë të negociojnë çmimin

me arbitërat. Këtë ua lënë institucionit dhe e lirojnë veten nga kjo barrë.

Përveç ndihmës në procesin e emërimit, institucionit i arbitrazhit do të trajtojë edhe çështjet

administrative dhe logjistike, duke liruar kështu tribunalin e arbitrazhit dhe palët nga këto detyra, gjë që

mund të rezultojë në përshpejtimin e procesit.

Edhe një përparësi tjetër e këtij lloji të arbitrazhit është respekti gjyqësorë kundrejt integritetit të

vendimeve të marra nga institucioni i arbitrazhit. Është më shumë e mundshme që një gjykatë ta lë anash

vendimin e një arbitrazhi ad hoc sesa të një arbitrazhi institucional. Disa institucione të arbitrazhit, duke

përfshirë ICC, vëzhgojnë përpilimin e vendimet të arbitrazhit për të siguruar që ato janë në formën e

duhur dhe për të tërhequr vëmendjen e tribunalit të arbitrazhit për çështje që lidhen me meritën e rastit

që mund të rezultojë në anulimin e vendimit.(Shih rregullat e arbitrazhit të ICC, neni 33 dhe Rregullat e

Arbitrazhit të Kosovës, neni 44).

Arbitrazhi Ad Hoc: përparësia kryesore e ofruar nga kjo formë e arbitrazhit është fleksibiliteti. Palët

kanë të gjithë hapësirën e nevojshme për të marrë vendime lidhur me procedurat dhe ta përshtatin

procesin sipas dëshirave dhe nevojave të tyre. Përderisa kjo mund të jetë përfitim për palët me njohuri

më të avancuar për arbitrazhin, njëkohësisht kjo mund të jetë disavantazh për palët me më pak përvojë.

Megjithatë, palët mund të zgjedhin të ndjekin rregullat të mirë shkruara për arbitrazh ad hoc, të tilla si

Page 18: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 11

rregullat model për Arbitrazhit të UNCITRAL-it, të cilat janë një seri të plotë të rregullave që çdo palë

mund të përdor në qoftë se ata zgjedhin arbitrazhin ad hoc. Kjo do të thotë se ata nuk kanë nevojë për

t’i hartuar rregullat e tyre dhe nuk ka duhet paguar për përdorimin e rregullave të UNCITRAL-it.

Ppërparësi tjetër e cituar shpesh për arbitrazhin ad hoc janë shpenzimet dhe shpejtësia. Arbitrazhi ad hoc

zakonisht kushton më pak se arbitrazhi institucional, pasi që palët nuk kanë nevojë t’i paguajnë

shpenzimet institucionale, por thjeshtë të negociojnë çmimin e shërbimeve të arbitërave. Arbitrazhi ad

hoc mund të jetë më i shpejtë se arbitrazhi institucional, sepse nuk ka nevojë t’i kalojë të gjitha

procedurat të cilat zakonisht marrin kohë. Megjithatë, nëse palët dhe arbitërat nuk janë të sofistikuar,

këta përparësi të dukshme mund të humbin. Më tepër, në mënyrë që përparësitë e lartcekura të kenë

kuptim, është e domosdoshme që të ketë bashkëpunim të plotë në mes palëve. Pa këtë akordim në mes

të palëve dhe këshilltarëve të tyre, përparësitë e arbitrazhit ad hoc mund të shndërrohen në iluzion.

1.7.2 Arbitrazhi i përshpejtuar

Arbitrazhi i përshpejtuar u prezantua për herë të parë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC-

së) në fillim të viteve 90’ta për shkak të kritikave që kohëzgjatja e procedurës së arbitrazhit në kontestet

ndërkombëtare ishte shumë e gjatë. Edhe pse ICC-ja nuk ka procedura standarde të përshpejtuar,

rregullat e arbitrazhit të ICC-së të sigurojnë fleksibilitet për të përshpejtuar procesin. Ekzistojnë vetëm

një numër i vogël i institucioneve të cilat kanë përfshirë dispozitat e arbitrazhit të përshpejtuar në

rregullat e tyre procedurale. Për shembull, Shoqata Amerikane Arbitrazhi ka rregulla të veçanta për

procedurat e përshpejtimit. Rregullat e arbitrazhit të Kosovës të vitit 2011 sigurojnë gjithashtu

procedurat e përshpejtimit. Në mënyrë tipike, procedura e përshpejtuara janë kryer nga një arbitër i

vetëm dhe janë të bazuara në vetëm në dokumente ose një seancë dëgjimit të vetme. Është shumë e

rëndësishme për palët, para se të vendosin për përdorimin procedurës së përshpejtuar të arbitrazhit, që

të shiqojn nëse ligji në fuqi të vendit të arbitrazhit, ligji i kontratës dhe ligji i vendit ku vendimi i

arbitrazhit është kërkuar që të përbarohet, a lejon përdorimin e procedurave të arbitrazhit të

përshpejtuar.

1.8. Ushtrimi: arbitrazhi krahas procedurës gjyqësore

Udhëzimet: Në vijim është dhënë një ushtrim grupor për diskutim në mes të pjesëmarrësve.

Rast hipotetik Arbitrazhi /Gjykata – pse?

Adnan Losha është kryeshef i një kompanie të shquar.

Është paditur, së bashku me kompaninë e tij, nga një

shitore për shkëputjen e kontratës. Dëmshpërblimi i

kërkuar nga shitorja ishte EUR£5,700,00. Adnan Losha

pohon se kompania e tij nuk e ka shkëputur kontratën dhe

se është e gatshme të ofroj pa kufizim fondet e

disponueshme për ta mbrojtur padinë deri në fund, pasi që

pronari i shitores nuk ka mundësi t’i paguaj shpenzimet

lidhur me padinë. Pronari i shitores propozon ta zgjidhin

këtë kontest përmes arbitrazhit nëse Adnan Losha

pajtohet me këtë. Prandaj, si duhet të veproj Adnan Losha

nën këto rrethana?

Arbitrazhi / Gjykata

Page 19: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 12

Tribenex, Sh.P.K është një kompani e specializuar për

nano-teknologji. Ndërkohë, Tribenex kishte vërejtur se një

kompani tjetër, Android, Sh.A. është duke përdorur

teknologjinë e prodhuar në Tribenex për të prodhuar

robotë të vogël (aparaturë mjekësore) për diagnostifikimin

e sëmundjeve të zemrës. Tribenex kishte dërguar letër

kërcënuese Adnroidit, por Androidi kishte insistuar që

teknologjia që është duke e përdorur është ndryshe nga

ajo e zhvilluar në Tribenex. Tribenex dëshiron ta zgjidh

këtë kontest por gjithashtu ta ruaj fshehtësinë teknologjike

që mund të zbulohet gjatë këtij kontesti.. A duhet

Tribenex të shkoj përmes procedurës së arbitrazhit apo

asaj gjyqësore?

Arbitrazhi / Gjykata

Holeger International, LLC është në një marrëveshje me

vlerë të $500,000,000.00 e cila do të skadojë brenda 60

ditëve. Para se të përfundoj marrëveshja, Holeger

International duhet t’i zgjidh dy konteste në mes të një

kompanie tjetër, Jones Fond Privatë, SH.A. Marrëveshja do

të prishet nëse Holeger International ka konteste të

pazgjidhura para skadimit të afatit të caktuar. Cila është

mundësia më e mirë për Holeger International?

Arbitrazhi / Gjykata

Hans Bold, Ltd. është e vendosur në Frankfurt dhe

Drones, S.E. është në Bruksel. Hans Bold është në kontest

me Drones lidhur me një kontratë biznesi të nënshkruar

para disa viteve. Të dy kompanitë kanë llogari ta zgjidhin

kontestin në kohë, por nuk mund pajtohen rreth vendit ku

do ta zgjidhin, në Frankfurt ose Brussels. Pasi që këto dy

kompani kanë një marrëdhënie të gjatë afariste, nuk

dëshirojnë ta zvarrisin çështjen dhe krijojnë raporte

armiqësore në mes vete. Shpenzimet e kontestit nuk janë

brenga kryesore, por Rregullorja e re mbi e tatimit nuk i

parasheh shpenzimet e procedurës gjyqësore nga lista për

zbritje të tatimit. Çka duhet të veprojnë palët në këtë rast?

Arbitrazhi / Gjykata

Luma, Sh.A. ka një kontest biznesi me Ants, Sh.P.K. lidhur

me sipërmarrjen e përbashkët në Kosovë.

Luma është e regjistruar në Kosovë, dhe ka mjete të

kufizuara, menaxhmenti dhe përfaqësuesi ligjor i kësaj

kompanie nuk janë aq të sofistikuar. Ants është një komani

e madhe ndërkombëtare. kontrata kontestuese nuk

parasheh ndonjë dispozitë për zgjidhjen e kontestit, por

parasheh që ligji Kosovar duhet të aplikohet. Ants kishte

ofruar zgjidhjen e kontestit përmes Qendrës

Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve (“ICDR”) në

New York. A duhet Luma ta zgjidh kontestin në Kosovë

ose shfrytëzoj mundësin përmes ICDR në New York?

Arbitrazhi / Gjykata

Page 20: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 13

1.9. Zgjidhja e kontesteve me shumë nivele Ka shumë raste në të cilat palët do të përfitonin duke përfshirë në kontratën e tyre një klauzolë me

shumë nivele për zgjidhjen e kontesteve në kontratën e tyre nëse ata mund të jenë në gjendje të zgjidhin

kontestin e tyre përmes një procesi më pak formal, procesi jogjyqësore, të tilla si ndërmjetësim.

Shembull i klauzolës me shumë niveleve për zgjidhjen e kontestit:

“Palët do të zgjidhin çdo kontest, i cili rrjedh nga kontrata ose është në lidhje me kontratën, me

mirëbesim përmes negociatave mes tyre.

Nëse kontesti nuk është zgjidhur përmes negociatave brenda [30] ditëve, atëherë palët do të

mundohen që kontestin ta zgjidhin me mirëbesim përmes ndërmjetësimit, sipas [Rregullave të

Procedurës së Ndërmjetësimit] para se t'i drejtohen arbitrazhit.

Nëse edhe ndërmjetësimi nuk është i suksesshëm, palët e dërgojnë kontestin e tyre para

arbitrazhit të detyrueshëm, në pajtim me [Rregullat Procedurale të Arbitrazhit]. Vendi i arbitrimit

do të jetë [_________] dhe gjuha e arbitrimit do të jetë në [__________].”

Në praktikë, është vënë re në disa raste se palët që përfshinin një klauzolë ZAK me shume

nivele në kontratat e tyre nuk u janë munduar fillimisht të arrijnë një zgjidhje miqësore të

kontestit përmes negociatave dhe ndërmjetësimit, por në të kundërtën menjherë kanë

kërcy në hapin e fundit dhe kanë parashtru kërkesën për arbitrazh. Kjo ka ngritur pyetje në

lidhje me me atë nëse nëse hapat/nivelet e para janë kushte të detyrueshme dhe të

zbatueshme për t'u kryer para se të fillojë arbitrazhi dhe kush ka kompetencë për të

vendosur nëse kriteri për të parashtruar kërkesën para arbitrazhit është plotësuar.Praktikat

në vende të ndryshme tregojnë se në rastet kur ekziston një marrëveshje e vlefshme e

arbitrazhit vlefshme, çështja në nëse para-arbitrazhit janë përmbushur kriteriet vendoset

nga ana e arbitrit ose tribunalit të arbitrazhit në përputhje me parimin e kompetenz të

kompetenze (shih Moduli 3) .

Page 21: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 14

1.10. Përmbledhje

Në këtë modul keni shqyrtuar rolin e arbitrazhit në spektrin e zgjidhjes së kontesteve duke i analizuar

përparësitë që i ofron si dhe shqetësimet e mundshme të cilat mund të shfaqen nëse shfrytëzohet si

mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve. Është bërë poashtu një krahasim i arbitrazhit me procedurën

gjyqësore dhe me format tjera të MAZK, duke theksuar arsyet pse arbitrazhi mbetet një mekanizëm i

preferuar për zgjidhjen e konfliktit që rrjedh nga kontratat komerciale.

Në këtë modul, ju keni mësuar:

Të shpjegoni historikun e arbitrazhit si një metodë e përdorur gjerësisht për zgjidhjen e

kontesteve

Të kuptoni dhe t’i aplikoni mënyrat e ndryshme për zgjidhjen e kontesteve ekonomike

Të identifikoni dallimet ndërmjet arbitrazhit dhe procedurës gjyqësore

Të krahasoni arbitrazhin me metodat e tjera Alternative për Zgjidhjen e Kontesteve (MAZK)

Të përshkruani përparësitë dhe mangësitë e arbitrazhit në krahasim me procedurën gjyqësore

dhe metodat tjera për zgjidhjen e kontesteve

Të përshkruani se si arbitrazhi mund t’iu përshtatur rrethanave dhe nevojave specifike

Të identifikoni elementet të cilat duhet të merren parasysh kur të zgjidhet mes arbitrazhit

institucional dhe atij ad-hoc

Page 22: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 15

MODULI 2:

LIGJI PËR ARBITRAZHIN

Page 23: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 16

2.1. Hyrje Ky modul përshkruan qëllimin dhe fushëveprimin e Ligjit për Arbitrazh të Kosovës. I shqyrton edhe

çështjet lidhur me zbatueshmërinë e këtij ligji në kontestet vendore dhe ndërkombëtare dhe gjithashtu

diskuton nevojën për arbitrazhin në Kosovë.

2.2. Objektivat mësimore Pas përfundimit të këtij moduli, ju do të keni mundësi:

Të shqyrtoni qëllimin e Ligjit dhe të kuptoni rëndësinë e themelimit të rregullave të cilat e

rregullojnë arbitrazhin

Të interpretoni fushëveprimin e Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin

T’i aplikoni rregullat që ndërlidhen me zbatimin e Ligjit për Arbitrazhin në kontestet vendore

T’i aplikoni rregullat që ndërlidhen me zbatimin e Ligjit për Arbitrazhin në kontestet

ndërkombëtare

Të diskutoni nevojën për arbitrazh në Kosovë

2.3. Historik i shkurtë mbi zbatimin e arbitrazhit në Kosovë Edhe pse arbitrazhi mund të duket si një koncept tërësisht i ri për juristët të cilët punojnë në sistemin

aktual juridik në Kosovë, aplikimi i arbitazhit daton qysh në fillim të viteve të shtatëdhjeta. Në ish-

Jugosllavi, arbitrazhi dhe procedurat e tij ishin një lëndë e rëndësishme që mësohej në fakultetet juridike

të të gjitha njësive federative, ndërsa institucionet e arbitrazhit, megjithëse të pakta të numër, merrnin

vendime që edhe sot përdoren si precedente nga shumë tribunale të arbitrazhit në mbarë botën.

Periudha e pasluftës nuk solli edhe aq shumë interes në fushën e ligjeve ekonomike ose në arbitrazhin

ekonomik në Kosovë. Për shkak të nevojave tjera imediate ligjore, këto fusha u lanë pas dore si çështje

të cilat mund të zhvilloheshin vetëm pas një periudhe kohore. Si rezultat, nuk pati asnjë përpjekje që të

themelohet një institucion arbitrazhi ose të hartohen dhe të zbatohen ligje të cilat mbulojnë format e

zgjidhjes së kontesteve si alternativë ndaj gjykatave.

Përkundër këtyre rrethanave dhe mungesës së interesit institucional për arbitrazhin, subjektet afariste

punuan në drejtim të themelimit të Odës Ekonomike dhe të shoqatave të tjera, dhe në kuadër të Odës

Ekonomike të Kosovës për zgjidhjen e kontesteve u themelua një mekanizëm . Ky mekanizëm, i njohur

si Gjykata e Arbitrazhit, ishte më i përafërt me ndërmjetësimin.

Në vitin 2007, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Arbitrazhin (Nr. 02/L-75). Hartimi i këtij ligji u

përkrah nga disa ekspert ndërkombëtar, dhe pas diskutimeve në komisionet parlamentare, Ligji u

miratua në seancën parlamentare të 26 Janarit 2007, ndërsa u shpall nga PSSP e UNMIK-ut më 15

qërshor 2008. Ligji përcakton mundësinë e organizimit të arbitrazhit institucional dhe ad-hoc dhe Oda

Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane janë duke planifikuar ofrimin e arbitrazhit dhe

ndërmjetësimit institucional në Kosovë.

Me mbështetje nga USAID në Kosovë Sistemi për Përmbarimin e Marrëveshjeve dhe Vendimeve

(SEAD), dy institucione në Kosovë, Oda Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike Amerikane

Page 24: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 17

në Kosovë (AmCham), themeluan programet e ZAK-ut Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit (TPA) pranë

OEK-së dhe Qendra pë Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (ZAK) pranë AmCham.

SEAD u ka ndihmuar Odave në përpilimin e rregullave model të procedurës së arbitrazhit Rregullat e

arbitrazhit të Kosovës 2011, dhe trajnimin e arbitërave. Secili nga, Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit

pranë OEK-së Qenrda ZAK pranë AmCham kanë miratuar versionin e vet të Rregullave të Arbitrazhit

të Kosovës. Në këtë manual, Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës janë të bashkangjitur si Shtojca 1.

Rregullat e arbitrazhit të OEK / TPA-së dhe AmCham Qendra ZAK janë në dispozicion respektivisht në

www.kosovo- arbitration.com dhe www.adr-ks.org.

2.4. Fushëveprimi i Ligjit për Arbitrazhin Fushëveprimi i Ligjit për Arbitrazhin është përkufizuar në Nenin 1 dhe përcakton “rregullat që zbatohen

për marrëveshjet e arbitrazhit, procedurat e arbitrazhit, si dhe përcakton njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve

të arbitrazhit të nxjerra brenda dhe jashtë Kosovës.” Pra Neni 1 thjeshtë qartëson që Ligji përmban rregulla

të cilat rregullojnë tri fushat kryesore të arbitrazhit, që janë: rregullat në bazë të të cilave përpilohet dhe

zbatohet marrëveshja e arbitrazhit, inicimi dhe zhvillimi i procedurave të arbitrazhit deri në momentin e

marrjes së vendimit nga tribunali i arbitrazhit, dhe në fund, rregullat për ekzekutimin dhe njohjen e këtij

vendimi.

Rregullat mbi marrëveshjet e arbitrazhit, kryesisht përcaktojnë parimet lidhur me kushtet formale të

një marrëveshjeje të arbitrazhit.Nenin 5 i Ligjit mbulon arbitërueshmërinë dhe parasheh që vetëm

kontestet lidhur me kërkesat civile dhe ato ekonomike-juridike mund të zgjidhen përemes arbitrazhit

dhe vetëm nëse palët kan lidhur marrëveshje me shkrim në të cilën është përcaktuar se palët pranojnë

t’i zgjidhin kontestet eventuale përmes arbitrazhit. Neni 6 i Ligjit parasheh kriteriet me shkrim.

Rregullat mbi procedurat e arbitrazhit fillojnë me një kapitull në të cilin parashihet procesi i para-

dëgjimit, që nënkupton përbërjen dhe konstituimin e tribunalit të arbitrazhit, dhe vazhdon me rregullat

që kanë të bëjnë me dëgjimin, ku përfshihen çështjet e juridiksionit të tribunalit të arbitrazhit, paraqitja e

deklaratave të paditësit dhe të paditurit, dëshmitarët dhe dëshmitë, si dhe çështje të tjera përkatëse.

Rregullat mbi njohjen dhe zbatimin e vendimeve të arbitrazhit shpjegojnë procedurën e vendim-

marrjes për vendimet e arbitrazhit, formën dhe efektin e tyre, si dhe kërkesat për të shpallur një vendim

si të zbatueshëm brenda dhe jashtë Kosovës. Këto rregulla, poashtu, përcaktojnë rastet shumë të rralla

kur njëra palë mund të kërkojë zhvleftësimin e një vendim të arbitrazhit nga gjykata.

Secila pre këtyre tri fushave do të shtjellohet hollësisht në modulet vijuese të këtij kursi. Megjithatë, si

hap preliminar, është kritike të përcaktohet se kur do të fillojë të zbatohet Ligji i Kosovës për

Arbitrazhin. Siç do të diskutohet në pjesët vijuese (2.5 dhe 2.6), Ligji mund të zbatohet për kontestet

vendore dhe ato ndërkombëtare, varësisht prej elementeve të parapara në klauzolën e arbitrazhit të

përpiluar nga palët në marrëveshje.

Duhet gjithashtu të theksohet se në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe faktin se arbitrazhit

është i bazuar në marrëveshjen e palëve, ne Ligjin për Arbitrazhin ka vetëm disa dispozita të

detyrueshme. Ligji i jep palëve dhe tribunalit të arbitrazhit mundësinë për të formësuar procedurën e

arbitrazhit që të përputhet me kontestin. Nëse palët zgjedhin të ndjekin një grup të veçantë të rregullave

procedurale (p.sh. Rregullat model të UNCITRAL-it , Rregullat e ICC-së ose Rregullat e Arbitrazhit të

Page 25: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 18

Kosovës), këto rregulla do të zëvendësojnë çdo dispozitë fakultative ose plotësojnë çdo mangësi në Ligj.

Më tej, çdo çështje e mbuluara në mënyrë specifike në marrëveshjen e arbitrazhit të palëve do të zë

vendin e dispozitave në këro Rregulla. Ky kuadër është i përmendur si Hierarkia e Rregullave dhe është

përcaktuar në nenin 1 të Rregullave të Arbitrazhit të Kosovës.

2.5. Zbatimi i Ligjit për kontestet vendore Për qëllimet e këtij manuali, termi “konteste vendore” i referohet çfarëdo kontesti ose pretendimi që

rrjedh nga një marrëdhënie e kontraktuar në mes dy palëve/kompanive të cilat veprojnë brenda në

Kosovë.

Në përgjithësi, në kontestet vendore, ky ligj mund të zbatohet për situatat si në vijim:

1. Për të gjitha rastet në të cilat palët kanë zgjedhur Ligjin për Arbitrazhin të Kosovës si ligjin

procedural të arbitrazhit të zbatueshëm për kontestin e tyre.

2. Për të gjitha rastet në të cilat palët kanë zgjedhur arbitrazhin si mënyrën e zgjidhjes së çfarëdo

kontesti ose kundërshtimi eventual në mes tyre, por që nuk kanë përcaktuar rregullat specifike të

arbitrazhit.

3. Për të gjitha rastet në të cilat palët kanë zgjedhur arbitrazhin si mënyrën e zgjidhjes së çfarëdo

kontesti ose mosmarrëveshje eventuale në mes tyre, si dhe kanë zgjedhur Kosovën si vendin për

zhvillimin e arbitrazhit.

4. Për të gjitha rastet në të cilat palët kanë zgjedhur një grup rregullash specifike të arbitrazhit (përveç

Ligjin për Arbitrazhin të Kosovës), dhe Kosovën si selinë e zhvillimit të arbitrazhit, por kur vërehen:

a. mangësi në kuadër të rregullave të përcaktuara nga palët, të cilat duhet të plotësohen nga lex

arbitri ose lex fori, (që nënkuptojnë ligjin e vendit ku arbitrazhi po zhvillohet që në këtë rast

do të ishte Ligji i Kosovës për Arbitrazhin) ose,

b. konflikte në mes dispozitave të rregullave të përcaktuara nga palët dhe lex arbitri, dhe

Tribunalit të Arbitrazhit i duhet të vendosë se cila rregull mbisundon.

Në situatën 1, klauzola e arbitrazhit e cila do të shpinte deri tek aplikimi i Ligjit të Kosovës për

Arbitrazhin do të dukej si në vijim:

“Çdo mosmarrëveshje ose pretendim që rrjedh nga kjo kontratë, ose që ndërlidhet me të, do të

vendoset përfundimisht nga një kolegj prej tre arbitërave në përputhje me Ligjin e Kosovës për

Arbitrazh. Vendi i arbitrimit do të jetë në Prishtinë, Kosovë, dhe gjuha e arbitrimit do të jetë gjuha

shqipe.”

Siç mund të vërehet në këtë rast, palët e kanë përcaktuar qartë ligjin i cili do të zbatohet në rast të

shfaqjes së mosmarrëveshjeve lidhur me marrëdhënien e tyre kontraktuese, dhe Tribunali i Arbitrazhit

në këtë rast nuk ka nevojë t’i shikojë ligjet tjera ose të bëjë analizë të konfliktit mes ligjeve në mënyrë që

të përcaktojë se cili është ligji i aplikueshëm procedural për procedurën e arbitrazhit.

Në situatën 2, do të kishim një rast në të cilin të dyja palët ose kompanitë veprojnë në Kosovë, dhe ato

thjeshtë kanë zgjedhur arbitrazhin si formë për zgjidhjen e kontesteve mes tyre, por pa i përcaktuar

rregullat specifike të arbitrazhit. Teksti i klauzolës së arbitrazhit në këtë rast do të dukej si në vijim:

Page 26: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 19

“Palët pajtohen që çdo mosmarrëveshje ose kontest që rrjedh nga kjo kontratë, ose që ndërlidhet

me të, do të zgjidhet përfundimisht me arbitrazh.”

Në këtë rast, palët me këtë klauzolë kanë zgjedhur vetëm formën për zgjidhjen e kontestit, por jo edhe

ligjin ose rregullat specifike të arbitrazhit. Meqenëse palët nuk e kanë zgjedhur ligjin procedural për

rregullimin e arbitrazhit, atëherë i mbetet Tribunalit të Arbitrazhit të vendosë se cilin ligj procedural ta

aplikojë në procedurat e veta. Marrë parasysh që ky është kontest vendor, pra kur të dyja palët veprojnë

në Kosovë, konkludimi do të ishte që ligji procedural të jetë Ligji i Kosovës për Arbitrazhin.

Në situatën 3, i cili është shumë i ngjashëm me rastin e dytë më sipër, palët thjesht do të zgjedhnin

arbitrazhin si mënyrën për zgjidhjen e kontesteve të tyre, dhe vendi i zhvillimit të arbitrazhit të jetë

Prishtina, Kosovë (ose në ndonjë qytet tjetër brenda Kosovës në të cilin mund të jetë vendosur

Tribunali i arbitrazhit). Klauzola e arbitrazhit do të mund të dukej si në vijim:

“Çdo mosmarrëveshje ose pretendim që rrjedh nga kjo kontratë, ose që ndërlidhet me të, në mes të blerësit dhe

shitësit, do të vendoset përfundimisht me arbitrazh. Vendi i arbitrimit do të jetë Prishtina, Kosovë.”

Ky rast do të ishte disi më i lehtë për Tribunalin e Arbitrazhit pasi që palët, duke u pajtuar për Kosovën

si vendi i arbitrimit, kanë hequr dorë nga e drejta për të kontestuar juridiksionin e një Tribunali të

konstituuar në bazë të rregullave të arbitrazhit të aplikueshme në Kosovë.

Meqenëse arbitrazhi është zgjedhur si mekanizmi për zgjidhjen e kontesteve dhe si vendi i arbitrimit

është zgjedhur Kosova, atëherë ligji procedural i cili do të zbatohej nga tribunali do të jetë Ligji i

Kosovës për Arbitrazhin.

Në situatën 4, ekzistojnë dy mënyra të ndryshme në të cilat Ligji i Kosovës për Arbitrazhin do të mund

të zbatohej, së paku pjesërisht.

Nën “a” është kur Tribunali e zbaton këtë Ligj si instrument për plotësimin e vakumit procedural. Kjo

ndodhë kur palët zgjedhin rregulla të arbitrazhit të cilat do t’i përshtateshin kontestit të tyre, p.sh.

Rregullat Zvicerane të Arbitrazhit. Në rast se shfaqen rrethana ose elemente të cilat nuk janë paraparë

ose përcaktuar me Rregullat Zvicerane, Tribunali i Arbitrazhit i plotëson këto mangësi duke e aplikuar

Ligjin e Kosovës për Arbitrazh.

Nën “b” është kur palët zgjedhin rregullat e arbitrazhit të aplikueshme për kontestin e tyre, p.sh. Aktin

e Arbitrazhit të Gjermanisë. Neni 1032 i këtij Akti i lejon palët, edhe në rastet kur ato janë pajtuar për

arbitrazhin, të dorëzojnë kërkesën e tyre në gjykatë para konstituimit të Tribunalit të Arbitrazhit. Në

anën tjetër, Ligji i Kosovës për Arbitrazhin, në Nenin 7, parasheh që gjykata të refuzojë çdo kërkesë që i

dorëzohet, nëse kërkesa në fjalë është subjekt i arbitrazhit. Në këtë situatë, ekziston një konflikt në mes

të dispozitave të rregullave të zgjedhura nga palët dhe të atyre që parashihen në lex fori ose lex arbitri, që

në këtë rast është Ligji i Kosovës për Arbitrazhin. tribunali i arbitrazhit duhet të vendosë se dispozitat e

cilit ligj mbizotërojnë.

Ekzistojnë edhe shumë rrethana të tjera kur ligji do të mund të aplikohej, pra edhe në rast të ndonjë

kontesti të karakterit ndërkombëtar. Këto situata janë paraqitur në pjesën 2.6 në vijim.

Page 27: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 20

2.6. Zbatimi i Ligjit për kontestet ndërkombëtare Një rast zakonisht fiton karakterin ndërkombëtar atëherë kur njëra ose të dyja palët në kontest

veprojnë jashtë vendit në të cilin është vendosur tribunali i arbitrazhit. Pasi që njëra prej përparësive të

perceptuara të arbitrazhit është neutraliteti i cili ofrohet, është shumë e zakonshme që palët nga shtete

të ndryshme të zgjedhin rregullat dhe tribunalin e arbitrazhit të një vendi të tretë neutral. Pasi që

rrethanat e rastit mund të ndryshojnë, marrë parasysh karakterin ndërkombëtar të rastit, disa shtete

kanë ligje të veçanta (ose dispozita të veçanta brenda të njetit ligj) për arbitrazh ndërkombëtar dhe

vendor. Në menyrë të ngjashme disa institucione të arbitrazhit kanë rregulla të veçanta të cilat

rregullojnë kontestet ndërkombëtare. Një grup tjetër institucionesh së paku kanë dispozita ose nene të

veçanta për arbitrazhin ndërkombëtar në kuadër të të njëjtit ligj ose rregulla.

Megjithatë, shumë vende që kanë në bazuar ligjet e tyre të arbitrazhit në Ligjin Model të Arbitrazhit

Ndërkombëtar Tregtar nuk kanë dispozita të veçanta për arbitrazh ndërkombëtar. Kosova ka ndjekur

këtë qasje. Në kuadër të Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin nuk ekzistojnë rregulla ose dispozita të

veçanta të cilat aplikohen për rastet me karakter ndërkombëtar. Megjithatë, çka është edhe më e

rëndësishme, në Ligjin e Kosovës për Arbitrazhin nuk ekziston asnjë ndalesë për zbatimin e tij për rastet

e kontesteve ndërkombëtare. Pra është e qartë që edhe në rastet me karakter ndërkombëtar, Ligji i

Kosovës për Arbitrazhin do të mund të zbatohej në dy situata, të cilat janë:

1. Atëherë kur palët janë pajtuar për ta zbatuar atë, ose

2. Atëherë kur rregullat e së drejtës private ndërkombëtare shpien në zbatimin e tij

Në situatën 1, kompanitë të cilat veprojnë jashtë Kosovës mund të vendosin ta përfshijnë një klauzolë të

arbitrazhit në kontratë, me ç’rast, Ligji i Kosovës për Arbitrazh përcaktohet si ligji procedural për

arbitrimin e kontesteve mes tyre. Siç është cekur më lartë, është më se e zakonshme që palët të

dëshirojnë zbatimin e ligjit ose rregullave të një vendi të tretë neutral. Kështu pra ata mund të zgjedhin

Ligjin e Kosovës për Arbitrazhin dhe një institucion arbitrues në Kosovë për të vendosur lidhur me

kontestin mes tyre. Në rast se ekzistojnë mangësi në Ligjin për Arbitrazh, atëherë Tribunali i Arbitrazhit

do të duhej të bënte një analizë të konfliktit mes ligjeve për të vendosur se cilin ligj do të duhej ta

aplikojë me qëllim të plotësimit të mangësive. Në kontratat komerciale, dhe në veçanti në kontratat e

shitblerjes, është rregull që për çdo mangësi juridike të merret parasysh ligji i vendit i cili ka lidhshmërinë

më të përafërt me kontratën. Përderisa në të kaluarën, për këto raste, rregulli që vlente ishte se duhet

të zbatohej ligji i vendit të shitësit, një gjë e tillë po ndryshon, sidomos për shkak të faktit se në

marrëdhëniet ndërkombëtare kontraktuese ekzistojnë raste kur vendi i shitësit nuk ka kurrfarë lidhje me

kontratën apo me mënyrën e zbatimit të saj.

Në situatën 2, palët nuk janë pajtuar për zbatimin e Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin, megjithatë,

rregullat e së drejtës private ndërkombëtare (konflikti i ligjeve) do të shpinin në zbatimin e tij. Një

situatë e tillë mund të paraqitet në rastet kur njëra nga palët kontraktuese vepron në Kosovë, dhe pas

kryerjes së analizës për konfliktet mes ligjeve, Tribunali vendos që Ligji i Kosovës të zbatohet. Edhe një

situatë e tillë mund të paraqitet kur asnjëra nga palët nuk vepron në Kosovë, mirëpo kontrata dhe

zbatimi i saj në ndonjë mënyrë kanë të bëjnë me Kosovën dhe Tribunali vendosë që të zbatohet Ligji i

Kosovës në bazë të parimit të “lidhshmërisë më të përafërt.” Për sa i përket plotësimit të mangësive,

mund të ketë raste ndërkombëtare në të cilat palët kanë vendosur për zbatimin e rregullave, p.sh. të

Page 28: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 21

UNCITRAL-it, edhe pse arbitrimi zhvillohet në Kosovë. Zbatimi i Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin

lejohet vetëm si masë plotësuese e rregullave arbitruese të zgjedhura nga palët.

2.7. Nevoja për arbitrazh në Kosovë Përkundër hezitimeve fillestare të cilat mund të kenë ekzistuar në lidhje me përfshirjen arbitrazhit në

sistemin juridik të Kosovës, nuk ka asnjë dilemë që ky mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve, jo vetëm

që është i nevojshëm, por edhe i pazëvendësueshëm për një vend i cili po përpiqet t’i ndjekë hapat e

sistemeve juridike bashkëkohore të demokracive perëndimore. Njëkohësisht, nuk ka asnjë dyshim që do

të duhet një kohë dhe përpjekje e rëndësishme për Kosovën që të arrijë deri në atë pikë ku arbitrazhi

do të vlerësohet si një ndër format më të lehta dhe më të përshtatshme të zgjidhjes së kontesteve.

Bizneset dhe komuniteti ligjor duhet të kenë njohuri mbi arbitrazhin dhe përparsitë dhe arbitërat duhet

të përfitojnë pervojë. Megjithatë, arbitrazhi ka një të ardhme të ndritshme në Kosovë, dhe shtrirja e tij –

edhe pse mund të jetë e ngadalshme në fillim, do të rritej me rritjen e bizneseve dhe të transaksioneve

tregtare. Kjo mënyrë e re dhe efektive e zgjidhjes së kontesteve sigurisht që ia vlen të ndiqet, si për nga

pikëpamja ekonomike ashtu edhe nga ajo sociale. Ekzistojnë arsye specifike të cilat e bëjnë Kosovën

vend që ka nevojë të madhe për përdorimin e arbitrazhit, disa prej të cilave janë përmendur më poshtë.

Arbitrazhi do t’ua lehtësonte barrën gjykatave

Një prej vështirësive më të mëdha me të cilat gjyqësori i Kosovës po ballafaqohet është numri i madh i

lëndëve në gjykata dhe numri i vogël i gjyqtarëve që mund të punojnë në ato lëndë. Aplikimi dhe zhvillimi

i arbitrazhit në Kosovë si opsion alternativ nga proceset gjyqësore do të kufizonte rolin e gjykatave

shtetërore dhe do të shtronte rrugën që shpien drejt një sistemi në të cilin rastet zgjidhen në kohë të

duhur dhe në pajtim me parimet e paanshmërisë dhe të procesit të rregullt. Përveç kësaj, palëve u

ofrohet edhe një alternativë, e cila (siç u diskutua në Modulin 1) ofron shumë përparësi në krahasim me

procedurat gjyqësore.

Arbitrazhi do të ofronte një mundësi të zgjidhjes së kontestit në një mënyrë që

është më e pranueshme për komunitetin afarist Me themelimin e TPA-së pranë OEK-ut dhe Qendrës ZAK pranë AmCham, komuniteti afarist në

Kosovë tashmë ka dëshmuar qëndrimin pozitiv ndaj arbitrazhit. Ky hap tregon se kompanitë janë të

interesuara t’i mbajnë kontestet e tyre jashtë gjykatës, dhe nëse është e mundur, edhe t’i zgjidhin ato në

kohën e duhur dhe me më pak shpenzime. Me këto përparësi të cilat i ofron arbitrazhi, bizneset kanë

mundësi ta zgjedhin atë si mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve të tyre, pasi që njëkohësisht ofron më

tepër parashikueshmëri sa i përket rezultatit përfundimtar.

Arbitrazhi do të inkurajonte tregtinë dhe investimet ndërkombëtare Me inkuadrimin e arbitrazhit në sistemin juridik, Kosova do të ndiqte hapat e përshkuar nga vendet e

saja fqinje dhe të vendeve tjera të zhvilluara të cilat i merr si shembull për t’u ndjekur. Zhvillimi dhe

mirëqenia e vazhdueshme e arbitrazhit i ka inkurajuar shumicën e bizneseve në mbarë botën, përfshirë

edhe gjigantët ekonomik, që të përfshijnë klauzola të arbitrazhit në kontratat e tyre standarde. Ky kusht i

kontratës, që në shumicën e rasteve është i panegociueshëm, do të luaj një rol të rëndësishëm në

Page 29: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 22

momentin kur kompanitë e huaja tentojnë të lidhin kontrata me kompanitë vendore ose kur dëshirojnë

të investojnë në Kosovë. Fakti që Kosova u ofron atyre një kornizë dhe garanci ligjore për zbatimin e

arbitrazhit, dhe me më rëndësi, për njohjen dhe zbatimin e vendimeve të arbitrazhit, është një shtytje e

madhe për të gjithë ata që mendojnë të investojnë në Kosovë.

Arbitrazhi do t’u jepte palëve lirinë të zgjedhin se si ata dëshirojnë t’i zgjidhin

kontestet mes tyre Parimi “autonomia e palës” është një prej parimeve më të rëndësishme në të drejtën kontraktuese. Deri

më tani, kompanitë në Kosovë nuk kanë pasur zgjedhje. Çdo kontest i lindur mes tyre, nëse nuk kanë

mundur ta zgjidhnin në mënyrë shoqërore, është dashur të shkojë në gjykatë. Me vendosjen e

arbitrazhit, palëve u krijohet mundësia që të vendosin vetë për formën e zgjidhjes së ndonjë

mosmarrëveshje eventuale mes tyre. Për më tepër, arbitrazhi njihet si proces i cili arrin t’i ruaj

marrëdhëniet e palëve në kontest, edhe nëse jo gjithmonë, sigurisht që në mënyrë më të suksesshme se

një proces gjyqësor.

Page 30: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 23

2.8. Ushtrim Diskutoni dispozitat e përgjithshme të Ligjit për Arbitrazhin dhe ushtroni dy raste hipotetike duke

përfshirë Nenin 1 dhe 2 të Ligjit.

Udhëzimet: Lexoni dispozitat vijuese dhe përgjigjuni në pyetjet e caktuara:

Neni 1

Çdo kontest i cili rrjedh si pasoj e marrëdhënieve kontraktuese duhet të zgjidhet përmes arbitrazhit. Paneli i

arbitërave duhet të jetë i përbërë prej tre arbitërave të cilët duhet të emërohen sipas Ligjit të Kosovës mbi

Arbitrazhin.

Pyetje:

1) Duke pasur parasysh nenin 1 të Ligjit të Kosovës mbi Arbitrazhin, a mendoni që kushtet e parapara

për zbatimin këtij ligji janë plotësuar?

2) A nënkupton fakti që palët i janë referuar vetëm Ligjit të Kosovës për emërimin e arbitërave ka

ndikim në përgjigjen tuaj dhe jo në tërë kontestin?

3) Cila do të ishte përgjigjja e juaj, nëse dy palët në kontest janë nga Kosova? Dhe çka nëse ato janë nga

shtete të ndryshme jashtë Kosovës?

Neni 2

Çdo kontest i cili rrjedh si pasoj e marrëdhënieve kontraktuese duhet të zgjidhet përmes arbitrazhit. Gjuha që

duhet përdorur gjatë procedurës së arbitrazhit është gjuha Angleze. Vendi ku procedura e arbitrazhit duhet

zhvilluar, në rast të kontestit, duhet të përcaktohet nga palët e kontestit, duke pasur parasysh rrethanat, rastin

dhe lokacionin më të afërt me kontratën dhe përmbushjen e saj.

Pyetje:

1) Nën supozim se palët ishin në kontest lidhur me kontratën të shitjes që kishin lidhur, objekt i cilës

janë 20,000 kuti të çokolatave “Mars”. Shitësi vjen nga Anglia kurse blerësi nga Greqia. Sidoqoftë, në

kohën e lidhjes së kontratës, mallrat janë prodhuar dhe vendosur në një ndër degët përfaqësuese të

shitjes në Kosovë dhe ishin në pritje për transportim në Greqi drejtpërsëdrejti nga këtu. Shitësi nga

Anglia parashtroj një kërkesë para gjykatës së arbitrazhit në Angli, por blerësi nuk e pranonte

juridiksionin e kësaj gjykate të arbitrazhit duke pohuar se vendi më i afërt ku është lidhur kontrata

është shteti i Kosovës, kështu që procedura e arbitrazhit duhet të zhvillohet në këtë vend.

a. Cili ligj duhet të zbatohet në rrethanat konkrete?

b. Në cilin vend duhet të zbatohet procedura e arbitrazhit?

c. Cilat argumente do t’i kishit paraqitur në favor të zbatimit të ligjit Kosovar dhe vendosur për

zbatimin e procedurës së arbitrazhit në Kosovë?

d. Cilat janë argumentet kundër zbatimit të kësaj procedure në Kosovë dhe a bie kjo çështje

brenda fushëveprimit të arbitrazhit?

e. A mundet ligjit i Kosovës të zbatohet edhe pse kjo kontratë përfshinë dy palët të cilat nuk

janë nga Kosova?

Page 31: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 24

2.9. Përmbledhje Në këtë modul keni shqyrtuar dhe interpretuar qëllimin dhe fushëveprimin e Ligjit të Kosovës për

Arbitrazh. Janë analizuar edhe çështjet lidhur me zbatueshmërinë e këtij ligji në kontestet vendore dhe

ndërkombëtare. Moduli, gjithashtu, japi një historik të shkurtë për arbitrazhin në Kosovë dhe diskutoi

zbatimin e tij në të ardhmen.

Në këtë modul, ju mësuat:

Të shqyrtoni qëllimin e Ligjit dhe të kuptoni rëndësinë e themelimit të rregullave të cilat e

rregullojnë arbitrazhin

Të interpretoni fushëveprimin e Ligjit për Arbitrazhin

T’i aplikoni rregullat që ndërlidhen me zbatimin e Ligjit për Arbitrazhin në kontestet

vendore

T’i aplikoni rregullat që ndërlidhen me zbatimin e Ligjit për Arbitrazhin në kontestet ndërkombëtare

Të diskutoni nevojën për arbitrazh në Kosovë

Page 32: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 25

MODULI 3:

KOMPETENCAT E GJYKATAVE

Page 33: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 26

3.1. Hyrje Ky modul është një analizë e kompetencave gjyqësore në rastet kur arbitrazhi është zgjedhur nga palët si

mjet për zgjidhjen e kontesteve të tyre. Ky modul poashtu do të shtjellojë çështjet që kanë të bëjnë me

procedurat paralele si dhe rastet kur gjykatat kanë kompetenca të plota apo të kufizuara. Pjesëmarrësit

do t’i përdorin parimet juridike të përdorura nga gjykatat për përcaktimin e kompetencave të gjykatës

në rastet që kanë të bëjnë me arbitrazhin.

3.2. Objektivat mësimor Pas përfundimit të këtij moduli, ju do të keni mundësi:

Të përcaktoni ekuilibrin mes të drejtës për të paditur dhe detyrimit për arbitërim;

Të përcaktoni nëse gjykata është kompetente për shqyrtimin e një ankesë kur palët e kanë

zgjedhur arbitrazhin si mekanizmin për zgjidhjen kontesteve ndërmjet tyre

Shqyrtoni kompetencat e gjykatave për nxjerrjen e masave të përkohshme

Të identifikoni dhe diskutoni zgjidhjet në rastet e procedurave paralele (pranë të dyjave,

gjykatave dhe tribunaleve të arbitrazhit)

Të shqyrtoni kompetencat e gjykatave për të vendosur mbi vlefshmërinë dhe/ose ekzistimin e

një marrëveshje të arbitrazhit

Të analizoni dhe gjykoni kompetencat e gjykatave për shqyrtimin e një vendimit të tribunalit të

arbitrazhit mbi kompetencat e veta (tribunalit)

Analizoni dhe gjykoni kompetencat e gjykatave për shqyrtimin e vendimeve të arbitrazhit

3.3. Vendosja e ekuilibrit mes të drejtës për të paditur dhe detyrimit

për arbitrim E drejta për të kërkuar mbrojtjen gjyqësore është e drejtë themelore dhe ekziston vetëm një numër i

kufizuar i rrethanave kur kjo e drejtë mund të dorëzohet apo të kufizohet. Njëra nga këto situate është

kur pala, me shkrim, heq dorë nga e drejta për të paditur, duke zgjedhur arbitrazhin e detyrueshëm si

mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve eventuale të cilat rrjedhin nga një marrëdhënie kontraktuese. Në

të kaluarën, gjykatat në shumë shtete nuk kishin një qëndrim të favorshëm ndaj klauzolave të arbitrazhit

dhe ato pranonin ankesat para tyre pavarësisht ekzistimit të këtyre klauzolave. Kjo situatë është duke

ndryshuar dhe gjykatat anë e mbanë botës në ditët e sotme janë më mbështetëse ndaj arbitrazhit.

Gjatë përpilimit të klauzolës së arbitrazhit ose gjatë fazave të hershme të shfaqjes së një kontesti, palët

duhet të kenë parasysh se: duke zgjedhur arbitrazhin ata heqin dorë nga e drejta për t’iu drejtuar

gjykatës. Ky është qëndrimi i gjykatave në shumicën e shteteve, megjithëse ekzistojnë disa rrethana

specifike në të cilat gjykatat mund të vendosin se ato janë kompetente, rrethana këto që shtjellohen në

pjesët vijuese të këtij moduli.

Është e njohur përgjithësisht se, për të pasur efektin e dëshiruar, arbitrazhi duhet të jetë i lirë nga

ndërhyrja e gjyqësore. Mirëpo, parakushti për t’iu shmangur juridiksionit gjyqësor është lidhja e një

marrëveshje të qartë ndërmjet palëve për zgjidhjen e kontesteve eventuale mes tyre përmes arbitrazhit.

Pa këtë “marrëveshje” apo “pëlqim” nuk mund të ketë arbitrazh.

Prandaj, gjykatave në disa raste ju ipet kompetenca për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me

përcaktimin e ekzistimit dhe vlefshmërisë së këtyre marrëveshjeve (megjithëse në vitet fundit

është duke u pranuar gjithnjë e më shumë se këto kompetenca i takojnë tribunalit të arbitrazhit). Një

Page 34: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 27

situatë tjetër kur gjykatave u lejohet të ndërhyjnë ka të bëjë me lëshimin e masave të përkohshme.

Përveç kësaj, në disa raste është pretenduar se gjykata ka të drejtë të shqyrtojë vendimin e tribunalit

të arbitrazhit mbi kompetencat e veta (të tribunalit). Dhe përfundimisht, kompetencat e

gjykatës për shqyrtimin gjyqësor të vendimit të arbitrazhit (e drejta e gjykatës për shqyrtimin e një

vendimi të tribunalit të arbitrazhit), pranohet në bazë të të gjitha rregullave dhe ligjeve të arbitrazhit.

Ligji i Kosovës mbi Arbitrazhin përmban dispozita të cilat e rregullojnë çështjen e kompetencave

gjyqësore në rastet kur palët janë pajtuar për zgjidhjen e kontesteve përmes arbitrazhit. Sikurse ligjet e

shteteve të tjera, Ligji i Kosovës i jep përparësi arbitrazhit nëse palët paraprakisht janë pajtuar për

zbatimin e tij. Nenet 3 dhe 7 të këtij Ligji përcaktojnë se gjykata nuk mund të ndërhyjë në një procedurë

të arbitrazhit dhe se duhet t’i refuzojë të gjitha ankesat të cilat i paraqiten asaj nëse palët janë pajtuar që

lënda e ankesës të zgjidhet përmes arbitrazhit. Për këtë arsye, është jashtëzakonisht me rëndësi që

gjykata të jetë në gjendje t’i zgjidhë rastet kur njëra palë e kundërshton zgjidhjen e kontestit përmes

arbitrazhit ndërsa pala tjetër insiston në këtë. Shpjegime më të hollësishme lidhur me situatat të cilat

mund të shfaqen në këto raste janë dhënë në pjesët vijuese të këtij Moduli.

3.4. Kufizimet në kompetencat gjyqësore kur palët kanë zgjedhur

arbitrazhin si mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve Neni 3 i Ligjit të Kosovës mbi arbitrazhin thotë si vijon “asnjë gjykatë në Kosovë nuk ka të drejtë të ndërhyjë

në procedurën e arbitrazhit, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me këtë ligj.” Kjo dispozitë i kufizon

kompetencat e gjykatave pas fillimit të një procedure të arbitrazhit dhe i ndalon palët nga paraqitja e

padive pranë një gjykatë pas fillimit të procedurës së arbitrazhit. Nëse një palë paraqet padi pranë një

gjykatë, e cila bazohet në një kontratë që përmban klauzolën e arbitrazhit, gjykata duhet ta refuzojë

padinë si të papranueshme, në përputhje me Nenin 7 të Ligjit. Megjithatë, sipas Ligjit, ky kufizim nuk

zbatohet në disa rrethana të caktuara, të cilat janë përshkruar dhe shtjelluar në hollësi në pjesët 3.5 –

3.10:

Gjykata mund të lëshojë masa të përkohshme me kërkesën e cilësdo palë, nëse pala

kërkuese paraqet prova se asaj mund t’i shkaktohet dëm ose humbje e menjëhershme

ose e pariparueshme nëse nuk merret masa e përkohshme

Me kërkesën e një pale, gjykata mund të urdhërojë ekzekutimin e masës së përkohshme të lëshuar nga tribunali i arbitrazhit

Me kërkesën e cilësdo palë, gjykata mund të shqyrtojë vendimin e tribunalit të

arbitrazhit mbi kompetencat e veta për kontestin përkatës

Me kërkesën e një tribunali të arbitrazhit, gjykata mund të ndihmojë në mbledhjen e provave ose ushtrimin e aktiviteteve të tjera gjyqësore të cilat tribunali i arbitrazhit nuk

është i autorizuar t’i ushtrojë

Në disa rrethana të caktuara, gjykata mund të vlerësojë nëse një marrëveshje e

arbitrazhit është e pavlefshme dhe e pa zbatueshme, ose se lënda e kontestit nuk

mbulohet nga marrëveshja e arbitrazhit

Me kërkesën e një pale, gjykata mund të shqyrtojë një vendim të marrë nga tribunali i arbitrazhit

Page 35: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 28

Është me rëndësi të theksohet se kufizimet në kompetencat e gjykatës kur palët kanë zgjedhur

arbitrazhin, është një çështje e cila merret shumë seriozisht nga gjykatat e shumicës së shteteve

nënshkruese të Konventës së Nju Jorkut. Si shembull, shumica e shteteve Evropiane mbajnë qëndrimin

se klauzola e arbitrazhit përbën një përjashtim eksplicit të kompetencave gjyqësore.

Në veçanti, Zvicra, e cila është e njohur si ndër shtetet që favorizon arbitrazhin, ka marrë qëndrimin se

asnjë lloj ndërhyrje nuk lejohet nga ana e gjykatës, pasi të ketë filluar procedura e arbitrazhit. Gjermania

është i vetmi shtet Evropian i cili, në ligjin mbi arbitrazhin, u lejon palëve që të paraqesin ankesë pranë

gjykatës para konstituimit të tribunalit të arbitrazhit. Arsyetimi për këtë është dhënë në komentarin e

Ligjit Gjerman si diçka e nevojshme për çështje të politikave publike dhe procedurave.

Sikurse shtetet tjera që janë anëtare të Konventës së Nju Jorkit, gjatë dekadave të fundit, gjykatat në

SHBA i kanë refuzuar çështjet të cilat i nënshtrohen arbitrazhit dhe janë duke i detyruar palët që

kontestet mes tyre të zgjidhen përmes arbitrazhit sa herë që ekziston një marrëveshje e vlefshme e

arbitrazhit mes tyre.

Sa i përket vendeve të Azisë, në përpjekjet e saj për t'u bërë një qendër ndërkombëtare arbitrazhit dhe

forum miqësore i arbitrazhit, Japonia është përpjekur të kufizojë kompetencat e gjykatave dhe shkoi aq

larg sa për të ndryshuar ligjin e saj të arbitrazhit në mënyrë që të favorizojë arbitrazhin kurdo që

çështjet lidhur me juridiksionin të jetë përfshirë.

Siç e shohim, përveç disa përjashtimeve në ligjet e disa vendeve, siç është Gjermania, gjykatat zakonisht

nuk lejohen të ndërhyjnë dhe janë të detyruara t’i drejtojnë palët në arbitrazh çdo herë kur mes tyre

është lidhur një marrëveshje e vlefshme e arbitrazhit. Prandaj, në mënyrë që arbitrazhi të zhvillohet dhe

zgjerohet në Kosovë, është me rëndësi që gjykata ta kuptojnë rolin e tyre dhe të përmbahen nga

shqyrtimi i çështjeve në rastet kur palët në fakt kanë pasur për qëllim përdorimin e arbitrazhin për

zgjidhjen e kontesteve të tyre.

3.5. Kompetencat e gjykatave për lëshimin e masave të përkohshme

dhe për ekzekutimin e masave të përkohshme të lëshuara nga

tribunalet e arbitrazhit

Cilado palë në pjesëmarrëse në procesin e arbitrazhit mund të kërkojë nga tribunali i arbitrazhit që të

lëshojë një masë të përkohshme kundër palës tjetër. Masa e përkohshme mund të jetë urdhër për mos-

zbulimin e informatave të cilat shqyrtohen gjatë procedurës së arbitrazhit, në përputhje me parimin e

fshehtësisë; ose mund të jetë një urdhër i përkohshëm për detyrimin e njërës palë që të depozitojë

siguri të shpenzimeve, nëse ekzistojnë prova të bindshme se pala është ose mund të falimentojë; Masa e

përkohshme poashtu mund të jetë një vendim i përkohshëm mbi ekzistimin e klauzolës së arbitrazhit.

Zakonisht, tribunalit të arbitrazhit i lejohet që të lëshojë masa të përkohshme mbi çdo çështje që e

konsideron të nevojshme.

Neni 8 i Ligjit të Kosovë mbi Arbitrazhin lejon një gjykatë që të lëshojë një masë të përkohshme me

kërkesë të një pale. Kjo zakonisht ndodh në rastet kur njëra palë nuk e pranon juridiksionin e tribunalit

të arbitrazhit dhe dorëzon kërkesë pranë gjykatës për lëshimin e një urdhri të përkohshëm. Këto situata

Page 36: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 29

shfaqen kur njëra balë beson se nuk ka ekzistuar kurrfarë marrëveshje e arbitrazhit, dhe kërkon nga

gjykata të lëshojë një masë të përkohshme për pezullimin e procedurës së arbitrazhit.

Masa e përkohshme mund të lëshohet për shumë arsye, me kusht që pala kërkuese të dëshmojë se në

mungesë të kësaj mase asaj do t’i shkaktohen dëme ose humbje të pariparueshme. Një situatë e tillë

mund të lind kur një palë beson se nuk ka pasur fare një marrëveshje arbitrazhi, dhe ajo kërkon nga

gjykata që të lëshojë një masë të përkohshme për të qëndruar procedura e arbitrazhit.

Një mënyrë paraprak të lëshuar nga një gjykatë mund të mbulojnë shumë fusha të tjera, për sa kohë që

një parti jep prova të besueshme se dëmtimi i menjëhershëm ose të pariparueshme, humbje ose dëmtim

do të rezultojë në atë mënyrë që paraprakisht nëse nuk është dhënë. Neni 8 konfirmon se pavarësisht

nga ekzistenca e një marrëveshjeje arbitrazhi ose fillimit të procedurës së arbitrazhit, një gjykatë e

juridiksionit kompetent mund të lëshojë urdhra paraprake nëse kjo kërkohet. Neni 8 përcakton se

pavarësisht nga ekzistimi i marrëveshjes së arbitrazhit dhe pavarësisht nga fillimi i procedurës së

arbitrazhit, një gjykatë kompetente mund të lëshojë një masë të përkohshme nëse kjo kërkohet

Por më tepër, Neni 15(1) i Ligjit të Kosovës mbi Arbitrazhin përcakton se tribunali i arbitrazhit mund të

lëshojë masa të përkohshme nëse kjo kërkohet nga njëra palë, nëse pala ka ofruar prova bindëse se në

mungesë të masës së përkohshme asaj do t’i shkaktohen dëme të pariparueshme. Neni 15(2) përcakton

që secila palë mun të kërkojë një gjykatë kompetente të përmbaroj një masë të tillë. Sidoqoftë, nëse

masa e përkohshme e lëshuar nga tribunali konstatohet të ketë qenë e paarsyeshme, atëherë pala në

dobi të së cilës është lëshuar masa e përkohshme ka për detyrë ta kompensojë dëmin e pësuar nga pala

tjetër si pasojë e ekzekutimit të masës së përkohshme (Neni 15(3)).

Edhe pse Ligji ofron pak udhëzime ose kufizime lidhur me fushat në të cilat masat e përkohshme janë të

lejuara, dispozita më të detajuara për masat e përkohshme të lëshuara nga nga tribunali i

arbitrazhitrregullat e gjykatës së arbitrazhit procedurale janë dhënë nën kaptullin e Masave të

Përkohshme të Rregullave të Arbitrazhit të Kosovës, Neni 27.

3.6. Kompetencat e gjykatës për shqyrtimin e vendimit të tribunalit të

arbitrazhit mbi kompetencat e tij mbi kontestin Tribunali i arbitrazhit është kompetent për të vendosur mbi kompetencat e veta. Kjo kompetencë,

poashtu e njohur si parimi “kompetencë-kompetencë” (origjinali: kompetenz-kompetenz) është i njohur

nga të gjitha ligjet apo rregullat e arbitrazhit në mbarë botën, dhe i ep tribunalit të drejtën për të

vendosur nëse mund ta dëgjojë një rast të caktuar, kurdo që njëra nga palët kundërshton kompetencën

e tribunalit. Procedura për kundërshtimin e kompetencës së një tribunali të arbitrazhit është përcaktuar

në Kreun IV të Ligjit mbi Arbitrazhin dhe do të shtjellohet më hollësisht në Modulin 7 të këtij kursi.

Për qëllime të këtij Moduli, ne do të supozojmë se pas një kundërshtimit të pasuksesshëm të

kompetencës të tij, tribunali i arbitrazhit vendos ta vazhdojë shqyrtimin e rastit. Ky vendim i tribunalit

mund të rishqyrtohet nga një gjykatë kompetente me kërkesën e njërës nga palët. Neni 14.5 i Ligjit të

Kosovës mbi Arbitrazhin u lejon palëve që t’u drejtohen gjykatave në raste të këtilla duke përcaktuar se

“secila palë mund të kërkojë nga gjykata që të shqyrtojë vendimin e tribunalit të arbitrazhit lidhur me

Page 37: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 30

kompetencën e tij mbi kontestin përkatës” Kjo kërkesë, megjithatë, nuk e ndalon tribunalin e arbitrazhit

për të vazhduar me procedurat të arbitrazhit dhe marrjen e vendimit.

Në rast se tribunali i arbitrazhit vendos të vazhdojë me procedurën e arbitrazhit pavarësisht nga fakti se

gjykata është duke e shqyrtuar vendimin e saj mbi kompetencën, atëherë,do të ketë procedura paralele

në të njëjtën kohë. Pasi që procedurat paralele implikojnë kosto të dyfishtë dhe mos efikasitet në kohë,

disa tribunale të arbitrazhit vendosin t’i pezullojnë procedurat e tyre deri në marrjen e vendimit mbi

kompetencën e tribunalit nga gjykata. Ky vendim gjithmonë i përket tribunalit të arbitrazhit, pasi që ligji

ia ofron këtë mundësi, mirëpo çështjet e kostos dhe të efikasitetit në kohë duhet të merren parasysh

nga tribunali i arbitrazhit kurdo që të vendosë mbi vazhdimin e procedurave.

3.7. Kompetencat e gjykatës për të ndihmuar në mbledhjen e provave Ndihma e gjykatës në mbledhjen e provave është përcaktuar në nenin 28 të Ligjit të Kosovës mbi

Arbitrazhin. Në bazë të këtij neni, tribunali mund të kërkojë ndihmë nga gjykata, me qëllim të mbledhjes së

provave ose për kryerjen e punëve tjera gjyqësore të cilat tribunali i arbitrazhit nuk është kompetent për t’i kryer.

Kjo kërkesë poashtu mund të parashtrohet nga cilado palë, mirëpo për ushtrimin e kësaj të drejte palët

duhet që paraprakisht të marrin miratimin e tribunalit të arbitrazhit.

Çështjet që ndërlidhen me provat janë shpesh shumë të ndërlikuara, dhe tribunalet e arbitrazhit

ndonjëherë nuk i posedojnë mekanizmat e nevojshëm për mbledhjen e provave. Megjithëse natyra jo

formale e arbitrazhit është njëra ndër përparësitë kryesore të tij, rregullat procedurave të gjykatave

ndonjëherë u ofrojnë palëve sigurinë e cila ju nevojitet atyre. Për këtë qëllim (mbledhjen e provave)

ekziston një mori e procedurave gjyqësore të cilat tribunali i arbitrazhit nuk mund t’i ushtrojë, dhe për

këtë arsye ai duhet të kërkojë ndihmën e gjykatës. Një rast i këtillë mund të jetë kur tribunali i

arbitrazhit ka lëshuar një urdhër kundër njërës palë për të paguar sigurinë për shpenzimet të arbitrazhit

për shkak të provave bindëse që tregojnë pala do të falimentojë së shpejti. Në këtë rast, pasi që tribunali

i arbitrazhit nuk mund të ekzekutojë këtë vendim dhe të detyrojë pagesën e sigurimit të shpenzimeve,

duhet të kërkoj ndihmën e gjykatës. Kjo kërkesë për ndihmë dhe bashkëpunim ndërmjet një tribunali të

arbitrazhit dhe një gjykate nuk konsiderohet si ndërhyrje ose intervenim i gjykatës në procedurën e

arbitrazhit.

3.8. Kompetencat e gjykatës për të vendosur mbi vlefshmërinë dhe/ose

eksiztencën e një marrëveshje të arbitrazhit Përcaktimi i ekzistencës dhe vlefshmërisë së një marrëveshje të arbitrazhit janë çështje të cilat kanë

shkaktuar shumë debate, me fokus të veçantë në autoritetin kompetent për vendosjen e këtyre dy

çështjeve: arbitërit apo gjykatat. Siç është përcaktuar në pjesën 3.6, arbitërit mund të vendosin mbi

kompetencat e tyre, mirëpo vendimi i arbitërave mund t’i nënshtrohet shqyrtimit nga gjykatat.. Dilemat

vazhdojnë mbi çështjen se a mund të vendosë gjykata mbi rastet e ekzistencës dhe vlefshmërisë së një

marrëveshje të arbitrazhit. Pasi që gurthemeli i arbitrazhit është “pëlqimi”, mund të argumentohet se

ekzistimi i “pëlqimit” ose “marrëveshjes” nuk duhet të vendoset nga tribunali i arbitrazhit mirëpo nga

gjykata.. Në anën tjetër, ekzistojnë poashtu shumë argumente që këto dy çështje të vendosen nga

tribunali i arbitrazhit, posaçërisht pasi që njëra ndër arsyet kryesore për zgjedhjen e arbitrazhit nga palët

është për t’iu shmangur zgjidhjes së kontesteve në gjykatë.

Page 38: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 31

Konventa e Nju Jorkut, Modeli i Ligjit UNCITRAL dhe shumica e rregullave të arbitrazhit ofrojnë një

mekanizëm për të detyruar arbitrazhin aty ku është përcaktuar një marrëveshje të vlefshme të

arbitrazhit. Një dispozitë kyçe e Konventës së Nju Jorkut dhe Modeli i Ligjit UNCITRAL thekson se

gjykata do t’i drejtojë palët në arbitrazh përveç nëse konstaton se klauzola e arbitrazhit është nule dhe e

pavlefshme apo e pa zbatueshme. Edhe pse konventa e Nju Jorkut nuk e përcakton se kush duhet të

vendosë mbi vlefshmërinë dhe ekzistimin e marrëveshjes së arbitrazhit. Modeli i Ligjit UNCITRAL

parimisht thekson se tribunali i arbitrazhit mund të vendosë mbi kompetencën e vet mbi rastin. Shumica

e sistemeve ligjore janë në favor që tribunali i arbitrazhit të vendosë mbi këto raste edhe atëherë kur

kemi të bëjmë me çështjen e përcaktimit të vlefshmërisë dhe ekzistencës së marrëveshjes së arbitrazhit.

Mirëpo janë dy sisteme të veçanta të cilat kanë qasje tërësisht të ndryshme mbi këtë çështje. Njëra

është sistemi Amerikan dhe tjetri është sistemi Francez.

3.8.1 Sistemi i SHBA-ve

Sistemi ligjor i SHBA-së ka arritur një kompromis në këtë çështje e cila fokusohet se a duhet pala të

sulmojë mbarë kontratën si të pavlefshme, apo vetëm klauzolën e arbitrazhit. Nëse pala sfiduese pohon

se e mbarë kontrata është e pavlefshme, dhe kështu që edhe klauzola e arbitrazhit është e pavlefshme,

gjykatat e SHBA-ve do ta dërgojnë apo kthejnë këtë çështje në arbitrazh. Mirëpo nëse pala pohon se

vetëm klauzola e arbitrazhit është e pavlefshme ose e mangët (si p.sh. nëse klauzola e arbitrazhit është

përfshirë në kontratë përmes përfaqësimit të rrejshëm), atëherë gjykata do të vendosë mbi rastin.

Poashtu, nëse pala pohon se kontrata asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi, në vend se të pohojë

pavlefshmërinë e kontratës, gjykatat në SHBA-ve kanë marrë qëndrimin se gjykatat duhet vetë të

vendosin për çështjen e “ekzistencës”, para se t’i drejtojnë palët në arbitrazh.

3.8.2 Sistemi francez

Sistemi ligjor i Francës ka një qëndrim tjetër ndaj arbitrazhit dhe bazohet në dy pikëpamje. E para, nëse

një tribunal arbitrazhi ka filluar procedurat e tij në një çështje, atëherë gjykatat do të refuzojnë çdo

juridiksion dhe do t’i udhëzojnë të gjitha çështjet në arbitrazh, duke përfshirë edhe çështjet e

vlefshmërisë dhe ekzistencës së klauzolës së arbitrazhit. Së dyti, nëse një tribunal arbitrazhi ende nuk

është formuar dhe se nuk ka filluar procedurat, gjykata ndërmerr një shqyrtim të kufizuar të

vlefshmërisë dhe ekzistencës së klauzolës së arbitrazhit. Nëse gjykata konstaton se klauzola e arbitrazhit

është nule dhe e pazbatueshme, atëherë gjykata e mban juridiksionin. Dhe nëse, në të kundërtën,

konstaton se çështja e vlefshmërisë dhe ekzistencës nuk është plotësisht negative, atëherë do të

detyrojë palët në arbitrazh.

3.8.3. Ligji i Kosovës për arbitrazhin

Ligji mbi arbitrazhin ka një qëndrim që është një përzierje e sistemit Amerikan dhe atij Francez. Neni 7 i

Ligjit të Kosovës mbi Arbitrazhin thekson se “Gjykata, para së cilës është ngritur një padi lidhur me një

çështje, e cila i nënshtrohet arbitrazhit, e hedh poshtë padinë, nëse i padituri në përgjigjen e tij ndaj padisë thirret

në marrëveshjen e arbitrazhit, përveç nëse gjykata konstaton se marrëveshja e arbitrazhit është e pavlefshme

ose që çështja kontestuese nuk mbulohet nga marrëveshja e arbitrazhit”.. Nga ana tjetër Neni 14.1 thekson

se është çështje e tribunalit të arbitrazhit për “vendosur mbi vlefshmërinë e marrëveshjes së arbitrazhit dhe

se a është kompetent për zgjidhjen e kontestit i cili i është parashtruar”. Është e qartë nga këto dy dispozita

se çështjet mbi ekzistencën (nëse një marrëveshje është nule dhe e pazbatueshme) janë nën juridiksionin

Page 39: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 32

e gjykatës (Neni 7), ndërsa çështjet që kanë të bëjnë me vlefshmërinë e klauzolës së arbitrazhit do të

vendosen nga vetë tribunali i arbitrazhit (Neni 14).

Çështjet që ndërlidhen me vlefshmërinë dhe ekzistimin e marrëveshjes së arbitrazhit, janë poashtu të

rëndësishme për arsye se procedura paralele mund të zhvillohen edhe në tribunal të arbitrazhit edhe në

gjykatë. Kjo situatë mund të paraqitet nëse njëra palë fillon procedurat pranë tribunalit të arbitrazhit të

bazuara në një klauzolë të arbitrazhit të përfshirë në kontratë, kurse pala tjetër parashtron një kërkesë

paranë një gjykate dhe kërkon për ndërprerje të procedurave të arbitrazhit. Pyetja tani parashtrohet se

cili institucion duhet t’i pezullojë procedurat për ta lejuar tjetrin të vazhdojë. Kjo është një situatë shumë

e ndërlikuar për të cilën asnjë juridiksion nuk ka arritur ende të ofrojë një përgjigje të qartë. Sido që të

jetë, gjykata e cila vendos çështje të tilla sipas ligjit të Kosovës për Arbitrazhin gjithnjë ka përparësi që të

vendosë nëse çështja e cila i është paraqitur asaj ka të bëjë me “vlefshmërinë” apo “ekzistencën” e

klauzolës së arbitrazhit. Pas këtij përcaktimit,

Ligji është mjaft i qartë dhe kërkon nga gjykata që të refuzojë çdo kërkesë si të pavlefshme nëse ekziston

një marrëveshje e vlefshme e arbitrazhit. Mirëpo, nëse gjykata konstaton se marrëveshja është nule dhe

e pazbatueshme, nuk është e detyruar të përcjell çështjen në arbitrazh.

Pasi që arbitrazhi tashmë është themeluar si një metodë e besueshme për zgjidhjen e kontesteve, është e

kuptueshme që numri i rasteve të cilat favorizojnë mbajtjen e juridiksionit të gjykatave në çështjet e

vlefshmërisë dhe të ekzistencës së një marrëveshjeje të arbitrazhit është në rënie e sipër. Mirëpo, pasi

që dallimi në mes të kontestit gjyqësor dhe arbitrazhit mbetet i dukshëm, është e rëndësishme që

autoritetet kompetente të dinë se cilat elemente duhet të merren parasysh gjatë vendosjes se nëse një

rast duhet të mbetet pranë tyre. Përsëri “pëlqimi” i palëve për arbitrazh është çështja kyçe për të gjitha

këto vendime. Është e rëndësishme që të lehtësohet arbitrazhi kur palët vërtet e dëshirojnë këtë dhe

kishte një marrëveshje të qartë të arbitrazhit; dhe të mos lejohet arbitrazhi atëherë kur njëra palë apo

që të dy palët nuk e kishin dëshiruar atë që nga fillimi. Si tribunalet e arbitrazhit ashtu edhe gjykatat

duhet të nisen nga elementi i “pëlqimit”. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ballafaqohen me çështje të

tjera që ndërlidhen me vlefshmërinë dhe ekzistencën e një marrëveshje të arbitrazhit. Këto çështje do të

shtjellohen më hollësisht në Modulin 5 të këtij kursi.

3.9. Kompetencat e gjykatës për shqyrtimin e vendimeve të arbitrazhit Krahasuar me situatat e përmendura në pjesët e mëparshme të këtij Moduli, ku kompetencat e gjykatave

janë mjaft të paqarta (mjegullta) dhe ekzistojnë sisteme të ndryshme për të zgjidhjen e çështjes së

kompetencave, një kompetencë e qartë dhe e pamohueshme e gjykatës është kompetenca

për shqyrtimin gjyqësor të vendimeve të arbitrazhit. Pas marrjes së vendimit të arbitrazhit, secila

palë mund të kërkojë shqyrtimin gjyqësor të atij vendimi. Kjo mundësi lejohet vetëm në rrethana të

caktuara të cilat lidhen ngushtë me çështjen e njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve të arbitrazhit, sepse

siç është potencuar edhe më sipër vendimet e arbitrazhit në përgjithësi nuk i nënshtrohen të drejtës së

ankesës.

Page 40: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 33

Shqyrtimi gjyqësor i një vendimi mund të kërkohet nga gjykata kompetente e cila mund të jetë:

gjykata në shtetin e parashtruesit së kërkesës

gjykata në shtetin e të akuzuarit

gjykata në vendin e arbitrazhit

Zakonisht, shqyrtimi gjyqësor kërkohet pranë gjykatave të shtetit të parashtruesit të kërkesës apo të

shtetit të të akuzuarit kurdoherë kur njohja apo ekzekutimi i një vendimi të arbitrazhit kërkohet në

njërën prej këtyre shteteve. Në raste të këtilla, pala në favor të së cilës është nxjerrë vendimi mund të

kërkojë ekzekutimin e tij nga një gjykatë e caktuar (si p.sh në gjykatën e shtetit të palës tjetër). Mirëpo

pala tjetër mund të kërkojë shqyrtim gjyqësor të vendimit dhe të refuzoj ekzekutimin e vendimit pranë

gjykatës së njëjtë.

Shqyrtimi gjyqësor në vendin e arbitrazhit është në fakt më i shpeshti dhe shumë sisteme ligjore kanë

përvetësuar këtë mënyrë në bazë të së cilës gjykata (ku arbitrazhi ndodhë) do të ketë fuqinë e shqyrtimit

gjyqësor të një vendimit të tribunalit të arbitrazhit i cili mbahet në shtetin e njëjtë.

Siç është cekur më lartë, shqyrtimi gjyqësor është shumë i ndërlidhur me çështjet e ekzekutimit dhe

njohjes së vendimeve të arbitrazhit. Zakonisht, shqyrtimi gjyqësor nuk lejohet nëse nuk ka baza për

kundërshtimin e njohjes dhe ekzekutimit të një vendimi të arbitrazhit. Bazat për ekzekutimin e

vendimeve të arbitrazhit do të shtjellohen më hollësisht në Modulin 10 të këtij kursi.

Page 41: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 34

3.10. Ushtrim: arbitrazhi ose gjykata Parashtruesi i kërkesës ABC dhe pala përgjegjëse XYZ janë takuar gjatë një panairi afarist për kompanitë

e ndërtimit në korrik 2007. Parashtruesi ishte i interesuar të kontraktoj kompaninë për “ndërtim &

dizajn” në mënyrë që të përgatis dizajnimin dhe ndërtoj një qendër tregtare pesë-katëshe. Për këtë arsye

kishte pyetur palën përgjegjëse dhe disa kompani të tjera t’i dërgojnë ofertat e tyre. Pala përgjegjëse

kishte dërguar ofertën më 1 gusht 2007 kurse parashtruesi kërkesës e kishte njoftuar se do t’ja dërgoj

pranimin brenda një jave. Më 7 gusht 2007, herët në mëngjes, parashtruesi kishte përgatitur pranimin me

shkrim dhe ja kishte dërguar palës përgjegjëse. Megjithatë, pala përgjegjëse deklaron se e kishte revokuar

ofertën para se parashtruesi e kishte dërguar pranimin, dhe si dëshmi kishte ofruar kopjen e dërguar me

e-mail më 6 gusht. Me sa duket, për shkak se serveri ishte prishur në punën e parashtruesit, kjo e kishte

pamundësuar leximin e këtij e-maili deri në pasditen e 7 gushtit. Pala përgjegjëse pohon pasi që në mes

tyre nuk ka ekzistuar ndonjë kontratë (pasi që kishte revokuar ofertën), ai nuk konsideron se duhet ta

kryej punën e dizajnimit dhe ndërtimit për parashtruesin e kërkesës, në anën tjetër procedura e

arbitrazhit kishte filluar kundër palës përgjegjëse për shkeljen e kontratës.

Oferta e dërguar nga pala përgjegjëse përmbante dispozitën e arbitrazhit, e cila përcaktonte që:

“Çdo kontest, kërkesë apo mosmarrëveshje që rrjedh ose lidhet me këtë kontratë, duke përfshirë

interpretimin, shkeljen pse përfundimin e kësaj kontrate, do të përcaktohet me formë të prerë gjatë

procedurës së arbitrazhit në përputhje me Ligjin e Kosovës mbi Arbitrazhin. Paneli i arbitrazhit duhet të

përbëhet prej tre arbitërave. Vendi ku do të zbatohet procedura do të jetë Prishtina, Kosovë. Gjuha e cila

do të përdoret do të jetë gjuha shqipe”.

Udhëzime:

Pjesëmarrësit do të ndahen në dy grupe punuese. Grupi 1 do të paraqes argumentimin në favor të asaj

se kontesti në fjalë duhet të vendoset në gjykatë, ndërsa Grupi 2 do ta paraqes argumentimin në favor të

zgjidhjes së kontestit përmes gjykatës së arbitrazhit.

Pyetje:

1. Duke pasur parasysh që çështja duhet zgjidhet brenda afatit të caktuar në marrëveshjen e

arbitrazhit, a ka gjykata e arbitrazhit juridiksion të vendos vetëm bazuar në kompetencën e vetë?

Çka lidhur me kompetencën për të vendosur lidhur me vlefshmërinë e marrëveshjes së

arbitrazhit?

2. A do të ndryshonte përgjigjja juaj, nëse konsiderojmë që çështja e cila duhet të zgjidhet ka të

bëjë me “ekzistimin” e marrëveshjes së arbitrazhit?

Page 42: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 35

3.11. Përmbledhje Ky modul u ka ofruar pjesëmarrësve një analizë të thellë të çështjeve që ndërlidhen me kompetencat e

kufizuara të gjykatave kur palët kanë zgjedhur arbitrazhin si mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve. Janë

analizuar situata specifike në të cilat gjykatat mund të ndërhyjnë gjatë vijimit të procedurave të

arbitrazhit si dhe parimet dhe rregullat sipas të cilave duhet të zgjidhen këto situata.

Në këtë modul, ju mësuat që:

Të përcaktoni ekuilibrin mes të drejtës për të paditur dhe detyrimit për arbitrim;

Të përcaktoni nëse gjykata është kompetente për shqyrtimin e një ankesë kur palët e kanë zgjedhur arbitrazhin si mekanizmin për zgjidhjen kontesteve ndërmjet tyre

Shqyrtoni kompetencat e gjykatave për nxjerrjen e masave të përkohshme

Të identifikoni dhe diskutoni zgjidhjet në rastet e procedurave paralele (pranë të dyjave,

gjykatave dhe tribunaleve të arbitrazhit)

Të shqyrtoni kompetencat e gjykatave për të vendosur mbi vlefshmërinë dhe/ose

ekzistimin e një marrëveshje të arbitrazhit

Të analizoni dhe gjykoni kompetencat e gjykatave për shqyrtimin e një vendimit të

tribunalit të arbitrazhit mbi kompetencat e veta (tribunalit)

Analizoni dhe gjykoni kompetencat e gjykatave për shqyrtimin e vendimeve të arbitrazhit

Page 43: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 36

MODULI 4:

MARRËVESHJA E ARBITRAZHIT

Page 44: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 37

4.1. Hyrje Ky modul përmban rregullat dhe parimet të cilat duhet të merren parasysh nga palët gjatë hartimit të një

marrëveshje të arbitrazhit. I analizon çështjet të cilat duhet shqyrtuar gjatë procesit të hartimit, siç është

ligji i aplikueshëm, vendi dhe gjuha e arbitrazhit, sekreti, dhe provat si dhe tregon ndikimet e përfshirjes

dhe mos përfshirjes së këtyre elementeve në klauzolën apo marrëveshjen e arbitrazhit.

4.2. Objektivat mësimore Pas përfundimit të këtij moduli, ju do të keni mundësi:

Të përmblidhni rëndësinë e përfshirjes së klauzolave “zgjedhja e ligjit” dhe “zgjedhja e

forumit” në kontratë;

Të numëroni çështjet të cilat duhet të merren parasysh gjatë hartimit të një klauzole të

arbitrazhit;

Të analizoni rëndësinë e caktimit të vendit të arbitrazhit (forumit) dhe gjuhës së arbitrazhit në klauzolë;

Të diskutoni nevojën e përcaktimit të institucionit të arbitrazhit dhe të rregullave të

aplikueshme të arbitrazhit në rastin e një kontesti;

Të shpjegoni rëndësinë e sekretit në një marrëveshje të arbitrazhit;

Të hartoni marrëveshje dhe/ose klauzola të arbitrazhit në bazë të elementeve të përmendura në modul.

4.3. Klauzolat “Zgjedhja e Ligjit” dhe “Zgjedhja e Forumit” në

kontratë Kontratat moderne përmbajnë një numër klauzolash të cilat përmbajnë kushte të llojllojshme mbi të cilat

ndërtohet një marrëdhënie kontraktuese. Në dekadat e fundit, dy klauzola në veçanti kanë marrë një

rëndësi të posaçme dhe ato janë “Zgjedhja e Ligjit” (ZEL) dhe “Zgjedhja e Forumit” (ZEF). Përfshirja e

këtyre dy klauzolave në kontratë është e rëndësisë së veçantë nëse palët zgjedhin arbitrazhin si formë e

zgjidhjes së kontesteve në mënyrë që tribunali i arbitrazhit të ketë një kuptim më të mirë të ligjeve

përmbajtjesore dhe procedurale të cilat duhet të zbatohen për zgjidhjen e kontestit.

4.3.1. Klauzola për zgjedhjen e Ligjit

Klauzolat “Zgjedhja e Ligjit” janë ato klauzola të kontratës në të cilat palët sqarojnë se cili ligj do të

zbatohet në rast të shfaqjes së kontestit nga marrëdhënia kontraktuese. Ligji që përcaktohet në këto

klauzola është zakonisht Ligji përmbajtësor i shtetit të njërës palë, ligji i një shteti (pale) të tretë apo

ndonjë konventë ndërkombëtare. Nëse të gjitha palët janë gjeografikisht të vendosura në një shtet,

atëherë ligji i aplikueshëm për çështjen kontestuese është ligji i atij shteti, edhe nëse kontrata nuk

përmban klauzolën zgjedhja e ligjit. Ligji i aplikueshëm për çështjet procedurale në këtë rast është ligji i

forumit lokal.

Situata ndërlikohet kur kemi të bëjmë me kontrata ndërkombëtare, kur palët vijnë nga shtete me ligje të

ndryshme apo sisteme plotësisht të ndryshme ligjore dhe kur zbatimi i njërit apo tjetrit ligj mund të

ndikojë dukshëm në përfundim/rezultat.

Page 45: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 38

Në këto raste, është shumë me rëndësi që palët të përfshijnë në kontratë klauzolën “zgjedhja e ligjit” në

mënyrë që t’i shmangen ndërlikimeve apo ngatërrimeve dhe në mënyrë që të mos përfundojnë me

zbatimin e ligjit të cilin ata nuk e pëlqejnë apo nuk kanë njohuri për të. Klauzola e zgjedhjes së ligjit mund

t’i shmangë këto probleme dhe palët janë të lira të zgjedhin cilindo ligj që dëshirojnë ta zbatojnë për

zgjidhjen e kontestit.

Palët madje mund të zgjedhin një ligj të një shteti të tretë që nuk ka fare lidhje me kontratën, përpos në

qoftë se dëshmohet se (1) palët e kanë zgjedhur këtë ligj për t’i ikur zbatimit të dispozitave të

detyrueshme të sistemit të tyre përkatës ligjor, apo (2) klauzola është përfshirë në kontratë me

mashtrim apo nën presion, apo (3) zgjedhja është bërë si rezultat i ndonjë elementi tjetër me qëllim të

keq. Në këtë rast, autoriteti vendim-marrës nuk është i detyruar që të respektoj nenin e zgjedhjes së

ligjit dhe do të zgjedh ligjin më të përshtatshëm për ta zbatuar në atë kontratë duke e shfrytëzuar

parimin e “lidhjes për të përafërt...”, sipas së cilit ligji i shtetit i cili ndërlidhet më se shumti me kontratën

dhe zbatimin e saj duhet të aplikohet për zgjidhjen e kontestit.

Shembuj të Klauzolave “Zgjedhja e Ligjit”

Shembulli 1

“Çdo kontest që del nga kjo kontratë apo ndërlidhet me këtë kontratë do të rregullohet përfundimisht

në pajtim me Ligjin e Kosovës mbi Detyrimet”

Shembulli 2

“Ligji që rregullon çdo kontest mes palëve mbi kontratën në fjalë është Konventa e Kombeve të

Bashkuara mbi Kontratat për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave”

Shembulli 3

“Ligji i aplikueshëm për çështjet përmbajtësore të cilitdo kontest mes palëve është ligji i Gjermanisë,

ndërsa çështjet procedurale do të rregullohen me ligjin e forumit”

4.3.2. Klauzola për zgjedhjen e forumit

Klauzola “zgjedhja e forumit” është klauzola sipas të cilës palët pajtohen për forumin ose autoritetin që

do të vendos ose zgjidhë kontestet mes palëve. Kjo klauzolë u mundëson palëve të caktojnë një gjykatë

apo një metodë specifike për zgjidhjen e kontesteve, siç është arbitrazhi. Zakonisht, palët insistojnë që

kontestet të zgjidhen nga një forum i vendit të tyre, meqë kjo është më e përshtatshme për to. Forumi

vendor është zakonisht më i prirur për t’i dhënë përparësi qytetarëve apo kompanive vendose se sa

atyre të huaja. Për më tepër, pala e cila paraqet një kërkesë para një forumi vendor, nuk ka nevojë të

udhëtojë jashtë shtetit, të punësojë avokatë të huaj, apo të parashtrojë kërkesën para një

forumi/autoriteti të cilin nuk e ka të njohur. Meqë të dy palët zakonisht insistojnë që të zgjidhet forumi i

shtetit të tyre nën këtë klauzolë, shpesh shfaqet nevoja për kompromis. Ndaj edhe është bërë praktikë e

Page 46: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 39

zakonshme në marrëdhëniet e kontraktuese ndërkombëtare që nën këtë klauzolë të zgjidhet një forum i

vendosur në një vend të tretë neutral.

Në përgjithësi janë tri forma të klauzolave “zgjedhja e forumit” që shfrytëzohen më së shpeshti në

kontratat komerciale:

1. Forma e parë është klauzola ku palët i referohen hedhjes në gjyq- d.m.th. gjykatës së një shteti

përkatës apo një shkalle përkatëse (p.sh. Gjykata Ekonomike e Prishtinës, Kosovës apo Gjykata

Komunale e Cyrihut, Zvicrës). Kjo klauzolë do të dukej si më poshtë:

“Çdo kontest, paqartësi apo ankesë që del nga kjo kontratë do të zgjidhet përfundimisht nga

Gjykata Ekonomike e Kosovës në përputhje me rregullat dhe procedurat përkatëse të kësaj

Gjykate”

2. Forma e dytë është klauzola ku palët i referohen arbitrazhit si mekanizëm për zgjidhjen e

kontesteve, dhe ku ata caktojnë një institucion specifik të arbitrazhit para të cilit do të

parashtrohet rasti dhe ku caktohen rregullat specifike të arbitrazhit të cilat do të aplikohen.

Kjo klauzolë do të dukej kështu si më poshtë:

“Çdo kontest, paqartësi apo ankesë që del nga kjo kontratë do të zgjidhet përfundimisht me

arbitrazh në Shoqatën Gjermane të Arbitrazhit në përputhje me rregullat e arbitrazhit të kësaj

Shoqate”

3. Forma e tretë është një klauzolë e zgjidhjes shumë-hapëshe të kontesteve që i referohet

negociatave si proces fillestar dhe pastaj ndërmjetësimit, arbitrazhit dhe hedhjes në gjyq si hapi

i fundit. Kjo klauzolë do të dukej si më poshtë:

“Çdo kontest që del nga kjo marrëdhënie kontraktuese do të zgjidhet me anë të negociatave

me mirëbesim mes palëve. Nëse mosmarrëveshja nuk zgjidhet me negociata brenda 30 ditëve,

palët do ta parashtrojnë kontestin para një paneli prej 3 arbitërave në Qendrën e Arbitrazhit të

Zvicrës”

Tri format e klauzolave të cekura më sipër janë vetëm modele që mund të shfrytëzohen nga palët në

kontratat e tyre. Meqenëse format alternative të zgjidhjes së kontesteve, posaçërisht arbitrazhi, mund t’i

përshtaten rrethanave specifike të secilit rast dhe mund të “përshtaten” sipas nevojave të palëve, i takon

hartuesit të kontratës të vendos se çka do të vëj nën nenin e zgjedhjes së forumit. Megjithatë, klauzola e

zgjedhjes së forumit duhet të jetë shumë e qartë dhe e dallueshme ashtu që të mos lihet vend për

interpretime të ndryshme dhe të mos detyroj asnjërën palë t’i drejtohet një forumi të papërshtatshëm

ose të padëshiruar.

Në Kosovë, për t’u përcaktuar për arbitrazh institucional (ose si një nivel të vetëm ose shumë-nivele të

mekanizmit te zgjidhjes së kontesteve), kontrata duhet të përfshijë një prej klauzolave model të të dy

institucioneve, Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike të Kosovës

(www.kosovo-arbitrazhit.com) ose Qendrës për Zgjidhjen Alternative të Konetsetve pranë Odës

Ekonomike Amerikane në Kosovë (www.adr-ks.org).

Page 47: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 40

4.3.3. Arbitrazhi në klauzolën për zgjedhjen e forumit

Siç është cekur në modulet e mëparshme, arbitrazhi mund të përdoret vetëm nëse palët shprehimisht

janë pajtuar për këtë. Pa e specifikuar arbitrazhin si një forum i zgjedhur për zgjidhjen e kontesteve, ky

proces nuk mund të mbahet. Palët mund të pajtohen që kontestet që mund të ndodhin në të ardhmën t’í

zgjidhin perms arbitrazhit ose mund të pajtohen për arbitrazh pas lindjes së kontestit. Opsioni I pare

është më i preferueshëm për shkak se ajo është zakonisht më e lehtë të pajtohen për një metodë për

zgjidhjen e kontestit përderisa palët janë marrëdhënie të mira — por është më e vështirë të arrijnë atë

marrëveshje/pajtim mbasi të lind kontesti.

Palët mund të pajtohen për përdorimin e arbitrazhit në një nga mënyrat në vijim:

Duke e përfshirë një klauzolë të arbitrazhit në kontratën e tyre. Mënyra më e zakonshme e

përcaktimit të arbitrazhit si formë e zgjidhjes së kontesteve eventuale mes palëve është duke iu

referuar arbitrazhit në klauzolën e zgjedhjes së forumit. Në këtë klauzolë zakonisht përcaktohet

edhe institucioni i arbitrazhit para të cilit do të zhvillohet procesi si dhe rregullat procedurale që do

të aplikohen gjatë dëgjimeve. Disa klauzola janë edhe më të hollësishme, dhe përcaktojnë edhe

mënyrat e zgjedhjes së arbitërave dhe përcaktojnë shkallën e sekretit që do të aplikohet për rastin

në fjalë.

Duke nënshkruar një marrëveshje të arbitrazhit veçmas nga kontrata kryesore. Kjo

marrëveshje është zakonisht më e hollësishme sesa një klauzolë e thjeshtë e arbitrazhit dhe i

referohet çështjes në fjalë (apo marrëveshjes kontraktuese) që e mbulon. Marrëveshjet e veçanta të

arbitrazhit pëlqehen nga kompanitë që rregullisht e zgjedhin arbitrazhin si formë e zgjidhjes së

kontesteve dhe që dëshirojnë ta “përshtatin” atë sipas nevojave tyre specifike. Për këtë arsye, ata

hartojnë marrëveshje më të hollësishme dhe i shmangen përfshirjes së një klauzole të shkurtër të

arbitrazhit në kontratë.

Duke nënshkruar një marrëveshje të arbitrazhit pasi të lind kontesti. Palët mund të

pajtohen për një klauzolë të arbitrazhit, pasi që të ketë lind kontesti, sepse ata mund të kenë

interesa të përbashkëta në zgjedhjen e një mekanizmi për zgjidhjen e kontestit i cili është më shumë

efikase në kohë dhe në kosto, konfidenciale si dhe më pak armiqësore. Kjo mund të jetë në një

formë të shkurtër, të ngjashëm me një dispozitë arbitrazhi, ose më i detajuar si një marrëveshje e

veçantë e arbitrazhit.

Termi “marrëveshje e arbitrazhit” përdoret për t’iu referuar të gjitha nga format e përmendura më

sipër. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për palët të vendosin për shkallën e detajeve që dëshirojnë ta

përfshijnë në këtë klauzolë apo marrëveshje. Disa mënyra të hartimit janë paraqitur më poshtë.

Page 48: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 41

4.4.Thelbi i një marrëveshjeje arbitrazhi Një klauzolë e arbitrazhit ose marrëveshje duhet të theksoj qartë si në vijim: 1) se palët pajtohen që të

paraqesin kontestet për arbitrazh; 2) që kontestet janë të mbuluara dhe 3) se vendimi është

përfundimtar dhe detyrues.

Miratimi i arbitrazhit si metodë për të zgjidhur kontestet. Pika referuese më e

rëndësishme në klauzolë-/marrëveshje është ajo e arbitrazhit. Pa një përcaktim të qartë të këtij

mekanizmi për zgjidhjen e kontesteve, arbitrazhit nuk mund të bëhet. Ndonjëherë palët thjesht i

referohen një institucion që administron procedurën e arbitrazhit. Megjithatë, këto institucione

mund të administrojë edhe lloje tjera të procedurëa, të tilla si, të ndërmjetësimit, pajtimit, të

përcaktimit ekspert, etj, (p.sh. ICC dhe përfshirja e thjeshtë e emrit të këtij institucioni nuk do

të thotë se palët janë drejtuar për arbitrazh. Më tej klauzola duhet të bëjë të qartë se arbitrazhi

është i detyrueshme duke përdorur gjuhë të tilla si "do të dorëzojë/paraqes në arbitrazh".

Shtrirja i Arbitrazhit. Klauzola duhet të theksojë nëse ajo mbulon vetëm mosmarrëveshjet që

rrjedhin nga kontrata ose edhe mospajtimet lidhur me kontratën. Gjuha duhet të jetë shumë i

qartë, sepse gjykata të ndryshme kanë marrë pozicione të ndryshme në interpretimin gjuhë të

paqartë që i referohen fushës së arbitrazhit. Shih p.sh. Prima Paint Corp v Flood & Conklin Mfg Co,

388 US 395, 398 (1967); Oilseeds etiopian dhe Pulses Export Corp v Rio Del Mar Foods, Inc, [1990]

QB 1 86, 97, Ashville Investimet, Ltd k Elmer Kontraktorët, Ltd, [1989] QB 488, 508).)

Përfundimtar dhe detyrues. Edhe pse shumica e ligjeve dhe rregullave të arbitrazhit

parashikojnë që vendimi i arbitrazhit është përfundimtar dhe detyrues, kjo gjithashtu duhet të

konfirmohet në klauzolën e arbitrazhit për të shmangur mundësinë për t'u ankuar ose më pas të

përdorin forma të tjera të zgjidhjes së kontesteve. Gjykatat në SHBA, për shembull,

interpretojnë fjalët "përfundimtar dhe detyrues" me domethënie se çështjet e zgjidhura nga një

tribunal arbitrazhi nuk mund të gjykohen përsëri në asnjë gjykatë. (M & C Corp v Erwin Behr,

GmbH & Co, 87 F.3d 844 (6 rrethana 2005); Irani Aircraft Industries v Avco Corp, 980 F.2d 141,

145 (2d rrethana 1992)) Ligji Arbitrazhi Kosovës (neni 31.1) dhe rregullat e arbitrazhit të Odës /

PAT (neni 35.2) dhe ADR AmCham Center (neni 34.2) të sigurojë që vendimi i arbitrazhit është

gjithmonë i formës së prerë dhe të detyrueshme. (Shih gjithashtu, ICC artin Rregullat 28 (6);.

LCIA Rregullat arti 26,9, AAA Ndërkombëtare Rregullat art 27 (1)..).

4.5 Çështje që duhet marrë parasysh gjatë hartimit të klauzolës së

arbitrazhit Hartimi i klauzolës së arbitrazhit është njëra nga fazat më e rëndësishme e procesit të arbitrazhit meqë

detajet e një marrëveshjeje të arbitrazhit të hartuar me kujdes mund të ndikojnë dukshëm në rezultatet

e procesit të arbitrazhit. Çështjet si vendi i arbitrazhit, gjuha e arbitrazhit, niveli i konfidencialitetit, dhe

evidentimi i çështjeve janë të një rëndësie kulmore për palët dhe secila prej palëve mund të ketë

preferencat e tyre për këto çështje. Megjithëse shumë kompani shfrytëzojnë mostra të marrëveshjeve të

arbitrazhit, të cilat i përdorin në të gjitha kontratat e tyre, dhe kompanitë tjera shfrytëzojnë mostra

klauzolash që i marrin nga institucionet e arbitrazhit, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të merren

parasysh faktorët specifik të rastit sa herë që hartohet një klauzolë e arbitrazhit. Këta faktorë përfshijnë,

por nuk janë të kufizuar në, faktorët që janë cekur në pjesën në vijim të këtij Moduli.

Page 49: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 42

4.5.1. Çështje të përgjithshme

Në vijim janë dhënë disa çështje që duhet marrë parasysh nga çdo kompani para hartimit të një klauzole

të arbitrazhit:

Arbitrazhi Institucional apo Ad-Hoc (vendosni nëse dëshironi të shfrytëzoni procesin

institucional apo atë ad-hoc të arbitrazhit duke i shqyrtuar përparësitë dhe mangësitë që i ka

secila prej tyre, përfshirë menaxhimin e rastit, përzgjedhjen a arbitërve dhe shpenzimet )

Rregullat e Arbitrazhave Institucionale (shqyrtoni rregullat e arbitrazhit që ofrohen nga

institucionet e ndryshme që mund të ju interesojnë juve sepse ato mund të ofrojnë rregulla

të ndryshme dhe zgjidhje për çështje të rëndësishme për kompaninë tuaj p.sh.

konfidencialiteti, provat, etj)

Mostra Klauzolash Institucionale (shqyrtoni mostra të klauzolave të arbitrazhit që

janë përgatitur nga institucione të arbitrazhit përfshirë dispozitat opsionale, përveç

nëse dëshironi të përpiloni një klauzolë arbitrazhi nga e para; si rregullë e

përgjithshme -një klauzolë e thjeshtë që do të shmangë mospëputhjet e brendshme

ose vështirësitë në përpilim –është më e mirë)

Rregullat e Arbitrazhit Ad-Hoc (nëse keni zgjedhur arbitrazhin ad-hoc, sigurohuni që do t’i

hartoni rregullat e arbitrazhit që do të gjejnë zbatim në rastin tuaj, apo referohuni në mostra

rregullash të arbitrazhit që mendoni se janë më të përshtatshmet për rastin tuaj, si

UNCITRAL rregullat model të arbitrazhit).

Shfrytëzimi i Kufizuar i Rregullave Institucionale (pas shqyrtimit dhe zgjedhjes së

rregullave institucionale, vendosni nëse ka ndonjë dispozitë ose pjesë të caktuar të atyre

rregullave të cilën ju nuk dëshironi ta shfrytëzoni, në mënyrë që ato mos të zbatohen nq

rastin tuaj)

Shpenzimet e arbitrazhit (njëri ndër faktorët më të rëndësishëm që ndikon në palën për të

zgjedhur një lloj të caktuar të arbitrazhit institucional ose arbitëravejanë tarifat e arbitërave

dhe shpenzimet tjera që ndërlidhen me organizimin e procedurave të arbitrazhit).

Arbitrazhi On-line (shqyrtoni mundësinë e realizimit të arbitrazhit online, posaçërisht nëse

rasti ka karakter ndërkombëtar)

4.4.2. Elementet kryesore

Pasi që të merren parasysh faktorët e përgjithshëm të cekur më lartë, palët duhet të pajtohen për

elementet themelore të klauzolës së arbitrazhit:

Numri i arbitrave Palët duhet të pajtohen nëse dëshirojnë që kontesti të zgjidhet nga

një arbitër i vetëm apo nga një panel prej tre apo më shumë arbitërash. Shumica e

rregullave të arbitrazhit e përcaktojnë numrin e arbitërave nëse palët nuk e kanë

përcaktuar numrin apo mënyrën e emërimit të tyre. (Shiko p.sh. Rregullat e Arbitrazhit

të UNICTRAL, neni 5; Rregullat e IGjA-së, Neni 3; Rregullat e Arbitrazhit të WIPO,

neni 14). Megjithatë, është e dëshirueshme që palët të shprehin preferencën e tyre. Ligji

i Kosovës mbi Arbitrazhin i përcakton rregullat mbi numrin të arbitrave në nenin 9(1)

dhe (2) dhe thekson që kontestet mund të zgjidhen nga një arbitër i vetëm apo nga një

panel me një numër tek të arbitërave. Gjithashtu, ky vendim lihet në zgjedhje të palëve.

Neni 5 i rregullat të arbitrazhit në Kosovës-ndjekin këtë qasje, por më tej përcaktoon që

Page 50: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 43

institucioni do të përcaktojë nëse duhet të ketë një ose tre arbitrat, duke marrë

parasysh të gjitha rrethanat përkatëse.

Vendi i arbitrazhit Forumi ku mbahet arbitrazhi është një element i rëndësishëm dhe

duhet të përfshihet gjithsesi në klauzolën e arbitrazhit. Nëse palët thjeshtë e kanë përcaktuar një institut të arbitrazhit, atëherë duhet të merret parasysh se rregullat e

ndryshme të arbitrazhit sigurojnë zgjidhje të ndryshme. Rregullat e arbitrazhit në

vendin e arbitrazhit, ose në qoftë se përcaktimi i vendit të arbitrazhit është i paqartë ose

jo i plotë, vendi i arbitrazhit do të përcaktohet nga institucioni arbitrazhit në bazë të

rrethanave të rastit. (Shiko gjithashtu Rregullat e CDR-së neni 13 (administratori mund

fillimisht të përcaktoj vendin e arbitrazhit, administratori mund të vendosë vendin e

arbitrazhit, pas përcakimit përfundimtar të tribunalit të arbitrazhit;

Rregullat e UNICTRAL neni 18; Rregullat e OEN neni 14 (Gjykata Ndërkombëtare e

Arbitrazhit e OEN do përcaktojë vendin e arbitrazhit nëse kjo nuk bëhet nga palët);

Rregullat e LCIA neni 16.1 (vendi do të jetë Londra përpos dhe derisa Gjykata e LCIA

nuk e përcakton një vend më të përshtatshëm).

Gjuha e arbitrazhit. Është me rëndësi të përcaktohet gjuha e arbitrazhit, posaçërisht në kontratat ndërkombëtare kur palët vijnë nga shtete të ndryshme. Nëse palët nuk janë

pajtuar për këtë çështje, shumica e rregullave ndërkombëtare të arbitrazhit ia lënë këtë

zgjedhje arbitërave, të cilët zakonisht e marrin parasysh gjuhën në të cilën është hartuar

kontrata dhe gjuhën e forumit ku është duke u mbajtur arbitrazhi (shiko p.sh. Rregullat e

UNICTRAL neni 17; Rregullat Ndërkombëtare të AAA neni 14; Rregullat e OEN neni

16; Rregullat e LCIA neni 17.1; Rregullat e arbitrazhit në Kosovës (Neni 19)).

Institucioni dhe Rregullat e Arbitrazhit. Nëse palët e zgjedhin arbitrazhin institucional,

ato duhet të përcaktojnë qartësisht emrin e institucionit dhe rregullat e arbitrazhit sipas

të cilave do të organizohen procedurat, përndryshe mund të ballafaqohen me përzierje

të kompetencave. Shumica e rregullave të arbitrazhit përcaktojnë se ato mund të

zbatohen vetëm nëse palët pajtohen për këtë (p.sh Rregullat e arbitrazhit në Kosovës,

neni 1; Rregullat e Arbitrazhit të UNICTRAL, neni 1; Rregullat e Arbitrazhit të WIPO,

neni 1; Rregullat e Arbitrazhit të DIS, neni 1, Rregullat e Arbitrazhit të SIAC, neni 1).

Modeli i klauzolave të Arbitrazhi të TPA / OEK dhe Qendrës ZAK / AmCham mbulojnë të gjitha

variablet kryesore të përshkruara si më lart.

4.5.3. Elemente të tjera ndihmëse

Përveç elementeve më të rëndësishme që i kemi cekur më lartë, disa elemente tjera ndihmëse mund të

përfshihen në klauzolën ose marrëveshjen e arbitrazhit, disa prej të cilave janë përfshirë duke iu referuar

rregullave të veçanta procedurale. Megjithatë, si një parim kyç i arbitrazhit në të drejtën e palëve për të

rregulluar procedurën bazuar në nevojat e tyre, kompanitë duhet të rishikojnë ligjin e aplikueshëm dhe

rregullat e arbitrazhit për të përcaktuar nëse ata duan të specifikojnë modifikime të caktuara në

marrëveshjen e tyre të arbitrazhit.

Metoda e përzgjedhjes së arbitrave. Procedura të ndryshme lidhur me emërimin e

arbitërave janë diskutuar në Modulin 6.3. Siç është diskutuar në atë modul, palët mund

Page 51: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 44

të përfshijnë metodën për përzgjedhjen e arbitrave në marrëveshjen e tyre të

arbitrazhit. Për shembull, nëse janë tre arbitëra, ata mund të vendosin nëse secila palë

do të zgjedhë një arbitër dhe pastaj ata dy arbitër e emërojnë arbitërin kryesues, ose

palët së bashku do të zgjedhin të tre arbitërat. Rregullat e arbitrazhit të disa

institucioneve japin metodat e tyre për zgjedhjen e arbitrave (psh. Rregullat OEN neni

8(2) dhe 8(4), AAA Rregullat Ndërkombëtare neni 6(3) Rregullat LCIA neni 7,2;

Rregullat UNCITRAL nenEt 8-10. Ligji i Kosovës mbi Arbitrazhin neni 9 paragrafet 3 dhe

4 parashikon se nëse mungon marrëveshja në mes palëve mbi metodën e përzgjedhjes,

paneli i arbitërave do të përbëhet nga tre arbitër, ku secila palë do të emërojë një

arbitër dhe arbitëri kryesues do të emërohet nga dy arbitërit e zgjedhur nga palët. Kjo

është një procedurë standarde që poashtu është e përfshirë në Rregullat e Arbitrazhit

në Kosovë.

Kualifikimet dhe sjellja e arbitërave. Palët gjithashtu mund të vendosin mbi kualifikimet e arbitërave. Varësisht nga rasti, palët mund të kërkojnë që arbitërit të kenë

ekspertizë në fushën përkatëse (lëndën) e kontestit dhe jo domosdoshmërish të jenë

avokatë. Shih Modulin 6.5

Për më tepër, shumica e rregullave ndërkombëtare të arbitrazhit kërkojnë që arbitërit

të jenë të paanshëm dhe të pavarur (Rregullat Ndërkombëtare AAA neni 7,1; Rregullat

LCIA neni 5,2 Rregullat UNCITRAL neni 10(1), por shikoni psh. Rregullat OEN, të cilat

kërkojnë vetëm pavarësinë (Rregullat OEN neni 7(1), ose Aktin Anglez të Arbitrazhit të

vitit 1996). Duke marrë parasysh rregullat dhe ligjet e ndryshme të arbitrazhit, është me

rëndësi që palët paraprakisht t’i caktojnë kualifikimet dhe sjelljen e arbitërave.

Fshehtësia (konfidencialiteti). Fshehtësia është njëra nga arsyet kryesore që i shtynë palët të zgjedhin arbitrazhin, pasi që mund t’i mbajnë seancat larg syve të publikut. Niveli

i fshehtësisë është ndonjëherë i caktuar në rregullat e arbitrazhit të zgjedhura nga palët

(shih, p.sh. Rregullat Ndërkombëtare AAA neni 34; Rregullat mbi Arbitrazhin WIPO

neni 76, Rregullat e Arbitrazhit në Kosovë neni 41),mirëpo, rekomandohet që palët ta

adresojnë këtë çështje në marrëveshjen e arbitrazhit. Me përjashtim të Anglisë, ku

gjykatat kanë imponuar që të nënkuptohet obligimi i fshehtësisë, (shih, psh. Kompania e

Sigurimeve & Lloyd Sindikata, (Gjykata Komerciale), 1994; Dolling-Baker kundër Merrott

(Gjykata e Apelit e Mbretërisë së Bashkuar (njësia civile) 21 mars 1990).), ligjet në

shumicën e vendeve nuk detyrojnë elementin e fshehtësisë nga palët në arbitrazh (psh.

Esso Australia Resources Ltd. kundër Plowman, FMC. Nr. 95/014 (High Ct. Austr. 1995);

SHBA (ShBA kundër Panhandle Eastern Corp., 118 F.R.D. 346, 349-50 (D. Del. 1988);

Prandaj preferohet që palët të merren me këtë çështje kur bëjnë hartimin e klauzolës së

arbitrazhit.)

Zbulimi (hulumtimi). Palët mund të vendosin në marrëveshjen e tyre mbi arbitrazhin se se në çfarë mase do lejohet zbulimi, për cilën periudhë kohore dhe në cilën formë (psh.

Dëshmitë me shkrim, marrja në pyetje, kërkesat për t‘i dhënë dokumentet, kërkesa për

pranim). Kjo çështje ndonjëherë mund të zgjidhet me rregullat e arbitrazhit, disa prej të

cilave lejojnë arbitërit që të drejtojnë zbulimin sipas kërkesës të cilësdo palë apo sipas

vendimit të arbitërave (Rregulla AAA 21), përderisa disa rregulla tjera ndërkombëtare të

arbitrazhit lejojnë shumë pak zbulime (p.sh neni 20(1) i OEN thjesht i jep arbitërit të

drejtën që të “vendosë faktet e rastit me të gjitha mundësitë e lejuara.” Kjo do të thotë

se arbitëri i OEN-së ka të drejtë por nuk e ka për detyrim, që t’ju urdhërojë palëve që

të merren me zbulim para seancës së shqyrtimit të arbitrazhit. Neni 17.1 i Rregullave të

Page 52: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 45

Arbitrazhit në Kosovë parasheh që “tribunali i arbitrazhit mund të udhëheqë arbitrazhin

në mënyrë të tillë që e konsideron si të përshtatshme, me kusht që palët të trajtohen

me barazi... Në ushtrimin e juridiksionit të tij, tribunali i arbitrazhit do tq udhëheq

procedurën nq mënyrë që të shmangë vonesat e panevojshme dhe shpenzimet...”.

Masat e përkohshme. Palët mund të vendosin që në fillim nëse palëve do t‘ju lejohet të kërkojnë masa të përkohshme, derisa procedura e arbitrazhit është ende në pritje, dhe

çfarë masash të përkohshme mund të lëshojë tribunali i arbitrazhit. Megjithëse kjo

çështje zakonisht zgjidhet në rregullat e arbitrazhit, palët mund të kufizojnë ose

zgjerojnë kompetencat e tribunalit të arbitrazhit për të lëshuar masa të përkohshme.

Disa rregulla të arbitrazhit dhe disa ligje në disa vende shprehimisht i lejojnë arbitërat që

të lëshojnë masa të përkohshme. (Rregullat OEN neni 23; Rregullat Ndërkombëtare

AAA neni 21 Rregullat LCIA neni 25; Rregullat UNCITRAL neni 26; Modeli i Ligjit të

UNCITRAL mbi Arbitrazhin Ekonomik Ndërkombëtar neni17), derisa ligjet e vendeve të

tjera nuk i japin këtë të drejtë arbitërave (Akti i Arbitrazhit i Anglisë i vitit 1996 39(4).

Ligji mbi Arbitrazhin në Kosovë u lejon gjykatave të lëshojnë masa të përkohshme nëse

pala siguron prova se mos lëshimi i masës së përkohshme do të shkaktonte dëm të

pariparueshëm. Rregulla të ngjashme vlejnë edhe për masat e përkohshme që lëshohen

nga ana e tribunalit të arbitrazhit. (shih nenet 8 dhe 15 të këtij Ligji). Poashtu, shikoni

neni 27 të Rregullave të Arbitrazhit në Kosovë.

Arbitrueshmëria. Pasi që çështja se nëse gjykatat dhe tribunalet e arbitrazhit do duhej

vendosur mbi arbitrueshmërinë e çështjes ka ngritur shumë debate me rezultate të

ndryshme, palët mund të vendosin t’i fuqizojnë arbitërat që të marrin këtë vendim, pa

intervenimin e gjykatës. Gjykata Supreme e SHBA-ve vendosi se çështja nëse një kontest

është i arbitrueshëm do të vendoset nga gjykata përveç nëse palët dakordohen se

arbitërit do të vendosin mbi këtë çështje (First Options of Chicago, Inc. kundër Kaplan 514

U.S. 938, 115 S. Ct. 1920, 1923 – 24 (1995). Por modelet franceze, angleze dhe

gjermane kanë marrë një tjetër qasje, duke i autorizuar tribunalet e arbitrazhit që të

vendosin në çështjet e arbitrueshmërisë pa ndërhyrjen e gjykatës. Neni 14i Ligjit i

Kosovës mbi Arbitrazhin dhe neni 24 i Rregullave të Arbitrazhit në Kosovë e

ndjekinkëtë çasje.

Mundësia e ankimit. Edhe pse vendimet e arbitrazhit zakonisht janë përfundimtare dhe

të detyrueshme, palët mund të pajtohen në klauzolën e tyre të arbitrazhit që t’i

zgjerojnë kompetencat e gjykatës për të shqyrtuar vendimin e arbitrazhit ose çështje të

tjera që zakonisht i takojnë tribunalit të arbitrazhit. Këto klauzola për zgjerimin e

kompetencave të gjykatave janë pranuar nga gjykatat a SHBA-ve (shih psh. LaPine Tech.

Corp. Kundër Kyocera Corp., 130 F. 3d 884, 888 (9 Cir. 1997); Gateway Technologies, Inc.

kundër MCI Telecommunications, Inc. 64 F. 3d 993 (5 Cir. 1995). Por, gjykatat franceze

kanë përkrahur një qasje tjetër duke refuzuar të pranojnë klauzola të tilla (Societe de

Diseno kundër Societe Mendes, Cout d’appel de Paris – 1994). Prandaj, varësisht nga

vendi se nga vijnë palët në kontest, këto klauzola ose pranohen ose refuzohen.

Procedurat shumë-hapëshe të ZAK. Duke marrë parasysh se sa e rëndësishme është për bizneset është ruajtja e marrëdhënieve të mira me palën tjetër në kontest,

ndonjëherë ato provojnë të zgjedhin konfliktin përmes negociatave ose ndërmjetësimit

para se të iniciojnë procedurën e arbitrazhit. Këto masa shumë-hapëshe të ZAK duhet

të përgatiten në mënyrë të hollësishme dhe duhet të ketë afate të caktuara kohore gjatë

Page 53: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 46

të cilave palët do të provojnë të zgjidhin konfliktet përmes procedurave tjera të ZAK

para se të mund të fillojë procedura e arbitrazhit.

Heqja e imunitetit sovran. Çështjet lidhur me imunitetin sovran mund të dalin në pah

në raste kur njëra ose që të dy palët janë agjenci qeveritare dhe ato mund të thirren në këtë parim me qëllim të mos daljes para tribunalit të arbitrazhit. Me qëllim që të

sigurohet paraqitja e kësaj pale në dëgjim, zgjidhja më e mirë është heqja e imunitetit

sovran në klauzolën e arbitërore. Ky parim sidomos ka rëndësi nëse njëra nga palët e

kontratës është nga SHBA-të, edhe pse gjyqet e SHBA-ve e kanë interpretuar një

klauzolë për dorëzim të imunitetit sovran shumë ngushtë (Shapiro kundër Republikës së

Bolivisë, 930 F. 2d 1013, 1016 (2d Cir. 1991))

Llojet e masave ndëshkimore. Ligjet e vendeve të ndryshme përmbajnë rregulla të

ndryshme mbi masat ndëshkimore që mund të shqiptohen nga një tribunal i arbitrazhit.

Për shembull, Gjykata Supreme e SHBA-ve ka vendosur që tribunalet e arbitrazhit në

SHBA mund të shqiptojnë masa ndëshkimore përveç nëse një gjë e tillë është ndaluar

me marrëveshje mes palëve. (Mastrobuono kundër Shearson Lehman Hutton, Inc., 514 U.S.

52 (1995)). Prandaj, gjithmonë këshillohet që palët të pajtohen paraprakisht mbi

kompetencat e tribunalit të arbitrazhit sa i përket kësaj.

Shpenzimet e arbitrazhit dhe pagesa (honorari) e avokatëve. Është shumë e dobishme nëse palët pajtohen përmes klauzolës së arbitrazhit se si do të ndahen

shpenzimet e arbitrazhit dhe pagesa e avokatëve pasi që shumë vende kanë rregulla të

ndryshme sa i përket kësaj çështjeje. Rregullat e arbitrazhit të institucioneve më të

mirënjohura autorizojnë arbitërit t’ia caktojnë shpenzimet njërës palë ose t’i ndajnë

shpenzimet mes dy palëve (Rregullat ONE neni 31(3); Rregullat LCIA neni 28.2; ICDR

neni 31). Poashtu, shih neni 45 i Rregullave të Arbitrazhit në Kosovë.Për më tepër,

gjithashtu sugjerohet që palët të pajtohen lidhur me kamatat si dhe valutën e

dëmshpërblimit. Të gjitha elementet e lartpërmendura duhet marrë parasysh deri në një

shkallë nga palët gjatë përgatitjes së klauzolave të arbitrazhit.

Disa nga këto elemente janë më të rëndësishme se të tjerat dhe palët duhet t’u kushtojnë kujdes më të

madh gjatë marrjes së vendimeve. Posaçërisht, çështjet si vendi i arbitrazhit (forumi), gjuha e arbitrazhit,

institucioni i arbitrazhit dhe rregullat e aplikueshme të arbitrazhit, fshehtësia (sekreti), mund të kenë

ndikim të konsiderueshëm në zgjidhjen e kontestit. Këto elemente do të shtjellohen më hollësisht në

Pjesët 4.5 – 4.8 më poshtë.

4.6. Vendi i arbitrazhit (Forumi) Zgjedhja e vendit (selia) të arbitrazhit nga palët është me rëndësi të jashtëzakonshme. Kjo, për shkak të

një numri të arsyesh, më i rëndësishmi ndër ta duke qenë se forumi ose vendi i arbitrazhit vendos se cili

ligj procedural do të aplikohet. Ligji i aplikueshëm procedural rregullon, sidomos, marrëdhëniet në mes

të procedimeve të arbitrazhit dhe kufirin deri ku gjykatat e vendit të arbitrazhit munden ose do të

ndërmarrin veprime në relacion me arbitrazhin.

Palët mund të pajtohen ta mbajnë procedurën e arbitrazhit në cilindo shtet ose qytet të botës dhe

gjykatat shumë rrallë e refuzojnë zgjedhjen e palëve mbi forumin e arbitrazhit nëse ky i fundit është

paraparë në marrëveshje. Refuzimi i marrëveshjes së palëve për mbajtjen e procedurës së arbitrazhit në

Page 54: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 47

një lokacion të caktuar ndodh vetëm të rastet kur kjo marrëveshje është arritur me anë të mashtrimit

ose detyrimit.

Por, ekzistojnë raste kur palët nuk kanë caktuar vendin e arbitrazhit por thjesht i janë referuar një

institucioni të veçantë të arbitrazhit ose një grupi rregullash të arbitrazhit. Në raste të tilla, një numër

institucionesh të arbitrazhit përcaktojnë se varet nga arbitërit të vendosin vendin e procedimit, dhe ky

vendim duhet marrë duke marrë parasysh një numër faktorësh që përfshijnë rrethanat e palëve dhe të

rastit. Për shembull, neni 13 i Rregullave Ndërkombëtare të Asociacionit Amerikan të Arbitrazhit thotë

se “administratori mund të caktojë fillimisht vendin e arbitrazhit, që varet nga përcaktimi përfundimtar nga

tribunali”. Një shembull tjetër është nga Rregullat e Arbitrazhit të UNCITRAL-it, neni 16 që thotë se në

rast të mungesës së marrëveshjes së palëve, “vendi i arbitrazhit do të përcaktohet nga tribunali i arbitrazhit

duke marrë parasysh rrethanat e arbitrazhit”. Një numër i rregullave të arbitrazhit autorizojnë vet

institucionin të vendosë cili do të jetë vendi i arbitrazhit nëse palët nuk e kanë vendosur këtë. Këta

shembuj ofrohen nga Rregullat e ONE, neni 14 që thonë se Gjyqi Ndërkombëtar i Arbitrazhit i OEN do

të përcaktojë vendin e arbitrazhit nëse nuk ka marrëveshje në mes të palëve. Përveç kësaj, Rregullat e

LCIA-së, neni 16 vendos një rregull të ngjashme duke deklaruar se “vendi do të jetë Londra përveç nëse

apo derisa Gjyqi LCIA vendosë se një vend tjetër është më i përshtatshëm.”

Ligji i Kosovës mbi Arbitrazhin (Neni 17.1) ka përvetësuar një qasje të ngjashme duke siguruar se në

mungesë të marrëveshjes së palëve, tribunali i arbitrazhit do të vendosë vendin e arbitrazhit duke marrë

parasysh të gjitha rrethanat e rastit dhe përshtatshmërinë e forumit për palët dhe tribunalin. Neni 18 i

Rregullave të Arbitrazhit në Kosovë parasheh që “nëse palët nuk pajtuar për vendin e arbitrazhit, vendi

do të jetë Kosova vetëm nëse institucioni i arbitrazhit përcakton ..... që një tjetër vend është më e

përshtatshme ".

Gjatë përzgjedhjes, palët duhet të marrin parasysh një numër faktorësh që kanë të bëjnë me

përshtatshmërinë dhe mjedisin ligjor të vendit apo forumit të arbitrazhit. Disa nga këta faktorë janë të

renditur më poshtë:

Rishikimi i veçorive të atij sistemi ligjor, sidomos çështjet e pavarësisë, paanshmërisë dhe drejtësisë (ndershmërisë);

Rishikimi nëse ai forum është miqësor ndaj arbitrazhit, ose nëse ai sistem ligjor ka pak

ose aspak përvojë në zhvillimin ose ekzekutimin e këtij lloji të procedurave për zgjidhjen

e kontesteve;

Rishikimi nëse vendimet e arbitrazhit nga ai forum do të vlejnë edhe në vendet tjera, sipas Konventës së Nju Jorkut;

Rishikimi i nivelit të ndërhyrjes së gjykatave në procedurën e arbitrazhit që lejohet sipas

sistemit ligjor të atij vendi si dhe kompetencat e gjykatave për shqyrtimin e vendimit ;

Rishikimi nëse vendi nikoqir lejon që të huajt të paraqiten si avokat në procedimet ndërkombëtare të arbitrazhit, përndryshe kompania mund të ngelë e përfaqësuar nga

avokatë vendor ku mbahet forumi e jo nga avokatët e vet.

Faktorët që duhet rishikuar varen nga rrethanat e secilit rast. Sidoqoftë, ajo që është me rëndësi është

që palët duhet ta caktojnë vet vendin a arbitrazhit, dhe jo ta lënë këtë vendim në duart e ndonjë

institucioni apo paneli të arbitrazhit.

Page 55: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 48

Vendet më të famshme për mbajtjen e arbitrazheve ndërkombëtare janë Londra, Parisi, Gjeneva, Nju

Jorku, Stokholmi, Singapori dhe Hong Kongu.

Pavarësisht nga vendin i (selia) e arbitrazhit, tribunali i arbitrazhit mund të takohet në çdo vend që e

cakton të përshtatshme. Shih nenin 17.2 të Ligjit të Arbitrazhit në Kosovë dhe nenit 18.2 të Rregullve të

Arbitrazhit në Kosovë.

4.7. Gjuha e arbitrazhit Gjuha e arbitrazhit është edhe një element tjetër me rëndësi, posaçërisht për kontratat ndërkombëtare.

Kur palët vijnë nga shtete të ndryshme dhe flasin gjuhë të ndryshme, ato duhet të vendosin se cila do të

jetë gjuha e arbitrazhit. Jo të gjitha institucionet e arbitrazhit ofrojnë procedura në të gjitha gjuhët.

Shumica prej tyre mund të organizojnë procedura në gjuhën e tyre si dhe në Frëngjisht dhe Anglisht apo

të ndonjë gjuhe të tjetër shumë të përdorur. Lidhur me këtë, Gjykata e Arbitrazhit e ONE është e

mirënjohur për ofrimin e rregullave të përkthyera në shumë gjuhë, përveç atyre në Anglisht dhe

Frëngjisht, si dhe ofrojnë procedura në një numër të gjuhëve.

Nëse palët nuk pajtohen apo nuk mund të pajtohen mbi gjuhën e arbitrazhit, shumica e rregullave të

arbitrazhit u lejojnë arbitërave të marrin këtë vendim duke marrë parasysh të gjitha rrethanat përkatëse,

posaçërisht gjuhën në të cilën është hartuar kontrata. Për shembull, Rregullat e ONE nenit 15 thekson

se “arbitri do të përcakton gjuhën apo gjuhët e arbitrazhit, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe

posaçërisht gjuhën e kontratës.” Rregullat e WIPO theksojnë se “ nëse nuk është përcaktuar ndryshe nga

vetë palët, gjuha e arbitrazhit do të jetë ajo e Marrëveshjes së Arbitrazhit, varësisht nga kompetenca e

tribunalit për të vendosur ndryshe, duke marrë parasysh kërkesat e palëve dhe rrethanat e arbitrazhit.”

Rregulla të ngjashme janë përfshirë edhe në Rregullat e Arbitrazhit të UNCITRAL, neni. 17. Modeli i

Ligjit UNCITRAL, neni 22, rregullat AAA, neni 14 dhe Rregullat LCIA, neni 8.

Ligji i Kosovës për Arbitrazhin thekson se përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe, tribunali i arbitrazhit e

përcakton gjuhën e procedurave të arbitrazhit, e cili do të përdoret për të gjitha deklaratat dhe

parashtresat me shkrim dhe ato gojore. Tribunali mund të urdhëroj përkthimin e menjëhershëm të

dokumenteve përkatëse në gjuhën për të cilën palët janë dakorduar. (shiko nenin 19 të Ligjit). Dispozita

të ngjashme janë të përfshira në nenin 19 të Rregullave të Arbitrazhit në Kosovës.

Rekomandohet fuqishëm që palët të përcaktohen cila do të jetë gjuha e arbitrazhit për t’iu shmangur

vështirësive të cilat mund të shfaqen nëse procedurat mbahen në një gjuhë të huaj, siç mund të jetë

interpretimi i pasaktë, vonimi i procedurave, shpenzime shtesë për përkthime dhe interpretim.

4.8. Institucionet e arbitrazhit dhe rregullat e aplikueshme të

arbitrazhit Nëse palët përcaktohen për arbitrazh institucional ndaj atij ad-hoc, ata duhet të dakordohen për

institucionin e arbitrazhit i cili do të organizon dhe udhëheqë procedurat e arbitrazhit nën rregullat e

veta. Kjo nuk do të thotë se palët gjithmonë pajtohet të përdorin rregullat e institucionit të cilin e kanë

zgjedhur. Ndonjëherë ato mund të zgjedhin një institucion si p.sh. në, Hong Kong, por të vendosin ti

Page 56: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 49

zhvillojnë procedurat e tyre në bazë të Rregullave të Arbitrazhit të UNCITRAL-it. Kjo mundësi nuk

ofrohet nga të gjitha institucionet e arbitrazhit. Sido që të jetë, disa prej tyre e pranojnë aplikimin e

Rregullave të Arbitrazhit të UNCITRAL-it, nëse palët pajtohen për këtë (Gjykata e Arbitrazhit e OEN,

Shoqata Amerikane e Arbitrazhit, Gjykata e Londrës e Arbitrazhit Ndërkombëtar). Neni 1 i Rregullat të

Arbitrazhit në Kosovë parashohin arbitrazhin në përputhje me rregullat e miratuara nga

institucionit të arbitrazhit varësisht nga çdo ndryshim i pajtuar nga palët.

Kompanitë duhet të jenë posaçërisht të kujdesshme gjatë zgjedhjes së institucionit të arbitrazhit.

Këshillohet ato së pari të gjurmojnë të gjitha informatat e mundshme për atë institucion, duke përfshirë

rregullat e tij të arbitrazhit, para se të marrin një vendim. Disa nga faktet të cilat duhet të shqyrtohen me

kujdes janë:

Kostoja e arbitrazhit

Lista e arbitrave që ofrohen nga institucioni

Rregullat lidhur me kundërshtimin e juridiksionit dhe kundërshtimin e arbitrave

Rregullat e ndërlidhura me sekretin dhe privatësinë

Rregullat e ndërlidhura me masat e përkohshme

Rregullat e ndërlidhura me ndërhyrjen dhe rolin e gjykatave

Rregullat e ndërlidhura me ekzekutimin e vendimit

Kjo nuk është një listë e plotë e faktorëve që palët duhej të hulumtojnë para se të bëjnë zgjedhjen e

tyre, pasi që kjo ndryshon varësisht nga rrethanat e palëve dhe të rastit. Institucionet ndërkombëtare të

arbitrazhit më të njohura janë: Oda Ekonomike Ndërkombëtare, Asociacioni Amerikan i Arbitrazhit

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontestve (ICDR) , Oda Ekonomike e Stokholmit, Instituti

Gjerman i Arbitrazhit, Gjykata e Londrës për Arbitrazh Ndërkombëtar, Qendra Ndërkombëtare për

Zgjidhjen e Kontesteve të Investimit (ICSID), Organizata Botërore e Pronës Intelektuale (për arbitrimin

e çështjeve që ndërlidhen me protokollin e internetit)

4.9. Sekreti në marrëveshjen e arbitrazhit Nëse palët dëshirojnë që procedurat e arbitrazhit, dokumentet e ndërlidhura me procedurat dhe vetë

vendimi i arbitrazhit të mbahen sekret, kjo duhet të përfshihet në klauzolën e tyre të arbitrazhit. Çështja

e sekretit trajtohet nga disa rregulla të arbitrazhit, mirëpo disa nga institucionet e mirënjohura të

arbitrazhit nuk kërkojnë nga palët që të mbajnë procedurat si sekrete. (shiko si p.sh. Rregullat e LCIA

neni. 30.1; Rregullat e WIPO nenet. 73-75; CPR rregulloret-vendimi 16). Prandaj, është e rëndësishme

që palët të dakordohen paraprakisht për këtë çështje, dhe poashtu të vendosin se cili do të jetë niveli i

sekretit.

Informatat të cilat palët mund të dëshirojnë t’i mbajnë sekret zakonisht përfshijnë tri sfera të caktuara:

Eksiztencën e procedurave të arbitrazhit

Dokumentet e dorëzuara apo të shkëmbyera nga palët dhe të drejtuara tribunalit.

Vendimin e arbitrazhit

Page 57: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 50

Duhet të mbahet ndërmend, nëse palët nuk dëshirojnë të kufizojnë rolin e gjykatës, por të lejnë vend

për procedura gjyqësore, ato duhet ta theksojnë këtë në klauzolën e arbitrazhit. Posaçërisht, palët duhet

të cekin kompetencën e gjykatës për detyrimin e palëve të arbitrazh apo për ekzekutimin e vendimit të

arbitrazhit. Për më tepër, është e dobishme që palët, në marrëveshjen e tyre të arbitrazhit, të

përcaktojnë se cilat dokumente duhet të mbahen sekret dhe cilat mund të jenë të hapura për publikun.

Pavarësisht marrëveshjes së palëve në çështjet e mbajtjes së sekretit, gjykatat dhe tribunalet e arbitrazhit

duhet të marrin parasysh çështjet e politikave publike dhe të interesit publik kur janë duke marrë

vendimin për publikimin e çështjeve të cekura të ndërlidhura me arbitrazhin. Në këtë drejtim, mënyra

më e mirë është ajo e gjyqeve Angleze e cila gjithmonë ndërmerr një test për të balancuar interesat

publike në administrimin transparent të gjyqësisë në njërën anë dhe mbrojtjen e sekretit privat dhe të

informatave të ndjeshme në anën tjetër. (Shih p.sh. Dolling-Baker v. Merrett, [1990] 1 W.L.R. 1205, [1991]

2 All ER 890 (U.K. Court of Appeal (Civil Div.) March 21, 1990); Department of Economic Policy and

Development of the City of Moscow and another v. Bankers Trust Co and another, Gjykata e Apelit [2004] All

ER (D) 476). Kjo mënyrë është vërtetuar mjaft e suksesshme për mbrojtjen e interesave të veçanta të

palëve dhe për publikimit të vendimeve të arbitrazhit kur është e mundur.

Ligji mbi Arbitrazhin në Kosovë, nuk përmbanë asnjë dispozitë që ka të bëjë me fshehtësinë

(konfidencialitetin) . Mirëpo, Rregullat a Arbitrazhit në Kosovë ( Neni 41) parasheh që, përveç nëse palët

shprehimisht pajtohen me shkrim për të kundërtën, palët, arbitërat, ekspertët e emëruar nga tribunal,

sekretari i tribunalit të arbitrazhit dhe Odat, marrin përsipër si një parim të përgjithshëm për të ruajtur

të fshehtë të gjitha vendimet e arbitrazhit ( përfshirë dhe urdhëresat), si dhe të gjitha materialet e

paraqitura në kuadër të procedurës së arbitrazhit, të ruajnë dhe në atë masë që një deklarim mund të

kërkohet nga një palë me një detyrë ligjore, të mbrojnë ose të ndjekin një të drejtë ligjore, ose të

zbatojnë ose të kundërshtojnë një vendim në procedurat juridike para një gjykate.

Page 58: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 51

4.10. Ushtrim

Udhëzimet:

Secili pjesëmarrës do të hartojë një marrëveshje të arbitrazhit e cila trajton një kontest që lind nga një

kontratë komerciale. Gjatë hartimit të dispozitave, ju lutem keni parasysh çështjet dhe kriteret e

përgjithshme, elementet themelore dhe elementet e përfshira në materialin 4.4 të këtij Moduli.

4.11. Përmbledhje Në këtë modul janë dhënë udhëzime për hartimin e marrëveshjeve të arbitrazhit përmes shpjegimit te

elementeve të cilat duhet të merren parasysh nga hartuesit, me qëllim të përgatitjes së një marrëveshje

të arbitrazhit e cila është e zbatueshme dhe që i përmbush nevojat dhe interesat e palëve.

Në këtë modul, ju keni mësuar:

Të përmblidhni rëndësinë e përfshirjes së klauzolave “zgjedhja e ligjit” dhe “zgjedhja e

forumit” në kontratë;

Të numëroni çështjet të cilat duhet të merren parasysh gjatë hartimit të një klauzole të arbitrazhit;

Të analizoni rëndësinë e caktimit të vendit të arbitrazhit (forumit) dhe gjuhës së

arbitrazhit në klauzolë;

Të diskutoni nevojën e përcaktimit të institucionit të arbitrazhit dhe të rregullave të aplikueshme të arbitrazhit në rastin e një kontesti;

Të shpjegoni rëndësinë e sekretit në një marrëveshje të arbitrazhit;

Të hartoni marrëveshje dhe/ose klauzola të arbitrazhit në bazë të elementeve të përmendura në këtë modul.

Page 59: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 52

MODULI 5:

VLEFSHMËRIA E MARRËVESHJES PER

ARBITRAZH

Page 60: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 53

5.1. Hyrje Ky modul u siguron pjesëmarrësve informata lidhur me ekzistimin dhe vlefshmërinë e marrëveshjes për

arbitrazh. Shqyrton, poashtu, situatat kur një klauzolë e arbitrazhit mund të konsiderohet si e pavlefshme

ose që nuk ekziston, dhe jep rekomandime se si të shmangën shkeljet lidhur me një marrëveshje të tillë.

5.2. Objektivat Mësimor Me përfundimin e këtij moduli, ju do të mësoni:

T’i aplikoni konceptet kyçe lidhur me vlefshmërinë dhe ekzistimin e një marrëveshje për arbitrazhin;

Të bëni dallimin në mes marrëveshjeve të pavlefshme dhe inekzistente ab initio

Të interpretoni parimet e ndashmërisë në marrëveshjet për arbitrazh;

Të analizoni kushtin e “shkrimit” dhe pasojat që mund të rrjedhin si rezultat i

mosplotësimit të këtij kushti;

Të shpjegoni konceptin e “arbitrueshmërisë” (arbitrabilitetit) dhe të përshkruani fushat ku bën përjashtim arbitrueshmëria;

T’i numëroni problemet të cilat mund të lindin si pasojë e përcaktimit të gabueshëm të

institucionit ose rregullave për arbitrazh, dhe zgjidhjet e mundshme;

T’i aplikoni parimet in favorem validatis, contra preferentum dhe parime të tjera nga e

drejta detyrimore, gjatë interpretimit të klauzolës për arbitrazh;

Të paraqitni mjetet preventive të cilat mund të shfrytëzohen për parandalimin e shkeljes

së klauzolës për arbitrazh’;

T’i radhitni pasojat që mund të rrjedhin si rezultat i shkeljes së marrëveshjes për

arbitrazh.

5.3. Konceptet kyçe lidhur me vlefshmërinë dhe ekzistimin e një

marrëveshje për arbitrazhin Nëse palët duan të sigurohen që klauzola e tyre për arbitrazh do të zbatohet, ato duhet të sigurojnë që

kjo klauzolë t’i parasheh elementet themelore të përcaktuara në Modulin 4, veçanërisht qëllimin për të

arbitruar, institucionin e arbitrazhit (nëse përcaktohen për arbitrazh institucional), rregullat e arbitrazhit,

numrin e arbitërave, vendin e arbitrazhit, dhe gjuha e cila do të përdoret.

Për shkak se ka shumë raste në të cilat vetë afaristët ose avokatë të papërvojë i përpilojnë kontratat,

disa prej elementeve të lartcekura shpesh anashkalohen. Poashtu, ka edhe të tilla situata kur klauzola për

arbitrazh përpilohet nën presion ose në mashtrim. Në situatën e parë kemi të bëjmë me

“vlefshmërinë” e klauzolës për arbitrazh, kurse në të dytën me “ekzistimin” e klauzolës për

arbitrazh. Këto dy koncepte janë shumë të ngjashme me konceptet e pavlefshmërisë, sipas Ligjit për

Detyrimet të Kosovës, në të cilin çështja e “vlefshmërisë” së një klauzole për arbitrazhin do të ishte

paralel me atë të “pavlefshmërisë relative” në Ligjin për Detyrimet, dhe çështja e “ekzistimit” është

paralel me “pavlefshmërinë absolute” të të njëjtit ligj.

Page 61: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 54

5.3.1. Vlefshmëria e një klauzole për arbitrazh

Juridiksioni i një tribunali të arbitrazhit buron nga klauzola e arbitrazhit. Kështu që, çdo dilemë lidhur me

vlefshmërinë e asaj klauzole mund të nxitë sfida të juridiksionit. Deri te pavlefshmëria e një klauzole

mund të vijë si rezultat i:

1. mos-përcaktimit ose përcaktimit të gabueshëm të institucionit të arbitrazhit

2. mos-përcaktimit ose përcaktimit të gabueshëm të rregullave të arbitrazhit

3. mos-plotësimit të kushtit për “shkrim”

4. paarbitrueshmërisë së një lënde

5. mungesës së vullnetit të palëve për të arbitruar (poashtu e konsideruar nga disa gjykata si bazë për

përcaktimin e një klauzole për arbitrazh si jo ekzistuese)

Një tribunal i arbitrazhit zakonisht nuk fillon ta analizojë hollësisht marrëveshjen për arbitrazh për të

parë se a i plotëson të gjitha parakushtet e vlefshmërisë, përveç nëse njëra nga palët e sfidon

juridiksionin e tribunalit në bazë të një klauzole të pavlefshme për arbitrazh. Për këtë arsye, ky koncept

është shumë i përafërt me atë të “pavlefshmërisë relative” të cilin e hasim në Ligjin për Detyrimet të

Kosovës, ku kjo çështje mund të ngritët vetëm me kërkesën e njërës prej palëve. Në rast se juridiksioni i

tribunalit sfidohet në bazë të klauzolës së pavlefshme për arbitrazh, atëherë është detyrë e tribunalit të

vendosë se a ka juridiksion apo jo, bazuar në parimin “kompetencë-kompetencë” (shih p.sh. Ligji Model i

UNCITRAL-it, Neni 8(2); SNE v Joc Oil Ltd, 1990,USSR; Fung Sang Trading v. Kai Sun Sea Products & Food

(Hong Kong); Vendimi i OEN-së nr.6268). Tribunali e merr këtë vendim bazuar në kushtet e vlefshmërisë

të parapara me ligjet përmbajtësore dhe procedurale të cilat zbatohen për rastin në fjalë.

Ligji i Arbitrazhit i Kosovës (Neni 14) është i qartë në dhënien e kompetencës tribunalit të arbitrazhit

për të vendosur për rastet në lidhje me vlefshmërinë e një klauzole për arbitrazh. Në të cekët se

“Tribunali i arbitrazhit vendos mbi vlefshmërinë e marrëveshjes së arbitrazhit dhe se a është kompetent për

zgjidhjen e kontestit i cili i është parashtruar.” Gjithashtu kjo parashihet në Rregullat e Arbitrazhit në

Kosovë.

5.3.2. Ekzistimi i Klauzolës për arbitrazh

Juridiksioni i një tribunali mund të atakohet gjithashtu në bazë të mosekzistimit të një klauzole për

arbitrazh. Pala e cila e konteston ekzistimin e klauzolës duhet të paraqesë arsyetime bindëse se klauzola

e arbitrazhit është dakorduar si rezultat i rrethanave, të cilat po të mos kishin ekzistuar, marrëveshja

nuk do të ishte lidhur fare. Pala mund ta argumentojë mosekzistimin e një klauzole për arbitrazhin, nëse

ka ndodhur njëra nga situatat në vijim:

klauzola është rezultat i mashtrimit

klauzola është rezultat i presionit

klauzola është rezultat i mosdijes

klauzola është rezultat i gabimit

nuk ekziston qëllimi i palëve për të arbitëruar (që nganjëherë konsiderohet si bazë e

pavlefshmërisë e jo e mosekzistimit)

Page 62: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 55

Këto situata janë shumë të ngjashme me arsyetimet për “pavlefshmëri absolute” të përcaktuara me Ligjin

e Kosovës për Detyrimet, i cili parasheh që marrëveshja e lidhur si rezultat i mashtrimit, presionit, ose i

mosdijes, konsiderohet të mos ketë ekzistuar kurrë.

Meqenëse ekzistimi i klauzolës për arbitrazh është i nevojshëm në mënyrë tribunali të ketë juridiksionin

e duhur, nganjëherë palët shkojnë në gjykatë për ta vërtetuar ekzistimin ose mosekzistimin e klauzolës

për arbitrazh. Megjithatë, ka raste kur tribunali vendosë nëse ekziston apo jo klauzola për arbitrazh. Kjo

ndodh zakonisht kur rregullat për arbitrazh, të përzgjedhura nga palët, parashohin që tribunali i

arbitrazhit të vendosë si për ekzistimin e klauzolës, ashtu edhe për vlefshmërinë e saj (shih p.sh.Rregullat e

Arbitrazhit në Kosovë Neni 24, Rregullat e Arbitrazhit të Asociacionit Amerikan të Arbitrazhit, neni 15, Rregullat

e Arbitrazhit të UNCITRAL neni 23.1). Edhe një rast tjetër kur tribunali ka autoritet të vendosë për

ekzistimin e klauzolës është nëse vet klauzola i jep autoritetin tribunalit. Një klauzolë e tillë do të dukej

kështu:

“Për çdo mosmarrëveshje ose pretendim që rrjedh nga kontrata, ose që ndërlidhet me të apo me

përpilimin e saj, përfshirë vlefshmërinë dhe ekzistimin e saj, do të zgjidhet përfundimisht përmes

arbitrazhit, nga një kolegj arbitrues i themeluar në bazë të Rregullave të Shoqatës Gjermane të

Arbitrazhit. Vendi i arbitërimit do të jetë Munihu, në Gjermani, ndërsa gjuha do të jetë ajo Angleze.”

Nëse klauzola për arbitrazh ose rregullat e arbitrazhit janë të qarta lidhur me autoritetin e tribunalit për

të vendosur për çështjet e ekzistimit ose jo të klauzolës për arbitrazh, atëherë palët nuk duhet të

parashtrojnë kërkesë për një gjë të tillë në gjykatë.

Megjithatë, Ligji i Kosovës për Arbitrazhin parasheh që një gjykatë të hedhë poshtë padinë, lënda e së

cilës i nënshtrohet arbitrazhit, “përveç nëse gjykata konstaton se marrëveshja e arbitrazhit është e

pavlefshme ose që çështja kontestuese nuk mbulohet nga marrëveshja e arbitrazhit” (shih Nenin 7 të

Ligjit). Kjo nënkupton që pala ka të drejtë të parashtrojë kërkesë para një gjykate në Kosovë, kurdo që

ajo konstaton se marrëveshja është e pavlefshme (shih pjesën 5.4) ose e paarbitrueshme (shih pjesën

5.7).

5.3.3. Mungesa e qëllimit për të arbitruar, si bazë e pavlefshmërisë dhe/ose e

mosekzistimit të klauzolës për arbitrazh

Qëllimi ose marrëveshja në mes palëve për të arbitëruar, pra ekzistimi i një oferte për të arbitëruar dhe

pranimi pa mëdyshje i kësaj oferte, është elementi kyç i ekzistimit dhe vlefshmërisë së klauzolës për

arbitrazh. Ka raste kur njëra palë mund ta kontestojë ekzistimin ose vlefshmërinë e klauzolës, bazuar në

faktin se klauzola nuk i plotëson kushtet formale, pra se elementi i “pajtimit” nuk ekziston. Kjo mund të

ndodhë kur njëra palë e ofron arbitrazhin, dhe ndërkohë e tërheqë, kurse pala tjetër e pranon ofertën

pa e pranuar tërheqjen. Në këtë rast, njëra palë mund të argumentojë që marrëveshja asnjëherë nuk

është arritur sepse oferta është tërhequr para se të pranohet, kurse pala tjetër mund të argumentojë se

marrëveshja është e vlefshme sepse oferta është pranuar me kohë. Raste të tilla kemi shpesh në

praktikë, dhe tribunali i arbitrazhit ose gjykata (varësisht se ku është parashtruar kërkesa) duhet të

vendosin nëse ka pasur marrëveshje, dhe nëse e njëjta është e vlefshme. Nganjëherë, mungesa e qëllimit

për të arbitruar konsiderohet si bazë për shpallje të pavlefshmërisë, por ka raste kur një gjë e tillë e

Page 63: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 56

bënë klauzolën jo-ekzistuese, pasi që nëse palët asnjëherë nuk e kanë pasur qëllimin të arbitrojnë

kontestet e tyre, atëherë kjo nënkupton që marrëveshja faktikisht asnjëherë nuk është hyrë në fuqi.

5.4. Marrëveshjet e pavlefshme dhe inekzistente ab initio për Arbitrazh Gjykatat dhe komentuesit e ndryshëm kanë bërë dallim në mes të marrëveshjeve që janë të pavlefshme

(pra kur marrëveshja ekziston por që i nënshtrohet anulimit) dhe kontratave inekzistentet ab initio,

(p.sh. kontratë e cila kurr nuk ka ekzistuar). (shih Pollux Marine Agencies, Inc. v. Louis Dreyfus Corp.;

Pottawatomi Indians v. Kean-Argovitz Resorts, Michigan). Marrëveshjet e pavlefshme të arbitrazhit janë ato

të cilat mund të atakohen dhe të shpallen të pavlefshme, ndërsa marrëveshjet inekzistente ab initio janë

ato të cilat asnjëherë nuk kanë hyrë në fuqi, sepse palët në fakt asnjëherë nuk e kanë finalizuar

marrëveshjen. Disa autorë dhe disa raste i referohen marrëveshjeve inekzistente ab initio si “klauzola me

defekte në lindje” (shih p.sh. Sté Navimpex v. Sté Ëiking Traler, 06.12.1988, (Fr)). Gjykatat kanë konstatuar

që kontratat të cilat janë inekzistente ab initio janë “sfida për vetë ekzistencën e kontratës” në krahasim

me “tentimet për t’iu shmangur një kontrate ose për ta anuluar atë” që përndryshe janë objekt i

arbitrazhit. (Camaro v. Nissei; Alabama Catalog Sales v. Harris). Nëse një kontratë e tërë është inekzistente

ab initio, mosekzistimi i kontratës e përfshinë edhe marrëveshjen për arbitrazh. (Harbour Assurance Co.

Ltd. v. Kansas General International Insurance Co. Ltd.; Elf Aquitaine Iran (France) v. National Iranian Oil Co.).

Këto koncepte kanë formuar bazën e Ligjin model të UNCITRAL-it, Neni 8(1), i cili parasheh që në

qoftë se një rast që është subjekt i një marrëveshjeje arbitrazhi është sjellë në gjykatë dhe një palë

kërkon nga gjykata për të referuar çështjen në arbitrazhin, gjykata do t'ia referojë çështjen në arbitrazh

përveç nëse konstaton se marrëveshja e arbitrazhit është:

1. nule dhe e pavlefshme,

2. jofunksionale, ose

3. e pamundur të realizohet.

E njejta dispozitë është e përfshirë në Nenin II.3 të Konventës së Nju Jorkit.

Një marrëveshje për arbitrazh konsiderohet të jetë nule dhe inekzistente atëherë kur marrëveshja në

fakt asnjëherë nuk është arritur ose, në rast se është arritur, ka qenë e inekzistente ab initio.

Marrëveshjet për arbitrazh, të cilat janë revokuar ose anuluar konsiderohen të jenë nule dhe

inekzistente. Marrëveshjet për arbitrazh janë konstatuar të jenë nule dhe inekzistente në rast se kanë

defekte që prej formimit, zakonisht për shkak të mashtrimit, presionit, jo ligjshmërisë, gabimit, dhe

mungesës së autorizimit. Në raste të tjera, gjykatat kanë konstatuar që klauzolat për arbitrazh janë nule

dhe inekzistente atëherë kur edhe arbitëri ka qenë palë e kontratës. (Shih Charbonneau v. Industries A.C.

Davie Inc; Desbois v. Industries).

Kontrata konsiderohet jofunksionale atëherë kur një ngjarje e jashtme i prishë marrëdhëniet

kontraktuese, me çrast përfundohet kontrata dhe prishet klauzola për arbitrazh. (Shih p.sh. Hirji Mulji v.

Cheong Yue Steamship Co.; Harper v. Kvaerner Fjellstrand Shipping A.S.)

Gjykatat kanë konstatuar që një marrëveshje është e pamundur të realiziohet në rast se palët janë

pajtuar për një procedurë specifike e cila nuk mund të realizohet, ose atëherë kur kushtet e

Page 64: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 57

marrëveshjes për arbitrazh janë aq të pakuptueshme, të pa përkufizuara, ose bien në kundërshtim

ndërmjet veti, sa që tribunali nuk mund të përcaktojë qëllimin e palëve (Wilson v. Lignotock (USA); Fowler

v.Meril Lynch (MB)). Për shembull, nëse një marrëveshje për arbitrazh e përzgjedh një arbitër i cili duhet

ta dëgjojë rastin, por i njëjti nuk është në dispozicion, ose përcaktohet një institucion i cili nuk ekziston,

atëherë klauzola për arbitrazh konsiderohen të jetë “e pamundur” të realizohet. (City of Prince George v.

A.L. Sims & Sons Ltd. And McElhanny Engineering Services; Burlington Northern Railroad Co. v. Canadian

National Railway Co.).

5.5. Parimet e ndashmërisë Klauzolat e arbitrazhit mund të atakohen si të pavlefshme ose inekzistente ab initio bazuar në

pretendimet që kontrata komerciale (në të cilën klauzola e arbitrazhit bën pjesë) nuk është e vlefshme

ose nuk ekziston. Është e logjikshme të konstatohet se, nëse nuk ka pasur kontratë e as marrëveshje për

asnjërin kusht të kontratës (përfshirë klauzolën e kontratës) atëherë klauzola e arbitrazhit duhet të

konsiderohet e pavlefshme gjithashtu. Megjithatë, është e rëndësishme të mbahet në mend që arsyeja

pse palët e përfshijnë klauzolën për arbitrazh në rend të parë është sepse ato duan t’i zgjidhin kontestet

e tyre eventuale përmes arbitrazhit. Kështu që, në mënyrë që të zgjidhen këto situata, kolegjet e

arbitrazhit dhe gjykatat kanë shpallur doktrinën e ndashmërisë. Kjo doktrinë thjesht nënkupton që

klauzola e arbitrazhit është marrëveshje e pavarur, e ndarë prej pjesës tjetër të kontratës në të cilën bën

pjesë.

Ky parim është i inkorporuar brenda Ligjit Model të UNCITRAL-it ( Neni 16 (1) dhe Neni II.3 i

Konventës së Nju Jorkit.Parimi i ndashmërisë është paraparë në Nenin 14 të Ligjit të Kosovës për

Arbitrazhin, ku thuhet se tribunali i arbitrazhit vendosë lidhur me vlefshmërinë e një marrëveshje për

arbitrazh, dhe “në këtë kontekst, klauzola e arbitrazhit, e cila është pjesë e një kontrate, trajtohet si

marrëveshje e veçantë dhe e pavarur prej kontratës.”

Doktrina e ndashmërisë është njohur gjerësisht, dhe shumë gjykata kanë konstatuar se marrëveshja për

arbitrazh është kontratë e veçantë, e ndarë prej kontratës komerciale. (Shih p.sh. Prima Paint Corp. v.

Flood & Conklin Mfg. Co., 388 U.S. 395, 402 (1967); Fung Sang Trading, Ltd. V. Ka Sun Sea Products and Food

Co. , Ltd. (Hong Kong)). Për më tepër, shumica e rregullave të arbitrazheve institucionale i kanë përfshirë

këto parime në rregullat e tyre, duke konstatuar kështu që marrëveshja për arbitrazh i mbijeton çdo

defekti eventual në kontratën kryesore. (Shih p.sh. Ligjin Model të UNCITRAL-itNeni 16 (2); Rregullat e

Arbitrazhit ICDR (Neni 15(2) ; dhe Rregullat e Arbitrazhit në Kosovë ( Neni 24.1)).

Shumë gjykata kanë konstatuar se edhe nëse kontrata është inekzistente, e lidhur përmes përfaqësimit të

rrejshëm ose mos-zbulimit, qoftë nga neglizhenca, me mashtrim, ose edhe pa qëllime të këqija, ose nëse

kontrata është mohuar, megjithatë klauzola e arbitrazhit e mbijeton kontratën kryesore. (Globe Union

Industrial Corp. v. G.A.P Marketing Corp. 2 Western Weekly Reports 696 [1995] Kanadë; ODC Exhibit

Systems Ltd. v. Lee (CLOUT C case 65);, Kanto Yakin Kogyo Kabushiki-Kaisha v. Can-Eng Manufacturing Ltd.

(1992) Angli; ABN Ambro Bank Canada v. Krupp Mak Maschinenbau [1996] 91 OIAC 229 (Ontario,

Kanadë); Euro-Mec Import, Inc. v. Pantrem & C., S.p.A. (U.S.); Tennessee Imports, Inc. v. Pier Paulo Filippi and

Prix Italia (U.S.)).

Page 65: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 58

5.6. Kushti i “Shkrimit” Kushti i cili parasheh që marrëveshja për arbitrazh duhet të jetë me shkrim në mënyrë që të jetë e

vlefshme, në fakt parashihet në rregullat e arbitrazhit të shumicës së institucioneve të cilat merren me

këtë formë të zgjidhjes së kontesteve. Ligji i Kosovës për Arbitrazhin e parasheh këtë kusht duke cekur

që “Marrëveshja e arbitrazhit lidhen në formë të shkruar” dhe njëkohësisht specifikon që ky kusht

konsiderohet i përmbushur “edhe nëse lidhja e marrëveshjes së arbitrazhit dokumentohet në formë të

këmbimit të letrave, telefaksit, telegramit ose mënyrave të tjera të telekomunikimit ose komunikimit

elektronik, në formë të konosmanit, nëse konosmani përmban shprehimisht një klauzolë të arbitrazhit,

ose në rast të paraqitjes së padisë dhe të përgjigjes në padi, në kuadër të së cilës njëra palë pretendon se

ekziston një marrëveshje arbitrazhi dhe pala tjetër nuk e konteston këtë”. (Shih Nenin 6 të Ligjit).

Rëndësia e ekzistimit të klauzolës për arbitrazh, si pjesë përbërëse e kontratës e bërë në formë të

shkruar, është konfirmuar në disa raste (shih p.sh. Ligji Zakonor në tekstet e UNCITRAL-it (CLOUT):

http://www.uncitral.org/uncitral/en/case_law.html) - CLOUT Case 78; CLOUT Case 40; CLOUT Case 64; CLOUT

Case 32; CLOUT Case 44; CLOUT Case 62; CLOUT Case 43; CLOUT Case 78; CLOUT Case 388).

Në bazë të Nenit II(2) të Konventës së Nju Jorkut, është e mjaftueshme që marrëveshja për arbitrazh të

arrihet në kuadër të këmbimit të letrave ose telegrameve. Përveç kësaj, numri i komunikimeve të

këmbyera mes palëve mund të jetë shënim adekuat i një marrëveshje të shkruar për arbitrazh.

5.7. Koncepti i “Arbitrueshmërisë” (Arbitrabilitetit) Arbitrueshmëria është e përkufizuar në Nenin II(1) të Konventës së Nju Jorkut, ku trajtohet vlefshmëria,

dhe në Nenin V(2)(a), pranimi dhe zbatimi i vendimeve. Të dyja këto nene kërkojnë që lënda e

arbitrazhit të jetë e mundur të zgjidhet përmes arbitrazhit, sipas formimit të marrëveshjes valide për

arbitrazh. Koncepti i “arbitrueshmërisë” thjesht nënkupton që një tribunal i arbitrazhit apo një gjykatë

duhet të vlerësojnë nëse një lloj i caktuar i mosmarrëveshjes mund të arbitrohet në mënyrë të mirëfilltë,

ose nëse i njëjti duhet të procedohet nga gjykatat kompetente.

Ligji i Kosovës për Arbitrazhin e përkufizon “arbitrueshmërinë” në Nenin 5, i cili parasheh që “Një

mosmarrëveshje mund të zgjidhet përmes arbitrazhit vetëm nëse ekziston një marrëveshje e palëve, me

anë të së cilës ato pranojnë që kontesti të zgjidhet përmes arbitrazhit.” Çka është më e rëndësishme, ky

Nen tutje cekë që “mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me kërkesa civile-juridike dhe ekonomike-juridike

mund t’i nënshtrohen arbitrazhit, nëse nuk janë të ndaluara me Ligjj.”

Ligji nuk e specifikon ndonjë kufizim të llojeve të kontesteve të cilat nuk do të ishin të arbitrueshme.

Megjithatë, është e qartë që kontestet, të cilat nuk bien në dy kategoritë e përmendura në Nenin 5(2),

që janë civile-juridike dhe ekonomike-juridike, do të refuzohen nga tribunali i arbitrazhit si të

paarbitrueshme (për shembull, rastet që bazohen në të drejtën penale).

Në të kaluarën, pretendimet që ndërlidheshin me anti-trust ose me ligjin për konkurrencën, kontestet

për pronën intelektuale, dhe çështjet e punësimit konsideroheshin si lëndë që nuk i përkisnin arbitrazhit.

(American Safety Equip. Corp. v. J.P. Maguire Co., 391 F.2d 821, 828 (2nd Cir. 1968); Wilko v. Sëan, 346 U.S.

Page 66: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 59

427, 438 (1953)). Sidoqoftë, ky qëndrim ka ndryshuar në 25 vitet e fundit, dhe rastet anti-trust dhe ato

të ligjit për konkurrencën janë konstatuar si të arbitrueshme. (Mitsubishi Motors Corp. v. Soler Chrysler, 473

U.S. 614, 628-29 (1985); Prokurori i Përgjithshëm i Zelandës së Re v. Mobil Oil New Zealand, Ltd., [1989] 2

NZLR 64d.; Scherk v. Alberto-Culver Co., 417 U.S. 506, 515 (1974).

Për shkak të rregullave të ndryshme në sistemet e ndryshme ligjore, është fuqimisht e këshillueshme që

palët ta analizojnë ligjin e aplikueshëm dhe të vlerësojnë nëse kontestet eventuale që lindin mes tyre do

të jenë të arbitrueshme në bazë të atij ligji dhe t’i shmangen kështu problemeve që mund të rezultojnë

nga kjo çështje.

5.8. Përcaktimi i Gabueshëm i Institucionit ose i Rregullave për

Arbitrazh Përcaktimi i gabueshëm i institucionit ose i rregullave për arbitrazh nganjëherë merret si bazë për

shpalljen e marrëveshjes për arbitrazh si të pavlefshme. Kjo zakonisht ndodhë kur palët nuk i referohen

me emër të saktë institucionit ose rregullave për arbitrazh, ose nëse nuk i referohen fare këtyre.

Autorë dhe komentues të ndryshëm bëjnë dallimin në mes të “përcaktimit të gabueshëm të

institucionit ose të rregullave” dhe “institucioneve dhe rregullave inekzistente.” Vendimet e

shumë gjykatave për këto çështje kanë qenë të llojllojshme, megjithatë, vlerësimi i cili gjen më së shumti

përkrahje është që, nëse thjesht është bërë “përcaktim i gabueshëm” i institucionit ose i rregullave,

atëherë tribunali ose gjykata mundohen t’i japin efekt klauzolës duke tentuar ta interpretojnë vullnetin e

palëve në marrëveshje. Sidoqoftë, nëse palët u referohen institucioneve ose rregullave inekzistente,

atëherë shumica e gjykatave i shpallin ato klauzola si të pavlefshme, pasi që në këto raste nuk është e

mundur të përcaktohet se cili ka qenë vullneti i palëve.

Janë mjaft të shpeshta marrëveshjet për arbitrazh, në të cilat institucioni ose rregullat për arbitrazh janë

cituar gabimisht ose që janë të paqarta. (Shih p.sh. ICC Gjykata e Arbitrazhit, 6709/1991 (Fr); Republika e

Nikaraguas v. Standard Fruit Co. (Sh.B.A); Lucky-Goldstar Intern., Ltd. V. Ng Moo Kee Engineering, Ltd (Hong

Kong); Star Shipping A.S. v. China Nat. Foreign Trade Transp. Corp. (MB); Gjykata Bullgare e Arbitrazhit lënda

Nr. 151/1984 (Bullgari); Shoqata Gjermane e Kafes, 28 Shtator 1992 (Gjermani)). Megjithatë, shumica e

tribunaleve të arbitrazhit dhe e gjykatave kanë konstatuar që këtyre klauzolave t’u epet efekt në të gjitha

rastet kur qëllimi i palëve ka qenë qartë përzgjedhja e një institucioni përkatës ose e rregullave

përkatëse, dhe kur, për shembull, nëse asnjë institucion ose rregull tjetër për arbitrazh nuk ka mundur

të nënkuptohen kur është referuar (OEN Gjykata e Arbitrazhit, 2626/1977 (Fr); Laboratorios Grossman, S.A.

v. Forest Laboratories, Inc. (ShBA)). Sidoqoftë, duhet cekur që një klauzolë me defekt mund të korrigjohet

vetëm nëse ekziston një shkallë e lartë e bindjes lidhur me qëllimin e vërtetë të palëve përmes

interpretimit. Për shembull, nëse palët i referohen “Shoqatës Gjermane të Arbitrazhit” në vend të

“Institucionit Gjerman të Arbitrazhit” (emri i saktë), dhe ky është i vetmi institucion në Gjermani i cili

merret me arbitërimin e kontesteve, atëherë është shumë e lehtë të përcaktohet qëllimi i palëve. Por

nëse palët thjesht e cekin “Nju Jork, Arbitrazhi”, pa iu referuar institucionit ose rregullave, atëherë do të

ishte e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të përcaktohet vendi ku palët dëshirojnë t’i arbitërojnë

kontestet e tyre, pasi që në Nju Jork ka më shumë se një institucion arbitrazhi.

Page 67: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 60

5.9. Parimet e së Drejtës së detyrimeve të cilat përdoren në

interpretimin e klauzolave për Arbitrazh Ekziston një numër i parimeve ose i doktrinave të cilat në përgjithësi aplikohen në ligjin për detyrimet

dhe ligjin për arbitrazhin, por të cilat gjithashtu përdoren në interpretimin e marrëveshjeve për

arbitrazh. Disa prej parimeve më të popullarizuara janë “in favorem validatis”, “contra preferentum” dhe

“effet utile”.

5.9.1. Parimi “in favorem validatis” Ky parim, i përkthyer nga latinishtja, do të thotë “në favor të vlefshmërisë”. Konotacioni i tij është

thjeshtë që në rastet kur tribunali i arbitrazhit ose gjykata ballafaqohet me çështje të vlefshmërisë së një

klauzole për arbitrazh, atëherë duhet më shumë të vendosë në favor të vlefshmërisë, marrë parasysh të

gjitha rrethanat përkatëse lidhur me rastin, përfshirë edhe qëllimin e palëve.

Gjykatat shpesh e kanë përdorur këtë parim në vlerësimin e tyre lidhur me vlefshmërinë e klauzolave

për arbitrazh. (OEN Gjykata e Arbitrazhit, 5103/1988 (Fr)).

5.9.2. Parimi “contra preferentum”

Ky parim nënkupton që një klauzolë ose një kusht i kontratës, nëse është i paqartë, do të interpretohet

në dëm të hartuesit. Kështu që, në rast se shitësi e ka përpiluar kontratën, dhe më vonë vërehet që

klauzola për arbitrazh është e paqartë dhe palët nuk pajtohen me kuptimin e saj, atëherë tribunali i

arbitrazhit ose gjykata e interpreton klauzolën në dëm të palës e cila e ka hartuar atë, që në këtë rast

është shitësi. Si rregull i interpretimit strikt, "contra preferentum" kërkon që kontrata të interpretohet

në dëm të personit i cili i përgatit kushtet e kontratës. (UNIDROIT Parimi 4.6, ICC Gjykata e

Arbitrazhit, 1434/1975 (Fr)).

5.9.3. Doktrina “effet utile”

Sipas kësaj doktrine, klauzolat e arbitrazhit të cilat nuk janë saktësisht të qarta duhet të interpretohen në

mënyrë që t’u epet kuptim i logjikshëm atyre, në vend se të shpallen të pavlefshme (OEN Gjykata e

Arbitrazhit, 3380/1980 (Fr); 4145/1984 (Fr); 5103/1988 (Fr); Star Shipping A.S. v.China Nat. Foreign Trade

Transp. Corp. (MB)).

5.10. Mjetet preventive që mund të shfrytëzohen për t’iu shmangur

shkeljeve të klauzolës për Arbitrazh Pala nganjëherë mund t’i drejtohet gjykatës, përkundër faktit që është përfshirë klauzola e arbitrazhit në

kontratë, duke pretenduar që marrëveshja për arbitrazh nuk ka hyrë asnjëherë në fuqi ose që është bërë

e pavlefshme si pasojë e rrethanave përkatëse. Në anën tjetër, pala e cila pretendon që marrëveshja e

tillë ekziston dhe është valide, inicion procedurën e arbitrazhit dhe pretendon poashtu që pala e cila i

është drejtuar gjykatës faktikisht ka shkelur marrëveshjen për arbitrazh.

Në mënyrë që një rast i tillë mos të ndodhë, palët mund të marrin masa preventive në kohën kur bëhet

marrëveshja për arbitrazh. Këto përfshijnë masat e:

nënshtrimit të parevokueshëm nën juridiksionin e tribunalit të arbitrazhit

Page 68: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 61

heqjes dorë nga kundërshtimi i veprimeve që janë në pajtim me klauzolën për arbitrazh,

për shkak të mospërshtatjes së forumit

heqjes dorë nga kundërshtimi i veprimeve që janë në pajtim me klauzolën për arbitrazh, bazuar në çështjet e formimit të kontratës

heqjes dorë nga kundërshtimi i proceseve të arbitrazhit për shkak të mosparaqitjes

kompensimit të të gjitha shpenzimeve të arsyeshme të zbatimit të marrëveshjes dhe të ndonjë vendimi eventual

heqjes dorë nga kundërshtimi i veprimeve që janë në pajtim me klauzolën për arbitrazh,

bazuar në mbrojtjen e “imunitetit të sovranit” Masat preventive të lartcekura mund t’u ndihmojnë palëve të zbatojnë marrëveshjen e tyre për arbitrazh

përkundër kundërshtimeve të cilat mund të lindin si rezultat i fillimit të kontestit. Kështu që, është e

këshillueshme për hartuesit e marrëveshjeve për arbitrazh t’i kenë parasysh këta faktorë, në çoftë se

zbatimi i klauzolës për arbitrazh është i rëndësishëm për ta.

5.11. Pasojat të cilat mund të rrjedhin si rezultat i shkeljes së

marrëveshjes për arbitrazh Nëse njëra palë, përkundër ekzistimit të një marrëveshjeje për arbitrazh, inicion procedurë gjyqësore,

mund të ndodhë që tribunali i arbitrazhit të vendosë kundër kësaj pale, me ç’rast konstatohet që pala në

fjalë ka shkelur marrëveshjen për arbitrazh. Përveç kësaj, pala e cila pretendon që marrëveshja për

arbitrazh ekziston, ka edhe disa opsione të tjera:

Së pari, pala e cila nuk e ka shkelur marrëveshjen mund të kërkojë nga tribunali të lëshojë një urdhër kundër padisë; (tribunali i arbitrazhit mund të lëshojë një urdhër

kundër padisë, duke urdhëruar kështu palën të pezullojë procedurën gjyqësore).

Së dyti, pala e cila nuk e ka shkelur marrëveshjen mund të kërkojë nga tribunali të

lëshojë një deklaratë për lirim nga përgjegjësia; (kjo kërkesë bëhet zakonisht në raste

kur pala kundërshtare kërkon nga gjykata ta ekzekutojë (përmbarojë) vendimin. Kështu

që, pala para tribunalit të arbitrazhit duhet të veprojë sa më shpejtë për të marrë

vendimin e tribunalit e para, në mënyrë që të vendosë res judicata mbi rastin. Kjo mund

të arrihet përmes një deklarate për lirim nga përgjegjësia, e i ndihmon kësaj pale ta

rezistojë çdo përpjekje ekzekutimin (përmbarimin) e vendimit gjyqësor).

Së treti, pala që nuk e ka shkelur marrëveshjen mund të kërkojë kompensimin e dëmeve për shkeljen e marrëveshjes për arbitrazh. (Disa gjykata kanë vendosur të ketë

kompensim për dëmet e shkaktuara nga shkelja e klauzolës së arbitrazhit. Këtu

përfshihen shpenzimet e ndonjë vendimi kundër padisë, shpenzimet e bëra në

procedurat gjyqësore në të cilat është sfiduar juridiksioni i gjykatës, dhe për çdo rritje të

shpenzimeve për seancat shtesë të arbitrazhit të cilat duhet të mbahen si rezultat i

procedurave paralele para gjykatës dhe tribunalit të arbitrazhit njëkohësisht.) Këto mjete juridike nuk janë në të palëve në të gjitha sistemet ligjore. Kështu që në vend të shfrytëzimit

të këtyre mjeteve juridike rekomandohet që palët të ndërmarrin njërën ose të gjitha masat preventive të

përcaktuara në Pjesën 5.10 të këtij Moduli.

Page 69: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 62

5.12. Ushtrim Udhëzimet:

Lexoni faktet e dy rasteve të mezhdave (gurëve kufitar) te prezantuara më poshtë,dhe zgjidheni

përgjigjen korrekte nga alternativat (a), (b) dhe (c) të caktuar në tekstin e rasteve.

1. Rasti i PEPSICO v. OFICINA CENTRAL

(SH.B.A. Gjykata e Qarkut, New York, 1996, 945 F.Supp.69)

Në rastin Pepsico v. Oficina Central, parashtruesi (Pepsico nga SH.B.A) kishte pasur një kontratë me

kompaninë (Oficina Central nga Venezuela), e cila përcaktonte që “çdo palë e cila përfundon kontratën

para afatit të caktuar duhet ta paguaj dëmin e shkaktuar palës tjetër. Kontrata gjithashtu përfshinë

dispozitën mi arbitrazhin, që çdo mosmarrëveshje e cila rrjedh nga kontrata, duke përfshirë edhe

shkeljen e saj, duhet të zgjidhet përmes procedurës së arbitrazhit sipas rregullave të ICC mbi

Arbitrazhin, dhe se kjo procedurë duhet zbatuar në New York, SHBA. Përfaqësuesi i autorizuar i Oficina

Central ka përfunduar kontratën, duke shpjeguar se kompanitë për paketim ishte e mangët ndaj Coca

Cola.

Pepsico kishte kërkuar nga Oficina të paguaj shumën e dëmit të shkaktuar në vlerë të $118,400,000

brenda 60 ditëve. Para se afati prej 60 ditëve të skadonte, Oficina kishte parashtruar një padi para

gjykatës civile në Venezuelë, duke pohuar se dëmi i shkaktuar ishte shumë më i ulët se sa shuma e

kërkuar. Kompania e paketimit pohonte, inter alia, që dispozita e arbitrazhit ishte “paefektshme” për

shkak të “paqartësisë dhe dy-kuptueshmërisë” dhe për shkak se ishte e “pazbatueshme në rastin

konkret, pasi që kontesti për dëmin e shkaktuar ishte çështje që nuk i përket arbitrazhit”.

Cili nga vendimet vijuese konsideroni se është i duhur nga gjykata e Venezuelës?

a) Dispozita e arbitrazhit është e dykuptimtë për arsye se i referohet Odës Ekonomike

Ndërkombëtare (e cila është e vendosur në Paris) dhe për arbitrazh në New York. Për shkak

se dispozita i referohet dy vendeve gjeografike, dhe nuk është e qartë se ku duhet të zbatohet

procedura e arbitrazhit dhe kjo e bënë këtë dispozitë të pavlefshme null and void. Për këtë

arsye, gjykata ka juridiksion të vendos rreth shumës për dëmin e shkaktuar.

b) Për arësyerat e cekura sipas alternativës (a), dispozita e arbitrazhit është e dykuptimtë dhe

konsiderohet e pavlefshme. Sidoqoftë, çdo çështje lidhur me pavlefshmërinë duhet të zgjidhet

përmes arbitrazhit para ICC, prandaj, gjykata nuk ka juridiksion t’i detyroj palët t’a zgjidhin

kontestin përmes arbitrazhit.

c) Gjykata duhet ta zbatoj të drejtën materiale në këtë rast. Nëse ligji (në Venezuelë ose Sh.B.A)

parasheh caktimin e shumës për dëmin të shkaktuar si çështje e jo-arbitrazhit, gjykata duhet të

merr një vendim rreth arbitrazhit dhe vlerësoj vetë dëmin e shkaktuar, pa i detyruar palët të

shkojnë përmes arbitrazhit.

2. Rasti TEXACO OVERSEAS v. THE GOVERNMENT OF LIBYA

(53 Int’l L. Rep. 389-409 (1979))

Në rastin Texaco v. Libya palët ishin në kontest lidhur me Koncesionin, që në mes të tjerave,

përmbante dispozitat vijuese:

Page 70: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 63

“Nëse në çfarëdo kohe brenda ose pasi kësaj monedhe të koncesionit ngritet ndonjë ndryshim ose kontest,

ai do të jetë në mes të Qeverisë dhe Kompanisë lidhur me interpretimin, përmbushjen ose çdo çështje lidhur

me kontratën ose të drejtat dhe obligimet në mes të palëve dhe nëse palët e tilla dështojnë ta zgjidhin

kontestin me marrëveshje, rasti duhet t’ju referohet dy arbitërave, secila palë duhet ta caktoj nga një, dhe

Kryetari i Panelit të Arbitrazhit i cili duhet të caktohet nga arbitërit menjëherë pasi qe ata të caktohen nga

palët. Në rast se arbitërit dështojnë të arrijnë një marrëveshje brenda afatit prej 60 ditëve nga data e

caktimit të tyre, cilado palë mund të kërkoj nga Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, caktimin e

Kryetarit të Panelit të Arbitrazhit”.

Pas ngritjes së kontestit, Texaco njoftoj Qeverinë e Libisë për caktimin e arbitërit nga ana e tij.

Megjithatë, Libia, nuk e kishte caktuar arbitërin brenda afatit të paraparë në kontratë, dhe deklaroj se

heq dorë nga kërkesa për zgjidhje përmes arbitrazhit. Qeveria e Libisë pohonte se kontrata mbi

koncesionin është fakt i pavlefshëm sepse masat e nacionalizimit të ndërmarrura më vonë, kishin efekt

në anulimin e Kontratës mbi Koncesionin, përfshirë të gjitha dispozitat e parapara. Përveç kësaj, Gjykata

Ndërkombëtare e Drejtësisë caktoj një arbitër për zgjidhjen e kontestit. Paneli i përbërë na arbitëri

individual sfidoj juridiksionin e Qeveris së Libisë.

Cili nga vendimet vijuese konsideroni se është i duhur nga Paneli?

a) Gjykata e arbitrazhit duhet të vendos bazuar në juridiksionin që ka sipas parimit “kompetenz-

kompetenz”. Veç kësaj, duhet ta zbatoj doktrinën e “ndashmërisë”, sipas së cilës dispozitat e

arbitrazhit mbizotërojnë të metat e kontratës, duke përfshirë pavlefshmërinë pasuese për shkak

të masave të nacionalizimit. Më tutje, për shkak se kjo është pyetje më shumë e “vlefshmërisë”

se sa e “ekzistimit” të dispozitave mbi arbitrazhin, për këtë arsye, duhet vendosur sipas

juridiksionit ekskluziv të gjykatës së arbitrazhit në konteste të tilla, prandaj, mund ta zbatoj

procedurën përkatëse dhe vendos bazuar në meritat e rastit.

b) Gjykata e arbitrazhit nuk ka juridiksion mbi çështjen nga momenti kur Kontrata e Koncesionit

është e pavlefshme për shkak të masave të nacionalizimit, dhe kështu dispozitat e arbitrazhit

automatikisht konsiderohen null and void. Pasi që kompetencat e gjykatës së arbitrazhit rrjedhin

nga dispozitat e arbitrazhit, gjykata e arbitrazhit nuk ka juridiksion ta shqyrtoj rastin bazuar në

merita.

c) Gjykata e arbitrazhit duhet të vendos zgjidhjen e rastit bazuar në parimin “kompetenz-

kompetenz”, por gjithashtu duhet të përcaktoj se dispozitat e arbitrazhit nuk janë të vlefshme

për arsye se nuk parashohin rregullat e aplikueshme të arbitrazhit apo cili institucion i arbitrazhit

duhet ta zgjidh kontestin”.

Page 71: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 64

5.14. Përmbledhje Përmes këtij moduli, pjesëmarrësit kanë mësuar t’i aplikojnë parimet kyçe lidhur me vlefshmërinë dhe

ekzistimin e klauzolës për arbitrazh, përfshirë çështjet e arbitrueshmërisë, pavlefshmërisë, ndashmërisë,

dhe shkeljes së klauzolës së arbitrazhit.

Në këtë modul, keni mësuar:

T’i aplikoni konceptet kyçe lidhur me vlefshmërinë dhe ekzistimin e një marrëveshje për

arbitrazhin;

Të bëni dallimin në mes marrëveshjeve të pavlefshme dhe inekzistente ab initio;

Të interpretoni parimet e ndashmërisë në marrëveshjet për arbitrazh;

Të analizoni kushtin e “shkrimit” dhe pasojat që mund të rrjedhin si rezultat i mosplotësimit të këtij kushti;

Të shpjegoni konceptin e “arbitrueshmërisë” (arbitrabilitetit) dhe të përshkruani fushat

ku bën përjashtim arbitrueshmëria;

T’i numëroni problemet të cilat mund të lindin si pasojë e përcaktimit të gabueshëm të institucionit ose rregullave për arbitrazh, dhe zgjidhjet e mundshme;

T’i aplikoni parimet in favorem validatis, contra preferentum dhe parime të tjera nga e

drejta detyrimore, gjatë interpretimit të klauzolës për arbitrazh;

Të paraqitni mjetet preventive të cilat mund të shfrytëzohen për parandalimin e shkeljes së klauzolës për arbitrazh;

T’i radhitni pasojat që mund të rrjedhin si rezultat i shkeljes së marrëveshjes për

arbitrazh.

Page 72: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 65

MODULI 6:

PËRBËRJA E TRIBUNALIT TË ARBITRAZHIT

Page 73: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 66

6.1. Hyrje Ky modul shpjegon procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e arbitërave. I definon atributet kryesore

që duhet t’i ketë një arbitër i mirë si dhe i përshkruan procedurat për kundërshtimin dhe shkarkimin e

arbitërave të cilët nuk i përmbushin kriteret e dëshiruara.

6.2. Objektivat mësimor Pas përfundimit të këtij moduli, ju do të keni mundësi:

T’i shpjegoni dhe aplikoni konceptet dhe parimet kryesore për emërimin e arbitrave dhe

autoritetet emëruese

Të krahasoni kur një panel i përbërë prej tre arbitrave është më i preferueshëm se një arbitër i

vetëm

T’i definoni atributet kryesore të një arbitri efektiv

T’i përmendni dhe diskutoni standardet ligjore dhe etike të cilat qeverisin veprimet e një arbitëri

T’i paraqitni dhe analizoni bazat për kundërshtimin e një arbitëri

T’i përshkruani procedurat për kundërshtimin e një arbitëri

T’i radhitni pasojat e mos veprimit të një arbitëri

T’i përshkruani procedurat për shkarkimin dhe zëvendësimin e një arbitëri dhe detyrimi për

përsëritjen e një dëgjimi në rast të zëvendësimit të një arbitëri

Të ushtroni mënyrat për përzgjedhjen e arbitërave

6.3. Emërimi i arbitrëve dhe autoritetet emëruese Emërimi i arbitërave është njëri nga proceset më të rëndësishme në procedurën e arbitrazhit. Arbitëri

është çelësi i mbarë procesit dhe përzgjedhja e një arbitëri të mirë apo të keq mund të ndikoj në

rezultatin përfundimtar. Për këtë arsye, shumica e institucioneve të arbitrazhit kanë miratuar rregulla të

cilat iu ofrojnë palëve lirinë e përcaktimit të procedurave për emërimin e arbitërave. Këto rregulla

poashtu ofrojnë edhe metoda alternative për përzgjedhjen e arbitërave, nëse palët nuk janë përcaktuar

për këtë në marrëveshjen e tyre. (Shih p.sh. Rregullat e Arbitrazhit në Kosovë nent 6-8;Rregullat e Arbitrazhit

të UNCITRAL, nenet 6-10; Rregullat e ICC, nenet 12-13; Rregullat e ICDR, nenet 6-6).

Kreu III i Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin parashtron procedurat për emërimin dhe kundërshtimin e

arbitërave. Neni 9 iu lejon vetë palëve të vendosin për procedurën e emërimit të arbitërave dhe ofron

rregulla të paracaktuara, nëse palët nuk dështojnë ta bëjnë këtë. Edhe pse shumica e ligjeve për arbitrazh

dhe rregullave të procedurës ju japin palëve kompetencën për të përcaktuar procedurën e tyre, kjo

mundësi nuk shfrytëzohet shumë shpesh nga palët për procedurat e arbitrazhit., pavarësisht nga

avantazhet e tij

.. Kjo ndodh zakonisht për shkak se palët ndihen më të rehatshëm me procedurat e parapara në Ligj ose

rregullat e arbitrazhit institucional të zgjedhura nga ata, apo ndonjëherë është e vështirë për palët të

arrijnë një marrëveshje për këtë procedurë dhe ata shohin zgjedhjen e ofruar nga Ligji ose rregullat e

aplikueshme si një kompromis.

Nëse palët vendosin që bashkërisht të përcaktojnë procedurën e emërimit të arbitërave, ato mund të

dakordohen për çfarëdo procedure, dhe kjo nuk do të ishte në kundërshtim me ligjin. Palët mund të

Page 74: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 67

shfrytëzojnë cilëndo metodë për përzgjedhjen e arbitërave, siç është emërimi i një personi të caktuar,

paraqitja e kërkesës para një institucioni për përzgjedhjen e arbitërave, apo thjeshtë duke iu referuar

rregullave të aplikueshme për kontestin e tyre. Për shembull, përmes klauzolës së tyre të arbitrazhit

palët mund të pajtohen mbi procedurat në vijim për përzgjedhjen dhe emërimin:

Shembulli 1

“Palët këtu pajtohen se kontesti i tyre do të dëgjohet dhe vendoset nga një arbitër i vetëm, i cili do të zgjidhet

nda Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të OEN.”

Shembulli 2

“Palët këtu pajtohen që të gjitha kontestet apo mospajtimet të cilat rrjedhin nga kjo kontratë të vendoset

përfundimisht nga një panel prej tre arbitërave. Secila palë do të zgjedhë nga një arbitër, kurse arbitëri kryesues

emërohet nga dy arbitërit e emëruar nga palët.”

Shembulli 3

“Palët këtu pajtohen që të gjitha kontestet ose mospajtimet të cilat rrjedhin nga kjo kontratë të vendosen

përfundimisht nga një panel prej tre arbitërave, të cilët do të përzgjidhen nga Instituti i Arbitrazhit të Odës

Ekonomike të Stokholmit, nga lista e tyre e arbitërave për konteste ndërkombëtare.”

Nëse rastet kur palët nuk janë pajtuar mbi një procedurë për emërimin e arbitërave ( duke përfshirë

edhe rregullat mbi procedurën), si dhe mbi numrin e tyre, Neni 9 i Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin,

themelon një procedurë e cila duhet të përdoret. Ligji thotë si vijon

“Nëse palët nuk merren vesh për numrin e arbitrave ose për procedurën e emërimit të tyre brenda 15 ditëve

pasi që i padituri të ketë pranuar njoftimin për arbitrazh, tribunali i arbitrazhit do të përbëhet nga një trup prej

3 arbitrave.”

Procedura është e përshkruar në paragrafin 4 të po të njëjtit nen dhe thekson se,

“secila palë emëron një arbitër. Dy arbiëtrit e emëruar, e emërojnë arbitërin e tretë i cili do të jetë drejtues i

tribunalit të arbitrazhit.”

Dispozita e Rregullave të Arbitrazhit në Kosovë është pak më ndryshe. Neni 5 parasheh që

“Nëse palët nuk kanë rënë dakord më parë për numrin e arbitërve, autoriteti i emërimit do të vendosë nëse

çështja do t'i referohet një arbitëri të vetëm ose në një tribunal arbitrazhi prej tre anëtarëve, duke

marrë parasysh të gjitha rrethanat relevante.”

Neni më tutje parasheh për

“një arbitëri të vetëm, përveç nëse ndërlikueshmëria e lëndës dhe / ose shuma në mosmarrëveshje arsyeton

që rasti t'i referohet një tribunali të arbitrazhit prej tre anëtarëve.”

Page 75: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 68

Që të dy, Ligji mbi Arbitrazhin (Neni 9.4) dhe Regullat e Arbitrazhit (Neni 8), në Kosovë kanë dispozita

të njejta për emërimin e panelit ku “...Secila palë emëron një arbitër. Dy arbitërat e emëruar, e

emërojnë arbitrin e tretë i cili do të jetë kryesues i tribunalit të arbitrazhit.“

Në bazë të ligjit, pala është e detyruar që të emërojë një arbitër brenda tridhjetë ditëve pas pranimit të

kërkesës për të bërë një veprim të tillë. Nëse pala dështon ta bëj këtë, apo nëse dy arbitërit e

përzgjedhur dështojnë të dakordohen për arbitërin e tretë brenda 30 ditëve nga emërimi i tyre, emërimi

do të bëhet Gjykata me kërkesën e njërës palë. Pasi që pala të bëjë emërimin, atëherë ajo është e

detyruar ta respektojë atë nga momenti kur pala tjetër e pranon njoftimin për emërimin e arbitërit.

(Neni 9(5) i ligjit). Rregullat e Arbitrazhit në Kosovë poashtu parashohin për një periudhë 30 ditore dhe

nëse emërimet nuk janë bëre në atë kohë, autoriteti emërues do të bëjë emërimin duke përdorur një

listë-procedurë. Sipas listë procedurës, institucioni u komunikon palëve emrat e tre arbitërave potencial

që palët t’i shprehin preferencat e tyre dhe institucionet dhe institucionet i bëjnë emërimet sipas

preferencave të palëve ( Shih nete 7 – 8).

Siç mund të shohim nga shembujt e lartpërmendur, autoritetet emëruese nuk janë gjithmonë vetë palët.

Varësisht nga pajtimi mes palëve, autoriteti emërues mund të jetë një palë e tretë si p.sh. një avokat apo

institucion i paanshëm, institucioni i arbitrazhit nën mbikëqyrjen e të cilit janë duke u zhvilluar

procedurat, apo edhe një autoritet gjyqësor.

Pavarësisht faktit se palët mund të zgjedhin versione të ndryshme të paneleve të arbitrazhit, zgjedhjet më

të preferuara janë ato të panelit me tre arbitëra apo atij me një arbitër të vetëm. Në secilin rast, duhet

të ndërmerret një proces i përzgjedhjes duke marrë parasysh atributet kryesore të cilat duhet ti ketë një

arbitër. Këto çështje janë të diskutuar në Pjesët 6.4 – 6.7 më poshtë.

6.4. Panelet me tre arbitra kundrejt atyre me një arbitër të vetëm Neni 9(1) i Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin thekson se “Tribunali i arbitrazhit përbëhet nga një arbitër i

vetëm ose nga një trup arbitërash, me kusht që numri i arbitrave të këtij trupi të jetë një numër tek.” Kjo do të

thotë se palët mund të zgjedhin që të kenë një arbitër të vetëm ose më shumë arbitëra, varësisht nga

specifikat e rastit. Janë një varg faktorësh të cilët duhet të merren parasysh gjatë marrjes së këtij

vendimi.

Shuma e parave në fjalë.

Në përgjegjësi këshillohet që palët të zgjedhin një arbitër të vetëm kur kanë të bëjnë me

shuma të vogla të parave, dhe në anën tjetër, të zgjedhin një panel prej tre arbitërash

kur kanë të bëjnë me shuma të mëdha të parave. Po ashtu besohet se kur palët janë nga

shtete të ndryshme dhe nga sisteme të ndryshme ligjore dhe ekonomike, paneli prej tre

arbitërave është zgjidhje më e mirë.

Ekspertiza e arbitërave

Në rastet e ndërlikuara kur kërkohet ekspertizë e konsiderueshme në lëndën e

kontestit, siq janë kontestet në fushën e ndërtimtarisë ose pronës intelektuale, është

zakonisht më mirë të kemi një panel që përbëhet nga arbitëra me përvojë nga fusha

përkatëse. Në këto raste, këshillohet që të kemi një panel prej tre arbitërave, sepse një

tribunal me shumë anëtarë mund t’u ofrojë palëve një shumë llojshmëri të ekspertizave.

Page 76: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 69

Orari

Përcaktimi i orarit është në fakt një argument kundër shfrytëzimit të paneleve, për shkak

se është shumë më e vështirë për një panel prej tre ose më shumë arbitërave që të

pajtohet mbi datat e mbajtjes së dëgjimeve dhe procedurave të tjera. Ky është një

problem i cili shfaqet sidomos nëse arbitërit vijnë nga shtete të ndryshme dhe kështu

palët do të përfundojnë duke i përshtatur oraret e tyre si dhe ato të arbitërave. Megjithatë, arbitrat mund të përdorin metoda të tilla si video konferenca për t’i tejkaluar

këto pengesa.

Mëditjet e arbiëtrve

Mëditjet të cilat duhet të paguhen nga palët janë shumë më të ulëta nëse kemi të bëjmë

me një arbitër të vetëm. Mirëpo, në raste të mëdha, shpenzimet shtesë për pagimin e dy

arbitërave të tjerë nuk është një çmim shumë i lartë për një panel i cili është në gjendje

që të bashkojë ekspertizën e më shumë individëve dhe ta analizojë një çështje së bashku.

6.5. Atributet kryesore të një arbitri efektiv Është mjaft vështirë të definohen atributet e një arbitëri ideal, duke marrë parasysh që rrethanat e

ndryshme të çdo rasti kërkojnë specifika të ndryshme. Pavarësisht nga kjo, janë një varg karakteristikash

(siç janë përshkruar më poshtë) të cilat duhet ti ketë një arbitër, nëse palët janë të interesuara për një

vendim të drejtë dhe të paanshëm.

Paanshmëria

Paanshmëria është atributi më i rëndësishëm që një palë do të kërkoj nga një arbitër.

Ndonjëherë nuk është e çartë që nga fillimi nëse një arbitër është plotësisht i paanshëm

për arsye se anshmëria i tij do të dallohet vetëm gjatë vazhdimit të procedurave.

Paanshmëria është njëri nga standardet e kërkuara nga një arbitër edhe me Ligjin e

Kosovës për Arbitrazhin (Neni 9(6)).

Pavarësia

Në krahasim me paanshmërinë, pavarësia është një nocion objektiv dhe mund të

përcaktohet në fazat e hershme, duke filluar nga procesi i emërimit. Mungesa e

pavarësisë së një arbitëri mund të jetë rezultat i marrëdhënieve paraprake ekonomike,

financiare ose të tjera me palën. Pavarësia e arbitërit poashtu kërkohet nga Ligji i

Kosovës për Arbitrazhin (Neni 9(6)).

Efikasiteti

Efikasiteti i një arbitëri çmohet shumë, posaçërisht pasi që arbitrazhi njihet si një

mekanizëm i shpejtë për zgjedhjen e kontesteve dhe palët e zgjedhin atë pikërisht për

shkak të efikasiteti në kohë. Prandaj, është me rëndësi që të zgjidhen arbitëra të cilët

janë në gjendje që ta gjejnë të vërtetën në mënyrë efikase.

Përvoja profesionale

Kualifikimet profesionale të një arbitri janë elemente të rëndësishme për palët gjatë

procesit të përzgjedhjes, pasi që është e rëndësishme të kemi arbitëra të cilët posedojnë

trajnim dhe shkollim të përshtatshëm si dhe të cilët kanë përvojën e dëshirueshme në

rolin e arbitërit dhe profesionin e tyre në përgjithësi. Kualifikimet të cilat kërkohen nga

palët në marrëveshjen e arbitrazhit duhet ti kenë arbitërit, dhe kjo poashtu është e

paraparë në Ligjin e Kosovës për Arbitrazhin (Neni 9(6)).

Page 77: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 70

6.6. Standardet ligjore dhe etike të cilat e rregullojnë etikën e arbitrave Arbitrit duhet t’i ushtrojnë funksionet e tyre në përputhje me standardet ligjore dhe etike. Standardet

ligjore zakonisht mund të gjinden në ligjin ose rregullat e aplikueshme të arbitrazhit, kurse standardet

etike në disa raste mund të gjinden në kode të etikës të miratuara nga shtete ose institucione.

Standardet ligjore

Siç është lartëpëmendur, Ligji i Kosovës për Arbitrazhin parasheh pavarësinë dhe

paanshmërinë e arbitërave. Ligji poashtu parashe që nëse Gjykata shërben si autoritet i

emërimit ” Gjykata e emëron arbitërin, ajo i merr parasysh kualifikimet të cilat arbitëri

duhet t’i plotësojë sipas marrëveshjes së arbitrazhit dhe duhet të sigurojë që arbitëri të

jetë i pavarur, i paanshëm dhe të mos ketë ndonjë konflikt interesi.” (Neni 9 (6)). Këto

janë kushtet të cilat duhet ti përmbushë një arbitër sipas ligjit, dhe çdo devijim nga këto

kushte mund të rezultojë në kundërshtimin dhe shkarkimin e tij. Paanshmëria dhe

pavarësia janë paraparë si standarde ligjore nga pothuajse të gjitha rregullat e njohura të

arbitrazhit të institucioneve si UNCITRAL, AAA, LCIA, WIPO, DIS, etj. Rregullat e

Arbitrazhit në Kosovë poashtu parashohin pavarësinë dhe paanshmërinë e arbitërave.

Standardet etike

Standardet etike kryesisht qeverisin zbulimet e informatave të mundëshme nga arbitëri

lidhur me ndonjë interesi apo marrëdhënie së tij me cilëndo palë në kontest. Detyrimi

për zbulim është detyrim që vazhdon gjatë mbarë procesit të arbitrazhit. Disa

institucione të arbitrazhit kanë hartuar kode të etikës të cilat rregullojnë sjelljet-veprimet e arbitërave. Njëri ndër më të njohurit është AAA/ABA Kodi i Etikës për

Arbitrit në Kontestet Ekonomike, i cili thekson se “arbitërit duhet të zbulojnë

ekzistencën e çfarëdo interesi apo marrëdhënie e cila mund të ndikojë në paanshmërinë

e tyre” (Pjesa II (A)(1) e Kodit). Kodi përcakton se marrëdhëniet të cilat duhet të

zbulohen janë të gjitha marrëdhëniet e kaluara financiare, afariste, profesionale, familjare

ose shoqërore, duke përfshirë marrëdhëniet personale me cilëndo palë ose avokatin e

saj, apo një dëshmitar të mundshëm, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes ose

punëdhënësit aktual, ortakët ose bashkëpunëtorët afarist. (Pjesa II (A)(2)). Megjithëse

detyrimi i zbulimit konsiderohet si standard i etikës, shumë ligje të arbitrazhit tashmë

janë duke përfshirë dispozita të cilat i detyrojnë arbitërit që t’i zbulojnë të gjitha

rrethanat të cilat mund të shfaqin dyshime të arsyeshme mbi paanshmërinë ose

pavarësinë e tyre (shih p.sh. Nenin 10(1) të Ligjit të Kosovës për Arbitrazh).

6.7. Bazat për kundërshtimin e një arbitëri Neni i 9 i Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin përcakton parakushtet që duhet t’i përmbushë një arbitër

para se të mund të emërohet, me ç’rast paanshmëria dhe pavarësia janë faktorët më të rëndësishëm.

Neni 10 përcakton se kur një arbitër kërkohet nga një palë ose Gjykatë, ai duhet t’i zbulojë të gjitha

rrethanat të cilat mund ta dëmtojnë paanshmërinë ose pavarësinë e tij. Edhe pas emërimit të tij, arbitëri

është i detyruar t’i zbuloj këto rrethana, përveç nëse palët vetëm janë të informuar nga ana e tij.

Page 78: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 71

Mos-zbulimi i rrethanave të lartpërmendura mund të rezultojë në kundërshtimin e arbitërit nga palët. Në

bazë të Nenit 10(2), cilado palë mund ta kundërshtojë një arbitër nëse ekzistojnë dyshime të arsyeshme

mbi:

pavarësinë e tij;

pa-anshmërinë e tij; ose

nëse arbitëri nuk i posedon kualifikimet e dakorduara në mes të palëve Shembujt e radhës ilustrojnë rrethanat të cilat mund të rezultojnë në ngritjen e dyshimeve të arsyeshme

mbi paanshmërinë ose pavarësinë e një arbitëri:

Shembulli 1:

Arbitëri XYZ është emëruar nga paditësi në një kontest lidhur me një kontratë të shitjes me të paditurin. Pasi

emërimit të arbitërit, i padituri kupton se arbitëri XYZ në të kaluarën e ka përfaqësuar si avokat një kompani e

cila planifikon të bashkohet me kompaninë e paditësit gjatë ditëve të ardhshme. I padituri menjëherë e

kundërshton emërimin e arbitërit XYZ duke argumentuar se ekzistojnë baza të arsyeshme për të besuar se

arbitëri XYZ nuk do te jetë i paanshëm për arsye se ai në të kaluarën ka pasur marrëdhënie ekonomike me një

kompani e cila është duke u bashkuar me kompaninë e paditësit dhe për këtë arsye arbitëri në fjalë do të jetë i

anshëm dhe do të veprojë në të mirë të paditësit.

Shembulli 2:

Arbitëri XYZ emërohet nga i padituri dhe menjëherë pas emërimit arbitëri zbulon se më parë ishte i martuar

(dhe më pas i ndarë) me një grua e cila posedon aksione në kompaninë e të paditurit. Paditësi menjëherë inicion

procedurën e kundërshtimit të arbitrit XYZ duke argumentuar se marrëdhëniet personale paraprake me cilindo

person nga kompania e të paditurit përbëjnë baza të mjaftueshme për ngritjen e dyshimeve lidhur me

paanshmërinë dhe pavarësinë e arbitërit në fjalë.

Shembulli 3:

Arbitëri XYZ emërohet nga paditësi dhe sapo i padituri të kuptojë se kush është i emëruari i paditësit, e

kundërshton në bazë të asaj se pronari i kompanisë së të paditurit ka pasur një konflikt me arbitërin XYZ tri vjet

më parë lidhur me pronësinë mbi një pronë të caktuar I padituri mund të argumentojë se ende ka armiqësi

ndërmjet arbitërit XYZ dhe të paditurit, dhe për këtë arsye nuk beson se arbitëri XYZ do të ishte i paanshëm

dhe i pavarur gjatë procedurës së arbitrazhit.

Pala mund ta kundërshtojë një arbitër në bazë të arsyeve të lartpërmendura vetëm nëse ka kuptuar mbi

ekzistimin e tyre pas emërimit të arbitërit dhe duhet ta bëjë këtë menjëherë pasi që t’i kuptojë këto

arsye.

Poashtu, Neni 10 i Rregullave të Arbitrazhit në Kosovo përmbajnë baza të ngjashme për kundërshtimin e

arbitërave ( shih poashtu Rregullat e Arbitrazhit të UNCITRAL (Nenet 11-12). Më tej, për të shmangur

kundërshtimet, Neni 11 i Rregullave të Arbitrazhit në Kosovë parashohin për institutin e arbitrazhit tí

konfirmojnë arbitërat e konfirmuar. Dispozita të ngjashme poashtu mund të gjinden në Rregullat e

Arbitrazhit të OEN-së (Neni 13).

Page 79: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 72

6.8. Procedurat për kundërshtimin e një arbitëri Neni 11 i Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin i lejon palët të dakordohen mbi një procedurë për

kundërshtimin e arbitërave dhe si alternativë, ofron një procedurë e cila duhet të aplikohet nëse palët

nuk janë dakorduar mbi këtë çështje. Paragrafi 2 i të njëjtit nen thekson se “Brenda pesëmbëdhjetë

ditëve nga emërimi i arbitërit ose pasi të jetë njoftuar për rrethanat e përcaktuara me nenin 10, paragrafi

2, pala e cila kërkon përjashtimin e një arbitëri ka për detyrë, t’i dërgojë palës tjetër dhe anëtarëve tjerë

të tribunalit një njoftim për përjashtimin”

Siç mund të shohim, pala duhet ta bëjë kundërshtimin shumë shpejt pasi që është informuar mbi

rrethanat e paanshmërisë apo pavarësisë së një arbitëri dhe ta informoj palën tjetër si dhe tribunalin e

arbitrazhit. Përveç nëse pas këtij kundërshtimi, arbitëri jep dorëheqje apo pala tjetër pajtohet me

kundërshtimin, tribunali i arbitrazhit ka të drejtën të vendosë për kundërshtimin (Neni 11(3) i Ligjit).

Nëse kundërshtimi nuk është i suksesshëm, pala kundërshtuese mund të kërkoj ndërhyrjen e gjykatës,

duke i kërkuar asaj që të vendosë mbi kundërshtimin dhe vendimi i gjykatës nuk është subjekt i të

drejtës së ankesës. Gjatë kohës sa një kërkesë e tillë është në pritje, tribunali i arbitrazhit, duke përfshirë

edhe arbitërin e kundërshtuar, mund të vazhdojë procedurat e arbitrazhit dhe të marrë vendimin (Neni

11(4) i Ligjit).

E drejta e palës për ta kundërshtuar arbitërin para një gjykate pranohet nga shumica e ligjeve të

arbitrazhit. Megjithatë, kjo e drejtë ka avantazhet dhe disavantazhet e veta .

Avantazhet më së shpeshti kanë të bëjnë me faktin se çështja e paanshmërinë apo pavarësisë së një

arbitëri mund të vendoset menjëherë, dhe se mjetet e palës nuk shteren me refuzimin e kundërshtimit

nga tribunali u arbitrazhit. Kjo e drejtë është shumë e rëndësishme duke marrë parasysh se neutraliteti

dhe drejtësia janë dy avantazhe të rëndësishme të arbitrazhit dhe palët gjithmonë duan të sigurohen që

të marrin një vendim të drejtë, i cili nuk do të ishte i mundur me një arbitër të njëanshëm.

Disavantazhet e këtij sistemi kryesisht kanë të bëjnë me përdorimin nga njëra palë e kësaj të drejtë si

taktikë vonese, pasi që një kundërshtim i zakonshëm pranë një gjykate mund të zgjasë deri në gjashtë

muaj, megjithëse kjo varet nga sistemi gjyqësor i një shteti dhe funksionaliteti i tij. Kjo është posaçërisht

e vërtetë në rastet kur ligji u lejon palëve të iniciojnë një procedurë të kundërshtimit pranë një gjykate

përderisa procedurat e arbitrazhit janë në vazhdim e sipër. (Një qasje e këtillë parashihet nga Ligji i

Kosovës për Arbitrazhin. Neni 11(4) i Ligjit). Ligjet e arbitrazhit të disa shteteve, kanë gjetur një zgjedhje

më të mirë dhe ata lejojnë inicimin e një procedure të kundërshtimit pranë një gjykate vetëm pas

marrjes së vendimit nga tribunali i arbitrazhit. Kjo mënyrë, e cila përdoret në Suedi, i minimizon humbjet

e kohës gjatë procedurave të arbitrazhit.

Procedura për kundërshtim të arbitrave është përfshirë në Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës (nenet 12-

13). Sidoqoftë, nën Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës, institucioni i arbitrazhit, në vend se të gjykatës,

do të marrë vendim lidhur me kundërshtimin (Neni 13.5).Dispozita e njëjtë është përfshirë në rregullat e

tjera arbitrazhit (p.sh. ICDR, Neni 9; Rregullat e UNCITRAL, Neni 13.4). Duke pasur një institucion, në

vend të një gjykatës, marrja e një vendimi është një tjetër shembull se si arbitrazhi institucional shmang

mundësinë e vonesave që lidhen me ndërhyrjen e gjykatës.

Page 80: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 73

6.9. Dështimi për të vepruar Mandati i një arbitëri nuk ndërpritet gjithmonë për shkak të kundërshtimit të tij bazuar në paanshmërisë

ose pavarësinë e tij.. Ligji i Kosovës për Arbitrazhin poashtu thekson se “dështimi i një arbitëri për të

vepruar” është bazë për ndërprerjen e mandatit të tij. Neni 12 thekson se “Nëse arbitëri për arsye juridike

ose faktike nuk mund t’i ushtrojë detyrat e tij ose për shkaqe tjera nuk i ndërmerr veprimet pa vonesë të

arsyeshme, mandati i tij përfundon nëse jep dorëheqje ose kur palët pajtohen për përfundimin e mandatit të tij.”

Termi “dështimi për të vepruar” është një term shumë i paqartë. Pavarësisht nga kjo, ky term është

përfshirë në ligjet e arbitrazhit për të siguruar fleksibilitet të mjaftueshëm në situata të ndryshme në të

cilat mosveprimi i arbitërit ndikon në rrjedhën normale të procedurës së arbitrazhit. Gjatë vlerësimit të

mosveprimit të arbitërit, gjykata ose tribunali i arbitrazhit gjithmonë duhet të ketë parasysh rrethanat e

rastit, dhe të vlerësoj se çfarë veprime janë pritur nga ai, nëse vonesa apo mos-veprimi është e

arsyeshme, nëse sjelljet e tij janë shumë nën nivelin e standardit të pritur, dhe nëse ai përmbush

kualifikimet normale të cilat duhet t’i ketë një arbitër me aftësi mesatare.

Njëjtë si në rastin e kundërshtimit të arbitrit, Ligji i lejon Gjykatës të marrë vendimin përfundimtar çdo

herë kur arbitëri nuk jep dorëheqje apo nëse palët nuk dakordohen për ndërprerjen e mandatit të tij.

Gjykata mund të marrë këtë vendim me kërkesën e cilësdo palë ose anëtari të tribunalit. Vendimi i

gjykatës mbi këtë çështje nuk i nënshtrohet të drejtës së ankesës.

6.10. Procedurat për shkarkimin dhe zëvendësimin e një arbitri Neni 13 i Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin thekson se “Në rast se mandati i një arbitëri përfundon sipas

nenit 11 ose 12 ose për shkak të dorëheqjes së tij, atëherë emërohet një zëvendës arbitër sipas

dispozitave për emërimin e arbitërave, përveç nëse palët dakordohen për një procedurë tjetër.”

Procedura e shkarkimit është shpjeguar në Pjesën 6.8 dhe 6.9 dhe është se fjalën e fundit për shkarkimin

e një arbitëri e ka gjykata ( ose institucioni i arbitrazhit), kur kjo kërkohet nga njëra palë. Nëse pala nuk

parashtron një kërkesë të tillë pranë një gjykate, atëherë vendimi i tribunalit të arbitrazhit është i

detyrueshëm. Pas marrjes së vendimit nga gjykata ose tribunali i arbitrazhit dhe nëse ky vendim e

konfirmon kundërshtimin e arbitërit, arbitëri duhet të shkarkohet menjëherë nga paneli dhe të

zëvendësohet me një tjetër.

Neni 13 e bën të qartë se arbitëri zëvendësues duhet të emërohet në përputhje me rregullat e

aplikueshme për emërimin e arbitërit i cili është duke u zëvendësuar. Kjo do të thotë se nëse arbitëri i

cili është duke u zëvendësuar është emëruar nga paditësi, atëherë paditësi duhet ta emërojë edhe

zëvendësimin e tij. Njëlloj, nëse ai është emëruar nga i padituri ose një institucion, atëherë i padituri,

gjegjësisht institucioni duhet ta emërojë zëvendësimin.

Ligji i Kosovës nuk e përcakton nëse tribunali i arbitrazhit duhet t’i përsërisë një pjesë ose të gjitha

seancat në rast të emërimit të një arbitri zëvendësues. Kjo çështje, e cila rregullohet nga shumë rregulla

dhe ligje të arbitrazhit, ka një rëndësi të veçantë për arsye se edhe nëse palët e kërkojnë përsëritjen e

procedurave, tribunali i arbitrazhit duhet të sigurojë që ta përfundojë rastin me kohë. Në lidhje me këtë,

Ligji Model i UNCITRAL ofron një zgjidhje të balancuar duke përcaktuar se nëse arbitëri i vetëm (nëse

kemi të bëjmë me procedure të arbitrazhit me një arbitër) ose arbitëri kryesues zëvendësohen, të gjitha

Page 81: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 74

seancat duhet të përsëriten, ndërsa nëse cilido arbitër tjetër zëvendësohet, atëherë përsëritja apo jo e

seancave duhet të vendoset nga tribunali i arbitrazhit. (Neni14 i Ligjit Model të UNCITRAL). Rregullat

tjera thjeshtë përcaktojnë se tribunali i arbitrazhit duhet të vendosë nëse do të ketë përsëritje të

seancave pas emërimit të një arbitri zëvendësues. (Shikoni psh. Rregullat Model të UNCITRAl-IT, Neni

15; Rregullat e Arbitrazhit në Kosovë, Neni 15; Rregullat e ICDR, Neni 11.2).

6.11. Ushtrim: Përzgjedhja e Arbitrit Udhëzime:

Pjesëmarrësit duhet të punojnë në grupe punuese të përbëra prej dy personave. Pjesëmarrësi 1 duhet të

përgatis një listë me pyetje për procesin e vlerësimit dhe përzgjedhjes, ndërsa pjesëmarrësi 2 duhet të

luaj rolin e arbitrit potencial dhe përgjigjet në pyetje. Bazuar në përgjigjet, pjesëmarrësi 1 duhet të

vendos për caktimin dhe emërimin e arbitrit 2 dhe paraqes arsyetimin e vendimit të tij.

Gjatë hartimit të pyetësorit, pjesëmarrësi 1 duhet t’i ketë parasysh çështjet vijuese:

paanshmërinë dhe pavarësinë (marrëdhëniet financiare, të biznesit, profesionale ose

personale me palën e caktuar ose avokatin-përfaqësuesin e palës; interesin e arbitrit për

kontestin ose transaksionin në fjalë).

Përvojën e arbitërit në çështjet e arbitrazhit (përvoja e mëparshme me konteste të arbitrazhit, natyrën e kontestit, ndërlikueshmërin e kontestit të arbitrazhit, etj)

Ekspertiza profesionale dhe teknike e arbitërit (varësisht nga natyra e kontestit)

Tarifa e pagesës së arbitërit (me ditë ose orë)

Disponueshmëria dhe orari i arbitërit (për caktimin e takimeve dhe pjesëmarrjes në seanca të shqyrtimit).

6.12. Përmbledhje Ky modul ka analizuar procedurat për emërimin e arbitërave dhe faktorët të cilët duhet të merren

parasysh nga palët gjatë procesit të përzgjedhjes së arbitërave. Në modul janë diskutuar standardet

ligjore dhe etike që ndërlidhen me arbitëra si dhe procedurat për kundërshtimin, shkarkimin dhe

zëvendësimin e arbitrave.

Në këtë modul, ju mësuat:

T’i shpjegoni dhe aplikoni konceptet dhe parimet kryesore për emërimin e arbitërave dhe

autoritetet emëruese

Të krahasoni kur një panel i përbërë prej tre arbitërave është më i preferueshëm se një arbitër i

vetëm

T’i definoni atributet kryesore të një arbitëri efektiv

T’i përmendni dhe diskutoni standardet ligjore dhe etike të cilat qeverisin veprimet e një arbitëri

T’i paraqitni dhe analizoni bazat për kundërshtimin e një arbitëri

T’i përshkruani procedurat për kundërshtimin e një arbitëri

T’i radhitni pasojat e mos veprimit të një arbitëri

T’i përshkruani procedurat për shkarkimin dhe zëvendësimin e një arbitëri dhe detyrimi për

përsëritjen e një dëgjimi në rast të zëvendësimit të një arbitëri

Të ushtroni mënyrat për përzgjedhjen e arbitërave

Page 82: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 75

MODULI 7:

PROCEDURA E ARBITRAZHIT

Page 83: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 76

7.1. Hyrje Ky modul i analizon elementet e ndryshme te procedurës së arbitrazhit. I përshkruan mënyrat për

shmangien e vonesave si dhe për zgjidhjen e çështjeve të juridiksionit. Ky modul poashtu i përshkruan

elementet kryesore të parashtresave me shkrim të cilat dorëzohen nga Paditësi dhe i Padituri si dhe e

shpjegon procedurën për ndryshimin dhe plotësimin e këtyre parashtresave.

7.2. Objektivat mësimore Me përfundimin e këtij moduli, ju do të jeni në gjëndje që:

T’i ndërmerrni të gjithë hapat për inicimin e një procedure të arbitrazhit

Të shpjegoni mënyrat e përshpejtimit dhe shmangies së vonesave gjatë një procedure të

arbitrazhit

T’i identifikoni bazat për kontestimin e juridiksionit të tribunalit të arbitrazhit dhe t’i

zgjidhni çështjes lidhur me këto kontestime

Ta përshkruani procedurën për nxjerrjen e masave të përkohshme

T’i hartoni elementet kryesore të parashtresave me shkrim të Paditësit dhe të Paditurit

para fillimit të dëgjimeve gojore.

Të shpjegoni se kur lejohet dhe si duhet të realizohet ndryshimi dhe plotësimi i një

parashtrese me shkrim

7.3. Hapat për fillimin e procedurës së arbitrazhit Një çështje mund të dërgohet në arbitrazh në dy raste: rasti i parë është kur mes palëve vetëm ekziston

një marrëveshje e arbitrazhit e cila e përcakton arbitrazhin si metodën e zgjedhur për zgjidhjen e

kontestit, dhe situata e dytë është kur palët pajtohen për përdorimin e arbitrazhit, pasi që kontesti të

ketë lindur.

Në të dyja këto raste, është gjithmonë Paditësi ai i cili e inicion rastin duke paraqitur Padinë para

tribunalit të arbitrazhit të përzgjedhur nga palët. Në vijim janë radhitur hapat që ndërmerren gjatë

procesit të arbitrazhit:

Kërkesa për Arbitrim – e parashtruar nga Paditësi

Padia – e parashtruar nga Paditësi

Përgjigja në Padi – e parashtruar nga i Padituri

Emërimi i Arbitërit ose arbitërave

Konstituimi i Tribunalit të Arbitrazhit

Fillimi i dëgjimeve gojore

Argumentet gojore nga Paditësi dhe nga i Padituri

Paraqitja e provave (dëshmitarë, ekspert, etj.)

Shqyrtimi nga ana e Tribunalit të Arbitrazhit

Marrja e vendimit

Sa i përket hapit të parë, ligje të ndryshme përmbajnë rregulla të ndryshme lidhur me kohën kur

konsiderohet të ketë filluar procedura e arbitrazhit. Megjithatë, rregulla më përdorur është ajo e

Page 84: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 77

paraparë në Ligjin e Kosovës për Arbitrazhin, Nenin 18, ku thuhet se “nëse palët nuk janë pajtuar

ndryshe, procedura e arbitrazhit lidhur me një kontest të caktuar fillon në ditën kur kërkesa që kontesti

t’i nënshtrohet arbitrazhit pranohet nga pala e paditur.”

Edhe pse Ligji u lejon palëve të merren vesh për ndonjë procedurë tjetër, ligji parasheh që në rast se një

marrëveshje e tillë nuk ekziston, atëherë procedura fillon në kohën kur pala e paditur e pranon një kopje

të Kërkesës për Arbitërim, të cilën pala paditëse ia ka dërguar tribunalit të arbitrazhit. Pala e paditur,

zakonisht konsiderohet ta ketë pranuar kopjen e Kërkesës për Arbitrim në ditën kur ajo i dorëzohet

personalisht, apo në adresën e saj postare, në vendin ku banon, ose në vendin ku e ushtron veprimtarinë

afariste. (Neni 4).

Kërkesa për Arbitërim zakonisht pasohet me Padinë e Paditësit, e cila paraqet pozitën e Paditësit lidhur

me rastin. Pas pranimit të Kërkesës për Arbitërim dhe të Padisë nga i padituri, ai duhet të përgatitë

Përgjigjen në Padi. Elementet e këtyre dy dokumenteve janë përcaktuar në Pjesën 7.8 të këtij Moduli.

Ligji i Kosovës për Arbitrazhin gjithashtu parasheh disa parime të përgjithshme të cilat aplikohen gjatë

procesit të arbitrazhit, siç janë, trajtimi i barabartë i palëve (Neni 16.1), liria e palëve të zgjedhin

përfaqësuesit e tyre (Neni 16.2) dhe të pajtohen për procedurën e arbitrazhit (Neni 16.3), si dhe të

drejtën e tribunalit të arbitrazhit për të caktuar procedurën dhe rregullat e aplikueshme për rastin, në

rast se palët nuk janë pajtuar vet për këto çështje (Neni 16.4).

Siç është përmendur më lart, me përjashtim të numrit të kufizuar të dispozitave të detyrueshme në ligjet

e arbitrazhit, palët kanë autonominë për të zhvilluar procedurën e tyre, e cila mund të realizohet duke u

pajtuar që të përdorin rregulla të veçanta të arbitrazhi siç janë Rregullat model të UNCITRAL-it ose

Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës. Sa i përket fillimit të arbitrazhit, rregullat për arbitrazh institucional

shpesh parashohin për paditësin që të komunikojë deklaratën e kërkesëpadisë institucionit dhe në të

njëjtën kohë tek i padituri ose për institucionin të dërgoj deklaratën e kërkesëpadisë tek i padituri. Këto

rregulla të parashohin që arbitrazhit fillon në datën kur institucioni ka pranuar deklaratën e

kërkesëpadisë (p.sh. ICDR, art 2.2;. Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës Neni 20.1)

7.4. Shmangia e vonesave në procedurën e Arbitrazhit Arbitrazhi zgjedhet për përparësitë që ka, njëra prej të cilave është kursimi i kohës në krahasim me

proceset gjyqësore. Për këtë arsye, arbitërat duhet të sigurojnë që kjo pritje e palëve (kursimi në kohë)

të përmbushet. Ekzistojnë një numër rrethanash të cilat duhet të merren parasysh në mënyrë që të

sigurohet që të mos ndodhin vonesa të panevojshme gjatë procedurave të arbitrazhit.

Së pari, tribunali i arbitrazhit duhet të sigurohet që palët t’i respektojnë afatet. Në shumicën e

rasteve, rregullat e arbitrazhit parashohin afate për dorëzimin e parashtresave të shkruara, për

ndryshim/plotësimet e tyre, dhe për çdo kundërshtim të cilin palët mund ta kenë gjatë procesit të

arbitrazhit. Arbitërat duhet të sigurohen që palët të njoftohen për këto afate, dhe në rast se

rregullat e arbitrazhit nuk parashohin afate, atëherë arbitërat duhet ta marrin një vendim të tillë dhe

t’i njoftojnë palët me kohë.

Së dyti, tribunali i arbitrazhit duhet që menjëherë t’i refuzojë kërkesat e pabaza të paraqitura nga

ndonjëra palë, lidhur me kontestimin e juridiksionit të tribunalit ose kontestimet përkitazi me

arbitërat, pasi që këto kërkesa, në shumicën e rasteve, janë thjesht një taktikë e vonimit të procesit.

Page 85: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 78

Së treti, arbitërat duhet të udhëheqin procesin në atë mënyrë që e përshpejton zgjidhjen e

kontestit, duke i drejtuar palët që t’i përqendrojnë prezantimet e tyre në çështjet, vendimi për të

cilat do ta përfundonte pjesërisht, ose tërësisht, rastin.

Së katërti, arbitërat duhet të sigurojnë që të mos pranojnë kundërshtime në procesin e zbulimit,

atëherë kur ato kundërshtime janë taktikë për ngadalësimin e procedurës së arbitrazhit. Një arbitër

me përvojë është i njohur me procedurën më të mirë zbuluese, dhe duhet t’iu shmanget

kundërshtimeve në këtë aspekt, duke urdhëruar dorëzimin e dokumenteve ose të dëshmive të tjera

brenda një afati kohorë të cilin e konsideron të arsyeshëm.

Avokatët e palëve përdorin taktika të ndryshme me qëllim të ngadalësimit të procesit, çdo herë kur një

gjë e tillë është në interesin e klientit të tyre. Për të gjitha këto raste, tribunali i arbitrazhit duhet të

sigurohet që i ka kuptuar qartë rrethanat e rastit, në mënyrë që të dallojë rastet kur pala bën

kundërshtime vetëm sa për ta vonuar procesin, dhe në anën tjetër, kur bën kundërshtime të cilat kanë

bazë të arsyeshme. Është e zakonshme për një arbitër që t’i paralajmërojë palët për pasojat të cilat

rrjedhin si rezultat i taktikave për ngadalësimin e procesit. Është në diskrecion të tribunalit të arbitrazhit

të vendosë se cilat do të jenë pasojat e tilla, dhe ato mund të radhiten prej urdhër-ndalesave ose marrjes

së masave të përkohshme, e deri te urdhëri për kompensim monetar të dëmeve nga pala e cila po i

përdor taktikat për ngadalësim.

7.5. Bazat për kontestimin e juridiksionit të Tribunalit të Arbitrazhit Kontestimet lidhur me juridiksionin e tribunalit të arbitrazhit janë duke u bërë përherë e më të shpeshta

në arbitrazh. Një arsye për këtë është sepse palët po e përdorin këtë si taktikë për ngadalësimin e

procesit. Si arsye të tjera për ngadalësimin e procesit janë edhe pretendimi se klauzola e arbitrazhit

është e pavlefshme ose që rasti nuk është i arbitrueshëm (shih Modulin 5). Tribunali i arbitrazhit duhet

të përgatitet për kontestime të këtilla dhe duhet të vendosë për juridiksionin e vet në bazë të parimit

kompetenca-kompetenca, i paraqitur në Nenin 14(1) të Ligjit të Kosovës.

Sa i përket afatit kohor lidhur me kontestimin në fjalë, Ligji i Kosovës për Arbitrazhin është i qartë,

kundërshtimi i juridiksionit të tribunalit të arbitrazhit duhet të dorëzohet nga pala më së voni deri në

momentin e dorëzimit të përgjigjes në padi nga i padituri. Me fjalë tjera, kontestimi i juridiksionit duhet

të jetë një prej argumenteve ligjore dhe konkludimeve ligjore të cilat pala e paditur i paraqet në

përgjigjen në padi. Fakti që pala ka marrë pjesë në procesin e emërimin të arbitërit, nuk ia mohon asaj të

drejtën për të kontestuar juridiksionin e tribunalit, me kusht që kërkesa të jetë pranuar me kohë. (Neni

14.2). Një kontestim i vonshëm mund të pranohet nga tribunali vetëm nëse konstatohet që pala

kontestuese ka arsyetim të pranueshëm për vonesën. (Neni 14.4). Një shembull i arsyetimit të

pranueshëm mund të jenë rastet kur pala njoftohet për faktet të cilat shpien deri te kontestimi pasi që

pala të ketë dorëzuar përgjigjen në padi.

Në përgjithësi, tribunali i arbitrazhit merr vendim lidhur me kontestet e juridiksionit të tij në procedurat

preliminare, por megjithatë, ky vendim është në diskrecionin e tribunalit, kështu që ai mund të

procedojë me arbitërimin dhe vendimin për kontestimin e juridiksionit ta përfshijë si pjesë të vendimit

përfundimtar. Vendimi i tribunalit të arbitrazhit lidhur me kontestimin e juridiksionit i nënshtrohet

rishqyrtimit nga gjykatat.

Page 86: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 79

Megjithatë, paraqitja e kërkesës nuk e ndalon tribunalin e arbitrazhit që të vazhdojë me procedurën e

arbitrazhit dhe të nxjerr vendim, atëherë kur e konsideron të arsyeshme. (shih Nenin 14.5). Dispozita të

ngjashme janë dhënë në Nenin 24 të Rregullave të Arbitrazhit të OEK/TPA dhe Nenin 23 të Rregullave

të Arbitrazhit të Qendrës ZAK/AmCham.

Në vijim janë dhënë dy shembuj të cilët tregojnë rastet kur juridiksioni i tribunalit të arbitrazhit mund të

kontestohet nga ana e ndonjërës palë:

Shembulli 1

Paditësi (ABC) dhe i Padituri (XYZ) kanë lidhur kontratë të shit-blerjes që përmban një klauzolë për arbitrazh e

cila e përcakton Qendrën e Stokholmit për Arbitrazh si autoritetin kompetent për zgjidhjen e kontesteve mes

tyre. Me rastin e paraqitjes së kontestit lidhur me cilësinë e mallrave, paditësi e parashtron kërkesën për

arbitrazh pranë Institutit për Arbitrazh të Odës Ekonomike të Stokholmit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit

lidhur me kërkesën para këtij Instituti, pala e paditur përgatitë përgjigjen e saj në padi, në të cilën edhe

konteston juridiksionin e Tribunalit, duke argumentuar se palët në asnjë moment nuk janë pajtuar për Institutin e

Arbitrazhit të Odës Ekonomike të Stokholmit, por për Qendrën e Stokholmit për Arbitrazh, e cila në fakt nuk

ekziston. Pala e paditur argumenton që përmendja e një institucioni për arbitrazh i cili nuk ekziston e bën

klauzolën e arbitrazhit të pavlefshme, dhe si rrjedhojë, tribunali i arbitrazhit i përcaktuar në atë klauzolë dhe

para një institucioni i cili nuk është përzgjedhur nga palët nuk ka juridiksion.

Shembulli 2

Paditësi (ABC) dhe i Padituri (XYZ) janë pajtuar që përmes arbitrazhit të zgjidhin çdo kontest që rrjedh nga

kontrata e punësimit (angazhimit). Që të dyja palët, paditësi dhe i padituri, kanë prejardhjen nga Zvicra, ligjet e

të cilit vend parashohin që kontestet e punësimit nuk janë të arbitrueshme por duhet që përfundimisht të

zgjidhen në gjykata. Në momentin kur Paditësi e dorëzon kërkesën për arbitrazh dhe padinë, i Padituri e

konteston juridiksionin e tribunalit të arbitrazhit duke argumentuar që, në mënyrë që kontesti të zgjidhet përmes

arbitrazhit, së pari duhet të plotësohet kushti i “arbitrueshmërisë”. I padituri argumenton që, meqenëse kontesti

nuk është i arbitrueshëm, rrjedhimisht edhe tribunali i arbitrazhit nuk ka juridiksion.

7.6. Procedura për lëshimin e masave të përkohshme Tribunali i arbitrazhit ka të drejtë të lëshojë masa të përkohshme në bazë të kërkesës të cilësdo palë.

Për ta bërë këtë, tribunali duhet të pranojë dëshmi të besueshme që në rast se nuk lëshohet masa e

përkohshme, palës mund t’i shkaktohet dëm ose humbje e menjëhershme ose e pariparueshme. (Shih

Nenin 15.1 të Ligjit).

Masat e përkohshme zakonisht kërkohen nga pala e cila ka frikë nga mosrealizimet nga pala tjetër. Një

shembull i tillë është dhënë në vijim:

Paditësi (Kompania ABC) ka dorëzuar kërkesën e vet para një tribunali të arbitrazhit kundër palës së paditur

(Kompania XYZ). Menjëherë pas konstituimit të kolegjit arbitrues, Paditësi e zbulon se kompania e palës së

paditur është në prag të falimentimit. Për këtë arsye, kërkon nga tribunali i arbitrazhit të lëshojë një masë të

përkohshme përmes së cilës urdhërohet i Padituri të paguaj garancion për shpenzimet. Paditësi argumenton se,

meqenëse ka bazë të besohet që ai do ta fiton rastin, pala e paditur nuk do të ketë mundësi t’ia paguaj

Page 87: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 80

shpenzimet e dëmit, si dhe shpenzimet e arbitrazhit, kështu që, tribunali i arbitrazhit duhet të kërkojë nga pala

e paditur të paguaj garancionin për shpenzimet.

Ky rast tregon se çka do të konsiderohej si kërkesë e arsyetuar nga ana e shumë tribunaleve të

arbitrazhit. Ngjashëm me shembullin e mësipërm, Ligji i Kosovës për Arbitrazhin ia njeh të drejtën e

tribunalit të arbitrazhit për të kërkuar nga cilado palë që të sigurojë garancinë e duhur në rast të lëshimit

të masave të përkohshme. (Neni 15.1). Nëse një palë beson se nuk mund ta ekzekutojë (përmbarojë)

masën e përkohshme përmes tribunalit të arbitrazhit, ajo mund t’i drejtohet gjykatës kompetente për

ekzekutimin (përmbarimin) e masës. (Shih Modulin 3). Nëse gjykata konstaton se masa e përkohshme e

urdhëruar nga tribunali i arbitrazhit ka qenë e paarsyeshme, pala në dobi të së cilës është lëshuar masa e

përkohshme ka për detyrë ta kompensojë dëmin të cilin e ka pësuar pala tjetër si pasojë e ekzekutimit

të masës së përkohshme. Tribunali i arbitrazhit është kompetent për të vendosur lidhur me

arsyeshmërinë e masës së përkohshme dhe për çështjet që kanë të bëjnë me kompensimin e dëmit të

lartpërmendur. (Shih Nenin 15.3 të Ligjit).

Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës, Neni 27, kanë dispozita më të hollësishme mbi masat e përkohshme

(masat paraprake). Rregullat e arbitrazhit e fuqizojnë tribunalin e arbitrazhit, me kërkesë të palës, për

dhënien e masave të përkohshme, nëse e gjykon atë të nevojshme.

7.7. Parashtresat e shkruara të paditësit dhe të paditurit Padia dhe Përgjigja në Padi janë dy dokumentet më të rëndësishme në një procedurë të arbitrazhit. Për

këtë arsye, nevojitet një energji dhe përvojë e madhe gjatë hartimit të tyre, edhe pse palët do ta kenë

rastin të argumentojnë qëndrimet e tyre gojarisht gjatë seancave dëgjimore.

Kërkesa për Arbitrazh (që është dokumenti i parë të cilin e dorëzon Paditësi) zakonisht pasohet me

Padinë e paditësit, në të cilën është paraqitur qëndrimi i Paditësit lidhur me rastin, dhe i cili përmban

këto tri elemente:

Deklarimin e fakteve për rastin

Argumentet ligjore në mbështetje të qëndrimit të Paditësit

Konstatimet ligjore Të bashkangjitura me Padinë janë të gjitha dokumentet përkatëse të cilat dëshmojnë qëndrimin e

Paditësit për të gjitha argumentet e paraqitura në Padi. Këto dokumente konsiderohen si “prova

materiale të Paditësit”, dhe mund të përmbajnë dokumente si kontrata, komunikimi mes palëve, dhe

dokumente të tjera që i konsiderojnë relevante. Nëse Paditësi nuk e dorëzon padinë dhe nuk paraqet

arsye bindëse për mos dorëzimin padisë, atëherë tribunali i arbitrazhit e mbyllë procedurën e arbitrazhit.

(Shih Nenin 26 të Ligjit).

Ngjashëm, Përgjigja në Padi, e cila përgatitet nga pala e paditur, përfshinë këto elemente në vijim:

Deklarimin e fakteve

Argumentet ligjore në mbështetje të qëndrimit të Paditurit (përfshirë ndonjë kontestim

lidhur me juridiksionin e tribunalit)

Konstatimet ligjore

Page 88: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 81

Pala e paditurduhet të sigurohet që Përgjigja në Padi është përgjigje ndaj Padisë, që do të thotë që duhet

t’i përgjigjet të gjitha çështjeve të ngritura në Padi. Poashtu, duhet të përfshijë çdo kundërpadi. Në rast

se pala e paditur nuk e komunikon përgjigjen e padisë, atëherë tribunali i arbitrazhit vazhdon me

procedurat e veta, por kjo nuk nënkuptohet si pranim i padisë së palës paditëse, sepse tribunali vazhdon

me vlerësimin e padisë, edhe pa përgjigjen e palës së paditur. (Shih Nenin 26).

Që të dy dokumente, si Padia ashtu edhe Përgjigja në Padi, duhet të dorëzohen në afatin kohor të

dakorduar nga palët, ose, në mungesë të një dakordimi të tillë, brenda periudhës kohore të caktuar nga

tribunali i arbitrazhit. (Shih Nenin 20.1).

Disa tribunale të arbitrazhit kërkojnë nga palët të përgatiten raporte (memorandume), të cilat i

paraqesin qëndrimet e palëve në mënyrë të detajuar. Këto memorandume nuk i dërgohen tribunalit para

se të fillojë seanca dëgjimore. Ligji i Kosovës për Arbitrazhin nuk parasheh dorëzimin e dokumenteve të

tilla. Megjithatë, memorandumet zakonisht kërkohen në rastet kur tribunali i arbitrazhit kërkon një

përshkrim të detajuar të qëndrimit ligjor të palëve para seancës dëgjimore, në mënyrë që seanca të jetë

sa më e shkurtë që të jetë e mundur. Memorandumet i ndihmojnë tribunalit që të vendosë lidhur me

relevancën e dokumenteve, provave, dëshmitarëve, dhe që të përcaktojë radhitjen e paraqitjes së

provave dhe të çështjeve të cilat do t’i dëgjojë nga palët dhe të vendosen nga tribunali.

Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës, Neni 20, parashohin që deklarata e kërkesëpadisë do të përfshijnë

njoftimin mbi arbitrazhin, përveç nëse palët vijnë në një marrëveshje të ndryshme. Arsyeja për këtë

është për të dekurajuar palët nga paraqitja e njoftimeve joserioze. Për më tepër, Rregullat e Arbitrazhit

parashohin që deklarata e kërkesëpadisë duhet të përfshijë të dhënat e mëposhtme: emrat dhe detajet e

kontaktit të palëve, identifikimin e marrëveshjes së arbitrazhit në të cilën thirren palët, një përshkrim të

shkurtër të kontestit, fakte dhe baza ligjore në mbështetje të kërkesëpadisë, shuma e kontestit në kohën

e paraqitjes së kërkesëpadisë. Nëse palët nuk janë pajtuar më parë për numrin e arbitrave, vendin

(selinë), apo gjuhën e arbitrazhit, kjo mund të propozohet në kërkesëpadi. Një kopje e marrëveshjes së

kontratës ose të arbitrazhit dhe dokumentet e tjera të lidhura me mbështetjen e kërkesës duhet t'i

bashkëngjiten deklaratës së kërkesëpadosë.

Sa i përket formës dhe përmbajtjes së deklaratës së mbrojtjes, Neni 21 i Rregullave të Arbitrazhit të

Kosovës parasheh që deklarata e mbrojtjes duhet të përgjigjet në veçantive e parashikuara në

kërkesëpadi, dhe duhet të jetë të jetë e shoqëruar nga të gjitha dokumentet dhe provat e tjera në të cilat

mbështetet paditësi, apo të përmbajnë referenca për to.

7.8. Ndryshimi dhe plotësimi i parashtresave të shkruara dhe kundër-

padive Nga palët zakonisht kërkohet që të paraqesin parashtresa në formë të shkruar në të cilat përfshihen të

gjitha kërkesat e tyre, në mënyrë që të mos ketë nevojë që ato të ndryshohen dhe plotësohen në një

fazë të mëvonshme. Megjithatë, pothuajse të gjitha rregullat dhe ligjet e arbitrazhit lejojnë që të bëhen

ndryshime dhe plotësime në pasi ose në përgjigjen në padi gjatë një procesi të arbitrazhit, përveç nëse

tribunali i arbitrazhit konsideron që një gjë e tillë është e padobishme për shkak të vonesave që krijohen

si rezultat i këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve. (Shih Nenin 20.2). Është e natyrshme që nëse tribunali

konstaton se ndryshimet dhe plotësimet e tilla do të krijonin vonesa të mëdha, që do të ishin në

Page 89: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 82

kundërshtim me njërin prej parimeve kryesore të arbitrazhit – kursimin e kohës, atëherë zakonisht

tribunali nuk i lejon ndryshimet dhe plotësimet e tilla.

Tribunali i aplikon të njëjtat rregulla dhe standarde kur ka të bëjë me kundër-padi. Neni 20.3 i Ligjit

parasheh që “në përgjigjen në padi, ose në një fazë të mëvonshme të procedurës, kur tribunali i

arbitrazhit, duke marrë parasysh rrethanat e rastit, vendos se vonesa është e arsyeshme, i padituri mund

të paraqesë kundër-padinë e cila mbështetet në të njëjtën kontratë ose në një kërkesë të bazuar në të

njëjtën kontratë me qëllim të kompensimit të ndërsjellët të kërkesave.”

Përveç rasteve kur Ligji nuk e lejon ndryshimin dhe plotësimin e parashtresave të shkruara, i vetmi kriter

të cilin tribunali e merr parasysh gjatë marrjes së vendimit se a pranohet kërkesa e tillë, është dobia e saj

krahas vonesave të cilat mund t’i shkaktojë.

Neni 22 i Rregullave të Arbitrazhit të Kosovës përmbajnë dispozita të ngjashme me ato në ligj. Rregullat

gjithashtu i bëjnë të qartë se ndryshimet / plotësimet në deklaratën e kërkesëpadi ose të mbrojtjes nuk

janë të lejuara, nëse ato janë jashtë juridiksionit të tribunalit të arbitrazhit.

7.9. Ushtrim

Udhëzime:

Pjesëmarrësit duhet të punojnë në dy grupe. Supozojmë se ju jeni avokati që përfaqëson një kompani që

është gati të fillojë një procedurë arbitrazhi. Shpjegoni klientit se si procedurë e arbitrazhit ndryshon nga

ajo e iniciuar me padi gjyqësore. Pastaj ndërroni rolet dhe pjesëmarrës i dytë duhet të shpjegojë

procedurën për t'iu përgjigjur në kërkesë.

7.10. Përmbledhje Në këtë modul keni shqyrtuar hapat për fillimin e procedurës së arbitrazhit dhe masat që ndërmerren

nga Paditësi dhe i Padituri lidhur me parashtresat me shkrim. Gjithashtu, janë diskutuar çështjet lidhur

me kontestimin e juridiksionit të një tribunali të arbitrazhit.

Me përfundimin e këtij moduli, ju keni mësuar të:

Ndërmerrni të gjithë hapat për inicimin e procedurës së arbitrazhit

Shpjegoni si të përshpejtohen dhe të shmangen vonesat në procedurën e arbitrazhit

Numëroni bazat për kontestimin e juridiksionit të tribunalit të arbitrazhit dhe t’i zgjidhni çështjes lidhur me këto kontestime

Përshkruani procedurën e lëshimit të masave të përkohshme

Përpiloni elementet kryesore të parashtresave të shkruara para fillimit të dëgjimeve

gojore

Shpjegoni kur lejohet dhe si ndryshohet dhe plotësohet një parashtresë e shkruar.

Page 90: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 83

MODULI 8:

SEANCA E DËGJIMIT

Page 91: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 84

8.1. Hyrje Ky modul i mbulon hapat të cilët ndërmerren gjatë seancës dëgjimore në procedurën e arbitrazhit. I

shtjellon çështjet kryesore lidhur me performancën dhe veprimet e arbitrave si dhe të avokatëve të

palëve. Në këtë modul poashtu diskutohen qështje që kanë të bëjnë me provat, mosveprimin e një pale,

si dhe heqjen dorë (dorëzimin) nga e drejta për të kundërshtuar.

8.2. Objektivat mësimore Me përfundimin e këtij moduli, ju do të keni mundësi:

Të vlerësoni rolin e arbitërave si çelësi i procesit të arbitrazhit

T’i numëroni çështjet në të cilat një avokat i aftë do të përqendrohet gjatë seancës

dëgjimore

Të ushtroni rolin e Paditësit dhe të Paditurit në seancë dëgjimore

Të organizoni prezantime dhe të jepni argumente mbi procedurën dhe meritat e një lënde

duke i përdorur teknikat më të mira avokuese

Të shpjegoni dhe të aplikoni çështjet e provave, të dëshmitarëve, dhe të mendimeve të ekspertëve gjatë seancës dëgjimore

Të vlerësoni dhe të gjykoni çështjet lidhur me mosveprimin e një pale dhe me heqjen dorë

nga e drejta për të kundërshtuar

8.3. Roli i Arbitrave gjatë seancës së dëgjimit Arbitërat janë çelësi i tërë procesit të arbitrazhit. Rrjedhja e procedurave të arbitrazhit, deri diku, varet

nga rregullave e arbitrazhit të aplikueshme për rastin konkret, por në një masë të madhe, ndikohen nga

mënyra e menaxhimit të lëndës nga arbitërat. Kreu 5 i Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin e parasheh në

vija të trasha mënyrën e udhëheqjes së procedurave të arbitrazhit, gjë kjo që u jep arbitërave liri të

konsiderueshme për menaxhimin e seancave dëgjimore. Në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e shpejtë,

ekonomike, dhe e drejtë e kontesteve, arbitërat duhet të marrin parasysh faktorët në vijim.

8.3.1. Mbajtja e dëgjimit nën kontroll

Megjithëse natyra jo formale e arbitrazhit është njëra ndër përparësitë kryesore të tij, kjo nuk do të

thotë se arbitërit nuk duhet të ushtrojnë kontroll mbi procesin e dëgjimit. Arbitërat duhet të kërkojnë

zbatimin e orarit të dakorduar dhe të sigurojnë që koha e fillimit, kohëzgjatja e pushimeve dhe e

shtyrjeve të seancave të respektohet me përpikëri. Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës parashohin që

dëshmitarët dëgjohen dhe merren në pyetje në bazë të kushteve të përcaktuara nga tribunali i

arbitrazhit. (Neni 29).

Page 92: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 85

8.3.2. Të vepruarit me autoritet dhe profesionalizëm

Marrë parasysh nivelin e lirisë së veprimit të cilin e gëzojnë arbitërat në procesin e arbitrazhit, mund të

thuhet se ata gëzojnë një masë më të madhe të autoritetit se sa gjyqtarët. Arbitërat nuk duhet të jenë

pasiv gjatë procedurave por duhet ta menaxhojnë rastin me autoritet dhe në mënyrë të rreptë.

Megjithatë, edhe pse arbitërave u lejohet të ndërmarrin të gjitha masat të cilat ata i konsiderojnë të

nevojshme për realizimin e një procesi efektiv dhe ekonomik, ata gjithashtu duhet të kenë kujdes që të

mos e shndërrojnë atë në proces arbitrar dhe autokratik. Satisfaksioni i palëve është ajo që në masë të

madhe e bën dëgjimit të suksesshëm ose të dështuar.

8.3.3 Menaxhimi efektiv i rastit

Arbitërat duhet të sigurojnë që procedurat të realizohen në mënyrë sa më ekspeditive dhe ekonomike

që të jetë e mundur, dhe për këto arsye, veçanërisht në raste të mëdha, menaxhimi i mire i rastit duhet

të fillojë edhe para se dëgjimi të fillojë. Arbitërat duhet të realizojnë telefonata konfernciale, afate

kohore, orar të aktiviteteve për paraqitjen e provave, të përcaktojnë orarin për paraqitjen e avokatëve

të palëve, të sugjerojnë formatin e paraqitjeve, të njoftohen shumë paraprakisht për disponueshmërinë e

dëshmitarëve, dhe t’i aplikojnë udhëzimet e tjera me qëllim të realizimit të suksesshëm të procedurave.

Arbitrazhit institucional mund të jetë shumë e dobishme në këtë drejtim si institucioni të do të mbajnë

shënimet e procedurave dhe të sigurojë mbështetje administrative sipas nevojës.

8.3.4. Mbajtja e përqendrimit

Avokatët nganjëherë janë në gjendje t’i shpien arbitërat në drejtimin e gabuar, me qëllim të ngadalësimit

të procedurave në favor të klientit të tyre. Në raste të këtilla, arbitërat duhet t’i përcaktojnë prioritetet

dhe t’i përqendrojnë pjesëmarrësit në çështjet përkatëse. Ata/ato duhen t’i drejtojnë sjelljet e palëve dhe

të sigurojnë që palët të flasin vetëm për çështjet që janë relevante për rastin konkret.

8.3.5. Teknikat tjera relevante

Arbitërat, përveç elementeve të lartcekura, duhet poashtu të sigurojnë që të ketë një bashkëpunim të

vazhdueshëm kur bëhet fjalë për shkëmbimin e dokumenteve mes vetë palëve dhe mes tyre dhe

tribunalit. (Shih Nenin 21 të Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin). Përveç kësaj, ata duhet të insistojnë që të

ketë seanca të gjata dhe të pandërprera dëgjimore gjatë një periudhe të caktuar kohore. Ata duhet të

kërkojnë nga palët që t’i sigurojnë njëri-tjetrit dhe tribunalit një listë të dëshmitarëve të cilët planifikojnë

t’i thërrasin. Është gjithashtu e dobishme për arbitërat që të sigurojnë që argumentet e palëve t’i

kufizojnë për një kohë të caktuar.

8.4. Çështjet kyçe në të cilat përqendrohet avokati i aftë gjatë seancës

së dëgjimit Atributet e një avokati (këshilltari) të suksesshëm në fakt varen në bazë të një vlerësimi shumë subjektiv.

arbitërave të ndryshëm u pëlqejnë elemente të ndryshme kur bëhet fjalë për paraqitjet e avokatëve gjatë

një dëgjimi të arbitrazhit. Sido që të jetë, ekzistojnë disa teknika efektive dhe joefektive për të cilat

shumë arbitër janë pajtuar. Këto teknika janë paraqitur në tabelën më poshtë.

Page 93: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 86

Teknikat Efektive të Avokatëve Teknikat Joefektive të Avokatëve

Bëni paraqitje të shkurta dhe të qarta Mos bëni deklarata të gjata dhe jo-

relevante

Bëni paraqitje të logjikshme dhe të lehta

për t’u kuptuar

Mos e përsëritni veten

Jepni pikat më të fortat në fillim

Mos u shfaqeni të paorganizuar dhe të

papërgatitur

Trajtoni arbitërat me respekt të madh

Mos e ndërpreni arbitërin

Demonstroni njohuri të shkëlqyeshme të

fakteve

Mos u bëni argumentativ

Organizoni dokumentet dhe shkresat

Mos u bëni të zhurmshëm ose ofendues

Përqendrohuni në çështjet kyçe Mos i injoroni faktet e rastit dhe mos

ngurroni të pranoni gabimin

Mbani shikim të vazhdueshëm me të gjithë

arbitërat

Mos i injoroni praktikat e rëndësishme

tregtare dhe komerciale

Qëndroni të qetë, bindës, dhe profesional

Mos bëni paraqitje teatrale

Pranoni faktet e sakta në mënyrë të

ndershme, edhe nëse nuk të janë në favor

tuajin

Mos i paraqitni argumentet të cilat

bazohen në fakte që nuk qëndrojnë

Bëni paraqitje vizuale përmes fotove ose

teknikave të tjera

Mos u paraqitni shumë armiqësor kundrejt

avokatit kundërshtarë

Shpërndani provat materiale Mos iu ikni pyetjeve të arbitërave

Jeni të gatshëm për t’ju përgjigjur të gjitha

pyetjeve si dhe ti pranoni ato

Mos u bëni pyetje retorike arbitërave

Page 94: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 87

8.5. Radhitja (Sekuenca) e paraqitjeve Një tribunal i arbitrazhit nuk mbanë gjithmonë seanca dëgjimore. Ka raste kur një gjë e tillë

konsiderohet e panevojshme ose kur palët dakordohen që të mos ketë seancë dëgjimi. (Shih Nenin 21.1

të Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin). Megjithatë, në shumicën e rasteve tribunali i arbitrazhit vendosë që

të ketë seancë dëgjimi në një fazë të përshtatshme gjatë procesit. Në këtë rast, palët duhet të njoftohen

paraprakisht në mënyrë që ato të kenë kohë të mjaftueshme për t’i përgatitur provat që planifikojnë t’i

paraqesin gjatë seancës dëgjimore. (Neni 21.2 të Ligjit dhe dhe Nenin 29 të Rregullave të Arbitrazhit në

Kosovë). Renditja e paraqitjes së palëve zakonisht përcaktohet në bazë të rregullave procedurale të

institucionit i cili e administron procesin e arbitrazhit, përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe. Renditja e

rëndomtë, e cila parashihet në shumicën e rregullave, është si në vijim:

1. Paditësi e parqet padinë e tij – që përfshinë deklaratën hyrëse, argumentet e detajuara,

përmbledhjet periodike (në rast të proceseve të gjata) dhe deklaratat përmbyllëse.

2. I padituri e paraqet përgjigjen në padi – e cila i’u përgjigjet argumenteve të ngritura nga

Paditësi, dhe e cila gjithashtu përfshinë deklaratën hyrëse, argumentet e detajuara, përmbledhjet

periodike (në rast të proceseve të gjata) dhe deklaratat përmbyllëse.

3. Paditësi paraqet kundër-argumentet ndaj përgjigjes në padi të palës së paditur.

4. I padituri paraqet përgjigjen ndaj kundër-argumenteve të paditësit (gjë që nuk lejohet

gjithmonë).

Para seancës dëgjimore dhe gjatë gjithë zhvillimit të procesit, të gjitha deklaratat, dokumentet ose

informatat e tjera të cilat njëra palë ia dorëzon tribunalit të arbitrazhit u dërgohen edhe të gjitha palëve

tjera. Kjo vlen edhe për raportet e ekspertëve ose provave tjera në formë të shkruar në të cilat tribunali

i arbitrazhit mund ta mbështesë vendimin e tij. (Shih Nenin 21.3).

Deklaratat e palëve duhet të përpilohen në atë mënyrë që i plotëson kushtet e teknikave të mirëfillta të

avokimit, të radhitura në pjesën 8.4. Shumicës së arbitërave u ndihmojnë deklaratat hyrëse të

avokatëve, edhe nëse palët veçse i kanë dërguar me shkrim qëndrimet e tyre. Kjo u ndihmon arbitërave

ta dinë se në çka do të përqendrohet avokati dhe se cilat janë çështjet kyçe të cilat ai do t’i paraqesë.

Kjo vlerësohet edhe si një udhërrëfyes për arbitrat, sepse shumica prej tyre nuk i pëlqejnë deklaratat e

gjata të cilat nuk trajtojnë çështje kyçe. Përveç deklaratave hyrëse, arbitërat i vlerësojnë edhe

përmbledhjet periodike të avokatëve. Është zakonisht lehtësuese nëse avokati e përmbledh dëshminë

e një dëshmitari ose të ndonjë dëshmie tjetër e cila përndryshe merr shumë kohë për t’u paraqitur.

Dëshmia nganjëherë kalon edhe në çështje të cilat nuk janë relevante, për këtë arsye avokati mund të

bënë një përmbledhje të provave relevante dhe ta përqendron vëmendjen në çështje të rëndësishme.

Pas paraqitjes së të gjitha argumenteve, avokati duhet të sigurojë edhe deklaratën përmbyllëse.

Meqenëse arbitërat do të dëgjojnë shumë dëshmi, dëshmitarë, dhe deklarata të ndryshme gjatë procesit

të arbitrazhit, avokati duhet të theksojë në përfundim atë që është e rëndësishme për arbitërin që ta

dëgjojë dhe kështu ta përfundojë rrugën të cilin e kishte filluar me deklaratën hyrëse.

Pas paraqitjes së pretendimeve nga të dyja palët, tribunali i arbitrazhit e shpall dëgjimin të mbyllur.

Tribunali i arbitrazhit, në rast se e konsideron të nevojshme sipas rrethanave, mund të vendosë me

iniciativë të vetën të rihapë seancën e dëgjimit, në çdo kohë para se të vendoset për rastin (Shih Nenin

22 të Ligjit dhe dhe Nenin 32 të Rregullave të Arbitrazhit në Kosovë).

Page 95: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 88

8.6. Çështjet e provave, dëshmitarëve dhe mendimi i ekspertit gjatë

seancës së dëgjimit Ligji i Kosovës për Arbitrazhin parasheh që secila palë e ka barrën e të provuarit për faktet të cilat e

mbështesin padinë, përkatësisht, përgjigjen në padi dhe varet nga tribunali i arbitrazhit të vendosë për

pranueshmërinë, relevancën, vërtetësinë dhe peshën e provave të paraqitura. Tribunali i arbitrazhit

mund të kërkojë nga palët që të paraqesin dokumente ose prova tjera brenda afatit të caktuar nga ai.

(Neni 23). Poashtu, shih Nenin 28 të Rregullave të Arbitrazhit në Kosovë.

Ndryshe nga gjykatat, arbitrazhi nuk përqendrohet në formalitetet e paraqitjes së provave, por në

sigurimin e dëshmive relevante të cilat u ndihmojnë arbitërave të kuptojnë sa më mirë kontestin

përkatës. Siç mund të shohim prej dispozitave të Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin, arbitërat kanë

diskrecion të vendosin se cilat prova janë relevante dhe të pranueshme, dhe t’i përjashtojnë provat të

cilat janë ata i konsiderojnë si jorelevante. Këto kompetenca të zgjeruara për trajtimin e provave,

megjithatë, bartin me vete edhe përgjegjësinë e vlerësimit me shumë kujdes të provave. Përveç kësaj,

për t’i përshpejtuar proceset, arbitërat mund të imponojnë metoda të paraqitjes së provave të cilat nuk

janë të zakonshme për gjykatat. Për shembull, arbitrat mund të kërkojnë nga avokatët të sigurojnë

informata biografike të dëshmitarëve të cilët do të dëshmojnë në procesin e arbitrazhit, me qëllim që të

mos i përkushtohet kohë parashtrimit të pyetjeve lidhur me identitetin e dëshmitarit, përvojës së tij të

punës, lidhjes me rastin, ose kualifikimeve arsimore që i posedon.

Kur bëhet fjalë për dëshmitarët, Ligji i Kosovës për Arbitrazhin parasheh që në rast se palët vendosin

të ftojnë dëshmitarë, së paku 15 ditë para mbajtjes së seancës së dëgjimit, secila palë duhet t’ia dorëzojë

tribunalit të arbitrazhit dhe palës tjetër emrin edhe adresën e dëshmitarit, çështjen për të cilën do të

dëshmojë dhe gjuhën në të cilën do ta paraqes dëshminë. Ngjashëm me të gjitha rregullat e arbitrazhit,

Ligji i Kosovës për Arbitrazhin i lejon deklaratat e dëshmitarëve të paraqiten edhe në formë të shkruar,

të nënshkruara nga dëshmitari, me kusht që dëshmitari në fjalë të jetë në dispozicion të palëve, nëse

njëra palë kërkon ekzaminimin e tij/saj. (Shih Nenin 24). Është me rëndësi të theksohet që edhe pse

deklarata me shkrim ose dëshmia mund të shfrytëzohet si zëvendësim i ekzaminimit të drejtpërdrejt të

dëshmitarit në seancë të dëgjimit, ajo nuk e ka të njëjtën peshë nëse dëshmitari nuk është i

disponueshëm për ekzaminim. Me arritjet e reja teknologjike, disa tribunale të arbitrazhit tani po lejojnë

deklaratat e incizuara me video-kamerë ose video-transmetime direkt, me ç’rast, edhe pse dëshmitari

nuk është fizikisht i pranishëm në dhomën ku po zhvillohet dëgjimi, arbitërat dhe avokatët megjithatë

mund t’i parashtrojnë pyetje.

Përveç provave të paraqitura nga palët, si dhe dëshmive të dhëna nga dëshmitarët, tribunali i arbitrazhit

mund të angazhojë një ose më shumë ekspert për t’i raportuar atij me shkrim lidhur me çështje

specifike të përcaktuara nga tribunali. Nëse tribunali vendosë për një gjë të tillë, ai mund ta urdhërojë

një palë që ekspertit t’i jep çdo informatë të nevojshme, të përgatisë ose t’i ofrojë qasje në dokumente

ose sende për shqyrtim, në mënyrë që ai ta përgatisë raportin. Pas pranimit të raportit të ekspertit,

tribunali i arbitrazhit u dërgon palëve nga një kopje të raportit dhe palëve u jepet mundësia t’i paraqesin

mendimet e tyre me shkrim mbi raportin. Eksperti, pasi të ketë dorëzuar raportin me shkrim, paraqitet

në seance, gjatë së cilës palët mund ta marrin atë në pyetje (shih Nenin 25). Nëse palët vetë kanë

propozuar ekspert, ato duhet t’i identifikojnë kualifikimet e ekspertit para mbajtjes së tribunalit të

arbtirazhit. Meqenëse palët shpesh emërojnë ekspert të ndryshëm cilët vijnë me konkludime

Page 96: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 89

diametralisht të kundërta, është zakonisht më efikase dhe e drejtë që tribunali i arbitrazhit ta emërojë

një ekspert të paanshëm, i cili do të jetë në dispozicion të të dyja palëve që ta marrin në pyetje.

Rregullat e Arbitrazhit në Kosovë (Neni 28-30) përmbajnë dispozita të ngjashme me ato të Ligjit mbi

Arbitrazh në Kosovë.

8.7. Mosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të

kundërshtuar Palët duhet të veprojnë në përputhje me rregullat e arbitrazhit të aplikueshme për rastin e tyre, dhe

njëri prej kushteve është që palët t’i sigurojnë tribunalit të arbitrazhit padinë dhe përgjigjën në padi

brenda afateve kohore të dakorduara nga palët ose të caktuara nga tribunali, si dhe të paraqiten në

seancën dëgjimore të caktuar për rastin e tyre. (Neni 20). Megjithatë, ekzistojnë shumë raste në të cilat

njëra palë nuk i siguron këto dokumente me kohë ose nuk paraqitet fare në seancën dëgjimore. Për këto

raste, Ligji i Kosovës për Arbitrazhin parasheh që nëse Paditësi nuk e paraqet padinë e tij dhe nuk ka

arsyetim të mjaftueshëm për këtë, tribunali i arbitrazhit e mbyllë procedurën e arbitrazhit. Kjo për arsye

se, nëse Paditësi tërhiqet, kjo nënkupton që ai nuk dëshiron ta ndjek të Paditurin, që ka qenë arsyeja

kryesore pse procedura e arbitrazhit do të kishte filluar në rend të parë. (Shih Nenin 26.1). Nëse, në

nën tjetër, i padituri nuk e paraqet përgjigjen e tij në padi sipas nenit 20, paragrafi 1, tribunali i arbitrazhit

vazhdon me procedurën dhe mungesa e paraqitjes së përgjigjes në padi nga i padituri nuk do të

konsiderohet si pranim i pretendimeve të paditësit. (Shih Nenin 26.2). Nëse njëra palë nuk merr pjesë

në seancën e dëgjimit, tribunali i arbitrazhit mund ta vazhdojë procedurën e arbitrazhit dhe ta nxjerrë

vendimin në bazë të provave me të cilat disponon. (Neni 26.3). Kështu që, sikurse procedurat nga shumë

rregulla të arbitrazhit, arbitrat vazhdojnë me procedimin e rastin dhe marrin vendim bazuar në të dhënat

të cilat iu janë paraqitur atyre.

Ligji i Kosovës poashtu parasheh që kurdo që njëra palë është në dijeni të një shkelje nga pala tjetër të

ndonjë dispozite të ligjit ose të marrëveshjes së arbitrazhit, ajo duhet ta deklarojë kundërshtimin e saj

mbi këtë. Nëse pala nuk e bën këtë, atëherë konsiderohet se ajo ka hequr dorë nga e drejta për të

kundërshtuar mbi shkeljen. (Shih Nenin 27). Për shembull, njëra palë mund të njoftohet se pala tjetër e

ka shkelur marrëveshjen e arbitrazhit duke e paraqitur rastin para një gjykate. Nëse pala e cila nuk bën

shkelje nuk e kundërshton këtë fakt që në momentin kur i është bërë e njohur, do të konsiderohet që

kjo palë ka hequr dorë nga e drejta për të kundërshtuar.

Rregullat e Arbitrazhit në Kosovë (Neni 31-33) përmbajnë dispozita të ngjashme lidhur me mosveprimin

e palës dhe heqjes dorë për të kundërshtuar.

Page 97: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 90

8.8. Ushtrim: Simuloni fillimin e një seance dëgjimi dhe luani rolin e një kolegji të arbitrazhit dhe të avokatit në seancën

hyrëse.

Udhëzimet:

Tre pjesëmarrës luajnë rolin e gjykatës së arbitrazhit. Njëri nga ta do të jetë kryetar i kolegjit. Njëri

pjesëmarrës do të jetë avokati i paditësit kurse një tjetër do të jetë avokati i të paditurit.

Të gjithë pjesëmarrësit kërkohen që të lexojnë faktet e rastit hipotetik që është prezantuar më poshtë.

Pjesëmarrësit që luajnë rolin e avokatëve të palëve në kontest duhet të përgatisin argumente në emër të

klientëve të tyre, dhe t’i paraqesin ato pranë gjykatës së arbitrazhit. Arbitërit lejohen që të bëjnë pyetje

në çdo kohë gjatë procedurës. Pas prezantimit nga palët, si dhe nga kundërshtarët, gjykata do të lexojë

vendimin e vet dhe do të jep arsyetim për një vendim të tillë.

Page 98: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 91

KOOPERATIVA E VERËS MEDITERRANEO (PADITËSI)

V.

RRJETI I SUPERMRKETEVE EQUATORIANA (I PADITURI )1

I. Palët

1. Kooperativa e Verës Mediterraneo është e organizuar sipas ligjeve të shtetit Mediterraneo

Kooperative e Verës (në tekstin e mëtutjeshëm “Kooperative e Verës”) ka subjektivitet të vetin

juridik dhe mund të ngrisë padi në emër të vet. I ka zyrat kryesore në Vineyard Park 140, Blue Hills,

Mediterraneo. Kooperativa e Verës prodhon dhe hedh në treg verë të rrushit i cili kultivohet nga

punonjësit e saj. Ajo shet vërë si brenda ashtu edhe jashtë shtetit për eksport.

2. Rrjeti i Supermarketeve Equatoriana S.A. është një korporatë e organizuar në bazë të ligjeve

të Equatorianës. E ka selinë qëndrore në 415 Qendra Kryesore e Biznesit, Pjesa Oqeanike,

Equatoriana. Rrjeti i Supermarketeve Equatoriana S.A. (në tekstin e mëtutjeshëm “Super

Marketet”) është operatori më i madh i supermarketeve në shtetin e Equatorianës me diku rreth

2,000 degë. Me një përzgjedhje të gjërë të verërave që i shet në dyqanet e saj, është shitësi më i

madh i verës me pakicë në vend.

II. Faktet

Nga data 7 deri 10 maj 2006 Kooperativa e Verës ka marrë pjesë në një panair tregëtar për industrinë e

verës i mbajtur në Durhan, Oceania. Super Marketet kanë dërguar një ekip blerësish pasi që ata kishin

planifikuar që të bënin një promovim të madh të verërave gjatë muajit tetor 2006. Në këtë panair ta

shfaqën një interes të posaqëm në verën e kuqe të reklamuar nga Kooperativa e Verës me emrin “Blue

Hills 2005”. Është një verë e përbërë prej përzierjeve të disa llojeve të rrushit që kultivohet në rajonin

Blue Hills, Mediterraneo. Pas panairit ka pasur një shkëmbim të korrespondencës në mes të

Kooperativës së Verës dhe Super Marketeve, ku u diskutua lidhur me sasinë që mund të porositet dhe

çmimin.

Më 10 qershor 2006 Super Marketi kishte bërë një porosi për 20,000 arka të Blue Hillsit 2005 me një

çmim prej US$ 68.00 për arkë, në një çmim total të kontratës prej US$ 1,360,000. Vera është dashur që

të dërgohej në katër dërgesa. Në një letër të bashkangjitur porosisë Super Marketet kishin shënuar që

duhet ta pranojnë porosinë deri më 21 qershor 2006, pasi që ishte e rëndësishme për ta që të mund të

planifikonin promovimin e verës. Letra më tutje thoshte, që nëse nuk pranohet porosia deri atëherë, ata

do të shkonin te një distributor tjetër për promovim të verës.

Në mëngjes të 19 qershorit 2006, Kooperativa e Verës, kishte nënshkruar kontratën, dhe ia kishte

dërguar atë Super Marketeve përmes shërbimeve postare ABC. Shërbimi statistikor i ABC-së tregon që

ajo është pranuar nga Super Marketet më 21 qershor 2006, Përfaqësuesi i Kooperativës së Vers ka

pranuar një mesazh përmes postës elektronike nga Super Marketet që lajmëronte për tërheqjen e

1 Shënim: Pjesë të fakteve të këtij rasti hipotetik janë marrë nga Problemi i konkurrencës VIS i vitit 2008 (shih

http://www.cisg.law.pace.edu/vis.html)

Page 99: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 92

ofertës. Ky mesazh me sa duket është pranuar nga serveri i Kooperativës së Verës më 18 qershor 2006,

por rrjeti i brendshëm i Kooperativës së Verës kishte një dështim në rrjet me datën 18 qershor i cili nuk

ishte rregulluar deri në pasditen e 19 qershorit. Kooperativa e verës kishte thënë në mesazhin e saj që

arsyeja për tërheqje nga oferta ishte që gazetat në Equatoriana kishin raportuar se është përdorur

antifrizi për të ëmbëlsuar verën e prodhuar në rajonin Blue Hills të Mediteraneos.

Kooperativa e Verës ishte përgjigjur menjëherë në të njëjtën ditë duke thënë që këta artikuj në gazetë

kanë qenë të pasaktë. Nuk është përdorur kurrfarë antifrizi për të ëmbëlsuar verërat e prodhuara në

Metiteraneo. Më vonë, Kooperative e Verës ia dërgojë një raport Super Marketeve të bërë nga një

ekspert i njohur ndërkombëtarisht lidhur me procesin e prodhimit të verës. Ky raport tregoi që Etilen

Glicoli, e jo Diethylene Glycoli është substancë toksike kur të futet në organizëm ne sasi të mëdha,

Mirëpo, ky raport tregoi që diethylene glycoli, nëse përdoret në sasi të vogla e që është prezent në

verën e prezantuar të vitit 2005, nuk është substancë e rrezikshme. Në fakt, kur përdoret në sasi të tilla

pothuajse të pavërejtura është më pak toksik se sa vetë alkooli në verë. Mirëpo, edhe pas pranimit të

këtij raporti, Super Marketet kanë përsëritur se ende mbesin të tërhequra nga oferta dhe shtuan që nuk

do të blenin asnjë verë nga Mediteraneo.

III. Baza e arbitrimit, Ligji i aplikueshëm

Palët në kontest, janë pajtuar që ligji themelor i aplikueshëm për kontratën të jetë Ligji i Kosovës për

Arbitrim.

Pjesa për Arbitrim gjendet në paragrafin 13 të kontratës. i cili thotë:

“Çdo kontest, polemikë apo padi që del apo është e ndërlidhur me këtë kontratë, përfshirë edhe formimin,

interpretimin shkëputjen e saj, përfshirë edhe nëse çështjet e ngritura janë të arbitrueshme, do të iu referohet

dhe do të zgjidhet përfundimisht nga arbitrimi sipas Ligjit të Kosovës mbi Arbitrimin. Gjykata do të përbëhet nga

tre arbitër. Vendi i arbitrimit do të jetë Vindobona, Danubia. Gjuha që do të përdoret në procedurë do të jetë

gjuha anglishte.”

Page 100: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 93

8.9. Përmbledhje Në këtë modul keni mësuar parimet themelore lidhur me rolin e arbitërave si dhe për elementet kyçe të

cilat duhet të merren parasysh nga ana e avokatëve të cilët i përfaqësojnë palët. Është dhënë edhe një

analizë për çështjet që kanë të bëjnë me paraqitjen e provave dhe janë prezantuar çështje të tjera të cilat

dalin nga seanca dëgjimore.

Me përfundimin e këtij moduli, ju do të keni mundësi:

Të vlerësoni rolin e arbitërave si çelësi i procesit të arbitrazhit

T’i numëroni çështjet në të cilat një avokat i aftë do të përqendrohet gjatë seancës dëgjimore

Të ushtroni rolin e Paditësit dhe të Paditurit në seancë dëgjimore

Të organizoni prezantime dhe të jepni argumente mbi procedurën dhe meritat e një

lënde duke i përdorur teknikat më të mira avokuese

Të shpjegoni dhe të aplikoni çështjet e provave, të dëshmitarëve, dhe të mendimeve të

ekspertëve gjatë seancës dëgjimore

Të vlerësoni dhe të gjykoni çështjet lidhur me mosveprimin e një pale dhe me heqjen

dorë nga e drejta për të kundërshtuar

Page 101: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 94

MODULI 9:

VENDIMI I ARBITRAZHIT

Page 102: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 95

9.1. Hyrje Në këtë modul është paraqitur procedura për nxjerrjen e vendimit të arbitrazhit. Janë shpjeguar çështjet

e ndërlidhura me këtë proces, siç janë procedura vendimmarrëse, efekti dhe forma e vendimit, si dhe

intervenimet pasi që vendimi të jetë hartuar.

9.2. Objektivat mësimore Me përfundimin e këtij moduli, ju do të keni mundësi:

T’i aplikoni rregullat ligjore për marrjen e vendimit të arbitrazhit;

T’i kuptoni çështjet kyçe lidhur me procesin e marrjes së vendimit të arbitrazhit;

Të përshkruani formën e vendimit si dhe efektin e tij;

Të shpjegoni dhe të aplikoni konceptin e “natyrës përfundimtare” dhe “shqyrtimit” të

vendimit të arbitrazhit;

T’i identifikoni rastet të cilat mund të kërkojnë ndërhyrje pasi që të jetë marrë vendimi në formë të shkruar, veçanërisht në lidhje me korrigjimin dhe interpretimin e vendimit;

T’i shpjegoni vendimet e pjesshme dhe efektin e tyre;

Të analizoni vendimin e tribunalit të arbitrazhit për shpenzimet e arbitrazhit;

T’i diskutoni çështjet e deponimit, vërtetimit, dhe certifikimit të vendimit të arbitrazhit;

Të përshkruani procedurën për kërkimin e shqyrtimit gjyqësor dhe bazat për

mënjanimin e vendimit.

9.3. Procedura e marrjes së vendimit të arbitrazhit “Vendimi i Arbitrazhit” është vendimi përfundimtar i tribunalit të arbitrazhit për rastin përkatës dhe

është i barabartë me vendimin e lëshuar nga një gjykatë. Rregullat për marrjen e vendimit janë mjaft të

detajuara në të gjitha ligjet dhe institucionet e arbitrazhit. Ligji i Kosovës për Arbitrazhin së pari e sqaron

se cilin ligj duhet ta zbatojë tribunali i arbitrazhit gjatë marrjes së vendimit. Në këtë aspekt, Neni 29 i

Ligjit parasheh që tribunali i arbitrazhit mund t’i referohet këtyre tri ligjeve, që janë:

1. Ligji i përcaktuar nga palët si i aplikueshëm për lëndën e kontestit

2. Në rast se nuk është përcaktuar nga palët, atëherë ligji i përcaktuar në bazë të rregullave të së

drejtës private ndërkombëtare, dhe

3. Në të gjitha rastet tjera, legjislacioni i Kosovës.

Të dy rastet e para janë të qarta, pra kur ligji është përcaktuar në kontratë nga palët si dhe kur nuk

është përcaktuar asnjë ligj. Në rastin e parë vlen ligji i zgjedhur nga vetë palët kurse në rastin e dytë

tribunali duhet t’i referohet rregullave të së drejtës private ndërkombëtare. Zgjidhja e ofruar në pikën

tre është shumë e paqartë, sepse nuk e sqaron se cilat janë ato “rastet tjera” për të cilat zbatohet

legjislacioni i Kosovës. Një interpretim i kësaj pike mund të jetë që pasi t’i jetë referuar rregullave të së

drejtës private ndërkombëtare, tribunali vendos që të aplikojë ligjin e forumit, që në këtë rast është

legjislacioni i Kosovës, si ligji më së afërmi i lidhur me kontratën, ose për arsye të përshtatshmërisë dhe

drejtësisë.

Ligji Model i UNCITRAL-it ( Neni 28) parasheh që “dështimi i çdo përcaktimi nga palët, tribunali i

arbitrazhit do të zbatoj ligjin e përcaktuar në bazë të rregullave të së drejtës private ndërkombëtare që e

Page 103: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 96

konsiderojnë të aplikueshëm. Rregullat e Arbitrazhit në Kosovë (Neni 36) përmbanë dispozita të

ngjashme.

Në të gjitha rastet, tribunali i arbitrazhit vendos në përputhje me dispozitat e kontratës duke marrë

parasysh uzancat (shfrytzueshmëritë) tregtare që vlejnë për rastin konkret. (Shih Nenin 29.3).

Megjithatë, tribunali mund të vendos ex aequo et bono ose si amiable compositeur vetëm nëse palët

shprehimisht e kanë autorizuar për këtë. (Neni 29.2). Dispozita të ngjashme parashihen ne Rregullat e

Arbitrazhit të Kosovës (Neni 36)

“Ex aequo et bono”, i referohet kompetencës së arbitrave që të heqin dorë nga konsiderimi i ligjit dhe

të vlerësojnë vetë çfarë ata konsiderojnë si të drejtë dhe të barabartë për rastin konkret. Ngjashëm,

klauzolat “Amiables compositeurs” në marrëveshjet e arbitrazhit i lejojnë arbitërit që të vendosin

për kontestin në bazë të parimeve ligjore të cilat ata besojnë të jenë të drejta, pa u kufizuar me ndonjë

ligj kombëtarë. Këto dy lloje të marrëveshjes mund të vijnë në shprehje vetëm nëse palët shprehimisht i

referohen atyre në klauzolën e arbitrazhit. Përndryshe, tribunali i arbitrazhit gjithmonë i merr vendimet

konform ligjit dhe kushteve të parapara në kontratë.

Në vijim është dhënë një shembull i klauzolës e cila e lejon arbitrin të veprojë “ex aequo et bono” dhe

“amiables compositeurs”.

“Të gjitha kontestet të cilat rrjedhin nga kjo kontratë, ose në lidhje me të, përfshirë ekzistimin e saj, do

të zgjidhen përfundimisht nga një tribunal i arbitrazhit konform rregullave Zvicerane të arbitrazhit.

Tribunali i arbitrazhit do të përbëhet prej tre arbitërave, të cilët do të veprojnë si "amiables

compositeurs"- ex aequo et bono -. Vendimi i tribunalit të arbitrazhit do të jetë përfundimtar dhe i

detyrueshëm.”

Duke pasur parasysh ligjin e aplikueshëm, arbitërit duhet të fillojnë procedurën e marrjes së vendimit.

Kjo procedurë, natyrisht, varet prej numrit të arbitërave. Nëse është vetëm një arbitër, atëherë ai nuk

ka nevojë të konsultohet me askë për marrjen e vendimin. Në anën tjetër, nëse ekziston një kolegj prej

tre arbitërave, ato duhet t’i diskutojnë të gjitha provat e paraqitura para tyre dhe të marrin vendimin me

shumicë votash. (Shih Nenin 30.1). Përderisa çështjet përmbajtësore të vendimit duhet të zgjidhen me

shumicë votash, çështjet procedurale mund të vendosen nga kryesuesi i tribunalit të arbitrazhit, nëse për

këtë është i autorizuar nga palët ose nga të gjithë anëtarët e tribunalit të arbitrazhit (Neni 30.2).

Dispozita të ngjashme parashihen ne Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës (Neni 37)

Arbitërit mund të inkurajojnë palët që të pajtohen para se të merret vendimi përfundimtar. Nëse para

nxjerrjes së vendimit palët pajtohen për zgjidhjen e kontestit, tribunali e ndërprenë menjëherë

procedurën e arbitrazhit. (Shih Nenin 32.1). Nëse kërkohet nga palët, tribunali i arbitrazhit mund të

dokumentojë pajtimin e palëve në formë të një vendimi të arbitrazhit sipas kushteve për të cilat janë

pajtuar palët, përveç nëse përmbajtja e pajtimit cenon ose është në kundërshtim me rendin publik. Ky

vendim ka të njëjtin efekt sikur çdo vendim tjetër për rastin. (Neni 32.2.).

Page 104: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 97

Shembulli 1

Paditësi dhe i Padituri kanë lidhur kontratë për shit-blerje të mallrave, ku Paditësi është pajtuar t’i shes 2,000

kuti verë dhe i Padituri është pajtuar ta blejë verën 100€ për kuti. Pas lidhjes së kontratës (e cila përfshinë

klauzolën e arbitrazhit), i Padituri refuzon ta pranojë kontingjentin e verës. Të supozojmë që Paditësi e ka

paraqitur padinë e tij dhe i Padituri e ka paraqitur përgjigjen në padi para një tribunali të arbitrazhit të

konstituuar në bazë të Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin. Menjëherë pas emërimit të tribunalit, Paditësi e tërheqë

kërkesën e dëmshpërblimit por vetëm insiston që i Padituri ta pranojë verën të prodhuar për të. Në këto raste,

tribunali i arbitrazhit nuk duhet të qëndrojë duarkryq dhe të vazhdojë me procedimin e padisë së paraqitur, por,

meqë ekziston mundësia e pajtimit, duhet të mundohet të bindë të Paditurin që të pranojë mallin, dhe në rast se

cilësia është në pyetje, atëherë të mundohet të kërkojë zëvendësimin e mallit ose ta ofrojë mallin në fjalë me

çmim më të ulur. Çdo pajtim që arrihet mund të shkruhet si vendim nga arbitërit dhe i njëjti do të jetë

përfundimtar dhe i detyrueshëm për palët.

Në momentin kur tribunali i arbitrazhit nxjerr një vendim, procedurat me atë rast mbyllen. Neni 33.2

parasheh që procedurat ndërprehen edhe nëse:

paditësi:

nuk e dorëzon padinë e tij (siç është shpjeguar në Modulin 8)

e tërheq padinë, përveç nëse i padituri e kundërshton këtë dhe tribunali i arbitrazhit konstaton

se i padituri ka interes legjitim që të nxirret vendimi përfundimtar mbi kontestin;

palët pajtohen për përfundimin e procedurës; ose

palët nuk vazhdojnë procedurën e arbitrazhit edhe pse vazhdimi i procedurës është kërkuar nga

tribunali i arbitrazhit ose nëse vazhdimi i procedurës së arbitrazhit është bërë i pamundshëm ose i

panevojshëm për arsye të tjera.

Ka raste kur Paditësi vendosë ta tërheqë padinë e tij, sepse ka arritur të pajtohet me të Paditurin, ose në

ndërkohë e kupton që padia e tij nuk ka bazë dhe vështirë se do të fitojë. Tutje, nganjëherë të dyja palët

nuk arrijnë të paraqiten në procedurat e tribunalit, me ç’rast procesi bëhet i pamundshëm ose i

panevojshëm ( kjo parashihet edhe në Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës Neni 37.2). Kjo mund të

ndodhë edhe nëse palët janë pajtuar që një arbitër i caktuar t’i udhëheqë procedurat por ky arbitër nuk

është në dispozicion. Në të gjitha këto raste, përfundimi i procesit të arbitrazhit është i pashmangshëm.

9.4. Forma dhe efekti i vendimit Ligji i Kosovës për Arbitrazhin parasheh kushtet formale minimale për një vendim të nxjerrë nga një

tribunal i arbitrazhit. Këto kushte janë:

Duhet të jetë në formë të shkruar. (Sikurse marrëveshja e arbitrazhit, vendimi duhet të jetë në

formë të shkruar për të pasur efekt)

Duhet t’i cekë arsyet në të cilat është bazuar, përveç nëse palët janë pajtuar se nuk ka

nevojë të cekën arsyet. (Arsyetimi i vendimit të arbitrazhit është një pjesë e rëndësishme e tij, siç

është rasti edhe me vendimet e gjykatave. Megjithatë, ky kusht mund të mos kërkohet nga palët nëse

ato nuk dëshirojnë të përfshihen arsyetimet në vendim).

Duhet të nënshkruhet nga arbitërit. (Në procedurat e arbitrazhit me më shumë se një arbitër,

mjaftojnë nënshkrimet e shumicës së arbitërave të tribunalit, por me kusht që në vendim është

cekur arsyeja e mungesës së nënshkrimit. Kjo mund të ndodhë atëherë kur një arbitër ndërkohë ka

ndërruar jetë, bëhet i paaftë, ose refuzon ta nënshkruan vendimin.)

Page 105: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 98

Duhet ta ketë datën dhe vendin ku është nxjerrë vendimi dhe mund të bëhet publik

vetëm nëse palët pajtohen për një gjë të tillë (për shkak të kushtit të besueshmërisë së

arbitrazhit, tribunali mund ta publikojë vendimin vetëm nëse merr pëlqimin e palëve).

Një çështje të cilën ligji nuk e adreson është çështja nëse tribunali i arbitrazhit do të publikojë edhe

mendimet kundërshtuese të arbitërave të cilët nuk janë pajtuar me vendimin e shumicës..

Si rregull e përgjithshme vendimi i arbitrazhit është përfundimtar dhe i detyrueshëm për palët (shih

Nenin 31.1). Vendimi për palët e ka efektin e njëjtë juridik sikurse një aktgjykim i plotfuqishëm dhe

detyrues i gjykatës. Kjo është pikërisht arsyeja pse bizneset zgjedhin arbitrazhin për t’i zgjidhur

kontestet. Megjithatë, ka edhe përjashtime për rrethana të caktuara, kur vendimi i tribunalit të

arbitrazhit lejohet të shqyrtohet nga gjykata kompetente. Këto përjashtime si dhe parimet e finalizimit

dhe shqyrtimit të një vendimi do të diskutohen më gjerësisht në pjesën 9.5.

Dispozita të ngjashme lidhur me formën dhe efektin e vendimeve janë të përfshira në Ligjin Modle të

Arbitrazhit ( Neni 31) dhe Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës (Neni 35). Rregullat e Arbitrazhit të

Kosovës parashohin që tribunali i arbitrazhit mund të merr vendime të veçanta për çështje të ndryshme

në faza të ndryshme të procedurës.

9.5. “Natyra Përfundimtare” dhe “Shqyrtimi” i një vendimi të

arbitrazhit Përveç vlerës që ka arbitrazhi, si proces efikas dhe i shpejtë për zgjidhjen e kontesteve, ai favorizohet

edhe për një arsye tjetër: natyrën përfundimtare të vendimit të arbitrazhit. Një vendim përfundimtar

është ai i cili përfundimisht i zgjidh të gjitha pretendimet e ngritura nga palët para tribunalit të arbitrazhit,

pa lënë pas punë shtesë për të njëjtin kolegj të arbitrazhit.

Siç është diskutuar më herët, arbitërit gëzojnë diskrecion të gjerë në strukturimin e vendimit dhe kjo

përkrahet fuqimisht nga kufizimet e spektrit të shqyrtimit gjyqësorë të vendimeve të arbitrazhit. Shumë

shpesh, çështja se a ka nevojë për shqyrtim gjyqësorë të vendimit të arbitrazhit varet nga mënyra se si

arbitërit e përpilojnë vendimin e tyre. Për këtë arsye, nëse kjo nuk është paraparë në ligjin e zgjedhur

nga palët, ata duhet të përpilojnë një marrëveshje të arbitrazhit e cila parasheh që arbitërit të cekin

arsyet në vendimin e arbitrazhit. Megjithatë, një numër i ekspertëve dhe i autorëve të arbitrazhit në fakt

kanë deklaruar që një vendim i publikuar i cili përfshinë arsyeshmërinë e vendimit mund t’i rritë shanset

për një shqyrtim gjyqësorë. Kjo për shkak se arsyetimi i vendimit zakonisht i jep palëve arsye shtesë për

ta kontestuar vendimin dhe për ta apeluar atë para një gjykate.

Palët, në anën tjetër, mund të pajtohen në kontratën e tyre që vendimi i arbitrazhit të mos jetë

përfundimtar dhe i detyrueshëm dhe të pajtohen që të apelohet në gjykatë. Në këtë mënyrë ata mund të

pajtohen për një shqyrtim të zgjeruar gjyqësorë ose për një shqyrtim privat të vendimit. Edhe pse kjo u

mundëson palëve ta shqyrtojnë rastin edhe më tutje, sidomos në rastet kur vendimi i nxjerrë nga

tribunali i arbitrazhit është i paarsyeshëm, megjithatë, dobitë e kësaj duhet të peshohen kundër

shpenzimeve shtesë dhe obligimeve të tjera të cilat palët duhet t’i bartin.

Një element i rëndësishëm për t’u mbajtur në mend është që gjykatat nuk mund ta shfuqizojnë një

vendim të nxjerrë nga tribunali i arbitrazhit për çfarëdo arsye. Shumica e sistemeve ligjore lejojnë vetëm

shqyrtimin gjyqësorë deri në atë masë që gjykata thjeshtë të analizojë nëse arbitërit kanë tejkaluar

Page 106: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 99

kompetencat e tyre, nëse vendimi është i bazuar në një marrëveshje të vlefshme të arbitrazhit, ose nëse

vendimi është fituar përmes korrupsionit, falsifikimit, ose nga keqpërdorimi i detyrës nga arbitërit.

Kështu që, gjykata nuk mund ta shfuqizojë vendimin në bazë të aplikimit të gabueshëm të ligjit ose për

gabime në fakte. Autoriteti i gjykatës për ta anuluar një vendim, si dhe procedura për një veprim të tillë

janë paraqitur në pjesën 9.10 të këtij Moduli.

9.6. Ndërhyrjet pas shkrimit të vendimit: Korrigjimi dhe interpretimi i

vendimit Pasi të jetë shkruar vendimi, Neni 35 i Ligjit të Kosovës për Arbitrazh parasheh që secila palë ka të

drejtë të kërkojë nga tribunali i arbitrazhit:

ta interpretojë vendimin

ta korrigjojë ndonjë gabim në llogaritje, gabim shtypi ose çfarëdo gabimi tjetër të kësaj natyre

ose

ta nxjerrë një vendim plotësues në lidhje me paditë e ngritura para tribunalit të arbitrazhit por

të cilat nuk janë përfshirë në vendimin përfundimtar.

Kërkesa e tillë duhet të bëhet brenda 30 ditësh nga pranimi i vendimit.

Një tribunal, i themeluar në bazë të Ligjit të Kosovës, do ta pranojë kërkesën për nxjerrjen e vendimit

plotësues nëse konsideron atë si të arsyeshme, dhe konsideron se vendimi plotësues mund të nxirret pa

mbajtjen e seancës së dëgjimit ose nxjerrjes së provave. (Neni 35.3 i Ligjit). Edhe nëse palët nuk

parashtrojnë kërkesë, tribunali i arbitrazhit mund të bëjë korrigjime të tilla ose të interpretoj vendimin

me iniciativë të vetën. (Neni 35.2 i Ligjit).

E drejta për të kërkuar interpretimin e vendimit, njihet nga disa rregulla ndërkombëtare të arbitrazhit, si

Ligji Model i UNCITRAL-it ( Nenet 37-39); AAA (Shih Nenin 30 të këtyre rregullave). Gjithashtu,

korrigjimi i vendimit lejohet vetëm në rast të ndonjë gabimi teknik që nuk ka të bëjë fare me përmbajtjen

e vendimit (Shih Nenet e lartcekura të rregullave të AAA-së dhe të CIETAC). Të njëjtat rregulla

parashohin të drejtën për të kërkuar një vendim plotësues, nëse diçka që është pretenduar ose

kundërshtuar zbulohet të jetë lënë jashtë vendimit të arbitrazhit. Në këto raste, nëse tribunali i

arbitrazhit e vlerëson kërkesën për vendim plotësues si të bazuar, sepse në fakt diçka është lënë jashtë,

atëherë nxjerr vendim plotësues, i cili pastaj bëhet pjesë përbërëse e vendimit të parë. Diapozita të

ngjashme janë të përfshira në Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës ( Nenet 38-40)

Disa rregulla ndërkombëtare të arbitrazhit kanë paraqitur rregulla të cilat lejojnë një lloj të shqyrtimit

institucional të vendimit, para se ai t’u dorëzohet palëve dhe para se të bëhet përfundimtar dhe i

detyrueshëm. Shqyrtimi i tillë ështe i kufizuar vetëm sa i përekt formës së vendimit e jo edh ne meritat

etij. Për shembull, rregullat e ICC-së të arbitrazhit parashohin që “para se të nënshkruhet vendimi, tribunali

i arbitrazhit atë ia dërgon Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Gjykata mundet t’i bëjë disa modifikime

formës së vendimit dhe... t’ia drejton vëmendjen tribunalit të arbitrazhit tek çështjet përmbajtjesore.” (Shih

Nenin 27 të rregullave ICC të arbitrazhit). Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës gjithashtu parashohin

shqyrtimin institucional dhe miratimin e vendimit (Neni 44). Qëllimi i këtij shqyrtimi është për të

identifikuar ndonjë pasaktësi apo mospërputhje para se vendimit përfundimtar në mënyrë që të

zvogëlohet mundësia që një palë të kërkojë shqyrtim gjyqësor të vendimit.

Page 107: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 100

Shembulli 1

Të supozojmë që në një vendim të marrë konform Ligjit të Kosovës për Arbitrazh nuk është shënuar data e

marrjes së vendimit. Përveç kësaj, vendimi thjeshtë thotë që pala e paditur duhet t’ia paguaj 20,000€ paditësit.

Megjithatë, në vendim nuk është cekur çështja e akumulimit të interesit, me ç’rast paditësi pretendon që 5,000€

interes është akumuluar për një periudhë të caktuar kohore. Tutje, vendimi në shumë pjesë të tij cekë që palët

duhet të mbulojnë shpenzimet e arbitrazhit, pa e specifikuar nëse ka vendosur që shpenzimet t’i ndajë mes

palëve ose të aplikojë rregullin ku “humbësi paguan”. Në këtë rast, cilado palë mund të kërkojë korrigjimin e

vendimit (lidhur me mospërfshirjen e datës), të kërkojë një vendim plotësues (lidhur me mospërfshirjen e

interesit) ose të kërkojë interpretimin e vendimit (lidhur me alokimin e shpenzimeve të arbitrazhit)

9.7. Vendimet e pjesshme dhe efekti i tyre Në krahasim me vendimet përfundimtare të cilat i adresojnë të gjitha pretendimet e dorëzuara nga palët

para tribunalit të arbitrazhit, vendimi i pjesshëm është i tillë që i adreson vetëm disa prej pretendimeve

të dorëzuara në tribunal. Kjo ndodh, për shembull, atëherë kur Paditësi i dorëzon veç pretendimet dhe

veç kërkesën për dëmshpërblim, ndërsa tribunali thjeshtë merr vendim vetëm lidhur me pretendimet e

Paditësit, pa e zgjidhur përfundimisht çështjen e dëmeve. Kështu që, në vendim të pjesshëm, vetëm disa

prej pretendimeve ose kundër-pretendimeve mund të adresohen, dhe u mbetet palëve të vazhdojnë t’i

arbitërojnë (ose t’i dërgojnë në gjykatë) kontestet e mbetura.

Çështja e vendimeve të pjesshme nuk trajtohet fare nga Ligji i Kosovës për Arbitrazhin. Megjithatë, kjo

është një çështje shumë e rëndësishme për dy arsye: së pari është efekti i vendimeve të pjesshme dhe së

dyti, zbatimi i tyre.

Nëse një tribunal i arbitrazhit vendosë të lëshojë vendim të pjesshëm, ai duhet që shprehimisht ta cekë

nëse vendimi është përfundimtar apo jo. Duhet të jetë e qartë për palët se a mund t’i drejtohen gjykatës

për të kërkuar tutje realizimin e të drejtave të tyre nga rasti i vendosur pjesërisht në arbitrazh. Nëse

vendimi i pjesshëm nuk është përfundimtar, atëherë mund të ketë efekt vetëm kur të nxirret vendimi

përfundimtar nga tribunali. Në çoftë se, në anën tjetër, vendimi i pjesshëm qartë e cekë që ai është

përfundimtar dhe detyrues për çështjet që i adreson, atëherë palët nuk do të kenë mundësi ta apelojnë

këtë vendim.

Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës në mënyrë eksplicitite nuk 'u referohen vendimeve të përkohshme

ose të pjesshme të marra nga arbitri ose tribunali i arbitrazhit. Megjithatë, Neni 35 i Rregullave parasheh

që "tribunali i arbitrazhit mund të bëjë vendime të veçanta për çështje të ndryshme në kohë të

ndryshme të cilat duhet të bëhen me shkrim dhe të jenë përfundimtare dhe detyrues për palët."

Dispozita e njejtë është përfshirë në Nenin 34 të Rregullave të Arbrizhit të UNCITRAL-it të vitit 2010 e

cilas të zëvendësoj dispozitën e Rregullave të Arbitrazhit të UNCITRAL-it të vitit 1976 e cila parashihte

që: " Përveç marrjes së vendimit përfundimtar, tribunali i arbitrazhit ka të drejtë të marrë vendime të

përkohshme, interim, apo të pjesshëm".

Vlen të përmendet se ligjet e vendit dhe rregullat e arbitrazhit të institucioneve të ndryshme kanë

dispozita të ngjashme me ato të Kosovës dhe Rregullave të Arbrizhit të UNCITRAL-it të vitit 2010.

Qëllimi prapa kësaj, sipas shumë autorëve, është të ofrojë një autonomi të gjerë tribunalit të arbitrazhit

Page 108: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 101

për të trajtuar kontestet në mënyrë efikase në rrethana të ndryshme pa u kufizuar aftësinë e tyre ne

marrjen e vendimit në një pjesë të kërkesës.

Shembulli 1

Paditësi dhe i Padituri lidhin marrëveshje për furnizim të rregullt, me ç’rast për çdo muaj i padituri është dashur

t’i dërgojë 100 kuti me verë Paditësit. Paditësi është dashur ta paguaj mallin një javë pas pranimit të secilit

furnizim (çmimi i një furnizimi është 1000€). Paditësi ka lidhur kontratën e tillë në mënyrë që ta reklamojë

verën në panaire të organizuara në vendin e tij për 6 muaj radhazi. Paditësi i pranon dy furnizimet e para dhe

zbulon që malli nuk është i rregullt. Si rezultat ai i refuzon të gjitha furnizimet tjera dhe paraqet padinë para

tribunalit të arbitrazhit, nga i cili pretendon dëmshpërblimin në të holla për dy furnizimet e para (2000€), si dhe

për humbjen e fitimit në shumë prej (10000€) për humbjen e të gjithë konsumatorëve gjatë panairit.

Tribunali merr vendim të pjesshëm, me ç’rast e shpërblen Paditësin në shumë prej 2000€, pasi që malli nuk

ishte i rregullt dhe nuk mund të shitej, por njëkohësisht nuk ka lëshuar vendim të plotë përfundimtar lidhur me

çështjet e humbjes së fitimi, sepse ka konstatuar që nevojitet një analizë më e thuktë e rrethanave, dhe do të

nevojiteshin muaj të tërë për t’u vërtetuar që arsyeja e vetme pse Paditësi i ka humbur klientët ka qenë shkaku i

prishjes së kontratës me palën e paditur. Vendimi i pjesshëm i tribunalit shkruan që ai është përfundimtar dhe i

detyrueshëm për çështjet e dëmit të shkaktuar gjatë dy furnizimeve të para, për të cilat ka paguar paditësi.

9.8. Vendimi i Tribunalit rreth shpenzimeve të arbitrazhit Vendimi i arbitrazhit gjithashtu e adreson çështjen e shpenzimeve. Palët, megjithatë, mund të heqin dorë

nga kjo e drejtë dhe të vendosin se si ta trajtojnë këtë çështje mes veti. Mirëpo, nëse ata nuk pajtohen,

atëherë tribunali i përfshinë shpenzimet në kuadër të vendimit, i cili do të përfshinë:

taksën e tribunalit të arbitrazhit

shpenzimet e arbitërave

shpenzimet për ekspertë dhe ndihmën tjetër të cilën e ka kërkuar tribunali i arbitrazhit dhe për

të cilën janë pajtuar palët

shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet e tjera të dëshmitarëve, deri në masën e miratuar nga

tribunali i arbitrazhit

shpenzimet për përfaqësimin (ligjor) dhe ndihmën për palën e suksesshme, nëse kompensimi i

këtyre shpenzimeve është kërkuar gjatë procedurës së arbitrazhit, dhe vetëm deri në atë masë

që tribunali i arbitrazhit e cakton të arsyeshëm

të gjitha taksat dhe shpenzimet e gjykatës kur kjo bënë emërimin e arbitërave.(Shih Nenin 34.1

të Ligjit)

Taksat e tribunalit të arbitrazhit duhet të jenë të arsyeshme, duke marrë parasysh vlerën e kontestit,

ndërlikueshmërinë e lëndës, kohën e shpenzuar nga arbitërat dhe rrethanat e tjera të rastit. Në rast se

shfaqen mosmarrëveshje në lidhje me shumën e taksave që duhet paguar tribunalit të arbitrazhit, gjykata

është kompetente që të vendosë mbi këtë çështje (Shih Nenin 34.2).

Ligji i Kosovës për Arbitrazhin ka aplikuar rregullin “humbësi paguan”, sipas të cilit rregull, pala e cila e

humb kontestin i bartë shpenzimet e arbitrazhit. Neni 34.3 i këtij Ligji parasheh që “Përveç nëse palët

Page 109: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 102

janë pajtuar ndryshe, shpenzimet e arbitrazhit i ngarkohen palës humbëse.” Megjithatë, ligji poashtu

parasheh që tribunali i arbitrazhit mund të ndajë shpenzimet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni

ndërmjet palëve, nëse konstaton se një ndarje e tillë është e arsyeshme duke marrë parasysh rrethanat e

rastit. Rregullat të Arbitrazhit të Kosovës, Neni 45, përmbanë dispozita të ngjashme.

9.9. Deponimi, vërtetimi dhe çertifikimi i vendimit të arbitrazhit Ligji i Kosovës për Arbitrazhin nuk parasheh asnjë kusht që palët të deponojnë, vërtetojnë, dhe të

certifikojnë një vendim të arbitrazhit, në mënyrë ai të bëhet përfundimtar dhe të detyrueshëm. Sipas

Nenit 31.1, vendimi është përfundimtar dhe i detyrueshëm me rastin e nxjerrjes nga tribunali i

arbitrazhit. Megjithatë, në mënyrë që të kërkohet njohja dhe përmbarimi i vendimit, pala e interesuar

duhet të paraqes para gjykatës “origjinalin e vendimit ose një kopje të vërtetuar të vendimit.” (Shih

Nenin 39(3)(a) të Ligjit). Mirëpo, Ligji nuk e specifikon se para cilit autoritet vërtetohet një vendim i tillë.

Në disa raste, ligji ose rregullat e aplikueshme mund të përmbajnë kushtin e deponimit, vërtetimit, ose të

certifikimit, të cilat në fakt mund ta vonojnë efektin e detyrueshëm të vendimit. Një ligj ose rregullat e

tilla mund të kërkojnë nga palët ta deponojnë vendimin pranë ndonjë gjykate kombëtare, ta noterizojnë

atë, ose ta certifikojnë pranë një institucioni tjetër. Vendet të cilat kanë një praktikë të tillë përfshijnë

Belgjikën, Francën, Zvicrën, Egjiptin, dhe Spanjën. Në anën tjetër, vendet si ShBA-ja nuk kanë vënë

kushte të tilla. Qasja e dytë është përkrahur edhe nga Ligji Model i UNCITRAL-it, i cili nuk parasheh

ndonjë kusht për sa i përket deponimit. Neni IV i Konventës së Nju Jorkut parasheh që në mënyrë që

një vendim të jetë i zbatueshëm dhe i njohur “aplikanti duhet të sigurojë një vendim origjinal të

vërtetuar, ose një kopje të tij të vërtetuar.” Edhe pse kjo nuk është e njëjtë sikur të kërkohet deponimi

para një gjykate ose para ndonjë institucioni tjetër, meqenëse vende të ndryshme kanë rregulla të

ndryshme për këtë çështje, është gjithmonë më lehtë nëse ky vërtetim bëhet para një gjykate, në

mënyrë që të plotësohen kushtet e përmbarimit të atij juridiksioni.

9.10. Procedura për të kërkuar shqyrtim Gjyqësorë dhe arsyet për ta

anuluar një vendim Megjithëse një vendim i arbitrazhit është përfundimtar dhe i detyrueshëm për palët në kontest, gjykatat

kanë kompetenca, në rrethana të kufizuara, që të shqyrtojnë këto vendime. Gjykata mund ta anulojë një

vendim të arbitrazhit, në çoftë se kushtet e numëruara në vijim nuk janë plotësuar.

Nëse paditësi dëshmon se:

njëra palë në marrëveshjen e arbitrazhit nuk ka pasur zotësinë për të vepruar;

marrëveshja e arbitrazhit nuk është e vlefshme sipas së drejtës së caktuar nga palët ose nga

tribunali i arbitrazhit ose, në mungesë të një caktimi të tillë, sipas ligjit të zbatueshëm në Kosovë;

paditësi nuk është njoftuar me rregull në lidhje me emërimin e një arbitëri ose mbi procedurën e

arbitrazhit, ose për arsye tjera nuk ka qenë në gjendje të paraqesë rastin e tij;

vendimi ka të bëjë me çështjen që nuk parashikohet nga ose nuk bien brenda kushteve për

dorezim në arbitrazh, ose përfshinë vendime në çështje për të cilat nuk është kompetent

tribunali i arbitrazhit. Në këto raste, nëse vendimi mbi çështjet për të cilat është kompetent

tribunali i arbitrazhit mund të ndahet nga çështjet tjera, atëherë kjo pjesë e vendimit mund të

ekzekutohet;

Page 110: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 103

përbërja e tribunalit të arbitrazhit ose procedura e arbitrazhit nuk ka qenë në pajtim me

dispozitat e këtij ligji ose me marrëveshjen e arbitrazhit, me kusht që mangësia e tillë të ketë

pasur ndikim në vendimin e tribunalit; ose

Nëse gjykata konstaton se:

arbitrazhi në fjalë është i ndaluar me ligj; ose

ekzekutimi i vendimit do të cenonte ose do ishte në kundërshtim me rendin publik (Shih Nenin

36.2 të Ligjit).

Shembulli 1

Të supozojmë që një kontratë është lidhur mes Paditësit dhe të Paditurit, që të dyja shoqëri të cilat veprojnë në

Prishtinë. Kontrata, në emër të Paditësit, është nënshkruar nga asistenti personal i Drejtorit Udhëheqës të

shoqërisë së Paditësit, i cili, sipas kontratës së tij, nuk ka pasur autorizim të nënshkruaj asnjë kontratë. Përkundër

kësaj, i Padituri e konsideron kontratën si të vlefshme. Tutje, marrëveshja e arbitrazhit thjeshtë i referohet

“arbitrazhit” pa e përcaktuar fare institucionin ose rregullat e arbitrazhit dhe as numrin e arbitërave. Pasi që

rasti të jetë dërguar para një tribunali të arbitrazhit, i Padituri e emëron një arbitër, për të cilin nuk e njofton fare

Paditësin. Në fund, tribunali i arbitrazhit përbëhet prej 4 anëtarëve, gjë që nuk lejohet me Ligjin e Kosovës për

Arbitrazhin, sipas të cilit, numri i arbitërave në tribunal duhet të jetë tek.

Është e qartë që në këtë rast gjykata mund ta anulojë vendimin sepse: (1) pala e cila ka nënshkruar

marrëveshjen e arbitrazhit nuk ka pasur autorizim për një gjë të tillë, (2) marrëveshja e arbitrazhit nuk ka qenë

e vlefshme, (3) Paditësi nuk është njoftuar për emërimin e një arbitri nga i Padituri, dhe (4) përbërja e tribunalit

të arbitrazhit nuk është në përputhshmëri me ligjin e aplikueshëm.

Palët mund të cekin në marrëveshjen e tyre të Arbitrazhit afatin kohorë brenda të cilit të kërkohet nga

Gjykata që ta anulojë vendimin e arbitrazhit. Nëse ata nuk janë pajtuar për këtë çështje, një kërkesë për

anulimin e vendimit të arbitrazhit duhet t’i dorëzohet Gjykatës jo më vonë se nëntëdhjetë (90) ditë nga

pranimi i vendimit nga ana e palëve. Nëse kërkohet anulimi i tillë, Gjykata mundet, nëse kërkesa është e

arsyeshme, ta anulojë vendimin dhe t’ia kthejë lëndën tribunalit të arbitrazhit që ta iniciojë sërish

procedurën e arbitrazhit ose që t’i merr ato veprime, të cilat sipas vlerësimit të tribunalit të arbitrazhit

do të mënjanojnë arsyet për anulimin e vendimit (Shih Nenin 36.4).

Gjykata vendos me aktvendim. Para nxjerrjes së aktvendimit, Gjykata ka për detyrë ta dëgjojë palën

kundërshtare. Në rastin e paraqitjes së ankesës për anulimin e vendimit të tribunalit të arbitrazhit,

Gjykata ka për detyrë t’i dëgjojë të gjitha palët. (Shih Nenin 37 të Ligjit).

Page 111: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 104

9.11. Ushtrim:

Udhëzimet:

Përgjigjuni në pyetjet përbërëse vijuese. Vetëm një ndër tri përgjigjët është korrekte.

1. Arbitëri duhet të vendos vetë dhe merre vendimin bazuar në:

a. Termet dhe gjuhën e kontratës, ligjin e aplikueshëm si dhe përdorimin tregtar të zbatueshëm

për transaksionin në fjalë;

b. Ex aequo et bono ose si amiable compositeur;

c. Negociatat e zhvilluara në mes të palëve.

2. Nëse palët pajtohen që arbitrit gjatë kontestit do të veprojnë ex aequo et bono:

a. Gjykata duhet ta refuzoj një vendim të tillë dhe duhet ta merr një vendim bazuar në ligjin e

zbatueshëm dhe termet e kontratës;

b. Gjykata duhet të veproj vetëm në mënyrë ex aequo et bono në rast të zbrazëtirave ligjore lidhur

me çështjet e caktuara;

c. Gjykata duhet të fuqizoj në vendim të tillë.

3. Gjatë marrjes së vendimit:

a. Të gjitha pyetjet, duke përfshirë edhe ato lidhur me procedurën duhet të vendosen përmes

konsensusit;

b. Çdo pyetje lidhur me përmbajtjen e vendimit duhet të përcaktohet me shumicë të votave, kurse

pyetjet lidhur me procedurën duhet të vendosën nga vetë kryesuesi, nëse ai është autorizuar nga

palët ose të gjithë anëtarët e gjykatës së arbitrazhit;

c. Të gjitha pyetjet, duke përfshirë ato lidhur me procedurën që duhet të vendoset me shumicë të

votave.

4. Vendimi që i zgjidhë të gjitha kërkesat e parashtruara nga palët para gjykatës së

arbitrazhit, duke mos lënë asnjë punë të pazgjidhur për të cilën paneli i arbitrazhit është

në dijeni, sikurse:

a. Vendimi i formës së prerë

b. Vendimi pjesërishëm

c. Masat e përkohshme

d. Vendimi mbi shpenzimet e procesit të arbitrazhit

Page 112: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 105

9.12. Përmbledhje Në këtë modul ju keni mësuar lidhur me konceptet, parimet, dhe procedurat e marrjes së vendimeve të

arbitrazhit. Janë diskutuar edhe rregullat e natyrës përfundimtare dhe shqyrtimit të vendimeve të

arbitrazhit, si dhe janë paraqitur çështjet e deponimit, vërtetimit dhe certifikimit të vendimeve.

Me përfundimin e këtij moduli, ju keni mësuar:

T’i aplikoni rregullat ligjore për marrjen e vendimit të arbitrazhit;

T’i kuptoni çështjet kyçe lidhur me procesin e marrjes së vendimit të arbitrazhit;

Të përshkruani formën e vendimit si dhe efektin e tij;

Të shpjegoni dhe të aplikoni konceptin e “natyrës përfundimtare” dhe “shqyrtimit” të vendimit

të arbitrazhit;

T’i identifikoni rastet të cilat mund të kërkojnë ndërhyrje pasi që të jetë marrë vendimi në formë

të shkruar, veçanërisht në lidhje me korrigjimin dhe interpretimin e vendimit;

T’i shpjegoni vendimet e pjesshme dhe efektin e tyre;

Të analizoni vendimin e tribunalit të arbitrazhit për shpenzimet e arbitrazhit;

T’i diskutoni çështjet e deponimit, vërtetimit, dhe certifikimit të vendimit të arbitrazhit;

Të përshkruani procedurën si kërkohet shqyrtimi gjyqësorë dhe arsyet për marrjen e një

vendimi.

Page 113: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 106

MODULI 10:

NJOHJA DHE PËRMBARIMI I

VENDIMEVE TË ARBITRAZHIT

Page 114: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 107

10.1. Hyrje Ky modul trajton parimet dhe rregullat në lidhje me njohjen dhe përmbarimin e vendimeve të

arbitrazhit. I diskuton bazat për refuzimin e njohjes dhe përmbarimit e vendimit si dhe kushtet të cilat

rrjedhin nga Konventa e Nju Jorkut për njohjen dhe përmbarimin e vendimeve të huaja të arbitrazhit.

10.2. Objektivat mësimore Me përfundimin e këtij moduli, ju do të keni mundësi:

Të shpjegoni çështjen e përmbarimit dhe të njohjes së vendimeve të arbitrazhit vendorë

dhe ato të huaja;

T’i numëroni dhe t’i diskutoni bazat për refuzimin e përmbarimit dhe të njohjes së

vendimit;

Ta shpjegoni procedurën se si kërkohet njohja dhe përmbarimi i një vendimi;

T’i formuloni çështjet të cilat mund të shfaqen nga karakteri ndërkombëtar i lëndës dhe

që kanë të bëjnë me përmbarimin dhe njohjen e vendimit;

Të shpjegoni zbatimin e Konventës së Nju Jorkut dhe kushtet e saj mbi njohjen dhe

përmbarimin e vendimeve të huaja të arbitrazhit.

10.3. Përmbarimi dhe njohja e vendimeve të arbitrazhit vendor dhe atij

të huaj Përmbarimi i një vendimi është gjëja më e rëndësishme në arbitrazh. Pa të, pala e cila do të fitonte

lënden do të endej vërdallë me një copë letre në dorë. Vendimi i arbitrazhit, i cili nuk njihet ose nuk

përmbarohet nga gjykata kompetente vendore, nuk ka asnjë vlerë praktike. Pikërisht për këto arsye, Ligji

i Kosovës për Arbitrazhin i parasheh kushtet ligjore për përmbarimin e dhe njohjen e vendimeve të

arbitrazhit vendorë dhe atij ndërkombëtarë.

Për sa i përket vendimeve të arbitrazhit vendor, Ligji parasheh që “vendimi i arbitrazhit i cili është

nxjerrë nga një tribunal i arbitrazhit brenda Kosovës ekzekutohet pasi që të shpallet i ekzekutueshëm

nga Gjykata.”(Neni 38.1). Tutje, Ligji konfirmon që gjykatat e Kosovës i njohin vendimet e arbitrazhit të

nxjerra jashtë Kosovës si të plotfuqishme dhe i ekzekutojnë ato nëse vendimet në fjalë janë njohur dhe

janë shpallur të ekzekutueshëm. (Neni 39.1).

Siç mund të shohim nga këto dy nene, Ligji i Kosovës për Arbitrazhin i trajton vendimet e lëshuara nga

arbitrazhi komercial ndërkombëtarë në mënyrë të unisuar, pa marrë parasysh se ku janë nxjerrë ato,

dhe nxitë përmbarimin e tyre në Kosovë. Këto dispozita, të cilat e trajtojnë përmbarimin dhe njohjen,

janë të bazuara në Konventën e Nju Jorkut të vitit 1958 mbi Njohjen dhe Përmbarimin e Vendimeve të

Arbitrazhit të Huaj. Duke i modeluar rregullat sipas dispozitave relevante të Konventës së Nju Jorkut,

ligji e përqafon një regjim të njohjes dhe të përmbarimit i cili është dëshmuar si i suksesshëm për 50 vite

radhazi. (Shih pjesën 10.6 të këtij moduli për më tepër mbi Konventën e Nju Jorkut).

Për të kërkuar që vendimi i arbitrazhit të ekzekutohet, pala e interesuar duhet të veprojë si në vijim:

Ta përgatitë kërkesën për njohje dhe përmbarim;

Ta bashkëngjitë një kopje të vërtetuar të vendimit në fjalë;

Ta përkthejë vendimin në gjuhën zyrtare të gjykatës (nëse është në gjuhë të huaj);

Page 115: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 108

Ta bashkëngjitë një kopje të marrëveshjes së arbitrazhit e cila është lidhur në formë të shkruar;

Duhet të sigurohet që nuk ekziston asnjë bazë për refuzimin e përmbarimit nga gjykata. (shih

pjesën 10.4 të këtij Moduli).

Atëherë kur këto kushte janë plotësuar, pala mund të kërkojë njohjen dhe përmbarimin e vendimit në

gjykatë. Pala mund të kërkojë përmbarimin në gjykatat vendore ose në gjykatë në vendin e palës tjetër

(për kontratat ndërkombëtare). Këta dy shembuj në vijim e shpjegojnë zgjedhjen e palës lidhur me këtë

çështje.

Shembulli 1 – Kontestet vendore

Paditësi dhe i Padituri janë të dytë banorë të Kosovës. Një tribunal i arbitrazhit, i themeluar në bazë të Ligjit të

Kosovës për Arbitrazhin, ka vendosur në favor të palës paditëse, sipas të cilës, i Padituri është dashur t’ia paguaj

Paditësit 200,000€. Të gjitha pasuritë (asetët) e palës së paditur gjenden në Kosovë, kështu që, Paditësi kërkon

njohjen dhe ekzekutimin e vendimit nga gjykata e Kosovës, sepse është forumi i vetëm i cili ka autoritetin të

kërkojë nga i padituri të paguaj për dëmin, dhe kështu përmbarojë vendimin e arbitrazhit.

Shembulli 2– Kontestet ndërkombëtare

Paditësi është banor i Nju Jorkut (ShBA) dhe i Padituri është banor i Munihut (Gjermani). Një tribunal në Munih

vendosë në favor të Paditësit për 2 milion dollarë. Të gjitha pasuritë e të paditurit gjinden në Paris (Francë). Të

tria këto shtete (ShBA, Gjermania dhe Franca) janë palë të Konventës së Nju Jorkut për Njohjen dhe

Përmbarimin e Vendimeve të Arbitrazhit të Huaj. Paditësi mund të kërkojë përmbarimin e vendimit në cilindo

prej këtyre tri shteteve, por përparësia më e madhe për të do të ishte të paraqiste kërkesën në gjykatat vendore

të Francës, pasi që do të ishte më së lehti për atë gjykatë të kërkojë nga i padituri ta paguaj dëmshpërblimin,

sepse të gjitha pasuritë i gjinden në Francë.

10.4. Bazat për refuzimin e përmbarimit dhe të njohjes së vendimit Kërkesa për ta shpallur vendimin të përmbarueshëm gjithmonë dorëzohet pranë gjykatës kompetente.

Me rastin e marrjes së vendimit nga gjykata, ajo duhet të vendosë për pranimin ose për refuzimin e tij.

Ligji parasheh një listë të gjatë rrethanash në të cilat njohja dhe përmbarimi i vendimit të arbitrazhit

mund të refuzohet. Në përgjithësi, kërkesa që vendimi i arbitrazhit të shpallet i ekzekutueshëm hidhet

poshtë nëse Gjykata konstaton se ekzistojnë një ose më shumë arsye për anulimin e vendimit (të

diskutuara në modulin paraprak)(shih Nenin 38.2 të Ligjit). Rrethanat për refuzimin e njohjes dhe

përmbarimit të vendimit të arbitrazhit janë pothuajse të njëjta sikurse për vendimet vendore ashtu edhe

për ato ndërkombëtare, dhe mund të ndahen në dy kategori:

Kategoria e parë përfshinë rrethanat të cilat duhet të dëshmohen nga njëra palë, siç janë përmbledhur

në vijim:

Mungesa e zotësisë së palëve për të lidhur marrëveshje arbitrazhi;

Pavlefshmëria e marrëveshjes së arbitrazhit sipas ligjit të aplikueshëm;

Mungesa e mundësisë për t’u dëgjuar barabartë në procedurën e arbitrazhit;

Vendimi trajton çështje të cilat nuk i janë parashtruar arbitrazhit;

Përbërja e tribunalit të arbitrazhit ose udhëheqja e procedurës së arbitrazhit është në

kundërshtim me marrëveshjen e palëve ose me ligjin e zbatueshëm;

Page 116: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 109

Vendimi ende nuk është bërë i plotfuqishëm për palët, ose është shfuqizuar ose pezulluar nga një

organ kompetent.

Kategoria e dytë përfshinë bazat për refuzim të cilat gjykata mund t’i konsiderojë me iniciativën e vet, e që

janë:

sipas ligjit në fuqi në Kosovë, kontesti përkatës nuk mund të zgjidhet përmes arbitrazhit,

ose

njohja ose ekzekutimi i vendimit do të cenonte ose do të ishte në kundërshtim me

rendin publik (ordre public) të Kosovës.

Dy bazat për refuzimin e njohjes ose përmbarimit të një vendimi të arbitrazhit (kategoria e dytë më

sipër) zakonisht interpretohen dhe përdoren në mënyrë shumë të kufizuar nga gjykatat. Për shembull, në

rastin Parsons v. Rakta, 508 F.2d 969 (1974), Gjykata e Apelit në SHBA konstatoi se, kur bëhet fjalë për

bazën e parë për refuzim, paarbitrushmëria, një kontest nuk mund të shpallet i paarbitrueshëm vetëm për

faktin se një qështje me interes kombëtar mund të jetë përfshirë incidentalisht në zgjidhjen e një

kontesti. Gjykata e Apelit në SHBA poashtu deklaroi se nuk ekziston ndonjë interes i veçantë kombëtar

për zgjidhjen e këtij kontesti përmes gjykatës, në vend të arbitrazhit. Përveç kësaj, lidhur me bazën e

dytë për refuzim (rendi publik), gjykata konstatoi se përdorimi i rendit publik si bazë për refuzimi e

njohjes dhe përmbarimit të një vendimi duhet të interpretohet në mënyrë shumë të kufizuar, dhe si e

tillë, kjo bazë për refuzim duhet të përdoret vetëm kur përmbarimi i vendimit do të shkelte vlerat

themelore të shtetit, ato të moralitetit dhe të drejtësisë.

10.5. Procedura për të kërkuar njohjen dhe përmbarimin e vendimit Ligji i Kosovës nuk e parasheh se cilës gjykatë i drejtohet pala për ta parashtruar kërkesën për njohjen

dhe përmbarimin e vendimeve të arbitrazhit vendorë. Sidoqoftë, Ligji ofron zgjidhje lidhur me vendimet

ndërkombëtare ku parasheh që “kërkesa për njohjen dhe ekzekutimin e një vendimi të arbitrazhit të

nxjerrë jashtë Kosovës i paraqitet Gjykatës Ekonomike.”(Shih Nenin 39.2).

Kërkesës për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit drejtuar gjykatës pala e interesuar ia

bashkëngjit:

origjinalin e vendimit ose një kopje të vërtetuar të vendimit;

origjinalin e marrëveshjes së arbitrazhit ose një kopje të vërtetuar të saj; dhe

një përkthim të certifikuar të marrëveshjes së arbitrazhit dhe të vendimit të arbitrazhit në njërën prej gjuhëve zyrtare të Kosovës, nëse marrëveshja ose vendimi nuk është

përpiluar në njërën prej gjuhëve zyrtare të Kosovës.

Për momentin, shumë ligje po tentojnë ta thjeshtësojnë përmbarimin e një vendimi të arbitrazhit. Si për

shembull, Ligji model i UNCITRAL-it nuk parasheh procedura të detajuara për njohjen dhe përmbarimin

e vendimit, por përkundrazi, këtë mundësi ia lënë ligjeve dhe praktikave procedurale vendore. Ai

parasheh vetëm disa kushte të kufizuara gjatë fitimit të përmbarimit dhe është amandamentuar në vitin

2006 për të liberalizuar kushtet formale për ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit si dhe formën e

Page 117: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 110

marrëveshjes së arbitrazhit (p.sh. kopja e marrëveshjes së arbitrazhit nuk kërkohet më në bazë të Nenit

35(2) të Ligjit model të UNCITRAL-it).

10.6. Zbatimi i Konventës së Nju Jorkut dhe kushtet e saj mbi njohjen

dhe përmbarimin e vendimeve të huaja të arbitrazhit Kosova akoma nuk është palë e Konventës së Nju Jorkut të vitit 1958, por me siguri që do të ecë në

gjurmët e shteteve demokratike dhe do ta ratifikojë këtë Konventë si pjesë e grupit të parë të traktateve

të cilat promovojnë investimet dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Edhe pse Kosova nuk është palë e

Konventë, Ligji i saj për Arbitrazhin megjithatë e përqafon parimin e njohjes dhe përmbarimit të

vendimeve ndërkombëtare të arbitrazhit, që është edhe qëllimi kryesorë i Konventës së Nju Jorkut.

Kjo Konventë zbatohet për vendimet të cilat nxirren brenda territorit të një shteti, tjetër nga shteti ku

njohja dhe përmbarimi po kërkohet. Gjithashtu zbatohet për vendimet e arbitrazhit të cilat nuk

konsiderohen vendime të vendit në shtetin ku po kërkohet njohja dhe përmbarimi (Shih Nenin I.1 të

Konventës). Konventa parasheh që secili Shtet Kontraktues t’i njeh vendimet e arbitrazhit si të

plotfuqishëm dhe t’i ekzekuton ata në pajtim me rregullat procedurale të territorit në të cilin kërkohet

përmbarimi. Për sa i përket dokumentacionit të cilin pala duhet ta sigurojë për të kërkuar njohjen dhe

përmbarimin, Konventa e Nju Jorkut parasheh të njëjtat kushte sikur edhe Ligji i Kosovës për

Arbitrazhin. Kryesisht, në bazë të Nenit IV të kësaj Konvente, për të fituar njohjen dhe përmbarimin,

pala duhet të sigurojë:

a) origjinalin e vendimit ose një kopje të vërtetuar të vendimit;

b) origjinalin e marrëveshjes së arbitrazhit ose një kopje të vërtetuar të saj;

Neni V i Konventës parasheh një listë të kufizuar me bazat mbi të cilat një shtet mund ta refuzojë

njohjen dhe përmbarimin e një vendimi. Kjo listë përfshinë situatat kur pala paraqet prova që:

njëra palë në marrëveshjen e arbitrazhit, sipas së drejtës kompetente për atë

marrëveshje, nuk ka pasur zotësi për të vepruar; ose nëse marrëveshja e arbitrazhit nuk

ka qenë e vlefshme sipas së drejtës së caktuar nga palët ose, në mungesë të një caktimi

të tillë, sipas së drejtës në territorin ku është marrë vendimi;

pala, ndaj së cilës kërkohet ekzekutimi i vendimit, nuk është njoftuar me rregull në lidhje me caktimin e një arbitëri ose për procedurën e arbitrazhit, ose për arsye tjera nuk ka

qenë në gjendje të paraqesë rastin e saj;

vendimi nuk ka të bëjë me çështjen e shqyrtuar nga tribunali i arbitrazhit ose ka të bëjë

me një çështje e për të cilën nuk është kompetent tribunali i arbitrazhit, ose vendimi

përfshin çështje për të cilat nuk është kompetent tribunali i arbitrazhit. Në këto raste,

nëse vendimi mbi çështjet për të cilat është kompetent tribunali i arbitrazhit mund të

ndahet nga çështjet tjera, atëherë kjo pjesë e vendimit mund të njihet dhe të

ekzekutohet;

përbërja e tribunalit të arbitrazhit ose procedura e arbitrazhit nuk ka qenë në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm në atë rast; dhe

vendimi ende nuk është bërë i plotfuqishëm për palët, ose është shfuqizuar ose pezulluar

nga një organ kompetent në territorin ku është nxjerrë vendimi, respektivisht sipas

drejtës në bazë të së cilës është nxjerrë vendimi.

Page 118: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 111

Përmbarimi i një vendimi mund të refuzohet edhe kur lënda e kontestit është e paarbitrueshme në bazë

të ligjit të vendit ku kërkohet përmbarimi, ose kur politikat publike të atij vendi do të shkelen. (Shih

Nenin V.2).

Rëndësia e zbatueshmërisë së Konventës së Nju Jorkut në Kosovë është tejet e madhe, për arsye se

investitorët e huaj do të interesohen të lidhin kontrata me klauzola të arbitrazhit vetëm nëse ata

sigurohen që vendimet e arbitrazhit do të ekzekutohen. Përmbarimi është i garantuar me Konventën e

Nju Jorkut dhe kjo ka dëshmuar të jetë e saktë në vendet të cilat e kanë pranuar atë. Për këtë arsye,

ekzistimi i Konventës, e cila mundëson përmbarimin e vendimeve ndërkombëtare të arbitrazhit,

konsiderohet të jetë një prej përparësive më të rëndësishme të arbitrazhit dhe një prej arsyeve kryesore

pse palët e zgjedhin arbitrazhin për zgjidhje të kontestit të tyre. Rritja eksploduese e arbitrazhit në të

gjitha llojet e kontesteve komerciale me padyshim që do ta shndërrojë ratifikim e Konventës së Nju

Jorkut nga Kosova në një hap esencial për të siguruar zhvillimin e mirëfilltë të arbitrazhit, në pajtim me

parimet të ekonomisë sonë globale.

Page 119: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 112

10.7. Ushtrim:

1. Në mënyrë që vendimi i arbitrazhit të jetë i ekzekutueshëm, pala e interesuar duhet që

ti plotësoj 5 nga 6 kërkesat vijuese: Cila nga kushtet është përfshirë gabimisht?

1) Duhet ta përgatis kërkesën për ekzekutimin dhe njohjen;

2) Duhet t’ja bashkangjes një kopje të kontratës së lidhur në mes të palëve;

3) Duhet t’ja bashkangjes kopjen autentike të vendimit;

4) Vendimi duhet të përkthehet në gjuhën zyrtare të gjykatës;

5) Duhet bashkëngjitur një kopje të marrëveshjes së arbitrazhit;

6) Duhet siguruar që nuk ekziston asnjë bazë që gjykata ta refuzoj ekzekutimin.

2. Kërkesat për ekzekutimin dhe njohjen e vendimit përfshijnë rrethanat të cilat duhet

provuar nga njëra palë (kategoria e parë) dhe ato që mund të konsiderohen nga vetë

iniciativa e gjykatës (kategoria e dytë). Kategoria e parë përmban 7 nga 8 rrethanat

vijuese: Cila nuk i takon kësaj kategorie?

a) Mungesë e zotësi për të vepruar e palëve për të arritur marrëveshjen e arbitrazhit;

b) Pavlefshmëria e marrëveshjes së arbitrazhit sipas ligjit të zbatueshëm;

c) Mungesë e mundësisë për në shqyrtim të drejtë gjatë procedurës së arbitrazhit;

d) Marrëveshja lidhur me çështjet e pambuluara me parashtresën e arbitrazhit;

e) Përbërja e tribunës ose procedurat e arbitrazhit janë në kundërshtim me marrëveshjen e palëve,

ose dështimi i marrëveshjes së tillë sipas ligjit të aplikueshëm;

f) Përbërja e gjykatës ose procedura e arbitrazhit shkel marrëveshjen e arbitrazhit arritur në mes

të palëve ose ligji nga shteti ku është arritur marrëveshja;

g) Vendimi përfundimtar nuk është bërë ende detyrues për palët, ose është lënë anash ose

pezulluar nga autoritetet kompetente;

h) Vendimi i formës së prerë nuk është përgatitur ende në gjuhen Angleze.

4. Sipas Konventës së New Yorkut mbi Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja

të Arbitrazhit, për arritjen e njohjes dhe ekzekutimin pala duhet që t’i paraqes 2 ndër 3

dokumentet vijuese: Cili nga këto tri dokumente nuk është i nevojshëm?

a) Vendimi origjinal autentik ose kopja e certifikuar;

b) Kopja origjinale e kontratës;

c) Marrëveshja origjinale ose kopja e certifikuar.

Page 120: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 113

10.8. Përmbledhje Në këtë modul ju keni mësuar për konceptet, parimet dhe procedurat që lidhen me njohjen dhe

përmbarimin e vendimeve të arbitrazhit. Gjithashtu janë diskutuar edhe rregullat për rastet kur

refuzohet njohja dhe përmbarimi si dhe janë trajtuar çështjet të cilat mund të paraqiten si rezultat i

karakterit ndërkombëtarë të rastit.

Në këtë modul keni mësuar:

Të shpjegoni çështjen e përmbarimit dhe të njohjes së vendimeve të arbitrazhit vendorë

dhe atij të huaj;

T’i numëroni dhe t’i diskutoni bazat për refuzimin e përmbarimit dhe të njohjes së

vendimit;

Ta shpjegoni procedurën se si kërkohet njohja dhe përmbarimi i një vendimi;

T’i formuloni çështjet të cilat mund të shfaqen nga karakteri ndërkombëtar i lëndës dhe që kanë të bëjnë me përmbarimin dhe njohjen e vendimit;

Të shpjegoni zbatimin e Konventës së Nju Jorkut dhe kushtet e saj mbi njohjen dhe

përmbarimin

e vendimeve të huaja të arbitrazhit.

Page 121: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 114

Shtojca 1

Rregullat e Arbitrazhit në Kosovë 2011

Pjesa I. Rregullat hyrëse

Fusha e zbatimit

Neni 1

1. Këto rregulla do të udhëheqin arbitrazhin vendor dhe ndërkombëtar të mosmarrëveshjeve në

lidhje me një marrëdhënie të përcaktuar ligjore, kontraktuese apo jokontraktuese, ku një

marrëveshje i referohet arbitrazhit sipas këtyre Rregullave në kuadër të [shkruaje emrin e

institucionit të arbitrazhit që miraton Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës 2011]. Në tekstin e

mëposhtëm, institucioni i tillë i cili administron procedurën e arbitrazhit sipas këtyre rregullave,

do të referohet si një „institucion arbitrazhi“.

2. Këto rregulla zbatohen në përputhje me modifikime të tilla të dakorduara nga palët.

3. Përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe, këto rregulla do të zbatohen për të gjithë procedurat e

arbitrazhit, në të cilat padia paraqitet në ose pas datës së hyrjes në fuqi të këtyre Rregullave.

4. Këto rregulla do të udhëheqin arbitrazhin, përveç se kur ndonjëra nga këto rregulla është në

kundërshtim me një dispozitë të ligjit në fuqi për arbitrazhin nga të cilat palët nuk mund të

dërgojnë, ajo dispozitë do të mbizotërojë.

Njoftimi dhe llogaritja e periudhave të kohës

Neni 2

1. Një lajmërim, duke përfshirë një njoftim, komunikim apo propozim, mund të transmetohet me

çdo mjet të komunikimit që ofron ose lejon për një regjistrim të transmetimit të tij.

2. Nëse një adresë është caktuar nga një palë posaçërisht për këtë qëllim ose është autorizuar nga

tribunali i arbitrazhit, çdo njoftim do ti dorëzohet palës në atë adresë, dhe nëse i dorëzuar në

këtë mënyrë, konsiderohet se ka qenë i pranuar. Dorëzimi me anë të mjeteve elektronike të tilla

si faksimili ose posta elektronike mund të bëhet vetëm në një adresë e caktuar ose e autorizuar

për këtë.

3. Në mungesë të përcaktimit ose autorizimit të tillë, një njoftim është:

(a) pranuar në qoftë se ai i është dorëzuar fizikisht të adresuarit; ose

Page 122: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 115

(b) konsiderohet se është pranuar nëse ai është dorëzuar në vendin e biznesit, vendbanimin

ose në adresën postare të adresuarit.

4. Nëse, pas përpjekjeve të arsyeshme, dorëzimi nuk mund të kryhet në përputhje me paragrafët 2

ose 3, një njoftim konsiderohet se është pranuar nëse ai është dërguar në vendin e fundit të

njohur të biznesit të adresuarit, vendbanimin ose adresën postare, me letër të regjistruar ose

ndonjë mjet tjetër që ofron një regjistrim të dorëzimit apo tentimit të dorëzimit.

5. Një njoftim do të konsiderohet se është pranuar në ditën kur është dorëzuar në përputhje me

paragrafët 2, 3 ose 4, ose është tentuar të dorëzohet në pajtim me paragrafin 4. Një njoftim që

transmetohet nga mjetet elektronike konsiderohet të ketë qenë pranuar në ditën kur është

dërguar, përveç nëse një njoftim i arbitrazhit i transmetuar në këtë mënyrë mendohet se është

pranuar vetëm në ditën kur ai arrin në adresën elektronike të adresuarit.

6. Për qëllime të llogaritjes së periudhës kohore sipas këtyre rregullave, periudha e tillë do të fillojë

të rrjedhë në ditën pas ditës së pranimit të njoftimit. Nëse dita e fundit e një periudhe të tillë

është një festë zyrtare ose një ditë pushimi në vendbanimin ose vendin e biznesit të adresuarit,

periudha zgjatet deri në ditën e parë të punës që vijon. Festat zyrtare ose ditët e pushimit që

ndodhin gjatë periudhës kohore, përfshihen në llogaritjen e periudhës.

Përfaqësimi dhe ndihma

Neni 3

Secila palë mund të përfaqësohet ose ndihmohet nga persona të zgjedhur prej saj. Emrat dhe adresat e

personave të tillë duhet t'i komunikohen të gjitha palëve dhe tribunalit të arbitrazhit. Një komunikim i

tillë duhet të specifikojë nëse emërimi është duke u bërë për qëllime të përfaqësimit apo të ndihmës.

Kur një person do të veprojë si një përfaqësues i një pale, tribunali i arbitrazhit, me iniciativën e vet ose

me kërkesën e ndonjë pale, në çdo kohë mund të kërkojë autorizimin e dhënë për përfaqësuesin në një

formë të tillë si përcaktohet nga tribunali i arbitrazhit.

Përcaktimi i autoriteteve të emërimit

Neni 4

Nëse palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një autoriteti të emërimit, autoriteti i emërimit do të jetë

organ i caktuar si i tillë sipas rregullave organizative të institucionit arbitrazhit.

Page 123: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 116

Pjesa II. Përbërja e tribunalit të arbitrazhit

Numri i arbitërve

Neni 5

1. Nëse palët nuk kanë rënë dakord më parë për numrin e arbitërve, autoriteti i emërimit do të

vendosë nëse çështja do t'i referohet një arbitëri të vetëm ose në një tribunal arbitrazhi prej tre

anëtarëve, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat relevante.

2. Si rregull, autoriteti i emërimit do ta referojë rastin një arbitëri të vetëm, përveç nëse

ndërlikueshmëria e lëndës dhe / ose shuma në mosmarrëveshje arsyeton që rasti t'i referohet

një tribunali të arbitrazhit prej tre anëtarëve.

3. Për qëllime të këtyre Rregullave, shprehja “tribunal i arbitrazhit” përfshinë një arbitër të vetëm

apo tribunalin e arbitrazhit nga tre anëtarë.

Emërimi i arbitrave (neni 6 deri 9)

Neni 6

1. Palët mund të emërojnë arbitërat që janë në listën e institucioneve përkatëse të arbitrazhit.

2. Palët mund po ashtu si arbitëra të emërojnë persona të cilët nuk janë në listat e tilla të arbitrëve,

me kusht që ai person siguron një deklaratë të shkurtër rreth së kaluarës së tij dhe përvojën e

tashme profesionale. Kjo deklaratë duhet të sigurohet nëse arbitëri emërohet nga ndonjë

autoritet emërues që është tjetër nga autoriteti i përcaktuar emërues nga institucioni i

arbitrazhit.

3. Emërimi i arbitërit do të bëhet efektiv, kur kjo konfirmohet nga institucioni i arbitrazhit në

pajtim me nenin 12 të këtyre Rregullave. Sipas kësaj, çdo referencë për emërim sipas këtyre

Rregullave konsiderohet si nominim gjersa të konfirmohet nga institucioni i arbitrazhit.

Neni 7

1. Në qoftë se palët kanë rënë dakord që të emërohet një arbitër i vetëm dhe në qoftë se brenda

30 ditëve pas pranimit nga të gjitha palët tjera të një propozimi për emërimin e arbitërit të

vetëm palët nuk kanë arritur marrëveshje, një arbitër i vetëm do të emërohet nga autoriteti i

emërimit.

2. Autoriteti i emërimit do ta emërojë arbitërin e vetëm sa më shpejt të jetë e mundur. Gjatë

emërimit, autoriteti i emërimit do të përdorë listë - procedurën e mëposhtme, përveç nëse

palët pajtohen se listë – procedura nuk duhet të përdoret apo nëse autoriteti i emërimit

përcakton në diskrecionin e tij se përdorimi i listë - procedurës nuk është i përshtatshëm për

atë rast:

Page 124: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 117

(a) Autoriteti i emërimit do t'i komunikojë secilës nga palët një listë të njëjtë që përmban të

paktën tre emra;

(b) Brenda 15 ditëve pas marrjes së kësaj liste, secila palë mund të kthejë listën autoritetit

të emërimit pasi ka fshirë emrin ose emrat e të cilat i kundërshton dhe duke i numëruar

emrat e mbetura në listë në renditje sipas preferencës;

(c) Pas skadimit të afatit kohor të mësipërm, autoriteti i emërimit e emëron arbitërin e

vetëm nga radhët e emrave të miratuar në listat e kthyera dhe në përputhje me

renditjen e preferencës treguar nga palët;

(d) Nëse për ndonjë arsye emërimi nuk mund të bëhet sipas kësaj procedure, autoriteti i

emërimit mund të ushtrojë diskrecionin e tij në emërimin e arbitërit të vetëm.

Neni 8

1. Nëse duhet të emërohen tre arbitëra, secila palë emëron një arbitër. Të dy arbitërat e emëruar

në këtë mënyrë do të zgjedhin arbitërin e tretë i cili do të veprojë si arbitër kryesues i tribunalit

të arbitrazhit.

2. Nëse brenda 30 ditëve pas marrjes së njoftimit nga pala për emërimin e një arbitëri pala tjetër

nuk e ka njoftuar palën e parë për arbitërin të cilin e ka emëruar, pala e parë mund të kërkojë

nga autoriteti i emërimit të emërojë arbitërin të dytë.

3. Nëse brenda 30 ditëve pas emërimit të arbitërit të dytë të dy arbitërat nuk kanë rënë dakord

për zgjedhjen e arbitërit kryesues, arbitëri kryesues do të emërohet nga autoriteti i emërimit në

të njëjtën mënyrë si emërohet një arbitër i vetëm sipas nenit 7.

Neni 9

1. Për qëllime të nenit 8, paragrafi 1, ku tre arbitëra duhet të emërohen dhe ka palë të shumta si

paditës ose si të paditur, përveç nëse palët janë pajtuar për një tjetër metodë të emërimit të

arbitërve, palët e shumta së bashku, qoftë si paditës apo si të paditur, do të emërojnë një

arbitër.

2. Në rast të çdo dështimi për të formuar tribunalin e arbitrazhit sipas këtyre rregullave, autoriteti

i emërimit, me kërkesën e ndonjë pale, do të formojë tribunalin e arbitrazhit dhe, duke bërë

kështu, mund të revokojë çdo emërim tashmë të bërë dhe të emërojë ose të riemërojë secilin

prej arbitërve dhe të caktojë njërin prej tyre si arbitër kryesues.

Pranimi i mandatit të arbitërit dhe zbulimi i informacioneve

Neni 10

1. Çdo arbitër duhet të jetë dhe të mbetet i pavarur nga palët e përfshira në arbitrazh.

Page 125: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 118

2. Çdo person që kontaktohet në lidhje me emërimin e tij apo të saj si një arbitër, pa vonesë të

paarsyeshme njofton institucionin e arbitrazhit për pranimin e emërimit si arbitër dhe deklaron

nëse plotëson kushtet e dakorduara nga palët. Ai ose ajo do të zbulojë të gjitha rrethanat që

mund të shkaktojnë dyshime të arsyeshme për paanshmërinë ose pavarësinë e tij ose të saj.

Institucioni i arbitrazhit njofton palët lidhur me këtë.

3. Nëse rrethanat janë evidente nga deklarata e arbitërit, të cilat kanë gjasë që të shfaqin dyshime

në lidhje me paanshmërinë apo pavarësinë e tij apo në lidhje me përmbushjen e kualifikimeve të

dakorduara, institucioni i arbitrazhit i jep palëve mundësinë që të komentojë brenda afatit

përkatës.

4. Një arbitër, nga koha e emërimit të tij ose të saj dhe gjatë të gjithë procedurës së arbitrazhit,

duhet pa vonesë të zbulojë rrethanat e tilla palëve dhe arbitrave të tjerë, përveç nëse ata tashmë

janë informuar nga ai apo ajo rreth këtyre rrethanave.

Konfirmimi i arbitërit

Neni 11

1. Institucioni i arbitrazhit mund të konfirmojë arbitërin e propozuar menjëherë kur institucioni i

arbitrazhit pranon deklaratën e arbitërit me të cilën deklaron pranimin, dhe nëse nga deklarata

nuk janë evidente rrethanat që shfaqin dyshim në lidhje me paanshmërinë dhe pavarësinë e

arbitërit apo përmbushjen e kualifikimeve të dakorduara, apo nëse brenda afatit kohor të

përcaktuar nga Neni 13.1 asnjë palë nuk kundërshton konfirmimin e atij arbitri.

2. Në rast të kërkesës për përjashtim sipas nenit 13.1, ku njëra palë zgjedh që të bëj kërkojë

përjashtimin në bazë të dispozitës 13.4, vendimi nga institucioni i arbitrazhit për të refuzuar

përjashtimin e arbitrit të propozuar konsiderohet si konfirmim i atij arbitëri.

3. Me konfirmimin e të gjithë arbitërave, konstituohet tribunali i arbitrazhit. Institucioni i arbitrazhit

njofton palët për konstituimin e tribunalit të arbitrazhit.

Përjashtimi i arbitërave (nenet 12 gjer 14)

Neni 12

1. Çdo arbitër mund të përjashtohet në qoftë se ekzistojnë rrethana të cilat sjellin dyshime të

arsyeshme për paanësinë ose pavarësinë e arbitërit.

2. Një palë mund të përjashtojë arbitërin e emëruar prej saj vetëm për arsyet për të cilat pala

njoftohet pas emërimit.

3. Në rast se një arbitër nuk vepron, ose në rast të pamundësisë de jure ose de facto të tij ose të

saj për të kryer funksionin e arbitrit, zbatohet procedura e përjashtimit të arbitërit, siç

parashihet në nenin 13.

Page 126: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 119

Neni 13

1. Një palë që kërkon të përjashtojë një arbitër do të dërgojë njoftimin për përjashtim brenda 15

ditëve pasi ajo ka qenë njoftuar për emërimin e arbitërit që dëshiron të përjashtohet, ose brenda

15 ditëve pasi që pala njoftohet mbi rrethanat e përmendura në nenet 11 dhe 12.

2. Njoftimi mbi përjashtimin do t'i komunikohet të gjithë palëve tjera, arbitërit i cili pretendohet të

përjashtohet, arbitërave tjerë dhe institucionit të arbitrazhit. Njoftimi mbi përjashtimin duhet të

përmbajë arsyet për përjashtim.

3. Kur një arbitër kërkohet të përjashtohet nga një palë, të gjitha palët mund të pajtohen me atë

kërkesë. Arbitëri mund po ashtu, pas kërkesës për përjashtim, të tërhiqet nga detyra e tij apo e

saj. Në asnjë rast kjo nuk nënkupton pranimin e vlefshmërisë së arsyeve të përjashtimit.

4. Nëse, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të përjashtimit, të gjitha palët nuk pajtohen për

përjashtimin ose arbitri nuk tërhiqet, pala e cila paraqet kërkesën për përjashtim mund të

zgjedhë për të vazhduar dhe kërkon vendimin për përjashtimin nga institucioni i arbitrazhit.. Në

këtë rast, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit nga pala që kërkon përjashtimin, pala tjetër dhe

arbitëri i përjashtuar dorëzon përgjigjen ndaj përjashtimit.

5. Institucioni i arbitrazhit merr vendimin për përjashtim pa vonesë të paarsyeshme. Ky vendim

është i formës së prerë.

Zëvendësimi i arbitërit

Neni 14

1. Në pajtim me paragrafin 2, në çdo rast kur një arbitër duhet të zëvendësohet gjatë rrjedhës së

procedurës së arbitrazhit, një arbitër zëvendësues do të emërohet apo të zgjidhet në pajtim me

procedurën e parashikuar në nenet 7 deri 11 që është zbatuar për emërimin ose zgjedhjen e

arbitërit që zëvendësohet. Kjo procedurë do të zbatohet edhe në qoftë se gjatë procesit të

emërimit të arbitrit që duhet zëvendësuar, një palë nuk ka ushtruar të drejtën e saj për të

emëruar ose për të marrë pjesë në takim.

2. Në qoftë se, me kërkesë të një pale, autoriteti i emërimit përcakton se, në pikëpamje të

rrethanave të jashtëzakonshme të rastit, do të ishte e justifikuar për një palë të jetë e privuar

nga e drejta e saj për të emëruar një arbitër zëvendësues, autoriteti i emërimit mundet, pasi i ka

dhënë një mundësi palëve dhe arbitërave të mbetur të shprehin pikëpamjet e tyre: (a) të

emërojë arbitrin zëvendësues, ose (b) pas mbylljes së seancave, të autorizojë arbitërat tjerë të

vazhdojnë me procedurat e arbitrazhit dhe të marrin cilindo vendim.

Page 127: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 120

Përsëritja e seancave dëgjimore në rast të zëvendësimit të një arbitëri

Neni 15

Në qoftë se një arbitër është zëvendësuar, procedura do të vazhdojë në fazën ku arbitëri i cili u

zëvendësua ka pushuar së kryeri funksionet e tij apo të saj, përveç nëse tribunali i arbitrazhit nuk vendos

ndryshe.

Përjashtimi i detyrimit

Neni 16

Përveç për shkelje të qëllimshme, palët heqin dorë, në masën e plotë të lejuar sipas ligjit në fuqi, nga çdo

pretendim kundër arbitërve, autoritetit emërues, institucioni i arbitrazhit dhe çdo personi të emëruar

nga tribunali i arbitrazhit bazuar në ndonjë veprim apo mosveprim në lidhje me procedurat e arbitrazhit.

Pjesa III. Procedura e arbitrazhit

Dispozitat e përgjithshme

Neni 17

1. Në pajtim me këto rregulla, tribunali i arbitrazhit mund të udhëheqë arbitrazhin në mënyrë të

tillë që e konsideron si të përshtatshme, me kusht që palët të trajtohen me barazi dhe që në një

fazë të përshtatshme të procedurës secilës palë i është dhënë një mundësi e arsyeshme për të

paraqitur rastin e saj. Tribunali i arbitrazhit, në ushtrimin e diskrecionit të tij, do të udhëheqë

procedurën në mënyrë që të shmangen vonesat dhe shpenzimet e panevojshme dhe të sigurohet

një proces i drejtë dhe efikas për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së palëve.

2. Sa më shpejt të jetë e mundur pas formimit të tij dhe pasi të jenë ftuar palët të shprehin

pikëpamjet e tyre, tribunali i arbitrazhit do të përcaktojë orarin e përkohshëm të arbitrazhit, i

cili do ti jepet palëve dhe, për informacion, institucionit të arbitrazhit. Tribunali i arbitrazhit

mundet, në çdo kohë, pasi të ketë ftuar palët të shprehin pikëpamjet e tyre, të zgjas ose të

shkurtojë çdo periudhë kohore të përcaktuar në bazë të këtyre rregullave apo të rënë dakord

nga palët. Tribunalit i arbitrazhit siguron orarin e rishikuar të institucionit të arbitrazhit.

3. Në qoftë se në një fazë të përshtatshme të procedurës ndonjë palë e kërkon këtë, tribunali i

arbitrazhit do të mbajë seanca për paraqitjen e provave nga dëshmitarët, duke përfshirë edhe

dëshmitarë ekspertë, apo për argumente me gojë. Në mungesë të një kërkese të tillë, tribunali i

arbitrazhit do të vendosë nëse do të zhvillojë seanca të tilla ose nëse procedura do të udhëhiqet

në bazë të dokumenteve dhe materialeve të tjera.

4. Të gjitha komunikimet me tribunalin e arbitrazhit nga njëra palë do t'i komunikohen, nga ajo

palë, të gjitha palëve të tjera dhe institucionit të arbitrazhit. Komunikimet e tilla do të bëhen në

të njëjtën kohë, përveç kur lejohet ndryshe nga tribunali i arbitrazhit në bazë të ligjit në fuqi.

Page 128: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 121

5. Tribunali i arbitrazhit mundet, me kërkesën e ndonjë pale, ti lejojë një ose më shumë personave

të tretë ti bashkohen arbitrazhit si palë, me kusht që personi i tillë është palë në marrëveshjen e

arbitrazhit, përveç nëse tribunali i arbitrazhit konstaton, pasi që i jep të gjitha palëve, duke

përfshirë personin ose personat që mund të bashkohen, mundësinë për t'u dëgjuar, që bashkimi

nuk duhet të lejohet për shkak të paragjykimeve të ndonjë prej këtyre palëve. Tribunali i

arbitrazhit mund të merr një vendim të vetëm apo disa vendime në lidhje me të gjitha palët e

përfshira në arbitrazh.

Vendi i arbitrazhit

Neni 18

1. Nëse palët nuk kanë rënë dakord më parë për vendin e arbitrazhit, ose në qoftë se përcaktimi i

tillë është i paqartë ose jo i plotë, vendi i arbitrazhit do të Kosova përveç nëse institucioni i

arbitrazhit duke pasur parasysh rrethanat e çështjes dhe pasi që palëve iu jep mundësinë për të

bërë komente me shkrim, vendosë se ndonjë seli tjetër është më përkatëse. Vendimi do të

konsiderohet se është marrë në vendin e arbitrazhit.

2. Tribunali i arbitrazhit mund të takohet në cilindo vend që e konsideron të përshtatshëm për

shqyrtim. Përveç nëse palët nuk pajtohen ndryshe, tribunali i arbitrazhit mund të takohet

gjithashtu në çdo vend që e konsideron të përshtatshëm për ndonjë qëllim tjetër, duke përfshirë

edhe seancat dëgjimore. Në çdo rast, tribunali i arbitrazhit duhet të njoftojë institucionin e

arbitrazhit për vendet e tilla dhe, në qoftë se palët pritet të jenë të pranishme, ti jepet lajmërim i

mjaftueshëm kohor.

Gjuha

Neni 19

1. Në pajtim me marrëveshjen nga palët, tribunali i arbitrazhit, menjëherë pas formimit të tij, do të

përcaktojë gjuhën ose gjuhët që do të përdoren gjatë procedurës. Ky përcaktim do të zbatohet

për padinë, deklaratën e mbrojtjes, dhe çdo deklaratë tjetër me shkrim dhe, në qoftë se mbahen

seancat dëgjimore, për gjuhën ose gjuhët që do të përdoret në seancat e tilla.

2. Tribunali i arbitrazhit mund të urdhërojë që të gjitha dokumentet e bashkëngjitura në padi apo

deklarata e mbrojtjes, dhe të gjitha dokumentet plotësuese apo provat materiale të dorëzuara

gjatë procedurës, të dorëzuara në gjuhën e tyre origjinale, të shoqërohen nga një përkthim në

gjuhën apo gjuhët e rënë dakord nga palët, ose të përcaktuar nga tribunali i arbitrazhit.

3. Deri në përcaktimin e gjuhës së procedurës, një padi, një mbrojtje dhe dokumentet e tjera mund

të paraqiten në gjuhën e kontratës kryesore, marrëveshjes së arbitrazhit ose në çdo gjuhë në

përdorim zyrtar në selinë e institucionit të arbitrazhit.

Page 129: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 122

4. Nëse as palët dhe as arbitrat nuk mund të arrijnë një marrëveshje për gjuhën e arbitrazhit, gjuha

e arbitrazhit do të përcaktohet nga institucioni arbitrazhit.

Padia

Neni 20

1. Paditësi duhet të komunikojë padinë e tij me shkrim institucionit të arbitrazhit. Procedura fillon

kur të pranohet padia nga ana e institucionit të arbitrazhit. Institucioni i arbitrazhit dërgon

padinë te i padituri pa vonesë të paarsyeshme.

2. Përveç nëse palët vijnë në një marrëveshje të ndryshme, padia përfshin njoftimin e arbitrazhit.

3. Paditësi duhet të dorëzojë një kopje të padisë së shtojcat për secilin të paditur, secilin arbitër

dhe institucionin e arbitrazhit.

4. Padia në veçanti duhet të përfshijë të dhënat e mëposhtme:

(a) Emrat dhe detajet e kontaktit të palëve;

(b) Identifikimin e marrëveshjes së arbitrazhit në të cilën thirret;

(c) Një përshkrim të shkurtër të mosmarrëveshjes;

(d) Faktet në mbështetjen e padisë;

(e) Pikat kryesore në çështje;

(f) Mjetet juridike të kërkuara;

(g) Bazën ligjore apo argumentet në mbështetje të padisë;

(h) Shumën në mosmarrëveshje në kohën e paraqitjes së padisë, përveç nëse padia nuk

është e lidhura me një shumë të caktuar parash;

(i) Propozimin për numrin e arbitrave, gjuhën, vendin e arbitrazhit, nëse palët nuk kanë

rënë dakord më parë për këto.

(j) Në qoftë se kërkohet një vendim nga tre arbitra, emërimin e një arbitri dhe detajet e

kontaktit të atij personi dhe hollësitë e kontaktimit të atij personi.

(k) Në qoftë se emërohet një arbitër i vetëm, propozimi në lidhje me arbitrin për t'u

emëruar.

5. Padisë duhet bashkëngjitur një kopje të ndonjë kontrate apo instrumenti tjetër ligjor nga e cila

ose në lidhje me të cilën lind mosmarrëveshja ai dhe kopjen e marrëveshjes së arbitrazhit.

Page 130: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 123

6. Padia duhet, për aq sa është e mundur, të jetë e shoqëruar nga të gjitha dokumentet dhe provat

e tjera në të cilat mbështetet paditësi, apo të përmbajnë referenca për to.

Deklarata e mbrojtjes

Neni 21

1. I padituri do të komunikojë deklaratën e tij të mbrojtjes me shkrim institucionit të arbitrazhit,

brenda një periudhe kohore që do të përcaktohet nga institucioni i arbitrazhit.

2. Deklarata e mbrojtjes do të përgjigjet për të dhënat (b) deri në (k) padisë (neni 20, paragrafi 4).

Deklarata e mbrojtjes duhet, për aq sa është e mundur, të jetë e shoqëruar nga të gjitha

dokumentet dhe provat e tjera në të cilat mbështetet i padituri, apo të përmbajnë referenca për

to.

3. Në deklaratën e tij të mbrojtjes, apo në një fazë të mëvonshme në procedurën e arbitrazhit,

nëse tribunali i arbitrazhit vendos se vonesa ishte e justifikuar nga rrethanat, i padituri mund të

bëjë një kundërpadi ose të mbështetet në padi me qëllim të kompensimit të ndërsjellë, me kusht

që tribunali i arbitrazhit ka juridiksion mbi këtë.

4. Dispozitat e nenit 20, paragrafët 3 deri në 6, do të zbatohen për kundërpadinë, dhe mbështetjen

në padinë me qëllim të kompensimit të ndërsjellë.

Ndryshimet në padi ose mbrojtje

Neni 22

Gjatë rrjedhës së procedurës së arbitrazhit, pala mund ta ndryshojë ose ta plotësojë padinë ose

mbrojtjen e vet, duke përfshirë kundërpadinë ose padinë për qëllimin e kompensimit të ndërsjellë,

përveç nëse tribunali i arbitrazhit e konsideron të papërshtatshme për të lejuar një ndryshim ose

plotësim të tillë duke pasur parasysh vonesën në bërje apo paragjykimin për palët e tjera ose ndonjë

rrethane tjetër. Megjithatë, një padi apo mbrojtje, duke përfshirë kundërpadinë ose padinë për qëllimin e

kompensimit të ndërsjellë, nuk mund të ndryshohet ose të plotësohet në mënyrë të tillë që padia e

ndryshuar ose e plotësuar ose mbrojtja bie jashtë juridiksionit të tribunalit të arbitrazhit.

Përcjellja e shkresave të lëndës në tribunalin e arbitrazhit

Neni 23

Institucioni i arbitrazhit do të përcjell padinë dhe mbrojtjen si dhe dokumentet e tjera anëtarëve të

tribunalit të arbitrazhit menjëherë pasi që padia ose kundërpadia janë pranuar në formë të duhur,

Page 131: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 124

arbitrat kanë konfirmuar pranimin e mandatit të tyre dhe objektivitetin e tyre, dhe depozita për

shpenzimet është paguar.

Pretendimet në lidhje me juridiksionin e tribunalit të arbitrazhit

Neni 24

1. Tribunali i arbitrazhit do të ketë kompetencën për të vendosur për juridiksionin e vet, duke

përfshirë edhe ndonjë kundërshtim në lidhje me ekzistencën ose vlefshmërinë e marrëveshjes së

arbitrazhit. Për këtë qëllim, një klauzolë arbitrazhi që është pjesë e një kontrate do të trajtohet

si një marrëveshje e pavarur nga kushtet tjera të kontratës. Një vendim nga tribunali i arbitrazhit

se kontrata është e pavlefshme nuk do të sjellë automatikisht pavlefshmërinë e klauzolës së

arbitrazhit.

2. Pretendimi që tribunali i arbitrazhit nuk ka juridiksion do të ngritët jo më vonë se në deklaratën

e mbrojtjes ose, në lidhje me një kundërpadi ose një padi për qëllimin e kompensimit të

ndërsjellë, në përgjigje të kundërpadisë ose padisë për qëllimin e kompensimi t të ndërsjellë. Një

palë nuk pengohet nga ngritja e pretendimit të tillë nga fakti se ka emëruar, ose ka marrë pjesë

në emërimin e një arbitri. Një pretendim që tribunali i arbitrazhit është duke e tejkaluar

fushëveprimin e autoritetit të tij do të ngritët menjëherë pasi që çështja për të cilën

konsiderohet të jetë përtej fushëveprimit të autoritetit të tribunalit është ngritur gjatë

procedurës së arbitrazhit. Tribunali i arbitrazhit mundet, në secilin rast, të pranojë një pretendim

të vonshëm, nëse mendon se vonesa është e justifikuar.

3. Tribunali i arbitrazhit mund të vendosë mbi pretendimin nga paragrafi 2 ose si një pyetje

paraprake ose në vendimin mbi meritat. Tribunali i arbitrazhit mund të vazhdojë procedurën e

arbitrazhit dhe të merr një vendim, pa marrë parasysh kundërshtimeve në lidhje me juridiksionin

e tij para një gjykate.

Deklarata tjera me shkrim

Neni 25

Tribunali i arbitrazhit do të vendosë se cilat deklarata tjera me shkrim, përveç padisë dhe deklaratës së

mbrojtjes, do të kërkohen nga palët apo mund të paraqiten nga ana e tyre dhe do të caktojë afatet

kohore për paraqitjen e deklaratave të tilla.

Page 132: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 125

Afatet kohore

Neni 26

Afatet kohore të caktuara nga tribunali i arbitrazhit për paraqitjen e deklaratave me shkrim (duke

përfshirë edhe padinë dhe deklaratën e mbrojtjes) nuk duhet të kalojnë 45 ditë. Megjithatë, tribunali i

arbitrazhit mund të zgjasë afatet nëse konstaton se një zgjatje është e justifikuar.

Masat e përkohshme

Neni 27

1. Tribunali i arbitrazhit mundet, me kërkesën e një pale, të caktojë masat e përkohshme.

2. Një masë e përkohshme është çdo masë e përkohshme me të cilën, në çdo kohë para nxjerrjes

së vendimit përfundimtar mbi mosmarrëveshjen, tribunali i arbitrazhit urdhëron një palë, për

shembull dhe pa kufizim, të:

(a) mbajë ose të rivendosë status quo në pritje të zgjidhjes së mosmarrëveshjes;

(b) ndërmerr veprime që mund të parandalojnë, ose të përmbahet nga ndërmarrja e

veprimeve që mund të shkaktojnë, (i) dëme të tanishme apo të ardhshme, ose (ii) të

cenojnë procesin e arbitrazhit;

(c) siguron një mjet për ruajtjen e pasurive nga të cilat një vendim i mëvonshëm mund të

përmbushet; ose

(d) ruajë provat që mund të jenë relevante dhe materiale për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

3. Pala që kërkon një masë të përkohshme sipas paragrafit 2 (a) deri në (c) do të demonstrojë

tribunalit të arbitrazhit që:

(a) nëse nuk caktohet masa e përkohshme do të shkaktohet dëmi i cili nuk mund të

riparohet në mënyrë adekuate, dhe dëmi i tillë në mënyrë thelbësore tejkalon dëmin që

mund ti shkaktohet palës ndaj të cilës masa e përkohshme, nëse caktohet, është e

drejtuar; dhe

(b) ka një mundësi të arsyeshme që pala kërkuese do të ketë sukses për meritat e kërkesës.

Përcaktimi në këtë mundësi nuk do të ndikoj në diskrecionin e tribunalit të arbitrazhit

në përcaktimet e mëvonshme.

4. Në lidhje me një kërkesë për masë të përkohshme sipas paragrafit 2 (d), kërkesat në paragrafët

3 (a) dhe (b) do të zbatohen vetëm në masën që tribunali i arbitrazhit e konsideron të

përshtatshme.

Page 133: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 126

5. Tribunali i arbitrazhit mund të ndryshojë, pezullojë ose të ndërpresë një masë të përkohshme që

ka dhënë, me kërkesën e cilësdo palë ose, në rrethana të jashtëzakonshme dhe me njoftim

paraprak të palëve, me iniciativën e vet të tribunalit të arbitrazhit.

6. Tribunali i arbitrazhit mund të kërkojë nga pala që kërkon një masë të përkohshme të jep

sigurimet e duhura në lidhje me masën.

7. Tribunali i arbitrazhit mund të kërkojë nga çdo palë që menjëherë të bëjë të ditur çdo ndryshim

material në rrethanat në bazë të cilave masa e përkohshme është kërkuar ose caktuar.

8. Pala që kërkon një masë të përkohshme mund të jetë përgjegjëse për kompensimin e

shpenzimeve dhe dëmeve të shkaktuara nga masa për çdo palë në qoftë se tribunali i arbitrazhit

konstaton më vonë se, në rrethanat mbizotëruese në atë kohë, masa nuk duhet të ketë qenë

caktuar. Tribunali i arbitrazhit mund të merr vendim për kompensim të shpenzimeve dhe

dëmeve në çdo kohë gjatë procedurës.

9. Një kërkesë për masë të përkohshme e drejtuar nga cilado palë për një organ gjyqësor nuk do

të konsiderohet e papajtueshme me marrëveshje të arbitrazhit, ose si një heqje dorë nga kjo

marrëveshjeje.

Dëshmitë

Neni 28

1. Secila palë do të ketë barrën e të provuarit për fakte në mbështetje të padisë ose të mbrojtjes.

2. Dëshmitarët, duke përfshirë edhe dëshmitarët ekspertë, të cilët janë paraqitur nga palët për të

dëshmuar në tribunalin e arbitrazhit për ndonjë çështje të faktit ose të ekspertizës mund të jenë

çdo individ, pavarësisht se individi është një palë e arbitrazhit, ose në ndonjë mënyrë në lidhje

me një palë. Përveç nëse udhëzohet ndryshe nga tribunali i arbitrazhit, deklaratat e

dëshmitarëve, duke përfshirë edhe dëshmitarët ekspertë, mund të paraqiten me shkrim dhe të

nënshkruhen nga ana e tyre.

3. Në çdo kohë gjatë procedurës së arbitrazhit tribunali i arbitrazhit mund të kërkojë nga palët që

të prodhojnë dokumente, prova materiale apo prova të tjera brenda një periudhe të tillë të

kohës të përcaktuar nga tribunali i arbitrazhit.

4. Tribunali e arbitrazhit do të përcaktojë, pranueshmërinë, rëndësinë, materialitetin, dhe peshën e

provave të ofruara.

Page 134: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 127

Seancat dëgjimore

Neni 29

1. Në rast të një seancë dëgjimore, tribunali i arbitrazhit do të japë palëve njoftim adekuat

paraprakisht për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së seancës.

2. Dëshmitarët, duke përfshirë edhe dëshmitarët ekspertë, mund të dëgjohen në kushtet dhe

merren në pyetje në mënyrë të caktuar nga tribunali i arbitrazhit.

3. Seancat dëgjimore nuk do të jenë publike përveç nëse palët pajtohen ndryshe. Tribunali i

arbitrazhit mund të kërkojë daljen nga salla të çdo dëshmitari ose të dëshmitarëve, duke

përfshirë edhe dëshmitarët ekspertë, gjatë dëshmisë së dëshmitarëve të tilla të tjerë, përveç se

një dëshmitar, duke përfshirë edhe një dëshmitar ekspert, i cili është palë e arbitrazhit, në parim,

nuk do të kërkohet të del nga salla.

4. Tribunali i arbitrazhit mund të urdhërojë që dëshmitarët, duke përfshirë edhe dëshmitarët

ekspertë, do të merren në pyetje me anë të mjeteve të telekomunikacionit që nuk kërkojnë

praninë e tyre fizike në seancën dëgjimore (të tilla si video-konferencë).

Ekspertët e emëruar nga tribunali i arbitrazhit

Neni 30

1. Pas konsultimit me palët, tribunali i arbitrazhit mund të emërojë një ose më shumë ekspertë të

pavarur për ti raportuar tribunalit, me shkrim, për çështje të veçanta që do të përcaktohen nga

tribunali i arbitrazhit. Një kopje e përshkrimit të punëve të ekspertëve, hartuar nga tribunali i

arbitrazhit, do ti dorëzohet palëve.

2. Eksperti duhet, në parim para pranimit të emërimit, të paraqesë në gjykatën e arbitrazhit si dhe

palëve, një përshkrim të kualifikimeve të tij ose të saj dhe një deklaratë mbi paanësinë dhe

pavarësinë e tij apo të saj. Brenda kohës së urdhëruar nga tribunali i arbitrazhit, palët duhet të

informojnë tribunalin e arbitrazhit nëse ato kanë ndonjë kundërshtim në lidhje me kualifikimet,

paanësinë, apo pavarësinë e ekspertit. Tribunali i arbitrazhit do të vendosë menjëherë nëse do të

pranojë ndonjë kundërshtim të tillë. Pas emërimit të një eksperti, një palë mund të kundërshtojë

kualifikimet, paanësinë ose pavarësinë e ekspertit vetëm nëse kundërshtimi është për arsye të

cilat kjo palë i ka kuptuar pas emërimit. Tribunali i arbitrazhit do të vendosë menjëherë nëse

duhet ndërmarrë ndonjë veprim.

3. Palët do ti japin ekspertit çdo informacion relevant ose ti parashtrojnë për inspektim të gjitha

dokumentet ose sendet relevante që ai ose ajo mund të kërkojë prej tyre. Çdo mosmarrëveshje

midis një palë dhe ekspertit në lidhje me rëndësinë e informacionit ose parashtrimit të kërkuar,

do t'i referohet tribunalit të arbitrazhit për vendim.

Page 135: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 128

4. Pas marrjes së raportit të ekspertit, tribunali i arbitrazhit do të dorëzojë një kopje të raportit

palëve, të cilat do ta kenë mundësinë për të shprehur, me shkrim, mendimin e tyre mbi raportin.

Pala ka të drejtë të ekzaminojë çdo dokument në të cilën eksperti është mbështetur në raportin

e tij ose të saj.

5. Me kërkesën e cilësdo palë, eksperti, pas dorëzimit të raportit, mund të dëgjohet në seancë, ku

palët do të kenë mundësi të jenë të pranishme dhe të marrin në pyetje ekspertin. Në këtë

seancë, çdo palë mund të paraqes dëshmitarë ekspert për të dëshmuar në pikat në fjalë.

Dispozitat e nenit 28 do të zbatohen për procedurën e tillë.

Vonesa

Neni 31

1. Nëse brenda afatit të caktuar nga këto rregulla ose nga tribunali i arbitrazhit, pa treguar arsye të

mjaftueshme, i paditurit nuk ka arritur të paraqes deklaratën e tij të mbrojtjes, tribunali i

arbitrazhit do të urdhërojë që procedura të vazhdojë, pa trajtuar vonesën e tillë në vetvete si një

pranim të pretendimeve të paditësit; dispozitat e këtij nën-paragrafi po ashtu zbatohen edhe për

dështimin e paditësit të paraqesë mbrojtjen nga një kundërpadi ose për një padi për qëllimin e

kompensimit të ndërsjellë.

2. Nëse një palë, e njoftuar me kohë sipas këtyre rregullave, nuk paraqitet në seancë, pa treguar

arsye të mjaftueshme për dështim të tillë, tribunali i arbitrazhit mund të vazhdojë me procedurat

e arbitrazhit.

3. Nëse një palë, e ftuar rregullisht nga tribunali i arbitrazhit për të paraqitur dokumente, prova

materiale apo prova të tjera, nuk e bën këtë brenda periudhës së përcaktuar kohore, pa treguar

arsye të mjaftueshme për dështim të tillë, tribunali i arbitrazhit mund të merr vendim bazuar në

provat të cilat i ka në dispozicion.

Përfundimi i procedurës

Neni 32

1. Tribunali i arbitrazhit mund të pyes palët nëse kanë ndonjë provë të mëtejshme për të ofruar

ose dëshmitar për tu dëgjuar ose të dorëzojnë parashtresa dhe, në qoftë se tribunalit i

arbitrazhit është i konsideron se procesin, mund të shpallë procedurën të përfunduar.

2. Kur tribunalit i arbitrazhit shpallë mbylljen e seancës dëgjimore, ai tregon institucionit të

arbitrazhit datën e përafërt gjer kur draft vendimi i dorëzohet institucionit të arbitrazhit për

miratim sipas nenit 44. Çfarëdo shtyrje e kësaj date i komunikohet institucionit të arbitrazhit nga

ana e tribunalit të arbitrazhit.

Page 136: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 129

3. Tribunali i arbitrazhit mundet, nëse e konsideron të nevojshme për shkak të rrethanave të

jashtëzakonshme, të vendosë, me nismën e vet ose me kërkesë të një pale, të rihap seancën

dëgjimore në çdo kohë para nxjerrjes së vendimit.

Heqje dorë nga e drejta për kundërshtim

Neni 33

Dështimi nga cilado palë të kundërshtojë menjëherë për ndonjë mos-pajtueshmëri me këto rregulla ose

me ndonjë kërkesë të marrëveshjes së arbitrazhit do të konsiderohet të jetë një heqje dorë nga e drejta

e palës së tillë të bëjë një kundërshtim të tillë, përveç nëse pala e tillë mund të tregojë se, në bazë të

rrethanave, dështimi i saj për të kundërshtuar ishte i justifikuar.

Pjesa IV. Vendimi

Vendimet

Neni 34

1. Kur ka më shumë se një arbitër, cilido vendim ose vendime të tribunalit të arbitrazhit do të

merren nga shumica e arbitrave.

2. Në rastin e çështjeve procedurale, kur nuk ka shumicë ose kur tribunali i arbitrazhit autorizon

këtë, arbitri kryesues mund të vendosë vetëm, i cili vendim i nënshtrohet rishikimit, nëse ka, nga

tribunali i arbitrazhit.

Forma dhe ndikimi i vendimit

Neni 35

1. Tribunali i arbitrazhit mund të merr vendime të veçanta për çështje të ndryshme në kohë të

ndryshme.

2. Të gjitha vendimet duhet të përpilohen me shkrim dhe do të jenë përfundimtare dhe detyruese

për palët. Palët do të zbatojnë të gjitha vendimet pa vonesë.

3. Tribunali i arbitrazhit do të deklarojë arsyet mbi të cilat është bazuar vendimi, përveç nëse palët

janë pajtuar se nuk duhet të jepen arsye.

Page 137: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 130

4. Vendimi duhet të nënshkruhet nga arbitrat dhe duhet të përmbajë datën në të cilën është marrë

vendimi si dhe të tregojë vendin e arbitrazhit. Kur ka më shumë se një arbitër dhe asnjë prej

tyre nuk arrin të nënshkruajë, vendimi do të përmbajë arsyetim për mungesën e nënshkrimit.

Institucioni arbitrazhit do të vërtetojë se vendimi është miratuar sipas rregullave të brendshme

të institucionit të arbitrazhit.

5. Vendimi mund të bëhet publik me pëlqimin e të gjitha palëve, ose ku dhe në masën që zbulimi

është i nevojshëm nga një palë sipas ligjit, për të mbrojtur ose për të ndjekur një të drejtë

ligjore, ose në lidhje me procedurat ligjore përpara një gjykate ose organi tjetër kompetent.

6. Kopjet e vërtetuara të vendimit, të nënshkruara nga arbitrat, do ti dorëzohen palëve nga

institucioni i arbitrazhit.

Ligji i aplikueshëm, amiable compositeur

Neni 36

1. Tribunali i arbitrazhit do të zbatoj rregullat e ligjit të caktuar nga palët, si të zbatueshëm për

thelbin e mosmarrëveshjes. Në mungesë të përcaktimit të tillë nga palët, tribunali i arbitrazhit do

të zbatoj ligjin të cilin e përcakton të jetë i përshtatshëm.

2. Tribunali e arbitrazhit do të vendosë si amiable composietur ose ex aequo et bono vetëm në qoftë

se palët e kanë autorizuar shprehimisht tribunalin e arbitrazhit për ta bërë këtë.

3. Në të gjitha rastet, tribunali i arbitrazhit vendos në pajtim me kushtet e kontratës, nëse ka, dhe

do të merr parasysh çdo përdorim të profesionit të zbatueshëm për transaksion.

Zgjidhja apo arsyet tjera për ndërprerje

Neni 37

1. Nëse, para marrjes së vendimit, palët pajtohen për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, tribunali i

arbitrazhit do të lëshojë një urdhër për ndërprerjen e procedurës së arbitrazhit ose, në qoftë se

kërkohet nga palët dhe pranohet nga tribunali i arbitrazhit, do të regjistrojë zgjidhjen në formën

e një vendimi të arbitrazhit për kushtet e rëna dakord. Tribunali i arbitrazhit nuk është i obliguar

për të dhënë arsyetim për një vendim të tillë.

2. Nëse, para marrjes së vendimit, vazhdimi i procedurës së arbitrazhit bëhet i panevojshëm ose i

pamundur për ndonjë arsye që nuk është përmendur në paragrafin 1, tribunali i arbitrazhit do të

informojë palët mbi qëllimin e tij për të nxjerrë një urdhër për ndërprerjen e procedurës.

Tribunali i arbitrazhit do të ketë fuqinë për të nxjerrë një urdhër të tillë përveç nëse nuk ka

çështje të mbetura që duhet të vendosen dhe tribunali i arbitrazhit e konsideron të

përshtatshme për ta bërë këtë.

Page 138: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 131

3. Kopjet e urdhrit për ndërprerjen e procedurës së arbitrazhit ose të vendimit të tribunalit të

arbitrazhit për kushtet e rëna dakord, të nënshkruara nga arbitrat, do ti dorëzohen palëve. Ku

është marrë vendimi i arbitrazhit për kushtet e rëna dakord, do të zbatohen dispozitat e nenit

35, paragrafët 2, 4 dhe 5.

Interpretimi i vendimit

Neni 38

1. Brenda 30 ditëve pas marrjes së vendimit, një palë, me njoftim palëve të tjera, mund të kërkojë

që tribunali i arbitrazhit të japë një interpretim të vendimit.

2. Interpretimi do të jepet me shkrim brenda 30 ditëve pas pranimit të kërkesës. Interpretimi do të

jetë pjesë e vendimit dhe dispozitat e nenit 35, paragrafët 2 deri 6, do të zbatohen.

Korrigjimi i vendimit

Neni 39

1. Brenda 30 ditëve pas marrjes së vendimit, një palë, me njoftim palëve të tjera, mund të kërkojë

nga tribunali i arbitrazhit të korrigjojë në vendim ndonjë gabim në llogaritje, çdo gabim shtypi

ose tipografik, ose ndonjë gabim ose lëshim të një natyre të ngjashme. Nëse tribunali i arbitrazhit

konsideron se kërkesa është e arsyeshme, do të bëjë korrigjimin brenda 30 ditëve nga marrja e

kërkesës.

2. Tribunali i arbitrazhit mundet brenda 30 ditësh nga dorëzimi i vendimit të bëjë korrigjimet e tilla

me iniciativë të vet.

3. Korrigjimet e tilla do të bëhen me shkrim dhe do të jenë pjesë e vendimit. Dispozitat e nenit 35,

paragrafët 2 deri 6, zbatohen.

Vendimet shtesë

Neni 40

1. Brenda 30 ditëve pas pranimit të urdhrit mbi ndërprerjen apo të vendimit, pala, me njoftim

palëve të tjera, mund të kërkojë nga tribunali i arbitrazhit të merr një vendim ose një vendim

shtesë, në lidhje me pretendimet e paraqitura në procedurën e arbitrazhit, por të cilat nuk janë

vendosur nga tribunali i arbitrazhit.

Page 139: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 132

2. Nëse tribunali i arbitrazhit konsideron se kërkesa për një vendim ose vendim shtesë është e

bazuar, ai do të merr ose do të plotësojë vendimin e tij brenda 30 ditëve pas pranimit të

kërkesës. Tribunali i arbitrazhit mund të zgjasë, nëse është e nevojshme, periudhën kohore

brenda së cilës do të merr vendimin.

3. Kur një vendim i tillë ose një vendim shtesë është marrë, dispozitat e nenit 35, paragrafët 2 deri

6, zbatohen.

Pjesa V. Konfidencialiteti

Neni 41

1. Përveç nëse palët shprehimisht bien dakord me shkrim për të kundërtën, palët marrin përsipër

si një parim i përgjithshëm për të ruajtur të fshehtë procedurën e arbitrazhit mbajtur të fshehtë

të gjitha vendimet dhe urdhrat, si dhe të gjitha materialet e paraqitura nga një palë tjetër në

kuadër të procedurës së arbitrazhit dhe që nuk janë ndryshe në sferën publike, të ruajnë dhe në

atë masë që një deklarim mund të kërkohet nga një palë me një detyrë ligjore, të mbrojnë ose të

ndjekin një të drejtë ligjore, ose të zbatojnë ose të kundërshtojnë një vendim në procedurat

juridike para një autoriteti gjyqësor. Kjo ndërmarrje vlen edhe për arbitrat, ekspertët,

dëshmitarët, personat që veprojnë në emër të çfarëdo personi të përfshirë në procedurën e

arbitrazhit, sekretarin e tribunalit të arbitrazhit dhe çdo person të institucionit të arbitrazhit të

përfshirë në administrimin e procedurës së arbitrazhit.

2. Shqyrtimet e tribunalit të arbitrazhit janë konfidenciale.

3. Një vendim mund të publikohet, nëse në tërësi ose në formë të fragmenteve apo një

përmbledhje, vetëm sipas kushteve të mëposhtme:

(a) Një kërkesë për publikim i drejtohet një institucioni të arbitrazhit;

(b) Të gjitha referencat për emrat e palëve janë shlyer; dhe

(c) Asnjë palë nuk e kundërshton publikimin e tillë brenda afatit kohor të caktuar për

këtë qëllim nga institucioni i arbitrazhit.

Pjesa V. Procedura e përshpejtuar

Neni 42

1. Dispozitat në lidhje me procedurën e përshpejtuar, të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni,

do të zbatohen:

(a) për të gjitha rastet në të cilat shuma në mosmarrëveshje që paraqet shumën totale të padisë dhe

kundërpadisë (ose ndonjë mbrojtje për kompensimin e ndërsjellë) nuk i kalon 100,000 Euro,

Page 140: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 133

përveç nëse institucioni i arbitrazhit nuk vendos ndryshe duke marrë parasysh të gjitha

rrethanat:

(b) për të gjitha rastet, pavarësisht nga vlera e tyre, nëse palët bien dakord për zbatimin e

dispozitave të procedurës së përshpejtuar.

2. Në procedurën e përshpejtuar, dispozitat e mësipërme të këtyre rregullave zbatohen në

përputhje me ndryshimet e mëposhtme:

(a) Institucioni i arbitrazhit mund të shkurtojë afatet, duke përfshirë edhe afatet kohore për

emërimin e arbitrave;

(b) Rasti do ti referohet një arbitri të vetëm, përveç nëse marrëveshja e arbitrazhit parasheh

tribunalin e arbitrazhit me tre anëtarë. Në qoftë se marrëveshja e arbitrazhit parasheh tribunalin

e arbitrazhit me tre anëtarë, institucioni i arbitrazhit do të ftojë palët të bien dakord që çështja ti

referohet një arbitëri të vetëm. Nëse palët nuk bien dakord për ta referuar rastin një arbitri të

vetëm, tarifat e tre arbitrave do të llogariten në përputhje me Nenin 8 të Rregullores për

shpenzimet në procedurën e arbitrazhit.

(c) Përveç nëse palët pajtohen se mosmarrëveshja do të vendoset vetëm në bazë të provave

dokumentare, tribunali i arbitrazhit nuk do të mbajë më tepër se një seancë dëgjimore për

ekzaminimin e dëshmitarëve dhe ekspertëve, si dhe për argumentet me gojë. Me kërkesë nga

tribunali i arbitrazhit, institucioni i arbitrazhit mund përjashtimisht të lejojë mbajtjen e një seance

tjetër.

(d) Vendimi do të merret brenda gjashtë muajve nga data kur institucioni i arbitrazhit ka dorëzuar

shkresat e lëndës tribunalit të arbitrazhit. Në rrethana të jashtëzakonshme, institucioni i

arbitrazhit mund ta zgjasë këtë afat.

Pjesa VII. Kompetencat e institucionit të arbitrazhit

Kompetencat gjatë procedurës

Neni 43

1. Institucioni i arbitrazhit mundet, në përputhje me rregullat e brendshme, të autorizojë një nga

anëtarët e tij të merr pjesë në seancat dëgjimore.

2. Institucioni i arbitrazhit do të sigurojë ndihmë adekuate ligjore në të gjitha seancat ku arbitri i

vetëm, ose të paktën një anëtar i tribunalit të arbitrazhit nuk është jurist.

3. Institucioni i arbitrazhit mundet, duke respektuar të drejtën e vendimmarrjes të tribunalit të

arbitrazhit mbi meritat e mosmarrëveshjes, të tërheqë vëmendjen e arbitrave për çështjet ligjore

të rëndësishme për vendimmarrje dhe në veçanti për çështjet që lidhen me përmbajtjen dhe

formën e veprimeve procedurale të cilat janë duke u ndërmarrë.

Page 141: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 134

Miratimi i vendimit

Neni 44

1. Para nënshkrimit të vendimit, tribunali i arbitrazhit është i detyruar të paraqesë në institucionin

e arbitrazhit draftin e vendimit për miratim.

2. Institucioni i arbitrazhit mund të urdhërojë ndryshimet në formën e draftit të paraqitur.

Institucioni i arbitrazhit, duke respektuar të drejtën e vendimmarrjes të tribunalit të arbitrazhit

mbi meritat e mosmarrëveshjes, është i autorizuar për të tërhequr vëmendjen e tribunalit të

arbitrazhit për çështjet që lidhen me meritat e mosmarrëveshjes.

Shpenzimet e procedurës

Neni 45

Rregullat mbi shpenzimet e procedurës së arbitrazhit (duke përfshirë edhe rregullat mbi tarifat e

arbitrave, shpenzimet administrative, parapagimet e shpenzimeve, paraqitjen e provave dhe shpenzimet e

tjera) do të përcaktohen nga Institucioni në pajtim me Rregulloren për shpenzimet e procedurës së

arbitrazhit të institucionit të arbitrazhit në fuqi në kohën para se të fillojë procedura e arbitrazhit.

Hyrja në fuqi

Neni 46

Këto rregulla do të hyjë në fuqi më _________________.

Page 142: Arbitrazhi -  · PDF fileMosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8 ... Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 135

Shtojca II

Modeli i klauzolës së arbitrazhit për kontrata

Cilado mosmarrëveshje, kontrovers ose pretendim që dalin nga apo në lidhje me këtë kontratë, ose

shkelje, ndërprerje ose jo-vlefshmëri me këtë, do të zgjidhet me arbitrazh në kuadër të [shkruaje emrin

e institucionit të arbitrazhit], në përputhje me rregullat e arbitrazhit në KOSOVË.

Shënim. Palët duhet të marrin në konsideratë për të shtuar:

(a) Autoriteti i emërimit duhet të jetë ... [emri i institucionit ose personit];

(b) Numri i arbitrave do të jetë... [një ose tre];

(c) Vendi i arbitrazhit do të jetë ... [qyteti dhe vendi];

(d) Gjuha që do të përdoret në procedurën e arbitrazhit do të jetë ... .

(d) Ligji i aplikueshëm i të drejtës materiale është ...................

Modeli i deklaratës mbi pavarësinë në bazë të nenit 11 të rregullave

Asnjë rrethanë për tu zbuluar

Unë jam i paanshëm dhe i pavarur nga palët dhe do të mbetem kështu. Sipas njohurive të mia, nuk ka

rrethana, të kaluara ose aktuale, që mund të shkaktojnë dyshime të arsyeshme për paanësinë ose

pavarësinë time. Unë do të njoftojë menjëherë palët dhe arbitrat e tjerë për çfarëdo rrethana të tilla që

mund të vijnë në vëmendjen time gjatë këtij arbitrazhi.

Rrethanat për tu zbuluar

Unë jam i paanshëm dhe i pavarur nga palët dhe do të mbetem kështu. Bashkangjitur është një deklaratë

e bërë në bazë të nenit 10 të Rregullave të Arbitrazhit në KOSOVË mbi (a) lidhjet e mia të kaluara dhe

të tanishme të biznesit, profesionale, dhe marrëdhënie të tjera me palët dhe (b) rrethana të tjera të

rëndësishme. [të bashkëngjitet deklarata]. Unë konfirmoj se këto rrethana nuk ndikojnë në pavarësinë

dhe paanshmërinë time. Unë do të njoftojë menjëherë palët dhe arbitrat e tjerë për çfarëdo rrethana të

tilla që mund të vijnë në vëmendjen time gjatë këtij arbitrazhi.

Shënim. Cilado palë mund të konsiderojë të kërkojë nga arbitri shtesën e mëposhtme për deklaratën e

pavarësisë:

Unë konfirmoj, mbi bazën e informacionit që kam aktualisht në dispozicion, që unë mund të kushtojë

kohën e nevojshme për të kryer këtë arbitrim me zell, në mënyrë efikase dhe në përputhje me afatet

kohore në rregulla.