ars poetica - koncept · 2018. 7. 23. · naim frashri është i pari poet shqiptar që ndjen...

18
N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A 4 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA Naim Frashëri (1846-1900) ars poetica - koncept

Upload: others

Post on 23-Jan-2021

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

4 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

Naim Frashëri (1846-1900)

ars poetica - koncept

Page 2: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

5 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S P O E T I C A - A R S P O E T I C A - A R S P O E T I C A - A R S P O E T I C A - A R S

NAIM FRASHËRI - MODELUES I VETËDIJES POETIKE SHQIPTARE

Dr. Luan Topçiu

Naim Frashëri është poeti që nismoi një shekull reformash shpirtërore dhe artistike në

jetën e shqiptarëve, një zë me timbrin dhe forcën e një të riu dhe me pjekurinë e një të

moçmi, zësjellësi i disa të vërtetave dhe i disa projekteve ëndërrore, që asnjë mendje, sado e

guximshme të ishte, nuk do t`iu jepte dot jetë; në këtë kuptim mund të flasim për poetin e parë modern në

Letërsinë Shqipe. Naim Frashëri mund të konsiderohet një poet modern e reformator, i vendosur në një kontekst

të dhënë historik e në rrethana të veçanta. Poeti ynë kombëtar projektoi gjuhën dhe gjeografinë shpirtërore të

shqiptarëve, ndërtoi një të tashme, duke sunduar në të shkuarën dhe hartoi vizionin tejet të qartë për të ardhmen.

Ndonëse komunikimi poetik që do të sugjeronte poeti nuk mbante shenja të ndonjë vizioni revolucionar;

përkundrazi, Naim Frashëri mund të klasifikohet si tipi i poetit intim. Ai do të fusë në poezinë shqipe misionin-

sakrificë të poetit. Imazhi fillestar i të qenit i vetmuar do të mbetet deri më tash jo vetëm një unikat, por dhe një

forcë sugjestive për të gjitha ndjeshmëritë që do të provonte poezia shqipe. Poeti ynë kombëtar, i pranuar si i tillë

njëzëri edhe në vigjiljen e këtij fillim shekulli e fillim mijëvjeçari në mënyrë unanime, është ndër krijuesit dhe

përpunuesit më të mëdhenj të gjuhës letrare shqipe. Është autori i njëzet e dy veprave të botuara, katër në

turqisht, dy në greqisht, një në persisht dhe pesëmbëdhjetë në shqip.

Krijimtaria letrare e Naim Frashërit në gjuhën shqipe ka filluar rreth vitit 1880, kur vjersha e tij atdhetare

―Shqipëria‖ qarkulloi në dorëshkrim ndër shqiptarët jashtë vendit, sidomos në Rumani. Veprat më të

rëndësishme të Naim Frashërit u botuan në Bukuresht, ku ishte ngritur dhe një shtypshkronjë shqiptare nga

Shoqëri e të shtypurit shkronja shqip më 1886. Po këtu ai botoi një varg tekstesh në gjuhën shqipe për shkollat

fillore, si p.sh. tekstin me dy pjesë E këndimit çunavet këndonjëtoreja, Bukuresht 1886; Vjersha për mësonjtoret

e para, Bukuresht 1886; Istori e përgjithshme për mësonjtoret të para, Bukuresht 1888. Ai ushtroi gjithashtu

gjithë ndikimin e vet për marrjen e autorizimit që lejonte hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887.

Edhe përmbledhjet më të rëndësishme më të njohura të tij janë botuar po në Bukuresht Bagëti e Bujqësija,

Bukuresht 1886, përmbledhjen Lulet e verësë, Bukuresht 1890 me njëzet e tre vjersha që do të vendosin bazat e

poetikës moderne shqipe, përmbledhja poetika Parajsa dhe fjala fluturake, Bukuresht 1894, shkrimet, Mësimi,

Bukuresht 1894, dy vjet më pas doli Iliadë e Omirit, Bukuresht 1896, vepra më e rëndësishme poema epike

historike Istori e Skëndërbeut, Bukuresht 1898 prej 1.500 vargjesh, Qerebelaja Bukuresht 1898, poemë epike

fetare me njëzetepesë këngë, Fletore e Bektashinjve, Bukuresht 1896. Ndërron jetë në moshën 54 vjeçare, më 20

tetor 1900.

Nëse rrahim krijimtarinë naimiane në të gjitha shkallët e hartimit të saj, nga zona filozofike deri tek ajo

gjuhësore, hasim një unitet të përkryer të njësive. Poeti nuk e ka parë veten kurrë të detyruar të bjerë në

axhustime të sforcuara për kapjen e harmonive të thella, në beteja të brendshme, që gërshetojnë në një tingull të

vetëm idenë me tonin verbal. Është thënë, për kaq e kaq herë, që tek Naim Frashëri vetëdija universale i

nënshtrohet dhe shkrihet me parapraken ndërgjegje kombëtare. Në fakt është një dukuri që ekziston jo vetëm tek

poeti ynë por tek të gjithë krijuesit e mëdhenj. Për aq sa rrënjët janë të ngulura në tokën amtare - kurora e pemës

bëhet më e rrumbullakët dhe më hijelënëse në plan universal. Këto dy lloj vetëdijesh nuk mund të ndahen

asnjëherë. Naim Frashëri përbën një personalitet që krijoi epokë si dishepull i Rilindjes sonë kombëtare, një çelës

i udhëve të letërsisë shqipe, krijuesi më në zë i letërsisë artistike shqipe, krijues i gjuhës kombëtare, vendosës i

kufijve shpirtërorë të shqiptarëve, krijues i ―matricës stilistike shqiptare‖, krijues i ―horizontit hapësinor

inkoshient kombëtar‖. Që në fillim duhet thënë se poezia e klasikut të madh shqiptar nuk ka qenë vetëm vepra e

një shërbyesi romantik të frymëzimit, por e një artisti të ftilluar, një misionari, ―një apostulli të shqiptarizmës‖

një krijuesi të poetikës në kuptimin modern të fjalës.

Vepra poetike e Naim Frashërit shfaqet me nota didaktike dhe formohet si e tillë gjatë gjithë krijimtarisë, duke

kapluar në mënyrë më të sigurt këtë karakter, për aq kohë sa autorit i bëhet më i qartë qëllimi i veprimtarisë

letrare të tij, që në fakt, i parë sot pas një shekulli, është ai i një misionari të idealit kombëtar.

ars poetica - koncept

Page 3: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

6 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

Është simptomatik fakti që poeti e ka paraqitur veprën si një ansambël të madh kompozicional, pjesët e së cilës

kanë funksione simbolike dhe didaktike poetike të qarta. Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën

e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë në mënyrë simbolike gjenezat e mëdha,

dhe në të njëjtën kohë, është ai që do të shtrojë për herë të parë parimet e pyetjet mbi poetikën.

Kjo vepër shfaqet si një laborator i pasur ku përgatiten sintezat letrare të letërsisë së lëvruar shqipe. Në veprën

naimiane mund të shihen të gjithë ―shembujt‖ klasikë dhe romantikë, lindorë dhe perëndimorë, duke anuar nga

këta të fundit (admirimin për Lamartin-in, Rouseau-in, Volter-in Naim Frashëri do ti shprehë hapur, ndonëse

religjioziteti dhe misticizmi i tij ishte i një përkatësie orientale), të kërkuara në radhët e vlerave universale dhe të

renditura në një konfiguracion origjinal. Liriku i madh i letërsisë shqipe me ―Lulet e verësë‖, ―Bagëti i Bujqësi‖,

―Dëshira e vërtetë e shqiptarëve‖ (greqisht), ―Parajsa dhe fjala fluturake‖ me hartimin e poemave të mëdha epike

―Historia e Skënderbeut‖ dhe ―Qerebelaja‖, me vjershat për fëmijë, me ―Vjersha për mësonjëtoret të para‖ dhe

―Parajsa dhe fjala fluturake‖, me poemën si ―Parajsa‖, dhe me vjershat e gjata si ―Gjithësia‖, ―Dituritë‖, me

aforizmat e bashkuara nën titullin ―Fjalët e urtët‖ do të formojë një nga personalitetet më komplekse të historisë

së kulturës sonë kombëtare.

Naim Frashëri provoi lirën në të gjitha modalitetet e poezisë, duke i lënë letërsisë sonë një terren pjellor me nyje

poetike, që nuk mbetën pa jehonë në krijimtarinë e mëvonshme, madje gjeneruan poezinë e mëpasme shqipe të

markuar thellësisht nga hija e këtij lisi të madh.

Poeti ynë kombëtar himnizon natyrën rustike shqiptare, ―idilizon‖, pra konvencionalizon ekzistencën, duke

derdhur forma me tipare skenike të thjeshta, baladizon, duke përdorur mjeshtërisht arsenalin e romantizmit.

Ekzotizmin mesjetar të frymëzimit, dritën do që do të hedhë mbi figurën e heroit tonë kombëtar - Gjergj Kastriot

Skënderbeut, mbi origjinën e popullit shqiptar si një nga popujt më të vjetër të Europës, mbi prejardhjen e një

gjuhe antike e të pasur, mbi virtyte të trashëguara nga të parët tanë etj, e infiltron për vetëdijen e bashkëkohësisë

së tij, por, siç jemi të gjithë dëshmitarë sot, ka qenë dhe mbetet dhe një projekt bujar për të ardhmen. Poezia

naimiane ndihet aktuale në çdo moment, sepse në të ekziston ontologji shqiptare, qenie shqiptare, problem

shqiptar, emancipim shqiptar, kulturë shqiptare, gjuhë shqipe etj. Poeti mori misionin e një profeti për kombin e

tij, të një dijetari tërësor, duke u bërë zë i brendshëm i vetëdijes kombëtare, një ―at kombëtar‖, projektues i

shpirtit dhe idealit kombëtar, bërësi i kombit.

Në plan kombëtar, Naim Frashëri dëshmon se është një eksponent i pandashëm i trevave tona, së pari përmes

gjuhës dhe më pas përmes stilit apo rrymës artistike që ai përfaqëson.

Kemi mendimin se asgjë më mirë se kategoria quasi-estetike e quajtur idilik, mund të karakterizojë poezinë e

Naim Frashërit. Zakonisht kur thuhet ―idilë‖ kuptohet një peizazh rustik i ëmbëlsuar, ku realja është idealizuar

nga pikëpamja hapësinore në konformitet me optikën atemporale. Tabloja i takon një çiltërie tipike. Elementi

njerëzor projektohet në përhershmëri. Bariu këndon në vise parajësore, vasha i rri pranë me zemër të dëfryer e

buzëqeshur, të veshur në tesha piktoreske; as një re nuk shqetëson këtë peizazh, natyrë e njeri dehen në këtë

lumturi. Një tablo të tillë sjell në letrat shqipe poeti ynë me poemën ―Bagëti e bujqësi‖, sipas frymës se veprës

―Punë dhe ditë‖ të Hesiodit apo të veprës ―Stinët‖ të poetit lituanian të shekullit XVIII Kristianos Donelaitis

(1714-1780). Vizioni i antikitetit greko-latin ka krijuar një kategori ekzistenciale diellore. Hesiodi, Alkeu, si dhe

Virgjili, të gjithë poetë bukolikë, do ta shohin shpalosjen e ekzistencës në mënyrën idilike. Më pas gjithë

klasicizmi europian do ta konvencionalizojë këtë perspektivë. Në kuadrin rustik, idilikja paraqet kuptimin më

real dhënë gjallesave në një kozmos të shëndetshëm, diellor. Vendi i saj gjeometrik, do të ishte fshati arkaik, i

konsideruar si një ―centrum mundi‖, i përjetshëm, i pandryshueshëm nga historia. Ky absolutizim i funksionit të

fshatit atemporal është i dubluar nga interesi i poetit dhe filozofit për historinë. Naim Frashëri manifestoi

njohjen e perimetrit të gjerë të interesit për krijimtarinë popullore të cilën ai e demonstroi në ansamblin e

veprimtarisë së tij. Çdo fshat ndihet, në vetëdijen kolektive të bijve të vet, një lloj qendre e botës, si në mënyrë

optike çdo njeri e vendos veten në qendër të botës. Vetëm ashtu shpjegohen horizontet e gjëra të krijimtarisë

popullore në poezi, në art, në besim, atë përjetim që merr pjesë tek e gjitha, siguria e pagabueshme e krijimtarisë,

begatia e nënkuptimeve dhe e nuancave, implikimet e një rezonance të pafundme dhe vetë spontaniteti i

shpenguar. Naim Frashëri, si dhe poetët e tjerë ballkanikë, do të pranojë në praktikën poetike ―fshatin-model‖,

―fshatin ide‖ konservator dhe të padepërtueshëm në qytetërimin modern. I lindur në fshat, Naim Frashëri do ta

konsideronte gjithmonë atë si një vend të privilegjuar: Fshati gjendet në qendër të botës dhe përzgjatohet në mit.

Ai integrohet në një short kozmik, në një ecuri jete tërësore - përtej këtij horizonti nuk ekziston asgjë.

ars poetica - koncept

Page 4: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

7 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

Kjo poemë është në thelb një poemë malli, nostalgjie, dashurie për vendin, ndaj natyrës dhe fshatit. Ajo nuk ka

strukturën e poemave pastourelle (poezi lirike mesjetare). Për një poet ballkanik jeta në fshat dhe jeta e barinjve

zë një vend të posaçëm në jetën dhe në subkoshiencen kolektive, nuk është aspak e rastit që pjesa më e

shëndetshme e poemës ―Bagëti dhe Bujqësi‖ është ajo baritore. Kjo vetëdije ruan imazhe arhetipale, një peizazh

më shumë ideal, ndërtuar nga ndjenja, ndërtuar nga larg, nën shtypjen e nostalgjisë dhe mallit.

Në veprën naimiane hasim dhe gamën lirike të pamasë, ku bashkëjeton intuita e të ardhmes, ansambli i të gjitha

jehonave mitike, historia dhe peizazhi shqiptar, asimilimi i filozofisë panteiste, shkencës, i moralit, arsimit etj.

Hasen të gjitha dispozitat e brendshme: ekzaltimi, ekstaza, ëndërrimi, mallëngjimi, qartësia e vizionit etj.

Si Goethe në Gjermani, Naim Frashëri tek ne tejkalon lëminë e kufizuar të poezisë, dhe bëhet një shprehje më e

gjerë e asaj që ka të bëjë me nocionin e unikes.

Idilikja tek Naim Frashëri, derivon nga një formë kulture, e ruajtur në tiparet popullore. ―Vepra e Naim Frashërit-

shkruan Lasgush Poradeci- ka arësyer në një shkallë të gjerë ndjenjën e vetëdijes shqiptare, dhe me karakterin e

saj kryesisht popullor, si e mburuar nga zemra e popullit, ajo qëndron gjithnjë aktuale për mbrujtjen e kulturës

sonë.‖

Poeti ynë romantik, në plan kohor, bën pjese në një rrymë të përgjithshme të romantizmit në Europë e më gjerë.

Ja disa shembuj: poeti portugez Antero de Quental ka lindur vetëm katër vjet para poetit tonë, dhe ka vdekur

nëntë vjet para tij, poeti më i ndjerë brazilian, Antonio de Castro-Alves, ka lindur vetëm një vit pas poetit tonë,

ndërsa krahasuar me poetët romantikë ballkanikë, poeti ynë ka lindur vetëm dy vjet para bullgarit Hristo Botevi

dhe katër vjet para romantikut rumun Mihai Eminescu-t, pra, nuk është as i vonuar as i izoluar, por integron me

shkëlqim një rrymë universale të romantizmit. Është fjala për afirmimin romantik të popujve dhe kulturave, që në

atë kohë nuk mundën të manifestohen në rrethin universal. Megjithatë këto kultura kanë ofruar vlera si dhe

romantikët e parë, ashtu si romantizmi francez mbërriti rezultate po aq të larta si dhe romantizmi anglez apo ai

gjerman, të shfaqura para tij.

Përmes këtij krahasimi mund të themi se, në një aspekt të caktuar, madje deri te romantizmi francez ndodhet në

të njëjtin plan me atë portugez, brazilian, bullgar, rumun në fazën naimiane. De Rada në Kalabri, ashtu edhe

Naimi mbetet një bir i romantizmit të vonë. Kur romantizmi depërtoi dalëngadalë në letërsitë e Europës Lindore

e Juglindore, ku pothuaj në të gjitha këto vende zhvillohet një poezi patriotike. Në këtë kontekst mund të

kuptohet më mirë dhe poezia e Naim Frashërit, sepse ai inkuadrohet në poetët romantikë të Gadishullit

Ballkanik, ku ruhen tipare tipologjike pothuaj të njëjta. Romantizmi nuk shfaqet menjëherë, por zhvillohet në

valë të ndryshme. Naim Frashëri pasuron romantizmin dhe e lartëson deri në shkallën e fundit të zhvillimit të tij.

Në veprën naimiane janë shkrirë idealet e humanizmit të Rilindjes europiane dhe konceptet romantike për

historinë. Naim Frashëri është krijuesi i letërsisë artistike në Shqipëri. Kjo s`do të thotë se përpara tij nuk

ekzistojnë përpjekje në letërsinë shqipe. Qysh herët, Bogdani, e më pas Vaso Pasha, Kristoforidhi me Gjahun e

Malësorëve etj do të jepnin dëshmi të një arti të thellë, por me veprën e Naim Frashërit mund të flasim për një

personalitet të plotë në letrat shqipe, më kompleksi deri më atëherë, hartuesi i një misticizmi oriental në poezinë

shqipe. Mund të themi se arbëreshët e Italisë do të sillnin një ndihmesë të ndjeshme në poezinë shqipe që nga

mesi i shekullit XVIII me Varibobën, madje dhe De Rada dhe Dara, bashkëkohësit e tij, lëvrues të një letërsie të

epërme cilësisht, nuk mbërritën kuotat e poezisë naimiane.

Sot pas një shekulli, në një gjykim të thukët të veprës së Naim Frashërit, nuk mund të gjykojmë teknikisht për

mangësitë poetike, për nivelin artistik, për përsëritjet, për frymën didaktike hera-herës të tepruar, proliksitetin -

sepse sot e gjithë ditën ai zë vendin e një ‖ati kombëtar‖, e një ―formuesi të vetëdijes kombëtare‖, të një

―misionari të bashkimit të shqiptarëve‖ dhe i vendosur në posturën e një ati, për ne mbetet siç është e hijshme të

veprohet ndaj gjithë prindërve, vetëm ta nderojmë.

“Modernitet i pamunguar në Letrat Shqipe”

ars poetica - koncept

Page 5: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

8 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

ars poetica - koncept

Page 6: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

9 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

Abdellatif Laâbi

Fitues i çmimit letrar “Naim Frashëri”, Tetovë 2008

…për rezistencën e rrënjeve shpirtërore kundrejt entropisë dhe shpërbërjes, për pastrimin dhe rikthimin e nostalgjisë së

çiltër mbi mitet e humbura të identitetit dhe zanafillës, për detajin fantazmogorik që feks në kujtesën dhe përditshmërinë

tonë, për vegimet sureale mbi sendet dhe dukuritë në vetëdijen e traumatizuar të njeriut bashkëkohor, për metafizikën e

konfliktit me mitet e kohës, gjuhës, prejardhjes, traditës dhe historisë, për harmoninë e fjalës poetike me imazhin mediativ e

filozofik, për fluturimin poetik transcendental të njeriut si frymë…

(Citat nga motivacioni i jurisë së FNP "Ditët e Naimit" 2008)

ars poetica - koncept

Page 7: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

10 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S P O E T I C A - A R S P O E T I C A - A R S P O E T I C A - A R S P O E T I C A - A R S

Abdellatif Laâbi (Çmimi letrar “Naim Frashëri”, Tetovë 2008)

Shkëputur nga Antologjia Poetike e FNP “Ditët e Naimit”, me titull “Simfonia e qëndresës”,

përgatitur nga Sh. Emërllahu

Abdellatif Laâbi u lind më 1942 në Fes (Marok). Në vitin 1966 themelon revistën Souffles, që

luan një rol të konsiderueshëm në ringjalljen e kulturës në Magreb. Lufta e tij si intelektual

dhe opozitar çon deri te burgosja e tij nga 1972 deri 1980. Jeton në Francë prej vitit 1985.

Redaktor i revistës Souffles, politikisht aktiv, u arrestua, u torturua dhe u burgos më 1972 për "delikte opinioni". I

adoptuar si i burgosur i ndërgjegjes nga Amnesty International, u shpërblye me Çmimin e Lirisë, PEN Club-i

francez, dhe me Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë nga Fondacioni i Arteve, Rotterdam, kur ishte ende në burg. U

lirua më 1980 dhe tani jeton në Francë.

Abdellatif laabi është shkrimtar i madh maroken frankofon i periudhës pas pavarësisë dhe njëri nga figurat më të

mëdha letrare të shekullit XX të Magrebit. Përdorimi i frëngjishtes në vend të arabishtes nga ai është një vendim

i qëllimshëm në përpjekjen e tij për të gjetur një gjuhë që mund të ç‘tradicionalizojë, si dhe të shkolonizojë

ndërgjegjen marokene. Shkrimi i Laâbi-t i referohet vazhdimisht traditës gojore të vendit të tij. Ai lëviz midis

zhanreve në një stil të cilin e quan ―itinerar‖, sepse vazhdimisht mundohet t‘u shmanget mënyrave dhe

përgjigjeve konvencionale. Ankthi i tij i përhershëm është të përmbytet nga afazia, që është trashëgimia e

qëndrueshme e kolonializmit, të cilën e ka përjetësuar tirania në Marok. Arritja e tij është krijimi i një gjuhe të re

letrare, që preokupohet papushim me natyrën e shkrimit; dështimi i tij është i pashmangshëm, duke pasur

parasysh paradoksin e një shkrimtari të angazhuar revolucionar në një shoqëri analfabetësh.

Gjatë burgosjes së tij, krijimtaria e Laâbi-t u zhvillua në pjekurinë e plotë, duke lënë vetëm një gjurmë të

surrealizmit disi fallso të veprës së tij të hershme ―L‘Oeil et la nuit‖ (Syri dhe nata – 1969). Në ―Le Règne de

barbarie‖ (Sundimi i barbarisë – 1976), ―Sous le baillon‖ (Nën tapën e gojës – 1981) dhe ―L'Ecorché vif‖ (Tepër

i ndjeshmi – 1986), vepra të quajtura prozoema, orvatet për një gjuhë që është e rafinuar, e kthjellët e mërzitur

dhe që është e lirë nga funksioni pseudomimetik i prozës, duke mos u druajtur të përfshijë material autentik, si

letra për Mario de Andrade dhe për djalin e tij në "L'Ecorché vif". Në ―Le Chemin des ordalies‖ (Udha e ordalive

– 1982), Laâbi transformoi letrat e tij të burgut, të botuara më vonë si "Chroniques de la citadelle d‘exil‖

(Kronikat e fortesës së mërgimit – 1983), në një poezi të kulluar proze, që është njëri nga raportet më të

paharrueshme të burgimit që janë shkruar ndonjëherë.

Në intervistat, si në atë me Jacques Alessandrën të botuar, si ―La Brulûre des interrogations‖ (Djegia e marrjeve

në pyetje – 1985), Laâbi shqyrton me çiltërsi dhe me depërtim të madh historik dilemën e marrëdhënies midis

intelektualit dhe shtetit, një dilemë me të cilën ballafaqohen të gjithë shkrimtarët në shoqëri të varfëra dhe

despotike, dhe që shpesh shmanget ose minimizohet. Duke problematizuar vazhdimisht rolin e shkrimtarit, vepra

e Laâbi-t ka mbajtur lart mundësinë e shfaqjes së një zëri të pakomprometuar letrar në Magreb; në këtë, ai zë

vendin e dytë pas atij të shkrimtarit Kateb Yacine nga Algjeria.

Përveç një prodhimtarie të vazhdueshme poetike, ka botuar romane, pjesë teatri, ese si dhe vepra për rininë.

Veprat e tij u përkthyen në disa gjuhë (anglisht, spanjisht, gjermanisht, holandisht, italisht, turqisht etj.). Përveç

kësaj, ai ka përkthyer në frëngjisht shumë poetë arabë bashkëkohorë, duke përfshirë shkrimet e poetit irakian

Abdelwahab Al Bayati, "Autobiographie du voleur de feu" (Autobiografia e vjedhësit të zjarrit - 1987). Veprat e

tjera përfshijnë një pjesë teatrale, "Le Baptême chacaliste" (Pagëzimi i çakallit - 1987) dhe sekuencat e poezisë

"Discours sur la colline arabe" (Fjalim mbi kodrën arabe – 1985) dhe ―Histoire de sept crucifiés de l‘espoir‖

(Historia e shtatë të kryqëzuarve të shpresës – 1980). Më 1980 u botua një përmbledhje esesh nga autorë dhe

studiues të shquar si ―Pour Laâbi‖ (Për Laâbin).

ars poetica - koncept

Page 8: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

11 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

Me 1970, aitij i jepet çmimi Miqësisë franko-arabe, më 1979, fiton Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë, nga

Fondacioni Kombëtar i Arteve në Rotterdam, ndërsa më 1980 i jepet çmimi nga Pen Club francez, më 1981 e

merr çmimin Albert Droin nga Shoqata e Njerëzve të Letrave të Francës, çmimi Fonlon Nichols nga Shoqata

Afrikane për Letërsi (ShBA) i ndahet në vitin 1999. Po atë vit fiton edhe çmimin e Poezisë Valoni – Bruksel, më

vitin 2002 është laureat i çmimit të Afrikës Mesdhetare të ADELF-it. Çmimin Alain-Bosquet për tërësinë e

veprës së tij e merr në vitin 2006, kurse sivjet fiton çmimin Robert-Ganzo të Poezisë. Dhe ja tani, Abdellatif

Laâbi është edhe laureat i çmimit tonë letrar ―Naim Frashëri‖ të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ―Ditët e

Naimit‖ dhe i jepet titulli Anëtar Nderi i këtij Festivali.

Më vitin 1998 është shpallur anëtar i Akademisë Mallarme, Komandant në Urdhërin e Arteve dhe Letrave nga

Jack Lang, si dhe vitin e kaluar u shpall Profesor nderi i Universitetit Rennes 2 të Francës.

FRUTET E TRUPIT

(Editions de la Différence, 2003)

Në frutet e trupit

gjithçka është mirë

Lëkura

lëngu

mishi

Bile gurët

janë të shijshëm

Kush nuk provoi kurrë

të ndaluraren

le të më hedhë

mollën e parë

Hipokritët e shkretë

që ngjiteni në shtrat

me këmbën e djathtë

dhe i luteni emrit të Zotit

para se të ndërzeheni

Nga dera

që çon te kënaqësia

ju njihni vetëm

vrimën e verbër

të bravës

Kur teologët

me çallmë apo jo

merren me seks

kjo

më ndërpret oreksin

Më vjen vështirë të lexoj

traktatet e erotologjisë

Gjimnastika më mërzit

Po të mos ishte

dashuria

krijim

vepër personale

do të kisha braktisur shkollën e saj

Portret gruaje

me fëmijë

Ai është gjashtë vjeç

ndoshta shtatë

Dhe i shkon

për mrekulli

Fëmijët e mi

ndoshta besojnë

që nuk kam seks

Unë

kurrë s‘kam dyshuar nga i tyri

Irida u shkri në iridë

Ç‘po na ndodh?

Uria

nuk është më uri

Etja

nuk është më etje

Farë kanibalësh

bëjmë sikur

ta shtronim tryezën

Vetëm për t‘u ngrënë me sytë?

Ti më jep derën

kjo quhet të japësh

Dhe ti di deri ku

shkon e imja

Do të merret së pari me

zverkun e satinuar

Do të zbresë për t'u ngatërruar

midis maleve dhe lugjeve

Pastaj do të niset

drejt perlës notuese

bivuak i endjeve të tua

Kur unë marr

inisiativën

vetëm të bindem ty

Atëherë më dikto

Ti di që jam

shkrues i mirë

Të lodhem

ars poetica - koncept

Page 9: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

12 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

unë

t‘i rezistoj punës së shenjtë ?

Jam punëtor-rob

që e kërkon përsëri

Kurrë s‘jam përkulur

para diçkaje, për sa e fuqishme qoftë

Para teje

po

moj sovranja ime

Kemi gjithë kohën

për të pikturuar këtë pëlhurë

dhe për t‘u veshur me të

Të gdhendim këtë idhull

dhe ta hamë

Ta shkruajmë këtë vjershë

dhe ta djegim

Pa u pastruar

e kryej lutjen time

krejt lakuriq

Dhe më merr mendja

që qielli e vlerëson

Në çfarëdo moshe

në dashuri

jemi të gjithë

fillestarë

LE TË HAPIM SYRIN E ZEMRËS!

I

Letrat e mëdha më trembin

I pres në dy

për të shkruar

gjysmë-poezi

Toka

më trallis

Ah, po të mund të ishte

e palëvizshme dhe e sheshtë!

Nomadi ëndërron për një shtëpi

I ndenjuri, për një kalë

Ëndrra binjakësh siamezë

Dy endacakë takohen

Mezi shikojnë njëri-tjetrin

dhe kalojnë rrugën

ku secili shtyn përpara vetes

hijen e tjetrit

Për t‘u rigjetur

duhet së pari të humbasesh

Kolovajzat

e mbërthyera në yjet

janë më të ngurta

Sa i ngjajnë njëri-tjetrit vendet

dhe mërgimet, sa të ngjashme janë mes vete!

Hapat e tu nuk janë prej këtyre hapave

që lënë gjurmë në rërë

Ti kalon pa kaluar

Ndonjë ditë do të duhet

t‘i kërkojmë falje tokës

dhe të tërhiqemi

në majën e gjishtave të këmbëve

II

Më shumë se një kuptim,

jetës

jepia konsistencë

E verdha prêt të kaltrën

që vonohet me të gjelbrën

E bardha buzëqesh

për këtë skenë mediokre

zhgënjimi dashurie

Kjo dritë

nuk është për t‘u përshkruar

Hahet ose pihet

Gjethja dridhet

ose nuk jeton

Ngrënia

është një festë pagane

kur t‘i shikoni njëri tjetrit në sy

të dy sytë

Ç‘është më e bukur

dera që hapet

apo sytë që mbyllen?

Ajo ç‘është e bukur

është e bukur menjëherë

përgjithësisht

E pakufishmja është brenda nesh

Plus

ne jemi burimi i saj

Treni u humb

Transportonte një poet

ars poetica - koncept

Page 10: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

13 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

III

Më thuaj pyetjet që të djegin

dhe do të të them kush je

Kush flet për ta ribërë botën?

Do të donim thjesht ta mbështesnim

me një degëz dinjiteti

në qoshen e buzëve

Vdekja zë pritë

Edhe jeta

Shpirti im më përket mua

Pse duhet ta japë?

O shira

po të ishit

lotët e qiellit

do të filloja të besoja

Edhe pse të pafajshëm

për gjakun e fqinjit tonë

na ndodh ta vrasim jetën

brenda nesh

disa herë

jo vetëm një

Janë dështimet

që na mësojnë

bujarinë

Të shpejtohemi!

Jeta nuk pret

Më thoni

drejt cilës asgjësi

rrjedh lumi i jetës

Kur

jeni larë në të

për herë të fundit?

Popujt e lumtur

nuk kanë poezi

Le të hapim syrin e zemrës!

LIBRI I RI

Një libër i ri

i ngrohtë ende

Ti nuk injoron asgjë prej tij

ndërsa të duket tashmë si i huaj

ky fëmijë

legjitim pa dyshim

Çfarë

do të ëndërroje për ndjekësin

e një bastardi

bjond

me sy të kaltër

të bërë me një zonjë gjuhë

qëllimisht hermetike

Një libër ku do të ishe i mbrojtur

nga arsenali

i pohimeve me kokë

të lexuesit ?

FATKEQËSITË E NJË ËNDËRRUESI TË

NGARKUAR

Nuk është çështje supesh

as bicepsi

barra e botës

Ata që e mbajnë

janë shpesh më të brishtët

Edhe ata i nënshtrohen frikës

dyshimit

shkurajimit

dhe nganjëherë madje mallkojnë

Idenë ose Ëndrrën e shkëlqyer

që i ka vënë

në zjarrin e mundimit të ferrit

Por nëse palosen

nuk thyhen

dhe kur nga fatkeqësia e shpeshtë

priten dhe gjymtohen

këto xhunkthe njerëzore

dinë që trupat e tyre të shpuar

nga tradhtia

bëhen aq shumë fyej

që barinjtë e zgjimit e ngrenë në buzët

për të kapur

dhe dërguar deri në yjet

simfoninë e qëndresës

VAKSINË

Paris Orly

Ti je në lozhën e parë

të qëllimit lëvizës

duke ruajtur valixhen e kuqe

që ke inauguruar gjatë këtij udhëtimi

Kur del pas pritjes së gjatë

me vështirësi e njeh

Është sikur të kishte kaluar

galeritë e një miniere qymyri

Veç kësaj është e prishur

Cilit inkuizitori i ka pëlqyer

ars poetica - koncept

Page 11: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

14 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

ta kontrollojë pa komoditet

kurse ti kishe futur poezitë e tua

në mbrojtje në çantën tënde të dorës?

Hajde, ndal kinemanë tënde

ndërron mendimin

inkuizicioni i sotshëm vishet me dorëza

dhe përdor rreze

Ka çekiçë të tjerë në kokë

Ti ke rruar mjekrën më kohë

dhe nuk mendon më që revolucioni

është për nesër

Pasnesër ndoshta, nëse ia arrin

të realizosh

në laboratorin tënd sekret

një vaksinë kali

kundër budallalëkut triumfues

KATËR VJET

Do të jenë së shpejti katër vjet

më kanë shkëputur nga ti

nga shokët e mi

nga populli im

më kanë lidhur

mbyllur gojën

me sy të mbuluar

më kanë ndaluar poezitë

emrin tim

më kanë mërguar në një ishullth

prej betoni dhe ndryshku

u vendos një numër

mbi kurrizin e mungesës sime

më kanë ndaluar

librat që dua

lajmet

muzikën

dhe për të të parë

një çerek ore në javë

nëpër dy grila të ndara nga një korridor

ishin ende atje

duke pirë gjakun e fjalëve tona

një kronometër

në vend të trurit

FJALIM MBI KODRËN ARABE (1985)

Xhelati u zgjua

Pranë tij

gruaja e tij fle ende

Rrëshqet vjedhurazi nga shtrati

rivishet me uniformën e tij të xhunglës

dhe del

Në rrugën e dhomëzës

ku e presin veglat e tij

dhe viktimat e tij të ditës

mendon për gjërat e rëndomta të jetës

çmimet që ngriten

shtëpia që do të jetë tepër e ngushtë

kur të vijë fëmija i pestë

shirat që vonohen prapë sivjet

rezultati i emisionit të fundit kulturor në televizion

I afrohet zyrës së hyrjeve

drejtohet për në dhomëz

e hap derën

Trupat janë strukur në gjysmë-hije

kollitje

kutërbim

Çohu horr!

bërtet

duke hedhur një shkelm

ne pleksusin e të akuzuarit të parë

që gjen këmba e tij

TEPËR I NDJESHMI (1986)

Poeti arab

ulet para tryezës së tij boshe

përgatitet të hartojë testamentin e tij

por zbulon që ka humbur

zakonin e shkrimit

Ka harruar poezitë e veta

dhe poezitë e prejardhësve të tij

Dëshiron të qajë nga inati

por kupton

që ka humbur përdorimin e fjalës

Nga lufta e lodhshme

përgatitet të çohet

por ndien që ka humbur

përdorimin e gjymtyrëve të tij

Vdekja e ka paraprirë

atje ku do të duhej të hiqte dorë

përballë jetës

GJUHA E NËNËS SIME

Prej njëzet vjetësh nuk e pashë nënën time

E ka lënë veten të vdiste nga uria

Tregojnë që shpështillte çdo mëngjes

shaminë e saj të kokës

dhe godiste shtatë herë dheun

duke mallkuar qiellin dhe tiranin

Unë isha në shpellë

atje ku i dënuari lexon në hijet

dhe vizaton mbi muret shtazët e së ardhshme

Prej njëzet vjetësh nuk e pashë nënën time

Më ka lënë një takëm kinez kafeje

ars poetica - koncept

Page 12: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

15 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

ku filxhanët thyhen një pas një

pa pendim nga ana ime se janë aq të shëmtuar

Por kafen e dua edhe më shumë

Sot, kur jam vetëm

huazoj zërin e nënës sime

ose më saktë, është ajo që flet në gojën time

me sharjet e saj, fjalët e saj të vrazhda dhe mallkimet

e saj

rruzarja e pagjetshme e shprehjeve të saj zvogëluese

gjithë fara e kërcënuar nga fjalët e saj

Prej njëzet vjetësh nuk e pashë nënën time

por jam njeriu i fundit

që flet ende gjuhën e saj

DY ORË ME TREN

Në dy orë me tren

rikaloj filmin e jetës sime

Dy minuta në vit mesatarisht

Një gjysmë ore për fëmijërinë

tjetër për burgun

Dashuria, librat, bredhja

ndajnë pjesën e mbetur

Dora e shoqes sime

shkrihet dalëngadalë në timen

dhe koka e saj mbi supin tim

është aq e lehtë sa një pëllumb

Kur të arrijmë

do të kapërcej të pesëdhjetat

dhe do të më mbetet për të jetuar

një orë përafërsisht

SHKURTIM PËRJETËSIE

Mbi trapin do të ndez një qiri

dhe do të shpik lutjen time

Do t‘ia lë valës së frymëzuar

kujdesin për të ngritur tempullin e saj

Do të vesh me pelerinën time

peshkun e parë

që do të fërkohet në rremat e mi

Kështu do të kaloj natën dhe detin

pa ushqim dhe pulëbardha

me një copë qiriri

dhe një fije lutjeje

Kështu do të iki

me fytyrën time të ndriçuari

dhe do t‘i them vetes

o gjysmë njeriu, gëzohu

do të jetosh, nëse ende s'e jetove

një shkurtim përjetësie.

Përktheu: Silke Liria Blumbach

ars poetica - koncept

Page 13: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

16 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S P O E T I C A - A R S P O E T I C A - A R S P O E T I C A - A R S P O E T I C A - A R S

UNIVERSALJA E KËNGËTIMIT DHE VEÇANTIA ARTISTIKE

NË POEZINË E ABDELLATIF LAABIT

Abdellatif Laâbi (Marok-Francë), fitues i çmimit letrar “Naim Frashëri”, 2008

Remzi Salihu

…për të arritur e kapur mesazhin e duhur dhe të drejtë të qëllimit, duhet kompozuar me

vëmendje në sirtarin e mendjes “simfoninë e qëndresës”…

…njeriu në këtë kozmos s‟është tjetër vetëm një “shkurtim përjetësie” në trupin e hapur

të jetës, dhe në këtë trup vetë poeti është një “qiri” që ndriçon në tempullin e vet…

Sa herë që kam para sysh letërsinë e botës arabe, papandehur në kujtesë më nxitë bindja se kemi të bëjmë me një

traditë, ku ndjenja shpirtërore dhe ajo materiale janë motive kryesore të kreativitetit poetik. Këto mundësi mbeten

përmasa dominuese të frymëzimit të autorëve të kësaj ane. Në krijimtarinë dhe kulturën e tyre qëndron një

këmbëngulësi e madhe për ta pasqyruar ngritjen e tyre letrare në nivelin e letërsisë perëndimore. Edhe pse kjo në

dukje nuk vjen si afirmim i menjëhershëm, me domethënie të klasifikuar, por ajo vepron dhe ndikon me një

urtësi magjike të fjalës së bukur, me sintaksën dhe gjuhën e përdorur bashkë me përmbajtjen që shëmbëllen.

Kështu që kjo vërtetësi ngjishet me anën formale të përmbajtjes, e cila nga forma e jashtme bartet në brendi të

domethënies së brendshme të realitetit jetësor. Kështu për shembull ka poezi që me temat e tyre kërkojnë guxim,

detyrim për të marrë përgjegjësi dhe për të mbrojtur nivelin artistik të letërsisë. Para së gjithash kjo bindje ka të

bëjë me ruajtjen dhe shkallëzimin artistik të vlerave dhe domethënies së saj. Ka edhe autorë për nga domethënia

e formës kthejnë frymën prapa, në rregullat e vjetra të sintaksës, prozodisë dhe stilit e artit të ngërthyer në forma

te vjetra të këngëtimit, pa shqyrtuar teoritë moderne të krijimit poetik, qëllimi qëndron aty ku modernen,

nëpërmjet të vjetrës, duan ta bëjnë proces. Sepse e vjetra ka mbetur e mbyllur, e palëvizshme. Dhe kjo duket

përmes gjuhës së përdorur, e që në të vërtetë shpalon ligjet e sintaksës, morfologjisë dhe leksikografisë së të

kaluarës; duke shkuar edhe më larg te krijimet e para islamike, ato emevite dhe abasite. Natyrisht se ka përkrahës

të së kaluarës dhe kjo logjikë propagandohet nëpër bankat e shkollës si burim i vjetër i dijenisë.

Pos autorëve të njohur që kanë vepruar brenda kufijve marokenë, një vend të rëndësishëm kanë zënë edhe

krijuesit Ahmet Ziami, Kariem Ties, Majahul Benmmausa, Abdelazis Ajaarauj, Tahar Ben Jellaun, Fouad

Loroui, Muhamet Mrubet, madje poetët frankofonë të dalë në ekzil, siç janë Tahar Ben Jellau Abdellah Taia, si

dhe njëri prej poetëve më të talentuar Abdellatif Laâbi. Këta autorë kanë vepruar dhe krijuar në vend dhe jashtë

vendit duke i vënë lidhje dhe detyrë vetes me talentin dhe shumëllojshmërinë artistike të formave të qasjes së

tyre në njërën anë, dhe pamundësisë së krijimtarisë në anën tjetër, për t‘ia dhënë vendin e merituar letërsisë

marokene. Nga ky shkak mund të shtrohen shumë pyetje për rrugën e këtyre autorëve që kanë ndjekur. Ndodh që

këta krijues, në këtë rast për mua kanë mbetur pa u studiuar tërësisht, për të dëshmuar në skenën letrare se cilët

janë poetë simbolik apo hermetik, madje cilët janë pro arabë, nacionalë ose religjiozë. Ky aspekt është shumë

domethënës kur dihen rrethanat në të cilat kalon ajo pjesë e shoqërisë. Nëse ne mundohemi ta kuptojmë këtë

simbolikë të këtij mendimi, hyjmë gjithsesi në shqyrtim të realitetit politik e social, madje me fjalë të tjera,

krijimtaria është një pjesë e shoqërisë, andaj format e saj të shprehjes janë shumë dimensionesh.

Poeti Abdellatif Laâbi është poet që shkruan edhe në frëngjisht, i cili bindjen e tij si njeri dhe mendimtar lakonik

e vendos midis shpresës dhe dyshimit, ndërmjet jetës dhe vdekjes. Poezitë e tij përcjellin frymën e dyshimit dhe

lakmisë së njeriut, por këto bindje ai i koordinon në një humanitet të përbashkët, sepse të gjithë njerëzit duhet të

ndriçohen dhe ngrohen njëlloj në një diell të përbashkët. Idetë dhe motivet e tij janë të ngjeshura me njohuri

filozofike të arabëve dhe të përmbushura me emocione intensive nga vendlindja e tij. Shumë poezi flasin për

ngufatjen e ëndrrës dhe jetës në një botë të përmbushur me plot dhunë, për të çarat e kohës që sjellin varfërinë

midis njerëzish. Nëpër vargjet e tij ka revoltë dhe shpresë për të ardhmen e shoqërisë. Vrulli i durimit për t‘u

përballur me të keqen, e që është i ngjashëm me qëndresën, vjen si sakrificë e kohës në hapësirë e vend të

caktuar. Në vargjet e tij shihet një gjallëri që thërret individin për qëndresë, por edhe në diçka që e nxitë individin

ars poetica - koncept

Page 14: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

17 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

për ta thënë të vërtetën qoftë ajo të jetë edhe e hidhur. Poezia e poetit të ngjall guxim dhe lexuesin e kalitë që të

mos dorëzohet nga vështirësitë që i dalin edhe për ato gjera të papritura që nuk shkojnë mbarë, por ai e armatos

lexuesin me optimizëm për lirinë e dëshiruar.

Jeta për Laâbi-n është si një lum i gjatë, por jo i qetë, me plot dyshime, me përmbytje e vërshime, me ishuj e

rryma të kthjellta dhe të thella. Poezitë e tij shëmbëllejnë për dhunën, por edhe për dashurinë. Vargjet e tij janë të

ëmbla dhe të hidhura, madje tunduese dhe reflektuese që të motivojnë për rikujtim. Poezitë e tij nuk paraqesin

një revolucionar të hidhëruar, por një njeri të qetë, të mendueshëm që kërkon zgjidhje,

prandaj vargjet e tij janë mjaft prekëse, që të lënë përshtypje të thella. Por në fund lexuesi

krijon bindjen dhe ndjenjën se vargjet e tij kanë një frymë të lehtë dashurie për njerëzimin,

madje për dinjitetin individual, lirinë e Marokut dhe paqen në botë. Poeti Abdellatif Laâbi

kurrë nuk ka heshtur për ta thënë të vërtetën dhe shpirtin e njeriut e ka ngritur lart, andaj ai

mbetet me plot bindje poet i lirisë, dashurisë, vëllazërimit midis njerëzve, bëhet ―endës i

shpresës‖, i frymës intime të mallit për atdheun.

Është poet i shprehjes së një stili të lartë dhe zemrës së madhe, i cili dëshiron që fjalës së

njeriut t‘i japë të drejtë dhe vlerën e saj ta ngrit lart në vendin e merituar. Ai ngrit zërin

kundër padrejtësisë e cila në të shumtën e rasteve është e shtypur nga dhuna dhe keqbërja. I

vetëdijshëm për tragjiken e njeriut në situata të caktuara të jetës, në kohë dhe hapësirë, dhe

përvoja jetësore nëpër këto labirinte tmerruese, e ka shtyrë poetin që të bëhet i ndieshëm

ndaj vuajtjes së njeriut në kozmosin tonë. Prandaj poezitë e tij kanë një humanizëm të veçantë që bashkëjetojnë

me njeriun, që kërkojnë liri, kështu dhe vargjet e tij janë ëndrra bartëse të shpresës për një të ardhme më të mirë e

të lumtur. Në vizionin e poetit ndriçon dielli vëllazëror për kontinentin tonë që duhet ta kthjellojë e ndriçojë. Me

plot bindje mund të themi se ky poet është simbol i rilindjes intelektuale në Marok. Abdelatif Laâbi nuk është

vetëm poet i lavdit të vet, i qëllimit në vete, por është një përgjues i mundësisë e saktësisë artistike të projektit të

tij letrar të pavdekshëm, nuk ka vargje narcisoide, por të kapshme që ruajnë dinjitetin e tij me një ironi të

theksuar, që vargjet e tij bashkë me ritmin e natyrshëm japin shkëlqimin sikur ato ia drejton vetes. Ai me plot

bindje mund të quhet poet i vrullit dhe kthjelltësisë. Me anë të një dramatizimi të situatës duket se në këngëtimin

e tij shpërthen revolta e poetit kundër diktaturës dhe diktatorit, i cili me tiraninë e tij ngulfat shoqërinë dhe

njerëzit që kërkojnë një jetë më të mirë. Nëna tipizohet shumë mirë në poezinë ―Gjuha e nënës sime‖ e cila për

nga figuracioni simbolizon e aludon në atdheun që përpiqet të dalë nga diktatura dhe tirania mbizotëruese në

vend, nëna sabotonte në mënyrën e vet, duke goditur dhe mallkuar me shaminë e saj dheun dhe qiellin, për të

nxjerrë një copë dritë për fëmijët e saj që gjenden në shpellën e dënimit, më se njëzet vite pa parë dritë dhe liri.

Në këtë vetmi të madhe edhe poeti e sheh veten dhe ―huazon zërin e nënës‖ apo gjuhën e saj të vrazhdë, sharjen

dhe mallkimin e përgjithësuar të popullit me gjuhën kamxhikuese të poetit; ngase ai më se njëzet vjet i

syrgjynosur, pa afrinë e nënës, por me pulsin e saj të skalitur në shpirt, flet me gjuhën e saj të mallkimit për

situatën që ka katandisur vendin, atdheun, i cili ka hyrë në shpellën e varfërisë së skajshme në njërën anë dhe

dhunës së diktaturës në tjetrën anë.

Performancat poetike të poetit maroken Abdellatif Laâbi kanë një spontanitet të rrjedhshëm të të rrëfyerit, gjuha

e rrjedhshme e përditshmërisë përmbushet me ironi e metafora të goditura, sjell një afri të kapshme për lexuesin.

Shprehjet e tij mbarështrohen rrjedhshëm nëpër vargjet monokolone, duke ngërthyer në vete një kureshtje e

atraksion poetik të shprehjes moderne dhe intelektuale. Komoditeti artistik që inaugurojnë vargjet e tij, poetin e

vënë në lozhën e parë të mendimit e të qëllimit, për t‘i shpërndarë rrezet e tij reflektuese të gjykimit për

inkuizicionin e sotshëm, të cilat do të kërkonin një çekan më të rëndë të goditjeve në kohë dhe hapësirë. Sepse

dëshira dhe guximi për revolucionin e kohës sonë nuk duhet lënë për nesër, apo të lihet zvarrë në udhëkryqin e

dyshimit. Por veprimi duhet përgatitur mirë në laboratorin sekret të qëllimit kundër budallallëqeve që ndodhin në

sistemet diktatoriale të kohës sonë. Në këtë rrugëtim të qëllimit lëvizës gjenden edhe poezitë e Laâbi-t. Çdo

qëllim për t‘u arritur diçka në jetë, poeti mendon se njeriu duhet të ketë edhe durimin edhe guximin. Sepse për

t‘u realizuar një ëndërr duhet të kesh kohë dhe sprovë, ngase ata që bartin përgjegjësitë kanë edhe shkurajimin,

frikësimin për idenë dhe ëndrrën që ia kanë shtruar vetes. Kjo detyrë obliguese ndaj vetes ka edhe vështirësitë e

saj gjatë rrugëtimit të atakuar nga ankthet njerëzore që tradhtojnë një ëndërr, e cila është nisur lartë nëpër sfondin

e qëllimit më të mirë e më të largët, përtej hapësirës ku vepron vetë individi. Por për të arritur e kapur mesazhin e

duhur dhe të drejtë të qëllimit, duhet kompozuar me vëmendje në sirtarin e mendjes ―simfoninë e qëndresës‖.

Poeti, pos temave universale, meditimin e vet e ngarkon edhe me gjërat e sendet që e rrethojnë, madje edhe libri

më i ri që sapo ka dalë nga shtypi, të cilin autori e ka në duar, i bëhet mjet frymëzimi e komunikimi. Poeti nuk

injoron kurrgjë që gjendet në rrethin e tij, ai jetëson çdo gjë, edhe pse sendet rreth vetes në fillim mund të duken

si të huaja, të vdekura, por me kalimin e kohës ato bëhen të afërta dhe të kuptueshme si ndonjë fëmijë legjitim,

ars poetica - koncept

Page 15: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

18 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

pa të cilët e ke të pamundshme ta kalosh kohën dhe jetën. Poeti bëhet i arsyeshëm edhe nga pakuptimësitë,

―zonjës gjuhë, qëllimisht hermetike‖ që përfshihen nëpër libra të ndryshëm. Por përherë ka një shteg të hapur,

deri te kthjelltësia e kuptimit ku gjendet qëllimi dhe mirëkuptimi. Libri do të ishte i afërt për lexuesin kur në vete

do të radhiste rreshtat e një arsenali të madh lexuesish që do të pohonin në vete se ky apo ai libër është realizuar

mirë. Duke u marrë me çështje estetike, poeti gjithsesi se ka para vetes lexuesin, të cilin, çdo poet duhet ta ketë

kriter e vlerësues të mirë, për të dhënë vlera dhe cilësi letrare. Të duket se poeti edhe kur është i drejtpërdrejtë

edhe kur është i tërthortë ka kujdes të veçantë në përdorimin e gjuhës poetike. Ai nuk del nga suazat moderne të

të shprehurit ironik e artistik. Duke i njohur mirë dy kontinente jetësore, ai ka bashkëdyzuar përvojën e tij

artistike për t‘i realizuar idetë dhe idealet e tij kreative të një njohësi të mirë të poezisë.

Shkurtim përjetësie në trupin e hapur të jetës

Për poetin momenti në kohë është shumë domethënës, ngase çasti, ndodhia e caktuar, ia kthejnë dhe fiksojnë

mendimin për diçka që ka ndodhur me rëndësi në jetën e tij. Evokimi i ngjarjeve të theksuara në kujtesën e vet

për të kaluarën, me plotë peripeci e sakrifica, janë perla frymëzuese që e ndjekin poetin në çdo çast dhe kanë

vulën e kohës, e që do të thotë, shkrimtarin e bëjnë poet të angazhuar të kohës. Dashuritë, librat, janë jeta e tij e

rëndomë, spontane, të cilat për të kalojnë shumë shpejtë, por mbeten ëndrra minutash të shkurtër të ikur të jetës,

sepse njeriu në këtë kozmos s‘është tjetër vetëm një ―shkurtim përjetësie‖ në trupin e hapur të jetës, dhe në këtë

trup vetë poeti është një ―qiri‖ që ndriçon në tempullin e vet. Drita dhe ndriçimi i tij që shëmbëllen nëpër errësirë

për t‘u dhënë të tjerëve shteg kthjelltësie nëpër detin e rrugëtimit, të mendimit të mbërthyer me pelerinë

mbrojtëse, për të ndriçuar sado pak, si gjysmë njeri, me plot sakrifica e peripeci. Për të sjellë dritë te të tjerët,

ashtu siç thoshte dikur Naim Frashëri te ―Fjalët e qiririt‖, edhe poeti Abdellatif Laâbi me porosinë e tij sjell një

optimizëm të theksuar si valë frymëzuese, pas gjithë asaj të mire e sakrifice që bën njeriu në jetë, duhet të

gëzohet, sepse ai do të mbetet gjallë në kujtesën e njerëzimit deri në përjetësi, për veprat e mira që ka bërë. Me

ndjenjë romantike, por me shprehje e gjuhë moderne fuqia poetike e Laâbi-t ndriçon dhe reflekton zërin më të

fuqishëm të poezisë bashkëkohore në letërsinë marokene, frankofone. Përpjekjet e tij për të sjellë frymë dhe

shtimung modern në poezi, këtë individualitet letrar e distancon gjuha mjeshtërore nga krijimtaria klasike. Poezia

e tij është me plot elemente të reja të shprehjes moderne të kohës sonë, si duket kultura dhe gjuha franceze ka

ndikuar shumë në ngritjen profesionale e artistike të poezisë. Fuqia poetike e ka bërë këtë poet që të përkthehet

në shumë gjuhë të huaja, sepse për të qenë poet i mirë në Francë, si i huaj, gjithsesi duhet të jesh mbi standardin

letrar. Këtë autori e thekson qysh tek ―Kërkimi poetik‖ me botëkuptim poetik të edituar sipas rendit kronologjik,

lexuesi do të mund të ndjek gjenezën e një fati poetik të jashtëzakonshëm të njeriut, i cili ka qenë aq e

rëndësishëm, i vulosur me hekurin e nxehur të historisë. Dhe e gjithë kjo ka ndodhur për këto tridhjetë vitet e

fundit. Kjo shihet nga numri i madh i lexuesve të interesuar që është shtuar për këtë autor të mrekullueshëm. Tërë

këtë arsenal autoriteti, poeti e ka arritur me anë të shprehjes dhe gjuhës autoktone poetike, duke dhënë nivelin e

saktë të të vërtetës bashkë me temat e motivet e prekura universale. Aftësia e të shprehurit të lehtë, të saktë me

plot precizitet, gjuha e Laâbi-t shpalon qartësinë koncize, ku shihet gjuha e thjeshtë, por shumë domethënëse e

poezisë. Kjo duket më qartë te ―Frutat e trupit‖, 2003, duke qenë kritik ndaj vetes; dhe shkathtësia për të kërkuar

forma të reja të shprehjes, me eksplorim të imtësuar të faqeve në horizontin e pamundshëm të literaturës së

lexuar. Prandaj të mos na duket i çuditshëm fakti se vepra ―Frutat e trupit‖ shëmbëllen natyrën e tij letrare, e cila

gjithsesi shpalos tërësinë e dashurisë trupore me domethënien e saj universale. Ky libër është kundër hipokrizisë

dhe konsumimit. Ai këndon qetas dhe sjell kumbimin e afrisë të dy trupave me një ―çmenduri‖ njëkohësisht të

butë dhe të fortë. Libri ―Premtimi i vjeshtës‖, shkruar më 1999-2002, sjell, njëkohësisht, një ditar intim dhe

publik. Kjo formë e rrallë dhe e butë e poezisë së tij ka mundësuar të tregojë një formë të re, që janë dy elemente

të përhershme të iniciativës së tij. Kërkesa e brendshme shpirtërore, spirituale dhe brenga për kushtet njerëzore,

madje pyetjet e përhershme për identitetin, ekzilin, gjenden të lidhura diametralisht me kohën dhe hapësirën ku

jeton e vepron. Kortezhi i dëbimeve njerëzore është i lidhur ngushtë me shqetësimet e autorit për këtë kategori

njerëzish që marrin rrugën e arratisë dhe situata e tyre e rëndë dhe e pazgjidhur, kërcënimet dhe nënçmimet që u

vijnë, mbeten format e qasjes së tij ironike dhe vetëkritike të autorit, për të mbajtur ekuilibrin në mes shpresës

dhe vetëdijes. Edhe te ―Poemat e harxhuara‖ domethënia e librit nënkuptohet nga titulli, por jo nga pyetjet që na

shtrohen, përmes fjalive të ndërshtëna, që vijnë e rrotullohen për ne, rreth një ideje të caktuar. Ai bëhet mbledhës

i thërrmijave deri në skajin e shpirtit për të nxjerr në dritë humanizmin e tij të madh, që ka shtegun e gjatë të të

ecurit nëpër histori. Ky libër jep fragmente të gjenezës së vet të harruar nëpër shekuj. Ja si thotë poeti në poezinë

―Thërrmija buke nën tavolinë‖:

ars poetica - koncept

Page 16: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

19 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

Troshka buke nën tavolinë

Atyre përsëri ua kthej fisnikërinë

Unë përkulem i lodhur,

i ngre ato, i puth një nga një

dhe i vendos në të çarën më të lartë

O mur, që kanosesh për t‟u rrëzuar,

o ju dallëndyshe të njohura

që i keni braktisur çerdhet

O botë e ngecur si krenaria e anies lundruese

Ja ku po t‟i jap thërrmijat dhe fisnikërinë

i kam vënë në të çarën më të lartë

dhe ju them: ja ky është shpirti im

i lënë nën tavolinë

(Përktheu: Remzi Salihu)

Është poet modest dhe sakrifikues për të mirën e njerëzimit, sepse edhe një thërrmijë buke do t‘i kishte ndihmuar

dikujt që jeton në varfëri, e vetëm shpirti i madh i njeriut i ngrenë troshkat që të mos shkojnë kot, kur dikush në

skajin e botës vuan për kafshoren e vetme te bukës. Sepse bota është një ndërtesë e madhe me plotë të çara

muresh ku njerëzimi kanë çerdhe strehimi.

Poeti me poezinë e tij konfirmon kërkesën e tij ndaj vetes dhe botës që e rrethon, nga ndonjëherë ndodhet edhe i

pafuqishëm ndaj situatave të vrazhda që ndodhin papandehur në kozmosin tonë. Këto detaje autori i kapën shumë

mirë me një fuqi shprehëse prej të talentuari e me kreativitet. Pos poezisë ky poet merret edhe me gjini tjera

letrare, me të cilat kompletohet si letrar i talentuar në letërsinë bashkëkohore marokene, franceze e botërore.

Është poet befasues që dallohet me veçantinë autoktone të krijimtarisë së tij poetike.

ars poetica - koncept

Page 17: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

20 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S P O E T I C A - A R S P O E T I C A - A R S P O E T I C A - A R S P O E T I C A - A R S

DYMBËDHJETË HERË – MALL PËR KULTURËN BOTËRORE

(Mbi Edicionin e XII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”)

Dr. Agron Tufa

Një nga formulimet më interesante mbi rolin e traditave dhe shkollave poetike në

shkëmbimin e përvojave dhe njohjen e ndërsjelltë të tyre, e ka dhënë, sipas meje, poeti rus

Osip Mandelshtam, i cili së bashku me Anna Ahmatovën përbëjnë emblemën e asaj shkolle

poetike që njihet me emrin ―Akmeizmi‖. Kur e pyetën Mandelshtamin se, çfarë është për ju ―akmeizmi‖?, ai u

përgjigj: ―mall për kulturën botërore‖.

Si shprehja më e lartë e shkallës së vetëdijes estetike e ontologjike të gjuhës, poezia është lloji që ka mbijetuar

ndër kulturat e lashta të njerëzimit, duke shtegëtuar nga mijëvjeçari në mijëvjeçar, nga shekulli në shekull e nga

epoka në epokë, dhe me një fshikje ringjallëse ka zgjuar ndër shprirtrat njerëzor frymën shtegëtuese të njeriut në

të gjitha gjendjet e larmisë së tij përballë misterit, mahnisë, vdekjes, dashurisë e të gjitha problemeve të

përjetshme metafizike.

Poezia, megjithë zhvillimet e arteve konkuruese, me gjithë shpikjet e realiteteve virtuale, megjithë përsosjen e

teknologjive vizuale dhe auditive, mbetet siç ka qenë: nevojë e pashmangshme e një shpirti të uritur, e vetmja

forcë që shquan ―tej nëntë perdesh‖, që krijon apologjinë e ngushëllimit, shpresës apo ngazëllimit individual mbi

format e tjera të ekzistencës. Sepse, poezia ka një sekret gjenetik të jetëgjatësisë, në ndryshim nga recepienti

pasiv e audiovizual: poezia ka një origjinë që hapet pandërprerë në historinë e species tonë dhe rrënjët burimore

të saj të çojnë pashmangshëm në Zanafillë, atëherë, kur kryesëpari poezia, në të gjitha versionet dhe popujt ka

qenë Lutje. Këtë strukturë të lutjes, për veten, të afërmin, këtë lutje adresuar Zotave, Fatit, Fuqive përtej tij,

poezia e ka trashëguar, qoftë në format e saj të drejtimit kah adresati konjret, qoftë drejtuar në vetvete, si rrëfim,

si predikim, si shkarkim autorrëfimor drejtuar alter egos së tij.

Bota e lashtë dhe e re, trazuar nga pasionet, zbulimet, shpikjet dhe utopitë, nuk ka mundur të sajojë një armë më

rezistente e më të efektshme se sa poezia, këngëzimi në vetvete; janë shembur pa nishan mbretër e perandoria të

tëra janë bërë pluhur e hi, por ka mundur të shpetojnë ―blloqe‖ shumë më të pavdekshme se muret ciklike të

Mikenës, shumë më të pavdekshme se piramidat: ato janë blloqet strofike apo strukturat e pashkatërrueshme nga

koha e poetëve me poezitë e tyre. Kësisoj, njeriu i të gjitha kulturave ka jetuar, është ngjizur dhe formësuar nga

alkimia e formulave kombëtare të vargjeve të veta, siç janë paraskicuar dhe profilet e veçanta kombëtare nën

plazmën supersticioze të eposeve nacionale, në pajtim me embrionin utopik që kanë ato.

Komunikimi me poezinë mbetet sfida më e vështirë e njerëzimit të sotëm. Jo për shkak të vështirësisë.

Përkundrazi. Lehtësia e sotme e komunikimit me poezinë është më e mundshme e më banale se kurrë. Por

mbijetesa e një ndërtimi të qëndrueshëm komunikativ duhet kërkuar në situatën e krijuar që rëndohet gjithnjë e

më fort në civilizimin e sotëm, me shock-un e llojeve të komunikimit, me llavën përmbytëse virtuale, me

përtacinë dhe pasivitetin e ripërtypjes së informacionit. Ka ndodhur ajo që, Lyotard-i e ka konstatuar në

―Gjendjen e Postmodernit: raport mbi dijen‖: ―revolucioni teknologjiko-informativ e rrit së tepërmi vëllimin e

kujtesës sociale, por e bjerr cilësinë e saj‖.

Por, nuk duhet të harrojmë se cilësia e njerëzimit varet nga cilësia thelbësore e dialogut që ndërton, nga cilësia e

kuvendimit shpirtëror dhe frymor. Kur filozofi i lashtë grek Parmenidi thoshte se ―Përplasja është babai i të

gjitha sendeve (ideve)‖, ai me siguri, me këtë shprehje nuk ka patur parasysh përplasjen e ―kungujve‖. Dialogu

shpirtëror e frymor i përvojave poetike të popujve, nuk është rutina burokratike e një konference a simpoziumi të

financuar nga interesa po aq komerciale anëkënd botës. Përkundrazi, ky lloj kuvendimi thelbësor është një nevojë

ars poetica - koncept

Page 18: Ars Poetica - Koncept · 2018. 7. 23. · Naim Frashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës me frymë epopeje që të figuralizojë

N° 12 - T E T O R 2 0 0 8 A R S P O E T I C A

21 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

e domosdoshme dhe risjell edhe njëherë në trajtë baladeske rinjohjen me ëndrrat, frikërat, dëshpërimin dhe

shpresat e njeriut. Ky kuvendim është përcaktues për profilin e njeriut të epokës sonë, pasi aty pikëtakohet njësia

individuale me aspiratat dhe ëndrrat e vetrealizimit në histori me shprehjen alegorike e të pavetëdijshme përmes

imazheve dhe figurave të ëndrrave dhe aspiratave kolektive.

Poetët janë skicues të kontureve futurologjike, ata projektojnë dimensionin shpirtëror që na paraprin dhe ne,

ashtu si në një shërbim sinoptik, mund të gjykojmë mbi simptomat (apo sindromat) e asaj se çfarë ardhmërie i

hapet kulturës dhe vetëdijes njerëzore në shekullin tonë.

Një ndër misionet që e bën të mundshme realizimin e një interkomunikimi të tillë, janë padyshim, Festivalet e

ndryshme Ndërkombëtare, si mundësitë më ideale për të realizuar njohjet e ndërsjellta dhe për të shquar se çfarë

na lëviz përpara, cilat vlera, cilat frikëra, cilat bukuri ndjellëse e fisnikëruese. Ndonëse, jashtë vëmendjes së

merituar nga instancat shtëtërore e polike, takimet e tilla, përveçse të dobishme e të domosdoshme, janë para së

gjithash prekëse me ndjenjën e vetëdijshme të sakrificës.

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë ―Ditët e Naimit‖ që zhvillohet për të 12-ën herë në Tetovë, në këtë ―Cep të

Ilirisë Verilindore‖, siç shprehej Mitrush Kuteli, është një prej këtyre sakrificave, të cilat vlejnë shumë e më

shumë se sa të gjitha ―lloqet‖ që tjerin tutorët shtetërorë me propagandat e tyre. Ky Festival i dymbëdhjetë, na

flet me një gjuhë të njëkuptimtë, se Sakrificat kulturore bëhen pa bujë, me përunjësi, brishtësi dhe dashuri. Se, siç

thotë në një poezi poetja Olga Sjedakova – ―Vetëm dashuria është e brishtë, dhe vetëm brishtësia është e thellë‖.

Prandaj, jo vetëm si poet shqiptar (si një ndër të shumtët) jam veçanërisht i gëzuar e krenar që për kulturën time

kombëtare gjenden aty ku nuk priteshin ―dalëzotës‖ dhe ―dashnorë adhurues‖ të saj, që i mbajnë në këmbë

shtyllat e Tempullit. Në një aspekt tjetër ―gjeopoetik‖, puna e palodhur dhe këmbëngulëse e këtij grupimi fisnik

poetësh me emra konkretë – siç është veçanërisht puna qendrore e poetëve dhe artistëve të Drejtorisë së

Festivalit, - është një mësim dhe shembull praktik, është një model se si duhet të dalim nga rrethi vicioz i

provincializmit dhe izolimit kulturor kombëtar. Mësim ky, që vjen jo nga qendra, por nga skajet e gjeokulturës

sonë kombëtare – pikërisht aty ku Atdheu ynë gjuhësor e kulturor dhemb më shumë!

Me qëndrueshmërinë dhe me koherencën e dymbëdhjetë edicioneve, me shumën e performancave leximore në

ditët e Festivalit, me antologjitë poetike përkatëse të pjesëmarrësve për çdo Festival apo me promovimet e një

rradhe të pafundme librash poetikë – kolana të këtij Festivali, - unë mendoj se janë shfaqur përmasat e një

misioni kulturor që e tejkalon Tetovën dhe çdo metropol tjetër të kulturës shqiptare. Gjykuar nga thellësia,

përkushtimi, talenti dhe inteligjencia e krijuesve të Tetovës dhe gjithë arealit kulturor shqiptar në Maqedoni,

gjykuar nga njohja ime e krijimtarisë dhe veprimatarisë së tyre kulturore, botuese, me revista e projekte

ambicioze artistike, - kjo pjesë e gjeokulturës sonë, me një bashkëpunim edhe më të ngushtë e miqësor, mund të

shndërrohet lehtë në një pol të kulturës sonë kombëtare që dikton dhe ndikon duke sjellë kontribute e vlera të

paharrueshme në trashëgiminë letrare mbarëshqiptare, duke e pasuruar atë edhe me përvojat e kulturave të huaja

poetike, por edhe me idolet e vetë poezisë shqipe: një Naim Frashër në tre metra bronz në mes të Tetovës, çka

nuk gjendet në asnjë metropol shqiptar, as në Tiranë, as në Prishtinë. A nuk kanë qenë në fillim arbëreshët e

Italisë që kanë ushtruar një ndikim të tillë në formësimin e kulturës kombëtare në kohën e De Radës?

ars poetica - koncept