atomi

15
PROJEKT KIMI

Upload: egli-tafa

Post on 10-Aug-2015

72 views

Category:

Career


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Atomi

PROJEKT KIMI

Page 2: Atomi

Përmbajtja• Atomi, një vështrim i përgjithsëm• Bërthama e atomit• Protoni• Elektroni• Neutroni• Lidhja kovalente• Ernest Rutherford• Eksperimenti

 

Page 3: Atomi

Atomi, një vështrim i përgjithsëm

• Për herë të parë ky term është përdorur nga filozofi i Greqisë së lashtë Demokriti (460 p.e.s.-370 p.e.s.) i cili me këtë fjalë emërtonte atë element të materies që nuk ndahet më d.m.th atomi greqisht atomo (ατομο) = fjalë e përbërë nga parafjala a=pa + tomo, temno=presë, ndaj, ajo që nuk pritet më. Më pas Xhon Daltoni i vërtetoi botëkuptimet e filozofëve Demokriti dhe Leukipi. Ai përfundoi se materia eshë e ndërtuar prej grimcave te vogla te cilat nuk mund te ndahen prej ti me metoda kimike. Këto grimca janë atomet.

Atomi i heliumit

Page 4: Atomi

• Atomi është i përbëre nga bërthama dhe elektronet me ngarkesë elektrike negative që rrotullohen rreth saj, në brendësin e bërthamës gjejmë neutronet që janë thërrmija pa ngarkesë elektrike dhe protonet me ngarkesë elektrike pozitive. Për çdo atom në gjendje normale numri i protoneve është i barabartë me numrin e elektroneve. Kur numri protoneve është i barabarte me numrin e elektroneve themi atëherë që atomi është neutral.

• Ndërsa kur atomi humb një ose më shumë elektrone ngarkesa e tij nuk është me neutrale (zero), sepse duke humbur ngarkesat negative të elektroneve, atij i kanë mbetur vetëm ngarkesat pozitive te protoneve ne bërthame, atëherë themi se atomi është shndërruar në një jon pozitiv ose kation. Ndërsa, kur atomit i bashkohen një ose më shumë elektrone, ky nuk është me neutral, sepse i janë shtuar elektrone me ngarkesa negative, pra edhe një herë kemi të bëjmë me shndërrimin e një atomi në një jon por kësaj radhe jon negativ ose anion.

Grimcat përbërëse të atomit

Page 5: Atomi

• Që atomi është i pandashëm mund te thuhej kur ne nuk e njihnim akoma natyrën e një atomi, tani mund te konfirmojmë që atomet janë te ndashëm sepse edhe humbja e një elektroni do te thotë ndarje e tij. Për me tepër shkenca ka ecur shumë përpara saqë tani është e mundur edhe ndarja e bërthamës së një atomi, ky veprim quhet fision nuklear dhe është i mundur në centralet nukleare. Atomet e elementve te ndryshem bashkveprojne ndermjet tyre dhe gjate ketij bashkveprimi njeri nga elementet ka aftesi te jap elektrone ndersa elementi tjeter është i prirur te marre elektrone ne shtresen e jashtme.

Page 6: Atomi

Bërthama e atomit

• Bërthama e atomit përbëhet nga neutronet pa ngarkesë (elektricitet) (neutrale), protonet me ngarkesë elektrike (pozitive)dhe elektronet me ngarkes elektrike (negative). Bërthama në përgjithësi është elektropozitive dhe varet nga numri i protoneve. Atomet në sistemin periodik të elemenateve renditen sipas numrit të protoneve në bërthamë i cili quhet numër atomik. Shuma e numrit të protoneve dhe neutroneve quhët masë e atomit sepse numri i elektroneve nuk ka ndikim në masën e përgjithshme të atomit pasi masa e elektronit është e papërfillshme.

Bërthama e atomit

Page 7: Atomi

Protoni • Protoni është një grimcë e qëndrueshme pozitive që mund të jetë i lirë ose i lidhur me

një bërthamë atomike, dhe me masë 1,836 herë më të madhe se e elektronit. Protonet gjenden ne berthamen e atomit se bashku me neutronet. Për çdo berthame te elementeve kimike , numri i protoneve është gjthmone i njejte dhe percakton vetite e nje atomi; ky numer është numri atomik i elementit. Nje proton i vetem është berthama e nje atomi te zakonshem hidrogjeni; si i tille është i ngjashem me jonin e hidrogjenit (H+). Protonet dhe neutronet janë nukleone, te cilet mund te lidhen nga forca atomike ne nje berthame atomike. Kundërlënda e protonit është antiprotoni, i cili ka ngarkesen e njejte me protonin por shenje te kundert. Prot = i pari) është një [[Grimca nënatomike|grimcë e qëndrueshme und të jetë i lirë ose i lidhur me një bërthamë atomike, dhe me masë 1,836 herë më të madhe se e elektronit. Protonet gjenden ne berthamen e atomit se bashku me neutronet. Për çdo berthame te elementeve kimike , numri i protoneve është gjthmone i njejte dhe percakton vetite e nje atomi; ky numer është numri atomik i elementit. Nje proton i vetem është berthama e nje atomi te zakonshem hidrogjeni; si i tille është i ngjashem me jonin e hidrogjenit (H+). Protonet dhe neutronet janënukleone, te cilet mund te lidhen nga forca atomike ne nje berthame atomike. Kundërlënda e protonit është antiprotoni, i cili ka ngarkesen e njejte me protonin por shenje te kundert. Protonet mund te shnderrohen ne neutrone nga kapja e elektronit; ngaqe neutronet janë me te rende se protonet, kjo ecuri nuk ndodh vetvetiu por vetem kur ushtrohet energji.

Page 8: Atomi

Elektroni• Elektroni është pjesëz (grimcë) themelore e atomit me ngarkesë elektrike negative qe = -1,6 ×

10-19 coulomb (ngarkesë elementare) dhe ka një mase rreth 9,10 × 10-31 kg (0,511 MeV/c²). Elektroni i përket klasës së pjesëzave të quajtura leptone që mendohet të jenë përbërësit themelorë të lëndës (d.m.th. nuk mund të ndahen në pjesëza më të vogla). Së bashku me bërthamën atomike (të krijuar nga protonet dhe neutronet) të rrethuar nga elektronet, elektronet përbëjnëatomet; ato janë përgjegjës për lidhjet kimike. Masa e elektroneve është rreth 1/1836 e neutroneve dhe protoneve.Rryma elektrike në përçues të ngurtë ndodh kryesisht për shkak të lëvizjes së lirë të elektroneve. Elektroni paraqitet zakonisht me shenjën e-. Pjesëza e kundërt me elektronin është pozitroni, që dallohet për nga ngarkesa elektrike pozitive.

Page 9: Atomi

Neutroni• Neutroni është thermijë apo grimcë e atomit. Neutronet gjëndet në bërtham të

atomit së bashku me protonet (grimcat të ngarkuar me energji pozitive), ku numri i neutroneve është i barabart me numrin e protoneve. Emrin neutron e kan marrë përshkakë të neutralitetit në mes të protoneve të ngarukara me energji pozitive dhe elektroneve të ngarkuar me sasi negative. Masen e berthames e perbejnë protonet dhe neutronet.

Neutroni

Page 10: Atomi

Lidhja kovalente• Përvec lidhjeve mes metaleve dhe jometaleve, atomet e jometaleve mund të krijojnë lidhje mes veti.

Gjatë kësaj lidhje, atomet e jometaleve as nuk lirojnë e as nuk pranojnë elektrone por bëjnë çiftëzimin e tyre. Kështu formohet lidhja kovalente. LIDHJA KOVALENTE FORMOHET ME ÇIFTËZIMIN E ELEKTRONEVE TË ATOMEVE PËRKATËSE! Lidhja kimike e cila formohet si rezultat i formimit të ciftit te perbashket elektronik quhet lidhje Kovalente. Lidhja kovalente formohet me bashkimin e elektroneve teke (të pa ciftëzuara). Nje cift i perbashket elektronik midis dy atomeve paraqet një lidhje kovalente. Lidhjet kovalente ne molekulë mund te jene njefishe, dyfishe, dhe trefishe. Lidhjet kovalente jane te orientuara ne hapesirë dhe e kushtezojnë gjeometrin e molekules. Ne qofte se jane te lidhura dy atome te cilat kane elektronegativitet te ndryshem, ateher do te formohet lidhja kovalente e polarizuar. Molekulat e tilla kane moment dipolar. Momenti dipolar eshte madhesi vektoriale e orientuar prej skajit pozitiv te molekules kah skaji negativ i saj.Lidhja kovalete mund të formohet edhe me mbivendosje ansore të orbitaleve atomike. Komponimet të cilat formohen me lidhje kovalente quhen komponime kovalente. Lidhjet kovalente mund te jen njefishe, dyfishe, dhe trefishe. cifti i perbashket elektronik shenohet me nje vije(-)

Page 11: Atomi

Lidhja kovalente

Page 12: Atomi

Ernest Rutherford• Sir Ernest Rutherford, Baron i parë Rutherford of Nelson, lindi

më  30 gusht  1871 në Brightëater afër Nelson në Zelandë e Re dhe vdiq më 19 tetor 1937 në Cambridge. Ishte nga Zelanda e Re, por punoi në Angli si studiues i fizikës bërthamore. Në vitin 1908 mori çmimin Nobel. Dhe që nga viti 1931 ishte baron i Rutherford of Nelson

Ernest Rutherford

Page 13: Atomi

Eksperimenti• Në vitin 1911 fizikani neozelandez Ernest Rutherford dhe bashkëpunëtoret e tij

kryen një eksperiment, i cili më pas u bë historik, në një laborator të Universitetit të Kembrixhit, në Britaninë e Madhe. Ai i kishte vene si qellim vetës të vërtetonte vlefshmërinë e modelit atomik të Thomsonit përmes vëzhgimit të sjelljes së grimcave alfa të lëshuara me shpejtësi shumë të madhe kundër një pllakë shumë të hollë floriri.

• Përfundimet e vërejtura qene si më poshtë :• 1. Pjesa më e madhe e grimcave alfa përshkonte pllakën metalike sikur ajo të

mos përbente asnjë pengese.• 2. Disa grimca alfa pësonin një devijim pak a shumë të madh në krahasim me

vijën imagjinare pingul mbi pllake.• 3. Vetëm shumë pak grimca alfa nuk përshkonin pllakën dhe ktheheshin prapa.

Page 14: Atomi

• Duke u menduar rreth këtyre rezultateve, Rutherfordi u përpoq te merrte me mend se çfarë takonin grimcat alfa kur përshkonin pllakën.Pothuajse te gjitha grimcat përshkojnë pllakën duke e lene te padëmtuar : ato nuk gjenin pergese që t'i ndalonin dhe trajektorja e tyre mbetej e pandryshuar. Grimcat e pakta që ktheheshin pas, gjenin një pengese te pakapërcyeshme, megjithatë shume e vogël meqenëse ndodhia ngjet vetëm rralle here. Rutherfordi doli në konkluzionin se kjo pengese duhej te ishe bërthama e vogël, e rende, e pajisur me ngarkese pozitive, meqë grimcat alfa që shmangen nga lëvizja drejtvizore janë ato, trajektorja e te cilave kalon afër bërthamave pozitive.

Page 15: Atomi

• Rezultatet eksperimentale te arritura nga Rutherfordi dhe te vërtetuara edhe nga studiues te tjerë lejuan te përpunohet i ashtequajturi model atomik bërthamor. Në te cilin, atomi paraqitej si një sfere, në qendër te se cilës është e vendosur bërthama, dhe elektronet rrotullohen rreth bërthamës duke ndjekur orbitale eliptike si ato te planetëve rreth diellit dhe për ketë shkak, ky model u njoh edhe si modeli planetar. Nëse atomin do ta krahasonim me një stadium futbolli, bërthama e tij do te ishte sa një kokërr arre në mes te stadiumit. Vëllimi i atomit përputhet me hapësirën e zëne nga elektronet në lëvizje te vazhdueshme përreth bërthamës, dhe është një milion miliard here me e madhe, prandaj atomi ka një diametër që është rreth njëqind mije here me i madh se ai i bërthamës se tij

Eksperimenti I Rutherford