automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

51
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE PUNIM DIPLOME Kandidati: Mentori: Egzon Shala Dr.sc. Shaban Shabani Prishtinë, 2012-11-21 1 Punim Diplome

Upload: eggieggi

Post on 12-Jul-2015

686 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE

PUNIM DIPLOME

Kandidati: Mentori:Egzon Shala Dr.sc. Shaban Shabani

Prishtinë, 2012-11-21

1Punim Diplome

Page 2: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

UNIVERSITETI I PRISHTINËSFAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE

Punimi i diplomës

Titulli i temës: AUTOMATIZIMI I PROCESIT TË FORMËSIMT TË GURËVE TË MERMERTË

Hyrja

1. Rregullat themelore të algjebrës së Bool-it

2. Metoda kaskade në sintezen e automateve

3. Projektimi i automatit për procesin e formësimit të gurëve të memertë

Përfundimi

2Punim Diplome

Page 3: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

PËRMBAJTJA

HYRJE........................................................................................................................ ..........

KAPITULLI 1

1. RREGULLAT THEMELORE TË ALGJEBRES SË BOOL-IT............................................... 1.1 TEKNOLOGJIA QË ZBATOHET NË AUTOMATIZIMIN E PROCESEVE PRODHUESE.... 1.1.1 QARKU I INFORMATIV........................................................................................... 1.1.2 QARQET DREJTUESE............................................................................................. 1.1.3 QARKU ENERGJETIK ............................................................................................. 1.2 AUTOMATET KOMBINUESE DHE SEKUENCIALE....................................................... 1.2.2 AUTOMATET SEKUENCIALE...................................................................................

KAPITULLI 2

2. METODA KASKADË NË SINTEZËN E AUTOMATEVE...................................................

KAPITULLI 3

3. PROJEKTMI I AUTOMATIT PËR PROCESIN E FORMËSIMIT TË GURËVE TË MERMERTË ME METODËN KASKADE PËRFUNDIMI................................................................................................................... .......... LITERATURA................................................................................................................... ...........

3Punim Diplome

Page 4: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Hyrja

Jemi dëshmitarë se automatizimi i proceseve teknologjike po gjenë zbatim gjithnjë e më të madh në aplikimin e njësive teknologjike fleksibile, manipulatorëve industrial dhe robotëve, automatizimit kompleks dhe linjave transfere, dhe ndërtimin e fabrikave pa njerëz. Në të gjitha këto, vend të rëndësishëm ka analiza dhe sinteza e automateve kombinuese, sekuenciale asinkrone dhe sinkrone.

Me fjalën automatizim i proceseve prodhuese nënkuptohet marrja e të gjitha masave të arsyeshme ekonomike dhe teknike për një qëllim, arritja e procesit teknologjik duke i angazhuar pajisjet teknologjike dhe mjetet e prodhimtarisë së lartë pa prezencën e operatorit (njeriut).

Para se te njihemi me Automatizimin e Proceseve Prodhuese, ti japim një referim të shkurtër ndermarrjes për të cilën do të bëhet projektimi i automatit për procesin e formësimit të gurëve të mermertë

4Punim Diplome

Page 5: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

ELSA-GROUP

5Punim Diplome

Page 6: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Figura 1. Pamja e gjysmëfabrikatit dhe e vinçit.

Gjysëmfabrikati kapet më anë të vinçi dhe vendosët në mbajtësin që shifët në figurë dhe dërgohet më anën e një vagonete nëpër binar deri tek makina e parë që e bënë përpunimin e parë të gurit pra behët fjalë për makinën sharrë.

6Punim Diplome

Page 7: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Figura 2. Procesi i sharritjes së copave të meremertë.

Këtu është makina e parë për përpunim me prerje, guri vendoset mbi tavolinën e saj, makina ka thika tendryshme te cilat me ane te nofullave te makinës levizin para-pas dhe lartë-poshtë ne gjatësin 50cm për ta berëprerjen e parë te gurit, në figur pra është e paraqitur makina sharrë, pastaj një Elektromotor i cili bënëpërzierjen e granulatit me gëlqere në bazenin e treguar dhë e cila përzierje dërgohet më anë të gypave në figurëderi tek makina sharrë mbi të cilën lëshohët kjo përzierje për të bërë sharritjën e gurit, pastaj tregohët rrotaudhezuese e leves e cila është si transmetues me rripa i fuqisë së dhenë nga elektromotori në figurë, si dhe njëpamje e levës e cila lëvizë para-pas e lidhur për makinën Sharrë. Këto pra janë elemtet të cilat udhëzojnë dhepërgadisin procesin e parë teknologjik të përpunimit të gurit të cilat janë të domosdoshme për proces punues.

7Punim Diplome

Page 8: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Figura 3. Burimi kryesor për komprimimin e ajrit.

Përmes këtij i burimi kryesor furnizohe të gjitha makinave më anën e te cilit vihën nëlëvizje, pra ky është një kompresorë i cili e ka nivelin e shtypjes deri ne 200.000 Pa [N/mm²]

8Punim Diplome

Page 9: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Figura 4. Paraqitja e gurëve të mermert të sharritur.

Kjo është pamja e gurëve të sapo sharritur dhe i cili është i gatshëm për procesin e dytëpra polirimin, pastrimin dhe tharjen në mënyrë që të bëhët i gatshëm për prerje(Frezim)

9Punim Diplome

Page 10: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Figura 5. Paraqitja e fillimit të procesit të ratifikimit.

Ky proces nis përseri me kapjen e gurit me vinç dhe vendosjen në shirit transportues icili e dergon gurin deri tek makina e dytë, Makina Retifikuese (Poliriuese),Kjo makinë burimin e punës e ka tek Kompresori krysesor i cili me anë të gypave edergon ajrin tek qdo makinë, ajri vjen deri tek pistonat e makinës e cila perbëhët nga13 elektromotorë dhe e cila punon ne drejtim horizontal para pas dhe e benë polirimine gurit, mjetë për pastrim është uji.

10Punim Diplome

Page 11: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Figura 6. Paraqitja e operacioneve të ratifikimit.

Kjo është pamja e procesit të dytë të përpunimit, i cili pra fillon me vendosjen e gurëve të sharritur në shirita transportues, pastaj nga shiriti guri hynë në retifikduke u poliruar dhe pamja tjeter është momenti i pastrimit të gurit me brushë e cilame levizje poshtë-lartë bënë fshierjen dhe pastrimin e gurit nga papastertitëeventuale, si dhe një pamje e tharesës se cila e thanë dhe e terë gurin qëpërfundimisht te jetë n gjendje të duhur për të hyrë në procesin e prerjes.

11Punim Diplome

Page 12: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

1. RREGULLAT THEMELORE TË ALGJEBRËS SË BOOL-it

1.1 TEKNOLOGJIA QË ZBATOHET NË AUTOMATIZIMIN E PROCESEVE PRODHUESE

Roli dhe detyra e sistemit drejtues për automatizim është që të projektohensistemet e tilla për automatizimin e proceseve teknologjike, pajisjeve dhemakinave industriale. Për realizimin e këtyre projekteve, pajisjet gjegjëseteknike mund të përfshihen në këto tri grupe:

pajisjet për pranimin dhe transformimin e informatave, pajisjet për përpunimin e informatave, pajisjet për kryerjen e obligimeve (ekzekutimeve).

Sa i përket sistemit, në të cilin ndërtohen (montohen) këto pajisje, sipas funksionit të tyre ndahen në:

Qarku informativ (bllok, nënsistem) Qarku drejtues (bllok, nënsistem) Qarku energjetik (bllok, nënsistem).

12Punim Diplome

Page 13: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Figura 7. Paraqitja skematike e qarqeve

Qarku informativ në vete përmban elemente të cilët i pranojnë informatatpër definimin e procesit në formë të madhësive të ndryshme fizike si: a1,a2,….,an dhe të transformimit të tyre në formë të përshtatshme në mënyrëqë të paraqiten me ndihmën e algjebrës së Boolit, me emërtim dhënës. Sibartës të këtyre informatave përdoren sinjalet diskrete me dy nivele d.m.th.binare. Informatat në dalje të qarkut informativ barten në hyrje të qarkutdrejtues, në të cilin bëhet përpunimi i tyre me ndihmën e elementeve logjikedhe kjo pjesë e sistemit (ky nënsistem) paraqet automatin e fundit(përfundimtar). Sinjalet në dalje të qarkut drejtues janë urdhëratë osekomandat për kryerjen e ndonjë procesi

13Punim Diplome

Page 14: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

1.1.1 Qarku i informativ

Si që u tha më lartë se ky qark është i përbërë me elemente të cilët i pranojnë dhe i transformojnëmadhësitë fizike hyrëse të cilët e karakterizojnë procesin që do të automatizohet dhe bartjen e tyre deri nëhyrje të qarkut drejtues.

1.1.1.1 Ndërprerësit elektromekanik Përdoren për kyçjen ose çkyçjen e qarkut elektrik. Pa marr parasysh zgjidhjen konstruktive, munden me u aktivizu me dorë, mekanikisht dhe elektrik. Prej tyre

më të thjeshtit janë ata të cilët aktivizohen me dorë, ku shtypja bëhet me gisht dhe pasi të ndërpritet shtypja në ndërprerës ai do të kthehet në pozitën fillestare. Realizimi i tyre mundet me qenë i aktivizuar (në punë) – hapur normal dhe i çaktivizuar ( i qetë) – i mbyllur normal si në figurën 2.

Në rastin e parë kur ndërprerësi aktivizohet, bëhet kyçja e tij, ndërsa në rastin tjetër, çkyçet qarku elektrik. Ekzistojnë edhe zgjidhjet te të cilët, pas veprimit ndërprerësi mbetet në pozitën e re dhe për kthimin e tij në pozitën fillestare nevojitet përsëri aktivizimi me dorë i treguar në figurën 2.

Fig. 2

14Punim Diplome

Page 15: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

1.1.1.3 Shpërndarësit

Sipas definicionit këto janë elemente vepruese nën rrjedhën e mediumit të punës.Me ndihmën e tyre bëhet ndërprerja ose vazhdimi i rrjedhës ose ndërrimi i kahessë rrjedhjes. Emërtimi dhe simboli i përgjigjen udhëzimeve të komitetit Evropianpër vajrat hidraulike dhe pneumatike (Comité Européen des TransmissionesOléohydrauliques et Pneumatiques – CETOP), sipas projektit ISO/T10/SC-2.Karakteristikë e tyre është numri i vrimave kyçëse dhe numri i pozitave punuese, eqë paraqiten me n/m, ku n është numri i kyçeve, dhe m numri i pozitave. Numri ikyçeve dhe i pozitave e kushtëzojnë funksionin e shpërndarësit.

Me katror tregohet numri i pozitave në të cilat ushtron veprim elementilëvizës në shtëpizë me çrast realizohen rrjedhat e ndryshme në brendi tëshpërndarësit, ndërsa vetë rrjedhat shënjohen me linja ku në njërin skaj tësaj vendoset shigjeta.Aktivizimi i shpërndarësve bëhet me dorë figura 4a (simboli ipërgjithshëm), ndrydhja e butonit me dorë figura 4b, me levë figura 4c,me pedale figura 4d, mekanikisht me ndihmën e pipave figura 4e, mendihmën e sustës figura 4f), me ndihmën e rrotëzës në të dy anët figura 4gose në njërin drejtim figura 4h, me elektrik figura 4i

15Punim Diplome

Page 16: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Në bazë të kohës së zgjatjes aktive dallojmë këta shpërndarës:

1. Me aktivizim të përhershëm për aq sa zgjatë pozita e punës. Dhe pas ndërprerjes së veprimit aktivizues ai do të kthehet në pozitën fillestare dhe ky veprim i kthimit rëndom bëhet me anë të sustës. Shpërndarësit e tillë quhen monostabil.

2. Me aktivizim momental (shpërndarësit impulsiv) i cili arrihet me sinjal drejtues impulsiv (intervali i shkurtër). Kthimi në pozitën fillestare bëhet me impulsin tjetër. Shpërndarësit e tillë quhen bistabil.

Për qarqet informative me interes të veçantë janë shpërndarësit dypozicional monostabil me numër të ndryshëm të kyçeve, d.m.th. tipi n/2, të cilët do të shqyrtohen më detajisht më vonë.

Principi i punës i shpërndarësit të tipit me piston 2/2 aktivizim me dorë është dhënë në figurën5. Ku pas ndërprerjes së forcës, pistoni i cilindrit do të kthehet në pozitën paraprake nënveprimin e sustës.

Figura 5. Prezentimi i qarkut monostabil 2/2 nëgjendjen normale i mbyllur

16Punim Diplome

Page 17: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

1.1.2 Qarqet drejtuese

1.1.2 Qarqet drejtuese Funksioni i këtij qarku është se sinjali, gjegjësisht informata, nga qarku informativ e

përpunon sinjalin e ri komandues për aktivizimin e organeve ekzekutuese. Në hyrjetë qarkut komandues janë të pranishme sinjalet nga qarku informativ dhe në daljesinjalet që përcillen deri te qarku energjetik. Përpunimi i sinjaleve më parëkushtëzohet nga detyra programore përkatësisht nga rrjedha e procesit teknologjiktë cilin duhet automatizuar, prandaj raporti në mes sinjaleve hyrëse dhe dalëse të këtij qarku duhet të ekzistoj varshmëria funksionale. Realizimi fizik i varshmërisëfunksionale të hyrjeve dhe daljeve realizohet drejtpërdrejtë nga elementet logjikedhe memoriet që gjinden në tërësinë e këtij qarku.

Elementet logjike janë pajisje teknike përmes së cilave realizohen disa funksionelogjike elementare. Pasi që çdo funksion logjik e kryen ndonjë operacion logjik, atëherë këto elemente logjike quhen si operator. Për realizimin e funksionevelogjike të përbëra duhet të bëhet lidhja e shumë elementeve logjike me çrast edhefitohet qarku drejtues. Pavarësisht nga llojllojshmëria në konstruksione, në vetitëfizike dhe në principin e punës, për të gjithë elementet logjike për kahë veprimikanë të përbashkët veprim kontinual dhe se kanë dy gjendje, çka do thotëpërmbajnë vetin duale (binare). Njëra gjendej simbolikisht shënjohet me 1, ndërsatjetra anasjelltas me 0.

17Punim Diplome

Page 18: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

1.1.2.1 Elementet me piston

Si element logjik mund të përdoret edhe shpërndarësi klasik pneumatik. Nëse aktivizimin mekanik e zëvendësojmë me atë pneumatik, atëherë këta shpërndarës mund të shfrytëzohen për ta realizuar

Për një analizë më të përshtatshme dhe një dukshmëri më të mirë, lidhur me funksionin e elementevesi operator, do të tregohet një paraqitje e veçantë e shpërndarësve, e propozuar nga standardet: CETOP, ISO, DIN, … Koncepti bazohet në shikueshmërinë më të mirë të komunikacionit lëvizës nëtrupin e brendshëm të shpërndarësit, si dhe në tërësinë e sistemit drejtues, e në veçanti është më i përshtatshëm interpretimi i punës së shpërndarësit përmes algjebrës së Boolit.

Figura 8. Shpërndarësi 5/2 me piston

Në figurën 8 është treguar lidhshmëria funksionale e shpërndarësit real 5/2 me piston dhe skema e thjeshtë simbolike.

Figura 8. Shpërndarësi 5/2 me piston

18Punim Diplome

Page 19: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Elementi logjik PO

shërben për realizimin e funksionit logjik përsëritës. Në algjebrën e Boolit është e njohurse ai është funksion logjik i një variable të pavarur e cila do ta ketë vlerën e njëjtë sivariabla e varur, dhe shprehet përmes këtij relacioni:

Figura 10. Elementi logjik PO Me ndihmën e shpërndarësit monostabil 3/2, realizohet funksioni logjik i përsëritur,

përmes ekuacioni logjik të pistonit të shpërndarësit dhe është:

pas operimeve logjike të Bool-it e fitojmë ekuacionin: kjo do të arrihet me këtë zëvendësim: Që do të thotë se vrima hyrëse e a-së duhet të

lidhet me atmosferën, ndërsa vrima hyrëse b do të lidhet me burimin e ajrit nënpresion. Kjo që u tha u tregua në figurën 10.

Figura 11. Elementi logjik JO Në zgjidhjen teknike këta shpërndarës ndryshe quhen edhe si normal i mbyllur NB.

Figura 10. Elementi logjik PO

19Punim Diplome

Page 20: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Elementi logjik JO

- Funksionin që e realizon ky element, gjithashtu varet vetëm nga një variabël e pavarurdhe vlera e të cilit është inversë (komplementare, negacioni) e vlerës së variablës së pavarur, e cila përmes algjebrës së Boolit shprehet me këtë relacion:

.

Te elementi logjik i cili duhet ta realizoj këtë funksion, në dalje të tij do të lajmërohetsinjali vetëm atëherë kur në hyrje nuk vepron variabla e pavarur.

Prapë nisemi nga ekuacioni i përgjithshëm , fitohet ekuacioni për të cilin nevojiten këtondërrime:

dhe për shpërndarësin do të thotë se vrima hyrëse a duhet të lidhet me prurjen e ajrit nënpresion, ndërsa vrima hyrëse b do të lidhet me atmosferën. Skema lidhëse është dhënë nëfigurën 11, dhe këta shpërndarës ndryshe quhen normal i hapur (NH).

20Punim Diplome

y x

y x

Page 21: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Elementi logjik DHE

Elementi logjik DHE - e realizon shumëzimin logjik, për të cilin nevojiten dy variabla të pavarura eshprehur me këtë relacion: y=X1·X2

vrima kyçëse a lidhet me atmosferën, kurse vrima b e bie sinjalin me ndryshoren . Skema e lidhjeveështë dhënë në figurën 12.

Figura 12. Elementi logjik DHE Fig. 13

Sinjali X2, mund të bihet ose prej qarkut drejtues ose mund të realizohet në shpërndarësin 3/2, që është i lidhur për ta realizuar funksionin PO, ashtu që operacioni i prodhimit logjik mund të realizohet përmes lidhjesserike të dy shpërndarësve, si në figurën 13.

21

Punim Diplome

Page 22: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Elementi logjik OSE.

Për realizimin e funksionit logjik OSE, përkatësisht operacionin e mbledhjes logjike, për rastin e dyvariablave të pavarura shprehet përmes relacionit:

duhet që në relacionin e përgjithshëm të shpërndarësit 3/2 do të bëhen këto zëvendësime: dhe fitojmë: . Shprehja e fituar paraqet formën normale disjunkte (FND), mund ta biejmë deri në formën normale

të avansuar disjunkte (FNAD), kur anëtarit të dytë të shprehjes paraprake ia shtojmë variablën e dytë, dhe kemi:

. Duke e përdorur metodën e minimizimit të prodhimeve fqinje, e fitojmë zgjidhjen përfundimtare: shprehja e fundit e vërteton se lidhja e shpërndarësit e realizon operacionin logjik mbledhjen.

Preferohet se aty ku është e mundur realizimi i operacionit logjik mbledhja të shfrytëzohet valvolaalternative me sferë.

Figura. 14 Elementi logjik OSE Nëse të dy variablat dhe janë sinjale për kyçjen (aktivizimin) e dy shpërndarësve, realizimi i tyre

është dhënë në figurën 14, së bashku me skemën. Për lidhjen e shpërndarësve në skemën drejtuesemund të propozohet, që përpos emërtimit të kyçeve do të emërtohen edhe rrjedhjet brendashpërndarësit.

Figura. 14 Elementi logjik OSE

22Punim Diplome

Page 23: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

1.1.3 Qarku energjetik

Kjo është pjesë e sistemit ku është e lidhur energjia nga burimi i jashtëm me të cilin në bazë të sinjalit qëvjen nga qarku drejtues, e kryen operacionin e caktuar në përshtatje të programit përmes të cilit zhvillohetprocesi teknologjik. Për kryerjen e këtyre operacioneve shërben organi ekzekutues ku funksionaliteti varetnga lloji i energjisë, ndërsa veprimi mund të jetë mekanik, elektrik, hidraulik, pneumatik, vizuale, akustikeetj.

1.1.3.1 Organi ekzekutues

Detyra e organit ekzekutues është që në bazë të sinjalit nga qarku drejtues dhe energjinë e marr nga ana e burimit dhe të njëjtën energji e transformon në punë mekanike. Organi ekzekutues më së shpeshti është zgjidhë në formë të elektro-pneumatik ose hidro-motor.

Figura 15. Organi ekzekutues

Te sistemet te të cilët bartës i energjisë shërben fluidi e që mund të jetë vaji, uji dhe ajri te të cilëtshfrytëzohet energjia e presionit, sipas figurës 15.

Figura 15. Organi ekzekutues

23Punim Diplome

Page 24: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

1.1.3.1 Cilindrat Si motor linear shërben cilindri me piston dhe si i tillë në instalimet pneumatike dhe hidraulike e kryen

funksionin e organit ekzekutues. Janë paraparë për lëvizjen dejtëvizore. Ndarja e cilindrave bëhet në tri grupe themelore:

cilindrat me veprim një kahu (njëanësh) cilindrat me veprim dy kahu cilindrat special. Cilindrat me veprim një kahu e kanë vetëm një Komore për prurjen e fluidit punues, dhe se presioni

fitohet vetëm nga njëra anë, prandaj përcaktimi i forcës mund të realizohet vetëm në një kahe. Kthimi nëpozitën fillestare bëhet ose me anë të sustës të ndërtuar brenda ose nga forca e jashtme. (figura 16a,b,c). Cilindrat ku hapi kthyes bëhet me sustë, hapi punues i tyre është i kufizuar nga kufizimi i gjatësisë së sustës. Susta mund të vendoset ose kahe ana e pistonit ose kah ana e pistonetës. Kur për çfarëdo arsyenuk është e mundur të vendoset susta te cilindrat me veprim një kahu, atëherë për rastet e tillë përdorencilindrat diferencial me veprim një kahu (figura 16). Komora kah ana e pistonetës, gjithmonë është e lidhur me magjistralen e fluidit nën presion.

Cilindrat me veprim dy kahu, fluidi punues në mënyrë alternative vepron në njërën apo anën tjetër të pistonit, dhe kështu është e mundur realizimi i forcave të caktuara në të dy anët. Për kahë numri i pistonetave ata mund ta kenë në njërën apo në të dy anët e tij (figura 41e,f). Për pengimin e ramjeve të forta në fund të hapit vendosen shuarësit që mund të jenë të rregullueshëm ose jo të rregullueshëm(figura 41g,h).

24Punim Diplome

Page 25: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

1.2 AUTOMATET KOMBINUESE DHE SEKUENCIALE

Sipas mënyrës së fitimit të sinjaleve dalëse dallojmë dy lloje të automateve digjitale: - kombinuese, - sekuenciale. Logjika e automateve kombinuese, nuk do të shqyrtohet në veçanti, pasi këto janë pjesë përbërëse të

automateve sekuenciale. Këtu duhet vetëm të përmendim se karakteristika themelore e automatevekombinuese është se gjendja në dalje të automatit kushtëzohet vetëm nga kombinimi i vlerave të sinjaleve në hyrje në momentin e shqyrtimit, prandaj edhe quhen automate kombinuese.

Te automatet sekuenciale, funksionet e daljes rrjedhin nga kombinimi i vlerave të sinjalevemomentale të hyrjes me gjendjet e brendshme paraprake të automatit, prandaj automatet sekuencialeduhet të posedojnë edhe memorien, e cila mbanë në kujtesë sinjalet e mëparshme të hyrjes dhegjendjet e brendshme. Nga kjo rrjedhë se sekuenca e njëjtë e fituar me kombinimin e variablaveprimare me gjendjet e brendshme momentale jep dalje të ndryshme. Prandaj, automatet digjitalesekuenciale i takojnë pasqyrimit shumë kuptimor (shumë vlefshëm).

Varësisht nga intervali i paraqitjes së sinjaleve hyrëse dhe nga ndërrimi i gjendjes, automatetsekuenciale ndahen në:

- sinkrone, - asinkrone. Te automati sekuencial sinkron, përpos sinjaleve hyrëse të automatit, në të vepron edhe sinjali hyrës

nga pajisja e jashtme (gjeneratori i impulseve sinkronizuese), i cili prodhon sinjale me përcaktimkohor Externally-timed.

Automatet sekuenciale asinkrone, në hyrje nuk e kanë këtë sinjal plotësues nga pajisja e jashtme Self-timed, pra në hyrje të këtyre sistemeve veprojnë vetëm sinjalet e variablave primare të pavarura. Mu për shkak të këtij koncepti, dhe përgjigjes së shpejt të sistemit, bazuar në mediumin pneumatik, automatet industriale më së tepërmi përdorin logjikën asinkrone.

Puna interne e automateve sekuenciale karakterizohet me aplikimin e elementeve me vonesë kohoreme qëllim të memorimit të dhënave. Por, në praktikë është vërtetuar se elementet e logjikës së kombinuar kanë vonesë kohore të mjaftueshme, prandaj te këto raste nuk ka nevojë që sistemet të plotësohen me elemente me vonesë të tillë kohore.

25Punim Diplome

Page 26: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Klasifikimi i automateve digjitale është dhënë në figura 17. Në bazë të mënyrës së aktivizimit të sekuencave në hyrje, automatet asinkrone

ndahen në: 1. Aktivizim të rregullt-determinues 2. Aktivizim jo të rregullt-stokastik. Karakteristika kryesore e automateve determinuese është se sekuenca e hyrjes

dihet më parë, kurse te automatet stokastike sekuenca në hyrje është e rastit, prandaj këtu duhet patjetër të shqyrtohen të gjitha kahjet (transzicionet) e mundshme nën ndikimin e hyrjeve të rastit.

Te sistemet determinuese, pas çdo ngjarje të kryer informata përcillet në sistemin drejtues, dhe pastaj fillojnë ngjarjet vijuese (pasuese). Sekuenca vazhdimisht përsëritet, dhe hyrjet e vetme në sistem vijnë nga ndërprerësit e skajshëm të organeve ekzekutuese.

Ndërsa karakteristika kryesore e automateve stokastike është se së bashku me variablat primare të pavarura i pranojnë dhe i përpunojnë sinjalet e jashtme të cilat dalin nga dhënësit plotësues të ndonjë kushti teknologjik, (p.sh. forca po dhe jo e nevojshme, presioni i lartë dhe i ulët, prezenca dhe jo prezenca e detalit, etj.).

Pra, automatet determinuese i lejojnë në hyrje vetëm hyrjet e definuar, ndërsa automatet stokastike i lejojnë në hyrje hyrjet jo determinuese, të rastit ose të dy llojet.

Në sistemet e prodhimit mund të paraqiten edhe sinjalet hyrëse jo ndikuese, prandaj në vazhdim sinjaleve të tilla duhet t’i bëhet identifikimi, me qëllim të thjeshtësimit të problemit për realizimin definitiv.

26Punim Diplome

Page 27: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

27Punim Diplome

Page 28: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

1.2.1 Automatet Kombinuese

Në këtë grup të automateve bëjnë pjesë automatet e fundme (përfundimtare). Përmbajnë një numër të caktuar të kanaleve hyrëse dhe dalëse në të cilët bëjnë pjesë sinjalet binare. Sinjalet hyrëse shërbejnë për mbrojtjen e programit, përkatësisht procesin teknologjik, ndërsa sinjalet dalëse shërbejnë për aktivizimin e organeve ekzekutuese, përkatësisht realizimin e operacioneve teknologjike.

Te këto llojesh automatësh gjendja e daljes kushtëzohet vetëm nga kombinimi i vlerave të sinjaleve hyrëse në momentin e shikuar, pra pa marr parasysh kohën se kur ato kombinime lajmërohen dhe gjendjen e kombinuar paraprake, andaj edhe quhen kombinuese. Varshmëria funksionale e hyrjes dhe e daljes realizohet me ndihmën e elementeve të aftë për realizimin e funksioneve logjike, ndërsa vet varshmëria shprehet përmes funksionit logjik. Varësisht nga numri i kanaleve të sinjaleve dalëse ekzistojnë sisteme me një dalje, e shprehur si tip dhe me shumë dalje tipi , ku simboli i parë në kllapa tregon numri e sinjaleve hyrëse, ndërsa i dyti sinjalet dalëse.

1.2.1.1 Sinteza e automateve të kombinuara Varshmëria funksionale e hyrjeve-daljeve shprehet përmes funksionit logjik, sepse tërësia e

automatit përbëhet nga elementet logjike të cilët fizikisht e realizojnë operacionet logjike. Këto elemente saktësisht lidhen në mënyra të caktuara me të cilat realizojnë funksionet logjike me të cilët përshkruhet puna e automatit. Detyra e sintezës që të caktojë numrin dhe lidhjen përkatëse të elementeve logjike që në mënyrë sa më të mirë të bëhet zgjidhja teknike e sistemit automatik.

28Punim Diplome

Page 29: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

29Punim Diplome

Page 30: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

1.2.2 AUTOMATET SEKUENCIALE

DEFINICIONI

Automatet digjitale sekuenciale asinkrone zënë vend të rëndësishëm në mesin e automateve digjitale dhepërdoren në lëmenjtë e ndryshëm të teknikës aplikative, posaçërisht në makinat metalpërpunuese dhe linjatautomatike, sepse shfrytëzohet parimi i pasqyrimit të shumëkuptimshëm të sinjalit hyrës në sinjale dalëse. Automatet e tilla posedojnë memorien për memorimin e sinjalit të mëparshëm të hyrjes dhe për këtë arsyequhen automate memorike. Për pranimin dhe transmetimin e sinjaleve këto automate kanë n kanale hyrësedhe m kanale dalëse, dhe dallohen nga automatet pa memorie me prezencën e gjendjeve të brendshme. Gjendjet e brendshme fizikisht realizohen përmes elementeve memorie. Automatet me memorie pas pranimit të sinjalit hyrës kanë aftësi që atë ta

Figura 23. Diagrami struktural i Milit-it

gjenerojnë në sinjalin dalës dhe njëherit të bëjnë ndërrimin e gjendjes së brendshme nga njëra gjendje nëtjetrën. Me ekzistimin e gjendjes së brendshme mundësohet pasqyrimi i shumëkuptimshëm i sinjalit hyrës nësinjalin dalës. Daljet nuk varen vetëm nga prezenca e sinjalit në hyrje, por edhe nga gjendja momentale e brendshme. Forma e përgjithshme e automatit sekuencial asinkron të tipit të Mili-it është paraqitur nëdiagramin struktural në figurën 23. Ky automat përbëhet prej dy pjesëve kryesore: bllokut logjik dhe bllokutmemorik si dhe prej variablave primare, sekondare, dalëse dhe ngacmuese.

30Punim Diplome

Page 31: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Funksioni i automatit në tërësi mund të ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë paraqet bllokun logjik me elemente logjike të tipit (n+p, m+p), ndërsa pjesa e dytë paraqet bllokun memorik i lidhur me automatin e kombinuar përmes lidhjeve kthyese p. Blloku logjik e kryen varësinë funksionale të n+p hyrjeve me m+pdalje të kombinuara, ku operatori realizon operacionin e arsyeshëm logjik. Në njërën anë ai duke funksionuar si sistem i tipit (n+p, m) realizon funksionin e daljes Fd dhe formon gjendjen e daljes d(t). Nëanën tjetër duke funksionuar si sistem i tipit (n+p, p) përmes daljeve ngacmuese, ngacmon bllokunmemorik dhe në dalje të tyre formohen variablat sekondare, d.m.th. definon gjendjet e reja të brendshmeb(t+).

Sipas figurës 23 variablat e automatit ndahen në: n variabla hyrëse që janë komponentët e vektorit hyrës dhe quhen variablat primare. m variablat dalëse që janë komponentët e vektorit dalës dhe quhen variablat dalëse. p variablat plotësuese që janë komponentët e vektorit të gjendjeve të brendshme dhe quhen variablat

sekondare. variablat ngacmuese që njëherit janë komponentët e vektorit . Variablat primare definojnë gjendjen e hyrjes, variablat dalëse gjendjen e daljes, ndërsa variablat

sekondare gjendjen e brendshme. Në të njëjtën kohë gjendja e caktuar nga gjendja e hyrjes (variablatprimare) dhe nga gjendja e brendshme (variablat sekondare) quhet gjendja totale.

Varësisht nga puna e sistemit është e nevojshme të definohen edhe këto gjendje: Gjendja stabile është kur të gjithë elementet në bashkësinë e sistemit janë në gjendjen stabile dhe ajo

permanent i përgjigjet regjimit deri sa të mos bëhet ndërrimi gjendjes hyrëse. Kjo gjendje karakterizohetme gjendjen totale dhe gjendjen e jashtme përkatëse. Nga kjo del se puna e automatit sekuencial është e kushtëzuar me renditjen e gjendjeve stabile.

Gjendja jostabile e karakterizon dinamikën e sistemit. Kushti qëndron në natyrën fizike të elementeve në bashkësinë e sistemit, ku në mes zgjimit (ngacmimit) momental dhe kalimit në gjendjen e re duhet të kaloj një kohë e caktuar e quajtur „koha e zgjimit“. Gjatë asaj kohe sistemi nuk është stabil por evoluon nga një gjendje stabile në tjetrën. Sipas kësaj zgjatja e taktit jostabil varet nga koha e zgjimit që e karakterizojnë elementet e bashkësisë. Kjo kohë duhet të kalojë nga intervali kohor i ndërrimit të variablave primare, përkatësisht ajo duhet të jetë më e vogël se takti i automatit.

31Punim Diplome

Page 32: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

1.2.2.2 GRAFI I AUTOMATIT

Është metodë grafike për përshkrimin e punës së automatit.

Metoda grafike për përshkrimin e punës e përdor modelin e grafit të orientuar, i cili përmban nyjet dhe degët e orientuara. Nyjet emërtohen me rrath, brenda të cilëve shënohen gjendjet e brendshme, kurse degët e orientuara lidhin nyjet përkatëse.

ku nga secila nyje n dalin m degë , të cilat i përgjigjen gjendjeve kalimtare që paraqiten nga veprimi i variablave primare. Po ashtu edhe grafi i orientuar mund të jetë i plotë dhe parcial, varërsisht se a janë apo nuk janë të plotësuara të gjitha fushat e tabelës përshkruese.

Përshkrimin e punës së automateve në tabelat 26 dhe 28, po e paraqesim me metodën e grafave të orientuar në figurën 25a,b.

32Punim Diplome

Page 33: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

2. METODA KASKADË NË SINTEZËN E AUTOMATEVE

Drejtimi kaskad i sistemit ose drejtimi duke e shfrytëzuar kaskadën, përdoret atëherë kur kemi të bëjmë me program të zhvilluar sipasradhitjes, sepse kështu lajmërohen “sinjale të qeta” (impulsi i vazhdueshëm-permanent).

Figura 29. Impuls i vazhdueshem Impulsi i qetë .- është impuls i vazhdueshëm. P.sh. nëse në njërën anë të

shpërndarësit furnizues të cilindrit vepron ky impuls i vazhdueshëm përta aktivizuar cilindrin, dhe nëse në të njëjtin shpërndarës furnizuesvepron impulsi tjetër për ta aktivizuar cilindrin për kahun tjetër të punës, atëherë prezenca aktive e të dy impulseve, shpërndarësi nuk mund tandërroj pozitën paraprake, rrjedhimisht kemi bllokim të punës, figura 29 Impulsi në momentin vepron në shpërndarës furnizues për ta aktivizuarcilindrin anën e Z, dhe ky impuls zgjatë për kohën , përkatësisht edhe psenë momentin e veprimit të kohës kur vjen impulsi nga ana e Y nëshpërndarësin furnizues për cilindrin , çka do thotë se . Mirëpo veprimete dy sinjaleve në të njëjtin shpërndarës furnizues të cilindrit do tabllokonin funksionin e pistonetës së cilindrit.

Fig. 30 Drejtues Cilindrat shënohen me germën e madhe C, dhe indeksi në numra tregon

radhitjen e cilindrave sipas procesit teknologjik, dhe nxjerrja e pistonetësshënohet me shenjën “+”, ndërsa kthimi i pistonetës me shenjën “-“. Përrastin ton, figura 29 kemi: .

Rasti jonë tregon qartë se sistemi nuk mund të punoj pasi që ekzistonimpulsi i vazhdueshëm, dhe e kundërta po të ishte cikli si:

Impulsi i vazhdueshëm nuk do të ekzistonte, shih figurën 30 Në anën e Z të shpërndarësit kryesor të cilindrit impulsi drejtues është

lajmërua në momentin , dhe do të zhduket para se të veproj impulsi nëmomentin , në anën e Y të shpërndarësit kryesor dhe kështu i mundësonshpërndarësit ta merr pozitën e re . - është koha e zgjatjes së impulsit Zqë është lajmërua në kohën .

33Punim Diplome

Page 34: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Gjatë ndërtimit të skemës pneumatike me metodën kaskade (duhet ditur se ekzistojnë impulse të

vazhdueshme), me rëndësi është që t’i respektojmë këto rregulla:

1. Të hulumtohet radha e zhvillimit të programit, duke e shënuar “+” për nxjerrjen e pistonetës të

cilindrit dhe kthimi i saj me shenjën “-“

Njësoj është a do të shkruhen cilindrat njëri pran tjetrit ose njëri nën tjetrin, si psh.:

(radhitja e përshkruar e zhvillimit të punës së cilindrave është e nevojshme të vërtetohet se a i

kanë kryer të hapat e nevojshme cilindrat).

Nëse dy cilindra punojnë në të njëjtën kohë atëherë cilindri i dytë shënohet nën cilindrin e parë për

radhitjen e parë dhe për radhitjen e dytë këta dy cilindra shënohen paralel në mes veti.

2. Programi i zhvilluar sipas renditjes shkruhet në një rreth, figura 31, në kahen e akrepave të orës.

Pastaj rrethi ndahet në pjesë ashtu që i njëjti cilindër të paraqitet vetëm njëherë, çdo pjesë e ndarë

e rrethit paraqet një kaskade.

Mbi shenjën e cilindrit shkruhet edhe numri i shpërndarësit të cilin cilindri e aktivizon në momentin

e shqyrtimit.

3. Secila kaskadë drejtohet më ndihmën e impulsit të shpërndarësit drejtues 4/2. Shpërndarësit

kaskadë janë të lidhur ashtu që në momentin e caktuar është aktivë vetëm një kaskadë, ndërsa të

tjerat janë të çkyçura.

34Punim Diplome

Page 35: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

ku n – numri i kaskadave.

4. Secili cilindër (veç atyre që punojnë paralel) aktivizohet prej dy shpëndarësve 3/2 me buton ose sferës (gjegjësisht vetëm me buton), në pozitat e saja të skajshme.

5.Shpëndarësi i fundit 3/2 të cilin e aktivizon cilindri në njërën kaskadë, nuk jep impulspër lëvizjen e cilindrit pasues, ku edhe punojnë të tjerat, por e aktivizon kaskadënpasuese. Kaskada paraprake duhet të çaktivizohet.

6.Aktivizimi i parë i lëvizjes së cilindrit në kaskadën pasuese kryhet direkt ngashpërndarësi i kaskadës.

7. Shpëndarësi 3/2 të cilët i aktivizon cilindri (numri i tyre shkruhen mbi shenjën e cilindrit) lidhen në degën dalëse të shpëndarësit të kaskadës përkatëse.

35

Punim Diplome

Page 36: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

3. PROJEKTIMI I AUTOMATIT PËR PROCESIN E FORMËSIMIT TË GURËVE TË MERMERTË ME METODËN KASKADE

DETYRA PROJEKTUESE

Nga skemat që pamë shihet se cilndri i parë-vinçi e vendosë gurin nëcilindrin e dytë-vagonetë, e cila e transporton gurin deri tek cilindri i tretë-sharra e cila e sharritë gurin, pas së cilit veprim cilindri i katërt-një vinç tjetër e kapë gurin dhe e vendosë në një vend të caktuar.Programi i procesit të prodhimit është dhenë sipas radhës së lëvizjes së cilindrave:

36

Punim Diplome

Page 37: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Tani i shkruajm cilindrat në rreth Figura. 32

37Punim Diplome

Page 38: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Numri i shpërndarësve kaskad është:

Përshkrimi i punës: Vizatohen të gjithë elementet që paraqiten në skema e këto janë:

4 cilindra dy kahu

4 shpërndarës kryesor 4/2 të drejtuar me impulse

4x2=8 shpërndarës 3/2 me buton sferë të cilët aktivizohen nga pistoneta e vetë cilindrit

në kahun e tyre.

1 shpëndarës 3/2 me taster për aktivizimin e tërë sistemit

1 shpërndarës kaskadë 4/2 të drejtuar me impulse

Figura 32. Paraqitja e elementeve që nevojitën në sistemintonë

38Punim Diplome

Page 39: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Figura33. Zgjidhja e mundshme e këtij cikli të punës nëfesto-fluidsim

39Punim Diplome

Page 40: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Figura34. Kapja e gurit me vinç për tu vendosur ne shirittransportues për procesin e dytë

40Punim Diplome

Page 41: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

DETYRA PROJEKTUESE.2

Pra nga skemat që pamë, cilindri i parë është vinçi i cili e kapë gurin nga vendi i caktuar d.m.th pasi guri të jetë sharritur dhe e vendosë në cilindrin e dytë-shiriti transportues i cili e dërgon gurin tek cilindri i tretë-poliruesja, pas se cililës cilindri i katërt tërësja-brusha e pastron gurin dhe e terë për një kohë të caktuar, për ta pergaditur për proces të prerjës-dhënies së formës së dëshiruar.

Programi i procesit të prodhimit është dhenë sipas radhës së lëvizjes së cilindrave:

|E+F+G+|F-G-H+|H-E-|

Numri i shpërndarësve kaskad është:

Figura 35. Pamja e diagramit rrugë-hap

41Punim Diplome

Page 42: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Figura36. Pamja e rrethit me cilindra

42Punim Diplome

Page 43: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Fig38. Momenti i kthimit te cilindrit H pas një vonese kohore, pra cilindri H kthehet vetëvetiu me anë të elementit memorik-kaskadës 43Punim Diplome

Page 44: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Fig37. Zgjidhja e mundshme e ciklit të punës-momenti i kyqjes

44Punim Diplome

Page 45: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

DETYRA E PLOTE DHE LIDHJA E PLOTE E TE DY PROCESEVE

45Punim Diplome

Page 46: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

46Punim Diplome

Page 47: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

47Punim Diplome

Page 48: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Figura 41. Momenti i perfundimit te ciklit se stimulimit ne dy operacionet-proceset e para të përpunimit të gurit

48Punim Diplome

Page 49: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

PËRFUNDIM

Në kuadër të këtij punimi është analizuar procesi i formësimit të gurëve të mermertë, në fabriken “ ELSA ’’ ku kamparaqitur disa pika kryesore te automatizimit ne terësi si dhepjesen e detyrës projektuese, dhe si perfundim kemi ardhur se automatizimi i proceseve teknologjike po gjenë zbatim gjithnjë e më të madh në aplikimin e njësive teknologjike ku kemi arriturpër largimin e puntorit nga procesi i punës. Angazhimi i puntoritnë rastin tonë mbetet vetëm si mbikeqyrës, gjatë procesit të punës dhe largimin e produktit nga vendi i procesit të punës. Nëmakinën ekzistuese punëtori ka qenë i angazhuar për vendosjen, bajtjen dhe largimin e tyre nga vendi i punës.

Dhe për largimin e puntorit nga procesi i punës duhet që ti shtimnë funksion edhe katër cilindra .

Sintezën e automatit sekuacial asinkron e kamë bërë më anë të METODËS KASKADË, me te cilen rezultatet e fituara i kamërealizuar me sovtverin FESTO DIDACTIK.

Pra si rezultat i autmoatizimit procesi i punës po bëhet gjithnjëe më i letë ku punët të cilat i kryente puntori po kryhen ngamakinat automatike.

49Punim Diplome

Page 50: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

LITERATURA

1. Shaban,Sh., “Dirigjimi dhe rregullimi automatik”, tekst Universitar, Prishtinë 2002

2. Shaban,Sh., “Teknika e rregullimit – përmbledhje detyrash të zgjidhura”, tekstUniversitar, Prishtinë 1998

3. Nikolla,Dh., “Bazat e kontrollit dhe të drejtimit të proceseve”, Tiranë1998

4. Dhimitër,Ll., “Shembuj llogaritjesh të sistemeve automatike”, Tiranë 1979

5. Tugomir,Š., “Analiza i sinteza servomehanizama i procesne regulacije”, Zagreb,

1969

6. Anton, Š., “Zbirka zadataka iz teorije automatske regulacije”, Zagreb, 1974

50Punim Diplome

Page 51: Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

Ju faleminderit

51Punim Diplome