b5 mozaiku i vlerave - dezëtem - pdf (1)

16
“MOZAIKU I VLERAVE"Mihi vivere Christus est!" - Jezusi është jeta ime! Unë nuk jam artist! Unë jam thjeshtë: I DASHURUAR NË JEZUSIN! Gjithçka JAM dhe BËJ, është thjeshtë fryt i kësaj DASHURIE! Don Dominik-Skender Qerimi KUKELI

Upload: redworld-videos

Post on 27-Nov-2015

635 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

“MOZAIKU I VLERAVE”"Mihi vivere Christus est!" - Jezusi është jeta ime! Unë nuk jam artist! Unë jam thjeshtë: I DASHURUAR NË JEZUSIN! Gjithçka JAM dhe BËJ, është thjeshtë fryt i kësaj DASHURIE! Don Dominik-Skender Qerimi – KUKELI2“MOZAIKU I VLERAVE”Një nga gjërat që njeriun e bën njeri dhe e veçon atë nga krijesat tjetra, është edhe fakti se, njeriu nuk jeton vetëm nga ato që i plotësojnë nevojat dhe prirjet e tija fizike/biologjike, por edhe nga nevojat dhe prirjet e tija shpirtërore, ndër të cilat mund t’i radhisim vlerat dhe virtytet. Njeriu nuk mund të jetë vërtetë njeri, nëse nuk jeton me vlera dhe virtyte. Andaj ky mozaik quhet “Mozaiku i vlerave - DeZëTeM”, sepse ka për qëllim që të na bëj të dashurohemi në vlera të së mirës, të së bukurës, të së vërtetës.1. MOZAIKU, SIMBOL I ‘MISTERIT TË JETËS’Si çdo mozaik tjetër edhe ky mozaik është një vepër arti, e përbërë nga një larmi trajtash, llojesh dhe pjesësh, që të bashkuara në harmoni kombinimesh dhe formash, formojnë një tërësi. Në rastin tonë, larmia e trajtave, llojeve dhe pjesëve, shprehet në: dyllojshmërinë e boçave të pishës (Pinus Ponderosa dhe Pinus Sylvestris [Lenneaus]), në madhësinë dhe në kombinimin e nuancave të ndryshme që ato kanë. Duhet theksuar një fakt të rëndësishëm, se të gjitha boçat e pishave që e përbëjnë këtë mozaik janë në formën e tyre natyrore, të pamodifikuara as në ngjyrën as në përmasën e tyre natyrore.Në tërësinë e tij, ky mozaik dëshiron të jetë simbol i ‘misterit të jetës’. Sado që jeta është e shumëllojshme, me gëzime e vuajtje, me boça të zeza e të bardha, me të vogla e të mëdha, me shumë të rëndësishme e me më pak (varësisht nga vendi ku gjenden), prapë se prapë, e parë në tërësinë e saj, jeta është dhe mbetet mrekulli. Jeta është një mozaik, tërësinë e të cilit e realizon dhe e udhëheqë vetëm Autori i Madh, Artisti i vetëm: Zoti. Ai është i vetmi që krijon, ne tjerët (artistë) vetëm imitojmë veprën krijuese të Tij, duke u përpjekur ta bëjmë të kapshme/prekshme bukurinë e Artit të Zotit: krijimin. Mozaiku i jetës është një tërësi që mund ta shohë vetëm ‘syri’ i të Gjithëpushtetshmit. Andaj sa më lartë të ngrihet shpirti ynë në afërsi me Zotin, aq më të qartë mund ta kemi tërësinë e atij mozaiku, të quajtur mrekullia e jetës.Ky mozaik nuk është i krijuar nga një grumbull boçash (53.162 sosh), por është një projekt i renditur në tërësinë e një vizioni: ai i autorit dhe porosisë që ai dëshiron ta përcjellë. Ta vlerësojmë jetën si një dhuratë që na është bërë krejtësisht falas. Ta jetojmë atë në3dashuri ndaj të afërmit e në mirënjohje ndaj Krijuesit. Të jetojmë të vetëdijshëm se çdonjëri prej nesh është një ‘boçë e vogël’ në madhështinë e mozaikut të jetës, një boçë që ka kuptim vetëm nëse qëndron dhe jeton në harmoni të plotë me ‘boçat tjera”, po ashtu të vogla, të po të njëjtit mozaik. Detyra e çdo njeriu është të zbulojë, me ndihmën e vetë Autorit, cili është vendi dhe roli ynë në atë mozaik që quhet jetë dhe autorë i së cilës është vetë Hyji.2. BOÇAT E PISHAVEVlera e dytë e këtij punimi qëndron tek materiali me të cilin është realizuar (boça e pishave), tek koha gjatë së cilës është punuar në realizimin e tij (pas darke mes orës 20 – 23), dhe tek të rinjtë që kanë bashkëpunuar.Një gjë kaq e rëndomtë dhe kaq “e pa vlerë” siç është boça; një gjë e cila në të shumtën e rasteve shihet si pengesë dhe ndotje e ambientit që na rrethon; një gjë nga të cilat duhet pastruar rrugët dhe oborret tona duke i hedhur në mbeturina, apo në rastin më të mirë duke i përdorur ato si lëndë djegëse. Andaj vlera drejt së cilës dëshiron të nxisë ky punim i realizuar me boça pishash është: vlerësimi i gjërave të vogla, vlerësimi asaj që kemi. Vlerësimi i asaj “pak” që kemi, duke mos humbur kohën dhe energjinë tonë kot në ankesa për atë që na mungon. Ky punim është një nxitje për të vlerësuar gjerat e vogla, për të vlerësuar ato pasuri që janë pjesë e jetës sonë të përditshme dhe mbi të cilat dita ditës këmbët tona shkelin. E gjithë kjo p

TRANSCRIPT

Page 1: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)

“MOZAIKU I VLERAVE”

"Mihi vivere Christus est!" - Jezusi është jeta ime!

Unë nuk jam artist!

Unë jam thjeshtë: I DASHURUAR NË JEZUSIN! Gjithçka

JAM dhe BËJ,

është thjeshtë fryt i kësaj DASHURIE!

Don Dominik-Skender Qerimi – KUKELI

Page 2: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)

2

“MOZAIKU I VLERAVE”

Një nga gjërat që njeriun e bën njeri dhe e veçon atë nga krijesat

tjetra, është edhe fakti se, njeriu nuk jeton vetëm nga ato që i plotësojnë

nevojat dhe prirjet e tija fizike/biologjike, por edhe nga nevojat dhe

prirjet e tija shpirtërore, ndër të cilat mund t’i radhisim vlerat dhe

virtytet. Njeriu nuk mund të jetë vërtetë njeri, nëse nuk jeton me vlera

dhe virtyte. Andaj ky mozaik quhet “Mozaiku i vlerave - DeZëTeM”,

sepse ka për qëllim që të na bëj të dashurohemi në vlera të së mirës, të

së bukurës, të së vërtetës.

1. MOZAIKU, SIMBOL I ‘MISTERIT TË JETËS’

Si çdo mozaik tjetër edhe ky mozaik është një vepër arti, e përbërë

nga një larmi trajtash, llojesh dhe pjesësh, që të bashkuara në

harmoni kombinimesh dhe formash, formojnë një tërësi. Në rastin

tonë, larmia e trajtave, llojeve dhe pjesëve, shprehet në: dyllojshmërinë

e boçave të pishës (Pinus Ponderosa dhe Pinus Sylvestris [Lenneaus]),

në madhësinë dhe në kombinimin e nuancave të ndryshme që ato

kanë. Duhet theksuar një fakt të rëndësishëm, se të gjitha boçat e

pishave që e përbëjnë këtë mozaik janë në formën e tyre natyrore, të

pamodifikuara as në ngjyrën as në përmasën e tyre natyrore.

Në tërësinë e tij, ky mozaik dëshiron të jetë simbol i ‘misterit të

jetës’. Sado që jeta është e shumëllojshme, me gëzime e vuajtje, me

boça të zeza e të bardha, me të vogla e të mëdha, me shumë të

rëndësishme e me më pak (varësisht nga vendi ku gjenden), prapë se

prapë, e parë në tërësinë e saj, jeta është dhe mbetet mrekulli. Jeta

është një mozaik, tërësinë e të cilit e realizon dhe e udhëheqë vetëm

Autori i Madh, Artisti i vetëm: Zoti. Ai është i vetmi që krijon, ne tjerët

(artistë) vetëm imitojmë veprën krijuese të Tij, duke u përpjekur ta

bëjmë të kapshme/prekshme bukurinë e Artit të Zotit: krijimin.

Mozaiku i jetës është një tërësi që mund ta shohë vetëm ‘syri’ i të

Gjithëpushtetshmit. Andaj sa më lartë të ngrihet shpirti ynë në afërsi

me Zotin, aq më të qartë mund ta kemi tërësinë e atij mozaiku, të

quajtur mrekullia e jetës.

Ky mozaik nuk është i krijuar nga një grumbull boçash (53.162

sosh), por është një projekt i renditur në tërësinë e një vizioni: ai i

autorit dhe porosisë që ai dëshiron ta përcjellë. Ta vlerësojmë jetën si

një dhuratë që na është bërë krejtësisht falas. Ta jetojmë atë në

Page 3: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)

3 dashuri ndaj të afërmit e në mirënjohje ndaj Krijuesit. Të jetojmë të

vetëdijshëm se çdonjëri prej nesh është një ‘boçë e vogël’ në

madhështinë e mozaikut të jetës, një boçë që ka kuptim vetëm nëse

qëndron dhe jeton në harmoni të plotë me ‘boçat tjera”, po ashtu të

vogla, të po të njëjtit mozaik. Detyra e çdo njeriu është të zbulojë, me

ndihmën e vetë Autorit, cili është vendi dhe roli ynë në atë mozaik që

quhet jetë dhe autorë i së cilës është vetë Hyji.

2. BOÇAT E PISHAVE

Vlera e dytë e këtij punimi qëndron tek materiali me të cilin është

realizuar (boça e pishave), tek koha gjatë së cilës është punuar në

realizimin e tij (pas darke mes orës 20 – 23), dhe tek të rinjtë që kanë

bashkëpunuar.

Një gjë kaq e rëndomtë dhe kaq “e pa vlerë” siç është boça; një gjë

e cila në të shumtën e rasteve shihet si pengesë dhe ndotje e ambientit

që na rrethon; një gjë nga të cilat duhet pastruar rrugët dhe oborret

tona duke i hedhur në mbeturina, apo në rastin më të mirë duke i

përdorur ato si lëndë djegëse. Andaj vlera drejt së cilës dëshiron të

nxisë ky punim i realizuar me boça pishash është: vlerësimi i gjërave të

vogla, vlerësimi asaj që kemi. Vlerësimi i asaj “pak” që kemi, duke mos

humbur kohën dhe energjinë tonë kot në ankesa për atë që na

mungon. Ky punim është një nxitje për të vlerësuar gjerat e vogla, për

të vlerësuar ato pasuri që janë pjesë e jetës sonë të përditshme dhe

mbi të cilat dita ditës këmbët tona shkelin. E gjithë kjo porosi

përmblidhet shumë bukur në një fjali të Nënë Terezës: “Të bëjmë gjëra

të vogla, me dashuri të madhe”, e përkthyer në këtë vepër arti me një

fjali tjetër: Të bëjmë vepra të mëdha (shumë të mëdha), me gjësende të

vogla (shumë të vogla).

Shumë kush është i bindur se për të bërë një punim të tillë, duhet

të kesh kohë për t’ia kushtuar atij. Andaj shumë veta ankohen se nuk

e kanë kohën për të bërë diçka të vlefshme. Kjo gjë është ‘pjesërisht’ e

vërtetë. Në fakt, i gjithë punimi i bërë, ka zgjatur 53 ditë pune (nga 07

tetor deri më 25 dhjetor 2013), në 138 orë dhe 38 minuta. I gjithë ky

punim është bërë në kohën e ashtuquajtur ‘kohë e lirë e pasdarkes’,

mes orës 20.00 dhe 23.00. Kohë kjo që për shumicën e njerëzve është

një moment relaksi, është një kohë që i kushtohet pushimit, shikimit

të TV-së, muzikë, kyçjes në internet, apo mënyrave tjera për t’u

Page 4: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)

4 çlodhur nga angazhimet e ditës. Andaj edhe në një kohë të lirë dhe

kohë të pushimit, duke sakrifikuar ndonjë ndeshje të bukur të futbolli,

ndonjë debat irritues të fushatës zgjedhore, ndonjë film argëtues,

mund të bëhen vepra si ky mozaik, sepse siç thotë don Bosko:

“Pushimi më i mirë është ndërrimi i punë”.

Shumë kush është i bindur se për të bërë ‘vepra të mëdha’ duhet

të kesh mbështetje nga njerëz ‘të fortë’ që mund të ndihmojnë, p.sh.

nga njerëz të zot, nga gjeni të ndonjë fushe, nga pushtetarët, nga të

pasurit apo ekspertë të fushës përkatëse. Në të vërtetë 114 të rinj të

cilët kanë qenë bashkëpunëtorë në këtë punim (veçanërisht përmes

mbledhjes së boçave, pastrimit, klasifikimit dhe numërimit të tyre),

janë që të gjithë të rinj të zakonshëm, nxënës, studentë... si çdo fëmijë

dhe i ri tjetër i qytetit të Gjilanit, apo edhe i shtetit të Kosovës. Asnjëri

prej tyre nuk shquhet për ndonjë gjë të jashtëzakonshme, apo për

ndonjë gjenialitet të veçantë (shpresojmë që të ndodhë në të ardhmen).

Këta janë thjeshtë fëmijë dhe të rinj shqiptar të Kosovës, me të gjitha

mundësitë dhe pamundësitë që kanë të tjerët. Por të arrish t’i

motivosh/nxitësh këta të rinj; të arrish t’i organizosh dhe t’i

menaxhosh gjatë punës përgatitore; të arrish t’ju japësh zemër se

puna e tyre është pjesë, sado e vogël, por e rëndësishme e realizimit të

një ‘kryevepre’, kjo është dhe mbetet një vlerë shumë e çmueshme, kjo

është dhe mbetet detyrë dhe obligim për çdo edukator.

Andaj nëse i vlerësojmë fëmijët dhe të rinjtë që kemi, nëse i

edukojmë ata në vlera të së mirës, të së bukurës, të së vërtetës; nëse e

rivlerësojmë ‘pasurinë më të madhe që ka Kosova” e që është rinia: ky

investim pa dyshim se herët a vonë do japë frytin e mirë për shoqërinë

dhe të ardhmen e ventit tonë.

DASHURIA E BËRË SHËRBIM, SAKRIFICË DHE EDUKIM

Nëse do bënim renditjen hierarkike të virtyteve/vlerave, në majën

e kësaj piramide me siguri do qëndronte virtyti/vlera më e çmueshme:

DASHURIA. Këtu bëhet fjalë për Dashurinë nga e cila zë fill çdo gjë,

për atë Dashuri që krijoi gjithësinë, për atë Dashuri që në gjuhën

biblike është e identifikuar si ‘emri i dytë’ dhe ‘vetë natyra e Zotit’,

sepse “Hyji është dashuri” (1 Gjn 4, 8). Dashuria është virtyti që, më

shumë se asnjë gjë tjetër, njeriun e bën njeri, njeriun e bën të ngjashëm

me Krijuesin e tij. Dashuria është i vetmi shpëtim, jo vetëm i njeriut,

por i tërë gjithësisë.

Page 5: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)

5 Megjithatë dashuria, nuk është një koncept abstrakt, një “flactus

vocis” (thjeshtë një fjalë, një psherëtimë që e merr era). Dashuria nuk

është një përplasje emocionesh dhe epshesh që nuk ngopen kurrë, e që

shumë herë njeriun e çojnë gjer në shkatërrim të vetvetes dhe atyre që

e rrethojnë. Dashuria është virtyt/vlerë hyjnore, që vjen prej Zotit dhe

na çon tek Ai, përmes takimit me vëllanë njeri. Dashuria është edhe

vlerë/virtyt njerëzor e cila, nëse nuk duam që të mbetet vetëm një

“psherëtimë që e merr era”, duhet të përkthehet në vepra konkrete të së

përditshmes sonë.

“Mozaiku i vlerave - DeZëTeM” sjellë tre shembuj konkret se si

dashuria për Zotin krijues nuk duhet të ndahet kurrë nga dashuria për

vëllanë njeri. Në rast se e ndajmë dashurinë për Zotin nga dashuria

për njeriun, atëherë ajo nuk është më as dashuri për Zotin as për

njeriun: nuk është fare dashuri. Tre figurat e paraqitura në këtë

mozaik janë personifikimi i këtyre virtyteve/vlerave: Dashuria që

konkretizimin e saj më real e gjen në vlerën e shërbimit (Nënë Tereza);

dashuria e bërë shërbim kushton dhe bëhet sakrificë për mëmëdheun

(Gjergj Kastrioti – Skënderbeu); dashuria që shërben përmes sakrificë

për atdheun, në kohën e sotme më shumë se asnjë herë tjetër, duhet

të konkretizohet përmes vlerës së edukimit (don Bosko).

3. NËNË TEREZA – SHËRBIMI

Nënë Tereza personifikon dashurinë për Zotin dhe për njeriun të

bërë shërbim. Shërbim falas, shërbim ndaj të gjithë atyre që vuajnë,

shërbim që edukon dhe që kushton shumë sakrificë. Këtu bëhet fjalë

për shërbimin që buron nga dashuria e vërtetë, nga dashuria që nuk

kërkon dobinë dhe përfitimin egoist. Kjo vlerë, në jetën e Nënë Terezës,

shkon gjer në atë pikë sa ajo vetë bëhet shërbim, duke iu kushtuar

krejtësisht Zotit në jetën rregulltare dhe duke iu kushtuar krejtësisht

‘më të varfërve ndër të varfrit’.

Dashuria që Nënë Tereza kishte ndaj atyre që ishin ‘të vegjël dhe

të pavlerë’, siç ishin të varfrit, të braktisurit, ata që vuanin, pasqyron

shumë bukur edhe vlerësimin e gjësendeve të vogla. Në një nga

intervistat bërë asaj, një gazetarë ishte ankuar se e gjithë ajo që Nënë

Tereza dhe motrat e saj po bënin për të luftuar vuajtjen dhe mjerimin,

nuk ishin gjë tjetër veçse ‘një pikë uji në oqean’. Përgjigja e Nënë

Terezës pasqyron edhe shenjtërinë e saj: “Është e vërtetë! Por, po të

Page 6: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)

6 mos e bënim ne këtë që bëjmë, oqeanit do i mungonte një pikë uji!”

Andaj, përballë vuajtjes së madhe në të cilën jemi të gjithë të zhytur,

përballë errësirës së vështirësive dhe krizave të përmasave oqeanike,

në jetën tonë nuk duhet të ketë vend për pesimizëm dhe dëshpërim. Në

të kundërtën, çdonjëri prej nesh duhet të bëjë ‘pjesën e vet të vogël’ të

së mirës, duhet të jetë një pikë e vogël që shuan etjen, çdonjëri prej

nesh duhet të vë ‘boçën e vet të së mirës’ në vendin e duhur, sepse

vetëm kështu mund ta ndërtojmë ‘mozaikun e asaj mrekullie që quhet

jetë’.

Një gjë Nënë Tereza ka dashur gjithmonë që t’ua bëj të qartë të

gjithëve: se e gjithë ajo që bënte ishte fryt i dashurisë së saj për Zotin.

Andaj, në një kohë kur rreziku që besimi në Zotin dhe dashuria për të

rrezikon të ndahet nga dashuria për vëllanë njeri, duke prodhuar në

këtë mënyrë fanatizma vetë-shkatërrues, shembulli i Nënë Terezës

është një vlerë e pazëvendësueshme. Jam i bindur se pak kush në

historinë e njerëzimit, ka arritur si Nënë Tereza, të personifikohet me

dashurinë që bëhet shërbim ndaj të gjithë atyre që vuajnë. Ajo është

ylli më i shndritshëm në historinë e popullit tonë dhe jo vetëm, për

vlerën e dashurisë dhe të shërbimit për Zotin dhe për njeriun, pa

dallim të asnjë lloji.

4. GJERGJ KASTRIOTI - SKËNDERBEU – SAKRIFICA

Dashuria për Zotin dhe për njeriun e bërë sakrificë për atdheun,

është personifikuar në emblemën më të shquar të kombit tonë, Gjergj

Kastriotin – Skënderbeun, në jetën e të cilit ‘sakrifica për mëmëdheun’

qëndron në të njëjtën shkallë me trimërinë dhe guximin e tij.

Kohëve të fundit në hapësirat “shqipfolëse” (dhe jashtë tyre) ka

pasur një rizgjim të interesit për çështjen e figurës së Gjergj Kastriotit-

Skënderbeut. Kjo, falë dy qarqeve të cilat do i falënderoja me këtë rast:

“fansat e ideve të Oliver Schmidt-it” dhe “nostalgjikët filo-osman”. Që të

dy këtyre grupeve, bashkë fyerjen që na kanë bërë, duke u përpjekur

të përdhosin këtë figure epokale (dhe jo vetëm të këtë), mendoj se

duhet t’u jemi edhe mirënjohës. Përse?

Për të cituar një fjalë të urtë italiane: “Jo çdo e keqe vjen për të

bërë dëm!” (Non ogni male viene per nuocere!), do thosha se, gjitha këto

debate që janë nxitur në lidhje me figurën më përfaqësuese të çështjes

sonë kombëtare, bashkë me aspektet e tyre negative, kanë sjellë me

vete edhe një të mirë: dëshirën dhe vullnetin për të njohur dhe

Page 7: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)

7 rivlerësuar më mirë/shumë “thesaret tona kombëtare”, mbi gërmadhat

dhe eshtrat e të cilëve të gjithë ne shkelim çdo ditë.

Një strategji shumë e njohur dhe e përhapur e perandorisë

osmane, ajo e nxjerrjes së eshtrave të “armiqve të tyre” dhe hedhja e

tyre qenve të rrugë, është duke u përdorur edhe sot e kësaj dite, veçse

në një mënyrë të re dhe më të sofistikuar. Megjithatë, nuk duhet të

harrojmë se rrugëtimi ynë drejt një qytetërim evropian/perëndimor

kalon në mënyrë të pashmangshme mbi varrezat, tashmë të zbrazëta,

të atyre që na e treguan dhe na e përgatitën udhën.

Nëse kjo gjë vlen për figurën e Gjergj Kastriotit, kjo gjë vlen po aq

edhe për figurën e Nënë Terezës dhe Don Boskos. Sa më shumë që

individ dhe grupe të caktuara, qoftë në nivelin e shtetëror, qoftë në

nivelin lokal ku unë jetoj, janë munduar t’i “njollosin dhe t’i

poshtërojnë” koto figura, duke u munduar të hedhin helm e vrer mbi

to, aq më shumë më kanë rritur dëshirën që t’i njoh dhe ti rivlerësoj

ato.

Vlera të cilën kam dashur ta shfaq të personifikuar në këtë hero

është ajo e një njeriu i cili mbi të gjitha ka sakrifikuar pa bërë llogaritë

e përfitimit. Mendoj se të gjithë historianët janë në pajtim me faktin se,

Gjergj Kastrioti do kishte pasur një të karrierë shumë më frytdhënëse

dhe një jetë shumë më të rehatshme, po të kishte qëndruar aty ku

kishte qenë, se sa të kalonte 25 vite të jetës së tij duke luftuar nëpër

shkrepat e atij vendi, që u bë skenë e një lufte të gjatë kundër njërës

prej perandorive të pushtetshme të asaj kohe. Por dashuria e tij për

mëmëdheun dhe popullin e tij, dashuria e tij për lirinë dhe për besimin

e tij, kishin më shumë vlerë se përfitimi dhe rehatia e tij personale.

Vlera e sakrificës që i bëhet atdheut përmes shërbimit, na edukon që

edhe sot të mbrojmë vendin tonë me armën e së vërtetës, të së drejtës,

të së mirës... me armën e bashkimit dhe të dashurisë.

Kush nuk sakrifikon për atdheun dhe të mirën e tij, ai nuk e do

atdheun, sepse nuk ka dashuri të vërtetë pa sakrificë.

5. DON BOSKO – EDUKIMI

Një figurë që për popullin tonë është më pak e njohur se dy figurat

që e rrethojnë (Nënë Tereza dhe Gjergj Kastrioti), don Bosko,

personifikon dashurinë për Zotin dhe për njeriun të bërë edukim.

Edukim veçanërisht i kushtuar fëmijëve dhe të rinjve më në nevojë.

Page 8: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)

8 Edukimi është dhe duhet medoemos të jetë fryt i dashurisë, sepse aty

ku nuk ka dashuri nuk ka as edukim. E thënë kjo me një fjali të don

Boskos: “Edukimi është çështje zemre!”

Andaj kush e do vendin e vet, kush e do të ardhmen e një populli,

kush e do të mirën për vete dhe për tjerët, duhet ta kuptojë se nuk ka

të ardhme, nuk ka të mirë as për ne as për tjerët, aty ku nuk ka

edukim, aty ku të rinjtë dhe fëmijët nuk edukohen në vlerat e të së

mirës, të së bukurës dhe të së vërtetës. Nuk mund të ketë të ardhme as

përparim për një popull i cili fëmijët e vet nuk i edukon ta duan njëri-

tjetrin, duke i shërbyer të mirës së përbashkët, duke i shërbyer ‘vëllait

njeri me të cilin e ndajmë këtë botë’, duke i shërbyer çdonjërit që është

në nevojë. Nuk mund të ketë të ardhme për një njeri, për një popull e

as për njerëzimin, nëse gjeneratat e reja nuk edukohen në vlerën e

sakrificës për popullin që i përkasin dhe për vendin ku jetojnë.

Vlera e kësaj dashurie që shprehet përmes edukimit, përmes

shërbimit dhe sakrificës së përditshme për të ndërtuar të ardhmen e

vendit dhe njerëzimit, është e personifikuar në një ndër edukatorët më

të shquar të të gjitha kohërave: don Bosko. Fryti vlerës së këtij shenjti

dhe edukatori pasqyrohet më së miri në faktin se Qendrat don Bosko

sot janë të pranishme në më se 130 shtete të botës, me më se 5000

veprimtari, dhe më se 16.000.000 fëmijë dhe të rinj, përfitues të kësaj

mënyre të edukimit (të don Boskos).

Edhe në rajonin shqipfolës, don Bosko dhe mënyra e tij e edukimit

është e pranishme në 5 vende: Tiranë, Prishtinë, Shkodër, Podgoricë

dhe Gjilan. Pas një viti (2015) do kremtohet 200 vjetori i lindjes së don

Boskos (1815-1888) dhe ky mozaik dëshiron të jetë edhe një shenjë

përkujtimi i një figure kaq të rëndësishme dhe njëkohësisht akoma kaq

pak të njohur për popullin dhe hapësirën ku jetojmë.

6. RREZET LIDHËSE

Dy rrezet e bardha që lidhin figurën e Nënë Terezës dhe të

Gjergj Kastriotit me don Boskon, simbolizojnë lidhshmërinë e këtyre

tre vlerave: vlerës universale, të dashurisë së bërë shërbim (Nënë

Tereza); vlerës kombëtare, të sakrificës për mëmëdheun (Gjergj

Kastrioti - Skënderbeu), të bashkuara rreth emblemës që përfaqëson

Qendrën Don Bosko në Gjilan dhe që prezanton një vlerë

vendore/lokale, të dashurisë që bëhet edukim (don Bosko).

Page 9: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)

9 Shumë kush mund ta pyes mbi arsyen e vendosjes së fikurës së

don Boskos në mes. Arsyeja qëndron në përzgjedhjen e autorit, i cili

këto dy figura anësore (Nënë Terezën dhe Gjergj Kastriotin) i ka

vendosur në lidhshmëri me figurën qendrore përmes dy vijave

rrezatuese. Porosia e kësaj zgjedhjeje të renditjes dhe të lidhjes së tyre

me vija gjeometrike është e shumanshme: a) Në Qendrën “Don Bosko”

në Gjilan, që paraqitet përmes figurës së don Boskos, universalja dhe

kombëtarja lidhen në një hapësirë dhe në një sistem edukimit të njëjtë;

b) dinamika e dy vijave gjeometrike të cilat lidhin këto tre figura

krijojnë një lëvizje centripete (tërheqëse drejt bërthamës/qendrës) duke

qenë në këtë mënyrë një ftesë për të gjithë, se ai që ka dëshirë të

edukojë veten apo fëmijët e tij në këto dy vlera (universale dhe

kombëtare) në këtë Qendër dhe në këtë shkollë do gjejnë një përgjigje

të nevojat e tyre; c) tre vlerat e lartpërmendura (shërbimi, sakrifica dhe

edukimi) janë tre vlera të cilat janë të pandashme mes vete: të

shërbesh do të thotë të sakrifikosh dhe të edukosh njëkohësisht; të

edukosh nuk është e mundur veçse duke shërbyer dhe duke u

sakrifikuar për këtë edukim; të sakrifikosh për mëmëdheun është një

shërbim dhe një edukimi në vetvete.

7. DEZËTEM – DASHURIA E ZOTIT ËSHTË

TEPËR E MADHE

Koha e realizimit të këtij mozaiku është nga 07 tetor 2013 (festa e

Zojës Rruzare) në ora 20.26, kur u vendos boça e parë, deri më 25

dhjetor (dita e Krishtlindjes) në ora 17.17, në një kohë-gjatësi prej 53

ditësh pune, me 138 orë e 38 minuta, punë e bërë ‘rreptësisht’ në

kohën e lirë të pasdarkes (nga ora 20.00 – 23.00). Gjatë kësaj pune

shumë veta kanë kaluar këtu dhe duke parë përmasën e këtij mozaiku

kanë pasur një përshtypje të dyfishtë: ky mozaik është një vepër ‘e

madhe’ dhe ‘e vlefshme’. Nuk di nëse mund të jemi të gjithë të pajtimit

mbi madhështinë dhe vlerën e këtij punimi (ua lë juve që ta vendosni),

por një gjë mund ta them me siguri: nëse “Mozaiku i vlerave” është ‘i

madh’ dhe me ‘shumë vlerë’, nuk duhet të harrojmë faktin se, ai është

i realizuar me ‘gjësende shumë të vogla’ dhe ‘pothuajse krejtësisht të

pavlera’, siç janë boçat e pishave. Por aty ku gjërat e vogla dhe të

pavlera bashkohen me ‘dashurinë e madhe dhe vullnetin e hekurt’: aty

thyhen rekordet, aty arrihen ‘majat’, aty ndodhë mrekullie.

Page 10: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)

10 Ata që i qasen këtij mozaiku duhet të jenë të kujdesshëm që mos të

përfshihen tepër nga përmasa e metrave katrorë dhe numrit të boçave

që e përbëjnë atë (53.162 boça në 90.178 m2). Megjithatë ky është

thjeshtë një mozaik, i bërë me shumë dashuri, vullnet, durim dhe

sakrificë dhe që ka për qëllim edukimin në virtyte dhe vlera. Por më

shumë se ‘vlerën artistike dhe madhështinë’ e përmasave të këtij

mozaiku, kam dëshirë të shpreh një dëshmi të dyfishtë që unë, si

autor i këtij punimi, e kam të thadruar në zemër:

- Ky mozaik është dëshmi e dashurisë që unë kam për Zotin, për

të rinjtë të e kësaj qendre; e dashurisë që kam për qytetin e Gjilanit,

për Shtetin e Kosovës, për realitetin Gjithëshqiptarë... për çdo njeri.

- Por, ky mozaik mbi të gjitha dëshiron të jetë një dëshmi e

Dashurisë që Zoti ka për ne, që Zoti ka për mua. Vetëdija se edhe

unë, që jam një ‘boçë tejet e vogël’ në ‘mozaikun tejet’ të madh të Zotit,

jam i dashur dhe vlerësuar nga vetë Autori i mrekullisë së jetës, është

një gjë që më bën ta dua dhe ta vlerësoj Jetën dhe Autorin e saj.

Madhështia e këtij mozaiku le të jetë vetëm nxitje që shikimin tonë ta

drejtojmë në atë që vërtetë është e madhe, në atë që është ‘tepër e

madhe’ për t’u definuar me cilindo term njerëzor, e kjo është Dashuria e

Zotit.

Ne e njohim dashurinë e nënës për fëmijë si dashuri të madhe,

dashuria e dëshmorëve për atdheun është dashuri jashtëzakonisht e

madhe, dashuria e martirëve që kanë dhënë jetën si dëshmi të fesë në

shërbim të Zotit dhe të vëllait njeri, është dashuri tejet e madhe. E duke

mos pasur asnjë term të përshtatshëm për të përcaktuar madhështinë e

Dashurisë së Zotit, të vetëdijshëm se Dashuria e Tij tejkalon çdo kufi të

aftësisë sonë perceptuese, atëherë me plotë gojën mund ta them:

DeZëTeM - Dashuria e Zotit është Tepër e Madhe.

Ky punim bashkë me çdo boçë që është pjesë e tij është dëshmi e

kësaj dashurie. E nëse dikush dëshiron të dijë se nga buron frymëzimi

për të bërë një punë si kjo, nga buron i gjithë ai vullnet, ajo energji që

duhet për ta realizuar një vepër madhështore si kjo, përgjigja është

shumë e thjeshtë: nga një zemër që është dashuruar në Zotin, nga një

zemër që është e dashuruar në Jezusin.

Page 11: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)

11

DISA NGA ARSYET PSE FILLOVA TA BËJ KËTË MOZAIK

Jam munduar gjithmonë të edukoj të tjerët, veçanërisht të rinjtë,

të mos e humbasin kohën e tyre duke u ankuar për atë që nuk kanë,

por të përpiqen të vlerësojnë atë që kanë, sado pak, sado e vogël apo

pa vlerë qoftë ajo. Kam bërë edhe punime tjera artistike me këtë lloj

filozofie të jetës: mozaik me tapa plastike të shisheve, mozaiqe me

guaca të detit, mozaiqe dhe vitrazhe me gurë, me copëza xhami...

gjithmonë duke punuar me materiale që nga të tjerët mbahen si të

pavlerë dhe të padobishme.

Kur erdha në këtë qytet (Gjilan), më 1 tetor 2009, në oborrin e

qendrës Don Bosko, gjeta një mori boça pishash, të cilat kishin rënë

nga pemët dhe e kishin mbushur oborrin. Kur fillova ta pastroja

oborrin për të përgatitur për fëmijë hapësirat për lojëra, mendova se

nuk ishte një gjë ‘e bukur’ t’i hidhja ato boça në mbeturina dhe kështu

fillova t’i mblidhja në një vend. Pasi mblodha/mblodhëm një sasi të

madhe boça pishash (gjatë katër viteve, në shumicën e rasteve gjatë

aktiviteteve verore), vendosa të bëja një veprër të artit që do ishte e

madhe (në përmasa), që të ishte e bukur (estetikisht) dhe që në të

njëjtën kohë të kishte edhe një porosi të rëndësishme, apo shumë sosh.

Kur fillova ta bëja skicën e këtij punimi (së pari në letër e më pas

në murë), nuk kisha për qëllim të konkuroja për Guinness World

Rekord (GWR). Por duke parë përmasat e vizatimit dhe i shtyrë nga

miqtë dhe nga të rinjtë, nga Tirana dhe nga Gjilani, aplikova pranë

zyreve të GWR, duke pyetur pyetur më parë nëse ekzistonte një punim

i tillë diku në botë, me materiale dhe me përmasa të tilla. Pas

përgjigjes së tyre (pas 6 jave), se një vepër e tillë e punuar me boça

pishash nuk ekszistonte askund në botë, vendosa të konkuroja për

rekordin botëror të Guinness-it.

Përmes këtij punimi, të mbështetur edhe nga njohja dhe

çertifikimin nga ana zyrës së GWR, si rekord i ri botërorë, dëshiroj t’ju

dërgoj disa porosi të gjithëve:

Për të bërë një punë të tillë me vlerë Rekordi botëror:

- nuk është nevoja të kesh dhe të shpenzosh shumë të holla, apo

të kesh gjëra shumë të çmueshme: edhe gjësende të thjeshta dhe të

‘pavlera’ si boçat e pishave janë të dobishme dhe mund të kryejnë punë;

Page 12: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)

12 - nuk ke nevojë të kesh shumë kohë në dispozicion për ta

harxhuar: e gjithë puna e realizuar është kryer në kohën e pushimit të

pasdarkës, mes orës 20.00 – 23.00, pa lënë asnjëherë detyrat parësore

të jetës së përditshme (në rastin tim detyrën e drejtorit të Qendrës

Edukativo-Sociale “Don Bosko” dhe studentit të historisë [nivelit

measter]);

- nuk ke nevojë të kesh aftësi as zotësi të veçanta: mjafton të kesh

vullnet të mirë dhe të fortë;

- nuk ke nevojë të presësh mbështetjen e atyre që kanë pushtet

(shtetit), apo atyre që kanë të holla (të pasurve); nuk ke nevojë të jesh i

rrethuar nga një mori gjigantësh apo gjenishë: edhe një grup i thjeshtë i

fëmijëve dhe të rinjve, të udhëhequr dhe të drejtuar si duhet, mund të

jenë mbështetje e mjaftueshme;

- andaj, edhe në një ‘vend të varfër’ siç është Kosova, mund të

bësh gjëra të mëdha, të vlefshme për rekordin Guinness, duke vlerësuar

dhe përdorura atë që ke; mund të bësh punë dhe vepra të mëdha me

gjësende që duken të vogla dhe të pavlera, por që nuk janë të tilla;

Ftoj të gjithë,veçanërisht të rinjtë, të cilëve në mënyrë të veçantë u

kushtohet ky punim, që të vlersojmë dhe të çmojmë ‘gjërat e vogla dhe

të zakonshme’, ‘gjërat e pavlerë dhe pa ndonjë rëndësi të veçantë’, të

vlerësojmë atë që kemi, pa humbur kohë duke u ankuar për ato që na

mungojnë. Kjo gjë e thënë me fjalët e Nënë Terezës: “Është më mirë të

ndezim një qiri, se sa të mallkojmë errësirën!”

Ftoj të gjithë, veçanërisht të rinjtë, që duke vlerësuar gjërat e vogla

të jenë të guximshëm të kenë ‘ëndrra të mëdha’, të synojnë ideale të

larta... sepse, edhe në një vend siç është Kosova, kjo gjë është e

mundur: ky mozaik dhe hyrja e tij në Guinness World Records, është

një deshmi e kjo gjë është e mundur. Kini guximin të bëheni heronjtë e

kohës sonë, duke u frymëzuar dhe duke ndjekur gjurmët e këtyre tre

heronjve dhe shumë heronjve tjerë, kombëtar dhe universal, falë

guximit dhe sakrificës së të cilëve ne sot jemi këtu.

Të rinj fort të dashur, kujtoni të gjithë se jeta është një dhuratë e

Zotit që na është dhënë krejtësish falas dhe pa asnjë meritë tonën,

andaj ta jetojmë me mirënjohje ndaj Atij që na e ka dhënë, dhe me

dashuri ndaj atyre që janë pjesë e të njëjtës jetë, pjesë e të njëjtit

mozaik.

Page 13: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)

13

DISA TË DHËNA MBI “MOZAIKUN E VLERAVE”

AUTOR:

DON DOMINIK-SKENDER QERIMI – KUKELI

Prift katolik, i rregullit Salezian të Don

Boskos;

Drejtor i Qendrës “Don Bosko” – Gjilan;

I lindur më 10. 09. 1971 në fshatin Janosh

(GJAKOVË).

BASHKËPUNËTORË dhe ndihmës në: mbledhjen e boçave,

klasifikimin sipas përmasave, pastrimin, përgatitjen e materialit ngjitës

dhe vendosjen e ngjitësit në mur:

ANIMATORË (të rinj vullnetarë) të Qendrës Don Bosko – Gjilan

(gjatë katër viteve 2010-2013 rreth 114 veta), dhe

FËMIJËT pjesëmarrës në Lojërat Verore (2010-2013)

PËRMASAT: Gjerësia (horizontale) – 15.05 m / Lartësia

(vertikale): 5.99 m = 90.178 m2

NUMRI I BOÇAVE: 53.162 copë;

VENDNDODHJA: SALLA E TEATRIT të Kolegjit “Don Bosko”, në

Qendrën Edukativo-Sociale “Don Bosko” / Rr. Marie Shllaku nr. 6 /

60000 – Gjilan.

MATERIALI: BOÇAT E PISHAVE (krejtësisht natyrore dhe të

pamodifikuara) të mbledhura në oborrin e Qendrës don Bosko (4 vite),

tek pishat pranë liqenit të Livoçit të Epërm (Gjilan) dhe tek pishat në

Llabjan. Boça të dy llojeve: Pinus Ponderosa dhe Pinus Sylvestris

(Lenneaus); ngjitësi i tipit ‘Perlefix’, përafërsisht 60 thasë nga 30 kg

(60x30= 1800 kg.);

Page 14: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)

14

FILLIMI i punimit: dita e ZOJËS RRUZARE, më 7 tetor në ora 20.26;

KOHËZGJATJA e realizimit: 53 ditë punë (mesatarisht 2.5 – 3 orë

në ditë, nga ora 20.00 deri në orën 22.30 – 23.00), gjithsej: 138 orë e

38 minuta pune;

PËRFUNDIMI i punimit: dita e KRISHTLINDJES, më 25 dhjetor 2013

në ora 17.17.

DËSHMITARËT e pranishëm për mbikëqyrje dhe raportim në

“Guinness World Records”: 1. Bekim Korça, piktor (27) ditë; 2. Fadil

Rexhepi, arkivist (13 ditë) ; 3. Doruntina Matoshi, piktore (10 ditë); 4.

Ali Demi, artist (5 ditë); 5. Artan Hajrullahu, piktor (5 ditë);

MOTIVET e mozaikut: 1. NËNË TEREZA: një përpunim grafikë i

punuar nga ana e autorit të mozaikut, marrë nga modeli bazë i një

fotoje të Nënë Terezës (shih foton nr. 1); 2. GJERGJ KASTRIOTI -

SKËNDERBEU: një përpunim grafikë i punuar nga ana e autorit të

mozaikut, nxjerrë nga një foto bërë statujës/bustit të Gjergj Kastriotit,

nga autori Odhise Paskali, në Muzeun Kombëtar të Varrit të Gjergj

Kastriotit – Skënderbeut, në Lezhë (shih foton nr. 3). 3. DON BOSKO:

një përpunim grafikë, nxjerrë nga një foto e don Boskos (shih foton nr.

2).

Foto nr. 1 Foto nr. 2 Foto nr. 3

Page 15: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)

15

GUINNESS WORLD RECORDS: “Mozaiku i vlerave” është regjistruar

për konkurrim pranë Zyrës Guiunness World Records në kategorinë e

re, të krijuar enkas për rastin e këtij mozaiku, në emrin e autorit: Don

Dominik-Skender Qerimi - KUKELI, me titullin: ‘Largest pine cone

mosaic’. Më datën 27 dhjetor 2013 janë dërguar të gjitha

dokumentacionet dhe materialet e nevojshme pranë kësaj zyre, për të

bërë verifikimin, pranimin dhe certifikimin e kësaj vepre si Rekordi

Botëror Guinness i Mozaikut më të madh në botë të realizuar me boça

pishash.

Më datën 06 janar 2014, zyra e Guinness World Records në

Londër, ka komunikuar lajmin se autori, don Dominik-Skender

Qerimi – KUKELI, ka vendosur një Rekord të Ri në Guinness World

Records me titullin: “Largest pine cone mosaic”, me numrin ID:

437233.

Dorëzimi i certifikatës nga ana e zyrtarëve të GWR

më 08 shkurt 2014

Page 16: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)

16