broshurË informuese eksplorim drejt be-sË ......civile të specializuara në fushën e medias,...

24
1 Tiranë BROSHURË INFORMUESE EKSPLORIM DREJT BE-SË PËR T'U PËRGATITUR MË MIRË PËR RRUGËTIMIN TONË INFINIT + & QENDRA MEDIA DHE ÇËSHTJET SHOQËRORE

Upload: others

Post on 20-Oct-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 1Tiranë

    BROSHURË INFORMUESEEKSPLORIM DREJT BE-SË PËR T'U PËRGATITUR MË MIRË PËR RRUGËTIMIN TONË

    INFINIT + & QENDRA MEDIA DHE ÇËSHTJET SHOQËRORE

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    2

    Kjo broshurë informuese u realizua në kuadër të projektit “Eksplorim drejt BE-së për t’u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje”, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

    Përmbajtja e këtij publikimi është nën përgjegjësinë e Infinit + dhe Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore dhe jo domosdoshmërisht pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

    Përgatitën:1.Klejda Ngjela, Sociologe

    Rishikuan:1.Karolina Rista 2.Erida Shani (Gjermeni)

    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara për subjektin autor. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet pa lejen dhe citimin e tij.

    Koncepti grafik dhe design:Autor: © Infinit +

    email- [email protected] web address www.infinitplusi.com

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    3

    Fjalë Hyrëse

    Të nderuar lexues/e,

    Në muajin Shkurt 2018, Komisioni Evropian miratoi strategjinë e tij për “Një perspektivë të besueshme të zgjerimit dhe rritjen e angazhimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor”, ndërsa në muajin Prill 2018, ky institucion rekomandoi që Këshilli të vendosë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në dritën e progresit të arritur, duke ruajtur dhe thelluar vrullin aktual të reformave të ndërmarra.

    Në zbatim të projektit “Eksplorim drejt BE-së për t’u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë-10 pyetje/përgjigje”, Infinit + dhe Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore realizuan 12 Sesione Informuese që u zhvilluan në shkolla të mesme dhe Fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës.

    Në përmbushje të objektivave të kësaj nisme shumë të rëndësishme për vendin tonë, u realizuan sesione informimi me synim rritjen e kapaciteteve të pjesëmarrësve mbi kuptimin e përgjithshëm të politikave të BE-së por gjithashtu u realizua vjelja e mendimeve të të rinjve lidhur me këto procese.

    Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie ishte mbledhja e informacionit mbi nivelin e njohurive dhe perceptimeve që kanë të rinjtë e targetur nga projekti, sa i takon proceseve të integrimit të Shqipërisë në BE.

    Kryerja e hulumtimit shërbeu për të evidentuar gjetje konkrete dhe për të ngritur rekomandime për institucionet shtetërore, median dhe organizatat rinore etj. me qëllim orientimin e politikave dhe veprimtarive të tyre mbi informimin e të rinjve për këto procese.

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    4

    Përmbajtja e lëndës

    1. Hyrje...........................................................................................................42. Çfarë mendojnë të rinjtë e Tiranës të pyetur mbi poceset e integrimit të vendit tonë në BE?.................................................63. Rekomandime..........................................................................................184. Të dhëna mbi metodologjinë..................................................................21

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    5

    Hyrje

    Infinit + dhe “Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore”, dy organizata të shoqërisë civile të specializuara në fushën e medias, ndërmorën projektin “Eksplorim drejt BE-së për t’u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë- 10 pyetje / përgjigje” i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian që ka për qëllim të kontribuojë për një njohje më të mirë të procesit të integrimit në BE nga qytetarë të Republikës së Shqipërisë, me fokus të veçantë të rinjtë, si dhe ndikimin e këtij procesi në jetën e përditshme.

    Nxitja e të rinjve për t’u bërë qytetarë aktivë, agjentë për një ndryshim pozitiv për komunitetet e tyre dhe për të gjithë vendin është një domosdoshmëri për Shqipërinë, sidomos kur bëhet fjalë për një grup kaq të madh individësh. Ky grup është një nga asetet më të mëdha për vendin tonë, i cili duhet të inkurajohet të marrë pjesë në gjitha proceset integruese të vendit.

    Faktor tepër i rëndësishëm është informimi i publikut mbi atë çka parashikon procesi i integrimit, si dhe mbi të gjitha masat konkrete që strukturat shtetërore duhet dhe po ndërmarrin për të plotësuar kriteret e vendosura nga strukturat e BE-së. Ky është një element tejet thelbësor edhe për informimin e rinisë sonë.

    Duke marrë shkas nga fakti se më shumë se gjysma e të rinjve të anketuar nuk dinin nëse vendi i kishte plotësuar pesë kriteret për hapjen e negociatave të anëtarësimit, rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën demokratike, duke i përfshirë ata në platforma informimi cilësore, të vërtetuara nga burime të besueshme është tejet thelbësore.

    Lidhur me shqetësimin real të të rinjve mbi përshtatshmërinë e tyre për t’iu përgjigjur tregut evropian të punës, nevojitet që të bëhen të gjitha përpjekjet nga strukturat shtetërore relevante, për të dizenjuar ndërhyrjet e nevojshme, si nga pikëpamja e hartimit të politikave të përshtatshme të edukimit, ashtu edhe në drejtim të informimit cilësor mbi kriteret objektive të tregut evropian të punës.

    Gjithashtu, për të adresuar siç duhet faktin që të rinjtë nuk kanë informacion të qartë mbi ecurinë e reformave në vend dhe kushtëzimi i anëtarësimit në BE për këtë arsye, rekomandohet që të rinjtë të ‘ndihmohen’ me informacion dhe njohuritë e nevojshme, nëpërmjet punës konkrete që duhet të bëhet me ta sa i takon edukimit formal të vendit.

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    6

    Nevojitet që të përdoren instrumentet që tashmë janë krijuar ose të krijohen të tjera platforma të edukimit qytetar, për të krijuar një sinergji të re në arsimin formal dhe autoritetet e tjera publike që kanë objekt të punës së tyre rininë.

    Media është një aspekt shumë i rëndësishëm i gjithë jetës qytetare të vendit. Nën këtë këndvështrim, ajo duhet inkurajuar për të sjellë në debatin publik çështje të procesit të integrimit të vendit tonë në BE. Nevojitet gjithashtu që struktura të ndryshme shtetërore të ‘përdorin’ platformat e ndryshme mediatike për të dhënë informacionin e nevojshëm për publikun, veçanërisht publikun rinor.

    Inkurajimi i angazhimit social dhe qytetar të të rinjve duke përfshirë pjesëmarrjen në organizatat rinore ose aktivizimin në internet është një domosdoshmëri, në qoftë se duam të kemi një rini që kontribuon për të mirën e vendi. Përdorimi i mjeteve dhe formave të larmishme për të nxitur debatin rreth mekanizmave pjesëmarrës në strukturat e BE-së është një nevojë imediate që ka vendi.

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    7

    Shqipëria është një nga vendet më ‘të reja’ në Evropë, me rreth 40% të popullsisë të moshës nën 30 vjeç. Duke qenë një grup moshë maxhoritare, të rinjtë duhet të jenë pjesë e vendimeve që ndikojnë tek ta. Ky fakt nënkupton nevojën për përfshirjen e të rinjtë në procesin e integrimit në BE.

    Që të rinjtë të informohen dhe të përfitojnë plotësisht nga proceset e integrimit në BE, ata duhet të bëjnë prezent aspiratat, kreativitetin dhe talentet e tyre. Nga ana tjetër, të rinjtë pasurojnë ambiciet e vendit tonë, si një brez vital, i arsimuar dhe me shumë kreativitet në përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, si dhe mediave sociale.

    Shumë studime në fushën e pjesëmarrjes qytetare të të rinjve, tregojnë se kur kanë njohuritë e nevojshme, janë aktivë apo përfshihen në ndërveprim me institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore nëpërmjet programeve të pjesëmarrjes publike, aq më cilësore dhe të përgjegjshme janë vendimet që merren për ta. Kjo nënkupton që, sa më i madh angazhimi i të rinjve në programet e pjesëmarrjes publike, aq më shumë të përfaqësuar do të jenë të rinjtë në të gjithë proceset e vendimmarrjes publike.

    Po çfarë mendojnë të rinjtë e Tiranës të pyetur mbi poceset e integrimit të vendit tonë në BE?

    Infinit + dhe “Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore”, dy organizata të shoqërisë civile të specializuara në fushën e medias, ndërmorën projektin “Eksplorim drejt BE-së për t’u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje / përgjigje” i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian që ka për qëllim të kontribuojë për një njohje më të mirë të procesit të integrimit në BE nga qytetarë të Republikës së Shqipërisë, me fokus të veçantë të rinjtë, si dhe ndikimin e këtij procesi në jetën e tyre të përditshme.

    Për të matur perceptimin e të rinjve në këtë proces u ndërmor një hulumtim, i cili kishte për qëllim të kuptonte se ç’mendonin 1000 të rinj të Tiranës, të grup moshave 15-18 vjeç dhe 19-21 vjeç. Këtyre të rinjve iu drejtuan 10 pyetje me nga tre alternativa përgjigjeje, të cilat adresonin çështje të ndryshme të procesit të integrimit në BE.

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    8

    Përgjigjet e dhëna prej të rinjve u përpunuan duke nxjerrë gjetjet e mëposhtme:

    1. Sipas mendimit tuaj, si do të ndikojë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian në jetën e përditshme të shqiptarëve?

    Vihet re që afërsisht 90% e të rinjve të anketuar mendojnë që anëtarësimi në BE do të ndikojë në jetën e përditshme. Megjithatë, ndonëse indikohet që ky ndikim do të jetë pozitiv, ata nuk kanë njohuri konkrete se cilat fusha të jetës ky ndikim do të prekë. Njohuritë e të rinjve të anketuar për këtë aspekt janë disi sipërfaqësore. Grup mosha a) 15 vjeç - 18 vjeç Grup mosha b) 19 vjeç - 21 vjeç

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    9

    Vihet re përqindja e lartë e të rinjve që mendojnë se anëtarësimi në BE do të ndikojë në jetën e përditshme. Ka një numër të vogël anketuesish që janë përgjigjur ‘nuk e di’ që tregon se nuk kanë informacion të thelluar, mbi ndikimin konkret të anëtarësimit.

    2. A do të ndikojë ndryshimi në monedhën Euro në ekonominë e vendit?

    Të pyetur nëse ndryshimi i monedhës sonë Lek, në atë Euro, do të sjellë ndikim në ekonominë e vendit, të anketuarit u përgjigjën në një përqindje të lartë prej afërsisht 80% që do të ketë ndikim. Gjithsesi, pa ditur konkretisht të thonë se i ç’lloji do të jetë ky ndryshim, pozitiv apo negativ për ekonominë e vendit.Grup mosha a) 15 vjeç - 18 vjeç Grup mosha b) 19 vjeç - 21 vje

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    10

    Tek përgjigjet e dhëna këtu, vihet re sërish një përqindje e lartë që janë përgjigjur që ndyshimi i monedhës sonë në Euro, do të sjellë ndikim në ekonominë e vendit, gjithsesi pa ditur konkretisht të thonë se i c’lloji do të jetë ky ndryshim.

    3. A tërhiqet rinia shqiptare nga tregu evropian i punës?

    Pyetjes “A tërhiqet rinia shqiptare nga tregu evropian i punës?” vihet re se rreth 20% e të anketuarve mendojnë që rinia shqiptare nuk tërhiqet nga tregu evropian i punës. Ka disa faktorë që duhet të merren në konsideratë tek ky rezultat i nxjerrë, të cilat mund të lidhen me perceptimin e pyetjes në mënyrë negative (që rinia shqiptare nuk është e përgatitur mjaftueshëm për tregun BE-së të punës, p.sh. për shkak të mosnjohjes së diplomave). Gjithsesi, shumica, prej rreth 75% e të anketuarve mendojnë që rinia shqiptare tërhiqet nga tregu i punës i BE-së. • Grup mosha a) 15 vjeç - 18 vjeç Grup mosha a) 19 vjeç – 21Vjeç

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    11

    Këtu vihet re një përqindje relativisht e lartë e të rinjve që janë përgjigjur negativisht pyetjes, çka do të thotë që rreth 20% mendojnë që rinia shqiptare nuk tërhiqet nga tregu evropian i punës. Ka disa faktorë që duhet të merren në konsideratë tek ky rezultat i anketimit, të cilat mund të lidhen me perceptimin e pyetjes në mënyrë negative (që rinia shqiptare nuk është e përgatitur mjaftueshëm për tregun BE-së të punës për shkak të mosnjohjes së diplomave). Gjithsesi, shumica e të anketuarve mendojnë që rinia shqiptare tërhiqet nga tregu i punës i BE-së.

    4. A është sistemi shkollor shqiptar i përshtatshëm për kërkesën e tregut evropian?

    Ndërsa, në përgjigjet e të rinjve të anketuar për sa i takon sistemit shkollor dhe përshtatshmërisë në tregun evropian, vihet re se më shumë sesa gjysma e të rinjve të anketuar përgjigjet që sistemi shkollor shqiptar nuk është i përgatitur për tregun evropian të punës. Po ashtu, 15% e tyre kanë zgjedhur alternativën e tretë ‘nuk e di’. Në tërësi, përqindjet më të mëdha të përgjigjeve të dhëna për këtë pyetje, dominohen nga aspekti jo konfirmues i pyetjes.Grup mosha a) 15 vjeç - 18 vjeç Grup mosha b) 19 vjeç - 21 vjeç

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    12

    5. Sipas mendimit tuaj, a ka arritur Shqipëria ndonjë përparim në angazhimin përmes reformave dhe prioriteteve të vendosura nga BE?

    Çështjes tjetër me rëndësi, që iu prezantua të rinjve të anketuar, që lidhet me perceptimin e tyre mbi ecurinë e vendit në angazhimin përmes reformave dhe prioriteteve të vendosura nga BE, gjysma e të rinjve iu përgjigj pozitivisht, por nuk specifikojnë se në ç’fushë reformimi ka shënuar përmirësime. Po ashtu, një përqindje e madhe me rreth 52 % e të rinjve të anketuar që janë përgjigjur ose ‘nuk e di’ ose ‘jo’ për këtë çështje. Në tërësi, vihet re që të rinjtë nuk kanë informacion të qartë mbi ecurinë e reformave dhe po ashtu nuk kanë njohuri sesi ecuria e tyre do të kushtëzojë anëtarësimin në BE të vendit.Grup mosha a) 15 vjeç - 18 vjeç Grup mosha b) 19 vjeç - 21 vjeç

    Këtu vihet re po ashtu një përqindje e madhe me rreth 52 % e të rinjve të anketuar që janë përgjigjur ose ‘nuk e di’ ose ‘jo’ për pyetjen nëse vendi ynë ka arritur ndonjë progres me reformat e ndërmarra. Gjysma e tyre mendon që është arritur progres, por nuk specifikojnë se në ç’fushë reformimi ka shënuar përmirësime.

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    13

    6. A ka pasur progres vendi ynë në përmbushjen e pesë kushteve për hapjen e negociatave për anëtarësim?

    Kur pyetet më pas mbi progresin e vendit për përmbushjen e pesë kushteve kryesore, për hapjen e negociatave për anëtarësim,vihet re që 54% e të rinjve janë përgjigjur ose ‘jo’ ose ‘nuk e di’ dhe 46% e tyre janë përgjigjur pozitivisht mbi progresin e arritur nga vendi. Por, sërish të rinjtë nuk specifikojnë se cilat janë kushtet kryesore që duhet të përmbushen, çka tregon mungesë njohurish të tyre në këtë aspekt. Grup mosha a) 15 vjeç - 18 vjeç Grup mosha b) 19 vjeç - 21 vjeç

    Në ngjashmëri me përgjigjet e dhëna për pyetjen 5, edhe këtu vihet re një përqindje e lartë e atyre të rinjve që janë përgjigjur ose ‘jo’ ose ‘nuk e di’. Më pak se gjysma e të anketuarve janë përgjigjur ‘po’ në përmbushjen e pesë kritereve për anëtarësim në BE.

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    14

    7. Si do të ndikohen nga anëtarësimi në BE respektimi i të drejtave të njeriut, sidomos respektimi i të drejtave të fëmijëve, grave apo i grupeve të tjera në pozita të dobëta?

    Analizimi i të dhënave tregoi se të rinjtë e anketuar mendojnë se anëtarësimi në BE do të ketë ndikim tek respektimi i të drejtave të njeriut në vend, gjithsesi nuk specifikojnë se cilat aspekte do të përmirësohen. Një element i rëndësishëm për t’u evidentuar është fakti që një e dhjeta e të rinjve të anketuar nuk e dinë nëse anëtarësimi do të mund të sjellë përmirësime në këtë drejtim. Grup mosha a) 15 vjeç - 18 vjeç Grup mosha a) 19 vjeç - 21 vjeç

    Afërsisht 80% e të anketuarve mendojnë se anëtarësimi në BE do të ketë ndikim tek respektimi i të drejtave të njeriut në vend, gjithsesi nuk specifikohen se cilat aspekte do të përmirësohen. 14% mendojnë që nuk do të ketë përmirësim në të tilla aspekte, përqindje kjo që lë vend për interpretime të ndryshme. Po ashtu një e dhjeta e të rinjve të intervistuar nuk e dinë nëse anëtarësimi do të mund të sjellë përmirësime në këtë drejtim.

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    15

    8. A mendoni se procesi i integrimit të vendit tonë në BE, është i ndërlidhur me vendet e tjera në Ballkan?

    Një gjetje tjetër interesante është që afërsisht 40% e të rinjve të anketuar i janë përgjigjur pyetjes me ‘nuk e di’, ose ‘jo’ mbi ndërlidhjen e procesit të integrimit me vendet e rajonit. Kjo tregon që ka nevojë për më shumë informacion dhe njohuri që duhet përgatitur dhe dhënë të rinjve mbi procesin e integrimit rajonal, si pjesë e procesit të integrimit në BE. Grup mosha a) 15 vjeç - 18 vjeç Grup mosha b) 19 vjeç - 21 vjeç

    Rreth 60% e të rinjve janë përgjigjur ‘po’ kësaj pyetje dhe afërsisht 40% e tyre janë shprehur ose ‘nuk e di’, ose ‘jo’. Kjo tregon që ka nevojë për më shumë informacion dhe njohuri që duhet përgatitur dhe dhënë të rinjve mbi procesin e integrimit rajonal, si pjesë e procesit të integrimit në BE.

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    16

    9. A mendoni se procesi i integrimit në vendet e BE-së është i vështirë për shqiptarët?

    Vlen për t’u evidentuar fakti që rreth 70% e të rinjve të anketuar mendojnë se procesi i integrimit në struktura e BE-së është i vështirë për t’u realizuar për shqiptarët. Grup mosha a) 15 vjeç - 18 vjeç Grup mosha b) 19 vjeç - 21 vjeç

    Këtu vihet re se vetëm një e katërta rreth 25% e të anketuarve është përgjigjur ‘jo’. Rreth 70% e të rinjve të anketuar mendojnë se ky proces është i vështirë për t’u realizuar për shqiptarët. Afërsisht 10% e të rinjve të anketuar shprehen ‘nuk e di’.

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    17

    10. A mendoni se ka rreziqe për Shqipërinë pas anëtarësimit në BE, duke marrë parasysh krizën në disa vende të BE-së dhe Brexit gjithashtu?

    Po ashtu, rreth gjysma e të anketuarve mendojnë se do të ketë rreziqe për Shqipërinë pas anëtarësimit në BE, ndonëse nuk specifikojnë se çfarë rreziqesh do të mund të prezantohen. Kjo tregon se të rinjtë kanë nevojë për më shume njohuri dhe informacion specifik mbi çështje të tilla, me rëndësi për të ardhmen e vendit. Grup mosha a) 15 vjeç - 18 vjeç Grup mosha b) 19 vjeç - 21 vjeç

    Rreth gjysma e të anketuarve mendojnë se do të ketë rreziqe për Shqipërinë pas anëtarësimit në BE, ndonëse nuk specifikojnë se çfarë rreziqesh do të mund të prezantohen. Vetëm një e katërta e tyre mendojnë që nuk do të këtë rreziqe, si dhe një e katërta tjetër e të anketuarve nuk e dinë nëse do të ketë apo jo rreziqe të mundshme pas anëtarësimit.

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    18

    Rekomandime

    Nxitja e të rinjve për t’u bërë qytetarë aktivë, agjentë për një ndryshim pozitiv për komunitetet e tyre dhe për të gjithë vendin është një domosdoshmëri për Shqipërinë, sidomos kur bëhet fjalë për një grup kaq të madh individësh. Ky grup është një nga asetet më të mëdha për vendin tonë, i cili duhet të inkurajohet të marrë pjesë në gjitha proceset integruese të vendit. Kjo presupozon:• Së pari, krijimin e platformave të diskutimit me të rinjtë mbi ndjesitë dhe pritshmëritë e tyre për këtë proces. Ky lloj komunikimi i hapur, transparent dhe i sinqertë me ta, do të ndihmojë në parandalimin e përjashtimit social të të rinjve. Ne tashmë e dimë që ikja e të rinjve jashtë shtetit për arsye të ndryshme është një problem për vendin. Krijimi i këtyre platformave të diskutimit, do të mundësojë shprehjen e të gjitha shqetësimeve të tyre, mbi të cilat duhen gjetur mundësi reale adresimi. Çdo institucion shtetëror i përfshirë me fushën e rinisë dhe të edukimit qytetar duhet të marrë në konsideratë mundësi për dialogim me të rinjtë.• Së dyti, është shumë e rëndësishme që të informohet publiku mbi atë çka parashikon procesi i integrimit, si dhe mbi të gjitha masat konkrete që strukturat shtetërore duhet dhe po ndërmarrin për të plotësuar kriteret e vendosura nga strukturat e BE-së. Ky është një element tejet thelbësor edhe për informimin e rinisë sonë. Eksplorimi i formave novatore dhe alternative të pjesëmarrjes demokratike do të ishte i këshillueshëm në këtë aspekt.• Së treti, rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën demokratike, duke i përfshirë ata në platforma informimi cilësore, të vërtetuara nga burime të besueshme është po ashtu e rekomandueshme. Theksojmë këtu faktin që më shumë se gjysma e të rinjve të anketuar nuk dinin nëse vendi i kishte plotësuar pesë kriteret për hapjen e negociatave të anëtarësimit. • Së katërti, për të adresuar një shqetësim real të të rinjve mbi përshtatshmërinë e tyre për t’iu përgjigjur tregut evropian të punës, nevojitet që të bëhen të gjitha përpjekjet nga strukturat shtetërore relevante, për të dizenjuar ndërhyrjet e nevojshme, si nga pikëpamja e hartimit të

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    19

    politikave të përshtatshme të edukimit, ashtu edhe në drejtim të informimit cilësor mbi kriteret objektive të tregut evropian të punës. • Së pesti, rekomandohet promovimi i dialogut dhe mekanizmave pjesëmarrës në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, për shembull nëpërmjet këshillave të të rinjve në nivel qendror dhe vendor, duke i kushtuar vëmendje të veçantë mekanizmave të reagimit dhe informimit të të rinjve me prejardhje të ndryshme, për të siguruar kështu gjithëpërfshirjen. • Së gjashti, për të adresuar siç duhet faktin që të rinjtë nuk kanë informacion të qartë mbi ecurinë e reformave në vend (duke mos harruar kushtëzimin e anëtarësimin në BE për këtë arsye) rekomandohet që të rinjtë të ‘ndihmohen’ me informacion dhe njohuritë e nevojshme, nëpërmjet punës konkrete që duhet të bëhet me ta sa i takon edukimit formal të vendit. Nevojitet që të përdoren instrumentet që tashmë janë krijuar ose të krijohen të tjera platforma të edukimit qytetar, për të krijuar një sinergji të re në arsimin formal dhe autoritetet e tjera publike që kanë objekt të punës së tyre rininë.• Së shtati, media është një aspekt shumë i rëndësishëm i gjithë jetës qytetare të vendit. Nën këtë këndvështrim, ajo duhet inkurajuar për të sjellë në debatin publik çështje të procesit të integrimit të vendit tonë në BE. Nevojitet gjithashtu që strukturat shtetërore të ‘përdorin’ platformat e ndryshme mediatike për të dhënë informacionin e nevojshëm për publikun, veçanërisht publikun rinor pasi mbi të nevojitet të punohet për të përmbushur standardet evropiane.• Së teti, rekomandohet inkurajimi i angazhimit social dhe qytetar të të rinjve duke përfshirë pjesëmarrjen në organizatat rinore ose aktivizimin në internet si një domosdoshmëri, në qoftë se duam të kemi një rini që kontribuon për të mirën e vendi.

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    20

    Falenderim

    Falenderojmë të gjithë personat që ndihmuan në realizimin e kësaj broshure informuese:1.Nxënësit dhe studentët;2.Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;3.Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme;4.Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë-CFCU;

  • Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    Eksplorim drejt BE-së për t'u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë - 10 pyetje/përgjigje, mbështetur nanciarisht nga Bashkimi Evropian.

    21

    Të dhëna mbi metodologjinë

    Me fillimin e hapjes së 12 Sesioneve Informuese që u zhvilluan në shkollat e mesme dhe Fakultetet e ndryshme të Universitetit të Tiranës, u shpërnda pyetësori i përgatitur posaçërisht për këtë grup të rinjsh të targetuar. Në total u plotësuan 1000 pyetësorë, të ndarë në dy grupe, të specifikuara më poshtë: • Grupi i parë i pyetësorëve, i përbërë në total prej 500 pyetësorësh, u shpërnda dhe u plotësua nga 500 të rinj dhe të reja, përkatësisht në gjimnazet “Myslym Keta”, “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Isa Boletini”, “Sadik Stavaleci”, si dhe në Institutin “Harry Fultz”.• Grupi i dytë i pyetësorëve, i përbërë në total prej 500 pyetësorësh, u shpërnda dhe u plotësua nga 500 të rinj dhe të reja, përkatësisht në “Tirana Bussines University”, “Aldent” University, Universiteti Bujqësor i Tiranës “Fakulteti i Ekonomisë dhe Bujqësisë”, “Epoka” University.

    Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie ishte mbledhja e informacionit mbi nivelin e njohurive dhe perceptimeve që kanë të rinjtë e targetur nga projekti, sa i takon proceseve të integrimit të Shqipërisë në BE.

    Kryerja e hulumtimit shërbeu për të evidentuar gjetje konkrete dhe për të ngritur rekomandime për institucionet shtetërore, median dhe organizatat rinore etj. me qëllim orientimin e politikave dhe veprimtarive të tyre mbi informimin e të rinjve për këto procese.

    Për realizimin e studimit është përdorur një metodologji e cila kombinon qasjen kërkimore ‘desk-research’ dhe kërkimin empirik. Metoda “Desk-research’ u përdor për të hartuar pyetjet e pyetësorit. Për të hartuar një pyetësor sa më të qartë dhe të kuptueshëm për këtë target grup specifik, u konsultuan materiale të ndryshme të tilla si Progres Raporti i vitit 2018 për Shqipërinë i Komisionit Evropian në Tiranë, Plani Kombëtar për Integrimin Evropian, raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian për vitin 2017 etj…