buletini - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/299/1/2012_07_shq_ buletini.pdf · llogarisin...

14
BULETINI Buletini nr.7 Korrik 2012

Upload: others

Post on 05-Sep-2019

16 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

BULETINI Buletini nr.7 Korrik 2012

Faqe 2 BULETINI

Përmbajtja

1. Aktivitetet nga

Programi i Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor (PVAL)

2. Aktivitetet nga Programi i Trajnimeve për Avancim (PTA

3 Aktivitetet tjera

Ne nuk bëjmë drejtësi

Ne e bëjmë drejtësinë më

të mirë

1. Aktivitetet nga Programi i Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor (PVAL)

Trajnim: “Vërtetimi dhe kundërshtimi i atësisë dhe

Adresa: Lagja e Spitalit, Rr.“Muharrem Fejza” p.n. Prishtinë, Republika e Kosovës [email protected] http://igjk.rks-gov.net

Më 2 korrik 2012, IGJK ka realizuar sesionin trajnues me temën “Vërtetimi dhe kundërshtimi i atësisë dhe amësisë”.

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

zhvillojnë drejt procedurën e vërtetimit dhe kundërshtimit të atësisë dhe amësisë;

identifikojnë dallimet në mes të vërtetimit të atësisë dhe amësisë kur kemi të bëjmë me fëmijët martesor dhe jashtëmartesor;

demonstrojnë shkathtësi në përpilimin e vendimit pas përfun-dimit të procedurës mbi vërtetimin dhe kundërshtimin e atësisë dhe amësisë. Në fokus të këtij trajnimi ishin dispozitat e përgjithshme të Ligjit për Familjen dhe zbatimin e drejt të dis-pozitave që kanë të bëjnë me procedurën lidhur me vërtetimin dhe kundërshtimin e atësisë dhe amësisë. Gjatë trajnimit u prezantuan edhe rastet nga praktika e gjyqtarëve me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe të eliminimit të dilemave të cilat shfaqen në praktikë.

Përfitues në këtë trajnim ishin gjyqtarët nga niveli komunal dhe për kundërvajtje nga të gjitha regjionet e Kosovës.

BULETINI Faqe 3

Më 4 korrik 2012, IGK ka realizuar tra-jnimin nga lëmia penale me temë “Parashkrimi”.

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

identifikojnë shkaqet e parashkrimit;

llogarisin drejtë afatet e parashkrimit;

dallojnë llojet e parashkrimit;

zbatojnë veprime procedurale të cilat ndërprenë rrjedhën e parashkrimit.

Gjatë këtij sesioni trajnues u analizuan çështjet që kanë bëjnë me parashkrimin rela-tiv dhe absolut, llogaritjen e këtyre afateve, si dhe rastet kur bëhet ndërprerja dhe pushimi i parashkrimit.

Gjithashtu gjatë trajnimit u trajtua instituti i parashkrimit dhe efekti i tij në rastet e pezullimit të ndjekjes penale dhe ekzekutimit të dënimit të shqiptuar për shkak të ka-limit të kohës së përcaktuar me ligj.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Tryezë Diskutimeve: “Parashkrimi”

BULETINI Faqe 4

Më 3-4 korrik 2012, IGJK në bash-këpunim me Programin e Bin-jakëzimit (EU-LER) ka realizuar një trajnim dy ditor lidhur me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut.

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmar-rësit do të jenë në gjendje që të:

kuptojnë rëndësinë e KEDNJ dhe ndikimin e saj në praktikën gjy-qësore vendore;

njohin kompetencën dhe juridik-sionin e Gjykatës në Strasburg;

njihen me elementet e pranueshmërisë apo pa-pranueshmërisë së kërkesës pranë Gjykatës në Strasburg;

kuptojnë efektin e vendimeve të marra për shtetet anëtare të Këshil-lit të Evropës dhe ratifikuese të KEDNJ-së.

Gjatë trajnimit janë dhënë shpjegime lidhur me organizimin e Gjykatës së Strasburgut, përbërjen e trupit gjykues, afatet relevante, kush mund të parqet kërkesë pranë gjykatës, si dhe dallimin në mes të Këshillit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Gjithashtu, përmes punës në grupe dhe detyrave të dhëna nga trajnuesit, pjesëmarrësit patën mundësi të demon-strojnë njohuritë e tyre në evidentimin e shkeljeve të të drejtave të garantuara me KEDNJ, me theks të veçantë nga neni 5 dhe 6 i kësaj Konvente.

Përfitues ishin gjyqtarët dhe bash-këpunëtorët profesional nga gjitha reg-jionet e Kosovës.

PVAL & PTA

Trajnim: “Konventa Evropiane për Liritë Themelore dhe të Drejtat e Njeriut”

BULETINI Faqe 5

Më 06 korrik 2012, IGJK në kuadër të Programit të Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor ka mbajtur trajnimin e radhës me temën e lartpërmendur.

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmar-rësit do të jenë në gjendje që të:

Aplikojnë drejtë procedurën e shpalljes së zhdukjes ose vdekjes së një personi,

Të dijnë më shumë për subjektet kompetent për fillimin e procedurës,

Të aplikojnë drejt kushtet për shpalljen e personit te zhdukur si i vdekur,

Të hartojnë drejtë aktvendimin pas përfundimit të procedurës përkatëse,

Të llogarisin saktë afatet në procedurën e shpalljes te personit te zhdukur si i vdekur dhe te provuarit e vdekjes te një personi.

Në këtë sesion trajnues fokusi ishte në procedurën e shpalljes së zhdukjes së një personi për te vdekur sipas konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit te brendshëm.

Gjithanshëm u shqyrtuan edhe roli i palëve dhe vendimet që duhet nxjerr në procedurën e shpalljes së zhdukjes së një personi për te vdekur.

Veçmas u trajtuan çështjet lidhur me llogaritjen e afateve dhe u shtjelluan raste nga prak-tika gjyqësore vendore duke paraqitur edhe modele të vendimeve gjyqësore që ishin me interes për pjesëmarrësit

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile nga të gjitha regjionet e Kosovës.

“Procedura e shpalljes së një personi për të vdekur sipas Konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit të brendshëm”

BULETINI Faqe 6

Më 9 korrik 2012, IGJK ka organi-zuar një tryezë të diskutimeve ku u tra-jtuan risitë e Kodit Penal të Kosovës.

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

njihen me ndryshimet e Kodit Penal të Kosovës,

identifikojnë veprat penale të reja të cilat janë përfshirë në Kodin e ri Penal,

dallojnë lartësinë e dënimeve të cilat janë përfshirë në Kodin e ri Penal;

Tryezë e diskutimeve: Risit e Kodit Penal

Gjatë kësaj tryeze u shtjelluan risitë që ka sjellë Kodi Penal i Kosovës.

Gjatë diskutimeve u vu në pah fakti se Kodi i ri Penal ka 5 kapituj më shumë se sa kodi i mëparshëm penal si dhe ka 150 nene më tepër, të cilat kanë sanksionuar një numër të veprave penale të cilat nuk kanë qenë pjesë e kodit të mëparshëm penal.

Përfitues të këtij trajnimi ishin kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët e prokurorive nga të gjitha nivelet të të gjitha regjioneve të Kosovës.

BULETINI Faqe 7

Tryeza diskutimesh nga lëmia për të mitur

Nga data 16 deri më 20 korrik 2012, IGJK në bashkëpunim me UNICEF ka mba-jtur tryeza diskutimesh në regjionet: Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan dhe Prishtinë ne të cilat morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë për fëmijë në nivel regjional.

Tema e këtyre tryezave ishte “Protokolli i Përbashkët Referues – Prezantim dhe Diskutime”.

Këto tryeza kishin për qëllim prezantimin e draft protokollit të përbashkët referues në fushën e drejtësisë për fëmijë dhe marrjen e vërejtjeve dhe sugjerimeve nga zyr-tarët kompetent lidhur me draft protokollin.

Gjatë diskutimeve gjyqtarët dhe prokurorët për të mitur si dhe zyrtarët e policisë, shërbimit sprovues, qendrës për pune sociale dhe ndërmjetësit, bënë komentet e tyre për pasqyrimin e punës të secilit institucion me qëllim të përfshirjes së prakti-kave sa më të mira në këtë protokoll, konform standardeve dhe praktikave ndërkombëtare.

BULETINI Faqe 8

Trajnimi i Trajnuesve

E Drejta Ndërkombëtare Penal

3. Aktivitetet tjera

Më 2-3 dhe 11-13 korrik 2012, IGJK në bashkëpunim me Projektin e Binjakezimit (EU-LER), projekt i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga zyra e BE-së në Kosovë ka realizuar një tra-jnim të trajnuesve me temë: E Drejta Ndërkombëtare Penale me fokus ne krimet e luftes.

Si rezultat i këtij trajnimi përfituesit do të jenë në gjendje që të: Të identifikojnë parimet e përgjith-shme të së drejtës penale ndërkombëtare,  Dallojnë burimet ndërkombëtare,  Krahasojnë të drejtën humanitare me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,  Njohin Konventën e Gjenevës dhe traktatet ndërkombëtare,  Dallojnë tribunalet dhe qëllimin e funksionimit e tyre si dhe përdorin prece-dentët nga TPNJ në rastet e krimeve të luftës,  Bashkëpunojnë ne çështjet juridike ndërkombëtare dhe aplikojnë ndihmën e ndërsjelle juridike. 

Me rastin e trajtimit të këtyre çështjeve trajnuesi ndërkombëtarë ka prezantuar juridiksionet ndërkombëtare sa i përket krimeve të luftës dhe raste nga praktika gjyqësore e Tribunalit të Hagës.

Përfitues të këtij trajnimi ishin trajnue-sit e IGJK-së.

BULETINI Faqe 9

Me 05-06, 9-12 dhe 26-27 korrik 2012, IGJK, në bash-këpunim me Programin e Binjakëzimit (EU-LER) ka re-alizuar trajnimin për trajnues lidhur me Konventën Ev-ropiane për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut (KEDNJ).

Si rezultat i këtyre trajnimeve përfituesit do të jenë në gjendje qe të:

Kuptojnë rrjedhën dhe mënyrën e të shkruarit të Doracakut për KEDNJ, Përcaktojnë temat e caktuara si trajnues ne grup për shkrimin e Doracakut për KEDNJ, Përfshijnë praktiken gjyqësore te Gjykatës së Strasburgut ne gjykatat vendore, Finalizojnë hartimin e Doracakun për KEDNJ.

Në fokus të trajnimeve ishte identifikimi dhe përgatitja e temave lidhur me Doracakun për KEDNJ, i cili do të shërbej si material në programet trajnuese të IGJK-së dhe si mjet burimor për të interpretuar dhe zbatuar KEDNJ, në pajtim me nenet 22 dhe 53 të Kushtetutës së Repub-likës së Kosovës.

Gjatë trajnimeve trajnuesit e IGJK në mbikëqyrje të ekspertëve ndërkombëtarë analizuan raste praktike duke përdorur shembuj nga puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve në gjykatat dhe proku-roritë Republikës se Kosovës për të bërë një vështrim krahasues me dispozitat e KEDNJ. Përfitues të këtyre trajnimeve ishin trajnuesit e IGJK-së

Trajnim i Trajnuesve mbi Konventën Evropiane për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut

Trajnim i Stafit

Më 5 korrik 2012, IGJK në bashkëpunim dhe mbështetje të Programit të Bin-jakëzimit (EU-LER), ka organizuar një trajnim për stafin e IGJK-së lidhur me platformën e mësimit në distancë e quajtur ILIAS. Në fokus të trajnimit ishte që stafi i IGJK-së, përkatësisht administratorët e platfor-mës, të njihen me ndryshimet që janë bërë në platformën ILIAS nga ekspertët e pro-gramit, si dhe janë ofruar sqarime lidhur me pyetjet e shtruara nga stafi me qëllim të zhvillimit

të shkathtësitë e tyre për shfrytëzimin e mundësive që ofron kjo platformë. Trajnimi u zhvillua në formën e mësimit duke praktikuar drejtpërdrejt platformën. Metodologjia e trajnimit ishte interaktive dhe pjesëmarrësit patën mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe të sqarojnë të panjohurat lidhur me platformën

BULETINI Faqe 10

Më 3 Gusht 2012 në IGJK përfunduan prak-tikën grupi i gjashtë i studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës .

Më 26 dhe 28 korrik 2012, IGJK në mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për

Zhvillim (UNDP), realizoi një tryezë pune me stafin e IGJK-së për hartimin e akteve të

brendshme nënligjore të IGJK-së.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte hartimi i rregulloreve të brendshme të IGJK-së dhe identifikimi i

nevojave për mbështetje nga donatorët.

Tryezë pune e stafit të IGJK-së për hartimin e akteve të brendshme të IGJK-së

Programi për praktikant-studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të

Prishtinës IGJK/Fakulteti Juridik i UP-së

Tre praktikantët të cilët vijuan praktikën në Institutin Gjyqësor të Kosovës kanë ofruar mbështetje administrative për Programin Fillestar për Arsimim Ligjor (PFAL) dhe Programin e Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor.

Pas përfundimit të periudhës praktike në kohëzgjatje prej tre muajsh, praktikantët janë pajisur me një çertifikatë për përfundi-min me sukses të programit të praktikës në IGJK.

BULETINI Faqe 11

Më 31 korrik, 2012 partnerët nga Kos-ova Gjermania, Franca dhe Hungaria prezantuan bashkëpunimin e tyre dhe sukseset në kuadër të Projektit të Bin-jakëzimit për Reformën e Sistemit të Arsimit Ligjor.

Shef i Operacioneve në Zyrën e Bash-kimit Evropian në Kosovë, Christof Stock, e hapi ceremoninë dhe përgëzoi Institutit Gjyqësor të Kosovës (IGJK) dhe institucionet e tjera lokale që ishin përfitues në kuadër të projektit të Bin-jakëzimit për arritjet e tyre të

rëndësishme.

Përfitues të tjerë, përveç IGJK-së, ishin Fakulteti Juridik i Universitetit te Prishtinës, Oda e Avo-katëve të Kosovës dhe Qendra Juridike e Kosovës.

Drejtori i IGJK-së, Lavdim Krasniqi paraqiti sukseset e mëposhtme që IGJK ka arritur në partneritet me Projektin e Binjakëzimit:

Mbështetje për zhvillim e planprogramit pas analizës krahasuese.  Analiza e programeve të trajnimit të IGJK-së dhe sistemet më të avancuara për arsimimin ligjor, i bërë nga ekspertët e Projektit të Binjakëzimit, ka ofruar një sërë rekomandimesh për IGJK-në. Këto analiza kanë ndihmuar IGJK-në në përmirësimin e cilësisë së përmbajtjes së programit të trajnimit.

Programet e trajnimit mbi të Drejtën e BE-së dhe KEDNJ.  Projekti i Binjakëzimit ka ofruar trajnim për gjyqtarët, prokurorët dhe kandidatët për këto poste në aspektet kryesore të së Drejtës së BE-së dhe KEDNJ-së.

Zhvillimi i doracakëve dhe materialeve trajnuese  Nga ekspert te projektit janë hartuar doracak për zbatimin praktik të ligjit të BE-së, doracak për pro-kurorët, doracak për gjyqtarët dhe doracak mbi Ligjin Penal Ndërkombëtar duke u fokusuar në krimet e luftës. ( Vazhdon ne faqen 11)

Instituti Gjyqësor i Kosovës është vlerësuar shumë në ceremoninë e fundit të Projektit të Binjakëzimit.

Faqe 12 BULETINI

Marrëdhëniet e krijuara ne mes te IGJK

dhe institucioneve të trajnimit të BE-së  Me mbështetje ne projekti i binjakëzimit IGJK ka themeluar raporte bashkëpunimi me Shkollën e Magjistraturës në Francë, Akademitë Gjyqësore në Gjermani dhe Hungarisë. Janë bërë shkëmbime te vizitave, trajnimeve dhe programeve praktike për gjyqtarë dhe prokurorë nga Kosova, me ç’rast kanë përfituar 24 persona.

Ndërtimi i kapaciteteve të menaxhimit të IGJK-së, stafit të IGJK-së dhe trajnuesve të IGJK-së 

 Projekti i Binjakëzimit ka mbështetur ndër-timin e kapaciteteve të udhëheqjes së IGJK-së, stafit dhe trajnuesve të IGJK-së. Janë realizuar vizita studimore në Francë, Gjermani dhe Hungari te cilat rezultuan me hartimin e një platforme strategjike për zhvillimin e IGJK-së dhe mundësuan përfshirjen e moduleve të cilat do të ndihmojnë ndërtimin e aftësive sociale për gjyqtarët/prokurorët dhe kandidatët për këto pozita.

Themelimi i Platformës e-learning  

Platforma e të mësuarit në distancë (e-learning), e krijuar nga ekspertët e binjakëzimit ka avancuar me-todologjinë e trajnimit të IGJK-së. Kjo platformë është funksionale dhe trajnimet e para tani janë duke u mbajtur. Një njësi e veçantë e cila merret me organizimin e trajnimeve përmes kësaj platforme është the-meluar në IGJK.

Përmirësimet në metodologjinë e trajnimit  

Si rezultat i programit për Trajnimin e Trajnuesve, janë certifikuar 16 trajnues mbi të Drejtën e BE-së, 8 trajnues mbi KEDNJ dhe 6 trajnues mbi të Drejtën Penale Ndërkombëtare. Trajnuesit vendor të certifi-kuar nga këto programe, kanë hartuar një doracak mbi të Drejtën e BE-së, një doracak trajnimi për zba-timin e KEDNJ-së dhe një doracak trajnimi mbi të Drejtën Penale Ndërkombëtare me fokus në krimet e luftës.

Përvojat e drejtpërdrejta  

Kryetari i Gjykatës së Qarkut në Pejë, Salih Mekaj gjithashtu diskutoi mbi përfitimet e drejtperdrejta nga Projekti i Binjakëzimit dhe bëri komente shume pozitive në emër të gjyqtarëve duke u fokusuar ne viz-itën studimore në Gjermani dhe trajnimin mbi të Drejtën Penale Ndërkombëtare (me fokus në Krimet e Luftës).

Udhëheqësi i Programit të Binjakëzimit Erns Merz dhe Hans-Ulrich Borchert, Këshilltar Rezident i Pro-jektit te Binjakëzimit falënderoi Drejtorin e IGJK-së dhe stafin e IGJK-së që kontribuuan ne arritjen e sukseseve te projektit.

Vizita studimore në Akademinë e Gjyqsësisë të Nordrhine-westfalen në Recklinghausen të Republikës

së Gjermanisë

BULETINI Faqe 13

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdue-shëm me Programin e Binjakëzimit (Twinning Project) EU-LER, një delega-cion i IGJK-së nga data 10-14 korrik ka realizuar një vizitë studimore në Akademinë e Drejtësisë të Nordrhine – westfalen në Recklinghausen të Gjer-manisë. Qëllimi i kësaj vizite ishte vënia e kontakteve institucionale, krijimi dhe ngritja e bashkëpunimit si dhe shkëmbimi i përvojave në mes Akademisë së Gjyqësisësë Nordrhine –westfalen dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës në fushën e trajnimeve gjyqësore.

Si rezultat i kësaj vizite përfaqësues të dy institucioneve u zotuan për ngritjen e bashkëpunimit në të ardhmen nëpërmjet nënshkrimit të një memorandumi bash-këpunimi me qëllim të shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy institucioneve në fushën e arsimimit ligjor të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kandidatëve për gjy-qtarë dhe profesionistëve tjerë në gjyqësi.

Delegacioni u prit nga drejtuesit më të lartë të akademisë si dhe për-faqësues tjerë të cilët prezantuan historikun, strukturën organizative, programet trajnuese, metodologjinë dhe mënyrën e zhvillimit të këtyre programeve, realizimin e trajnimeve nëpërmjet platoformës e-learning apo mësimit në distancë, çështjet administrative dhe financiare si dhe bashkëpunimin ra jona l dhe ndërkombëtar të Akademisë me in-stitucionet homologe.

Në kuadër të aktiviteteve për bashkëpunim ndërkombëtar, IGJK ka realizuar një program trajnimi shoqëruar me disa vizita zyrtare në Turqi për 56 kandidatët e gjeneratës së katërt të PFAL të ndarë në dy grupe. Vizita është realizuar nga 09 deri 16 për grupin e parë si dhe 14-21 korrik 2012 për grupin e dytë të kandidatëve.

Përveç kandidatëve të PFAL, pjesë e grupeve ishin edhe anëtarë të Këshillit Programor dhe stafit të IGJK-së.

Vizita kishte si qëllim kryesor njohjen e kandidatëve të PFAL me organizimin dhe funk-sionimin e Akademisë së Gjyqësisë në Turqi dhe njëkohësisht me sistemin gjyqësor të Turqisë.

Gjatë këtij programi u realizuan sesione trajnimi lidhur me ndihmën ligjore ndërkombëtare dhe etikën gjyqësore. Ndërsa vizita janë realizuar në Akademinë e Gjyqësisë, Sistemin e menaxhimit elektronik të lëndëve (UYAP), Gjykata, Prokurori, Xhandarmërinë dhe Qen-drën e Mbikëqyrjes së Fëmijëve në Ankara si dhe Gjykata dhe Prokurori të qytetit Izmir.

Gjatë vizitës në Akademinë e Gjyqësisë së Turqisë pjesëmarrësit patën rastin të njihen me organizimin dhe funksionimin e këtij institucioni, mënyrën e rekrutimit të kandidatëve, plan programet, kohëzgjatjen e trajnimeve dhe shumë çështje tjera me rëndësi sa i përket arsimimit ligjor të gjyqtarëve, prokurorëve dhe kandidatëve për këto pozita.

Kjo vizitë është realizuar në vazhdën e bashkëpunimit disa vjeçar në mes Institutit Gjy-qësor të Kosovës dhe Akademisë së Gjyqësisë Turqisë, me mbështetje nga Agjencia për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtarë i Turqisë (TIKA).

Vizita në Akademinë e Drejtësisë dhe Institucioneve tjera të Gjyqësisë e Prokurorisë

në Turqi

BULETINI Faqe 14