ceremonia zv/ ministri spahiu dhe shshpfa gjunkshi ... · pdf filegraphic designer:...

16
E premte, 16 mars 2012 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 11 (8113) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] REPORTAZH/ DHIMBJET E MËDHA JANË MEMECE Forcat Speciale, garancia për suksesin e operacioneve FORCAT DETARE SIGURIA FORCAT SPECIALE DIREKTIVA E PLANIZIMIT OPERACIONAL Starton stërvitja më e madhe në det “RODONI-2012” Hapi tjetër i ringritjes ruse Menaxhimi i materialeve të tepërta prioritet për Brigadën Logjistike faqe 4 faqe 6 faqe 11 faqe 14-15 “Ku është kapiten Vogli” Demilitarizohet dhe rehabilitohet zona e Gërdecit Nga maji i vitit 2008 dhe deri tani kontraktori i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe FASH kanë kryer pastrimin dhe rehabilitimin e mbi 70 % të zonës së infektuar me municione të paplasura në Gërdec Nëntetar Aleksandër Peci: Dua t’i shpreh edhe një herë ngushëllime familjarëve të kapiten Feti Vogli Nëntetar Peci mbërrin në atdhe, ministri Imami: Na nderoi faqe 3 faqe 5 faqe 8-9 faqet 8-9 Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi inspektuan zonën Dekorohen nga presidenti i Republikës, një grup ushtarakesh të FA LETRA/ KOMANDANTI I KOMANDËS ISAF Gjeneral Allen: Perfomancë e shkëlqyer e trupave shqiptare të dislokuara në Afganistan faqe 2 Ministri i Mbrojtjes, priti një delegacion ushtarakësh të lartë të FA të Turqisë Delegacioni i ushtarakëve të lartë të Turqisë u takua edhe me shefin e SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi VIZITA CEREMONIA Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, presidenti i Republikës dhe komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bamir Topi, dekoroi disa ushtar- ake dhe punonjëse civile që shërbejnë në Forcat tona të Armatosura. I pranishëm në këtë ceremoni ishte shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Presidenti Topi, në fjalën e tij ka ... faqe 2 faqe 3 “Dhimbjet e mëdha janë memece”. Vërtetësinë e kësaj thënieje të Cvajgut e prek kur je mes truprojave të nderit në Repartin e Ruajtjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Jetët tona formësohen thellësisht nga personaliteti. Disa ditë pas ceremonisë së lamtumirës së fundit të paqeruajtësit shqiptar Feti Vogli protagonistët e atij ceremoniali shumë të veçantë truprojat e nderit janë në kufijtë e spektrit të përjetimit të kësaj ngjarje. Në këtë Batalion me shumë histori dëgjohen ende tin- gujt e ritmit të hapave rreshtorë për ceremoninë e paqeruajtësit nga Baldushku i Tiranës. Nëpër rrugëzat e trurit tonë risjellim tërë këtë ceremoni dhe kur je mes tyre ke një ndjesi krejtësisht të papërjetuar. Ngjarje të jashtëzakonshme ndihmojnë në zbër- thimin e personalitetit njerëzor të natyrës... Sipas ministrit Imami, ky është një nga lajmet më të mira të mbërritjes së Aleksandrit shëndoshë e mirë në atdhe. Qytetarët shqiptarë e vlerësojnë maksimalisht punën dhe kontributin tuaj në atë vend, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë... Intensifikohet bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të New Jersey

Upload: duonghanh

Post on 13-Mar-2018

245 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: CereMonia Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi ... · PDF fileGraphic Designer: Afërdita Hysaj K omandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, ... krahas kolegeve që keni,

ushtriaE prEmtE, 16 mars 2012 1

E premte, 16 mars 2012

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 11 (8113)

ushtria

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

reportazh/ DhimbjEt E mëDha jaNë mEmEcE

Forcat speciale, garancia për suksesin e operacioneve

forcat detare

siguria

forcat speciale

direktiva e planizimit operacionalstarton stërvitja më e madhe

në det “rODONi-2012”

hapi tjetër i ringritjes ruse

Menaxhimi i materialeve të tepërta prioritet për

Brigadën Logjistike

faqe 4

faqe 6

faqe 11

faqe 14-15

“Ku është kapiten Vogli”

Demilitarizohet dhe rehabilitohet zona e Gërdecit

Nga maji i vitit 2008 dhe deri tani kontraktori i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe FASh kanë kryer pastrimin dhe rehabilitimin e mbi 70 % të zonës së infektuar me municione të paplasura në Gërdec

Nëntetar Aleksandër Peci: Dua t’i shpreh edhe një herë ngushëllime familjarëve të kapiten Feti Vogli

Nëntetar Peci mbërrin në atdhe, ministri Imami: Na nderoi

faqe 3

faqe 5

faqe 8-9faqet 8-9

Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi inspektuan zonën

Dekorohen nga presidenti i Republikës, një

grup ushtarakesh të FA

letra/ komandanti i komandës isaf

Gjeneral allen: Perfomancë e shkëlqyer e trupave shqiptare të

dislokuara në afganistanfaqe 2

Ministri i Mbrojtjes, priti një delegacion ushtarakësh të lartë

të FA të TurqisëDelegacioni i ushtarakëve të lartë të Turqisë u takua edhe

me shefin e ShShPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi

vizita

CereMonia

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, presidenti i Republikës dhe komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bamir Topi, dekoroi disa ushtar-ake dhe punonjëse civile që shërbejnë në Forcat tona të Armatosura. I pranishëm në këtë ceremoni ishte shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Presidenti Topi, në fjalën e tij ka ... faqe 2

faqe 3

“Dhimbjet e mëdha janë memece”. Vërtetësinë e kësaj thënieje të Cvajgut e prek kur je mes truprojave të nderit në Repartin e Ruajtjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Jetët tona formësohen thellësisht nga personaliteti. Disa ditë pas ceremonisë së lamtumirës së fundit të paqeruajtësit shqiptar Feti Vogli protagonistët e atij ceremoniali shumë të veçantë truprojat e nderit janë në kufijtë e spektrit të përjetimit të kësaj ngjarje. Në këtë Batalion me shumë histori dëgjohen ende tin-gujt e ritmit të hapave rreshtorë për ceremoninë e paqeruajtësit nga Baldushku i Tiranës. Nëpër rrugëzat e trurit tonë risjellim tërë këtë ceremoni dhe kur je mes tyre ke një ndjesi krejtësisht të papërjetuar. Ngjarje të jashtëzakonshme ndihmojnë në zbër-thimin e personalitetit njerëzor të natyrës...

Sipas ministrit Imami, ky është një nga lajmet më të mira të mbërritjes së Aleksandrit shëndoshë e mirë në atdhe. Qytetarët shqiptarë e vlerësojnë maksimalisht punën dhe kontributin tuaj në atë vend, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë...

Intensifikohet bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të New Jersey

Page 2: CereMonia Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi ... · PDF fileGraphic Designer: Afërdita Hysaj K omandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, ... krahas kolegeve që keni,

ushtriaE prEmtE, 16 mars 20122 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Komandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, gjeneral John R. Allen,

me anë të një letre drejtuar Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA të RSH-së, gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi, shpreh vlerësimin maksimal për performancën e kon-tingjenteve shqiptare në mision në Afganistan.

Ndër të tjera, pasi Gjeneral John R. Allen, vlerëson angazhimin e gjeneral Gjunkshit në Konferencën e Shefave të Shtabeve të Mbrojtjes në Bruksel, në letrën drejtuar shefit të Shtabi të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ai shprehet: “Miku im gjeneral Gjunkshi! Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për performancën e shkëlqyer të tru-pave shqiptare të dislokuara në Af-ganistan( pranë Komandës Rajonale Qendrore, dhe Komandës Rajonalë Perëndimore), për rezultatet direkte në teatrin e luftimeve, ku trupat

Dekorohen nga presidenti i Republikës, Bamir Topi, një grup ushtarakesh të FAMe rastin e 8 Marsit,

Ditës Ndërkombëtare të Grave, presidenti i Republikës dhe ko-

mandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bamir Topi, dekoroi disa ushtarake dhe punonjëse civile që shërbejnë në Forcat tona të Arma-tosura. I pranishëm në këtë ceremoni ishte shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi.

Presidenti Topi, në fjalën e tij ka nënvizuar faktin se pjesëmarrja e femrave në ushtri është aspekt i rëndësishëm i demokratizimit të Forcave të Armatosura.

“Kjo ditë është e mbushur me urime për gratë, të cilat janë një pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë sonë. Por këtu, në mënyrë specifike, unë dëshiroj të vlerësoj rolin e gruas ushtarake, të cilat kanë zgjedhur një profesion mjaft fisnik për të shërbyer në kuadrin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si vend i NATO, një vend i cili është krah për krah vendeve partnere strategjike për misionin e vendosjes së paqes në kuadrin e Aleancës më të madhe të paqes dhe të sigurisë në botë”, - është shprehur, ndër të tjera, zoti Topi. Më tej, duke iu drejtuar grave ushtarake që u dekoruan, Presidenti Topi ka theksuar se, performanca juaj në kuadrin e Forcave të Armato-sura është e shkëlqyer, demonstron motivim, demonstron angazhim, krahas kolegeve që keni, por kra-has edhe kolegëve, sepse të jesh në Forcat e Armatosura padyshim është një nder, privilegj, por nga ana tjetër kërkon dhe një angazhim shumë të veçantë. Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, Presidenti Topi u dorëzoi medaljen “Për Shërbime Ushtarake”, me motivacionin: “Për merita dhe kontribut të çmuar në shërbim të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, nënkolo-nele Rudina Kadriu, nënkolonele Vebie Sala, kapitene Aida Kërçuku, kapitene Dafina Xhixho, togere Blerina Breçani, togere Blerina Çipa dhe znj. Alketa Poçari. Në emër të zonjave ushtarake të dekoruara, përshëndeti kapitene Aida Kërçuku, e cila shprehu kënaqësinë dhe falën-deroi për vlerësimin e lartë që i bëhet punës së tyre nga kreu i shtetit. “Doja të thoja që kjo dekoratë nuk na përket vetëm neve, por u përket të gjitha femrave në Forcat e Arma-tosura për t’i nxitur që të vazhdojnë karrierën e tyre, të përfaqësojnë denjësisht Forcat e Armatosura, si pjesë përbërëse e NATO dhe e misio-neve paqeruajtëse”, - është shprehur kapitene Kërçuku.

Komandanti i Komandës ISAF, gjeneral Allen: Perfomancë e shkëlqyer e trupave

shqiptare të dislokuara në Afganistantuaja janë dukë dhënë një shembull të shkëlqyer dita –ditës”.

Gjithashtu kreu i ISAF në Af-ganistan, gjeneral Allen flet për rolin që Shqipëria ka në përmirësimin e rezultatet direkte të stabilitetit dhe prosperitetit të Afganistanit. “An-gazhimi i forcave tuaja në koalicion është një provë e shkëlqyer, në kuadër të Aleancës me ndikim direkt në rezultatet që po arrihen në këtë vend. Shqipëria duhet të ndjehet shume krenare për trupat e tyre në mision. Ata janë duke përformuar në mënyrë efektive këtu ku jemi, dhe po kontribuojnë për të sjellë stabilitet dhe një të ardhme me pros-peritet për Afganistanin. Kurdo dhe kudo që unë shoh flamurin shqiptar në Afganistan, unë e ndjej shumë mirë që aty është krenaria dhe suk-sesi i Aleancës”, shprehet në letrën drejtuar gjeneralmajor Gjunkshit, komandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, gjeneral John R. Allen.

Page 3: CereMonia Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi ... · PDF fileGraphic Designer: Afërdita Hysaj K omandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, ... krahas kolegeve që keni,

ushtriaE prEmtE, 16 mars 2012 3zyrtare

Dje në mesditë, në aeropor-tin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, mbër-riti nëntetar Aleksandër

Peci. Nëntetar Peci, i cili u plagos në krye të detyrës gjatë kryerjes së misionit në Kandahar, Afganistan, më 20 shkurt 2012, pas një terapie intensive që iu bë në Spitalin Ameri-kan të Bazës Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit dhe mandej në Spitalin Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani, rikthehet në atdhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas procedurës standarde op-eracionale, ai u prit në Aeroportin e Rinasit nga familjarët e tij dhe një grup ushtarakësh të Forcave të Armatosura dhe, që këndej me një autoambulancë dhe nga një ekip mjekësh u shoqërua për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku iu krye një kontroll i plotë mjekësor.

Në Spitalin Ushtarak, nëntetar Aleksandër Pecin e vizitoi ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, si dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura.

Më pas, ministri Imami dhe gjeneralmajor Gjunkshi, së bashku me nëntetar Aleksander Pecin dolën para gazetarëve të mediave që kishin ardhur për të përcjellë lajmin e kthimit shëndoshë e mirë në atdhe të nëntetar Pecit. Ministri Imami duke u prononcuar për mediat deklaroi: “Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm përjetojmë vërtetë një ditë të lumtur që sot kemi midis nesh nëntetarin Peci, një djalë trim, që është dëshmuar një ushtarak i denjë në fushën e betejës. Jemi të lumtur që u rikuperua në një masë të madhe dhe do të marrim të gjitha masat për t’a çuar deri në fund rikuperimin e plotë të gjëndjes shëndetësore të tij”.

Sipas ministrit Imami, ky është një nga lajmet më të mira të mbër-ritjes së Aleksandrit shëndoshë e mirë në atdhe. “Të jesh i sigurt që për të gjithë ne ngjarja që ndodhi në Robat të Kandaharit në Afganistan është përjetuar nga të gjithë shq-iptarët, - iu drejtua ministri Imami nëntetarit Peci, - dhe duhet t’a dini se, qytetarët shqiptarë e vlerësojnë maksimalisht punën dhe kontribu-tin tuaj në atë vend, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Unë gjej rastin personalisht të të uroj shëndet dhe të të falënderoj për gjithçka keni bërë për kryerjen me nder të detyrës si ushtarak, si burra shqiptarë të vërtetë”.

Ndërsa nëntetar Peci, përmes

Nëntetar Peci: Dua t’i shpreh edhe njëherë ngushëllime familjarëve të kapitenit Feti Vogli

Sipas ministrit Imami, ky është një nga lajmet më të mira të mbërritjes së Aleksandrit shëndoshë e mirë në atdhe. “Të jesh i sigurt që për të gjithë ne ngjarja që ndodhi në Robat të Kandaharit në Afganistan është përjetuar nga të gjithë shqiptarët

Nëntetar Peci mbërrin në atdhe, ministri Imami: Na nderoi

emocioneve u shpreh: “Në radhë të parë dua t’i shpreh edhe njëherë ngushëllime familjarëve të kapitenit Feti Vogli. Shëndeti im tashmë është shumë i mirë, ndjehem shumë i lum-tur që jam gjallë në Shqipëri”. Feti Vogli

Ndërsa shprehet gëzim për ard-hjen në atdhe të Aleksandër Pecit, shteti shqiptar e përcolli me nder-ime komandon shqiptar të vrarë, 31 vjeçarin Feti Vogli. Trupi i tij u soll në Shqipëri pesë ditë pas sulmit në Kandahar dhe me një ceremoni zyrtare shtetërore u preh pranë dësh-morëve të tjerë, në Varrezat e Dësh-morëve “Nënë Shqipëri”.sulmi në Kandahar

Më 20 shkurt Feti Vogli, Alek-sandër Peci dhe pjesëtarë të tjerë shqiptarë të “Eagle 4” në Afgani-stan, u gjetën nën sulmin e armës të një polici afgan. Nga ky sulm gjeti vdekjen komandant Vogli, tashmë dëshmorë i atdheut dhe u plagos rëndë nëntetar Peci.

Me datën 15 Mars, në Minis-trinë e Mbrojtjes ka mbër-ritur një delegacion drej-

tuesish ushtarakë të lartë të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, kryesuar nga gjeneralmajor Fahri Kir. Delegacioni i ushtarakëve të lartë të Turqisë u prit në një takim të veçantë nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Ministri Imami pasi i uroi mirëseardhjen në Tiranë gjen-eralmajor Fahri Kir dhe delegacionit të ushtarakëve të lartë turq, vlerësoi lart marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe veçanërisht bash-këpunimin, mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që Forcat e Armatosu-ra të Turqisë kanë dhënë për forcimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura. Ministri Imami e njohu gjeneralmajor Kir dhe delegacionin që ai kryeson me zhvillimet kryesore të FA Shqiptare dhe i siguroi ushtarakët e lartë turq për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit edhe në të ardhmen midis dy vendeve dhe dy forcave tona të armatosura.

Gjeneralmajor Fahri Kir e falën-deroi ministrin e Mbrojtjes Imami për pritjen e ngrohtë që rezervoi delega-cionit të ushtarakëve të Turqisë dhe

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, priti një delegacion ushtarakësh të lartë të FA të Turqisë

vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis Forcave të Armatosura të Turq-isë dhe FA Shqiptare, si dhe vlerësoi përparimet që Forcat e Armatosura Shqiptare kanë bërë në reformimin dhe forcimin e tyre.

Më herët, delegacioni i ush-tarakëve të lartë të Turqisë u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, si dhe u zhvilluan bisedime midis delegacionit të ushtarakëve turq dhe një delegacioni me përfaqësues nga Shtabi i Përgjithshëm i FA Shq-iptare. Për ushtarakët e lartë të FA të Turqisë u dha një prezantim, lidhur

me vizionin, strukturat, zhvillimet e fundit, planifikimin e Mbrojtjes për vitin 2012 në Forcat tona të Armato-sura, për Konceptin e ri Strategjik të NATO-s “Smart Defence” dhe për arritjen sa më mirë dhe sa më shpejt të zbatimit të këtij koncepti.

Po dje ushtarakët e lartë të FA të Turqisë zhvilluan një vizitë në Batalionin Komando në Zall-Herr. Fillimisht delegacioni u prit nga Ko-mandanti i Forcës Tokësore Gjeneral Brigade Viktor Berdo, i cili i uroi miqtë për mirëseardhjen dhe më pas i njohu me historikun dhe zhvillimet në Forcën Tokësore.

Gjeneral Berdo përmendi rolin e madh që luan Forca Tokësore me kontributin me trupa në shërbim të paqes dhe lirisë në Afganistan. Vlerësim të veçantë pati edhe për punën dhe përpjekjet e efektivave në ndihmë të komunitetit gjatë emergjencave civile, duke përmen-dur njëkohësisht edhe solidaritetin dhe mbështetjen e dhënë nga FA Turke gjatë përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës. Më gjerësisht Gjen-erali u ndal në mbështetjen bujare të Forcave të Armatosura Turke në interes të zhvillimit dhe moderniz-imit të forcave tona. Ai nënvizoi ndihmën e dhënë kryesisht për forcat komando, të cilat sot, falë edhe kësaj mbështetje, kanë arritur nivele të admirueshme operacionale dhe ndërveprueshmërie.

Nga ana e tij, gjeneralmajor KIR, shprehu konsiderata të larta për pritjen që ju rezervua në Komandën e Forcës Tokësore, për prezantimin dinjitoz të punës që bëhet në këtë njësi, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy ushtrive tona dhe shprehu gatishmërinë e Forcave të Armatosura Turke për vazhdimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Page 4: CereMonia Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi ... · PDF fileGraphic Designer: Afërdita Hysaj K omandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, ... krahas kolegeve që keni,

ushtriaE prEmtE, 16 mars 20124 zyrtare

Menaxhimi i materialeve të tepërta prioritet për Brigadën Logjistike Intensifikohet bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të New Jersey

Menaxhimi i materia-leve të tepërta është edhe një nga pri-oritetet e Brigadës

Logjistike për vitin 2012. Ky vit është vendimtar për këtë çështje dhe po punohet maksimalisht për përmbushjen me sukses të këtij angazhimi. Qendra e Menaxhimit të Materialeve, në varësi të kësaj brigade, është struktura përgjegjëse për realizimin me sukses të këtij prioriteti. Qendra e Menaxhimit të Materialeve është një strukturë e krijuar rishtas dhe si e tillë ka pasur probleme në implementimin e strukturës së saj. Këto probleme janë ezauruar, dhe për vitin 2011 struktura e saj, misioni si dhe përshkrimi i qartë i detyrave të çdo specialisti është konsoliduar. Qendra ka pasur disa arritje duke filluar që nga krijimi i inventarit të gjendjes materiale të FA-së dhe deri tek përgatitja e formularit të plotë të inventarit për sistemet kryesore, të pajisjeve dhe të nyjeve/agregateve të klasës së dytë të furnizimit të NATO sipas TOP. Gjithashtu ka filluar puna dhe po punohet me intensitet për implementimin e sistemit të informatizimit logjistik (SIL) të FA, menaxhimin dhe monitorimin e programit të gjendjes së materialeve të FA bazuar në DOS, implementimin e sistemit të mbështetjes logjistike dhe modelit të veprimit të zinxhirit të furniz-imit, implementimin e programit të menaxhimit të ciklit të jetës së materialeve etj. Qendra e Menax-himit të Materialeve do të nisë gjithashtu menaxhimin e inventarit të pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit dhe menaxhimin e inventarit të centralizuara. Komandanti i Qen-drës së Menaxhimit të Materialeve, kolonel Zeni Kamberi shprehet për gazetën Ushtria se: “Qendra e Menaxhimit të Materialeve për këtë vit ka një detyrë thelbësore në rang të Forcave të Armatosura. Kjo qendër është kryesore përsa i përket menaxhimit të centralizuar të klasave të furnizimit, mirëm-bajtjes, sistemit të automatizuar logjistik, sigurimin e vizibilitetit të gjendjes së aktiveve, gatishmërisë së aktiveve dhe raportimin e gatish-mërisë së tyre për të gjitha njësitë. Automatizimi i të dhënave, krijimi i sistemit të informatizimit Logjistik të automatizuar është sfida jonë më e madhe për këtë vit dhe po punohet me intensitet. Funksioni i QMM si menaxheri qendror për të gjitha materialet e FA është që të sigurojë që të gjitha njësitë e FA të kenë në dispozicion materialet e nevojshme për realizimin e detyrave dhe të

misionit të tyre. Funksioni i QMM si menaxher i furnizimit për kla-sat 1-5 , kërkon dhe siguron që materialet të jenë të kodifikuara sipas NATO, dhe Sistemi Infor-matizimit Logjistik (SIL) të jetë funksional, për këtë arsye në jemi tepër të angazhuar dhe optimist se po realizojmë me sukses detyrimet tona. Brigada Logjistike dhe Qen-dra e Menaxhimit të Materialeve veçanërisht, ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Gardën Kom-bëtare të New Jersey-t lidhur me vendosjen e standarteve të tilla si, centralizimi dhe automatizimi i të dhënave në kuadër të menaxhimit të materialeve. Kolonel Kamberi e vlerëson si tepër të rëndësishëm dhe me produktivitet bashkëpunimin e deritanishëm: “Bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të New Jersey-t është një ndihmë e madhe për ne dhe jemi të kënaqur me ecurinë e tij. Ky bashkëpunim ka gjetur mirëkuptim nga të dyja palët si edhe dashamirësinë për të vazh-duar më tej.” Kolonel Kamberi përmend disa nga pikat kryesore të programit të bashkëpunimit si: Krijimi i direktivave, udhëzuesve dhe procedurave standarde të operimit, përmirësimi i efikasitetit të QMM, rritja e bashkëpunimit të marrëdhënieve midis QMM dhe Forcave të Armatosura të RSH, përmirësimi i menaxhimit ditor të furnizimit, transportit dhe mirëm-bajtjes, përmirësimi i Sistemit të Informatizimit Logjistik etj. Ecuria e aktivitetit të Qendrës së Menax-himit të Materialeve është vlerësuar vazhdimisht nga pala amerikane. Janë realizuar disa takime në të cilat është vlerësuar maksimalisht vazhdimësia e punës. Ka pasur disa kontakte të vazhdueshme dhe të dobishme midis Brigadës Logjistike dhe Gardës Kombëtare të New Jer-sey. Midis tyre më të rëndësishëm mund të konsiderohen vizita e ko-mandantit të Brigadës Logjistike, kolonel Bardhyl Hoxha në Gardën Kombëtare të New Jersey-it, 12-16 dhjetor 2011 si edhe vizita e shefit të Shtabit të Gardës së New Jersey, gjeneralbrigade James J. Grant në Brigadën Logjistike. Vizitat e ndërsjella janë bërë në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm që po vazhdon midis Qendrës së Menaxhimit të Materialeve (njësi vartëse e Brigadës Logjistike) dhe Gardës Kombëtare të New Jersey. Nuk kanë munguar në këto takime vlerësimet për arritjet dhe ambicien që po karakterizon Qendrën e Me-naxhimit të Materialeve në realiz-imin me sukses të detyrës së saj.

Rudina Skara

Në Brigadë Logjistike u zhvillua seminari: “Direktivat e Planëzimit Operacional Gjithëpërfshirës”

Nga da ta 6 -7 mars , në amb ien te t e Brigadës Logjistike u zhvillua seminari

me temë “Direktivat e Planëzimit Operacional Gjithëpërfshirës”(COPD). Në seminarin e zhvilluar morën pjesë oficere logjistike nga të gjitha njësite e Forcave të Armatosura të RSH si nga Forcat Tokësore, Forcat Detare, Forcat Ajrore Regjimenti i Mbështetjes, Brigada Logjistike, një pjesë e të cilëve bënin pjesë edhe në grupin drejtues. Qëllimi i këtij workshopi ishte t’ju jepte pjesëmar-rësve një njohje të përgjithshme mbi komandën, kontrollin dhe ekzekutimin e mbështetjes logjis-tike multinacionale për forcat e dislokuara si edhe njohuri për mënyrat e funksionimit dhe të përdorimit të strukturave dhe programeve me qëllim vazhdimësinë e mbështetjes logjistike në mjedise multinacionale. Grupi drejtues i seminarit përbëhej nga kapiten Gazmend Kulejmani, oficer Shtabi për Standartet Logjistike në Shtabin e Përgjithshëm, kapiten Elvis Sinani, kapiten Ble-dar Shehu, kapiten Bledion Dule, toger Kristian Lubonja, tetare Ledi Muka, të gjithë këta efektivë të Brigadës Logjistike. Një pjesë e grupit drejtues kanë qenë pjesëmarrës në workshopin e COPD (Comprehensiv Operational Planning Directive) në Maqedoni. Me anë të prezantimeve të pran-ishmit u njohën me koncepte dhe terma logjistik të përdorura nga vendet aleate të NATO-s, me procedurat për planifikimin logjistik, njohuri mbi koncepte dhe doktrina të NATO-s në lidhje me dislokimet, familjarizimin e pjesëmarrësve me programet kompjuterike që përdoren për planifi-kimin logjistik të NATO-s, e shumë tema të tjera që ngjallën kureshtjen dhe debat në seminar. Seminari 2 ditor ishte një ndërthurje mes prezan-timeve të përgatitura dhe punës aktive në grup.

Në përfundim të tij audienca e trajnuar krijoi ide më të qarta mbi funksionimin logjistik në mjedise multinacionale dhe mbi COPD(Comprehensiv Operational Planning Directive) duke treguar se workshopi arriti objektivin e tij dhe trajnoi me sukses pjesëmarrësit.

Page 5: CereMonia Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi ... · PDF fileGraphic Designer: Afërdita Hysaj K omandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, ... krahas kolegeve që keni,

ushtriaE prEmtE, 16 mars 2012 5zyrtare

Nën drejtimin e zëvendësmin-istrit të Mbrojtjes, z. Ekrem

Spahiu, u zhvillua me datë 9 mars takimi i radhës i Bordit Drejtues për Trajtimin e Pro-nave të Ministrisë së Mbrojtjes. Në këtë takim morën pjesë zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm për Mbështetjen, gjeneralbrigade Zyber Dushku, komandantët e Forcave dhe njësive mbështetëse, të cilët janë edhe anëtarë të këtij bor-di, përfaqësues të kompanisë CUBIC, si dhe drejtues dhe specialistë të strukturave që merren me çështjen e pronave në Ministrinë e Mbrojtjes.

Objekti kryesor i kësaj mbledhjeje ishte diskutimi i Planit të Veprimit për trajtimin e pronave të Ministrisë së Mbrojtjes mbështetur në pri-oritetin e Qeverisë për kthimin e pronave tek ish-pronarët, si dhe privatizimin e pronave që nuk janë më në përdorim të strukturave të Forcave të Ar-matosura. Mbas diskutimeve, Plani i Veprimi u miratua në parim. Qëllimi i miratimit të këtij Plani Veprimi është përshpejti-mi i procesit të privatizimit dhe transferimit të pronave që janë jashtë nevojave të strukturave të Forcave të Armatosura.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu, duke folur për rëndësinë që ka zbatimi dhe realizimi në kohë i këtij plani, theksoi se, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Gjunkshi kanë qenë dhe janë të gatshëm t’ju mbështesin për çdo problem dhe kërkesë që mund të keni për mbarëvajtjen në vijimësi të këtij procesi. Por për zbatimin dhe realizimin me sukses të tij, nënvizoi z. Spa-hiu, kërkohet angazhim dhe përkushtim maksimal nga të gjithë komandantët e Forcave dhe njësive mbështetëse për plotësimin me dokumenta-cionin e duhur tekniko-ligjor të të gjithë pronave që janë në përdorim.

Demilitarizohet dhe rehabilitohet zona e Gërdecit

Të mërkurën paradite, z ë v end ë sm i n i s t r i i Mbrojtjes, Ekrem Spa-hiu dhe shefi i Shtabit

të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, inspektuan zba-timin e detyrave të lëna nga Bordi i Demontimit të Municioneve në Ministrinë e Mbrojtjes, që në fillim të muajit shkurt 2012, për ecurinë e punës për pastrimin dhe rehabili-timin e zonës së Gërdecit. Sipas ra-portimit të komandantit të Brigadës Logjistike kolonel Bardhyl Hoxha dhe përfaqësuesit të kontraktorit të Departamentit Amerikan të Shtetit, John Napolitano, detyrat e lëna ishin zbatuar, ndërsa vazhdon puna për pastrimin dhe rehabili-timin e plotë të zonës, me synim që ky operacion të përfundojë brenda vitit 2012. Më konkretisht zëvendësministri Spahiu dhe gjen-eralmajor Gjunkshi ndoqën nga afër procesin e shkatërrimit të gëzhojave dhe në mënyrë simbolike realizuan shkatërrimin e një gëzhoje në pa-jisjen e demilitarizimit. Më tej ata inspektuan edhe procese të tjera që kryheshin në këtë zonë, si dhe masat e mëtejshme që janë marrë për vijueshmërinë normale të këtij operacioni. Është për t’u theksuar se, në zbatim të marrëveshjes midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe De-partamentit Amerikan të Shtetit, të nënshkruar më 22 shkurt 2008, qeveria amerikane po kontribuon në procesin e asgjësimit të municio-neve të tepërta në vendin tonë. Me amendimin e kësaj marrëveshje, në maj të vitit 2008, mbështetja e qeverisë amerikane përfshiu edhe pastrimin dhe rehabilitimin e zo-nës së Gërdecit, pas tragjedisë që ndodhi në këtë zonë më 15 mars 2008. Nga maji i vitit 2008 dhe deri tani kontraktori i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Forcat e Armatosura Shqiptare kanë kryer pastrimin dhe rehabilitimin e mbi 70 % të zonës së infektuar me municione të paplasura në Gërdec. Aktualisht Kompania EOD Salition dhe struktura të Brigadës Logjistike janë të angazhuara në procesin e demilitarizimit të gëzhojave të paplasura të grumbulluara në këtë zonë, pastrimin e zonës nga dieg-oret dhe asgjësimin e tyre, si dhe pastrimin dhe rehabilitimin e plotë të kësaj zone. Ndërkohë në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Programit të Kombeve të Bash-kuara për Zhvillim, në Tiranë (UNDP), zyra për Koordinim dhe Veprim ndaj Minave dhe Municio-neve (AMMCO) pranë UNDP, do të kontrollojë cilësinë e pastrimit të zonës sipas të gjitha standardeve

ndërkombëtare dhe në fund do të certifikohet e gjithë zona për t’iu dorëzuar komunitetit.

Në përfundim të këtij inspek-timi zëvendësministri i Mbrojtjes Spahiu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Gjunkshi falënderuan komandën e Brigadës Logjistike dhe për-faqësuesin e kontraktorit të De-

partamentit Amerikan të Shtetit, si dhe të gjithë efektivat e an-gazhuara në këtë operacion për punën e bërë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer midis tyre, si dhe i garantuan ata për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së për realizimin me sukses të plotë të këtij operacioni dhe kthimin sa

më shpejt në normalitet të krejt zonës. Zëvendësministri Spahiu dhe gjeneralmajor Gjunkshi lanë detyra për pastrimin e rrugëve të kalimit nëpër zonë, kufizimin e tyre me shirita, si dhe për krijimin e të gjitha kushteve për familjarët që priten të bëjnë homazhe në obe-liskun e ngritur në nderim të vikti-mave të tragjedisë së Gërdecit.

Miratohet në parim Plan Veprimi për trajtimin

e pronave të MM

Nga maji i vitit 2008 dhe deri tani kontraktori i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Forcat e Armatosura Shqiptare kanë kryer pastrimin dhe rehabilitimin e mbi 70 % të zonës së infektuar me municione të paplasura në Gërdec

Page 6: CereMonia Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi ... · PDF fileGraphic Designer: Afërdita Hysaj K omandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, ... krahas kolegeve që keni,

ushtriaE prEmtE, 16 mars 20126 Forcat detare

Në 100-vjetorin e pavarësisë

Me moton “Të qëndrojmë së bashku”{Stick Together} për zhvillimin e operacioneve në hapësirën tonë detare

Starton stërvitja më e madhe në det “RODONI- 2012”

Sipas një plani bashkëpunimi midis Min-istrisë së Mbrojtjes, asaj të Brendshme, të Transportit, Financave, Mjedisit e Administrimit të Ujërave, Kapitenerisë

së porteve, dhe dikastereve të tjera të shtetit shqiptar që kanë interesa në det, përgjatë këtij viti do të zhvillohen një cikël stërvitjesh në det në bashkëpunim me Flotën e 6-të të SHBA nën emrin e koduar “RODONI-2012”.

Tematika e këtyre stërvitjeve është kryerja e veprimeve të përbashkëta nga Qendra Ndërinsti-tucionale Operacionale Detare {QNOD} për re-alizimin e operacioneve të zbatimit të ligjit në det në kuadrin e një operacioni të kombinuar kundër trafikut të paligjshëm të kryer nga një anije e huaj që lundron në ujërat shqiptare në bashkëpunim me kontrabandistë shqiptare.

Shefi i sektorit të operacioneve e mbështetjes ligjore në QNOD, Kapiten i Rangut të I-rë{R}, Petrit Baduni shpjegon për gazetën “Ushtria” se qëllimi i këtyre stërvitjeve është fitimi i njohurive në kryerjen e zbatimin e procedurave të përbash-këta standarde e të kombinuara, verifikimi e zbatimi i rregullave kombëtare e ndërkombëtare në këto operacione.

Gjithashtu rritja e bashkëpunimit ndërin-stitucional, e aftësive praktike të personelit pjesëmarrës nëpërmjet fazave të ndryshme të stimuluara të stërvitjes, ngritja në një nivel më të lartë e trajnimit të personelit e komandim-kontrollit veçanërisht në fazën fillestare të marrjes së vendimit, ku njëkohësisht sigurohet trajnimi i koordinatorëve dhe oficerëve te turnit për zba-timin e procedurave standarde në fazën fillestare të operacionit, kërkesat për forcat pjesëmarrëse, drejtimin e operacionit, bashkëveprimin dhe komandim-kontrollin e ndërlidhjes, etj.

Drejtuesi i ri i QNOD, zoti Astrit Aliaj thek-son se është nder e krenari për QNOD, si një strukturë ndërinstitucionale bashkërenduese me një moshë relativisht të re, të zhvillojë një stër-vitje me partnerë të tillë si Flota e 6-të e SHBA, të përfitojë nga përvoja dhe eksperienca e saj në zhvillimin e operacioneve detare.

Për institucionin tonë që ka detyrë orga-nizimin, planëzimin dhe bashkërendimin e op-eracioneve detare, në të gjithë hapësirën detare, në përputhje me legjislacionin detar vendas e ndërkombëtar, këto stërvitje janë një shans i madh që na jepen, nga e cila ne do përfitojmë shumë në planin profesional dhe operacional.

Ne paraprakisht për të garantuar suksesin e këtyre stërvitjeve kemi bërë listimin e detyrave për çdo situate ku përfshihen veç strukturave të brendshme të pandryshueshme dhe detyrat e institucioneve të përfaqësuara në këtë qendër, përgjegjësia e tyre për të shfrytëzuar me frutsh-mëri burimet, asetet në dispozicion dhe për të planëzuar përdorimin, drejtimin, bashkërendimin dhe kontrollin e forcave pjesëmarrëse në përm-bushjen me sukses të çdo fazë të stërvitjes. Këtu përfshihet dhe zbulimi, mbledhja e informacionit të domosdoshëm për të siguruar suksesin e op-eracionit të ardhshëm në det, i organizuar nga SIHVD dhe pikat e vëzhgimit optiko-pamor të Forcave Detare, Policisë Kufitare, etj.

Po ashtu dhe mbështetja logjistike është pjesë e integruar në zhvillimin e kësaj stërvitje që do ketë disa situata të ndryshme ku secili do operojë me mjetet e veta, të cilat aktualisht janë dislokuar në zonën e përgjegjësisë së çdo subjekti pjesëmarrës. Në ketë mënyrë koordinatorët e çdo niveli qofshin, krahasimisht me ngjarjet e skenarit detar dhe nevojën për reagim, llogarisin të gjitha mjetet në dispozicion në momentin e operacionit, të gjitha pajisjet detare dhe tokësore të afta për t’i përdorur në operacion, personelin e strukturave operuese dhe nivelin e përgatitjes së tyre.

Ndërsa zoti Agron Çeka, shefi i IT, sigurisë dhe komunikimit në QNOD, na njeh me detajet që do ketë sistemi i komunikimit në këtë stërvitje, i cili është ndërtuar në përputhje me nevojat dhe kërkesat për ndërveprim midis dy a me shumë elementeve përbërës të strukturave që do marrin pjesë në stërvitje, gjithashtu përveç sistemit e mjeteve tona kemi kërkuar ndihmë dhe bash-këveprim me strukturat përkatëse të FD, Policisë Kufitare, etj.

Në fakt stërvitja e ka zanafillën që më datën 4.11.2011, kur në ambientet e Komandës së FD,

me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve në det dhe përfaqësuesve nga Flota e 6-të e SHBA-ve u zhvillua konferenca e parë planëzuese ku u hodhën piketat e para. Pra, marrja e masave paraprake dhe procesi planëzues i kësaj stërvitje ka kaluar në disa faza.

Në vijim të konferencës u bënë disa takime të rëndësishme të zhvilluara në QNOD, ku krahas përfaqësuesve nga çdo ministri morën pjesë dhe zoti Mark Stickevers, përfaqësues i ICITAP-it në Ministrinë e Brendshme, njëkohësisht drejtues i stërvitjes, atasheu ushtarak i SHBA ne vendin tonë, kapiten i Rrangut të II Glenn Brown, zoti Barny Grimes, nga CUBIC, të cilët janë dhe për-faqësues të stërvitjes për palën amerikane.

Kështu më datën 22.02.2012, u bë takimi i radhës për të planëzuar dhe bashkërenduar vep-rimet për këtë stërvitje.

Në këtë takim u diskutua ndërtimi i një plani operacional të QNOD sipas udhëzimeve në fushën e procedurave dhe përgjegjësive të institucioneve pjesëmarrëse. Qëllimi i këtij plani është simulimi dhe nxjerrja e mësimeve nga një stërvitje teorike ku janë përfshirë pjesëmarrësit kryesorë të QNOD.

Ndërsa misioni i stërvitjes është të verë në provë dhe të përmirësojë procedurat standarde të veprimit të QNOD-së dhe të vazhdojë procesi i funksionimit efikas të saj.

Specialisti i gatishmërisë dhe operacioneve në Forcat Detare dhe pjesë e ekipit vlerësues të kësaj stërvitje, kapiten i rangut të III Lulzim Kryeziu, sqaron se në këto takime u saktësuan probleme të tilla si:

1. Mënyra e funksionimit të linjës së ko-mandim-kontrollit;-dhe në stërvitjen provë {në tavolinë], kjo do të funksionojë sipas këtij zinxhiri komandues.

a} ekipi i ndërtimit të stërvitjes, {QNOD, ICITAP,PAMECA, CUBIC}.

b} ekipi i kontrollit/simulimit, {QNOD, ICI-TAP, PAMECA, CUBIC}.

c]ekipi vlerësues {ICITAP,PAMECA,CUBIC,DAT}.

Për realizimin e komandim-kontrollit me eprorët dhe trupat, apo institucionet në terren do të ketë komunikim në rrjetin e radio “Tetra” dhe me telefon fiks.

2]organizimi dhe realizimi i stërvitjes.E gjithë stërvitja do jetë e simuluar. Realizimi

do të simulohet nëpërmjet futjes së mesazheve të stërvitjes që përcaktojnë dhe rendisin ngjarjet përgjatë zhvillimit të skenarit në përgjigje të ndërveprimit të lojtarëve dhe koordinatorëve të stërvitjes.

3] si objektiv i stërvitjes është përcaktuar.Të testohet aftësia e QNOD për simulimin,

zbulimin, përgjigjen e zgjidhjen e situatave të ndryshme detare{një anije e dyshimte}.

4]koncepti i stërvitjes.Planifikimi, kryerja dhe vlerësimi i stërvitjes

në tërësi është përgjegjësi e ICITAP/ QNOD.QNOD është përgjegjëse për bashkërendimin

e të gjitha aktiviteteve planëzuese të stërvitjes midis të gjitha organizmave përkatës.

5}supozime për stërvitjen.Për të qenë një stërvitje sa më realiste stërvitja

do të bëhet në vendin aktual dhe me personat sipas detyrave që kryejnë aktualisht. Gjatë këtij takimi gjithashtu u ra dakord që stërvitja duke qenë se është e para e QNOD, do të mbahet në nivelet e thjeshta me tendencën që në stërvitjet e tjera të vështirësohet. Në takim u ra dakord që në stërvitje do të jetë vetëm personeli funksional, në detyrë, duke e konsideruar atë të mjaftueshëm në stërvitje.

Kjo do të ndihmojë gjithashtu që stërvitja të jetë sa më afër realitetit. Drejtues Ali Elezi, përfaqësues i Policisë Kufitare dhe Migracionit u ndal tek rëndësia e koordinatorëve institucio-nalë në QNOD, të cilët janë pjesë e rëndësishme organizative që garanton funksionimin normal të qendrës gjatë zhvillimit të operacioneve të kombinuara detare për kontrollin dhe zbatimin e ligjit në det, dhe kuptohet një rol të tillë do ta kenë dhe në këtë stërvitje.

Veprimtaria e tyre lidhet me krijimin, shkëmbimin e integruar dhe të sinkronizuar të të dhënave në mënyrë të vazhdueshme, në varësi të situatës.

Ky koordinim realizohet në vendin dhe në kohën e planëzuar me qëllim që nga stërvitja të arrihen rezultatet e dëshpëruara,-theksoi zoti Elezi.

Në vijim të masave paraprake më datën 7 mars u bë instruktazhi i fundit për pjesëmarrësit nga dy

bashkëdrejtuesit e stërvitjes zoti Mark Stickevers dhe zoti Astrit Aliaj.

Zoti Stickevers theksoi rëndësinë e të qën-druarit së bashku në këtë stërvitje funksionale, punës me grup, nevojës së një bashkëveprimi të pandërprerë nga të gjithë aktoret mbas dhënies së çdo mesazhi apo informacioni nga terreni, ku QNOD do veprojë si një familje, ndërsa zoti Grimes e krahasoi këtë institucion me një pemë, që sa më të shëndosha t’i ketë rrënjët dhe degët aq më e fortë bëhet ekzistenca e saj.

Zoti Aliaj tha se është kërkesë permanente që stërvitja të ecë përpara në mënyre logjike dhe realiste në mënyrë që të arrihen objektivat e stër-vitjes brenda kohës së ekzekutimit të saj.

Po atë ditë u shkëmbyen mesazhe të ndryshme ku u synua dokumentimi i cilësisë dhe sasisë të gjithë formave të komunikimit që zhvillohen midis “lojtarëve” që marrin pjesë në ketë stërvitje për t’u bërë një vlerësim sa më i saktë i vendimmarrjes së tyre sipas situatave të dhëna.

Më datën 8 Mars u zhvillua stërvitja simuluese në ambientet e QNOD, ku u dhanë situata të im-provizuara nga drejtuesit e “RODONI-2012” dhe që kishin të bënin kryesisht me futjen e një anije të dyshuar në rajonin “X” që mbante elemente të inkriminuar dhe kontrabandistë.

Mbasi u vlerësua situata e dhënë u veprua në këtë mënyrë:

Fillimisht u bë ndarja në grupe në këtë mënyrë:

a] oficerët e shërbimit dhe operatorët e QNOD qëndruan në vendet e tyre të shërbimit në mënyrë që stërvitja t’i përqasej realitetit.

b] komandantët e anijeve së bashku me koor-dinatorët përkatës qëndruan në zyra të veçanta dhe kryen të gjitha detyrat{simulimet} sikur të ishin në patrullim me anije apo vendbazim në vartësi të situatës imituese.

Për realizimin e detyrave nga ky grup u veprua sipas rregullave të angazhimit detar dhe situatave të improvizuara {ROE}, kryesisht bazuar në ATP-71 për operacionet detare të ndalimit.

Këtu rëndësi pati mënyra e evidentimit, regjistrimit dhe shkëmbimit të informacionit nga gjithë hallkat vendimmarrëse dhe vepruese.

c]Grupi i kontrollit dhe vlerësimit qëndroi në një ambient tjetër, kryesisht në sallën e QNOD dhe në lëvizje ku kontrolloi veprimet e të gjithë lojtarëve në stërvitje.

Për më se 2 orë kuadrot dhe specialistët pjesëmarrës provuan dijet, njohuritë dhe përvojën e fituar në kryerjen e operacioneve detare, madje situatat ishin aq afër reales sa dikush kujtoi se ishte në një operacion të vërtetë për zbatimin e ligjshmërisë detare.

Oficerët e shërbimit komisar Ilia Nano, Artur Asllani, Major Petrit Saliaj, Besnik Kalaja, Ad-mir Aliaj, të doganës Llazar Decka, Aleksander Rukaj, Shkëlqim Hajdini, të peshkimit Irsid Giga, Bahri Troka, etj, treguan aftësitë e tyre në marrjen e dhënien e informacioneve, si me eprorët ashtu dhe me drejtuesit e mjeteve në terren.

Ndërsa operatorët tanë të Sistemit të vëzhgimit detar “Lockheed Martin”, Alfred Vrioni, Hajdar Duqi, Bujar Pelushi, Faik Balla, Xhelal Korriku, Pajtim Bardhi, etj, jepnin non stop koordinatat e anijes së dyshimtë për të krijuar mundësinë e marrjes së vendimeve të sakta e të shpejta në ndalimin e trafikantëve.

Në konkluzionet e stërvitjes zoti Mark Stick-evers vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e të gjithë pjesëmarrësve në këtë stërvitje, marrjen e informacionit, vlerësimin dhe transmetimin e saktë në kohë, por mbi të gjitha pjesëmarrësit nuk patën frikë të marrin vendime efikase sipas situat-ave. Dhe ndonjë problem që doli natyrisht që do përmirësohet gjatë stërvitjes reale që do zhvillohet muajin e ardhshëm,-theksoi zoti Stickers.

Ndërsa zotërinjtë Brown dhe Grimes vlerë-suan njohjen dhe zbatimin e procedurave standarde të NATO-s që përdoren në këto lloj operacionesh, të cilat janë praktikuar dhe në stërvitje të mëparshme. Le t’i urojmë suksese të mëtejshme institucioneve e personelit pjesëmarrës në këtë stërvitje, burrave tanë të detit, që duke zbatuar “Stick Together” do rrisin efikasitetin dhe përpjekjet e tyre të përbashkëta për sigurimin e kufirit blu të vendit tonë.

Shefqet Kërcelli

Page 7: CereMonia Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi ... · PDF fileGraphic Designer: Afërdita Hysaj K omandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, ... krahas kolegeve që keni,

ushtriaE prEmtE, 16 mars 2012 77kosovë

Certifikohen nënoficerët e FSK-sëGjenerata e parë e nënofi-

cerëve të Forcës së Sig-urisë së Kosovës(FSK), për vitin 2012, u certi-

fikuan me 9 mars, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, pas përfundimit me sukses të Kursit Bazik për nënofi-cerë, i cili zgjati për tetë javë.

Me rastin e certifikimit të tridh-jetë e dy nënoficerëve, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, pasi përshëndeti të gjithë instruktorët që kanë kontribuar në zhvillimin e këtij kursi dhe aftësimin e gjeneratës së parë, për këtë vit, të nënoficerëve, tha: “Nga ky kurs, ju keni fituar shkathtësitë e para të udhëheqjes dhe tani do të jeni udhëheqës të vërtetë të skuadrave tuaja dhe të grupeve të specializuara. Unë nga ju pres, që këto mësime teorike gjithsesi t’i zbatoni me sukses në njësitet tuaja. Po ashtu gjenerallejtënant Kadri Kastarti i njoftoi nënoficerët se nga muaji qershor i këtij viti, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, do të fillojnë kurset më të avancuara për nënoficerë, si dhe do të fillojë profilizimi dhe standardizimi i kurseve institucio-nale, për nënoficerë”. Komandanti i FSK-së, ka përgëzuar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Enver Cikaqin për punën dhe angazhimin e tyre maksimal, në shkollimin, trajnimin dhe af-tësimin e nënoficerëve. Në emër të Divizionit Mentorues dhe Këshil-lues të NATO-s, përshëndeti dhe uroi koloneli Xhomarinaro, i cili pos tjerash, tha; “Aftësitë e juaja po ngritën sikur muri, tullë pas tulle, hap pas hapi. Vendi juaj dhe FSK-ja, kanë nevojë shumë për angazhimin tuaj të plotë dhe është detyrë e juaja, që këtë ta dëshmoni çdo ditë”. Ndërsa komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stër-vitjes, gjeneralbrigade Enver Cikaqi, pasi ka përgëzuar nënofi-cerët, tha se; “Qëllimi i kryerjes së Kursit Bazik për nënoficerë, është që çdo kadet që kalon me sukses këtë kurs, duhet të jenë në gjendje që t’i demonstrojnë njohurit e tyre, vetëbesimin, përgjegjësinë dhe të

Një delegacion i Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës, të prirë, nga

drejtori i Departamentit për Plane dhe Politika, z. Faruk Geci, kolo-neli Ilir Qeriqi, drejtor i Departa-mentit për Bashkëpunim dhe Siguri i FSK-së, ishin me date 7 mars për vizitë zyrtare, në Ministrinë e Mbrojtjes të Forcave të Armato-sura të Republikës së Shqipërisë, në Tiranë, ku u pritën nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajori Xhemal Gjunkshi dhe nga zëvendësministri i Ministrisë i Mbrojtjes të Shq-ipërisë, z. Arjan Starova. Qëllimi i vizitës të delegacionit të Minis-trisë të FSK-së, në Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë, ishte nën-

jenë të përgatitur në pikëpamje fizike dhe psikike. Ai kërkoi, që; Mësimet e lidershipit Ushtarak dhe Menaxhimit, Operacionet e Mbrojtjes Civile, Shkathtësitë e Ushtarit, Navigimin, Ndihmën e Parë, Shkathtësitë e trajnimit, Kodin e Mirësjelljes, etj, t’i bar-tin me sukses tek njësitet e tyre. Në ceremoninë e certifikimit të nënoficerëve, pos komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratit, morën pjesë edhe zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT),

Nënshkruhet plani për bashkëpunimin mes Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë dhe Ministrisë së FSK-së, për vitin 2012

shkrimi i planit për bashkëpunim, për vitin 2012, bazuar në Memo-randumin e Bashkëpunimit, që e kanë nënshkruar të dy ministrit, në mes vete. Planin e Bashkëpunimit Bilateral e nënshkruan të autori-zuarit e dy ministrive; për Minis-trinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, nënshkroi; z. Rezart Bejkaj drejtor për Bashkëpunim me Jashtë, ndërsa në emër të Ministrisë së FSK-së, kolonel Ilir Qeriqi, drejtori i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri në FSK. Ky plan parasheh bash-këpunimin në sferat e ndryshme, me interes të përbashkët, si: në fushën e arsimit ushtarak, (të të gjitha niveleve, prej ushtarakut e deri tek doktoratura), në fushën e sigurisë, të mbrojtjes dhe të trajni-meve të ndryshme ushtarake. Me Republikën e Shqipërisë ekziston një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, kjo mund të shërbej si shembull i një bashkëpunimi të frytshëm dhe shumë produktiv edhe në rajon, si në planin bilateral në këmbim të përvojave ashtu edhe në planin multilateral të pjesëmarrjes së Kosovës, në iniciativat rajonale, në funksion të ruajtjes së paqes dhe të stabilitetit, tha, në fund kolonel Ilir Qeriqi, drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri në FSK.

serbët e veriut vazhdojnë “lojën” me KFOr-in e EuLEX-in

Mitrovicë, 14 mars – Përfaqësuesit e KFOR-it e EULEX-i, në njërën anë, dhe ata që pre-

tendojnë se përfaqësojnë serbët e Kosovës në veri të vendit, as sot nuk ia kanë dalë të merren vesh lidhur me lirinë e lëvizjes, sepse, si rapor-ton agjencia serbe Tanjug, asnjë nga palët nuk ka lëvizur nga pozicionet e veta. Sipas serbëve të pranishëm në këtë takim, ata nuk heqin dorë nga qëndrimi që EULEX-i nuk mund të ketë liri të

pakusht të lëvizjes gjithnjë derisa ky mision dhe KFOR-i “nuk kthehen në kuadër të mandateve të tyre”. Përfaqësuesit e KFOR-it kanë përsëritur se është e domosdoshme që të gjithë në Kosovë duhet të kenë liri të pakusht të lëvizjes. Sipas zëdhënësit të KFOR-it, Uve Nowitzki, të gjithë ishin të mendimit se zgjidhja mund të gjendet në nivel politik në bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel.

gjeneralbrigade Gëzim Hazrolli, komandanti i KDS-së, gjeneralbri-gade Enver Cikaqi, përfaqësuesi i MCA-së, koloneli Xhomarinaro, si dhe oficerë të lartë të KFOR-it, dhe të FSK-së. Në fund, gjeneral Kastrati, gjeneral Hazrolli, gjen-eral Cikaqi dhe koloneli Xhomar-inaro, tridhjete e dy nënoficerëve të sapodiplomuar u dhanë certi-fikatat. Me mirënjohje, për arritje akademike, u nderua rreshter Enver Ahmeti, ndërsa, kapter Gazmend Ahmeti, për standardet e larta të udhëheqjes.

Page 8: CereMonia Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi ... · PDF fileGraphic Designer: Afërdita Hysaj K omandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, ... krahas kolegeve që keni,

ushtriaE prEmtE, 16 mars 20128

Dhimbjet e mëDha janë memece

Bejdo malo

“Ku është kapiten Vogli”

reportazh

“Dhimbjet e mëdha janë memece”. Vërte tës inë e kësaj thënieje të

Cvajgut e prek kur je mes truprojave të nderit në Repartin e Ruajtjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Jetët tona formësohen thellësisht nga personaliteti. Disa ditë pas ceremonisë së lamtumirës së fun-dit të paqeruajtësit shqiptar Feti Vogli protagonistët e atij ceremoniali shumë të veçantë truprojat e nderit janë në kufijtë e spektrit të përjetimit të kësaj ngjarje. Në këtë Batalion me shumë histori dëgjohen ende tingujt e ritmit të hapave rreshtorë për ceremoninë e paqeruajtësit nga Baldushku i Ti-ranës. Nëpër rrugëzat e trurit tonë risjellim tërë këtë ceremoni dhe kur je mes tyre ke një ndjesi krejtësisht të papërjetuar. Ngjarje të jashtëza-konshme ndihmojnë në zbërthimin e personalitetit njerëzor të natyrës dhe të sjelljeve njerëzore. Kur je mes tyre merr rrëfime shumë mbresëlë-nëse. Dhimbja dhe lamtumira janë rite që kanë lulëzuar që në agimin e njerëzimit, por në kohët që jetojmë ne ato marrin një tjetër kuptim. Rrëfimet e tyre vijnë nga thellësia e botës njerëzore. Ata e kujtojnë me detaje shumë të imta të gjithën. Ana e tyre psikologjike ka ndryshuar shumë pak nga dita kur në apelin pranë monumentit “Nënë Shqipëri” u konfirmua mungesa përfundimtare dhe ju dha lamtumira e fundit Feti Voglit. Të mbledhur të gjithë në zyrën e komandantit të Repartit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjith-shëm këta ushtarakë të truprojës së nderit të përcjellin një nga përjetimet më drithëruese. “Ju do të thoni se cila ishte gjendja jonë psikologjike fillon rrëfimin komandanti i këtij reparti kolonel Mithat Shima”. Na dukej sikur ishin pjesë e përjetshme këtij rituali që për herë të parë bëhej në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Në këtë zyrë këta gjashtë rrëfimtarë të rindërtojnë dhe një herë nga e para tërë ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të kapiten Feti Voglit këtij dëshmori të Atdheut që u flijua në emër të paqes së përbotshme. Rrëfimin e nis komandant Mithati, ku burrë i ashpër dhe shumë kompetent në përputhshmërinë e fjalës me atë që bën. “Ishte një ceremoni e orga-nizuar me shkallë përpikmërie shumë të madhe -nis rrëfimin ai. Lajmin e mora në udhëtim dhe kam bërë një prej udhëtimeve më të vështira deri sa kam mbërritur në Repart. Isha anëtar i Komisionit të Ceremonisë

Mortore të drejtuar nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralbri-gade Sandër Lleshi. Jemi mbledhur shumë herë për të përcaktuar detajet e kësaj ceremonie. Ishte për herë të parë. E kishim shumë të vështirë, por kam bindjen absolute se ministri i Mbrojtjes Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe gjeneralbrigade Sandër Lleshi na e kanë lehtësuar shumë. Ata kanë bërë skenarin, kanë frymëzuar po dhe kanë udhëhequr në të vërtetë tërë këtë ceremoni. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka afruar atë botën e butë njerëzore që kjo ceremony të kishte kuptimin e vërtetë të saj. Më tej koloneli shton se” “Në tërë takimet që kemi zhvilluar kemi përcaktuar tërë dinamikën. Kemi bërë praktike konkrete në tërë vendet nga do të kalonte trupi i pajetë i kapitenit të mbuluar me flamur. Rindërtimi i skenarit në ceremonial u diskutua disa herë duke u bazuar në rregulloren e

ceremonialit, por edhe në ligjin për këto lloj ngjarjesh të jashtëzakon-shme. Duke u bazuar tek përgatitja jonë, por dhe drejtimi me shumë kompetencë nga gjeneralbrigade Sandër Lleshi ne nisëm rindërtimin e skenarit deri në detajet më të imta. Këtë rrëfim e miratojnë të gjithë pjesëtarët e Truprojës së Nderit, të cilët kanë mbresa shumë speciale nga kjo ceremoni. Ky është një element shumë i rëndësishëm i të kuptuarit të njerëzimit dhe i brendisë së tij mis-terioze. “Të gjitha ishin vendime të marra shumë shpejt në fraksion të të qindave të sekondës, por ja dolëm mbanë thotë kapiten Orges Shuraja, komandanti i Truprojës së Nderit, i cili së bashku me truprojat e mbajtjes së arkivolit dhe të palosjes së flamurit, por edhe me pushkatarët e qitjes së nderit treguan se janë profesionistë të vërtetë. “Unë, vazhdon rrëfimin komandant Mithat Shima kam për-jetuar disa momente të veçanta dhe

të pashlyeshme nga kujtesa. Momenti i parë ka qenë kur hymë në avion. Ishte një moment shumë prekës, drithërues. Lotët na ishin tharë. Ishim ngurtësuar dhe pavarësisht se ishim pesë njerëz dukeshim si një trup i vetëm. Të prekje atë arkivol ishte një barrë e rëndë psikologjike. Ishte miku, shoku, kolegu jonë që kishte rënë në krye të detyrës. Është shumë e vështirë të gjej fjalët për vete dhe për të tjerët për atë moment. Momenti i dytë vazhdoi më tej ai ishte në morg kur trupin e pajetë të këtij kolegu e ka-luam në arkivolin ceremonial. Dukej sikur flinte, ishte shumë i pastër dhe i paqtë dhe nuk ishte dëmtuar fare, sikur ishte në një çast pushimi. E preka dhe siç ndodh në këto raste bëra atë kuvendimin që të stampohet përjetësisht në tru. E përqafuam unë dhe Dritan Demiraj, komandanti i tij. Momenti i tretë shumë prekës ishte mbërritja e arkivolit në ceremonialin e Pallatit të Kongreseve. Kam ndjekur

Page 9: CereMonia Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi ... · PDF fileGraphic Designer: Afërdita Hysaj K omandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, ... krahas kolegeve që keni,

ushtriaE prEmtE, 16 mars 2012 9

Dhimbjet e mëDha janë memecereportazh

tërë veprimet dhe hapat e truprojave të nderit që nga momenti i hyrjes në avion dhe deri në mbërritjen në hollin e Pallatit të Kongreseve. Tërë truproja e nderit ka zhvilluar një ceremoni perfekte. Nuk e kishim menduar se do të vinin aq shumë njerëz, miq, shokë të njohur, kolegë ushtarakë. Një lumë i madh njerëzish që ishin së bashku me të në këto momente të vështira. Këta profesionistë të klasit të parë tregojnë se momenti më i vështirë ishte tek Varrezat e Dëshmorëve kur u bë apeli. Pesë fjalët “Ku është a kapiten Vogli” kanë pasur peshën më të rëndë. Ishin si disa shkreptima në qiell.Na u thanë lotët

Kapiten Orgest Shuraja, i cili thotë se: “Për 24 orë nuk kemi mbyllur sy, por kemi përsëritur me dhjetëra herë atë që ju keni parë gjatë ceremonisë. Na u thanë lotët, donim që kolegun tona ta përcillnim me nderimet më të mëdha edhe pse ishte hera e parë për

një ceremoni të tillë”. Pasi komuniko-va në telefon me eprorët e mi dhe mua mu dha detyra se çfarë duhet të bëja, brenda meje u zgjua një tjetër njeri. Dhembshuria më kishte pushtuar, por ndjenja e detyrës ishte një tjetër peshë e rëndë që unë me truprojën e nderit duhet të përballoja. Jemi të gjithë djem të rinj dhe e dimë që çdo të thotë të ikësh nga kjo jetë. Për ti bërë të gjitha nderimet këtij dëshmori ne kishim një përgjegjësi të madhe dhe këtu fillonte dhe ajo përballja e madhe mes dhimbjes dhe përkushtimit për detyrën. E njihja që në shkollë Feti Voglin dhe e dija përkushtimin e tij. Isha shumë i prekur nga ajo që kishte ndodhur. Kisha emocione të papërshkrueshme dhe këto më rrëmbyen të tërin në momentin kur e morëm trupin e tij nga avioni. Risolla në mendje tërë takimet me të tërë telefonatat dhe tërë jetën e tij, e cila është shumë e ngjashme me tërë jetën e paqeruajtësve shqiptarë. Emocionet

e ceremonisë ishin shumë herë më të mëdha thotë kapiten Shuraja. Duhej përkushtim dhe atë e gjetëm në të tërë profesionin e këtij reparti. Tetë profe-sionistët e truprojës së nderit, të cilët e mbajtën gjatë gjithë kohës në supet e tyre. Ata treguan karakter, dinjitet dhe maturim. Mënyra e komunikimit mes nesh ka qenë shumë special dhe e përkryer. U sinkronizuam dhe them me plot bindje se këta djem të rinj janë profesionistë të vërtetë thotë koman-danti i tyre Mithat Shima. Në 24 orë të asaj dite ne deshëm të flinim dy orë, por gjumi na ishte arratisur. Bota njerëzore ishte në një planet tjetër. Donim që ceremonia të realizohej sa më mirë. Truproja e nderit Florian Cako thotë se: “Ishte një emocion i papërshkrueshëm, ishte hera e parë për mua që merrja mbi supe një detyrë dhe një përgjegjësi kaq të madhe. Na monitoronin të gjithë dhe nga ne varej dhe autoriteti i kësaj ceremonie. Ja dolëm mbanë. Jemi të ushqyer moralisht dhe shpirtërisht që të zhvillojmë ceremoni model dhe të përkryer në çdo aspekt. E ndjeja si një detyrë dhe një përgjegjësi që duhet të isha një trup, një hap, një lëvizje me tërë pjesëtarët e tjerë të truprojës së nderit. Mbi supe kishim një peshë shumë të rëndë. Profesion-isti Shkelzen Bushgjokaj thotë se ishin momentet me të veçanta të jetës sime. Ishte një moment i jashtëzakonshëm që unë e përjetova që nga momenti që vumë mbi supe arkivolin e deri në lamtumirën e fundit. I kam para syve të gjitha. Janë gjurmë që nuk shlyhen lehtë. Vërtet kërkonim lot në sy, por ata na avullonin, na ishin tharë. Profesionisti Arian Mihali thotë se: Ndjeva një keqardhje shumë të madhe pasi kapiteni ishte një njeri me plot kuptimin e fjalës mbret i mirësisë. Po unë isha në detyrë dhe duhej ta kryeja atë sa më mirë. Jam përkushtuar dhe ju bashkova shokëve dhe kolegëve të mi për t’ja dalë mbanë. Të njëjtat fjalë zemre thotë dhe truproja e nderit Fatos Haklaj. Kishim vënë në dispozicion të kësaj ceremonie terë forcat tona, nuk ndjenim lodhje. Për 24 orë kishim përsëritur disa herë atë që do të bënim në repart. Komandat Mithat Shima thotë se ne morëm mbi supe një ceremoni që do ta shikonin gjithë shqiptarët, por dhe bota ndaj dhe përgjegjësia ishte shumë e madhe. Komandanti thotë se” Ky staf i tru-projës së nderit është i aftë të kryejë me shumë cilësi dhe seriozitet shumë aktivitete të rëndësishme. Këto ishin vetëm një pjesëz që këta profesionistë të tregonin, pasi bota e tyre është më komunikuese me veprimet, me gjestet, me kortezinë dhe politesën e tyre se sa me fjalë. Ata brenda botës së tyre njerëzore kanë një lumë të madh emocionesh dhe përjetimi për këtë ngjarje.

Fotot:Ceremonia e lumtumirës e kapitenit Feti Vogli

Page 10: CereMonia Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi ... · PDF fileGraphic Designer: Afërdita Hysaj K omandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, ... krahas kolegeve që keni,

ushtriaE prEmtE, 16 mars 201210

prof. dr. pajtim riBajalBert hitoaliaj

GJeopoLtIka

Ratzel dhe hapësira jetësore e shteteve

Në kuadër të 100 vjetorit të kri-jimit të shtetit shqiptar, në faqet e gazetës “Ushtria” do të fillojë të publikohet një rubrikë e re:

gjeopolitika. Kjo rubrikë ka si synim që të sjellë një seri shkrimesh të cilët do të rrëfejnë pjesët themelore të mendimit gjeopolitik, teor-itë kryesore të gjeopolitikës dhe mendimtarët bazë të kësaj disipline. Arsyeja qendrore e këtyre shkrimeve, nuk do të jetë thjesht apo vetëm këndvështrimi gjithëpërfshirës i kësaj shkence. Synimi është që në përfundim të serisë së shkrimeve, të jetë rrëfyer një logjikë gjeopolitike te e cila të mund të bazohet një gjeopolitikë shqiptare. Duke parë teoritë dhe mendimtarët kryesorë, do të kuptojmë më qartë strategjitë globale e rajonale në marrëdhëniet mes shteteve, të aplikuara edhe në ditët e sotme më besnikëri ndaj disa formulave gjeopolitike që japin çelësin e sundimit global.

Friedrich Ratzel (1844–1904) ishte një gjeograf i madh gjerman dhe ai konsiderohet si themeluesi i gjeografisë moderne njerëzore dhe politike. Ai e filloi karrierën e tij profesionale si një asistent kimist, mori titull shkencor në shkencat natyrale dhe ishte gjithashtu edhe një gazetar. Mundësitë e kufizuara profesionale në këto fusha dhe udhëtimet e viteve 1870 në SHBA e diku tjetër, e shtuan interesin e tij për gjeografinë dhe në vitin 1876 ai u bë një profe-sor i gjeografisë në Universitetin e Munihut, para se të merrte një pozicion të ngjashëm në 1886 në Universitetin e Lajpcigut, pozicion të cilin e mbajti deri sa vdiq. “Ligjet e rritjes së hapësirës së shtetit”, publikuar në 1896, përshkruajnë ekspansionin e shtetit nëpërmjet luftës, si një prirje natyrale dhe progresive. Ai shkoi me tej, duke mbrojtur idenë se territori i një shteti rritet nëpërmjet rritjes së kulturës së tij dhe se sukseset më të mëdha të politikës ekspansioniste varen nga përdorimi i efekt-shëm i gjeografisë. Vepra e shquar e Ratzel, “Gjeografia Politike” (1897), vlerësohet si krijuesja e themeleve të gjeopolitikës. Në këtë punim ai futi në përdorim të diskutimeve poli-tike gjermane konceptin “Lebensraum” dhe me të prezantoi ato çka ai i konsideronte si shtatë ligjet mbi zhvillimin/rritjen e shtetit:

1. Hapësira e shtetit rritet me rritjen kul-turore.

2. Zgjerimi territorial ndjek aspekte të tjera zhvillimi.

3. Një shtet rritet duke përthithur shtetet e tjera më të vogla.

4. Kufijtë janë organe periferike të shtetit të cilët reflektojnë rritjen dhe fuqinë e një shteti dhe që nuk janë të përhershëm.

5. Shtetet kërkojnë që të përthithin territore politikisht të vlefshëm teksa janë në rritje.

6. Nxitja primitive e një shteti për rritje vjen prej një shteti në gjendje shumë më të zhvilluar.

7. Prirjet drejt zgjerimit territorial rriten teksa ato kalojnë nga një shtet në tjetrin.

Haushofer ishte një prej ndjekësve më të të influencuar prej Ratzelit dhe kontribuoi për të shpërndarë besimin e tij mes ambientit akademik gjerman dhe qarqeve qeveritare. Ratzel publikoi “Deti si burim i madhështisë së një populli” (1900), një studim demonstrues i angazhimit të Gjermanisë në Weltpolitik, si një politikë e jashtme detare dhe ekspansion-iste. Përveç hapësirës dhe distancës, Ratzel interesohej edhe për rëndësinë e ndikimit të ambientit, përfshirë klimën, burimet, terrenin

dhe bimësinë. Ai besonte se bota udhëhiqet nga një trashëgimi konfliktesh, se konkurrenca për hapësirë jetësore është pjesë e ciklit të jetës së një shtet-kombi, se shtetet e fuqishme duhet të zgjerohen me kalimin e kohës, se Grossraum (shtetet me hapësirë të gjerë) janë e ardhmja e botës dhe se Gjermania duhet të konkurronte për Lebensraum (hapësirë jetësore) me qëllim që të bëhej një fuqi globale. Këto besime do të reflektoheshin në “Gjeografia e shteteve, trafiku dhe lufta” (1903) dhe do të ngurtësonin trashëgiminë e Ratzel si një ithtar i nacional-izmit Vilhemain, i cili më pas do të adoptohej nga nazistët për qëllimet e tyre politike.

Në fushën e gjeografisë politike logjika e qëllimi i politikës, kanë shpesh një rol mbi-zotërues. Për këtë arsye, ekziston i përhapur ndërmjet shumë gjeografëve, një lloj mosbe-simi drejt gjeografisë politike dhe akoma më shumë drejt gjeopolitikës. Ajo që thuhet për ta argumentuar, është se mbizotërimi i kon-cepteve të politikës është një fakt i nevojshëm, i rëndësishëm dhe për këtë arsye në gjeografinë politike nuk është territori (gjeografia), i cili përcakton rregullat për atë (politikën), por anasjelltas. Në këtë mënyrë Gjeografia politike konsiderohet si studimi se, si dhe pse politika zhvillon veprimin e vet në një zonë dhe se çfarë efektesh mund të pasojnë zgjedhje të caktuara. Shumë gjeografë (e jo vetëm), që pas Ratzel e duke u frymëzuar te ai, janë munduar që të nxjerrin konkluzione apo rekomandime nga vëzhgimi i karakteristikave të një territori dhe të marrëdhënieve të ndërtuara mes grupeve njerëzore që jetojnë atje.

Pohimi i marrëdhënies pasuese mes një ter-ritori dhe politikës apo strategjisë, në kohën e Ratzel, nuk ishte diçka e re. Pa shkuar shumë pas në kohë, Napoleoni I kishte pohuar se: “Politika e një shteti qëndron në gjeografinë e tij” dhe për Clausewitz, të bëje luftë do të thotë të vazhdoje ndjekjen e një objektivi politik, dhe luftërat bëheshin kryesisht për një territor. Çështja në diskutim është se nëse karakteristikat e një “territori” mundet që në një mënyrë pak a shumë detyruese të orientojnë apo përcak-tojnë “politikën” e tij, e kësisoj nëse analiza gjeografike mund të ndih për të kuptuar “fatin e paracaktuar” apo detyrimet e një territori e duke nxjerrë prej këtyre një strategji politike.

Sipas gjykimit tonë, Ratzel në veprën e tij

“Gjeografia Politike” (Politische Geographie) ka kërkuar që të jetë një shkencëtar gjeograf neutral, duke i parë gjërat nga jashtë, i cili vëzhgon hapësirën në histori dhe që kërkon të kuptojë nëse ekzistojnë ligje e kushte ambien-tale që favorizojnë sjelljet vendimtare politike të grupeve njerëzore. Ai mendon se po. Vetëm shtatë vjet pas veprës së tij (Ratzelit), Mack-inder hodhi idenë e tij, tashmë të shquar, në “Royal Geographical Society” në të cilën ai nënvizon lidhjen vendndodhje-politikë, mbi vendodhjen gjeografike Heartland - apo edhe Rimland – faktor i cili orienton politikën e krijimit të një Fuqie/perandorie globale.

Në vitin 1916 suedezi Kjellen publikoi librin e tij me një emër shumë domethënës “Shteti si organizëm i gjallë/jetësor” i cili paralajmëroi ardhjen e termit “hapësirë jetësore” dhe në vitet ’30 Houshofer publikoi shkrimet e tij që i dhanë autorësinë në “atësinë” e Geopolitik dhe reputacionin e “shfajësuesit” të konceptit nazist për Lebensraum. Gjithnjë në vitet ’30, në SHBA, Spykman mbështet idenë dhe tezën e kushtëzimit “të nevojshëm” të gjeografisë mbi politikën. Nuk e pranojnë të gjithë këtë pozicionim në sekuencë të autorëve të cituar më sipër dhe ka një “mbrojtje” (kështu ngjan) moderne të Ratzelit, që konsiston në pohimin se ai nuk mund të konsiderohet si përgjegjës për gjëra të shkruara nga të tjerë pas tij e që analiza e tij gjeografike, sidoqoftë duket se ka një logjikë gjeografike të qëndrueshme, të thellë, me vlerë shkencore dhe të mirë-injektuar në mënyrë ideale në mjedisin politik të shekul-lit të 19-të.

Nëse është e vërtetë që asnjë nuk mund të ketë përgjegjësi për ato që shkruajnë të tjerët pas tij – gjë që ngjan e pamohueshme për vizionin organik të shtetit, që Ratzel e deklaroi personalisht (Ratzel, 1998:187) dhe deklarimit të bindur se ka ligje gjeografike që orientojnë themelimin e shteteve – këto nuk mund të nënvlerësohen o të mohohen si burime frymëzimi të mendimit gjeopolitik, i cili shkon prej Mackinder te Haushofer e te Spykman, për të arritur deri në ditët tona, në konceptimin gjeostrategji-gjeopolitikë të shteteve-Fuqi dhe /ose të asaj që bëhet në emër të “interesave kombëtare” që dalin prej pozitës gjeografike.Filozofia e Ratzel

Secili është bir i kohës që jeton e padyshim

që Ratzel ishte bir i kohës së tij. Ratzel është një mbështetës i parimit të autoritetit e të superior-itetit të civilizimit evropian mbi të tjerët. Ideja që synohet të mbështetet është se bindjet e saja (Europës) politike kanë përcaktuar e orientuar reflektimin e saj gjeografik dhe që për këtë gjë, të gjithë mbështetësit e politikave të fuqisë apo të një vizioni e progresi civilizimi eurocentirk, e kanë gjetur si të logjikshme që të ri-zhvillojnë qasjen e metodën e tij.

Edhe pse mbuluar nga një ndjenjë e fshe-hur superioriteti pëkundrejt gjermanëve “të ashpër”, duket qartë se edhe në Francën e shek XIX triada Liberté, Egalité, Fraternité (Liri, Barazi, Vllazëri) është kundërshtuar fort nga politika kolonialiste dhe në konceptimin e misionit civilizues francez klasa dirigjuese nuk e mendonte shume ndryshe nga Ratzel. Prezenca e shumë shoqërive gjeografike me rreth 19 000 anëtarë që mbështesnin aventurat koloniale dhe karakteristikat e debatit politik të zhvilluar rreth çështjes Dreyfus (oficeri artiljer francez i akuzuar për tradhti ndaj Francës dhe shitje sekretesh te gjermanët) tregojnë qartë se sa është e vazhdueshme për shoqërinë dhe për klasën drejtuese të Belle Epoque, detyrimi konceptual autoritar-organik racelian.

Ratzel është një prej themeluesve të Kolonialverein (komiteti kolonial) që kishte si qëllim të mbronte perandorinë koloniale gjermane e bën pjesë në atë elitë të bindur për superioritetin e Europës e të racës së bardhë. Ai ishte president, për njafarë periudhe, i Lidhjes pangjermanike, të krijuar në vitin 1891. Falë këtyre çelësave leximi, vëzhgon natyrën dhe territorin e nxjerr përfundimin se mund të gjejë rregulla e ligje. Në veprën e tij, dedikuar Gjermanisë (1989) beson se mund të analizojë shkencërisht Heimat (mëmëdheu) për të identifikuar ligjet objektive të zhvillimit të saj gjeografiko-politik.

Në paragrafin e shkurtër, dedikuar luftës në Politische Geographie (Gjeografia Politike), simbolika e përdorur tregon mendimin e tij në lidhje me rolin e burrave e të grave: “Nga pikë-pamja shoqërore lufta vendos para dallimit anët virile të instinktit të shoqërisë e të dëshirës për dominim, ndërsa paqja favorizon të kundërtën, jetën familjare, me sferën e marrëdhënieve të mbyllura e të qeta, ku burri gjendet i prangosur me gruan dhe pasardhësit e tij, me pak fjalë, ku mbizotërojnë parimi konservues femëror dhe jeta seksuale.” (Ratzel, 1988:91)

“Faktori hapësinor” përcakton “prirjet e zgjerimit që ushqejnë në mënyrë të vazh-dueshme lëvizjet e popullsive. Fiksimi apo tipi i lidhjes me territorin themelon një tjetër faktor nga i cili varet rritja e shtetit e mbi të gjitha kohëzgjatja e efekteve të tij. Është gabim i të gjitha teorive filozofike – e veçanërisht i atyre të ashtuquajtura të progresit, që janë lineare, spirale apo ndryshe, - që nuk njihen këto kushte të domosdoshme për zhvillimin shtetëror” (vë në dukje Ratzel, 1988:90).

Asgjë e veçantë apo tronditëse në pozitat e Ratzel. Këto teori, mbi të gjitha ishin të përhapura gjerësisht në nivelin shoqëror, e jo vetëm mes klasës drejtuese. Nuk mund të har-rohet gjithsesi, se vizioni i tij ka një vazhdimësi historike, në të njëjtën periudhë historike ku kishte edhe pozicione të tjera politike e shken-core, të cilat ishin edhe ato mjaft të përhapura e me vazhdimësi historike. Fakti se Ratzel ka bërë disa zgjedhje nuk përbën një faj, por nuk është as një fakt i parëndësishëm për të mos u marrë në konsideratë. Që prej këtu, argu-mentohet se zgjidhjet individuale orientojnë vizionet shkencore, veçanërisht në shkencat politiko-sociale, ku duket e qartë vënia në dukje e pozicioneve të Ratzelit. Vijon

Page 11: CereMonia Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi ... · PDF fileGraphic Designer: Afërdita Hysaj K omandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, ... krahas kolegeve që keni,

ushtriaE prEmtE, 16 mars 2012 11

Parashikimi

sIGUrIa

Gjeopolitika e ringritjes ruse

Në shumë mënyra, forca gjeopolitike e Rusisë e ka prejardhjen nga dobësitë e saja të natyr-

shme gjeografike. Ka disa pengesa natyrore që mbrojnë zemrën e Rusisë dhe kjo kërkon që Rusia të zgjerohet e të konsolidohet në ter-ritoret përreth zemrës së saj për të siguruar një zonë tampon si mbrojtje prej fuqive të jashtme. Me Oqeanin Arktik që shërben si pengesë e vetme natyrore e Rusisë në veri, ky zgjerim historikisht i ka kërkuar Rusisë që të shtyhet në drejtim të Evropës Perën-dimore (konsolidimin në Evropën Lindore dhe në Vendet Balltike), në jug të shtyhet në drejtim të botës islame (konsolidimin e Kaukazit) dhe në lindje në drejtim të Azisë (konsolidimin e Azisë Qendrore dhe Siberisë). Kur Rusia gllabëroi popujt dhe burimet, ajo u rrit nga një prin-cipatë e vogël e Evropës Lindore në shekullin e 13-të në Dukatin e Madh të Moskës, që u bë Perandoria Ruse dhe pastaj u rrit akoma për t’u bërë Bashkimi Sovjetik, një nga shtetet më të mëdha në historinë e afërt botërore.

Megjithatë, ky zgjerim e ka sho-qëruar çdo shtet rus me dy probleme themelore: ky e ka çuar Moskën në konflikt me një numër fuqish të jasht-me dhe i ka dhënë detyrën e vështirë të sundimit të popujve të pushtuar (të cilët nuk ishin domosdoshmërisht të lumtur për të qenë të sunduar nga Rusia). Gjeografia e Rusisë i kërkon asaj që të zgjerohet për të qëndruar e fortë, por në mënyrë paradoksale, sa më shumë që ajo zgjerohet aq më e vështirë dhe e kushtueshme bëhet qeverisja e territorit të saj të madh. Ndërkohë, mungesa e qasjes së Rusisë në oqeane e ka çimentuar pozicionin e saj si një fuqi tokësore, por kjo e ka dënuar atë ekonomikisht dhe ka dobësuar pozicionin e saj në krahasim me fuqitë e tjera që kanë qasje të drejtpërdrejtë në oqeanet e botës. Këta faktorë kanë krijuar një cikël në të cilin fuqia e Rusisë rritet dhe bie. Kur Rusia është në rritje,

Hapi tjetër i ringritjes ruse

ajo bëhet një fuqi rajonale e madhe në mos jo një lojtar global, dhe kur ajo bie, është vetëm një çështje kohe para se të ngrihet përsëri.

Pra, kur Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991 në fund të Luftës së Ftohtë dhe Moska humbi kontrollin mbi republikat përbërëse të saj dhe ra në kaos të brendshëm, këto rrethana nuk garantuan se Ru-sia ishte larguar përgjithmonë nga skena ndërkombëtare dhe se një botë njëpolare e dominuar nga Shtetet e Bashkuara do të zgjaste përgjith-monë. Sigurisht deri në fund të vitit

1990, Rusia ishte dobësuar rëndë si një fuqi gjeopolitike; ekonomia e saj ishte në kaos dhe ajo u përball me një disfatë ushtarake në Çeçeni, e cila fitoi pavarësinë de facto dhe u kërcënua për lëvizje të ngjashme brenda Rusisë.

Por, gjërat filluan të ndryshojnë me fillimin e mijëvjeçarit të ri. Duke filluar me presidencën e Vladimir Putinit në vitin 2000, Rusia ishte në gjendje t’i kthejë humbjet e saj në një tjetër luftë më të suksesshme në Çeçeni dhe pozita e Rusisë në per-iferi të ish-Bashkimit Sovjetik filloi

të rritej në mënyrë të qëndrueshme. Një numër faktorësh ndikuan për këtë, duke përfshirë konsolidimin e brendshëm të udhëhequr nga Putini për të kapërcyer kaosin e viteve 1990, çmimet e larta botërore të energjisë dhe përfshirjes amerikane në botën islame. Në vitet e fundit, shumica e revolucioneve me ngjyrë, pro-perëndimore që përfshinë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 2000, dështuan. Rusia ka rritur praninë e saj ushtarake në shumë nga këto shtete dhe është në procesin e krijimit të institucioneve

ekonomike (më së shumti bashkimit doganor të saj me Bjellorusinë dhe Kazakistanin që është vendosur të bëhet Bashkimi Euro-aziatik). Me pak fjalë, Rusia është kthyer në gjendjen e saj tradicionale të fuqisë rajonale, dhe ndikimi i saj është në rritje në zonat e saj që historikisht kanë qenë tampon gjeografik për të, të cilat janë aktualisht shumë prej shteteve të pavarura.Vështrim rreth ringritjes së rusisë

Në kontekstin e ringjalljes, im-perativi i Rusisë ka qenë parandalimi i ndikimit të jashtëm dhe rindërtimi i saj. Sigurisht, planet e Rusisë për realizmin e këtij imperativi ndry-shojnë nga njëri rajon në tjetrin në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, në çdo shtet në Europën Lindore, në Baltik, Kaukaz dhe Azinë Qendrore. Rigjallërimi i Rusisë nuk ka qenë pa probleme. Që prej pavarësisë, çdo shtet ish-sovjetik ka zhvilluar imperativët e vet: Konsolidimin e pushtetit brenda vendit dhe ruajtjen e një lloj sovraniteti. Gjithashtu, fuqitë e ndryshme të jashtme janë duke konkurruar me Rusinë për influencë në çdo vend ish-sovjetik. Prandaj, imperativi i Rusisë dhe i shteteve të tjera ish-sovjetike shpesh përplaset dhe ndonjëherë çon në marrëdhënie herë pas here të paqëndrueshme, kjo madje edhe me disa nga aleatët më besnikë të Moskës.

Por fuqia është një koncept rela-tiv dhe tani me të shumtat e shteteve të ish- Bashkimit Sovjetik janë shumë të dobëta që të qëndrojnë të pavarura nga Rusia dhe fuqitë e jashtme, në periferi, nuk mund ta arrijnë fuqinë e Rusisë. Me ardhjen e Putinit në presidencë fillon një kapitull i ri për shtetin rus dhe është e rëndësishme që të vlerësohet progresi që Moska ka bërë në ringritjen e saj në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik si dhe se çfarë do të thotë në të ardhmen projektimi i fuqisë së saj.

Përgatiti nënkolonel Ali NdreuMarrë nga STRATFOR: The Next

Stage of Russia’s Resurgence

StRAtFoR ka ndjekur gjatë, në mënyrë kronologjike ri l indjen e Rusisë, e cila ka përfshirë lëvizjet e guximshme në politiken e jashtme dhe vazhdimin e rolit të fuqisë rajonale. Në veçanti, Moska ka përqendruar energjitë e saj në periferi të ish-Bashkimit Sovjetik: në shtetet e Evropës Lindore Ukrainë, Bjellorusi dhe Moldavi, shtetet baltike, Estoni, Letoni dhe Lituani, në shtetet e Kaukazit, Gjeorgji, Armeni dhe Azerbajxhan, si dhe shtetet e Azisë Qendrore nga Kazakistani, Uzbekistani, Turk-menistani, Kirgistani dhe Taxhikistani. Në vitet

e fundit, Rusia ka rritur ndikimin e saj në shumë nga këto shtete, si politikisht, ekonomikisht, ushtarakisht edhe në fushën e sigurisë - me sinjalin e dhënë e qartë që në luftën e gushtit 2008 me Gjeorgjinë. Tani, Moska është duke u përgatitur për fazën tjetër të rishfaqjes së saj. Kjo fazë e re do të përfshijë institucionalizimin e pozicionit të Rusisë si qendër rajonale, por ajo gjithashtu do të përfshijë përdorimin e levave më delikate dhe ndikimin në zonat që Moska dëshiron t’i sjellë në “oborrin” saj - pse jo në mënyrë të pakundërshtueshme.

Page 12: CereMonia Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi ... · PDF fileGraphic Designer: Afërdita Hysaj K omandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, ... krahas kolegeve që keni,

ushtriaE prEmtE, 16 mars 201212 nato

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Ras-mussen lëshoi një deklaratë për kryesuesit e komiteteve

të punëve të jashtme të shteteve parlamentare anëtare të Bashkimit Europian në Kopenhagen.

“Kjo është hera e parë që flas në Folketing që kur kam qenë kryeministër. Kam qenë anëtar i këtij parlamenti për 31 vjet, kështu që e njoh këtë podium mjaft mirë dhe jam mirënjohës për këtë mundësi që qëndroj këtu përsëri. Po shoh fytyra mjaft të njohura, miq e kolegë që kam njohur prej vitesh. Është një kënaqësi e veçantë të flas me ju të gjithë sot”, tha Rasmussen.

“Në anglisht, fjala “Folket-ing” përkthehet si “një vend ku njerëzit mblidhen së bashku”. Ju jeni përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe ky është vendi ku të gjithë popujt tanë mblidhen. Ne do të diskutojmë se si do të punojmë së bashku për të ruajtur vlerat e popujve tanë, lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit si dhe si të ruajmë prosperitetin e sig-urinë tonë në një periudhë të ashpër. Katër vjet pas krizës financiare ne jemi akoma duke vuajtur pasojat e saj dhe të gjitha fushat e shpenzimeve publike po vëzhgohen nga afër në se-cilin vend. Kriza financiare është një arsye më shumë përse duhet pasur një bashkëpunim më i madh midis NATO-s dhe BE-së. Përfitimi është i qartë. Nëse punojmë së bashku, atëherë dy institucionet tona mund të dalin më të fortë nga këto kohëra të vështira ekonomike”.

“Në Kosovë, forcat paqeruajtëse të NATO-s punojnë së bashku me misionin e sundimit të ligjit të BE-së për të ndihmuar e mbështetur auto-ritetet e Kosovës. Në Afganistan, një mision policor i Bashkimit Europian punon me një mision trajnimi të NATO-s në atë vend dhe në brigjet e Somalisë, forcat e NATO-s dhe të BE-së qëndrojnë krah për krah për të luftuar piraterinë. Këto janë të gjithë shembuj të bashkëpunimit konkret ndërmjet dy organizatave tona. Për çdo gjë që bën NATO e BE-ja ka akoma më shumë për të bërë. Më shumë në drejtim të parave dhe burimeve që mund të kursejmë për institucionet, buxhetet dhe taksapaguesit tanë dhe jo vetëm në buxhetet tona të mbrojtjes. Në NATO tashmë kemi bërë progres në këtë drejtim. Iniciativa jonë e “Mbrojtjes së Zgjuar”, është një mendim i ri që kërkon përshtatjen më të mirë të kërkesave tona kolektive me prioritetet kombëtare. Kjo do të thotë bashkëpunim shumëpalësh. Është gjithnjë e vështirë për aleatët individualë të përballojnë blerjen e pajisjeve të avancuara ushtarake. Nëse ne ndihmojnë njëri-tjetrin, nëse ndajmë burimet, gjejmë zgjidhje

shumëpalëshe, atëherë do të kemi një shans më të madh për blerjen e kapaciteteve të nevojshme ushtarake. Për këtë qëllim, ne kemi nevojë për një koordinim e bashkëpunim të ngushtë midis NATO-s e BE-së”.

“Dy vjet më parë, në takimin e

ministrave të Mbrojtjes europianë në Palma de Majorka, bëra disa propozime për të adresuar këtë problem. BE-ja dhe NATO duhet të kryejnë diskutime të rregullta në të gjitha nivelet, mbi të gjithë spektrin e kërcënimeve të sigurisë së për-

bashkët. Pra, ne duhet të punojmë më afër në operacione dhe duhet të bëjmë një kthesë në shpenzimet tona të mbrojtjes duke reduktuar dy-fishimin dhe duke përdorur burimet e pakta në mënyrë më efikase. Për të arritur këto qëllime, kam sugjeruar një qasje “dyanëshe”. Nga njëra anë, të gjithë anëtarët e BE-së duhet të jenë të aftë të marrin pjesë në bashkëpunimet NATO-BE. Nga ana tjetër, BE-ja duhet të forcojë mar-rëdhëniet e saj politike e ushtarake me aleatët e NATO-s që nuk janë anëtarë të BE-së. Kjo do të përfshijë një marrëveshje të përgjithshme të sigurisë midis BE-së e Turqisë si dhe një marrëveshje midis Turqisë dhe Agjencisë Europiane të Mbrojtjes. Këto propozime janë ende në tryezë dhe nuk është bërë ndonjë progres i madh. Në terren, ushtarët tanë dhe ekspertët civilë kanë mësuar të bash-këpunojnë. Misioni i tyre varet nga kjo. Me rritjen e bashkëpunimeve është rritur dhe nevoja për bash-këpunim. Misioni i NATO-s në Libi është një rast i tillë. Disa aleatë eu-ropianë dhe disa jo anëtarë të BE-së mbajnë mbi shpatulla një ngarkesë të madhe. Operacioni ka demonstruar

dhe mungesa të rëndësishme në një varg aftësish europiane që nga mu-nicionet e zgjuara, furnizimin në ajër me karburant si dhe në mbikëqyrjen dhe inteligjencën zbuluese”.

“Ne kemi shqyrtuar disa hapa për të adresuar këto mungesa. Njëri prej tyre është nisma e Danimarkës për blerjen e përbashkët dhe maga-zinimin e armëve e municioneve. Kjo do të ndihmojë vendet pjesëmarrëse të kursejnë të holla ndërkohë që sig-uron municionet të jenë të gatshëm, kur të jenë të nevojshëm. Gjithashtu, unë mirëpres udhëheqjen e Agjencisë Europiane të Mbrojtjes në adresimin e mungesës europiane për furnizimin në ajër me karburant. Kjo është një aftësi kritike dhe nëse vendet euro-piane menaxhojnë shpërndarjen në këtë fushë, nga kjo do të përfitojnë të dyja, BE-ja dhe NATO. Së fundmi, ne duhet të jemi pragmatikë. BE-ja dhe NATO kanë 21 anëtarë të përbashkët, por secili prej këtyre vendeve ka vetëm një grup taksa-paguesish, një të forcave të forcave të armatosura dhe një të aftësive. Ne kemi nevojë për maksimumin e kë-tyre forcave e aftësive. Nga kjo do të përfitojnë organizatat, taksapaguesit dhe siguria jonë. Ne duhet të bash-këpunojmë e duhet të konsultohemi më shpesh dhe të sigurohemi që organizatat tona të plotësojnë njëra-tjetrën. Takime të rregullta duhet të bëhen pjesë përbërëse e rrugës që ne po përshkojmë. Kështu, qasja pragmatike që ne kemi parë gjatë operacioneve duhet të përkthehet në një pragmatizëm më të madh në Bruksel. Nëse ushtarët tanë e bëjnë këtë, mund ta bëjmë edhe ne”.

“Ne jemi përballur me probleme të vështira edhe më parë dhe me këmbëngulje kemi gjetur zgjidhje. Në vitin 2002, gjatë presidencës daneze të Bashkimit Europian, ne-gociatat për zgjerimin e BE-së ishin të gjata, të vështira dhe në prag të dështimit. Më pas, ne shtuam një dis-tancë e cila bëri të gjithë diferencën, ne i shtuam 10 vende të reja BE-së. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, por politikisht mos-bërja asgjë ndon-jëherë është më e thjeshtë se të bësh atë që është e nevojshme. Ne e dimë sesa e fuqishme mund të jetë inercia. Kërcënimet e zakonshme me të cilat përballemi nuk vuajnë nga inercitë politike. Ato lëvizin të shpejt, ter-rorizmi, armët e shkatërrimit në masë, pirateria, sulmet kibernetike e shumë të tjerë. Për t’u përballur me këto kërcënime, ne duhet të punojmë së bashku dhe për ta bërë këtë me sukses, kemi nevojë për një marrëdhënie të fortë NATO-BE, një marrëdhënie që përputhet me atë që ne po kryejmë tashmë në terren e kjo do të ndihmojë në ruajtjen e lirisë, sigurisë e prosperitetit tonë”, tha Sekretari i Përgjithshëm.

Alba Musaraj

Incident gjatë vizitës së Panetta në Afganistan

Një vizitë e tensionuar në Afganistan nga sek-retari i Mbrojtjes amerikane, Leon Panetta,

pati një fillim alarmant të mërkurën më 14 mars kur, një kamion i vjedhur pijesh devijoi në pistën e një aeroporti ushtarak britanik dhe u përplas me një hendek ndërkohë që avioni i Panettës po ulej. Panetta nuk u lëndua dhe një zyrtar i Pentagonit tha se shoferi i kamionit u hodh nga mjeti teksa ai mori flakë. Te shoferi dhe te kamioni nuk u gjet eksploziv.

Zyrtarët e mbrojtjes thanë se avioni i Panettës kishte qenë larg përplasjes së kamionit, i cili përfundoi në hendek, një zonë ku pritej të ulej avioni i Panettës. Sekretari i shtypit të Pentagonit, George Little, tha se automjeti i vjedhur nuk kishte shpërthyer, ndryshe nga disa raportime të tjera dhe se Panetta nuk kishte qenë në rrezik, por ai nuk mund të shpjegojë motivin afgan dhe pse kamioni ishte në flakë. “Për arsye komplet të panjohura për ne në këtë moment, zbuluam se ai ishte në flakë”. Në Uashington, zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni John Kirby, tha se kamioni ishte vjedhur nga një anëtar i shërbimit të koalicionit, ai nuk e tha kombësinë e tij, i cili u plagos në atë që dukej një vjedhje makine. Panetta fluturoi nga Uashingtoni në Manas, Kirgistan, në avionin e tij të zakonshëm, një Boeing 747, me në

anë logon e “Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, por si zakonisht për arsye sigurie ai u transferua në një avion ngarkesash ushtarak gri C-17, për udhëtim të paparalajmëruar në Afganistan.

Pentagoni nuk e konsideroi këtë çështje men-jëherë si një sulm ndaj Panettës, por kjo përforcoi mungesën e sigurisë në Afganistan gjatë viz-itës së tij dy-ditore në Afganistan, e para nga një anëtar i lartë i administratës Obama që kur një ushtar amerikan vrau 16 civilë af-ganë, në provincën e Kandaharit. Vizita ishte planifikuar muaj më parë, por e mori urgjencën pas masakrës së të dielës.

Panetta, ashtu si dhe Obama, e dënoi këtë ngjarje dhe u zotua ta çojë vrasësin para drejtësisë, mesazh ky që ai po shkonte t’ia përcillte personalisht presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai. Vrasjet kanë mjegulluar edhe më tej marrëdhëniet amerikano-afgane. Të enjten në mëngjes, një zyrtar amerikan tha se i

dyshuari ishte larguar nga Afganistani në Kuvajt. Kjo ngjalli zemërimin e mëtejshëm afgan, të cilët bënë thirrje që ta gjykojnë atë në vendin e tyre. Panetta dhe ndihmësit e tij ishin në dijeni të aksi-dentit menjëherë pasi ai ndodhi, rreth orës 11, por ai vazhdoi siç kishte planifikuar takimin me zyrtarët lokalë afganë.

Rasmussen bën thirrje për bashkëpunim më të ngushtë mes NATO-s dhe BE-së

Page 13: CereMonia Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi ... · PDF fileGraphic Designer: Afërdita Hysaj K omandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, ... krahas kolegeve që keni,

ushtriaE prEmtE, 16 mars 2012 13maqedonI

MM Maqedonase, Fatmir Besimi: A5 paradhoma e integrimit Euroatlantik

Ambasadori shqiptar z. Arben Çejku konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe benefiteve nga bashkëpunimi i çmuar në kuadër të grupit A5

Zhvillimi dhe reformat në procesin e integrimit euroatlantik ishin qendër të tryezës së rrumbullakët

në temën punuese “Republika e Maqedonisë, rajoni dhe integrimet euroatlantik”, e cila u mbajt me 7 mars në Shtëpinë e Armatës nën organizim të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë. Siç theksoi ministri i Mbrojtjes Maqedonase, Fatmir Besimi, qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutohet për përpjekjet e Ministrisë dhe Republikës së Maqedonisë për implementimin e vazhdueshëm të reformave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë dhe për përpjekjet për integrimin e plotë euroatlantik të vendit. “Nuk ka asnjë rrugë alternative në procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike, përveçse nëpërmjet bashkëpunimit rajonal dhe ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjë-sore”, shtoi ministri Besimi. Siç potencoi ai, pikërisht ajo që mund të shihet në kuadër të grupit A5, e cili e tregoi efikasitetin dhe suksesin e saj në këtë drejtim. Gjithashtu, ministri i mbrojtjes maqedonase e theksoi edhe rëndësinë thelbësore të konceptit të ri të NATO-s “mbrojtje e zgjuar”, e cila përfshin bashkimin e kapaciteteve të vendeve partnere me qëllim të amortizimit të element-eve të krizës ekonomike në këtë sektor të rëndësishëm, duke shtuar se vendet e A5 janë të drejtuara kah implementimi i këtij koncept të ashtuquajtur “air policing”. Përveç kësaj, duke treguar me hollësi mënyrën e futjes së konceptit të “mbrojtjes së zgjuar” në procesin e punës së Ministrisë dhe Armatës së

Republikës së Maqedonisë, ministri Besimi përmendi burimet njerëzore dhe zhvillimin e karrierës, metod-ologjinë për planifikimin e procesit të reformave, koordinimin e sek-torit civil dhe ushtarak, aplikimin e zgjidhjeve softuerike në proceset e menaxhimit të dokumenteve dhe logjistikës, si dhe bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu Besimi shtoi se në periudhën që vjen do të hartojë një dokument zyrtar të aktiviteteve për implementimin e këtij koncepti. Duke vënë në dukje se qëllimi i inte-grimit euro-atlantik është një jetë më e mirë për të gjithë qytetarët, am-basadorja e Mbretërisë së Holandës

në Maqedoni, Maria Shurman, thek-soi se reformat dhe bashkëpunimi rajonal janë të mirëseardhura kur është fjala për integrimin në NATO e cila bazohet në interesat dhe vlerat e përbashkëta. Para korit diplo-matik si dhe atasheve ushtarakë të vendeve anëtare të NATO-s, pjesë e ish ministrave të mbrojtjes dhe përfaqësues të NATO-s dhe “Buz Alen Hamilton” ekipit këshillëd-hënës, ambasadori amerikan, Paul Volers nënvizoi se Maqedonia ka treguar përparim të madh në drejtim të interperabilitetit të pjesëtarëve të ARM-së me forcat e NATO-s, një fakt ky që mund të shihet nëpërmjet

pjesëmarrjes aktive të ARM-së në misionet paqeruajtëse ndërkom-bëtare, duke theksuar misionin e forcave të ISAF-it në Afganistan. Bashkëpunimi rajonal, megjithatë, ishte në qendër të fjalimit të ambasa-dorit të Republikës së Shqipërisë, Arben Çejkut, i cili konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe benefiteve nga bashkëpunimi i çmuar në kuadër të grupit A5. Lazar Elenovski, ish-ministër dhe kryetar i Këshillit të Atlantikut Verior të Maqedonisë, mendimet e tija i përqendroi në tre komponente – kombëtare, duke

përmendur iniciativat e Ministrisë së Mbrojtjes për zhvillim të sektorit të sigurisë dhe zhvillimit të konceptit të ri të NATO-s, pastaj atë rajonal me theks të varësisë së ndërsjellët dhe integrimeve euroatlantike, si një komponent ku vetëdija është në masë të madhe e përhapur dhe e cila vazhdon në një kontekst social edhe pas hyrjes në këto forca ushtarako-politike. Tryeza e rrumbullakët, si një mënyrë për diskutim jo-formal për rrugën e rajonit drejt integrimit euroatlantik është pjesë e aktiv-iteteve që shënojnë Jubileun e Ar-matës së Republikës së Maqedonisë “, ushtrisë 20 vite ARM.”

Emërime të reja në ushtrinë maqedonase, ndër ta një shqiptar

Presiden t i maqedonas , Gjorge Ivanov, konform

kompetencave të t i j kush-tetuese, si komandant i Forcave të Armatosura të Maqedonisë, ka dekre tuar emër ime të eprorëve të ARM-së. Drejtor i Shtatmadhorisë së ARM-së është caktuar gjeneralbrigade Dimçe Petreski, komandant i Komandës së Bashkuar Opera-tive gjeneralbrigade Metodije Veliçkovski, kryeshef i Shtabit të Komandës së Bashkuar Operative është emëruar kolo-nel Muhamet Racaj, ndërsa kolonel Stojan Dimçov është caktuar në postin e komandantit të Brigadës së Mekanizuar të

Këmbësorisë të Ushtrisë së Maqedonisë. Kabineti i presi-dentit maqedonas ka njoftuar se emërimet janë bërë në pajtim me strukturën e re organizative të ARM-së. Kohë më parë, në Ministrinë e Mbrojtjes të Maqe-donisë, njofton korrespondenti i Kohës Ditore, u avancuan edhe 15 shqiptarë, prej të cilëve shtatë ushtarakë morën gradën major, një nënkolonel dhe një tjetër kolonel. Ministri Fatmir Besimi tha për Koha.net se së shpejti priten avancime të reja, ndërkohë që në dikasterin që ai drejton tre këshilltarë shtetërorë dhe tre udhëheqës sektorësh janë nga radhët e shqiptarëve.

Page 14: CereMonia Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi ... · PDF fileGraphic Designer: Afërdita Hysaj K omandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, ... krahas kolegeve që keni,

ushtriaE prEmtE, 16 mars 201214 Forcat specIaLe

Në vitin 1996, kohë në të cilën unë u bëra pjesë e FASH, ndër porositë e para dhe më të vlefshmet

që morëm ishin: “Zbulues bëhësh me mendje, trupi do t’ju vijë mbrapa dhe do të bëjë atë që i thotë mendja…”; “Zbuluesit bashkëjetojnë me vdekjen ndaj nuk i tremben asaj….”; “Pra-pavijat e armikut (vendet e tij më të sigurta) janë shtëpia e zbuluesve….”; “Ataveprojnë fshehtas dhe rrallëhërë haptaz, janë mjeshta në përdorimin e çdo lloj arme e mjeti dhe gëzojnë aftësinë ti kthejnë ato në favorizues të suksesit…”, e shumë të tjera si këto.

Dalëngadalë po e shikonim efektin dhe vërtetësinë e këtyre porosive dhe së bashku me vëllezërit e mi të armëve studiuam dhe u stërvitëm fort për të arritur këto standarde që për ne u kthyen në “postulat, motiv”.

Kjo është koha në të cilën ne dëgjuam shumë përkufizime e ha-mendësime se kush janë forcat elitë, më të përgatiturat, ato që kanë mundësinë, mjetet, taktikat e teknikën e nevojshme për të realizuar çdo lloj detyre pavarësisht prej vendit, motit, vështirësisë apo rrezikut. Sa herë ngrihej ky diskutim emri i parë që artikulohej ishte: “Forcat Speciale”.

Pak histori për lindjen e Forcave speciale

Historia e njerëzimit ka njohur shumë luftëra dhe beteja duke filluar që nga luftërat e lashtësisë me mjete primitive e deri në ditët e sotme ku mjetet moderne janë bërë kryefjala e betejave. Çdo komandant që ka drejtu-ar fushata luftarake në një mënyrë apo në një tjetër, në momente kritike ka përdorur individë e grupe individësh me aftësi të veçanta për të ndryshuar kursin e betejave / fushatave në favor të tyre. Nuk është se këto individë e grupe individësh janë quajtur “Forca Speciale” në lashtësi, por ama për ta, që në atë kohë diheshin këto fakte: a) janë tepër të stërvitur; b) inteligjentë; c) njohës të shkëlqyer të taktikave e teknikave speciale; d) kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me lidershipin; e) përdoren dhe vihen në veprim për të arritur efekte vendimtare për fatin e betejës/fushatës.

Po të shikojmë me kujdes Histo-rinë Ushtarake dhe të studiojmë në detaje betejat do të shohim se grupe te tilla të vogla të mirë stërvitura e mirë pajisura mbajnë mbi supe një peshë të madhe në suksesin e arritur. Yasotay, shefi i Zbuluesve të Gengis Khan ka cituar si vijon për këto lloj forcash: “Kur të vijë ora e krizës, kujtohu që 40 njerëz të përzgjedhur mund të tronditin botën”.

Gjenerali Kartagjenas Hamilcar Barca apo siç është quajtur ndryshe Barcas (275 – 228 Para Krishtit) kishte trupa të specializuara e të stërvitura për të kryer disa sulme në ditë ndaj kundërshtarit. Në kohën e

Forcat Speciale, garancia për suksesin e operacioneve

vonshme të sundimit Romak, Flotat Romake përdornin anije të vogla e të shpejta të maskuara në bordin e të cilave ndodheshin njerëz të përzgjed-hur për misione zbulimi dhe goditje të shpejta.

Në kohën e Kryqëzatave, Ushtria Myslimane kishte disa njësi detare të specializuara të vendosura në anije të vogla, të shpejta e të kamufluara të cilat përdoreshin për zbulim e goditje. Gjithashtu ata kishin një njësi të specializuar pjesëtarë të së cilës infiltroheshin në anijet e Kryqëzuesve dhe më pas merrnin kontrollin dhe i shkatërronin ato.

Gjatë Luftërave Napoleonike ekzistonin njësi të veçanta pushka-tarësh dhe xhenierësh, të cilat ishin të specializuara për Zbulim dhe luftim të afërt. Ato përdoreshin veçmas prej forcave të tjera të rregullta.

Gjatë Luftës së Dytë të Boer-it (1899-1902) në Afrikën e Jugut, Britanikët e panë të nevojshme kri-jimin e njësive të specializuara dhe në vitin 1900 u krijuan njësitë e para të Zbulimit të cilat më vonë u bënë njësitë e para të snajperëve të Ushtrisë Britanike.

Duke mos dashur që në këtë artikull të kaloj nëpër të gjithë hapat historikë të gjenezës së lindjes e zhvil-limit të FS botërore do të mjaftohem me shembujt e mësipërm dhe do të hedh një vështrim të shkurtër mbi rolin e FS në kohët moderne.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit

të XX dhe në shekullin e XXI, FS janë bërë më të rëndësishme pasi që qeveritë kanë kuptuar se nganjëherë objektivat mund të arrihen shumë më mirë nga një grup i vogël special-istësh anonimë sesa nga një forcë e madhe konvencionale dhe politikisht e diskutueshme. Forcat Speciale u përdorën si në Kosovë ashtu edhe në Afganistan për të koordinuar aktiv-itetet ndërmjet guerrilasve vendas dhe fuqisë ajrore.

Ndërhyrja në Afganistan përfshiu FS të disa vendeve të Koalicionit të cilat luajtën një rol madhor në përm-bysjen e regjimit Taleban. Ato kanë vazhduar të luajnë një rol kyç në luftimin e Talebanëve në vijimësi të operacioneve në mbështetje të Mis-ionit të NATO-s në Afganistan.

Eksperiencat e vendeve të ndry-shme tregojnë se FS janë përdorur qoftë në kohë paqeje dhe kohë lufte, brenda apo jashtë territorit të shteteve të tyre të origjinës. Për të ilustruar këtë po bëjmë një freskim të memories duke përmendur rastet e mëposhtme:

Lufta Indi-Pakistan (1971); Lufta koloniale Portugeze; Lufta e Ishujve Falkland; Trazirat në Irlandën e Veriut; Dy luftërat e Gjirit (Irak); Afganistan; Kosovë; Bosnjë; Luftërat Çeçene; Rrethimi i Ambasadës së Iranit (Londër); Fluturimi 8969 i Air France (Marsejë); Kriza e marrjes së pengjeve në Teatrin e Moskës; Lufta e Libanit (2006); Sulmi për kapjen e

Osama Bin Ladenit…Operacione të tilla për të cilat

flitet hapur dhe mbi të cilat deri në një farë shkalle është hedhur dritë mund të numërohen me mijëra, por duhet mbajtur në mend se edhe numri i operacioneve për të cilat nuk është folur asnjëherë nuk mbetet in-ferior. Arsyeja kryesore përse dimë kaq pak për FS në përgjithësi është natyra e klasifikuar dhe sensitive e operacioneve që ato kryejnë për të arritur qëllime strategjike/politike apo operacionale për vendet e tyre të origjinës.

Në çdo rast statistikat e bazuara mbi rezultatet e arritura në operacio-net e kryera nga FS tregojnë sukses gati absolut.

Çfarë janë Forcat speciale shqiptare...?!

Për t’i dhënë përgjigje kësaj py-etje është e nevojshme që të krijojmë një kuptim të përbashkët për termat “Forcë Speciale” dhe “Operacione të Forcave Speciale”.

Në botë ekziston një numër i kon-siderueshëm përkufizimesh që janë përdorur nga historianët, akademikët dhe shkrimtarët nëpër gazeta dhe pub-likime ushtarake në referencë të FS.

Fjalori i Gjuhës Shqipe termin “Special” e përcakton kështu: “Që dallohet për diçka të jashtëzakon-shme, i veçantë; Që është i një cilësie të veçantë, më të lartë se të tjerët; që bën punë të një cilësie të veçantë a nxjerr nga duart sende me cilësi më të lartë se të tjerët.”

Ndërsa termin “Operacion” e përcakton kështu: “Veprim i menduar mirë e i prerë, që bëhet për të arritur diçka; ndërhyrje a masë e menjëher-shme dhe vendimtare për të zgjidhur një çështje në mënyrë rrënjësore.”

Pa u ndalur në morfologjinë e këtyre fjalëve, mund të themi se përcaktimet e mësipërme përkojnë plotësisht me përkufizimin e arritur botërisht për FS. Pra, Forcat Speciale përkufizohen si forca të përzgjedhura, stërvitura, organizuara dhe pajisura posaçërisht për të kryer operacione speciale. Ndërsa Operacionet Spe-ciale përkufizohen si operacionet e ndërmarra nga FS për të arritur objektiva politike dhe ushtarake nëpërmjet mjeteve konvencionale apo jo-konvencionale.

Në Fjalorin e Termave dhe Përku-fizimeve të NATO-s, Operacionet Speciale përcaktohen si “Aktivitete ushtarake të ndërmarra nga forca specifikisht të destinuara, organi-zuara, stërvitura dhe pajisura duke përdorur teknika dhe mënyra veprimi që nuk janë standarde për forcat kon-vencionale. Këto aktivitete zhvillohen në të gjithë gamën e operacioneve ushtarake në mënyrë të pavarur apo të koordinuar me operacionet e forcave konvencionale për të arritur objektiva politike, ushtarake, psikologjike dhe

Major Saimir MUSTAFAJNSHQ J2 Intelligence Officer

ekonomike. Konsideracionet politiko-ushtarake mund të kërkojnë teknika klandestine, të fshehta apo sekrete si dhe pranimin e një shkalle risku fizik dhe politik, i cili nuk haset në operacionet konvencionale.”

Në Forcat tona të Armatosura, ashtu si në çdo FA të vendeve të tjera, do të gjejmë një sasi të kon-siderueshme beretash të ngjyrave të ndryshme dhe shenjash dalluese të cilat shprehin agresivitetin, saktësinë, specialitetin apo cilësi të tjera të një-sive që i mbajnë ato. Shpesh herë e sidomos mediat iu referohen të gjithë mbajtësve të këtyre beretave si “spe-cialë”. Secila prej këtyre njësive ka një proces standard përzgjedhje dhe trajnimi. Ndryshe nga të tjerët, FS e kanë themeluar këtë proces që të testojë, përzgjedhë e më pas stërvitë aspirantët për t’u bërë pjesë e FS deri në limitet e tyre njerëzore fizike e psikologjike. Ata që kalojnë fazën e parë të përzgjedhjes 6 mujore të pranimit dhe bëhen pjesë e FS, janë

Page 15: CereMonia Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi ... · PDF fileGraphic Designer: Afërdita Hysaj K omandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, ... krahas kolegeve që keni,

ushtriaE prEmtE, 16 mars 2012 15stërvItJa

luftarake... Ndër ato operacione që dihen

publikisht unë po përmend Luftën e Kosovës 1998-1999; Operacioni “EUFOR” TCHAD-RCA (Çad); Operacioni “Liria e Irakut” Irak; Operacioni “ISAF” Afganistan; Op-eracioni “OEF” Afganistan.

Të gjithë pjesëtarët e FS tona gëzojnë aftësitë që të kryejnë çdo lloj operacioni nga toka, uji, ajri dhe ter-renet tepër të vështira malore mirëpo brenda organizimit të FS tona gjen n/reparte të cilat janë specifikisht të specializuara për të kryer Aksione Direkte; Zbulim Special; Asistencë Ushtarake; Çlirim Pengjesh (si dhe gjithë gamën e Operacioneve të tjera që kryejnë FS) varësisht nga karak-teristikat e secilit prej ambienteve të përmendura më lart. Pra, kur dëg-jojmë të flitet për një nënrepart të FS që ka prapashtesën: -.....e Aksioneve Speciale Ujore-, do të thotë se ata janë të specializuar në zhytje, Operacione Imbarkimi në anijet e kundërshtarit, zbulim special në ambient me ujë (det, liqen, lumenj) etj, por njëkohësisht mund të përmbushin edhe të gjithë gamën e operacioneve që kryejnë FS nga toka, ajri, terrenet e vështira malore. E njëjta logjikë gjen zbatim edhe për prapashtesat e nënreparteve të tjera.

Gjithë sa thamë më sipër, por edhe shumë gjëra të tjera që për një sërë arsyesh nuk po i përmendim në këtë shkrim i bëjnë këto forca të jenë SPECIALE.

A i duhen Shqipërisë FS, pse? Në ç’sasi? Çfarë duhet bërë për t’i mbështetur?

FS janë gjetja më e përshtatshme për rastin e Shqipërisë pasi:

- janë të pakët në numër, - menjëherë pasi të jenë kompletu-

ar me personelin, mjetet e nevojshme nuk kërkojnë shpenzime të mëdha për t’u mbajtur,

- janë e vetmja lloj force që mund të përdoret për t’u dhënë zgjidhje problemeve me të cilat haset ambienti i sigurisë në ditët e sotme,

- këto lloj forcash nuk mund të ngrihen në momentin që godet një krizë për arsye të kohës që kërkon i gjithë procesi,

- janë e vetmja lloj force e cila mund të konsiderohet si fitimprurëse sapo të angazhohet në operacion,

- në llogaritjen e kontributeve të vendeve në Operacionet e NATO-s koeficienti i një speciali/operator llog-aritet 1 special X 10 konvencional,

- llojet e kërcënimeve të pritshme për ambientin e sigurisë rajonale e globale janë të një natyre komplekse dhe të papritur prandaj kërkojnë përgjigje nga forca të cilat përshtaten shpejt, janë fleksibel dhe që përdorin mjete dhe metoda jo-konvencionale për zgjidhen e tyre.

Për të qenë të qartë, çfarë thamë më lart kurrsesi nuk duhet përkthyer sikur ne po sugjerojmë lënien mën-janë të forcave konvencionale, por po theksojmë rëndësinë në rritje të Forcave Speciale nga të gjithë ven-det anëtare të Aleancës për shkak të ambientit të pritshëm të sigurisë dhe të ekonomizimit të shpenzimeve të mbrojtjes.

Deklarata përfundimtare e Samitit të Rigës 29 nëntor 2006 e përshkruan ambientin sigurisë si: “... kompleks, nganjëherë me kërcënime të ndërthu-

rura si terrorizmi, shtimi i ADM-ve dhe mjeteve të shpërndarjes së tyre si dhe sfidat që vijnë prej destabilizimit për shkak të shteteve të dështuara ose atyre në dështim e sipër”. Sa më sipër, Iniciativa për Transformim të NATO-s e përktheu këtë në ngritjen e menjëhershme (2007) të NSCC NATO Special Coordination Center, e cila u konvertua në 2010 në NSHQ NATO Special Operations Headquar-ters. Kjo do të thotë që tendenca e NATO-s është që në një farë mënyre ti bëjë vendet anëtare që të nxjerrin “asin nën mëngë” dhe ta përdorin edhe në mënyrë kolektive për të mirën e përbashkët.

Për sa i përket mbështetjes së FS, ajo çfarë duhet të bëjmë më shumë për ti perfeksionuar ato më tej dhe për të marrë më shumë prej tyre, mendoj se mund të konkretizohet edhe më tej duke vënë në zbatim këto pika:

- Pasqyrimi i ekzistencës, arsyes, misionit bazë të FS në dokumentet e SK, SU dhe shtrimi i të gjithë in-frastrukturës ligjore e nënligjore të nevojshme për funksionimin e tyre.

- Hartimi/Miratimi i Doktrinës së FS dhe përcaktimi i detyrave brenda dhe jashtë vendit.

- Rregullimi i varësisë së FS duke i dhënë asaj akses të drejtpër-drejtë me lidershipin ushtarak i cili të ketë komandim të drejtpërdrejtë operacional.

- Ngritja e Zyrës së Përfaqësimit të FS në SHP.

- Rregullimin e lidhjeve të FS me FT, FA, FD, SHIU, EOD etj ku FS të jetë e mbështetur dhe mbështetës në kohë paqeje apo gjatë kryerjes së operacioneve.

- Instalimi i sistemeve të domo-sdoshme të komunikimit si BICES etj.

Në aspektin e kostos duhet për-mendur se në studimet e bëra nga Grupet e punës për Forcat Speciale të vendeve të ndryshme të NATO-s konkludohet se kostoja e ngritjes së një grupi prej 100 vetash që nga dita e parë e stërvitjes e deri tek kompletimi me pajisje është e barabartë me ko-ston e një helikopteri. Pra, në këtë kontekst, Shqipëria nuk ka nevojë të shpenzojë të njëjtën sasi parash sikur do të ngrejë FS nga e para për arsye se siç e kemi përmendur edhe më lart Forcat tona Speciale kanë përshkuar më tepër se 70% të rrugës së ndërve-prueshmërisë.

Për ta përmbyllur këtë çështje, kërkohet nga të gjithë kuadrot ush-tarakë e civilë të përshtatim mënyrën tonë të mendimit dhe t’i pranojmë FS Shqiptare si Aset Strategjik Kombëtar dhe t’i përdorim ato për qëllimet e ekzistencës së tyre.

Në mënyrë të padiskutueshme, shkalla e lartë e ndërveprueshmërisë profesionale me FS të vendeve të tjera të NATO-s, suksesi i arritur në operacionet e ndërmarra prej tyre, rrjedhshmëria e funksionimit të me-kanizmave ka treguar që FS tona janë avangarda e FA të RSH njëkohësisht edhe krenaria e shembulli i punës që duhet ndjekur nga çdo njësi për të qenë të barabartë me partnerët e Aleancës.

FS e kanë treguar ndër vite se dinë si të veprojnë, dinë të arrijnë suksesin, dinë si të jetojnë, por dinë edhe si të vdesin për vlerat më sublime të njerëzimit.

subjekt i një stërvitje të vazhdueshme individuale dhe kolektive me metodat dhe teknikën më bashkëkohore në mënyrë që në çdo moment të jenë të gatshëm për t’iu përgjigjur misionit të tyre duke u përballur me rreziqet që sjell me vete ambienti i sigurisë. E megjithatë, të presupozuar për një karrierë të gjatë, stërvitja e një specia-li (operator) nuk përfundon asnjëherë, por cilësojmë se kompletimi i tij me të gjitha kurset bazë profesionale dhe të specialitetit kërkon 52 javë kohë. Nga sa më sipër tani të gjithë e dimë se sa “lehtë” fitohet bereta e FS. Duke u bazuar thjeshtë dhe vetëm në fazën e përzgjedhjes mund të bëhet dallimi se kush janë FS. Në këtë kontekst, do të sillja në vëmendje termin “elitë”, i cili është atribut përcaktues i FS.

Po të shikojmë organizimin e brendshëm të njësisë së FS tona shumë shpejt do të kuptojmë ngjash-mërinë e tyre me FS Amerikane, Angleze dhe ato të vendeve më të përparuara të NATO-s. Parimisht FS

janë të organizuara si çdo njësi tjetër e FA që përbëhet nga: a). Shtabi; b). elementët e mbështetjes dhe c). Tru-pa/operatorët (specialët). Meqenëse organizimi i njësisë është i ngjashëm me të tjerat logjikshëm lind pyetja: Çfarë i bën speciale këto forca?!

Për të dhënë një përgjigje sa më të përmbledhur për shkak të hapësirës unë po radhis në formë pikash disa nga arsyet kryesore:

- Mënyra e përzgjedhjes së per-sonelit dhe përgatitja e tyre.

- Mënyra e organizimit të trupës (në grupe të vogla të përbëra nga specialistë të çdo fushe si zbulim, operacione, A-M, xhenio, mjekësi etj).

- Mënyra inovative e të menduarit për zgjidhjen e problemeve.

- Përdorimi i taktikave dhe teknikave jo-konvencionale për përm-bushjen me sukses të misionit.

- Lloji i detyrave që ato kryejnë.- Shkalla e lartë e rrezikshmërisë

së detyrave që ato kryejnë.

- Efektet që arrihen me përm-bushjen e një operacioni të FS janë të nivelit operacional dhe Strategjik.

Që në fillim të krijimit të tyre FS Shqiptare kanë marrë frymën perëndimore dhe kjo reflektohet jo vetëm në organizimin e tyre, por edhe tek mënyra e mendimit e veprimit, stërvitja, sjellja, profesionalizmi, disiplina e çdo gjë tjetër. Një gjë e tillë është arritur përmes:

a). Një procesi të gjatë e të komp-likuar përzgjedhjeje duke marrë në gjirin e vet personelin me kualitetin më të lartë të mundshëm që gjendet në FA dhe jashtë saj;

b). Bashkëpunimit të ngushtë e shkëmbimit të eksperiencës në mënyrë të përhershme me partnerët e Aleancës dhe kryesisht ata Ameri-kanë;

c). Eksperiencës së fituar gjatë kryerjes së operacioneve brenda dhe jashtë vendit dhe kjo për më tepër se një dekadë e gjysmë, dhe më lejoni që ta theksoj edhe një herë operacione

Page 16: CereMonia Zv/ ministri Spahiu dhe SHSHPFA Gjunkshi ... · PDF fileGraphic Designer: Afërdita Hysaj K omandanti i Komandës “ISAF”, në Afganistan, ... krahas kolegeve që keni,

ushtriaE prEmtE, 16 mars 201216

InvestImet ushtarake të kInës për 2012

Në vitin 2012, shpenzimet ushtarake të Kinës do të kalojnë për herë të parë në histori pragun simbolik prej 100 miliardë dollarësh, me një rritje deri në 11 për qind në krahasim me vitin 2011. Për disa vite

ushtria kineze ka rritur në mënyrë të vazhdueshme investimet (nga 78 miliardë dollarë në 2010 në 106 miliardë dollarë këtë vit), sipas ekspertëve rrit potencialisht hapësirën e veprimit ushtarak kinez përtej kufijve të saj kombëtarë. Në vitet e fundit Kina ka filluar një program për rinovimin e pajisjeve të saj ushtarake, duke planifikuar blerjen dhe zhvillimin e armëve më moderne dhe të sofistikuara. Një prototip avioni stealth - vështirë për t’u zbuluar me radar - projektimi kinez u testua për herë të parë vitin e kaluar. Li Zhaoxing, një zëdhënës i regjimit kinez

që iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, tha se investimet kineze janë “të arsyeshme dhe të përshtatshme”, duke shtuar se Kina “mbetet besnike ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ndjek një politikë ushtarake me natyrë krejtësisht paqësore”.

Megjithatë, në vitet e fundit, politika e jashtme e Kinës në rajonin e Azisë është bërë më agresive dhe urgjente, sidomos në disa territore që kanë qenë prej kohësh objekt diskutimi me shtetet fqinje. Në pjesën e Oqeanit Paqësor që shtrihet në jug të territorit kinez, një zonë e pasur me vaj, Kina është përfshirë në një mosmarrëveshje me Filipinet, Vietnamin, Malajzinë dhe Brunein mbi kontrollin e disa ishujve të vegjël strategjikisht të rëndësishme për kontrollin e zonës dhe rrjedhimisht për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e puseve të naftës. Gjithashtu,

marrëdhëniet e tyre me Indinë janë të tensionuara, sepse zona e Arunachal Pradesh, që kinezët e quajnë Tibeti Jugor, një rajon verilindor i Indisë, që Kina prej kohësh pretendon se e ka pronësinë e saj. Sipas vlerësimeve të raportuara nga gazeta amerikane “Uashington Post”, në qoftë se shpenzimet ushtarake kineze vazhdojnë të rriten shumë gjatë viteve në këtë normë në vitin 2015 do të tejkalojnë investimin e 12 vendeve mbrojtëse fqinje, ndër të cilat janë fuqitë ushtarake të tilla si India, Pakistani dhe Rusia, që zotërojnë prej vitesh armë bërthamore. Disa prej këtyre vendeve fqinje në fakt India, Indonezia dhe Vietnami kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake, ndërsa vendet si Filipinet kanë kërkuar që SHBA-ja të rrisë praninë e tyre në Oqeanin Paqësor. a.m.

SHtete e bASHkuARA kinA

Shpenzime usharake97.6%

Shpenzime usharake72%

Shpenzime për klimën2.4%

Shpenzime për klimën28%

FokUs