certifikata e operatorit ajror (coa) · 2019-06-06 · kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 origjinal...

18
Publikim Teknik – TP 29 Certifikata e Operatorit Ajror (COA) Variantet/Rishikimet/Ndryshimet Material Udhëzues (MU)

Upload: others

Post on 21-Feb-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Publikim Teknik – TP 29

Certifikata e Operatorit Ajror

(COA)

Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues (MU)

Page 2: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Certifikata e Operatorit Ajror (COA) – Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues

Prill 2019 Faqe 2 nga 18

Parathënie

Hyrje

Materialet Udhëzuese (MU) kanë për qëllim t’i ndihmojnë organizatës/operatorit lidhur me çështjet

administrative. Kërkesat dhe proceset administrative do të lehtësojnë ndërlidhjen me Autoritetin e

Aviacionit Civil të Kosovës (AAC). Ato duhet të konsiderohen si një mjet për organizatën/operatorin

në mënyrë që të lehtësohet procesi i marrjes së miratimeve dhe autorizimeve të kërkuara dhe të

përcaktuara që jepen nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (AAC). Përdorimi i MU-së do të

ndihmojë arritjen e pajtueshmërisë me kërkesat e AAC-së dhe do të udhëheqë përmes procesit përkatës

të certifikimit ose ndryshimit në lidhje me detyrat administrative.

Qëllimi

Ky Material Udhëzues (MU) përshkruan procesin e aplikimit për variantet, rishikimet ose ndryshimet e

certifikatës ekzistuese të operatorit ajror (COA). Çdo kërkesë e paraqitur në Autoritetin e Aviacionit

Civil të Kosovës duhet të dërgohet 60 ditë para datës efektive të vlerësuar. Pasi që disa nga proceset

mund të konsiderohen si mjaft komplekse, ky MU synon të ofrojë udhëzime shtesë lidhur me temat e

mëposhtme:

Importimi i një aeroplani

Eksportimi i një aeroplani

Ndryshimet e personelit menaxhues

Rishikimi i sistemit të manualit

Ndryshimi i emrit të operatorit

Ndryshimi i pronësisë së aeroplanit

Ndryshimi i Specifikacioneve Operative të një aeroplani ose flote të aeroplanëve

Për informata të mëtejme lidhur me certifikatat e operatorëve ajrorë në Kosovë, ju lutem vizitoni faqen

e AAC-së:

https://caa.rks-gov.net/wp-content/uploads/2016/05/CAA-Regulation-4-2015-on-Air-

Operations-2.pdf

Materialet dhe dokumentet relevante

Për fusha të caktuara (p.sh. disa nën-kapituj të Manualeve të Operimeve) Autoriteti i Aviacionit Civil i

Republikës së Kosovës (AAC) publikon materiale udhëzuese shtesë ose kapituj shembuj (mostër). Këto

dokumente ofrojnë më shumë informata lidhur me lëndët specifike.

Përveç kësaj, AAC-ja mund të publikoj edhe Udhëzime Administrative për fusha të veçanta të

rregulloreve të botuara me qëllim që të qartësojë ose përkufizojë më hollësisht çështjet relevante sipas

nevojës.

Page 3: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Certifikata e Operatorit Ajror (COA) – Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues

Prill 2019 Faqe 3 nga 18

Nëse aplikuesi ka nevojë për informata të mëtejme, të kontaktojë në adresën më poshtë:

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës

Lagjja Arbëria, Rruga Ahmet Krasniqi, nr. 208

10000 Prishtinë

Republika e Kosovës

E-mail: [email protected]

Tel: +383 38 248 629

Fax: +383 38 211 009

Page 4: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Certifikata e Operatorit Ajror (COA) – Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues

Prill 2019 Faqe 4 nga 18

Lista e Faqeve Efektive (LFE)

Kapitulli Faqe Rishikimi nr. Data efektive

Parathënie 2 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 3 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 Lista e faqeve efektive 4 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 Tabela e përmbajtjes 5 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 Shprehjet dhe shkurtesat 6 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 7 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 1. Importimi i një aeroplani 8 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 2. Eksportimi i një aeroplani 9 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 3. Ndryshimet e personelit menaxhues 10 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 4. Rishikimi ose nxjerrja e manualëve 11 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 5. Ndryshimi i emrit të operatorit 12 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 6. Ndryshimi i pronësisë 13 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 7. Ndryshimi i Specifikacioneve

Operative

14 nga 18 Origjinal 15 maj 2019

8. Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. Shtojcat 16 nga 18 Origjinal 15 maj 2019

Shtojca 1 16 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 Shtojca 2 18 nga 18 Origjinal 15 maj 2019

Kontrolli i dokumentit

Emri dhe pozita Data Nënshkrimi

Përgatitur nga: Kushtrim Musa

Drejtor, Departamenti i Sigurisë së

Fluturimeve

22 prill 2019

Kontrolli i cilësisë

nga: Lendita Kika-Berisha

Drejtoreshë, Departamenti i Cilësisë dhe

Sigurisë

26 prill 2019

Miratuar nga: Eset Berisha

Drejtor i Përgjithshëm

15 maj 2019

Page 5: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Certifikata e Operatorit Ajror (COA) – Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues

Prill 2019 Faqe 5 nga 18

Tabela e përmbajtjes

Parathënie……………………………………………………………………………………………… 2

Lista e faqeve efektive…………………………………………………………………………………...

4

Tabela e përmbajtjes……………………………………………………………………………………..

5

Shprehjet dhe shkurtesat…………………………………………………………………………………

6

Importimi i një aeroplani……………………………………………………………………………...

8

Eksportimi i një aeroplani……………………………………………………………………………...

9

Ndryshimet në personelin menaxhues………………………………………………………………...

10

Rishikimi ose nxjerrja e manualëve……………………………………………………………………..

11

Ndryshimi i emrit të operatorit…………………………………………………………………….….

12

Ndryshimi i pronësisë………………………………………………………………………………….

13

Ndryshimi i Specifikacioneve Operative………………………………………………….……….…

14

Kostot dhe afatet kohore…………………………………….......……………………………..…….…..

15

Shtojcat……………………………………………………………………………………….….……

16

Shtojca 1 – Shembull i aplikacionit për pronësi të huaj ..............……………………………………….

16

Shtojca 2 – Adresa të ueb-faqeve/vegëza të dobishme…………………………..……………………...

18

Page 6: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Certifikata e Operatorit Ajror (AOC) – Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues

Prill 2019 Faqe 6 nga 18

Referencat ligjore dhe shkurtesat

Referencat ligjore

Referenca ligjore Data e nxjerrjes Lënda

Rregullorja e AAC-së nr. 03/2009 [(EU) 216/2008]

30 tetor 2009 Rregullat e përbashkëta në fushën e aviacionit civil dhe themelimi i Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit

Rregullorja e AAC-së nr. 01/2019 [(EU) 965/2012]

8 mars 2019 Kërkesat teknike dhe procedurat administrative lidhur me operacionet ajrore: Shtojca III: Pjesa-ORO

(ORO.MLR.100 dhe ORO.AOC.135)

ICAO DOC 9376-AN/914 Botimi i 2-të

1997 Përgatitja e Manualit të Operimeve

Page 7: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Certifikata e Operatorit Ajror (AOC) – Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues

Prill 2019 Faqe 7 nga 18

Shkurtesa Përkufizimi

ACJ Qendra e Qarkoreve Këshilluese AEA Asociacioni Evropian i Kompanive Ajrore AFM Manuali i Fluturimit për Avionët AMC Mjetet e Pranueshme të Pajtueshmërisë COA Certifikata e Operatorit Ajror ARO Kërkesat e Autoritetit për Operimet Ajrore ATA Asociacioni i Transportit Ajror AACK Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës CL Lista e Pajtueshmërisë DOK Dokument EASA Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit KE Komisioni Evropian ECAC Konferenca Evropiane e Aviacionit Civil BE Bashkimi Evropian FAA Administrata Federale e Aviacionit FOM Manuali i Operacioneve të Fluturimit FSF Fondacioni për Siguri Ajrore MU Material Udhëzues IATA Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror ICAO Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil IEM Material Interpretues dhe Shpjegues INFO Informata LEP Lista e faqeve efektive LOR Ditari i Rishikimeve MEL Lista e Pajisjeve Minimale MLR Manualet, Ditarët dhe Regjistrat NAT PCO Zyra Koordinuese e Programit të Atlantikut Verior OD Direktivat Operative OM Manuali i Operacioneve OPS Operacioni/Operacionet ORO Kërkesat Organizative për Operacionet Ajrore PM Menaxher i Projektit PRA Rishikimi/Ndryshimi i Propozuar RNAV Navigacioni i Hapësirës RVSM Minimumi i Zvogëluar i Ndarjes Vertikale VFR Rregullat Vizuale të Fluturimit

Page 8: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Certifikata e Operatorit Ajror (COA) – Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues

Prill 2019 Faqe 8 nga 18

1. Importi i një aeroplani

Kërkesa për import të një aeroplani (ose marrje përsipër nga një bartës tjetër kosovar i COA-së)

mund të ndahet në dy kategori:

(a) duhet të jetë aeroplani i parë i këtij lloji që fillon operimin në kuadër të COA-së aktuale.

(b) tipi i aeroplanit është në dispozicion tashmë në COA-në e aplikuesit.

Ngarkesa e punës për aplikuesit dhe AAC-në do të jetë e ndryshueshme. Në rastet e kategorisë (a),

nevojiten rishikime të sistemit të manualit (OM-A, OM-C dhe OM-D), si dhe nxjerrja e re e OM-B

dhe MEL. Në rastet e kategorisë (b) mjafton rishikimi i sistemit të manualit.

Aplikacioni për një aeroplan të ri duhet të shoqërohet me formularët, aplikacionet, certifikatat dhe

rishikimet në vijim

AACK/DSF/OPS-FRM 33;

Formulari i aplikimit për specifikacionet e operimit (p.sh. RVSM, RNAV, AWO, etj.);

Certifikata e sigurimit për përgjegjësinë ligjore për udhëtarët;

Kontrata e qirasë ose menaxhimit me përmbajtjen në vijim;

Aeroplani është i destinuar për përdorim komercial;

Periudha e qirasë për të paktën 6 muaj;

Qiramarrësi (aplikuesi) është përgjegjës për ekuipazhin dhe mirëmbajtjen;

Nxjerra e re ose rishikimet e sistemit të manualit me formularin Rishikimi/Ndryshimi i

Propozuar (RNP) që përfshin listën e ndryshimeve;

“Lista e filtruar e pajtueshmërisë me COA-në për secilin manual me paragrafët përkatës (mund

të gjendet në ueb-faqen e AAC-së);

Aplikacioni për pronësi të huaj nëse vlen (sipas shembullit në Shtojcën 1);

Manualët e ofruar nga prodhuesi (p.sh. AFM, FOM, etj.);

Aplikacioni për Miratim të Përdoruesit;

Për aeroplanët e parë në flotë të atij tipi duhet të dorëzohet edhe koncepti i trajnimit;

AAC-ja do të fillojë shqyrtimin sapo të dorëzohen të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim.

Page 9: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Certifikata e Operatorit Ajror (COA) – Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues

Prill 2019 Faqe 9 nga 18

2. Eksporti i një aeroplani

Për eksportin e një aeroplani duhet të njoftohet AAC-ja sa më shpejt të jetë e mundur me dorëzimin

e formularit AACK/DSF/OPS-FRM 33. Pasi aeroplani të hiqet nga COA-ja, aplikuesi duhet të

rishikojë sistemin e manualit për rishikime të mundshme. Paragrafi 4 më poshtë përshkruan si të

vazhdohet me një rishikim të sistemit të manualit.

Page 10: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Certifikata e Operatorit Ajror (COA) – Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues

Prill 2019 Faqe 10 nga 18

3. Ndryshimet në personelin menaxhues

Ndryshimet e personelit menaxhues kanë ndikim serioz për një bartës të COA-së. Pas pranimit të

personit të nominuar nga AAC-ja, bartësi i COA-së duhet të dorëzojë një rishikim të paragrafit 1.2

të OM-A sipas Rregullores së AAC-së nr. 01/2019, AMC3 ORO.MLR.100 dhe ndoshta edhe një

rishikim të OM-D. Për një aplikim të plotë për ndryshimin e personelit menaxhues sipas

ORO.AOC.135, duhet të dorëzohen formularët dhe dokumentet e mëposhtme:

AACK/DSF/OPS-FRM 33;

Formulari katër i EASA-së;

Rezymeja e personit të ri të nominuar (duke përfshirë adresën private të aplikuesit);

Aplikacionet jo të plota ose të gabuara do t’i kthehen aplikuesit.

Page 11: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Certifikata e Operatorit Ajror (COA) – Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues

Prill 2019 Faqe 11 nga 18

4. Rishikimi ose nxjerrja e sistemit të ri të manualit

Nxjerrja e re e një manuali ose sistemi të manualit nënkupton që çdo paragraf i manualit do të

kontrollohet nga një inspektor i AAC-së. Ndërsa rishikimi nënkupton që vetëm ndryshimet

kontrollohen se a janë në pajtim me rregullat dhe rregulloret.

Rishikimi ose nxjerrja e re duhet të dorëzohen në AAC me formularët dhe manualet në vijim:

Nxjerra e re ose rishikimet e sistemit të manualit me formularin Rishikimi/Ndryshimi i

Propozuar (RNP) që përfshin listën e ndryshimeve;

“Lista e filtruar e pajtueshmërisë me COA-në për secilin manual me paragrafët përkatës

(mund të gjendet në ueb-faqen e AAC-së);

Manualet e ofruar nga prodhuesi (p.sh. AFM, FOM, etj.) në rast se preket OM-B.

Page 12: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Certifikata e Operatorit Ajror (COA) – Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues

Prill 2019 Faqe 12 nga 18

5. Ndryshimi i emrit të operatorit

Ndryshimi i emrit të operatorit do të ndikojë në të gjitha certifikatat. Prandaj, duhet të dorëzohen

formularët dhe dokumentet në vijim:

Formulari AACK/DSF/OPS-FRM 33;

Formulari AACK/DSF/OPS-FRM 34 (për konfirmimin e karakterit kosovar të operatorit

ajror)

Kopja e certifikuar nga regjistri tregtar

Page 13: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Certifikata e Operatorit Ajror (COA) – Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues

Prill 2019 Faqe 13 nga 18

6. Ndryshimi i pronësisë së një aeroplani

Për arsye të ndryshme një bartës i COA-së mund të dëshirojë ose të detyrohet të ndryshojë pronarin

e një aeroplani, gjë që çon në ndryshime në regjistrin e avionëve të Kosovës. Nëse selia e pronarit të

ri ndodhet jashtë Kosovës, qiramarrësi (aplikuesi) duhet të dorëzojë një aplikacion me shkrim për

pronësi të huaj në AAC me dokumentet në vijim:

Formulari AACK/DSF/OPS-FRM 33;

Kontrata e qiramarrjes ose menaxhimit me deklaratat në vijim:

Aeroplani është i destinuar për përdorim komercial,

Periudha e qiramarrjes është të paktën 6 muaj,

Qiramarrësi (aplikuesi) është përgjegjës për ekuipazhin dhe mirëmbajtjen.

Ose një lloj novacioni nëse marrëveshja ekzistuese e qiramarrjes mbetet në fuqi

Aplikacioni për pronësi të huaj (sipas shembullit në Shtojcën 1)

Page 14: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Certifikata e Operatorit Ajror (COA) – Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues

Prill 2019 Faqe14 nga 18

7. Ndryshimi i specifikacioneve operative të flotës së aeroplanëve

Një bartës i COA-së mund të dëshirojë t’i shtojë specifikacione të reja operative një aeroplani ose

flote aeroplanësh. Aplikacioni për këtë duhet të dorëzohet me formularët dhe dokumentet në vijim:

Formulari AACK/DSF/OPS-FRM 33;

Formulari i aplikimit për specifikacionet operative (p.sh. RVSM, RNAV, AWO, etj.);

Nxjerra e re ose rishikimet e sistemit të manualit me formularin Rishikimi/Ndryshimi i

Propozuar (RNP) që përfshin listën e ndryshimeve;

“Lista e filtruar e pajtueshmërisë me COA-në për secilin manual me paragrafët përkatës

(mund të gjendet në ueb-faqen e AAC-së);

Manualët e ofruar nga prodhuesi (p.sh. AFM, FOM, etj.);

Duhet të plotësohen aspektet e trajnimit.

Page 15: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Certifikata e Operatorit Ajror (COA) – Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues

Prill 2019 Faqe 15 nga 18

8. Kostot dhe afatet kohore

Kostot dhe afatet kohore janë shumë individuale dhe mund të ndryshojnë në varësi të cilësisë së

parashtresave dhe burimeve të disponueshme në AAC. AAC-ja do të ngarkojë dhe shqiptojë tarifa

në përputhje me dispozitat e Rregullores nr. 2/2015 të AAC-së për Tarifat e Ngarkuara nga

Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës. Zbatimi i afateve kohore do të jetë në

përouthje me legjislacionin përkatës në fuqi

Page 16: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Certifikata e Operatorit Ajror (COA) – Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues

Prill 2019 Faqe 16 nga 18

9. Shtojcat

Shtojca 1 – Shembull i aplikacionit për pronësi të huaj

Për aplikimin e një bartësi të COA-së të Kosovës për të regjistruar një aeroplan me pronësi të huaj

në regjistrin e Kosovës sipas nenit 40 paragrafi 2 të Ligjit nr. 03/L-051 për Aviacionin Civil, mund

të përdoret shablloni në vijim:

Zotërinj të nderuar, Ne aplikojmë për leje sipas nenit 40 paragrafi 2 të Ligjit nr. 03/L-051 për Aviacionin Civil (LCA) për regjistrimin në regjistrin e Kosovës të aeroplanëve në vijim me pronësi të huaj për përdorim komercial në kuadër të COA-së sonë (XYZ): Aeroplani: Prodhuesi, tipi/modeli i aeroplanit

s/n 8888 Regjistrimi i rezervuar: XX-YYYY Data e propozuar e regjistrit: Dita-Muaji-Viti

Pronari: Kompania XYZ Holding Inc.

Selia Rruga Kodi postal Qyteti Shteti

Bartësi i COA-së: XYZ Airlines

Adresa Kodi postal Qyteti

Ju falënderojmë për përgjigje pozitive brenda afatit. Juaji sinqerisht XYZ Airlines Emri, mbiemri Personeli përgjegjës për menaxhim sipas Kapitulli 13 të OM-A (Qiramarrje)

Page 17: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Certifikata e Operatorit Ajror (COA) – Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues

Prill 2019 Faqe 17 nga 18

Bashkëngjitjet:

Formulari AACK/DSF/OPS-FRM 33

Marrëveshja e Qirasë ose Menaxhimit

Ekstrakti nga oda ekonomike që përfaqëson kompaninë XYZ Holding Inc.

Certifikatat e sigurimit të përgjegjësisë ligjore të palës së tretë dhe sigurimit të përgjegjësisë ligjore të udhëtarëve

Page 18: Certifikata e Operatorit Ajror (COA) · 2019-06-06 · Kostot dhe afatet kohore 15 nga 18 Origjinal 15 maj 2019 9. ... 1. Importi i një aeroplani Kërkesa për import të një aeroplani

Certifikata e Operatorit Ajror (COA) – Variantet/Rishikimet/Ndryshimet

Material Udhëzues

Prill 2019 Faqe 18 nga 18

Shtojca 2 – Adresa të ueb-faqeve/vegëza të dobishme

AEA http://www.aea.be/AEAWebsite/Presentation_Tier/Pr_Home.aspx

ATA http://www.air-transport.org/

EASA http://www.easa.eu.int/home/index.html

ECAC http://www.ecac-ceac.org/index.php

EUR Lex http://eur-lex.europa.eu/de/index.htm (rregullat dhe marrëveshjet)

EUROCONTROL http://www.eurocontrol.be/corporate/public/subsite_homepage/index.html

CAAK https://caa.rks-gov.net/en/

FSF http://www.flightsafety.org/home.html

IATA http://www.iata.org/index.asp

ICAO http://www.icao.int/

IHS http://www.ihs.com/

NAT PCO http://www.nat-pco.org/index.htm