cfarë është cloud computing?

10
Çfarë është Cloud Computing?

Upload: ada-haxhiaj

Post on 07-Mar-2016

244 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Cloud Computing do të thotë përpunimi i informacionit përmes reve.

TRANSCRIPT

Page 1: Cfarë është Cloud Computing?

Çfarë është

Cloud Computing?

Page 2: Cfarë është Cloud Computing?

“Cloud Computing” (shqiptohet “klláud këmpjúting”) është një shpre-hje që merr shkas nga paraqitja e internetit në formën e një reje e që do të thotë përpunim i informacionit përmes reve (internetit).

Page 3: Cfarë është Cloud Computing?

Rrjeti lokal

Përdorues 1

Përdorues 2Përdorues 3

Kompjuter Server

Përdorues 3 (laptop)

Printer

Kostot e rrjetit informatik lokal

Deri sot përdoruesi ka pasur një kompjuter në shtëpi apo në zyrë. Që ta përdorte kompjuterin, ai duhej të instalonte në të programe të ndryshme, si për shembull: Word, Excel, programe aplikative, lojëra të ndryshme. Në rastin e një ndërmarrjeje, kompjuterët e përdoruesve mund të ishin të lidhur në një rrjet brenda ndërmarrjes, të quajtur “rrjet lokal”.

Programet duhet të jenë të instaluara në një kompjuter “server”, me të cilin lidhen të gjithë kompjuterët e ndërmarrjes. Me këtë lidhje, i njëjti printer mund të përdoret nga secili përdorues. Po ashtu, programet mund të instalohen në server dhe të përdoren nga kompjuterët e lidhur me të.

Page 4: Cfarë është Cloud Computing?

Me shtrirjen e gjerë të internetit dhe rritjen e shpejtësisë së tij, ndërmarrja nuk ka më nevojë të mbajë server. Mbajtja e një rrjeti lokal në gjendje pune kërkon një varg kostosh për ndërmarrjen, si:

• blerja e një server-i me cilësi të larta teknike;

• punësimi i të paktën një specialisti për rrjetin informatik;

• ambienti me ajër të kondicionuar;

• instalimi i një vargu programesh në server;

• kontrata mirëmbajtjesh të pajisjeve (hardware) dhe programeve

(software);

• blerja e versioneve më të reja të pajisjeve dhe programeve për të

pasur funksione më të dobishme që dalin herë pas here;

• mbrojtja e të dhënave në rast defektesh të rrjetit informatik etj.

Page 5: Cfarë është Cloud Computing?

Platforma “Cloud Computing” i shmang plotësisht kostot e rrjetit informatik lokal.

� Sot ka në botë kompani shumë të specializuara, që mbajnë server-a në gjendje pune tërësisht të garantuar, sikurse edhe kompani prodhuese programesh (software) aplikative me versionet e fundit. Këto kompani quhen ofruese të Softuerëve si shërbim SaaS (Software as a Service).

� Tani një ndërmarrje nuk ka më nevojë të blejë server-a apo programe aplika-tive; ajo mund të kontraktojë të drejtën e aksesit në programet aplikative, që i përshtaten më mirë ndërmarrjes. Përdoruesi në ndërmarrje ka nevojë vetëm për një kompjuter të thjeshtë, përmes të cilit të lidhet në internet, në “Cloud”, ku janë server-at dhe programet që i nevojiten atij.

� Ofruesi i “Cloud”-it i jep përdoruesit në ndërmarrje një adresë faqeje interneti, një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim. Sapo futet për herë të parë, përdoruesi ka mundësi ta ndryshojë fjalëkalimin, gjë që e bën të pamundur leximin e të dhënave nga personat që nuk e njohin fjalëkalimin. As vetë ofruesi i “Cloud”-it nuk ka mundësi t’i lexojë të dhënat e përdoruesit, sepse ato janë të koduara. Dekodimi i tyre mund të bëhet vetëm nga njohësi i fjalëkalimit.

Çfarë ofron “Cloud Computing”?

Page 6: Cfarë është Cloud Computing?

Clo

ud (R

eja)

Rrje

ti lo

kal i

ndë

rmar

rjes

Përd

orue

s 1

Përd

orue

s 2

Përd

orue

s 3

Rrje

ti lo

kal i

ndë

rmar

rjes

Përd

orue

s 1

Përd

orue

s 2

Përd

orue

s 3

Rrje

ti lo

kal i

ndë

rmar

rjes

Përd

orue

s 1

Përd

orue

s 2

Përd

orue

s 3

Ndë

rmar

rje të

ndr

yshm

e m

arrin

shë

rbim

e “C

loud

Com

putin

g”

Page 7: Cfarë është Cloud Computing?

Shërbimin që marrin sot ndërmarrjet me platformën “Cloud Computing” mund ta krahasojmë me shërbimin që marrin ndërmarrjet apo individët nga shoqëria e shpërndarjes së energjisë elektrike.Përdoruesi i energjisë elektrike nuk do të dijë si prodhohet energjia: ai fut thjesht prizën në mur dhe e merr atë.

Me krahasimin e mësipërm, të vazhdosh të mbash një rrjet lokal kompjuterësh në ndërmarrje apo në familje është njësoj si të kesh në ndërmarrje një gjenerator elektrik, të cilin duhet ta mbash në gjendje pune, ta riparosh në rast defektesh, ta furnizosh me karburant, të kesh një mekanik që ta mirëmbajë. Kostoja e gjenera-torit individual është e njëjtë, pavarësisht nëse ai përdoret shumë apo pak, madje duhet blerë shumë më i madh, që të përballojë rastet e ngarkesave maksimale, që mund të jenë mjaft të rralla. Sigurimi i parametrave, si stabiliteti i tensionit, funksionimi pa ndërprerje etj. kërkojnë kosto mjaft të larta për ndërmarrjen.

Përparësitë e “Cloud Computing”Kalim nga jeta në fise primitive drejt qytetërimit...

Page 8: Cfarë është Cloud Computing?

Si krahasim të dytë mund të përdornim atë të furnizimit me ujë: mbajtja e një rrjeti lokal kundrejt përdorimit të “Cloud Computing” është si mbajtja e një pusi individual nga çdo familje kundrejt një ujësjellësi.

� Kontraktimi i shërbimit “Cloud Computing”, sikurse edhe ai i energjisë elektrike apo furnizimit me ujë, është me kosto dhjetëra herë më të ulët se sigurimi individual i infrastrukturës së këtyre shërbimeve.

� Sigurimi individual i këtyre shërbimeve nuk është objekt i punës së ndërmarrjes. Kostot e larta dhe kohën për këto shërbime ndërmarrja mund t’i përdorë për objek-tin e punës së vet.

� Në “Cloud Computing” programi aplikativ mirëmbahet e përditësohet nga vetë ofruesi i shërbimit. Përdoruesi nuk merret me përditësimin e programit.

� Aksesimi i programit dhe të dhënave në “Cloud Computing” mund të bëhen nga çdo pikë e globit, pavarësisht ku ndodhet përdoruesi, madje edhe përmes telefonit celular apo "tablet"-ës, mjafton të ketë lidhje interneti.

Nën prizmin e krahasimeve të përmendura më sipër, kalimi nga rrjetet lokale në “Cloud Computing” është kalim nga jeta në fise primitive drejt qytetërimit.

Page 9: Cfarë është Cloud Computing?

Me siguri që ju keni përdorur disa nga shërbimet “Cloud Computing”. Në fillim të viteve 1990, për të shkëmbyer mesazhe përmes postës elektronike (e-mail), në çdo kompjuter duhej të instalohej një program i posaçëm për imeil.

Nëse sot keni një llogari imeili, si Yahoo!Mail, Hotmail, Gmail etj., ju jeni tashmë një përdorues i “Cloud Computing”. Këtë shërbim e merrni thjesht duke pasur një lidhje interneti, një emër përdoruesi (username), një fjalëkalim (password). Programi dhe magazina e të dhënave (mesazheve tuaja) nuk është në komp-juterin tuaj – këto janë në “renë” që e ofron këtë shërbim.

Alpha WEB

Janë rreth 6.000 ndërmarrje që e përdorin me sukses programin Alpha për administrimin e tyre. Që prej muajit korrik 2012, kompania IMB ofron në “Cloud Computing” programin Alpha WEB, që, krahas të gjitha funksioneve të programit Alpha, ka edhe shumë përmirësime e thjeshtësi në përdorim.

Brenda 6 muajve të parë, numri i përdoruesve të programit Alpha WEB ka arritur në mbi 200. Të gjithë klientët që janë njohur me këtë zgjidhje të re, duke u bindur për funksionet dhe çmimin tepër të ulët, e kanë pranuar shumë shpejt atë.

Ju e njihni “Cloud Computing”

Imeili (E-mail)

Page 10: Cfarë është Cloud Computing?

Disa nga përshtypjet e tyre:

Alpha WEB-i na ka lehtësuar mjaft procesin e shitjes. Ne

kemi shumë dyqane shitjeje në të gjithë vendin si dhe në

Kosovë, dhe na nevojitet të kemi informacion të

menjëhershëm për to në çdo moment.”

Electronics, Distributor i pajisjeve elektronike

“Duke qenë përdoruese e Alpha WEB-it në zyrën e kontabi-

litetit, e shoh si një lehtësi jashtëzakonisht të madhe, e cila më

krijon mundësi që të mbetem në kontakt me biznesin tim, në

kushtet kur jam apo jo në zyrë. Nga çdo vend ku ndodhem,

mund të kontrolloj regjistrimet e bizneseve, mjafton të kem

internet.”

Diana Ylli (Golemi), Ekspert kontabël, IEKA

www.imb.al+ 355 4 22 53 466

Bulevardi "Gjergj Fishta", Pall. 4, Shk. 8, Ap. 45 Tiranë, Shqipëri