cilat janë disa nga parimet që - files.ethz.ch · normat që rregullojnë zbatimin e mundësisë...

8
DCAF Cili është problemi? Cilët aktorë mund të kontribuojnë për trajtimin e shumëllojshmërisë brenda forcave të armatosura dhe si? Cilat janë disa nga parimet të cilat duhet pasur parasysh gjatë trajtimit të grupeve etnike brenda forcave të armatosura? Cilat janë disa nga metodat për garantimin e përfaqësimit të drejtw të grupeve etnike brenda forcave të armatosura? Cilat janë disa nga konsideratat e veçanta përsa i përketushtrive shumëetnike në mjediset pas-konflikuale? Cilat janë qasjet strukturore kryesore në lidhje me shumëetninë brenda forcave të armatosura? Çështje të ndwrlidhura Forcat e armatosura shumëetnike Cili është problemi? Për shumicën e vendeve, trajtimi i shumëllojshmërisë kombëtare dhe etnike brenda strukturave të tyre ushtarake paraqet sfida të mëdha. Në një shtet shumëetnik, forcat e armatosura duhet tw pasqyrojnë drejtw përbërjen e shoqërisë, në mwnyrw qw popullsia të ketë besim tek forcat e armatosura dhe në qoftë se forcat e armatosura duan të aftësohen për përmbushjen e misionit tw tyre. Në të njëjtën kohë, forcat e armatosura duhet të kenë një vizion të përbashkët që i kapërcen identitetet e ndryshme të anëtarëve të tyre me qëllim që në terren ato të veprojnë me kohezion dhe me efektshmëri. Menagjimi i shumëllojshmërisë në ushtri është pjesë e procesit të administrimit të shumëllojshmërisë brenda shoqërisë në tërësi, që është me rëndësi kyçe për stabilitetin politik dhe zhvillimin, sidomos në ato shoqëri përbërja e të cilave pëson një ndryshim të vazhdueshëm e të konsiderueshëm. Ky artikull përqendrohet tek çështja e shumëetnisë brenda forcave të armatosura të vendeve të zonës euro-atlantike. Termat etnik dhe etni janë përdorur paralelisht me termat fetar, racial dhe gjuhësor , përveçse kur shprehimisht thuhet se nuk bëhet fjalë për to. Ky “Backgrounder” nuk trajton përfaqësimin e pakicave kombëtare në degë të tjera të sektorit të sigurisë, që duket se është një çështje veçanërisht provokuese në sektorin e shërbimit të intelegjencës dhe në plotësimin me personel të autoriteteve civile të drejtimit dhe mbikëqyrjes. Seria e “Backgrounder”-i të DCAF-it u ofron profesionistëve paraqitje të përpikta për një shumëllojshmëri çështjesh në fushën e qeverisjes dhe reformës në sektorin e sigurisë.

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Cilat janë disa nga parimet që - files.ethz.ch · Normat që rregullojnë zbatimin e mundësisë së barabartë brenda forcave të armatosura: Në SHBA, në vitin 1948 u nxjerr

DCAF

Cili është problemi?

Cilët aktorë mund të kontribuojnë për trajtimin e shumëllojshmërisë brenda forcave të armatosura dhe si?

Cilat janë disa nga parimet të cilat duhet pasur parasysh gjatë trajtimit të grupeve etnike brenda forcave të armatosura?

Cilat janë disa nga metodat për garantimin e përfaqësimit të drejtw të grupeve etnike brenda forcave të armatosura?

Cilat janë disa nga konsideratat e veçanta përsa i përketushtrive shumëetnike në mjediset pas-konflikuale?

Cilat janë qasjet strukturore kryesore në lidhje me shumëetninë brenda forcave të armatosura?

Çështje të ndwrlidhura

Forcat e armatosura shumëetnike Cili është problemi?

Për shumicën e vendeve, trajtimi i shumëllojshmërisë kombëtare dhe etnike brenda strukturave të tyre ushtarake paraqet sfida të mëdha. Në një shtet shumëetnik, forcat e armatosura duhet tw pasqyrojnë drejtw përbërjen e shoqërisë, në mwnyrw qw popullsia të ketë besim tek forcat e armatosura dhe në qoftë se forcat e armatosura duan të aftësohen për përmbushjen e misionit tw tyre. Në të njëjtën kohë, forcat e armatosura duhet të kenë një vizion të përbashkët që i kapërcen identitetet e ndryshme të anëtarëve të tyre me qëllim që në terren ato të veprojnë me kohezion dhe me efektshmëri.

Menagjimi i shumëllojshmërisë në ushtri është pjesë e procesit të administrimit të shumëllojshmërisë brenda shoqërisë në tërësi, që është me rëndësi kyçe për stabilitetin politik dhe zhvillimin, sidomos në ato shoqëri përbërja e të cilave pëson një ndryshim të vazhdueshëm e të konsiderueshëm.

Ky artikull përqendrohet tek çështja e shumëetnisë brenda forcave të armatosura të vendeve të zonës euro-atlantike. Termat etnik dhe etni janë përdorur paralelisht me termat fetar, racial dhe gjuhësor,përveçse kur shprehimisht thuhet se nuk bëhet fjalë për to.

Ky “Backgrounder” nuk trajton përfaqësimin e pakicave kombëtare në degë të tjera të sektorit të sigurisë, që duket se është një çështje veçanërisht provokuese në sektorin e shërbimit të intelegjencës dhe në plotësimin me personel të autoriteteve civile të drejtimit dhe mbikëqyrjes.

Seria e “Backgrounder”-i të DCAF-it u ofron profesionistëve paraqitje të përpikta për një shumëllojshmëri çështjesh në fushën e qeverisjes dhe reformës nësektorin e sigurisë.

Page 2: Cilat janë disa nga parimet që - files.ethz.ch · Normat që rregullojnë zbatimin e mundësisë së barabartë brenda forcave të armatosura: Në SHBA, në vitin 1948 u nxjerr

2

Cilat janë disa nga parimet që duhen respektuar gjatë trajtimit të grupeve etnike brenda forcave të armatosura?

Qëndrimi i përgjithshëm duhet të udhëhiqet nga nevoja dhe mundësia e përdorimit të forcave të armatosura si një mjet për të inkurajuar tolerancën ndëretnike. Forcat e armatosura duhet të ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë, të zbatojnë zero tolerancë në trajtimin e diskriminimit dhe të sigurojnë transparencë dhe kontrollueshmëri në proceset e rekrutimit dhe të gradimit.

Të drejtat e pakicave mund të vihen në rrezik nga forca të armatosura që kërkojnë t’i asimilojnë pakicat, duke krijuar kështu konflikt si brenda ushtrisë, ashtu edhe në radhët e popullsisë në përgjithësi. Forcat e armatosura duhet të jenë të afta të garantojnë që vlerat dhe ndjeshmëritë kulturore të pakicave të vendit të jenë plotësisht të mbrojtura brenda forcave të armatosura.

Cilat janë disa nga metoda për të siguruar përfaqësimin e drejtw të grupeve etnike brenda forcave të armatosura?

Institucional/Mekanizmat normative

Strukturat e shumëfishta ushtarake për të siguruar përfaqësimin e baraspeshuar të pakicave. Krijimi i njësive të veçanta nga pikëpamja kulturore ka tendencë që të korrigjojë disbalancet përsa i përket pjesëmarrjes në forcat e armatosura. Për shembull, Zvicra ka një strukturë të shumëfishtë ushtarake, me njësi të organizuara, pwr aq sa wshtw e mundur, sipas linjave të kantoneve dhe gjuhëve; sidoqoftë, trupat e specializuara mund të formojnë njësi shumëgjuhëshe; njohja e shumë gjuhëve është e detyrueshme për stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe oficerët.

Cilët faktorë mund të kontribuojnë për menagjimin e shumëllojshmërisëbrenda forcave të armatosura dhe si?

Parlamentet/Organet ligjvwnwse

• Mund të hartojnë rregulla dhe udhëzime

• Mund të krijojnë komisione të përhershme për çështje shumëetnike dhe mund të ndërmarrin hetime të veçanta ose detyra tw mbledhjes sw fakteve

• Mund të mandatojnë krijimin e strukturave të mbikëqyrjes, siç janë Ombudsmanët ushtarakë ose Inspektorët e përgjithshëm

• Mund të ndajnw fonde për programe të veçanta për të trajtuar problemin shumëetnik

Ministritë e Mbrojtjes

• Mund të hartojnë procedura të departamenteve/urdhra ekzekutivë

• Mund të autorizohen për të krijuar zgjidhje strukturore, siç janë grupet e punës, ombudsmanët etj.

• Mund të mbështesin krijimin e programeve të veçanta për të përmirësuar marrëdhëniet ndwr-etnike

Shërbimet e veçanta ushtarake

• Mund të krijojnë struktura dhe programe për të siguruar mbrojtjen e plotë të pakicave etnike, brenda kornizes kombëtare të marrëdhënieve të mira ndëretnike

• Mund të ushtrojnë zbatimin përmes drejtësisë ushtarake

Gjyqsori

• zbaton ligjin, duke bërë mbajtur nw përgjegjësi si individët ashtu edhe institucionet

Page 3: Cilat janë disa nga parimet që - files.ethz.ch · Normat që rregullojnë zbatimin e mundësisë së barabartë brenda forcave të armatosura: Në SHBA, në vitin 1948 u nxjerr

3

Belgjika dhe Kanadaja kanë ngritur një strukturë të dyfishtë ushtarake, që i përgjigjet parapwlqimit të flamanëve belgë dhe frankofonëve kanadezë që të komandohen në gjuhën e tyre. Në Kanada, krijimi i njësive të tilla ka pasur disa efekte:

• Oficerët frankofonë kanë avantazh në këto njësi për arsye të aftësive të tyre më të mira të komunikimit në gjuhën e tyre amtare.

• Oficerët frankofonë në njësitë frankofone janë më të përshtatur me veçoritë kulturore të ushtarëve të tyre frankofonë dhe, për këtë arsye, janë drejtues më të suksesshëm dhe gradohen po aq shpejt në detyrë (për të mos thënë më shpejt) sa edhe kolegët e tyre anglofonë në njësitë anglofone.

• Krijimi i njësive frankofone në mbarë forcat e armatosura çon në kërkesën që kolonelët, gjeneralët dhe oficerët e shtabit të dijnw tw dy gjuhwt, pavarësisht nga kuotat e gradimit.

Normat që rregullojnë zbatimin e mundësisë së barabartë brenda forcave të armatosura:

Në SHBA, në vitin 1948 u nxjerr Urdhwri Ekzekutiv nr. 9981 qw synonte sigurimin e barazisw në trajtimin e të gjithë personave brenda forcave të armatosura, pavarësisht nga raca, ngjyra, feja apo origjina kombëtare. Për të këshilluar qeverinë dhe për të bërë stërvitje në vitin 1971 u krijua Instituti i Ministrisë së Mbrojtjes për Marrëdhëniet Racore, që më pas mori emrin Instituti i Administrimit të Mundësive të Barabarta në Ushtri.

Në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2000 u ndoq një politikë zyrtare “për përfaqësim të barabartë” për të korrigjuar përfaqësimin e pamjaftueshwm të

pakicave kombëtare brenda forcave të armatosura (Urdhwresa e CGS-së për Mundësi të Barabarta për Ushtrinë).

Kuotat për pjesëmarrjen e pakicave që specifikojnë, për shembull, nivelet e dëshiruara të pjesëmarrjes së pakicave në disa grada dhe struktura të ushtrisë si dhe politikat për plotësimin e këtyre kuotave.

Në Kanada, në vitet gjashtëdhjetë një nga çështjet që ndante shumicën anglofone (reth 3/4 e popullsisë) nga pakica frankofone ( reth 1/4 e popullsisë), ishte përfaqësimi jo aq sa duhej i grupit të fundit brenda forcave të armatosura dhe, veçanërisht, në radhët oficerëve. Duke synuar rritjen e përfaqësimit frankofonë u përcaktuan kuota për diskriminim pozitiv, u hartuan programe të veçanta trajnimi dhe u bënë ndryshime nw kërkesat gjuhësore për oficerët. Duket se krijimi i njësive frankofone në të tre shërbimet dhe në çdo disiplinë ushtarake ka pasur një ndikim të madh për rritjen e numrit të oficerëve frankofone.

Miratimi i Kodit Etike tw forcave tw armatosura duke e vënë theksin tek toleranca ndwr-etnike, ashtu siç bënë Forcat Jugafrikane të Mbrojtjes Kombëtare në fillim të viteve nëntëdhjetë.

Mekanizmat e mbikëqyrjes

Institucionet e Ombudsmanit ushtarak ose Inspektorit të përgjjithshëm që shqyrtojnw ankesat për trajtim të padrejtë dhe keqpërdorim, përfshirë çështjet që lidhen me etninë. (Shih gjithashtu “Backgrounder”-in e DCAF-it për Ombudsmanin ushtarak.)

Komisionet dhe grupet e punës të mbikëqyrjes që monitorojnë përparimin në lidhje me marrëdhëniet ndwr-etnike brenda shërbimeve të armatosura dhe raportojnë rregullisht tek autoritetet ushtarake ose civile.

Page 4: Cilat janë disa nga parimet që - files.ethz.ch · Normat që rregullojnë zbatimin e mundësisë së barabartë brenda forcave të armatosura: Në SHBA, në vitin 1948 u nxjerr

4

Trajnimi

Kurse të veçanta trajnimi për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me problemet e etnisë. P.sh. nga mesi i viteve nëntëdhjetw pjeswtarët e Forcës së porsaformuar Jugafrikane të Mbrojtjes Kombëtare, që duhet të inkorporonte shtatë forca të ndryshme të armatosura me prejardhje të ndryshme racore dhe etnike, iu nënshtruan një numri programesh kualifikuese që kishin për qëllim të ushqenin tolerancë dhe respektim më të madh të shumëllojshmërisë.

Gjithashtu, kurse kualifikimi me profil ushtarak në gjuhët e pakicave, sipas rastit.

Politika të veçanta për personelin

Një proces rekrutimi transparent me, p.sh. kod punësimi të mbështetur në parime që përfshijnë përfaqësimin e drejtë dhe të arsyeshëm të të gjitha grupeve etnike.

Trajtimi i barabartë i pakicave si një parakusht për pwrparim në karrierë.

Kërkesa të zbutura për pranimin e pakicave në shkolla ushtarake (një politikë e tillë u zbatua në Bullgari në vitin 2003, me ndihmën e Qendrës së Informacionit të NATO-s dhe me financimin e Delegacionit të BE-së në Bullgari).

Cilat janë disa nga vlerësimet e veçanta për ushtritw shumëetnike në mjediset pas konflikteve?

Së pari, prioritet i madh nw situatat pas konflikteve është sigurimi i rivendosjes sw qëndrueshme dhe tw baraspeshuar tw bashkëpunimit ndërmjet etnive tw ndryshme dhe krijimi gradual i forcave të armatosura unike. Kjo është veçanërisht e vështirë meqenëse kërkon që të (re-)integrohen armiqtë e mëparshëm. Edhe aty ku është e nevojshme që të mbahen struktura të veçanta, duhet të merren masa

për të siguruar dialogun mes drejtuesve ushtarakë të bashkësive të ndryshme dhe rivendosjen e shpejtw të një strukture kombëtare të komandimit.

Së dyti, në fazën pas konfliktit forcat e armatosura mund të përballen me një numër detyrash të veçanta, që synojnë të mbështesin pajtimin dhe që, në të njëjtën kohë, kërkojnë një administrim të kujdesesshëm ndëretnik.

• Mund të krijohen programe të veçanta për të nxitur pjeswtarwt e grupeve etnike, të cilët tradicionalisht nuk kanë qenë në numër të shumtë në radhët e forcave të armatosura, që t’u bashkohen forcave të armatosura.

• Mund të ndërmerren hapa të veçanta për të mëkëmbur aftësinë e forcave të armatosura që të luajnë rolin e tyre tradicional si forcë barazuese dhe mjet për marrëdhënie të mira ndëretnike.

• Elemente shumëetnike mundë te ndertohen ne programe te ndryshme: p.sh., në programet për të ulur numrin dhe për të çmobilizuar civilët dhe ushtarakët e tepërt në radhët e forcave të armatosura ose në programet e çarmatimit dhe të ri-integrimit.

Së treti, në fazën pas konfliktit aftësia e forcave të armatosura për të ristrukturuar marrëdhëniet në radhët e forcave të armatosura mund të kufizohet nga fakti se forcat ndërkombëtare në mbështetje të paqes do të luajnë një rol kryesor për të garantuar sigurinë. Kjo mund të nënkuptojë që, për një fazë tranzicioni, zinxhiri normal i komandës brenda forcave vendase mund të dwshtojw ose të kompromentohet pjesërisht. Ndonjw formw e pranisw ndërkombëtare në mbështetje të paqes mund të kontribuojë për kapërcimin e këtyre problemeve duke:

Page 5: Cilat janë disa nga parimet që - files.ethz.ch · Normat që rregullojnë zbatimin e mundësisë së barabartë brenda forcave të armatosura: Në SHBA, në vitin 1948 u nxjerr

Karakteristikat kryesore

Pwrparwsitw kryesore

Tw metat kryesore

Vendet me struktura ushtarake paralele për dy ose më shumë

grupet e saj me status të njëjtë

Vendet pa asnjë program të veçantë për pakicat në forcat e

armatosura

Vendet me programe të veçanta për pakicat në forcat e armatosura

Cilat janë disa nga organizimet kryesore strukturore në lidhje me shumëetninë brenda forcave të armatosura?

5

Ky grup përfshin vendet që kanë terhequr një numër të madh emigrantësh, siç janë SHBA, Australia dhe Zelanda e Re, dhe ku ka pakica të konsiderueshme që përfaqësojnë tradicionalisht një shtresë të ulet klasore.

Njësitë janë të përziera, si rregull jo të formuara në bazë të identitetit.

Qëndrimi i këtij grupi vendesh mbështetet tek menagjimi i shumëllojshmërisë dhe përdorimi i forcave të armatosura si mjet për t’u integruar në bazë të meritës.

Merren masa në mënyrë aktive për të siguruar një përfaqësim të baraspeshuar të pakicave.

Shumica e këtyre vendeve i kanë integruar me sukses pakicat në gradat më të ulta të forcave të armatosura, por ende tendenca është që pakicat të mos jenë të përfaqësuara aq sa duhet në radhët e oficerëve.

Ky grup përfshin vende të tilla si Francën, Gjermaninë, Rumaninë, Bullgarinë dhe shumicën e vendeve të tjera Euroatlantike, ku historikisht ka pasur një bashkësi kombëtare dominante dhe ku ka pakica të konsiderueshme që mund ose mund të mos njihen si të tilla.

Njësitë krijohen pa pasur parasysh statusin e pakicës.

Qëndrimi i këtij grupi thekson interesat e bashkësisë kombëtare dominuese. Mund të pretendohet se të gjithë qytetarët janë pjesë e asaj bashkësie për arsye të lindjes në territorin e shtetit.

Në këtë grup, përgjithësisht nuk merren masa zyrtare në radhët e forcave të armatosura për të inkurajuar përfaqësimin e pakicave ose për të mbrojtur të drejtat e pakicave. Asimilimi inkurajohet në shkallë të ndryshme.

Në radhët e forcave të armatosura mund të ketë një numër të konsiderueshëm pakicash, por në trupën e oficerëve ato nuk janë të përfaqësuara aq sa duhet.

Ky grup përfshin vendet që kanë dy ose më shumë kombe konstitutive ose përbërëse, siç është Kanadaja, Belgjika dhe Mbretëria e Bashkuar, apo grupe gjuhësore, siç është rasti i Zvicrës, por edhe pakica të konsiderueshme.

Njësitë janë të prirura që të formohen në bazë të identitetit, por kjo zakonisht kufizohet tek bashkësitë që konsiderohen se kanë një rol në themelimin e shtetit ose se janë një nga grupet e tij përbërëse.

Qëndrimi i këtij grupi mbështetet tek përfaqësimi i veçantë i grupeve konstitutive, kombinuar me programe që inkurajojnë ngritjen në detyrë të pakicave në bazë të meritës.

Merren masa në mënyrë aktive për të siguruar përfaqësimin e të gjitha bashkësive.

Tendenca është që pjeswtarwt e pakicave konstitutive të jenë të përfaqësuar mirë në trupën e oficerëve, por prirja është që pakicat jokonstituive të mos jenë të përfaqësuara aq sa duhet.

Administrimi në mënyrë të efektshme i shumëllojshmërisë transferohet si politikë e veçantë për të siguruar zbatimin e mundësive të barabarta brenda forcave të armatosura.

Forcat e armatosura të vendeve të këtij grupi mund të kenë një kohezion më të madh në qoftë se grupet etnike ndajnë një ndjenjë të fuqishme të identitetit kombëtar.

Strukturat ushtarake paralele perfundojnë në trajtim të barabartë të grupeve kombëtare përbërëse, por jo domosdoshmërisht të pakicave jopërbërëse. Gjithashtu, strukturat ushtarake paralele, në një krizë të brendshme që kërkon ndërhyrjen e forcave të armatosura “në ndihmë të pushtetit civil”, ofrojnë njësi që identifikohen me popullsinë vendase dhe bëhen kështu pjesë e zgjidhjes. Për më tepër, prania e njësive të tilla në operacione jashtë vendit shërben për të nënvizuar kontributin e një pakice ndaj përpjekjes ushtarake “kombëtare”.

Një karrierë ushtarake mund të bëhet më tërheqëse për pakicat nga shtresat e ulta të shoqërisë; kjo mund të çojë në përfaqësimin më shumë se ç’duhet të pakicave.

Të drejtat e pakicave ose trajtohen si diçka që nuk përbën një çështje në radhët e forcave të armatosura ose shkelen. Kjo mund të ndikojë edhe te kohezioni i forcave të armatosura dhe mund të nënvleftësoj ruajtjen e paqes sociale.

Strukturat ushtarake paralele mund të kërkojnë shpenzime të tjera në administratë dhe trajnime.

Page 6: Cilat janë disa nga parimet që - files.ethz.ch · Normat që rregullojnë zbatimin e mundësisë së barabartë brenda forcave të armatosura: Në SHBA, në vitin 1948 u nxjerr

6

• Treguar udhëheqje dhe bashkëpunim mes forcave të vendeve të ndryshme; dhe,

• Krijuar mundësi për pajtim ndëretnik që mund të mos jetë aq i disponushem në jetën politike të vendit. Për shembull, udhëheqja afgane u magjeps nga suksesi i batalioneve frëngjishtfolëse dhe anglishtfolëse të Kanadasë që zëvendësuan njëri-tjetrin në Kabul (për të mos folur për një varg njësish britanike, përfshirë “gurkhat”, që thuajse nuk ngjanin me njëri-tjetrin, por ishin shumë të efektshëm). Në të njëjtën kohë, forcat e armatosura afgane e patën të vështirë të ndiqnin këshillat e ekspertëve të NATO-s, të cilët rekomanduan integrimin e plotë të njësive afgane. Është e domosdoshme që tw shihet se forcat në mbështetje të paqes janë të paanshme karshi tw gjitha bashkësive etnike, që mund të jetë problem nëse ato gjatë konfliktit janë perceptuar se kanw marrw anwn e njwrws bashkësi kundër tjetrws.

Së katërti, mundësitë që forcat e armatosura të shërbejnë në misione në mbështetje të paqes mund të jenë raste për të ndihmuar procesin e rindërtimit të marrëdhënieve pas konfliktit. Pjesëmarrja në forcat shumëkombëshe rajonale mund të ketë gjithashtu një efekt pozitiv.

Informata shtesw

Integrimi i pakicave etnike brenda forcave tëarmatosura, tek Callaghan Jean and Franz Kernic (eds.),

Forcat e armatosura dhe siguria ndërkombëtare. Tendencat globale dhe problemet. Munster: LitVerlag, 2003, f. 231-40.

Administrimi i shumëllojshmërisë brenda forcave të armatosura. Stewart, Dansby and Webb (eds.), New Brunswick; Londër: Botuesit e përkthimit, 2001.

Instituti për Adimistrimin e Mundësive të Barabarta në Ushtri (DEOMI):www.patrick.af.mil/deomi/deomi.htm

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, Mundësitë barabarta në radhët e forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar:www.mod.uk/issues/equal_opportunities/

Shumëllojshmëria brenda forcave të armatosura, tek Caforio,Gioseppe (ed.), Manual i sociologjisë së forcave të armatosura. New York: Kluwer Academic/Plenum Publishers, 2003, f. 299-310.

Page 7: Cilat janë disa nga parimet që - files.ethz.ch · Normat që rregullojnë zbatimin e mundësisë së barabartë brenda forcave të armatosura: Në SHBA, në vitin 1948 u nxjerr

7

Çështje që lidhen me të

• përfaqësimi i pakicave kombëtare në degë të tjera të sektorit të sigurisë

• politikat për rekrutimin

• menagjimi i shumëllojshmërisë

• të drejtat e njeriut/të pakicave/të grave në radhët e forcave të armatosura

• ombudsmanët ushtarakë

• drejtësia ushtarake

• kultura ushtarake

• njësitë shumëkombëshe ushtarake

Page 8: Cilat janë disa nga parimet që - files.ethz.ch · Normat që rregullojnë zbatimin e mundësisë së barabartë brenda forcave të armatosura: Në SHBA, në vitin 1948 u nxjerr

Available Backgrounders

• Challenges for Intelligence

• Intelligence Services

• Military Ombudsmen

• Multiethnic Armed Forces

• National Security Policy

• Parliamentary Committees on Defence and Security

Parliamentary Oversight of Intelligence Services

• Private Military Companies

• States of Emergency

Forthcoming Backgrounders

• Child Soldiers

• Military Justice Systems

• OSCE Code of Conduct

• Parliaments & Defence Budgeting

• Parliaments & Security Sector Procurement

• Sending Troops Abroad

• Understanding Security Sector Reform

• Vetting for the Security Sector

Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) punon me qeveri dhe shoqërinë civile për të nxitur dhe forcuar kontrollin demokratik dhe civil të organizatave në fushën e sigurisë, siç janë policia, agjencitë e shërbimit të fshehtë, shërbimet e sigurisë kufitare, forcat paraushtarake dhe forcat e armatosura.

Qendra bën kërkime për të përcaktuar sfidat kryesore në qeverisjen demokratike të sektorit të sigurisë dhe për të grumbulluar ato praktika që janë më së miri të përshtatshme për t’u bërë ballë këtyre sfidave. DCAF u ofron programe këshillimore dhe ndihmesë në punë praktike të gjitha palëve të interesuara dhe kryesisht qeverive, Parlamenteve, autoriteteve ushtarake dhe organizatave ndërkombëtare.

Na vizitoni në adresën: www.dcaf.ch

DCAF

Seria e “Backgrounder”-it e DCAF-it është përgatitur nga Grupi i Punës i DCAF-it për Reformën në Sektorin e Sigurisë, në bashkëpunim me Anëtarë të DCAF-it dhe ekspertë të jashtëm.

Numra të tjerë të “Backgrounder”-it janë të disponueshëm në adresën:www.dcaf.ch/publications/backgrounders