detergjentët komercial

33
Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final 1 Detergjentët Komercial Metoda inovative për reduktimin e ndotjes në basenin e lumit Ishëm RAPORTI FINAL Mars, 2021 ENFORCE - Engineers for Climate and Environment https://enforcesustainability.org Autorët : Oljam Dervishi Flavio Skënderi Tea Zeqaj Lulzim Baumann Esi Dervishi Anilda Ashiku Arsiel Mardhaja Arisa Dedi Anselma Prenga

Upload: others

Post on 16-Oct-2021

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

1

Detergjentët Komercial

Metoda inovative për reduktimin e ndotjes në basenin e lumit Ishëm

RAPORTI FINAL

Mars, 2021

ENFORCE - Engineers for Climate and Environment

https://enforcesustainability.org

Autorët :

Oljam Dervishi

Flavio Skënderi

Tea Zeqaj

Lulzim Baumann

Esi Dervishi

Anilda Ashiku

Arsiel Mardhaja

Arisa Dedi

Anselma Prenga

Page 2: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

2

PËRMBAJTIA

Hyrje 4

Detergjentët larës në Shqipëri 4

Main conclusions 5

Detergjentet larës 6

Historia e detergjentëve larës 6

Përbërja e detergjentëve 7

Llojet e Detergjentëve 8

Detergjentët komercial në tregun Shqiptarë 10

Impakti në mjedis i detergjentëve larës 12

Efektet në ekosistemet ujore 12

Efektet në ekosistemet tokësore 13

Efektet e detergjentëve tek bimët 13

Impakti i detergjentëve në shëndetin e njeriut 15

Impakti i drejtpёrdrejtё i menjёhershёm 15

Impakti i drejtpёrdrejtё afatgjatё 16

Impakti i tёrthortё nё shёndet 17

Impakti i detergjenteve në ekonominë 18

Përdorimi korrekt i detergjentëve, rasti i detergjentëve komercial në Shqipëri 19

Detergjentët pluhur apo ato të lëngshëm 19

Dozimi korrekt 19

Dozimi korrekt për 26 detergjentë pluhur në tregun Shqiptarë 20

Rezultatet e anketimit mbi përdorimin e detergjentëve në zonën përgjatë lumit Ishëm 21

Mënyra e përdorimit të detergjentëve komercial nga familjet 21

Rezultatet e anketimit online 25

Mënyra e përdorimit të detergjentëve komercial nga të anketuatit online 25

Impakti i detergjentëve në ekonominë e familjeve 28

Përmbledhje edhe rekomandimet 29

Referencat 31

Page 3: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

3

Hyrje

Detergjentët larës në Shqipëri

Në ditët e sotme, detergjentët larës kanë hasur një perdorim shumë të gjërë në Shqipëri. Për herë të parë u

shfaqën në treg në vitet 80’, por përdorimi i tyre u zgjerua në 30 vitet e fundit, në një kohë që të ardhurat e

Shqiptarëve u rritën dhe jetesa u përmirësua. Në vitin 2019, tregu i detergjentëve arriti në rreth 8 miliardë

lekë. Detergjentët e importuar përbëjnë pothuajse 95% të tregut të detergjentëve, për shkak të zhvillimit të

ulët të industrisë përpunuese në Shqipëri. Kjo rritje konsumi, vjen dhe me disa pasoja në mjedis, ekonominë

e familjeve shqiptare por dhe për vetë shëndetin e tyre. Lumi i ishmit ëshë indikatori kryesor i ndikimit të

dergjenteve në mjedis.

Në kuadër të projektit “Metoda inovative për reduktimin e ndotjes në basenin e lumit Ishëm”, nëpërmjet

hulumtimeve, në këtë raport janë analizuar gjerësisht detergjentët komercial, duke u nisur nga përbërja e

detergjentëve, llojet e tyre, efektet në ekosistemet ujore, tokësore dhe tek bimët. Gjithashtu efektet negative

të detergjentëve në shëndetin e njeriut dhe rëndësia e tyre në ekonominë e familjeve dhe ekonominë e

vendit. Për të mbledhur evidenca në lidhje me mënyrën e përdorimit të detergjentëve komercial u krye një

anketim përgjatë basenit të lumit Ishëm, në periudhën Shkurt 2021. Të dhënat janë grumbulluar nëpërmjet

dy metodave kryesore: Nëpërmjet pyetësorëve ballë për ballë me të intervistuarit (53 familje) dhe nëpërmjet

pyetësorëve online (81 të anketuar). Përgjithësisht, pyetjet ishin të hapura në metodën e parë dhe gjysmë të

strukturuara online. Pyetjet kryesore ishin të lidhura me mënyrën e përdorimit të detergjentëve, impakti i

tyre në ekonominë dhe shëndetin e të intervistuarve.

Në këtë material përfshihen të dhëna që lidhen me secilën pyetje të pyetësorit si dhe rezultatet e trajnimeve

të bëra me familjet e intervistuara ballë-për-ballë. Më pas, materiali mbyllet me disa përfundime dhe

sugjerime për tematikat e studiuara në material.

Page 4: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

4

Summary and main conclusions

Laundry detergents are an integral part of every family, doing an excellent job in washing clothes. But

detergents contain substances that are little or not at all environmentally friendly, they may harm aquatic

organisms and are deposited in the environment or in living organisms while also affecting human health

itself. Extensive use of detergents is one of the main routes of these deposits. In a survey conducted along

the Ishëm River basin, the results have shown that about 20% of households use over 50% more detergent

than recommended in the detergent packaging guidelines. Based on the average washing dose used for each

detergent, 75% of detergents have a higher use dose than it’s recommended. It is also found that the most

used detergent, Ariel, recommends a higher dose than what is recommended in European markets (about

40% more).This over-use also has an effect on the economy of Albanian families where only one person

spends about 700 ALL / month for detergent. Rasing awareness campaigns on the effects of detergents on

the economy, environment and human health should be as present as possible in society.

Detergjentët janë pjesë e pandashme e cdo familje duke bërë një punë të shkëlqyer në larjen e rrobave. Por

detergjentët larës përmbajnë substanca që janë pak ose aspak të miqësore me mjedisin, ato dëmtojnë

gjallesat ujore dhe depozitohen në mjedis ose në organizmat e gjallë duke prekur gjithashtu shëndetin e vetë

njeriut. Përdorimi ekstensiv i detergjentëve është një ndër rruget krysore e këtyre depozitimeve. Në një

anketim të bërë përgjatë basenit të lumit Ishëm, rezultatet kanë treguar që rreth 20% e familjeve përdorin

mbi 50% më shumë detergjent sec rekomandohet në udhëzimet e paketimeve të detergjentëve. Nisur nga

doza mesatare e përdorur për larje për secilin detergjent, 75% e detergjenteve kanë një dozë përdorimi më

të lartë se nga cfarë rekomandohet.Gjithashtu, konstatohet që detergjenti më i përdorur, Ariel, rekomandon

një dozë më të lartë nga cfarë rekomandohet në tregjet Evropiane (rreth 40% më shumë). Ky mbi-dozim

ka efekt edhe në ekonominë e familjeve Shqiptare ku vetëm për detergjent një person shpenzon rreth 700

ALL/muaj. Fushatat ndërgjegjësuese mbi efektet e detergjentëve në ekonomi, mjedis dhe në shëndetin e

njeriut duhen të jenë sa më shumë prezente në shoqëri.

Page 5: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

5

Detergjentët larës

Historia e detergjentëve larës

Detergjentёt larёs sintetikё u prodhuan pёr herё tё parё nё Gjermani nё vitin 1916 e filluan tё pёrdoren

gjerёsisht nё botё vetёm pas luftёs sё dytё botёrore, si pёrgjigje ndaj reduktimit tё stokut tё yndyrnave dhe

vajrave tё nevojshme pёr prodhimin e sapunёve, qё deri atёherё ishin metoda kryesore e pёrdorur pёr larjen

e rrobave. Rreth viteve 30’ – 40’, u zbulua se teknologjia kimike mund të ndryshojë strukturën molekulare

të ujit me futjen e detergjentit të parë të rrobave. U kuptua që ulja e tensionit sipërfaqësor është e nevojshme

për pastrim më të mirë dhe kjo u arrit duke përdorur surfaktantë kimikë. Në vitin 1947 në Shtetet e

Bashkuara të Amerikës, u prodhua një detergjent me përzierjen e dy elementeve të rëndësishëm,

surfakantëve dhe “builders”, që çuan prodhimin e dergjenteve në një tjetër nivel. Shkencёtarёt kuptuan se

mund tё imitonin pёrbёrёsit natyralё falё pёrpunimit tё naftёs, dhe nga atёherё pёrbёrёsit u shtuan. Midis

1950 dhe 1965, më shumë se gjysma e detergjentëve bazoheshin në formulën e një tetrameri propilen të

konjuguar në benzinë (benzinë PT), por më vonë ata u fajësuan për një rritje të eutrofikimit në liqene dhe

përrenj pasi ato përmbajnë fosfate (nga trifosfati i natriumit). Që nga ato zbulime të hershme në kimi në

teknikat e prodhimit të detergjentëve deri më sot, kërkimet mbi përmirësimin e këtyre teknikave vazhdojnë

për arritjen e produkteve më efikase dhe të lehta për t'u përdorur si detergjent. Tani prodhuesit i japin një

rëndësi më të madhe sigurisë për konsumatorët dhe mjedisin gjithashtu [1].

Më poshtë është dhënë një kronologji e shkurtër e zbulimeve më të rëndësishme gjatë viteve të historisë së

detergjentëve.

Vitet 1950

Detergjentë larës të lëngshëm, larje me dorë me produkte pastrimi për të gjitha qëllimet.

Detergjentë pluhur për makineri automatike

Detergjentë me zbardhues oksigjeni

Zbutësat ( shtohet në cikli i shpëlarjes)

Vitet 1960

Detergjentë pluhur me enzima

Paralarje dhe heqës njollash

Paralarje me enzima

Vitet 1970

Zbutësa (shtohen gjatë ciklit të larjes)

Detergjentë shumëfunksionalë (p.sh. detergjentë me zbutës)

Sapunë të lëngshëm për duart

Vitet 1980

Detergjentë të lëngshëm për larje në makineri automatike

Detergjentë për larjen në ujë të ftohtë

Detergjent pluhur të përqendruara

Vitet 1990

Detergjentë pluhur dhe të lëngshëm ultra (super të koncentruar)

Detergjent Xhel për larje në lavatrice

Figura 1. Zbulimet më të rëndësishme në historinë e prodhimit të detergjentëve

Page 6: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

6

Përbërja e detergjentëve

Detergjentët e rrobave janë kimikate të prodhuara nga përbërje kimike sintetike të përdorura për pastrimin

e rrobave. Të gjithë detergjentët janë bërë duke përdorur një larmi përbërësish që shtohen në produktet e

detergjentit për t'i dhënë atyre veti dhe karakteristika specifike. Në përgjithësi këto përbërës janë: “Builders”

(afërsisht 50% të peshës), surfaktantë (15%), zbardhues (7%), enzima (2%), agjentë kundër depozitimit të

papastërtive, rregullatorë të shkumës, frenues të korrozionit, zbardhues, aromatizues, dhe elementë tjerë

ndihmës [2].

Surfaktantët janë përgjegjës për pjesën më të madhe të performancës së pastrimit në detergjentin e rrobave.

Ato janë disa molekula tepër specifike, koka e kësaj molekule është polare (Hidrofil-tërhiqet nga uji) dhe

një bisht të gjatë Jo-polarë (hidrofobe- Nuk tërhiqet nga uji). Imagjinoni një lëpirëse ku koka e saj është ajo

që tërhiqet nga uji dhe bishti i saj që tërhiqet nga yndyrat dhe papastërtitë. Këto agjentë janë quajtur ndryshe

dhe surfaktant që buron nga kombinimi i fjalëve, në anglisht, "agjentë sipërfaqësorë aktivë". Ajo që ndodh

kur rrobat lahen me detergjentë është që: bishti i kësaj molekule tërheq papastërtitë dhe yndyrat nga rrobat

e pa pastra, pastaj ato tërhiqen me njëra tjëtrën duke u bashkuar pasi kanë tendence ti largohen ujit, ndërsa

kokat e kësaj molekule qëndrojnë në anën e jashtme të saj duke formuar atë që quhet supermolekula të cilat

fluksojnë në ujë. Këto supermolekula shpëlahen nga ujë gjatë procesit të larjes dhe nuk bashkohen përsëri

me rrobat [3]. Ekzistojnë katër lloje të surfaktantëve; anionike, kationike, joionike dhe amfoterike. Sapunet

dhe detergjentët bëjnë pjesë tek surfakantët anionike.

Figure 2. Formimi i nje "supermolekule" në mënyrë skematike.

Builders, janë përbërësi i dytë më i rëndësishëm i detergjentit sepse ato rrisin ose "ndërtojnë" efikasitetin

e pastrimit të surfaktantit. Konkretisht mbushësit shërbejnë për:

● Uljen e fortësisë së ujit duke lidhur mineralet e një uji të fortë.

● Ndihmon surfakantët në heqjen e papastërtive në rroba.

● Siguron një mjedis mjaftueshëm alkalin që shpejton larjen e rrobave.

● Ndihmon në largimin e papastërtive dhe mos kthimin e tyre tek rrobat.[4].

Zbardhuesit, pavarësisht emrit, zbardhuesit në detergjentet e sotëm nuk janë të njëjtin me zbardhuesin

shtëpiak tipik ( NaOCl ose NaClO). Zbardhuesit e rrobave janë produkte shtesë tipike të qëndrueshme të

peroksidit të hidrogjenit, të tilla si perborati i natriumit dhe perkarbonati i natriumit, këto janë joaktive si të

ngurta por do të lëshojnë peroksid hidrogjeni me ekspozimin ndaj ujit. Synimet kryesore të zbardhuesve

janë njollat organike të oksidueshme [2].

Page 7: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

7

Enzimat kanë ndihmuar në mënyrë efektive zhvillimin dhe përmirësimin e detergjenteve moderne

shtëpiake dhe industriale. Qëllimi i tyre është largimi i njollave të vështira dhe janë klasifikuar në bazë

natyrës së njollave: proteazat ( njollat proteinike si qumështi, kakaoja, gjaku, e verdha e vezës, bari etj ),

lipazat (p.sh. çokollata, yndyrnat, vajrat), amilazat (p.sh., njollat e miellit dhe patates) dhe celulazat (

demtimet e fibrave) - secila ofrojnë përfitime specifike për aplikim në lavanderi [5].

Shumë përbërës të tjerë shtohen në varësi të pritshmërive të përdorimit. Kemi aditivë të tillë modifikojnë

vetitë shkumuese të detergjentit ose duke stabilizuar ose duke reduktuar shkumën. Përbërës të tjerë rrisin

ose ulin viskozitetin e tretësirës, ose tretin përbërës të tjerë. Frenuesit e korrozionit mbrojnë pajisjet larëse

nga dëmtimet. "Frenuesit e transferimit të ngjyrave" parandalojnë ngjyrosjen e ngjyrave nga një rrobë tek

tjetra [2].

Llojet e Detergjentëve

Janë tre lloje kryesore të detergjentëve të rrobave në dispozicion ato pluhur, të lëngshëm dhe në formën e

tabletave. Më poshtë janë shpjeguar gjërat positive dhe negative të secilit prej kategorive, por në aspektin

e përdorimit. Efektet e tyre në shëndetin e njeriut dhe sidomos efektin e tyre në mjedis do të trajtohen në

kapitullin pasardhës.

Detergjentët pluhur janë një ndër llojet e detergjentëve më të përdorur pasi është edhe një nga opsionet

më të lira. Zakonisht vjen me një kuti kartoni që riciklohet lehtësisht, gjithashtu.

Detergjentët e lëngshëm, janë të lehtë për t'u përdorur, efektivë dhe ato vijnë në një gamë të madhe

opsionesh.

Një ndër opsionet më të lira.

Në të shumtën e rasteve me ambalazhe të riciklueshme.

Shumë të mirë për heqjen e aromave.

Përmban zbardhues oksigjeni.

Dozimi duhet bërë në mënyrë manuale.

Disa marka mund të lënë pas njolla të bardha.

Disa marka të detergjenteve pluhur nuk treten plotësisht në cikle me temperatura të ulta.

Trajtimi paraprak i njollave është një proces më i gjatë.

Pro

s:

Ko

ns:

Page 8: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

8

Detergjentët tablet janë një formë e përshtatshme dhe e lehtë e detergjentit të rrobave. Shumë më të lehtë

për ti ruajtur dhe për dozim.

Por ka dhe shumë lloje të tjera detergjentësh që në ditët e sotme sa vijnë dhe specifikohen në funksionalitetin

e tyre. Të tillë janë: Detergjentët Ekologjik, Biologjik, Hipoalergjik, Detergjentët për rrobat delikate,

Detergjentët për konservimin e ngjyrave etj. [6], [7].

Detergjentët komercial në tregun Shqiptar

Industria globale e detergjenteve të rrobave arriti një vlerë prej 71 miliardë dollarë në vitin 2020, e ndihmuar

nga rritja e tregut të detergjenteve të rrobave në Evropë. Tregu i detergjenteve të rrobave në Evropë

Të shkëlqyera për para-trajtimin e njollave para ciklit të larjes.

Lehtë për tu tretur gjatë ciklit të larjes.

Efektiv në të gjitha temperaturat.

Shumica janë efektive edhe në njollat e yndyrshme.

Më e shtrenjtë se pluhuri.

Ata zakonisht vijnë në paketim plastik.

Ata jo gjithmonë vijnë me njësi matëse të dobishme. Mund të jetë e vështirë të dihet se sa duhet të përdoret për ngarkesa të vogla, të mesme ose të mëdha.

Pro

s:K

on

s:

Formë e përshtatshme, e para-matur.

Shumë-funksionale, duke përfshirë heqjen e njollave, heqjen e aromave, zbardhues i rrobave.

Më të përqendruar, kështu që ju nuk po paguani për një produkt që është kryesisht ujë.

Afati më i gjatë i ruajtjes.

Veshja është e biodegradueshme.

Nuk ka mundësi para-trajtimi tënjollave

Janë opsioni më i shtrenjtë.

E rrezikshme; fëmijët dhe kafshët shtëpiake mund ti konsumojnë.

Nuk mund të bësh një dozim në

bazë të kategorive të rrobave.

Pro

s:K

on

s:

Page 9: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

9

parashikohet të rritet më tej në periudhën e parashikuar të 2021-2026. Deri në vitin 2026, industria në

Evropë vlerësohet të arrijë një vlerë prej 13.17 miliardë dollarësh [8].

Tregu i detergjentëve arriti në rreth 8 miliardë lekë në Shqipër në 2019, duke zënë një pjesë të rëndësishme

në të gjithë tregun e produkteve që konsumohen çdo ditë (FMCG siç njihen në termat ndërkombëtarë

ekonomikë). Sic tregohet në figurën e mëposhtme (figura 3), tregu ka vijuar të rritet në vitet e fundit,

ndërkohë që marka të reja janë futur në vend, duke shtuar larminë dhe konkurrencën. Megjithatë, tregu i

detergjentëve është rritur shpejt, pasi shpërndarësit kanë qenë shumë agresivë në futjen e markave të reja

ndërkombëtare. Sipas shifrave zyrtare, shqiptarët konsumojnë 17 kg detergjentë për frymë/vit por kjo shifër

mund të jetë akoma më e lartë në realitet. Përdorimi i produkteve të kujdesit është zgjeruar pasi shqiptarët

janë shumë të lidhur në shtëpitë e tyre dhe kanë një traditë të fortë në mirëmbajtjen e saj. Sipas të dhënave

të INSTAT-it, këto produkte zënë 3.7% të shpenzimeve familjare mesatare në Shqipëri [9].

Figure 1.Ecuria e produkteve larëse ndër vite. Burimi INSTAT.

Page 10: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

10

Impakti në mjedis i detergjenteve larës

Edhe pse detergjentët mund të bëjn një punë të shkëlqyer në larjen e rrobave, ato vijnë dhe me një kosto

nga ana mjedisore. Kjo pasi në detergjentët e sotëm nuk ka vetëm Surfakant por dhe shumë ingredient të

tjerë plotësues. Problemet e tyre të para filluan të shfaqen në vitet ’50, kohë në të cilën detergjentët kishin

marrë një pjesë të konsiderueshme të tregut, duke vazhduar ende në ditët e sotme [10]. Dhe pse vendet e

zhvilluara janë përballur me këto probleme prej shumë kohësh, në Shqipëri kjo temë është pak ose aspak e

prekur.

Detergjentët larës përmbajnë substanca që janë pak ose aspak të miqësore me mjedisin, ato dëmtojnë

gjallesat ujore dhe depozitohen në mjedis ose në organizma e gjallë. Agjensia Federale Gjermane e Mjedisit

thekson se kush përdor detergjent për të larë, ndot. Megjithatë egzistojnë shumë mënyra dhe mundësi se si

të zvogëlojmë ndotjen që ne shkaktojmë në mjedis si pasojë e përdorimit të detergjentëve [11]. Më poshtë

do diskutohet efekti i detergjenteve në ekosistemet ujore, tokësore, në bimë por nëpërmjet një eksperimenti

të thjeshtë të bërë nga grupi Enforce.

Efektet ne ekosistemet ujore

Detergjentët mund të kenë efekte helmuese në të gjitha llojet e jetës ujore nëse ato janë të pranishme në sasi

të mjaftueshme, dhe kjo përfshin edhe detergjentët biodegradues. Peshqit për tu mbrojtur nga bakteret ose

parazitë, krijojnë një shtresë të jashtme mukusi, detergjentët shkatërrojnë këtë shtresë duke lënë peshqit e

pambrojtur. Një tjeter efekt negativë tek peshqit është dëmtimi i luspave të tyre. Shumica e peshqve do të

ngordhin kur përqendrimet e detergjentit afrohen me 15 pjesë për milion. Përqendrimet e detergjentit deri

në 5 ppm do të vrasin vezët e peshkut. Detergjentët surfaktantë janë të implikuar në uljen e aftësisë së

shumimit të organizmave ujorë. Detergjentët gjithashtu shkaktojnë një tjetër problem për jetën ujore duke

ulur tensionin sipërfaqësor të ujit. Kimikatet organike, siç janë pesticidet dhe fenolët, absorbohen shumë

më lehtë nga peshqit. Një përqendrim detergjenti prej vetëm 2 ppm mund të bëjë që peshqit të absorbojnë

dyfishin e sasisë së kimikateve që normalisht do të merrnin, megjithëse vetë ai përqendrim nuk është aq i

lartë sa të ndikojë direkt në peshk.

Fosfatet dhe Azoti janë dy elementë prezent në detergjentë dhe prezenca e tyrë në sasi të mëdha në

ekosistemet ujore shkaktojnë atë që quhet procesi i eutorfikimit. Që është një proces natyror por tepër

negativ në rast prezence të lartë të këtij fenomeni pasi çelja e tepërt e algave në ujërat e ëmbla çlirojnë

toksinat dhe por dhe shterojnë sasinë e oksigjenit prezent në ujë. Gjithashtu kur algat dekompozohen, ata

konsumojnë oksigjenin e disponueshëm për jetën ujore [12].

Efektet në ekosistemet tokësore

Komponimet e detergjentit janë të shumtë sic mund të jenë, Fosfatet, Nitrate, anione sulfatesh, Ca, Mg,

karbonate, klorure etj. Një ndër komponimet kryesore që janë edhe komponimet më pak të degradueshme

në mjedis janë klasa e mikro-ndotësve organikë të tilla si surfakantët. Depozitimi i këtyre komponimeve në

tokë ka disa efekte anësore në strukturën dhe përbërjen e tokës. Efekti i parë direkt është rritja e alkanitetit

dhe konduktivitetit të tokës e cila ndikon direkt tek bimët dhe organizmat që jetojnë në tokë. Të tjera efekte

Page 11: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

11

negative vinë si pasojë e rritjes se përmbajtjes së fosforit, kalciumit dhe natriumit. Prezenca e elementeve

zbardhues në detergjentët komercial mund të ndikoje direkt në dëmtimin e disa mikroorganizmave të

rëndësishëm për fertilitetin e tokës dhe për jetën bimore në tokë [13].

Efektet e detergjentëve tek bimët

Prezenca e surfakantëve tek detergjentët komercial, dhe natyra e tyre e veprimit në kontakt me bimët mund

të ketë një efekt të pakthyeshëm. Kjo pasi, çdo vaj, ose material yndyre në bimë mund të ndikohet nga

detergjenti, përkatësisht qelizat e bimës. Qelizat bimore janë të rrethuara nga ajo që quhet, membrana

qelizore që është një membranë shumëplanëshe që mbështjell citoplazmën e një qelize. Muri qelizor

funksionon për të siguruar një strukturë 'skelet' për të ndihmuar në mbështetjen e formës së qelizës bimore

gjithashtu ai është poroz kështu që lejon lëvizjen e ushqyesve brenda - jashtë qelizës. Muri qelizor është

bërë nga shumë lloje të ndryshme të molekulave por në rastin tonë rëndesi kanë lipidet pasi janë zakonisht

dy shtresa molekulash që kanë një strukturë të ngjashme me molekulat e detergjentit; një kokë hidrofilike,

dhe bishta hidrofobikë. Këto molekula ndajnë karakteristika të ngjashme me vajrat dhe yndyrat për shkak

të bishtit të tyre të gjatë hidrofob dhe pritet që të prishen ose shkëputen nga futja e detergjenteve në

organizmin e bimës gjatë ujitjes [14].

Për të parë konkretisht efektin e detergjenteve tek bimët, një eksperiment tepër i thjeshtë u bë nga grupi

Enforce. Qëllimi i së cilit është për të parë ndikimin negativ që detergjentët pluhur kanë në bimë siç tregohet

më poshtë:

Eksperimenti

Dy lule të njëjta do t’i ujisim në mënyrë të ndryshme. Në

lulen e parë do të hedhim vetëm ujë të zakonshëm pa

detergjent, ndërsa lulen e dytë do t’a ujisim me ujë në të cilin

më parë kemi hedhur detergjent pluhur. Eksperimenti do të

ndahet në faza dhe do të mbahen shënim karakteristikat e të

dyja luleve. Në fund do të bëhet krahasimi midis të dyjave

dhe do të nxirren përfundimet mbi impaktin që do të ketë

detergjenti pluhur tek bimët.

Zhvillimi:

Majtas ndodhet lulja që do të ujitet me ujë të zakonshëm.

Djathtas ndodhet lulja që do të ujitet me ujë me detergjent.

Në fazën e parë pas ujitje së dy luleve nuk shikojmë ndryshime të

dallueshme tek asnjëra prej tyre.

Page 12: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

12

Në fazën e dytë ajo që vërehet është që në dheun përreth lules ku kemi

hedhur ujë me detergjent kanë ngelur depozitime, ndërsa në lulen me

ujë të zakonshëm dheu ka mbetur njëlloj. Gjithashtu lulja që është

ujitur me ujë me detergjent ka filluar të marrë një ngjyrë të zbehtë

dhe vihet re që po bien gjethet.

Në këtë fazë vihet re që lulja në të djathtë gati është tharë plotesisht

ndërsa lulja tjetër është e shëndetshme. Dheu në lulen e ujitur me ujë

me detergjent është shkriftuar dhe ka humbur strukturën e tij si pasojë

e veprimit të detergjentit, ndërsa në lulen në të majtë dheu ka ngelur

njëlloj.

Konkluzioni : Në këtë eksperimet vërehet qartë impakti negativ që

detergjenti pluhur ka mbi bimët. Lulja djathtas që është ujitur me ujë

në të cilin është hedhur detergjent pluhur tashmë është tharë

plotësisht. Detergjenti si pasojë e aftësisë tretëse që zotëron

shkaterron qelizat bimore. Gjithashtu substancat që gjenden në

detergjent kanë ndikuar negativisht në strukturën e tokës.

Figure 1. Faza e Parë

Figure 2. Faza e Dytë

Figure 3. Faza e fundit

Page 13: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

13

Impakti i detergjentëve në shëndetin e njeriut

Kur dikush aksidentalisht ose pa vetëdije bie në kontakt direkt apo indirekt me detergjentët mund të cojë

në helmim. Nga mënyra e ekspozimit ndaj detergjentëve kemi tre grupime kryesore të impakteve të tyre:

impakti i drejtpërdrejtë i menjëhershëm, impakti i drejtpërdrejtë afatgjatë dhe impakti i tërthortë në shendet.

Impakti i drejtpёrdrejtё i menjёhershёm

Rreziku i kontaktit tё drejtёpёrdrejtё me detergjentёt larёs, ёshtё permendur nё pjesёn mё tё madhe tё

paketimeve, rёndomё me shkronja tё vogla, qё i shpёtojnё syrit: Mbajini larg fёmijёve, mos gёlltisni, evitoni

kontaktin me lёkurёn, mund tё irritojё sytё, etj.

Figure 5. Foto nga nje detergjent që tregtohet në Shqipëri

Detergjentёt nё formё kapsule nё vecanti, pёr shkak tё formёs dhe ambalazhit shumёngjyrёsh (Figura 2)

kanё rrezik tё shtuar pёr gёlltitjen nga fёmijёt e vegjёl apo tё moshuarit qё vuajnё nga dementia (sёmundje

e humbjes sё kujtesёs qё prek kryesisht moshat e thyera), sepse mund tё ngatёrrohen lehtёsisht me karamele.

Figure 6. Kapsula 3 në 1

Nё kёtё aspekt tё dytёt vijnё detergjentёt e lёngshёm, dhe te tretet mё me pak rrezik janë ato nё formё

pluhuri. Ndёrkohё qё detergjentёt e lёngshёm kanё shitje mё tё larta nё SHBA dhe BE krahasuar me vendet

nё zhvillim. Edhe pse kushtojnë mё shumё, parashikimi ёshtё qё pikёrisht pёr shkak tё ndёrgjegjёsimit tё

shtuar mbi rrezikun mё tё lartё tё tyre, detergjentёt pluhur tё dominojnё tregjet nё vitet nё vijim. Pёr shkak

tё depozitimeve nё rroba tё detergjentёve dhe pas shpёlarjes, sidomos kur pёrdoren nё doza tё mёdha, nё

personat qё vuajnё nga dermatiti (sёmundje kronike e lёkurёs) mund tё shfaqen irritime dhe skuqje tё

lёkurёs dhe pa qenё alergjik ndaj ndonjё pёrbёrёsi nё veçanti [15] .

Page 14: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

14

Impakti i drejtpёrdrejtё afatgjatё

“Aromatizues” ёshtё ndёr termat tipikё tё pёrdorur nga kompanitё prodhuese nё etiketat e detergjentёve

larёs dhe jo vetёm. Togfjalёshi mund tё pёrdoret pёr tё pёrshkruar rreth 4000 lloje substancash tё ndryshme,

çka e bёn shumё tё vёshtirё identifikimin dhe gjurmimin e pёrbёrёsve tё saktё, potencialisht toksikё e tё

dёmshёm, nё pёrmbajtjen e kёtyre produkteve. Sipas EWG (Grupi i Punёve Mjedisore, OJF nё SHBA) e

pёrqendruar nё kёrkimin shkencor pёr ndotёsit e ujit tё pijshёm, tokave bujqёsore, toksinave dhe nxjitjen

pёr mbajtje tё pёrgjegjёsisё nga koorporatat, aromatizuesit sintetikё janё ndёr 5 shkaktarët kryesorё

pёrgjegjёs pёr problemet e astmёs. 11% e fёmijёve nё familjet me pёrdorim tё lartё tё detergjentёve dhe

produkteve tё tjera aromatizuese, shfaqin probleme tё rrugёve tё frymёmarrjes. 8% e tyre kanё rrezik tё

shtuar qё tё vuajnё nga astma mё vonё. Aromatizuesit janë gjithashtu shkaktarë për irritimet e lëkurës

(figura.7). Kёshtu, zgjedhja mё e mirё do tё ishte shmangja e produkteve qё pёrmbajnё aromatizues, qofshin

kёta tё reklamuar si natyralё, duke zgjedhur detergjentё pa esenca dhe aroma nё pёrbёrjen tyre, dhe duke

hequr dorё plotёsisht nga pёrdorimi i zbutёsve tё rrobave[16].

Figure 7: Irritime të lëkures për shkak të alergjive nga detergjentët

Sipas nje studimi te publikuar ne revistën shkencore “Alergjitё dhe imunologjia klinike” në maj të vitit

2019, dhe pas disa larjeve, efekti toksik i detergjentёve mbetet i pranishёm duke shkaktuar dёmtime tё

qelizave epiteliale tё bronkeve të një njeriu, njё tjetёr faktor pёr shfaqjen e problemeve tё rrugёve tё

frymёmarrjes [17].

Agjentёt zbardhues janё pёrbёrёsi i dytё mё i pёrhapur nё detergjentёt larёs, i cili shёrben pёr tё krijuar

iluzionin optik tё zbardhimit dhe ngjyrave mё tё ndezura. Kёto substanca kanё aftёsinё tё thithin rrezet UV

(Ultra violet) nё kushte normale tё pakapshme nga syri i njeriut, dhe tё reflektojnё njё pjesё tё tyre, duke

krijuar intensitetin e ngjyrave qё arrijmё tё dallojmё (Figura 8) [18]

Page 15: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

15

Figure 8: Detergjenti nё foto pёrmban agjentё zbardhues, dhe kjo ёshtё arsyeja e ndricimit nёn dritёn ultra-violetё

Janё prodhuar nё mёnyrё tё tillё qё tё mund tё qendrojnё nё rroba dhe disa ditё pas larjes, dhe jo vetёm

mund tё shkaktojnё alergji tё rrugёve tё frymëmarrjes, apo irritime tё lёkurёs, por studimet tregojnё se

zbardhuesit optikё rrisin ndjeshmёrinё e lekurёs ndaj ekspozimit nё diell [19].

Rreth 2/3 e detergjentёve nё treg, pёrmbajnё substanca qё shpёrbёhen nё Dioksiod Dietileni, i njohur

ndryshe si 1.4-Dioksan i cili ёshtё i klasifikuar nga EPA (Agjencia e Mbrojtjes sё Mjedisit, SHBA) si

kancerogjen i mundshёm. Kjo substancё as nuk dekompozohet me kalimin e kohёs e as nuk eliminohet nga

filtrat e ujit, apo impiantet e pastrimit, pavarsisht se studimet na japin disa mundёsi pёr ta trajtuar këtë

problem. Nё kёto kushte, nё momentin që kjo substancë çlirohet gjatё procesit tё larjes, qarkullon nё ujё,

dhe nuk zhduket. Pavarsisht kёsaj prodhuesit e detergjentёve nuk janё tё detyruar ta vendosin nё etiketё,

por mund ta gjeni ne sisa larës te tjere qё pёrmbajnё: Myreth, oleth, laureth, ceteareth, and any other “eth”,

PEG, Polyethylene, polyethylene glycol, polyoxyethylene, Oxynol, Sodium laureth/laurel sulfate. Prania e

solventёve, nёnprodukteve tё naftёs, sulfateve etj., gjithashtu mbart rrezikun e shkaktimit tё çrregullimeve

hormonale, tё endokrinave, dёme tё membranave tё mukozёs, dёme tё mushkёrive etj.

Impakti i tёrthortё nё shёndet

Pёrbёrёsit kimikё tё detergjentёve janё tё destinuar tё pёrfundojnё nё kanalizimet e ujёrave tё bardha, dhe

nёpёrmjet qarkullimit tё ujit nё natyrё, sidomos nё rastet kur nuk trajtohen nё impiante, njё pjesё e tyre do

tё shkojё nё ujin e pijshёm, nё tokat bujqёsore, apo gjithsesi do tё konsumohet nga peshqit, apo gjallesat e

tjera pjesё e zinxhirit ushqimor e produkteve qё ne vetё konsumojmё. Ndikimi i tyre dhe nё kombinim me

tё gjithё ndotёsit e substancat e tjera tё rrezikshme ndaj tё cilave jemi tё ekspozuar nё kushtet e shoqёrisё

moderne, ende nuk janё tё njohura plotёsisht, por pёr aq sa dimё, gjasat nuk janё nё favorin tonё.

Page 16: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

16

Impakti i detergjenteve në ekonomi

Krahas aspekteve negative të përmendura në paragrafët paraardhës, abuzimi me përdorimin e detergjentëve

shoqërohet nga një faturë e lartë financiare në disa plane. Plani individual i drejtpërdrejtë, plani individual

i tërthortë dhe plani i gjerë shoqëror.

Impakti i drejtpërdrejtë është ai më lehtësisht i parashikueshëm: Përdorimi i një numri më të madh llojesh

detergjentësh dhe sasish më të mëdha të tyre, nga c’është vërtetë e nevojshme, detyrimisht do të ketë kosto

më të lartë. Sikurse është pjesë e kulturës sonë tashmë, falë dhe marketingut agresiv që bombaron me

reklama llojesh të ndryshme larësish për funksione të ndryshme, pritshmëria është e tillë që sa më shumë

produkte të përdorim, e sa më e lartë të jetë sasia, aq më të pastra do jenë rrobat, duke rritur artificialisht

faturën mujore të shpenzimeve për detergjentë. Ajo që duhet të kuptojmë është se supozimi i mësipërm në

të vërtet është baza e një zinxhiri pasojash që përkthehen në kosto financiare:

Një dozë më e lartë detergjenti nuk do të thotë detyrimisht cilësi më e lartë larjeje. Përkundrazi, shpesh

detergjenti i tepërt mbetet në rroba duke krijuar njolla të bardha të dukshme,të cilat do duhet të lahen sërish:

më shumë detergjent, më shumë ujë, më shumë energji elektrike.

Në rastet kur depozitimet e detergjentit nuk janë të dukshme me sy të lirë, mbeten sërish aty duke përbërë

kërcënim potencial për shëndetin (të zgjeruara në kapitujt e mëparshëm) me alergjitë e rrugëve të

frymëmarrjes dhe lëkurës në krye. Probleme këto që do duhet të trajtohen rrjedhimisht. Dhe nëse shërbimi

shëndetësor është falas, mjekimi rrallëhere është, dhe sidoqoftë cdo problem shëndetsor që kërkon zgjidhje

është kosto për shoqërinë. Ndër të tjera, një popullatë e pashëndetshme është më pak produktive. Uljet e

rendimentit janë sërish kosto e shtuar.

Përtej problemeve shëndetsore, sasitë e mëdha të detergjentëve krijojnë depozitime në makinat larëse, çka

sjell nevojën e përdorimit të produkteve të tjera (shpenzim i shtuar) për zhbllokimin e tyre dhe njëkohësisht

ul rendimentin e punës së makinës larëse duke nisur një rreth vicioz: më shumë cikle larjesh për të pastruar

njollat, sërish më shumë ujë, më shumë energji elektrike, më shumë orë pune për makinën, më shumë para.

Nuk është e nevojshme të përmendetet se larja e shpeshtë e rrobave në vetvete gjithashtu sjell vjetërimin

më të shpejtë makinës.

Krahas ndikimit në shëndet dhe te makina larëse, larjet e shpeshta shoqëruar me doza të larta detergjenti

sjellin dobësimin e fibrave tekstile, cngjyrimin e veshjeve e rrjedhimisht vjetërimin e tyre më të shpejtë të

tyre. E nëse do duam ta shohim problemin në të gjithë spektrin e tij, kjo jo vetëm ndikon në rritjen e

shpenzimeve për veshje, por dhe në shtimin e një problemi gjithnjë në rritje të konsumit të tepërt të

produkteve tekstile, ndër faktorët kryesorë të ndotjes mjedisore, për shkak të grumbullimit masiv të

mbetjeve të veshjeve të përdorura, të cilat nuk mund të riciklohen.

Page 17: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

17

Përdorimi korrekt i detergjenteve, rasti i detergjenteve komercial në Shqipëri

Detergjentët pluhur apo ato të lëngshëm

Në bazë të gjëndjes fizike të detergjentëve, ato që konststatohen më së shumti në tregun Shqiptar janë

detergjentët pluhur dhe ato të lëngshëm. Secili ka efektet e tyre në ekonominë individuale, në mjedis por

dhe në shëndetin e njeriut. Më sipër janë shpjeguar efektet e detergjenteve në përgjithësi por ajo që do

diskutohet në këtë seksion është një analizë mbi detergjentët që janë më të përshtatshëm për përdorim.

Diskutimi mbi detergjentët pluhur apo të lëngshëm është një temë që ka marrë vëmëndjen e shumë

shkenctarëve por secili bie në konkluzione të ndryshme. Por në rastin tonë analiza do të jetë më praktike

dhe, pa dyshim, me objektiv ndikimin e secilit në mjedis.

Detergjentët e lëngshëm dhe gjithashtu kapsulat larëse përmbajnë sasi më të përqëndruar të substanca aktive

larëse (surfakantë) se sa detergjentët pluhur dhe për pasojë kanë fuqi larëse më të madhe. Keto substanca

janë shumë të rrezikshme për mjedisin prandaj përdorimi korrekt dhe shmangja e tyre është në dobi të të

gjithëve [20]. Gjithashtu, tek detergjentët e lëngshëm përdoren konservues të cilët ndalojnë riprodhimin e

mikrogjallesave dhe gjithashtu janë shumë të dëmshëm për gjallesat ujore dhe mjedisin. Këto detergjente

për shkak të përmbajtjes së larte të substancave aktive shkaktojnë dëme të medha dhe tek impiantet e

trajtimit të ujerave të zeza. Nëse gjallesat ujore bien ne kontakt me keto substanca, ato mund te dëmtohen

dhe të pësojnë efekte të pakthyeshme.

Detergjentët pluhur, kanë sasi më të vogla të surfakantëve, por me dozimin korrekt dhe me kontrrollin e

fortësisë së ujit e bën këtë lloje detergjenti me të këshillueshëm për përdorim. Dozimi është shumë më i

lehtë në rastin e detergjentve pluhur kështu që fenomeni i mbi dozimit është më i kontrrollueshëm në këtë

rast. Detergjentët pluhur vinë në paketime të ndryshme, zakonisht është vënë re që paketimet e mëdha

përmbajnë më shumë element mbushës që në vetëvete nuk kanë asnjë efekt larës[21].

Për këto arsyje arsyje dhe rekomandimet e shumë shkencëtareve gjerman, këshillohet përdorimi i

detergjentëve pluhur në paketime kompakte në vënd të atyre të lëngshëm apo kapsulave larëse.

Dozimi korrekt

Përdorimi i produkteve të kujdesit është zgjeruar pasi shqiptarët janë shumë të lidhur në shtëpitë e tyre dhe

kanë një traditë të fortë në mirëmbajtjen e saj. Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent në larjen e

rrobave sepse ecin me mendimin se sa më shumë detergjent do të përdorin, aq më të pastra do të jenë rrobat.

Kjo nuk është e vërtete sepse nëse përdorim më shumë detergjent se sa duhet nuk ndihmon më shumë,

përkundrazi, mbidozimi është shumë problem për larjen e rrobave. Në ditet e sotme detergjentët janë shumë

të koncentruar, prandaj nuk ka nevojë që të përdorim sasi të medha për larje. Ne qoftë se perdorni më shumë

detergjent se sa duhet në rrobat tuaja mund të keni mbetjet detergjentesh. Keto mund të demtojnë jo vetëm

rrobat, por edhe lekurën tuaj! Për më teper, dozimi i tepërt është i dëmshëm për portofolin tuaj dhe për

mjedisin [22].

Dozimi varet nga kombinimi i 3 gjërave kryesore:

Page 18: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

18

1. Sasia e rrobave të futura në lavatrice për larje. Ngarkesë e ulët, mesatare dhe e lartë

2. Niveli i ndotjes së rrobave, pak të ndotura, nënkupton rroba që janë përdorur për një kohë të

shkurtër dhe që nuk kanë njolla të dukshme. Mesatarisht të ndodura perfshin rroba me papasterti të

dukshme me njolla të vogla. Shumë të ndotura nënkuptojnë njolla të shumta dhe të vështira për tu

hequr si përshembull njolla bari, dheu dhe gjithashtu rroba pune, peshqirë kuzhine dhe copat që

përdoren për pastrim.

Detergje

nt

Deka Duel Bioaktiv Dixa Dash ABC Soft Skip Ariel

Paketimi Vo

g

e

l

2

k

g

Ma

d

h

7

.1

5

kg

Vo

g

e

l

3k

g

Ma

d

h

9

kg

Vo

g

e

l

3k

g

Ma

d

h

1

2k

g

V

o

g

e

l

2

.

6

k

g

Ma

d

h

5

.1

k

g

Vo

g

e

l

1.

6

2k

g

Ma

d

h

6

.

82

k

g

Vog

el

3k

g

Mad

h

9k

g

Vo

g

e

l

4

.7

k

g

Ma

d

h

6

.

3k

g

Vo

g

e

l

2

.9

2

kg

Madh

6k

g

Vo

g

e

l

2

kg

Ma

d

h

4

.5

k

g

Cmimi/

Lek

500 1.190

420 1.250

399 1.400

959 1.699

800 2.160

420 1.160 520 660 849 1.420 599 1.250

Doza

korrekt

63gr

105

ml

55

gr

85ml

70g

r

77m

l

100g

r

110

ml

100g

r

145

ml

100g

r

145

ml

60gr

106

ml

60gr

106

ml

59.3

gr

105

ml

65gr

115

ml

100gr

143.3

ml

100gr

143.3

ml

45g

r

75m

l

45g

r

75

ml

48.7

gr

100

ml

100.75

gr

155ml

100g

r

145

ml

100g

r

145

ml

Cmimi

doze/lek

15.7 15.3 9.8 13.8 13.3 11.6 22.1

3

19.9 29.1

9

20.5

7

14 12.8 4.97 4.7 14.1

5

23.8 29.9

5

27.7

7

3. Matja e fortësisë së ujit, larja në ujë të butë bën më shumë shkume dhe shumë më shpejt kështu që

mund të përdoret më pak detergjent. Larja në ujë të fortë do lindi nevoja për deklacifikilim e

pajisjes, kjo pasi kalciumi i ndodhur në këto ujëra nuk bëjnë të mundur lidhjen e atyre

supermolekulave të përmendura në kapitullin e dytë. Larja në ujë të fort do cojë në përdorim më të

lartë të detergjenteve, dhe konsumon më shumë energji [23].

Dozimi korrekt për 26 detergjent pluhur në tregun Shqiptar

Në tabelën e mëposhtme janë analizuar 26 lloje të ndryshme detergjentësh që ndodhen në tregun Shqiptar

për të rekomanduar dozimin korrekt. Analizmi është bërë duke u bazuar në fortësinë e ujit (në Tiranë është

mesatare) edhe ne nivelin e ndotjes se rrobave (është konsideruar i lehte). Më poshtë sugjerohet detergjenti

më miqësor me mjedisin (detergjenti që ka dozen më minimale) edhe detergjenti më ekonomik (që ka

koston më të ulët për larje). Kombinimet e ngjyrave jeshile edhe blu përcaktojnë detergjentët më mjedisorë

edhe ekonomik. Kombinimet e ngjyrave zezë edhe kafe përcaktojnë detergjentët me pak mjedisore edhe

më të shtrenjtë.

Page 19: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

19

Table 1. Detergjentët më miqesorë me mjedisin janë me ngjyrë jeshile, me blu janë detergjentët më ekonomik, më pak miqësorë

me mjedisin janë me ngjyrë të zezë dhe me ngjyrë kafe janë detergjentët më të shtrenjtë.

Detergjent Essex Savex Merix Lenor Spar ËP Persil Super Bonux

Paketimi 2.25kg Ëhite/Automat 3kg 3kg 4kg 3kg 3kg 5.1kg 2 kg

Cmimi Lek 429 575 440 749 375 720 899 359 lek

Doza korrekt 50gr

91ml

100gr

140ml

100gr

142ml

100gr

145ml

84.6gr

110ml

100gr

142ml

70.83gr

100ml

100 gr

140 ml

Cmimi per doze lek 9.53 19.1 14.6 18.7 10.5 lek 24 12.48 17.95

Si rezultat detergjentet më të sugjeruar që janë më ekonomik edhe më miqesorë me mjedisin janë sipas

radhës:

1.

Soft

2.

Essex

3. Skip i

Vogel

4. Duel i

vogel

5. Deka madhe 6. Deka

vogel

7.

Super

8. Spar ËP

Rezultatet e anketimit mbi përdorimin e detergjenteve në zonën

përgjatë lumit Ishëm

Mënyra e përdorimit të detergjenteve komercial nga familjet

Në seksionin e lart përmendur, kemi parashtruar mënyrat korrekte të dozimit për larjen e rrobave. Qëllimi

i pyetësorit ishte identifikimi i sjelljes së konsumatorëve shqiptarë në lidhje me përdorimin e detergjentëve

dhe se sa i respektojnë rregullat e dozimit. Në 50 familjet e intervistuara janë identifikuar rreth 15

detergjentë të ndryshëm dhe detergjentët më të përdorur janë Ariel (rreth 30%), Dash (13%), Bonux, Deka

dhe Dixan (rreth 11% respektivisht). Nga rezultatet e marra kosntatohet që detergjentët më ekonomik dhe

më miqësorë për mjedisin (Tab. 1) janë më pak të përdorur të tillë si Essex, soft etj.

Page 20: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

20

Gjithashtu për të parë arsyjet se përse secili nga të intervistuarit ka bërë këtë përzgjedhje mbi llojin e

detergjentit, ka rezultuar që 50 % e tyre kanë përmendur cilësinë si arsyjen kryesore. Një arsye tjeter që

listohet nga të intervistuarit është cmimi i detergjentit. Vetëm dy familje kanë përmendur faktin që marrin

parasysh llojin e paketimit duke preferuar paketimet në karton.

Hapi i parë për të bërë një dozim korrekt të detergjentëve për larjen e rrobave është leximi i udhëzimeve në

paketimin e secilit detergjent. Duke u nisur nga analiza e bërë me 26 detergjentët e përmendura në seksionin

e mësipërm, konstatohet që në të gjithë detergjentët kanë udhezimin e duhur mbi ceshtjen e dozimit. Edhe

pse në shumë prej tyre janë të pa përkthyera në shqip, vizualisht janë të kuptueshme. Rezultatet e marra nga

pyetësori konstatohet që rreth 65% e të anketuarëve nuk i kanë lexuar këto udhëzime (Fig. 10).

Figure 4. Llojet e detergjentëve të përdorur.

Page 21: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

21

Figure 10. Leximi i udhëzimeve në paketim

Duke qënë që fortësia e ujit është treguesi kryesorë për të bërë dozimin korrekt, në udhëzimet e paktetimit

zakonisht kategorizohet në tre nivele: Ulët, Mesëm dhe fortësi e lartë. Për secilën kategori ka sasi të

ndryshme të detergjentit të përdorur. Rezulton që 81% e të intervistuarëve nuk marrin parasysh fare

fortësinë e ujit (Fig. 11).

Figure 11. Fortësia e ujit në dozimin korrekt

Detergjentet komercial shpesh vijnë me një gotë matëse përkatëse. Tek detergjentët e lëngshëm shpesh këto

gota janë të pa-niveluara. Kështu që të intervistuarit u pyetën në lidhje me mjetet që përodirn për të bërë

dozimin. Rezultatet tregojnë që mbi 50% e familjeve përodorin gotat e niveluara të ardhura me paketimin

e detergjentit. Por ka familje, 9 familje, që përdorin paketimin për të hedhur sasin e duhur të detergjentit në

makinën larëse. Zakonisht këta janë familje që përdorin detergjent të lëngshëm dhe dozimi bëhet me sy.

Po, i lexoj38%

Jo, nuk i lexoj62%

A I L E X O N I U D H E Z I M E T N E P A K E T I M I N E D E T E R G J E N T E V E ?

Jo, nuk e konsideroj81%

Po, e konsideroj19%

Jo, nuk e konsideroj Po, e konsideroj

Page 22: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

22

Figure 12. Mënyrat e dozimit

Të intervistuarit u pyetën mbi faktorët që ato kanë parasysh kur vjen çeshtja tek mënyra e dozimit. Në

grafikun e mëposhtëm janë paraqitur këto faktorë dhe sic shihet, pjesa më e madhe e të intervistuarëve kanë

parasysh sasinë e rrobave, ngjyrën e tyre dhe gjithashtu nivelin e papastërtisë së rrobave (81% e tyre).

Duke u nisur nga treguesit e lart përmendur mbi faktorët kryesorë që duhen marrë parasyshë për dozimin e

rrobave. Të intervistuarit u pyetën konkretisht mbi sasinë e detergjenteve që ata përdorin mesatarisht për

cdo larje. Nga përgjigjet e marra i kemi grupuar në disa kategori : Familjet që përdorin mbi 150 deri në 200

ml detergjent që janë rreth 40 % e familjeve. Rreth 20% e tyre nuk e llogarisin fare sasinë e detergjenteve

të përdorur.

3

9

27

3

4

7

0 5 10 15 20 25 30

Gote nga paketimi te pa milimetruar

Direkt nga paketimi

Gote te milimetruar nga paketimi

Me kapakun e shishes

Me luge detergjenti, filxhan kafeje, tas I vogel pamates, filxhan caji

Me gote te thjeshte

MENYRA E DOZIMIT

Varet nga sasia/

ngjyra/ papastertia e

rrobave81%

Perdor gjithmone te njejten sasi

19%

S I E L L O G A R I S N I S A S I N E E D E T E R G J E N T I T Q E H I D H N I ?

Page 23: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

23

Figure 13. Sasia e detergjentëve të përdorur nga të anketuarit

Rezultatet e anketimit online

Për të pasur mundësi për të analizuar më gjërë situatën, në mënyrën e përdorimit të detergjenteve në familjet

që jetojnë përgjat lumit Ishëm, grupi i punës ka redaktuar një pyetësore online. Pyetësori ishtë gjysëm i

stukturuar dhe është shperndarë në zonën Tiranë-Durrës me anë të rrjetit social face-book. Pyetësori ka

qënë aktiv për një periudhë 1-Mujore, 81 individë kanë shprehur intereisin për t’iu përgjigjur. 66% e të

anketuarve janë nga qarku i Tiranës dhe 34% e tyre jetojnë në qarkun e durrësit. 61% e tyre janë femra dhe

pjesa tjeter meshkuj. Janë përgjithësisht të rinjt që janë përgjigjur ku mosha mesatare është rreth 24 vjeç

por rangu i moshës varion nga 18 në 55 vjec. Numri i pjestarëve të familjeve nga të intervistuarit janë

mesatarisht 4.6 anëtarë. Analiza e mëposhtme është e njejtë me analizën e të dhënave të bëra mësipër me

familjet e intervisuara ballë për ballë.

Mënyra e përdorimit të detergjenteve komercial nga të anketuatit online

Gjithsej janë konstatuar 9 lloje te ndryshëm detergjentësh. Detergjentët më të përdorur nga të anketuarit

online është përsëri Ariel (rreth 58%) e ndjekur nga Deka (12%), Dash (11%) dhe Bonux 6%. Rezultat i

cili është në të njejtën linjë me rezultatet e marra nga familljet e intervistuara ball për ball.

Page 24: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

24

Figure 14. Llojet e detergjenteve komercial të përdorur (Anketimi online)

Të pyetur nëse të intervistuarit i lexojnë udhëzimet dhe rekomandimet që ndodhen në paketimin e

detergjenteve, rezulton që pjesa më e madhe janë përgjigjur që po, rreth 65% e tyre. Ky është një rezultat

që nuk përkon me rezultatet e marra në intervistat ballë për ballë.

Figure 15. Rezulatet mbi leximin e udhëzimeve në pakeetimin e detergjentëve

Duke qënë që cdo etiketim udhëzimet janë bazuar në fortësinë e ujit, përgjigjet e marra nëse e konsiderojnë

fortësine e ujit për të bërë dozimin korrekt të detergjenteve, tregojnë një situatë tjeter nga ajo e parashtruara.

Rreth 42% e tyre janë përgjigjur që nuk e marrin parasysh fortësinë e ujit dhe 33% e të anketuarve as nuk

Page 25: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

25

e dinë cfarë është ajo. Vetem 24% e tyre e konsiderojnë fortësinë e ujit për të bërë dozimin korrekt të

detergjenteve.

Figure 16. Fortësia e ujit dhe dozimi korrekt

Mënyra e dozimit, sipas rezultateve të marra nga anketimi, bëhet përgjithsisht me gotën e milimetruar për

detergjentë, mbi 50% e tyre. Por rreth 15% e tyre sasinë e detergjentin të përdorur e hedhin direkt nga

paketimi i detergjentit.

Figure 17. Mënyra e dozimit tek anketimi online

Të pyetur mbi arsyjet që cojnë në përllogaritjen e sasisë të përdorur të detergjenteve ose nëse përdorin të

njëjten sasi gjithmonë, rezulton që 33% e tyre cilsojnë sasinë e rrobave si aryja kryesore nga ku varet

dozimi. Ndjekur nga 30% e tyre që përdorin të njejtën sasi gjithmonë. Nje pjes e vogel e të anketuarëve

Page 26: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

26

janë përgjigjur që sasia e detergjentit të përdorur gjatë larjes varet nga sasia, ngjyra dhe niveli i ndotjes së

rrobave.

Së fundmi, rezultatet mbi sasinë mesatare të detergjentit të përdorur gjatë një larje, janë të paraqitura në

grafikun e mëposhtëm. Nisur nga detergjenti me i përdorur që është Arieli, shohim që sasia mesatare e

përdorur për larje është më e vogël se sasia e sugjeruar në tabelen 1. (143 ml nga 145 e sugjeruar).

Gjithashtu Dash dhe Deka të cilët ishin detergjentët më i përdorur pas Ariel.

Page 27: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

27

Impakti i detergjenteve në ekonominë e familjeve

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i pyetësorit ishte dhe impakti që kanë detergjentët në ekonominë e të

anketuarëve. Duke u nisur nga numri i pjestarëve të famijeve të intervistuar, mesatarisht janë familje me

4.1 anëtarë dhe mesatarja e larjeve në javë është 4.6. Rrreth 50% e familjeve bëjnë 4-5 herë larje në një

javë. Duke u nisur nga perceptimi i tyre mbi vleren që secila famije mund të harxhoje vetem për detergjentët,

ka rezultuar një mesatare prej 2586 ALL në muaj. Kjo e përkthyer për person është nje mesatare rreth 687

ALL për person/muaj.

Figure 18. Frekuenca e larjeve në një javë

Por duke qënë që për 53 familjet e trajnuara, kemi marrë dozën e rekomanduar, për secilin detergjent të

përdorur, mund të llogarisim përafersisht, sasinë e detergjentit të harxhuar në një vit tek cdo familje. Marrim

rastin e një familje prej 4 antarësh. Numri i larjeve në javë do jet mesatarisht 4 larje/javë, një vit ka 52 javë,

që do të thotë që kjo familje bën 208 larje/vit. Doza mesatare e përdorur është 170ml ose e konvertuar në

gram 120gr/larje. Në vit kjo familje përdor përafërsisht 25kg/ detergjent/vit ose rreth 2 kg/detergjent në

muaj.

Përmbledhje edhe rekomandimet

Detergjentet janë një ndër produktet më të rëndësishme të kosumit ditor në familjet Shqiptare. Tregu i

detergjentëve është rritur shpejt, pasi shpërndarësit kanë qenë shumë agresivë në futjen e markave të reja

ndërkombëtare duke shtuar larminë dhe konkurrencën. Rezultatet nga anketimet e bëra nga grupi

ENFORCE Shqipëri, kanë treguar që shpenzimet mujore për detergjent për person varion rreth 687

ALL/Person. Ka një lidhje lineare të numrit të antarëve në familje me numrin e larjeve të rrobave. Që do të

thotë, një familje me 4 anëtarë, bën 4 larje në javë ose 16 larje në muaj. E përkthyer kjo në vlerë monetare,

është rreth 2700 ALL në muaj për një familje me 4 anëtarë vetëm për detergjent. Por kjo është vetëm

impakti i drejtpërdrejt dhe lehtësisht i matshëm në ekonominë e familjeve. Tek shpenzimet e tërthorta janë

të shumta, nga konsumi i energjisë dhe ujit, duke larë në temperatura të larta. Sipas rezultateve, mesatarisht

temperatura e larjes për rrobat me ngjyra është mesatarisht 40°C dhe ato me ngjyra 90°C. Një aspekt tjetër

i rëndësishëm i këtij raporti është cështja e mbi-dozimit. Grupi i trajnuesve të Enforce, ka bërë trajnimin e

53 familjeve të intervistuara ballë për ballë. Rezultatet kanë treguar që vetëm 26% e tyre nuk kanë bërë mbi

dozim. Ndërsa pjesa më e madhe e familjeve, mbi-dozimi ka arritur në nivele dhe mbi 50% nga niveli i

0 5 10 15 20 25 30

1-3 here ne jave

4-5 here ne jave

6-7 here ne jave

1-3 here ne jave 4-5 here ne jave 6-7 here ne jave

nr 17 26 10

NR. I LARJE VE NE NJE JAVE

Page 28: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

28

rekomanduar, rreth 20% e familjeve. Kjo pasi, sipas rezultateve, familjet nuk i ndjekin udhëzimet në

paketimet e detergjenteve. Në këtë rast rekomandohet sensibilizimi i mëtejshëm mbi dozimin korrekt të

detergjenteve duke bërë të mundur uljen e kostove për familjet por gjithashtu reduktimin e ndikimit negativ

në mjedis.

Figure 19. Rezultatet e mbi-dozimit tek familjet e trajnuara

Në bazë të gjëndjes fizike të dergjenteve, ato që konstatohen më së shumti në tregun Shqiptar janë

detergjentët pluhur dhe ato të lëngshëm. Detergjentët pluhur, kanë përqëndrim më të ulët të surfakantëve,

por dozimi është shumë më i lehtë në rastin e këtyre detergjenteve kështu që fenomeni i mbi dozimit është

më i kontrollueshëm. Nga anketimet e bëra, detergjentët më të përdorur janë Ariel (45%), Dash (12%) dhe

Deka (11%) të gjithë detergjent pluhur. Tek analiza e 26 detergjenteve komercial në Shqipëri, Ariel ishte

detergjenti që ishte më pak miqësor me mjedisin, nisur nga doza e rekomanduar dhe po ashtu me kosto më

të lartë. Dash dhe Deka janë detergjent më miqësor me mjedisin dhe me ekonomik.

Në zonën e marrë në studim, fortësia e ujit është mesatare, nga ku është përllogaritur kjo doza e

rekomanduar. Doza e rekomanduar ndryshon nga njëri detergjent tek tjetri (figura 20). Shumë nga

anketuarit, rreth 30%, kanë deklaruar që përdorin të njëjtën sasi detergjenti për lloje të ndryshme

detergjentësh. Doza mesatare e marrë nga doza e përdorimit për larje nga të anketuarit, rezulton që rreth

75% e detergjenteve të përdorur kanë një dozë përdorimi më të lartë se nga cfarë rekomandohet. Dhe vetem

15% e tyre përdoren sipas udhëzimeve. Në këtë rast rekomandohet t’i kushtohet vemendje më e madhe

udhëzimeve të detergjenteve sidomos kur kemi të bëjmë me ndryshim të llojeve të detergjenteve.

Page 29: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

29

Figure 20. Dozimi për secilin detergjent tek të anketuarit

Produkti më i përdorur, Ariel, është një produkt që gjëndet edhe në tregun Evropian. Në një vëzhgim të

udhëzimeve mbi dozimin, rezulton që ka diferenca midis shteteve dhe gjithashtu një diference e madhe me

produktin në tregun Shqiptarë. Si shtete reference janë marrë Franca dhe Gjermania, dhe sic tregohet në

fotot e mëposhtëme, sasia minimale e rekomanduar është 75ml në Gjermani, 100ml në Francë dhe 145ml

në Shqipëri. Gjithashtu ajo që vihet re është që rritja e dozës nga ajo minimale tek doza maksimale ka një

propocion prej afërsisht 30ml në Gjermani, 50 në France dhe, 70 ml në Shqipëri. Doza e rekomanduar, në

rast se kemi fortësi uji të lartë dhe rroba shumë të ndotura, doza e rekomanduar plus dozës baze, është

propocionale më diferencën e lart përmendur.

Page 30: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

30

ARIEL Gjermani ARIEL Francë ARIEL Shqipëri

Për të marrë një konfirmim mbi këtë çështje, përfaqësues të ENFORCE Shqipëri, kontaktuan direkt

kompaninë në fjalë. Në përgjigjen e marrë, thkesohej që kompania, në dijeni të tyre, nuk sugjerohej një

dozë prej 220 ml për 6-8 kg larje por doza korrekte në këtë rast është 160ml (Pjes nga email-i). “I did ëant to make a note that 210ml isn’t actually recommended of 6-8kg of ëashing, ëe ëould recommend around 160ml for a 6-8kg load. Ëashing loads that come to the ëeight of 9+kg, then 210ml of poëder is recommended for these size loads. This is all labelled on the size of the box ëhere it shoës

the dosing cup and the measurements to the side of the cup”. Në një situatë të tillë, ajo që sugjerohet është dozim më të ulët sec rekomandohet tek paketimi i Ariel

Shqipëri. Gjithashtu rekomandohet që instancat për mbrojtjen e konsumatorit Shqiptarë të bëjn më shumë

kontrroll mbi produktin e lart përmëndur por dhe për produktet e tjera pasi mund të kemi një politikë të

brënshme të kësaj industrie mbi cështjen e dozimit.

Page 31: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

31

Referencat

[1] “History of Detergents,Detergents History,Chemistry of Soap Making.”

http://www.detergentsandsoaps.com/detergents-history.html (accessed Feb. 08, 2021).

[2] E. Smulders et al., “Laundry Detergents,” in Ullmann’s Encyclopedia of Industrial Chemistry, Wiley-VCH

Verlag GmbH & Co. KGaA, Ed. Weinheim, Germany: Wiley-VCH Verlag GmbH & Co. KGaA, 2007, p.

a08_315.pub2.

[3] “Science on the Shelves - Supermolecules,” 2002.

https://www.york.ac.uk/res/sots/activities/supermols.htm#washing (accessed Feb. 06, 2021).

[4] D. Bajpai and V. Tyagi, “Laundry Detergents: An Overview,” J. Oleo Sci., vol. 56, pp. 327–40, Feb. 2007,

doi: 10.5650/jos.56.327.

[5] H. S. Olsen and P. Falholt, “The role of enzymes in modern detergency,” J. Surfactants Deterg., vol. 1, no.

4, pp. 555–567, Oct. 1998, doi: 10.1007/s11743-998-0058-7.

[6] “11 Types of Laundry Detergents (Powder, Liquid, Pods,” Oh So Spotless, Aug. 17, 2020.

https://ohsospotless.com/types-of-detergents/ (accessed Feb. 08, 2021).

[7] “Dishwasher Detergents: Liquids, Tablets, Pods, or Powder?,” ReviewThis, Jul. 14, 2019.

https://www.reviewthis.com/dishwasher-liquid-tablets-pods/ (accessed Feb. 08, 2021).

[8] “Europe Laundry Detergents Market Report and Forecast 2021-2026.”

https://www.expertmarketresearch.com/reports/europe-laundry-detergents-market (accessed Feb. 08, 2021).

[9] “Tregu i detergjentwve: Larje nga importi |,” Revista Monitor, May 25, 2013. https://www.monitor.al/tregu-

i-detergjenteve-larje-nga-importi/ (accessed Feb. 08, 2021).

[10] “Detergents: Series of Health Controversies - The New York Times.”

https://www.nytimes.com/1971/09/18/archives/detergents-series-of-health-controversies.html (accessed Feb. 09,

2021).

[11] “194.pdf.” Accessed: Feb. 09, 2021. [Online]. Available:

https://www.umweltbundesamt.de/sites/default/files/medien/publikation/long/194.pdf.

[12] “Effects of detergents on aquatic freshwater life.” https://www.lenntech.com/aquatic/detergents.htm

(accessed Feb. 09, 2021).

[13] R. M. S. Radin Mohamed, A. Al-Gheethi, J. Noramira, C. Chan, M. Hashim, and M. Sabariah, “Effect of

detergents from laundry greywater on soil properties: a preliminary study,” Appl. Water Sci., vol. 8, Mar. 2018, doi:

10.1007/s13201-018-0664-3.

[14] “Practical Report: The effect of detergents on plants,” Angles and Acid.

http://www.anglesandacid.com/practical-report-the-effect-of-detergents-on-plants.html (accessed Feb. 09, 2021).

[15] “Laundry Detergent Market Size, Share, Analysis | Industry Report, 2025.”

https://www.grandviewresearch.com/industry-analysis/laundry-detergent-market (accessed Feb. 09, 2021).

[16] “Study: Frequent Use of Cleaning Products May Increase Risk of Childhood Asthma | Children’s Health

Initiative | EWG.” https://www.ewg.org/childrenshealth/23052/study-frequent-use-cleaning-products-may-increase-

risk-childhood-asthma (accessed Feb. 09, 2021).

[17] M. Wang et al., “Laundry detergents and detergent residue after rinsing directly disrupt tight junction barrier

integrity in human bronchial epithelial cells,” J. Allergy Clin. Immunol., vol. 143, no. 5, pp. 1892–1903, May 2019,

doi: 10.1016/j.jaci.2018.11.016.

[18] “Textiles and Optical Brightening Agents | X-Rite Blog,” X-Rite. https://www.xrite.com/blog/textiles-optical-

brightening-agents (accessed Feb. 09, 2021).

[19] “Information and Advice for Light Sensitivity,” LUPUS UK. http://www.lupusuk.org.uk/eclipse/information-

and-advice/ (accessed Feb. 09, 2021).

[20] “Waschmittel: Umweltbelastung? - Haushalts-Check - ARD | Das Erste.”

https://www.daserste.de/information/ratgeber-service/haushaltscheck/03112014-haushalts-check-2-waschmittel-

umwelt-100.html (accessed Feb. 09, 2021).

[21] “Powder vs. Liquid Laundry Detergent: Which Is Better? | Whirlpool.”

https://www.whirlpool.com/blog/washers-and-dryers/powder-vs-liquid-laundry-detergent.html (accessed Feb. 09,

2021).

[22] “3 Tipps zur richtigen Dosierung von Waschmittel,” Bewusst Haushalten. https://www.bewusst-

haushalten.at/artikel/waschmittel-dosierung/ (accessed Feb. 09, 2021).

Page 32: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

32

[23] “WASSERHÄRTE Informationen und Ratgeber. Definition Kalk im Wasser Ratgeber / Tipps

Umrechnungstabelle Wasserhärte messen - PDF Kostenfreier Download.” https://docplayer.org/76230339-

Wasserhaerte-informationen-und-ratgeber-definition-kalk-im-wasser-ratgeber-tipps-umrechnungstabelle-

wasserhaerte-messen.html (accessed Feb. 10, 2021).

ANEKSET

Foto gjatë trajnimit tek familjet Shqiptare:

Page 33: Detergjentët Komercial

Enforce Detergjentët Komercial - Raporti Final

33