dhjetor 2010 shkodra pazar

40
Fq. 10-11 Fq. 6-7 Fq. 8-9 Zenepe Dibra: “Ky qytet i ka themelet mbi trupin e një gruaje” Fq. 14-15 Fq. 16 Fq. 18-19 Zef Deda : “Nuk guxon kurr me u shu arti në Shkodër” Shkodra nën pushtimin e mbretërisë së ujit! Bisnesi Italian gati të financojë për Shkodrën Nga Anton ZALLI Nga Roland NDOCI Valter Fushaj : “Për Shkodrën e Vllazninë do të financoj gjithmonë” PROMO EVENTS AGENCY: ATY KU LINDIN IDETë PëR DASMëN TUAJ! Mos e humbisni mundësinë e një reklamimi të suksesshëm! FAQE 3

Upload: shkodra-pazar

Post on 10-Mar-2016

292 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Numrii dhjetorit 2010 i revistes Shkodra Pazar

TRANSCRIPT

Page 1: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

Fq. 10-11

Fq. 6-7

Fq. 8-9

Zenepe Dibra: “Ky qytet i ka themelet mbi

trupin e një gruaje”

Fq. 14-15

Fq. 16

Fq. 18-19

Zef Deda : “Nuk guxon kurr me u shu

arti në Shkodër”

Shkodra nën pushtimin e mbretërisë së ujit!

Bisnesi Italian gati të financojë për Shkodrën

Nga Anton ZALLI

Nga Roland NDOCI

Valter Fushaj : “Për Shkodrën e Vllazninë do të

financoj gjithmonë”

PROmO EvENtS AgENCy: Aty ku LINDIN IDEtë

PëR DASmëN tuAj!

Mos e humbisni mundësinë e një reklamimi të

suksesshëm!

FAQE 3

Page 2: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

BOTUES:

KRYEREDAKTORanton zaLLI

GRAFIKA / FAQOSJApromo Events

MENAXHERE MARKETINGUJetmira kopLIkU

REDAKSIAEtjon LUMI

Roland NdoCIJetmira kopLIkUafërdita shaNI

www.shkodrapazar.com

Adresa: Në hyrje të Shkodrës qendra tregtare Bexhisteni kati i dytë

Kontakt: 067 22 76 496 & 069 32 86 913

([email protected])(www.promoeventsagency.com)

([email protected])

Page 3: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

Fq. 18-19

zhfrytëzuar kështu vizualitetin e tyre pavarësisht frytit që mund të japë. Por ne synojmë të injek-tojmë tek bizneset idenë e kontratave afatgjata me synimin që reklamimi të jetë shumë më efikas e më i ulët në çmim. Kjo me një kusht të vetëm: që në fund të kontratës ju të keni patur rritje të dukshme të klientelës dhe përfitimit financiar. Ndaj dhe si kryeartikull për muajin e dhjetorit që shënon dhe muajin e pestë të krijimit të revistës marrim guximin t’u themi se e kemi gjetur zgjidhjen që biznesi juaj të ketë sukses. Me një shtrirje në të gjitha qytetet e veriut të Shqipërisë,me tirazh prej 2500 kopjesh, me 40 faqe e me një çmim simbolik prej vetëm 100 lekësh e bën revistën tonë të parën në tregun e mediave që synojnë reklamimin e biznesit. Ne jemi të vetmit tashmë dhe të parët që sigurojmë suksesin e biznesit tuaj. Në qoftëse dëshironi që biznesi juaj të njohë rritje të dukshme në krahasim me të tjerët ne u themi vetëm një gjë : “ Mos e humbisni mundësinë të shikoni frytet e një reklamimi të suksesshëm”! Dhe në fund në emër të redaksisë së revistës “Shkodra Pazar” ju uroj në veçanti të gjithë lexuesve gëzuar festat e fundvitit duke ju premtuar se në vitin 2011 do të jemi një familje shumë më e madhe dhe më e suksesshme në fushën e biznesit.

zhvatës apo shfrytëzues. E them këtë pasi shumë media e subjekte të tjera krijohen me një qëllim të caktuar për të ekzistuar dy vjet apo më pak me objektiv të qartë “zhvatjen e xhepave tuaj” me anë

të reklamimit apo konkurencës së pandershme. Por ne kemi një plan afatgjatë, këtë e tregon dhe serioziteti me të cilin ne punojmë dhe tentojmë të krijojmë bazat e revistës mbi besimin, saktësinë, cilësinë dhe ajo që është më e rëndësishme t’i sjellim sukses biznesit tuaj. Duke marrë shkas dhe nga eksperienca ime e mëparshme si një gazetar i mediave vizive kam studiuar shumë mirë dhe pjesën e reklamimit në televizione. Në shkallë republike mediat kanë një drejtim të veçantë të cilat janë të gatshme dhe për një kontratë rekla-muese që përfshin vetëm pak sekonda duke

“Me një shtrirje në të gjitha qytetet e veriut të Shqipërisë, tirazh prej 2500 kopjesh, 40 faqe e me një çmim simbolik prej vetëm 100 lekësh e bën revistën “Shkodra Pazar” të parën dhe të vetmen që siguron suksesin e biznesit tuaj”

mos e humbisni mundësinë e një reklamimi të suksesshëm! Editorial

Në ekonominë e tregut dhe aq më tepër në ekonominë Shqiptare që është

duke kaluar një tranzicion të fuqishëm drejt një globalizimi lind e nevojshme reklamimi i biznesit. Pyetja që shtrohet ështe e thjeshtë por që kërkon një përgjigje të detajuar e lidhur me efikasitetin e reklamës. Si të veproj që biznesi im të ketë sukses? Në këtë editorial do të jap një përgjigje jo në rolin e specialistit por në rrafshin e prakticitetit dhe vështirësive që biznesi shqiptar e konkretisht ai shkodran është duke hasur dita ditës. Në rubrikat e revistës “Shkodra Pazar” tentojmë të japim sa më shumë informacione të detajuara për biznesin, apo siç kemi bërë këtë numër duke intervistuar vetë biznesmenët që kanë arritur të kenë sukses në këtë fushë. Por në një vëzhgim të përditshëm të situatës ekonomike dhe ritmit të zhvillimit qoftë objektiv apo subjektiv në të gjitha aspektet kemi të bëjmë me disa vështirësi që mund të kalohen lehtësisht nëpërmjet reklamimit. Si ta bëj biznesin tim të njohur? Si të rris numrin e klientave? Si të lajmëroj klientët e mi për një produkt të ri? Si të kem fitime më të mëdha? Këto dhe shumë pyetje të tjera mund të gjejnë zgjidhje të suksesshme vetëm me anën e reklamës. Jo më kot ne si redaksi kemi marrë të gjitha fuqitë dhe aftësitë tona për të ngritur në qytetin e Shkodrës një revistë që i kushtohet plotësisht biznesit por dhe familjes. Ndaj mund të kemi trokitur në zyrat tuaja duke ju informuar për ofertat tona. Qëllimi ynë nuk është

NUMRI 5 dhjETOR 2010shkodRa pazaR 3

Fq. 10-11 Fq. 14-15

Valter Fushaj :

“Për Shkodrën e Vllazninë do të financoj gjithmonë”

Zenepe Dibra:

“Ky qytet i ka themelet mbi trupin e një gruaje”

Zef Deda : “Nuk guxon kurr me u shu

arti në Shkodër”

PROmO EvENtS AgENCy: Aty ku LINDIN IDEtë

PëR DASmëN tuAj!

Fq. 16

Anton ZALLI

Shkodra nën pushtimin e mbretërisë së ujit!

Nga Anton ZALLI

Fq. 8-9Fq. 6-7

Bisnesi Italian gati të financojë për Shkodrën

Nga Roland NDOCIEd

ITO

RIA

L

Armir grima :

Fq.36-37

“ Për vllazninë nuk e kursej shëndetin tim”

Armando Lohja :

Fq. 24

“Duhet të ketë më shumë aktivitete kulturore në Shkodër”

Page 4: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar
Page 5: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar
Page 6: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

jemi pushtuar nga Osmanët, Gjermanët e Italianët shumë shekuj më parë. Shqipëria e sidomos qyteti i Shkodrës ka arritur t’u bëjë ballë të gjitha luftërave duke mos u dorëzuar për asnjë moment të vetëm. Pavarësisht të gjithave për qytetin më të madh verior do të ketë dhe një tjetër pushtim në vitin 2010. Mund të quhet e paimagjinueshme, por shkodranët janë pushtuar 5 herë brenda një viti. duke filluar nga muaji janar pikërisht me datën 2 janar të vitit 2010 dhe deri në muajin nëntor që do të shënonte herën e pestë. Këtë herë nën sundimin e mbretërisë së ujit. Lumi Buna ka vërshuar në lagjet e qytetit duke detyruar familjet të lënë shtëpitë e tyre dhe të strehohen në konvikte apo hotele. Një situatë me të vërtetë shumë kaotike dhe e pashp-jegueshme. Përveç problemit që u ka ndodhur qytetarëve ato duhet të dëgjojnë dhe deklaratat e ndryshme politike. Sipas qeverisë janë duke u marrë të gjitha masat e duhura që të mos ketë asnjë dëmtim në njerëz. Ndërkohë shumë shtëpi janë mbuluar nga uji duke e bërë të pamundur banimin në to. dëmet janë të paimagjinueshme, ndërkohë që frika e një epidemie është përhapur gjithandej. Nuk mungon dhe frika në zonat e tjera të përmbytura. Pikërisht në Obot, dajç, Bërdicë, Bushat, Malësi e Madhe, e më pas Shkodra në lagjet e Livadeve dhe të Xhabiajve. duke mos u ndalur në shifra ajo që ka rëndësi është fatkeqësia me të cilën qytetarët shkodranë duhet të përballen. Askush nuk e kishte imagjinuar që në vitin 2010 duhet të përballet me ujin. Gjithsesi akoma nuk dihet se deri kur do të vijojë pushtimin e saj kjo mbretëri.

Shkodra nën pushtimin e mbretërisë së ujit!Nga Anton ZALLI

topalli gjatë vëzhgimit të saj në zonat e përmbytura FOTOT U MUNdËSUAN Gj. GjEKA

SPEC

IALE

6

Page 7: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, njëkohësisht dhe zonja që përfaqëson qytetin e Shkodrës në hallkat drej-tuese të qeverisë Shqiptare ka inspektuar vazhdimisht zonat e Shkodrës të përmbytura nga uji. Topalli si një qytetare shkodrane nuk ka bërë për asnjë moment të vetëm një shkëputje nga interesi për të shpëtuar të gjithë banorët e përmbytur nga uji. Redaksia e revistës Shkodra Pazar ka ndjekur nga afër inspektimet e zonjës Topalli. Në fjalën e saj kryeparlamentarja ka bërë gjithmonë thirrje të vazhdueshme për evakuim. Ndërkohë që ka theksuar se detyra e shtetit është të menaxhojë sa më mirë situatën dhe të shpëtojë jetët e njerëzve të rrezikuar. “Asnjë qytet tjetër, asnjë pjesë e rajonit të Ballkanit si pjesa e Shkodrës nuk është e ven-dosur në mënyrë të tillë, që të gjitha shkarkimet nga gjysma e Ballkanit të derdhen në këtë pjesë të basenit të Shkodrës. Këtu kam parasysh, duke filluar nga lumi i Moraçës, i Semit, i Përroit të Thatë, i Gjadrit, i Valbo-nës, i Bunës, i drinit dhe fryrja shumë e madhe e liq-enit të Shkodrës”, ka thënë ajo. Ndërkohë që një ndër meritat e saj dhe të qeverisë Shqiptare ka të bëjë me transferimin e të gjitha forcave të ushtrisë për të ndi-hmuar familjarët që gjenden tashmë nën pushtimin e mbretërisë së ujit.

topalli : “Qeveria ka për detyrë të shpëtojë jetë”

Helikopterët e evakuimit në “ Loro Boriçi”

Page 8: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

Biznesi Italian gati të financojë për ShkodrënNga Roland NDOCI

Në ambjentet e Grand hotel Europa, me organizimin teknik te Agjensisë për zhvillimin lokal Teuleda, është zhvilluar në datat 1-3 dhjetor një prezantim dhe konkre-tizim i projektit Prices, me objektiv kryesor krijimin e raporteve mes ndërmarrjeve italiane të disa kra-hinave pjesëmarrëse në këtë projekt dhe ndërmarrjeve shkodrane. Në takimin prezantues, për të uruar punimet e këtij seminari dhe për të shprehur ndjenjën e mikpritjes së popullit shkodran, megjithë vështirësitë e ketyre ditëve ishte i pranishëm zëvendës kryetari i Bashkisë z. Ahmet Omi. Gjatë kësaj mbrëmjeje relacionuan përfaqësues të lartë të Ambasadës Italiane në Shqipëri, të Institutit për Tregtinë e jashtme, të Kooperimit të decen-tralizuar ashtu si edhe elemente protagonistë të këtij projekti. Ky pprojekt pati një numër të kon-siderueshëm aderimesh, lidhur me afërsinë e të dy vendeve dhe me perceptimin e mundësive që ju paraqiten ndërmarrjeve italiane për të bashkëpunuar me ndërmar-rje të vendeve të tjera nga ana tjetër e Adriatikut. jo me më pak rëndësi është edhe lehtësia në komunikim, duke nisur nga fakti që një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare dhe aq më tepër e subjekteve ekonomike flasin mirë gjuhën italiane. Prices - është një akronim ( Programma regionale integrale di cooperazi-one economica sociale), që mer-ret me zhvillim ekonomik dhe ka si objektiv krijimin e lidhjeve mes ndërmarrjeve të vogla e të mesme të krahinave italiane që marrin pjesë në këtë projekt dhe vendeve të Europës juglindore të interesuara nga ky projekt., Serbia, Bosnja dhe Shqipëria, me zonën e Shkodrës. Projekti është në fazë të avancuar, dhe përmbyllja e tij është parashi-kuar për në maj 2011. Objek-tivi është të rritet kooperimi mes subjekteve italiane dhe atyre shqiptare përmes furni-zimit të të mirave e shërbimeve dhe krijimit të joint-venture. Projekti ka dy nivele veprimi kohore: me kohë të shkurtër (vendosja në kontakt e ndër-marrjeve të të dy vendeve ) dhe një tjetër pak më ambicioz me afat të mesëm apo të gjatë në ate të një projektimi pilot të përbashkët. Gjatë misionit të parë në mars të këtij viti janë organizuar disa takime edhe me administratën lokale për të kuptuar se cilat mund të ishin

sektorët te të cilët duhej përqën-druar më tepër vëmendja. Në këtë mënyrë janë zgjedhur dy sektorë me një interes të veçantë për zonën e Shkodrës që janë: sektori i turizmit dhe ai i manifakturave. Ky mision biznesi që gëzon pjesëmarrjen e rreth 50 firmave italiane e rreth 70 firmave shqiptare mbulon shumë sektorë ekonomikë. Inisiativat që kanë një mundësi zhvillimi janë të tre tipeve : përshtatje e sistemit mik-pritës në krahinën e Shkodrës, për një turizëm ku turisti europian të gjejë një standart të përshtatshëm , gjetja e një ndërtese për një busi-ness lab, vend ku ndërmarrjet të përqëndrojnë veprimtaritë e tyre dhe një laborator eksperimental për të formuar figura që do të shtojnë kapacitetin e zonës së Shkodrës. Në vija të përgjithshme kjo është linja e projektit: ajo që është bërë dhe që do të bëhet në të ardhmen. drejtoresha e partnerit lokal, agjensia për zhvil-lim Teuleda, dr. Klaudia darragjati, në fjalën e saj drejtuar ansamblesë, përgëzoji të pranishmit për pjesë-marrjen kaq të madhe në numër gjatë këtij eventi. Në relacionin e saj paraqiti një panoramë të gjerë mbi atë që është situata legjislative dhe ekonomike e Shqipërisë në përgjithësi, në rrugën e integrimit të vendit drejt Bashkimit Euro-pian, dhe rajonit të Shkodrës në veçanti. Mundësitë e bashkëpun-imit në territorin e Shkodrës janë të shumta nisur edhe nga pozita e saj gjeografike dhe nga prirjet e saj në shekuj drejt kooperimit me vendet europiane. Me shumë interes ishte edhe ndërhyrja e dr. Capurso, i zyrës së kooperimit italian, i cili u ndal te

Bizneset italiane pjesmarrëse në takim

Beton Plus Çuliqi Srl RenovaBërdica ShpkSatlinkRozafaPrint desingFFShPenelopëFirstechGledis ShpkApiColtoriAssociationApiColtoriAssociationApiColtori As-sociationMelgushi ShpkAcmetechAl-PolB.e.cProfessional PartnersShtypshkronja ShkodërShtypshkronja Volaj

Bizneset shqiptare pjesmarrëse në takimAREuropro-jectsKolpingValz – NCCIAA Italo-albaneseCCIAA di ScutariCCIAA di Lezha hidroteknika TLd ShpkGmnEurotop ShpkRadio PullaFaqaArbyl ShpkSamseli FregjajNordon 1Rozafa ShpkKancelari ASTFAGjoni ImpexPromEvent AgencyElektro – TekAgro Puka

Sky 07 j&V confec-tion ShpkBella Confex ShpkValko ShpkShkodra Travel and ToursAta Qëndra At Mhill TroshaniEuropa Travel and ToursKostandin GroupSpace ShpkANN’s KollAlbanëeb Studiojastin Confec-tionArso ShpkVëllezërit GjiniMiculi Shpk

GemalReci pro-dhimtarVoice starLanbral shpkSan Paolo- Kleit ShpkMare AdriatikArtur BrociMilan 2005Alba ClamShkodra Travel and àToursViva argjen-dariEuromode School Lezha Qëndër Komerciale XhiliMetaboUsard KlimaAlbamilk Melgusha Veleçiku MilkModa TELI

një projekt mbështetjeje të zhvillit të sistemit ekonomik të Shqipërisë, për të arritur në një raport partner-iteti. Objektivi i këtij programi është të favorizojë hyrjen në sistemin e kredisë së lehtësuar të ndërmarrjeve të vogla e të mesme shqiptare. e pak fjalë një program i tillë përfshin të gjitha ndërmarrjet shqiptare, të cilat mund të kërkojnë një financim me përqindje të lehtësuar për blerjen e të mirave e shërbimeve me origjinë italiane: teknologji, pjesë këmbimi

e pajisje. Financimi që mund të kërkohet ka interesa në 5,5% në euro, dhe 8,5% në lekë dhe mund të shkojë nga 50.000 deri në 500.000 euro në një periudhë pagese nga 5 deri në 8 vjet. Treditëshi i takimit vazhdoi ditën e nesërme e të pas-nesërme me takime B2B, mes ndër-marrjeve italiane e atyre shkodrane për tu finalizuar gjatë vitit të ardh-shëm me një vizitë të ngjashme të ndërmarrjeve shqiptare në rajonet e Italisë të interesuara nga ky projekt.

Abm SrlEffegi Italia SpaEnergesco SRLIcr spaImpresa Benito Stirpe SpaInteco SrlMassaro Costruzione SrlOlio OttavianiMauro Leoni GioelliMaragno GaetanoFormapulia SrlAbitalia 09Ad companyAd Company SrlAs di Vito Labruna & CAssociazione form 360Associazione Profeta ApsCdq Italia sr lCed Studio Rossetti

Colorificio Lorisplastdyrecta di Galiano & CEcosintex SrlIndustria pesca Caggianelli & CKamelot Consulting SrlI.c.m SrlMarcotrigiano Costruzioni SrlMerac scrlOpera 77 SasProgetto AziendaUndic srlScaffsystem srlMaisto avvolgibili srlSoc. Coop. Olicoop SrlArac Soc. Coop.Sirianni NicolaRamundo FranxescoTechno-p TechnologyLibra SrlConsorzio TerraCCM

Page 9: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

Në kuadër të bashkëveprimti me një ndër shoqatat që ka dhënë dhe vazhdon me përkushtim të madh të kontribojë për qytetin e Shkodrës dhe më gjërë, revista Shkodra Pazar do t’i kushtojë një vemendje të rëndësishme veprim-tarisë së saj. TEULEdA, është Agjensia e Zhvil-limit Ekonomik Lokal në Qarkun e Shkodrës, e krijuar në vitin 2001 nga aktorë institucionalë, privatë dhe të shoqërisë civile me mbështetjen e UNOPS nëpërmjet programit PASARP. Ndër

“me ekspëriencën unike dhe të suksesshme në Qarkun e Shkodrës, tEuLEDA synon të përshtasë organizimin e saj duke iu afruar modelit të Agjencive Europiane të Zhvil-limit Rajonal me qëllim akred-itimin e saj pranë EuRADA – Rrjeti i Agjencive Europi-ane. Ndërkohë tEuLEDA është pjesë e rrjetit botëror ILS-LEDA të Agjencive të Zhvillimit Ekonomik Lokal, rrjet ky i mbështetur nga uN – kombet e Bashkuara.

TEULEDA dhe zhvillimi i Qarkut Shkodër

anëtarët themelues të TEULEdA-s mund të përmenden Institucioni i Prefektit, Këshilli i Qarkut Shkodër, Bashkia Shkodër, Bashkitë Koplik, Pukë e Fushë-Arrëz, Univer-siteti i Shkodres “Luigj Gurakuqi“, dhoma Rajon-ale e Tregtisë dhe Indus-trisë, drejtoritë Rajonale të Bujqësiss, Mjedisit dhe Punss. Si dhe disa shoqata biznesesh e OjF ts Qarkut. disa nga ksta anëtarë janë të përfaqësuar në Bordin drejtues, i cili siguron edhe lidhjen e tyre me drejtorin ekzekutiv e anasjelltas. TEULEdA është një organ-izate e vetë qëndrueshme, e cila misionin e saj për të vlerësuar resurset lokale dhe për të mbështetur përfshirjen e popullsisë me

pak të avantazhuar në rrethin ekonomik e finan-ciar e ka konkretizuar duke fokusuar veprimtar-inë e saj në promovimin e territorit, në ofrimin e asistencës dhe konsulencës ndermarrjeve të mesme dhe të vogla si dhe duke u përfshirë në projekte zhvillimi ndër rajonale e ndërkufitare, si ata të financuara nga Komisioni Europian. Në kuadrin e promovimit të territorit, së fundmi jane publikuar në dy gjuhë, anglisht dhe italisht - një guide turistike për Qarkun e Shkodrës, e para

kjo e trajtuar në nivel Qarku për Shkodrën. Si dhe një guide inves-timesh gjithashtu në dy gjuhe. Ndërkohë që në ditët e para të muajit dhjetor është organi-zuar një takim B2B mes 60 bizneseh italiane të interesuara për të punuar e bashkëpunuar me bizneset e Qarkut të Shkodrës dhe bizneseve të këtij Qarku. Për sa i përket asistencës për biznesin, TEULEdA operon me një Fond Garancie të vënë në dispozicion nga UNOPS në bashkëpunim me një bankë shqiptare, nëpërmjet të ciles mbështetet kredidhënia për grupet të cilat nuk kanë akses në sistemin bankar në Shqiperi. Në këtë mënyrë u lehtëso-jnë këtyre grupeve kolat-eralin. Agroperpunimi, Artizanati etj, janë fushat kryesore që mbështeten nga kjo skemë. duke

patur parasysh vokacionin mbarëshqiptar për integrimin europian, ishte e natyrshme që edhe TEULEdA në pararojë në Qarkun e Shkodrës t’i drejtohej donatorit, Komisioni Europian e në fakt vetëm në kuadër të programimit të kaluar të fqinjësisë dhe atij ndërkufitar me rajonin e Adriatikut dhe me Italinë në veçanti, TEULEdA ka zbatuar 5 projekte zhvillimi. Me ekspëriencën unike dhe të suksesshme në Qarkun e Shkodrës, TEULEdA synon të përshtasë organizimin e saj duke iu afruar modelit të Agjencive Europiane të Zhvillimit Rajonal me qëllim akreditimin e saj pranë EURAdA – Rrjeti i Agjencive Europiane. Ndërkohë TEULEdA është pjesë e rrjetit botëror ILS-LEdA të Agjencive të Zhvillimit Ekonomik Lokal, rrjet ky i mbështetur nga UN – Kombet e Bashkuara. Mbështetur në ekspërtizen e fituar ndër vite si pjesë integrale dhe pikë reference e zhvillimit të Qarkut Shkodër, në pjesmarrjen aktive në të gjitha përpjekjet në Qarkun e Shkodrës për planifikimin strategjik të zhvillimit të Qarkut, TEULEdA po shoqeron proçesin e planifikimit strategjik në Qarkun e Shkodrës, “për zhvillimin e qëndrueshëm të Turizmit“ me mbështetjën e Programit ARTGOLd 2 Albania.

Në prillin e vitit 2009 Këshilli i Qarkut Shkodër i inkurajuar nga SNZhR (Strategjia Ndërsekto-riale për Zhvillimin Rajonal) e qevërise, lançoi proçesin e planifikimit strategjik të zhvillimit të Qarkut Shkodër, një proçes i hapur ky dhe gjithëpërfshires, ky Komision i Qarkut në rolin e natyrshëm të tij të koordinatorit të proçesit u angazhua intensivisht dhe tashmë Qarku i Shkodrës ka një Koncept Strategjik të Zhvil-limit të Qëndrueshëm të këtij Qarku. Ky është një dokument i rëndësishëm, dhe jo vetëm si një dokument politikash, por më tepër si një udhër-rëfyes për hapat e mëtejshëm në udhën e zhvil-limit të Qarkut Shkoder. Si sintezë e dokumenteve të mëparshëm të planifikimit si dhe atyre aktuale teë komunave e bashkive të territorit, Koncepti Strategjik i Zhvillimit të Qarkut Shkodër orien-ton duke treguar si, ku dhe kur mund apo duhet ndërhyrë për një zhvillim të qëndrueshëm të Qarkut Shkodër, i cili shquhet për resurset e tij natyrore, njerëzore, kulturore dhe jo vetem. Vizioni i këtij koncepti: Zhvillimi Ekonomik do të shoqërohet me zhvillimin urban e rural, me qëllimin për t’u kthyer në një territor kompeti-tiv në rajon, ku biznesi lokal zhvillohet drejt tregjeve ndërkombëtare duke shfrytëzur resur-set natyrore e njerëzore me mbështetjen e një kordinimi rajonal nga KQSh. Koncepti Strat-egjik i Zhvillimit të Qarkut Shkodër identi-fikon katër fusha veprimi (zhvillimi ekonomik, arsimi, enërgjia e rinovueshme dhe turizmi), një ndër ta është turizmi. Në përgjigje të saj dhe të vokacionit të territorit, programi ARTGOLd 2 në bashkepunim me TEULEdA e artiku-loi zhvillimin e qëndrueshem të turizmit në Qarkun e Shkodrës si pjesë të programit të tij, duke i dhënë mundësinë kështu edhe Agjensisë sonë, si je partner historik dhe strategjik i AG2 të udhëheqë këtë proçes. Ashtu si edhe proçesi i hartimit të Konceptit Strategjik të Zhvillimit të QSh, edhe proçesi i planifikimit strategjik drejt zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit është një proçes i hapur dhe përfshirës.

Përgatitur në bashkëpunim me drejtoren e Agjensisë teuleda klaudia Darragjati

Page 10: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

BIZNESMENI I SUKSESSHËM ËSHTË GATI TË BËJË TË TJERA FINANCIME NË QYTETIN VERIOR

Ky është premtimi që ka dhënë njëri prej biznesmenvë më të suksesshëm të këtij qyteti, Valter Fushaj. Revista “Shkodra Pazar” ka përzgjedhur për muajin dhjetor z.Fushaj për të pasqyruar modelin e një biznesmeni të suksesshëm. Me shumë investime të mëdha në qytetin e Shkodrës, ai së bashku me familjen e tij kanë preferuar që të investojnë vetëm këtu. Kjo për faktin se kanë parapëlqyer që t’i shërbejnë më shumë vendit të tyre. Vetë Fushaj aktualisht drejton dhe skuadrën e Vllaznisë. Pavarë-sisht vështirësive në fi nancim ai shprehet i bindur për të mos e lëshuar presidencën. Ndonëse vazhdimisht bën thirrje për bashkëpunim. “Më vjen shumë keq që në Shkodër ka shumë biznesmenë dhe nuk afrohen të kontribuojnë për Vllazninë”, thekson vazhdimisht ai. Ndërkohë që në

listën e gjatë të biznesve si Colosseo, Piazza Park, apo dhe shumë pallate të tjera, investimi më i fundit do të jetë një televizion i ri që do të quhet Star Plus.Një biznesmen shumë i suksesshëm. Çfarë mund të kujtoni nga fi llimet tuaja?Si çdo shqipëtar, pata dëshirë për tu marrë me biznes që në fi llim të viteve ’90. Kontaktet e para i pata me Greqinë dhe aty fi llova një biznes të vogël kryesisht me produkte shtëpiake si dhe veshmbathje. Krahas punës atje si saldator fi llova të merrem me këtë tregti.Si lindi dëshira për tu marrë me tregtinë?Në fi llim shkova për punë, por duke parë ambientin atje dhe duke e krahasuar me Shqipërinë ishte diçka më ndryshe. Duke parë dhe nevojat e shqiptarëve si dhe ndryshimet e çmimeve e pashë të arsyeshme që të fi lloja të merrem dhe me tregti. Gjithçka ishte një iniciativë personale .Po familja si ju mbështeti në këtë sipërmarrje?Për familjen ishte e vështirë në fi llim ikja. Si të gjithë moshatarët e mi, arratisja nga Shqipëria ishte pa aprovimin e familjes. Por kur fi llova tregtinë isha më shumë i pranishëm në Shqipëri. Pastaj biznesi fi lloj dhe këtu. Duke bërë biznese të brendshme. Duke pasur dhe pastiçerinë dhe restorantet e para. Pastaj pata një shkëputje sepse jetova jashtë për 10 vite. Por ne kemi punuar të 3 vëllezërit gjithnjë bashkë. Koordinimi i punës tonë ka qënë shume i mirë dhe njihet si një biznes familjar.

Zgjedhja e parë greqia, një zgjedhje e rastit?Po ishte një zgjedhje e rastit. Me një grup shokësh morëm rrugën për atje dhe të them të vërtetën më është prirë mbarë.Eksperienca jashtë?Në Greqi kam qëndruar pak. Nuk më bindi Greqia për ato ambicjet që kisha. Shumë shpejt lëviza drejt Gjermanisë, Zvicrës, Italisë etj. Kjo lëvizje si ndihmoi zgjerimin e aktivitetit tuaj?Patjetër që shumë. Njohjet e reja, kontratat dhe bërjen e tregtisë. Por unë nuk u shkëputa nga Shqipëria. Gjithnjë kam lëvizuar dhe kam ardhur këtu.Në cilat nga këto vende keni gjetur mbështetjen më të madhe dhe mundësitë më të mira për bashkëpunim?Normalish për Shqipëtarët është Italia. Dhe sot e kësaj dite ne punojmë me Italinë. Pjesa dominuese e materialeve dhe produkteve janë të sjellura nga Italia.Çfarë mund të themi për kulturën e punës?Kur jam kthyer kam pasur biznesin të krijuar nga familja. Koordinimi ka qënë një element

shumë i rëndësishëm. Por gjithsesi unë vendosa të kthehesha dhe jo të rrija jashtë Shqipërisë, përkundrazi unë u ktheva dhe në Shkodër. Kam një nostalgji për këtë qytet. Dhe bizneset tona janë ndër më të fuqishmet këtu në Shkodër. Ndonëse bizneset tona janë zgjeruar edhe më tej. Kultura e punës lidhet me kohën dhe mentalitetin. Por me kurajo, përkushtim e arrin atë që kërkon. Pastaj ne gjetëm tregun për tu përhapur në fushën e ndërtimit, hotelerisë, bareve, restoranteve, import – eksport hekuri, import – eksport të mjeteve të tjera.Cilat janë arsyet që ju bënë të zgjidhnit Shkodrën?Të them të vërtetën nostalgjia që kam për këtë qytet më solli këtu. Shkodra si qytet nuk është se sot për sot të ofron një treg të mirë pune. Shkodra ka një biznes, jo të zgjeruar, por një biznes të mbyllur, pavarësisht se kemi shumë kapacitet, duke pasur pranë Malin e Zi. Anët pozitive janë popullsia dhe emigrimi i madh. Këto të fundit janë të shumtë dhe kanë shumë dëshirë që të punojnë dhe të investojnë në këtë qytet. Kjo është arsyeja që këtu kanë fi lluar të ndryshojnë dhe të marrin vrull gjërat.Në Shkodër është më lehtë që të bëhet biznes, apo jo?

BIZN

ES

10

Valter Fushaj : “Për Shkodrën e Vllazninë do të fi nancoj gjithmonë”Sipas Fushajt, në Shkodër bëhet një biznes i mbyllur por me një potencial të fuqishëm

“Unë kam simpati për Shkodrën dhe dua të kontribuoj sa më shumë për zhvillimin e saj për ekipin e Vllaznisë që unë drejtoj”

vALtER FuSHAj (BIZNESmEN)

Page 11: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

Jo, për mendimin tim nuk është e lehtë. Sot ka konkurencë, në ndërtim, hoteleri dhe më gjërë. Nëse më përpara ka qënë vetëm Colosseo, sot ka dhe shumë hotele të tjera. Por po të punosh me shije dhe me përkushtim, në Shkodër bëhet biznes. Vështirësitë janë të mëdha. Tirana është ndryshe, atje janë më fitimprurëse bizneset. Kjo për shkak se ne shkodranët kemi më shumë fjalë se sa vepra.Në çfarë niveli ekonomik është Shkodra?Niveli ekonomik i Shkodrës është i dobët. Shkodra ka një jetesë pak më të mirë, vetëm falë emigrimit. Për shembull në të gjitha fshatrat e Shkodrës nuk ka familje që nuk ka një person jashtë vendit. Këto pastaj investojnë këtu. Kjo lidhet me dashurinë që kanë për Shkodrën. Pastaj janë ngritë disa biznese të tjera dhe janë hapur disa vende të reja pune. Por në një Shkodër, të favorizuar nga natyra dhe prania e universiteteve, ka shumë për të rregulluar. Qyteti është i bukur dhe me shumë mundësi për të bërë biznes.Ju thatë që e doni këtë qytet dhe e keni treguar duke marrë dhe drejtimin e klubit të Vllaznisë.

Kjo është një përgjegjësi e madhe apo sodis-faksion i madh?Në fillim mund të them që unë e kam dashur këtë skuadër që i vogël. Dhe kur m’u dha mundësia zgjodha të sponsorizoj për të. Në zgjedhjet e para që u zgjodha si zëvendës president, unë nuk kam qënë i pranishëm por kjo solli shumë përgjegjësi për mua. Unë i kisha hapur dyert e bizneseve të mia për skuadrën. Kjo ishte një ndërmarrje shumë e madhe dhe përgjegjësi e madhe për emrin që ka Vllaznia, klubi më i vjetër në Shqipëri. Ky është një biznes në ulje dhe asnjëherë nuk nxjerr shpenzimet e veta. Kjo për shkak dhe të politikave të ndryshme. Por kjo nuk ka ndikuar tek unë. Ndonëse nuk jam pronari i ligjshëm, kam bërë shumë për një admin-istrim shumë të mirë për të. Më vjen keq që biznes-menët në Shkodër nuk afrohen për kontribute, pavarësisht se kush e drejton. 20 milion lekë të vjetra kanë qenë gjithnjë nga ana ime për Vllazninë. Madje dhe zgjedhja si president është bërë dhe në mungesën time. Gjithsesi ne kemi shumë

> Televizioni Star Plus, financimi i radhës

> Si president i Vllaznisë premton

se nuk do ta lëshojë ndonëse ka vështirësi

në financim

trofe të marra këto vite, pavarësisht vështirësive, konkurencës etj. Sot kemi një terren shumë të mirë në stadium dhe kemi një projekt për të bërë aty një qendër të vërtetë sportive.Atëherë gjithë këtë punë e bën një person i vetëm. Sa shpenzon Fushaj për Vllazninë?Klubi asnjë vit nuk ka dalë me fitim, përveç vitit që kemi luajtur me Napolin. Por mua më ka mbajtur dashuria për këtë skuadër. Kam mbështetjen e familjes dhe të biznesmenëve që janë jashtë Shqipërisë. Ata janë shumë dashamirës dhe japin kontributet e tyre. Mua nuk më bën më shumë përshtypje të qënurit president apo jo. Unë jam një njeri i thjeshtë dhe këtë e bëj me shumë pasion. Shumë biznese janë tërhequr nga drejtimi dhe financimi për Vllazninë. Sot ka një sistem menaxhimi për sportin. Duke filluar që nga aktivitetet e skuadrave të vogla të moshës 8 vjeçare. Për mua është e rëndësishme që Vllaznia të eci dhe të ketë sa më shumë suksese. Futbolli duhet të jetë i drejtë. Dhe unë si president mund të kem bërë gabimet e mia por ato nuk kanë qenë të qëllimshme. Vllaznia është krenaria e qytetit dhe për këtë ne si familje kemi kontribuar dhe do të vazhdojmë. Kërkojmë që të jetë pjesë e SH.A-së. Mbajtja e një klubi është biznesi më i

vështirë. Ke të bësh me shumë takime me prindër, federatën, miqtë etj. Do ta lini Vllazninë po të mos fitoni asnjë trofe këtë sezon?Unë Vllazninë nuk dua ta lë. Kjo është më e rëndë-sishmja. Dhe ajo që kërkojmë, është që të jetë në SH.A. Them se e meritojmë pavarësisht klaneve të ndryshme për të. Dhe për aq kohë sa këto klane të vazhdojnë, Vllaznia do ta ketë shumë të vështirë për të ecur. Cilat janë planet tuaja, për një tjetër investim në Shkodër?Do të jetë dhe një televizion, për të cilin është marrë liçensa. Është një televizion shumë i fuqishëm dhe do të ketë teknologjinë dhe mundësinë për tu parë dhe më larg. Ai do të quhet Star Plus dhe nuk do të jetë vetëm për sport. Dhe për ta mbyllur Z. Fushaj, cili do të jetë urimi juaj për festat e fundvitit?

I uroj fat dhe shëndet të plotë dhe suksese në punët e tyre të gjithë qytetarëve të Qarkut Shkodër dhe më gjërë.

Intervistuan: J. KOPLIKU, A. ZALLI

BIZN

ES

11

Page 12: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

[email protected] 067 22 76 496

Page 13: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar
Page 14: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

GRA

TË N

Ë K

ARR

IERË

Ë

14

Zenepe dibra: “Ky qytet i ka themelet mbi trupin e një gruaje”

Përpara një albumi fotografish. Çfarë kujtimesh ngjallin tek ju ato foto bardh e zi? Shpesh herë unë e marr albumin tim për të parë në retrospektivë atë se çfarë kemi kaluar në vite, cilat janë kujtimet që të ngjallin më tepër emocion dhe cilët janë momentet që kanë mbetur të pashlyeshme në kujtesën e një gruaje. Unë kam lindur dhe jam rritur në një familje qytetare shkodrane. jam edukuar me traditat më të bukura që ne kemi trashëguar prej shekujsh si: mikpritja, dashuria dhe respekti për njerëzit e sidomos për të varfërit, respekti për prindërit, të moshuarit, mirënjohja etj. Në një familje kur nëna ime ishte një besimtare e denjë unë jam edukuar me moralin islam që më ka dhënë besimin ndaj Zotit, dashurinë për madhështinë, mëshirën dhe bekimin e tij që nëna me vite mi ka mësuar me

kujdes e me një përkushtim për t’i kultivuar tek fëmijët e mi, dhe për t’i trashëguar tek nipi dhe mbesat e mia. Kam një shkollë që vetëm familja mund ta japë rrallë. jam shumë e lumtur sot që kur kujtoj këshillat e prindërve të mi për të ruajtur këto tradita.mëngjesi i një gruaje në karrierë. Si nis ai?Mbas zgjimit fillon një punë intensive. Zakonisht paraditen unë e kaloj në Bibliotekën e qytetit, dhe ndonjëherë në atë të muzeut, ku merrem me lexime që i shërbejnë studimeve në fushën e historisë së gruas shqiptare, pozitës saj në familje, në shoqëri, në momente të ndryshme të zhvillimit social-ekonomik dhe politik të vendit tonë duke analizuar se si e kanë vështruar të tjerët pozicionin e saj nga pozicione të ndryshme. Por gjatë paraditeve kam edhe impenjime të tjera, si: aktivitete me shoqatën, takime, mbledhje, seminare ku institucione të ndryshme na ftojnë për të qenë pjesë e shumë problemeve që ka qyteti por edhe vendi në përgjithësi, si dhuna në familje, pjesëmarrja e gruas në proçeset legjislative dhe ekzekutive, etj. Por jashtë këtyre aktiviteteve nuk mund të

lë edhe kujdesin për familjen për të blerë gjërat e domosdshme si dhe për të bërë punët e shtëpisë, ku pjesën më të madhe e zë puna në kuzhinë.E diplomuar për inxhinieri. Çfarë kujtoni nga vitet e studimeve?Kanë qenë vitet më të bukura, më të dashura, më emocionale që kurrë nuk më dalin nga mendja. Është jeta e rinisë e cila nuk vjen më, nuk përsëritet por rri ashtu e gjallë për të mos u harruar kurrë. Ndoshta ka në këtë përshkrim romantizëm por është pjesë e artë e një jete që nuk shlyhet lehtë nga memorja. Unë kam studiuar për inxhinieri ndërtimi, në një degë që nuk e kisha zgjedhur vetë por që u detyrova ta zotëroj sa më denjësisht për t’u përgatitur për jetën praktike. Universiteti ka qënë vendi ku kemi mësuar duke bërë një punë të jashtëzakonshme me përgatitjen e shumë lëndëve inxhinierike, me projekte, laboratore me detyra në çdo lëndë që duhej shumë përkushtim dhe vullnet. Por kjo s’më ka penguar kurrë që të shijoj edhe të bukurat e jetës në këtë fakultet me aktivitete kulturore e artistike që organizonte fakulteti, si koncerte, shfaqje të ndryshme. Pse jo edhe aksionet ose praktikat mësimore kanë qenë fazë ku kemi kaluar çaste të bukura të miqësisë me shokët dhe shoqet, të afërmit dhe bashkëbi-sedimet me pedagogët, të përfeksionimit të teorive mësimore me praktikën etj. Të gjitha këto që kur i kujtojmë shohim se ato kanë lënë gjurmë në botën tonë shpirtërore. Përpara nipërve tuaj, gjatë lojrave formuese dhe ndërtuese, a kujdeseni për t’iu mësuar ndonjë gjë rreth profesionit tuaj?Kjo është pak e vështirë tani që ato nuk kanë të kristalizuar se çfarë do të bëhen, por ne

jemi gjithmonë afër për shumë probleme dhe detyra që i jepen në proçesin mësimor, kur ato kanë vështirësi dhe u kërkohen nga mësuesit si detyra që të ndërtojnë elemente të shkencave të aplikuara si për shëmbull për të ndërtuar një orë ose termometër, për të bërë një demonstrim

të vendosjes së planeteve në orbita, për ndonjë mekanizëm të thjeshtë apo çdo gjë tjetër që sjell pak vështirësi për t’u konceptuar dhe ndërtuar nga ana e tyre. Më tepër bashkëshorti im Enveri me profesion inxhinier elektrik, me një bagazh të lartë teorik dhe teknik, është i prirur që jo vetëm t’ua tregojë dhe shpjegojë shumë fenomene fizike por edhe aplikime praktike se si ato zbatohen dhe aplikohen në jetë.Një pasdite pranë familjes tuaj. Cili është libri që i’a lexoni gjithnjë nipërve tuaj?Mbasdite përsëri është e vështirë për mua të rri pranë familjes, duke ia rezervuar këtë të drejtë mbrëmjes. Është koha që unë pasi kam bërë stërvitjen javore në aerobi, (tre herë në javë) filloj punën në kompjuter duke hedhur ato që kam lexuar apo studiuar por edhe duke marrë të dhëna të reja nga hapja herë pas here e inter-

suksesshme në karrierë e në biznes. Zenepe Dibra përfaqëson gruan Shkodrane në të gjitha detajet e saj si një ndër femrat që ka arritur të bëjë një kar-rierë për t’u patur zili. Në një intervistë për revistën “Shkodra Pazar”, ajo tregon se si ka arritur deri këtu, me avantazhet dhe vështirësitë e viteve që mban mbi supe.

“Artizanati në Shkodër është shija artistike, mjeshtëria e duarve të arta e një populli që ka lindur me gen i tillë dhe që duke jetuar me shekuj i përsos më shumë stilet dhe estetikën”

E

Page 15: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

GRA

TË N

Ë K

ARR

IERË

15

netit. Kjo nuk do të thotë se nuk gjej edhe kohë për të ndenjur pasdreke edhe me nipin dhe mbesat kur ato kanë kohë të lirë, pavarësisht se edhe ato mësojnë pasdreke mësimet që kanë marrë në shkollë. Unë nga ana ime më tepër u rekomandoj libra për gratë shqiptare p.sh iu kam lexuar disa herë një libër për fëmijë që tregon për Norën e Kelmendit se si ajo ka vrarë pashanë turk në çadër për lirinë e Kelmendit, iu kam lexuar dhe treguar për një përrallë franceze “Melusina” shumë e njohur në Francë , ku babai i disa vajzave ishte shqiptar, apo shpesh u kam folur për legjendën e Rozafës, historinë e doruntinës dhe Kostandinit etj.Si lindi ideja e shoqatës dhe drejtimi i saj?Ishte një shtysë e brendëshme nga një intuitë dhe imagjinatë e lindur në besimin në forcat e mia dhe mundësinë e kontributit për ti shërbyer grave të qytetit të Shkodrës. Pastaj marrja pjesë në shumë aktivitete të shoqatave të tjera më kanë inkurajuar që edhe unë mund të jap kontributin tim në bashkëpunim edhe me shoqet e tjera intelektuale, për të ndihmuar në zgjidhjen e disa problemeve që kanë gratë në qytetin tonë. Me shoqatën tonë kemi zhvilluar afro 16 panaire të grave artizane, në ndihmë të promovimit dhe shitjes së prodhimeve të tyre në Shkodër, Tiranë, Kosovë( Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë), Mal të Zi(Ulqin,) Itali(Bangnacavallo) etj. Kemi zhvilluar me dhjetra trajnime për ngritjen e statusit ekonomik të gruas me tema të tilla: “Si të hapim e zgjerojmë një biznes?” Po kështu kemi zhvilluar edhe kurse profesionale të rrobaqepësisë, kompjuterit, gatimit, aktiv-itete sensibilizuese kundër trafikimit të qënieve njerzore, dhunës në familje, për barazinë gjinore etj. Kemi një aktivitet të gjërë propagandistik dhe botues me postera, fletëpalosje, katalogë, libra studimorë etj. Libri “Bijat e Rozafës-gra të shquara të hapësirës shkodrane.” Një titull intrigues. Pse “Bijat e Rozafës”?Është libri i parë që unë kam shkruar për gratë tona të shquara të qytetit të Shkodrës. Pse Bijat e Rozafës? Në fillim të këtij libri unë kam vënë si prolog një shkrim ku tregoj se ky qytet i ka themelet mbi trupin e një gruaje dhe duke e lidhur me fisnikërinë e saj, imponimin që i bëri vehtes me vetsakrifikim për t’iu afruar idealit të dhemshurisë, të dashurisë, të bujarisë, të dinjitetit, krenarisë, të mirësisë, besës, mëmësisë dhe dashurisë së saj për të birin, janë të gjitha këto veti që i kanë trashëguar gratë shkodrane,

nënat, bijat, dhe motrat tona. dhe këtë e tregon e gjithë historia e tyre ku ka me mijëra raste të heroizmit, të vetësakrifikimit të rinisë dhe jetës së tyre për atdheun, kombin dhe vendin e tyre, për besën e mbajtur duke manifestuar gjithmonë vetitë më të larta femërore altrocentriste. Gruaja shkodrane ka trashëguar nga Rozafa virtytet më të mira të mirësisë, bardhësisë, krenarisë, besës duke bërë në vite qendër të kënaqësive të saj sakrificën dhe dashurinë për të tjerët . Encik-lopedia e parë për gruan shqiptare. Një sipër-marrje e fuqishme. Si lindi ideja dhe sa kohë ju mori shkrimi i këtij libri?dua të kujtoj këtu një shprehje të Prof. Frano Ilisë, në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar Simpoziumit të parë për traditën juridike popullore shqiptare, Pukë 26 shtator, 1997: ...

“i kemi mbetur borxh grues, vajzave e nënave shqiptare. duhet të shkruajmë për to. Ato kanë luajtë një rol të madh në shoqninë shqiptare. Vetëm një nanë shqiptare, një nanë malësore mund të rrisin fëmijë kaq të fortë e me kaq cilësina” A nuk është kjo shprehje një kujtesë, një këshillë për atë se sa pak është shkruar për gruan shqiptare? E unë pra këtë punë e kam nisur mbas një studimi dhe analize të gjatë për afro 10 vitesh të hulumtimeve,studimeve, kumtesave, shkrimeve të ndryshme nga autorë të huaj dhe vendas për atë se çfarë ka bërë gruaja shqiptare në shekuj, si ka luftuar, si ka punuar për arsimimin e saj, emancipimin dhe kulturimin në luftë me shumë paragjykime, tradita dhe konserva-torizma kanunore që pengonin zhvillimin e saj. Puna prej 5 vitesh ishte vazhdim i punës që kisha bërë më përpara për gratë e shquara të hapësirës shkodrane të përmbledhura në librin “Bijat e Rozafës-gra të shquara të hapësirës shkodrane” si dhe librit ”A biographical dictionary of Women’S Movements and Feminisms –central, Eastern, and South Eastern Europe, 19th and 20th Centuries)- shtypur nga Enti botues i Universitetit Qëndror Europian –Budapest Nju jork, ku unë jam bashkautore për biografinë e 5 grave shqiptare si Elena Gjika, (dora d’Istria), Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, Urani Rumbo dhe Shaqe Çoba. Por në “Fjalorin enciklo-pedik të gruas shqiptare” prej 760 faqesh, nuk është vetëm biografia e shumë grave të shquara shqiptare por është historia e tyre në përpjekje për çlirim kombëtar në luftë me armiqtë e llojeve të ndryshme, është përpjekja e saj për emancipim, arsimim, lufta kundra analfabet-izmit, heqjes së perçes, janë kontributet e saj në arsim, kulturë, sport, mjekësi, politikë e në shumë sektorë të tjerë të zhvillimit shoqëror. Por në këtë enciklopedi janë dhënë edhe shumë njohuri dhe terma shkencore që kanë të bëjnë

me shëndetin e gruas, me barazinë gjinore, mekanizmat institucionale të mbrojtjes së saj, festat më të rëndësishme të saj, legjendat, baladat, gojëdhënat etj.Thonë gjithnjë që pas një burri të suksesshëm është një grua e fortë… po pas një gruaje të suksesshme cfarë fshihet? Mendoj se burri dhe gruaja janë komplementarë të njëri-tjetrit në rrugën e gjatë dhe të vështirë me shumë probleme të jetës bashkëshortore dhe suksesi i njerit është i pandarë nga ndihma që të jep tjetri. Kështu edhe unë bashkëshortin e kam patur mbështetje të fortë të punës sime, bashkëpunëtor bile edhe në punime shkencore, shok të jetës që më ka inkurajuar në çdo punë pa u bërë pengesë e aktivitetetit dhe punës sime studimore. Mendoj që pa qetësinë që të jep përkrahja emocionale dhe shpirtërore e bashkëshortit nuk mund të kesh suksese në jetë dhe në rritjen e edukimin e fëmijëve. Ne besoj se këtë tashmë e kemi të tejkaluar sepse sot kemi dy fëmijë me të cilët kemi arritur atë se çfarë mund të kërkojë një prind nga fëmija i tij. Vajza, Arjeta sot ka titullin As.Profesor dhe është dekane e Fakultetit Ekonomik, kurse djali, Blendi, me profesion jurist, ka titullin master dhe punon për shoqërinë civile. - tradita më e mirë për tu ndjekur… Mirën-johja për atë se çfarë kanë bërë të tjerët për mua, për ty ,për gjithë njerëzimin- Dhurata më e bukur… Vlerësimi për një punë që meriton të vlerësohet, dhe kritika e sinqertë konstruktive për atë që nuk e bëj mirë.- gjurmët e viteve të kaluara… Atë se çfarë ka bërë rregjimi totalitar me jetët tona -Duhet t’iu cilësojnë si një grua… Me vullnet dhe përkushtim por që kam gjithë ato veti që ka një grua shkodrane-Cili është ai objekt që nuk e braktisni asnjëherë…Ka disa por atë që s’do braktis kurrë është familja, leximi, studimi dhe qyteti im i dashur Shkodra- Arti më i bukur… Ai që të dhuron emocione që nuk i harron kurrë duke të mbetur në mëndje gjithë jetën, që të nxit për vepra të mira, qoftë ky një libër, pikturë, muzikë apo çfarëdo vepër arti.- gruaja shqiptare sot…Është një forcë që shoqëria nuk duhet ta harrojë, ta nënvleftësojë apo ta marrin nepër këmbë por së bashku me të, të ecë në gjithë fushat e zhvillimit shoqëror ….-Intelektualja shqiptare është … Ajo, jo se çfarë bagazhi kulturor, arsimor, artistik apo çfarëdo tjetër zotëron, por që sa dhe si i vë ato në shërbim të shoqërisë, vendit dhe kombit të saj.-gruaja shkodrane është... Përfaqësuese e denjë e gjithë atyre virtyteve shqiptare, mbartëse e traditave më të mira të ven-dit të saj, e shquara e më të shquarave të grave të kombit tonë.-Artizanati në Shkodër është ….shija artistike, mjeshtëria e duarve të arta e një populli që ka lindur me gen i tillë dhe që duke jetuar me shekuj i përsos më shumë stilet dhe estetikën.

Intervistoi jetmira kOPLIku

Këtë dhe artikujt e tjerë mund ti lexoni online në www.shkodrapazar.com

Page 16: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

/ Si lindi ideja e krijimit të një agjensie të tillë? Duke jetuar jashtë personalisht, ndjeja shumë herë ndër të njohur një vështirësi në koordinimin e kontakteve për realizimin e ditës më të bukur të jetës për një çift, organizimin e dasmës. Jo pak herë, të tilla komplikacione detyronin direkt të interesuarin apo familjarët e tij që të ndërmerrnin një udhëtim pak ditor (me të gjitha shpenzimet e lidhura me të) për të organizuar gjithçka duke shkuar drejt detajeve. Këtë fenomen e vërejta me interes edhe te popullsia lokale që megjithëse jetonte këtu, nuk kishte kohën apo durimin që ti përballonte të tilla “strese” dhe i bënte ne mungesë të një alternative të mundshme. / Por agjensia nuk merret vetëm me organizimin e dasmave. Cilat janë ndërhyrjet tuaja të tjera?Dasma është një ndër momentet më kulminante të jetës së një familjeje. Por ne si agjensi marrim përsipër edhe organizimin e festave të tjera familjare si fejesa, ditëlindje, etj. por edhe në rangun publik me organizimin e mbrëmjeve të gru-peve, ekskursioneve, organizimin e seminareve, konferencave, simpoziumeve, koncerteve e aktiviteteve të ndryshme kulturore, artistike e sportive. Përveç organizimit të eventeve agjensia merret edhe me promuovim, realizim grafik e shtyp të materialeve reklamuese në shërbim të biznesit e të institu-cioneve, por kjo besoj për arsye hapësire nuk do të jetë objekt i bisedës sonë. / duke u kthyer edhe një herë tek organizimi i dasmave, mbështetur edhe në interesat më direkte të lexuesit tonë të dashur, si vepron agjensia?Agjensia është një agjensi ndërmjetësimi që ofron shërbime të caktuara. Organizimi i dasmës përfshin shumë elemente: përzgjedhjen e lokalit, zgjedhjen e menusë, dekorimin e ambjentit, nisjen e ftesave dhe konfirmimin e pjesëmar-rjes, menaxhimin e situatës gjatë zhvillimit të eventit, përzgjedhjen e fotografit, kameramanit, zgjedhjen e muzikës dj apo orkestër, parukeria, velaria, veshja për dhëndrrin, veshja për të ftuarit, zgjedhja e tortës, marrja e një makine me qera etj etj. Për realizimin e këtij eventi agjensia ka krijuar dhe po vazhdon të shtojë listën e bashkëpunëtorëve profesionistë në secilën prej fushave të sipërpërshkruara, për të dhënë një shërbim sa më serioz e kompetent mbi atë që kërkohet. Në adresën tonë në internet: www.promoeventsagency.com do të gjeni më shumë material ilustruese lidhur me aktivitetet tona.

PROMO EVENTS AGENCy: ATy KU LINdIN IdETË PËR dASMËN TUAj!

Një intervistë e shkurtër me administratorin e kësaj agjensie z. Roland Ndoci, për të na shpjeguar më qartë funksionimin e saj

/ Sa i kushton klientit kjo?Në këtë marrëveshje ka tre elemente: agjensia, klienti dhe bashkëpunëtori dhe gjithsecili gjen interesat e tija ne formimin e këtij ”trekëndëshi pune” .Po e nis me klientin, që ka tre avantazhe kryesore: - Komunikim me një strukturë të vetme, që merr përsipër të gjithë organizimin (mund të kërkohet edhe vetëm njëri nga shërbimet)- Paguan gjithnjë të njëjtin çmim (edhe sikur të kishte shkuar drejtpërdrejtë tek bashkëpunëtori)- Është më i qetë në rast emergjence ( zëvendësimi i njërit prej elementeve në momentin e fundit)/ Pse ja vlen si bashkëpunëtor të bashkëpunoj me këtë agjensi? Agjensia është një grup shërbimesh, që krijon një sistem.Ky sistem sa më i madh të jetë aq më potencial është dhe aq më shpejt kthehet në territor në një pikë referimi. Mjetet e reklamimit dhe rezultatet e korrura nga reklamat e agjensisë bëjnë që puna e e gjithë sistemit të vijë në rritje. Interesi i bashkëpunëtorit do të jetë ai i marrjes së një klienti të ri, me një mundësi të madhe reklame edhe në dasmorët a pjesëmarrësit në atë event. / Sa jeni të hapur ju ndaj këtyre bashkëpunimeve? Siç e theksova më sipër, sa më shumë profesionistë të jemi, aq më i fortë do të jetë sistemi, natyrisht i ndërtuar në baza trasparente. Prandaj kushdo që vepron në këtë sektor, mund ta ndjejë veten të ftuar të marrë pjesë në këtë sistem. / Në këtë fund viti, çfarë dëshironi tu transmetoni lexuesve të revistës Shko-draPazar e shqiptarëve në përgjithësi?Uroj të gjithë shoqërinë shqiptare, e në veçanti rininë shkodrane, që viti 2011, të lërë pas krahëve krizën ekonomike e të punësimit, dhe të na motivojë për një aspiratë europiane, ashtu siç e meritojmë. Duke e lidhur me agjensinë, do të uroja që kjo traditë e dasmës, kaq e bukur e kaq domethënëse në familjet tona të mos humbitet, megjithëse normalisht do të ketë ndryshimet e saj graduale drejt koncepteve moderne.

Gëzuar dhe një vit të mbarë të gjithëve!Për informacione na shkruani në adresën [email protected], na kontaktoni në numrin 0672276496 e www.promoeventsagency.com

Redaksia

Page 17: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

www.hermesnews.org

17

EKON

OM

I

ogjika e biznesit në mënyrën amerikane, e suksesshme në ekonominë botërore, mëson që gjatë proçesit të planifikimit të një projekti personal apo të një kompanie të

përdoret analiza SWOT. Kjo është baza strat-egjike për zhvillimin e çdo situate ekonomike apo social-politike në të cilën duhet marrë një vendim për të arritur një qëllim, duke vlerësuar pikat e forta apo të dobëta të analizës së brendshme, dhe mundësitë apo kërcënimet që vijnë nga jashtë. CESPI - Qëndra e studimeve për politikën ndërkombëtare në Itali, ka publikur në vitin 2008 një plan strategjik të 2005-2015 për zhvillimin lokal në Ballkan, dhe për Shqipërinë rrethi i Shkodrës është vlerësuar në bazë të kësaj analize për zhvillimin ekonomik lokal dhe tërheqjen e investimeve private.

vlera e Shkodrës sikur të ishte një ndëmarrje private?Sikur të ishte një ndërmarrje private, Shkodra analizohet në detaje me anët e dobëta, me pikat e forta si dhe çdo mundësi zhvillimi ose kërcënimi, nën vështrimin e favorëve apo disfavoreve që sjell investimi në vënd. Strat-egjikisht analiza SWOT, që fjalë për fjalë do të thotë, Strengths-Pikat e Forta, Weaknesses-Pikat e dobëta, Opportunities-Mundësitë, dhe Threats-Kërcënimet, e paraqet Shkodrën si qendër ekonomike, formative, akademike dhe

Po sikur Shkodra të ishte një ndërmarrje?kulturore për rajonin. Analiza projekton dhe tiparet negative të zhvillimit, duke pohuar që zona vuan pasojat e privatizimit të kompanive të mëdha nisur në fillim të viteve ‘90. Shfaqja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM)

ka kompensuar një pjesë të vogël të çmontimit të bizneseve të mëdha duke qenë se prodhimet e rëndësishme për ekonominë lokale, të tilla si industria mekanike dhe inxhinierike ose e duhanit, janë pothuajse zhdukur. Pastaj thuhet që klima e pafavorshme e biznesit është e lidhur me disa shkaqe endemike si korrupsioni dhe pasiguria ligjore, dhe jo-efikasiteti i sistemit të shërbimeve publike, që pret të zgjidhet në nivele kombëtare, pra nga Shteti. Aktualisht, ekonomia lokale është bazuar kryesisht në tregti, sepse mbeten ende të pamjaftueshme industria, shërbimet, ndërtimi dhe sektori i transportit, ndërsa bujqësia, e cila mund me gjithë bollekun

e tokave përfaqëson vetëm 1% të ekonomisë. Sektori publik vazhdon të punësojë 57% (të rreth 110.000 banorë) të të punësuarve total në administratën publike, arsimin, aktivitete sociale, shërbime publike si ujë dhe energji elektrike. Por shumë pika janë ende të pashfrytë-zuara, siç është struktura e re e popullsisë (pothuajse 35% e popullsisë është nën 20 vjeç), niveli i arsimimit mjaft i lartë, (megjithate ka varfëri në trajnimin profesional që mund të rrisë aftësitë dhe ndihmën teknike drejtpërdrejtë për sektorët prioritarë), pozita shumë e favorshme gjeografike për rajonin, tradicioni artizanal dhe kosto të ulëta të forcës punëtore. Këtyre ju shtohet turizmi si një nga pikat e forta të identifikuara, që bashkë me mbështetjen e donatorëve ndërkombëtarë (që synojnë të përballojnë shëmtimin e peisazheve, cilësinë e ulët të shërbimeve, rritjen e vazhdueshme të çmimeve, dhe konkur-rencës në krahasim me vendet fqinje), vazhdon të fitojë atraktivitet dhe përbën terren për investime. Vizioni i përbashkët për të ardhmen përmblidhet në besimin që Shkodra do të jetë një qëndër e rëndë-sishme e shkëmbimeve ekonomike për të gjithë rajonin, dhe të trajnimeve profe-sionale që do zhvillohen në harmoni me kulturën, historinë dhe popullsinë e qytetit, duke u gërshetuar me mjedisin natyror që e rrethon, një vend tërheqës ku mund të jetohet, punohet dhe udhëtohet. Afërdita SHANI

L

Page 18: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

Zef deda : “Nuk guxon kurr me u shu arti në Shkodër”“ NE SHKODRANËT MUND TË THEMI SE ARTI NUK KA VDEKË DHE KËTU EKZISTON E GJAllA MBI TË GJAllËT”

Një intervistë në një këndvështrim ndryshe nga ato shabllonet kemi vendosur ta përcjellim me një prej aktorëve më të mëdhenj që ka qyteti i Shkodrës. Bëhet fjalë për, Zef Dedën një prej aktorëve që ka dhënë shumë për Artin dhe Kulturën e këtij qyteti. Duke u shmangur plotësisht nga komentet e thjeshta, Zef Deda si një artist, intelektual, prind e qytetar i Shkodrës

i përgjigjet në mënyrën më të sinqertë pyetjeve. Të intervistosh Zef Dedën duhet të përgatitesh për të qeshura të panumërta. Ambicioz për Shkodrën dhe artistët shkodranë ai kërkon gjithmonë maksi-mumin në të gjitha faktorët e jetës. Ndaj dhe më shumë kënaqësi e gatishmëri ka folur për revistën “Shkodra Pazar”.

Z. Zef Deda përzgjodhët Teatrin Migjeni për të bërë intervistën me ju. Pse pikërisht këtu?Kur u ndërtu Teatri i ri kam qenë 7 vjeç. Nostalgjia e Teatrit të vjetër u transferu tek i riu. Por nostalgjia në këtë moshë që jam unë mbetet. Për arsye se në kë studio jam shumë i lumtur në moshën 60 vjeçare që jam tani. Studiot e aktorëve ngjallin nostalgji për mësimin e interpretimit . Ma mirë me thanë është shtëpia e dytë për mua. Ma shumë kam ndenjur këtu .

Aktualisht sa kohë i kushtoni punës tuaj në Teatër?Kur ju më keni ftuar për një intervistë në revistën tuaj të bukur dhe prestigjoze kam thënë : takohemi në Teatër. Pse në Teatër? Këtu është mrekullia ime, frymëzimi im, jeta jeme dhe sidomos dhoma jeme ku jam këtu me Besnik Qinarin dhe Anton Krosajn, normalisht që do të më japin më tepër kurajo dhe do të më japin me shumë fantazi për të iu përgjigjë pyetjeve tuaja.

Keni dhënë një Show për 60 vjetorin tuaj…Ajo ka qenë një shfaqje e imja që u grumbullova me miqtë e mi. Surprizë ishte dhënia e titullit nga presidenti i Republikës, Bamir Topi, Mjeshtër i Madh. Faleminderit për vlerësimin e tyre. Shfaqja ka qenë e thjeshtë por ka patur mrekullinë e gjithë artistave që mobilizohen për të ardhë në skenë për të ia festu 60 vjetorin kolegut. Ata dhanë maksi-mumin, bukurinë e mrekullinë e asaj nate. Ne shkodranët jo se jemi ambicioz por mund të themi se arti nuk ka vdekë përkundrazi është gjallë. Sa njerëzit janë gjallë, arti është gjallë. Në Shkodër ekziston e gjalla mbi të gjallët pavarësisht se nuk duken.

A është terreni i vështirë në Shkodër duke mos i vlerësuar ato kapacitete që ka ?

Kanë ndryshu sis-temet. Na kujtojmë se çdo herë duhet të prijë dikush për ta bërë diçka. Jo. Në kapital-izëm nuk prin asnjë njëri por prin vetë. Ama kur je i aftë mund të prish por nuk ke me çfarë më e ba sepse don shpenzim. Në kushtet e sotme të një zhvillimi të ekonomisë të tregut të lirë duhet me thanë këtë fjalë se s’bën. le ti vijë keq kujt të dojnë. Po nuk dhe diçka për Artin, Kulturën, Arsimin, Shënde-tësinë, këto janë katër fushat në të cilat duhet investuar patjetër. Po themi gjithmonë

prej shtetit! Por ne e kemi kthy ekonominë tonë në kapitalizëm dhe shteti është një pronar i një kapitali. Por janë me qindra e mijëra pronarë të tjerë të cilët investimin mos t’a ngatërrojnë me kohën e socialzimit. Por quhet sponsorizimi dhe ky ka ligjet fiskale të cilat e ngarkojnë me dëshirën e madhe për me investu për me ba disa shfaqje për më marrë ulje taksash. Në asnjë mënyrë nuk duhet te presim nga shteti. Por ky i fundit duhet ta propagandojë ndihmën e fuqishme dhe ti japin dorë sponsorëve që të japin te arti e kultura sepse fiton shumë.

Në Shkodër ka vështirësi ekonomike përsa i përket financimit të artit…Po ndoshta dhe grandi është i vogël për kulturën e artin. Por duhet pasur një gjë parasysh, financimi vjen me sponsor.

A është e vështirë të bësh art në Shkodër?Përkundrazi! Është kaq e thjeshtë dhe të mos ma marrin për keq kush. Është kaq e lirë me ba gjithçka. Mjafton të kesh talent, zemër , shpirt me dhanë atë që ka traditë Shkodra, artin e kulturën.

A ka humorist të rinj që po lindin?Rrugës mua më thonë : Nuk vjen kush si ti. Nuk është e vërtetë. Unë kam ardhë me 1958 shumë i vogël. Më lëvdoshin në Shkodër. Mirëpo më vjen shumë keq sepse janë privu shumë talente pavarësisht se çfarë situate politike ka qenë. Ndërsa kemi 20 vjet dhe mënyrën e trajtimit të lirë të shfaqjes së talenteve duhet patjetër me thanë këtë që është shumë e rëndësishme: ka talente sa të duash më të mirë se unë. Ne nuk e kemi marrë me tapi. Si kam dalë unë atëherë? Kurse sot ka talente sa të luan tepeleku i kokës. Madje shumë them me vete si nuk kam le në këtë kohë me dhanë forcën dhe kontributin tim në këtë kohë.

A po e prish leku Artin?Kur kam qenë në Hungari me 1986 me ba një operacion në këmbë me tha një Pastor Hungarez 72 vjeç, çfarë punoni ju? Unë i thashë jam aktor. Menjëherë më tha Hungarezi : ti je shumë i pasur. Kur i thashë unë se marr shumë pak, ai nuk më besonte. Pra dua të them që artistin e vlerësojnë në gjithë botën më të pasurin, më të kulturuarin, më të aftit, më të rëndësishëm. Mirëpo ka qëllu që artisti të jetë i varfër por i madh. Vonë u hap Shqipëria në 1990. Unë kam thënë gjithmonë se aq shumë artista kemi ne të mirë se po të ishin të hapur në atë kohë do të ishin artistat më të mirë të Hollivudit.

Si e presin qytetarët shkodranë përformancën që mund të bëjë një artist i ri apo i vejtër në skenë?Gjithë jetën kam dëgju : “He a keni ndonjë shfaqje

Zef Deda ka dalë në skenë në moshën 5 vjeçare. Shkak ka qenë babai i tij që ka punuar në Teatër si aktor, skenograf e piktor. Ndaj dhe Zefi u brumos që në fillim me dashurinë për skenën të cilën ai e cilëson si vendi më i bukur ku mund të punojë njeriu. Ndër rolet më të pëlqyera janë ai i Altinit për fëmijë, Charlie Chaplin, kushëriri nga Amerika e shumë e shumë të tjerë. Por ai që ka spikatur më shumë ndër rolet e luajtura nga Zef Deda është kunati i shokut Xhemal.

KU

LTU

18

Page 19: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

Zef deda : “Nuk guxon kurr me u shu arti në Shkodër”“ NE SHKODRANËT MUND TË THEMI SE ARTI NUK KA VDEKË DHE KËTU EKZISTON E GJAllA MBI TË GJAllËT”

të bukur nesër”? “Kur po delni me na k’naq”? Në këtë kohë të tranzicionit gjithsecili mundohet për ta gjetur veten. Por Arti e Kultura në tranzicion e kanë të vështirë sepse nuk është fort fitimprurës. Por në qoftëse investohet ka më shumë fitime. Por akoma nuk ka ardhë tek ne. I miri mbetet i mirë. Gjëja më e butë në botë është populli jonë.

Këtë muaj jemi duke u përgatitur për festat e fundvitit. Duket se tradita e disa viteve më parë ka humbur?Ka qënë traditë në televizionin shqipëtar me ba programin e fëmijëve dhe të rriturve për natën e vitit të ri. Në kohët e fundit u bë dhe Sofra Shkodrane. Atëherë artistat janë mbledhë. Unë jo se nuk i dua këto organizime që bëhen për vitin e ri por kam vërejtje për të vetmen arsye se duhet me dalë diçka artistike. Unë mendoj se çështja e një grumbullimi të artistave don financë. Por dhe televizionet e ndryshme kanë programet e veta. Ndaj dhe ka ikë ai interesi për t’i bërë së bashku artistat e me ba diçka të bukur. Pse? Çdo gjë don investim. Sponsor për këtë punë nuk bëhet njëri. Megjithatë këtu në Shkodër me inisiativa të thjeshta bëhen Sofra të bukura.

Dikur ka qenë pikë referimi Kafja e Madhe. Ndërkohë që sot mbyllet me një dry shumë të vjetër...

Sado të kemi, gjithsecili do ta administrojë ose nuk ka mundësi me e administru. Dikush duhet të ketë një financë të fuqishme dhe ta sistemojë.

Si e përkufizoni ju Zef Dedën? Kur kam lindur unë ka qenë korrik dhe nxehtë shumë i madh. Të them të drejtën e shpirtit kanë kalu vite e vite dhe unë gjithmonë kam qenë i pakënaqur me atë që kam lindë me 27 korrik. Gjithmonë në atë kohë njerëzit kanë marrë pushimet dhe mua ditëlindja nuk më është festu. Atëherë mbërriti puna me festu ditëlindjen 50 vjeç. Të gjithë artistat i ftova nga gjithë Shqipëria sidomos nga Shkodra dhe e festova tek Kafja e Madhe tek ajo që e kam patur nostalgji gjithë jetën. Dhe e quaj se ditëlindja e Zef Dedës është festu atëherë. Çdo gjë që bëhet në Shkodër kujtohet gjithmonë.

Julian Deda djali i juaj ka ecur në gjurmët e të atit?

ka thënë për...

Unë nuk jam ambicioz. Çdo artist që del në skenë unë bëj maksimumin me e ndihmu që të dalë mirë në qoftëse në atë shfaqje marr pjesë edhe unë është edhe më mirë. Në qoftëse del mirë ai, kam dalë mirë dhe unë. Për fëmijën tim ka qenë pak e zorshme me thanë të drejtën. Madje sa herë që ai del në skënë kur jemi përballë njëri –tjetrit kemi shumë emocione, por që rradhë jemi. Juli pati një aftësi aty ku ka dalë deri sot me të cilën akoma nuk e ka plotësu veten. Është shtruar tek humori dhe po e përfaqëson veten shumë. Po na ndëron si Shkodër dhe mua si prind. Natyrisht kur më thonë rrugës: “ ta ka kalu djali” mua më vjen shumë mirë. Ku ka ma mirë se me ta kalu fëmija. Pra ke ba diçka. Në qoftëse është më i dobët është rrezik i madh. Pastaj është prej Shkodret sepse atë të mirin dhe të bukrin e të fuqishmin kam dëshirë me e pasë prej Shkodre.

Fanatik i Shkodrës…Jo fanatik…. E dua Shkodrën fort!

Deri kur do t’i jepni të qeshura Shkodrës?Po pse po më pyet deri kur? (qesh) Gjallë jam edhe pse jam ba 60 vjeç jam i fortë (qesh). Kur shoh që ka djem dhe vajza të talentuar në Shkodër, zemra ma don që me i aktivizu dhe shpresoj që të hapet skena. E nuk guxon absolutisht kurr me u shu arti në Shkodër. E unë që jam 60 vjeç mos vdeksha pa thënë dhe një herë mirë e bukur fjalën teme në skenë. Ndoshta nuk ka me më ndodhë si Aleko Prodanit. Por nuk ka gjë më të bukur me të ndodhë ashtu. Atëherë kur të jetë kulmi i humorit le të më bijë pika.

Dhe për ta mbyllur. Një urim i juaji për festat e fundvitit për qytetarët shkodranë dhe lexuesit e revistës “Shkodra Pazar”.“Shkodra Pazar” quhet revista juaj tepër e bukur. E mbushur me artikuj tepër interesant, krejt e lirë dhe e pa ngarkuar me shumë politikë e shumë gjëra të padëshiruara. Kjo revistë të bën të afrueshëm me lexuesin. Ju uroj me gjithë zemër ta vazhdoni këtë rrugë dhe ta modernizoni më mirë. Të jeni krejt afër atyre ngjarjeve të bukura. Madje ju kërkoj që të hapni një faqe humoristike. Sa më shumë që të hapen gazeta në Shkodër aq më mirë është për ne. Ju uroj ju një herë, gëzuar. Ju uroj gjithë Shqipërisë shëndet e jetë në familjet e tyre. le ta afrojmë njëri-tjetrin, le ta duam njëri-tjetrin, le t’ia japim njëri-tjetrit edhe shpirtin.

Intervistoi Anton ZALLI

/ TEATrI “MIgJENI” Teatrin “Migjeni” e shikoj duke kalu ashtu si gjithë vendi jonë në fazën e tranzicionit. Por sa është në gjëndje me u financu Arti e Kultura por me rradhë duhet të forcohen të gjitha. Një komb pa Art është i destinuar me mbaru. Pa kulturë është i destinuar me u fikë. Një komb pa shkencë, pa shkollë është i destinuar me u shfarosë. Tani jena gjallë po punojmë këtu sa të mundemi. Mendimet, dëshira e pasioni nuk na kanë mbaru. do të vijë dita me përpjekje e me mundime do të vijë dita që të shpërthejë me drama, humor e shfaqje artistike.

/ ShKODrëNShkodra jeme sidomos këto vitet e fundit e ka marrë veten mirë. Tani na ka ardhë dhe koha e shiut dhe disa përmbytje janë ba. Por nuk duhet me harru se Shkodra ka nevojë për më shumë investim. Përveç atij ekonomik ka nevojë dhe për investim shpirtëror. E morali i Shkodrës nuk bjen kurrë me gjithë vuajtjet për 50 apo 60 vjet. Megjithatë përsëri Shkodrës nuk i bjen morali pasi është e fuqishme. Intelektualët dhe artistët duhet me i aktivizu më shumë. Shkodra e ka brënda tharmin e jashtëzakonshëm që i jep forcë gjithë vendit. Unë jam i apasionuar pas Shkodrës.

/ POLITIKëNAh i shkreti unë! Shumë zhurmë bëjmë e asgjë nuk nxjerrim në dritë. Ku po grinden e bëjnë zhurmë largohu. Se ndoshta po gjuajnë me domate e po e merr ndonjë fytyrës. Po, domate përdorin ata se është ushqim i mirë për ne popullin por për ata jo. Pse nuk gjuhen me byftekë mor burrë? Pse nuk bëjnë zhurmë dhe të gjuhen me kotoleta? Por gjuhen me domate dhe ato të prishura. E lëmë politikën aty ku është. Ne akoma nuk kemi mësu politikë. Sa fort i du të gjithë. Edhe politikanët janë popull. Kisha patur qef me i grumbullu të gjithë në një vend e me i’u thanë : “O po nuk asht ashtu. Asht ndryshe. E keni ngatërru me filmin gol. Ma ngadalë. Një vend i vogël, 28 mijë metër katror. Me një shpirt jashtëzakonisht me pasuni të madhe me tana të mirat brënda. G’zonu ju o politikanë dhe mundësisht na gëzoni edhe ne ta ndërtojmë dhe ta çojmë lart Shqipërinë pa bërë shumë zhurmë.

/ LIBErALIZIMIN E VIZAVEderi sa erdhi Italia fashiste të vetmet pasaporta në Ballkan kanë qenë pasaportat Shqiptare që kanë shkuar në çdo vend. Sa njeriu shkoi në burg duke dëgju një radio dhe pa një stacion të huaj. Megjithatë nuk i humbi shpresat shkodrani e shqiptari. Erdhën vitet e demokracisë njerëzit e bënë atë çfarë donin. Tani erdhi momenti që kur po dalim dhe na të lirë si e gjithë europa? Erdhi, hajde! Tani ka me ndodhë diçka interesante. hadje e mbaji njerëzit që duan të shkojnë patjetër në vendet e ndryshme. Shyqyr që e morëm liberalizimin e vizave.

Zef Deda në rolin e Charlie Chaplin

Page 20: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

kuSH tHA Që SHQIPëRIA Nuk BëN vERë të mIRë? Medaur Kantina e verës më moderne në Shqipëri

VreshtariaKantina “Miqësia” zotëron planta-cionet e saja, të cilat janë të vendosura në zonën e Zagorës, në Malësinë e Madhe, e cila është një zonë me traditë të hershme në kultivimin e rrushit Kallmet.Klima si dhe pozicioni gjeografi k i vreshtarise krijojnë ambjentin ideal për prodhimin e një rrushi sa më aroma-tizues. Zotërimi i lëndës së parë nga vetë kantina me kultivimin e rrushit, ndihmon në prodhimin e një vere tradicionale të një cilësie të lartë.

Tre llojet e verërave që prodhohen janë:

Kallmet

Shardoney

Kabernet Souvinjon

>>

>>

>>

Page 21: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

kuSH tHA Që SHQIPëRIA Nuk BëN vERë të mIRë? Medaur Kantina e verës më moderne në Shqipëri

KantinaTeknologjia e përparuar që përdoret në kantinën “Miqësia”, e bën këtë kantinë, më modernen në Shqipëri. Paisjet dhe kazanat janë të gjitha të përbëra nga materiale të qëndrueshme inoksidabel, të cilat eleminojnë 100% praninë e elementeve të huaj në prodhimin e verës. Mbushja e verës bëhet nën praninë e gazrave inert, duke mbrojtur verën nga ndryshimet që mund të ndodhin nga prania e oksigjenit.

M e d a u r , v e r a e t ë g j i t h a s t i n ë v e !

Kontakte:Tel: +355693233223, +355692316549Adresa: Kolpik, Malesi e Madhe

Page 22: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

Adresa : Rruga 13 Dhjetori , Pjacë Shkodër

/ komoditet

/ relaks

/ qetësi

/ shërbim

hOTEL COLOSSEO Rruga 13 dhjetori, Pjacë

Page 23: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar
Page 24: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

Mund t’u ketë qëlluar shumë herë që në emailin tuaj të vijë një ftesë për një aktivitet të caktuar kulturorë. Apo në qoftëse nuk keni përdorë internet e keni parë atë të afishuar në qytet. Është pikëris-ht Armando lohja që ka një pasion të madh për plotësimin e një hallke të rëndë-sishme në aktivitetet kulturore që është informacioni. Pikërisht njeriu që është në konktatin e drejtpërdrejt me organizime të tilla. Në një intervistë të tij ai vë theksin tek mungesa e angazhimit të institucione-ve vendore për të organizuar më shumë festivale të hapura që janë në kuotën pothuajse zero. Ndërkohë si përfaqësues i shoqatës Creative City tregon dhe projek-tet për festat e fundvitit. Jeni të angazhuar me informacionet kulturore në qytetin e Shkodrës. Si e përkufizoni kulturën këtë pasion t’uajin?

Merrem me një lloj hallke që mungon shumë herë. Por aktivitetet artistike janë një hallkë e vogël. Kultura në tërësi është një mozaik i madh. Në Shkodër si shfaqet terreni…Ne kemi një faqe interneti dhe kemi një

seksion që shpërndajmë me news letter informa-cionin për aktivitet e rëndësishme kulturore. Ky është një hobi i nisur që kur isha pjesë e dikaste-rit të kulturës në Bashki. Ajo që duhet të them në lidhje me eventet kulturore, ne kemi një lloj luhatje për kalendarin vjetor dhe shumë herë u paraprijmë gjërave për të mësuar se cilat do të jenë evenet e që do të realizohen.gjatë vitit 2010 cilat kanë qenë eventet më të rëndësishme?Në kalendarin e aktiviteteve kulturore do të thoja që janë të rëndësishme dita e Maskave, luleve, liqenit. Janë dy festivale ai i Jazit dhe i fëmijëve. Do të thoja këtu se ka një lloj rënie përsa i përket organizimit të ditës së biçikletave dhe ditës së liqenit. Do të doja që dita e liqenit të organizohej në Shirokë dhe do të ishte më e larmishme, dinamike dhe Bashkia të ishte më

aktive dhe jo thjesht shoqata të pavarura të organi-zojnë gjëra të tilla. Ndërsa në raport me ditën e biçikletës është një aktivitet që organizohet vetëm në kuadrin e mbrojtjes së ditës botërore të mjedi-sit dhe do të doja që aktiviteti të buronte nga shoqatat e çiklistëve dhe nga vetë dyqanet e vjetra që mbajnë biçikleta dhe jo të organizohej vetëm nga një shkollë. Ndërsa ne zakonisht i kemi futur kalendarit vejtor dhe ditën e Vespës. Shkodra krahas shumë vlerave të saj që ka, njërës prej tyre kemi menduar t‘i japim një lloj shtyse dhe ditës së Vespave të shtunën e dytë të muajit Maj, ne kemi realizu hapjen e pikave turistike malore. Kemi shku në shumë vende. Këtë vit tentojmë që kjo rrugë të bëjë pjesën e zonës së Dukagji-nit dhe daljes në Theth por do të jetë në një të ardhme. Kalendari vjetor ka dhe aktivitete bazë që janë të Bashkisë, si koncertet e fundivitit dhe atyre standarte. Por të them të drejtën nuk është se po shikohet një vëmëndje e madhe e Bashkisë përsa i përket aktiviteteve publike dhe me thanë që aktivitetet e hapura janë zero.Pse pikërisht ndodh kjo?Thjesht është prioritet i drejtuesve të bashkisë dhe siç duket ato e përdorin vetëm për fushatë elekto-rale. Të fokusohemi tek festat e fundivitit. Cilat do të jenë aktivitetet e planifikuara?Zakonisht muaji dhjetor përfshihet nga këto lloj aktivitetesh : në fillim të dhjetorit do të organiz-ohet zbukurimi i sheshit kryesor krahas zbukuri-mit të gjithë qytetit, por sheshi “luigj Gurakuqi” është ai zyrtar i Bashkisë që vendoset dhe ndizet pema. Është një ditë e caktuar e cila organizo-het ndezja e pemës me muzikë dhe është një lloj atmosferë me DJ. Organizim tjetër do të jetë ai i shoqatës sonë. Jemi në tentativë të organizo-jmë një koncert të madh festiv si Creativ City. Me datën 14 do të organizojmë një koncert të madh në sheshin “luigj Gurakuqi”. Do të ketë një xhiro në piacë e më pas do të kulmojë me një koncert të hapur. Pastaj ka koncerte të tjera që organziohen në kuadrin e Krishtlindjeve nga kori Prenk Jakova. Është salla e motrave Stigmatine që vit për vit organizojnë koncerte të ndryshme. Po punojmë për sjellen e një bande muzikore me datën 13 dhjetor. Dhe në fund të vitit mbyllet me

Promo events Agency ka një bashkëpunim të suksesshëm me Creative City në shkëm-

bimin e informacioneve në plotësimin e rubrikës së

eventeve të muaji

Armando Lohja : “Duhet të ketë më shumë aktivitete kulturore në Shkodër”

dy aktivitete. Njëri organizohet nga banda frymo-re e qytetit nën drejtimin e Kujtim Alisë. Marrin pjesë të gjitha forcat artistike kryesore dhe është planifikuar nga data 30 Dhjetor. Më pas me datën 31 kemi një projekt që do të organizojmë në sheshin e Parrucës të organizojmë nën slloganin “Shampanjë, Muzike dhe Puthje”. Por spektakli te jetë i organizuar në një formë ku fishekzjarret të hidhen lart në mënyrë të organizuar. Këtu kërko-het bashkangjitja e një sponsori.Për çfarë janë të interesuar qytetarët shkodranë?Aktivitetet artisitike janë një pjesë e kulturës. Normalisht audienca shkodrane është më e mira sepse nuk është e importuar. Në këtë aspekt nevoi-tet që pushteti vendor të ketë një bashkëpunim më të mirë me shoqatat kulturore. Por dua të dal tek kjo që populli mirepret çdo organizim. Qyteti është një familje e madhe dhe duhet me u gëzu.Në vitin 2011 ka ndonjë datë që shtohet si e re në kalendarin tuaj?Për vitin 2011 do të jenë projekte që do të finan-cohen nga Komiteti Europian. Pra mendoj se do të jenë 5 aktivitete plus, kjo për shkak se liberali-zimi i vizave sjellë dhe lëvizje sidomos në aspektin kulturor.Dhe për ta mbyllur. Një urim i juaj për festat e fundvitit…Urimi më i mirë për qytetarët e Shkodrës për vitin 2011: suksese në të gjitha aspektet e jetës.

Intervistoi Anton ZALLI

www.infoshkodra.com

KU

LTU

24

Page 25: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar
Page 26: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

Artenca tufi : “Zanati është bylyzyk floriri”

Në gjurmët e një historie të shkruar më gjilpërë. Një

art që nuk do të lihet në harresë. Një pasion që nuk

di të shuhet asnjëherë. Profili i një gruaje që sfidoi

vitet me punën e saj

lindur në Shkodër me 8.7.1943 në një familje qytetare me tradita të hershme për punimet artizanale. Në shtëpinë e saj në Parrucë, çardaku i madh ishte gjithnjë një punishte e vogël. Gjergjefët me katër këmbë ishin përherë të pranishëm. Modelet dhe dizenjot bëheshin çdo ditë aty. llojet e ndryshme të punëve, teknikat e mrekullueshme, nxirnin në pah madhësht-inë, elegancën finesën e punimeve. Në kujtesën e kësaj zonje kanë mbetur fijet e argjenda, fijet e mëndafshta me nuancë të mrekullueshme që aq pastër, thjeshtë e bukur harmonizo-heshin nga duart e nënës së saj të dashur, Hyrije. Paja e nuserisë që zinte cepin e çarda-kut manifistonte shpiritin artistik të gruas shkodrane. Ishte një ekspozitë ku me gjuhën e modeleve fliste për ëndrrat e së ardhmes thurjet, qëndismat, grepi ishin pjesët e pandara të jetës së kësaj vajzë të re, që nuk e braktisi asnjëherë artizanatin. Shkodra ka elegancën, pasur-inë dhe dëshirën për të punuar dhe të nxjerrë nga duart e saj punime të mrekullueshme. Dorës së shkathët dhe syrit të mprehtë të artistes shkodrane i mungon vetëm gjilpëra se dëshira nuk i mungon asnjëhere. “Thjeshtë me punë të kujdesshme, me pak fjalë e me pak mundësi prezantoj denjësisht atë që quhet trashigimni kulturore. Një shumllojshmëri motivesh të punuara me zell, të stiluara dhe të përshtatura me kërkesat e kohës. Alternimi i motiveve tradicionale me ato moderne ka rritur kërkesat e punimeve në treg”.

Adresa: Rr. “Bashkimi”Lgj. “Fahri Ramadani”

Cel: 069 25 96 226

- Shoqata e grave artizane -Shoqata e grave profe-sioniste afariste - unioni Ballkanik i femrave për Zejetari - unioni i Adriatikut dhe jonit - O.Z.m

Anëtare - me punime të vjetra të grave shkodrane -Për punimet e gjysheve shkodrane -Në panairet e Frank-furtit, Barit, Bullgar-isë, greqisë, Ankarasë, kroacisë, Bosnjes , malit të Zi, Los Anxhelos .

Ekspozitat

Page 27: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar
Page 28: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

Mjeda P r e j 1 8 8 0 p u n i m e a r t i z a n a l e n ë t e z g j a h

Punimet e pëlhurave me tezgjah janë një traditë e hershme e qytetit të Shkodrës. Familja Mjeda trashëgon këtë zanat prej 150 viteve duke qenë e vetmja familje qytetare shkodrane e cila prodhon punime në tezgjah në punishten pranë shtëpisë. E kthyer tashmë në traditë, ruajtja e këtyre vlerave vlen për ne, si një gjë shumë e çmuar.

Produktet më të kërkuara të firmës janë:

mbulesa tavolinashmbulesa krevatesh

perdeçentro

dhe shalla.

Aftësia e punimit të pëlhurës na bën të ndihemi të sigurt në këtë fushë, sepse rruga jonë është e mbështetur në traditë dhe përvojë shumë vjeçare.

Adresa: Kontakte:L. Ndoc Mazi Tel/Fax: 00355 222 50578Rr. Kongresi i Lushnjes, Nr. 96 Cel: +355 69 20 60 466Shkodër - Albania E-mail: [email protected]

Zija KariniGjino Mjeda

E. Bala/L. GogajZef Gjini

Ermal Zaganidrita dibraNebie QotajArtenca Kruja

Faruk Ramja

Merita Tafi lica

Taxhudin Angjo sh.p.k

Ermal Zagani

Page 29: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar
Page 30: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar
Page 31: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

34

EdITO

RIAL

Page 32: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

Çdo event që mban firmën e Artanit është një sukses i padiskutueshëm. Rreth 3 vite që merret me organizimin e eventeve të ndryshme. Gjithnjë duke dashur të sjellë një frymë të re në shoqërinë

tonë, në ambientet e bukura dhe të këndsh-me shkodrane. I pëlqen të punojë për elitën e shoqërisë tonë dhe të organizojë evente për ta. Por pa dyshim që mbrëmjet më të mrekullueshme janë për të rinjtë. Organi-zimi i një eventi apo një feste nuk është më një sfidë e re për Tanin (kështu njihet në rrethin e miqve të tij). Plotësimi i dëshirave të klientëve dhe rezultati final është një sodisfaksion më vete. Pasioni është ai që e udhëheq në atë çfarë bën. Si dhe dëshira që në të ardhmen të bëjë organizime të tilla për artistë të mëdhenj dhe të huaj. Pse jo të ketë mundësi të bëjë një event dhe për Manuela Arcuri, artisten e tij të dashur. Kërkon të fusë një frymë evuropiane në shumë ambiente të ndryshme.Eventi më i bukur i organizuar nga Artani?Nuk di të veçoj mes shumë eventeve që kam organizuar. Kam lëvizur në shumë bare dhe restorante dhe gjithnjë kam dashur të sjell një organizim të ri. Por ajo që di të them është që çdo event ka një risi dhe është gjithnjë më i bukur se ai që kam organizuar më përpara. Mbrëmjet më të bukura ?

Mbrëmjet më të bukura, janë padyshim mbrëmje me të rinjtë. Ato janë e ardhmja dhe e kanë më të lehtë të adoptohen me gjërat dhe idetë e reja.Detaji i parë që duhen të kenë kujdes të rinjtë për eventet që organizoni ?Duhet të jetë veshja. Ajo duhet ti përshtatet ambientit dhe eventit.Dy eventet me të medha dhe të shumëpritura janë festat e fundvitit. Cilat janë të përbash-këtat dhe ndryshimet mes tyre?Festat e fundvitit kërkojnë një impenjim më të madh, aq më tepër këtë vit që do të jetë një risi e vërtetë. Mbrëmja e fundvitit do të jetë deri në orët e para të mëngjesit. Suprizat e dhuratat nuk do të kenë fund për të ftuarit, që do të jenë të zgjedhur dhe nuk do të kalohet kapaciteti total i lokalit. Dekori dhe arredimi i ambientit si do të ndryshojë këtë fund vit?Çdo event që organizoj ka dhe ndryshimet e veta në dekor. Patjetër që zbukurimet tradicionale dhe dritat nuk do të mungojnë. Por atmosfera festive do të vihet re që në hyrje. Gjithashtu dhe muzika do të jetë e zgjedhur dhe në përshtatje të atmos-ferës festive.Sa kohë duhet që të organizoni një event?Gjithçka bëhet me një rritëm të shpejtë dhe përkushtimi është shumë i madh. Por koha është shumë fleksibël. Ajo varion nga eventi në

Artan dibra : Në 52 javë të një viti, minimalisht ka një event në javë të organizuar nga Artani

“Organizatori më i suksesshëm i mbrëmjeve në qytetin e Shkodrës“

event. Takimet me miqtë dhe të ftuarit e mi kanë rëndësinë dhe kohën e vet. Pastaj dhe arredimi i ambjenteve. Gjithçka duhet të jetë e sistemuar deri në detaje.Çfarë ka ndryshuar tek ju gjatë këtyre viteve të fundit?Jam bërë më i njohur…(qesh). le të themi që jam bërë më i dashur dhe më i afërt me njerëzit. Thonë që kam fituar një famë të veçantë, por nuk e di se sa e vërtetë është kjo. Por e kam më të lehtë që të krijoj dhe të ruaj kontaktet me të tjerët. Por mbi të gjitha tani kam mundësinë që të bëj diçka pas të cilës jam shumë i pasionuar.Tani flasim pak për suprizat. Cila është surpriza më e bukur që këni bërë?Ka qënë për ditëlindjen e vëllait tim. Pas shumë nazeve dhe punëve të trilluara, unë arrita të isha i pranishëm në ditëlindjen e tij në një tjetër qytet, larg Shkodrës.Po supriza më e bukur që i është bërë Artanit?Pak e vështirë…po themi prania e një përsoni të veçantë në mbrëmjen e ditëlindjes time. Ajo po që ishte shume suprizë e bukur. Është shumë bukur të kesh pranë një person të dashur dhe të ndash me të një emocion shumë të veçantë. Çfarë të ka ndihmuar për të arritur deri këtu?Shkolla, aftësitë dhe vullneti. Dhe mbi të gjitha

dëshira për të ndyshuar jetën e natës në Shkodër. Nga 1 deri në 10 , sa i keni dhënë këtij qyteti?Në 52 javë të një viti, minimalisht ka një event për çdo javë të organizuar nga unë.Po mbrëmjet me muzikën popullore?Kjo është një frymë e re që dua të fus në mbremjet në Shkodër. Muzika popullore duhet të jetë larg këtyre bareve. Ajo është shume e bukur por është për mbrëmjë dhe festa të tjera.Artani është një person që thyen zemra, apo që i thyehet zemra?I pathyeshëm. Aksesori më i dashur për ty?Është një unazë që nuk e heq asnjëherë nga gishti.Një tjetër pasion i Artanit? Fotografia.Fobia më e madhe?Femrat ( qesh ) Detaji i veçantë në portretin e një organizatori festash?Kapelja franceze është detaji im më i dashur, që e kam në të gjitha eventet e mia, blloku e celulari.Artanin e duan për … Për shpirtin engjëllorë që më karakterizon…ose të paktën kështu thonë.

Intervistoi Jetmira KOPLIKU

Promo events Agency ka një bashkëpunim të suksesshëm me Cremona Club në organizimin e eventeve të ndryshme

dhe mbrëmjeve për të rinjtë Shkodranë

Cremona Club

INTE

RVIS

32

Page 33: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

42

EdITO

RIAL

Godinë banimi dhe shërbimesh në qendër të Shkodrës

Adresa: Në qendër të Shkodrës, pranë shatërvanit të ri e teatrit “Migjeni”

Zyra qendrore tek dollari+355 225 02 81

Page 34: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

Si të dobësoheni me një dietë dy javore?

Duke vijuar me këshillat mjekësore për lexuesit e revistës “Shkodra Pazar” këtë numër duke marrë shkas nga festat e fundvitit kemi vendosur të publikojmë një dietë dy javore për t’u dobësuar në mënyrë të shëndetshme.

hani Si Një Ëngjëll!!!

Është pikërisht ajo periudhë e vitit kur ju doni të dukeni në maksimumin tuaj, por të humbësh peshë duket shumë e vështirë. Ndiqni dietën dy javore dhe shihni rezultatin e shkëlqyer. Ju do të pëlqeni të humbnisni të paktën gjysmën e peshës së vënë për sezonin e festave të fundvitit.

Java e I E HËNË Mëngjesi: Një mollë dhe një gotë me çokollatë me qumësht. Dreka: Një sanduiç jo më shumë kalori dhe një sallatë frutash. Darka: Gatim me hudhra, spinaq, domate të pjekura mirë të shoqëruara me sallatë jeshile. E MARTË Mëngjesi: Dy feta bukë dietike me gjalpë pa kalori dhe molla. Dreka: Sanduiç me peshk ton dhe 150 gr jogurt me fruta dietike. Darkë: Gjysmë porcioni maka-rona me një kofshë të vogël pule (pa lëkurë) dhe fruta. E MËRKURË Mëngjesi: Drithëra me qumësht dhe një gotë me lëng molle. Dreka: Një patate mesatare e shoqëruar me fasule të pjekura 150 gr. Darka: Ushqim të gatshëm me 350 kalori i shoqëruar me një sallatë spinaqi të zier.

E ENJTE Mëngjesi: Jogurt me kalori të pakta. Dreka: Një sanduiç me shumë

pak kalori (poshtë 300 kalori), plus dhe ndonjë lëng fruti. Darka: Gatuani çfarë të dëshi-roni. Por të mos jetë e rëndë.

E PREMTE Mëngjesi: Një biskotë dhe 150 g jogurt me fruta. Dreka: Sanduiç me peshk, dhe një portokall. Darka: Një gjoks pule rreth me një sallatë të madhe jeshile e ndjekur nga një frut kivi.

E SHTUNË Mëngjesi: Vezë të zier dhe kër-pudha të ziera me pak vaj. Dreka: Përgatisni një sanduiç me mish dhe domate. Darka: Gatuani perime. Më pas mund të pini dhe një gotë të vogël me çokollatë.

E DIEl Mëngjesi: lëng të freskët por-tokalli në një masë 200 ml dhe fruta. Dreka: Djathë deleje të shoqëruar me lajthi. Darka: Një fileto të vogël salmon, patate dhe spinaq.

Java e IIE hËNË Mëngjesi: Bukë dietike të thekur me pak sojë dhe jogurt. Drekë: Ushqim që mund ta zgjidhni vetë por jo më shumë se 280 kalori. Darkë: Gjysmë pice vetëm me sallatë jeshile dhe një ëmbëlsirë të vogël me fruta.

E MARTË Mëngjesi: Një gotë me qumësht dhe një shegë. Drekë: Sanduiç me kalori të ulëta dhe një mollë nektarin ose dardhë. Darkë: Ushqim i gatshëm rreth 350 kalori me bizele dhe misër të ngrirë.

E MËRKURË Mëngjesi: Qumësht dhe një banane e vogël. Dreka: Makarona të gatuara me ton, dhe majonezë dietike. Darka: Gatuani diçka jo shumë të rëndë por pikante.

E ENjTE Mëngjesi: dy feta të vogla frutash

dhe një gotë me qumësht Dreka: Përzieni gjysmë avokado-je, dy domate dhe 50 gr moxarela. Darka: Makarona të ziera të shoqëruara me një sallatë miks pa vaj.

E PREMTE Mëngjesi: Biskota me qumësht dhe një banane. Drekë: Supe domatesh dhe një sallatë me çfarë të dëshironi. Darkë: Një supë e ngrohtë dhe e shëndetshme me erëza dhe qepë.

E ShTUNË Mëngjesi: Një vezë e zier, sho-qëruar me një banane të vogël. Dreka: Sanduiç me 2 feta të mira proshute, domate dhe të lyer me majonezë dietike. Darka: Makarona në mikrovalë me salcë me domate.

E dIEL Mëngjesi: Bukë me dy salçiçe. Dreka: Tost me sardele dhe domate. Në fund shoqërojini me mollë. Darkë: Brinjë pule, dy patate të ziera dhe karota.

BIZN

ES

34

Page 35: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

35

INTERV

ISTANjË PASdITE ME TALENTËT E ShKOdRËS…

Mes aromës së kapuçinos, çajit dhe çokollatës së porositur, në një ndër baret më të frekuentuara të Shkodrës, takojmë disa miq të rinj. Mes muzikës së zgjedhur dhe në një atmosfere të ngrohtë, kalojmë disa orë të këndshme në shoqërinë e Elhaidës, Braniminit, Stefanit dhe Vilzanës. Të rinjtë që përfaqësuan Shkodrën në Akademinë e yjeve dhe sollën trofe e çmime të shumta nga ky event. Një miqësi e bukur që kishte zanafillën jashtë mureve të Akademisë së yjeve por që pasqy-rohej aq thjesht dhe bukur gjatë gjithë bisedës, të qeshurave, lojërave dhe fotove… Të rinj që kanë shumë ëndrra dhe dëshira. Katër vajza dhe djem që janë të apasionuar pas muzikës dhe artit. Nuk është e vështirë të kuptosh që të gjitha bisedat vërtiten rreth këtij arti dhe hapave të tyre të parë në skenë. Emocione të fuqishme, sfida të forta, rregulla që thyhen dhe rrugë të vështira që ndërmerren në emër të artit dhe muzikës.

Përgati jetmira KOPLIKU

vAjZA kAtALOg….

Vilzana Parubi e qua-jtur ndryshe “pantera e zezë”, për stilin e saj të veçantë të veshjes. Me e madhja e grupit rrëfen fillimet e saj. Festivalet e fëmijëve kanë qenë dashuritë e para me muzikën dhe artin. Pastaj një rrugë e gjatë drejt Akademisë së yjeve. Pas 7 fazave të ndryshme klasifikimesh, arrin të hyjë në katërshen e vajzave të kantos në edicionin e fundit të Akadamisë së yjeve”. Mes të qeshurave rrëfen që deri aty e quan tal-enti, pasioni, puna dhe zëri por nuk harron të shtojë dhe lukun e saj. Një dëshirë për të qenë gjithnjë ndryshe dhe e plotësuar në çdo detaj. E para shkodrane që jetoi në familjen e madhe të Akademisë së yjeve. disa javë brënda shtëpisë së madhe, mes shumë të rinjëve të tjerë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. Mes punës, debat-eve, lojrave dhe performancave të suksesshme. Gjithnjë e gjeje përpara pasqyrës ose në studion e kantos, ndaj miqtë e shtëpisë e quajtën “vajza katalog”. Por kjo nuk e pengoi në rrugën e saj. Si momentin më të bukur rrëfen ditëlindjen e saj. “Një personazh shume i dashur për mua, Pirro

Çako bëhet portoganisti kryesorë i asaj dite.” dhe pse jashtë shtëpisë ka ruajtur miqësinë me të gjithë të rinjtë e akademisë. Sot vazhdon studimet për stilistike dhe ka dy biznese që suk-seshshëm po i administron prej muajsh. Muzika ka kohën e vet dhe projekte të reja priten të pub-likohen së shpejti. Një këngë në Top Fest dhe një duet surprizë me një tjetër pjesmarrës së akad-emisë.

ARtI ëSHtë tALENt, PuNë DHE SukSES

djali tipik i dashur me të gjithë. Një artist i lin-dur që gjithçka e lidh me muzikën, fotgrafi-në dhe modelingun. Bibilat e vegjël dhe Festivalet e Fëmijëve ishin festivalet e para që i dhuruan shumë trofe dhe shumë këngë të shkruara për të. Ske-na e parë e fuqishme që ai preku ishte skena e Gjeniut të vogël. Në dhjetëshen më të mirë, të fëmijëve të Gjeniut, ai u mësua me emocionet, kënaqësitë dhe transformimet e mrekullueshme të skenës. Gjithçka çfarë pasoi pas gjeniut ishte një sukses dhe një arritje drejt fushës së artit. Në Akademinë e yjeve 4, ishte i vetmi djalë finalist që fitoi shumë zemra dhe duartrokitje me zërin dhe performancën e tij. Porteti i tij vishet dhe nga kitara elektronike të cilën e luan herë pas here. Por gjithashtu nuk mungon asnjeherë as aparati fotografik dhe dëshira e tij për të dalë gjithnjë përpara tij duke pozuar dhe duke mod-eluar. “ do të më pëlqente të vazhdoja për kanto, por dhe për fotografi gjithashtu si dhe për…” është një listë e gjatë”, e cila nuk ka fund asn-jëhere. Një artist gjithnjë ka diçka për të shtuar në art. Me një stil shumë të veçantë dhe gjithnjë i veshur dhe i stiluar sipas modes më të fundit. Përballë thashethemeve të të tjerëve ai ka gjetur mënyrën më të mirë për të qënë i sukseshëm. “Bëj atë që më pëlqen dhe që më fal kënaqësi, sadisfaksion dhe emocion dhe nuk mendoj në atë çfarë thuhet apo jo pas krahëve të mia”. Fit-ues i çmimit të 3 në konkursin “Shqipëria është kulturë”.

Supriza me e bukur, ishte vetë fakti që shijova çdo suprizë brenda shtëpisë së Akademisë së yjeve…

E kush do ta besonte që pas protretit të një djali kaq të këndshëm do të fshihej një tjetër artist i fuqishëm. Që në fëmijërinë e tij nisi të këndonte në rrethe të ngushta shoqërore. Filloj sudimet për fizarmonike, duke plotësuar dhe një dëshirë të babait të tij. I pagëzuar me emrin e një nga fizarmonikëve më të njohur botërorë, Branamimi besoi në pasionin e tij. Rruga drejt Akademisë së yjeve ishte një sadisfaksion i mrekullueshëm. I vlerësuar me çmimin e tretë në atë event ishte një sfidë më vete. “Mbaj mend që kam pranuar të jem pjesë e këtij program pa

ditur mirë atë çfarë do të më priste brenda atyre mureve të shtëpisë së akademise. Pa njohur emocionet, vështirësite por dhe kënaqësitë e marrura gjatë atyre muajve. dhe supriza më e bukur që mora ishte fakti që shijova çdo suprizë të bërë gjatë gjithë qëndrimit tim aty…” këto janë kuj-timet e qëndrimit të tij në Akadaminë e yjeve 5-së. dhuratat më të bukura që mori nga spektakli janë dhe duetet e mrekul-lueshme që ai vuri në skene, dueti me miken e tij Elhaida dhe këngëtare të tjera të suksesshme. Gjithashtu në Akademinë e yjeve ai shpalosi dhe një tjetër pasion të mrekullueshëm siç është imitimi. duke vënë në “lojë” profesorët, profesionistët dhe miqtë ë tij. Kjo më ben që të jem më shumë e kujdesshme gjatë bisedës më te, duke mos dashur ti jap shumë material për imterpretimet e ardhshme. Por nuk duhet harruar as karikatura, një tjetër pasion. dhe dëshira e momentit është diplomimi i sukseshëm dhe krijimi i mundësive për vazhdimin e studimeve të larta , ndoshta për kanto.

Një zë i fuqishëm…

Kjo është ë fundit intërvistë e zhvil-luar atë pasdite. Fituaesja e Aka-demisë së yjeve 4 rrefen jetën dhe pasionet e saj. Gjatë lëvizjeve nga Tirana në Shkodër dhe anasjelltazi ajo gjeti dhe zhvilloi pasionin e saj për kanton dhe pianon. Studion piano që në moshën 7 vjeçare dhe paralelisht me të pas-uroi dhe zbukuroi zërin e saj. E vlerësuar si një këngëtare me një vokal të fuqishëm Elhaida rrëfen kujtimet e saja nga Akademia e yjeve: “ Ishte e vështirë që të bëje gjithçka vete. Një mbi-jetesë e vështirë dhe një punë intensive për të triumfuar në finalen e këtij eventi. Mu besua një këngë e mrekullueshme, Adigio e Lara Fabian e cila bëri diferencën në atë spektakël të mrekul-lueshëm.” Sot një artiste e arfirmuar. Pak nga pak në krijim të një repertori të saj dhe me një aktivitet të vazhdueshëm në një nga mediat më të fuqishme në Shqipëri. E ardhmja patjetër që do ta gjejë në studimet për muzikën por nuk dihet nëse do të jetë në Shqipëri apo jashtë kufinjve të saj. dhe ajo do të bëj dhe një zgjedhje shumë të guximshme, sepse do të vazhdojë stu-dimet për kompozicion. Një rrugë e vështirë por shumë e bukur për të. Përgatiti :jEtmIRA kOPLIku

vilzana PARuBI – 09.04.1990

Stefan mARENA – 24.05.1993

Branimin AgOvI- 09.08.1993

ELHAIDA DANI - 17.02.1993

Page 36: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

“Portën do ta mbroj derisa të jetë e nevojshme ndihma ime”

grima : “ Për vllazninë nuk e kursej shëndetin tim”

SkEDA mosha : 37 vjeçDitëlindja 16.06.1974Statusi : i martuar me fëmijë( dy vajza)karriera : 1984 – vazhdon aktualishtPozicioni: Portiergjatësia : 190 cm trofetë : 5 Ekipet : Vllaznia,dinamo, Laçi, Besëlidhja, Partizani, Flamurtari (Prishtinë), Ethnikos ( Greqi)kombëtarja : 4 ndeshjeHobi : sportiFobia: nuk kaPika e fortë : karakteriPika e dobët : nuk ka Aktualisht luan me Vllazninë

tItuj kAmPION1991-1992 (Vllaznia)1997-1998 Vllaznia ( Kampionat, Su-prkupë)2007-2008 Vllaznia (Kupë)

EdIT

ORI

AL

36

Ka mbrojtur portën e Vllazninsë që nga viti 1999 dhe vazhdon të bëjë maksimumin për të mos e lejuar që topi të prekë rrjetën në çdo ndeshje që ai aktivizohet. Në karrierën e tij mban mend shumë ndeshje të fituara pa pësuar gol, por dhe nuk mund të harrojë lehtësisht pësimin e 5 golave në ndeshjen e tij të parë si portier i Vllaznisë. Sezonin e kalaur ka sakrifikuar nga shëndeti i tij për kuqeblutë ndërkohë që aktualisht është duke ruajtur sërish katërkëndëshin e portës shkodrane. Bëhet fjalë për Armir Grimën, veteranin e palodhshëm që sfidon çdo gjë për të qenë në shërbim të skuadrës së tij të zemrës. Në një intervistë për revistën “Shkodra Pazar”, Grima sqaron në detaje karrierën e tij. Pasi ka fituar disa trofe kërkon dhe një tjetër këtë sezon futbollistik, qoftë në kampionat apo dhe në Kupën e Shqipërisë. Më pas mund të mendojë seriozisht tërheqjen nga futbolli i luajtur por do të jetë aktiv me plane të reja po në këtë sport. Duke e nisur tek fillimet tuaja si futbollist si na e përshkruani?Në rradhë të parë dua t’i uroj suksese revistës suaj . jam i lumtur që po më jepet mundësia me folë në numrat e saj të parë. do të ju uroja me gjithë zemër suksese dhe të ecë sa më mirë. Përsa i përket karrierës sime e kam fillu që në shkollën

8 vjeçare. Kam patur mësues fiskulture. Është pikërisht ai që u ba shkak që unë të vazhdoja me ekipet zinxhirë të Vllzanisë. Ai është Ahmet Metaj ish-portieri i Vllaznisë. Ai më ka dhënë një shtysë të madhe që unë të punoja sa më shumë për t’u bërë portier. Pata fatin që kisha në ekipet zinxhirë trajnerin tim Fazli Çiellzen e më pas Fatmir Lelën. Ky i fundit ka qenë një shtysë e madhe për mua në karrierën time, duke qenë se ai ka qenë portier i Vllaznisë. Ndoshta kam patur pak edhe fatin me vete. Kështuqë nga ekipet e moshave të pionereve kam kalu tek ekipi i para të rinjëve. Aty kam qëndru shumë pak pasi për emergjencë duhej të aktivizo-hesha me të rinjtë. dhe aty kam patur trajner Taip Piraniqin dhe Artan Bushatin që më kanë përkrahë. Në verën e vitit 1988 kam kalu pranë ekipit të parë. Në atë periudhë ka qenë trajner Ramazan Rragami, Agim Medja dhe Paulin Ndoja. Aty jam stërvitur gjatë gjithë kohës dhe kam luajtur me të rinjtë.Hera e parë që keni luajtur me vllazninë?hera e parë që unë kam luajtur me Vllazninë ka qenë në vitin 1990 në ndeshje kampionati sepse kam luajtur më parë dhe në kupë. Kemi luajtur në Fier dhe ato kanë fituar 5-4.Cilët janë aftësitë tuaja si portier që kanë dalë në pah gjatë gjithë kësaj karriere?

Ajo që shumë trajnerë më kanë vlerësu ka të bëjë me shtatlartësinë, shkëputja, jetimi me lojën dhe me udhëheqë ekipin nga porta. Këto janë tiparet pa folë më pas për gjëra të tjera që janë më shumë teknike. Duke u ndalur tek trajnerët tuaj, cilin prej tyre do të veçoni?Të them të drejtën unë e kam të vështirë të bëj dallime me trajnerat. Kjo për shkak se unë kam bashkëpunu me ta dhe kam patur raporte mjaft të mira me trajnerat. Ato që unë kam për zemër janë : Ramazan Rragami (mjeshtër i madh) që tek unë ka patur një ndikim shumë të madh. Është padyshim Astrit hafizi sepse ai është bërë shkak që unë t’u largohesha nga Vllaznia dhe të luaja në kategorinë e parë në vitin 91-92 me Laçin për shkak se tek Vllaznia po vazhdoja të isha portier i tretë. Ishte po ai që më afroi tek

Vllaznia kur u kthy. Sër dedja, Sabah Bizi, pa anashkalu të tjerët. Po të hy ti përmend të gjithë është një mori e gjatë emrash. Por mbi të gjithë është Paulin Ndoja. Ai është marrë që në moshë të vogël me mua dhe ka qenë si një udhëheqës shpirtëror i jemi.Aktualisht ju cilësoheni si portieri i fundit i vllaznisë që jep siguri për portën?Unë uroj që të mos jem i fundit sepse më pas i bie që të mos ketë portiera më. Unë jam munduar gjithmonë që të bëj më të mirën, të pakten me ato mundësi që kam patur. Ato që e vlerësojnë punën time janë të tjerë.

Si e shikoni të ardhmen e portierave shkodranë?Unë nuk shoh një gjë të prespektivës. jam mundu që t’i ndjek ekipet zinxhire sa kam patur mundësi. Shoh një Rexhep që është aktualisht tek Vllaznia por që ka shumë nevojë për punë. Kam patur sezonin e kaluar një Olti Bishani që trajnerat e Vllaznisë nuk ë bënë atë që bëri Astrit hafizi me mua, sepse ata ishin të kënaqur që ai të qëndronte në stol dhe të mos i jepej mundësia të luante tek ndonjë skuadër pasi do ta fitonim më vonë. Ndoshta kam përshtypjen që e kanë marrë pak në qafë atë djalë. Ndërsa tek ekipet zinxhire

Page 37: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

Largimi nga futbolli mund të vijë në fund të këtij sezoni por duke premtuar se do të jetë sërish afër këtij sporti

“”

nuk kam parë ndonjë dritë jeshile. Kjo për shkak se edhe pasioni i fëmijëve për të bërë gola i shtyn ato të mos luajnë në portë. Por futbollistin e mirë e don çdo trajner. Ndaj dhe mendoj se kjo mungon.Duke u kthyer tek karriera e juaj. Cilat kanë qenë ndeshjet më të vështira për ju?Gjithmonë ndeshjet me ekipet e kryeqytetit kanë qenë të vështira. jemi mundu me dhanë më të mirën dhe karikimi ka qenë më i madh.Ndeshja që keni pësuar numrin më të madh të golave?Portieri është i destinuar të pësojë gola. Unë mbaj mend një ndeshje me Tiranën që na ka mundur me rezultatin 5-0 dhe në fund të ndeshjes unë kam dalë lojtari më i mirë. Pra nuk ka të bëjë kjo. Por mund të përcaktoj se ndeshja që unë nuk mund ta harroj lehtë është ajo kur kam pësuar 5 gola ndaj Fierit kur unë luaja për herë të parë me Vllazninë dhe kam qenë vetëm 16 vjeç.Duke u ndalur tek dëmtimet që mund të

keni pësuar. Sa ndikojnë tek një futbollist dëmtimet, aq më tepër tek një portier?Prandaj ne thojmë që futbolli është fat. Në momentin më të mirë timin jam dëmtu në gju në 1998 që kemi dalë kampion dhe kam qenë pjesë e ekipit kombetarë. di të them që një javë para se me shku tek Eintrahti i Frankfurtit ku luante Edi Martini, jam dëmtu dhe kam shku në Gjermani në atë gjendje për një provë. Bëra gabim që atyre nuk u tregova që isha i dëmtuar dhe problemi doli po tek ai dëmtim që unë kisha pësuar. Ky është momenti më i keq për karrierën teme. Pa llogaritë këtu dhe dëmtimet kohët e

fundit. Pasi duke sakrifiku më shumë seç duhet pa u rikuperu mirë vjën një dëmtim tjetër. Unë dëmtimet nuk ia uroj asnjë futbollisti pasi të lënë shumë kohë prapa.ju mund të cilësoheni si një ndër poriterët që keni sakrifikuar nga shendeti i juaj për vllazninë…Faktikisht është e vërtetë që unë kam sakrifiku

shumë. Por në disa momente njeriu, jo se pendohet pasi unë nuk e bëj për njerëz të veçantë që mund të jenë në ekip. Atë e bëj sepse në rradhë të parë jam tifoz i Vllaznisë e më pas futbollist i saj. Ka momente që këto sakrifica shumëzohen me zero nga njerëz që ndoshta i ke aty çdo ditë në fushën e stërvijtes. Nuk të vjen mirë që me ta hedhë poshtë sakrificën si pa asnjë gjë të keq.Aktualisht luani me vllazninë. kur mendoni të shkëputeni nga futbolli?Unë qëndroj tek Vllaznia për qa sa ajo të ketë nevojë për mua. Këtë vit jam lojtari i fundit që

kam firmosë. Unë do të jem pjesë e skuadrës.këtë sezon jeni aktivizuar me vonesë. A mund të jetë ky fundi i karrierës suaj?Aq sa unë të aktivizohem do të jap maksimumin që të jetë i vlefshëm për ekipin. do të ishte mirë që të merrnim një trofe. Madje mendoj që ky mund të jetë sezoni i fundit i imi me Vllazninë. Por çdo gjë do ta lëmë ma vonë, pasi të them të drejtën nuk e kam menduar.keni plane të tjera për futbollin?jeta ime është e lidhur me futbollin. Kështuqë mendoj se nuk do të shkëputëm nga futbolli.Nga skuadra europiane për cilën keni simpati?Të them të drejtën më pëlqen futbolli Brazilian sepse ke çfarë shikon dhe nuk është i mërzitshëm. Në europë më pelqen futbolli Anglez e Spanjoll. Për skuadrat do të më pëlqente që Milani të ishte në elitë, por nuk është se po shikojmë një fubtoll të bukur në Itali. keni ndonjë portier që e simpatizoni më shumë?Që i vogël kam patur idhudh Valter Xengën ka qenë portieri i Interit dhe kombetarës italiane. Një tjetër është Peter Shmajkël. Sot jam i fiksuar pas Van der Sarit dhe hulio Sezar që janë portierë shumë cilësorë, pa harru dhe Bufonin.Po në shqipëri kë cilësoni si portier më të mirë?Për atë çfarë mbaj mend unë do të cilësoj si portier të mirë Blendi Nallbanin.Dhe për ta mbyllur. urimi i juaj për festat e fundvitit?Unë do t’u uroja çdo shkodrani dhe shqiptari çdo të mirë, fat lumturi e marësi në jetën dhe familjet e tyre. Intervistoi Anton ZALLI

Page 38: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

Eventet e MuajitTeatri “Migjeni”

• Dt 3.12.2010 : Aktivitet për fëmijë nga Fondacioni “Fëmijët të parët” në lidhje me ambasadën Spanjolle

Tiranë

• Dt 7.12.2010 : Aktivitet kulturorë nga Komuniteti “Papa Gjoni 23”

• Dt 8.12.2010 : Koncert “Trio Harqesh”

• Dt 20.12.2010 : “Koncert me këngë popullore Shkodrane. Me pjesëmarrjen e këngëtarëve profesion-

istë dhe atyre amatorë.

• Dt 19.12.2010 : Qëndra Kulturore Pjetër Gaci organizon: Çmimin “Pjetër gaci”

• Dt 22.12.2010 : Aktivitet kulturor nga shoqata “World Vision”

• Dt 23.12.2010 : Shoqata Dukagjini vë në skenë një koncert folklorik me drejtues Fran Kodra

• Dt 28.12.2010 : Filarmonia e qytetit Shkodër “Gala e fund vitit” Organizon Bashkia Shkodër

Sport

04.12.2010 Vllaznia – Skënderbeu 20.00

4.12.2010 Vllaznia – Skënderbeg 11:00 “Qazim Dervishi”

4.12.2010 Vllaznia – Dinamo 18:00 “Qazim Dervishi”

18.12.2010 Vllaznia – Flamurtari 15.00 “Qazim Dervishi”

Volejboll meshkuj

Futboll

Basketboll ( të rritur)

Flamurtari-Besadinamo-Teuta

Skënderbeu-ShkumbiniLaçi-Vllaznia

Kastrioti-ElbasaniBylis-Tirana

Shkumbini-dinamoTeuta-Besa

Vllaznia-SkënderbeuTirana-Kastrioti

Elbasani-LaçiBylis-Flamurtari

Flamurtari-TeutaBesa-Shkumbinidinamo-Vllaznia

Skënderbeu-ElbasaniLaçi-Tirana

Kastrioti-Bylis

java 14 java 15 java 16

Në bashkëpunim me Armando Lohjen

www.shkodrapazar.com

"Shkodra Tennis", "Creative City", Pallati i Sportit "Qazim Dervishi",

"Sife" dhe "Shkodra Travel & Tours" organizojnë:

tuRNEuN E tENISIt SHkODRA INDOOR 2010

25 - 29 dhjetor 2009Pallati i sportit “Qazim Dervishi”

Ndeshjet fi llojnë çdo ditë ora 10:00

Page 39: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

ShËNIM: duke paraqitur të plotësuar këtë formular do të perfitoni 20% zbritje në koston e publikimit të lajmerimit.

46

EdITO

RIAL

01/2 AMBjENT/QERA

Jepet me qera dyqan, sip 120 m2,ambjent i ri, i rregulluar, tualet. Cmimi 600.000 lekë i diskutueshëm. 0692088056

Shkodër, Dudas, jepet me qera dyqan 20m2 100 mijë lekë. 0695516167

KOPSHTI XHESIKA Një ambient komod, argetues dhe i kënd-shëm, ku fëmijët tuaj mund të kalojnë disa orë të paradites nga ora 730 deri 1330. Ku kanë mundësi të luajnë dhe të mësojnë. Adresa : l: Qemal StafaRr: lidhja e Priz-renit Nr: 93Pranë Ish Tisazhit

0693416830

Kam për të shitur një hyrje pallati 3+1, kati i parë. hyrja ndodhet në fund të Xhabiajve pranë karburantit. 0039 32 89 48 6096 067 30 06 659

01/3 ShTËPI/ShITjE

Përballë Bexhistenit shitet dyqan, sip 1000m2, kati i II.(mund te ndahet) Cmimi 600€ m2 i diskutueshëm. 0692499622

Kam për të shitur pjesë origjinale japon-eze për motoçikleta Yamaha. 0672014360 067 30 17 029

Kam për të shitur një skuter tip JON-WAY 150 cc, me 0 kilometra, me dog-anë të paguar. çmimi 160 mije leke te reja. 0682070323

03/1 Auto Moto

Në lagjen Mark lula tek ish-fusha e druve shitet ap 3+1, kati i III, sip. 80m2.3.500.000 lekë i diskutueshëm. 0682927720

Kam për të shitur shpi elbasanshe 4 kam shkall 5 dhoma. 400m2 + garazhd. Adresa, Tek Duganjt e reja. Rrugica e dytë përball shpisë së pritjes (Pogot). Rr. Filip Shiroka nr.74 0692744171

Ofertë:Lajmërimet për muajin janar do të jenë falas !

Page 40: Dhjetor 2010 Shkodra Pazar

4

Kompania jonë starton në vitin 1998 dhe përbëhet nga dy firma të mëdha e konk-retisht nga Arseni sh.p.k, dhe TL-08 sh.p.k. Drejtimi kryesor i kompanis është distribucioni i një game të madhe produktesh: Lëngje frutash, freskuese, pije en-ergjike, birra, ushqimore, kafe, alkolike, detergjent etj, në tregun Shqiptar ku dhe mbulon 73 % të territorit me shpërndarje.