dok.tekn.i proj.elektr.final,emona

26

Click here to load reader

Upload: islam-lama

Post on 19-Mar-2016

273 views

Category:

Documents


12 download

DESCRIPTION

C.1. SITUACIONI C.2. BAZA E THEMELEVE – tokëzimi C.3. PËRDHESA – instalimet elektrike të rrymës së fortë(ndriqimi dhe prizat) C.4. PËRDHESA – instalimet elektrike të rrymës së dobët(telefon,internet,rtv kabllovik) C. DOKUMENTACIONI GRAFIK DOKUMENTACIONI I PROJEKTIT ELEKTRIK A. DOKUMENTACIONI I PËRGJITHSHËM A. DOKUMENTACIONI I PËRGJITHSHËM

TRANSCRIPT

Page 1: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

DOKUMENTACIONI I PROJEKTIT ELEKTRIK

P Ë R M B A J T J A:

A. DOKUMENTACIONI I PËRGJITHSHËM

B. DOKUMENTACIONI TEKSTUAL

B.1. DETYRA PROJEKTUESEB.2. PËRSHKRIMI TEKNIKB.3. KUSHTET TEKNIKEB.4. NJËHSIMI ELEKTRIKB.5. PARAMASA DHE PARALLOGARIA

C. DOKUMENTACIONI GRAFIK

C.1. SITUACIONIC.2. BAZA E THEMELEVE – tokëzimiC.3. PËRDHESA – instalimet elektrike të rrymës së fortë(ndriqimi dhe prizat)C.4. PËRDHESA – instalimet elektrike të rrymës së dobët(telefon,internet,rtv kabllovik)

C.7. SKEMAT NJËPOLARE - skema gjenerale e matjes dhe e shpërndarjes së energjisë elektrike:- skemat njëpolare të shpërndarjes së rrjetit telefonik, internet, rtv kabllovik.

C.8. PAMJA DHE DIMENZIONET E KUADROVE ELEKTRIKEC.9. KULMI – rrufepritësi

A. DOKUMENTACIONI I PËRGJITHSHËM

Sipas rregullores për kompletimin e dokumentacionit teknik të nevojshëm, për marrjen e lejës, për ndërtim të objektit për afarizëm “ Qendra tregtare EMONA” në Mitrovicë,projektit i janë bashkangjitur dokumentet e parapara me ligj, siç janë:

1. Të dhënat për investitorin 2. Çertifikata e regjistrimit 3. Liçencat e kualifikimit4. Vendimet për projektuesit përgjegjës5. Çerfitikata për kualifikimin e projektuesit6. Deklarata e projektuesit përgjegjës7. Pëlqimi elektroenergjetik për kyqje në rrjetë

Page 2: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

B. DOKUMENTACIONI TEKSTUAL

B.1. DETYRA PROJEKTUESE

Investitori kërkon që të bëhet projekti i instalimeve elektrike për objektin për afarizem në Mitrovicë, me një fuqi të instaluar prej 80 kW. Projekti duhet të përfshijë: përshkrimin dhe kushtet teknike, llogaritjet teknike, paramasat dhe parallogaritë, vizatimet dhe skicat për instalimet elektroenergjetike dhe të rrymës së dobët. Karakteristikat, rekomandimet dhe përshkrimin e materialit për instalim, skicat detale për instalimet dhe paisjet e nevojshme për ekzekutimin komplet e pa vështërsi të instalimeve elektrike.

B.2. PËRSHKRIMI TEKNIK

1. INSTALIMET ELEKTRIKE

Hyrje

Ky projekt është caktuar të punohet në bazë të detyrës projektuese të dhënë nga investitori . Projekti është emërtuar si vijon: Projekti kryesor i instalimeve elektrike për objektin “ Qendra tregtare EMONA ” në Mitrovicë

Projekti është punuar në bazë të:

planeve arkitektonike ndërtimore, marrëveshtjeve me projektuesit e fazave tjera, standardeve dhe rregullave teknike në fuqi.

Në projekt duhet paraparë e dhënë zgjidhjet për:

Furnizim konstant e të sigurtë me energji elektrike Kuadrot kyqëse e shpërndarëse elektrike Kabllat e furnizimit Instalimin e ndriqimit të përgjithshëm dhe emergjent Instalimin e prizave dhe hargjuesëve tjerë Instalimin e rrjetit telefonik dhe internetit Instalimin e interfonisë Instalimin e rrjetit kabllovik RTV Instalimin e sistemit të alarmimit të zjarrit Përtokëzimin mbrojtës dhe barazimin e potencialit Realizimin e rrufepritësit

1.1. FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

Furnizimi me energji elektrike i objektit është paraparë të bëhet nga rrjeti ekzistues i qytetit me pëlqimin e ndërrmarjes elektrodistributive( KEK-ut). Kyqja në transformatorë apo në shtyllën në rrjetë, duhet të bëhet me kabllon nëntokësorë të seksionit dhe izolimit përkatës duke

Page 3: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

marrë parasysh fuqinë e tërësishme të instaluar dhe faktorin e njëkohëshmërisë..Për tërë objektin kablli furnizues është NMM/J 4x35mm2/Cu i cili prej shyllës në rrjet.deri të objekti ku gjendet kuadri i kyqjes kryesore, duhet futur në tubin PVC me diametër>50mm.Tubi me kabllin shtrihen në thellësinë>o,6m në ku sëpari është hedhur në kanal një shtresë e rërësFurnizimi i kuadrit shpërndarës elektrik në hapësirën e marketit, është paraparë me kablli PP00 5x16mm2 /Cu i futur në tubin PVCdhe i shtrirë në tokë në tërë gjatësinë prej kuadrit të kyqjes kryesore deri te kuadri i siguresave në holin e marketit .Poashtu edhe furnizimi i restoranit dhe i depos me kthinën teknike bëhet me kabllat dhe PP00/Y-5x10mm2/Cu,varësisht nga ngarkesa e fuqisë dhe gjatësia e kabllit.

1.2. KUADROT ELEKTRIKE KYQËSE DHE SHPËRNDARËSE

Kuadri i kyqjes kryesore elektrike KKKE vehet në hyrje të objektit para kuadrit të njehsorëve. Në kuadër janë vendosur siguresat kryesore thikë NV 3x125A/200A për mbrojtjen e kabllave të furnizimit kryesor.Prej zbarrave në dalje të siguresave kryesore lidhet direkt nëpërmjet transformatorëve rrymorë njehsori elektrik për rexhistrimin e harxhimit të energjisë elektrike Matja dhe kontrollimi i energjisë elektrike është paraparë të bëhet me njehsorin trefazorë dytariforë të verifikuar dhe të pranueshëm nga koorporata elektroenergjetike. Kuadri i kyqjes kryesore dhe kuadri i njehsorëve vehet në hyrje të objektit në përdhese dhe dimenzionet e kuadrove duhet të janë të tilla që të sigurojnë hapsirë të mjaftueshme për vendosjen e të gjithë njehsorëve dhe elementeve tjera.

Kuadri duhet të ketë daljet për lidhjen e kabllave furnizues dhe shpërndarës, urëzimet dhe zbarrat prej bakri të dimensionit përkatës në bazë të ngarkesës rrymore.

Në kapakun e kuadrit të njehsorit duhet paraparë dritaren me xham për mundësinë e leximit të numratorit të njehsorit pa pasur nevojë të hapet kapaku. Kuadrot për kyqje kryesore dhe për njehsorët janë të punuar nga llamarina e qelikët dy herë e dekapiruar e ngjyrosur me llak të pjekur ngjyrë hiri. Në kuadrin e kyqjes kryesore elektrike duhet të ket qasje vetëm personi i autorizuar nga korporata elektrodistributive.

1.3. INSTALIMI ELEKTRIK I NDRIQIMIT DHE I PRIZAVE

Instalimi i ndriqimit në këtë projekt, është paraparë për të gjitha hapsirat e kthinat e objektit me trupat ndriques standard (plafonjere, llambadarë me llamba indikashente,fluoreshente,hallogene ose LED sipas kërkesave dhe destinimit të lokalit/kthinës. Për kët qëllim,mund të përdorën edhe trupat ndriçues dekorativ të vendosur në muret vertikale posaqërisht në lokalet afariste apo korridoret dhe shkallët e objektit/banesës. Trupat ndriçues furnizohen nga kuadri elektrik i siguresave nëpërmjet kabllit PP/Y-3x1,5mm2 dhe me kabllin PP/Y-5x1,5mm2(në rastin e trupave ndriçueseve me poqa të shpërndara në tri fazat barabart).Përveq ndriqimit të përgjithshëm nga rrjeti i furnizimit të rregullt 220V,për rastin e ndërprerjes së këtij furnizimi, janë paraparë edhe ndriqueset emergjente me akumullatorë me rimbushje që vehen në vendet më të frekuentuara apo të domosdoshme për ndriqim.Kyqja apo shkyqja e qarqeve të ndriqimit bëhet me ndërprerës të thjeshtë serik,alternativ,kqyqëzues varësisht nga trupi ndriçues i përdorur apo me ndëprerës me pontenciometër rrespektivisht Dimmer ,në rastet kur është e nevojshme që të kontrollohet apo rregullohet intensiteti i ndriqimit. Në kudër të ndriçimit të kthinave për lokalet afariste,punishteve apo serviseve duhet paraparë sinjalizuesit me dritë me shenjat paralajmëruese për dalje nga kthina apo objekti .Kyqja e qarkut të ndriqimit të

Page 4: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

shkallëve dhe koridoreve, bëhet nëpërmjet tastiereve përkatës ndërsa shkyqja, nëpërmjet releut kohorë të programuar. Instalimet elektrike më detale të ndriqimit në lokalet afariste janë paraparë të realizohen veqant nga miniprojektet tjera ,sipas kërkesave të pronarëve dhe sipas nevojës e destinacionit të lokalit.Në projekt duhet paraparë edhe kyqjet elektrike të ventilatoreve dhe klima paisjeve.Lloji dhe kapaciteti i paisjes së ventilimit gjegjësisht klimatizimit, parashihet me projektin e veqant.Në përputhje me projektin e instalimit të nxemjes së kthinave në objekt duhet paraparë edhe kyqjet elektrike për kaloriferët apo radiatorët nxemës elektrik

Për instalimin e prizave njëfazore, bojlerëve, nxemësve të banjos etj, përdorën kabllat PP/Y-3x2.5mm2. Ndërsa furnizimi i prizave trifazëshe bëhët nëpërmjet kabllit PP/Y-5x2.5mm2.Prizat vehen në lartësinë 0.4m me përjashtim në kuzhinë (në rrafshin e punës 1,2m) dhe në banjo për lavatriqe (në lartësinë >0.6m). Prizat në banjo dhe në ballkone duhet të paisën me kapakun mbrojtës. Instalimet elektrike për banjo dhe vendet ku montohet instalimi i ujsjellësit, bëhet në marrëveshtje me punëkryesin e ujësjellsit apo në përputhje me projektin për instalime të tilla.Priza për kyqjen e paisjes për klimatizim(aerkondishionerit)dhe kyqja e kaloriferëve parashifet në lartësinë e vendosjes së paisjes(> 2m nga rrafshi i dyshemesë).

1.5. INSTALIMI I RRJETIT TELEFONIK, INTERNETIT

Për rrjetin telefonik përdoret kablli UTP5- 2x0.6mm përkatësisht kablli Iy(st) 5x0.5mmi futur në tubin PVC me diameter Fi 13mm të vendosur nën llaq apo të shtrirë e përforcuar mbi plafonin e ulur. Kablli telefonik në tubin PVC kur kalon nëpër plafonet e lokaleve afariste, posaçërisht aty ku parashifet plafoni i lëshuar, duhet përforcuar për tavan nëpërmjet mbërthyeseve përkatse. Kablli kryesorë i telefonit që përmban shumë fije dhe vjen prej pusetës së PTK deri te kuadri shpërndarës i lidhjes telefonike në objekt, mbrohet dhe futet në gypin PVC të diametrit përkatës. Lidhja në rrjetin e internetit nga PTK ose nga rrjeti i distributerit lokal ,realizohet njejtë si në rastin e telefonisë fikse, për këte qëllim pranë prizës së telefonit parashifet edhe priza për kyqjen e modemit të kompjuterit në internet.

1.6. INSTALIMI I RRJETIT KABLLOVIK RTVPranimi i sijalit televiziv satelitorë apo lokal realizoht përmes rrjetik kabllovik (kabllove koaksial)poashtu të shtrirë në dysheme ose plafonin e lëshuar e të futur në gypin PVC prej panelit pranues(antenës) të vendosur në hyrje të objektit ose në kulm, deri të aparati marrës televiziv. Parashifet që diametri i gypit pvc të jetë i mjaftueshëm për futjen pa vështërsi të dy kabllave koaksial 75oma.Në vend daljet për kyqjen e aparatit televiziv në rrjetin kabllovik të rtv antenës,vehen kutizat e PVC për montimin e prizave përkatëse kyqëse. Lartësia e vendosjes së kutizave është 0.4m nga rrafshi i dyshemesë.

1.7.SHPËRNDARJA E RRJETIT KOMUNIKUES DHE ZËRIMIT

Pranë zyrës së menaxherit është paraparë vendosja e panelit kryesorë komunikues me puntorët dhe konsumatorët që lidhë zërimin në tërë kthinat e objektit.Kutitë e zërimit(audio box-at)lidhen me panelin qendrorë nëpërmjet kabllit Iy(st) 5x0,5mm.të futur në gypin PVC

1.8. INSTALIMI I SISTEMIT TE DEKTIMIT DHE ALARMIMIT TE ZJARRIT

Page 5: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

Me qëllim të sigurimit të objektit nga rreziku i shfaqjes së zjarrit,në objekt është paraparë montimi i paisjës qendrore të detektimit dhe alarmimit të zjarrit me aktivizim manual(përmes tasteve të kyqjes emergjente) apo automatik( me reagimin e detektorëve në shfaqjen e flakës apo tymit )Furnizimi i pajisjes me energji elektrike dhe i sirenave alarmuese bëhet përmes transformatorit të tensionit të ulët 220/24V.Lidhja edetektorëve të zjarrit me njësinë qendrore alarmuese, realizohet ashtu si është paraparë me projekt, nëpërmjet kabllave Iy(st) 4x0,5mm. Detektorët e zjarrit,sirenat alarmuese dhe tastet për aktivizimin manual të alarmit montohen në vendet ashtu si janë dhënë në skicën e projektit.

1.9. MBROJTJA ME PËRTOKZIM DHE BARAZIM TË POTENCIALIT

Mbrojtja nga tensioni i rrezikshëm është paraparë të bëhet me sistemin e zeros dhe të përtokëzimit mbrojtës sipas sistemit (TNC-S). Në kuadrin kryesor shprëndarës në zbarrën e veqantë të përtokëzimit mblidhen dhe përforcohen në një pikë të gjithë fillet e përçuesit ngjyrë verdhë/gjelbërt, Me qëllim të barazimit të potencialit bëhet lidhja e të gjitha masave metalike në objekt përmes përçusve P-F/1x6mm2 apo P/F-1x4mm2 që mblidhen e përforcohen në zbarrën e përbashkët prej bakri/mesingu në kutizën e barazimit të potencialit.Kutizat sekondare të barazimit të potencialit vehen në secilën banjë apo në koridorin e banesës ,ndërsa kutiza qendrore vehet në hyrje të objektit në përdhese.Lidhja e kutizave sekondare të barazimit të potencialit me kuadrin kryesor të barazimit të potencialit(kuadri KBP), bëhet me përquesin P/F-1x10mm2 .Kuadri kryesor i barazimit të potencialit pastaj lidhet me sondat e tokëzimit poashtu me përçuesin e seksionit përkatës. Për kuadrin e barazimit të potencialit duhet të lidhen masat metalike të instalimeve të ujësjellsit, të ngrohjes qëndrore, instalimet eventuale të gazsjellsit, tokëzimet e të gjitha antenave, gypat e metalt të kanalizimeve, ashensori dhe masat tjera metalike, me përjashtim të rrufepritësit i cili duhet të lidhet direkt për tokëzuesin e themeleve. Tokëzimi për instalimet elektrike të rrymës së dobët(telefon,internet) duhet të bëhet ndaras me sonda të veqanta tokëzuese.

Për mbrojtje nga prekja indirekte të pjesëve nën tension dhe për pengimin e krijimit të tensionit të përhershëm në pjesët metalike të tokëzuara për shkak të dobësimit eventual të izolimit, janë paraparë ndërprerësit mbrojtës diferencial, rrymor: FID 40/0.03A/400V. Të gjitha qarqet duhet të sigurohen me siguresat automatike të dimensionuara sipas ngarkesave rrymore të qarqeve elektrike. Të gjitha fillet e përcjellsve mbrojtës dhe të zeros duhet me pasë izolim ekuivalent si përcjellsit e tri fazave.

Me qëllim të mbrojtjës nga mbitensionet eventuale, me projekt është paraparë edhe mbrojtja me shkarkuesin katodik KOA-O,5 të vendosur pranë kuadrit të kyqjes kryesore ashtu si është paraqitur në skemën njëpolshe të furnizimit.

1.10. INSTALIMI I RRUFEPRITËSIT

Instalimi i rrufepritësit është paraparë të punohet me shirit metalik të zintuar FeZn 25x4 mm për vertikalet deri në themel, kurse në kulm me shirit FeZn 20x3mm sipas sistemit të kafazit të Faradejit (shif projektin). Shiriti vendoset mbi mbajtësit përkatës të tipeve NGO-29 dhe NGO-20 të cilët montohen në distancë në çdo 1m gjatësi. Të gjitha masat metalike mbi kulm të objektit (mbrojtësit e borës, olluqet, mbulesat e llamarinës, krerët e oxhaqeve, antenat etj.) duhet të lidhen për shiritat e rrufepritësit. Nëse rrufepritësi lidhet për themele, shiriti tokëpërcjellës duhet

Page 6: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

të saldohet për amatur të objektit në çdo tri metra gjatësi të tij. Për të pasur përcjellshmëri më të mirë dhe siguri më të madhe nga mbitensionet e jashtme, është e preferuar që aty ku ka hapsirë të mjaftushme, shiriti vertikal i rrufepritësit të lidhet për sondat të veqanta tokëzuese të vendosura në një distancë më të madhe se tri metra nga shiriti i përtokëzimit. Sondat duhet të ngulen në tokë në thellësi së paku 2m në të dyja anët e objektit ndërsa lidhja e tyre me shiritin vertikal të rrufepritësit bëhet me pllakzat metalike mbërthyese FeZn me katër bulona ose me saldim.Vendet e saldimit detyrimisht duhet të pastrohen dhe lyhen me materie antikorozive.

1.11 MATJET

Pas punimit të të gjitha instalimeve duhet të bëhen matjet e nevojshme dhe të lëshohet atesti si dëshmi për kryerjen profesionale të të gjitha punëve të elektrikës.

VEREJTJETIvestuesi duhet të angazhojë fuqi puntore të kualifikuar për ekzekutimin në mënyrë

profesionale të instalimeve. Kryrësi i punimeve duhet të analizojë projektin para fillimit të punës dhe për çdo paqartësi eventuale ti drejtohet projektuesit ose organit mbikqyrës.

B.4. LLOGARITJET TEKNIKE

Page 7: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

4.1. LLOGARITJA E FUQISË SË NJËKOHSHME-SEKSIONI I KABLLIT FURNIZUES

4.1.1. Fuqia e njëkohshme

Fuqia e llogaritur për kuadrot elektrike

Fuqia elektrike e instaluar(kW)

Faktori i njëkohshmërisë

Fuqia e tërë e njëkohshme(kW)

Kuadri elektrik i marketit KEM 33,1 0.46 15,22Kuadri elektriki restoranit KER 20,7 0.46 9.52Kuadri elektrik i Depos 16.8 0.46 7,73Gjithsejtë 70,6 Pnj = 32,47kW

4.1.2.Llogaritja e seksionit të kabllit dhe verifikimi i rënjës së tensionit

Kablli furnizues i objektit (kuadri i kyqjes kryesore elektrike KKKE)

Fuqia elektrike e instalimit është Pi= 70,6A

Ngarkesa rrymore e kabllit: Inj = Pnj x 10 3 = 70,6 x 1000 = 70600 =123,4 A V3 x U x cosφ 1.73 x 380x. 0,87 571.938

Përvehtësojmë kabllin furnizues te tipit NMM/J-4x35m2 /Cu,ngarkesa e lejuar rrymore e të cilit është 165 AKablli sigurohet me siguresat 125ARënja e tensionit për gjatësinë e sypozuar të kabllit l=30m ,prej trafostacionit apo shtyllës së rrjetit elektrik deri të kuadri i kyqjes kryesore në objekt është :

u= l x P x ρ x 10 5 = 30 x 70.6x0.0174 x10 5 =3685320 = 0,73 U2 x S 3802 x 35 5054000

Kablli furnizues për hapësirën e marketit (kuadri elektrik KEM)

Fuqia elektrike instaluese: PiB =33,1 kW

Ngarkesa rrymore e kabllit: Inj = Pnj x 10 3 = 33,1 x 1000 = 33100 =57,87A V3 x U x cosφ 1.73 x 380x. 0,87 571.938

Përvehtësojmë kabllin furnizues të tipit PPOO-5x10mm 2/Cu .Ngarkesa rrymore e lejuar e të cilit është 80AKablli sigurohet me siguresat 80ARënja e tensionit për gjatësinë e sypozuar të kabllit l=20m ,prej kuadrit të kyqjës kryesore elektrike në hyrje të objektit deri të kuadri i siguresave për hapsirën e marketit është :

Page 8: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

U = l x P x ρ x 10 5 = 20 x 33.1 x0.0174 x 10 5 =1151880 = 0.8U2 x S 3802 x 10 1444000

Kablli furnizues për restoranin (kuadri elektrik KER)

Fuqia elektrike instaluese: PiP =20.7 kW

Ngarkesa rrymore e kabllit: Inj = Pnj x 10 3 = 20.7x 1000 = 20700 = 36,2A V3 x U x cosφ 1.73 x 380x. 0,87 571.94

Përvehtësojmë kabllin PPOO-5x6mm 2/Cu.Ngarkesa rrymore e lejuar e kabllit është 60AKablli sigurohet me siguresat 40A.Rënja e tensionit për gjatësinë e sypozuar të kabllit l=20m,prej të kuadrit të kyqjes kryesore deri të kuadri elektrik i restoranit është:

U = l x P x ρ x 10 5 = 20 x 20.7x0.0174x10 5 = 720360 = 0.83U2 x S 3802 x6 866400

1.4.Kablli furnizues për depon (kuadri KED)Fuqia elektrike instaluese: PiP =16,8 kWNgarkesa rrymore e kabllit: Inj = Pnj x 10 3 = 16,8 x 1000 = 16800 = 29.37A V3 x U x cosφ 1.73 x 380x. 0,87 571.94

Përvehtësojmë kabllin PP))-5x6mm 2/Cu.Ngarkesa rrymore e lejuar e kabllit është 60AKablli sigurohet me siguresat 40ARënja e tensionit për gjatësinë e sypozuar të kabllit l= 25m prej të kuadrit të kyqjes kryesore deritë kuadri elektrik i depos:

U = l x P x ρ x 10 5 = 25x 16,8 x 0,0174 x 10 5 =730800 =0.84U2 x S 3802 x6 866400

4.2. LLOGARITJET FOTOMETRIKE

Page 9: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

Llogarija e fluksit të dritës është bërë për hapsirën e lokalit afarist duke marrë parasysh kërkesat dhe rekomandimet e Komitetit Ndërkombëtarë të Ndriqimit (IEC)

Shprehja bazë e llogaritjes së fluksit të dritës është:

Ф = E xS ose përkatsisht për ndriqimin e përgjithshëm Фp = 1.25 x E .S η. f ηKu janë:

Ф(Wb) – fluksi i tërë i dritës E(lx) – ndriqimi minmal sipas rekomandimeve a(m) – gjatësia e lokalit a(m) – gjërësia e lokalit η – faktori i shfrytëzimit të ndriqimit f – faktori i papastërtisë dhe vjetërsisë

Për hapsirën e qendrës tregtare : Ndriqimi minimal i rekomanduar : Emin=150 lxSipërfaqja e tërë : S = 2500m2

Shkalla e shfrytzimit të ndriqimit: η=0,32Fluksi i nevojshëm i dritës :Фp = 1.25 x E .S =1.25 x 150 x 2500 = 1171875 lm η 0.4Tipi i ndriqueses se zgjedhur: FL 4x18W,220V,ngjyrë e bardhë 4500KFluksi i dritës për një ndriquese FL 4x 18W: Ф1=5200 lmNumri i ndriqueseve FL 4x18W : N= 100Fluksi total i dritës: Фo =N x Ф1= 100 x 5200 =520000 lmFluksi i dritës për një ndriquese HL 1x40W: Ф1=3200 lmNumri i ndriqueseve HL 1x40W : N= 126Fluksi total i dritës: Фo =N x Ф1= 126 x 3200 =403200 lm

Fluksi total i dritës për tërë hapsirën: ФT= 520000+403200=923200 lm

Verifikimi i ndriqimit dhe numri të ndriqueseve në hapsirën e marketit

Es = Фo x ηp x V1 x V2 (lx)= 923200 x 0.4 x 0.8 = 295424 =118 lx a x b 2500 2500Fuqia elektrike e ndriqimit në hapsirën e qendrës tregtare është: Ptndr. = n x P1ndr.= 100 x 72W +126 x 40 W =7200+5040=12240 W

PARAQITJA TABELAREQENDRA TREGTARE

1. KERKESAT PER KUALITETIN E NDRIQIMITEmërtimi i kthinës Hapsira e marketitDestinimi i kthinës afarizëm tregtarëNdriqimi minimal i rekomanduar E(lx) 150Kërkesa për reprodukim të ngjyrave Ngjyrë e bardhë 4500K

2. PARALLOGARITJA E NDRIQUESHMËRISË

Page 10: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

Dimenzionet e kthinës:Sipërfaqja:A1 = a x b (m2) Lartësia h (m)

48 x 20

960 3,5 m

Lartësia e sipërfaqës së punës hr (m) 0.85Lartësia e vendosjes së ndriqueses(largësia nga qendra optike-plafon)

hv (m) Katallogusection A-A

2.8

Lartësia e përdorimit hp=h-hv-hr (m)Koeficienti i kthinës a x b

hp x (a + b)4.23

Koeficienti i reflektimit: Plafoni Muri Dyshemea

φp

φm

φd

0.500,300.10

Koeficienti i shfrytëzimit në kthinë ηp-katallogu 0,4Shkalla e ndotjes të parashifet normalePeriudha e pastrimit te ndriqueses të parashifet (vit) 1.50Koeficinti i ndotjes V1 Katallogu 0.90Burimi i dritës-Tipi Katallogu OSRAM L 4x36WFluksi nominal i ndriqueses Фo (lm) Katallogu 5200Numri i nevojshëm i ndriqueseve n= E x (axb)

Фo x η xV1 x V2 100

Ndriqimi mesatar i vërtetë Es = Фo x η x V1 x V2 a x b

118(lx)

3. PARALLOGARITJA E FUQISE ELEKTRIKE TE NDRIQIMITFuqia elektrike e ndriqueses(burimi dhe elementet lidhëse)

Psv (W) Katallogu 72.00

Fuqia e instaluar e ndriqimit Pin=ns x Psv (W) 12240

Llogaria fotometrike për Depo:Ndriqimi minimal i rekomanduar : E=150 lxSipërfaqja e tërë : a x b =439.48 mTipi i ndriqueses: FL 2x36W,220V me fluksin e dritës për një ndriquese Ф1=5200 lm dhe HL 40W,220V me fluksin e dritës për një ndriquese Ф1=3600 lmNumri i ndriqueseve: N=26 ndriquese FL 2x36W,220V +10 ndriquese HL 40W,220VFluksi total i dritës: Фo =26 x 5200+10x 3600 =135200+36000=171200 lm

Verifikimi i ndriqimit dhe numri të ndriqueseve në hapsirën e depos

Es = Фo x ηp x V1 x V2 (lx)= 171200 x 0.4 x 0.8 = 54784 = 124,5 lx a x b 440 440

Fuqia elektrike e ndriqimit në hapsirën e depos: Ptndr. = n x P1ndr.=26x72+10x40 =1872+400=2272 W

PARAQITJA TABELARE

Page 11: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

HAPSIRA PER AFARIZEM NE DEPO

Page 12: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

1. KERKESAT PER KUALITETIN E NDRIQIMITEmërtimi i kthinës DEPODestinimi i kthinës AFARIZEMIntenziteti minimal i ndriqimit E(lx) 150Kërkesa për reprodukim të ngjyrave Ngjyrë e ditës 4500K

2. PARALLOGARITJA E NDRIQUESHMËRISËDimenzionet e kthinës:

A1 = a x b (m2) Lartësia h (m)

440 3.5

Lartësia e sipërfaqës së punës hr (m) zakonisht 0.85m 0.85Lartësia e vendosjes së ndriqueses(largësia nga qendra optike-plafon)

hv (m) Katallogusection A-A

0.00

Lartësia e përdorimit hp=h-hv-hr (m) 2.75Koeficienti i kthinës a x b

hp x (a + b)4.23

Koeficienti i reflektimit: Plafoni Muri Dyshemea

φp

φm

φd

0.500,300.10

Tipi i ndriqueseve Katallogu FL 2x36W,220VHL 1x40W,220V

Koeficienti i shfrytëzimit në kthinë ηp-katallogu 0.32Shkalla e ndotjes të parashifet normalePeriudha e pastrimit te ndriqueses të parashifet (vit) 1.50Koeficinti i ndotjes V1 Katallogu 0.90Fluksi nominal i ndriqueses Фo (lm) Katallogu 5200

3600Numri i nevojshëm i ndriqueseve n= E x a x b

Фo x ηp xV1 x V2

Ndriqimi mesatar i vërtetë Es = Фo x ηp x V1 x V2 a x b

124,5 (lx)

3. PARALLOGARITJA E FUQISE ELEKTRIKE TE NDRIQIMITFuqia elektrike e ndriqueses(burimi dhe elementet lidhëse)

Psv (W) Katallogu 72 dhe 40

Fuqia e instaluar e ndriqimit Pin=ns x Psv (W) 26x72+10x402272 W

VërejtjeMeqenëse sipas llogarisë verifikuese del se nuk plotësohet kushti i intenzitetit të nevojshëm të ndriqimit (pra kemi 124,5<150) ,atëherë duhet shtuar numrin e trupave ndriques apo kapacitetin ndriques të një ndriqueseje 4.2.Verifikimi i nxehtësisë së kabllit gjatë kalimit të rrymës së lidhjes së shkurtëdhe llogaritja e kohës së reagimit të mbrojtjes në shkëputje

Energjia e nxehtësisë së kabllit njehsohet me shprehjen:

Page 13: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

Enx =Ilsh2 x R x tz = Ilsh

2. ρ. l . tz = c.l . A. ΔT A

Nga barazimi Ilsh2 . ρ. l . tz = c.l . A. ΔT

Afitohet koha e reagimit të shkëputjes së qarkut gjatë lidhjes së shkurtë apo koha për të cilën guxon të rrjedh rryma e lidhjes së shkurtë në kabëll dhe të mos dëmtojë ate : tz=(k .A)2

Ilsh

ku është : A(mm2) seksioni tërthorë i kabllit Ilsh(A) rryma e lidhjes së shkurtë

k-koeficienti që mvarret prej llojit të kabllit

k=V c. ΔT ρ

k=115 për kabllat me izolim prej polivinikloridi(PVC) k=134 për kabllat me izolim gome k=143 për kabllat me izolim prej polietileni

4.3. LLOGARITJA E REZISTENCËS SË SHPËRHAPJES (RRUFEPRITËSIT)

Llogaritja e rezistencës së përhapjes do të bëhet me metodën e OLENDORF-LAURENTIT, sipas shprehjes:

R=0.3(1+k) x ρ + ρ =0,3 x (1+0,86) x 100 + 100 =0.68 Ω 2D L 2 x 63 236

k është koeficienti i njehsuar me shprehjen: k=0,5 + 4xH = 0.5 + 4x1.5 =0,6 D 63

ρ = 100(Ωm) – rezistenca specifike e betonit të dobët L = 236 m2 gjatësia e tërë e shiritit përtokëzues S = 3100 m2 – sipërfaqja e tërë e truallit D = 1.13V S =1.13 V3100 =63m D – diametri i llogaritur i tokëzuesit H=1.5m – thellësia mesatare e gropimit,

Vlera e fituar i plotëson kriteret e parapara me norma teknike.

3.LLOGARITJA E REZISTENCËS SË TOKËZUESIT

Page 14: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

Për përtokëzimin mbrojtës të objektit është përdorur shiriti i çelikt i zinktuar FeZn 25x4mm i shtrirë në bazën e themeleve në gjatësinë totale l= 230m(pa përfshirë ngritjet e shiritit gjerë të kutizat matëse)

Në rastin në shqyrtim duke përvehtësuar rezistencën specifike të truallit ρ = 250 Ωm / në bazë të përbërjes gjeollogjike të dheut / dhe faktorin k = 1.3 për gjatësinë e tokëzuesit mbi 50 m,fitojmë:

RSH = ρ/2πl 1n (l2/H.d)H = 1.2 m thellësia minimale e gropimit të shiritit të tokëzuesit , d = 0.0150 m ( d = ½ e gjerësisë së shiritit).

RSH = 250/2 . 230 . 3.14 ln (2502/1.2 x 0.0150) =2.59Ω

Rg = k . RSH = 1.3x2,59 = 3.367Ω

4.Verifikimi i efikasitetit të mbrojtjës nga tensioni i prekjes dhe goditja eventuale me rrymë elektrike

Duke marrë parasysh se për mbrojtje nga goditja e rrymës dhe tensioni i prekjes është përdorur në instalimin elektrik ndërpresi mbrojtës diferencial NDM 63/0.03A ,rryma e reagimit e të cilit gjatë avarisë është 30mA ,atëherë me rezistencën e parashikuar të trupit të njeriut me vlerë Rp=1500 oma ,tensioni eventual i prekjes do të jetë: Up=Rp x Id= 1500 x 0.03 = 45V, d.m.th. vlera e tensionit të njehsuar është ma e vogël se vlera e tensionit të lejuar të sypozuar me vlerë rreth 60V

B.4.4. KUSHTET TEKNIKE 4.4.1. Pjesë nga kushtet teknike për realizimin e instalimeve të tensionit të ulët

1. Instalimet dhe pajisjet për instalimet elektrike (më tej në tekst-pajisja elektrike) duhet të janë të përshtatshme për punë gjatë tensionit nominal të instalimit elektrik, ose gjatë vlerës efektive të tensionit për rrymë alternative.2. Paisja elektrike duhet ti përgjigjet situatës projektuese, ose vlerës efektive të rrymës gjatë periudhave kohore të cilat i lejojnë karakteristikat e pajisjeve mbrojtëse.3. Pajisja elektrike duke i përfshirë edhe përcjellësat dhe kabllot, duhet të shtrihen-vendosen në atë mënyrë që lehtë të verifikohen-mbikëqyren, mirëmbahen dhe të ketë qasje në lidhjet e tyre si dhe mundësi të manipulimit. Kushtet e dhëna në alinen 1 të këtij neni duhet të plotësohen edhe gjatë vendosjes së pajisjes elektrike në shtëpiza.4. Pllakëzat me mbishkrime dhe mjetet tjera të cilat shërbejnë për njoftime duhet të vendosen në aparatet shpërndarëse për shënimin e qëllimit të tyre. Komponentet e komandimit dhe të signalizimit (tastierët, llambat sinjalizuese, etj) duhet të vendosen në vendet që shihen dhe arrihen lehtë.5. Përçuesit e izoluar dhe kabllot duhet të shtrihen dhe shënohen ashtu që lehtë të mund të detektohen gjatë shqyrtimeve, riparimeve ose ndërrimit. Përçuesi mbrojtës (përçuesi PE) dhe

Page 15: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

përçuesi mbrojtës nular (përçuesi PEN) shënohen me kombinimin e ngjyrës verdh-gjelbër, ndërsa përçuesi neutral (përçuesi N) shënohet me ngjyrën e kaltër të çiltër. Kombinimi i ngjyrave verdh-gjelbër si dhe ngjyra e kaltër nuk guxojnë të përdorën për shëniemt tjera. Shënimi mund të bëhet edhe në fund të përçuesit, afër lidhjes e sidomos nëse përçuesit nuk janë të izoluar.6. Skemat, diagramet ose tabelat e instalimeve elektrike të tensionit të ulët duhet të vendosen në vendet në të cilat ka më shumë qarqe rrymore, ashtuqë të shënojnë natyrën (tipin)dhe përmbajtjen e qarqeve të rrymës (pikat e furnizimit, numrin dhe prerjen tërthore të kabllove furnizues dhe karakteristikat për njojen e pajisjevs për mbrojtje,për kyqje dhe shkyqje, vendin e vendosjes dhe izolimin.7. Përçuesit e izoluar dhe kabllot duhet të janë të mbrojtur prej lëndimeve(prishjeve)mekanike, Shpërndarja e instalimit elektrik do të ketë fortësinë e duhur mekanike nëse përçuesit janë të vendosur në suva ose nën suva, ndërsa kablllot e pambrojtur në kanalet instaluese për kabllo. Në vendet e caktuara (si psh.gjatë shtrirjes të përquesve izolues dhe kabllove në dysheme) duhet aplikuar shkallën mbrojtëse përkatëse. Tipi i shpërndarjes së instalimit elektrik caktohet sipas kushteve të punës të instalimit elektrik.8. Seksioni i përquesve të izoluar të vendosur dhe të mbrojtur mekaniskisht në instalimet elektrike të përhershme nuk guxon të jetë më i vogël se 1.5mm2 për përçuesit nga bakri, dhe jo më pak se 2.5mm2 për përçuesit nga alumini.9. Lidhja e përçuesit dhe komponentave tjera elektrike (më tej në tekst lidhja (duhet të realizohet ashtuqë të jetë e sigurtë dhe e vendosur ashtuqë të mundësojë qdo herë afrim (shiqim). Lidhja duhet të jetë i sigurtë me mjetet të cilat i përgjigjen materialit të përçuesit dhe seksionit. Lidhjes duhet ti afrohemi vetëm pas largimit të kapakut ose rrethojës me vegël përkatëse dhe ky afrim duhet të ketë masën mbrojtëe së paku IP2X (mbrojtja nga futja e trupave të fortë me dimenzione më të mëdhëj se 12mm) sipas standardeve.10. Përçuesit e izoluar dhe kabllot nuk guxonjë të vazhdohen në gypat e izoluar dhe kanalet për instalim. Përçuesit e izoluar dhe kabllot mund të lidhen vetëm në kutizat instaluese, në lidhëset e izolimit e cila i përshtatet tipit të shpërndarjes së instalimit elektrik.11. Lidhja e përbashkët e instalimeve elektrike ose lidhja e shpërndarjes së instalimit elektrik me pajisjet elektrike duhet të realizohet në atë mënyrë që shpërndarja e instalimit elektrik mos të jetë nën ndikimin e forcave të tërheqjës ose të përdredhjes.12. Në skajet fundore të shpërndarjës së instalimit elektrik e sidomos në hyrje, dalje dhe në vendet e e kalimit të instalimit elektrik nëpër mure dhe në paisje elektrike, duhet ë bëhet mbyllje e përhershme (psh. me mbyllëse adekuate).13. Në vendin e kalimit të shpërndarjes së instalimit elektrik nëpër mure,përveq atyre që vendosen në gypat instalues dhe kanale,duhet të sigurohet mbrojtja shtesë mekanike përkatëse (psh përmes nyjes,gypit,kutisë,etj).14. Nëse në afërsi të shpërndarjes së instalimit elektrik ndodhen instalimet tjera joelektrike duhet të sigurohet në mes tyre distancë e nevojshme që gjatë mirëmbajtjes të një instalimi mos të rrezikojë instalimet tjera. Distanca më e vogël e lejuar në mes të instalimeve elektrike (p.sh.instalimeve elektroenergjetike) dhe instalimeve tjera (p.sh.instalimeve të rrymës së dobët)është 30mm.15. Instalimi elektrik nuk guxon të vendoset nën instalimet joelektrike në të cilët është i mundur kondenzimi i ujit ose ndonjë lëngu tjetër.Sipas rregullave teknike, instalimi elektrik nuk guxon të vendoset në kanalet e njejta ose gypa,me instalimet tjera joelektrike,mirëpo nëse këto duhet të vendosen në kanale ose gypa të njejtë ,atëherë duhet të sigurohet mbrojtjta nga prekja

Page 16: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

indirekte me shkyqjen automatike të furnizimit ose me përdorimn e izolimit të klasës së dytë për paisjet ,si dhe duhet të vendsoet mbrojtja përkatëse nga ndikimi i instalimeve të tjera.16. Në gypin e jejtë të instalimit ose në kanalin e njejtë, mund të vendosën përçuesit e vetëm një qarku rrymor, përveq përuesve të qarqeve elektrike të komandimit dhe qarqeve ndihmëse. 17. Nëpër kabllin e njejtë me shumë dej (fije) nuk lejohet të vendosen më shumë qarqe të rrymës , përveq përquesve të qarqeve elektrike të komandimit e kontrollit dhe qarqeve ndihmëse.18. Shpërndarja e instalimit elektrik duhet të vendoset ashtuqë në rast të prishjes të mos rrezikojë rrethin (ambientin).19. Kabllot të vendosur nën suva dhe në murë duhet në tërë gjatësinë e tyre të janë të mbuluar me suvë me trashësi së paku 4mm.Përjashtim nga alinea 1 e këtij neni mund të bëhet për kabllot të ngjajshëm i cili nuk digjet dhe nuk i ndihmon djegjës.20. Kabllot dhe përçuesit instalues të vendosur në gypat instalues në mur ose kabllot e vendosur drejtpërdrejtë në suva dhe nën suva, duhet të shtrihen në mënyrë vertikale dhe horizontale ashtu që të jenë paralel me këndet e lokalit. Gjatë shtrirjes horizontale të kabllove dhe përquesve instalues (në gypa instalues) largësia nga skajet e dritarës dhe derës duhet të jetë së paku 15cm. Traset e kabllove të cilët i furnizojnë nxemësit e ujit të përforcuar duhet të përputhen me boshtin e vendosjes së nxemësit të ujit. Shtrirja e pjerrtë e kabllove dhe përquesve instalues (në gypa instalues) është e lejuar në tavan, mirëpo jo edhe në mure.21. Kabllot pa mbushje si p.sh ata të tipit PP/R guxojnë të vendosen vetëm në lokalet thata nën suvë, ndërsa në zbraztirat e tavanit dhe të mureve nga betoni ose nga ndonjë materiali tjetër që nuk ndezet mund vendosen edhe pa u mbuluar me suvë. Kabllot nga alinea 1 nuk guxojnë të shtrihen në tufë, të vendosen në kanale instaluese apo nën pllaka të gipsit, pa marr parasysh mënyrën e përfocimit dhe nuk guxojnë të shtrihen në materiale që djegen edhe në rastin kur mbulohen me suvë.22. Kanalet PVC instaluese nuk guxojnë të vendosen nën suvë e as të futen në beton.Nëse përçuesit e izoluar shtrihen në kanalet instaluese PVC të cilat vendosen në murë ose tavan, duhet të plotësojnë kushtet teknike për kanalet instaluese.

4.4.2.Pjesë nga kushtet teknike për realizimin e instalimeve të rrufepritësitdhe përtokëzimit

1. Instalimet e mbrojtjes me rrufepritës duhet bërë në tërësi sipas planeve detale dhe paramasës,kushteveteknike dhe rregullave ekzistuese për realizimin e instalimeve të rrufepritësit.2. Standardet për instalimin e rrufepritësit janë të dhëna me standard përkatës dhe këtyre duhet në tërësi ti përmbahemi.3. Tërë materiali i cili përdoret për realizimin e instalimet të rrufepritësit duhet të jetë i klasit të parë dhe në pajtim me rregullat teknike në fuqi.4. Gjatë realizimit të punëve ,duhet të kemi kujdes që sa ma pak të dëmtohen punët e realizuara dhe konstruksioni ekzistues.5. Në kulm të objektit të vendosen rrjeta e linjave të rrufepritësit prej shiritit metalik të zinktuarFe/Zn 20 x 3mm6. Linja pranuese vendoset në mbajtësit adekuat të trakës për kulm në distancë më së shumti prej 1.5 m, ndërsa në pjesët e pjerrta ,në largësi 1m.7. Linjat për rrufepritës duhet të vendosen ashtu që gjatë meretimit të ndërtesës mos të dëmtohen.8. Pozita e linjave duhet të mundësojë shiqim të lehtë të tyre.9. Linjat duhet të punohen me pjesë sa më të gjata të trakës dhe me lidhje sa më të pakëta.

Page 17: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

10. Nuk guxohen të punohen bërrylat me rreze më të vogël se 20cm, dhe ndërrimi i kahjes së linjeës nuk guxon të jetë më e madhe se 900.11. Linjat duhet të janë të shtrirë osë të mbrojtur ashtuqë mos të jenë nën ndikimin e dëmtimeve mekanike dhe të mbingarkesave.12. Pozita e linjave në kulm duhet të jetë e tillë që të mos pengojë rrëshqitjen e borës.13. Masat metalike në kulm me gjatësi prej 2m si dhe të gjitha sipërfaqët më të mëdha se 2m2,lidhen në instalimin e rrufepritësit. Kjo vlen për ulluqet vertikale të shiut në ndërtesë, nëse afër tyre kalojnë linjat përcjellëse dhe në atë rast duhet të bëhet lidhja në pikën më të lartë dhe më të ulët të ullukut.14. Lidhjet duhet të paraqesin lidhje mekanike dhe galvanike solide dhe duhet të mbajnë dhjetëfishin e peshës së linjës me të cilin do të mund të ngarkohen në ndonjë rast të pavolitshëm.15. Lidhjet duhet të bëhen në vendet të cilat arrihen lehtë, ndërsa në rast të pavolitshëm, të mund të arrihen lehtë ,ndërsa lidhejt në vendet të cilat nuk mund të arrihen lehtë ,duhet të janë posaqërisht të sigurta.16. Lidhja e pjesëve të rrufepritësit në mes veti bëhet me vidhosje (mbërthim) ose me lidhëse me gjatësi më së paku 5mm. Linjat në formë trake lidhen me palim njera mbi tjetrën në gjatësinë 1cm me më së paku 2 copë bulona me vidha ose shajka (gozhda).17. Lidhja me saldim është e lejuar vetëm për lidhjen e pjesëve të objektit të cilat janë nga llamrina.18. Të gjitha vendet e lidhjes dhe linjat e tokëzuesit prej lidhëses matëse deri 30cm mbi nivelin e tokës duhet brojtur nga ndryshkja me pastë përkatëse, më së paku me rrëshirë ngjyrë vaji. Të gjitha vendet lidhëse në tokë duhet ghithashtu të mbrohen nga ndryshkja-me mbushje me plumb.19. Linjat përrjellëse duhet të vendosen sipas mundësisë në rrugë vertikale më të shkurt të mundshme me tokëzuesin,pa e ndryshuar drejtimin.20. Linjat përcjellëse duhet të vendosën sa ma larg nga dritaret, dyert, instalimet elektrike dhe të gjitha masat metalike të cilat nuk janë të kyqura në instalimin e rrufepritësit.21. Linjat përcjellëse duhet të bëhen nga copat sa ma të gjata dhe me sa më pak lidhje bashkimi/vazhdimi.22. Linjat përcjellëse vendosen në mbështetësit /përforcuesit e mureve, të larguar më së shumti në mes vedi deri në 1.5m.23. Linjat përcjellëse nuk është e lejuar të shtrihen në ulluqe.24. Linjat përcjellëse ndihmëse lidhen në linjën më të afërt kryesore mbi lidhjen ndarëse.25. Nëse linjat përcjellëse vendosen nën qiriq (ngjitës), duhet të mbrohen nga ndryshkja (me pastë, ose cipë prej polivinili etj).26. Nëse linjat vendosen në beton nuk është e nevojshme mbrojtja nga ndryshkja.27. Lidhjet në mes veti të linjave në tokë dhe nën suvë si dhe lidhjet me gypat e ujësjellësit duhet të mbrohen nga ndryshkja.28. Nuk lejohet që tokëyuesi të mbulohet (mbushet)me zgjyrë(fundërina) ose bramcë e as të shtrihen në tokë e cila gjithnjë nxehet.29. Lidhja e trakës në tokë të bëhet me lidhsën kryqëzuese në kutia mbrojtëse, të cilat duhet të mbushen me pumb.30. Distanca e tokëzuesit ose e linjave përcjellëse nga kabllot elektrike ekzsutese duhet të jetë së paku 3m, ndërsa kryqëzimin duhet bërë nën këndin e drejtë. Nëse gjatë kryqëzimit nuk mund të mbahet kjo distancë atëherë ajo mund të zvoglohet nëse linja përcjellëse nga tokëzuesi izolohet me gypa izolues prej materialit jopërques dhe jophigroskopik. Gjatësia e gypave izolues

Page 18: dok.tekn.i proj.elektr.final,Emona

duhet të jetë aq sa në mes të kabllit të cilin duhet mbrojtur dhe linjës joizoluese ose tokëzuesit të mbetet distance më së paku 3m.31. Nëse toka përreth objektit është elektrikisht johomogjene pra nuk ka rezistencë specifike të njajtë, tokëzuesit duhet shtrirë në shtresën e tokës me përqueshmëri më të madhe.32. Kur gypat e ujësjellësit në ndërtesë janë të kyqur në instalimin e rrufepritësit, atëherë të gjitha aparatet e kyqura në ta, si ujëmatësit dhe vendet ndarëse duhet urëzuar.33. Veprimin e tokëzuesit të rrufepritësit e karakterizon rezistenca goditëse e përhapjes e jo rezistenca e përhapjes.34. Për rezistencë specifike të tokës më të madhe se 250ohma vlera e rezistencës goditëse nuk guxon të jetë më e madhe se 8% të vlerës sëë rezistencës specifike (ohm) të matur.35. Rezistenca kalimtare e një tokëzuesi mund të jetë më së shumti 20Ω nëse për rastet e veqanta nuk janë dhënë vlera tjera.36. Vështrimi (kontrollimi) i instalimit pas ndërtimit bëhet sipas dispozitave të ligjit bazë për ndërtimin e objekteve investuese. 37. Pa pëlqimin e mëparshëm të organit mbikqyrës nuk guxon të bëhet mbulimi i tokëzuesit.38. Në rast të nevojave shërbimi i mbikqyrjes, mund ta bëjë ndryshimin e projektit. Për ndryshime më të mëdha duhet të mirret pëlqimi nga projektanti ose nga investitori.39. Me përfundimin e punëve në instalimin e rrufepritësit është e nevojshme të bëhen matjet në pajtim me dispozitat dhe investitorit duhet dorëzuar atestet përkatëse për rregullësinë dhe funksionalitetin e instalimit në tërësi.

Përp.I.Lama,I.D.E