donald lu shpërthen ndaj lsi: reforma në drejtësi nuk ka ... · pas gazetarëve, “taksirat”...

24
Sfumohet aleanca Basha-Kryemadhi. Ndonëse prej kohësh u përfol për një aleancë mes PD dhe LSI sa i përket veprimtarisë opozitare të këtyre forcave, duket se kjo aleancë nuk ekziston. Edhe pse takimet mes kreut të PD Lulzim Basha... CMYK Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Nis lufta Rama-Meta, socialistët rrëzojnë dekretin për tarifat gjyqësore, lëshojnë akuza të forta ndaj Presidentit Dokumentet e CIA, ja si u tentua nxitja e përçarjeve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, amerikanët në sulm ndaj Beqir Ballukut e Adil Çarçanit Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Aleanca Basha-Kryemadhi vetëm në letër, deputetët demokratë dalin kundër koalicionit me LSI, partitë asnjë koordinim mes tyre Vetingu zbret tek të afërmit e gjyqtarëve dhe prokurorëve, verifikim për mbi 2.500 persona Ndryshojnë rregullat e prokurimit publik, rritet kontrolli ndaj kontratave me negocim, delegohen prokurimet e pamundura Debate të forta në KQZ, Zguri tenton t’i japë kohë Bashës të justifikojë lobimet në SHBA, PS-LSI-PD gjobiten për shpenzimet në fushatë Vetingu shumë shpejt do të japë rezultatet e para. Dje ishte ambasadori amerikan Donald Lu, ai i cili tha se së shpejt nis furtuna, ndërsa gazeta ka mësuar se Komisioni i Kualifikimit është drejt përmbylljes së vendimeve për krerët... Rregullat e prokurimit publik do të ndryshojnë. Agjencia e Prokurimit Publik ka hartuar projektven- dimin “Për disa shtesa dhe ndryshime nëVendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave... Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi ditën e djeshme një mbledhje për të vendosur masat administrative për të gjithë subjektet politike për të cilat u konstatua se kishte shkelje në mosraportimin e shpenzimeve... Tirazhi 7500 kopje E Mërkurë 13 Dhjetor 2017 Faqe 10 Faqe 7 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Konkurset, mundësi e klasës politike për të sjellë pushtetin e vet familjar Nga Besi BEKTESHI Nga Riza HOXHA Pas gazetarëve, “taksirat” një kurs dhe për gjyqtarët! Nga Hyqmet ZANE Arkivi Digjital Elbasan, vlerësimi për të vërtetat historike të harruara Donald Lu shpërthen ndaj LSI: Reforma në drejtësi nuk ka vdekur, politikanët të trembur nga SPAK, nuk mund të rrijë në detyrë një prokuror që mbron të korruptuarit Basha kundër ambasadorit Lu, kërkon ngritjen e KLP për kryeprokurorin, Rama tjetër thirrje kryedemokratit për bashkëpunim PS-PD Faqe 3,4 Berisha-LSI frikë nga vetingu dhe largimi i Llallës, akuzojnë Lu dhe Vlahutin për korrupsion dhe ndërhyrje në zgjedhjen e kryeprokurorit Faqe 2 Mbyllen aplikimet për kryeprokurorin, 7 kandidatë në garë për të pasuar Adriatik Llallën, në listë prokurorët që hetuan Gërdecin dhe vrasjen e Azem Hajdarit Faqe 6 Faqe 5 Faqe 8 Faqe 9 Faqe 12,13,

Upload: others

Post on 02-Feb-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Sfumohet aleanca Basha-Kryemadhi. Ndonëse prej kohësh u përfol për një aleancë mes PD dhe LSI sa i përket veprimtarisë opozitare të këtyre forcave, duket se kjo aleancë nuk ekziston. Edhe pse takimet mes kreut të PD Lulzim Basha...

    CMYK

    Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected]

    Nis lufta Rama-Meta, socialistët rrëzojnë dekretin për tarifat gjyqësore, lëshojnë akuza të forta ndaj Presidentit

    Dokumentet e CIA, ja si u tentua nxitja e përçarjeve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, amerikanët në

    sulm ndaj Beqir Ballukut e Adil Çarçanit

    NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

    ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

    [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

    Aleanca Basha-Kryemadhi vetëm në letër, deputetët demokratë dalin kundër

    koalicionit me LSI, partitë asnjë koordinim mes tyre

    Vetingu zbret tek të afërmit e gjyqtarëve dhe

    prokurorëve, verifikim për mbi 2.500 persona

    Ndryshojnë rregullat e prokurimit publik, rritet

    kontrolli ndaj kontratave me negocim, delegohen prokurimet e pamundura

    Debate të forta në KQZ, Zguri tenton t’i japë kohë

    Bashës të justifikojë lobimet në SHBA, PS-LSI-PD gjobiten për shpenzimet në fushatë

    Vetingu shumë shpejt do të japë rezultatet e para. Dje ishte ambasadori amerikan Donald Lu, ai i cili tha se së shpejt nis furtuna, ndërsa gazeta ka mësuar se Komisioni i Kualifikimit është drejt përmbylljes së vendimeve për krerët...

    Rregullat e prokurimit publik do të ndryshojnë. Agjencia e Prokurimit Publik ka hartuar projektven-dimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave...

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi ditën e djeshme një mbledhje për të vendosur masat administrative për të gjithë subjektet politike për të cilat u konstatua se kishte shkelje në mosraportimin e shpenzimeve...

    Tirazhi 7500 kopje E Mërkurë 13 Dhjetor 2017

    Faqe 10

    Faqe 7

    &KOMENT ANALIZEF. 16-17

    Konkurset, mundësi e klasës politike për të sjellë

    pushtetin e vet familjarNga Besi BEKTESHI

    Nga Riza HOXHA

    Pas gazetarëve, “taksirat” një kurs dhe për gjyqtarët!

    Nga Hyqmet ZANE

    Arkivi Digjital Elbasan, vlerësimi për të vërtetat

    historike të harruara

    Donald Lu shpërthen ndaj LSI: Reforma në drejtësi nuk ka vdekur, politikanët të

    trembur nga SPAK, nuk mund të rrijë në detyrë një prokuror që mbron të korruptuarit

    Basha kundër ambasadorit Lu, kërkon ngritjen e KLP për kryeprokurorin, Rama tjetër thirrje kryedemokratit për bashkëpunim PS-PD

    Faqe 3,4

    Berisha-LSI frikë nga vetingu dhe largimi i Llallës, akuzojnë Lu dhe Vlahutin për korrupsion

    dhe ndërhyrje në zgjedhjen e kryeprokurorit Faqe 2

    Mbyllen aplikimet për kryeprokurorin, 7 kandidatë në garë për të pasuar Adriatik

    Llallën, në listë prokurorët që hetuan Gërdecin dhe vrasjen e Azem Hajdarit

    Faqe 6

    Faqe 5

    Faqe 8

    Faqe 9

    Faqe 1

    2,1

    3,

  • 2 GAZETA SOTE Mërkurë 13 Dhjetor 2017

    2,3,6,11,14,15,18,19,20,21,24

    p o l i t i k e www.sot.com.alNgërçi për krijimin e KLP, reagon shoqëria civile:

    E pamundur të gjejmë 3 kandidatë, s’përmbushin kriteretMosngritja e KLP ka futur në debate të

    ashpra klasën politike në vend. Por sa i takon bllokimit të këtij procesi kaq të rëndësishëm në lidhje me organet e reja të drejtësisë, ditën e djeshme ka reaguar edhe Komisioni i posaçëm i shoqërisë civile për Këshillin e Lartë të Proku-rorisë. Kështu, përmes një njoftimi, komisioni Ad Hoc i shoqërisë civile thotë se është e pamundur të gjenden 3 kandidatë, edhe pse e janë bërë 5 thirrje publike për aplikime për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. “Përsa i takon përzgjedhjes së anëtarit për Këshillin e Lartë

    të Prokurorisë nga shoqëria civile, Komisioni Ad Hoc i Shoqërisë Civile është gjendur në pamundësi reale për t’i përcjellë Kuvendit listën me së paku 3 kandidatë për anëtar të shoqërisë civile, të cilët përmbushin kriteret e caktuara ligjore. Nga muaji shkurt, kur Komisioni i Shoqërisë Civile u krijua e deri në muajin tetor, me propozim të këtij komisioni nga Kuvendi i Shqipërisë janë hapur dhe njoftuar 5 thirrje pub-like për kandidatët që shprehin interesin për të qenë anëtarë të KLP si përfaqësues të shoqërisë civile”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, Komisioni i

    posaçëm i shoqërisë civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë pohoi se 10 nga 11 kandidaturat e mbërritura u s’kualifikuan, pasi nuk përmbush-in kriteret ligjore. “Bazuar në këto thirrje, 10 nga 11 kandidaturat e mbërritura janë skualifikuar për shkak se nuk përmbushin kriteret formale ligjore. Ky proces tërësisht transparent është pasqyruar dhe në media. Për vëmendjen e shtuar të publikut lidhur me zhvillimet e fundit, vlen të theksojmë se disa nga argumentet krye-sor për skualifikimin e këtyre kandidaturave kanë qenë: Mospërmbushja e kriterit 15 vite

    përvojë pune në profesion si jurist; Mungesa e të provuarit me fakte dhe prova konkrete të angazhimit të këtyre kandidatëve në shoqërinë civile, mungesa e një profili të spikatur shoqëror, integriteti të lartë moral apo justifikimi i aseteve. Komisioni vlerëson se kriteri i vendosur për 15 vite përvojë pune në profesion si jurist ka qenë një ndër faktorët kyç që ka prodhuar situatën aktuale me kandidaturat për KLP të ardhura nga shoqëria civile”, thuhet në njoftimin e Komisionit të posaçëm të shoqërisë civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

    Berisha dhe LSI frikë nga reforma në drejtësi dhe largimi i Llallës, sulmojnë Lu dhe Vlahutin, i akuzojnë për

    korrupsion dhe ndërhyrje në zgjedhjen e kryeprokurorit

    Ish-kryeministri: Ilir Meta po flirton me Veliajn pas përplasjeve me Ramën

    Rigels SELIMAN

    Reforma në drejtësi dhe largimi i Adriatik Llallës ka vënë në alarm Sali Ber-ishën, Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për integrim. Vetingu shumë shpejt do japë rezu-ltate dhe do të presë duart e politi-kanëve në sistemin e drejtësisë dhe si duket kjo ka nisur të shqetësojë jashtë mase SHQUP dhe LSI. Dje ishte ambasadori amerikan Donald Lu që deklaroi hapur se në rrjetën e SPAK do bien dhe politikanë, ndërsa akuzoi Adriatik Llallën se ka mbroj-tur të korruptuarit. Por kjo deklaratë ka alarmuar Berishën, PD dhe LSI. Fillimisht ishte Luan Rama që aku-zoi fort ndërkombëtarët, ndërsa më pas ishin Berisha dhe Edi Paloka që ecën në të njëjtën linjë. Berisha sulmoi drejtpërdrejt Donald Lu dhe Romana Vlahutin. “Rama po tenton të bëhet kryeprokuror. Ambasadori është në konflikt interesi. Kushtetu-ta po merret penga nga Edi Rama. Kjo është pengmarrje e Kushte-tutës. Kjo është një nga zhvillimet më dramatike. Druaj se do të ketë pasoja. Nëse opozitës i rrëmben Kushtetutën, t’i asgjëson opozitën. A do pranojë opozita të asgjësohet apo jo, unë nuk e di. Çfarë po kërkon? Po kërkon opozita të mos zgjidhet? Jo. Por të respektohet Kushtetuta. Opozita po thotë të vijë një njeri i vetuar. Ky ambasador bashkë me ambasadoren tjetër, kanë thënë mbi 1500 herë vetingu, vetingu dhe tani shkelmojnë për funksionin kryesor të hetimit, Prokurorin e Përgjith-shëm. Më fal. Nëse Edi Rama arrin të poshtërojë opozitën duke dhunuar Kushtetutën, opozita unë besoj se do ketë kthjelltësinë për t’i dhënë përgjigjen e merituar”, tha Berisha. Sipas ish-kryeministrit, Lu është në konflikt interesi pasi ka pasur për-plasje me Lalën. Madje ai ka arritur deri aty sa e ka akuzuar se po dikton emrin e prokurorit të përkohshëm. “Ka dy probleme, ai doli e tha se Lla-lla duhet të ikë. Llalla e ka akuzuar zotin Lu për korrupsion. Lu duhej tu përgjigjej akuzave, sepse amba-sadori kërkon të jetë i pranishëm në jetën publike shumë më tepër seç i takon. Por nëse merr përsipër funksione publike, atëherë duhet të

    përgjigjet. Prokurori e ka akuzuar se më ka ardhur në zyrë dhe ka kërkuar të ndikojë në hetime, gjë që nuk e bërë as Presidenti i Republikës. Unë kam pritur që Lu tu përgjigjet. Mu bë një akuzë ju përgjigja. Së dyti, ka kërkuar indirektë të japë emra për prokurorë. Gjë e papranueshme. Ai del jashtë misionit të ngarkuar nga Presidenti Trump. Kjo është e papranueshme”, tha ai.LSI në sulm ndaj ndërkombëtarëve

    Më herët, nënkryetari i Lëviz-jes Socialiste për Integrim, Luan Rama, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka akuzuar edhe një herë ndërkombëtarët se kanë vepruar me dy standarde sa i takon zgjedhje së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. “Por rastet që përmenda më sipër fatkeqësisht na japin edhe pamjen në dy standarde të misioneve ndërkombëtare që asistojnë reformën në drejtësi, të EURALIUS-it dhe

    Ish-ministri i LSI kundër Donald Lu

    Në të njëjtën linjë me zyrtarët më të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dje ka dalë edhe ish-minis-tri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Kështu, përmes një statusi në rrjetet sociale, Manjani ka dalë kundër deklarat-ave të ambasadorit amerikan në Shqipëri, Donald Lu në lidhje me reformën në drejtësi. Manjani ironiz-oi ambasadorin Donald Lu teksa theksoi se reforma në drejtësi nuk ka vdekur, por sipas tij, ka vdekur mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sis-temin e drejtësisë. Dhe për të vërtet-uar këtë, ai nxori edhe një dokument që sipas tij, tregon se sa e vdekur është që në nisje reforma. “Ja doku-menti që tregon se sa e vdekur dhe e mbaruar është reforma që në nisje! Nuk ka emra për KLP, pa të cilën s’ka as Prokuror të Përgjithshëm! Ka qenë insistimi i ambasadorëve që të kishim “shoqërinë civile”, të përfshirë. Ja rezultati! Të tjerat janë pallavra”, shkruan ish-ministri i Lëvizjes So-cialiste për Integrim, Ylli Manjani.

    Spahiu: LSI nuk e ka me ambasadorëtDeputeti i Lëvizjes Socialiste për

    Integrim i qarkut Dibër, Përparim Spahiu ka sqaruar dje pozicionin e forcës politike, duke mbrojtur akuzat e kësaj ndaj trupit diplomatik. Kështu, përmes një statusi në rrjetet sociale, Spahiu deklaroi se LSI nuk e ka punën me ambasadorët por me atë që ata mbrojnë me zell të tepruar, kanabisin dhe dhunimin e Kushtetutës. “Nuk kemi punë me ambasadorët, por me atë që ata mbrojnë me zell të tepruar: Kanabisin dhe dhunimin e Kushte-tutës. Kjo nuk është parë e dëgjuar deri më sot në Shqipëri! Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar gjithnjë kundër këtyre fenomeneve. Ndaj u ndamë nga Kanabistët..!!!”, shkruan deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim i qarkut Dibër, Përparim Spahiu, ndër të tjera në statusin e tij. Më herët, krerët më të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, si deputeti Nasip Naço dhe nënkryetari i LSI, Luan Rama akuzuan dhe sulmuan hapur ambasadorin Donald Lu, si dhe misionin EURALIUS dhe OPDAT.

    OPDAT-it. Dyfytyrësi korruptive! Heshtje që e kompromenton rëndë vetë rolin dhe misionin e tyre e i bën bashkëfajtorë me tepsinë e drogës ku është miksuar qasja antiligjore e kor-ruptive e vetë maxhorancës që zgjodhi KED-në”, nënvizoi ai. Ndërkohë sulme ndaj ndërkombëtarëve hodhi edhe

    deputeti i LSI, Nasip Naço, i cili dje akuzoi qeverinë se ka kapur ndërkom-bëtarët. Sipas tij, qeveria i keq përdori ndërkombëtarët në reformën në dre-jtësi. “Do t’u lutesha edhe njëherë që siç kaluat ndihmën juridike, mos i keq përdornin ekspertët ndërkombëtarë, pasi edhe ata i keni kapur”, deklaroi ai.

    Ish- kryeministri Sali Berisha ka folur dje dhe për mar-rëdhëniet me presidentin Ilir Meta. Në një studio televizive ai deklaroi se me ndryshimet në ligj roli i presidentit do zbehet. Nga ana tjetër ai ka paralajmëruar një aleancë Meta-Veliaj. “Meta po përballet me një qeveri që kërkon ta minojë në çdo rast. Po marr rastin e shefit të Shërbimit Informativ. Edi Rama në minimumin e etikës nuk mund të dërgonte një kandidat pa u konsultuar me të. S’ke pse

    e provokon ti Presidentin në këtë mënyrë. Tani që Veliaj po konturohet si rival i Ramës është evidente. Që Meta nga ana tjetër i ka pasion këto shortkatet. Edhe i ka. Por a e lejon posti i presidentit të merrte me këto? Nuk e lejon. A do ta shkelë ai kodin e presidentit, mbetet për t’u parë. Ekziston një lloj flirti midis tyre. A do ta përdorë Meta nuk mund ta them”, tha ai. Berisha ka deklaruar po ashtu se nëse baza kërkon largimin e Bashës ai do i mbështesë.

    BERISHA PARALAJMËRON ALEANCË META-VELIAJ

    Ky ambasador bashkë me ambasadoren tjetër, kanë thënë mbi 1500 herë vetingu, vetingu dhe tani shkelmojnë për funksionin kryesor të hetimit, Prokurorin e Përgjithshëm. Më fal. Nëse Edi Rama arrin të poshtërojë opozitën duke dhunuar Kus-htetutën, opozita unë besoj se do ketë kth-jelltësinë për t’i dhënë përgjigjen e merituar...

    Në të njëjtën linjë me Berishën dhe zyrtarët më të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dje ka dalë edhe Partia Demokratike, e cila ka rinisur sulmet ndaj ambasadorëve të Perëndimit në Shqipëri. Ka qenë deputeti demokrat, Edi Paloka, ka akuzuar ndërkombëtarët për kor-rupsion. “Edi Rama nuk i bën dot vo-tat për kryeprokurorin, ta harrojë se i bën 85 vota. Ai mund të blejë një e dy lëngaraqë, por ta harrojë se bën 85 vota në Parlament. Po flasim për një pisllëk tjetër që mund të bëjë Edi Rama. Ai e shkel Kushtetutën

    se mund të blejë edhe ca deputetë thoni ju. Në këtë rast nuk keni faj ju, pasi ky është imazhi i Edi Ramës. Një njeri që mund të shkeli Kushtetutën dhe mund të shkeli ligjet. Dhe për këtë paguan para në lek këtu brenda, paguan edhe në dollarë dhe euro jashtë. Pra Rama paguan me të gjitha monedhat. Mund të paguajë në lek, euro, edhe në dollarë. Ore, a dëgjoni se çfarë thashë? Edi Rama paguan në të gji-tha monedhat. Nuk e ka problem. Pse ju mendoni se korrupsioni ka lindur në Shqipëri?!”, deklaroi ai.

    PALOKA SULMON AMBASADORËT

  • GAZETA SOT E Mërkurë 13 Dhjetor 2017 3

    2,3,6,11,14,15,18,19,20,21,24

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Ministri italian kushtëzon Shqipërinë: Fati i negociatave varet nga rezultatet e vetingut

    Hapja e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të për-caktohen nga rezultatet konkrete të reformës në drejtësi gjatë muajve të parë të vitit të ard-hshëm. Një gjë të tillë e bëri të ditur ministri i Drejtësisë në Itali, Andrea Orlando, i cili gjatë ditës së djeshme zhvilloi një vizitë pune në Tiranë, ku nënshkroi edhe një memorandum në fushën e drejtësisë me ministren Etilda Gjonaj. Sipas Orlandos, Italia e mbështet inte-grimin e Shqipërisë, por gjysma e parë e vitit

    që vjen dhe rezultatet e reformës në drejtësi do të jenë vendimtare për çeljen e bisedimeve. “Italia mbështet fuqimisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ne mendojmë si shumë ambicioze zgjedhjen që ka bërë Shqipëria për të bërë reforma në shtetin e së drejtës dhe kjo përkon me hapat për çeljen e negociatave. Do të jetë shumë e rëndësishme që të gjithë këto veprime të reformës çfarë rezultati do të japin brenda 6 mujorit të parë të vitit që vjen. S’na takon ne që të caktojmë një datë, por

    ekzistojnë të gjitha parakushtet për hapjen e këtij procesi”, deklaroi ministri italian. Ndërsa ministrja Gjonaj nga ana e saj theksoi vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare për të çuar përpara reformën në drejtësi. "I jemi mirënjohës qeverisë së Italisë për mbështetjen që i ka ofru-ar Shqipërisë", tha Gjonaj. Ndërkohë, ndër të tjera gjatë fjalës së mbajtur, Orlando theksoi se memorandumi i nënshkruar me vendit tonë dhe Italisë parashikohet të sjellë rritje të bash-këpunimit sa i takon aspektit legjislativ dhe

    atij penal mes dy vendeve. “Rëndësia e memo-randumit të sotëm nuk është një bashkëpunim mes dy qeverive tona, por një memorandum, një bashkëbisedim mes subjekteve të juridiksioneve të të dy vendeve tona. Një politikë bashkëpuni-mi mes gjykatave të dy vendeve, prokurorive, noterëve dhe të gjithë atyre që kanë të bëjnë me këtë sistem”, tha ai. Ndërsa Gjonaj e cilësoi marrëveshjen e bashkëpunimit si një shtysë të fortë për të çuar përpara reformën në drejtësi në aspektin legjislativ dhe atë institucional.

    Donald Lu shpërthen ndaj LSI: Reforma në drejtësi s’ka vdekur, politikanët të trembur nga SPAK, nuk mund të

    rrijë në detyrë një prokuror që mbron të korruptuarit

    Ambasadori amerikan thirrje t’i jepet fund epokës ku mbrohen të korruptuarit

    Mimoza IBRA

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka shpërthyer në akuza shumë të forta ndaj Lëvizjes Socialiste për Inte-grim. Prej disa ditësh, kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi dhe deputetët pranë saj, kanë deklaruar se reforma në drejtësi ka vdekur. Mirëpo ditën e djeshme Donald Lu u ka kthyer përgjigje deklaratave të LSI, duke përdorur tone të ashpra. Nga Konferenca Vjetore e Avokatit të Popullit, diplomati amerikan theksoi se reforma në drejtësi nuk ka vdekur, por politikanët janë të frikësuar nga procesi i vetingut dhe SPAK. “Dhe politikanët kanë frikë. Disa politikanë kanë thënë së fundmi se reforma në drejtësi ka vdekur. Ajo nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollo-jnë dhe manipulojnë sistemin e dre-jtësisë është pothuajse e vdekur”, nënvizoi Donald Lu. Mesa duket, pas “shigjetimeve” të shumta që deputetët e LSI, si Monika Kryema-dhi, Petrit Vasili dhe Luan Rama u kanë bërë ndërkombëtarëve, Lu ka vendosur të reagojë dhe t’u kthejë përgjigjen e merituar. Edhe pse am-basadori amerikan nuk përmend emra konkretë, kuptohet qartë që në këto deklarata i referohet LSI, pasi kjo e fundit është e vetmja forcë politike që ka hedhur akuza se reforma në drejtësi ka vdekur.

    Lu: Kryeprokurori mbron të korruptuarit

    Në fjalën e mbajtur gjatë ak-tivitetit të djeshëm, Donald Lu preku edhe temën e prokurorit të përgjithshëm, e cila ditët e fundit ka shkaktuar një debat të gjerë politik. Përfaqësuesi i diplomacisë amerikane në Shqipëri bëri një deklaratë të fortë duke thënë se de-tyrën e Prokurorit të Përgjithshëm nuk mund ta ushtrojë një person që mbron interesat e të korruptu-arve. Donald Lu shtoi se ndryshe nga epoka e vjetër ku kryeproku-rori nuk ndoqi askënd penalisht, tanimë në sistemin e ri gjërat duhet të ndryshojnë. Ai drejtoi edhe një thirrje publike për qeverinë dhe opozitën që të gjejnë konsensus për të zgjedhur në bashkëpunim

    kryeprokurorin e përkohshëm, duke theksuar se Adriatik Llallës i ka mbaruar mandati 5-vjeçar i qën-drimit në detyrë. “Sistemi i vjetër i drejtësisë mbronte njerëzit me pushtet dhe pasuri përmes korrup-sionit dhe ndikimit politik. Sistemi i ri nuk mund të ketë një Prokuror të Përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Ky vend nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Evropë. I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të punojnë së bashku për të gjetur një zëvendësues të përkohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm, të cilit i përfundoi mandati pesëv-jeçar më 7 dhjetor. Të dyja palët duhet t’i japin fund epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar. Në emër të grave dhe të fëmijëve që vuajnë si pasojë e një sistemi gjyqësor të

    Vlahutin: Gazetarët pa kontrata, e papranueshme

    Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin “ngriti” dje zërin për të drejtat e gazetave në vendin tonë. Nga Forumi i Zhvillimit të Medies, ajo deklaroi se kushtet në të cilat punojnë gazetarët në Shqipëri nuk janë të mira. Sipas saj, ka shumë gazetarë që ushtrojnë detyrën pa pasur të nënshkruar një kontratë pune. Veçanërisht, Vlahutin vuri theksin tek transparenca e medies. "Ka shumë gazetarë të cilët vazh-dojnë të punojnë pa kontrata dhe kjo për një shoqëri demokratike, për gazetarët dhe aktivitetin e tyre mbetet e papranueshme. Nuk kanë mbështetje. Dhe kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në financat publike. Media nuk është biznes si të gjitha bizneset e tjera. Trans-parenca e medies mbetet shumë e rëndësishme. Ne sigurisht kemi interesa të përbashkëta dhe kjo është informimi i plotë i audiencës", theksoi ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

    Borchardt thirrje gazetarëve: Luftoni për të vërtetënAmbasadori i OSBE në

    Shqipëri, Bernd Borchardt u bëri thirrje dje gazetarëve që të luftojnë për të vërtetën. Teksa mori pjesë në Forumin e Zhvillimit të Medies, ai deklaroi se një nga kushtet e demokracisë është pikërisht liria e medies. “Shtypi i lirë dhe i fortë është një shtyllë kryesore e sho-qërive demokratike. Dëshirojmë që ky forum do të kontribuojë në forci-min e lirisë së medies dhe zhvillimin e një sektori solid mediatik, të aftë që të merret me sfidat që gjenden përpara. Ky është viti i tretë që ne organizojmë këtë tryezë të rrumbul-lakët dhe unë jam i lumtur të shoh se kjo platformë ndërveprimi social po bëhet traditë. Liria e medies është tregues i një demokracie të qëndrueshme. Por, megjithatë, nuk ka të drejta pa përgjegjësi. Media është përgjegjëse për respektimin e standardeve, për cilësinë dhe objektivitetin dhe cilësinë e rapor-timeve të saj. Lajmet e rreme (fake neës) janë sfida më e re e lirisë së medies”, tha Borchardt.

    “Unë luftoj për reformën në drejtësi për këtë grua, për fëmijët e saj dhe për të gjitha familjet e tjera që kanë vuajtur nga një sistem gjyqësor i korruptuar. Luftoj për reformën në drejtësi edhe sepse është një përparësi e lartë e Presidentit Amerikan dhe e Sekretarit të Shtetit. Reforma në drejtësi po hyn në një çast ven-dimtar. Komisionet e Vetingut dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë punuar shumë. Së shpejti ata do të përfundojnë çështjet e para të vetingut. Kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera të reformës në drejtësi, përfshirë SPAK-un dhe BKH-në. Shqiptarët presin me padurim për drejtësi”, deklar-oi dje Donald Lu.

    Lu: Çast vendimtar për reformën në drejtësi

    korruptuar, shpresoj që politikanët do t’i lënë mënjanë mosmarrëve-shjet e tyre të parëndësishme dhe do ta zbatojnë këtë reformë në drejtësi”, theksoi ambasadori Lu. Kështu, përmes kësaj deklarate, ambasadori i SHBA, Donald Lu ka goditur fort Adriatik Llallën, duke e cilësuar si një kryeprokuror të paaftë për të ndjekur penalisht të

    korruptuarit për shkak të lidhjeve që ai vetë kishte me politikanët. Që nga momenti i hapjes së këtij debati për emërimin e një prokurori të përkohshëm, ndërkombëtarët janë shprehur kundër vazhdimit të qën-drimit në detyrë të Llallës, ndërsa dje Lu mesa duket i vulosi të gjitha, duke dhënë edhe disa arsye pse kjo epoka e Llallës duhet të mbyllet sa më parë.

    Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi sulmoi pak ditë më parë reformën në drejtësi, duke thënë se ka vdekur dhe se është kapur nga mazhoranca qeverisëse. “Refor-ma në drejtësi tashmë ka rënë. Të gjithë e dëgjuam dje Kryeministrin tonë që kërkon të bëjë policin, hetuesin, prokurorin dhe gjykatësin. Ky njeri që mishëron regres-

    in, negativen, i dhanë përgjigje mijëra anëtarë të LSI në Konventën e djeshme”, tha ajo. Edhe Vasili deklaroi të njëjtën gjë kur u shpall vakanca për kryeprokurorin. “Komisioni i ligjeve asgjëson 140 votat e Kuvendit, që i vunë vulën reformës në drejtësi natën e 21-22 korrikut 2016. Reforma vdiq, rroftë reforma”, tha ai.

    KRYEMADHI E VASILI: REFORMA NË DREJTËSI KA VDEKUR

    “Dhe politikanët kanë frikë. Disa politi-kanë kanë thënë së fundmi se reforma në drejtësi ka vdekur. Ajo nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur”...

  • 4 GAZETA SOTE Mërkurë 13 Dhjetor 2017

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar pak ditë më parë se prokurori i përkohshëm duhet të kalojë përmes vetingut. “Unë kam propozim politik, por prokurori duhet të zgjidhet në mënyrë kushtetuese, në mënyrë të tillë që të mos zgjidhet politikisht dhe të mos i përkasë një krahu politik, të mos i përkasë një partie siç kërkojnë këta ta kapin me 36 deputetë. Por rruga duhet të kalojë përmes Kushtetutës,

    një zgjidhje me 3 të pestat që do të thotë asnjë palë politike nuk do të ndikojë politikisht dhe më e rëndësishme, prokurori i përkohshëm duhet të ketë kaluar përmes vetingut. Nuk mund tu them shqiptarëve, një vit e gjysmë pasi kemi kaluar Reformën në Drejtësi, nuk ka asnjë justifikim pse Prokurori i përkohshëm të jetë një prokuror që nuk ka kaluar procedurën e vetingut”, ka deklaruar Basha pak ditë më parë.

    KREU DEMOKRAT: PROKURORI TË ZGJIDHET NË MËNYRË KUSHTETUESE

    u shpreh Basha. Basha: Të krijohet KLP

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke u ndalur tek çështja e reformës në drejtësi, përveç sulmeve kundrejt ambasadorit të SHBA Donald Lu, nuk i ka kursyer edhe sulmet edhe ndaj mazhorancës. Sipas Bashës është mazhoranca ajo që prej 8 muajsh po mban peng dhe në shkelje flagrante krijimin e KLP-së. “Ne mbështesim pa asnjë rezervë procesin e vetingut të çdo

    prokurori dhe gjyqtari. Ne kërkojmë krijimin e menjëhershëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të krijohet menjëherë SPAK dhe byroja e hetimit që do të hetojë politikanët e korruptuar dhe krimin. Ka tetë muaj që në shkelje flagrante të Kushtetutës mbahet peng krijimi i Këshillit të Lartë të Prokuror-isë. Ndaj ne bëjmë thirrje që kjo situatë të zhbllokohet menjëherë, që reforma në drejtësi të zbatohet ashtu siç e para-shikon Kushtetuta”, shkruante Basha.

    Ditmir Bushati thirrje opozitës nga Brukseli: Negociatat përparësi kombëtare, t’i lëmë paragjykimet politike

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dje ka marrë pjesë në një vizitë zyrtare në Bruksel ku ishin të pranishëm dhe homologët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Gjatë kësaj vizite ministri bisedoi me homologët e tij edhe për çështjen e anëtarësimit të vendit, ku theksoi se ka marrë vlerësime për ecurinë e reformave.“Me ministrat e vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate, sot, diskutuam në lidhje me per-spektiven e zgjerimit. Jam i gëzuar sepse u rikonfirmua një mbështetje e qartë për politikën

    e zgjerimit, për procesin e reformave shtetkon-soliduese në Shqipëri, kryesisht për reformën në drejtësi dhe hapat e para që janë ndërmarrë në procesin e Vettingut, për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe kultivimit të narkotikëve”, tha Bushati. Por pavarësisht vlerësimeve që ka marrë ministri Bushati nuk nguroi të ripërsëriste edhe njëherë mesazhet e kryeministrit Rama që opozita dhe mazhoranca të bëhen bashkë. Madje Bushati duke u ndalur tek çështja e integrimit deklaroi se vendi është shumë pranë hapjes së negociatave për shkak të

    reformave që vendi ka ndërmarrë. Por pavarë-sishsht këtij fakti Bushati i bëri thirrje të hapur opozitës që të ulet dhe të negociojë për çështjen e çdo lloj vendimmarrjeje dhe të lërë mënjanë çdo shërrnaje politike. “Për rolin e Shqipërisë, për qartësinë strategjike përsa i përket lin-jëzimit të politikës së jashtme dhe për faktin që Shqipëria sot është më afër se kurrë pranë një vendimmarrje për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Natyrisht, puna nuk ka përfunduar, në të kundërt i gjithë ky motivim që vjen nga ana e vendeve anëtare

    e Bashkimit Evropian duhet të nxisë gjithë forcat politike parlamentare, jo thjeshtë Partinë Socialiste dhe qeverinë. Për të vijuar më tej me reformat për të zbatuar reformën në drejtësi në tërësinë e saj dhe në mënyrë të plotë dhe për të hequr një e nga një të gjitha pengesat që vijnë në këtë drejtim. Sepse proçesi i vendimmarrjes për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian është dhe duhet të përbëjë një përparësi kombëtare dhe duhet të dali mbi çdo lloj sherrnaje politike dhe mbi çdo lloj par-agjykimi partiak”, tha ai.

    Basha kundër ambasadorit Lu, kërkon ngritjen e KLP për kryeprokurorin, Rama

    tjetër thirrje kryedemokratit për dialog PS-PD

    Kreu i PD: Ka tetë muaj që mbahet peng krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

    Endri ARIZI

    Kreu demokrat, Lulzim Basha ka dal kundër ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe kryeministrit Rama sa i përket çështjes së kryeprokurorit. Ndonëse qëndrimet kundër ambasadorit amerikan apo dhe kryeministrit PD i ka shprehur edhe më parë, duket se këto qëndrime vazhdojnë. Kjo për faktin se dje, ka qenë kryeministri Edi Rama, ai i cili përmes një postimi në rrjetet sociale për të di-satën herë i ka bërë thirrje Bashës që të ulet dhe të negociojë për kryeprokurori pasi është e vetmja rrugë që vendi të bëj hapa drejt integrimit. “LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë nê BE mbi gjithçka që na ndan në parti të ndryshme”, ka shkruar Rama. Por pavarësisht kërkesave të kryeministrit ajo ç’ka ra në sy ishte se fill pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, ku dhe ky i fundit i bëri thir-rje Bashës që të ulet dhe të bisedojë me Ramën për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, ka ardhur dhe reagimi i kreut të opozitës.

    Reagon BashaPërmes një statusi në profilin e tij

    në “Facebook”, Basha ka qëndruar në një linjë komplet kundër ambasadorit amerikan si dhe ka neglizhuar thirrjet e kryeministrit Rama pasi theksoi se prokurori i përkohshëm do të zgjidhet vetëm kur të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë. “Që Prokurori i Përgjith-shëm të luftojë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin duhet që ai vetë të mos jetë i korruptuar dhe i inkriminu-ar. Dhe ka vetëm një mënyrë si mund të garantohet kjo gjë: ai duhet t’i nënshtro-het procesit të vetingut, siç e parashikon reforma në drejtësi e sanksionuar në Kushtetutë .Që Prokurori i Përgjith-shëm të mos jetë produkt i politikës, ai nuk mund të përzgjidhet dhe emërohet nga Edi Rama dhe Sajmir Tahiri, por nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe tre të pestat e Kuvendit siç e kërkon Kushtetuta”, deklaroi Basha. Por përveç kësaj deklarate kreu i demokratëve i vazhdoi sulmet kundrejt ambasadorit amerikan, pasi duke u ndalur edhe tek deklaratat që ambasadori Donald Lu ka bërë gjatë kohëve të fundit në lidhje me çështjen e kryeprokurorit, Basha

    Kreu demokrat Lulzim Basha pak ditë më parë gjatë një interviste televizive duke u ndalur tek sugjerimet e ndërkom-bëtarëve për zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm ka deklaruar se nuk është detyrë e ambasadave kjo gjë. “Interpre-timi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndi-hmëse të OBDAT-it dhe EURALIUS-it, është e Gjykatës Kushtetuese. Së dyti, çdo shqiptar që ka sytë në ballë e lexon

    Kushtetutën që thotë se fundit i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm konstato-het nga KLP-ja. Tani këtyre u ka plasur bomba në dorë sepse nuk kanë zgjedhur KLP-në sepse kanë ndodhur ato që cilat paralajmëruam ne gjatë reformës në drejtësi, që është skemë e ndërlikuar, që kërkon burime të mëdha njerëzore që Shqipëria nuk i ka dhe Venecia tha se ka të drejtë opozita dhe ashtu është”, ka deklaruar Basha pak ditë më parë.

    BASHA: INTERPRETIMI I KUSHTETUTËS NUK ËSHTË DETYRË E AMBASADAVE

    Kreu demokrat Lulzim Basha ka dal kundër

    ambasadorit të Shteteve të Bashkuara

    të Amerikës Donald Lu. Ndonëse qën-

    drimet kundër amba-sadorit amerikan apo

    dhe ndërkombëtarëve PD i ka shprehur edhe

    më parë këto qën-drime duket se vazh-

    dojnë. Kjo për faktin se dje, fill pas deklaratës së ambasadorit amer-ikan Donald Lu, ku ky i fundit u bëri thirrje të gjithë politikanëve që

    të ulen dhe të bise-dojnë për zgjedhjen e

    Kryeprokurorit...

    Rama mbështetje familjes së elektricistit

    që humbi jetënKryeministri Edi Rama ka pritur

    gjatë ditës së djeshme në një takim në Kryeministri familjen e të ndjerit Sabri Vlinga, i cili humbi jetën në krye të de-tyrës gjatë riparimit të një defekti në një kabinë elektrike në Fier. Kryeministri e ka nderuar me medaljen e mirënjohjes, ndërsa ka premtuar mbështetje finan-ciare për familjen si dhe për shkollimin e vajzës studente deri në diplomimin e saj. “Nderim me medaljen e Mirënjohjes së Kryeministrit për të rënin në krye të detyrës, specialist i dalluar i OSHEE-s, babai i dy fëmijëve, Sabri Vlinga, i cili humbi jetën gjatë punës për përballimin e fatkeqësisë natyrore të fillim dhjetorit. OSHEE do të mbështesë financiarisht familjen dhe mbulojë shkollimin e va-jzës studente deri në diplomimin e saj’, shkruan Rama. Në takim me kryem-inistrin ka qenë nëna e Sabri Vlingës, së bashku me gruan, dy fëmijët dhe familjarë të tjerë. Elektricisti Sabri Vlinga humbi jetën pak ditë më parë në krye të detyrës teksa po riparonte një defekt.

    Pandeli Majko takon emigrantët shqiptarë në Itali

    Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka zhvilluar dje një vizitë në Aquila të Italisë. Gjatë vizitës, Majko takoi Presidentin e Provincës Angelo Caruso si dhe Zëvendëskrye-tarin e Bashkisë Guido Iliris ku në fokus të bisedave ishte modeli i integ-rimit të komunitetit shqiptar të Aquilas. Gjithashtu, Ministri Majko, së bashku me Ambasadoren e Shqipërisë në Itali Anila Bitri morën pjesë në aktivitetin që u zhvillua në Romë “Takohemi për një libër”.Në fund të takimit Ministri realizoi dhe një bashkëbisedim me të pranishmit, ku vuri theksin tek rëndësia që ka leximi i librit në shqip, si mënyra më e mirë për ruajtjen e gju-hës. Ndërkaq në takimet me Shoqatat Shqiptare, Ministri u informua mbi ak-tivitetet e tyre si dhe diskutoi për rolin e Ministrit të Shtetit për Diasporën në riorganizimin e Shoqatave Shqiptare, të cilat veprojnë jashtë atdheut. Vizita e Ministrit Majko u përmbyll me takimin me diasporën shqiptare në qytetin e Aquila-s, ku mori pjesë në Festën e Flamurit të komunitetit shqiptar.

    theksoi se ky i fundit duhet të zgjidhet vetëm përmes zbatimit të Kushtetutës dhe jo përmes pazareve politike. Mad-je Basha u shpreh se nuk do të ketë reformë në drejtësi jashtë Kushtetutës duke nënkuptuar edhe njëherë së PD është kundër emërimit të një prokurori të përkohshëm. “Reforma në drejtësi është në Kushtetutë. Nuk ka reformë në drejtësi jashtë Kushtetutës. Drejtësia arrihet pikërisht përmes zbatimit të Kushtetutës dhe jo pazareve partiake”,

  • GAZETA SOT E Mërkurë 13 Dhjetor 2017 5

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Mbyllen aplikimet për kryeprokurorin, 7 kandidatë në garë për të pasuar Llallën, në listë prokurorët që

    hetuan Gërdecin dhe vrasjen e Azem Hajdarit

    Sot seanca dëgjimore në Kuvend me kandidatët

    1- Ferdinand Elezi, Kreu i Prokurorisë së Apelit në Durrës2- Besnik Muçi, prokuror i Krimeve të Rënda3- Arta Marku, prokurore në Prokurorinë e Shko-

    drës4- Granit Shahu, prokuror në Tiranë deri në vitin 2003, më

    pas në Shkodër. Pastaj në Tiranë dhe në fund i rikthyer

    në Shkodër5- Arqile Koçi, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

    në Tiranë6- Ermira Tafani, prokurore në Elbasan7- Artur Selmani, prokuror në Prokurorinë e Për-

    gjithshme

    JA 7 KANDIDATËT PËR POSTIN E KRYEPROKURORIT

    Adriatik Llalla ka qëndruar 5 vite në detyrë dhe e vetmja gjë për të cilën do të mbahet mend, është mbyllja e dosjeve të kor-rupsionit. Gjatë kohës që ai ishte kryeprokuror vetëm një zyrtar i lartë u dënua, ish-ministri i Punës, Spiro Ksera, por dhe në rastin e tij ishte KLSH që zbardhi skandalin. Edhe pse kryeproku-rori në çdo dalje deklaronte se do të dërgojë pas hekurave “peshq të mëdhenj”, prokuroria ishte një histori dështimi në luftën ndaj korrupsionit. Ata që përfit-uan më së tepërmi janë Berisha dhe ish-ministrat e tij, të cilët ja hodhën paq. Dosja më e fundit e mbyllur është ajo për aferën e CEZ, ku u padit Berisha me ish-ministrat dhe prokuroria nuk gjeti elementë të veprës penale, ndonëse Kuvendoi depozitoi shumë prova. Por muaj dhe vite më parë ka pasur shumë dosje të tjera që u mbyllën nga Llalla.

    Llalla dështoi me luftën ndaj korrupsionit

    Kliti TOPALLI

    Pasardhësi i Adriatik Llallës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme pritet të zyr-tarizohet javën që vjen. Dje, Kuvendi ka mbyllur aplikimet për postin e kryeprokurorit dhe janë 7 emra në garë. Largimi i Llallës ka shkaktuar debate të forta ditët e fun-dit mes mazhorancës dhe opozitës, por duket se socialistë janë të bindur për të emëruar një kryeprokuror të përkohshëm. Për kundër akuzave të PD-LSI, janë 7 emra që kanë shfaqur interes për këtë post. Përveç Ferdinad Elezit dhe Arta Markut që u zyrtarizuan ditën e hënë, dje ka pasur dhe 5 aplikime të tjera, ku ka dhe emra mjaft të njohur për publi-kun. Për postin e kryeprokurorit, ka kandiduar Besnik Muçi. Ai aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Muçi dje ka folur për mediat, duke deklaruar se do të punojë për të rritur besimin te organi i akuzës. “Objektiv, kthimin e besimit të qytetarëve shqiptarë dhe part-nerëve ndërkombëtarë te institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme. Nuk e di nëse do më votojnë apo se kë do votojë politika, por Prokuroria mund të kthehet në institucion model dhe i besueshëm te partnerët ndërkom-bëtarë“, u shpreh Muçi, duke theksuar se do luftojë të gjitha llojet e krimit dhe korrupsionit. Sa i takon CV-së së tij, Muçi, aktualisht është pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai përmbush kriteret ligjore dhe se karriera e tij filloi në Prokurorinë e Tiranës. Pikërisht në këtë prokurori ai ka hetuar dosjen e mbikalimit të “Zo-gut të zi”. Pas përplasjeve me kryep-rokurorin e kohës Theodhori Sollaku, Muçi ka vendosur të japë dorëheqjen nga prokuroria dhe më pas të fillojë punë pranë Policisë së Shtetit. Pas largimit të Sollakut, Muçi rikthehet

    sërish prokuror pas një vendimi të marrë nga Ina Rama, e cila e caktoi tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

    Emrat e tjerë që garojnëNjë tjetër emër i zyrtarizuar dje

    është Arqile Koça. Koça është nga Devolli. Profesionin e prokurorit e ka ushtuar qysh shumë herët. Ka

    punuar prokuror në rrethet Devoll e Korçë dhe më pas është transferuar në Prokurorinë e Përgjithshme. Në kohën kur akuzën e drejtonte Arben

    Rakipi, ka kryer detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai ka ushtruar për disa vite funksionet në Drejtorinë e Hetimit dhe Ndjekjes

    Dje, Kuvendi ka mbyllur aplikimet për postin e kryeprokurorit dhe janë 7 emra

    në garë. Largimi i Llallës ka shkaktu-ar debate të forta ditët e fundit mes

    mazhorancës dhe opozitës, por duket se socialistë janë të bindur për të emëru-

    ar një kryeprokuror të përkohshëm...

    Penale. Nga viti 2013 ai drejton Dre-jtorinë Gjyqësore dhe të Mbikëqyrjes së Vendimeve Penale dhe Vuajtjes së Dënimit. Ka qenë pjesë e grupit hetimor për dosjen “Gërdeci” si dhe pjesë e grupit hetimor për çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Interes ka shfaqur dhe prokurori Granit Shahu. Ai e ka nisur karrierën si prokuror i Tiranës në vitin 2003, duke pasur gjatë asaj kohe në duar një sërë çështjesh të rëndësishme. Pas pak viteve është transferuar sërish në Shkodër duke ushtruar profesionin e tij si prokuror. Me një dekret të presidentit të asaj kohe, Granit Shahu u transferua në Tiranë. Më pas ai rikthehet në Shkodër si drejtues i organit të akuzës. Emër tjetër i njohur është Artur Selmani. Ai momentalisht është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa është një ndër emrat që ka hetuar vras-jen e Azem Hajdarit. Ndërkohë ndaj tij ka pasur akuza për mbi hetimin e një vrasje të 3 fishtë në Vlorë në vitin 2005. Emër tjetër që garon është dhe Ermira Tafani, prokurore në Elbasan. I vetmi rast kur ajo është përmendur është ai i denoncimit të një emisioni investi-gativ, ku pretendohej se prokurorja ka kërkuar 1500 euro për mbylljen e një çështjeje gjyqësore, por që nuk u vërtetua zyrtarisht.

    Reagon KuvendiNë mbrëmjen e djeshme Kuvendi

    reagoi mbi mbylljen e aplikimit, duke nxjerrë emrat e 7 kandidatëve. Nga ana tjetër, është bërë e ditur se ditën e sotme në orën 15.00 Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë një seancë dëgjimore me të gjitha kandidatët për të dëgjuar formimin e tyre dhe atë që ata mendo-jnë se do të japin në krye të organit të akuzës. Pas kësaj, 1 emër, ose disa prej tyre do i shkojnë seancës plenare dhe ajo do të bëjë përzgjedhjen e emrit. Me shumë gjasë seanca do të jetë javën që vjen, pasi PS do i lërë kohë PD që të gjej ë konsensusin për një prej tyre.

    ARTA MARKUKa lindur më 18.08.1976 në

    Lezhë. Ka ushtruar funksionin e prokurores pranë Prokurorisë së Shkodrës. Ajo ka mbaruar studimet e magjistraturës dhe se ka mbajtur dhe postin e dre-jtueses së njësisë Task-Forcë,

    po pranë prokurorisë së Shkodrës. Marku është nëna e dy fëmijëve dhe është e mar-tuar me një oficer të Policisë Gjyqësore.

    ARQILE KOÇAËshtë nga Devolli. Profe-

    sionin e prokurorit e ka ush-tuar shumë herët. Ka punuar prokuror në rrethet Devoll e Korçë, nga ku më pas është transferuar në Prokurorinë e Përgjithshme. Në kohën kur

    prokuroria drejtohej nga Arben Raki-pi, ai ka kryer detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme. Prokurori Arqile Koça, ka ushtruar për disa vite funksionet në Drejtorinë e Hetimit dhe

    PROFIL, JA KUSH JANË EMRAT QË GAROJNË PËR TË ZËVENDËSUAR LLALLËNNdjekjes Penale. Nga viti 2013 ai drejton Drejtorinë Gjyqësore dhe të Mbikëqyrjes së Vendimeve Penale dhe Vuajtjes së Dënim-it. Sakaq prokurori Koça ka qenë pjesë e grupit hetimor për dosjen Gërdeci si dhe pjesë e grupit hetimor për çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit.

    ARTUR SELMANIKa lindur më 30 prill të vitit 1963. Prokuror në Prokurorinë e Përg-jithshme. Ai është një ndër proku-rorët që ka hetuar vrasjen e Azem Hajdarit. Ndërkohë ndaj tij ka pasur akuza mbi një vrasje në Çole të Vlorës në vitin 2015, duke u pezullu-

    ar nga detyra. Gjatë një përplasjeje me armë mes dy grupeve, mbetën të vrarë tre persona ndërsa një u plagos. Viktimat ishin Haki Rakipi, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. Për krimin e rëndë, policia arrestoi tre vetë: Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjykata e Shkalles së Parë dhe ajo e Apelit mbështeten kërkesën e Prokurorisë, duke dënuar Aleksandër Llanajn me burgim të përjetshëm dhe Ani Begaj e Bertil Aliaj me nga

    35 vjet në qeli. Por, avokatët e të dënuarve bënë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe aty u përmbys gjithçka. Prokurori i çështjes, Artur Selmani, kërkoi pushimin e akuzave.

    ERMIRA TAFANIKa lindur më 08.04.1972 në

    Elbasan. I vetmi rast kur ajo është përmendur është ai i denoncimit të një emisioni investigativ, ku pretendohej se prokurorja ka kërkuar 1500 euro për mbylljen e një çështjeje gjyqësore, por që

    nuk u vërtetua zyrtarisht.

    FERDINAND ELEZIKa lindur më 12.11.1968 në

    Peqin. Momentalisht ushtron de-tyrën si drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës. Ka qenë drejtues prokurorie në Kavajë, Durrës, Korçë dhe Fier. Elezi, vjen si prokuror nga radhët e policisë,

    ku vite më parë ka ushtruar detyrën si shef komisariati në shumë rrethe.

    BESNIK MUÇIKa lindur më 18.01.1973 në

    Pogradec. Aktualisht është pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Karriera e tij ka filluar në Prokurorinë e Tiranës. Pikërisht në këtë prokurori ai ka hetuar dosje si mbikalimin e “Zogut të zi”.

    Pas përplasjeve me kryeprokurorin e kohës Theodhori Sollaku, Muçi ka vendosur të japë dorëheqjen nga prokuroria dhe më pas të fil-lojë punë pranë Policisë së Shtetit. Pas largim-it të Sollaku, Muçi rikthehet sërish prokuror pas një vendimi të marrë nga Ina Rama, e cila e caktoi tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

    GRANIT SHAHUKa lindur më 15.11.1975 në

    Poliçan. E ka nisur karrierën si prokuror i Tiranës në vitin 2003. Më pas transferohet në Shkodër. Por me një dekret të presidentit ai rikthehet në Tiranë dhe pas 5 vitesh transferohet po në Shkodër

    si drejtues i prokurorisë.

  • 6 GAZETA SOTE Mërkurë 13 Dhjetor 2017

    2,3,6,11,14,15,18,19,20,21,24

    p o l i t i k e www.sot.com.alKontrata e qeverisë “Berisha” me Rapiscan, PS letër Ministrisë së Financave: Të hetohet afera korruptive

    Pas akuzave të forta të Partisë Social-iste, por edhe atyre që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u zbulua skema e korrupsionit për koncesionin e skanimit të bërë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, ditën e djeshme ka reaguar edhe deputeti so-cialist, Erion Braçe. Përmes një deklarate për mediet, deputeti Braçe deklaroi se i ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Financave për nisjen e hetimeve të kontratës së qeverisë “Berisha” me Rapiscan. Kjo e fundit mori me koncesion skanimin në dogana në Shqipëri

    dhe është larguar rreth 2 vite më parë nga vendi. “Në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë për shkak të sensibilitetit të shtu-ar, për koncesionin për ngritjen dhe operimin e skanimit të kontenierëve jam i detyruar t’i drejtohem me një shkresë Ministrit të Finan-cave për të nisur verifikimin e të dhënave të dala në publik ditët e fundit në mbështetje të dyshimeve për praktika korruptive në procedurën e ndjekur për dhënien e këtij koncesioni. I kërkoj kryeministrit të hetojë në të gjithë dimensionin e saj këtë çështje. Është

    një vlerë prej 250 mln eurosh që ndikon si tek kompanitë ashtu dhe tek individët. Nga i gjithë dokumentacioni që disponoj, unë mendoj që ka dyshime të arsyeshme që mbështesin edhe pretendimet për praktika korruptive të dala së fundmi”, deklaroi Braçe. Ndërkohë, ligjvënësi socialist theksoi se koncesioni ka nisur nga një propozim i pakërkuar nga qeveria e Shqipërisë, por sipas tij, i kërkuar nga kompania “Rap-iscan”. “Termat financiarë ndryshojnë edhe në kontratën e nënshkruar nga qeveria e Sali Berishës. Çka do të thotë se është favorizuar

    kompania Rapiscan nga propozimi i pakërkuar deri në kontratën finale, pa garë ku i vetmi konkurrent ka qenë Rapiscan. Këto favore i shtojnë dyshimet”, nënvizoi deputeti i Partisë Socialsite, Erion Braçe, ndër të tjera në fjalën e tij. Më herë, Partia Socialiste përmes deputetes së saj, Blerina Gjylameti i bëri thirrje Prokuror-isë të nisë hetimet dhe të mos heshtë përballë akuzave dhe fakteve. Madje, Gjylameti akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se për këtë ten-der, ai futi në xhepat e tij mbi 100 milionë euro me një firmë të vetme.

    Nis lufta Rama-Meta, socialistët rrëzojnë dekretin për tarifat gjyqësore, lëshojnë akuza të forta ndaj Presidentit

    Bashkim Fino: Presidenti na ofendoi dhe paragjykoi

    Rigels SELIMAN

    Shpërthen lufta mes kryemi-nistrit Edi Rama dhe Presi-dentit Ilir Meta. Socialistët i janë përgjigjur dje akuzave të Metës mbi çështjen e Kryeproku-rorit dhe kryetarit të ri të SHISH, të bëra nga kreu i shtetit paraditen e së hënës, duke i rrëzuar dekretin mbi ligjin e tarifave gjyqësore. Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin për tarifat gjyqësore, me argumentin se ishin rritur çmimet dhe u privohej e drejta qytetarëve për të pasur akses në gjykatat e vendit. Fillimisht ishte kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ai i cili hapi mbledhjen duke i dhënë fjalën përfaqësuesit të Presidencës, Bledar Dervishaj. Ky i fundit mbrojti dekretin e kreut të shtetit duke thënë se ligji për tarifat gjyqësore cënon tri pika, siç ishin konkretisht rritja drastike e çmimeve për tarifat gjyqësore, nuk mbron të drejtat e qytetarëve dhe vetë admin-istrimi i të ardhurave nga gjykata. “Ligji tregon qartë se ka rritje dras-tike të çmimeve, në krahasim me ta-rifat aktuale. Kuvendi nuk garanton objektivisht të drejtat e qytetarëve. Ndërsa pika tjetër është se niveli i të ardhurave që vetë administrohen nga gjykatat ka qenë dhe është 10%. Por Presidenti mbështet shoqërinë civile që kërkon që kërkon të jetë 20%”, deklaroi ai.

    PS akuza MetësDeklarata e përfaqësuesit të

    Presidentit, nuk është mirëpritur nga socialistët, të cilët kanë “shpër-thyer” ndaj Metës. Ka qenë relatori i ligjit, Bashkim Fino, ai i cili deklaroi se Meta me këtë veprim ka fyer dhe paragjykuar deputetët dhe Ku-vendin. Madje, Fino ironizoi Metën duke thënë se kushtëzoi Kuvendin me ligjin për ndihmën juridike, në një kohë ku sipas tij, ishte futur në agjendën e këtij institucioni. Sipas Finos, ligji për tarifat gjyqësore duhej të dekretohej nga Meta, pasi vjen si pjesë e paketës në drejtësi dhe është bërë pas konsultave me ekspertët ndërkombëtarëve e vendas. “Pres-identi nuk mund të paragjykojë Kuvendin. Ky ligj vjen si pjesë e reformës në drejtësi dhe është bërë me ekspertë vendas e të huaj. Ne kemi bërë një ligj dhe punë të mirë.

    Pra prisnim që Presidenti të thoshte një fjalë të mirë. Me miratimin e ndi-hmës juridike shumë kategori nuk do paguajnë tarifat gjyqësore. Për pikën 2 jemi të fyer, pasi Presidenti na ka paragjykuar. Kur na kushtëzoi për ndihmën juridike, pasi ne sot e kalu-am. Pra argumenti i Presidentit rra”, deklaroi ai. Ndërkohë Fino u kërkoi kolegëve socialistë që të rrëzojnë dekretin. “Dekreti i Presidentit është i pabazuar për të bërë ndryshime në projektligj. Si relator propozoj që ta rrëzojmë dekretin dhe të mbajmë variantin që kemi paraqitur në Par-lament”, nënvizoi ai. Në përfundim komisioni hodhi në votim dekretin, 10 votat e PS shkuan kundër Metës,

    ndërsa 5 vota e opozitës shkuan pro. PD dhe LSI pro Metës

    Ndonëse mazhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit, në mbështet-je të Metës u rreshtuan deputetët e PD-së dhe LSI-së. Fillimisht, ishte deputeti i PD, Eduard Halimi i cili falenderoi Presidentin Meta që sipas tij, kishte kthyer ligjin për tarifat gjyqësore. Madje, Halimi akuzoi mazhorancën se rrit me 10-fish ta-rifat që do të paguajnë qytetarët në gjykata. “Falenderoj Presidentin që

    ktheu ligjin. Ka rritje drastike të tari-fave gjyqësore me 10-fish. Ju doni t’ju rripni lëkurën qytetarëve. Ne do vo-tojmë pro dekretit të Presidentit”, tha ai. Ndërkohë pro dekretit të Metës u shpreh edhe deputeti i LSI, Nasip Naço, i cili theksoi se Presidenti ka të drejtë, ndërsa sulmoi qeverinë si dhe misionin Euralius. Madje, Naço theksoi se mazhoranca rriti tarifat gjyqësore, ashtu siç bëri kryeministri Rama me videon promocionale me gjobat e Policisë Rrugore.

    Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ditën e djeshme nga Komisioni i Ligjeve hodhi akuza ndaj mazhorancës qeverisëse, teksa deklaroi se ka kapur reformën në drejtësi. Madje, ai paralajmëroi se në rast se mazhoranca do kapë edhe institucionin e akuzës, sipas tij, do ta pësojë keq. “Falenderoj Presidentin dhe shoqërinë civile që folën për rritjen e tarifave gjyqësore. Ka rritje drastike të tarifave

    gjyqësore me 10-fish. Presidenti ka të drejtë. Ju doni t’ju rripni lëkurën qytetarëve. Ju po e zbatoni reformën në drejtësi me arrogancë. Gjithë paketën e reformës në drejtësi nuk e kishte për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve. Ju keni kapur reformën në drejtësi. Ju doni të kapni prokurorinë. Ne do votojmë pro dekretit të Presidentit. Mos e çoni opozitën në cep se do ta pësoni keq”, deklaroi Halimi.

    HALIMI PARALAJMËRON MAZHORANCËN: DO TA PËSONI KEQ JA DEBATET NË KOMISIONIN E LIGJEVE

    Bledar Dervishaj: Ky dekret i është përcjellë Kuvendit me arsyet shteruese ku tre janë 3 çështjet kryesore. 1) Ligji tregon qartë se ka rritje drastike të çmi-meve, në krahasim me tarifat aktuale. 2) Kuvendi nuk garanton objektivisht të drejtat e qytetarëve, siç janë meka-nizmat për mbrojtjen e njerëzve në nevojë, nuk janë të qarta dhe shoqëruar me dispozita. Ky ligj nuk është në harmoni me kodin e procedurës civile. 3) Niveli i të ardhurave që vetadminis-trohen nga gjykatat. Kanë qenë 10% dhe janë përsëri 10%. Pra Presidenti mbështet shoqërinë civile, e cila kërkon që të jetë 20%.Bashkim Fino: Ky ligj vjen si pjesë e reformës në drejtësi dhe është bërë me ekspertë vendas e të huaj. Pra prisnim që Presidenti të thoshte një fjalë të mirë. Me miratimin e ndihmës jurid-ike shumë kategori nuk do paguajnë tarifat gjyqësore. Për pikën 2 jemi të fyer, pasi Presidenti na ka paragjykuar. Madje, ai na kushtëzoi për ndihmën juridike, ndërkohë që ne sot e kaluam. Ndërkohë mos harrojmë që opozita ka votuar kundër ligjeve të reformës në drejtësi. Andaj, kolegët e mi, propozoj të rrëzojmë dekretin e Presidentit.Eduard Halimi: Falenderoj Presidentin dhe shoqërinë civile që folën për rritjen e tarifave gjyqësore. Ka rritje drastike të tarifave gjyqësore me 10-fish. Ju doni t’ju rripni lëkurën qytetarëve. Ju po e zbatoni reformën në drejtësi me arrogancë. Ju keni kapur reformën në drejtësi. Ju doni të kapni prokurorinë. Ne do votojmë pro dekretit të Presi-dentit. Mos e çoni opozitën në cep se do ta pësoni keq.Nasip Naço: Ne jemi pro dekretit të tij dhe do të donim nga ju si mazhorancë të reflektonit. Pra ti z. Fino që i ke zbardhur faqen PS-së, mos u bëj gjenial edhe tek ky ligj, ashtu si ka bërë kryem-inistri juaj me videon promocionale, i cili në rolin e policit rrugor vendoset gjoba abuzive në kurriz të qytetarëve. Do t’ju lutesha edhe njëherë që siç kaluat ndihmën juridike, mos i keq përdornin ekspertët ndërkombëtarë, pasi edhe ata i keni kapur.Bashkim Fino: Fakti që ju z. Naço bëtë diskutim politik, tregon që ne kemi punuar mirë. Jemi krenar që kemi punuar me ekspertët ndërkombëtar.

    Presidenti nuk mund të paragjykojë Ku-vendin. Ky ligj vjen si pjesë e reformës në drejtësi dhe është bërë me ekspertë ven-das e të huaj. Ne kemi bërë një ligj dhe punë të mirë. Pra prisnim që Presidenti të thoshte një fjalë të mirë. Me miratimin e ndihmës juridike shumë kate-gori nuk do paguajnë tarifat gjyqësore. Për pikën 2 jemi të fyer, pasi Presidenti na ka paragjykuar...

    “Së pari, niveli i tarifave, i par-ashikuar në këtë ligj, këtë herë në mungesë të një studimi të thelluar dhe në krahasim me tarifat e sotme, ka një rritje drastike dhe të men-jëhershme të tarifave, gjë e cila para-qet rrezik të lartë për vështirësimin e aksesit në drejtësi për shtresat në nevojë. Duke vlerësuar me kujdes përmbajtjen e ligjit nr. 98/2017, rela-cionin fillestar të deputetit propozues

    e më pas Raportin e Komisionit të Çështjeve Ligjore në Kuvend, rezulton se projektligji ka pësuar ndryshime thelbësore gjatë fazës së konsultimit publik, falë kjo dhe komenteve dhe vlerësimeve kritike të bëra nga aktorë të ndryshëm, pjesë e sistemit gjyqësor, shoqërisë civile, apo institucione shtetërore, që kanë lidhje me fushën që ky ligj rregullon”, thuhet në raportin e Presidentit.

    ARGUMENTET E ILIR METËS

  • GAZETA SOT E Mërkurë 13 Dhjetor 2017 7

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e zhvilluar dje, vendosi të gjobisë partitë politike të cilave u janë konstatuar shkelje në deklarimin e shpenzimeve gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017. Gjobat e vendosura janë të listuara si më poshtë:

    Partia Demokratike -1 milion lekë Partia Socialiste-1 milion lekë Lëvizja Socialiste për Integrim -1

    milion lekë Partia për Drejtësi, Integrim dhe

    Unitet-2 milionë lekë Partia SFIDA-2 milionë lekë

    GJOBAT E KQZ PËR PARTITË POLITIKE

    Tentativat e KQZ për të ndihmuar Bashën, PS: Zguri po bën vepër penale nën urdhrat e kreut të PD

    Pas tentativave të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri për të shtyrë me 10 ditë afatin e dorëzimit të dokumenteve për shpenzimet gjatë fushatës elektorale, erdhi edhe reagimi i kreu të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shpërtheu në akuza kundër Zgurit, duke i theksuar se po bën një vepër të rëndë penale nën urdhrat e Lulzim Bashës. “Lulzim Basha

    po prish provat e veprës penale me duart e Klement Zgurit. Pas shkeljes së ligjit nga ana e Klement Zgurit në rastin e kryebashkiakut Agron Kapllanaj, sot në KQZ po konsumohet një vepër e rëndë penale përsëri me autor kryesor Klement Zgurin, përsëri nën urdhrat e Lulzim Bashës. I vendosur nën hetim në Shqipëri dhe jashtë saj për transferimin e paligjshëm të 1 milion dollarëve përmes disa llogarive të dyshimta në një shtet të vogël të

    Amerikës Qendrore, sot Lulzim Basha po mundohet të prishë provat e veprës penale, por dhe të shkeljes administrative të përcaktuar në Kodin Zgjedhor”, u socialisti. Sipas Ballës, ky vendim është i pabazuar në Kodin Zgjedhor, ndaj vijoi më tej edhe me një thirrje për Zgurin që të heq dorë. “Përpjekja e dy shkelësve të ligjit Basha-Zguri synon ndryshimin e një do-kumenti zyrtar, i cili prej momentit të fillimit të hetimit është një ndër provat e fajësisë në

    pagesat dhe shpenzimet e padeklaruara të PD gjatë fushatës zgjedhore. Ky vendim është tërësisht i pabazuar në Kodin Zgjedhor. KQZ sot duhet të miratojë raportin e verifikimit dhe të ndëshkojë të gjitha subjektet politike që kanë shkelur Kodin. I bëj thirrje Klement Zgurit të heqë dorë nga kjo shkelje e rëndë e ligjit dhe të mos shpërdorohet nga personi i vendosur në hetim Lulzim Basha”, përfundoi reagimin e tij Taulant Balla.

    Debate të forta në KQZ, Zguri tentativa për t’i dhënë kohë Bashës të justifikojë lobimet në SHBA, PS-LSI gjobiten njësoj me PD për shpenzimet në fushatë

    Vendimi për gjobat u miratua vetëm me votat e përfaqësuesve të PD-LSI

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se nuk pati shtyrje të vendimmarrjes apo shtyrje të afateve ligjore, por në përfundim të shqyrtimit vendosi sanksione administrative (gjobë) për të gjithë subjektet zgjedhore të cilat rezultonin se nuk kishin respektuar ligjin. Mbledhja e sotme, përmbyll me sukses punën e

    KQZ-së lidhur kontrollin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të fushatës zgjedhore të partive politike, si-pas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor dhe ligjit “Për partitë politike”, i ndryshuar”, deklaroi ditën e djeshme gjatë një dalje për mediet pas përfundimit të mbledhjes zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha.

    VENDIMI I KQZ

    Kjo mbledhje u sho-qërua me debate dhe diskutime të

    forta mes të pran-ishmëve, ku tema

    kryesore e “sherrit” ishte ndëshkimi i

    Partisë Demokra-tike pas shpërthim-

    it të skandalit me lobimet në Shtetet

    e Bashkuara të Amerikës. Fillimisht

    ishte administrata e KQZ dhe kryetari

    i këtij institucioni, Klement Zguri ata të cilët propozuan 10 ditë afat për të

    gjitha partitë që të dorëzonin do-

    kumentacionet plotësuese në lidhje

    me shpenzimet e fushatës...

    Mimoza IBRA

    Komisioni Qendror i Zg-jedhjeve zhvilloi ditën e djeshme një mbledhje për të vendosur masat administrative për të gjithë subjek-tet politike për të cilat u konstatua se kishte shkelje në mosraportimin e shpenzimeve gjatë fushatës zg-jedhore të 2017. Kjo mbledhje u shoqërua me debate dhe diskutime të forta mes të pranishmëve, ku tema kryesore e sherrit ishte ndësh-kimi i Partisë Demokratike pas shpërthimit të skandalit me lobimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fillimisht ishte administrata e KQZ dhe kryetari i këtij institucioni, Kle-ment Zguri ata të cilët propozuan 10 ditë afat për të gjitha partitë që të dorëzonin dokumentacionet plotësuese në lidhje me shpenzimet e fushatës. “KQZ referuar nenit 15/2, pika 2, germa ç për të bërë hetim të plotë, në lidhje me faktet e kon-statuar dhe mospërputhjet, duhet të kërkojë nga partitë politike të sipërcituara të depozitojnë në KQZ, dokumentacionin e plotë financiar, sipas legjislacionit në fuqi, kon-trata qiraje, kontrata konsulence, fatura blerje, fatura shërbimi, etj si dhe çdo faturë të cilat justifiko-jnë shpenzimet e konstatuara nga ekspertët dhe të padeklaruar nga partia politike si edhe relacionin shpjegues, brenda 10 ditëve nga data e vendimit”, shkruhet në materialet e përgatitura për mbledhjen. Mirëpo ky propozim nuk është pritur aspak mirë nga anëtarët e PS dhe nënk-ryetari i KQZ, Denar Biba, të cilët e quajtën këtë si një tentativë të KQZ për të mbrojtur Partinë Demokra-tike dhe për t’i dhënë kohë kësaj të fundit të justifikojë lobimet në SHBA. Teksa anëtarët nuk e pritën aspak mirë këtë propozim, Zguri u justifikua duke thënë se kjo është një përpjekje e KQZ për ta zgjidhur në mënyrë ligjore dhe serioze këtë çështje. “Pavarësisht abuzimit, unë 10-ditëshin nuk e kuptoj rivendosje në afat, të mos abuzohet me këtë. Unë këtë e kuptoj si një përpjekje që KQZ ta zgjidhë në mënyrë seriozë dhe ligjore”, deklaroi ai.

    PS-LSI-PD gjobiten njësojTeksa propozimi për 10 ditë afat

    për partitë politike u hodh poshtë, temë debati u bë edhe vendosja

    e gjobave për forcat politike për shkeljet e bëra me raportimet e shpenzimeve në fushatë. Denar Biba shtroi si ide që për Partinë Socialiste dhe për Lëvizjen Socialiste për In-

    tegrim gjoba për shkeljet të ishte 2 milionë euro. Ndërsa për partinë e demokratëve Biba theksoi se duhet të paguajë si gjobë 30% të shumës së lobimeve, pra 30% e 675 mijë dol-larëve. Mirëpo ky propozim i Bibës u rrëzua nga anëtarët e KQZ në mbledhje, duke i lënë kështu radhën propozimit të LSI. Përfaqësuesi i kësaj force politike, Gëzim Velesh-nja kërkoi që PS, LSI dhe PD të gjobiten me nga një milion lekë secila, ndërsa partia Sfida dhe PDIU me nga dy milionë lekë secila. Pas kontestimeve të shumta dhe de-bateve që zgjatën rreth katër orë, propozimi i anëtarit të LSI u hodh në votim dhe u miratua. Por interesant

    është fakti që ky propozim u votua vetëm me 4 vota pro, ku tri ishin të PD dhe një e LSI, ndërsa anëtarët e PS e votuan kundër. Pra si për-fundim, mbledhja e KQZ vendosi që PS, LSI dhe PD të gjobiten me nga 1 milion lekë, kurse PDIU dhe partia Sfida me nga 2 milionë lekë. Absurdi i këtij vendimi qëndron në faktin që edhe PD u gjobit njësoj si PS dhe LSI. Edhe pse skandali dhe shkelja e demokratëve me deklar-imin e shpenzimeve gjatë fushatës ishte shumë herë më e rëndë, sërish KQZ vendosi ta “ndihmojë” PD duke e gjobitur aq sa PS dhe LSI, parti të cilat kishin vetëm disa parregullsi në dokumente.

    Ja të gjitha debatet në mbledhjen e KQZ

    Eridian Salianji, përfaqësues i PS: KQZ t'i kërkojë Prokurorisë hetime lidhur me shpenzimet e PD për fushatë zgjedhore, specifikisht për paratë e dhë-na për kompani amerikane për lobim në SHBA. Burimi i këtyre parave është i dyshimtë.

    Ivi Kaso, përfaqësues i PD: Ne kemi deklaruar paratë tek ekspertët e huaj. Merrini, shikojini dhe pastaj do flisni ndryshe. (I drejtohet KQZ) Kërkojini raportet PD-së, janë dorëzuar dokumentet për këtë pseudoskandal. Ne jemi të gatshëm të japim të gjithë informacionet për paratë. Jam shumë dakord, prokuroria të kryej hetim të plotë. Nuk ka asnjë të paligjshme dhe asgjë për të fshehur. Lëreni prokurorinë të nxjerrë konkluzionin e saj.

    Bledar Skënderi: Partitë politike po tallen me qytetarët shqiptarë, shpen-zimet janë të pajustifikueshme.

    Administrata e KQZ: 10 ditë që partitë të sjellin dokumentacionin e plotë dhe jo rivendosjen në afat.

    Denar Biba: Çdo shpenzim i kryer duhet të ishte deklaruar, tentativa për t’i dhënë 10 ditë kohë PD është një tentativë për të futur në ligjshmëri në kundërshtim me ligjin këtë subjekt thy-es të ligjit për deklarimin e shpenzimeve në kuptim të ligjit për partitë politike dhe KQZ nuk duhet të bjerë në këtë nivel që ti bëjë avokatin e PD. Keni vendosur në dispozicionin tuaj administratën.

    Klement Zguri: Zguri: Avash o burrë, hiqe këmbën nga gazi.

    Denar Biba: Lëri batutat prej ka-mionisti.

    Klement Zguri: Unë 10 ditëshin nuk e kuptoj rivënie në afat dhe as për tu futur kjo histori në spirale gënjeshtrash, në mënyrë absolute. 10 ditëshi është për të pasur përgjigje pozitive dhe korrekte në raport me këtë që ligji vetë kërkon. Nuk është rivendosje në afat dhe mos abuzo kështu.

    Denar Biba: Kjo nuk është me të ngritur zërin, por është me të lexuar lig-jin. Mos e kthe personale, më cito ligjin ku lejohet që KQZ ti japë afat partive politike të paligjshme.

    Klement Zguri: Pavarësisht abuzimit, unë 10 ditëshin nuk e kuptoj rivendosje në afat, të mos abuzohet me këtë. Unë këtë e kuptoj si një përpjekje që KQZ ta zgjidhë në mënyrë seriozë dhe ligjore.

  • 8 GAZETA SOTE Mërkurë 13 Dhjetor 2017

    p o l i t i k e

    “Sfumohet aleanca Basha-Kryemadhi.

    Ndonëse prej kohësh u përfol për një aleancë mes PD dhe LSI sa i përket veprimtarisë

    opozitare të këtyre forcave, duket se kjo ale-ancë nuk ekziston. Edhe pse takimet mes kreut të PD Lulzim Basha dhe kreut të LSI

    Monika Kryemadhi për një periudhë kohe ish-in të shpeshta këto takime janë ralluar...

    Luçiano Boçi: PD nuk është në aleancë me LSI

    Deputeti i PD Luçiano Boçi pak ditë më parë gjatë një prononcimi për gazetën, u shpreh se mes PD dhe LSI nuk ka një aleancë dhe se këto forca nuk janë në një të tillë. “Për të gjykuar qëndrimi e LSI-së në fakt ta jep një i LSI-së kurse unë jap çka bën PD-ja. PD-ja është qendra e opozitës dhe unë shoh se LSI-ja nuk ka shfaqur ndonjë një qëndrim shumë miqësor sepse deklaratat e Panaritit për mosveprimin e Ramës përshembull kanë qenë deklarata që e godasin bashkëqeverisjen e tyre ose kanë kaluar dhe në godit-jen e bashkëqeverisjes. Kurse sa i përket aleancës, ne nuk jemi në një të tillë. Ne jemi në opozitë në saktë në bashkëpunim opozitar dhe këtu nuk duhet ngatërruar aleanca me të qenurit në opozitë”, u shpreh deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi për gazetën pak ditë më parë.

    Patozi: PD është sot në gjendje depresive, Basha donte të krijonte parti personale, kërkojmë garë të re për kryetarinIsh-nënkryetari i PD Astrit Patozi ka deklaru-

    ar dje se Lulzim Basha ka tentuar që të tjetërsojë Partinë Demokratike. I ftuar në një studio tel-evizive, Patozi duke u ndalur tek situata e PD, nuk i kurseu sulmet kundrejt liderit të kësaj force pasi theksoi se Basha ka zhdukur rrënjët e kësaj part-ie përmes ideologjisë së tij. Madje Patozi u shpreh se pavarësisht përpjekjeve që bëri Basha për të personalizuar partinë, ky i fundit nuk ja doli dhe u rikthye sërish nën logon e PD. “Basha mori për-sipër listën dhe fushatën. Basha ishte hartuesi i tezës së Republikës së Re dhe përsa kohë Basha i ka marrë të gjitha përsipër unë sigurisht që do i

    vë gishtin atij. PD është sot në gjendje depresive. Kam bindjen e plotë që Basha tentoi pa sukses të tjetërsoi PD për të krijuar një parti tjetër e cila do të ruante vetëm emrin por do të ishte parti personale e tij, por nuk e arriti. Tentoi që përmes PD të arrinte në një parti tjetër që kishte trajtën e Republikës së Re, i ndryshoi njerëzit dhe ng-jyrën, zhduku rrënjët. Basha donte që të kishte një parti personale, por kur nuk u arrit objektivi dhe u kthye sërish te PD. Ky eksperiment i dësh-tuar tregoi që nuk mundesh që në shekullin që jetojmë që duke ardhur nga asgjëja të marrësh përsipër opozitën e vendit dhe ta kthesh në një

    ndërmarrje biznesi privat. Ai u kthye te PD, pasi ka nevojë, pasi e kishte të pamundur të avanconte përpara”, u shpreh Patozi. Sakaq ish-deputeti i PD u ndal edhe tek analiza e humbjes që po bën Partia Demokratike, ku theksoi se kjo është një pseudo analizë pasi sipas Patozit kjo forcë është braktisur nga demokratët. “Po ne jemi në PD. PD për shkak të keqkuptimit që ka Basha po bën një pseudo analizë, është braktisur nga demokratët. Kjo do të thotë se PD nuk e ka problemin te disa personalitete që janë të zhgënjyer. Në rast se ne që kemi firmosur atë dokumentet do të marrim vendimin që të mos merremi me politikë PD

    nuk e ka problemin me ne. Ne sado merita dhe defekte që kemi, ne jemi të pamjaftueshëm, pasi janë më tepër se ne njerëzit poshtë. Njerëzit janë të rëndësishëm vetë”, tha ai. Ndërkaq Patozi deklaroi se e vetmja mënyrë që PD të bashkohet është ajo e respektimit të rregullave dhe një gare të re për kryetar. “Që PD të bashkohet ka vetëm një mënyrë, që është vota dhe respektimi i rreg-ullave. Ne kërkojmë një garë të re për kryetar të PD. Ata njerëz poshtë kërkojnë një përfaqësim real dinjitoz. Ne po i themi që hajde ta bashkojmë PD përmes një procesi që legjitimon secilin prej nesh”, u shpreh Patozi.

    Aleanca Basha-Kryemadhi vetëm në letër, deputetët demokratë dalin kundër koalicionit

    me LSI, partitë asnjë koordinim mes tyre

    Balliu: Duhet kuptuar që kjo opozitë nuk ka koalicione

    www.sot.com.al

    Klosi: Lejet mjedisore do të jenë online

    Lejet e mjedisit tashmë do të jepen online. Ka qenë ministri Blendi Klosi dje ai i cili gjatë një takim me inspektorët e mjedisit, i njoftoi ata se puna e tyre nga inspektimi në terren e deri te vendosja e gjobave tashmë do të pasqyrohet online. Sipas Klosit, kjo do të evitojë abuzimet dhe do të rrisë transparencën. “Për të evituar abuzimet dhe nxitur transparencën çdo leje mje-disore tashmë do të jepet online. I gjithë sistemi i dhënieve të lejeve mjedisore duhet të reformohet. Padyshim edhe lejet mjedisore duhet të jenë online. Duhet të jenë më të specifikuara dhe me kritere të kontrollueshme. Dhe kontrolli juaj të jetë më i strukturuar dhe të kuptoni çfarë kontrolloni. Dhe të jetë më transparent karshi publikut. Nuk di se sa nga ju do ta plotësojnë dhe do e kalojnë testin e administratës publike dhe testin e vazhdueshëm që do të bëjnë kryeinspektorët. Por, di të them që institucioni është shumë i rëndësishëm për të bërë një reformë të madhe të trajtimit ndryshe të mjedisit në Shqipëri”, tha Klosi.

    Shehu: Çuditë e qeverisë nuk kanë mbaruar

    Deputeti i PD, Tritan Shehu dje, përmes një statusi në profilin tij zyrtar në “Facebook”, ka komentuar pro-gramin e shëndetësisë duke e quajtur program absurd. Madje Shehu duke iu referuar premtimit të qeverisë Rama në vitin 2013 për ‘shëndetësi falas’, është shprehur me ironi duke theksuar se çuditë e qeverisë për shëndetësisë nuk kanë të sosur. “Çuditë e qeverisë për shëndetësinë nuk kanë të mbaruar. Ministria Manastirliu prezantoi strateg-jinë e re të sistemit “shëndetësor”, përsëri sikur “bota” të krijohej sot-asnjë fjalë për “shëndetësinë falas” e fundin e saj tragjik. Ishte një program absurd edhe ky i sotmi, me regresiv se edhe klishetë e dikurshme komuniste për sistemin shëndetësor. Një program ky ku lexohet varfëria e thellë e sistemit, numri i mjekëve si specie në zhdukje, mungesa e shërbimeve etj-pa asnjë strategji reale zgjidhjeje. Ajo që lexohet qartë është se në Shqipëri do të ngelin vetëm 11 spitale në rrethe, të tjerat do të kthehen në “qendra shëndetësore e urgjence”!!!”, shkruante Shehu.

    Deputeti i PD Tritan Shehu pak kohë më parë deklaroi për gazetën se mes PD dhe LSI nuk ka asnjë koalicion. “Nuk ka ndonjë një koalicion PD-LSI. Ka një bashkëpunim në pikat që ka gjëra të përbashkëta dhe nuk ka bashkëpunim atje ku gjërat nuk janë të për-bashkëta. Veçanërisht bashkëpunimi është luftë kundër krimit dhe drogës. Plus pastaj që çdo parti ka diferencat e veta. Duke qenë në opozitë atje ku ka interesa bash-

    këpunohet atje ku nuk ke nuk bashkëpunohet, kjo gjë është krejt normale. Çdo parti ka interesat e veta sepse në opozitë nuk ka koalicione. Koalicione ka në qeverisje. Pastaj ka bashkëpunim për ato çështje për ato element që përputhen interesat, programet apo pikëpamjet. Por kur këto interesa nuk përputhen çdo parti ka interesat e tija”, u shpreh deputeti i PD Tritan Shehu për gazetën pak kohë më parë.

    SHEHU: NUK KA NDONJË KOALICION PD-LSIEndri ARIZI

    Sf u m o h e t a l e a n c a B a-sha-Kryemadhi. Ndonëse prej kohësh u përfol për një aleancë mes PD dhe LSI sa i përket veprimtarisë opozitare të këtyre forcave, duket se kjo aleancë nuk ekziston. Edhe pse takimet mes kreut të PD Lulzim Basha dhe kreut të LSI Monika Kryemadhi për një periudhë kohe ishin të shpeshta, këto takime janë ralluar dhe po shkojnë drejt sfumimit. Kjo për faktin se prej kohësh LSI, ndonëse e cilësoi veten në opozitë, nuk i ka koordinuar veprimet e saj opozitare me deputetët demokrat. Madje LSI duket se është distancuar nga qëndrimet e PD akoma më shumë pas thirrjeve që kryeministri Rama i ka bërë kreut demokrat për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Një dis-tancim që u pa edhe para dy ditësh kur PD festoi 27 vjetorin e themelimit të saj, ku LSI nuk pati asnjë përfaqësues, ndonëse PD e kishte ftuar. Por edhe pse LSI është distancuar nga PD, edhe vetë deputetët demokratë kanë dal kundër një koalicioni me LSI-në. Madje ata kanë theksuar se nuk ka një koalicion mes këtyre dy forcave por ka pasur vetëm disa bashkëpunime për disa çështje që janë të përbashkëta. Kështu deputeti i PD Klevis Balliu dje gjatë një prononcimi për gazetën SOT, theksoi se mes PD dhe LSI nuk ka një aleancë, por ka vetëm bashkëpunim në disa pika që këto dy forca kanë të përbashkëta. Madje Balliu deklaroi se i vetmi bashkëpunim mes këtyre dy forcave është ai i luftës kundrejt krimit të organizuar. “E para duhet kuptuar që kjo opozitë nuk ka koalicione, ka bashkëpunime. Dhe Partia Demokra-tike dhe Lëvizja Socialiste për Inte-grim janë ë bashkëpunim kundër inkriminimit të qeverisë. Pra qeverisë së krimit që po provohet dhe dita-ditës siç ishte dhe rasti i Tahirit. Domethënë bashkëpunimet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë bashkëpunime kundër krimit të organizuar, kundër bashkëqeverisjes të kësaj mazhorance me krimin. Pra ne na bashkon lufta kundër krimit. Kurse koalicion nuk ka në opozitë. Koalicion mund të ketë kur je në qeveri. Në opozitë ka bashkëpunime. Dhe bashkëpunimi ynë me LSI është kundër krimit të organizuar dhe kundër bashkëqeverisjes me krimin

    të kësaj mazhorance”, u shpreh Balliu. Murrizi: PD s’ka aleancë me LSI

    Ashtu sikurse deputeti i PD Klevis Balliu, të njëjtin mendim ka ndarë dhe edhe deputeti tjetër demokrat Myslim Murrizi, i cili, gjatë një prononcimi për gazetën, theksoi se PD nuk ka marrë kurrë një vendim që të krijojë një aleancë me LSI. “E para aleancat mes subjekteve politike konturohen vetëm pranë fushatave elektorale ose gjatë fushatës elektorale. Nuk ndodh kurrë që të ketë aleancë në opozitë. Aleancat janë për të ruajtur ekuilibrat dhe për të mbajtur diçka që nuk e ke fituar dot vetëm. Pra janë vetëm nga halli për të ardhur në pushtet. Dhe unë nuk e di se pse duhet një aleancë

    në opozitë. Dhe Partia Demokratike kurrë nuk ka marrë një vendim të tillë as në Këshillin Kombëtar as në grup parlamentar e as në Kuvend për të bërë një aleancë në opozitë me LSI-në”, u shpreh Murrizi. Ndërkaq Murrizi duke u ndalur tek çështja e bashkëpunimeve dhe moskoordinimi i veprimeve mes PD dhe LSI deklar-oi se këto forca kanë programe të ndryshme politike dhe se fakti që janë në opozitë nuk do të thotë që bash-

    këpunojnë. “Ne jemi në hesapin tonë dhe ata janë në hesapin e vetë. Secila nga forcat është në hesapin e vetë. Pra mund të themi këtu që dhe deputetët e PDIU mund të vendosin të dalin në opozitë por kjo nuk do të thotë që do të jenë në aleancë me ne. Pra ne vërtetë jemi në opozitë por kemi pro-grame të ndryshme si ekonomikë apo socialë ndonëse jemi kundër qeverisë pas bërjes publike të informacioneve nga agjencia italiane”, tha Murrizi.

  • GAZETA SOT E Mërkurë 13 Dhjetor 2017 9

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Vetingu zbret tek të afërmit e gjyqtarëve dhe

    prokurorëve, verifikim për mbi 2.500 persona

    Gjyqtarët pasuritë i kanë kaluar në emër të të afërmve

    REQUEST FOR EXPRESSIONS OF INTEREST(CONSULTING SERVICES)

    MINISTRIAEBUJQËSISË, DHE ZHVILLIMITRURAL

    ALBANIAWATER RESOURCES AND IRRIGATION PROJECT

    Assignment Title“Monitoring & Evaluation Consultancy end Project Survey,

    Final for Component 3 and Interim for Component 1, 2 and 4”(Ref. No. WRIP/CS/CQ/006) (as per Procurement Plan)

    Project ID: No.: P121186IBRD Loan: No.: 8211 - AL

    Grant: No.: TF014255

    This Request for Expressions of Interest (REoIs) follows the General Procurement Notice for this project that appeared in Development Business online on May 25, 2010 and the GPN Update published on December 20, 2012, DB Reference No. WB5260-12/12.

    The Government of Albania has received financ-ing in the amount of EUR 34.4 million equivalents from the World Bank toward the cost of the Water Resources and Irrigation Project, and it intends to apply part of the proceeds for Consulting Services.

    Ministry of Agriculture and Rural Development (MoARD) seeks engagement of a qualified company to carry out the Consulting Services (“the Services”) for the “Monitoring & Evaluation Consultancy end Project Survey Final for Component 3 and Interim for Component 1, 2 and 4” (Ref. No. WRIP/CS/CQ/006).

    Main Goal of this AssignmentThe Consulting Services will be carried out by

    a qualified Consultant Company with the objective to assist the MoARD for the Project evaluation and Beneficiaries Survey as an essential requirement at the Project’s closure.

    An Additional Financing (AF) is proposed with the purpose to scale up the now successful WRIP and include additional investments and activities. Since only Components 1, 2 and 4 will receive AF, the Monitoring & Evaluation (M&E) end Project survey will be carried out Final for the Component 3 almost completed and Interim for ongoing Component 1, 2 & 4. The Consultant Company that will be hired will carry out the assessment of the Project outcomes and of the institutions concerned and on that basis the likelihood of sustaining the Project results. To assess the above comprehensively, the Consultant will also design and conduct a Beneficiary Survey. This will allow to: i) val-idate results, ii) measure changes as a result of project interventions, and iii) assess the perceived impact of project investments from the perspective of project beneficiaries. The final analysis should identify/docu-ment lessons learned and provide recommendations that the Project partners and stakeholders might use to improve the design and implementation of other related projects and programs.

    The conclusions and the recommendations of the Consultancy Services will be, also, a useful basis for the preparation of the Implementation Completion Report (ICR) of the “Water Resources and Irrigation Project” (WRIP).

    Specific tasksIt is expected that the Consultant will undertake

    the tasks which comprise this assignment within the duration of the assignment as specified in the respective Terms of Reference (ToRs). It is also expected that the Consultant Company to be available to start shortly after the contract signing and make all possible efforts for timely completion of the services.

    The Scope of Work of the Consultancy Services shall comprise, but not necessarily be limited to the following tasks.

    (i) Situation analysis, strategy and methodol-ogy to be used for the Consultancy Services;

    (ii) Design and carry out of a Beneficiary Sur-vey;

    (iii) Assessment of the impact of the Project results and outputs;

    (iv) Record of lessons learned, challenges, suc-cesses, positive or negative experiences;

    Key QualificationsThe tasks under the Consulting Services for the

    “Monitoring & Evaluation Consultancy end Project Survey Final for Component 3 and Interim for Com-ponent 1, 2 and 4” will be undertaken by a Consultant Company, qualified and experienced in the Evaluation of Project outcomes and Beneficiaries Survey, with proven good records of accomplishment. High degree of flexibility and ability to meet strict deadlines will be required.

    The Key staff of Consultant Company proposed for these services comprises of:

    Team Leader/Liaison Expert; Surveyor (1); Surveyor (2);

    The Team Leader of the Consultant Company will be responsible for the overall quality and consistency of all reports and documents produced and delivered.

    TimingIt is envisaged that the implementation period for

    the required Consulting Services will be 4.5 months.

    The Ministry of Agriculture and Rural Develop-ment (MoARD) now invites eligible Consulting firms (“Consultants”) to indicate their interest in providing the Services. Interested Consultants must provide in-formation demonstrating that they have the required qualifications and relevant experiences to perform the Services (Documents showing Legal status of the Consultant, core business and years in business; Consultant organization: professional and manage-rial and its capacities; Adequacy for the assignment: description of similar assignments, even in the region; list the projects name and scope, contract value, imple-mentation’s time and source of financing; Experience in similar conditions, availability of appropriate skills among staff, familiarity in conducting Project’s Impact Assessment and Beneficiary Surveys of the World Bank’ projects; brochures, etc.).

    Consultants may associate with other firms in the form of a Joint Venture or a Sub consultancy to enhance their qualifications.

    The shortlisting criteria are: Core Business of the Consultant, organiza-

    tion and its capacities (in case of the JV Core Business of Lead Company and its associates, as well as, organ-ization and their capacities);

    Adequacy for the assignment: extensive experience in the Evaluation of Project outcomes and Beneficiaries Survey;

    Sound experience working with National and Local Governments and Albanian Institutions;

    Proven experience in developing proper questionnaire, conducting focus groups/interviews and providing quantitative and qualitative assessment;

    Experience in similar projects in the region and in Albania and familiarity in conducting Project’s Impact Assessment and Beneficiary Survey of the World Bank’ projects;

    The attention of interested Consultants is drawn to

    paragraph 1.9 of the World Bank's Guidelines: Selection and Employment of Consultants under IBRD Loans and IDA Credits & Grants by World Bank Borrowers ("Consultant Guidelines"), January 2011, setting forth the World Bank's policy on conflict of interest.

    A Consulting Firm will be selected in accord-ance with the procedures set out in the World Bank’s Guidelines: Selection and Employment of Consult-ants by World Bank Borrowers (January 2011), based on the “Consultant’s Qualifications” selection method (CQS).

    Interested Consultants may obtain further in-formation concerning the Terms of Reference (ToRs) at MoARD’ website: www.bujqesia.gov.al or to the address below during office hours 08:00 am - 16:30 hours (Monday to Thursday) and 08.00am - 14.00 on Friday (Local time):

    Mr. Ilirjan Lame, Project ManagerWater Resources and Irrigation ProjectMinistry of Agriculture and Rural DevelopmentAddress: Blv. "Dëshmorët e Kombit", Nr. 2, kp. 1001 Tirana, AlbaniaTel:+ 355 4 2226243 – 75129; e-mail: [email protected]

    Expressions of Interest (EoIs) must be delivered no later than December 26, 2017 (Tuesday): hardcopy (in person or by mail) to the address below, within office hours, and electronically at the above e-mail address.

    Ministry of Agriculture and Rural Development (Protocol office)Address: Blv. "Dëshmorët e Kombit", Nr. 2, kp. 1001 Tirana, AlbaniaAttn: Ms. Aurora ALIMADHIGeneral Secretary

    Kliti TOPALLI

    Vetingu shumë shpejt do të japë rezultatet e para. Dje ishte am-basadori amerikan Donald Lu, ai i cili tha se së shpejt nis furtuna, ndërsa gazeta ka mësuar se Komisioni i Kual-ifikimit është drejt përmbylljes së vendimeve për krerët e in-stitucioneve. Por teksa gjyqtarët dhe prokurorët mund të kalojnë testin e pastërtisë së figurës dhe të karrierës, procesi i cili mund t’i ngelë, është ai i kontrollit të pasurive. ILDKP për emrat prioritarë i ka dorëzuar prej javësh dosjet, ndërkohë mëso-het se po shkohet drejt fundit për gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë, kryesisht të gjykatave të shkallave të para. Por sipas buri-meve të gazetës nga ILDKP, një rëndësi e madhe po i kushtohet familjarëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Bëhet fjalë për mbi 2.500 persona, që janë kryesisht bashkëshortë dhe fëmijë të 800 gjyqtarëve dhe të prokurorëve, që po kalojnë në sitë. Arsyeja kryesore që po verifikohen bren-da dhe jashtë vendit, rezulton se banesat, bizneset, tokat dhe pasuri të tjera në rastet më të shumta janë në pronësi të bash-këshortëve dhe familjarëve të gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Ka dhe raste të tjera kur ato janë në emër të prindërve të tyre. Për këtë arsye, ka nisur një verifikim shumë i gjerë nga ILDKP, e cila ka vënë në lëvizje hipotekat