A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR.3
This project is funded by the European Union
Idea & Autorët: Msc. Artenisa Peçulaj / [email protected]/ +355675267135Msc. Erald Xeka / [email protected] / +355692445037Redaktimi Shkencor: Dr. Taulant BinoFoto e Kopertinës: Shutterstock/andamanecFoto në brendësi: Felix Bilani, Ardian Fezollari, Erald Xeka, Denik Ulqini, Ardian Koçi, Arben Palushi, AKZM, PexelsAlbanian Orithological Society (AOS), Alfred Mullaj, Rostislav Stach, Vitaly Ilyaslov, Ondrej Prosicky, Erni, Mark Medcalf Design: Ergys Bejleri / Oxigen StudioBotimi i këtij numri u mundësua nga Projekti NaturAL (IPA Natura 2000 & Protected Areas)“Forcimi i Kapaciteteve Kombëtare për Ruajtjen e Natyrës-Përgatitja për Rrjetin Natura 2000”
Njihuni me neEdukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit të munguar. Dikur i pranishëm me produkte periodike, sot thjesht i përqëndruar në nivelin e organizimeve pikësore. Edukimi i autorëve, mungesa dhe nevoja e një produkti dedikuar edukimit natyror, solli ideimin dhe krijimin e kësaj reviste.
Revista “Hapat e Gjelbër” është një revistë me fokus edukimin natyror, e krijuar kryesisht për informimin dhe edukimin e fëmijëve të moshës 10-13 vjeç, por edhe të një publiku më të gjerë i interesuar për t’u informuar rreth vlerave më të spikatura të natyrës shqiptare.
Për informacionin që do të gjeni në “Hapat e Gjelbër” jemi kujdesur veçanërisht që të jetë i qartë, argëtues dhe nxit për më shumë dije.
Në brendësi të revistës do të gjeni rubrika dedikuar zonave të mbrojtura në Shqipëri, kush janë ato dhe vlerat më të spikatura të botës së gjallë që jeton në to dhe plot kuriozitete. Si përfaqësues i faunës është marrë një lloj i cili identifikohet me zonën e mbrojtur të përshkruar.
Shqipëria po ashtu, njihet për vlera të florës të njohura edhe botërisht dhe në rubrikën për florën në çdo numër do të njiheni me një prej llojeve më të veçanta.
Bota e gjallë të ofron larmishmëri të madhe të sjelljes së përditshme të kafshëve, dhe për këtë kemi përzgjedhur disa raste për t’jua treguar në çdo numër.
Prezantimi i vlerave të natyrës shqiptare nuk do të ishte i mundur nëse nuk do të kishim pasur kërkues shkencorë të cilët me vite të tëra pune kanë krijuar bibliotekën shkencore shqiptare, ndaj në një rubrikë të revistës “Hapat e Gjelbër” ju do të njihni këto personalite të kërkimit shkencor në Shqipëri.
Rubrika e fundit ju mëson sesi të bëni eksperimente të thjeshta dhe shumë argëtuese në natyrë.
I gjithë material i përfshirë është menduar të jetë i tillë që të shërbejë edhe si material plotësues për kurrikulat të cilat janë pjesë e sistemit tonë arsimor.
Synimi i kësaj reviste është afrimi i një brezi të teknologjizuar edhe me atë që është ekzistencë, shëndet, jetë….natyrë….
Dhe që ta jetosh natyrën , do duhet që ta njohësh atë, hap pas hapi me rregullat perfekte dhe magjinë që fsheh .
PërmbajtjaÇFARË ËSHTË IWC?
ZONA E MBROJTUR PARKU KOMBETAR DIVJAKË KARAVASTA
PASAPORTA E PELIKANIT KAÇURREL
PANCRATIUM MARITIMUM L.
PROF. ISLAM ZEKA
SA ORË FLENË KAFSHËT-KURIOZITETE
VITAMINA N: SI TË ZBULOJMË NATYRËN
LOJRA
FJALËT KYÇE
3468910121415
Kjo revistë shpërndahet falas
2
This project is funded by the European Union
IWC është një program monitorimi i cili zhvillohet në 143 vende ndërmjet datave
13 – 16 Janar. Ky program shërben për të mbledhur informacion për numrin e
shpendëve ujorë në disa prej mjediseve ujore më të rëndësishme në një vend.
Kush kontribuon në IWC?Kontribuesit më të mëdhenj në numërimin e shpendëve ujorë janë qytetarë të
thjeshtë të cilët janë të apasionuar pas vëzhgimit të shpendëve. Me mijëra vullnetarë
i bashkohen këtij programi çdo vit. Në shumë vende ky program koordinohet nga
profesionistët (ornitologët1). Ky program zhvillohet njëhkohësisht në këto vende për
të shmangur rinumërimin.
Po në Shqipëri...?Në Shqipëri numërimi i shpendëve ujorë zhvillohet çdo vit në këto zona: Liqeni i
Fierzës, Liqeni i Shkodrës, Lumi Buna-Velipojë, Kune-Vain, Patok, Gjiri i Lalëzit,
Karpen, Divjakë-Karavasta, Liqeni i Thanës, Vjosë-Nartë, Laguna e Orikumit, Liqeni
i Butrintit, Liqeni i Bufit i drejtuar nga profesionistë të studimit të shpendëve. Këtë
vit në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta u numëruan rreth 40 mijë shpendë ujorë.
Ndërsa në të gjithë Shqipërinë u numëruan rreth 160 mijë shpendë.
Çfarë është IWC?
Aktivitete
3
Shpendë të mjediseve ujore, Liqeni i KukësitPelikani Kaçurrel (Pelicanus Crispus)
duke u ushqyer me peshkFoto: Rostislav Stach
Kuqla qafegjelber (Anas platyrhynchos)
Martin peshkatari (Alcedo atthis) / Foto: pexels
Flamingo (Phoenicopterus roseus) në Parkun Kombëtar Divjake-Karavasta
Foto: Akzm
Foto
: Arb
en P
alus
hi
Foto
: pex
els
Divjaka është sot i vetmi vend në Shqipëri ku mbarështohet Buallica (Bubalus bubalis) e cila është lloj i mbrojtur në Shqipëri. Zona e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta është një nga zonat më të rëndësishme në Shqipëri për sa i përket biodiversitetit. Kjo zonë strehon numrin më të lartë të shpendëve ujorë në Shqipëri. Gjatë dimrit rreth 40,000 individë përdorin sipërfaqet ujore për tu ushqyer apo strehuar. Rosat formojnë këtu çiftet, dhe në fund të dimrit shumica e tyre largohet drejt vendeve të folezimit. Ndërkaq, atyre që mbeten u bashkohen plot lloje të tjera ujore përfshirë: çafka, karabullakë, pelikanë, dallëndyshe deti, qyrylykë etj. Shumica e tyre formon koloni të mëdha e të zhurmshme qe përbëhën nga afro 1000-1200 çifte folezuese. Sot Divjaka strehon të vetmen koloni të çafkave në Shqipëri. Shumë prej specieve që vijnë për të folezuar në Shqipëri, gjejnë këtu të vetmin vend të përshtatshëm të folezimit. Vlen të përmendet që Laguna e Karavastasë shënon të vetmen pikë folezimi bregdetar të Pelikanit kaçurrel, lloj i rrezikuar në botë.
Për disa lloje shpendësh, zona paraqet një vend shumë të rëndësishëm të mbarështimit të më shumë se 30% të popullatës së tyre të mbarështimit në Shqipëri. Ky është rasti i Ardea alba, Ardea cinera, Platalea leucorodia, Tadorna tadorna, Anas penelope, Anas crecca, Anas acuta, Anas clypeata, Mergus serrator, Recurvirostra avosetta, Pluvialis appricaria, Calidris alba, vlen të përmendim Pelikanin Kaçurrel (88% e dimëruesve dhe 100% e folezuesve), Laraskën e Detit (75%), Dallëndyshen e Detit (53%), Qyrylykyn Këmbqirizë (62%), Qyrylykyn e Vogël (32%), Pulbardhën këmbëverdhë (67%), Dallëndyshen e zakonshme të Detit (59%), Dallëndyshen e detit ballëbardhë (46%) etj.
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta shtrihet në Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë. Ai kufizohet në veri nga
lumi Shkumbin, kodrat e Divjakës në lindje, ujëmbledhësi i Myzeqesë dhe lumi Seman në Jug, dhe në perëndim nga deti Adriatik.
Ai ndodhet në afërsi të qytetit të Divjakës. Parku pëmban habitate të shumta si: lagunat, pyjet, tokat bujqësore, etj, shumë të pasura në biodiversitet. Parku Kombëtar është shpallur në vitin 2007 nga Qeveria Shqiptare dhe ka një sipërfaqe afërsisht 22,230 ha. Gjithashtu mban dhe statusin e Zonës Ramsar, që prej Nëntorit 1995. Ai është i ndarë në katër nën-zona (për të menaxhuar më mirë parkun), si: nënzona qëndrore në të cilën aksesi është i kufizuar për njerëzit, e përdorimit të qëndrue-shëm ku mund të lejohen disa aktivitete në natyrë, përdorimit tradicional përfshin pjesën e cila është përdorur nga banorët e zonës për peshkim dhe bujqësi dhe nënzona e përdorimit rekreativ e cila përbëhet kryesisht nga zona e plazhit dhe pjesë të tjera të cilat përdoren për turizëm dhe çlodhje.
Vlerat natyrore Mjediset më kryesore të Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta janë: laguna e Karavastasë, godullat2 përreth saj, shtretërit e vjetër dhe të rinj të lumenjëve Shkumbin e Seman; ujëmbledhësit e Tërbufit dhe të Myzeqesë; rezervuarët e bujqë-sisë; tokat bujqësore; pyjet përgjatë brigjeve të lumenjëve Shkumbin e Seman, pyjet me pishë mesdhetare, pyjet në kodrat e Divjakës (Gjenerukë); pemët frutore, ullishtat, vreshtat dhe agrumet. Foto: Ardian Fezollari
Foto: Felix Bilani
2Shiko faqen e fundit për shpjegim
4
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta”
Foto
: Fel
ix B
ilani
Nga zvaranikët, më të zakonshëm janë: breshka e tokës (Testudo hermanni), breshka e ujit (Emys orbicularis), breshka e detit (Caretta caretta), zhapiku i gjelbër (Lacerta viridis), zhapiku i gjelbër i barit (Podarcis taurica), bullari (Pseudopus apodus), shigjeta e hollë (Coluber najadum), bolla (Elaphe sp.), gjarpëri i ujit (Natrix tesellata), nepërkat (Vipera ssp.), etj. Ndërsa nga amfibët gjenden: bretkosa barkëverdhë (Bombina varie-gata), bretkosa kërcimtare (Rana dalmatina), thithëlopa (Bufo viridis), etj.Karavastaja dhe mjediset ujore rreth saj si dhe bregdetit janë habitate shumë të rëndësishëm për disa lloje peshqish si: Ngjala (Anguilla anguilla), Kocja (Sparus aurata), Levreku (Dicentrarchus labrax), Qefulli (Mugil cephalus), Aterinat (Aterina sp), etj.
ShpendëtI veçojmë pak shpendët në këtë numër, duke qenë se në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, zënë një numër dhe rëndësi të madhe. Në këtë lagunë takohet një komunitet i rëndësishëm i shpendëve ujorë folezues, kryesisht të rendit të pulorëve, qukapikëve, pëllumbave, harabelëve, grabitqarëve të ditës e të natës: skifteri i gjuetisë (Falco cherrug), të shqiponjës së rosave (Clanga clanga), të shqiponjës bishtvizuar (Aquila fasciata). Prania e disa qindra çifteve të dallëndysheve (Glareola pratincola), të çafkës së bardhë (Ardea alba), të karabullakut (Phalacrocorax carbo), të karabu-llakut të vogël (Microcarbo pygmaeus), të dallëndysheve të detit (Sterna hirundo) etj. Ky komunitet i shpendëve e bëjnë ekosistemin një vend unik dhe karakteristik, përsa i takon shumëllojshmërisë dhe pranisë së llojeve të rralla, të rrezikuara e të kërcënuara botërisht. Kështu si: llojet e rosave (si rosa kokëbardhë), të patave, Drenjashi, Bishtundësi, Bilbili, Gjeraqina e zezë, Lauresha me kreshtë, etj., janë disa nga llojet e rrezikuar e të kërcënuar për zhdukje.
aktivitete jo intensive, (3) tokat e kripura dhe (4) pyjet higrofite3, pisha mesdhetare dhe tokat pyjore. Në këto habitate takohen shumë biotope si: delta lumenjsh4, laguna, duna ranore, bimësi psamofite5, halofite6, hydro dhe higrofite7. Pylli natyror halor mesdhetar, me pishë të egër e të butë është i vetmi i këtij lloji në vendin tonë në gjendje natyrore.
FloraPylli shumëvjeçar me pishë i Divjakës prej afro 1200 hektarësh përbën një vlerë të shtuar për Parkun por edhe florën përbërëse të tij. Takohen disa shoqërime bimësh8: pishë e butë (Pinus pinea L.), mersinë (Myrtus communis L.), gjendet edhe pisha e egër (Pinus halepensis) shoqëruar me shkurre; shoqërimi pishë e butë (Pinus pinea L.) me shkozë (Carpinus orientalis L.) shoqërohet me pishë të egër (Pinus halepensis).
Vlerat ekosistemit ia shton dhe prania në të e disa bimëve endemike si: Asteri ose Ylli shqipëtar (Aster albanicus subsp. paparistoi), Salepët (orkidetë) (Orchis albanica si dhe forma hibride Orchis x paparistoi), (Orchis albanica x O.coriophora). Në Karavasta gjenden: Hidrokotili i rëndomtë (Hydrocotyle vulgaris), Fieri mashkull (Dryopteris filix-mas) dhe Fieri i krojeve (Adiantum capilus-veneris).
Përgjithësisht në zonën e rrjedhjes së lumenjve, përgjatë brigjeve të tyre, gjenden grupime të vogla të pyjeve të lagur, të cilët dominohen nga rrapi (Platanus orientalis), shelgu i kuq (Salix purpurea), shelgu i bardhë (Salix alba), vërri (Alnus glutinosa), etj.
FaunaNë Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta janë evidentuar rreth 25 lloje të gjitarëve, afro 29 lloje zvarranikësh dhe amfibësh dhe afro 250 lloje shpendësh dimërues nga 330 lloje që gjenden në Shqipëri.Në mjediset e parkut mund të vëzhgojmë kafshë të egra si; dhelpra (Vulpes vulpes), kunadhja (Martes martes), çakalli (Canis aureus), nuselala (Mustela nivalis), baldosa (Meles meles), lundërza (Lutra lutra) një gjitar globalisht i kërcënuar, lepuri i egër (Lepus europaeus) së fundmi kemi prani edhe të ujkut (Canis lupus). Gjithashtu takohen edhe Miu i Pyllit, Lakuriqi i natës hundpatkua i madh (Rhinolophus ferrumequinum), i cili është botërisht i kërcënuar, për shkak të humbjes dhe dëmtimit të mjedisit ku jeton. Në këtë ekosistem takohen edhe urithi i verbër (Talpa ceca), dhe në brigjet e detit delfinët.
Rreziqet dhe ndikimet negativeRreziqet kryesore për Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta lidhen me aktivitetin njerëzor. Zhvillimi i pakontrolluar i turizmit është një dukuri e cila vërehet më së shumti vitet e fundit.
Ky turizëm i pakontrolluar ndikon drejtpërdrejtë në tjetërsimin e habitateve apo edhe në humbjen totale të tyre, çka sjell edhe largimin e faunës së egër duke qenë se kanë më pak mundësi për të mbijetuar. Po ashtu ndikime potenciale të dorës së dytë mund të jenë praktikat e gabuara bujqësore siç janë përdorimi i më shumë se nevojitet i plehrave kimikë dhe spërkatjeve intensive. Të gjitha këto çojnë në varfërimin e tokës nga mikroorganizmat të cilët janë ushqim i disa organizmave të tjerë.Ndër të tjera edhe hedhja e mbetjeve urbane apo peshkimi mbi normë përbëjnë ndikime negative dhe të gjitha së bashku përbëjnë burimet aktuale dhe potenciale për ndikime në biodiversitetin dhe peizazhin e Parkut Kombëtar.
HabitatetZona e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta konsiderohet si një zonë me vlera të veçanta për natyrën dhe biodiversitetin. Janë evidentuar katër lloje habitatesh natyrore: (1) ligatinat me ujë të ëmbël dhe të kripur, (2) habitatet bujqesore me
Zona e Mbrojtur
3,4,5,6,7,8 Shiko faqen e fundit për shpjegim
5
BRENDA DY VJETËVE GJYSMË PELIKANI KAÇURREL ËSHTË
SHTUAR NGA 37 ÇIFTE NË 54 ÇIFTE, NJË REZULTAT OPTIMIST PËR NJË RRITJE MË TË MADHE
TË NUMRIT TË TYRE
Foto: Denik Ulqini
Rosa kokëbardhë (Oxyura leucocephala)
Shqiponja e madhe e rosave (Clanga clanga) Foto: AOS
Foto
: Mar
k M
edca
lf
PASAPORTAEmri shqip: Pelikani kaçurrel, Bazhorri
Emri latinisht (binominal): Pelecanus crispus (Bruch, 1832)
Ushqimi: kryesisht vetëm me peshk (krap, sharmak, lloska pendëkuqe etj)
Përhapja: Pelikani kaçurrel folezon në Europën Lindore dhe Azinë Qëndrore – Lindore. Habitatet kryesore janë: ligatinat, lagunat bregdetare, deltat e lumenjve dhe estuare.
Jetëgjatësia: 35.3 vjet (në kopësht zoologjik)
Statusi (sipas Listës së Kuqe IUCN) I ndjeshëm ndaj rrezikut
Foto
: Ard
ian
Fezo
llari
Menjëherë pas ndërtimit të folesë, Pelikani bën zakonisht 1-2 vezë dhe rrallëherë 3. Të dy prindërit ngrohin vezët për rreth 31-32 ditë. Në ditët e para pas çeljes, prindërit u japin të vegjëlve ushqim gjysmë të tretur e më pas ushqim të përbërë nga karkaleca deti, peshq dhe ngjala. Pas 11-12 javë përkujdesjesh, të vegjëlit janë të aftë të fluturojnë për të ndjekur prindërit në vendet e ushqimit.
Historiku i pelikanit Dikur tepër i zakonshëm, sot Pelikani kaçurrel konsiderohet si Botërisht i Kërcënuar. Në Shqipëri, tharja e dikurshme e kënetave dhe sidomos atyre të Maliqit (Korçë) dhe Tërbufit (Lushnje) çoi në zhdukjen e pjesës më të madhe të zonave të ushqimit dhe folezimit të shpendit. Pelikanit i mbeti të strukej në Karavasta dhe në Prespën e Vogël ku vazhdoi të përndiqej nga njeriu. Laguna e Karavastasë është sot “kështjella” e fundit e folezimit të Pe-likanit kaçurrel në Shqipëri. Në vitet ‘60 aty numëroheshin afro 200 - 250 çifte folezues. Popullata zbriti në një nivel të qëndrueshëm në vitet ‘80 – ’96 ndërsa vitet ’97 – ‘98 kanë qenë katastrofike. U shënua rënie e frikshme e numrit të folezuesve dhe e numrit të të vegjëlve që arrinin fluturimin. Me fjalë të tjera kolonia nuk po prodhonte më pelikanë të rinj që të siguronin ripërtëritjen e popullatës. Dikur Karavastaja për-faqësonte 5% të popullatës botërore të Pelikanit ndërsa sot ajo zë rreth 1% të saj.Studiuesit mendojnë se tharja e këne-tave, shkatërrimi i zonave të dimërimit dhe të folezimit, ndotja nga pesticidet9, përplasja me linjat elektrike, shqetë-simi, shkatërrimi i foleve dhe vrasja e individëve nga gjuetarët, janë shkaqet e shumta që çuan në rënien e Pelikanit në botë.Në Divjakë – Karavasta, shqetësimi nga njeriu dhe përmbytja e kolonisë nga vërshimet e ujërave ishin dëmtuesit kryesorë të tij. Madje dikur, gjatë sezon-
it të gjuetisë, shpeshherë arma e gjahut drejtohej edhe ndaj këtij shpendi të mbrojtur në mënyrë strikte nga ligjet e shtetit shqiptar. Rënia e menjëhershme e popullatës pas vitit 1997 shpjegohet kryesisht me ushtrimin e kësaj gjuetie të paligjshme.Shpeshherë njerëz të paautorizuar mund t’i shkaktojnë dëmtime kolonisë duke iu afruar asaj më shumë seç duhet duke shqetësuar të rriturit. Në panik e sipër këta të fundit shtyjnë vezët jashtë folesë apo i lënë të vegjëlit pa mbrojtje nga kushtet e motit (i ftohti i mëngjesit apo vapa e drekës) dhe pa ushqim. Nga ky panik përfitojnë dhe grabitqarët natyrorë si pulëbardha skllope, sorra apo gjarpëri, të cilët dëmtojnë vezët dhe të vegjëlit.
Pelikani dhe banorët afër parkut Divjakë - KaravastaBanorët dhe pelikani në Divjakë-Kara-vasta kanë bashkëjetuar prej shekujsh. Pelikani, ashtu si çdo gjallesë në tokë, ka rolin e vet të rëndësishëm në funk-sionimin e jetës në mjedisin ku ai jeton. Ai përfaqëson një hallkë të zinxhirit natyror, hallkë pa të cilën do të cëno-heshin ekuilibrat e natyrës. Pelikani është “sanitari” i natyrës ku jeton. Ai ushqehet me peshq të “sëmurë” e të parazituar, të cilët do ti sillnin pesh-katarëve humbje në rast se do të jetonin dhe do të shpërndanin sëmundjet tek të gjithë peshqit e tjerë.
Në sopin e Pelikanit kaçurrel Pelikani kaçurrel ose Bazhorri (Pele-canus crispus) siç quhet nga vendasit është shpendi mëi madh i Europës me një peshë mesatare 11.5 kg. Pelikani kaçurrel gjendet kryesisht në liqene, lumenj, delta dhe estuare. Ai ushqe-het thuajse vetëm me peshq. Sot në Shqipëri, historia e pelikanit kaçurrel ka kaluar nëpër shumë sfida. Ai ka një koloni të stabilizuar në Parkun Kom-bëtar Divjakë – Karavasta. Shumë njerëz të apasionuar pas natyrës shqiptare, shpesh vendosin shenjën e barazimit midis kompleksit Divjakë – Karavasta dhe Pelikanit kaçurrel. Kompleksi është një përmbledhje vlerash natyrore të papërsëritshme por megjithatë për çdokënd, Karavas-taja ka qenë, është dhe do të mbetet “mbretëria” e Pelikanit kaçurrel. Për fat të keq, ky shpend simbolik për vite me radhë ka vuajtur presionin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të njeriut.Pelikani kaçurrel është kurdoherë befasues. Në fluturim, rrafsh me sipër-faqen e ujit blu të lagunës me krahët që kanënjë shtrirje prej 3 - 3.2 metra. Sqepi i fortë dhe i gjatë afro 40 cm, tërheq vëmendjen me qesen lëkurore ngjyrë portokalli apo të verdhë. Çdo shpend tjetër duket i vogël përpara fluturakut më të madh të Evropës.Në dimër grupe pelikanësh ushqehen së bashku në ligatina të ndryshme të Shqipërisë. Pjesa më e madhe e pelikan-ëve strehohet në kompleksin Divjakë – Karavasta ku të 150 – 250 individët dimërues shpërndahen kryesisht në Lagunën e Karavastasë, në Godullën e Vogël dhe në Spiaxho. Në fund të janarit të acartë një pjesë e mirë largohet për në vendet e folezimit. Të mbeturit lun-drojnë së bashku dhe vizitojnë ishujt apo “sopet” ku do të ndërtojnë foletë. Të gjithë individët fillojnë të sjellin shkarpa dhe fillojnë ndërtimin e foleve të para. Ato janë të grupuara njëra pas tjetrës në formë kolonish ku shumë in-dividë qëndrojnë së bashku në grumbuj të dukshëm dhe të zhurmshëm.
Fauna
8 Shiko faqen e fundit për shpjegim
Pelikani Kaçurrel
7
Foto
: Vita
ly Il
yaso
v
Zambaku i detit (Pancratium maritimum L.)
Flora
10 Shiko faqen e fundit për shpjegim
8
Foto: Alfred Mullaj
Një lule e bardhë, në mjedise ekstreme në kufirin midis tokës dhe detit e cila shfaqet çdo verë në bregdetin tonë nga Shkodra deri në bregdetin
e Vlorës. Këto mjedise ku çdo vit shohim të lulëzojë zambaku i detit janë dunat ranore në bregdet. Dunat ranore bregdetare janë grumbullime të rërës nga lumenjtë ose nga valët e detit dhe vazhdimisht të ndryshueshme, vazhdimisht rimodelohen nga rrymat dhe erërat. Bimët që të rriten dhe të lulëzojnë në këto mjedise të vështira duhet të përshtaten ndaj këtyre kushteve të pafavorshme. Këtë ka bërë dhe Zambaku i detit, një bimë barishtore shumëvjeçare, i cili rrënjët i ka të shndërruara në bulb10 (një përshtatje ndaj kushteve të vështira) i cili shërben si lëndë rezervë ushqimore. Gjethet janë me përmasa deri 50 cm gjatësi dhe të gjera 20 mm dhe shfaqen para lulëzimit në pranverë. Lulëzon në muajt korrik – shtator me lule të mëdha ngjyrë të bardhë në të murrme dhe mjaft tërheqëse. Lulja e bardhë qumështi e zambakut të detit është e formuar nga një sistem vendosjesh petalesh të dyfishtë. Në pjesën e jashtme lulja ka 6 petale të gjatë dhe të hollë që bashkohen në bazë me petalet e brendshme duke u ndërfutur së bashku për të formuar një lloj luleje mjaft të veçantë. Kjo strukturë e ndryshuar e lules e bën zambakun e detit unik dhe të pangatërrueshëm me lloje të tjerë të zambakëve. Në fund të lulëzimit formon disa fara të zeza me forma jo të rregullta me të cilat siguron edhe shpërndarjen dhe ekzistencën e tij. Dunat bregdetare janë konsideruar një mjedis shpesh i neglizhuar përsa i përket biodiversitetit bimor, një zonë e menduar pa jetë, në fakt është një zonë ku depozitohen mbetjet e algave dhe prej dekompozimit të të cilave sigurohet ushqim për bimët e para kolonizuese në plazhe. Në to gjenden shoqërime
bimore ku futet edhe zambaku i detit, të cilat gradualisht “mbërthejnë” rërën, ujin dhe mbeturinat e tjera bimore në dekompozim duke formuar atë që ne e quajmë tokë në të cilën bimët të rriten, në të cilën çdo habitat origjinon. Zambaku i detit është i përfshirë në Librin e Kuq të florës me një status të rrezikuar.
Foto: Alfred Mullaj
Foto: Erald Xeka Foto: pexels
Zambaku i detit (Pancratium maritimum L.)
Profesor Islam Zeko
Profesor Islam Zeko u lind në Gjirokastër në vitin 1914. Pasi mbaroi studimet e larta në Francë në 1940, filloi punën si mësues në shkollat e mesme të vendlindjes e më pas të Tiranës. Prof. Zeko ishte themeluesi i Katedrës së Zoologjisë, qysh me hapjen e Universitetit të Tiranës më 1957, dhe e drejtoi atë thuajse për tri dekada. Ai bëri punë të kualifikuar e të gjithanshme, duke qenë në krye të grupeve për hartimin e planeve e të programeve mësimore teorike e praktike, organizoi ngritjen e laboratorëve mësimorë etj. Profesori ishte lektori i parë i disa lëndëve të ndryshme biologjike, si: Zoologji Invertebrore dhe Vertebrore, Histologji – Embriologji, Metodikë e Biologjisë etj. Ai hartoi leksionet dhe tekstet e para të këtyre lëndëve, më të cilat u arsimuan me qindra studentë dhe u kualifikuan me qindra mësues biologjie.Në vitin 1969 u caktua anëtar i Komisionit të Arsimit të Lartë për modernizimin e mëtejshëm të shkollës. Duke filluar nga viti 1970, profesori zhvilloi për vite me radhë leksionet e Zoologjisë dhe të Anatomisë së Krahasuar edhe në Universitetin e Prishtinës; edhe aty ai mori vlerësimet dhe konsideratat më të larta. Profesor Zeko u aktivizua në veprimtari të ndryshme shkencore në fushën e Zoologjisë, veçanërisht në atë të ornitologjisë, kryesisht me shpendët grabitqarë, që ai i studioi dhe shkroi për to. Për këtë grup ai u dërgua dhe në Fakultetin e Biologjisë në Universitetin e Moskës, pranë katedrës së Zoologjisë Vertebrore dhe Ekologjisë dhe Muzeut të Zoologjisë të Universitetit të Moskës; këtu u vlerësua për njohuritë në fushën e zoologjisë vertebrore dhe njohuritë për larminë e shpendëve të Shqipërisë.
Personalitete Shqiptare
9
Përkushtim të madh bëri për inventarizimin e shpendëve të Shqipërisë; së bashku me Prof. Fotaq Lamanin ata përgatitën materialin monografik për Shpendët e Shqipërisë. Profesori ishte i lidhur ngushtë dhe me Muzeun e Shkencave të Natyrës, duke dhënë ndihmesë në mbarëvajtjen e punës dhe pasurimin e fondit shkencor të tij. Në kujtesën e të gjithëve Prof. Lamja mbahet mend si misionari i diturisë, që pak, fare pak mendoi për vete, duke ju përkushtuar vetëm arsimit, dhe në veçanti arsimit të lartë; ai ishte fjalëpak dhe shumë modest. Që në fillim shquhej për cilësitë e veçanta në mësimdhënie, për saktësinë, qartësinë, dhe mbi të gjitha për mënyrën e përsosur të zhvillimit të mësimit. Ai mbetet i paarritshëm për nivelin e lartë shkencor të leksioneve, për parashtrimin shumë metodik, për komunikimin e shkëlqyer me auditorin. - Nuk mungoj sot, kam leksion me Prof. Lamen, - qe kjo një shprehje që dëgjohej gjithmonë në korridoret e Fakultetit.Shqiponja e Malit (Aquila chrysaetos) Foto: pexels
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Sa orë flenë kafshët?Sa orë gjumë bëjnë llojet e ndryshme të kafshëve.
Kuriozitete
10
Gjirafa duket se fle shumë pak. Vetëm 5-30 minuta.
Kjo mbase se ato kalojnë shumë kohë duke kërkuar ushqimin dhe duke u ruajtur nga grabitqarët
e ndryshëm.
Disa barngrënës (herbivore) si elefantët, flenë vetëm pak orë në ditë.
Orët e gjumit për ta janë jo më shumë se 3-4 orë.
Nga këta barngrënës bëjnë përjashtim koalat të cilët flenë me një mesatare
prej 14.5 orësh, si dhe përtacët që bëjnë rreth 10 orë gjumë.
Tigri fle 15 – 16 orë. Mbase ju duhet një kohë e madhe
të ripërtërijnë forcat qe harxhojnë në kërkim të gjahut, po ashtu askush
nuk ka guxim ti shqetësojë tigrat kur flenë.
Disa nga kafshët që flenë më shumë janë: Lakuriqi i natës (ngjyrë kafe) dhe
minjtë flenë për rreth 20 orë në ditë.
Po ju kujt kafshe i afroheni më shumë me gjumin tuaj?
Foto
: Im
gur
Foto
: ITr
ip W
owFo
to: N
ouris
h-n-
Che
rish
Foto
: ani
mal
sbas
e
Shpendët nuk e ndjejnë shijen e ëmbël
Kuriozitete
11
Në një studim të realizuar mbi 10 lloje të ndyshme shpendësh, në dallim nga gjitarët, shpendët nuk mund ta dallojnë shijen e ëmbël. Por edhe kolibrat janë shpendë, si ia bëjnë kolibrat të dallojnë shijen e ëmbël kur ne e dimë që ata ushqehen me nektarin e luleve? Në një eksperiment të zhvilluar me kolibrat dhe disa lloje të tjerë shpendësh, atyre u është ofruar një përzierje me sheqer diabetik11 i cili është më i ëmbël se sheqeri i zakonshëm. Pasi e kanë provuar e kanë refuzuar menjëherë për shkak se nuk e ndjejnë shijen e ëmbël, përveç kolibrave që vazhdonin ta shijonin pa problem vaktin e ofruar.
Shkencëtarët mendojnë se shpendët e kanë humbur ndijimin e shijes së ëmbël gjatë evolucionit dhe nga grupi i shpendëve, vetëm kolibrat e kanë ruajtur nëpërmjet një receptori12 i cili u mundëson atyre akoma që ta ndjejnë shijen e ëmbël. Ndoshta kjo mund të jetë dhe arsyeja sepse kolibrat, këta shpendë të veçantë që gjenden kryesisht në kontinentin e Amerikës së Jugut janë të përshtatur të ushqehen me nektarin e ëmbël të luleve.
Foto: pexels
Foto: pexels
Foto: Erni
12
VITAMINA NSi të zbulojmë natyrën
Foto: pexels
Si të zbulojmë natyrën
13
Vëzhgoni një kafshë në habitatin e sajNjë nga mënyrat më të mira për të mësuar se çfarë është ajo gjë që e bën të përshtatshme një shtëpi (habitat) për kafshët, është duke i vëzhguar ato kafshë që tashmë i kanë ndërtuar shtëpitë e tyre. Ja disa gjëra që mund ti shikoni:
1. Në kopshtin e shtëpisë tuaj ose në një park në qytet, shikoni për shtëpitë e kafshëve siç mund të jenë foletë e shpendëve në degët e pemëve, një gropë lepujsh në tokë, një rrjetë merimange në ndonjë shkurre, ose kudo tjetër ku ju mendoni se mund të jetë një kafshë.
2. Pa qenë nevoja që ti afroheni shumë shtëpisë së tij, mundohuni të shikoni për shenja të mundshme të aktivitetit të tyre. A janë duke fluturuar zogj afër folesë? A ka ndonjë ketër që po kërkon ushqim apo boçe të ngrëna pishe?
3. Nëse ju shihni një kafshë, qoftë ky edhe insekt, shikoni se çfarë po bën dhe ku është duke shkuar. A është duke mbledhur ose duke gjetur ushqim? A po bën ndonjë zhurmë? A po pastron veten? Nëse e vëzhgoni për një kohë të gjatë, mund edhe të zbuloni shtëpinë e tij.
4. Nëse e dini se ku e ka shtëpinë një kafshë, shihni përreth zonës sesa e mirë është ajo strehë për ata. A ka ushqim të bollshëm? A ka ndonjë burim uji afër? A i shërben kjo shtëpi si strehë e nevojshme për ta mbrojtur nga kushtet e motit? A ka hapsirë të mjaftueshme për kafshën dhe të vegjëlit e saj? Sa e mirë është shtëpia e ndërtuar për të siguruar mbrojtjen e familjes nga rreziqet e mundshme?
5. Shkruaj në një bllok gjërat interesante që vëzhguat, ndoshta edhe piktura të kafshëve apo habitatit që patë.
Si të ndërtojmë një fole shpendëshNëse ke gjetur një fole zogu në lagjen tënde apo në park, mundohuni mos të bëheni aq kurioz sa ta merrni me vete, por shikojeni atë me kujdes. Me çfarë është e bërë ajo? Për t’ju ndihmuar që të kuptoni sesa arkitekt të mirë që janë shpendët, mundohuni dhe ju të bëni një fole shpendësh, duke përdorur të njëjta materiale që ata përdorin.
Ja disa gjëra që mund të merrni me vete:1.Degë të holla pemësh ose shkurresh, bar, baltë, gjethe, hala pishe, kashtë, dhe çdo gjë që ju keni parë që përdorin shpendët2.Gazeta ose rroba të vjetra
Çfarë duhet të bëni:1. Hapeni gazetën në sipërfaqen tuaj të punës.2. Përdorni materialet që keni grumbulluar për të ndërtuar
folenë. Mundohuni që ta bëni sa më të fortë dhe rezistente. 3. Për të parë sesa të suksesshëm keni qenë në ndërtimin e
folesë së zogut, mundohuni ta vendosni në një degë peme ose diku ku ju mendoni se do ti pëlqente një zogu të kishte një fole.
4. Prisni disa ditë ose javë dhe shikoni nëse ndonjë shpend tjetër e përdor folenë tuaj si shtëpinë e tij. A ishte e vështirë për ju të gjenit të gjitha materialet dhe ti përdornit ato të gjitha bashkë për të formuar një fole? Imagjinoni të ndërtoni këtë fole vetëm me një sqep dhe në një degë peme! A nuk është e mrekullueshme sesa mirë i ndërtojnë zogjtë foletë e tyre?
5. Kujdes foletë duhet të ndërtohen në fillim të pranverës kohë e cila përkon me kohën e shumimit të shpendëve dhe kafshëve në përgjithësi. Ju nuk mund të ndërtoni fole për çdo lloj shpendi sepse disa shpendë preferojnë ta ndërtojnë vetë folenë e tyre dhe kanë një teknikë mjaft të veçantë të cilën nuk do të jeni të aftë ta kopjoni dhe ndërtoni.
Ketri (Sciurus niger) Foto: Pexels
Pupëza (Upupa epops) Foto: National News & Pictures
Foto: Crafthubs
Ngjyrosni skicën
Më gjej
Lojëra
14
Shpendët rrëmbenjës përdorin sqepin e tyre të fortë për të coptuar mishin.
Me çfarë lloji sqepi janë ata të pajisur?A) i hollë dhe i mprehtëB) i përkulur dhe i fortëC) i kryqëzuarD) i gjatë dhe me majë
A- B- C- D- E- Lidhni shkronjen me numrin
Foto: Caters News Agency
Fjalët kyçe
1. Ornitolog Një person i cili studion ose është ekspert i grupit të shpendëve2. GodullaJanë laguna të vogla në proces formimi të krijuara nga procese natyrore (si për shembull: sjellja e sedimenteve nga lumenjtë në grykëderdhjen e tyre duke formuar një rrip toke).3. Pyjet higrofiteBëhet fjalë për pyje të cilat janë përshtatur të jetojnë në mjedise të thata dhe nuk e tolerojnë praninë e ujit.4. Delta lumiËshtë pjesa fundore e një lumi kur derdhet në det duke formuar keshtu deltën e tij me sedimentet e gërryera nga shtrati i tij.5. Bimësi psamofiteBimë të cilat rriten nëpër dunat ranore.6. BimësihalofiteBimë të cilat rriten në mjedise me përqëndrime të larta të kripësisë.7. Bimësi hydrofiteBimësi e përshtatur të jetojë në mjedise ujore.8. Shoqërime bimëshJanë grupime bimore të cilat zhvillohen dhe jetojnë bashkë duke bashkëvepruar midis tyre.9. PesticidetJanë lëndë helmuese për insektet e dëmshme në kulturat bujqësore.10. Bulbjanë rrënjë që tek disa bimë janë të transformuara dhe shërbejnë si magazinë për lëndën ushqimore.11. Sheqer diabetikNjë substancë e prodhuar në laborator e cila është shumë herë më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm.12. ReceptorëNjë qelizë e aftë të marri informacione nga ngacmime të jashtme dhe t’ja përcjelli trurit.
www.natura.alwww.akzm.gov.alwww.mjedisi.gov.aleeas.europa.euwww.itacalbania.orgwww.biokids.umich.edu
Hapat e Gjelbër
15
Foto: Caters News Agency
This publication has been produced with the assistance of the European Union. The contents of this publication are the sole responsibility of the authors and can in no way be taken to reflect the views of the European Union. The views expressed in this publication do not necessarily reflect those of partners in the project “NaturAL”