1
Aftësim Teknologjik
6
Tiranë, 2012
Libër Mësuesi
Majlinda LIPO
2
Eduk
ata
Shoq
ëror
e 7
Libë
r Mës
uesi
© ERIK BOTIME
Botimet “ERIK”
Kont Urani, Nr. 25, Tiranë - Albania.
Tel.: 00355 4 2467762; 00355 4 2220645;
Cel.: 069 20 40 333; Cel.: 069 40 66 442
E-mail: [email protected], web: www.erikbotime.com
SHTEPIA BOTUESE ERIK
Botues: Dëshira SHEHU
Autor: Majlinda LIPO
Redaktore përgjegjëse: Anila KONOMI
Arti grafik, studio grafike “ERIK” Botime:Edlir PODA
Kopertina:Blerina Balla DAUTI
Të gjitha të drejtat janë ekskluzivisht të rezervuara. Ndalohet prodhimi, riprodhimi, shitja, rishitja, shpërndarja, kopjimi, fotokopjimi, përkthimi, përhapja me çdo lloj forme apo mjeti, pa miratimin me shkrim nga Shtëpia Botuese “ERIK”.
Botimi i parë, viti 2012
3
Përmbajtja
Kreu 1. Njeriu dhe shoqëria në teknologjiMësimi 1.1 Lidhja e teknologjisë me shoqërinë njerëzore...............................................15Mësimi 1.2 Teknologjia ekologjike.......................................................................................17
Kreu 2. Teknologjia e materialeve dhe e proceseve Mësimi 2.1 Burimet e materialeve .......................................................................................19
Kreu 3. Materiale shtesë rreth burimeve të përjetshme Mësimi 2.4 Letra .....................................................................................................................23Mësimi 2.8 Lëkura...................................................................................................................24
Kreu 4. Strukturat, mekanizmat, forca dhe energjiaMësimi 1.1 Makinat e thjeshta .............................................................................................26Informacion shtesë për mësuesin ...........................................................................................28
Kreu 5. Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit 29Mësimi 4.1 Komunikimi .........................................................................................................29Informacion shtesë për mësuesin ...........................................................................................31
4
5
Teksti “Aftësimi teknologjik 6” është shkruar në përputhje me pro-gramin e lëndës së kurikulës së shkollës 9-vjeçare për klasën e gjashtë. Futja e lëndës “Teknologjia” në shkollë bazohet në konceptimin bash-këkohor, sipas të cilit arsimi teknologjik (kultura teknologjike) nuk është vetëm arsim karriere profesionale, por edhe pjesë përbërëse e arsimit të përgjithshëm të çdo niveli. Ky konceptim lidhet me faktin se teknologjia është një nga fushat kryesore të dijes e të veprimtarisë së njeriut dhe pjesë e rëndësishme e kulturës njerëzore, me ndikim gjithnjë e më të fuqishëm në të gjitha aspektet e tjera të jetës dhe të veprimtarisë së njerëzve. Marrja e arsimit teknologjik nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare, nëpërmjet lëndës “Aftësimi teknologjik 6”, ka rëndësi si për përfshirjen e tyre në sfera të ndryshme të botës së punës, ashtu edhe për jetën e përditshme dhe vazhdimin e shkollës së mesme. Ai i aftëson nxënësit për të përballuar sfidat e botës së sotme, ku teknologjia moderne po bëhet gjithnjë e më shumë një nga elementet bazë të jetës e të veprimtarisë në të gjitha fushat, duke filluar nga shtëpia, mjedisi që na rrethon e më gjerë. “Aftësimi teknologjik” është konceptuar si një lëndë komplekse, që përfshin fushat krye-sore të veprimtarisë teknologjike të njeriut. Synimi është realizimi i funksioneve të shumta njohëse, zhvilluese dhe edukuese, nëpërmjet pajisjes së nxënësve me njohuri, shkathtësi e shprehi, qëndrime e vlera të caktuara. Teksti, në përputhje me programin, përmban këta krerë:
1. Njeriu dhe shoqëria në teknologji 2. Teknologjia e materialeve dhe e proceseve 3. Strukturat, mekanizmat, forca dhe energjia 4. Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit Teknologjia është përdorimi krijues dhe i qëllimtë i njohurive
njerëzore, aftësive dhe burimeve fizike për zgjidhjen e problemeve praktike. Teknologjia përshkon jetën tonë të përditshme në familje, punë e kudo gjetkë. Ajo përfshin zhvillimin e objekteve, të sistemeve ose të mjediseve.
Të gjithë nxënësit kanë nevojë të zhvillojnë aftësitë teknologjike dhe kuptimet që i përkasin botës në të cilën ata jetojnë. Edukimi teknologjik ndihmon të zhvillohen te ta kërkesa për t’u përshtatur në një botë të ndryshimeve të shpejta.
Nxënësit do të zhvillojnë një kuptim të rrugëve në të cilat teknologjia është formuar dhe vazhdon të formohet nga shoqëria. Ata do të mësojnë se teknologjia ka ndikuar në mënyrën e jetesës së
P a r a t h ë n i e
6
njerëzve dhe se njerëzit kanë zhvilluar dhe kanë përdorur teknologjitë për të plotësuar nevojat e tyre, duke pasuruar dhe duke thelluar njo-huritë e aftësitë që kanë marrë në ciklin fillor. Ata do të zhvillojnë njohuri për ndikimet e teknologjisë në mjedis.
Nxënësit do të ndihmohen të marrin vendime të menduara rreth përdorimit të teknologjisë në lidhje me shoqërinë, mjedisin dhe ekonominë. Ata do të mësojnë të vlerësojnë kostot potenciale dhe përfitimet prej llojeve të teknologjive të përdorura. Nxënësit, gjithashtu, do të zhvillojnë njohuritë rreth llojeve të teknologjive të realizuara, rrugët në të cilat ato operojnë dhe përdorimet që gjejnë. Ata do të zhvillojnë kompetencën në një radhë teknologjish, si dhe aftësinë e të përshtaturit ndaj përdorimit të teknologjive të reja.
Edukimi teknologjik zhvillon një numër të madh aftësish, duke përfshirë ato të zgjidhjes së problemeve, projektimin, ndërtimin, komunikimin, të menduarit kritik, analizën, sintezën dhe vlerësimin. Kjo fushë e të mësuarit ka lidhje me të gjitha lëndët shkollore, si për shembull, me shkencat e natyrës, matematikën, shkencat shoqërore, vizatimin, artet etj.
Brenda kësaj fushe jepen mundësi të shumta për formimin e nxënësve edhe në drejtim të realizimit të edukimit për karrierën.
Zhvillimi i aftësive për punët e dorës është objektiv fillestar i teknologjisë në moshat e vogla. Në varësi të veprimtarive, duhet punuar për të zhvilluar te nxënësit ndjenjën e arritjes së qëllimit, të rritjes së saktësisë, të shpejtësisë dhe të integrimit në botën e punës në nivel shkolle.
Hartimi i këtij programi është bërë në përputhje me ndryshimet cilësore të kurikulës shkollore.
Edukimi teknologjik përfshin njohuritë dhe shkathtësitë teknologjike, proceset teknologjike, si dhe impaktin e teknologjisë ndaj individit dhe shoqërisë, në të njëjtë kohë. Nëpërmjet këtij edukimi synohet krijimi i shtratit të lidhjes së teknologjisë me shkencat.
Pra, në përgjithësi, ai synon: 1. Promovimin e kapacitetit të nxënësit për të vepruar me
frytshmërit në mjedisin teknologjik ku jeton; 2. Nxitja e motivimi i nxënësit për të dhënë ndihmesë në
përmirësimin e këtij mjedisi. 3. Përdorimin me frytshmëri të produkteve dhe sistemeve
teknologjike 4. Aftësinë për të vlerësuar produktet teknologjike nga pikë-
pamja funksionale, ekonomike, mjedisore dhe estetike. 5. Aftësinë për të skicuar dhe për të prodhuar në mënyrë të
pavarur disa produkte të thjeshta, të cilat plotësojnë nevoja të caktuara të parashtruara nga vetë nxënësi ose të tjerët.
7
Disa kërkesa ndaj orës së mësimit Cilësia dhe efektiviteti i punës mësimore edukative varet nga
përsosmëria e orës së mësimit. Ora e mësimit është një nga hallkat kryesore të punës mësimore
edukative. Në orën e mësimit, nxënësit marrin njohuri të qëndrueshme dhe formojnë shkathtësitë dhe shprehitë e nevojshme. Disa nga cilësitë e nevojshme që duhet të këtë ora e mësimit janë:
- Brendia dhe metodat e mësimit përbëjnë një unitet që duhet t’u përgjigjet kërkesave të zhvillimit bashkëkohor shkencor.
- Detyrat mësimore dhe edukative të orës së mësimit të jenë të shkrira në një dhe të ndikojnë ne formimin e përfytyrimeve hapësinore, në aktivizimin e veprimtarisë njohëse, në realizimin efektiv të detyrave. Sigurisht, lënda e Teknologjisë ka specifikën e vet, jo vetëm si fushë e veçantë, por edhe për organizimin e orës së mësimit, të metodave dhe të mjeteve për realizimin e objektivave të saj.
- Ora e mësimit të shoqërohet me demonstrim të mjeteve të ndry-shme (të detaleve, modeleve, vizatimeve, figurave, pllakateve). Gjatë orës së mësimit të vizatimit duhet të aktivizohen të gjithë nxënësit në zgjidhjen e detyrës së caktuar nga mësuesi, gjatë procesit të së cilës ata dëgjojnë me vëmendje, mendojnë, vizatojnë, bëjnë skica, pyetje etj. Në një orë të tillë mësimi del në pah puna e gjallë krijuese e nxënësve, nën udhëheqjen e mësuesit.
Mësuesi të përcaktojë metodat më efektive të veprimtarisë grafike të nxënësve gjatë orës së mësimit dhe të krijojë kushtet për përvetësimin e tyre.
Ora e mësimit të zhvillohet në një nivel të lartë metodik, i cili shprehet në zgjidhjen me zgjuarsi të materialit didaktik dhe në zba-timin e tij me mjeshtri në ushtrime, në punët praktike dhe në forma të tjera të punës në shkollë.
, mësuesi duhet të njohë mirë aftësitë individuale, interesat dhe mundësitë e nxënësve.
Përgatitja e mësuesit për orën e mësimitDijet e nxënësve varen nga përgatitja e mësuesit dhe nga zhvil-
limi i mësimit nga ai, si dhe nga planifikimi i drejtë i orës së mësimit. Përmirësimi i cilësisë së dijeve është i lidhur ngushtë me rritjen e nivelit të mësimdhënies dhe të efektivitetit të saj.
Gjatë përgatitjes për mësim, mësuesi ka parasysh:- Të mësuarit e koncepteve bazë të aftësimit teknologjik duhet të
ketë karakter edukativ e të zhvillohet në nivel të lartë shkencor. Që të realizohet kjo, mësuesi duhet të punojë me këmbëngulje dhe
8
sistematikisht, për rritjen e kualifikimit të tij profesional, pedagogjik dhe metodik.
- Orët e mësimit duhet të kenë lidhje të ngushtë me njëra-tjetrën. Që të realizohet një lidhje e tillë, mësuesi duhet të krahasojë dhe të ndërlidhë orën aktuale me orën e mësimit të kaluar.
- Vëmendje e madhe në mësim i duhet kushtuar aktivizimit të veprimtarisë mendore, zhvillimit të të menduarit dhe përfytyrimeve hapësinore të nxënësve, aftësimit të tyre për zgjidhjen e detyrave të ndryshme.
- Mësuesi duhet ta pasqyrojë mirë në ditar strukturën e përafërt organizative të orës së mësimit, vëllimin dhe përmbajtjen e materialit mësimor, qëllimin dhe detyrat.
Në mësim, sigurisht që lejohen shmangiet nga ditari, por pa u larguar nga qëllimi kryesor i orës së mësimit.
Detyrat e përdorura në orën e mësimit të ndahen në kryesore dhe në ato të dorës së dytë.
Përmbajtja dhe metodat e mësimit të mendohen mirë, në për-puthje me arritjet më të reja të shkencës, por duke pasur parasysh veçoritë e moshës së nxënësve.
Gjatë orës së mësimit duhet shfrytëzuar materiali i tekstit të vizatimit, por duhet shfrytëzuar edhe materiali i shumëllojshëm plotësues e ndihmës. Mësuesi duhet ta zgjedhë literaturën metodiko-shkencore dhe nga kjo literaturë të përdorë gjithçka që shërben për zgjerimin e horizontit të nxënësve.
Aftësitë njohëse të nxënësve duhet të shfrytëzohen plotësisht gjatë mësimit.
Gjatë përgatitjes për orën e mësimit mësuesi duhet të mendojë edhe për pyetjet e mundshme që mund të bëjë nxënësi gjatë orës së mësimit. Ata mund të pyesin për gjithçka.
Përgjigjet e argumentuara të mësuesit për pyetjet e nxënësve e ngrenë autoritetin e tij në sytë e tyre. Si rregull, nxënësit e këtij mësuesi kanë përparim të mirë dëshirë për t’i zgjeruar njohuritë e tyre.
Mësuesi ka për detyre t’u mësojë nxënësve si të mësojnë në mënyrë të pavarur dhe krijuese. Prandaj, ai duhet të parashikojë edhe punën që do të bëjë me nxënësit, për t’u edukuar etje dhe dije dhe për t’i pajisur ata me metodat më racionale të studimit, në varësi të materialit mësimor dhe të detyrave që u jepen për çdo mësim.
9
Pla
ni m
ësim
or
Aft
ësim
i tek
nolo
gjik
6
35 ja
vë x
1 o
rë =
35
orë
N
JOH
UR
I T
Ë R
EJA
- 1
2 O
RË
PU
NË
PR
AK
TIK
E -
16
OR
Ë
DIS
POZ
ICIO
N -
7 O
RË
__
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
__
35 O
RË
Nr.
rend
orO
rët
K
reu
T
ema
O
bjek
tiva
t
1 1
Kre
u I.
Nje
riu
dhe
shoq
ëria
në
te
knol
ogji
1.1
Lid
hja
e te
knol
ogjis
ë m
e sh
oqër
inë
njer
ëzor
e N
ë p
ërfu
ndim
të m
ësim
it n
xënë
sit d
o të
jenë
të a
ftë:
•
të tr
egoj
në r
ëndë
sinë
e te
knol
ogjis
ë në
sho
qëri
; •
të p
ërsh
krua
jnë
lidhj
en e
tekn
olog
jisë
me
shoq
ërin
ë nj
erëz
ore;
•
të tr
egoj
në r
rugë
t dhe
mje
tet m
e të
cila
t rea
lizoh
et tr
ansp
orti;
•
të b
ëjnë
dal
limin
mid
is m
jedi
seve
fiz
ike,
soc
iale
dhe
fiz
iko-
soci
ale.
2 1
1.2
Tek
nolo
gjia
eko
logj
ike
• të
ren
disi
n pë
rbër
ësit
e m
jedi
sit q
ë tr
ajto
hen
nga
ligje
t për
ru
ajtje
n e
cilë
sisë
së
jetë
s;
• të
treg
ojnë
vep
rim
et in
divi
dual
e që
ndi
hmoj
në p
ër të
pas
ur
një
mje
dis
ekol
ogjik
; •
të s
hpje
gojn
ë rë
ndës
inë
që k
a te
knol
ogjia
eko
logj
ike;
•
të tr
egoj
në d
rejti
met
e z
hvill
imit
të te
knol
ogjis
ë ek
olog
jike.
3 1
Kre
u II
. T
ekno
logj
ia e
m
ater
iale
ve d
he e
pr
oces
eve
2.1
Bur
imet
e m
ater
iale
ve
• të
shp
jego
jnë
ç’ja
në b
urim
et e
mat
eria
leve
; •
të b
ëjnë
dal
lim
in m
idis
lloj
eve
të b
urim
eve
naty
rore
të
mat
eria
leve
; •
të v
lerë
sojn
ë ro
lin e
bur
imev
e të
për
jets
hme
në je
tën
e nj
eriu
t; •
të r
endi
tni m
ater
iale
t kry
esor
e që
për
ftoh
en n
ga b
urim
et e
ri
përt
ërits
hme
dhe
të p
arip
ërtë
rits
hme.
4 1
2.2
Dru
ri
• të
treg
ojnë
për
dori
met
e d
ruri
t; •
të r
endi
tin v
etitë
e d
ruri
t;
10
• të
kar
akte
rizo
jnë
prod
him
et d
ruso
re.
5 1
2.3
Pun
ë pr
akti
ke V
etit
ë e
drur
it d
he p
unim
i i t
ij•
të p
ërca
ktoj
në p
rakt
ikis
ht d
isa
nga
cilë
sitë
e d
ruri
t;
• të
kri
jojn
ë ve
të n
jë o
bjek
t pre
j dru
ri
6 1
2.4
Let
ra
• të
shp
jego
jnë
ç’ës
htë
letr
a dh
e ng
a pë
rfto
het a
jo;
• të
treg
ojnë
rën
dësi
në e
për
dori
mit
të le
trës
; •
të r
endi
tin v
etitë
dhe
lloj
et e
letr
ës;
• të
shp
jego
jnë
si p
rodh
ohet
letr
a7
1 2.
5 P
unë
prak
tike
: L
etra
dhe
ve
titë
e s
aj•
të p
ërca
ktoj
në p
rakt
ikis
ht d
isa
nga
vetit
ë e
letr
ës;
• të
dal
lojn
ë llo
jet e
letr
ave.
8 1
2.6
Fibr
at te
kstil
e
• të
treg
ojnë
rën
dësi
në e
fi b
rave
teks
tile;
•
të r
endi
tin v
etitë
e f
i bra
ve;
• të
bëj
në k
lasi
fi k
imin
e ty
re;
• të
shp
jego
jnë
si b
ëhet
për
puni
mi i
fi b
rave
.
9 1
2.7
Pun
ë pr
akti
ke:F
ibra
t te
ksti
le d
he v
etit
ë e
tyre
të p
ërca
ktoj
në p
rakt
ikis
ht d
isa
veti
të d
isa
fi b
rave
teks
tile;
•
të e
kspe
rim
ento
jnë
vetë
edh
e pë
r ve
ti të
tjer
a, o
se p
ër të
tjer
a fi
br
a.
10
1 2.
8 L
ëkur
a
• të
treg
ojnë
cila
t jan
ë lë
kurë
t më
të p
ërdo
rshm
e;
• të
ren
ditin
vet
itë e
lëku
rës;
•
të tr
egoj
në p
ërdo
rim
et e
lëku
rës;
•
të s
hpje
gojn
ë si
për
puno
het l
ëkur
a.11
1
2.9
Met
alet
•
të tr
egoj
në r
ëndë
sinë
e m
etal
eve
dhe
të li
dhje
ve të
tyre
; •
të p
ërsh
krua
jnë
veti
të f
izik
e, k
imik
e, m
ekan
ike
dhe
tekn
olog
jike
të m
etal
eve;
•
të tr
egoj
në p
ërdo
rim
et e
met
alev
e në
fus
ha të
ndr
yshm
e.12
1
2.10
Pun
ë pr
akti
ke:
Met
alet
dh
e ve
titë
e t
yre
• të
për
cakt
ojnë
pra
ktik
isht
dis
a ve
ti të
met
alev
e;
• të
dal
lojn
ë m
etal
et n
ga të
cila
t për
bëhe
n ob
jekt
et e
pë
rdor
imit
të p
ërdi
tshë
m;
• të
kuj
dese
n pë
r t’
i rua
jtur
obje
ktet
pre
j met
ali n
ë gj
endj
e të
mir
ë.
11
13
1 2.
11 Q
eram
ika
dhe
qelq
i •
të tr
egoj
në r
ëndë
sinë
e q
eram
ikës
dhe
të q
elqi
t; •
të r
endi
sin
vetit
ë e
tyre
; •
të p
ërsh
krua
jnë
se s
i pro
dhoh
en a
to.
14
1 2.
12 P
unë
prak
tike
: V
etit
ë e
qelq
it d
he t
ë qe
ram
ikës
• të
njih
en k
onkr
etis
ht m
e ve
titë
e qe
lqit
dhe
të q
eram
ikës
; •
të p
ërga
tisin
vet
ë fo
rma
të n
drys
hme
prej
arg
jile.
15
1 2.
13 M
ater
iale
t pla
stik
e dh
e go
ma
• të
treg
ojnë
rën
dësi
në e
për
dori
mit
të m
ater
iale
ve
plas
tike
dhe
të g
omës
; •
të r
endi
sin
vetit
ë e
tyre
; •
të s
hpje
gojn
ë m
ënyr
at e
për
ftim
it të
mat
eria
leve
pl
astik
e dh
e të
gom
ës n
ë te
knol
ogji.
16
1 2.
14 P
unë
prak
tike
: N
johj
a m
e ve
titë
e p
last
ikës
dhe
të
gom
ës•
të p
ërca
ktoj
në p
rakt
ikis
ht d
he të
inte
rpre
toni
vet
itë e
pla
stik
ës;
• të
për
cakt
ojnë
pra
ktik
isht
dhe
të in
terp
reto
ni v
etitë
e g
omës
.
17
1 K
reu
III.
St
rukt
urat
, m
ekan
izm
at,
forc
at d
he e
nerg
jia
3.1
Stru
ktur
at
• të
shp
jego
jnë
se ç
farë
janë
str
uktu
rat;
• të
treg
ojnë
se
si li
dhen
ele
men
tet s
truk
turo
re n
jëri
me
tjetr
in;
• të
japi
n sh
embu
j mat
eria
lesh
që
përd
oren
në
stru
ktur
a të
nd
rysh
me.
18
1 3.
1 St
rukt
urat
•
të s
hpje
gojn
ë se
çfa
rë ja
në s
truk
tura
t; •
të tr
egoj
në s
e si
lidh
en e
lem
ente
t str
uktu
rore
një
ri m
e tje
trin
; •
të ja
pin
shem
buj m
ater
iale
sh q
ë pë
rdor
en n
ë st
rukt
ura
të
ndry
shm
e.
12
19
1 3.
2 Fo
rcat
që
vepr
ojnë
3.2
ojn
ëm
bi s
truk
tura
t •
të k
lasi
fiko
jnë
forc
at q
ë ve
proj
në n
ë st
rukt
urat
e n
drys
hme;
•
të b
ëjnë
dal
limin
mid
is f
orca
ve të
lloj
eve
të n
drys
hme;
•
të ja
pin
shem
buj t
ë ve
prim
it të
tyre
në
stru
ktur
a të
ndr
yshm
e.
20
1 3.
3 P
unë
prak
tike
: N
johj
a m
e st
rukt
urat
dhe
el
emen
tet
stru
ktur
ore
• të
dal
lojn
ë el
emen
tet s
truk
turo
re të
një
ndë
rtes
e;
• të
treg
ojnë
se
cila
t jan
ë fo
rcat
që
vepr
ojnë
mbi
str
uktu
rë;
• të
kra
haso
jnë
stru
ktur
a të
ndr
yshm
e.
21
1 3.
4 M
akin
at e
thje
shta
•
të s
hpje
gojn
ë se
çfa
rë ja
në m
akin
at e
thje
shta
; •
t’i d
allo
jnë
ato
nga
njër
a-tje
tra;
•
të tr
egoj
në s
hem
buj t
ë nd
rysh
ëm të
për
dori
mit
të ty
re.
• të
treg
ojnë
me
shem
buj l
ëviz
jet q
ë kr
yejn
ë m
akin
at e
thje
shta
; •
të tr
egoj
në ç
’jan
ë m
ekan
izm
at.
22
1 3.
5 P
unë
prak
tike
: N
johj
a m
e ob
jekt
et d
he m
akin
at e
th
jesh
ta
• të
shp
jego
ni p
ërdo
rim
et e
mak
inav
e të
thje
shta
; •
t’i d
allo
ni a
to n
ga n
jëra
-tje
tra.
23
1 3.
6 B
urim
et e
ene
rgjis
ë •
të b
ëni k
lasi
fiki
moj
në e
bur
imev
e të
ene
rgjis
ë;
• të
dal
lojn
ë qa
rtë
lloje
t e ty
re;
• të
sje
llin
shem
buj t
ë nd
rysh
ëm e
nerg
jish
dhe
përd
orim
esh
të ty
re.
24
1 3.
7 Fo
rmat
e e
nerg
jisë
• të
ren
disn
i for
mat
e e
nerg
jisë;
•
të p
ërsh
krua
jnë
lloje
t e n
drys
hme
të e
nerg
jisë;
13
• të
jepn
i she
mbu
j të
përf
timit
dhe
të p
ërdo
rim
it të
lloj
eve
të n
drys
hme
të e
nerg
jisë.
25
1 3.
8 P
unë
prak
tike
: N
johj
a m
e fo
rmat
e e
nerg
jisë
• të
eks
peri
men
tojn
ë sh
faqj
en e
dis
a fo
rmav
e të
ene
rgjis
ë;
• të
dal
lojn
ë fo
rmat
e e
nerg
jisë
nga
njër
a-tje
tra.
26
1 3.
9 P
unë
prak
tike
: N
johj
a m
e fo
rmat
e lë
vizj
es d
he t
ë sh
ndër
rim
it t
ë en
ergj
isë
• të
eks
peri
men
tojn
ë sh
faqj
en e
dis
a fo
rmav
e të
ene
rgjis
ë;
• të
dal
lojn
ë fo
rmat
e e
nerg
jisë
nga
njër
a-tje
tra.
27
1 3.
10 E
lekt
rici
teti.
3.1
0Q
arku
elek
trik
•
të k
upto
jnë
rënd
ësin
ë e
elek
tric
itetit
; •
të d
inë
se s
i ndë
rtoh
et d
he s
i fun
ksio
non
një
qark
i th
jesh
të e
lekt
rik.
28
1 K
reu
IV.
Tek
nolo
gjia
e
info
rmac
ioni
t dh
e e
kom
unik
imit
4.1
Kom
unik
imi
të s
hpje
gojn
ë ç’
ësht
ë •
ësht
ë ko
mun
ikim
i dhe
cila
ësh
të r
ëndë
sia
e tij
; •
të tr
egoj
në c
ilat j
anë
mën
yrat
e k
omun
ikim
it;
• të
për
dori
n m
ënyr
a të
ndr
yshm
e ko
mun
ikim
i.29
1
4.2
Info
rmac
ioni
. 4.2
Mje
tet
mat
ëse.
•
të s
hpje
gojn
ë ç’
ësht
ë in
form
acio
ni;
• të
treg
ojnë
si p
ërpu
nohe
n të
dhë
nat d
he s
i shn
dërr
ohen
në
info
rmac
ion;
•
të f
lasi
n pë
r ro
lin e
kom
pjut
erit,
si m
jet p
une
dhe
argë
tim
i.30
1
Orë
të
lira
31
1
Orë
të
lira
32
1 O
rë t
ë lir
a 33
1
Orë
të
lira
34
1 O
rë t
ë lir
a 35
1
Orë
të
lira
36
1 O
rë t
ë lir
a
14
15
Struktura e mësimit:
Zhvillimi i mësimit: Parashikimi me terma paraprakëKjo metodë nxit nxënësit të kenë kureshtje për të lexuar mësimin dhe për të zhvilluar
imagjinatën për një kuptim më të mirë të informacionit gjatë leximit. Nxënësi vihet në rolin e një zbuluesi. Mësuesi shkruan në tabelë termat kryesore të mësimit si dhe foto që paraqesin zhvillimin teknologjik dhe lidhjen e këtyre zhvillimeve me njeriun. Nxë-nësit bëjnë lidhjen mes këtyre termave dhe fotove me informacionin që do të marrin në mësimin e ri. Mësuesja dëgjon përgjigjet e nxënësve.
Ndërtimi i njohurive: Insert Mësuesja shpjegon shkurtimisht se cila është prejardhja e fjalës teknologji dhe
më pas ndërton tabelën e Insertit. Fjala teknologji vjen nga greqishtja dhe do të thotë dije (logos) për mjeshtëritë
(tekno). Teknologjia është një nga fushat kryesore dhe më komplekse të veprimtarisë krijuese praktike të njerëzve. Me anë të teknologjisë njerëzit shndërrojnë mjedisin natyror
Kreu
1 Njeriu dhe shoqëria në teknologji
Mësimi 1.1
- të tregojnë rëndësinë e teknologjisë në shoqëri;- të përshkruajnë lidhjen e teknologjisë me shoqërinë njerëzore;- të tregojnë rrugët dhe mjetet me të cilat realizohet transporti;- të bëjnë dallimin midis mjediseve fizike, sociale dhe fiziko-sociale.
Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:
Lidhja e teknologjisë me shoqërinë njerëzore
Fjalët kyçe: teknologji, shoqëri njerëzore, teknikë, teknologji industriale, transport, rrugët e transportit
Metoda e përdorur: PNP
Mjetet mësimore: libri bazë, informacione nga burime të ndryshme informacioni, foto të rrugëve të transportit dhe mjeteve që lëvizin në to.
P Parashikimi me terma paraprakë 5 min N Insert 30 min P Marrëdhënie pyetje-përgjigje 10 min
16
që i rrethon, për të përmbushur nevojat dhe dëshirat materiale, intelektuale e shpirtërore të tyre. Mjetet, proceset dhe produktet teknologjike i shohim kudo ku hedhim sytë rreth nesh: në shtëpi, në rrugë, në shkollë, në mjedise pune, në mjedise argëtimi etj. etj. Në këtë mënyrë, njerëzit, nëpërmjet teknologjisë, kanë krijuar rreth vetes një mjedis të veçantë, mjedisin teknologjik. Ai është bërë gjithnjë e më i pasur dhe i përparuar, duke përmirësuar vazhdimisht jetesën e njerëzve dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre.
Mësuesja ndërton tabelën me teknikën e Insertit.
Një nxënës ngrihet në dërrasën e zezë dhe shkruan rrugët me anë të të cilave realizohet transporti:
Përforcimi: Marrëdhënie pyetje-përgjigjeMësuesja drejton pyetjet e mëposhtme për të parë përvetësimin e njohurive të reja:
1. Ç’është teknologjia? 2. Pse themi që teknologjia është një nga fushat kryesore të veprimtarisë së njeriut? 3. Cili është qilimi i teknologjisë? 4. Ç’kuptojmë me transport? 5. Si lidhet mjedisi fizik me atë social?
Shpjegohen fjalët kyçe dhe punohet aparati pedagogjik. Zhvillohet puna në grupe dhe në fund jepet detyra e shtëpisë.
+ – ? Nxënësit e dinë informacionin që po lexojnë.
Informacioni është i ri. Informacion që e dinin ndryshe.
Informacioni shtesë
Teknologjia është një nga fushat kryesore të veprimtarisë krijuese dhe praktike të njeriut
Teknologjia është e vjetër sa vetë njerëzimi.
Fjala teknologjivjen nga greqishtja dhe do të thotë dije (logos) për mjeshtëritë (tekno).
Teknologjia është e lidhur me natyrën dhe me mjedisin.
Rrugët tokësore
Rrugët ujore
Rrugët ujore
Rrugëtme anë të të cilave realizohet transporti
autobusë, vetura, kamionë, motoçikleta, biçikleta.
anije, tragete, motoskafë, nëndetëse, varka
avionë, helikopterë, balona, zebelinë
Bëni një skicë të thjeshtë dore, ku të tregoni rrugën që bëni çdo ditë për të ardhur në shkollë nga shtëpia juaj, me mjete transporti, apo me këmbë.
Detyrë shtëpie
1
17
Struktura e mësimit
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Stuhi mendimeshMësuesja vendos në dërrasën e zezë foto të një natyre (që tregon praninë e
ajrit të pastër), foto të ujërave sipërfaqësore; foto të shtresës së sipërme të Tokës, foto të florës dhe faunës, peizazhe natyrore, foto që tregojnë praninë e zhurmave akustike në mjedis; foto që japin mesazh për një shëndet të sigurt etj. Ajo pyet se ç’lidhje ekziston mes fotove dhe teknologjisë? Cila është detyra që na del ne si qytetarë e më gjerë kur shohim këto foto:
Më pas ajo drejton pyetje:- A keni dëgjuar ndonjëherë për teknologjinë ekologjike? - Çfarë dini për ligjet? A mund të përkufizoni se çfarë është ligji? - Çfarë do të bënit ju për të mbajtur pastër mjedisin në të cilin jetoni? Mësuesja përmbledh idetë e nxënësve dhe shpjegon se cilët janë përbërësit e
mjedisit dhe si realizohet mbrojtja e tyre.
Ndërtimi i njohurive: Punë me grupe Nxënësit ndahen në grupe. Mësuesja i kërkon secilit grup të lexojë njërën nga
këshillat për të mirëmbajtur trupin, shtëpinë, qytetin/fshatin, apo planetin tonë.
Teknologjia ekologjike
• të rendisin përbërësit e mjedisit që trajtohen nga ligjet për ruajtjen e cilësisë së jetës;• të tregojnë veprimet individuale që ndihmojnë për të pasur një mjedis ekologjik;• të shpjegojnë rëndësinë që ka teknologjia ekologjike;• të tregojnë drejtimet e zhvillimit të teknologjisë ekologjike.
Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:
Mësimi 1.2
Fjalët kyçe: përbërës të mjedisit, ligj, teknologjia dhe ekologjia, vrima e ozonit,
Metoda e përdorur: PNP
Mjetet mësimore: libri bazë, informacione nga burime të ndryshme, foto që tregojnë efektin serrë etj.
P Stuhi mendimesh 10 min N Punë me grupe 25 min P Rrjet diskutimi 10 min
1
18
1. Grupi i parë lexon: Jetoni në Gjelbërim2. Grupi i dytë lexon: Përdorni ushqime organike. 3. Grupi i tretë lexon: Mbani pastër mjedisin që ju rrethon; 4. Grupi i katërt: Bëni kujdes kur hidhni mbeturinat. 5. Grupet diskutojnë me njëri-tjetrin për këshillën që kanë lexuar dhe më
pas diskutojnë të gjithë së bashku. Ata shpjegojnë ashtu si e kanë kuptuar këshillën dhe e analizojnë atë sipas mënyrës së tyre.
Pas punës në grupe, mësuesja shpjegon se çfarë është ekologjia dhe lidhjen e saj me teknologjinë.
Përforcimi: Rrjet diskutimi
Shpjegohen fjalët kyçe si dhe punohet aparati pedagogjik. Zhvillohet puna në grupe dhe në fund jepet detyra e shtëpisë.
Pyetja Po A mendoni se shfrytëzimi i burimeve alternative të energjisë do
të sjellë vetëm pasoja pozitive për mjedisin? Jo
Hidhini një vështrim mjedisit përreth shtëpisë suaj. Çfarë është mirë dhe çfarë nuk është bërë mirë në të? Mendimet tuaja hidhini në fletore.
Detyrë shtëpie
1
19
Struktura e mësimit
Zhvillimi i mësimit Parashikimi: (Stuhi mendimi, kllaster, debat). Mësuesja u kërkon nxënësve të përmendin disa nga objektet që i rrethojnë. Ata i përmen-
din dhe mësuesja shkruan disa prej tyre në dërrasën e zezë. Më pas ajo u shpjegon se të gjitha objektet që na rrethojnë janë të përwbëra nga një ose disa materiale. Më pas mësuesja i pyet përsëri nxënësit, nëse e dinë lëndën nga janë të përbërë objektet e përmendura.
Ndërkohë në dërrasë mësuesi/mësuesja shkruan termin burime natyrore.
Kreu
2 Teknologjia e materialeve dhe e proceseve
Mësimi 2.1
• të shpjegojnë ç’janë burimet e materialeve;• të bëjnë dallimin midis llojeve të burimeve natyrore të materialeve;• të vlerësojnë rolin e burimeve të përjetshme në jetën e njeriut;• të renditni materialet kryesore që përftohen nga burimet e ripërtërit-shme dhe të paripërtëritshme.
Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:
Burimet e materialeve
Fjalët kyçe: botë materiale, burime natyrore,
Metoda e përdorur: PNP
Mjetet mësimore: libri bazë, informacione nga burime të ndryshme.
P Stuhi mendimi, kllaster, debat 10 minN Shpjegim, debat 25 minP Bashkëbisedim 10 min
20
Burime natyrore
uji
lëndët ushqimore
ajri
energjia
drurët
shkëmbinjtë
fibrat natyrore
mineralet
Ndërtimi i njohurive: (Shpjegim, debat) Mësuesja shpjegon ndryshimin se burimet materiale nuk përdoren në mënyrë
të drejtpërdrejtë, në mënyrën si gjendjen në natyrë, por ato kalojnë në disa procese teknologjike, për të ardhur në formën që ne i kemi.
Më pas mësuesja pyet nxënësin se si i klasifikojmë këto burimet. Ata shprehin mendimet e tyre, ndërkohë që mësuesja plotëson skemat e mëposhtme në dër-rasën e zezë:
Materiale të ripërtëritshme
industriale
ushqimore
bimore
shtazore
shtazore
bimore
dru, pambuk
liri, goma
lëkurë
lesh, mëndafsh
yndyrna shtazore
mish, peshk, qumësht, vezë
rrënjë e degë, yndyrna bimore
fara, frura. kafe, kakao, drithëra,
Materiale jo të ripërtëritshme
metalore
jometalore
minerale hekuri, bakri, alumini, zinku
minerale kallaji, argjendi, ari
gurë, mermer, fosfor
minerale kuarc, argjilë, rërë
naftë, metan, qymyrguri, uranium burime energjetike
Burimet e përjetshme
Uji
Ajri
2
21
Materiale të ripërtëritshme
industriale
ushqimore
bimore
shtazore
shtazore
bimore
dru, pambuk
liri, goma
lëkurë
lesh, mëndafsh
yndyrna shtazore
mish, peshk, qumësht, vezë
rrënjë e degë, yndyrna bimore
fara, frura. kafe, kakao, drithëra,
Materiale jo të ripërtëritshme
metalore
jometalore
minerale hekuri, bakri, alumini, zinku
minerale kallaji, argjendi, ari
gurë, mermer, fosfor
minerale kuarc, argjilë, rërë
naftë, metan, qymyrguri, uranium burime energjetike
Burimet e përjetshme
Uji
Ajri
Debat: - Çfarë janë burimet e përjetshme? A mund të ekzistonte jeta në Tokë pa to? - Pse i quajmë të tilla? - Si do të ishte jeta jonë nëse nuk do të ekzistonin këto burime?- Nga dallojnë burimet e përtëritshme nga burimet e paripërtëritshme?
Përforcim (bashkëbisedim) Gjatë këtyre minutave nëpërmjet pyetjeve përforcohen njohuritë e marra. Shfrytëzohen
rubrikat dhe përforcohen fjalët kyçe. Në fund jepet detyra e shtëpisë.
Renditni disa burime të përtëritshme dhe disa të paripërtëritshme.
Detyrë shtëpie
2
22
2 Materiale shtesë rreth burimeve të përjetshme Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë. Ai është i domosdoshëm
për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta siç e njohim ne, do të ishte e pamundur. Duket i pangjyrë në sasi të vogla për syrin tonë, megjithëkëtë mund të shihet si i kaltër në sasi të mëdha ose me vegla shkencore. Uji është një lëngu më i përhapur në tokë. Formula kimike e tij është H2O. Gjendet më tepër në oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe në re, lumenj. Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese duke përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det.
Uji i përshtatshëm për t´u pirë nga njeriu quhet ujë i pijshëm. Uji që nuk është i përshtatshëm për t´u pirë, por që nuk është i rrezikshëm për njerëzit dhe quhet ujë i sigurt.
Ky burim natyror po bëhet gjithnjë e me tepër më i pakët në disa vende, dhe sigurimi i tij është shqetësim i madh shoqëror dhe ekonomik.
Uji ka formulën kimike H2O që domethënë se një molekulë uji përbëhet nga 2 atome hidrogjen dhe një oksigjen. Mund të përshkruhet jonikisht si HOH, me jonin hidrogjen (H+) i lidhur me grupin hidroksid (OH−). Uji është në ekuilibër dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të lëngët në temperaturë dhe trysni standarde. Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të gjatë me ajrin lidhet me dyoksidin e karbonit (CO2) dhe merr një shije të athët acidi karbonik që nuk është i mirë për shëndetin.
Në shkenca uji quhet ndryshe edhe tretësi universal dhe është e vetmja substance e pastër që gjendet në natyrë në të tria gjendjet e lëndës.
Ajri i thatë është një përzierje gazrash e atmosferës së tokës që mbahet nga rëndesa e saj dhe përbëhet kryesisht nga dy gaze: azoti (78%) dhe oksigjeni (21%), 1% argoni, dhe dyoksidi i karbonit (0,03%) dhe përbërës të tjerë në sasi më të vogla. Në gjendje natyrore ajri është i paerë dhe i pashijshëm.
Ajri i quajtur i lagësht mund të përmbajë deri 7% të avullit ujor, një përqindje e tillë varet nga sasia e lagështisë së ajrit dhe temperaturës dhe kufizohet nga trysnia e avullit ujor.
Përqindja e dyoksidit të karbonit del kohët e fundit shumë e ndryshueshme. Në veçanti veprimtaria e njeriut (industria, ndotja, djegia e karbureve, shpyllëzimet etj..) kanë shkaktuar një rritje të madhe të kësaj përqindjeje qindvjeçarin e fundit, që kaloi nga 280 ppm në vitin 1900 në 315 ppm në vitin 1970 deri në 350ppm (0,035%) vitet e fundit.
Ajri është po ashtu si uji i domosdoshëm për jetën dhe qeniet tokësore. Ajri, përveç gazrave që përmendëm më sipër, përbëhet edhe prej grimcash, si hi vullkani, pjalm lulesh, lagështirë etj. përbëhet edhe nga shume përbërës të tjerë.
23
2
Struktura e mësimit:
ZHVILLIMIEvokimi (Brainstorming) Çfarë ju vjen në mendje kur dëgjoni fjalën: “Letër”? Zhvillohet me nxënësit
një brainstorming me këtë fjalë. Nxënësit do të shprehin të gjitha njohuritë e tyre në lidhje me letrën.
Realizimi i kuptimit (Kllaster / Ditari dypjesësh) Mësuesi e ndan klasën në dy grupe dhe u kërkon grupeve që të ndërtojnë një
kllaster ku të evidentojnë: grupi 1 “Si përftohet letra”, grupi 2 “Llojet e letrës”, Grupi 3 “Si prodhohet letra”. Grupet i konsultojnë detyrat e tyre dhe dalin me një kllaser të përbashkët. Detyrën e plotësuar e lexon një nga përfaqësuesit e grupit.
Me anë të ditarit dypjesësh nxënësit do të zgjidhin çështjet kryesore që lidhen me letrën dhe përdorimet e saj. Në këtë mënyrë ata kanë marrë njohuritë bazë për letrën dhe përdorimin e saj. Gjithashtu ata mësojnë edhe se si prodhohet letra. Mësuesi duhet ta përqendrojë vëmendjen e nxënësve edhe te fakti që letra është një material i riciklueshëm.
Reflektimi (Diagrami i Venit)Në fund të orës mësuesi u kërkon nxënësve që të tregojnë llojet e ndryshme të
letrave që kanë marrë me vete.
Letra
- të shpjegoni ç’është letra dhe nga përftohet ajo;- të tregoni rëndësinë e përdorimit të letrës;- të renditni vetitë dhe llojet e letrës;- të shpjegoni si prodhohet letra
Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:
Mësimi 2.4
Fjalët kyçe: letër, letër për shtyp, letër për shkrim, letër speciale, letër ambalazhi.
Metoda e përdorur: ERR
Mjetet mësimore: tekstin, lloje të ndryshme letre.
E Brainstorming 10 minuta R Kllaser / Ditari dypjesësh 25 minuta R Diagrama e Venit 10 minuta
Letër
24
2
Struktura e mësimit:
ZHVILLIMIEvokimi (Brainstorming)Me anën e Brainstorning nxënësit do të listojnë: Ç”dini për lëkurën?
Realizimi i kuptimit (Terma paraprakë)Jepen katër terma paraprakë: veshje dimërore, lëkurë, material elastik, përpunim. Duke u nisur nga këto terma nxënësit do të formulojnë individualisht nga një
fjali për çdo term, por që të kenë lidhje mes tyre. Shkruhen disa variante të fjalive në tabelë.
Para leximit të tekstit nxënësit njihen me objektivat që duhet të arrijnë gjatë leximit të tij: Krahasimi i pjesës së nxënësit, me pjesën e librit. Kjo do të realizohet me lexim individual nga ana e nxënësve.
Më pas ata diskutojnë rreth pyetjes së mësuesit: Cilat janë përdorimet e lëkurës?
Lëkura
- të tregojnë cilat janë lëkurët më të përdorshme;- të renditin vetitë e lëkurës;- të tregojnë përdorimet e lëkurës;- të shpjegojnë si përpunohet lëkura.
Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:
Mësimi 2.8
Fjalët kyçe: lëkurë, veshje prej lëkure, materiale prej lëkure.
Metoda e përdorur: ERR
Mjetet mësimore: tekstin, materiale të ndryshme prej lëkure.
E Brainstorming 5 minuta R Terma paraprake 25 minuta R Rrjeti I diskutimit 15 minuta
Lëkura
25
2
Ku përdoret ajo më së shumti? Si bëhet përpunimi i lëkurës?
Reflektimi ( rrjeti i diskutimit)Në këtë fazë përdoret teknika e rrjetit të diskutimit:
Po Lëkurët janë Jo materiale elastike, pak të qëndrueshme ndaj vajit dhe thithin lagështirë.
Nxënësit punojnë individualisht në fletoret e tyre për të dhënë argumente pro ose kundër pyetjes së drejtuar. Më pas grupohen sipas argumenteve dhe u kërkohet që të ballafaqojnë argumentet e përdorura në favor të idesë së tyre.
Në fund të mësimit realizohet detyra e klasës.
a- Demonstrimi i artikujve prej lëkure. Përgatitni në klasë, së bashku me shokët, një stendë prejkartoni dhe më pas vendosni në të:• fotografi apo fletë revistash, ku të jenë paraqitur objekte lëkure;• sende të vogla prej lëkure, si, p.sh., mbajtëse çelësash;• dorezë të vjetër lëkure;• rrip ore të përdorur dhe të konsumuar etj.Ngjitini të gjitha këto në kartonin e madh të stendës dhe emërtojini sipas llojit.
b- Demonstrimi i veshjeve prej lëkure. Organizoni në klasë një sfilatë mode, ku të spikatin veshjetdhe aksesorët prej lëkure si:• peliçe ose xhupa;• këpucë ose çizme;• çanta të ndryshme.• rripa orësh ose pantallonash etj.Në fund, zgjidhni veshjet më të mira dhe vlerësojini ato.
26
Struktura e mësimit
Zhvillimi i mësimit
Evokim (kllaster, bashkëbisedim). Mësuesja pyet nxënësit pasi shkruan në dërrasë fjalën makina të thjeshta.
Ndërkohë ka ngjitur në dërrasë disa prej llojeve të makinave të thjeshta.
- Çfarë ju kujton kjo fjalë? - Cilat janë disa nga makinat e thjeshta? - A e njihni levën? Po rrafshin e pjerrët? - Për çfarë na shërbejnë ato?
1Kreu
3 Strukturat, mekanizmat, forca dhe energjia
Mësimi 1.1
- të shpjegojnë se çfarë janë makinat e thjeshta;- t’i dallojnë ato nga njëra-tjetra;- të tregojnë shembuj të ndryshëm të përdorimit të tyre.- të tregojnë me shembuj lëvizjet që kryejnë makinat e thjeshta;- të tregojnë ç’janë mekanizmat.
Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:
Makinat e thjeshta
Fjalët kyçe: makina të thjeshta, levë, rrafsh i pjerrët, rrotull, pykë, rrotë/bosht, vidhë.
Metoda e përdorur: ERR
Mjetet mësimore: tekstin, pamje nga makinat e thjeshta, dhe disa prej tyre nëse është e mundur
E Kllaster, Bashkëbisedim R Di, dua te di, mësojR Bashkëbisedim, debat
makina të thjeshta
27
3
Përmes përgjigjeve mësuesja kupton se çfarë njihet nga nxënësit dhe çfarë jo. Këto i shërbejnë asaj për zhvillimin e fazës së dytë.
Realizim i kuptimit (Di, dua të di, mësoj)Mësuesja pasi diskuton disa nga përgjigjet e nxënësve i fton ato të hapin tek-
stin dhe të plotësojnë rubrikat sipas njohurive. Te rubrika di njohuritë që nxënësi ka, te rubrika dua të di njohuritë që kërkon të marrë dhe të mësoj nxënësit do të shkruajnë një përmbledhje të njohurive që mësojnë nga teksti.
Ndërkohë mësuesja shpjegon edhe qëllimin e ndërtimit të makinave të thjeshta dhe tregon llojet e tyre, duke bërë edhe përshkrimin përkatës. Më pas ajo ndalet edhe në llojin e lëvizjeve që kryejnë makinat e thjeshta. Natyrisht, lloji i lëvizjes është i ndryshëm në bazë të makinës.
Reflektim: (Bashkëbisedim, debat) Nxënësit diskutojnë përmes aparatit pedagogjik se cfarë janë makinat e thjeshta
dhe llojet e tyre. Në fund zhvillohet rubrika e fundit “Detyrë në klasë”.
Di Dua të di Mësoj Leva është një makinë e thjeshtë.
Përse përdoret ajo? Ajo përdoret për të ngritur dhe për të zhvendosur objekte të rënda.
Hidhini një vështrim mjedisit ku ndodheni (në klasë) dhe, me ndihmën e mësuesit, gjeni përdorime të makinave të thjeshta, në objekte të ndryshme që ju rrethojnë. Pa dyshim, që do të gjeni përdorim të vidhave, por edhe raste të përdorimit të makinave të tjera të thjeshta. Komentojini ato dhe argumentoni rëndësinë e përdorimit të tyre.
Detyrë në klasë
28
3Informacion shtesë për mësuesin
Leva është trupi i ngurtë në formë shufre me anën e të cilit me forcë më të vogël fitohet punë më e madhe. Te çdo levë dallojmë pikën e mbështetjes, pikën zbatuese të forcës dhe pikën zbatuese të peshës. Largësia prej pikë së veprimit të forcës deri te pika mbështetëse e levës quhet krahu i forcës, ndërsa pjesa prej pikës mbështetëse te pika e veprimit te e peshës quhet krah i peshës.
Pavarësisht nga fakti se ç'pozitë ka pika e mbështetjes kundrejt pikës zbatuese të forcës dhe të peshës leva mund të jetë dykrahëshe dhe njëkrahëshe. Leva është dykrahëshe në qoftë se pika mbështetëse ndodhet ndërmjet pikës zbatuese të forcës dhe peshës. Nëse krahu i forcës dhe krahu i peshës janë të ba-rabarta, atëherë llozi dykrahësh është barabrinjës. Leva është njëkrahësh kur pika mbështetëse ndodhet në një anë të pikës zbatuese të forcës dhe peshës. Te ky lloz krahu i forcës çdoherë është më i madh se krahu i peshës nga del se me anën e llozit njëkrahësh mund të kursehet më shumë në forcë se me të njëjtën levë kur ai të përdoret si levë dykrahësh.
Edhe te leva shkruhet marrëdhënia sikurse edhe te rrafshi i pjerrët i cili këtu e ka formën: Fp=Qq ose F/Q=p/q ku, F- është forca, p- krahu i forcës, Q- pasha dhe q- krahu i peshës.
Leva është në ekuilibër në qoftë se prodhimi i forcës dhe krahut të saj është i barabartë me prodhimin e peshës dhe krahut të saj apo momenti statik i forcës me momentin statik te peshës. Parimi i levës zbatohet në një numër të madh rastesh si dhe në praktikën e përditshme, për shembull, tek gërshërët, pincetat, thyesja e arrave, mjetet e ndryshme për prerje, hapje, mjete për ndrydhje etj. Llozi i përmendur bën pjesë në makina të thjeshta. Makina të thjeshta quhen veglat e punës ose edhe një trup me atë të të cilëve me forcë të vogël përvetësohet punë më e madhe.
Për levën dhe për të gjitha makinat e thjeshta vlen ligji i ruajtjes së punës i cili thotë: Puna e forcës është e barabartë me punën e peshës. Me ketë përkufizim i cili shpreh ligjin e ruajtjes së punës është e lidhur rregulla e artë e mekanikës, e cila shprehet: Duke përdorur llozin si makinë të thjeshtë nuk përfitohet në punë, por kursehet në rrugë, d.m.th. aq sa kursehet në forcë humbet në rrugë.
29
1
Struktura e mësimit:
Zhvillimi i mësimit Evokim: (stuhi mendimi, kllaster, debat)Në dërrasë të zezë janë ngjitur disa foto të mjeteve të komunikimit të cilat
përdoren gjerësisht nga ne. Mësuesja, nisur nga njohuritë që kanë nxënësit drejton pyetjet:
- Ç’kuptoni me komunikim?- Si komunikojmë ne me njëri-tjetrin? - Cili është elementi kryesor në komunikim?
Nxënësit komentojnë për disa minuta në lidhje me njohuritë që kanë në ko-munikim.
- Për se shërben komunikimi?- Si realizohet ai?
1Kreu
4 Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit
Mësimi 4.1
- të shpjegoni ç’është është komunikimi dhe cila është rëndësia e tij;- të tregoni cilat janë mënyrat e komunikimit;- të përdorni mënyra të ndryshme komunikimi.
Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:
Komunikimi
Fjalët kyçe: komunikim, TIK, komunikim me shkrim, komunikim me simbole, komunikim virtual
Metoda e përdorur: ERR
Mjetet mësimore: testi, foto nga interneti, foto të mjeteve të komunikimit.
E Stuhi mendimi, kllaster, debat 5 min R Diskutim, shpjegim, punë në grupe 20 min R Debat, bashkëbisedim 20 min
Komunikim
30
Realizim i kuptimit (Diskutim, shpjegim)Mësuesja shpjegon se çfarë kuptojmë me komunikim: Komunikimi (lat. cum = me, munire = lidh, ndërtoj) është ecuria që lejon gjall-
esat të shkëmbejnë informacion nëpërmjet disa mënyrave dhe niveleve. Komunikacioni kërkon që të gjitha palët të kuptojnë një gjuhë të përbashkët që mund të shkëmbehet. Komunikacioni paraqet procesin e kalimit të informatave nga burimi përmes rrugëve të mesme deri te pranuesi, si dhe kalimin e reagimit të pranuesit përmes rrugëve të mesme deri te burimi. Komunikimi si i tillë në procesin e vet përfshin dy ose më shumë persona. Në ditët e sotme fjala komunikim shpesh përdoret edhe si sinonim i termit lajmërim (p.sh. komunikoi - lajmëroi, komunikatë -lajmërim).
Sipas ligjit me komunikim nënkuptohet çdo shkëmbim ose bartje informacioni ndërm-jet numrave të caktuar të palëve me anë të mjeteve të shërbimeve publike elektronike në dispozicion. Kjo nuk përfshin ndonjë informatë të bartur si pjesë e një shërbimi trans-metues për publikun nëpërmjet rrjetit të komunikimit elektronik, përveç nëse informacioni ka të bëjë me palën, si klient, abonent, regjistrues të identifikueshëm ose shfrytëzuesin (përdoruesin) që merr informacionin
Diskutim: Cilat janë mënyrat e komunikimit?
- Pse ka rëndësi komunikimi me shkrim? - Po ai me simbole? Klasa ndahet në dy grupe. Grupi i parë: Komunikimi me simbole; Grupi i dytë: Komunikimi me gjeste. Me anë të kësaj veprimtarie praktike, nxënësit duke u mbështetur në njohuritë
e marra, argëtohen dhe i përvetësojnë ato akoma edhe më mirë.
Mësuesja gjithashtu u tregon nxënësve se ka edhe forma të tjera të paraqitjes së të dhënave. Ato janë diagrama karteziane, histograma, diagramat me shirita dhe aerogramat me sektorë rrethorë.
Reflektim (Debat, bashkëbisedim)Debat: Jepni mendimin tuaj rreth pohimit: “Komunikimi ka lindur së bashku
me njeriun, si një domosdoshmëri jetike”. Nxënësit japin mendimet e tyre rreth këtij pohimi.Në fund të mësimit zhvillohet detyra në klasë.
Komunikimi me shkrim Komunikimi me simbole
Merrni një hartë në klasë dhe flisni për simbolet që shihni në të.
Detyrë në klasë
4
31
Informacion shtesë për mësuesin
Ç’është teknologjia e shërbimeve të komunikimit?“Shërbimet” janë output-e të veprimtarive të njeriut, të cilat, ashtu sikurse edhe
prodhimet, “tregtohen” për të plotësuar nevoja të caktuara të shoqërisë. Një nga këto veprimtari është dhe shërbimi i komunikimit.
Me termin “komunikim” nënkuptohet kalimi i informacionit nga dërguesi, te marrësi. Komunikimi gojor është forma më tipike e komunikimit. Nëpërmjet të folurit, një person (dërguesi) i transmeton informacion një personi tjetër (mar-rësit). Shërbimet e komunikimit veprojnë atëherë kur dërguesi dhe marrësi nuk janë në kontakt të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin (p.sh., kur bisedohet në telefon). Shërbimet e komunikimit realizohen nëpërmjet sistemeve teknologjike të ko-munikimit.
Teknologjia e shërbimeve të komunikimit përbëhet nga tërësia e mjeteve dhe e proceseve që mundësojnë funksionimin e sistemeve të komunikimit. Meqenëse komunikimi dhe informacioni janë të lidhur ngushtësisht, në shumë raste përdoret emërtimi “teknologji e informimit dhe e komunikimit”. Kështu, për të mundësuar komunikimin në largësi (distancë), ofrohet shërbimi i internetit, i cili mbështetet nga teknologjia e kompjuterave dhe e internetit.
Veçoritë e teknologjisë së shërbimeve të komunikimitGjatë shekujve, njerëzit kanë komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe
në largësi. Shkëmbimi i informacionit me anë të shenjave dhe me anë të tymit të zjarreve, është përdorur qysh në lashtësi. Ekuipazhet e anijeve prej shekujsh kanë shkëmbyer mesazhe me anë të dritave ose të fishekzjarrëve. Teknologjia e vërtetë e komunikimit ka filluar me shpikjen e telegrafit (1837), i cili u pasua nga telefoni (1876), radioja (1901), televizioni (1928) dhe, së fundmi, interneti (1969). Zhvillimet në shkencat dhe në teknologjitë e elektroteknikës, të elektronikës dhe të informatikës kanë shërbyer si bazë edhe për teknologjinë e komunikimit (që shpesh quhet komunikim elektronik).
Të gjitha teknologjitë e informacionit përdorin procese teknologjike, të tilla si: marrja e informacionit (kthimi në formë elektronike i informacionit pamor/zanor), regjistrimi, përpunimi, ruajtja, transmetimi dhe dhënia (rikthimi i informacionit në formë pamore/zanore).
Nisur nga mënyra se si shkëmbehet informacioni, janë tri lloje kryesore të teknologjisë së shërbimeve të komunikimit:
4
32
a) Teknologjia e shërbimeve të komunikimit masiv (masmedia), me transmetim të njëanshëm të informacionit, nga dërguesi, te marrësit. Këtu futen radioja dhe tele-vizioni, që japin informacion dëgjimor dhe pamor për publikun e gjerë.
b) Teknologjia e shërbimeve të komunikimit me transmetim të dyanshëm të informacionit, kur dërguesi dhe marrësi shkëmbejnë informacion. Të tilla janë tele-fonia (shkëmbimi i mesazheve zanore) dhe telegrafia (shkëmbimi i mesazheve të shkruara).
c) Teknologjia e shërbimeve të komunikimit me transmetim të shumanshëm të informacionit, kur shumë dërgues dhe shumë marrës japin, dërgojnë dhe marrin in-formacione njëkohësisht. I tillë është interneti.
Në një shërbim të sistemeve të teknologjisë së komunikimit veprojnë një tërësi pajisjesh të ndërlikuara elektronike, nga të cilat kompjuterat mbajnë peshën kryesore. Këto pajisje krijojnë atë që quhet hardware (pjesa fizike) e sistemit. Funksionimi i tyre komandohet (mundësohet) nga një tërësi programesh elektronike, që quhet software i sistemit. Proceset bazë të sistemeve të komunikimit kryhen në këto pajisje kryesore:
Marrja e informacionit zanor/pamor dhe kthimi në informacion elektronik bëhet me mikrofona, në kamera optike, në lexues optikë etj.
Ruajtja e informacionit elektronik bëhet në shirita magnetikë, në kujtesa elektronike (harddisc), në disketa, në CD (compact disc) etj.
Përpunimi i informacionit bëhet me anë të procesorëve elektronikë.Transmetimi i informacionit bëhet me tela, me kabllo optike dhe me valë elektro-
magnetike (nëpërmjet antenave dhënëse dhe marrëse).Dhënia e informacionit (kthimi nga informacion elektronik në informacion zanon/
pamor) bëhet në altoparlantë, në kufje dhe në ekrane (monitorë). Një numër shumë i madh pajisjesh të tjera elektronike janë në shërbim të sistemeve
të komunikimit. Serverët e fuqishëm dhe satelitët për qëllime komunikimi e kanë bërë internetin burimin më të fuqishëm të informacionit. Teknikat e reja të prodhimit të çipeve elektronike me gjysmëpërçues, përdorimi i kabllove optike dhe i satelitëve kanë bërë që në një sekondë dhe vetëm duke shtypur disa komanda në një kompjuter, një sasi shumë e madhe informacioni të shpërndahet në të gjithë globin. Telefonat e lëvizshëm (mobilë) dhe laptop-at e lidhur me internetin pa tel (wireless) janë tashmë mjete të zakonshme për shkëmbim informacioni kudo që të ndodhemi.
Sistemi i shërbimeve të komunikimit përfshin edhe lloje të tilla tradicionale, si shërbimi postar, kinemaja etj., teknologjia e të cilave është gjithashtu në zhvillim të vazhdueshëm.
Teknologjia, por edhe shoqëria e sotme as që mund të përfytyrohen pa teknologjinë e komunikimit dhe të informacionit (prandaj dhe quhet shoqëria e informacionit). Të gjitha këto kanë ndodhur vetëm në disa dhjetëvjeçarë të fundit. Kërkimet e thelluara që po kryhen në drejtim të përsosjes së software-ve dhe të hardware-ve do të bëjnë që teknologjia e komunikimit të ofrojë informacion më të shumtë, më të shpejtë, me cilësi më të lartë dhe me kosto më të ulët, për t’u përdorur nga sa më shumë të interesuar.
4