FUNKSIONON NGA RHJ
Libri i famshëmI kuq dhe i vogël Që bën gjithë Ëndrat realitet
Nje plan i pastër, i përbashkët për aritje.
Të gjithë gëzimin që do ta fitosh duhet ta ndash, Lumturia është e lindur binake.
-BYRON
Dërgojua librin FUNKSIONON,
shokëve të tu.
Autori e dërgoi dorëshkrimin e këtij libri si kritikë për një shok të tij,
të cilën ia ktheu me shënimin, funksionon. Ky gjykim i lindur nga
përjetimi u adoptua si një libër i vogël.
Copyright,1926 by Larger Life Library, North Hollyëood, CA
Një plan i ngjeshur, me rezulltate, sqarime dhe sugjerime për
ti përmirësuar kushtet në jetë.
Nëse e DINI
çka DONI
mund ta KENI
Njeriu që e ka shkruajtur këtë libër është shumë i sukseshëm dhe
shumë i njohur për shpirtin e tij bujar dhe human. Ai i jep gjithë
përkushtimin e tij për të gjitha që ka aritur në mjeshtrimin e
rrethanave, akumulimin e pasurisë dhe përfitimin e shokëve të së
vërtetës së thjeshtë dhe të heshtur por shumë të fuqishme të cilën e
përshkruan në punën e tij. Ai këtu do t’ju shfaqë një ese, një rugë të
hapur për një jetë më të lumtur dhe më të përmbushur. Duke e ditur se
e mira më e madhe vjen duke i ndihmuar të tjerët pa pritur lëvdata,
autori i kësaj pune ka kërkuar që emri i tij të harohet.
Cili është sekreti i vërtetë për marejen e posedimeve të dëshiruara? A janë disa njerëz të lindur nën një yll me fat ose hajmali të tjera të cilat
ju mundësojnë atyre të kenë gjithcka që duket aq e dëshirueshme, dhe
nëse jo, cili është shkaku për dallimin e kushteve nën të cilat ne
jetojmë?
Para shumë viteve duke u ndjerë se duhet të ketë një përgjigje logjike
për këtë pyetje, unë vendosa të zbuloj, nësë është e mundëshme, çka
është ajo?! Unë gjeta përgjigjen e cila më kënaqi, dhe me vite, unë ju
dhash këtë informatë të tjerëve të cilët e kanë përdorur me sukses.
Nga pikëpamja shkencore, psikologjike dhe teologjike disa nga
deklaratat e interpretuara këtu mund të duken të pasakta, por pa marë
parasysh plani u ka sjellur rezultate të dëshiruara atyre të cilët i kanë
ndjekur instruksionet e thjeshta dhe besimi im është i sinqertë se unë
tani e prezentoj atë në një mënyrë e cila do të sjell lumturi dhe
posedime materiale për më shumë njerëz të tjerë.
“Nëse dëshirat do të ishin kuaj, lypësit do të kalëronin”. Si një shprehi e
marë nga njeriu mesatar sa i përket posedimeve. Ata nuk janë të
vetëdijshëm për fuqinë që e kanë aq afër dhe nuk e shohën; vepron aq
thjeshtë sa që është e vështirë të perceptohet; dhe është aq e sigurtë
në rezulltatet sa që nuk përdoret me vetëdije ose kuptohet si një shkak
i suksesit ose dështimit.
Gee, do të doja të ishin të miat, është shfryrja e Xhimit, një nëpunës,
kur aty afër kalon një automobil sportiv; dhe Florence, operatorja e
telofonit, shfaq të njejtin mendim sa i përket një unaze që e sheh nga
dritarja e një argjentari; përderisa i mjeri dhe i vjetri Xhons, një
kontabilist, gjatë një shëtitjeje të së shtunës i përgjigjet gruas së tij: “Po
e dashur, do të ishte mirë që të kemi një shtëpi si ajo, por nuk vjen në
pyetje. Ne do të duhet të vazhdojmë të jetojmë me qira.” ; Landem, një
shitës, proteston se ai e bën gjithë punën, dhe merr shumë pak para
dhe ndonjë ditë do të japë dorëheqje nga puna që të gjejë një punë
reale; dhe Presidenti Bondum, në vendin e shenjtë privat të tijë, flet
fjalë të hidhura kundrejt alergjisë së tij nga bari.
Në çdo shtëp është thuajse e njëjta. Mbrëmë, babai deklaroi se vajza
Mabel ishte e drejtuar drejt një shkatërimi, dhe sot problemi i nënës
me ndihmat sociale dhe problemet e tjera u mjegulluan në të
parëndësishmen si që ajo bërtiste. Kjo është kashta e fundit. Mësuesi i
Robertit do të më shoh këtë pasdite. Raporti i tij ishte i tmershëm. Këtë
e dinte, por unë jam vonë për në Bridge tani. Ajo duhet të pres deri
nesër. Kështu shkon rrjedha e pafund e shprehjeve të tilla nga miliona
njerëz në të gjithë klasat të cilët nuk i japin mendim të vërtetë asaj që
në të vërtet e duan, dhe të cilët fitojnë gjithçka që presin ose i
titullohen.
Nëse ti je nga ato miliona që flasin dhe që dëshirojnë dhe do të donit
një ndryshim të dëshiruar nga kushtet e tashme, ju mund ti keni ato;
por së pari ju duhet të dini çka ju doni dhe kjo nuk është një detyrë e
lehtë.
Kur ju mund të trajnoni mendjen tuaj objektive (mendjen që e përdor
çdo ditë) që të vendos definitivisht mbi gjërat ose kushtet që i dëshiron,
ju e keni marë hapin e parë të madh në aritjen ose sigurimin e asaj që ju
e dini se e doni.
Që të fitoni atë që e doni nuk është më misterioze ose e pacaktuar se sa
që janë valët e radios rreth e qark teje. Akordoni saktë dhe mund të
keni rezultate perfekte, por që ta bëni këtë, sigurisht, është e
nevojshme për të ditur diçka nga mjetet që ju i keni dhe një plan
operimi.
Ju keni brenda jush një fuqi madhështore, e cila është e padurueshme
dhe e gatshme që t’ju shërbej juve, një fuqi e cila është e aftë t’ju japë
juve atë të cilën ju e dëshironi me sinqeritet.
Kjo fuqi është përshkuar nga Thomson Jay Hudson, PH.D., LL.D autori i
Ligjit të Fenomenit Psiqik si mendja juaj subjektive. Shkrimtar të tjerë të
ditur përdorin emra dhe terme të ndryshme, por të gjithë pajtohen se
është i gjithëfuqishëm. Prandaj unë e quaj këtë Fuqi, Emmanuel ( Zoti
në ne).
Pavarësisht emërit të Fuqisë së Madhe, ose pranimit të vetëdijshëm të
Zotit, fuqia është në gjendje dhe në gatishmëri të ju dërgojë në një
konkludim të kompletuar dhe perfekt të dëshirës së zjartë të mendjes
suaj objektive, por ju duhet të jeni real dhe i sinqertë për atë që e doni.
Dëshirat e rastit ose të duash me gjysmë zemre nuk formon një lidhje
perfekte ose komunikim me fuqinë tënde të plotëfuqishme. Ju duhet të
jeni serioz, të sinqertë dhe të vërtetë kur dëshironi kushte të caktuara
ose sende, mentale, fizike ose shpirtërore.
Mendja yte objektive dhe gatishmëria juaj lëkunden aq shumë saqë ju
shpesh vetëm DËSHIRONI gjëra dhe fuqia juaj e mrekullueshme brenda
jush nuk funksionon.
Shumë nga dëshirat janë vetëm shprehje gojore. Xhimi, nëpunësi, nuk
dha një mendim për të poseduar një makinë sportive. Landem, shitësi,
nuk mendoi për ndonjë punë tjetër, apo nuk mendoi aspak. Presidenti
Bondum e dinte se është alergjik dhe e priste sëmundjen. Biznesi i
babait ishte i sukseshëm dhe nëna pa dyshim solli në shtëpi ca dhurata
nga festa Brixh atë ditë, por ato nuk kishin ide fikse për atë që në të
vërtet donin fëmijët e tyre dhe ndihmonin që të sjellin kushtet jo të
mira që ekzistonin.
Nëse ju jeni të sinqertë për ndryshimin e kushteve të tanishme, ja ku
është një plan i konciz, i definuar, plan me rezulltate, me regulla,
sqarime dhe sugjerime.
PLANI Shkruaj në letër në bazë të rëndësisë sendet dhe kushtet që ti
metvërtet i do. Mos u frikëso të duash shumë. Shko deri në kufirin duke
shkruajtur nevojat tua. Ndryshoe listën cdo ditë, duke shtuar ose duke
fshirë, deri sa ti keni në regull. Mos u dekurajo sa i përket ndryshimeve,
sepse kjo është natyrale. Gjithnjë do të ketë ndryshime dhe shtesa me
arritjen dhe rritjen e dëshirës.
TRE REGULLAT POZITIVE TE ARRITJEVE
1. Lexoe listën e dëshirave tua tre herë në ditë: në mëngjes në
mesditë dhe në mbrëmje.
2. Mendo për atë që e do sa më shpesh që të mundësh.
3. Mos flit me askend për planin tënd përveç me Fuqinë e Madhe e
cila është brenda jush e cila do të shpalos mendjen tënde
objektive me metodën e arritjes.
Është e qartë se ti nuk mund të arrish besim në fillim. Disa nga
dëshirat e juaja, nga shumë arsye praktike, mund të duken
pozitivisht të pa arritshme; por, pa marë parasysh, shkruaji ato në
listën tënde në vendin e tyre të caktuar për rëndësinë që kanë për ju.
Nuk ka nevojë të analizohet se si kjo fuqi brenda jush do ti plotësojë
dëshirat tua. Një procedurë e tillë ështe aq e pa nevojshme sa që ska
nevojë të mundohesh të përfytyrosh se pse një kokër e misrit e
vendosur në një tokë pjellore nxjer jashtë një kërcell të gjelbërt, lulet
dhe prodhimin e kallirit të misrit, që përmbajnë me qindra kokra,
secila nga ato e aftë për të bërë të njëjtën që bëri një kokër e vetme
misri. Nëse do ta ndjekësh këtë plan të definuar dhe ti aplikosh tre
regullat e thjeshta, metoda e arritjes do të plotësohet njëjtë në
mënyrë misterioze si që kokra e misrit paraqitet në kërcell, dhe në
shumë raste më shpejtë se sa që ju e prisni.
Kur dëshirat e reja, pozitat e merituara në top të listës tënde arrijnë
tek ju, dhe atëherë ju mund të siguroheni se ju jeni në progres të
saktë.
Të largosh nga lista artikujt të cilët në fillim menduat se i donit, është
një treguesi sigurtë i progresit.
Është natyrale të jesh skeptik dhe të keni dyshime, mosbesime dhe
pyetje, por kur këto mendime të të arrijnë, mere listën. Lexoe edhe
njëherë; ose nëse e ke të memorizuar, flit me qenien tënde të
brendëshme për dëshirat e tua deri sa dyshimet që pengojnë
progresin të zhduken. Mbaj mend asgjë nuk mund të të ndalojë ty
që të fitosh atë që me sinqeritet e dëshiron. Të tjerët i kanë këto
gjëra e pse ti jo?
Forca e gjithëfuqishme brenda jush nuk merr pjesë në argumentet
kontraverse. Është duke pritur dhe është e gatëshme të ju shërbej
juve kur ju të jeni të gatshëm, por mendja juaj objektive është aq e
ndjeshme ndaj sugjerimit sa që është thuajse e pamundur që të bësh
ndonjë progres të kënaqshëm kur të jeni të rethuar nga skeptikë.
Prandaj zgjidhi shokët me kujdes dhe shoqërohu me njerëzit të cilët
tani i kanë gjërat që ju metëvërtet i doni, por mos diskutoni metodat
e aritjeve me ata.
Shkruaj në listën e dëshirave gjëra të tilla si sende materiale, para,
shtëpi, makinë ose çfarëdo qoftë, por mos ndalo aty. Bëju më
definitiv. Nëse do makinë, vendose cilin lloj, stil, çmim, ngjyrën dhe
detaje të tjera duke përfshirë edhe kohën kur e doni atë. Nëse doni
një shtëpi, planifiko strukturën, oborin dhe mobilimin. Vendos për
lokacionin dhe tarifën. Nëse doni para shkruani shumën. Nëse do të
thesh rekord në biznesin tënd, shkruaje. Mund të jetë një rekord në
shitje. Nëse është ashtu shkruaje Totalin, Datën e nevojshme dhe
mandej numrin e artikujve që duhet ti shesësh që ti bësh ato para,
gjithashtu bëje një listë të blerësve të ardhëshëm dhe pas secilit
emër shkruaje shumën që e presësh. Kjo mund të duket si
budallallëk në fillim, por ti asnjëherë nuk do ti realizoash dëshirat e
tua nëse nuk e di pozitivisht në detaje çka ti do dhe kur e do atë.
Nëse nuk mund ta vendosësh këtë, ti nuk je i sinqertë. Ju duhet të
jeni definitiv, dhe kur të jeni rezultatet do të jenë befasuese dhe
thuajse të pabesueshme.
Armiku natyral dhe i lashtë do të shfaqet kur ju të fitoni shijen e parë
të aritjes. Ky armik është Zhvlerësimi, në formën e mendimeve si
vijon: Nuk mund të jetë e besueshme; vetëm ndodhi. Çfar
koeçidence e mrekullueshme!
Kur mendime të tilla të shfaqen falemendero dhe pohoja nderin tënd
fuqisë tënde të madhërishme për arritjen. Duke e bërë këtë, ju fitoni
siguri dhe më shumë arritje, dhe me kohë, vërtetoja vetes se ka një
ligj, i cili aktualisht funksionon- gjatë gjithë kohës- kur ti je në
akordim me të.
Falemenderimet e sinqerta dhe të vërteta nuk mund të jepen pa
mirënjohje dhe është e pamundur të jeni falemenderues dhe
mirënjohës pa qenë të gëzuar. Prandaj, kur mendoni për shokun tuaj
më të ndushtë dhe më të mirë, Fuqinë Tuaj të Madhërishme, për
dhuratat e pranuara, bëje atë me gjithë shpirtin tënd dhe le të
reflektohet në fytyrën tënde. Fuqia dhe çka ajo bën është pas gjithë
kuptimit. Mos u mundo ta kuptosh, por pranoje arritjen me
falemenderim, gëzim dhe një besim të fuqishëm.
KUJDES Është e mundëshme të doni dhe të merrni atë që do të ju bëj të
mizershëm; ajo që do të shkatërojë gëzimin e të tjerëve; ajo e cila do
të shkaktojë sëmundje dhe vdekje; ajo që do të ju robërojë gjatë
gjithë jetës. Ju mund ta merrni atë që e doni por, por duhet të merni
të gjithën që shkon bashk me të; pra kur të planifikoni çka doni,
planifiko atë që me siguri do të ju sigurojë juve dhe personave që i
njeh të mirat më të mëdha këtu në botë; kështu hapni rugën për
shpresën e ardhëshme që është pas kufirit të kuptimit human.
Kjo metodë e sigurimit të asaj që e do aplikohet në çdo gjë që ju jeni
në gjendje ta dëshironi dhe qëllimi për të qenë aq i madh, sugjerohet
që lista juaj e parë të përmbajë vetëm ata gjëra për të cilat ju jeni të
njohur, si që janë një shumë parash ose arritjesh ose posedimi i
sendeve materiale. Këto dëshira si që i përmenda janë më lehtë dhe
më me shpejtësi për tu marë ,se sa ndërprerja shprehive të fiksuara,
mirëqenia e të tjerëve ose shërimi i sëmundjeve mentale dhe
trupore.
Arrini gjërat më të vogla së pari. Mandej merr hapin tjetër, dhe kur
ta arrish atë, ju do të kërkoni objektvet më të larta dhe më të
rëndësishme në jetë, por shumë para se të arrini këtë gjendje të
progresit tuaj, shumë dëshira të rëndësishme do ta gjejnë vendin e
tyre ne listë. Njëra është t’ju ndihmoni të tjerëve si që ju keni
ndihmuar. I madh është shpërblimi për ata të cilët ndihmojnë dhe
japin pa menduar për vetveten, dhe është e pamundur kur nuk je
egoist mos të fitosh.
PËRFUNDIMI
Para pak kohe, Dr. Emil Çou erdhi në këtë vend dhe ju tregoi shumë
njerëzve si të shërojnë veten. Me mijëra të tjerë e tallnin idenë,
refuzonin ndihmën e tij dhe sot janë aty ku ishin para se të vizitonin
atë.
Pra me deklarimet dhe planet e prezentuara para jush tani, ju mund të
kundërshtoni ose pranoni. Ju mund të ngeleni ashtu si që jeni ose të
keni çdo gjë që ju doni. Zgjidhja është e juaja, por zoti ju dhuroi këtë
volum të vogël në të cilin mund të gjeni inspirimin për të zgjedhur të
drejtën, ndiqe planin dhe njëkohësisht gjeni se sa shumë të tjerë i kanë
të gjithë gjërat, cilado qofshin ato, që ju i dëshironi.
Lexoni gjithë librin përsëri, dhe përsëri,
DHE PËRSËRI.
Mbaji në memorie tre regullat e thjeshta.
Testo ato tani në atë që ju më shumë e doni këtë minutë.
Ky libër mund të zgjerohej shumë lehtë në 350 faqe por me qëllim
është shkurtuar që të ju bëj juve sa më të lehtë që është e mundëshme
për ta lexuar, për ta kuptuar dhe për ta përdorur. A do të mundohesh?
Me mijëra përmirësime në anën pozitive të jetës e provuan faktin se
Funksionon.
Një Letër për ju nga Autori
I dashur Lexues:
Posedimet më të madha të jetës janë të gjithë DHURATAT të cilat na janë
dhuruar në mënyrë mistrioze: shikimi, dëgjimi, perceptimi, dashuria ose vetë
jeta.
E njëjta është e vërtetë edhe për idetë- më të pasurat na janë dhuruar neve, si
përshembull, idenë e fuishme që ky libër ju dha juve. Cka do të bëni ju me të? A
jeni të habitur kur unë ju them se gjëja më profitabile që mund të bëni është të
jepni?
Ju mund ta bëni këtë në një mënyrë të lehtë dhe praktike duke ju dërguar këtë
libër atyre të cilët i njihni dhe që kanë NEVOJË për këtë libër. Në këtë mënyrë ju
mund të ndihmoni në shpërndarjen e kësaj përpjekje shumë të rëndësishme
për të bërë jetë e të tjerëve më të mirë dhe më të lumtur.
Ju njihni njerëz të cilët ende qëndrojnë ose që janë të brengosur dhe të
dekurajuar. Kjo është shansa juaj t’ju NDIHMONI QË ATA TI NDIHMOJNE
VETVETES.
Nëse nuk ju jepni këtë libër, ju do ta humbisni satisfaksionin e vetëdijshëm për
të bërë mirë. Nëse ju e shihni se ato e morën këtë libër, atëherë ju e radhisni
vehten me Ligjin e Jetës i cili thotë, ju fitoni duke dhënë, dhe ju menjëherë
mund të prisni prosperitet dhe aritje.
Në fund të fundit ju do ta keni ndjenjën e brendëshme se ju keni bërë një vepër
të mirë pa shpresë se do të ju falemenderojnë haptazi dhe shpërblimi juaj do
të vijë fshehurazi në forcë të shtuar dhe jetë më të zgjeruar.
AUTORI