Klasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës
Shkolla “Kristo Isak “
Berat, Shqipëri
Kërkesë për Kuotim
per punimet për rindërtimin e sallës së Klasës së Mësimit të Kombinuar
dhe Qendrës së Karrierës në Shkollën “Kristo Isak”
Berat, Shqipëri
1. Tabela Përmbledhëse
2. Informacion i Përgjithshëm
Projekti “Aftësi për Punë” zbatohet nga Swisscontact. Projekti ka nisur në Maj 2016 dhe do të përfundojë
në Shkurt 2019. Ai adreson sfidat kryesore të sistemit të zhvillimit të aftësive profesionale: cilësia dhe
statusi, financimi, orientimi drejt tregut të punës dhe përfshirja në sektorin privat. Kjo ndërhyrje e
projektit bazohet në përvojën mbi 20 vjeçare të Swisscontact në Zhvillimin e Aftësive Profesionale në
Shqipëri dhe ndahet në tre komponentë:
1. Përmirësimi i cilësisë së Kërkesës formale dhe joformale për Zhvillimin e Aftesive Profesionale në
sektorët e përzgjedhur, në përfitim të sektorit privat dhe Rritja e aksesit për gratë dhe të rinjtë.
2. Qendrat shumëfunksionale që krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të reja me sektorin privat
në nivel ofruesi të mjeteve dhe instrumenteve për përfshirjen në tregun e punës
Lloji i Procedurës Prokurim; Tender i Hapur per Rindërtim
Vendi Shkolla Kristo Isak Berat, Shqipëri
Afati i fundit për Aplikimin 15 Maj 2017
Data e parashikuar për fillimin e punimeve 22 Maj 2017
Afati i dorëzimit të punimeve 15 Qershor 2017
Adresa ku mund të dërgoni aplikimet: Swisscontact Rr. Skenderbej 6/1/1 P.O. Box 2891 Tiranë.
Formati i dokumentacionit që do të dorëzohet Ofertat, së bashku me një kopje elektronike në USB, mund të dorëzohen me postë ose dorazi në adresën e zyrave të Swisscontact: Rr. Skenderbej 6/1/1 P.O. Box 2891 Tiranë
Dosja e Dokumentacionit duhet të përmbajë: 1. Ofertë Financiare sipas specifikimeve bashkangjitur
2. Dokumentat ligjor te kompanise (NIPT, liçensa, etj)
3. Informacion i përmbledhur mbi Kompaninë ofertuese (volumin financiar, projektet/portofoli, nr. punonjësve të angazhuar)
3. Funksionaliteti si ofrues i faciliteteve dhe instrumentave për futjen në tregun e punës dhe sfidat
kryesore të zhvillimit të arsimit profesional: cilësia dhe statusi, financimi, orientimi në tregun e punës
dhe përfshirja e sektorit privat.
Për kuadrin e zbatimit të projektit ne planifikojmë të krijojmë Qendra Karriere (CCs) në 4 shkollat që
mbështet projekti Aftësi për Punë (S4J). CCs-të do të shërbejnë si facilitues të brendshëm për futjen në
tregun e punës dhe duhet të prezantojnë sa më mirë risitë që sjell projekti në sistemin VET në Shqipëri.
Krijimi i CCs-ve do të jetë pika e nisjes dhe për rrjedhojë kemi zhvilluar një stil dizajni bashkëkohor që
është modest në mjete, por shumë tërheqës për studentët dhe kompanitë që (do të) bashkëpunojnë me
shkollat e përzgjedhura. Pas përfundimit të projektit dhe ilustrimit arkitekturor, ne po kërkojmë
kompani që mund të zbatojnë punimet rikonstruktuese të planifikuara në dizajnin e brendshëm dhe
arkitekturor të një prej qendrave të karrierës, e vendosur në Shkollën ‘Kristo Isak’ në Berat - Shqipëri.
Në këtë dokument, ne paraqesim planet e dizajnit të brendshëm dhe arkitekturor (në format 3-d) të hartuar nga Arkitekti Olsi Bocka, pronë e Swisscontact, në bazë të të cilave kompanitë që paraqesin ofertat e tyre duhet të hartojnë planin e punës dhe ofertën financiare. Gjithashtu, aty ku është e aplikueshme, janë dhënë specifikimet teknike. Në rastet kur specifikimet mungojne, ofertuesit duhet te detajojne produktet që ofrojnë. Swisscontact kërkon që kompania e përzgjedhur të dorëzojë punimet rikonstruktuese brenda dates 15 Qershor.
3. DETAJET E PERSHKRIMIT PER SHKOLLEN “Kristo Isak” - Berat
3.1 Specifikimet teknike për punimet e brendshme
3.1.1 E pergjithshme
Specifikimet e detajuara që do të jepen më tej janë për zërat e punimeve të përshkuara në
skedulin e sasive të bashkangjitur këtu dhe do të shërbejnë si udhëzues për zbatimin e duhur të
punimeve sipas standarteve të kërkuara.
Mund të shihet që specifikimet janë të një natyre të përgjithshme dhe do të lexohen në lidhje me
përshkrimin e artikullit në skedulin e sasive dhe skicave.
Puna gjithashtu përfshin të gjitha detajet e vogla të ndërtimit që mund të mos jenë përmendur
në këto dokumenta, por janë të rëndësishme për përfundimin e punës, në përputhje me
standartet e inxhinierisë.
Arkitekti dhe Kontraktori do të jenë i vetmi autoritet vendimarrës për shpjegimin, interpretimet
dhe implikimet që kanë kërkesat e ndryshme të Specifikimeve.
Në rast të ndryshimeve apo mospërputhje mes specifikimeve të tenderit dhe preventivit,
përparësi ka preventivi.
Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe, do te aplikohen kodet dhe standartet më të
fundit të Eurokodit përsa i përket dizajnit, teknikës, cilësisë, cilësisë së materialeve, metodës së
testimit dhe metodës së matjes.
MATERIALET QË DO TË MIRATOHEN /CILËSIA MË E MIRË: Të gjithë materialet që do të përdoren
për punimet, do të jenë të reja dhe më të mirat e kategorisë së tyre. Të gjitha materialet do të
jenë në përputhje me specifikimet dhe do të miratohen nga Arkitekti/Kontraktori.
STANDARTET: Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe dhe kur lejohet nga Arkitekti,
të gjithë materialet do të jenë në përputhje me versionin më të fundit të specifikimeve të
standarteve të Eurokodit.
4. SPECIFIKIMET PER QENDREN E KARRIERES PER SHKOLLEN “Kristo Isak” - Berat
4.1. MATERIALET
A. TAVANI I VARUR
Pajisja dhe kapja e materialit të miratuar 13/15mm të trashë me ndarjen e kërkuar të miratuar nga arkitekti.
Pllakat e gipsit me përmasa 600 X 600 të varura në nivel horizontal të kapura në konstruksion metalik të galvanizuar. Pllakat e tavanit prej gipsi, me përbërjen e miratuar, ne rrjet duhet të lejojnë aty ku duhet, hapje për shërbime si aspirim, grilat e kondicionereve, kapjen e ndriçuesve, sinjalizuesve të tymit, etj. Tavani duhet të ketë një pamje homogjene dhe një mbyllje të lëmuar, ku të mos duken bashkimet e pllakave.
Mbulimi i tavanit të varur me dy ose më shumë shtresa boje plastike (bojë e bardhë) për t’i dhënë një
hije të njëtrajtshme. Tavani i varur duhet të matet vetëm në plan. Lartësia e tavanit nga dyshemeja
duhet të jetë 275 cm.
Fig. 1 Tavan i varur
B. DYSHEMEJA
Heqja e pllakave të dyshemesë ekzistuese, duke rregulluar nivelin e dyshemesë së papërpunuar me teknikë autoniveluese me material me bazë cimento.
Vendosja e dyshemesë laminat 12 mm me cilësi Ac4, sipas ngjyrës dhe nuancës së përzgjedhur; e shtruar në dyshemene e niveluar me ngjitës dhe nënshtresë duke përfshirë këndoret dhe plintuset dhe punime te ndryshme si, finiture mat etj.
E realizuar sipas dizajnit dhe skicave, specifikimeve dhe sipas udhëzimeve të arkitektit.
Fig. 2 Dysheme Laminat
C. IZOLIM I MURIT TË BRENDSHËM
Vendosje e paneleve me polesterol të ngjeshur 30 mm të trashë për termoizolimin e dhomave. Vendosja
e izolimit direkt në mur është ideale në rastet kur faqja ekzistuese është e lëmuar dhe e njëtrajtshmë.
Kapja e polesterolit në mur duhet të bëhet duke përdorur vida osë ngjitës. Eshtë e rëndësishme që
instaluesi të mos lejojë hapësira mes paneleve. Në të gjitha sipërfaqet e ekspozuara do të vendoset
shtresë me bazë cimento. Krijoni mundësi për hapësira, për vendosjen e ndriçuesve, kanaleve elektrike
sipas skicave dhe udhëzimeve të arkitektit.
D. LYERJA
Kontraktori do të sigurojë të gjitha materialet, punën, mjetet, shkallët, skeleritë dhe të gjithë pajisjet e
nevojshme për përfundimin dhe mbrojtjen e të gjithë lyerjes.
Lyerja nuk duhet të nisë derisa sipërfaqet që do të lyhen të jenë në kushte të përshtatshme për t’u lyer dhe të jepet miratimi nga Arkitekti. Lyerja do të bëhet vetëm pasi puna e kontraktoreve të ketë mbaruar.
Vendosja e astarit dhe bojës do të bëhet duke përdorur furça ose pompa sprucuese. Çdo shtresë duhet lënë të thahet përpara se të vendoset shtresa tjetër; nëse janë të nevojshme shtresa shtesë perveç atyre që janë specifikuar, sepse nevojiten për një shtresë uniforme dhe të lëmuar, ato do të bëhen pa kosto shtesë.
Lyerja e murit (dy shtresa) me bojë plastike të bardhë, mbi sipërfaqe të re, për të dhënë një nuancë të
njëtrajtshme pas pastrimit të plotë të sipërfaqeve nga kokrrizat dhe trupit e tjerë të huaj me letër
smerile.
E. XHAMAT DHE VENDOSJA E TYRE
Kontraktori duhet të sigurojë të gjithë materialet, punën, mjetet, pajisjet, dhe shpenzimet qe kërkohen
për përfundimin e instalimit të xhamave dhe elementeve përkatëse. Së pari duhet të hiqen dritaret
ekzistuese (dimensionet e kanateve 1. 139.5 x150 cm; 2- 139.5 x 150.5cm; 3- 139.5 x 150cm ; 4- 140 x 150 cm)
, dera prej druri dhe elementët metalikë. I gjithë xhami duhet të jetë i llojit, cilësisë dhe përbërjes së
specifikuar. Xhami do të jetë 100% pa forma, njolla, gërvishtje dhe bulëza në mënyrë që të mos
deformohet imazhi.
Kontraktori duhet të presë masat e xhamave sipas matjeve ose dimensioneve të skicave te miratuara.
Përgjegjësia për përmasat e duhura të xhamit është e Kontraktorit. Nuk do të pranohen xhama të krisur,
të cifllosur, apo të deformuar.
Kontraktori do të zëvendësojë të gjithë xhamat e thyer, të dëmtuar dhe të deformuar që vjen si pasoje e
punimeve ose e instalimeve të gabuara përpara dorëzimit të objektit, me shpenzimet e tij.
Imazhet dhe specifikimet e references për zgjedhjen e dyerve dhe xhamave
Menteshë për derë me xham të temperuar (100 x 210)
Vendosja e një dere pa kornizë, me xham të temperuar 10 mm, me hapje 180 gradë dhe që qëndron e hapur në 90 gradë. Dera e xhamit duhet të jetë e kthyeshme në mënyrë që të instalohet nga të dyja anët.
Fig. 3 Menteshë për derë me xham të temperuar
Dritare me dopio xham me konstruksion PVC
Heqja e shtresës së parvazit prej mermeri të dritares ekzistuese dhe vendosja e dritares së termoizoluar me dopio xham, me konstruksion PVC, me gjatësi të plotë dhe stil hapje vertikale (6.3 m2) Nivel i lartë mbrojtje nga zjarri, zhurmat, izolim i nxehtësise dhe izolim akustik.
F. INSTALIMET E BRENDSHME ELEKTRIKE
Vendosja e percjellësave (telave) për një qark të ri, sistemi i kamerave dhe sigurisë LAN, përfshi sistemin
e tubave me kabllo te padjegshëm dhe kuti shperndarëse të përshtatshme, si dhe kuti çelësash dhe
prizash, të gjitha të futura në mur, dhe pikat e daljes së kamerave.
Të gjithë përcjellesit janë pajisur me tuba dhe këto aksesorë përshtatës/të tubave plotësojnë vendosjen
e telave dhe çelësave.
SPECIFIKIMET E PËRCJELLESAVE
SISTEMI I PËRCJELLESAVE: Sistemi i përcjellesave duhet të përbëhet nga një tel unik ose shumëfish bakri, që futen në tuba metalikë ose jometalikë PVC.
Të gjithë tubat duhet të jenë mbi sipërfaqe, në tavanin e varur dhe të fshehur në zonat e tjera, me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga skica. Të gjitha tubat e poshtëm duhet të fshihen, me përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe.
Përpara vendosjes së tubave, Kontraktori duhet të ketë të miratuar planin e vendosjes së tubave,
numrin dhe dimensionin e tubave, vendin e kutive elektrike ku bëhet shpërndarja dhe kontrolli i
përcjellësve dhe vendndodhjen e kutive të çelesave dhe detajeve te tjera.
Ky plan i tubave do të miratohet nga Kontraktori dhe vetëm ateherë duhet të nisë shtrimi i tubave. Çdo
modifikim apo sugjerim do të miratohet nga Kontraktori përpara vendosjes së tubave.
Fig. 4 Modeli i Çelësit
Pozicionimi dhe vendosja e ndriçuesve
Ndriçimi duhet të shpërndahet sipas specifikimit të skicës në Skedulin e Sasive. Ndriçimi duhet te jetë i plotë në të gjithë aspektet, përfshi kanalin ku montohet llampa, mbajtësi i llampës, starter-i me mbajtësin, transformator elektronik ose bakri, blloku i konektorit, telat e brendshëm dhe pjesët/shtesat dekorative, nëse ka.
Ndriçuesit duhet të montohen dhe instalohen në poziconin e plotë dhe të jenë gati për përdorim në përputhje me skicat e detajuara, udhëzimet e prodhuesit dhe në përputhje me kërkesat e arkitektit.
Fig. 5 Ndriçues Led, të vendosur në profil alumini në formë “U”-je
Ndriçimi duhet të jetë me ndriçues led, të vendosur në profil almini në formë “U”-je, të kapura në tavanin e varur; në momentin kur ndriçimi është i fiksuar në tavanin e varur, duhet të pajiset me mbështetës të përshatshëm, të pavarur;
Të gjithë materialet që do të përdoren për vendosjen e ndriçimit duhet të kenë atë cilëzi, dizajn dhe ndërtim që të ofrojnë mbrojtjen e duhur në përdorimin normal, në rast difekte mekanike/elektrike/ ndërprerje energjie, dhe ekspozimit ndaj riskut të aksidenteve dhe shokut elektrik dhe duhet të përballojë efektet e ekspozimit në atmosferë.
G. AJRI I KONDICIONUAR
Pajisja dhe Instalimi
Pajisja dhe instalimi i Kondicionerit inverter mural, me fuqi 9kw, përfshi set-in e pajisjeve, tubave, kabllove dhe panelit komandues.
Pajisja, ngritja, testimi dhe vënia në punë e Njësive të Fryresit Inverter Mural, me stabilizues tensioni dhe pult komande, duke përfshirë tubat e bakrit per lidhjen e njësisë se brendshme, tubi i shkarkimit të kondensës, me të gjithë përshtatësit e termoizoluar me tub gome nitrili 9 mm të trashë, me kompresorin, ventilatorin dhe motorrin e ventilatorit, vendosjen e kabllove mes paneleve te kontrollit dhe njësive.
Të gjitha duhet të plotësohen sipas skicave, miratimit dhe udhëzimeve të Arkitektit/Kontaktorit. Kontraktorit duhet t’i dorëzohet një garanci pesëvjeçare.
H. MBROJTJA NGA ZJARRI
Pajisni dhe instaloni Fikës Zjarri Portabël, të etiketuara për klasin A (substancat e djegshme), B (lëngjet e djegshme) dhe C (pajisjet elektrike). Për të parandaluar levizjen dhe dëmtimin e fikëseve, ato do të montohen në rafte ose në kënde në mure, ku doreza mbajtëse të vendoset 1 deri 1.5 m mbi dysheme. Punonjësve duhet t’u jepet Trajnim për Fikësin e Zjarrit Portabël; punëdhënësi duhet të ofrojë një program edukativ që punonjësit të familjarizohen me parimet dhe përdorimin e fikësave. Programi i edukimit duhet të plotësohet në momentin e punësimit dhe më pas çdo vit.
I. AKSESI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR Përshtatja e modelit të rampës ekzistuese sipas standarteve më të fundit në hyrjen e shkollës. Pjerrtësia
maksimale e rampës është 1:20, 5%. Rampat duhet të kenë një vend për të ndaluar, manovruar dhe për
të shmangur shpejtësinë e tepërt. Një mbajtëse mbrojtëse me lartësi minimale 0.4 m duhet të vendoset
përgjatë gjithë gjatësisë së rampave.
4.2 Projekti 3D për Dizajnin e Brendshëm dhe Arkitekturor të Qendrës së Karrierës
4.3 SPECIFIKIMET PËR PUNIMET E BRENDSHME PËR QENDREN E KARRIERES
PËRSHKRIMI I ZËRAVE SASIA NJËSIA ÇMIMI SHUMA
A TAVANI I VARUR
A1 Pajisja dhe kapja e pllakave 13/15mm të trasha të tavanit të varur, përmasat 600x600mm
37 m2
A2 Shtrimi i tavanit të varur me dy shtresa me bojë plastike (të bardhë)
A3 Punimet për kapjen e tavanit të varur
B SHTRIMI I DYSHEMESË
B1 Heqja e dyshemesë ekzistuese me pllaka, transporti dhe heqja e materialeve
37 m2
B2 Axhustimi i niveleve të dyshemesë së pashtruar me teknikën autoniveluese me bazë cimento
37 m2
B3 Vendosja e dyshemese laminat 12 mm me cilësi Ac4, sipas ngjyrës dhe nuancës së përzgjedhur; e shtrirë në dyshemenë e niveluar me ngjitës dhe nënshtresë duke përfshirë këndoret dhe plintuset dhe shtresa të ndryshme
37 m2
B4 Profil për anësoret 24 m
B5 Finiturë mat 37 m2
C IZOLIMI I MURIT TË BRENDSHËM
C1 Pajisja me panele të ngjeshur polesteroli 30 mm të trashë për termoizolimin e dhomave. Krijoni mundësi për hapësira, për vendosjen e ndriçuesve, kanaleve elektrike sipas skicave dhe udhëzimeve të arkitektit.
78 m2
C2 Kapja e paneleve të polesterolit në mur duke përdorur vida ose ngjitës.
l
C3 Punime për izolimin e murit të brendshëm
ditë
D LYERJA
D1 Lyerja e murit (dy shtresa) me bojë plastike të bardhë, mbi sipërfaqe të re, për të dhënë një nuancë të njëtrajtshme pas pastrimit të plotë të sipërfaqeve nga kokrrizat dhe trupat e tjerë të huaj me letër smerile.
115 m2
D2 Lyerja e mureve te korridoreve 150 m2
D3 Punime për rregullimet dhe lyerjen ditë
E XHAMAT DHE DYERT E XHAMIT
E1 Heqja e dritareve ekzistuese, derës prej druri dhe elementëve metalikë
6.3 m2
E2 Zgjerimi i hapësirës së derës (100cm x 215cm)
E3 Vendosja e nje dere pa kornizë, me xham të temperuar 10 mm, me hapje 180 gradë dhe që qëndron e hapur në 90 gradë
1 njësi
E4 Pajisje dhe vendosje e dritareve dopio xham me termoizolim, me konstruksion plastik, dhe hapje me dorezë me rrotullim
6 m2
E5 Heqja e shtresës prej mermeri të dritareve të vjetra
2.1 m2
F INSTALIMET E BRENDSHME ELEKTRIKE
F1 Sistemi i percjellësave duhet të përbëhet nga një tel unik ose shumëfish bakri, që futen në tuba metalike /jometalike PVC (Tuba, kabllo të padjegshme çelësa/suporte të LAN)
F2 Puna për instalimin e rrjetit 1 m3
F3 Çelësa elektrike 1 njësi
F4 Prizë shuko 2 njësi
F5 Prizë bivalente 2 njësi
F6 Prizë LAN 1 njësi
F7 Pajisja dhe vendosja e ndriçuesit led alumini të drejtë në formë U, me difuzor plastik të bardhë 180x10 cm, në tavanin e varur
4 njësi
F8 Pajisja dhe vendosja e ndriçuesit led alumini të drejtë në formë U-je, me difuzor plastik të bardhë 60x10 cm, në tavan të varur
2 njësi
F9 Kamera CCTV 2 njësi
G AJRI I KONDICIONUAR
G1 Pajisja dhe instalimi i Kondicionerit inverter mural, me fuqi 9kw, përfshi set-in e pajisjeve, tubave, kabllove dhe panelit komandues.
1 njësi
H MBROJTJA NGA ZJARRI
H1 Pajisja dhe instalimi i Fikësve të Zjarrit Portabël, të etiketuara për klasin A (substancat e djegshme), B (lëngjet e djegshme) dhe C (pajisjet elektrike).
1 njësi
I AKSESI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR
I1 Përshtatja e modelit të rampës ekzistuese me standartet më të fundit në hyrjen e shkollës. Shtresë betoni C12/15, blerje e zhavorrit dhe cimentos, përgatitja e betonit C12/15 dhe shtrimi në sheshin e ndërtimit
m3
I2 Blerja dhe vendosja e nje mbajtëse mbrojtëse 0.40 m e lartë, përgjatë gjatësisë së rampës
m linear
TOTALI
5. TABELA PERMBLEDHESE E KOSTOVE FINANCIARE TE QENDRES SE KARRIERES
DETAJIMET Kristo Isak
A TAVANI I VARUR
B SHTRIMI I DYSHEMESË
C IZOLIMI I MUREVE TË BRENDSHME
D LYERJA
E XHAMAT DHE VENDOSJA E TYRE
F INSTALIMET E BRENDSHME ELEKTRIKE
G AJRI I KONDICIONUAR
H MBROJTJA NGA ZJARRI
I AKSESI PËR PERSONAT ME AFTESI TË KUFIZUAR
KOSTOJA E PËRGJITHSHME
6. SPECIFIKIMET PER KLASEN E MESIMIT TE KOMBINUAR PER SHKOLLEN “Kristo Isak” – BERAT
6.1. SPECIFIKIMET TEKNIKE PËR PUNIMET E BRENDSHME
6.1.1 E PËRGJITHSHME
Specifikimet e detajuara që do të jepen më tej janë për zërat e punimeve të përshkruara në skedulin e
sasive të bashkangjitur këtu dhe do të shërbejnë si udhëzues për zbatimin e duhur të punimeve sipas
standarteve të kërkuara.
Mund të shihet që specifikimet janë të një natyre të përgjithshme dhe do të lexohen në lidhje me
përshkrimin e artikullit në skedulin e sasive dhe skicave.
Puna gjithashtu përfshin të gjitha detajet e vogla të ndërtimit që mund të mos jenë përmendur në këto
dokumenta, por që janë të rëndësishme për përfundimin e punës, në përputhje me standartet e
inxhinierisë.
Arkitekti dhe Kontraktori do të jenë i vetmi autoritet vendimmarrës për shpjegimin, interpretimet dhe
implikimet që kanë kërkesat e ndryshme të Specifikimeve.
Në rast të ndryshimeve apo mospërputhjeve mes specifikimeve të tenderit dhe preventivit, përparësi ka
preventivi.
Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe, do të aplikohen kodet dhe standartet më të fundit të
Eurokodit përsa i përket dizajnit, teknikës, cilësisë, cilësisë së materialeve, metodës së testimit dhe
metodës së matjes.
MATERIALET QË DO TË MIRATOHEN /CILËSIA MË E MIRË: Të gjitha materialet që do të përdoren për
punimet do të jenë të reja dhe më të mirat e kategorisë së tyre. Të gjitha materialet do të jenë në
përputhje me specifikimet dhe do të miratohen nga Arkitekti/Kontraktori.
STANDARTET: Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe dhe kur lejohet nga Arkitekti, të gjitha
materialet do të jenë në përputhje me versionin më të fundit të specifikimeve të standarteve të
Eurokodit.
6.1.2. MATERIALET
A. IZOLIMI I MURIT TË BRENDSHËM
Vendosje e paneleve me polesterol të ngjeshur 30 mm të trashë për termoizolimin e dhomave. Vendosja e
izolimit direkt në mur është ideale në rastet kur faqja ekzistuese është e lëmuar dhe e njëtrajtshme. Kapja e
polesterolit në mur duhet të bëhet duke përdorur vida ose ngjitës. Eshtë e rëndësishme që instaluesi të mos lejojë
hapësira mes paneleve. Në të gjitha sipërfaqet e ekspozuara do të vendoset shtresë me bazë çimento. Çmimi do
të përfshijë edhe prerjen dhe paisjen me ndriçim, vendosjen e ndriçuesve elektrikë, sipas skicës dhe udhëzimeve
të arkitektit. Krijoni mundësi për hapësira, për vendosjen e ndriçuesve, kanaleve elektrike sipas skicave dhe
udhëzimeve të arkitektit.
B. PUNIMET PËR INSTALIMET E BRENDSHME ELEKTRIKE
Vendosja e përcjellësave (telave) për një qark të ri dhe e sistemit LAN, duke përfshirë edhe sistemin e tubave me
kabllo te padjegshme dhe kutitë e përshtatshme shpërndarëse, si dhe kutitë e çelësave dhe prizave, të gjitha të
futura në mur. Të gjithë përcjellësit janë pajisur me tuba dhe këto aksesorë përshtatës/të tubave plotësojnë
vendosjen e telave dhe çelësave.
SPECIFIKIMET E PËRCJELLËSAVE:
SISTEMI I PËRCJELLËSAVE: Sistemi i përcjellësave duhet të përbëhet nga një tel unik ose shumëfish bakri, që futen në tuba metalikë ose jometalikë PVC. Të gjithë tubat duhet të jenë mbi sipërfaqe, të fshehur në zonat e tjera. Të gjithë tubat e poshtëm duhet të fshihen, me përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe.
Përpara vendosjes së tubave, Kontraktori duhet të ketë të miratuar planin e vendosjes së tubave duke treguar
rrugën e tubave, numrin dhe dimensionin e tubave, vendin e kutive elektrike ku bëhet shpërndarja dhe kontrolli i
përcjellësve dhe vendndodhjen e kutive të çelësave, pikave të daljes dhe detajeve të tjera. Ky plan i tubave do të
miratohet nga Kontraktori dhe vetëm atëherë duhet të nisë shtrimi i tubave. Çdo modifikim apo sugjerim do të
miratohet nga Kontraktori përpara vendosjes së tubave.
Fig. 6 Model i një çelësi elektrik dhe i një prize elektrike shuko
VENDOSJA E NDRIÇUESVE
Ndriçimi duhet të shpërndahet sipas specifikimit të skicës në Skedulin e Sasive. Ndriçimi duhet të jetë i plotë në të gjithë aspektet, duke përfshirë edhe kanalin ku montohet llampa, mbajtësi i llampës, starter-i me mbajtësin, transformatori elektronik ose bakri, blloku i konektorit, telat e brendshëm dhe pjesët/shtesat dekorative, nëse ka.
Ndriçuesit duhet të montohen dhe instalohen në poziconin e plotë dhe të jenë gati për përdorim në përputhje me skicat e detajuara, udhëzimet e prodhuesit dhe në përputhje me kërkesat e arkitektit.
Fig. 7 Ndriçues i varur linear
Ndriçimi duhet të jetë me ndriçues të varur linear. Të gjitha materialet që do të përdoren për vendosjen e ndriçimit duhet të kenë atë cilësi, dizajn dhe ndërtim që të ofrojnë mbrojtjen e duhur në përdorimin normal, në rast difektesh mekanike/elektrike/ ndërprerje energjie, dhe ekspozimi ndaj riskut të aksidenteve dhe shokut elektrik dhe duhet të përballojnë efektet e ekspozimit në atmosferë.
C. SUVATIMI DHE PATINIMI
Para kryerjes së suvatimit, duhet përfunduar puna e brendshme përgatitore:
Mbushja e mureve në kornizë strukturore.
Vendosja e kornizave të dyerve, dritareve dhe ventilatorëve. Bashkimi i kolonave me elementet këndore.
Përfundimi i gjithë punimeve të tubacioneve duke i vendosur në pozicionet dhe nivelet e tyre përfundimtare për kanalet elektrike dhe punimet në tubacione për shërbimet e tjera. Nëse ndonjëri nga ato del në sipërfaqe të mureve duhet pajisur me kapuç/mbulesë të fiksuar dhe të përfunduar në nivelin përfundimtar të sipërfaqes së mureve/tavanit.
E gjithë mbrojtja përsa i përket ndriçimit, si për shembull tokëzimi do të përfundohet.
Sipërfaqja që do të suvatohet dhe më pas të patinohet duhet të përgatitet duke pastruar të gjitha papastërtitë dhe ciflat, duke copëzuar dhe pastruar pikat e llaçit, duke copëzuar dhe pastruar sipërfaqen jo të njëtrajtëshme të krijuar gjatë punës së muratorit, punimeve prej betoni në tavan dhe në muret e klasës, duke copëzuar dhe
pastruar mbeturinat dhe sipërfaqen jo të njëtrajshme dhe veshjen e murit pas shënimit të niveleve të ndërprerjes qartazi.
D. DRITARET PREJ XHAMI DHE DERA PREJ DRURI
Kontraktori duhet të sigurojë të gjitha materialet, punën, mjetet, pajisjet, dhe shpenzimet që kërkohen për
përfundimin e instalimit të të gjitha dritareve plastike me dopio xham dhe hyrjen prej druri. Së pari duhen hequr
dritaret dhe dera ekzistuese. I gjithë xhami duhet të jetë i llojit, cilësisë dhe përbërjes së specifikuar. Xhami do të
jetë 100% pa forma, njolla, gërvishtje dhe bulëza në mënyrë që të mos deformohet imazhi. Kontraktori duhet të
presë masat e xhamave sipas matjeve ose dimensioneve të skicave të miratuara. Përgjegjësia për përmasat e
duhura të xhamit është e Kontraktorit. Nuk do të pranohen xhama të krisur, të ciflosur, apo të deformuar.
Kontraktori do të zëvendësojë të gjithë xhamat e thyer, të dëmtuar dhe të deformuar që vjen si pasojë e
punimeve ose e instalimeve të gabuara përpara dorëzimit të objektit, me shpenzimet e tij.
Dera prej druri duhet të jetë në të njëjtën ngjyrë me bojën e murit të përdorur për klasën dhe të miratohet nga
Arkitekti ose Kontraktori.
Porta e hyrjes prej druri (90 x 210)
Vendosja e një dere prej druri dhe që qëndron e hapur në 90 gradë. Dyert prej druri duhet të jenë në të njëjtën
ngjyrë si muri me një çarje të vogël me lustrim si në modelin e pasqyruar më poshtë.
Fig. 8 Porta e hyrjes prej druri
Dritare me dopio xham me konstruksion plastik
Heqja e shtresës së parvazit prej mermeri të dritares ekzistuese dhe vendosja e dritares së termoizoluar me dopio
xham, me konstruksion PVC, me stil hapje vertikale (përmasat e dritareve 1. - 140 x 151cm; 2- 140 x 151 cm; 3-
140 x 150 cm). Nivel i lartë mbrojtje nga zjarri, zhurmat, izolim i nxehtësisë dhe izolim i pluhurit.
Fig. 9 Dritare me dopio xham me konstruksion plastik
E. LYERJA
Kontraktori do të sigurojë të gjitha materialet, punën, mjetet, shkallët, skeleritë dhe të gjithë pajisjet e nevojshme
për përfundimin dhe mbrojtjen e të gjithë lyerjes.
Lyerja nuk duhet të nisë derisa sipërfaqet që do të lyhen të jenë në kushte të përshtatshme për t’u lyer dhe të jepet miratimi nga Arkitekti. Lyerja do të bëhet vetëm pasi puna e kontraktorëve të ketë mbaruar. Vendosja e astarit dhe e bojës do të bëhet duke përdorur furça ose pompa sprucuese. Çdo shtresë duhet lënë të thahet përpara se të vendoset shtresa tjetër; nëse janë të nevojshme shtresa shtesë përveç atyre që janë specifikuar, sepse nevojiten për një shtresë uniforme dhe të lëmuar, ato do të bëhen pa kosto shtesë.
Lyerja e murit (dy shtresa) me bojë plastike të bardhë, mbi sipërfaqe të re, për të dhënë një nuancë të
njëtrajtshme pas pastrimit të plotë të sipërfaqeve nga kokrrizat dhe trupat e tjerë të huaj me letër smerile.
Pas përfundimit të lyerjes së mureve, në të dy muret e klasës duhet të pikturohen 12 forma katrore, 45x45 cm me
5 ngjyra të ndryshme, siç është specifikuar në projektin e paraqitur. Paleta e ngjyrave duhet të jetë e miratuar nga
Arkitekti/Kontraktuesi.
F. AJRI I KONDICIONUAR
Pajisja dhe instalimi i Kondicionerit inverter mural, me fuqi 9 kw, duke përfshirë set-in e pajisjeve, tubave, kabllove dhe panelit komandues. Pajisja, ngritja, testimi dhe vënia në punë e Njësive të Fryrësit Inverter Mural, me stabilizues tensioni dhe pult komande, duke përfshirë tubat e bakrit për lidhjen e njësisë së brendshme, tubin e shkarkimit të kondensës, me të gjithë përshtatësit e termoizoluar me tub gome nitrili 9 mm të trashë, me kompresorin, ventilatorin dhe motorrin e ventilatorit, vendosjen e kabllove mes paneleve të kontrollit dhe njësive.Të gjitha duhet të plotësohen sipas skicave, miratimit dhe udhëzimeve të Arkitektit/Kontaktorit. Garancia: Karta e garancisë pesëvjeçare do t'i dorëzohet Kontraktorit.
G. MBROJTJA NGA ZJARRI
Pajisja dhe instalimi i Fikësave Portabël të Zjarrit, të etiketuara për klasin A (substancat e djegshme), B (lëngjet e djegshme) dhe C (pajisjet elektrike). Për të parandaluar lëvizjen dhe dëmtimin e fikëseve, ato do të montohen në rafte ose në kënde në mure, ku doreza mbajtëse të vendoset 1 deri 1.5 m mbi dysheme. Punonjësve duhet t’u bëhet Trajnim për përdorimin e Fikësave Portabël të Zjarrit; punëdhënësi duhet të ofrojë një program edukativ që punonjësit të familjarizohen me parimet dhe përdorimin e fikësave. Programi i edukimit duhet të plotësohet në momentin e punësimit dhe më pas çdo vit.
6.2. PREVENTIVI PËR PUNIMET E BRENDSHME NË KLASËN E MËSIMIT TË KOMBINUAR
PËRSHKRIMI I ZËRAVE SASIA NJËSIA ÇMIMI SHUMA
A IZOLIMI I MURIT TË BRENDSHËM
A1 Pajisja me panele të ngjeshur polesteroli
30 mm të trashë duke përdorur vida ose
ngjitës, për termoizolimin e dhomave.
Çmimi do të përfshijë edhe prerjen dhe
paisjen me ndriçim, vendosjen e
ndriçuesve elektrikë, sipas skicës dhe
udhëzimeve të arkitektit.
30.5 m2
A3 Krah pune për izolimin e mureve të brendshme
ditë
B PUNIMET PËR INSTALIMET E BRENDSHME ELEKTRIKE
B1 Sistemi i percjellësave duhet të përbëhet nga një tel unik ose shumëfish bakri, që futen në tuba metalike /jometalike PVC (Tuba, kabllo të padjegshme çelësa/suporte të LAN)
B2 Krah pune për instalimin e rrjetit
B3 Çelësa elektrikë 1 njësi
B4 Prizë elektrike shuko 8 njësi
B5 Prizë LAN 1 njësi
B6 Paisja dhe vendosja e ndriçuesit të varur linear.
4 njësi
C SUVATIMI DHE PATINIMI
C1 Suvatimi i mureve të brendshme. 85 m2
C2 Bashkimi i kolonave me elementet këndore.
ditë
C3 Patinimi i mureve 85 m2
D DRITARET PREJ XHAMI DHE DERA PREJ DRURI
D1 Heqja e dritareve dhe e parvazeve ekzistuese, e derës prej druri dhe ndonjë elementi tjetër.
ditë
D2 Vendosja e një dere prej druri që qëndron e hapur në 90 gradë
1 njësi
D3 Paisja dhe vendosja e dritareve dopio xham me termoizolim, me konstruksion plastik, (90x120cm) me stil hapje
4 njësi
vertikale.
E LYERJA
E1 Lyerja e mureve të brendshme me bojë plastike të bardhë (dy shtresa) mbi sipërfaqe të re, për të dhënë një nuancë të njëtrajtëshme pas pastrimit të plotë të sipërfaqeve nga kokrrizat dhe trupat e tjerë të huaj me letër smerile.
137.5
m2
E2 Lyerja e 12 formave katrore 45x45 cm me 5 ngjyra të ndryshme.
2.5 m2
D2 Krah pune për rregullimet dhe lyerjen. 140 m2
F AJRI I KONDICIONUAR
F1 Pajisja dhe instalimi i Kondicionerit inverter mural, me fuqi 9 kw, duke përfshirë set-in e pajisjeve, tubave, kabllove dhe panelin komandues.
1 njësi
G MBROJTJA NGA ZJARRI
G1 Pajisja dhe instalimi i Fikësave Portabël të Zjarrit, të etiketuara për klasin A (substancat e djegshme), B (lëngjet e djegshme) dhe C (pajisjet elektrike).
1 njësi
TOTALI
7. TABELA PËRMBLEDHËSE E KOSTOVE PËR KLASËN E MËSIMIT TË KOMBINUAR
TABELA PËRMBLEDHËSE E KOSTOVE
DETAJIMET SHUMA
A IZOLIMI I MURIT TË BRENDSHËM
B PUNIMET PËR INSTALIMET E BRENDSHME ELEKTRIKE
C SUVATIMI DHE PATINIMI
D DRITARET PREJ XHAMI DHE DERA PREJ DRURI
E LYERJA
F AJRI I KONDICIONUAR
G MBROJTJA NGA ZJARRI
KOSTOJA E PËRGJITHSHME