Esat A. DURGUTI Viti akademik 2014/2015 Ligjeratat e autorizuara: Esat A. DURGUTI Literatura bazë: Menaxhimi Financiar- Prof.dr. Isa MUSTAFA
Menaxhimi Financiar i Korporatave
Ligjerata nr. 11: Kontrolli i Brendshëm dhe i Jashtëm
Përmbajtja e ligjeratës nr. 11: Kontrolli i Brendshëm dhe i Jashtëm
Planifikimi Financiar - Përmbajtja e ligjeratës së njëmbëdhjetë:
(Menaxhimi Financiar Prof. Isa Mustafa: - f.q: 116 deri në 127)
• Natyra e kontrollit
• Llojet themelore të kontrollit
• Kontrolli i brendshëm
• Procesi i kontrollit të brendshëm
• Kotrolli i jashtëm
• Parimet themelore të kontrollit të jashtëm
• Procesi i kontrollit të jashtëm
• Mbledhja dhe vlerësimi i fakteve
• Klasifikimi i kontrollit të jashtëm
1. Natyra e Kontrollit
Fjala audit e cila tani ka hyrë në fjalorin tonë si sinonim i kontrollit, është fjalë latine, e cila ka kuptimin e nxjerrjes nga autoriteti i atij që ka hartuar raportin në mënyrë që të shihet vërtetsia e raportit.
Janë tri lloje themelore të kontrollit:
Kontrolli i pasqyrave financiare: (ka për qëllim të verifikojë rregullsinë e mbajtjes së pasqyrave financiare dhe harmonizimin e tyre me standardet e përcaktuara)
Kontrolli i pajtushmërisë me rregullat (Compliance audit): (ka për
qëllim të përcaktoj se individet apo entitetet janë duke i zbatuar ligjet apo rregullat)
Kontrolli operativ: (shqyrton realizimin e aktiviteteve në relacion me objektivat e specializuara, kushtet për realizimin e këtyre objektivave, mundësit për përmirësim dhe jep rekomandime për të ardhmen
1. Natyra e Kontrollit Skema….(1)
KONTROLLI
Kontrolli i Pasqyrave Financiare
Ekzaminon gjendjen e Pasqyrave Financiare
Pranimi i parimeve të kontabilitetit
Raportimi mbi rregullsinë e PF në raport me parimet e
kontabilitetit
Kontrolli i Pajtueshmërisë
Ekzaminon aksionet e personave ose të
entiteteve
Kriter janë ligjet apo rregulloret
Raporti mbi pajtueshmërinë me
kriteret
Kontrolli Operativ
Ekzaminon të gjitha aksionet ose një pjesë të tyre në organizatë
Kriter janë objektivat e specifikuara të
organizatës
Raportohet mbi përmirësimet e rekomanduara
1.1 Kontrolli i Brendshëm
Faktorët që ndikojn në rrethinen e kontrollit janë:
Funksionet e Këshillit drejtues dhe trupave të tij
Filozofia biznisore e menaxherit dhe stili i biznesit
Struktura organizative e firmes dhe mënyra e përcaktimit të
autorizimeve
Sistemi i kontrollit nga menaxhmenti (politikat e përsonelit dhe
përkufizimi në ndarjen e detyrave)
1.1 Kontrolli i Brendshëm…(1)
Veprimet kontrolluese, përfshin politikat që ndërmerr menaxhmenti për
arritjen e qëllimeve specifike, të cilat përfshijn:
Raportimin, harmonizimin dhe pasqyrimin, Vërtetimin e saktësisë së evidencës llogaritare, Kontrollin e informatave nga sistemi kompjuterik (ndryshimi i programeve) Udhëheqja dhe analiza e llogarive sintetike dhe bilanceve, Lejimi dhe kontrolli i dokumentacionit, Krahasimi i të dhënave nga evidenca vetjake dhe burimeve të jashtme, Krahasimi i rezultateve të inventarizimit të mjeteve monetare, letrave me
vlerë dhe stoqeve me evidencen kontabël, Krahasimi dhe analiza e rezultateve reale financiare me ato të planifikuara
1.1 Kontrolli i Brendshëm… (2)
Rol i veçantë i kontrollit të brendshëm është:
Të siguroj se raportet janë komplete, të sakta dhë të përdorshme,
Të rishikoj sigurin e të dhënave, Të siguroj zbatimin e vendimeve menaxheriale, Të ndërmarrë veprime ligjore, kur kërkohet nevoja, Të zbuloj dhe të parandalojë mashtrimet, Të ndërmarr iniciativa për zbatimin e kërkesave të kontrollit
të jashtëm, Të monitoroj zbatimin e rekomandimeve
1.1 Kontrolli i Brendshëm…(2)
Për të qenë efektiv kontrolli duhet t’u përmbahet disa parimeve siç janë:
Kontrolli duhet të ndërtohet në përshtatje më natyren e punës dhe të
organizimit të një organizatë
Bashkërenditja e kontrollit me planifikimin
Kostoja e ulët e kontrollit
Objektiviteti (informacioni i detajuar dhe i verifikuar)
Saktësia (nëse informacioni është i pa sakt ndikon negativisht ne vendim marrje)
Koha (informacioni të jetë jo vetem i sakt por të jepet edhe në kohë)
Fleksibiliteti (t’u përgjigjet në kohë kërkesave të reja si rezultat i ndryshimit organizativ)
Kuptushmëria (për atë që do ta përdorë)
1.1.1 Procesi i Kontrollit të Brendshëm
Etapat e këtij procesi janë:
Përcaktimi i standardeve të kontrollit (sipas të cilave do të
vlerësohet subjekti)
Hulumtimi (grumbullimi i të dhënave dhe lëndve lidhur me
subjektin)
Raportimi (i të dhënave lidhur me gjendjen)
Aksioni (rekomandimi i procedurave që duhet të ndiqen
për tejkalimin e gjendjes)
1.1.2 Përmasat e Kontrollit të Brendshëm
Kontrolli ushtrohet nga menaxheret e nivelit të lartë (top-menaxheri), dhe është kontroll me përmasa strategjike të organizatës që ndërlidhet më faktorët kryesor të mjedisit si dhe për veprimet me rëndësi kryesore për organizatën Kontrolli mund të klasifikohet në tri grupe: 1. Kontrolli paraprak: (fushë e këtij kontrolli janë burimet fizike
njerëzore,financiare dhe informative që hyjn në organizatë nga mjedisi i jashtëm. Kontrolli financiar është pika kyçe e tërë procesit të kontrollit)
2. Kontrolli i ndërmjetëm: (i përkushtohet ecuris së rregullt të punës së punonjësve me qëllim që menaxheret të marrin vendime të drejta)
3. Kontrolli përfundimtar: (zakonisht merret me sasinë, cilësinë dhe vlerën e produkteve dhe shërbimeve)
2. Kontrolli i Jashtëm
Kontrolli i jashtëm përfaqson vlerësimin e pavarur të sistemeve kontabiliste financiare dhe operative të organizatës.
Kontrolli i jashtëm (auditimi) kryhet nga ekspertë të licencuar ose firma të huaja të licencuara dhe të autorizuara për kryerjen e këtyre shërbimeve.
Kontrolli i jashtëm bëhet për këto qëllime:
Ekziston konflikti ndërmjet atyre që përgatisin informacionet për biznes dhe atyre që i shfrytëzojn ato informacione (pronaret, investitorët, qeveria etj.)
Informatat kanë konsekuenca të mëdha tek vendimmarrësit (deshirojn të
jenë të sigurtnë saktësinë e të dhënave) Ekëspertiza për përgatitjen e raporteve apo verifikimin e informatave
ekzistuese Kur shfrytëzuesit e informatave janë penguar të bëjnë vlerësimin e
drejtëpërdrejtë të cilësisë së informacionit
2. Kontrolli i Jashtëm- synimet…(1)
Kontrolli i jashtëm ka për synim:
Të vërtetoj nëse organizata gjatë përgatitjes së pasqyrave
financiare udhiqet nga standardet e vendosura të kontabilitetit
Të vërtetoj nivelin e zbatimit të këtyre standardeve
Të vërtetoj devijimet apo gabimet dhe të raportoj menaxherët apo
institucionet të cilat e kanë ngarkuar për kontroll
Rezultatet e kontrollit të jashtëm të organizatave publike t’i
dorzohen organeve qeveritare financiare
2.1 Parimet Themelore të Kontrollit të Jashtëm
Kontrolli i jashtë duhet të veprojë sipas “Kodit të etikës së kontabilitetit” i cili është shpallur nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (FNS).
Parimet etike nga të cilat udhëhiqet kontrolli i jashtëm janë:
1. Pavarësia 2. Ndershmëria 3. Objektiviteti 4. Kompetenca profesionale dhe kujdesi
inevojshëm 5. Besueshmëria 6. Sjellja profesionale dhe 7. Standarde teknike
2.2 Procesi i Kontrollit të Jashtëm
Procesi i kontrollit të jashtëm ndahen në hapat e mëposhtëm: Planifikimi: me anë të planifikimit kontrolli përcakton
fokusin dhe objektivat
Mbledhja dhe vlerësimi i fakteve: rezulton me grumbullimin e dokumentacionit nga departamente të ndryshme nga personeli i firmës – faktet e kontrollit mblidhen:
o Shiqimin e aktiviteteve operative
o Konfirmimin e saktësisë së informacionit
o Ekzaminimin fizik të aseteve
o Rrillogaritjen e regjistrave dhe raporteve etj
Komunikimi i rezultateve
FUNDI I LIGJERATES NR.11
PYETJE
DISKUTIME
KOMENTE
SYGJERIME
Fraud is not an
acceptable accounting practice.
……. Mashtrimi (fshehja) nuk është i pranueshëm në
praktikat e kontabilitetit