T e t o r 2 0 1 5 7170 L i a h o n a
FËMIJËT
Nga Erin Sanderson
Pasi Jezusi u ringjall dhe u kthye në qiell, Pjetri dhe Apostujt e tje-
rë predikuan në shumë vende, por vetëm te judenjtë.
Korneli ishte një oficer në ushtrinë romake. Ai besonte në Perëndi, por nuk ishte jude. Një engjëll iu shfaq atij dhe i tha të dërgonte njerëz që
të thërrisnin Pjetrin. Korneli i dërgoi burrat e tij për të gjetur Pjetrin dhe Fryma e Shenjtë i tha Pjetrit të shkon-te me ta.
Në shtëpinë e Kornelit, Pjetri u dha mësim shumë njerëzve që qenë mble-dhur atje. Ai u tregoi rreth ungjillit të Jezu Krishtit dhe ata e ndien Frymën
e Shenjtë dhe e dinin se ishte i vërtetë. Kur miqtë e Pjetrit zbuluan se ai kish-te predikuar te njerëz që nuk qenë judenj, ata u tronditën. Por Pjetri u tha se ai kishte mësuar se ungjilli i Jezu Krishtit është për këdo. (Shih Veprat e Apostujve 10:1–48; 11:1–18.) ◼Autorja jeton në Juta, SHBA.
Pjetri, Korneli dhe Engjëlli
K O H A E S H K R I M I T T Ë S H E N J T Ë
MAJ
TAS:
ILUS
TRIM
NG
A CR
AIG
STA
PLEY
; DJA
THTA
S: D
ETAJ
NG
A PA
MJA
E K
RISH
TIT,
NG
A HE
INRI
CH H
OFM
ANN,
ME
MIR
ËSIN
Ë E
C. H
ARRI
SON
CONR
OY
CO.
Mësoni së bashku rreth Dhiatës së Re këtë vit!
Kënga: Zgjidhni një këngë rreth punës misionare, të tillë si “We’ll Bring the World His Truth” [“Botës t’Vërtetën e Tij do t’i Sjellim”] (Children’s Songbook, f. 172).
Shkrim i Shenjtë: Mateu 28:19–20
Material filmik: Shkoni te Biblevideos. org për të parë “Peter’s Revelation to Take the Gospel to the Gentiles” [“Zbulesa
e Pjetrit për ta Çuar Ungjillin te Johebrenjtë”].
PËRGATITU PËR TË NDARË ME TË TJERËT!Një mënyrë për t’u bërë një misi-onar i mirë është të përpiqemi të bëhemi më shumë si Jezusi. Priti etiketat dhe plotëso një veçori të cilën do të dëshiroje ta ushtrosh. Ndoshta mund të punosh me të qenit “Plaku [Elder] i Sjellshëm” ose “Motra Mirënjohëse”. Vendose etiketën atje ku mund të të kujtojë për synimin tënd.
BISEDA FAMILJARELexo Mateu 28:19–20. Flisni rreth mënyrës se si mund ta ndani ungjillin me këdo. Mendoni për pyetjet që miqtë apo fqinjët tuaj mund të kenë rreth ungjillit. Ti mund të ushtrohesh për bërjen e pyetjeve dhe dhënien e përgjigjeve për to duke interpretuar me role me familjen tënde.
MotraPlaku
PlakuMotra
KËSHILLË PËR SHKRIMIN E SHENJTËNe mund t’i kuptojmë më mirë shkrimet e shenjta kur e ndajmë me të tjerët atë që po mësojmë. Lexo një fragment shkrimi të shenjtë me familjen tënde dhe fol rreth domethënies së fjalëve apo frazave të vështira, të asaj që shkrimi i shenjtë do të thotë për ty dhe të mënyrave për ta vënë në zbatim në jetën tënde.
MËSO MË SHUMËPërpara se Pjetri të thirrej për të qenë dishepull, ai ishte
peshkatar i njohur si Simon. Jezusi i dha atij emrin Pjetër që do të thotë “gur” ose ”shkëmb”. Pasi Jezusi u largua nga toka, Pjetri ishte Kryeapostulli dhe e udhëhoqi Kishën. Ai mbajti çelësat, apo autoritetin e priftërisë.