1
Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government
Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021
Prishtinë, shtator 2017
2
Përmbajtja Vizioni Programor 2017-2021 ....................................................................................................................... 4
I. SUNDIMI I LIGJIT ............................................................................................................................... 4
II. ZHVILLIMI EKONOMIK DHE PUNËSIMI ............................................................................................ 4
III. POLITIKA E JASHTME DHE INTEGRIMET EURO-ATLANTIKE ............................................................... 7
Politika e Jashtme ................................................................................................................................. 7
Dialogu me Serbinë ............................................................................................................................... 7
Integrimet në BE ................................................................................................................................... 7
Kontributi për siguri .............................................................................................................................. 7
IV. ZHVILLIMI SEKTORIAL ......................................................................................................................... 8
Arsimi .................................................................................................................................................... 8
Shëndetësia ........................................................................................................................................... 8
Infrastruktura ........................................................................................................................................ 8
Mirëqenia sociale .................................................................................................................................. 9
Kultura, rinia dhe sporti ........................................................................................................................ 9
Mjedisi dhe planifikimi hapësinor ......................................................................................................... 9
ZYRA E KRYEMINISTRIT ............................................................................................................................... 10
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME ............................................................................................................. 17
MINISTRIA PER KOMUNITETE DHE KTHIM .................................................................................................. 22
MINISTRIA E DIASPORËS DHE INVESTIMEVE STRATEGJIKE ......................................................................... 24
MINISTRIA E FORCËS SË SIGURISË .............................................................................................................. 27
MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS ................................................................................................................. 33
MINISTRIA E FINANCAVE............................................................................................................................. 39
MINISTRIA E SHËNDETËSISË ........................................................................................................................ 47
MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE ......................................................................................... 51
MINISTRIA E INTEGRIMIT EVROPIAN .......................................................................................................... 59
MINISTRIA E DREJTËSISË ............................................................................................................................. 64
MINISTRIA E INOVACIONIT DHE NDËRMARRËSISË ..................................................................................... 68
MINISTRIA E PUNËS DHE MIRËQENIES SOCIALE ......................................................................................... 72
MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKONOLOGJISË ............................................................................. 81
MINISTRIA E TREGTISË DHE INDUSTRISË .................................................................................................... 86
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ....................................................................................................... 89
3
MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK .......................................................................................................... 95
MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR ........................................................................... 107
MINISTRIA E ADMINISTRIMIT TË PUSHTETIT LOKAL ................................................................................. 110
MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL ................................................................. 119
MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE .................................................................................................... 127
MINISTRIA E ZHVILLIMIT RAJONAL ........................................................................................................... 133
4
Vizioni Programor 2017-2021 Qeveria e Republikës së Kosovës nën drejtimin tim do të jetë Qeveri e të gjithë qytetarëve, pa
dallim besimi, etnie, gjinie apo rajoni.
Kjo Qeveri në përputhje me Kushtetutën e vendit do të promovojë vlerat e lirisë, paqes,
demokracisë, barazisë dhe të respektimit të të drejtave dhe të lirive të individit, duke mos
devijuar për asnjë çast nga ligji, e drejta e pronës, mbrojtja e mjedisit, drejtësia sociale, ndarja e
pushteteve, ekonomia e tregut dhe vlerat e tjera që janë standard i shoqërive demokratike.
Synim i Qeverisë së Kosovës dhe imi si Kryeministër do të jetë krijimi i një standardi të ri të
qeverisjes dhe për të ndodhur kjo Programi Qeverisës është ndërtuar mbi këto shtylla:
- Sundimi i Ligjit;
- Zhvillimi ekonomik dhe Punësimi;
- Integrimet Euro-Atlantike;
- Zhvillimi Sektorial.
I. SUNDIMI I LIGJIT
Objektiv i Qeverisë sime është që në mandatin katër vjeçar të korruptuarit dhe rrjetet kriminale
të ballafaqohen me fuqinë e shtetit ligjor.
Ne do ta ndryshojmë dhe avancojmë kornizën ligjore në fushën penale dhe do të zhvillojmë
rishikimin e plotë dhe funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Në këtë kuadër, Kosova të themelojë Byronë Nacionale të Hetimeve dhe do të ndërtohet procesi
i ri i verifikimit të sigurisë (vetingut), porse shumë më përmbajtjesor dhe të plotë në krahasim
me atë të vitit 2009. Pasuria e fituar në aktivitetet kundër-ligjore do t’i kthehet të mirës publike.
Në Gjykatat e Kosovës janë qindra mijëra lëndë të pazgjidhura. Kjo gjendje nuk guxon të
vazhdojë më dhe do të përfundojë përmes rritjes së kapaciteteve profesionale, buxhetore dhe
efikasitetit në Gjyqësor.
Institucionet e zbatimit të ligjit të reformohen dhe avancohen në luftën kundër korrupsionit dhe
krimit të organizuar e transnacional, ndërsa menaxhimi i kufirit do të arrijë standardin
evropian.
Qeveria do të angazhohet që të anëtarësohemi me të drejta të plota në organizatat
ndërkombëtare dhe rajonale në fushën e sigurisë.
Opozita, shoqëria civile, ekspertët e brendshëm dhe të jashtëm, shoqatat me anëtarësi dhe
mediat të jenë natyrshëm pjesë aktive e formulimit të politikave në fushën e sundimit të ligjit
dhe monitorimit të zbatimit.
II. ZHVILLIMI EKONOMIK DHE PUNËSIMI
Zhvillimi i hovshëm dhe i qëndrueshëm ekonomik i mbështetur në potencialin njerëzor dhe
pasuritë natyrore të Kosovës është boshti i programit tim qeverisës. Vizioni im është rritja e
mirëqenies, hapja e vende të reja të punës dhe zhdukja e varfërinë ekstreme në Kosovë.
Në këtë mandat qeverisës do të targetojmë rritje të qëndrueshme ekonomike me normë
mesatare prej 5 deri në 7 për qind. Për të arritur këto norma që tejkalojnë substancialisht
mesataren e viteve të fundit, Qeveria do të fokusohet në implementimin me sukses të
5
reformave që kanë ndikim direkt në përmirësimin e ambinetit ekonomik, fiskal dhe financiar.
Masat programore pritet të rezultojnë në rritje të aktivitetit ekonomik, sidomos në industrinë
prodhuese, përpunuese dhe atë të shërbimeve, duke mbështetur zgjerimin e eksporteve,
zvogëlimin e importeve dhe rrjedhimisht përmirësimin e bilancit tregtar të vendit. Paralelisht,
Qeveria do të fokusoj resurset e veta në implementimin e projekteve të mëdha zhvillimore, të
cilat do të financohen përmes modaliteteve të ndryshme publiko-private. Implementimi i këtyre
projekteve përveç stimulimit afatmesëm, do ndikoj në transformimin afatgjatë të strukturës
ekonomike dhe në uljen e papunësisë.
Përgjatë mandatit, caqet programore të zhvillimit do të përkthehen në targete vjetore të rritjes
përmes Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, planit vjetor të punës së Qeverisë, dhe Buxheteve
vjetore.
Qeveria zotohet se, në baza të rregullta vjetore, Buxheti do të rritet në linjë me rritjen ekonomike
të vendit. Për më tepër, dhe si shtesë nga rritja ekonomike, buxheti do të shtohet si rezultat i
zvogëlimit të hendekut tatimor, respektivisht masave për reduktimin e informalitetit.
Përderisa rritja e Buxhetit është e rëndësishme, po aq e rëndësishme është edhe kualiteti i tij,
respektivisht përbërja strukturore e buxhetit. Në këtë kontekst, ne zotohemi për një Buxhet që
financon prioritetet strategjike të Qeverisë, me investime substanciale në fushat si Arsimi,
Shëndetësia, Rendi dhe Ligji, Infrastruktura, Bujqësia, Shëndetësia dhe fusha e Sigurisë.
Krahas financimit të investimeve publike me norma të larta të kthimit ekonomik e social, ne
zotohemi se do kujdesemi për të gjitha shtresat sociale, duke siguruar financim adekuat, dhe
njëkohësisht, reformim të politikave aktuale sociale për të siguruar se këto skema përkrahin ata
që janë në nevojë. Në lidhje me këtë, më lejoni të ju them se Qeveria zotohet për një rritje
ekonomike të balancuar dhe gjithëpërfshirëse, nga e cila do përfitojnë të gjithë qytetarët e
vendit.
Padyshim se rritja e qëndrueshme ekonomike dhe rritja e buxhetit do mundësoj edhe rritje të
pagave në sektorin publik. Në këtë kontekst, ne zotohemi se pagat e këtij sektori do të rriten për
të siguruar shpërblim adekuat për punë, dhe se kjo rritje do të jetë në linjë me rritjen e
produktivitetit të ekonomisë së vendit.
Investimet në pjesën më të madhe do të vijnë nga sektori privat. Me qëllim të rritjes dhe
efikasitetit të këtyre investimeve, ne do të përshtatim politikat kreditore dhe modalitetet për
partneritet publiko-privat.
E dimë që investimet e jashtme direkte janë të domosdoshme për realizimin e dinamikës sonë
të projektuar për zhvillimin ekonomik. Për tërheqjen e tyre, do të sigurojmë sundim të rendit
dhe ligjit, infrastrukturë ekonomike dhe siguri të plotë për investitorët.
Qeveria e Kosovës do ta ketë ofertën e vet të qartë dhe kredibile për të gjithë investitorët e
mundshëm. Kjo i ka munguar Kosovës deri më tash.
Përmes këtyre politikave do të krijohen kushte të veçanta lehtësuese për investimet e diasporës
sonë në ekonominë e vendit.
Si Qeveri synojmë të zhvillojmë ndërmarrësinë dhe iniciativën private përmes inovacioneve dhe
me fokus zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) prodhuese dhe shërbyese, si
6
parakusht për rritje të punësimit, rritje të konkurueshmërisë dhe rrjedhimisht rritje të sektorit
privat (veçanërisht të të rinjve dhe grave).
Rritja e të hyrave buxhetore do të realizohet përmes eliminimit te evazionit fiskal, zvogëlimit te
ekonomisë informale dhe rritjes se aktiviteteve ekonomike investuese, prodhuese dhe
eksportuese. Nuk do të ketë rritje të normave të tatimeve dhe doganave, por do të ketë shtrirje
të mbledhjes së obligimeve fiskale.
Buxheti i Kosovës do të jetë stabil dhe i balancuar. Do të ndërtojmë partneritet me Fondin
Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore dhe institucionet tjera financiare ndërkombëtare.
Për prodhuesit bujqësor nga buxheti do të ndajmë fonde për subvencionimin e prodhimeve
blegtorale, për pemëtari, perimtari, vreshtari dhe bletari. Këto veprimtari do të mundësojnë
punësim dhe vetëpunësim në shkallë të gjerë të popullsisë rurale.
Buxheti i rritur për bujqësinë do të shpenzohet në subvencionim direkt, në rritjen e fondeve për
zhvillim rural; mbështetjen e kërkimeve bujqësore dhe rritjen e njohurive profesionale si në
bujqësi, blegtori dhe tregtim; mbështetjen e vazhdueshme të tregut nëpërmjet subvencionimit të
bujqësisë dhe blegtorisë; zhvillimin e shërbimeve këshillimore si dhe përmirësimin e
infrastrukturës rurale.
Kosova është njëri ndër vendet më të pasura në Evropë me pasuri nëntokësore. Prioritet do të
jetë shfrytëzimi i potencialeve të brendshme – resurset njerëzore që kemi së bashku me resurset
mbitokësore dhe nëntokësore.
Kosova ka rezerva minerale dhe thëngjillit në vlerë rreth 1 trilion dollarë. Objektivat tona
synojnë që përmes sektorit të energjisë dhe sektorit minerar t’i kthejnë këto resurse në
gjenerator të fuqishëm të rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Kosova asnjëherë nuk do të ketë vështirësi në sigurimin e qëndrueshëm të furnizimit me
energji.
Që në dy ditët e para të Qeverisjes sime, kam marrë me seriozitet të plotë gjetjen e zgjidhjes së
prodhimit të energjisë. Ajo që ishte vonuar me vite të tëra dhe vetëm për shkak të neglizhencës
dhe pafuqisë së vendimmarrjes, u zgjodh në pak ditë dhe me mbështetje të plotë të të gjitha
palëve.
Eskavatorët e KEK-ut rifilluan punën pas një ndërprerje 14 muajsh, si pasojë e
mosmarrëveshjeve midis banorëve të asaj zone dhe KEK-ut.
Do të sigurojmë përfshirjen e Kosovës në rrjetin rajonal të gazit natyror, përkatësisht projektin e
Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), duke i krijuar Kosovës mundësi më të mëdha për zhvillim
dhe të ardhme në rrjetin ndërkombëtar të gazit natyror.
Do të sigurojmë në vazhdimësi përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes; avancimin e mëtejmë
të politikave tregtare; Mbrojtjen e produkteve vendore; dhe Rritjen e rezervës shtetërore të
mallrave, duke përfshirë edhe produkte të reja.
Do të zhvillojmë zona ekonomike; përmirësojmë qasjen në financa për ndërmarrjet e vogla dhe
të mesme përmes krijimit të lehtësirave financiare dhe ligjore. Rëndësi të veçantë do të kenë
politikat zhvillimore për turizmin rural dhe agro-turizmin; si dhe zhvillimin e resorit turistik
multi-funksional “Brezovica”.
7
III. POLITIKA E JASHTME DHE INTEGRIMET EURO-ATLANTIKE
Politika e Jashtme
Forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës mbetet objektiv parësor, me mision të
posaçëm në arritjen e njohjeve të reja, anëtarësimin e plotë në organizatat ndërkombëtare e
rajonale dhe sjelljen e investimeve të huaja direkte në Kosovë.
Politika jonë e jashtme bazohet në vlerat e lirisë, paqes dhe bashkëpunimit mes popujve dhe
shteteve, si dhe reciprociteti.
Qeveria e Kosovës do të investojë në fuqizimin dhe thellimin e partneritetit special me Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, si partneri më i rëndësishëm i Kosovës dhe popullit të saj.
Bashkëpunimi strategjik me vendet mike do të shtohet dhe fuqizohet.
Kosova ka dhe do të thellojë partneritetin strategjik me Shqipërinë me qëllim të zhvillimit të
ngushtë politik, ekonomik dhe kulturor.
Parimi themelor në fushën e bashkëpunimit rajonal është fqinjësia e mirë dhe konstruktive
përmes raporteve bilaterale dhe rajonale.
Zgjidhja e çështjes së shënjimit të kufirit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit
të Zi nuk do të vonojë. Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndër-shtetëror që kemi pasur
dhe do të kemi edhe në të ardhmen, kjo çështje do të merr epilogun e duhur.
Dialogu me Serbinë
Ne synojmë ndërtim të marrëdhënieve fqinjësore edhe me Serbinë. Mbi bazën e përcaktimit të
kornizës kohore dhe zhvillimit të konsensusit të brendshëm politik e qytetar do ta përmbyllim
suksesshëm procesin e dialogut me Serbinë.
Integrimet në BE
Synimi ynë është integrimi në Bashkimin Evropian. Kosova do të bëhet BE, duke kryer me
përkushtim detyrat e shtëpisë në të mirë të jetës së secilit qytetar të Kosovës.
Ne synojmë marrjen e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE deri në vitin 2020. Do të
përmbushim kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave dhe do të zbatojmë në tërësi
Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA).
NATO
Kosova, pa asnjë dilemë, synon anëtarësimin në NATO. Po ashtu, prania e vazhdueshme e
NATO-s në Kosovë është siguri dhe mundësi shtesë për shtetin, dhe qytetarët e Kosovës.
Ne do të transformojmë FSK-në në FAK në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n, duke
siguruar kështu vazhdimin e përkrahjes së plotë në profesionalizimin e forcave tona të
armatosura sipas standardeve të NATO-s.
Kontributi për siguri
Kosova është e vendosur dhe do të thellojë kontributin dhe angazhimin e saj në sigurinë
rajonale. Kosova do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë rolin e vet në Koalicionin Global kundër
Terrorizmit. Po ashtu, Kosova do të jetë aktive në ofrimin e kapaciteteve të veta për të
kontribuar krahas vendeve aleate për sigurinë globale.
8
IV. ZHVILLIMI SEKTORIAL
Arsimi
Arsimi në Kosovë është në një shkallë dëshpëruese të zhvillimit të tij. Duke mos mohuar asnjë
përpjekje që është bërë gjatë këtyre viteve në këtë fushë, arsimi në Kosovë ka nevojë për
reformim rrënjësor, në të gjitha nivelet e tij.
Është koha e fundit që arsimi i lartë të mos funksionojë si biznes dhe universitetet të mos
shndërrohen në institucione për prodhimin e njerëzve me diplomë.
Më në fund, ne duhet të vendosim disa norma që janë në përputhje me standardet bile rajonale
të arsimit e mos të na ndodhë më që në hulumtimet ndërkombëtare të renditemi të fundit.
Përgatitja profesionale, që nga niveli i mesëm e deri tek ai akademik do të jetë ne funksion të
plotësimit të kërkesave të ekonomisë, shoqërisë dhe realizimit të aspiratave individuale.
Shëndetësia
Jam thellësisht i brengosur për gjendjen e shëndetësisë në vend. Të pakënaqur janë edhe
qytetarët edhe punëtorët shëndetësor, pa mohuar kontributin individual të punonjësve
shëndetësor.
Qëllimi im i parë është sigurimi i mbrojtjes shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës së
Kosovës.
Mjekësia familjare, mjekësia shkollore dhe mjekësia e punës, shërbimet e kujdesit në shtëpi dhe
sidomos shërbimet e emergjencës do të reformohen në tërësi për t’i shërbyer këtij qëllimi.
Qëllimi i dytë është sigurimi i shërbimeve shëndetësore të cilësisë së lartë për qytetarët e
Kosovës, ndërsa për punëtorët shëndetësor dinjitet personal dhe profesional.
Më tutje, Sistemi i Integruar i Informimit Shëndetësor do të zhvillohet dhe funksionalizohet,
duke përmirësuar vazhdueshëm infrastrukturën dhe teknologjinë mjekësore. Ne do të
kujdesemi që ta fuqizojmë kujdesin parësor shëndetësor, duke përmirësuar qasjen në shërbimet
shëndetësore, përfshirë edhe vendet më të larta rurale.
Për të arritur këto, na nevojitet shpërndarja adekuate e burimeve njerëzore, bazuar në nevojat e
sektorit të shëndetësisë.
Infrastruktura
Duam të krijojmë ambient për zhvillim të sigurt, kualitativ dhe funksional të sistemeve të
transportit; lidhje me korridoret pan-evropiane; dhe përmirësimin e sigurisë në komunikacion.
Do të përfundojmë: Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit; Autostradës Morinë-Prishtinë-
Merdare; Autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë; Segmentin Zahaq-Pejë; Zgjerimin e
rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë; Zgjerimin e rrugës regjionale Komoran-Skënderaj dhe
Podujevë-Prishtinë; Rikonstruimin e rrugës Klinë-Gjakovë-Morinë (kufiri me Shqipërinë);
9
Rikonstruimi i rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren; Ndërtimin e rrugës Deçan-kufiri me
Malin e Zi.
Mirëqenia sociale
Të gjithë individëve, të cilët për shkak të moshës, shëndetit, apo çfarëdo arsyeje tjetër jo
subjektive nuk mund të sigurojnë të ardhura personale, nga qeveria do t’iu garantohet jetë e
dinjitetshme dhe përkujdesje nga shteti.
Qeveria do të ketë synimin: ofrimin e shërbimeve të aftësimit profesional në përputhje me
kërkesat e tregut e punës; avancimin e kushteve të punës të punëtorëve, garantimi i
standardeve minimale të sigurisë dhe shëndetit në punë, konform standardeve ndërkombëtare
nëpërmjet avancimit të kornizës ligjore; fuqizimin e mekanizmave të bashkëpunimit me
partneret social, promovimin të dialogut social, si dhe ngritjen e kapaciteteve për Këshillin
Ekonomiko – Social; zhvillimin e formulës së financimit dhe grantit specifik për financimin e
shërbimeve sociale në nivel komunal; trajtimin dhe ri-shikimin e skemave të aftësisë së
kufizuar, në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të personave me aftësi të
kufizuar; reformimin e sistemit pensional në Kosovë, duke përfshirë aspektet legjislative dhe
organizative, dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Përkushtim i plotë i Qeverisë është sigurimi i të drejtave të kategorive të dala nga lufta me
fokus zbatimin e legjislacionit për këto kategori.
Në tërësi, Qeveria do të kontribuojë në zvogëlimin e numrit të familjeve me asistencë sociale
përmes politikave të punësimit, krijimin e marrëdhënieve kontraktuale me bizneset për rritjen e
numrit të të punësuarve, promovimin e rinisë si fuqi punëtore përmes fuqizimit të Fondit të
vetëpunësimit.
Kultura, rinia dhe sporti
Do të krijojmë kushte ku vlerat kulturore dhe artistike ta gjejnë afirmimin e duhur, sikurse edhe
do ta mbështesim diplomacinë kulturore.
Investimet në kulturë nuk janë vetëm promovim i vlerave dhe identitetit tonë. Në një të ardhme
të afërt ato do të shndërrohen në gjenerues të të hyrave për shoqërinë dhe shtetin, si dhe aset i
fuqishëm për studim dhe krijim.
Do të promovojmë dhe mbështesim rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset
vendimmarrëse. Qëllime të qeverisë janë edukimi jo-formal, punësimi, promovimi shëndetësor
dhe siguria e tyre.
Kosova ka dëshmuar dhe po dëshmon se mund të nxjerrë talentë sportiv të rangut botëror.
Prandaj, gjatë këtij mandati, ne do të arrijmë të: Hartojmë strategjinë e sportit 2018-2022;
Modernizojmë Infrastrukturën sportive sipas standardeve ndërkombëtare; Ndryshojmë dhe
plotësojmë Ligjin për Sport; Masivizojmë sportin; Mbështesim dhe zhvillojmë sportin cilësor;
dhe të ngrisim kapacitetet profesionale në sport.
Mjedisi dhe planifikimi hapësinor
Degradimi i mjedisit në formën e të gjitha llojeve të ndotjeve, dëmtimi brutal i shtretërve te
lumenjve, prerja e pakontrolluar e pyjeve, derdhja e ujërave të zeza në lumenj pa kurrfarë
10
trajtimi, ndërtimet e egra në çdo zonë të Kosovës si dhe shume dukuri të tjera abusive në mjedis
dhe hapësirë janë tanimë fenomen.
Kështu, ne synojmë të arrijmë: përmirësimin e gjendjes së mjedisit; Administrimin dhe
menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve ujore dhe rehabilitimi i shtretërve të lumenjve;
Fuqizimin e menaxhimit të parqeve kombëtare dhe zonave tjera të mbrojtura të natyrës; dhe
fuqizimin e planifikimit hapësinor, ndërtimit, banimit, administrimi i tokës dhe zhvillimi i
kadastrit.
ZYRA E KRYEMINISTRIT Lista e objektivave të Zyrës së Kryeministrit për Programin e Qeverisë 2017-2021
1. Qeverisja e mirë 2. Avancim i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës 3. Fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri 4. Përmirësimi i sistemit të planifikimit dhe koordinimit të politikave dhe legjislacionit. 5. Zhvillimi i një sistemi rregullativ lehtësues për bizneset dhe qytetarët 6. Koordinimi më i mirë me Kuvendin e Kosovës 7. Menaxhimi më i mirë i pozitave të larta drejtuese 8. Përmirësimi i Cilësisë së Informacioneve Statistikore 9. Fuqizimi i Standardeve të Cilësisë dhe Sigurisë së Ushqimit
Përshkrimi i Objektivave të Zyrës së Kryeministrit
1. QEVERISJA E MIRË
a) Gjithë përfshirje, transparencë dhe pjesëmarrje e publikut në vendimmarrje
Qeveria e Kosovës do të fokusohet në promovimin e qeverisjes së mirë me qëllim të sigurimit të
gjithëpërfshirjes, transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje.
Do të punohet në promovimin e informacioneve të hapura dhe lejimit të qytetarëve,
organizatave të shoqërisë civile dhe publikut të gjerë që të përfshihen si partner në krijimin,
zbatimin dhe monitorimin e politikave publike.
Në ofrimin e shërbimeve publike të orientuara drejt qytetarëve do të mbështetet përdorimi i
avancuar dhe inovativ i teknologjive informative.
b) Forcim dhe zhvillimin i bashkëpunimit të qeverisë me shoqërinë civile
Duke qenë se është e vetëdijshme se një shoqëri civile e fortë dhe aktive është një përbërës
thelbësor i qeverisjes demokratike dhe zhvillimit të përgjithshëm social dhe ekonomik, Qeveria
e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të bëjë përpjekje në krijimin e një mjedisi përkrahës
ligjor, institucional dhe ekonomik për zhvillimin e shoqërisë civile.
Për këtë qëllim, qeveria do të zhvillojë aktivitete dhe masa me prioritet të cilat do të përfshihen
në Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile, së bashku me mekanizmat për
zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e saj efektiv.
11
Qeveria posaçërisht do të fokusohet në avancimit e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje
përmes zbatimit të standardeve minimale për konsultime me publikun dhe rritjen e
kapaciteteve të ministrive dhe shoqërisë civile për dialog domethënës me qytetarët dhe
shoqërinë civile në politik bërje.
Krahas kësaj, qeveria do të siguroj zbatimin efektiv të standardeve, kritereve dhe procedurave
të financimit publik të programeve dhe projekteve të organizatave të shoqërisë civile, në
përputhje me parimet e transparencës dhe llogaridhënies.
Me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve publike për qytetarët, do të krijohet bashkëpunim
më i mirë me OShC-të në ofrimin e shërbimeve publike. Duke pasur parasysh rolin thelbësor të
vullnetarizmit në kohezionin social të vendit dhe nxitjes së qytetarisë aktive demokratike, do të
zhvillohet një kornizë ligjore integrale për të mbështetur zhvillimin e vullnetarizmit.
Vëmendje e veçantë do të tregohet ndaj përmirësimit të reagimit të qeverisë ndaj prurjeve që
vijnë nga qytetarët, shoqëria civile, sektori privat dhe palët e tjera të interesuara me qëllim të
nxitjes së politik bërjes pjesëmarrëse dhe të bazuar në dëshmi dhe në rikthimin e besimit të
publikut në punën e të gjitha institucioneve publike.
c) Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit
Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet fuqishëm në parandalimin dhe luftimin e
korrupsionit. Në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore do të mbështes në të
gjitha format institucionet kompetente për zhvillimin e një lufte sa më efikase kundër kësaj
dukurie negative.
Qeveria do të përkushtohet që të krijoj një sistem të përgjegjshëm dhe efikas kundër
korrupsionit, i cili do të jetë në gjendje për të arritur rezultate të prekshme drejt eliminimit
maksimal të kërcënimeve të korrupsionit.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të zhvillojë dhe përmirësojë bashkëpunimin
ndërkombëtar dhe rajonal me qëllim të luftimit të korrupsionit, forcimin e integritetit dhe
ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucionet e qeverisjes publike.
Për arritjen e këtyre objektivave, Qeveria, në veçanti do të fuqizojë mekanizmat për
identifikimin e parregullsive në çdo institucion publik dhe duke ofruar mbrojtje për të
gjithë raportuesit e korrupsionit në përputhje me standardet ndërkombëtare, zbatimin e
kodeve të etikës në administratën publike, luftën kundër nepotizmit dhe parandalimin e
korrupsionit brenda agjencive të zbatimit të ligjit.
Qeveria do të intensifikojë koordinimin dhe bashkëpunimin në kuadër të përpjekjeve të
përbashkëta kundër-korrupsionit në mes të sektorit privat, sektorit publik dhe shoqërisë civile
si dhe në monitorimin e zbatimit të politikave kundër-korrupsionit. Zbatimi i plotë i detyrimeve
që dalin nga Strategjia Kundër Korrupsionit do të jetë prioritet i lartë i Qeverisë së Republikës
së Kosovës.
Qeveria do të angazhohet në luftimit të radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm, parandalimin
dhe luftimin e trafikimit me qeniet njerëzore, si dhe të ofrojë mbrojtjen dhe ndihmën e
nevojshme viktimave të krimeve të dhunës (trafikimit më qenie njerëzore, dhunës në familje,
krimit të organizuar, etj.)
12
2. AVANCIM I MBROJTJES SË TË DREJTAVE TË NJERIUT NË REPUBLIKËN E
KOSOVËS
Qeveria do të jetë e përkushtuar në respektimin e të drejtave civile, politike, ekonomike dhe
sociale të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nga përkatësia e tyre nacionale, etnike,
fetare, raciale, gjinore, orientimi seksual, ashtu siç janë të garantuara me Kushtetutë dhe
legjislacionin në fuqi
Qeveria do të vazhdojë me avancimin e kornizës ligjore dhe institucionale në funksion të
mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, e cila nënkupton zbatimin e legjislacionit
ekzistues në fushën e të drejtave të njeriut, si dhe harmonizimin dhe inicimin e hartimit të
legjislacionit dhe politikave për fushat ku ka nevojë imediate. Gjithashtu do të punohet në
fuqizimin e kornizës strategjike për të drejtat e njeriut duke siguruar qasje afatgjatë.
Qeveria e Kosovës do të respektojë dhe zbatojë të drejtat e komuniteteve pakicë në Kosovë,
duke treguar përkushtim për integrimin e plotë të tyre në shoqërinë kosovare, dhe duke
siguruar përdorimin e gjuhëve zyrtare sipas legjislacionit në fuqi. Qeveria do të angazhohet në
krijimin e mundësive për gjithëpërfshirje në arsimin primar dhe sekondar, integrimin dhe
angazhimin e tyre në jetën publike, dhe mbështetje në aspektin e aktivizimit ekonomik të tyre.
Një përkushtim i veçantë do t’i kushtohet të drejtave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe
Egjiptas.
Qeveria, gjithashtu do të fokusohet në zbatimin dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve, atyre
ekonomike, sociale e kulturore, të personave me aftësi të kufizuar, të komunitetit LGBT, të
organizimit sindikal, të pronës, të refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda në Kosovë.
Qeveria e Kosovës do ti jap prioritet adresimit të stigmës që rrethon të mbijetuarat/it e dhunës
seksuale gjatë luftës në Kosovë, dukë siguruar mbrojtjen e kësaj kategorie përmes plotësimit të
kornizës ligjore. Një rol shumë të rëndësishëm në tërë këtë proces, i cili kërkon përkushtim dhe
koordinim të mirëfilltë institucional, do ta ketë Grupi Koordinues Ndërministror për të Drejtat e
Njeriut në Republikën e Kosovës, i cili do të udhëhiqet nga Kryeministri.
Qeveria e Kosovës do të intensifikojë bashkëpunimin rajonal në adresimin e kërkesave për
zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur, rritjen e bashkëpunimit me akterë ndërkombëtare
dhe vendor. Në këtë kontekst do të shtojmë përkrahjen ndaj familjeve të personave të zhdukur,
sigurimin e informatave të reja dhe procedimi i lokacioneve apo rasteve të hapura si dhe
trajtimi i mbetjeve mortore.
3. FUQIZIMI I ROLIT TË GRUAS NË SHOQËRI
Qeveria do të fokusohet në fuqizimin e rolit dhe pozitës së grave dhe vajzave në shoqëri,
sidomos avancimit të pozitës së tyre në pozitat vendimmarrëse, hartimin dhe zbatimin e
politikave adekuate për fuqizim ekonomik të tyre, me qasje ndër sektoriale të përcjella me
resurse adekuate për zbatim.
Qeveria do të vazhdoj me fuqizimin e mekanizmave institucional për barazi gjinore, si dhe
mekanizmave institucional për mbrojtjen nga diskriminimi, përmes Zbatimin me rigorozitet të
Ligji për Barazi Gjinore dhe rregulloreve përkatëse për forcimin e mekanizmave gjinorë në nivel
vendi, ligjit kundër diskriminimit dhe rekomandimeve të Avokatit të Popullit.
13
Do të miratohet Programi i Kosovës për Barazi Gjinore me mjete adekuate financiare i cili do të
jetë platformë pune për të gjitha institucionet e RKS. PKBGJ-ja e re do te ketë një vizion
kombëtar, qëllimet dhe objektivat, dhe planin përkatës të veprimit, përfshirë përgjegjësitë,
burimet dhe afatet kohore për aktivitetet relevante për avancimin e parimeve të barazisë
gjinore, përmbushjen e të drejtave të grave dhe arritjen e një shoqërie paqësore, të begatë dhe
harmonike për gratë dhe burrat në Kosovë.
Miratimin e aktit normativ dhe zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinorë si metodë
planifikimi të buxhetit bazuar ne nevojat e grave dhe burrave në Kosovë për zhvillim të
qëndrueshëm gjithëpërfshirës dhe mirëmenaxhimin e burimeve njerëzorë dhe financiare ne
përmbushje te parimeve të qeverisjes së mirë për efektivitet efiçencë llogaridhënie dhe
transparencë.
4. PËRMIRËSIMI I SISTEMIT TË PLANIFIKIMIT DHE KOORDINIMIT TË POLITIKAVE
DHE LEGJISLACIONIT.
Për të siguruar Qeverisje të mirë, dhe zbatim të drejtë të politikave dhe legjislacionit, Zyra e
Kryeministrit do të fokusohet në përmirësimin e mëtejmë të sistemit të planifikimit strategjik.
Në këtë drejtim, Qeveria zotohet në zhvillimin e sistemit të planifikimit për të siguruar
integrimin e plotë të praktikave dhe proceseve të monitorimit për rezultate më të mira të
zbatimit dhe llogaridhënie, përfshirë dhe koordinimin dhe mbikëqyrjen e hartimit të
legjislacionit. Për të arritur këto synime do të fokusohet në këto aspekte:
a. Përmirësimi i mëtejshëm i kornizës strategjike, duke përmirësuar ndërlidhjen e
dokumenteve strategjike, nëpërmjet koordinimit dhe vendimmarrjes më të mirë.
Ky prioritet fokusohet në harmonizimin dhe ndërlidhjen e të gjitha dokumenteve planifikuese,
duke përfshirë edhe dokumentet që derivojnë nga procesi i integrimit evropian, përmes
fuqizimit të mekanizmave koordinues dhe institucional dhe vendosjes së një kalendari të
integruar të planifikimit strategjik. Përmirësimi i planifikimit strategjik të politikave sektoriale
dhe kombëtare për përmbushjen e detyrimeve të MSA-së dhe të prioriteteve të tjera, bazuar në
një qasje të harmonizuar me kornizën kombëtare, me qëllim të përgatitjes për fazën e ardhshme
të aderimit në BE përbënë një fokus tjetër të rëndësishëm. Gjithashtu, fokus tjetër i këtij objektivi
është konsolidimi i kornizës strategjike sektoriale, përmirësimi i cilësisë së planifikimit sektorial,
duke përfshirë kostimin dhe prezantimin e indikatorëve të performancës gjatë procesit të
planifikimit.
b. Ndërlidhja më e mirë e kornizës për planifikim strategjik me planifikimin e
burimeve të brendshme dhe të jashtme për të siguruar përballueshmërinë financiare
dhe zbatimin e planeve strategjike.
Kjo nënkupton fuqizimin e ndërlidhjes ndërmjet dokumenteve afatmesme planifikuese të
Qeverisë (SKZH, PKZMSA, PRE) me KASH dhe buxhetin vjetor; rritje të ndërlidhjes ndërmjet
projekteve për investime publike me prioritetet e SKZH-së dhe strategjitë sektoriale përmes një
dialogu dhe procesi konsistent të prioritizimit, si pjesë përbërëse e planifikimit të KASH-
it/buxhetit vjetor; dhe menaxhim efektiv të ndihmës së jashtme, duke fuqizuar proceset e
planifikimit dhe programimit me qëllim të harmonizimit dhe ndërlidhjes të fondeve të jashtme
me prioritetet e Qeverisë dhe KASH.
14
c. Integrimi i plotë i praktikave dhe proceseve të monitorimit për të siguruar rezultate
më të mira të zbatimit dhe llogaridhënies për përmbushjen e objektivave të
vendosura të Qeverisë.
Qëllimi kryesor i objektivit është përmirësimi i sistemit të monitorimit të dokumenteve kryesore
të planifikimit, duke përfshirë vendosjen e një procesi sistematik të monitorimit dhe vlerësimit
të strategjive sektoriale. Gjithashtu, ky objektiv ka për synim vendosjen e një Sistemi të
Integruar të Monitorimit përmes Planit Vjetor të Punës së Qeverisë, me qëllim që të sigurojë për
Qeverinë informacionin e nevojshëm në lidhje me monitorimin për të përcjellë zotimet kryesore
të saj (duke përfshirë po ashtu të gjitha iniciativat e dakorduara të integrimit evropian, ku
synohet të avancohet dhe integrohet edhe sistemi i monitorimit dhe raportimit të PKZMSA-së.);
dhe t’i sigurojë Qeverisë, institucioneve të Qendrës së Qeverisë, si dhe menaxhmentit të lartë të
ministrive informacion të plotë mbi realizimin e planeve operative të ministrive.
d. Ngritja e kapaciteteve të administratës për planifikim dhe koordinim të politikave
për arritje të rezultateve më të mira të planifikimit si dhe përmirësimi i funksionimit
të mekanizmave koordinues në aspektin e planifikimit dhe ekzekutimit.
Përmes këtij objektivi synohet të arrihet ndërtimi dhe ngritja e kapaciteteve për proceset e
ndryshme të sistemit të planifikimit të integruar, duke u bazuar në intervenimet ekzistuese dhe
të planifikuara të institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Gjithashtu, theks i
veçantë do të vihet në ngritjen e kapaciteteve për fuqizimin e koordinimit dhe strukturave
vendimmarrëse, zhvillimin e politikave në kontekst të integrimit evropian dhe menaxhimit të
ndihmës së jashtme.
5. ZHVILLIMI I NJË SISTEMI RREGULLATIV LEHTËSUES PËR BIZNESET DHE
QYTETARËT
Qeveria gjatë mandatit të saj zotohet në vendosjen e një sistemi rregullativ lehtësues për
bizneset dhe qytetarët. Në këtë aspekt, aranzhimet e ndryshme të politikbërjes janë të
nevojshme për të siguruar që legjislacioni i zhvilluar dhe i propozuar në kuvend të jetë i bazuar
në dëshmi. Si rrjedhim, prioritet i qeverisë është rishikimi i procesit të zhvillimit të politikave
për të siguruar se veglat e duhura të analizimit të propozim-politikave janë të vendosura dhe
përdoren me rastin e propozimeve të reja. Fokus i veçantë do t’i kushtohet përdorimit të
mjeteve që sigurojnë zhvillim të politikave miqësore për bizneset që ndër të tjerash janë si në
vijim: Testi i NVM-ve, Modeli i Kostimit Standard dhe Testi i Konkurrueshmërisë Rregullative.
Qeveria e vetëdijshme se ngarkesat administrative dhe zbatimi joefikas i legjislacionit rëndojnë
një ekonomi e cila synon rritjen. Gjithashtu, duke qenë të vetëdijshëm se këto ngarkesa
reflektohet me shërbime joefikase për kompanitë të cilat ngarkohen me procedura
administrative. Veçanërisht, ulja e ngarkesave administrative është e rëndësishme për secilin
qytetarë të Kosovës dhe Qeveria zotohet që gjatë mandatit të saj t’i kushtoj kujdes që
legjislacioni i propozuar është efektiv dhe efikas për zbatim nga bizneset.
Veç kësaj, Qeveria zotohet që të vendos bazat e bashkëpunimit të mirëfilltë me Kuvendin për të
shikuar mundësitë e inicimit të një programi të përgjithshëm për thjeshtësimin e procedurave
administrative ku përfshirja e të gjitha palëve të interesuara do të bëhet përmes një Grupi të
Nivelit të Lartë për ngarkesa administrative.
15
Kështu, Qeveria do të zotohet në zvogëlimin e numrit të licencave dhe lejeve të zvogëlohet për
të siguruar zbatim më efektiv dhe efikas të kërkesave rregullative. Kjo do të bëhet në konsultim
me të gjitha palët dhe duke u bazuar në diskutimet me komunitetit të bizneseve.
Çdo Qeveri është e vetëdijshme që programet e tyre dhe strategjitë zbatohet përmes Planeve të
Punës. Si rrjedhim, për të siguruar se prioritetet e Qeverisë zbatohen do të vendoset përfshirja e
zbatimit të Planit Indikativ Shumë Vjeçar të Punës së Qeverisë ku do të paraqiten të gjitha
aktivitetet e planifikuara. Një plan i tillë mundëson monitorim të zbatimit të prioriteteve të
Qeverisë.
Qeveria zotohet të forcojë komunikimin me publikun dhe ndërlidhjen me Prioritete të Qeverisë.
Si rrjedhim, vendimet e rëndësishme do të komunikohen në mënyrë efektive që të arrijnë
audiencën e pikësynuar. Për këtë qëllim synim i qeverisë është që përmes procesit të zhvillimit
të Koncept Dokumentit për Përmirësimin e Komunikimit të Politikave të paraqes përmirësimet
e nevojshme dhe fillimin e zbatimit të tyre.
Rregullorja e Punës së Qeverisë e miratuar në vitin 2011 do të rishikohet duke u bere me
fleksibilitet të arsyeshëm për përgatitjen e vendimeve nga Qeveria. Ndër të tjerash, rregullorja e
rishikuar do të përmbajë edhe aspekte të Vlerësimit të Ndikimit ka rëndësi kyçe në zhvillimin e
politikave miqësore për bizneset. Kështu që synohet përditësimi i kësaj rregulloreje e cila
siguron fleksibilitet për shumëllojshmërinë e vendimeve e Qeverisë.
Zbatim i prioriteteve të lartpërmendura mund të bëhet vetëm përmes një riorganizim
profesional të ZKM-së. Prandaj, Qeveria zotohet që riorganizimi i tillë të përfshijë aspekte të
cilat sigurojnë zhvillimin e politikave më miqësore për bizneset dhe qytetarët.
6. KOORDINIMI MË I MIRË ME KUVENDIN E KOSOVËS
Qeveria gjatë mandatit të saj do të sigurojë që një Ministër të jetë i caktuar si kujdestar që në
bashkëpunim me Sekretariatin Koordinues të Qeverisë të lehtësojë koordinim në nivel politik të
punës me Kuvendin e Republikës së Kosovës.
7. MENAXHIMI MË I MIRË I POZITAVE TË LARTA DREJTUESE
Qeveria synon sigurimin e procesi të përzgjedhjes në harmoni me rekomandimet e Agjencisë
Kundër Korrupsionit. Gjithashtu, Qeveria zotohet që me ndryshimin e Ligjit për Shërbimin
Civil ne pajtim e Koncept për shërbimin civil të gjej modalitete për menaxhim më efikas për
pozitat e larta drejtuese përmes një trupe unike në kuadër të ZKM-së.
8. PËRMIRËSIMI I CILËSISË SË INFORMACIONEVE STATISTIKORE
Informacionet statistikore janë të rëndësisë thelbësore për zhvillim të politikave miqësore. Në
këtë drejtim synohet përmirësimi i tyre me fokus në nevojat e shfrytëzuesve dhe integrimi në
sistemin statistikore të BE-së. Kjo kërkon edhe ngritje të kapaciteteve dhe përmirësimin e
bashkëpunimit ndërkombëtar.
9. FUQIZIMI I STANDARDEVE TË CILËSISË DHE SIGURISË SË USHQIMIT
Qeveria gjatë mandatit të saj synon në avancimin e standardeve cilësisë dhe sigurisë së
ushqimit. Gjithashtu do të rris nivelin e monitorimit për të siguruar kontroll më efikas të
16
gjendjes shëndetësore të kafshëve dhe mbajtjen nën kontroll të situatës për të evituar situata të
shpërthimit të sëmundjeve të ndryshme.
Periudha e Zbatimit
1. Në vazhdim, 2017- 2018-2019-2021
2. 2017-2018-2019-2021
3. 2017-2018-2019-2021
4. 2017-2018-2019-2021
5. 2017-2018-2019-2021
6. 2017-2018-2019-2021
7. 2017-2018-2019-2021
8. 2017-2018-2019-2021
9. 2017-2018-2019-2021
17
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME Lista e Objektivave të Ministria e Punëve të Jashtme për programin e Qeverisë 2017-2021:
1. Riorganizimi i MPJ-së dhe Shërbimit të Jashtëm, ngritja profesionale e personelit diplomatik, dinamizimi i punës në MPJ dhe ngritja e eficiencës;
2. Intensifikimi i veprimeve për krijimin e mundësive reale për liberalizimin e vizave; 3. Intensifikimi i veprimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë; 4. Vazhdimi dhe intensifikimi i veprimeve për rritjen e numrit të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës
në botë; 5. Intensifikimi i veprimeve, për krijimin e mundësive për Integrimin e Kosovës në BE dhe
organizata tjera evropiane; 6. Ngritja dhe fuqizimi i bashkëpunimit me NATO-n dhe mekanizmat tjera Euro-Atlantike; 7. Intensifikimi dhe kultivimi i mëtutjeshëm i Marrëdhënieve Dypalëshe; 8. Intensifikimi dhe kultivimi i mëtutjeshëm i Marrëdhënieve Shumëpalëshe; 9. Fuqizimi dhe thellimi i Partneriteteve Strategjike; 10. Promovimi dhe rritja e Bashkëpunimit Rajonal; 11. Intensifikimi dhe fuqizimi i Diplomacisë Ekonomike, Diplomacisë Publike dhe Diplomacisë
Parlamentare; 12. Reformimi i Shërbimit të Jashtëm; 13. Shërbimet Digjitale Konsullore.
Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Integrimit
Evropian, synon forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në shoqërinë
ndërkombëtare, përmes avancimit të përshpejtuar të prioriteteve të agjendës evropiane dhe
atyre të politikës së jashtme. Politika jonë e jashtme bazohet në vlerat e lirisë, paqes, dhe
bashkëpunimit në mes të popujve dhe shteteve.
Politika jonë e jashtme dhe diplomacia për periudhën 2017 – 2021, do të ketë mision të posaçëm
riorganizimin e MPJ-së dhe Shërbimit të Jashtëm, intensifikimin e veprimeve për të
përshpejtuar liberalizimin e vizave, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, shtimin e
numrit të njohjeve ndërkombëtare, avancimin e agjendës evropiane, ngritjen dhe fuqizimin e
bashkëpunimit me NATO-n dhe mekanizmat tjerë euro-atlantik, intensifikimi i marrëdhënieve
dy dhe shumëpalëshe, fuqizimin e partneriteteve strategjike dhe bashkëpunimit rajonal,
intensifikimin e Diplomacisë Ekonomike, Publike, dhe Parlamentare, reformimin e Shërbimit të
Jashtëm, dhe ofrimin e shërbimeve digjitale konsullore.
18
Përshkrimi i Objektivave të Ministrisë së Punëve të Jashtme
1. RIORGANIZIMI I MPJ-SË / SHËRBIMIT TË JASHTËM, NGRITJA PROFESIONALE E
PERSONELIT DIPLOMATIK, DINAMIZMI I PUNËS DHE NGRITJA E EFICIENCËS
NË MPJ
Me qëllim të riorganizimit dhe funksionimit më të mirë në shërbim të proaktivitetit, do të bëhet
reformimi i infrastrukturës ligjore të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Shërbimit Diplomatik
të Kosovës.
Do të bëhet ngritja e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Shërbimit Diplomatik,
në mënyrë që të ngritet cilësia e shërbimeve dhe performancës, gjithmonë duke pasur parasysh
koston financiare.
Koncepti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Shërbimit Diplomatik do të jetë i orientuar rreth
parimeve të efikasitetit dhe rezultateve konkrete, në mënyrë që procesi të jetë i matshëm dhe
transparent, sidomos në ndërmarrjen e masave në nevojë përmirësimi.
Do të bëhet hartimi i Strategjisë efektive të Politikës së Jashtme të Republikës së Kosovës si dhe
hartimi i planeve vjetore të punës në të gjithë njësitë e MPJ-së. Në kuadër të kësaj objektive, do
të krijohen edhe mekanizma për vlerësimin e performancës dhe efikasitetin e punës.
2. INTENSIFIKIMI I VEPRIMEVE PËR KRIJIMIN E MUNDËSIVE REALE PËR
LIBERALIZIMIN E VIZAVE
Ministria e Punëve të Jashtme do të punojë ngushtë me Ministrinë e Integrimeve Evropiane dhe
me të gjithë mekanizmat relevantë, në mënyrë që të bëhet harmonizimi i veprimeve ndër-
institucionalë, për lehtësimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Do të bëhet përmbyllja e procesit të liberalizmit të vizave për Kosovën, në mënyrë që qytetarët e
Kosovës të kenë mundësi të lëvizin lirshëm në të gjithë zonën Schengen.
3. INTENSIFIKIMI I VEPRIMEVE PËR NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE ME
SERBINË
Me vëmendje të veçantë do të bëhet koordinimi dhe harmonizimi i veprimeve me mekanizmat
relevantë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Do të punohet intensivisht në inicimin
e nismave që kanë për qëllim krijimin e mundësive praktike për integrime dhe bashkëpunime
rajonale.
4. VAZHDIMI DHE INTENSIFIKIMI I VEPRIMEVE PËR RRITJEN E NUMRIT TE
NJOHJEVE NDËRKOMBËTARE TË KOSOVËS NE BOTË
Shtimi i numrit të njohjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës do të trajtohet me prioritet
të veçantë. Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, do të bëhet edhe konkretizimi i
njohjeve të reja dhe atyre që kanë mbetur të pakonkretizuara.
Aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të koordinohen dhe të koncentrohen, me synim
të arritjes së njohjes së Kosovës edhe nga 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur deri më tani.
19
5. INTENSIFIKIMI I VEPRIMEVE PËR INTEGRIMIN E KOSOVËS NË BE DHE
ORGANIZATA TË TJERA EVROPIANE
Obligimet që dalin nga MSA-ja do të trajtohen me intensitet të shtuar, duke koordinuar dhe
përshpejtuar veprimet e MPJ-së, me qëllim që të krijohen kushte për kalimin në faza tjera të
integrimit në BE. Në këtë kontekst, do të bëhet harmonizimi i politikës së jashtme të Kosovës
me atë të BE-së, dhe inicimi i dialogut politik Kosovë – BE. Veprimet qeverisëse do të
konkretizohen dhe dinamizohen në bashkëpunim me të gjithë mekanizmat relevantë për
zbatimin e MSA-së. Gjithashtu do të ketë intensifikim të aktiviteteve për pjesëmarrje në
programet e BE-së.
6. NGRITJA DHE FUQIZIMI I BASHKËPUNIMIT ME NATO-N DHE MEKANIZMAT
TJERA EURO-ATLANTIKE
Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Jashtme, do të bëjë intensifikimin e
veprimeve proaktive për të arritur qasje në Programin e Partneritetit për Paqe (PfP) dhe
forcimin e marrëdhënieve përmes zbatimit të partneritetit të zgjeruar ndërmjet Kosovës dhe
NATO-s.
Krijimi i kushteve për pjesëmarrje të Republikës së Kosovës në mekanizmat rajonal të sigurisë
do të bëhet me kujdes të shtuar. Në këtë kontekst, do të bëhet edhe ngritja e pranisë së Atasheve
të Mbrojtjes dhe atyre të Sigurisë nëpër misionet diplomatike të Republikës së Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme do të koordinojë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, dhe do
të ndërmerr veprime konkrete për rritjen e bashkëpunimit me EUROPOL-in, me qëllim të
fuqizimit të kapaciteteve të Policisë së Kosovës në hetimin dhe zbulimin e krimit të organizuar,
korrupsionit, luftën kundër terrorizmit, dhe ekstremizmit radikal.
7. INTENSIFIKIMI I MËTUTJESHËM I MARRËDHËNIEVE DYPALËSHE
Ministria e Punëve të Jashtme do të hartojë strategji konkrete për krijimin dhe zhvillimin e
marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës. Do të bëhet vendosja e mekanizmave të
përhershëm për përmirësimin e konsultimeve politike me shtete rajonale dhe mike të Kosovës.
Marrëveshjet me karakter ekonomik/tregtar me të gjitha shtetet që janë partner të Kosovës do
të arrihen me intensifikim të veprimeve proaktive. Zbatimi i tyre poashtu do të bëhet më të
njëjtën dinamikë.
Me qëllim të tërheqjes së investimeve të huaja dhe nxitjes së eksportit të produkteve të Kosovës,
Qeveria e Kosovës, përmes MPJ, do të intensifikojë bashkëpunimin dypalësh me shtetet me
interes.
8. INTENSIFIKIMI I MËTUTJESHËM I MARRËDHËNIEVE SHUMËPALËSHE
Qeveria e Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, do të bëjë intensifikimin e
veprimeve për të realizuar anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe agjenci të tjera të OKB-së
brenda këtij mandati qeverisës.
Poashtu, do të intensifikohen të gjitha veprimet e duhura për anëtarësimin e Kosovës në
Këshillin e Evropës.
20
Në bashkëpunim me mekanizmat relevantë dhe miqtë ndërkombëtarë, do të bëhet intensifikimi
i veprimeve dhe krijimi i strategjisë për anëtarësimin sa më të shpejtë në INTERPOL dhe
avancimin e bashkëpunimit me EUROPOL, gjithnjë në shërbim të forcimit të sigurisë së
brendshme dhe asaj rajonale.
Do të krijohen kushte për marrjen e Kodit të Shtetit për Kosovën TOP LEVEL DOMAIN (ccTLD,
i njohur edhe si ‘Kodi i Shtetit në Internet’).
Ministria e Punëve të Jashtme do të përshpejtojë veprimet qeverisëse për aderimin e Kosovës në
konventat ndërkombëtare relevante. Thellimi dhe avancimi i bashkëpunimit të Republikës së
Kosovës me OSBE-në do të jetë një ndër çështjet me interes për shtetin.
Do të intensifikohen përpjekjet për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare sportive,
kulturore dhe arsimore.
9. FUQIZIMI DHE THELLIMI I PARTNERITETEVE STRATEGJIKE
Qeveria e Republikës së Kosovës do të intensifikojë veprimet për kultivimin dhe thellimin e
marrëdhënies speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri më i rëndësishëm
strategjik i Republikës së Kosovës. Do të punohet në zgjerimin e aktiviteteve në fusha të
ndryshme me shtete të SHBA-ve si dhe me atë të IOËA-s.
Bashkëpunimi strategjik me Gjermaninë, Francën, Konfederatën e Zvicrës, Britaninë e Madhe,
Italinë, Austrinë, dhe vendet e tjera evropiane, do të shtohet dhe fuqizohet.
Partneriteti strategjik me Shqipërinë do të zgjerohet, me qëllim të zhvillimit të ngushtë politik,
ekonomik, dhe kulturor.
Bashkëpunimi me Maqedoninë, Malin e Zi, Kroacinë, dhe Slloveninë do të zgjerohet në terma
konkretë.
Qeveria e Republikës së Kosovës e parasheh të nevojshme që të shtojë përpjekjet për krijimin e
mundësive për intensifikimin e raporteve me Bosnjën dhe Hercegovinën, në mënyrë që të
krijohen parakushtet për realizimin e njohjes reciproke dhe vendosjes së marrëdhënieve
shtetërore.
10. PROMOVIMI DHE RRITJA E BASHKËPUNIMIT RAJONAL
Parimi themelor në fushën e bashkëpunimit rajonal do të jetë fqinjësia e mirë dhe konstruktive
me të gjitha shtetet e rajonit, parim i cili do të respektohet dhe promovohet me kujdes të
veçantë. Qeveria e Kosovës do të forcojë bashkëpunimin rajonal përmes angazhimit bilateral me
shtetet e rajonit, dhe atij multilateral në forumet dhe mekanizmat e ndryshme rajonale.
Do të konkretizohen veprimet qeverisëse për marrjen e kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit
të Evropës Juglindore (SEECP).
Qeveria e Kosovës synon të ndërtojë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinje, gjithmonë
në bazë të parimit të reciprocitetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Ne synojmë ndërtim të
marrëdhënieve fqinjësore edhe me Serbinë. Në këtë rrafsh, dialogu me Serbinë është i
paalternativë, megjithëse kemi një histori tragjike.
Qeveria e Kosovës do të iniciojë dialog për, dhe me popullin, dhe jo vetëm për elitën politike.
Do të hapet dialog i brendshëm për t’a kuptuar ndjenjën e qytetarëve dhe popullit lidhur me
21
dialogun dhe temat e parapara, në mënyrë që të ketë më shumë transparencë në këtë çështje
tejet të ndjeshme.
Republika e Kosovës do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në normalizimin e plotë të
marrëdhënieve me Serbinë dhe vazhdimin e dialogut.
11. FUQIZIMI I DIPLOMACISË EKONOMIKE, DIPLOMACISË PUBLIKE, DHE
DIPLOMACISË PARLAMENTARE
Ministria e Punëve të Jashtme do të hartojë dhe zbatojë një strategji gjithëpërfshirëse për
diplomaci ekonomike, në bashkëpunim me organizatat e biznesit, odat ekonomike, dhe
mekanizmat tjerë relevantë.
Do të organizohen forumet ekonomike të biznesit me shtetet e ndryshme me interes të veçantë,
dhe do të zgjerohet dhe strukturohet bashkëpunimi ekonomik me diasporën.
MPJ do të angazhohet që Kosova të anëtarësohet në mekanizma të ndryshëm shumëpalësh me
karakter ekonomik dhe financiar, dhe të intensifikohen përpjekjet diplomatike për të lidhur
Kosovën me rrjetet ndërkombëtare energjetike.
Do të hartohet plan i detajizuar për përfshirjen e akterëve shoqëror në avancimin e diplomacisë
kulturore, arsimoro-akademike, sportive, etj.
MPJ do të shtojë veprimet për përfshirjen e spektrit të gjerë shoqëror, njerëzve eminent, figurave
të respektueshme, njerëzit e akademisë dhe artit, figurave të njohura ndërkombëtare, shoqërisë
civile, parlamentit dhe deputetëve në mbështetjen dhe avancimin e punëve të MPJ-së.
12. REFORMIMI I SHËRBIMIT TË JASHTËM
MPJ do të shtojë numrin e konsujve të nderit, përfaqësuesve eminent dhe mekanizmave të tjerë,
që të ndihmojnë në promovimin e interesit të Republikës së Kosovës.
13. SHËRBIMET DIGJITALE KONSULLORE
Qeveria e Republikës së Kosovës do të realizojë reformat e shërbimeve konsullore, me synim
ofrimin e shërbimeve online dhe do të ulë koston për qytetarët e Kosovës brenda dhe jashtë
vendit. Strukturimi, zgjerimi, dhe fuqizimi i bashkëpunimit me komunat e Kosovës do të bëhet
me qëllim të ofrimit të shërbimeve të mira dhe efikase për diasporën dhe investitorët e jashtëm.
22
MINISTRIA PER KOMUNITETE DHE KTHIM Lista e objektivave të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për Programin e Qeverisë 2017-
2021
1. Kthimi i personave të zhvendosur dhe zgjidhje të qëndrueshme.
2. Fuqizimi dhe stabilizimi i komuniteteve në Kosovë.
3. Hartimi dhe plotësimi i kornizës ligjore për komunitete, kthim dhe integrim.
4. Vazhdimi i punës së komisionit ndërministror për kthim.
Përshkrimi i Objektivave të ministrisë për Kthim dhe Komunitete
1. KTHIMI I PERSONAVE TË ZHVENDOSUR DHE ZGJIDHJE TË QËNDRUESHME.
MKK përmes këtij propozimi synon që të ofrojë ndihmë për gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për
personat e zhvendosur brenda territorit të Kosovës, personat e zhvendosur në Serbi, Mal të Zi,
Maqedoni. Kosova si shtet demokratik dhe multietnik, mundëson kthimin dhe jetesën e sigurt
dhe prosperuese të gjithë qytetarëve të saj në vendin e tyre të origjinës apo vendosjen e
qëndrueshme në ndonjë lokacion tjetër brenda vendit. Përzgjedhja e kërkesave për kthim do të
bëhet sipas kritereve ndërsa ndihma e ofruar do të përfshijë: ndërtim të plotë dhe renovim të
pjesërishëm të hapësirave të banimit, ndihma me pako ushqimore - higjienike, mobilje, dru
zjarri, ndihma për gjenerim të të hyrave, punësim dhe projekte infrastrukturore. Një nga
prioritetet e MKK-së për kthim për periudhën e implementimit të këtij propozimi, mbetet
përkrahja e të zhvendosurve nga qendrat kolektive.
2. FUQIZIMI DHE STABILIZIMI I KOMUNITETEVE NË KOSOVË.
Si vazhdimësi e procesit të kthimit, fuqizimi dhe stabilizimi i të gjitha komuniteteve në Kosovë
është një ndër prioritetet e MKK-së. Me këtë synohet mbështetja e stabilizimit, riintegrimit dhe
zhvillimit të qëndrueshmërisë ekonomike të komuniteteve. Për arritjen e këtij objektivi
planifikohet vazhdimësia e aktiviteteve si: shpërndarja e materialit ndërtimor për familjet në
nevojë, përkrahja e projekteve që kanë për qëllim krijimin e gjenerimit të të ardhurave dhe
mundësitë e punësimit, riintegrimit dhe stabilizimit të komuniteteve përmes përkrahjes
23
(përfshirje) edhe të shoqërisë civile. Ky proces kompleks kërkon angazhim edhe të
institucioneve tjera përveç MKK-së, parashohim koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me
institucione relevante për t’iu lehtësuar komuniteteve qasje në edukim, shëndetësi, shërbime
tjera publike në komunat përkatëse.
3. HARTIMI DHE PLOTËSIMI I KORNIZËS LIGJORE PËR KOMUNITETE, KTHIM DHE
INTEGRIM.
Me këtë propozim, MKK synon që të bëjë hartimin e legjislacionit përkatës. MKK-ja në katër
vitet e ardhshme synon që të bëjë identifikimin e nevojave për hartimin e ligjeve dhe akteve
nënligjore si dhe dokumenteve strategjike/strategjinë për komunitete dhe kthim 2019-2023 dhe
zbatimin e tyre. Qëllimi i këtij propozimi është identifikimi i nevojave dhe hartimi i akteve
ligjore dhe dokumenteve strategjike që do të ndikonin në përmirësimin e procesit të kthimit dhe
stabilizimit të qëndrueshëm të komuniteteve.
4. VAZHDIMI I PUNËS SË KOMISIONIT NDËRMINISTROR PËR KTHIM.
Gjate kësaj periudhe, komisioni ndërministror per kthim vazhdon t’i përmbush objektivat e
parapara dhe do te intensifikoj punën e tij në krijimin e politikave të reja ndërinstitucionale që
ndërlidhen me procesin e kthimit.
Periudha e zbatimit
10. 2017 – në vazhdimësi.
11. 2017 – në vazhdimësi.
12. Strategjia për komunitete dhe kthim hartohet dhe aprovohet gjatë vitit 2018, aktet
nënligjore në vazhdimësi.
13. Në vazhdimësi.
24
MINISTRIA E DIASPORËS DHE INVESTIMEVE STRATEGJIKE Lista e objektivave të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike për Programin e
Qeverisë 2017-2021:
1. Diaspora
1.1 Ngritja e Përfaqësimit të Diasporës
1.2 Lehtësimi i Investimeve të Diasporës në Kosovë
1.3 Ruajtja e identitetit, kulturës dhe gjuhës në diasporë
2. Investimet Strategjike
Përshkrimi i objektivave të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike
1. DIASPORA
Qeveria e Kosovës do t’i kushtojë kujdes të veçantë Diasporës. Përfaqësimi i Diasporës në
institucionet e Kosovës duhet të ketë vëmendjen e merituar institucionale. Qeveria do të krijojë
lehtësira dhe përkrahje për thithjen e investimeve nga diaspora në Kosovë. Do të angazhohemi
fuqishëm që të ndihmojmë dhe mbështesim në vazhdimësi shkollimin plotësues për fëmijët dhe
lidhjen e tyre me atdheun. Qeveria dhe ambasadat e Kosovës në diasporë do të lehtësojnë,
modernizojnë dhe shpejtojnë procedurat e pajisjes me dokumente të udhëtimit për mërgimtarët.
Plani i regjistrimit të diasporës kosovare në botë do të miratohet dhe zbatohet nga Qeveria e
Republikës së Kosovës.
1.1. Ngritja e Përfaqësimit të Diasporës
Qeveria e Kosovës, do të iniciojë ndryshimet e nevojshme legjislative me qëllim të përmirësimit
të përfaqësimit të diasporës në jetën politike dhe shoqërore të vendit. Kjo do të mundësojë
pjesëmarrje më aktive të pjesëtareve të diasporës dhe kontribut të vazhdueshëm me qëllim të
zhvillimit të vendit.
Për këtë qëllim do të punohet në finalizimin e regjistrit të diasporës. Regjistri i diasporës dhe
mërgatës, është proces i nisur në vitin 2013, i cili ka arritur të përmbyll fazën e regjistrimit fizik.
Planifikohet që në periudhën 2017 – 2021 të vazhdojë procesi i regjistrimit elektronik për
25
pjesëtarët e diasporës, përditësimi dhe përpunimi i të dhënave, sensibilizimi i këtij procesi, si
dhe publikimi periodik i të dhënave.
1.2. Lehtësimi i Investimeve të Diasporës në Kosovë
Promovimi i investimeve të huaja direkte dhe rritja e rolit të diasporës në zhvillimin ekonomik,
është një prioritet i lartë i Qeverisë. Në bashkëpunim me rrjetet e bizneseve të diasporës do të
punohet në mbajtjen e Forumit Ekonomik të diasporës mbarë shqiptare për joshje të
investimeve nga diaspora; Organizimi i takimeve B2B mes bizneseve të diasporës dhe atyre nga
Kosova; dhe ALBEXPO eksporti i produkteve vendore në diasporë.
Krijimi i skemave të granteve korrespondente për Diasporën - Përmes kësaj skeme pjesëtarët e
diasporës që bëjnë investime kapitale në një biznes të ri apo ekzistues (me plan të mirëfilltë
biznesi) do t'u mbulohet pjesa tjetër e investimit përmes grantit. Skema do të fillojë me pilot
projekt në sektorin e bujqësisë dhe të shërbimeve në fushën e IT-së;
Do të punohet që të realizohet identifikimi i bizneseve nga diaspora që operojnë në Kosovë. Kjo
do të mundësonte vendosjen e kontakteve dhe bashkëpunimin me ta në funksion të stimulimit
të tyre për sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë. Duke qenë se ata kanë marrëdhënie të
ndryshme bashkëpunimi deri në partneritet me këta investitorë, kjo lidhje do të vihej në
funksion edhe të nxitjes së investimeve të huaja në Kosovë.
Në kuadër të angazhimeve për të afruar diasporën me vendin tonë do të finalizohet projekti -
Hulumtimi i përfshirjes dhe ndikimit të investimeve të diasporës në zhvillimin socio-ekonomik
të Kosovës, që për qëllimi parësor ka krijimin e një pasqyre sa më reale për ndikimin që kanë
pasur investimet e diasporës në zhvillimin socio-ekonomik të vendit, në njërën anë, dhe
identifikimi i barrierave për të bërë biznes në Kosovë, që nga faza e fillimit të investimeve e deri
në atë të zhvillimit të projekteve investive. Kjo, do të na jepte përgjigje në disa pyetje si: si të
përmirësohet klima për investime të diasporës, në cilat fusha është tendenca e investimeve na
diaspora, numri i të punësuarve si pasojë e këtyre investimeve, si e vlerësojnë punën e
informimit dhe promovimit të investimeve nga diaspora nga ana e institucioneve të vendit etj;
1.3. Ruajtja e identitetit, kulturës dhe gjuhës në diasporë
Organizimi i procesit të mësimit plotësues në diasporë, mbetet ndër sfidat kryesore. Zbatimi i
marrëveshjes ndërshtetërore me Republikën e Shqipërisë, për organizimin e përbashkët të
mësimit plotësues në diasporë, është potenciali i kryesor për ri-organizmin e procesit të mësimit
të gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë. Veprimi i parë për këtë proces mbetet nënshkrimi
i marrëveshjes për financimin për mësimit plotësues në Diasporë, si vazhdimësi e marrëveshjes
së nënshkruar në mars të vitit 2015. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të finalizohet procesi i
standardizimit të kurikulës së përbashkët, harmonizimin e standardeve për mësimdhënësit, si
dhe organizmi i fushatës promovuese për sensibilizimin e procesit mësimor në diasporë.
Promovimi dhe ruajtja e identitetit kulturor për pjesëtarët e diasporës do të mbetet prioritet i
Ministrisë së Diasporës. Kjo do të arrihet përmes zbatimit të programeve të veçanta arsimore,
kulturore, artistike, mediatike, shkëmbimeve të programeve të përbashkëta me institucionet
26
tjera, e deri në zbatimin e marrëveshjeve ndërshtetërore për promovim ruajtjen e identitetit
kulturor.
2. INVESTIMET STRATEGJIKE
Qeveria e Republikës se Kosovës duke e pasur si një nder prioritet kryesore shtimin e
investimeve te huaja ne vend, implementimin e Ligjit për Investime Strategjike do ta përforcoj
duke i bashkërenduar veprimtaritë për nxitjen dhe tërheqjen e investimeve në një ministri
përkatëse.
Qeveria do të përshpejtoj kompletimin e kornizave ligjore si dhe udhëzimeve administrative
dhe rregulloreve, për të lehtësuar investimet e huaja ne vend ne sektorët kyç si:
1. energji,
2. infrastrukture,
3. miniera,
4. transport,
5. telekomunikacion,
6. turizëm,
7. bujqësi,
8. industria përpunuese dhe ushqimore,
9. teknologji,
10. administrimin e ujerave te zeza dhe mbeturinave,
11. shëndetësi,
12. Identifikimin dhe krijimin e parqeve industriale dhe teknologjike, dhe
13. sektorë tjerë vital për ekonominë e vendit.
Periudha e Zbatimit
Periudhat kohore janë caktuar ne nivel te objektivave.
1. Afatet kohore për realizimin e propozimit është 2017-2021
27
MINISTRIA E FORCËS SË SIGURISË Lista e Objektivave të Ministrisë së Forcës së Sigurisë për programin e Qeverisë 2017-2021:
1. Fuqizimi i kapaciteteve dhe aftësive operacionale të FSK-së për realizimin e operacioneve të
reagimit ndaj krizave, mbrojtjes civile dhe për mbështetjen e autoriteteve civile në menaxhimin e
krizave;
2. Ngritja e kapaciteteve dhe aftësive profesionale për dërgim jashtë vendit për pjesëmarrje në
operacionet humanitare ndërkombëtare;
3. Vijimi i profesionalizmit të personelit, modernizimit të pajisjeve dhe materialeve, mbështetjes
logjistike dhe përmirësimit të infrastrukturës;
4. Vazhdimi i procesit parapërgatitor planifikues për transformimin e MFSK/FSK-së në Ministrinë
e Mbrojtjes /FAK;
5. Procesi i transformimit të MFSK/FSK-së në MM/FAK dhe ngritja e njësive të reja të FAK-ut
sipas rekomandimeve të RSSS-së (pas vendimit për transformim) ;
6. Thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me synim
për anëtarësimin në iniciativat rajonale, PfP dhe integrimin në NATO
Përshkrimi i objektivave të Ministrisë së Forcës së Sigurisë
1. FUQIZIMI I KAPACITETEVE DHE AFTËSIVE OPERACIONALE TË FSK/FAK PËR
REALIZIMIN E OPERACIONEVE TË REAGIMIT NDAJ KRIZAVE, MBROJTJES
CIVILE DHE PËR MBËSHTETJEN E AUTORITETEVE CIVILE NË MENAXHIMIN E
KRIZAVE
MFSK/MM në kuadër të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore do të zhvillojë politikat e
reja në funksion të koordinimit ndërinstitucional dhe ndërministror si me ZKM, MPB, MPJ,
MSH, MI, MMPH, etj. me qëllim të fuqizimit të sistemit për menaxhimin e krizave me
mekanizmat tjerë të sigurisë shtetërore (AME, PK, AKI etj.). Si në misionin aktual të FSK-së
ashtu edhe në misionin e ardhshëm të FAK-ut vlerësojmë nevojën e shqyrtimit të politikave
dhe planeve strategjike shtetërore si Planin e Reagimit Kombëtar dhe Sistemin e Integruar për
28
Menaxhimin e Emergjencave me qëllim të rishqyrtimit të përgjegjësive të MFSK/FSK-se dhe
MM/FAK-ut në relacion me përgjegjësitë e akterëve tjerë institucional në rast të reagimit
kombëtar ndërinstitucional. Koordinimi i MFSK/MM dhe FSK/FAK-ut do të zhvillohet edhe në
fuqizimin e partneritetit dhe koordinimit të aktiviteteve me strukturat ndërkombëtare të
sigurisë në vend (KFOR-it).
Gjatë periudhës përkatëse do të punohet në zhvillimin e politikave dhe planeve që ndërlidhen
me aktivitetet e MFSK/MM dhe FSK/FAK, në fushën e menaxhimit të krizave duke përfshirë
fushën e Bashkëpunimit Civilo – Ushtarak, Koordinimin e operacioneve të deminimit
humanitar dhe operacioneve për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (EOD) si dhe
operacioneve tjera të Kërkim-Shpëtimit, MKAB-së etj.
Do të vazhdohet me koordinimin e aktiviteteve të MM dhe FAK në fushën e Menaxhimit të
Krizave dhe Bashkëpunimit Civilo – Ushtarak me Ministritë dhe Agjencionet tjera Qeveritare,
OJQ kombëtare dhe ndërkombëtare , komunat si dhe me gjithë qytetarët e Republikës së
Kosovës, me qëllim të ofrimit të ndihmës dhe në të njëjtën kohë realizimin e misionit të
MFSK/MM dhe FSK/FAK në fushën e Menaxhimit të Krizave dhe Bashkëpunimit Civilo –
Ushtarak në përgjithësi.
Në mbështetje të prioriteteve qeveritare do të punohet në hartimin dhe përshtatjen e politikave
dhe planeve për vlerësimin dhe menaxhimin e krizave (reale), duke ndjekur gjithmonë
tendencat e strukturave homologe me qëllim që të arrihet niveli i dëshiruar.
2. NGRITJA E KAPACITETEVE DHE AFTËSIVE PROFESIONALE TË FSK/FAK-UT PËR
DËRGIM JASHTË VENDIT PËR PJESËMARRJE NË OPERACIONET HUMANITARE
NDËRKOMBËTARE
FSK/FAK në kuadër të prioriteteve të saj, do të vazhdojë edhe më tej fuqizimin e kapaciteteve
dhe aftësive të saj operacionale në funksion të angazhimeve në operacione të mundshme
humanitare në mbështetje të vendeve mike sipas ftesës së tyre dhe marrëveshjeve paraprake
mbi statusin e forcave (SOFA). Gjithashtu, FSK/FAK , do të ngrisë edhe kapacitetet dhe aftësitë
operacionale për angazhim në operacione të përbashkëta të paqes me forcat aleate.
Fokus i veçantë për realizimin sa më profesional të operacioneve përkatëse do të jetë vazhdimi i
pjesëmarrjes së njësive të FSK/FAK-ut në ushtrimet e përbashkëta me forcat aleate, ushtrime
këto që mundësojnë zhvillimin e ndërveprueshmërisë dhe përputhshmërisë operacionale
(interoperability and compatibility).
3. VIJIMI I PROFESIONALIZMIT TË PERSONELIT, MODERNIZIMIT TË PAJISJEVE
DHE MATERIALEVE, MBËSHTETJES LOGJISTIKE DHE PËRMIRËSIMIT TË
INFRASTRUKTURËS
Profesionalizmi i personelit të FSK/FAK do të fokusohet në avancimin e sistemit të rekrutimit në
FSK/FAK. Procesi i rekrutimit, do të zhvillohet sipas planit paraprak dhe sipas nevojave e
kërkesave të komponenteve/njësive të MFSK/MM/FSK/FAK-ut duke ruajtur parimin e
barazisë kushtetuese te të gjithë qytetarëve pa dallim etnik, racor apo fetar si dhe duke i
respektuar të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore me garanci të plotë për mundësinë e
aplikimit, garimit dhe përzgjedhjes në të gjitha komponentët e MFSK/MM dhe FSK/FAK-ut.
29
Gjatë periudhës përkatëse, rekrutimi do të jetë proces i vazhdueshëm i cili do të zhvillohet në
përputhje me procedurat e standardizuara dhe hapat e planifikimit që mundësojnë realizimin e
suksesshëm të tij. Për një proces të rregullt dhe kualitativ do të zhvillohen procedurat e
shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes në bazë të rregullores përkatëse. Procesi i rekrutimit të
specialistëve si dhe afatet kohore do të zhvillohen dhe përcaktohen në pajtim me nevojat dhe
prioritetet e MFSK/MM dhe FSK/FAK-ut dhe njësive të saj, por edhe në pajtim me objektivat
dhe prioritetet e MFSK/MM-së që dalin me qëllim të funksionalizimit të mëtejshëm të
FSK/FAK-ut.
Arsimimi dhe trajnimi i personelit – MFSK/MM si objektivë në vete përmban edhe ngritjen e
nivelit të arsimimit dhe profesionalizimit të pjesëtarëve të forcave ushtarake, me qëllim të
përmbushjes së misionit dhe rritjes së kapaciteteve dhe aftësive operacionale në nivel sa më të
lartë.
Politikat e arsimimit dhe stërvitjes do të konsistojnë edhe më tej në zhvillimin e FSK/FAK-ut të
bazuar mbi dijen. Kjo do të arrihet nëpërmjet reformimit të mëtejshëm të sistemit të arsimimit
dhe stërvitjes së të gjitha niveleve dhe kategorive të personelit, në të gjithë spektrin e detyrave
dhe përgjegjësive ligjore e profesionale të forcave. Fokusi do të jetë në aplikimin e kurrikuleve
mësimore dhe stërvitore të aplikuara në standardet e Forcave te Armatosura SHBA-së dhe
vendeve partnere ,anëtare të NATO-s me specifika të ngjashme.
Modernizimi i pajisjeve dhe materialeve -FSK/FAK synon të jetë forcë moderne në pajisje e sisteme
të ndërveprueshme me ato aleate, sipas standardeve të NATO-s. Standardizimi teknologjik do
të synojë ndërveprimin brenda forcave dhe shërbimeve, atë me agjencitë e tjera shtetërore, si
dhe me shtetet e tjera aleate. Blerja e pajisjeve individuale, kolektive dhe specialistike të reja në
përputhje me misionin ,detyrat dhe përgjegjësitë e FSK/FAK-ut. Pajisjet do të jenë moderne ,
sipas standardeve, të përshtatshme dhe të ndërveprueshme me forcat partnere të NATO-s. Ato,
sikur edhe sistemi i automjeteve taktike e jotaktike do të kenë specifikat funksionale dhe teknike
të përshtatshme me natyrën e misionit dhe detyrat e njësive te FSK/FAK-ut me pakon e
instruksioneve të mirëmbajtjes permanente dhe pakon e trajnimeve specialistike për
shfrytëzuesit tanë direkt.
Mbështetja logjistike – MFSK/MM synon arritjen e kapaciteteve dhe aftësive të plota funksionale
të të gjitha njësive të strukturës organizative për mbështetje dhe qëndrueshmëri në mirëmbajtje,
furnizim dhe transport me qëllim të përmbushjes së misionit të FSK/FAK që nënkupton:
Kapacitetet pranimin, ruajtjen, regjistrimin dhe shpërndarjen e të gjitha llojeve materiale dhe
teknike për Forcat; Kapacitetet për riparimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha sistemeve të
automjeteve, armatimit dhe pajisjeve të FSK/FAK-ut; Kapacitetet dhe aftësitë e plota të
transportit në përkrahje dhe mbështetje të njësive të FSK/FAK në operacione dhe asistencë në
transport për autoritetet tjera civile; Kapacitetet e para të rezervave dhe stoqeve të mbrojtjes;
Kapacitetet mjekësore për përkrahje dhe mbështetje në të gjitha nivelet e forcave, operacioneve
si dhe në rast nevoje ofron mbështetje për autoritetet civile duke funksionalizuar edhe
Poliklinikën Mjekësore; Kapacitetet e sistemit të komunikimit dhe mbrojtjes kibernetike; si dhe
Kapacitetet Fillestare Operacionale të Njësisë Ajrore.
30
Përmirësimi i infrastrukturës - Mirëmbajtja e kapaciteteve aktuale dhe zgjerimi i kapaciteteve të
reja infrastrukturore do të zhvillohet me qëllim të krijimit të hapësirave të mjaftueshme e
bashkëkohore për jetesë, punë, studim dhe stërvitje tё personelit dhe njësive si dhe funksionim
normal të tyre në kohë paqeje, krize e lufte.
4. VAZHDIMI I PROCESIT PARAPËRGATITOR PLANIFIKUES PËR TRANSFORMIMIN
E MFSK/FSK-SË NË MINISTRINË E MBROJTJES /FAK
MFSK , përmes Komisionit të saj për Implementimin e rekomandimeve të dalura nga Rishikimi
Strategjik i Sektorit të Sigurisë (2014) dhe në mbështetje nga ana e ekspertëve të vendeve
partnere do të vazhdojë udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të përditësimit të drafteve
aktuale dhe hartimit të pakosë së akteve legjislative dhe draft-dokumenteve të reja strategjike
dhe planifikuese për misionin e ri të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të
Kosovës. Këto dokumente përfshijnë: Amendamentet kushtetuese për FAK-un, Projektligji për
plotësim /ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me FAK-un, draftet e Politikës së Mbrojtjes për
Strategjinë e Sigurisë Shtetërore, Strategjisë së Mbrojtjes, Planit Gjithëpërfshirës të
Transformimit, Planit Afatgjatë Dhjetëvjeçar të Zhvillimit, Planit Afatmesëm Trevjeçar, Planit të
fazës para transformimit etj. Sipas Planit për transformim pas vendimit të Kuvendit për
transformim, Ministria e Mbrojtjes do të filloj funksionimin bazuar në legjislacionin e ti
themelor si dhe ne Planin Gjithëpërfshirës të Transformimit të FSK-së dhe Planin Afatgjatë
Zhvillimor Dhjetëvjeçar të FAK-ut.
5. PROCESI I TRANSFORMIMIT TË MFSK/FSK-SË NË MM/FAK DHE NGRITJA E
NJËSIVE TË REJA TË FAK-UT SIPAS REKOMANDIMEVE TË RSSS-SË (PAS
VENDIMIT PËR TRANSFORMIM)
Pas vendimit për transformimin e FSK-së në FAK, Ministria për FSK-në do të lansojë Planin
Gjithëpërfshirës të Transformimit me synim në arritjen e kapaciteteve dhe aftësive të plota
funksionale të të gjitha komponenteve të strukturës organizative ministrore si dhe komanduese
e shtabore të njësive kryesore të forcave të armatosura. Do të bëhet vendosja e kapaciteteve të
plota të administrimit dhe menaxhimit të kontrolleve të brendshme mbi strukturën funksionale
të MM-së. Gjithashtu do të bëjmë miratimin dhe fillimin e zbatimit të pakos së akteve kryesore
ligjore dhe nënligjore dhe pakos së dokumenteve kryesore strategjike dhe planifikuese në
përputhje me Analizën e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë dhe Strategjinë e Sigurisë së
Kosovës. Do të zhvillohen dhe zbatohen politikat për menaxhimin e burimeve të trashëguara
dhe atyre të reja humane , materiale, infrastrukturore, pasurisë së patundshme dhe burimeve
financiare të mbrojtjes. Do të konsolidohen dhe zhvillohen edhe më tej kapacitetet e sistemit të
inteligjencës, sigurisë, sistemit të komunikimit dhe mbrojtjes kibernetike.
Gjatë kësaj periudhe do të ngrisim edhe kapacitetet e para operacionale (Regjimentin e parë) të
këmbësorisë për fillimin e përmbushjes së detyrës kryesore të misionit kushtetues atë të
mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial.
31
6. THELLIMI I MËTEJMË I BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR NË FUSHËN E
SIGURISË DHE MBROJTJES ME SYNIM PËR ANËTARËSIMIN NË INICIATIVAT
RAJONALE, PFP DHE INTEGRIMIN NË NATO
Vazhdimi i bashkëpunimit ndërkombëtar me synim për anëtarësimin në iniciativat rajonale dhe
integrimin në NATO - Synimi i MFSK/MM në fushën e bashkëpunimit ushtarak `ndërkombëtar
është vazhdimi dhe avancimi i bashkëpunimit bilateral dhe multilateral me vendet mike si dhe
angazhimi në iniciativa dhe stërvitje rajonale.
Në mbështetje të objektivave afatmesme do të punohet në zgjerimin dhe rritjen e bashkëpunimit
ushtarak të ndërsjellë dhe të arritjes së marrëveshjeve bilaterale, shkëmbimin e informacioneve
dhe përvojave për çështjet mbrojtjes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë. MFSK/FSK
(MM/FAK) do të angazhohen aktivisht për të kontribuar në realizimin e të gjitha programeve
relevante të strukturave euro-atlantike dhe në kuadër të iniciativave rajonale.
Një ndër synimet e rëndësishme është anëtarësimi në Programin e Partneritetit për Paqe (PfP)
me qëllim të ngritjes së raporteve formale me NATO-në për përmbushjen e standardeve që do
t’i ndihmojnë Kosovës në rrugën e anëtarësimit të plotë në NATO. Ky koordinim duhet të jetë
në bashkëpunim me partnerët bilateral përmes mekanizmave dhe iniciativave rajonale.
Vazhdimi i procesit te Integrimit ne Programin për Partneritet për Paqe (PfP) dhe thellimi i
bashkëpunimit bilateral dhe regjional në fushën e mbrojtjes do të jenë ndër prioritet kyçe gjatë
kësaj periudhe. Angazhimi kryesor të jetë i orientuar në ngritjen graduale të kontributit të
FSK/FAK-ut për reagim të përbashkët në kriza jashtë vendit, në radhë të parë brenda kornizës
së operacioneve të udhëhequra nga NATO apo BE. Gjithashtu planifikohet të fillojë përgatitja e
stafit të FSK/FAK-ut për të qenë pjesë e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës me
NATO-n fillimisht në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel dhe në të ardhmen për
përfaqësimin direkt në strukturat e NATO-s.
Zgjerimi i bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara te Amerikës,
vendeve të rajonit NATO-s dhe BE-së – Edhe gjatë kësaj periudhës do të vazhdohet me
sinkronizimin e të gjitha aktiviteteve me Zyrën e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të SHBA-ve (US
ODC) dhe Gardën Kombëtare të IOËA-s për të gjitha fushat si dhe do të bëhet vlerësimi dhe
identifikimi i kërkesave të MFSK/FSK/MM/FAK-ut për ngritjen e kapaciteteve të reja për këtë
periudhë në mënyrë që me kohë të arrihet edhe koordinimi i mbështetjes nga struktura
ushtarake te SHBA-së.
Në mbështetje të këtij objektivi do të punohet në zgjerimin dhe rritjen e bashkëpunimit ushtarak
të ndërsjellë dhe të arritjes së marrëveshjeve bilaterale me fokus zgjerimin e edukimit dhe
trajnimit të stafit ushtarak dhe civil, shkëmbimin e eksperiencës si dhe me fokus dërgimin e
kadetëve të ri në akademitë ushtarake të vendeve të NATO-së. Ministria, në bashkëpunim me
Forcat, në vazhdimësi do të hartojë planet bilaterale vjetore me vendet partnere si dhe plane të
veprimit për bashkëpunim ushtarak me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të reja operacionale
të njësive për pjesëmarrje në stërvitje të përbashkëta brenda dhe jashtë vendit me qëllim të
përgatitjes se FSK/FAK-ut për pjesëmarrje ne operacione të paqes dhe humanitare.
Pjesëmarrja aktive dhe kontributi substancial i FAK-ut në ushtrimet, organizatat, iniciativat rajonale si
dhe në ndërtimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal – Në këtë kuadër do të synojmë
pjesëmarrjen aktive dhe kontributin substancial të FAK-ut në ushtrimet, organizatat, iniciativat
32
rajonale si dhe në ndërtimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, me pjesëmarrjen në
ushtrimet që organizohen në rajon në kuadër të ushtrimeve të përbashkëta si “Immediate
Response”, “Joint Reaction” dhe ushtrimeve tjera që parashihen në koordinim me EUCOM.
Gjithashtu angazhimi i MM/FAK do të orientohet edhe për të kontribuar në realizimin e
programeve relevante të strukturave euroatlantike dhe të iniciativave rajonale siç është
anëtarësimi i plotë në Kartën e Adriatikut-A5. Gjithashtu do të ofrohet kontributi ynë i
rëndësishëm me qëllim të faktorizimit të FAK-ut në RACVIAC në bazë të kërkesave dhe
zhvillimeve në këtë organizëm. Do të synohet dhe do të ketë angazhim të fuqishëm për
organizimin e së paku dy ushtrimeve fushore në bashkëpunim me EUCOM dhe partneret
rajonal si dhe konferencave apo seminareve me karakter rajonal e ndërkombëtar në Republikën
e Kosovës. Gatishmëria për realizimin e ushtrimeve ndërkombëtare është dëshmuar
paraprakisht edhe zyrtarisht, në bazë të letrës së KOMFSK-së drejtuar Komandantit të
MARFOR (United States Marine Corps Forces Europe) për realizimin e një ushtrimi në këtë
periudhë në Kosovë, dhe në koordinim me partnerët rajonal synohet që të organizohen edhe
ushtrime tjera në të ardhmen.
Gjatë kësaj periudhe MM/FAK do të angazhohen maksimalisht për vendosjen e marrëdhënieve
formale të partneritetit të Republikës së Kosovës me NATO-n dhe BE-në në fushën e mbrojtjes.
Në këtë drejtim planifikohet që:
• Të sigurohet mbështetja e vazhdueshme e NATO-s për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes
dhe Forcave të Armatosura të Kosovës;
• Të vazhdohet me dërgimin e oficerëve të FAK-ut dhe personelit civil në shkollat e NATO-s
dhe në qendrat e ekselencës së NATO-s çdo vit;
• Të hartohet Strategjia për anëtarësim në PfP dhe integrim në strukturat rajonale nga
Ministria e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme mbi bazën e së cilës institucionet e
Rep. së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes dhe FAK-u të fillojnë plotësimin e standardeve,
kushteve dhe kriteret e kërkuara për anëtarësim në këtë program (PfP);
• Të fillojë procesi i anëtarësimit në PfP dhe organizata tjera regjionale të sigurisë;
• Të punohet në krijimin e mundësisë së dërgimit të oficerëve te FAK-ut në shtabet e
planifikimit për operacione ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO ;
• Krijimi i kapaciteteve dhe aftësive të para operacionale për pjesëmarrje aktive në
operacionet e reagimit në kriza jashtë vendit nën mbikëqyrjen e organizatave dhe aleancave
ndërkombëtare . Për më tepër ky është një aktivitet shumë i rëndësishëm në procesin e
ndërtimit të vetëbesimit dhe masat e ndërtimit të sigurisë në nivel global dhe rajonal;
Gjithashtu, përfaqësimi ushtarak në strukturat ndërkombëtare dhe vendosja e atasheve
ushtarakë do të bëhet në përputhje me prioritetet e politikave të mbrojtjes dhe dinamikës së
zhvillimit të Forcave tona.
Letra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s - MFSK/MM së bashku me mekanizmat tjerë
qeveritar do të zbatojë Planin e Veprimit në funksion të përmbushjes së obligimeve tona në
kuadër të aktiviteteve të ofruara nga ana e NATO-s përmes letrës së Sekretarit saj .
Periudha e zbatimit
33
Bazuar në specifikat institucionale dhe statusit aktual të MFSK/FSK-së si dhe statusit të
planifikuar me transformimin në FAK, periudha e zbatimit të propozim-prioriteteve të MFSK-
së për Programin e Qeverisë është periudha prej 2017-2021.
MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS
Misioni: Misioni i Ministrisë së Infrastrukturës (MI) është krijimi i ambientit për zhvillim të
sigurte, kualitativ dhe funksional të sistemeve të transportit dhe kapaciteteve njerëzore për të
mundësuar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme, mjedis ekologjik, rritje ekonomike dhe
integrim ndërkombëtar.
Lista e Objektivave të Ministrisë së Infrastrukturës për programin e Qeverisë 2017-2021 janë:
1. Lidhja me korridoret pan-evropiane - Përmirësimi, zhvillimi dhe mirëmbajta e
infrastrukturës së transportit, e cila është e integruar në korridoret pan-evropiane dhe është
konform me standardet ndërkombëtare,
2. Përmirësimi i kualitetit të shërbimeve - Krijimi i ambientit të favorshëm dhe të sigurt
rregullativ për ngritjen e cilësisë së shërbimeve në fushën e transportit,
3. Përmirësimi i sigurisë në komunikacion - Përmirësimi i sigurisë në komunikacion dhe i
mbrojtjes së mjedisit
4. Bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare - Anëtarësimi dhe bashkëpunimi i Kosovës me
organizatat ndërkombëtare në fushën e transportit,
5. Ndërtimi i strukturës funksionale - Strukturë funksionale me resurse njerëzore të
mjaftueshme, të motivuara dhe kompetente për sektorin e transportit.
Përshkrimi i objektivave të Ministrisë së Infrastrukturës
1. PERFUNDIMI I AUTOSRADES PRISHTINE -HANI ELEZIT R6
Autostrada “Arbër Xhaferi” Prishtinë – Hani I Elezit R6 në kuadër të rrjetit të Transportit të
34
Evropës Juglindore e cila lidhë Korridoret VIII-të dhe X-të në mes Maqedonisë me Prishtinën,
Deri me tani kanë përfunduar dhe janë hapur për trafik 20 Km të Autostradës, Kyçja R6/7-
Kyçja Konjuh, ndërsa punimet janë duke vazhduar në trasenë Kyçja në Babush – Kyçja Ferizaj-
Kyçja Doganaj- Drejtimi Kaçanik- Hani I Elezit. Statusi I Punimeve është si vijon: Gjatësia e
trasesë ku ekzekutohen punimet 40 Km.Ura të përfunduara 5 nga 13 të planifikuara. Nënkalime
të përfunduara 15 nga 17 të planifikuar. Mbikalime të përfunduara 16 nga 19 të planifikuar.
Progresi I përgjithshëm 71%. Projekti pritet të përfundojë në fund të vitit 2018.
2. VAZHDIMI I REALIZIMIT TË DREJTIMIT RRUGOR R7 MORINË - PRISHTINË-
MERDARE
Pas lëshimit në qarkullim të segmenteve të Autostradës R7, Morinë – Gjurgjicë (lidhja me N9),
Bresje - Besi. Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me ËBIF-in dhe EIB-në dhe Ndikimit
Mjedisor si dhe të Projektit Preliminar për segmentin Besi – Merdare (26,8km) ( kufiri me
Serbinë). Kompania konsulente ka përfunduar Studimin e Fizibilitetit dhe Ndikimi Mjedisor,
është miratuar korridori I trasesë së autostradës. Në bashkëpunim me Institucionet Financiare
Ndërkombëtare do të vlerësohen mënyrat e financimit të këtij projekti.
3. PËRFUNDIMI I PROJEKEVE AUTOSRADA PRISHTINE - GJILAN - DHEU I BARDHË
Përfundimi i procesit administrativ te prokurimit për Autostrada Prishtinë - Gjilan - Dheu i
Bardhë.
4. PËRFUNDIMI I PROJEKEVE N-2 PRISHTIN – PEJË (SEGMENTI ZAHAQ – PEJË)
Për segmentin nga Kijeva – Zahaq (32 Km), në bashkëpunim me WBIF (Western Balkan
Investment Framework) dhe BERZH-ka përfunduar Plotësimi i Studimit te Fizibilitetit dhe
Ndikimit Mjedisor (2016), i cili ka dhënë rezultate pozitive sa i përket arsyeshmerise
ekonomike te projektit. Janë definuar Termat e Referencës për hartimin e Projektit Preliminar
nga Kijeva – Zahaq (32 km) dhe është përzgjedhur Kompania Konsulente për hartimin e
projektit. Janë mbajtur takimet e rregullta me Kompaninë Konsulente që ka filluar me aktivitete
në muajin Maj, dhe është duke vazhduar me hartimin e projektit zbatues, i cili pritet të zgjatë
12 Muaj. Pas përfundimit të projektit do te vazhdohet me definimin e hapave të mëtejmë të
financimit të këtij projekti.
5. PËRFUNDIMI I PROJEKTIT TË ZGJERIMIT TË RRUGËS NACIONALE N2, PRISHTIË
– MITROVICË
Gjatë tre viteve të ardhshme, Ministria e Infrastrukturës do të vazhdoj me zgjerimin e rrugës
Nacionale N2 në drejtim të Mitrovicës, për vazhdimin e këtij projekti Ministria e Infrastrukturës
do të ketë në dispozicion edhe 60 milion Dollarë kredi nga Banka Islamike për Zhvillim, Fondi
Saudit për Zhvillim dhe OFID. Duke pasur parasysh që për realizimin e këtij projekti do të
aplikohen procedurat e Bankës Islamike për Zhvillim, parashihet që realizimi i projektit të filloj
në vitin 2017.
6. ZGJERIMI I RRUGËS REGJIONALE R - 102 DHE N – 25
35
Në vitin 2014, Ministria e Infrastrukturës ka kontraktuar projektin "Zgjerimi i rrugës regjionale
R102 Komoran - Skenderaj segmenti: Klinë e Epërme - Morinë" i cili është i kontraktuar në
shtatë llote në gjatësi prej 13.01 km ndërsa ne vitin 2017 pritet të shpallet interesi public për
vazhdimin edhe të segmentit tjetër Morinë – Komoran. Në vitin 2016 është kontraktuar
Segmenti i parë i Rrugës N – 2 5 Podujevë ne gjatësi prej 5 km ndërsa për vitin 2017 pritet edhe
vazhdimi i segmenteve të tjera për ta përmbyllur Projektet deri në Prishtinë.
7. RIKONSTRUIMI I RRUGËS KLINË – GJAKOVË – MORINË (KUFIRI ME
SHQIPËRINË) N-9.1
8. RIKONSTUIMI I RRUGËS ISTOG – PEJË – DEÇAN – GJAKOVË – PRIZREN R – 107
9. NDËRTIMI I RRUGËS DEÇAN – KUFIRI ME MALIN E ZI R – 106
10. PËRFUNDIMI I PROJEKEVE TË HAPURA NË RRUGËT MAGJISTRALE DHE
REGJIONALE
Ministria e Infrastrukturës poashtu është duke realizuar disa projekte tjera të infrastrukturës
rrugore në lëmin e ndërtimit dhe rehabilitimit te rrugëve, mirëmbajtja e rrugëve dhe sinjalizimi
i rrugëve Nacionale dhe Rajonale. Shtimi i sigurisë në komunikacionin rrugor është njëra nga
objektivat prioritare strategjike. Ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë një varg veprimesh
dhe masash për të realizuar këtë objektivë. Si rezultat i zbatimit të Ligjit mbi Sigurinë në
Komunikacionin Rrugor, ndërtimit të nënkalimeve , përmirësimit të sinjalizimit horizontal dhe
vertikal, zbatimit të akteve ligjore dhe nën ligjore.
11. MIRËMBAJTJEN VERORE – DIMERORE DHE SINJALIZIMI I RRUGEVE.
Mirëmbajtjen Verore – Dimërore dhe Sinjalizimi i Rrugëve - Shtimi i sigurisë në
komunikacionin rrugor është njëra nga objektivat prioritare strategjike, Ministria e
Infrastrukturës ka ndërmarrë një varg veprimesh dhe masash për të realizuar këtë objektivë
shumica e të cilave kanë gjetur hapësirë ne programin e Mirëmbajtjes dhe Sinjalizimit të
Rrugëve.
12. PËRFUNDIMI I PROJEKEVE NË ZGJERIMI I PISTËS DHE NGRITJA E SISTEMIT TË
ATERIMIT NË AEROPORTIN E ADEM JASHARIT NË PRISHTINË.
Zgjerimin e Pistës dhe ngritja e Sistemit të Aterrimit në Aeroportin e Adem Jasharit në Prishtinë
– MI ne vitin 2017 ka kontraktuar punët për ngritjen e zgjerimin e Pistës dhe ngritja e Sistemit të
Aterrimit në Aeroportin e Adem Jasharit në Prishtinë. Një kontraktim i tillë Zgjatja e pistës rrite
nivelin e konkurueshmerisë në raport me shtetet e rajonit, ngritë nivelin e sigurisë nacionale
dhe teknike, ngritja e sistemit instrumental të ndriçimit nga kategoria II ne kategorinë III B
eliminon plotësisht anulimin e fluturimeve dhe shmangiet ne aterrim ne Aeroportin
Ndërkombëtar të Prishtinë gjatë vjeshtës dhe dimrit dhe evitohen humbjet financiare dhe ka
impakt edhe në rritjen e pasagjerëve.
36
13. INICIATIVAT PËR MBROJTJENE E AMBIENTIT NGA NDOTJA E AUTOMJETEVE
DHE NGRITJEN E SIGURISË NË RRUGË.
• Matja e gazrave te liruara nga automjetet;
• Qendra Mobile për kontrollim Teknik të automjeteve në rrugë;
• Pajisja me mjete didaktike për testimin psikofizik të pyetësve dhe shofer
instruktorëve;
• Instalimi i Bazës së të Dhënave dhe testimi Elektronik neper NRPSH;
• Rregullim i Poligoneve dhe Objekteve përcjellëse për NJRPSH E Kosovës
14. ORGANIZIMI DHE MENAXHIMI I FUSHËS SE TRASNPORTIT RRUGOR AJROR
DHE HEKURUDHOR.
Organizimi dhe menaxhimi i fushës se transportit rrugor ajror dhe hekurudhor - synon ofrimin
dhe krijimin e një ambienti më të favorshëm dhe të sigurt për ngritjen e cilësisë së shërbimeve
në fushën e transportit. Zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e transportit me
theks të veçantë në zbatimin e Traktatit të Transportit, i nënshkruar në Trieste, Itali (12 korrik
2017). Në vazhdim gjeni të paraqitura në mënyrë kronologjike aktivitete për përmbushjen e këtij
objektivi.
• Sinjalizimi vertikal dhe horizontal i rrjetit rrugor;
• Subvencionet në transport tokësor te udhëtarëve;
• Themelimi i bazës se dhënave për dokumentet e lëshuara nga Ministria (Leje,
autorizime, licenca, kartela digjitale, etj.) ;
• Ndërtimi i vendqëndrimeve të udhëtarëve në vend-ndaljet e autobusëve nëpër
rrugët nacionale të Kosovës dhe
• Krijimi i sistemit te Informimit Gjeografik (GIS).
15. PROJEKTE TJERA KAPITALE PËR FUNKSIONIM TË ADMINISTRATËS
Projekte tjera Kapitale për funksionim të Administratës si ai i blerjes së veturave pasi që parku
ekzistues i veturave është më i vjetër se 13 vite. Shërbimet e mirëmbajtjes e tejkalojnë blerjen e
veturave të reja. Si dhe pajisjet e Teknologjisë Informative janë të vjetruara dhe kërkohet në
vazhdimësi ndërrimi dhe plotësimi i tyre.
Lidhja me Parimet Programore dhe zotimet nga dokumentet tjera strategjike (SKZH, PRE,
MSA, PKZMSA, KASH)
Propozimet e mëposhtme mbështeten në dokumentet strategjike të Qeverisë, Ministrisë, SKZH,
PRE, PKZMSA dhe KASH.
Periudha e Zbatimit
Organizata
buxhetore Financimi
Viti 2017
Shpenzimi
Vlerësimet
Vlerësimet Vlerësimet Vlerësimet
2018 2019 2020 2021
37
1. Përfundimi i
Autostradës
Prishtine -Hani
Elezit R6
BKK 130,636,415 208,693,039 - - -
Fonde të
jashtme - - - - -
2. Vazhdimi i
realizimit të
drejtimit rrugor
R7 Morinë -
Prishtinë-
Merdare
BKK - - - - -
Fonde të
jashtme - - 50,000,000 50,000,000 80,000,000
3. Projekti
Autostrada
Prishtine -
Gjilan - Dheu i
Bardhë
BKK 1,850,000 2,100,000 96,810,000 70,000,000 70,000,000
Fonde të
jashtme
4.Përfundimi i
Projekteve N-2
Prishtinë – Pejë
(segmenti
Zahaq – Pejë)
BKK 4,269,659 2,400,000 5,500,000 1,000,000 -
Fonde e
jashtme
BERZH
- 10,000,000 30,000,000 50,000,000 60,000,000
5. Përfundimi I
projektit të
Zgjerimit të
rrugës N2 –
Prishtinë -
Mitrovicë
BKK 400,000 4,000,000 3,000,000 3,000,000
Fonde e
jashtme 9,2000,000 9,200,000 9,200,000 9,200,000 9,200,000
6. Zgjerimi i
rrugës
regjionale R -
102 Skenderaj-
Komoran dhe N
– 25 Prishtinë–
Podujevë
BKK 5,685,111 6,100,000 13,900,000 16,000,000 15,000,000
Fonde e
jashtme - - - - -
7. Rikonstruimi
i Rrugës Klinë -
Gjakovë
BKK - 2,000,000 2,000,000 2,000,000 2,000,000
Fonde e
jashtme - - - - -
8. Rikonstuimi i
Rrugës Istog –
Pejë – Deçan –
Gjakovë –
BKK - 3,000,00 3,000,00 3,000,00 3,000,00
Fonde e
jashtme - - - - -
38
Prizren
9. Ndërtimi i
Rrugës Deçan –
Kufiri me Malin
e Zi
BKK 300,000 3,000,000 3,000,000 3,000,000 3,000,000
Fonde e
jashtme - - - - -
10. Projektet e
filluara në
Rrugët
Magjistrale dhe
Regjionale
BKK 30,000,000 10,000,000 10,000,000 10,000,000 10,000,000
Fonde të
jashtme 7,000,000 15,000,000 7,000,000 - -
11.
Mirëmbajtjen
Verore –
Dimërore dhe
Sinjalizimi i
Rrugëve
BKK 13,292,756 16,200,000 27,000,000 40,000,000 40,000,000
Fonde të
jashtme - - - - -
12. Zgjerimi i
Pistës dhe
ngritja e
Sistemit të
Navigimit në
Aeroportin e
Adem Jasharit
në Prishtinë.
BKK 300,000 2,141,200 15,000,000 15,000,000 300,000
Fonde të
jashtme - - - - -
13. Iniciativat e
Reja në fushën e
ofrimit të
shërbimeve për
Automjetet dhe
Patent Shoferit.
BKK 170,000 1,720,000 1,420,000 1,420,000 1,000,000
Fonde të
jashtme - - - - -
14. Organizimi
dhe menaxhimi
i fushës se
transportit
rrugor ajror dhe
hekurudhor.
BKK 1,310,000 2,000,000 2,000,000 2,000,000 1,000,000
Fonde të
jashtme 19,200,000 9,200,000 13,600,000 - -
15. Projekte tjera
Kapitale për
funksionim të
Administratës
BKK
500,000 500,000 1,000,000 1,000,000
Fonde të
jashtme
39
MINISTRIA E FINANCAVE Lista e Objektivave të Ministrisë së Financave për programin e Qeverisë 2017-2021:
1. Forcimi dhe ruajtja e stabilitetit makro-fiskal në funksion të rritjes së qëndrueshme ekonomike
2. Rishikimi i politikave fiskale dhe ngritja e efikasitetit të administrimit tatimor dhe doganor në
mbështetje të zhvillimit të sektorit privat
3. Ngushtimi i hendekut tatimor
4. Lehtësimi i qasjes në financa: ngritja e kapitalit për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore
5. Racionalizimi i shpenzimeve publike
6. Financimi i infrastrukturës publike moderne dhe përmirësimi i menaxhimit të projekteve kapitale
7. Shfrytëzimi i Partneriteteve Publiko Private
8. Thellimi i Bashkëpunimit me Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFN) dhe Donatorët në
Financim të Zhvillimit
Përmes implementimit të prioritetet programore të Ministrisë së Financave (MF), të elaboruara
më poshtë, ne synojnë të i japim një drejtim të ri modelit të rritjes ekonomike, për të ndryshuar
strukturën e pafavorshme të ekonomisë, për të ulur papunësinë, dhe për të ngritur kualitetin të
jetës së qytetarëve tanë. Si partner në krijim e një klime të favorshme për investime dhe rritje të
produktivitetit, MF do të ofrojë politika fiskale që mbështesin zgjerimin e kapaciteteve të
prodhimit të brendshëm dhe ofrimit të shërbimeve, në mbështetje të rritjes së eksportit,
zëvendësimit të importeve, absorbimit të investimeve të huaja direkte, dhe ridrejtimit të
remitancave në investime. Synimi ynë është të ofrojmë politika që mbështesin ngritjen e
potencialit afatgjatë të rritjes së Bruto Produktit Vendor (BPV) në një nivel prej 5% deri në 7% në
vit, duke adresuar pengesat kryesore të rritjes së ekonomisë.
Përshkrimi i Objektivave të Ministrisë së Financave
1. FORCIMI DHE RUAJTJA E STABILITETIT MAKRO-FISKAL NË FUNSKION TË
RRITJES SË QËNDRUESHME EKONOMIKE
Stabiliteti makroekonomik dhe fiskal është parakusht për funksionimin e operacioneve
qeveritare dhe për krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e sektorit privat. Ministria e
Financave do jetë e përkushtuar në sforcimin dhe mbarëvajtjen e stabilitetit makro-fiskal, duke
u fokusuar në:
40
• Sigurimin e balancës së nevojshme në mes arkëtimit të të hyrave dhe shpenzimeve
buxhetore;
• Zbatimin e buxheteve vjetore me strukturë kualitative, në mbështetje të implementimit
të prioriteteve strategjike të Qeverisë;
• Shfrytëzimin efektiv të huamarrjes, duke siguruar qëndrueshmëri afatgjate të borxhit
publik, dhe
• Mbajtjen e nivelit të mjaftueshëm të rezervave buxhetore për t’i bërë ballë rreziqeve të
jashtme dhe të brendshme fiskale.
Duke ditur se rritja e qëndrueshme ekonomike dhe stabiliteti fiskal janë ngushtë të ndërlidhura
dhe të ndërvarura nga njëra-tjetra, Ministria e Financave, duke filluar me buxhetin e vitit 2018
dhe më pas me buxhetet e viteve vijuese, do të sigurohet në përmirësimin e pozitës aktuale
fiskale të vendit dhe më pas në ruajtjen stabilitetit fiskal, gjë e cila direkt do të kontribuoj dhe
mbështes një rritje të qëndrueshme ekonomike të vendit. Buxhetet vjetore do të fokusohen në
financimin dhe implementimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë, duke përfshirë këtu edhe
financimin adekuat të programeve për mbështetje sociale dhe punësim, si një parakusht për
zhvillim ekonomik të balancuar dhe gjithëpërfshirës.
Përgjatë mandatit, Ministria e Financave do përpiloj buxhete që sigurojnë rritje të transparencës
dhe llogaridhënies, mbështetur në parametra buxhetor që janë në nivele të pranueshme dhe
brenda kërkesave ligjore, dhe në linjë me praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare.
Përmes buxhetimit transparent dhe të qëndrueshëm, do të sigurojmë mbarëvajtjen e rezervave
adekuate buxhetore që ngrisin aftësinë tonë për ti bërë ballë tronditjeve të mundshme
ekonomike.
Me qëllim të ruajtjes së stabilitetit fiskal, Ministria e Financave do të bëjë rishikim neutral të
buxheteve vjetore, në linjë me nevojat dhe kërkesat ligjore në mbështetje të implementimit të
rregullave që garantojnë këtë stabilitet fiskal, Ministria e Financave përkushtohet në përpilim të
besueshëm dhe real të projeksioneve afat-mesme të të hyrave buxhetore dhe parametrave
makroekonomik të buxhetit, në konsultim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevant.
Ministria po ashtu përkushtohet për bashkëpunim të plotë me të gjitha palët e interesit, qofshin
ata të brendshëm apo ndërkombëtar, duke përfshirë këtu komunitetin e biznesit, Fondin
Monetar Ndërkombëtar, dhe akterët tjerë relevant, për tu konsultuar dhe informuar me kohë
për të gjitha iniciativat fiskale që mund të ndikojnë sektorin privat dhe stabilitetin fiskal. Në
këtë kontekst, për implementimin e reformave fiskale e strukturore, Ministria do të kërkoj
asistencë teknike nga partnerët tanë ndërkombëtar dhe në bashkëpunim me ekspertizën
vendore, do të sigurohemi se të gjitha reformat e planifikuara do të arrijnë efektet e dëshiruara
pozitive për bizneset dhe qytetarët tanë.
Ministria e Financave përkushtohet në zhvillimin dhe avancimin e tregut të letrave me vlerë,
duke përfshirë këtu edhe zgjatjen e maturitetit të obligacioneve Qeveritare dhe avancimin e
kapaciteteve për menaxhim të borxhit. Për më tepër, Qeveria, në bashkëpunim me partnerët
tanë zhvillimor do të shikoj mundësitë për zhvillimin e tregut të kapitalit, gjë e cila do të
ndikonte në rritjen e mundësive investuese në vend.
41
2. RISHIKIMI I POLITIKAVE FISKALE DHE NGRITJA E EFIKASITETIT TË
ADMINISTRIMIT TATIMOR DHE DOGANOR NË MBËSHTETJE TË ZHVILLIMIT TË
SEKTORIT PRIVAT
Përgjatë mandatit, Ministria e Financave përkushtohet të rishikojë legjislacionin tatimor dhe
kodin doganor, me qëllim të thjeshtëzimit të tij dhe mbështetjes së zhvillimit të sektorit privat
përmes lehtësirave administrative.
Për më tepër, përmes thjeshtësimit dhe ngritjes së transparencës –aty ku është e mundur - të
sistemit tatimor dhe doganor, Ministria e Financave synon ngritjen e efikasitetit te
administrimit tatimor, duke promovuar përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore. Për
këtë qëllim, Ministria e Financave do të kryejë në baza të rregullta Vlerësimin Diagnostikues të
Administrimit Tatimor (angl. TADAT) të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për të siguruar
paanshmëri në vlerësim dhe matje të performancës reformuese. Veprimet konkrete do të
fokusohen në ngritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj tatimpaguesve.
Do zbatohet një reformë e plotë e mënyrës së kontrollit tatimor dhe doganor, ku ky proces do
jetë plotësisht i bazuar në metodat më të avancuara të inteligjencës komerciale dhe mbi analizën
rrezikut. Arkëtimi i tatimeve do bëhet përmes një procedure moderne administrative tatimore
dhe doganore, dhe do të jetë plotësisht i ndarë nga planifikimi buxhetor i shpenzimeve.
Inspektimet në të ardhmen nuk do të jenë barrë për tatimpaguesin e rregullt.
Do mbështetet digjitalizimi i plotë i shërbimeve për tatimpaguesin, duke ngritur dhe vendosur
në përdorim platformën moderne të teknologjisë informative, për të bërë më të lehtë
përmbushjen për tatimpaguesit. Në mënyrë aktive do ti udhëzojmë dhe asistojmë tatimpaguesit
të përdorin kanalet e standardizuara elektronike për t’i kryer shërbimet me institucionet
tatimore-doganore. Në këtë formë do të ulim në minimum kontaktin në mes të zyrtarëve dhe
tatimpaguesve, duke gjeneruar kursime buxhetore dhe kohore për administratën tatimore dhe
doganore, dhe duke zvogëluar mundësitë për keqpërdorime të mundshme. Për të njëjtën arsye,
do ofrohet mbështetje dhe do vendosen standarde të larta profesionale dhe etike për të gjithë
inspektorët tatimor dhe zyrtarët doganor.
Do përmirësohet dukshëm procesi i kthimeve tatimore, që deri tani ka rezultuar në rritje të
vazhdueshme të kreditimit tatimor (e që përfaqëson detyrim financiar të Qeverisë ndaj biznesit
dhe qytetarit) dhe ka qenë një nga burimet kryesore të pakënaqësisë së tatimpaguesve me
Administratën Tatimore. Qëllimi i Ministrisë së Financave është që për të gjithë tatimpaguesit e
rregullt ky të jetë një proces i shkurtër dhe i lehtë administrativ.
Përgjatë mandatit, Ministria e Financave përkushtohet në krijimin e sistemi të Sportelit të
Vetëm të të institucioneve të ndryshme që kanë kërkesa rregullative në kufi. Me këtë veprim, do
shkurtohet ndjeshëm burokracia që rrit koston dhe kohën e tregtisë ndërkufitare. Për këtë
qëllim, do azhurnojmë dhe më pas do përcjellim praktikat më mira të identifikuara nga
vetëvlerësimi standard i Organizatës Botërore të Tregtisë. Për më shumë, Ministria e Financave
do të siguroj implementimin e plotë të kapitullit të lëvizjes së lirë të mallrave të paraparë me
MSA.
Ministria e Financave me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të mallrave përtej kufijve, dhe me
qëllim të motivimit të investitorëve të huaj për investime në vendin tonë, do të rishikoj të gjitha
kërkesat për dokumentacionin të pa nevojshëm në procedurën doganore dhe do ndërmarrë
42
veprime për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në kufi me autoritetet doganore të vendeve
fqinje. Kjo do të bëhet duke u bazuar në marrëveshje bilaterale me shtetet e rajonit dhe duke
marrë për bazë edhe praktikat më të mira Evropiane. Në këtë drejtim, Ministria është po ashtu e
përkushtuar në hapjen e pikave të reja te përbashkëta doganore në portet detare. Ministria do
sigurojë mbështetjen administrative dhe financiare për realizimin e këtij qëllimi.
Agjendën tonë reformuese për thjeshtëzimin dhe përmirësimin e sistemit tatimor dhe doganor
do ta bazojmë edhe në Raportin e Bankës Botërore për të Bërit Biznes, gjegjësisht në
indikatorët “Pagesa e Tatimeve” dhe “Tregtia Përtej Kufijve”, si mekanizëm për përmirësim të
përformancës.
a) Integrimi gradual i administrimit doganor dhe atij tatimor
Me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe kualitetit të administrimit tatimor dhe doganor për
bizneset dhe qytetarët, dhe mundësimit të kalimit të arkëtimit tatimor nga kufiri në vend,
Ministria e Financave do të zbatojë integrimin gradual të funksioneve të administrimit tatimor
dhe atij doganor. Integrimi i dy institucioneve kryesore të arkëtimit të tatimeve nuk është fund
në vetvete, por është mundësi për të lehtësuar për bizneset dhe qytetarët pagesën e obligimeve
tatimore dhe doganore. Andaj Ministria do të punoj me dinamikë, por edhe do të lejoj kohë të
mjaftueshme për të bërë integrimin duke marrë parasysh praktikat e shteteve fqinje dhe
shteteve që tradicionalisht kanë ndihmuar këto dy administrata dhe kanë praktikë të tillë në
shtetin e tyre.
Integrimi i proceseve të biznesit do të bëhet në pajtim me planifikim të hollësishëm për të
mundësuar tranzicion pa kosto fiskale drejt bashkimit operacional të këtyre dy funksioneve.
Gjatë këtij integrimi, Ministria e Financave do konsultohet ngushtë dhe do të ndjek edhe
rekomandimet e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe të komunitetit të biznesit.
3. NGUSHTIMI I HENDEKUT TATIMOR
Ministria e Financave do të angazhoj ekspertizë për vlerësimin e rregullt të hendekut tatimor,
dhe në bazë të këtij vlerësimi do të orientojmë resurset administrative në ngushtimin e tij, duke:
i) përmirësuar bazën e informacionit dhe inteligjencës për shmangien e tatimeve,
përfshirë edhe informacionet nga “palët e treta”
ii) ngritur nivelin e bashkëpunimit me Agjencinë për Parandalimin e Shpëlarjes së
Parasë, institucionet financiare, dhe organizatat tjera jo-qeveritare
iii) modernizuar më tutje kontrollin doganor
iv) ngritur investimet në sistemet elektronike në mënyrë që të kalojmë në sistem të plotë
elektronik, si në komunikim me biznesin, ashtu edhe brenda administratës
v) lidhur marrëveshje, qoftë bilaterale apo multilaterale, me vendet tjera dhe
organizatat ndërkombëtare për shkëmbim të informacionit për qëllime të luftimit te
evazionit fiskal
Në të njëjtën kohë, përmes stimulimit të përmbushjes vullnetare, do ulim insentivat për
shmangje të obligimeve tatimore. Më tutje, do ta rishikojmë bazën ligjore dhe do të mundësojmë
administrimin e tatimit mbi të ardhurat nga vlerësimet kapitale, përfshirë këtu shitblerjen e
43
patundshmërive për qëllime komerciale. Po ashtu, do të punojmë ngushtë me nivelin lokal për
ngritjen e inkasimit të tatimit në pronë, i cili aktualisht inkasohet në një mesatare prej 50% të
faturimit.
Do të punojmë edhe në azhurnimin dhe modifikimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin
e Ekonomisë Jo-formale me qëllim të vendosjes së një mekanizmi më të mirë monitorues dhe
zbatues të masave për ngushtimin e hendekut tatimor.
4. LEHTËSIMI I QASJES NË FINANCA: NGRITJA E KAPITALIT PËR FONDIN
KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE
Për të mbështetur nivelin e kreditimit, sidomos për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM),
që janë promotor i zhvillimit ekonomik dhe punësimit, Ministria e Financave do të ndërmarr
veprime konkrete që do të ndikojnë direkt në lehtësimin e qasjes në financim të këtyre
ndërmarrjeve.
Duke qenë se një nga kërkesat kryesore të bankave për kreditim të NVM-ve ka qenë dhe mbetet
niveli mjaft i lart i kolateralit, në vitin 2016 Qeveria e Republikës së Kosovës, në koordinim me
Bankën Qendrore të Kosovës dhe me mbështetje të USAID-it, kanë themeluar Fondin Kosovar
për Garanci Kreditore (FKGK), institucion i cili është i pavarur dhe ofron garanci bankave deri
në 50% për kreditë që ju ofrohen NVM-ve. Me këtë rast, ato NVM që para themelimit të këtij
institucioni nuk janë kredituar për shkak të mungesës së kolateralit, tani kanë qasje më të lehtë
në financim, duke qenë se FKGK ofron garanci kreditore deri në 50% të shumës.
Për katër vitet e ardhshme, Ministria e Financave synon të rrisë substancialisht kontributin në
kapitalin e FKGK. Kjo rritje e kapitalit do të rrisë bazën e tanishme të kapitalit të FKGK dhe kjo
do të ndikojë direkt në rritjen e kreditimit të sektorit privat, respektivisht NVM-ve. Ministria e
Financave bashkë me institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorët do të shqyrtojnë
mundësinë e zgjerimit të qëllimit të fondit për të ofruar mbështetje më të gjerë në sektorët tjerë
të ekonomisë.
5. RACIONALIZIMI I SHPENZIMEVE PUBLIKE
Rritja e buxhetit është përcjellur me dy lloj problemesh:
• rrezikimin e kredibilitetit dhe kualitetit të buxhetit për shkak të projekteve jo-mirë të
definuara që nuk arrijnë të zbatohen, dhe
• krijimin e presionit për politikën tatimore si rezultat i nevojës për rritje shpenzimesh.
Me këtë Program Qeverisës, rritja e buxhetit nuk do të jetë qëllim në vete, dhe ajo nuk do të vijë
në kurriz të tatimpaguesve.
Ministria e Financave përkushtohet në rritjen e përvjetshme të buxhetit në harmoni me rritjen e
përgjithshme të ekonomisë së vendit, dhe me sigurimin e resurseve shtesë nga ngushtimi i
hendekut tatimor. Megjithatë, nevojat për përkrahje financiare buxhetore janë të mëdha, dhe
Ministria e Financave do vendosë kritere të larta për t’u siguruar se burimet tona të kufizuara u
dedikohen vetëm projekteve dhe politikave që sigurojnë kthimin më të lartë ekonomik dhe
social.
44
Do të vendosim kritere të larta në përgatitjen, përzgjedhjen, dhe vlerësimin e ndarjeve
buxhetore, me qëllim të përzgjedhjes së programeve sipas fizibilitetit të tyre. Buxhetet e viteve
paraprake nuk do të jenë më bazë për buxhetin e vitit vijues, si në operacione ashtu edhe në
investime kapitale. Përderisa përkushtohemi që gjithsej buxhetin ta rrisim çdo vit në linjë me
parimet e mësipërme, ndarjet do të rishikohen plotësisht në baza vjetore sipas prioriteteve
strategjike të Qeverisë dhe vlerësimit të rezultateve paraprake financiare.
Ministria e Financave është e përkushtuar për t’i dhënë mbështetje të plotë buxhetore
implementimit të prokurimit elektronik dhe në përgjithësi ngritjes së kapaciteteve për
përgatitjen dhe implementimin e proceseve të prokurimit me integritet të lartë. Njëkohësisht, do
të forcojmë rolin e auditimit të brendshëm për ngritjen e performancës dhe adresimin e
vërejtjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për menaxhim financiar kualitativ.
6. FINANCIMI I INFRASTRUKTURËS PUBLIKE MODERNE DHE PËRMIRËSIMI I
MENAXHIMIT TË PROJEKTEVE KAPITALE
Ministria e Financave do orientojë politikën buxhetore drejt financimit të projekteve me
karakter strategjik për zhvillimin ekonomik afatgjatë. Projektet do të prioritizohen sipas
shkallës së ndikimit në transformimin e strukturës ekonomike në vend. Ministria po ashtu do të
përkujdeset në përmirësimin e menaxhimit të këtyre projekteve, me fokus në buxhetimin dhe
implementimin e projekteve shumë-vjeçare. Qëllim primar në këtë drejtim do jetë ulja e normës
vjetore të nën-ekzekutimit. Në të njëjtën kohë, Ministria përkushtohet për mbarëvajtjen e lartë
të raportit në mes të buxhetit operacional dhe atij kapital me qëllim të stimulimit të investimit
në vend.
Në të kaluarën, janë shfaqur probleme të shumta me përfshirjen në buxhet të projekteve pa
mbulesë adekuate buxhetore, apo të nën-buxhetimit të një projekti për të mundësuar fillimin e
një projekti të ri. Do të vendosim rregulla të reja operative që pamundësojnë përfshirjen në
buxhet pa planifikim të harmonizuar të planit financiar, rrjedhës së parasë, dhe planit të
prokurimit për projektet kapitale.
Gjatë vitit 2018, Ministria e Financave bashkë me Ministrinë e Integrimeve Evropiane do të
hartojnë planin e parë aksional me Asistencën e Përbashkët për të Mbështetur Projekte në
Rajonet e Evropës (angl: JASPERS) për të mbështetur njësi implementuese të projekteve të
mëdha kapitale që do të zhvillohen nga Qeveria. Kjo do të forcoj kualitetin e realizimit të
projektit dhe do të siguroj mbështetje teknike të kualitetit të lartë e që do ta përgatis vendin në
përgatitje për të përfituar nga fondet strukturore të Bashkimit Evropian. Mbështetja e JASPERS
do të kërkohet edhe në hartimin e strategjive sektoriale, për të përmirësuar kualitetin e tyre.
7. SHFRYTËZIMI I PARTNERITETEVE PUBLIKO PRIVATE
Përdorimi i modeleve investuese të llojit të partneriteteve publike-private (PPP) në Kosovës
është mjaft i kufizuar. Përderisa gjatë viteve të kaluara është investuar mjaft në ndërtimin e
institucioneve përkatëse për PPP dhe kapaciteteve njerëzore që menaxhojnë me këto modele të
investimeve, akoma mbete mjaft për tu bërë në këtë drejtim. Në kuptimin e projekteve specifike
të implementuara përmes modelit PPP, gjatë viteve të kaluara ka pasur një numër të projekteve
që janë iniciuar si në nivelin qendror, ashtu edhe atë lokal, por vetëm një numër shumë i vogël i
45
tyre janë konkretizuar. Ndonëse ambienti i jashtëm ekonomik e financiar ka pasur një ndikim
në mossuksesin e disa prej projekteve, nuk ka dyshim se mungesa e njohurive të duhura për
PPP në njërën anë si dhe mungesa e kapaciteteve për planifikim dhe implementim të
projekteve, ka pasur ndikimin e vet gjithashtu.
Rrjedhimisht, duke qenë se ky model i investimeve përbën një mundësi mjaft të madhe për
vendin tonë, si në nivelin qendror (si për shembull investimet në sektorin e minierave, energjisë,
turizmit, shëndetësisë etj.), ashtu edhe në atë lokal (shërbimet e ndryshme publike, trajtimi i
ujërave të zeza, sektori i arsimit, etj.), Ministria e Financave do të promovoj investimet përmes
PPP, në fushat e ndryshme me prioritet, në veçanti për ato projekte që kanë ndikim në rritje
ekonomike, punësim dhe rritje të kualitetit të shërbimeve publike.
Që kjo të ndodhë, Qeveria do të investoj në rritjen e kapacitete të qëndrueshme për zhvillim dhe
implementim të projekteve të modelit PPP, gjë e cila do mundësoj që më lehtë të identifikohen
projektet specifike për implementim. Ministria e Financave do të intensifikoj bashkëpunimin me
Qendra Evropiane për Ekspertizë në PPP (angl: epec) duke mbështetur departamentin PPP me
zhvillim të dokumenteve standarde të kontratave dhe përfshirjen në identifikim të planifikimit.
Asistenca teknike e shtëpisë së trajnimeve të Luksemburgut do të mbështet departamentin për
të ngritur kapacitetet. Për më tepër, do shtohet komunikimi dhe promovimi investimeve PPP
me nivelin komunal dhe sektorin privat, për tu siguruar se të gjitha palët i kuptojnë drejtë
përfitimet që sjellin këto lloje të investimeve.
8. THELLIMI I BASHKËPUNIMIT ME INSTITUCIONET FINANCIARE
NDËRKOMBËTARE (IFN) DHE DONATORËT NË FINANCIM TË ZHVILLIMIT
Ministria e Financave do të thellojë bashkëpunimin me IFN për shfrytëzim të mundësive për
kreditim koncesional dhe për mbështetje në implementim të reformave përmes asistencës
teknike. Gjithashtu, ky bashkëpunim do të thellohet edhe për kreditim zhvillimor për
implementimin e projekteve kapitale. Në këtë drejtim, Ministria e Financave do ketë prioritet
mbështetjen e implementimit të Mbështetjes Sektoriale Buxhetore të Bashkimit Evropian, si dhe
implementimin e objektivave të partneritetit strategjik me agjencitë zhvillimore bilaterale.
Ministria e Financave përmes Këshillit Kombëtar të Investimeve do të luaj një rol kyç në
përcaktimin e aplikacioneve për përgatitjen teknike të projekteve kapitale përmes Kornizës së
Investimeve të Ballkanit Perëndimor (angl: ËBIF). Sektori social do të përfitoj më shumë nga
asistenca teknike me projekte të reja. Sektorët e transportit, mjedisit dhe energjisë do të kenë
mbështetjen e zhvillimit të projekteve ekzistuese. Ministria e Financave do ofrojë mbështetje të
plotë për realizimin e projekteve të financuara me grante investive nga fondet rajonale IPA dhe
në të njëjtën kohë përmes IFN-ve do të financoj pjesën e projektit e cila mbetet e pambuluar nga
donacioni.
Përmes bashkëpunimit të thelluar, bankat zhvillimore bilaterale dhe multilaterale do të kenë një
rol kyç në financimin e projekteve të cilat do të realizohen përmes klauzolës investive.
Bashkëpunimi ynë do të fokusohet në realizimin e projekteve nacionale të cilat kanë fizibilitet
ekonomik. Hyrja në detyrime afatgjatë do të bëhet vetën për projekte investive të cilat kanë
46
ndikim në strukturën e ekonomisë. Prioritet të lartë do të kenë IFN-të tek të cilat jemi
anëtarësuar dhe me të cilat ende nuk kemi marrëveshje të projektit.
Përpjekjet e mëtutjeshme për anëtarësim në institucione financiare ndërkombëtare do të
bashkërendohen me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
IMPLIKIMET PËR AGJENDËN LEGJISLATIVE DHE PLANIN E PUNËS SË QEVERISË
Ministria e Financave, si menaxher i operacioneve financiare dhe fiskale të Qeverisë, do
prezantoj iniciativa të shumta ligjore, përfshirë këtu legjislacionin tatimor, doganor, bazën
legjislative për strukturat që i përgjigjen Ministrisë së Financave, legjislacionit për parandalimin
e shpëlarjes së parave, rregullimit të sektorit mikro-financiar dhe atij financiar, dhe çdo nisme
ligjore apo rregullative që ndihmon në realizimin e politikave të Qeverisë dhe funksioneve të
saj.
Marrëveshja kornizë e bashkëpunimit me Qeverinë Gjermane nuk është e efektive në vend. Ne
synojmë që gjatë negociatave të ardhshme bilaterale ta finalizojmë këtë marrëveshje, për ta
ratifikuar deri në fund të mandatit. Me tejkalimin e marrëveshjeve të vjetra të ish-Jugosllavisë,
ne do të forcojmë subjektivitetin ndërkombëtar dhe do të mundësojmë operimin efektiv të
agjencive gjermane të cilat do të mbështetin forcimin e shtetit tonë.
Ministria e Financave do të vazhdoj më tutje arritjen e marrëveshjeve për Eliminimin e Tatimit
të Dyfishët me shtete të ndryshme, në mënyrë që të krijoj kushte sa më të favorshme biznesi për
individ, bizneset vendore dhe ndërkombëtare. Modeli i tanishëm i marrëveshjeve duhet të
rishikohet dhe të vendoset në bazë të strukturës së ekonomisë kosovare në mënyrë që këto
marrëveshje afatgjate të reflektojnë në përfitim të kompanive në vend.
Ministria e Financave do të negocioj marrëveshje për financim të projekteve me Qeverinë
Gjermane, Qeverinë Zvicerane, Bankën Gjermane për Zhvillim, Bankën Evropiane për
Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Botërore, Bankën Investive Evropiane, Këshillin e Bankës
Evropiane për Zhvillim dhe qeveri e institucione tjera. Marrëveshjet e donacionit do të
dërgohen në Presidencë për ratifikim, ndërsa marrëveshjet kreditore do të dërgohen në
parlament për ratifikim. Projektet që do të financohen nga kreditë do të përzgjidhen bazuar në
disa kritere, posaçërisht kthimi ekonomik dhe rëndësia sektoriale.
Prioritetet programore të paraqitura më lartë do të operacionalizohen përmes planit vjetor të
punës së Qeverisë në formë aktivitetesh. Këto prioritete po ashtu do zbatohen me azhurnimin e
Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021, dhe Programit për Reforma në Ekonomi.
47
MINISTRIA E SHËNDETËSISË Lista e Objektivave të Ministrisë së Shëndetësisë për Programin e Qeverisë 2017-2021:
1. Ruajtja dhe përparimi i shëndetit të popullatës / Qasja më e mirë në shërbimet shëndetësore
2. Riorganizimi i sektorit shëndetësor dhe zbatimi i reformës në shëndetësi / Cilësia më e mirë e
shërbimeve shëndetësore
3. Financimi i qëndrueshëm i shërbimeve shëndetësore
Përshkrimi objektivave të Ministrisë së Shëndetësisë
1. QASJA MË E MIRË NË SHËRBIMET SHËNDETËSORE:
Qeveria e Kosovës do të siguroj qasje në shërbime shëndetësore qytetarit kudo që ai ndodhet
dhe sa herë që ka nevojë për të. Për ta arritur këtë Qeveria, do të rishikoj rrjetin aktual të
institucioneve shëndetësore dhe do të riorganizoj bazuar në nevojat e identifikuara.
Qeveria e Kosovës do të bëjë rishikimin e politikave dhe dokumenteve tjera strategjike me
qëllim të përmbushjes së objektivave strategjike.
Kujdes të veçantë do t’i kushtojmë shërbimeve të emergjencës dhe të kujdesit shëndetësor
shtëpiak, si dhe shërbimeve shëndetësore në institucionet shkollore dhe parashkollore duke
siguruar zbatimin e konceptit të mjekësisë familjare.
Qeveria do të sigurojë shërbime konsultative të specialisteve në të gjitha Qendrat Kryesore të
Mjekësisë familjare për të siguruar qasje më të mirë në këto shërbime të gjithë qytetarëve të
Kosovës.
Do ta riorganizojmë SHSKUK për ta fuqizuar Qendrën Klinike Universitare dhe për ta ngritur
Spitalin Regjional të Prishtinës. Pastaj, do ta lidhim këtë institucion me qendrat si motra në
Evropë, në mënyrë që, deri në fund të mandatit qeverisës, ai të bëhet, jo vetëm i barabartë, por,
edhe më i mirë se spitalet e tilla në regjion. SHSKUK do të ofroj shërbime konsultative të sub-
specialisteve në të gjitha Spitalet Regjionale, ndërsa Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit do ta
shndërrojë në qendër të dytë terciare në shtetin e Kosovës.
48
Shërbimet që nuk janë në gjendje t’i ofrojnë institucionet shëndetësore publike në Kosovë do t’i
kontraktojmë me institucionet që janë në Kosovë dhe ato jashtë vendit përmes një procesi
transparent dhe të drejtë.
Kujdes të veçantë do t’i kushtohet qasjes në shërbime shëndetësore për grupet vulnerabile dhe
personave me nevoja të veçanta.
Në bazë të kritereve të përcaktuara do të rishikohet lista e barnave dhe materialit shpenzues si
në përbërje, ashtu dhe në sasi (kjo listë nuk është rishikuar nga viti 2013).
Në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të zhvillojmë dhe
implementojmë mekanizmin e identifikimit të kategorive të varfra për t’i liruar nga kontributi i
sigurimit shëndetësor.
Do të synohet mbulimi universal shëndetësor për shërbimet nga lista e shërbimeve të kujdesit
shëndetësor, për të gjithë, me një kosto të përballueshme.
2. CILËSIA MË E MIRË E SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE
Qëllimi i dytë i Qeverisë së Republikës së Kosovës është mbrojtja shëndetësore dhe ngritja e
cilësisë më të lartë për qytetarët. Për ta realizuar këtë, ne do ta ndryshojmë mënyrën e formimit
të punëtorit shëndetësor prej bankave shkollore, nëpër fakultet dhe deri te specializimi, do të
ndërtojmë një sistem më të mirë të edukimit të vazhdueshëm profesional dhe do ta lidhim atë
me procesin e licencimit të profesionistëve shëndetësor, si dhe do të standardizojmë të gjitha
shërbimet shëndetësore duke përpiluar protokolle dhe plane të menaxhimit të sëmurëve.
Qeveria do të bëjë shpërndarjen më të mirë të shërbimeve dhe punëtorëve shëndetësor brenda
sistemit në mënyrë që të evitoj praktikat e deritashme të mbipopullimit të QKUK-së dhe të
spitaleve të përgjithshme në dëm të qendrave tjera.
Do të hartohet Plani i zhvillimit të burimeve njerëzore për sektorin shëndetësor me qëllim të
përmbushjes së nevojave të qytetarëve për shërbime shëndetësore sa herë që është e
mundshme, sa me afër vendit ku jeton.
Bazuar në normat dhe standardet për zhvillim dhe distribuim të burimeve njerëzore do të
investohet në mobilizimin e punëtorëve shëndetësor për të ofruar shërbime shëndetësore aty ku
ka më së shumti nevojë qytetari.
Do te ngritet gradualisht dhe në mënyrë të qëndrueshme numri i mjekëve per kokë banori ( (1
mjek për 1000 banorë), që të mund të krahasohemi fillimisht me shtetet fqinje, e pastaj dhe në
regjion.
Qeveria i sheh si partner të rëndësishëm punëtorët shëndetësorë, prandaj do të punoj afër me ta
për fuqizimin e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë. Në të njëjtën kohë, Qeveria do të punoj
në rritjen e përgjegjësisë dhe të llogaridhënies brenda sistemit, duke ngritur kapacitetet e
Inspektoratit Shëndetësor.
Investimet në infrastrukturën shëndetësore do të jenë pjesë përbërëse e qeverisjes së mirë dhe të
qëndrueshme në shërbim të qytetarit. Këto investime, përveç investimeve fillestare (në
ndërtim, teknologjisë mjekësore, informative dhe burime njerëzore), do të kenë dhe shpenzimet
rrjedhëse në vitet në vijim për të siguruar qëndrueshmëri dhe cilësi të shërbimeve.
Do të ndihmohen institucionet shëndetësore për përmirësim të infrastrukturës për qasjen më të
lehtë të personave me nevoja të veçanta.
49
Vlerësimi i pajisjeve të teknologjisë mjekësore dhe investimet do të udhëhiqen sipas praktikave
më të mira ndërkombëtare.
Do të zhvillohet E-shëndetësia me koncepte, standarde dhe rregulloret arkitektonike të qarta
për të gjitha institucionet shëndetësore.
E-shëndetësia do të përcaktojë:
- Vendim marrjen (bërjen e politikave) rregullimin dhe standardizimin e shërbimeve;
- Investimet në volumin dhe llojin e shërbimeve shëndetësore ato që janë më të
nevojshme dhe pranueshme për qytetarin;
- Investimet në ngritjen e kuadrove për të përmirësuar dhe zgjeruar spektrin e
shërbimeve.
- Pasurimin e informatave në ueb-faqet e spitaleve dhe Qendrave të Mjekësisë
Familjare që qytetari të mund të vendos më lehtë ku do t’i merr shërbimet.
Kosova do të ketë një Sistem të Informimit Shëndetësor që do të mundësojë arritjen e parimeve
programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe në veçanti të sektorit
shëndetësor.
Ky sistem i informimit do të ketë qasje të lehtë për shkëmbim të shpejtë, saktë dhe sigurt të
informatave që është parakusht për një planifikim dhe menaxhim më të mirë të sektorit
shëndetësor.
Sistemi i Informimit Shëndetësor do të gjenerojë indikatorë që do të jenë pjesë mekanizmave të
raportimit ndërkombëtar që ndërlidhen me sektorin shëndetësor të Kosovës .
Do te synohet përmirësimi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore përmes sistemit të referimit
duke siguruar trajtim shëndetësor më pak të kushtueshëm për qytetarin.
Do të zhvillohen dhe zbatohen programet të screening-ut për zbulim të hershëm për sëmundjet
më shpeshta.
Një kujdes të veçantë do t’i kushtohet bashkëpunimit të institucioneve shëndetësore të Kosovës
me qendrat simotra në Evropë dhe më larg. Me këtë bashkëpunim, Qeveria synon të sigurojë
cilësi evropiane të shërbimeve shëndetësore në Kosovë.
Do të forcohet/qartësohet struktura organizative dhe funksionale e vet MSH që të rritet
llogaridhënia dhe transparenca brenda Ministrisë, por dhe jashtë Ministrisë me publikun.
Do të synohet një komunikim efikas në lidhje me zhvillimet në sektorit shëndetësor në bazë të
një plani me një koncept të pranueshëm për qytetarët.
Do të jemi në hap me kohën dhe do të komunikojmë në media të shkruara dhe elektronike për
t’ju qasur të gjitha kategorive të qytetarëve (fëmijë, adoleshentë, punonjës, pensionistë, persona
me nevoja të veçanta dhe të moshuar).
3. FINANCIMI I QËNDRUESHËM I INSTITUCIONEVE SHËNDETËSORE
Për ta mbajtur këtë sistem funksional ne do të ndërtojmë një sistem bashkëkohor të financimit.
Ky sistem do të jete i bazuar në Buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili gjatë mandatit qeverisës
do të rritet, në Fondin e Sigurimeve shëndetësore dhe në asistencën që në mënyre aktive do ta
kërkojmë nga komuniteti i donatorëve si dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë. Plani ynë për
koncesionimin e shërbimeve të shtrenjta do të bëjë që brenda Kosovës të ndalet një shumë
50
milionëshe e eurove që dalin jashtë vendit, ndërsa menaxhimi më i mirë me buxhetin do të bëjë
që çdo cent i tij të harxhohet ku e ka vendin.
Qeveria do të punojë në garantimin e pakos bazike të shërbimeve shëndetësore, respektivisht
Listës Esenciale.
Zhvillimi i E-prokurimit do të ngrit transparencën e shpenzimeve publike edhe në sektorin
shëndetësor
Ministria e Shëndetësisë do të synoj të forcoj rolin rregulator dhe të shfrytëzojë praktikat më të
mira ndërkombëtare të bashkëpunimit për të ngritur performancën në institucionet spitalore
publike në nivel evropian të standardeve të operimit.
Do të ju ofrohet mundësia rrjetit të operatorëve nga spitalet evropiane, fillimisht në një ose dy
spitale kosovare do të planifikojnë dhe realizojnë trajnime në vendin e punës për të mundësuar
përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve dhe sigurisë së pacientëve duke
mundësuar një menaxhim të shërbimeve shëndetësore në nivel evropian.
Zbatimi i këtij partneriteti do të jetë i bazuar në parime të trajtimit të barabartë, jo-diskriminues
dhe transparent, me qëllim të zhvillimit të sektorit të shëndetësisë, duke marrë për bazë parimet
e ekonomisë, efikasitetit, mbrojtjes së interesit publik, konkurrencës së lirë, vlerës për para dhe
përballueshmërisë.
Periudha e Zbatimit
1. Ruajtja dhe përparimi i shëndetit të popullatës / Qasja më e mirë në shërbimet shëndetësore 2018-
2020
2. Riorganizimi i sektorit shëndetësor dhe zbatimi i reformës në shëndetësi / Cilësia më e mirë e
shërbimeve shëndetësore 2018-2020
3. Financimi i qëndrueshëm i shërbimeve shëndetësore 2018-2020
51
MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE Lista e objektivave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për Programin e Qeverisë
2017-2021:
Departamenti i Kulturës
1. Rishikimi përkatësisht avancimi i Kornizës Ligjore, dhe hartimi i politikave te reja publike që
garantojnë pavarësi financiare për institucionet e kulturës, dhe menaxhim efikas të përgjegjësive.
2. Krijimi i politikave të reja kulturore me programe në përkrahje të artistëve të rinj dhe nismave
kulturore.
3. Ristrukturimi dhe riorganizimi i institucioneve vartëse për kulturë;
4. Promovimi i kulturës dhe ngritja e komunikimit kulturor.
Departamenti i Trashëgimisë Kulturore
5. Avancimi i Kornizës Ligjore dhe Institucionale
6. Qasja e Integruar në trashëgiminë kulturore drejt zhvillimit të qëndrueshëm
7. Përfshirja e trashëgimisë kulturore në planet zhvillimore
8. Promovimi i trashëgimisë kulturore
9. Edukimi, aftësimi dhe pjesëmarrja aktive në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
10. Themelimi i Muzeve
Departamenti i Rinisë
11. Pjesëmarrja e të rinjve:
12. Edukimi Jo – Formal
13. Punësimi
14. Promovimi shëndetësor i të rinjve
15. Siguria e të rinjve
16. Integrimi shoqëror, Vullnetarizmi, Sporti, Kultura dhe Rekreacioni
Departamenti i Sportit
17. Hartimi i strategjisë së Sportit 2018-2022
18. Modernizimi i Infrastrukturës sportive sipas standardeve ndërkombëtare;
19. Ndryshim plotësimi i Ligjit të ri për Sport
20. Masivizimi i sportit “Sporti për të gjithë”
52
21. Mbështetja dhe zhvillimi i sportit cilësor
22. Ngritja e kapaciteteve profesionale në sport
23. Avancimi i kornizës ligjore dhe institucionale të sportit
24. Kategorizimi i Sporteve dhe Sportistëve dhe ndarja e buxhetit vjetor për federatat.
Përshkrimi i objektivave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Departamenti i Kulturës
1. RISHIKIMI PËRKATËSISHT AVANCIMI I KORNIZËS LIGJORE
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të sponsorizoj një proces të gjerë për rishikimin e të
gjitha akteve ligjore dhe nënligjore të cilat rregullojnë fushën e kulturës, dhe njëkohësisht do të
avancoj legjislacionin për fushën e kulturës. Ky rishikim do të mundësonte harmonizimin e
kornizës së përgjithshme ligjore me legjislacionin për kulturë dhe do t’i hap rrugë funksionimit
të mirëfilltë të institucioneve të kulturës dhe do të krijohet mundësi më e lehtë për përkrahje të
kulturës së pavarur në vend. Gjithashtu do të krijohet mekanizma që do të garantojnë pavarësi
financiare për institucionet e kulturës të bazuar në parimet e llogaridhënies dhe transparencës.
2. KRIJIMI I POLITIKAVE TË REJA KULTURORE PROGRAME NË PËRKRAHJE TË
ARTISTËVE TË RINJ DHE NISMAVE KULTURORE.
Gjatë periudhës katërvjeçare 2017-2021 do të ndërtohet një qasje e re dhe bashkëkohore e
politikës kulturore dhe planeve të veprimit, dhe metoda efikase të zbatimit të legjislacionit për
të përkrahur sektorin e kulturës, duke përfshirë programet për avancimin e lidhjeve kulturore
dhe shkëmbimeve ndërkulturore të artistëve, shoqatave kulturore dhe institucioneve të
kulturës. Gjithashtu, do të ketë rritje të mbështetje për artistët e rinj në nisma që e prezantojnë
Kosovën në shtetet e BE-së.
3. RISTRUKTURIMI DHE RIORGANIZIMI I INSTITUCIONEVE VARTËSE PËR
KULTURË
Institucionet vartëse për kulturë do t’i nënshtrohen një procesi të riorganizimit të brendshëm
me qëllim të rritjes së pavarësisë së tyre të veprimit si institucione qendrore për kulturë të
Republikës së Kosovës, rritjes së menaxhimit dhe kontrollit financiar, si dhe qartësimit të vijës
hierarkike dhe llogaridhënies.
4. PROMOVIMI I KULTURËS DHE NGRITJA E KOMUNIKIMIT KULTUROR
Promovimi i kulturës do të avancoj me anë të organizimit të kampanjave promovuese, dhe
formave tjera adekuate si dhe do të krijohen programe për ngritjen e nivelit të komunikimit
kulturor dhe bashkëjetesës mes kulturave të të gjitha komuniteteve etnike, fetare apo gjuhësore
në vend, duke përfshirë edhe promovimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e kulturës,
jashtë vendit.
Periudha e Zbatimit
Rishikimi, përkatësisht avancimi i kornizës ligjore - 2017-2018
Krijimi i politikave të reja kulturore - 2017-2018
53
Ristrukturimi dhe riorganizimi i Institucioneve vartëse për kulturë - 2017-2019
Promovimi i kulturës proces i vazhdueshëm.
Departamenti i Trashëgimisë Kulturore
5. AVANCIMI I KORNIZËS LIGJORE DHE INSTITUCIONALE
Në fushën e avancimit të kornizës ligjore dhe institucionale, prioritet mbetet investimi në
institucionet e trashëgimisë kulturore dhe në sistemin e mbrojtjes në përgjithësi. Paralelisht,
avancimi i vazhdueshëm i legjislacionit për trashëgimi kulturore do të përfshijë përveç
ligj-bërjes edhe masat që garantojnë harmonizimin me ligjet tjera të Kosovës, si dhe me
legjislacionin e BE-së. Gjithashtu, përcaktohen për veprime të integruara të mbrojtjes në sektorët
vital si inventarizimi dhe digjitalizimi i trashëgimisë kulturore, menaxhimi dhe monitorimi i
gjendjes së trashëgimisë dhe trajtimi i saj kur është e përshtatshme, partneriteti dhe
bashkëpunimi ndër sektorial, si dhe avancimi i kornizës ligjore me qëllim të përgatitjes për
anëtarësim në UNESCO
6. QASJA E INTEGRUAR NË TRASHËGIMINË KULTURORE DREJT ZHVILLIMIT TË
QËNDRUESHËM
Qasja e integruar merr përmasa zhvillimore në gjithë territorin e Kosovës duke e
promovuar trashëgiminë kulturore si resurs të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror
dhe kulturor, në konsultim me aktorët relevantë dhe nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të
komuniteteve relevante, përfshirë komunitetet fetare, si dhe pronarët, poseduesit dhe
shfrytëzuesit e pronave kulturore, siç është përcaktuar me legjislacionin përkatës dhe
angazhimet ndërkombëtare ligjore dhe politike të institucioneve të Kosovës.
7. PËRFSHIRJA E TRASHËGIMISË KULTURORE NË PLANET ZHVILLIMORE
Metodologjia dhe praktikat e mira të konservimit të integruar të cilat promovojnë
konkurrencë të lirë dhe të shëndoshë, si dhe nxitjen e kreativitetit dhe të inovacionit, do të
vihen në shërbim të komunave të Kosovës nëpërmjet avancimit dhe zbatimit konsekuent të
dokumentit strategjik të MKRS-së për konservimin e integruar (2010) dhe në harmoni me
udhëzimet dhe praktikat ndërkombëtare, të promovuara nga UNESCO, KE, ICOMOS,
ICCROM, etj.
8. PROMOVIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE
Promovimi dhe komunikimi gjithëpërfshirës i trashëgimisë kulturore dhe i arritjeve në fushën
e zhvillimit kulturor bëhet hallkë vitale e procesit të mbrojtjes dhe njëherë e mëvetësishme, e
cila garanton promovimin e vlerave reale socio-kulturore dhe ekonomike të trashëgimisë
kulturore të Kosovës.
9. EDUKIMI, AFTËSIMI DHE PJESËMARRJA AKTIVE NË MBROJTJEN E
TRASHËGIMISË KULTURORE
Edukimi, aftësimi dhe pjesëmarrja aktive, në këtë kuadër, do të përkrahet me qëllim të
zhvillimit pozitiv të debatit bashkëkohor në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Së
54
këndejmi, do të përkrahet ndërtimi sistematik i kapaciteteve profesionale të punonjësve të
trashëgimisë kulturore, të cilët përbëjnë burimin formal të komunikimit dhe të veprimit
pjesëmarrës me publikun e gjerë.
10. THEMELIMI I MUZEVE
MKRS, do të angazhohet për themelimin e Muzeve:
- Muzeun e Paqes në Kosovë si një institucion që do të promovojë dhe edukojë për rezistencën
paqësore të popullit të Kosovës.
- Muzeun e Arteve Bashkëkohore.
Periudha e zbatimit
Avancimi i Kornizës Ligjore dhe Institucionale, 2017-2019
Qasja e Integruar në trashëgiminë kulturore drejt zhvillimit të qëndrueshëm, 2017-2027;
Përfshirja e trashëgimisë kulturore në planet zhvillimore, 2017-2019;
Promovimi i trashëgimisë kulturore, në vazhdimësi
Edukimi, aftësimi dhe pjesëmarrja aktive në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, në vazhdimësi
Departamenti i Rinisë
11. PJESËMARRJA E TË RINJVE
Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendim-marrëse dhe përfshirja sa më e madhe e të
rinjve në politikë-bërje sektoriale që ndikojnë drejtpërdrejt në të rinjtë.
Përmirësimi i pjesëmarrjes së të rinjve në procese të rëndësishme të politikë-bërjes dhe
vendimmarrjes në nivel qendror dhe lokal, përmes konsolidimit/funksionalizimit të KVR-ve,
mbështetjes së sektorit rinor komunal e kështu me radhë që do të garantojnë funksionalizimin e
legjislacionit në fuqi për rini në mënyrë të duhur. Ndërtimi i qendrave rinore për përmirësuar
infrastrukturën e sektorit të rinisë dhe ngritja e kapaciteteve të organizatave rinore, forcimi i
tyre si dhe zhvillimi i shërbimeve për të rinjtë, do të krijon kushte dhe mundësi më të mira për
të rinjtë.
12. EDUKIMI JO – FORMAL
Të rinj të edukuar dhe të përgatitur për të përballuar të gjitha sfidat e jetës si anëtarë të
përgjegjshëm të komunitetit vendor dhe evropian Krijimi i mundësive për punësimin e të rinjve
përmes programeve trajnuese dhe mbështetjes financiare për ndërmarrësit e rinj
Të rinj të edukuar dhe të përgatitur për të përballuar të gjitha sfidat e jetës si anëtarë të
përgjegjshëm të komunitetit vendor dhe evropian. Me këtë strategji do të ndërtohet
infrastruktura mbi promovimin dhe nxitjen e edukimit jo-formal, duke u bazuar në përvojat e
mëhershme të DIR si dhe në kërkesat e të rinjve si rrugë alternative të avancimit në karrierë.
Gjithashtu njohja e edukimit jo-formal është shumë e rëndësishme sepse përfshinë pranimin e
vlerave të ofruara nga edukimi jo-formal për të rinjtë në shoqërinë tonë. Njohja përfshinë
proceset e njohjeve institucionale, sociale, formale dhe vet-njohjes së edukimit jo-formal.
13. PUNËSIMI
55
Krijimi i mundësive për rritjen e punësimit të të rinjve dhe zhvillimi i kompetencave, bazuar në
kërkesat e tregut të punës.
Programi për punësim dhe ndërmarrësi përfshinë krijimin e mundësive për punësimin e të
rinjve duke ofruar trajnime për zhvillimin e shkathtësive jetësore që të përgatitën për tregun e
punës.
Gjithashtu të rinjve do ju ofrohen trajnime për edukim dhe aftësim profesional. Kjo do të arrihet
duke krijuar programe në bashkëpunim me institucionet relevante në mënyrë që ndikojnë
drejtpërdrejt në punësimin e të rinjve, si dhe do të krijohet një fond për përkrahjen e të rinjve.
14. PROMOVIMI SHËNDETËSOR I TË RINJVE
Vetëdijesimi i të rinjve lidhur me rëndësinë e ruajtjes së shëndetit për mirëqenien e tyre
individuale dhe shoqërore, si dhe për të dhënë kontributin e tyre si qytetar të përgjegjshëm të
vendit,
Promovimi i mënyrës së shëndetshme të jetesës dhe krijimin e shprehive të cilat do të
ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të të rinjve. Përveç kësaj synohet një bashkëpunim i ngushtë
ndër sektorial me palët e interesit përgjegjës për shëndetin e të rinjve, meqenëse për të realizuar
këtë objektivë nevojitet aktivizimi i mekanizmave të ndryshëm në nivel qendror dhe lokal.
15. SIGURIA E TË RINJVE
Të rinj të përgatitur për të identifikuar, parandaluar dhe adresuar me kohë në mënyrë efektive
rrezikun që u kanoset.
Do të ndërmerren veprime konkrete për parandalimin e delikuencës dhe formave tjera të krimit
ku kryesisht të rinjtë janë viktimat. Kjo do të arrihet përmes fushatave të orientuara sipas
rekomandimeve të nxjerra nga aktivitetet e zhvilluara në fushën e sigurisë njerëzore nga viti
2010-2012. Për realizimin me sukses të kësaj objektive do të fokusohet në bashkëpunim të
ngushtë me institucionet e sigurisë me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes së të rinjve në
Kosovë nga fenomenet negative si delikuenca dhe format tjera të krimit ku të rinjtë janë viktima
apo pjesëmarrës në vepra të jashtëligjshme.
16. INTEGRIMI SHOQËROR, VULLNETARIZMI, SPORTI, KULTURA DHE
REKREACIONI
Ngritja e nivelit të përfshirjes sociale në jetën shoqërore si dhe zhvillimit
organizimit/performancës/realizimit) të aktiviteteve të ndryshme kulturore, sportive dhe
rekreative për të rinjtë.
Mbështetja e aktiviteteve të përgjithshme kulturore dhe sportive të të rinjve, duke përfshirë
edhe aktivitetet jashtë plan-programit shkollor. Përkrahja e aktivitetet në kuadër të muajit të
rinisë, aktivitet tradicional si dhe shkëmbimin e eksperiencave në nivel ndërkombëtar të
artistëve dhe sportistëve të rinjë, duke i bërë të rinjtë kosovar pjesë të proceseve rinore
ndërkombëtare.
Periudha e zbatimit
56
1. Pjesëmarrja e të rinjve: Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendim-marrëse dhe
përfshirja sa më e madhe e të rinjve në politikë-bërje sektoriale që ndikojnë drejtpërdrejt
në të rinjtë – 2017-2019
2. Edukimi Jo – Formal : Të rinj të edukuar dhe të përgatitur për të përballuar të gjitha
sfidat e jetës si anëtarë të përgjegjshëm të komunitetit vendor dhe evropian Krijimi i
mundësive për punësimin e të rinjve përmes programeve trajnuese dhe mbështetjes
financiare për ndërmarrësit e rinj. 2013-2017
3. Punësimi: Krijimi i mundësive për rritjen e punësimit të të rinjve dhe zhvillimi i
kompetencave, bazuar në kërkesat e tregut të punës.2017-2020
4. Promovimi shëndetësor i të rinjve: Vetëdijesimi i të rinjve lidhur me rëndësinë e ruajtjes
së shëndetit për mirëqenien e tyre individuale dhe shoqërore, si dhe për të dhënë
kontributin e tyre si qytetar të përgjegjshëm të vendit: 2013-2017
5. Siguria e të rinjve: Të rinj të përgatitur për të identifikuar, parandaluar dhe adresuar me
kohë në mënyrë efektive rrezikun që u kanoset. 2013-2020
6. Integrimi shoqëror, Vullnetarizmi, Sporti, Kultura dhe Rekreacioni: Ngritja e nivelit të
përfshirjes sociale në jetën shoqërore si dhe zhvillimit
organizimit/performancës/realizimit) të aktiviteteve të ndryshme kulturore, sportive
dhe rekreative për të rinjtë: 2013-2017
Departamenti i Sportit
17. HARTIMI I STRATEGJISË SË SPORTIT 2018-2022
Vizioni strategjik i sistemit të sportit në Kosovë parasheh që gjëja kryesore në këtë sistem është
besimi te sportistët. Në kuptimin e kësaj strategjie sportistët paraqesin secilin individ që merret
me veprimtari fizike dhe trajnim në pajtueshmëri me mundësitë e veta, me synim të arritjes së
kapacitetit maksimal.
Sistemi i ri i sportit në Kosovë orientohet drejt atletëve dhe qytetarëve që merren me veprimtari
fizike. Periudha për implementimin e strategjisë për sport do të përfshijë një spektër të gjerë
ndryshimesh në sistemin legjislativ dhe financiar të sportit në Republikën e Kosovës. Kjo do të
jetë periudhë kur prioritetet do të jenë arsimimi i personelit në fushën e sportit dhe mundësia
për të shfrytëzuar financimin potencial, familjarizimin me standardet e BE-së në fushën e
politikës dhe sportit, vendosja e të dhënave biografike (regjistrat) dhe kategorizimi i sporteve,
sportistëve, ekspertëve të sportit, objekteve sportive, mësimdhënësit e edukatës fizike, etj.
Periudha e vendosjes së sistemit të ri të sportit në kuadër të departamentit të Sportit, në
përputhje me nevojat dhe kërkesat e shoqërisë kosovare dhe në pajtueshmëri me kriteret e BE-së
dhe institucionet më të larta sportive, siç janë FIFA, UEFA, FIBA, IAAF, EHF etj. me Konventën
për ndërprerjen dhe parandalimin e dhunës në sport si dhe Konventën për parandalimin e
dopingut në sport.
18. MODERNIZIMI I INFRASTRUKTURËS SPORTIVE SIPAS STANDARDEVE
NDËRKOMBËTARE
- Ndërtimi i Qendrës Nacionale për Sport dhe Stadiumi Kombëtarë
- Rinovimi i objekteve sportive ekzistuese sipas standardeve ndërkombëtare
57
- Ndërtimi i Palestrave sportive në komunat përkatëse
- Ndërtimi i shtigjeve të atletikës në qendra regjionale
- Ndërtimi i pishinave te notit në qendra regjionale
- Menaxhimi efikas i objekteve sportive
- -Ndërtimi i fushave të hapura të futbollit, sipas nevojave të banorëve, në gjithë
territorin e Republikës së Kosovës, brenda mandatit 4 vjeçar.
Ndërtimi i Pallatit Olimpik, objekt ku do të vendosen federatat dhe Komiteti Olimpik,
administratat dhe hapësirat paraolimpik, pishina olimpike.
Ndërtimi i Komplekseve të tenisit nëpër qendrat kryesore të Republikës së Kosovës.
19. NDRYSHIM PLOTËSIMI I LIGJIT TE RI PËR SPORT
• Instalimin e sistemit të sportit në përputhje me kartën evropiane për sportin, principet e
sportit për të gjithë, kodeksin e etikës në sport, konventën lidhur me parandalimin e
dhunës në sport, konventën për parandalimin e dopingut në sport dhe deklaratën për
sportin të samitit të shefave të shteteve të Bashkimit Evropian (BE) në Amsterdam.
• Zhvillimi dhe përparimi i edukimit fizik të fëmijëve në institucionet parashkollore, forcimi
i ndikimit të sportit në shkolla dhe universitete dhe vendosja e sistemit funksional të
garave sportive në nivel të shkollave dhe universitetit.
• Vendosjen e mekanizmave për shtimin e disiplinave sportive për qytetarët brenda dhe
jashtë organizatave sportive.
• Forcimin e autonomisë të federatave sportive dhe rregullimin e marrëdhënieve
të brendshme të çdo dege sportive
• Përparimin e punës shkencore në sport
20. MASIVIZIMI I SPORTIT “SPORTI PËR TË GJITHË”
Organizimi i sportit shkollorë duke filluar nga garat nëpër shkolla fillore, të mesme,
universitete, duke kaluar në nivel komunal, në nivel regjional dhe në atë republikan, në këtë
program qëllimi kryesorë është pjesëmarrja dhe identifikimi i talentëve të rinj dhe orientimi
profesional i tyre. Organizimi i garave shkollore mbahet në disa lloje të sporteve nëpër ato
vende ku ka kushte për zhvillimin e atij sporti konform infrastrukturës sportive. Njëkohësisht,
parashihet që këtë organizim të mbikëqyrë shoqata e pedagogëve të kulturës fizike, asociacioni i
sportit universitar dhe federata e sportit shkollorë.
Këto organizime të sportit shkollorë, universitar do të mbahen në bashkëpunim me Ministrinë
për Arsim, federatat e sporteve, me Drejtoritë komunale të Arsimit dhe Sportit, dhe OJQ tjera.
Mbështetje logjistike – profesionale për krijimin e federatës (shoqatës) universitare,
• Mbështetje te garave për aktivitet universitare - universiada ne nivel te Kosovës.
• Mbështetje për sportet gjegjëse për seleksionet për pjesëmarrje ne Universiada ne nivel
Kombëtare, dhe ndërkombëtare,
21. MBËSHTETJA DHE ZHVILLIMI I SPORTIT CILËSOR
- Themelimi i Agjencisë Kombëtare ANTIDOPING.
- Identifikimi dhe zhvillimi i talenteve.
58
- “Pako” financiare për sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre.
- Mbështetja e programeve të sporteve elitare
22. NGRITJA E KAPACITETEVE PROFESIONALE NE SPORT
- Avancimi i kuadrove të institucioneve të Mjekësisë Sportive
- Mbështetje për hulumtime dhe kërkime shkencore
- Mbështetje e aftësimit profesional të trajnerëve
- Programi i Zhvillimit të Administratorëve të Sportit
- Mbështetje e aftësimit profesional të referëve
23. AVANCIMI I KORNIZËS LIGJORE DHE INSTITUCIONALE TË SPORTIT NË
ORGANIZIMIN E BRENDSHME DHE ASTEVE
Kthimi i aseteve te sportit siç është Shtëpia e Sportit te nxirret Vendim nga Qeveria për heqjen
nga Agjencioni i Privatizimit (Likuidimi) i objektit; definimi dhe rregullimi i të hyrave vetanake
të hapet kodi buxhetor dhe te përshpejtohet lënda nga Ministria e Drejtësisë ku akoma s’kemi
përgjigje; poashtu, te rregullohet çështja e stafit të Shtëpisë se Sportit me përshkrim të detyrave
dhe përgjegjësive me organogram.
Kthimi i aseteve te sportit siç është Shkolla e Skijimit ne Brezovicë, të nxirret Vendim nga
Qeveria për menaxhimin dhe te behet kodi buxhetor te hyrave vetanake dhe te caktohet stafi ne
baze te dokumentacionit dhe marrëveshjes paraprake.
Bazuar në Rregullore Nr.01/2014 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të
punës në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, që implementimi i politikave dhe
programeve te Departamentit te Sportit të bëhet me krijimin e Divizionit te ri: ,,Divizioni i
sportit për të Gjithë dhe Sportit Shkollor’’.
Ministria për Kulturë, Rini dhe Sportit ka nxjerrë aktet që përcaktojnë organizimin,
funksionimin dhe mënyrën e punës së Federatave te Sportit, sipas nenit 16,52A dhe 52B të ligjit
nr. 04/L-075 (i plotësuar/ndryshohet), ndërsa kërkohet hapja e një kodi të veçante si program i
veçantë në kuadër të Departamentit të Sportit/MKRS-së.
Bazuar në Ligji Nr. 04/L-075,për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.2003/24 për sport në
Divizioni i sportit për të Gjithë dhe Sportit Shkollor’’, përkrahen financiarisht të gjitha aktivitet
e sportit shkollor, universitar dhe sportin për të gjithë.
24. KATEGORIZIMI I SPORTEVE DHE SPORTISTËVE DHE NDARJA E BUXHETIT
VJETOR PËR FEDERATAT.
MKRS, do të krijojë mekanizma për kategorizimin e sporteve dhe sportistëve, si dhe do të ndajë
buxhet vjetor për federatat sipas rezultateve të arritura.
Periudha e zbatimit
Avancimi i sportit në Republikën e Kosovës paraqet një shtytje të madhe, kështu që kërkon
hartimin e strategjisë. Në mënyrë që të kemi sukses maksimal, është me rëndësi që metoda e
implementimit të strategjisë të integrohet dhe ndërlidhet me sukses me të gjitha proceset e
reformave në sistemin social të Republikës së Kosovës dhe integrimit evropian.
59
Në mënyrë që strategjia të zbatohet me sukses, duhet të merren parasysh:
Respektimi i parimeve të transparencës dhe shkëmbimi i ndërsjellë i informatave.
Angazhimi i palëve relevante të interesit dhe vendimmarrjes në të gjitha fazat e monitorimit
dhe strategjisë
Vazhdimi i procesit të konsultimit gjatë implementimit të strategjisë
Vullneti i fuqishëm politik dhe përkrahja publike përbëjnë njërin prej faktorëve kyç për suksesin
e Strategjisë.
MINISTRIA E INTEGRIMIT EVROPIAN Lista e objektivave të Ministrisë së Integrimit Evropian për programin e Qeverisë 2017-2021
1. Përmbushja e kritereve të mbetura për liberalizimin e vizave me Bashkimin
Evropian;
2. Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), me qëllim të marrjes së
statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deri në vitin
2020;
3. Financimi i reformave Evropiane 2017-2021.
Përshkrimi i objektivave të Ministrisë së Integrimit Evropian
1. PËRMBUSHJA E KRITEREVE TË MBETURA PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE ME
BASHKIMIN EVROPIAN
Kosova është bërë zyrtarisht pjesë e procesit të liberalizimit të vizave në qershor 2012, me
pranimin e Udhërrëfyesit nga ana e BE-së. Që nga ajo kohë e deri vitin e kaluar janë
përmbushur shumica dërrmuese e kritereve të vendosura me këtë udhërrëfyes. Rrjedhimisht,
në maj 2016 Komisioni Evropian ka vlerësuar se Kosova kishte përmbushur shumicën
dërrmuese të kritereve dhe ka miratuar rekomandimin për heqjen e vizave për Kosovën, me dy
kritere të fundit: arritjen e rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit; dhe
ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Pas kësaj, në korrik 2016,
Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka nxjerrë rekomandimin drejtuar
Komisionit për Liritë Civile të Parlamentit Evropian për të miratuar heqjen e vizave për
Kosovën.
Për të realizuar këtë objektiv strategjik, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e
tjera kompetente janë të përkushtuara të punojnë në dy drejtime:
a. Ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi; dhe
b. Arritjen e rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
60
2. ZBATIMI I MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT (MSA), ME QËLLIM TË
MARRJES SË STATUSIT TË SHTETIT KANDIDAT PËR ANËTARËSIM NË
BASHKIMIN EVROPIAN, DERI NË VITIN 2020
Synimi strategjik i Qeverisë është përmbushja e kritereve për të marr statusin e kandidatit për
anëtarësim në BE deri në vitin 2020. Kjo do të ishte një dinamikë e bazuar në përvojën e
vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vlerësimin objektiv të detyrave që duhet të përmbushim
brenda kësaj periudhe.1
Në këtë kuadër synimi jonë është që të sigurojmë zbatimin efektiv të MSA-së dhe prioriteteve
politike të ERA-s dhe aplikimi i marrjes së statusit të kandidatit deri në fund vitit 2018, të
ofrohen përgjigjet në pyetësorin për përgatitjen e mendimit të Komisionit Evropian mbi
aplikimin e Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht të fitohet statusi i kandidatit deri në vitin
2020. Natyrisht, Qeveria do të ndërmarrë të gjitha hapat e parapara në koordinim të plotë
diplomatik me vendet anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së. Gjithashtu do të vazhdohet me
përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së dhe funksionimin efektiv të strukturave të
MSA-së.
Prandaj, për të realizuar këtë objektiv strategjik, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe
institucionet e tjera kompetente janë të përkushtuara të punojnë në këto drejtime:
a) Përafrimin e legjislacionit vendor me acquis-n e BE-së;
b) Zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane (ERA);
c) Zbatimi i Programit për Reforma Ekonomike (PRE);
d) Zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e MSA-së (PKZMSA); dhe
e) Funksionim efektiv të organeve të përbashkëta BE – Kosovë të krijuara me MSA dhe
përmbushjen e obligimeve të dala nga to.
2.1. Përafrimi i legjislacionit vendor me acquis-në e BE-së
Bazuar në titullin VI të MSA-së, si dhe përvojën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, MSA
kërkon përafrimin e legjislacionit, si hapin e parë drejt përmbushjes së detyrimeve kontraktuale.
Konkretisht, sipas nenit 74 të MSA-së, Ministria e Integrimit Evropian ka identifikuar tetë
kapituj prioritarë të acquis-së:
(1) Kapitulli 1: Lëvizja e lirë e mallrave;
(2) Kapitulli 3: E drejta e themelimit të kompanive dhe liria e ofrimit të shërbimeve;
(3) Kapitulli 5: Prokurimi publik;
(4) Kapitulli 6: E drejta e kompanive;
(5) Kapitulli 7: E drejta e pronësisë intelektuale;
(6) Kapitulli 8: Politikat e konkurrencës;
(7) Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të drejtat themelore; dhe
(8) Kapitulli 24: Drejtësia, liria dhe siguria.
1 Kroacia - nenshkrimi MSA-se: 2001, statusi kandidatit: 2004. Maqedonia - nenshkrimi MSA-se: 2001, statusi kandidatit: 2005. Mali i Zi- nenshkrimi MSA-se: 2007, statusi kandidatit: 2010. Serbia - nenshkrimi MSA-se: 2008, statusi kandidatit: 2012. Shqiperia - nenshkrimi MSA-se: 2006, statusi kandidatit: 2014.
61
Në këtë kontekst, MIE në bashkëpunim me institucionet tjera dhe me donatorë do të bëjë
analizimin e boshllëqeve që i ka legjislacioni vendor në momentin e krahasimit me acquis të BE-
së në tetë kapitujt prioritarë të përmendur më sipër. Këto raporte analizuese, në vitet vijuese do
të shërbejnë si bazë e procesit të përafrimit të legjislacionit vendor, si dhe e përmbushjes së
detyrimeve të MSA-së në këta kapituj. Në periudhën vijuese pritet që të bëhen analiza e
boshllëqeve edhe për kapitujt tjerë të acquis së BE-së.
Krahas procesit të përafrimit, vëmendje do i kushtohet edhe përpilimit të versionit kombëtar të
acquis së BE-së. Pra, përkthimi i acquis së BE-së në gjuhët vendore është parakusht i
anëtarësimit në BE. Duke marrë parasysh që legjislacioni i BE-së është dinamik dhe pëson
ndryshime dhe plotësime të shpeshta, sugjerohet që për shtetet aspiruese për integrim në BE, të
fillojnë sa më parë këtë proces. Në këtë kontekst, Kosova duke u mbështetur në Marrëveshjen e
Bashkëpunimit me Shqipërinë, do të vazhdojë procesin e përkthimit dhe rishikimin e përkthimit
të acquis së BE-së në gjuhën shqipe. Sa i përket përkthimit të acquis së BE-së në gjuhën serbe, do
shikohen mundësitë e përdorimit të versioneve të përkthyera nga vendet e rajonit.
2.2. Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA)
Me qëllim të përshpejtimit të zbatimit të reformave, Kosova dhe BE kanë vendosur një kornizë
formale të titulluar Dialogu i Nivelit të Lartë për Prioritetet Kyçe (nën bashkë-udhëheqjen e
Kryeministrit dhe Komisionerit të BE-së përgjegjës për politikën e zgjerimit). Kjo kornizë
bazohet në një dokument të përbashkët planifikues, të titulluar Agjenda për Reforma Evropiane
(ERA). Korniza e Dialogut të Nivelit të Lartë do të funksionojë përmes takimeve të rregullta,
çdo gjashtë muaj, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian me qëllim të
dakordimt të prioriteteve për zbatimin e MSA-së dhe mbikëqyrjen dhe vlerësimin e zbatimit të
tyre. Përveç kësaj, ERA përmban një Plan vjetor Veprimi (PV), i cili rishikohet dhe përditësohet
çdo fund vit, bazuar në prioritetet e dakorduara në takimet e rregullta të Dialogut të Nivelit të
Lartë. Ky PV është dokument planifikues i institucioneve të Kosovës, dhe si i tillë parasheh
veprimet konkrete që do të realizohen çdo vit për zbatimin e prioriteteve të dakorduara. Ai, së
bashku me prioritetet e dakorduara me BE-në, miratohet nga Qeveria dhe Kuvendi çdo fund
vit.
2.3. Zbatimi i Programit për Reforma në Ekonomi (PRE)
Përveç këtyre dy dokumenteve nacionale të natyrës horizontale, të cilët mbulojnë të gjitha
fushat e politikave për integrim në BE, një tjetër dokument kyç afatmesëm është Programi për
Reforma në Ekonomi (PRE). Në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe BE-së për qeverisje
ekonomike, Qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë PRE duke u bazuar në
planifikimin dhe kornizën planifikuese të Qeverisë. Qeveria vlerëson PRE si një qasje e
përbashkët për përmirësimin e zhvillimit ekonomik në rajon në përgjithësi dhe në Kosovë në
veçanti. Prandaj një qasje e përbashkët për ngritjen e procesit në piedestale më të lartë dhe
bërjen e tij më efektiv. Kosova do të vazhdoj në angazhimet e saj në ketë proces si në hartimin
ashtu edhe në zbatimin e konkluzave të dala nga dialogu Ministror për Qeverisje Ekonomike.
2.4. Zbatimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA)
62
Neni 74 i MSA-së kërkon që Kosova të hartojë dhe zbatojë një dokument nacional për
adoptimin e acquis në rendin e brendshëm juridik. Kjo dispozitë, e cila përcakton se “Përafrimi
do të realizohet në bazë të një programi që do të dakordohet ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës.”,
përbën bazën ligjore të PKZMSA-së, ndërsa ky i fundit vendos bazën planifikuese për të gjithë
kapitujt e acquis¬-së së BE-së. Si i tillë, ai për Kosovën do të shërbejë si dokument kryesor
planifikues për integrim evropian deri në anëtarësim të plotë, dhe përbën dokumentin kryesor
kombëtar të politikave për aderim në BE.
2.5. Funksionimi i organeve të përbashkëta BE – Kosovë të krijuara me MSA
Sipas titullit X të MSA-së, komponenti i katërt i zbatimit të saj janë strukturat e përbashkëta BE
– Kosovë për mbikëqyrjen e zbatimit të saj, të funksionalizuara vitin e kaluar, respektivisht
Këshilli i Stabilizim-Asociimit (KSA), Komiteti i Stabilizim-Asociimit, shtatë (7) nënkomitete
dhe dy (2) grupe të veçantë, si dhe Komisioni Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA).
Secili prej tyre mban takime të rregullta (njëherë në vit), dhe të jashtëzakonshme (sipas nevojës
dhe me dakordimin e palëve nënshkruese të MSA-së), në të cilat vlerësohen përparimet ne
zbatimin e reformave dhe dakordohen aktivitetet konkrete për fazën pasuese njëvjeçare. Për
këtë qëllim, pas çdo takimi nxirren konkluzione, të cilat parashohin veprime konkrete për
zbatimin e reformave gjatë vitit vijues. Përveç kësaj, KSA, si organi më i lartë, gjithashtu merr
vendime dhe nxjerr rekomandime konkrete. Rrjedhimisht, Qeveria dhe të gjitha institucionet e
tjera kompetente të vendit do të zbatojnë me kohë dhe në mënyrë të duhur të gjitha obligimet e
marra përsipër në kuadër të këtyre organeve.
3. FINANCIMI I REFORMAVE EVROPIANE 2017-2021
Republika e Kosovës gëzon përkrahjen politike dhe zhvillimore të vendeve më të fuqishme në
botë. Asistenca financiare e partnerëve zhvillimor të Kosovës është afro €200 milion në vit.
Bashkimi Evropian mbetet partneri me i madh zhvillimor me afro €90 milion në baza vjetore.
Qeveria vlerëson jashtëzakonisht lartë kontributin e çdo partneri zhvillimor në kuadër zbatimit
të reformave të parapara me procesin e integrimit Evropian.
Me qëllim financimit të reformave evropiane 2017-2021, Qeveria synon arritjen e objektivave
vijuese.
3.1. Programimi i Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit (IPA) 2017-2020
Fushat prioritare të financimit nga fondet e IPA-s do të janë: sundimi i ligjit, rritja e
konkurrueshmërisë, arsimi, mjedisi dhe energjia. Në këtë kuadër, Qeveria në bashkëpunim me
Komisionin Evropian do të përgatisë projekte strategjike që do të sigurojnë përafrimin e
Kosovës me standardet e BE-së. Projektet do të sigurojnë përmirësimin e shërbimeve publike
dhe jetës së përditshme të qytetarëve, siç janë: zvogëlimi i kohës së pritjes për zgjidhjen e
lëndëve gjyqësore, ofrimin e resurseve për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,
lehtësimin e qasjes në financa për NVM, përkrahja e kapacitetit eksportues, zhvillimi i sektorit
të bujqësisë, rritja e kualitetit sistemit arsimor, zvogëlimi i ndotjes së ajrit dhe përmirësimi i
infrastrukturës mjedisore, si dhe rritja e efiçiencës së energjisë.
63
3.2. Përfitimi nga Programet e BE-së
Qeveria do të sigurojë anëtarësimin e Kosovës në katër Programet e BE-së: Erasmus+, COSME,
Evropa për qytetarët dhe Evropa kreative.
Erasmus+ është program që përkrah kryesisht shkëmbimet e përvojave akademike, ku përfitues
janë studentët, të rinjtë dhe organizatat joqeveritare si dhe institucionet arsimore. COSME është
program që përkrah ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për të pasur qasje në financa nëpërmjet
huave dhe investimeve dhe përfitues janë bankat dhe organizatat mikrofinanciare të cilat mund
sigurojnë qasje në financa. Evropa për qytetarët përkrah pjesëmarrjen dhe angazhimin në
kulturën dhe trashëgiminë evropiane dhe përfitues janë qytetarët individualisht, autoritetet
lokale dhe organizatat e shoqërisë civile. Evropa kreative përkrah sferën e kulturës dhe
inovacionit dhe përfitues janë kryesisht organizatat e kulturës, trashëgimisë kulture, duke
përfshirë institucionet në nivel kombëtar.
Pjesëmarrja e Kosovës në këto programe do të afroj Kosovën praktikisht më afër BE-së, pasi qe
do të mundësoj lidhjen e drejtpërdrejt ndërmjet qytetarëve, OJQ-ve, komunitetit artistik dhe
biznesit në mes Kosovës dhe BE-së.
Në vazhdimësi, Qeveria do të shqyrtojë mundësinë e anëtarësimit në Programe të tjera të BE-së.
3.3. Rritja e komplementaritetit ndërmjet asistencës së donatorëve dhe prioriteteve
nacionale
Qeveria do zhvillojë dialog efektiv zhvillimor ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe
partnerëve zhvillimorë. Në këtë drejtim, në veçanti Ministria e Integrimit Evropian dhe
Ministria e Financave do të marrin masa për të siguruar komplementaritetin e resurseve
financiare buxhetore me ato të donacioneve të jashtme. Qeveria do të përgatisë Programin
Kombëtar për Asistencën Zhvillimore, Listën Prioritare për Projektet Infrastrukturore dhe
Raportin Vjetor të Koordinimit të Donatorëve të cilët do të shërbejnë si themele të dialogut
zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe partnerëve zhvillimor.
64
MINISTRIA E DREJTËSISË Lista e Objektivave të Ministrisë së Drejtësisë për programin e Qeverisë 2017-2021:
1. Rishikimi i legjislacionit të fushës penale, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
si dhe legjislacionit për gjyqësorin dhe prokurorinë.
2. Unifikimi dhe harmonizimi i legjislacionit në fushën e të drejtave pronësore si dhe
kodifikimin e legjislacionit të fushës civile;
3. Përmirësimi i kornizës ligjore për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale
dhe civile si dhe intensifikimi i bashkëpunimit në çështjet penale dhe civile;
4. Përmirësimi i kornizës ligjore për profesionet e lira dhe avancimi i funksionalizimit të
profesioneve të lira;
5. Rishikimit i sektorit të sundimit të ligjit;
6. Ngritja e nivelit të sigurisë në institucionet korrektuese si dhe parandalimi dhe luftimi i
dukurive negative në Institucionet Korrektuese;
7. Fuqizimi i Shërbimit Sprovues për ngritjen e kapaciteteve profesionale për zbatimin e
masave dhe dënimeve alternative (MDA);
8. Funksionalizimi i plotë i Avokaturës Shtetërore dhe krijimi i njësisë së veçantë për
çështje të arbitrazhit;
9. Avancimi i sistemit të administrimit të pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar dhe
krijimi i fondit të veçantë nga pasuria e mbledhur;
10. Funksionalizimi i plotë i Institutit të Mjekësisë Ligjore;
11. Ristrukturimi i mekanizmit për hulumtimin e krimeve të luftës.
Përshkrimi i Objektivave të Ministrisë së Drejtësisë
65
1. RISHIKIMI I LEGJISLACIONIT TË FUSHËS PENALE, KUNDËR KRIMIT TË
ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIT SI DHE LEGJISLACIONIT PËR GJYQËSORIN
DHE PROKURORINË:
- Ndryshim plotësimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, me qëllim që
institucioneve që merrem me zbatimin e ligjit t’iu mundësohet kryerja e punëve në
mënyrë më efikase dhe efektive, që rrjedhimisht do të rezultojë me luftimin e
korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizimi, etj.;
- Hartimi i legjislacionit për suspendimin dhe largimin e zyrtarëve publik nga puna në
rast të ngritjes së aktakuzës për vepër penale që ndërlidhet me detyrën zyrtare me
qëllim që organet që merren me zbatimin e ligjit para se gjithash prokuroria, të
kryejnë punët në mënyrë të papenguar.
- Rishikimi i legjislacionit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë me
qëllim që institucionet që merrem me zbatimin e ligjit t’iu mundësohet kryerja e
punëve në mënyrë më efikase dhe efektive, që rrjedhimisht do të rezultojë me
luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizimit si dhe rregullimi i çështjes
së sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë.
- Finalizimi i Strategjisë për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
- Ndryshimi plotësimi i legjislacionit për gjyqësorin dhe prokurorinë si pjesë e
Agjendës Evropiane për Reforma (ERA) dhe me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm
të legjislacionit të kësaj fushe në drejtim të rritjes së pavarësisë dhe llogaridhënies.
2. UNIFIKIMI DHE HARMONIZIMI I LEGJISLACIONIT NË FUSHËN E TË DREJTAVE
PRONËSORE SI DHE KODIFIKIMIN E LEGJISLACIONIT TË FUSHËS CIVILE:
- Kodifikimi i legjislacionit të fushës civile si dhe avancimi i legjislacionit të kësaj fushe.
- Kodifikimi dhe harmonizimi i legjislacionit në fushën e të drejtave pronësore.
3. PËRMIRËSIMI I KORNIZËS LIGJORE PËR BASHKËPUNIM JURIDIK
NDËRKOMBËTARE NE ÇËSHTJET CIVILE DHE PENALE INTENSIFIKIM I
BASHKËPUNIMIT NË ÇËSHTJET PENALE DHE CIVILE:
- Ndryshim plotësimi i legjislacionit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje
penale, si dhe hartimi i legjislacionit për bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në fushën
civile me qëllim përafrimit me legjislacionin e BE-së si dhe intensifikimin dhe zgjerimin
e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën civile dhe penale.
4. PËRMIRËSIMI I KORNIZËS LIGJORE PËR PROFESIONET E LIRA DHE FUQIZIMI I
PROFESIONEVE TE LIRA:
- Ndryshim plotësimi i legjislacionit për profesionet e lira me qëllim të avancimit të
profesioneve të lira si dhe fuqizimit të formave alternative për zgjidhjen e rasteve.
- Forcimi i mekanizmit mbikëqyrjes së profesioneve të lira me qëllim të funksionimit të
mirëfilltë të mbikëqyrjes së profesioneve të lira që siguron harmonizimin e sjelljeve të
përmbaruesve privat, noterëve, etj. me përgjegjësitë e tyre profesionale dhe ligjore.
66
5. RISHIKIMI I SEKTORIT TË SUNDIMIT TË LIGJIT:
Rishikimi institucional, i cili do të rezultojë me hartimin e strategjisë sektoriale për sundimin
e rendit dhe ligjit. Ky proces do të përcaktoj objektivat strategjike dhe zhvillimore për
fushën e sundimit të ligjit, me qëllim të rritjes së efektivitetit të institucioneve shtetërore
në zbatimin e ligjit.
- Rishikimi i tërë infrastrukturës ligjore që rregullon fushën e sundimit të ligjit si
dhe proceset dhe bashkëpunimin në mes të institucioneve që kanë përgjegjësi në
fushën e sundimit të ligjit.
- Vlerësimi i kapaciteteve të institucioneve me përgjegjësi në fushën e sundimit të
ligjit
- Trajtimi në mënyrë të veçantë i kapaciteteve institucionale dhe të akterëve që
janë të përfshirë në luftën kundër korrupsionit me qëllim të zbatimit dhe
bashkërendimit si dhe forcimit edhe më tej të masave që do të ndërmerren
kundër kësaj dukurie të shëmtuar.
-
6. NGRITJA E SIGURISË NË INSTITUCIONET KORREKTUESE SI DHE PARANDALIMI
DHE LUFTIMIT TË DUKURIVE NEGATIVE NË INSTITUCIONET KORREKTUESE:
- Ndërmarrja e veprimeve përkatëse që siguria në institucionet korrektuese të ngritët në
nivel më të lartë. Mbikëqyrja e zbatimi të rekomandimeve në mënyrë permanente.
- Vazhdimi i respektimit të Standardeve Minimale të rregullave të OKB-së për
trajtimin e të Burgosurve si dhe Rregullave Evropiane të Burgjeve;
- Finalizimi i Strategjisë për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale e cila synon të
përmirësoj administrimin e ekzekutimit të sanksioneve penale në Kosovë;
- Sensibilizimi i gjykatave për rritjen e numrit të rasteve të shqiptimit të dënimeve
alternative (dënimin me kusht, gjysmë liria, puna në dobi te përgjithshme) për
vepra më të lehta penale;
- Hartimi i programit te veçantë për de-radikalizim në burgje
- Fuqizimi i njësisë ekonomike në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës
- Funksionalizimi i Qendrave të paraburgimit në Gjilan dhe Prishtinë
7. FUQIZIMI I SHËRBIMIT SPROVUES PËR NGRITJEN E KAPACITETEVE
PROFESIONALE PËR ZBATIMIN E MASAVE DHE DËNIMEVE ALTERNATIVE
(MDA)
8. FUNKSIONALIZIMI I PLOTË I AVOKATURËS SHTETËRORE DHE KRIJIMI I
NJËSISË SË VEÇANTË PËR ÇËSHTJE TË ARBITRAZHIT:
- Rritja e numrit te avokatëve shtetërore me qëllim të mbrojtjes së autoriteteve publike në
procedurat gjyqësore si dhe krijimi i njësisë së veçantë për arbitrazhin me qëllim të
mbrojtjes së autoriteteve publike në procedurat përkatëse.
67
9. AVANCIMI I SISTEMIT TË ADMINISTRIMIT TË PASURISË SË SEKUESTRUAR DHE
KONFISKUAR DHE KRIJIMI I FONDIT TË VEÇANTE NGA PASURIA E MBLEDHUR:
- Me qëllim që menaxhimi i pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar të bëhet në mënyrë
efikase si dhe mjetet e mbledhura nga konfiskimi dhe sekuestrimi të kenë mundësi që të
njëjta të shfrytëzohen për fondin e veçantë për kompensimin e viktimave të krimi e
paraparë me legjislacion përkatës.
10. FUNKSIONALIZIMI I PLOTË I INSTITUTIT TË MJEKËSISË LIGJORE
- Me qëllim të fillimit të zbatimit të Ligjit për Mjekësinë Ligjore, shndërrimin të
Departamentit për Mjekësi Ligjore në Institut me qëllim të avancimit të shërbimeve
mjeko-ligjore për nevojat e organeve prokuroriale dhe gjyqësore.
- Ngritja e kapaciteteve mjekoligjore sidomos me rritjen e numrit të antropologëve
mjekoligjorë
11. RISTRUKTURIMI I MEKANIZMIT PËR HULUMTIMIN E KRIMEVE TË LUFTËS
- Krijimi i një bazë të të dhënave si dhe shfrytëzimi i materialeve të grumbulluar me
qëllim të zbulimit të së vërtetës në lidhje me krimet e luftës në Kosovë.
Periudha e zbatimit
1. Rishikimi i legjislacionit të fushës penale, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
si dhe legjislacionit për gjyqësorin dhe prokurorinë (2018);
2. Fuqizimi i sistemit te drejtave pronësore dhe kodifikimi i legjislacionit te fushës civile
(2017-2019);
3. Përmirësimi i Kornizës ligjore për bashkëpunim juridik ndërkombëtare ne çështjet civile
dhe penale intensifikim i bashkëpunimit në çështjet penale dhe civile (2017-2018);
4. Përmirësimi i kornizës ligjore për profesionet e lira dhe avancimi i funksionalizimit te
profesioneve te lira (2017-2018);
5. Rishikimit i sektorit të sundimit të ligjit (2017-2021);
6. Ngritja e nivelit te sigurisë ne institucionet korrektuese si dhe parandalimi dhe luftimi i
dukurive negative në Institucionet Korrektuese (2017-2021);
7. Fuqizimi i Shërbimit Sprovues për ngritjen e vetëdijes profesionale për zbatimin e
masave dhe dënimeve alternative (2017-2018)
8. Funksionalizimi i plotë i Avokaturës Shtetërore dhe krijimi i njësisë së veçantë për
çështje te arbitrazhit ( 2017-2019);
10. Avancimi i sistemit të administrimit të pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar dhe krijimi i
fondit të veçante nga pasuria e mbledhur (2017-2019);
9. Funksionalizimi i plote i Institutit të mjekësisë Ligjore(2017-2018);
10. Ristrukturimi i mekanizmit për hulumtimin e krimeve të luftës (2017-2018).
68
MINISTRIA E INOVACIONIT DHE NDËRMARRËSISË Potenciali i NVM-vë për rritjen e produktivitetit dhe krijimit të vendeve të punës është i lartë.
Struktura aktuale e ekonomisë së Kosovës karakterizohet me pjesëmarrje mbi 90% të NVM. Me
qëllim të arritjes së efekteve të shpejta në ekonomi planifikohet të reduktohen barrierat
burokratike, lehtësim i qasjes në financa, lehtësim i procedura në sistemin gjyqësor, luftimin e
ekonomisë joformale, si dhe luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit.
Synimi i Qeverisë është stimulimi i aktiviteteve inovative në Republikën e Kosovës të cilat do të
jenë të lidhura ngushtë më ndërmarrësinë dhe me fushat e tjera të ekonomisë. Zhvillimi i
ndërmarrësisë dhe iniciativës private përmes inovacioneve dhe me fokus në zhvillimin e
NVM-ve prodhuese dhe shërbyese, është parakusht për rritje të punësimit, rritje të
konkurrueshmërisë dhe rrjedhimisht rritje të sektorit privat. (veçanërisht të të rinjve dhe
grave).
Politikat ekonomike do të orientojnë dhe përkrahin ndërmarrjet të kombinojnë njohuritë,
kapacitetet, aftësitë dhe resurset (njohuri për prodhimin, aftësi dhe hapësira, njohuri në lidhje
me tregun, sistem efikas të distribuimit, resurse të mjaftueshme financiare, etj.) për të zhvilluar
konceptin e inovacionit brenda ndërmarrjes.
Lista e objektivave të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për Programin e Qeverisë
2017-2021:
1. Promovimi i inovacionit sipas sektorëve të ekonomisë në shërbim të rritjes ekonomike dhe
zhvillimit;
2. Krijimin i mekanizmave institucional koordinues në mes të shkencës, sektorit privat dhe politikë-
bërjes;
3. Zhvillimi i ndërmarrësisë përmes programeve të trajnimit/ konsulencës;
4. Konsolidimi i fondit për TIK dhe krijimi i fondeve për përkrahje të sektorëve zhvillimor (me fokus
tek gratë dhe të rinjtë);
69
5. Mbështetja e zhvillimit të NVM-ve për ballafaqim me presion konkurrues në rajon, BE dhe
tregjet e tjera.
Qeveria përmes skemave financiare dhe jo financiare si dhe përmes trajnimeve do të përkrahë:
(1) produktet e reja; (2) metodat e reja të prodhimit; (3) metodat e reja të furnizimit; (4) shtrirjen
në tregjet e reja; si dhe (5) metodat e reja të organizimit të biznesit.
Përshkrimi i objektivave të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
1. PROMOVIMI I INOVACIONIT SIPAS SEKTORËVE TË EKONOMISË NË SHËRBIM
TË RRITJES EKONOMIKE DHE ZHVILLIMIT
Qeveria do të krijoj mekanizëm të rregullt të komunikimit për bashkëpunim të ngushtë me
komunitetin e TIK dhe ndërmarrësit si dhe me përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit
me qëllim të krijimit të lidhjeve funksionale të ndërmarrësve me institucionet si dhe me
gjigandët e teknologjisë, sipas konceptit Ambasadori Digjital.
Qeveria do të institucionalizoj konceptin e inovacionit përmes organizimit të rregullt të Javës së
Inovacionit, ku do të ftohen kompanitë inovative vendore dhe ndërkombëtare që të
shkëmbejnë përvojat në këtë fushë. Themelimi i Qendrave Rajonale të Inovacionit, do
mundësojnë komunikim të drejtpërdrejtë dhe qasje pro-aktive drejt zhvillimit të ndërmarrjeve
inovative.
Inovacionet do të përkrahen edhe sipas sektorëve përkatësisht në sektorin e energjisë me qëllim
të uljes së konsumit të energjisë me anë të masave për efiçiencë të energjisë. Në sektorin e
bujqësisë do të përkrahen ndërmarrjet që aplikojnë sistemet e avancuara në bujqësi për rritje të
produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe diversifikimit. Po ashtu i njëjti sistem do të aplikohet
edhe në sektorin e shëndetësisë, në kuptim të identifikimit të zgjidhjeve inovative për të ofruar
shërbime efikase shëndetësore.
Zhvillimi i PPP-ve për investimet në inovacione dhe konsolidimi i infrastrukturës ligjore për
“angel investors” janë veprime institucionale që do të adresojnë nevojat e këtij sektori brenda
një afati optimal kohor. Krijimi dhe konsolidimi i Këshillit për inovacion dhe ndërmarrësi do
mundësojë realizimin e konceptit integral të inovacionit dhe ndërmarrësisë.
2. KRIJIMI I MEKANIZMAVE INSTITUCIONAL KOORDINUES NË MES TË
SHKENCËS, SEKTORIT PRIVAT DHE POLITIKË-BËRJES
Implementimi i programit nacional për zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive profesionale do të
identifikojë profesionet e nevojshme për të mbështetur ekonominë. Ky program do të
implementohet nëpërmjet Agjencisë së zhvillimit të aftësive profesionale. Ky agjencion do të
mbështesë arsimin e vazhdueshëm gjatë gjithë jetës, në mënyrë që ndërmarrjet t’u përgjigjen
nevojave të tregut të punës me ekspertizë dhe kompetencë profesionale.
Me qëllim të adresimit të këtij objektivi do të zbatohen këto veprime: (i) Zhvillimi i
akseleratorëve si inkubator për inovacione për sektor të veçantë, (ii) Ndërlidhja e dijes me
inovacione, (iii) Zgjerimi i infrastrukturës përkatëse për rrjetet dhe shërbimet e TIK-ut për
zhvillimin socio-ekonomik, (iv) Organizimi i komunitetit të biznesit pranë qendrave të
inovacionit, (v) Nxitja e bashkëpunimit biznes-akademi dhe mbështetja në promovimin e
teknologjisë dhe inovacionit me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë së kompanive në Kosovë,
70
(vi) Përmirësimin e kornizës ligjore për inovacione dhe transferim të dijes dhe teknologjisë dhe
për financimin e veprimtarisë kërkimore shkencore, (vii) Përgatitja e doracakut rreth
inovacioneve/ ndërmarrësisë, zhvillimit të tyre dhe ndikimit të tyre në veprimtaritë ekonomike
dhe pronën intelektuale, (viii) Tërheqja e fondeve (fund-raising) për realizimin dhe zbatimin në
praktikë sa më të plotë të inovacioneve në bashkëpunim me sektorin privat të ekonomisë, (ix)
Rritja e buxhetit për përkrahje të aktiviteteve për hulumtim dhe zhvillim në akademi dhe
sektorin privat.
3. ZHVILLIMI I NDËRMARRËSISË PËRMES PROGRAMEVE TË TRAJNIMIT/
KONSULENCËS
Qeveria do të institucionalizoj programe trajnimi dhe do përkrahë financiarisht praktikantët që
hyjnë në tregun e punës pas përfundimit të shkollimit. Në kuadër të kësaj objektive,
planifikohet të ofrohen trajnime dhe të përkrahen certifikime ndërkombëtare për sektorët ku
ekonomia ka përparësi konkurruese.
NVM-të do përkrahen përmes programeve të veçanta për zhvillim të konceptit të marketingut
tek sektorët me potencial eksporti. Programet e tjera do të fokusohen në standardizim,
konformitet, si dhe kërkesat e tjera që dalin nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si
dhe në asistim të ndërmarrjeve për konkurrim me projekte konkrete në fondet përkatëse të
Komisionit Evropian për inovacion dhe ndërmarrësi.
Ky objektiv do të implementohet përmes: (i) Zhvillimi i aftësive ndërmarrëse si dhe përkrahjen
për të mundësuar qasjen në kapital, (ii) Trajnimi i të rinjve të diplomuar dhe grave për
ballafaqim me kërkesat e tregut të punës.
4. KONSOLIDIMIT I FONDIT PËR TIK DHE KRIJIMI I FONDEVE PËR PËRKRAHJE TË
SEKTORËVE ZHVILLIMOR (ME FOKUS TEK GRATË DHE TË RINJTË)
Fondit për TIK të do mundësojë fokusimin në Start-up, mbështetjen e bizneseve ekzistuese dhe
nxitjen e investimeve te reja. Fondi do të ketë për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për
bizneset e sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) duke stimuluar në
këtë mënyrë financimin e investimeve inovative me qëllim të nxitjes së investimeve private në
sektorin e TIK-ut në Kosovë dhe rrjedhimisht krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e
produktivitetit si dhe rritjen e eksportit.
Qeveria do të punoj në drejtim të krijimit të modeleve alternative të financimit të bizneseve të
reja, si dhe duke investuar në krijimin e aftësive të domosdoshme për të konkurruar në sektorin
privat. Fokusi themelor do të jetë në mikro-ndërmarrje të cilat do të krijohen në qendrat rajonale
të biznesit. Fondi i ndërmarrësisë, së bashku me atë të TIK-ut, do të bashkërendohet me
donatorët në Kosovë dhe do të menaxhohet sipas praktikave më të mira ndërkombëtare dhe në
bashkëpunim me donatorët.
Me qëllim të rritjes së punësimit tek kategoria e grave dhe të të rinjve, planifikohet të ofrohen
stimuj fiskal dhe jo-fiskal për NVM-të që punësojnë gra dhe të rinj.
5. MBËSHTETJA E ZHVILLIMIT TË NVM-VE PËR BALLAFAQIM ME PRESION
KONKURRUES NË RAJON, BE DHE TREGJET E TJERA
71
Me qëllim të realizimit të këtij objektivi, Qeveria do të vendosë bashkëpunim të qëndrueshëm
mes Institucioneve Publike dhe Private të Arsimit Universitar, reformim i sistemit dhe financim
i programeve që zhvillojnë ndërmarrësinë.
Qeveria do të garantoj mbrojtjen dhe avokimin e interesave të ndërmarrësisë kosovare, duke
krijuar ambient të favorshëm të biznesit dhe investimeve, përmes fuqizimit të rolit dhe
aktiviteteve të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës – KKZHE.
Qeveria do të zgjerojë përkrahjen për Iniciativat e të rinjve, duke hapur Qendra rajonale të
Inovacionit dhe Inkubator Biznesi. Gjithashtu do të ngritën skema të financimit të projekteve
dhe start up-eve, nëpërmjet investimeve në ekuitet apo duke dhënë grante. Përkrahja financiare
nuk do të jetë e limituar mirëpo do të investohet sipas kërkesës dhe nevojës.
Po ashtu, nxitja e punësimit në sektorin e TIK-ut do të realizohet edhe përmes lehtësirave
tatimore. Në këtë drejtim do të lirohen nga tatimi në fitim për investimet në fushën e
hulumtimit dhe zhvillimit dhe inovacionit në sektorët e ekonomisë.
Do të aplikohet pushimi tatimor për NVM-të për investime të reja që rezultojnë në krijim të
vendeve të reja të punës. Për NVM-të e orientuara në shërbime do të zvogëlohet TVSH nga 18%
në 6%.
Ky objektiv do të implementohet përmes këtyre masave: (i) Vënien në fuqi të programeve dhe
instrumenteve të eksportit për t’iu ndihmuar NVM-ve që të integrohen në zinxhirët e vlerave
globale për të mbështetur ndërkombëtarizimin e tyre (marketing, standardizim, produktivitet,
digjitalizim, etj.), (ii) Miratimin e masave për të thelluar dhe zgjeruar ndërmjetësimin financiar,
me qëllim të rritjes së qasjes në financa për NVM-të, (iii) Zhvillimin e NVM-ve në Kosovë
përmes zhvillimit grupor në sektorët prioritarë të politikës industriale të Kosovës.
72
MINISTRIA E PUNËS DHE MIRËQENIES SOCIALE
Lista e Objektivave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për programin e Qeverisë
2017-2021 janë:
1. Rritja e punësimit përmes masave aktive të tregut të punës, me fokus vetëpunësimin /
ndërmarrësinë si dhe subvencionimin e pagave.
2. Punësimi i një anëtari për çdo familje që e nuk kanë asnjë të punësuar dhe zvogëlimi i numrit
të familjeve në asistencë sociale të kategorisë së II përmes angazhimit në masat aktive të tregu
të punës.
3. Ofrimi i shërbimeve të aftësimit profesional në përputhje me kërkesat e tregut e punës.
4. Avancimi i kushteve të punës të punëtorëve, luftimi i punësimit informal, garantimi i
standardeve minimale të sigurisë dhe shëndetit në punë, konform standardeve ndërkombëtare
nëpërmjet avancimit të kornizës ligjore.
5. Fuqizimi i mekanizmave të bashkëpunimit me partneret social, promovimit të dialogut social si
dhe ngritja e kapaciteteve për Këshillin Ekonomiko – Social.
6. Fuqizimi i organizatave jo qeveritare përmes procesit të licencimit dhe sigurimit të një fondi
për financimin e projekteve për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare (personave të
moshuar, personave me aftësi të kufizuar, viktima të dhunës dhe trafikimit).
7. Zhvillimi i formulës së financimit dhe grantit specifik për financimin e shërbimeve sociale në
nivel komunal.
8. Trajtimi dhe ri-shikimi i skemave të aftësisë së kufizuar, në përputhje me standardet e
Organizatës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar.
73
9. Reformimi i sistemit pensional në Kosovë duke përfshirë aspektet legjislative dhe organizative,
dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar.
10. Sigurimi i të drejtave të kategorive të dala nga lufta me fokus zbatimin e legjislacionit për këto
kategori.
Përshkrimi i Objektivave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale
1. RRITJA E PUNËSIMIT PËRMES MASAVE AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS, ME
FOKUS VETËPUNËSIMIN / NDËRMARRËSINË SI DHE SUBVENCIONIMIN E
PAGAVE.
Rritja e punësimit përmes masave aktive të tregut të punës, me fokus vetëpunësimin /
ndërmarrësinë si dhe subvencionimin e pagave prioritet kryesor ka që, të rrisë punësimin e
qytetarëve, me theks të veçantë rinisë dhe grave, si dhe të përkrahë zhvillimin e sektorit privat
dhe ndërmarrësisë përmes programit të vetëpunësimit apo subvencionimit të pagave. Masat
aktive të tregut të punës, si: punë publike, subvencionim i pagave, vetëpunësim, promovim i
ndërmarrësisë, praktika në punë apo trajnimi në punë, kanë qëllim kryesor promovimin e një
qasje aktive në tregun e punës, duke ofruar përkrahje punëkërkuesve dhe të papunëve, por
edhe përkrahje për sektorin privat duke u ndihmuar në gjetjen apo ngritjen e kapaciteteve të
fuqisë punëtore, që është ndër komponentët kryesor për suksesin e aktiviteteve biznesore.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të ofroj lloje të ndryshme të shërbimeve dhe
masave në tregun e punës për të papunët, punëkërkuesit dhe punëdhënësit, kjo sepse nevojat
për përkrahje janë të ndryshme. Kemi punëkërkues që janë të pakualifikuar të cilët duhet të
angazhohen në programet e aftësimit profesional, trajnimit në punë apo punëve publike; kemi
punëkërkues të cilët kanë të përfunduara studimet Bachelor apo Master të cilëve duhet
ndihmuar me programin e praktikës në punë apo vetëpunësimit; sikurse duhet ndihmuar
punëdhënësve në ngritjen e kapaciteteve të fuqisë punëtore përmes subvencionimit të pagave
apo ri aftësimeve profesionale. Përpos masave ekzituese do të ofrohen MATP të reja (p.sh.
promovimin e ndërmarrësisë), dhe njëkohësisht do të rritet numri i pjesëmarrësve në MATP
(duke rritur buxhetin e dedikuar për këtë) dhe do të përmirësohen rezultatet e MATP-ve (duke
bërë monitorim dhe vlerësim të rregull të efekteve në punësim të qëndrueshëm të
pjesëmarrësve). Do të zhvillohet baza ligjore dhe mekanizmat që mundësojnë forma të
ndryshme të bashkëpunimit të ShPP-ve me ofrues publikë dhe jo-publikë të shërbimeve të
punësimit (përfshirë kontraktimin e tyre), dhe do të funksionalizohet monitorimi i ofruesve jo-
publikë të licencuar.
Zgjidhja e propozuar përmes këtyre aktiviteteve:
1. Zhvillimi i analizës së nevojave te tregut të punës;
2. Monitorimi dhe vlerësimi i efekteve të MATP-ve (përfshirë aftësimit profesional) në
punësim të qëndrueshëm;
3. Ofrimi i MATP (në përputhje me rezultatet e vlerësimit);
4. Hartimi i analizës dhe intervenimeve për përfshirje të grave në treg të punës dhe në
MATP;
5. Ofrimi i MATP-ve të dedikuara për gratë (në përputhje me gjetjet e analizës);
74
6. Themelimi i bashkëpunimit me institucione publike dhe ofrues jo-publikë për aftësim
profesional dhe promovim të punësimit (përfshirë kontraktimin);
7. Monitorimi i ofruesve jo-publikë të licencuar për promovimin e shërbimeve të
punësimit;
8. Licencimi dhe monitorimi i ndërmarrjeve sociale;
9. Promovimi i punës së QAP-ve dhe ZP-ve, duke adresuar përfshirjen e grave dhe
segregimin profesional në baza gjinore.
2. PUNËSIMI I NJË ANËTARI PËR ÇDO FAMILJE QË NUK KANË ASNJË TË
PUNËSUAR DHE ZVOGËLIMI I NUMRIT TË FAMILJEVE NË ASISTENCË SOCIALE
TË KATEGORISË SË II PËRMES ANGAZHIMIT NË MASAT AKTIVE TË TREGU TË
PUNËS.
Përmes kësaj mase synohet të kursehet buxheti i shtetit për asistencë sociale dhe të rritet buxheti
për politikat aktive të tregut të punës. Efekt tjetër pozitiv është aktivizimi i fuqisë punëtore e
cila është pasive për shkak të papunësisë dhe njëkohësisht përfiton asistencë sociale.
Përmes programeve aktive të tregut të punës në kuadër të secilit program apo projekt që
zbatohet të ketë një numër të caktuar të familjeve dhe personave nga kategoria e II-të e
ndihmave sociale ose të implementoj programe dhe projekte enkas për angazhimin e kësaj
kategorie. Do të hartohen dhe zbatohen politika të ndryshme aktive të tregut të punës me
qëllim të realizimit të tranzicionit nga skema e asistencës sociale kategoria e II-të në rritjen e
aftësive dhe shkathtësive për tregun e punës me qëllim integrimin e plotë të anëtarëve të këtyre
familjeve në tregun e punës.
Identifikimi i familjeve pa asnjë anëtarë të punësuar dhe zbatimi i programeve dhe projekteve
aktive të tregut të punës dhe ndërhyrjeve tjera me qëllim të zvogëlimit dhe tranzicionit të
familjeve që marrin ndihma sociale të kategorisë së II-të nga skema e asistencës sociale në
punësim të qëndrueshëm, do të jetë njëri nga prioritetet e Qeverisë në përmirësimin e
mirëqenies së përgjithshme të Qytetarëve.
3. OFRIMI I SHËRBIMEVE TË AFTËSIMIT PROFESIONAL NË PËRPUTHJE ME
KËRKESAT E TREGUT E PUNËS.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet në ofrimin e shërbimeve të aftësimit
profesional në përputhje me kërkesat e tregut e punës prioritet kryesor ka ofrimin e trajnimeve
cilësore në profesionet e kërkuara nga tregu i punës. Për të arritur këtë synim, parakusht është
zhvillimi i një sistemi monitorues dhe vlerësues që do të informonte MPMS-në për profesionet e
kërkuara dhe ato të cilat kërkojnë modifikim.
Për të siguruar rritjen e cilësisë së trajnimeve është e domosdoshme që të zhvillohen dhe
validohen standardet e profesionit si dhe të zhvillohen dhe përditësohen kurrikulat e
trajnimeve të reja dhe atyre ekzistuese. Të gjitha këto do të përcillen me ngritjen e vazhdueshme
të kapaciteteve të zyrtarëve për shërbime trajnimi.
Për të rritur shfrytëzimin e Qendrave të Aftësimit Profesional do të hapen profesione të reja (të
kërkuara në tregun e punës), do të bashkëpunohet me shkollat e mesme profesionale, Qendrat
75
e Kompetencës dhe OJQ−të. Do të realizohet një studim fizibiliteti për zhvillimin e
partneriteteve publiko-private në ofrimin e aftësimit profesional.
Duke pasur parasysh përparësitë që karakterizojnë ofrimin e trajnimit të kombinuar të QAP-ave
dhe ndërmarrjeve, do të adresohet problemi i sigurimit në punë për të trajnuarit. QAP-ëve do
t’ju krijohen mundësitë për ofrimin me pagesë të shërbimit të njohjes së mësimit paraprak dhe
trajnimit të të punësuarve.
4. AVANCIMI I KUSHTEVE TË PUNËS TË PUNËTORËVE, LUFTIMI I PUNËSIMIT
INFORMAL, GARANTIMI I STANDARDEVE MINIMALE TË SIGURISË DHE
SHËNDETIT NË PUNË, KONFORM STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE
NËPËRMJET AVANCIMIT TË KORNIZËS LIGJORE
Qeveria e Republikës Kosovës do të nxisë dialogun social si një forcë kyçe në shtytjen e
reformës ekonomike dhe sociale si dhe përafrimin ligjor mbi punësimin, shëndetin dhe sigurinë
në punë dhe mundësitë e barabarta për gratë dhe burrat, personat me aftësi të kufizuara,
pjesëtarët e minoriteteve dhe grupeve të margjinalizuara.
Kjo gjithashtu duhet të përfshijë përafrimin e legjislacionit të Kosovës me Acquis në fushën e
Ligjit të Punës me theks në kushtet për punë për gratë si dhe për të nxitur përfshirjen e
politikave sociale dhe anti-diskriminuese në Kosovë.
Për përmbushjen e obligimeve edhe në kuadër të MSA-së, Qeveria e Kosovës është e vendosur
të zbatoj prioritetet afatshkurta dhe afatmesme, lidhur me transpozimin konkret te direktivave
te BE-se në fushën e kushteve të punës, në Ligjin e ri të Punës dhe rregulloreve nga fushat
specifike nga siguria dhe shëndeti në punë.
Ndërtimi dhe funksionimi i sistemit të plotë dhe funksional të sigurisë dhe shëndetit në punë
do t’i paraprijë disa hapave të cilat Kosova duhet ti ndërmarrë në mënyrë që të ketë më pak apo
zero lëndime në punë me pasoja të rënda, të jetë më e konkurueshme ne tregun e punës dhe e
barabartë ne vendet e BE-së. Mungesa e këtij sigurimi, shkakton pasoja negative në shëndetin e
të punësuarit në rastet e lëndimeve në punë. Mungesa e sigurimit të tillë, Kosovën e lë mbrapa
drejtë plotësimit të sistemit të sigurimit social në përgjithësi.
Qeveria e Kosovës, do të ketë në program të saj përgatitjen e pakos së re ligjore nga fusha e
marrëdheniës së punës dhe sigurisë e shëndetit në punë. Aktivitetet kryesore gjate mandatit të
kësaj qeverie, do te jenë hartimit i Ligjit të ri të Punës, i cili nuk do të jetë vetëm i perafruar me
legjislacionin e BE-se, por edhe i zbatuar në praktik si dhe në harmoni më kërkesat e tregu të
punës, vecanërisht me rritjen e shkallës së punësimit të grave në tregin e punës, në interes të
organizatave qe mbrojnë interesat e bizneseve dhe të punësuarve. Qeveria e Kosovës, do të jetë
e përkushtuar në maksimum në mbrojtjen e të punësuarve ne vendet e punës duke parandaluar
aksidentet në punë dhe marrjan e masave ndaj punëdhënësvë. Në këtë rrafsh do të hartohen
politikat që do të trajtojnë fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në nivel nacional me qëllim
krijimit të një sistemi në këtë fushë.
Qeveria e Republikës së Kosovës fokus do të ketë fuqizimin dhe reformimin e Inspektoratit të
Punës. Refomra ligjore do të jetë parësore drejtë fuqizimit të Inspektorati të Punës. Ky
institucion, do të fuqizohet edhe përmes ngritjes së kapaciteve institucionale dhe teknike. Synim
i këtij instucioni, do të ketë parësor, luftimin e punësimit informal, duke monitoruar dhe
76
inspektuar të gjitha bizneset të cilat veprojnë në Kosovë si dhe krijimin ë një kulture të rë të
punës në vendin tonë.
5. FUQIZIMI I MEKANIZMAVE TË BASHKËPUNIMIT ME PARTNERET SOCIAL
Qeveria e Kosovës, do te jetë e përkushtuar në promovimin dhe nxitjen e dialogut social. Në
këte kontekst, ne do të bashkëpunojmë më të gjithë organizatat e sdhe të punëmarrësve, ku
synim kryesor do të jetë, konsultimi i politikave sociale dhe ekonomike të vendit. Qëllimi
primar i këtij objektivi është fuqizimi i rolit të dialogut docial përmes ndryshimeve ligjore dhe
fuqizimit të kapaciteteve institicionale të KES-it.
Sistemi i punës së KES-it duhet përafruar me standardet e dialogut social në Bashkimin
Evropian, prandaj si synim konsisent në kuadër të dialogut docial mbetet harmonizimi i
proceseve të cilat shpijnë në realizimin e këtij qëllimi.
Meqenëse takimeve të KES duhet tu paraprijnë diskutimet në kuadër të trupave profesionale,
objektivi specifik ka për qëllim fuqizimin e rolit të këtyre trupave me qëllim të arritjes se
rezultateve konkrete dhe vitalizmit të komisioneve të cilat operojnë në kuadër të KES-it. Me
qëllim të fuqizimit të sistemit të punës së KES-it, po ashtu duhet bërë evidentimi i
marrëveshjeve të nënshkruara kolektive. Cështja e Pagës Minimale, do të jetë vendimi i parë qe
do të trajtohet nga Qeveria e Kosovës.
6. FUQIZIMI I ORGANIZATAVE JO QEVERITARE PËRMES PROCESIT TË
LICENCIMIT DHE SIGURIMIT TË NJË FONDI PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE
PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE SOCIALE DHE FAMILJARE (PERSONAVE TË
MOSHUAR, PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR, FËMIJËVE, VIKTIMA TË
DHUNËS DHE TRAFIKIMIT).
Më qëllim të krijimit të mundësive për vazhdimin e aktiviteteve të projekteve pas përfundimit
të mbështetjes nga donatorët dhe qëndrueshmërisë financiare të OJQ-ve, do të miratohet Ligji
për Ndërmarrje Sociale i cili synon tre qëllime; qëndrueshmërinë financiare të ofrimit të
shërbimeve sociale, ngritjen e cilësisë së shërbimeve sociale, dhe punësimin e personave në
nevojë sociale.
Aprovimi dhe fillimi i zbatimit të këtij ligji do të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë sociale,
përmes krijimit të ndërmarrjeve sociale të cilat adresojnë çështje sociale, duke përfshirë
punësimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe të mirave në interes të shoqërisë. Ndërmarrjet Sociale
pritet t'u shërbejnë interesave të përgjithshme sociale, në formën e ofrimit të mallrave dhe
shërbimeve sociale që rrisin cilësinë e jetës, forcojnë bashkëpunimin social dhe inkurajojnë
integrimin e grupeve të cënueshëme.
Ky ligj po ashtu pritet të krijojë kushtet e nevojshme për të inkurajuar nismat për zhvillimin e
aktiviteteve prodhuese në mënyrë që të gjenerojnë të ardhura për të mbështetur shërbimet e
tyre. Aftësia e ndërmarrjeve sociale për të angazhuar grupe dhe individë me vështirësi socio-
ekonomike do të ndikojë në rritjen e fuqisë punëtore, duke mundësuar riintegrimin e këtyre
kategorive.
Krijimi i partneriteteve lokale për ofrimin e shërbimeve sociale, dukë përfshirë sektorin publik
dhe joqeveritar në ofrimin e shërbimeve sociale do jetë prioritet i kësaj fushe, duke planifikuar
77
dhe alokuar mjete buxhetore nga komunat për subvencionimin dhe të shpërndarjes së fondeve
për OJQ-të.
7. ZHVILLIMI I FORMULËS SË FINANCIMIT DHE GRANTIT SPECIFIK PËR
FINANCIMIN E SHËRBIMEVE SOCIALE NË NIVEL KOMUNAL.
Qeveria e Kosovës përmes MPMS do të zhvillojë kriteret dhe parametrat që do të të merren në
konsideratë gjatë përcaktimit të formulës për Grantin Specifik për Shërbime Sociale.
Decentralizimi i shërbimeve sociale nga niveli qendror në komuna nuk ka arritur të siguroj
mbështetje të mjaftueshme financiare dhe të ndërlidhet në të njëjtën kohë me planifikimin e
buxhetit sipas dispozitave të Ligjit mbi Financat e Pushtetit Lokal.
Pjesë e programit të punës për vitin 2017 është përfshirë inicimi i hartimit apo plotësimit të
Ligjit të Financave të Pushtetit Lokal , duke filluar me hartimin e koncept dokumentit. Ministria
e Financave si sponsor i këtyre ndryshimeve në ligj ka arritur një Memorandum Mirëkuptimi
me Institutin për Qeverisje Lokale, i cili do të ofrojë mbështetje në përgatitjen e Ligjit për
Financimin e Pushtetit Lokal.
Parashikohet që procesi i hartimit të këtij ligji do të përfshijë konsultime me palët e ndryshme
të cilat ndikohen nga ligji, duke përfshirë edhe përfaqësues të ministrive të linjës. Sa i përket
shërbimeve sociale, duhet të përfshihen disa opsione dhe alternative për të përcaktuar formulën
e Grantit për Shërbimet Sociale, bazuar në parametra të caktuar që do të marrin në konsideratë
çmimet për shërbimet sociale për kokë banori ose nevojat për shërbime sociale bazuar në
numrin e njerëzve që kërkojnë shërbime sociale , ose numrin e shërbimeve që u ofrohen
qytetarëve, indikatorët etj.
Qeveria e Republikë së Kosovës do të angazhohet:
a) Në përgaditjen e Koncept Dokumentit për ndryshim të Ligjit për Financat e Pushtetit
lokal;
b) Në ndërtimin e qendrave rezidenciale dhe ditore për ofrimin e shërbimeve për personat
e moshuar dhe pa përkujdesje familjare;
c) Në zhvillimin e kurikulave për punonjësit socialë që ofrojnë shërbime sociale (p.sh.
teknikat e punës me personat me aftësi të kufizuara, terapitë pas kirurgjisë etj.);
d) Trajnimi i punëtorëve social në të tre nivelet, për zbatimin e standardeve minimale të
shërbimeve sociale dhe familjare;
e) Krijimin e Drejtorisë për Shërbime Sociale/Mirëqenie Sociale;
f) Krijimi i një kodi të veçantë buxhetor për të përdor buxhetin sipas neveojave të
Qendrave për Punë Sociale.
8. TRAJTIMI DHE RISHIKIMI I AFTËSISË SË KUFIZUAR, NË PËRPUTHJE ME
STANDARDET E ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PERSONAVE ME AFTËSI
TË KUFIZUARA
Trajtimi i aftësisë së kufizuar nga legjislacioni aktual krijon mundësinë për përfitime vetëm për
personat me aftësi të kufizuar të përhershme, përfitime jo të barabarta varësisht nga lloji i
aftësisë së kufizuar me standarde të pa unifikuara për vlerësimin e shkallës së aftësisë së
kufizuar.
78
Disa prej sfidave me të cilat ballafaqohet sistemi i pensioneve dhe beneficioneve burojnë nga
korniza aktuale legjislative, duke shkaktuar kështu presion fiskal në buxhet dhe pabarazi në
mbrojtjen sociale të kategorive të ndryshme të përfitimeve. Mos-harmonizimi i kornizës ligjore
për pensione dhe beneficione mundëson përfitime nga më shumë se një skemë, duke favorizuar
kështu disa grupe të përfituesve dhe krijuar presion fiskal në buxhet.
Për t’i adresuar këto çështje, do të rishikohet korniza ligjore e fushës së pensioneve dhe
beneficioneve.Reforma ligjore do të mundësojë që personat me aftësi të kufizuara të përfitojnë
mbrojtje sociale të barabartë, të njëtrajtshme duke harmonizuar kriteret për përcaktimin e
aftësisë së kufizuar.
9. REFORMA E SISTEMIT PENSIONAL NË ASPEKTIN LEGJISLATIV, ORGANIZATIV
DHE BASHKËPUNIMIN NDERKOMBËTARE.
Qeveria e Kosovës do të angazhohet në reformimin e sistemit pensional në Republikën e
Kosovës. Përmes reformimit të sistemit pensional, do të realizohen të gjitha të drejtat në
përfitime për pensionistët përmes zhvillimit të sistemit të qëndrueshëm pensional,
harmonizimit të kornizës ligjore dhe ngritjes së kapaciteteve institucionale, njerëzore dhe
teknologjike. Këto ndryshime parashihet të kenë ndikim në rritjen e barazisë në mes të
kategorive të ndryshme të përfituesve në aspektin e përfshirjes sociale.
Ndryshimet legjislative do të fokusohen në përgatitjen e një ligji te ri gjithëpërfshirës, ku do të
trajtohen të gjitha pensionet, kategoritë e pensionistëve, pagesat dhe beneficionet, do te
rishikohen te gjitha kriteret për perfitime ne pensione, sic janë: te drejtat bazike për të përfituar
pensionin bazik të moshës, kushtezimet për të përfituar pensionin bazik të moshës, rishikimin e
viteve të kontributeve pensionale ( nga 15 vite do të zbresim ne 10 vite kontrbute pesnionale),
njohja e stazhit pensional për të gjitha qytetarët të cilët kanë punuar në sektorë të ndryshëm,
bashkimi i periudhave te kontributeve për qytetarët qe kanë punuar para vitit 1999 dhe atyre
pas vitit 1999 duke përcaktuar një limit të shumës së pensionit qe paguhet nga dy shtylla ( I dhe
II) , do të katëgorizohen pensionet invalidore të punës dhe do të caktohen shumat e pensioneve
për këtë pension, komisionet mjekësore, do të do të përcaktohen me ligj të gjitha dokumentet
cilat janë të nevojshme për aplikim, si dhe do të definohen procedurat më të thjeshtëzuara të
lajmërimit të pensinistëve .
Të gjitha skemat, do të rishikohen dhe do të trajtohen sipas nevojave të vendit dhe standarteve
ndëkombëtare. Kontrollimi i monitorimit të skemave do të mundësojnë edhe uljen e presionit
fiskal në buxhet që është njëra nga sfidat kryesore të sistemit pensional.
Në aspektin administrativ, në kuadër të të reformes pensionale, do të themelohet nje organ në
kuadër te Qeverisë së Kosovës, i cili do të menaxhoj dhe administroj të gjitha pensionet dhe
beneficionet të cilat paguhen nga buxheti i shtetiti dhe që ka për qëllim të zbatojë politikat
shtetërore të pensioneve dhe beneficioneve të financuara nga shtet, duke përfshrirë pagesat e
pensioneve të rregullta, pensionet e kategorive të alura nga lufta, pensionet dhe beneficionet e
personave me aftësis të kufizuara.
Krijimi i një mekanizimi të tillë, do të jetë në hap me procesin e reformave të administratës
shtetërore, procesin e integrimeve evropiane dhe ne ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe të
79
shpejta për qytetarët e Kosovës dhe të tjerët. Ky organ do të jetë adresa e vetme e të gjithe
qytetarëve të cilet do të realizojnë të drejtat e tyre në pensione dhe beneficione.
Cështja e Marrrëveshjeve Bilaterale për sigurimet sociale, do të jetë prioritet i Qeverise së
Kosovës. Kjo për arsye se Kosova, tashmë ka marr përgjegjësin për zbatimin e tyre ashtu sic
është përcaktuar në Kushtetuten e Republikës së Kosovës. Të gjitha marrëveshjet të cilat janë në
fuqi e të cilat janë lidhur nga ish Jugosllavia, do të rishikohen dhe do të fillojnë negocohen me
ato shtete të cilat është i lidhur interesi i qytetarëve kosovar dhe anasjelltas.
10. SIGURIMI I TË DREJTAVE TË KATEGORIVE TË DALA NGA LUFTA ME FOKUS
ZBATIMIN E LEGJISLACIONIT PËR KËTO KATEGORI.
Për t’u mundësuar kategorive të dalura nga lufta realizimin e së drejtës në pensione dhe
benificione, përmes programit tonë synojmërifunksionalizimin dhe zbatimin e të gjitha skemave
të parapara me ligj si dhe mekanizmave administrativ që mundësojnë vlerësimin e kritereve të
përzgjedhjes së përfituesve për këto skema.
Skemat pensionale për Kategoritë e Dalura nga Lufta rrezikohen nga kufizimet buxhetore.
Numri i përfituesve të këtyre skemave arrin afërsisht 7% të të gjithë përfituesve të mbrojtjes
sociale dhe 15% të shpenzimeve totale në këtë sektor. Megjithatë, shpenzimet në këtë kategori
pritet të rriten në vazhdimësi për disa arsye. Së pari, numri i përfituesve pritet të rritet edhe më
tej me zbatimin e Skemës së Pensioneve për Veteranët e Luftës së UÇK-së.
Kjo skemë ka aktualisht 28,562 përfitues, mirëpo verifikimi i listave nga Komisioni Qeveritar
për njohjen e statusit të kategorive të luftës ka konstatuar se janë njohur mbi 40,000 veteranë si
luftëtarë të cilët mund ta gëzojnë të drejtën në këtë pension. Këto skema parashihet të krijojnë
presion fiskal në ardhmen si pasojë e dizajnimit të tyre për shkak se shumica përfshijnë familjet
dhe jo vetëm individët.
Gjithashtu, skemat e invalidëve të luftës pamundësojnë azhurnimin e listave të përfituesve në
bazë të gjendjes së tyre për shkak se kjo e fundit vlerësohet vetëm në fillim, fazën e aplikimit.
Mos-harmonizimi ka bërë që disa pensionistë të përfitojnë nga më shumë se një skemë
pensionale, duke krijuar kështu pabarazi në sistem dhe presion fiskal. Disa prej skemave per
kategorite e dalura nga lufta si dhe pensionet e TMK-së dhe FSK-së lejojnë përfitim edhe nga
Pensioni Bazik i Moshës njëkohësisht .
Dizajni i disa skemave nuk përfshin kriterin e aktivitetit ekonomik për përfitim nga skema, siç
është rasti me Skemën e Pensionimit të Parakohshëm, pensionet familjare, dhe Pensionin e
Veteranëve të Luftës, duke rrezikuar kështu rritjen e ekonomisë joformale dhe rritjen e numrit
të përfituesve në vazhdimësi dhe krijuar presion fiskal në sistem.
Diskutimet e shumta me shoqatat e veteranëve dhe invalidëve kanë ardhur në përfundim se
numri i lartë i përfituesve të kësaj kategorie është rezultat i paqartësisë së kriterit të “aktivitetit
ekonomik”, që lë hapësirë për interpretim dhe përfshirje të personave të cilët mund të mos e
plotësojnë kriterin. Për të zgjidhur këtë problem, DFDIL tashmë ka marrë iniciativën për
plotësim-ndryshimin e Ligjit për Veteranët e UÇK-së, ndryshime këto që do të adresojnë
çështjet në vijim: i) Definicioni i statusit të veteranit dhe ii) Ridefinimi i përfitimeve në pension
për veteranët luftëtarë.
80
Vlera e lartë e shumës mujore, posaçërisht për Skemën e Veteranëve të Luftës, supozohet të ketë
ndikim në pjesëmarrje në treg të punës në ekonominë formale. Departamenti i Familjeve të
Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile ballafaqohet me një sërë problemesh
përfshirë edhe kushtet e rënda të punës në mungesë të objektit dhe mjeteve të pamjaftueshme të
cilat pamundësojnë kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive në fushë veprimtari. Më pastaj, në
nivelin e Zyrave Regjionale të Pensioneve, zbatimi i legjislacionit dhe skemave sfidohet nga
mungesa e kapaciteteve profesionale (në përgjithësi, por duhet cekur veçanërisht fushën e
teknologjisë informative), stafit të pamjaftueshëm, si dhe decentralizimit të pjesshëm të
vendimmarrjes. Stafi i pamjaftueshëm dhe mungesa e mundësive për ngritje të kapaciteteve
janë po ashtu evidente edhe në nivelin e departamentit.
Disa prej sfidave me të cilat ballafaqohet DFDIL në aspektin e zbatimit, menaxhimit dhe
administrimit të skemave përfshijnë: 1) Vendimi i Qeverisë (2011) për ndërprerjen e
aplikacioneve të reja në Skemat e Familjeve të Dëshmorëve, Viktimave Civile, Invalidëve Civil,
Invalidëve të Luftës dhe Kujdestarëve të Invalidëve; 2) Rifunksionalizimi i Komisionit Mjekësor
për vlerësimin e shkallës së invaliditetit për invalidët e luftës dhe invalidët civil të luftës; 3)
Infrastruktura joadekuate e teknologjisë informative (mosfunksionimi i rrjetit në tërë strukturën
organizative të departamenteve; 4) Mungesa e menaxhimit qendror të sistemeve të TI-së), si dhe
5) Mungesa e kapaciteteve njerëzore.
Zbatimi i skemave për kategoritë e dalura nga lufta në mes tjerash ballafaqohet nga një sërë
sfidash legjislative, administrative, dhe financiare. Në vitin 2011, Qeveria mori vendim për
ndërprerjen e aplikacioneve të reja në për të gjitha skemat e kategorive të luftës, duke e ndaluar
kështu zbatimin e këtyre skemave dhe ndërprerë funksionimin e Komisionit Mjekësor për
Invalidët e Luftës dhe Invalidët Civil të Luftës. Deri më tani, vetëm skema e përfitimeve për
kategorinë e të zhdukurve është rifunksionalizuar (në vitin 2013). Skema e Viktimave të Dhunës
Seksuale të Luftës po ashtu nuk ka filluar zbatimin për shkak të pengesave administrative.
Periudha e zbatimit
1. Do të zbatohet çdo vit, me qenë se, buxheti për masat aktive të tregut të punës caktohet
për vite.
2. Do të zbatohet çdo vit dhe në implementimin e të gjitha programeve dhe projekteve
aktive të tregut të punës.
3. Do të implementohet në mandatin e plotë 4 vjeqar.
4. Fillojnë se zbatuari në muaji nëntor 2017 dhe do të përfundojnë më 2021.
5. Fillojnë se zbatuari në muaji nëntor 2017 dhe do të përfundojnë më 2021.
6. 2017-2021
7. 2017-2019
8. Do të filloj ne kuartalin e parë të vitit 2018 dhe do të përfundoj, në fund të vitit 2019
9. Do të filloj ne kuartalin e parë të vitit 2018 dhe do të përfundoj, në fund të vitit 2019.
10. Do të filloj ne 2017 dhe do të përfundoj, në fund të vitit 2021
81
MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKONOLOGJISË Arsimi, meqë zë vend parësorë në zhvillimin e shoqërisë, si I tillë është dhe kushti themelor për
të avancuar shoqërinë tonë drejt standardeve të reja. Ne duhet të bëjmë reforma të
vazhdueshme e të thella në mënyrë që të arrijmë të sigurojmë një cilësi të mirë arsimore, e cila
do bëhet garanca parësore për të ndërtuar një shoqëri të mirë, një ekonomi me kapacitete dhe
cilësi të mjaftueshme, pa të cilat ne nuk do të mundemi të integrohemi në familjen evropiane.
Cilësia e arsimit është garanca integruese e vendit tonë.
Në vazhden e këtyre objektivave ne duhet të marrim vendime të rëndësishme dhe të fillojmë
dinamikën e ndryshimeve pozitive.
Lista e objektivave të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për Programin e
Qeverisë 2017-2021:
1. Reformat në sistemin arsimor
2. Përmirësimi i infrastrukturës ligjore
3. Përshtatja e sistemit arsimor me nevojat e tregut të punës
4. Bashkëpunimi ndërkombëtar në arsim
5. Hulumtimi zhvillimi dhe inovacioni
82
Përshkrimi i objektivave të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
1. REFORMAT NË SISTEMIN ARSIMOR
Qeveria e Kosovës synon të ndërtoj një model të ri arsimor për të garantuar shoqëri të
shëndoshë dhe ekonomi të bazuar në fuqi punëtore të kualifikuar. Ky model do të fokusohet në
reforma konkrete nga mësimi parashkollor, deri të standartet dhe avancimet akademike. Në
vijim do të elaborohen hapat që do të ndërmirren për të implementuar reformën e sistemit
arsimor në të tri nivelet, si më poshtë:
1.1. Arsimi parashkollor të shfrytëzoj modelet e punës që aplikohen në vendet e zhvilluara(psh
Montesori)
a. Të aplikohen programe të aplikueshme në botë për të avancuar punën me këtë
kategori të fëmijëve
b. Të bëhët masovizimi i përfshirjes së fëmijëve në cerdhe dhe sidomos në
parashkollor
c. Të përgatiten edukatoret për punë me standarde të avancuara të punës
d. Të ndërtohen godina respective që janë të qasshme për popullsinë
1.2. Arsimi parauniversitar, të rishikohen modelet e aplikuara deri me sot duke pas parasysh
rezultatet e PISA-s në mënyrë që të aplikohet një model respektiv funksional në Kosovë.
a. Aplikimi i mësimit tërëditor, model ky që kërkon infrastrukturë shtesë teknike,
kjo pikë kërkon resurse financiare për të alokuar nxënësit në shkolla por me një
vlerësim të kostos që do të bëhej deri në fund të vitit, dhe do të mund të
gjendeshin kredi të buta nga institucionet respective.
b. Aplikimi i një modeli të shteteve të suksesshme të edukimit në kuptimin e
ndërrimit të qasjes së deritanishme ndaj mësimit
c. Aplikimi a dhe b mundëson shkarkimin e çantave shkollore dhe në një masë të
madhe hiqen detyrat e shtëpisë duke lënë kohë më të madhe për afërsi familjare
pa brenga për detyra të shtëpisë.
d. Aplikimi i specializimit të stafit edukues në klasë dhe fusha respektive psh një
mësues të jetë përgjegjës për lëndët gjuhësore dhe shoqërore në klasën e parë të
themi, mësuesi tjetër të jetë përgjegjës merr mësim në matematikë dhe shkenca
natyrore , mësuesi tjetër do të jetë përgjegjës për lëndët e artit, muzikës etj. Kjo
pikë mund të aplikohet prej vitit akademik 2018-2019 pa pasur implikime
buxhetore
e. Të afirmohen trajnimet joformale të stafit mësimdhënës kur kemi parasysh
investimet që janë bërë me programin formal të AKM-së dhe efektet e paraqitura
në matjet e PISA-s
f. Funksionalizimi i ndarjes së shkollave në: fillore, e mesme dhe e lartë
g. Shkolla fillore të ofroj program të përgjithshëm dhe standard për të gjithë
pjesmarrësit, shkolla e mesme të jetë hallkë ku përcaktohen përparësitë e
nxënësve për fusha të caktuara në mënyrë që vazhdimi në shkollën e lartë të jetë
në bazë të këtyre predispozitave, shkollat e larta të jenë të specialuzuara për
83
përgatitje të nxënësve për studime universitare apo për përgatitjen e
profesionistëve që dalin menjëherë në tregun e punës.
h. Rritje e gjithëpërfshirjes në arsimin parauniversitar, edukimi i hershëm i fëmijëve
është element thelbësor për zhvillimin e një shoqërie moderne. Në këtë aspekt,
Qeveria e Kosovës do të punoj në rritjen e pjesëmarrjes dhe gjithëpërfshirjes në
arsimin parauniversitar, duke u fokusuar në avancimin e politikave dhe
legjislacionit; ndërtimin e objekteve për institucioneve parashkollore, përkrahja e
nxënësve të komunitetëve, përkrahja në forma të ndryshme e nxënësve me aftësi
të kufizuara, përfshirja e të gjithë nxënësve të riatdhesuar në sistemin arsimor,
organizimi i mësimeve plotësuese dhe rishikimi i programeve për nxënësit e
riatdhesuar, identifikimi i fëmijëve me dhunti të vëçanta, fuqizimi i
mekanizmave për parandalimin dhe reagimin ndaj bragtisjes dhe mos
regjistrimit në arsimin parauniversitar.
i. Vlerësimi i arsyeshmërisë së testit të Maturës Shtetërore.
1.3 Arsimi i Lartë, evidenca e zhvillimeve në Arsimin e Lartë nënkupton problemin thelbësor
që është avancimi i stafit akademik.
a. Fizibiliteti i qëndrueshmërisë për universitetet publike
b. Krijimi i agjencionit të pavarur që do të mirrej me avancimet akademike, një
agjencion tipik mirret me akreditimin e programeve të Arsimit të Lartë.
c. Përkrahja e hapjes së programeve të reja që janë në koherencë me tregun e punës
në Kosovë, Rajon, Europe, etj.
d. Transferimi i organizimeve të ministrisë për javën e shkencës në kuadër të
institucioneve publike të Arsimit të Lartë që do të kuptonte aplikimin e tyre
pranë ministrisë për ndarjen e fondeve për të kryer këtë funksion
e. Stimulimi i avancimit të mësimdhënies dhe hulumtimit shkencor në kuadër të
institucioneve të Arsimit të Lartë
f. Nxitja e organizimit të temave problemore në institucionet e Arsimit të Lartë dhe
hulumtimeve shkencore të këtyre temave problemore aktuale
g. Rregullimi i ndarjes së fondeve për hulumtime shkencore nga ana e
institucioneve të larta private, që nënkupton ndarjen e fondeve nga të hyrat e
realizuara për qëllime shkencore, në këtë rast duhet caktuar koeficientët në
pasqyrat financiare që do të duhej të auditoheshin rregullisht
h. Tendenca që institucionet e Arsimit të Lartë privat të profilizohen dhe të
funksionojnë për grupe elitare si në gjithë botën e jo të fokusohen në masovizim
i. Do të ndërmerren hapa për domosdoshmërinë e matjes së cilësisë së studimeve.
2. INFRASTRUKTURA LIGJORE KOHERENTE ME NDRYSHIMET QË DO TË BËHEN
NË TË GJITHA FUSHAT E ARSIMIT.
a. Inkorporimi i risive në sistemin e arsimit në ligjet respektive
b. Ligji i Arsimit të Lartë të përmbajë klauzulën që statutet e universiteteve publike
të aprovohen nga Ministria për shkaqe të efikasitetit të punës së tyre.
84
c. Bashkëpunimi i ngushtë me Komisionin Parlamentar për Arsim
3. Të gjitha veprimet e Ministrisë do të jenë të orientuara në adaptimin e sistemit arsimor
për nevojat e tregut të punës dhe në këtë kuptim do të punohet në ngritjen e cilësisë si
proces dinamik dhe i pandërprerë.
4. BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR NË ARSIM
Qeveria e Republikës së Kosovës, do të angazhohet për:
a. Integrimin e Arsimit të Lartë në hapësirën evropiane të arsimit;
b. Pjesëmarrje në programet dhe projektet ndërkombëtare (Tempus, Erasmus-Mundus...etj)
c. Mbështetja e projekteve të binjakëzimit të institucioneve kosovare të arsimit me ato të
vendeve të BE-së në të gjitha nivelet.
d. Pjesëmarrja në vlerësimin ndërkombëtar të cilësisë në arsim (PISA etj).
e. Bashkëpunimi me institucione financiare të cilat lejojnë kredi të buta, që mund të
përdoren për ngritjen e kapacitetëve teknike.
5. HULUMTIMI, ZHVILLIMI DHE INOVACIONI
Qeveria e Kosovës do të angazhohet që në mënyrë graduale të rris % e investimeve në fushën e
hulumtimeve shkencore me qëllim të rritjes së mesatares së investimeve të vendeve të rajonit në
nivel rreth 0.5% e deri në 1 % të BPV. Gjithashtu do të rishikohen edhe do të plasohen skemat
aktuale të financimit të projekteve shkencore përkatësisht të publikimeve në revistat
prestigjioze ndërkombëtare. Në këtë drejtim, fillimisht do të punohet në përkrahjen e projekteve
hulumtuese dhe plotësimin e infrastrukturës ligjore për inovacion, si dhe zbatimin e
dokumenteve ligjore dhe strategjike për inovacion dhe transfero të dijës dhe teknologjisë.
Për të mbështetur parimi bazë të Qeverisë së Kosovës, për sigurim të normave vjetore me të
larta të rritjes ekonomike, është e domosdoshme që mes tjerash të orientohemi në fushën e
inovacionit dhe ndërmarrsisë
Meqenëse Kosova ka popullsinë më të re në Evropë -70% janë me të rinj se 35 vjeç, dhe shkallën
më të lartë të papunësisë në mesin e të rinjve në Evropë -40% të numrit total të të papunëve,
duhet të fokusohemi në orientimin e potencialit të rinisë kosovare në fushën e ndërmarrsisë dhe
inovacionit për të forcuar sektorin privat përmes produkteve dhe shërbimeve të reja.
Qeveria në veçanti do të fokusohet në promovimin e inovacionit dhe teknologjisë informative
në shërbim të rritjes ekonomike të vendit. Në këtë drejtim fokusi kryesor do të jetë në krijimin e
stimujve tatimor dhe jo-tatimor për ndërmarrje që investojnë në hulumtimin dhe zhvillimin të
aktiviteteve inovative, duke përfshirë gjithashtu heqjen e tatimit në fitim për 10 vite për
investimet në teknologji informative dhe të komunikimit.
Me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të kësaj fushe do të punohet në themelimin e Këshillit
për inovacion, themelimin e fondit për nxitjen e inovacioneve, zhvillimin e partneriteteve
publiko private për investime në inovacion, konsolidimin e infrastrukturës ligjore për” angel
investors”.
Promovimi i inovacionit do të bëhet përmes themelimit të qendrave rajonale të inovacionit,
përshpejtimit të procedurave për regjistrimin e inovacioneve dhe patentimi i tyre.
85
Bashkëpunimi me vendet tjera, sidomos me Republikën e Shqipërisë për shtrirjen dhe
bashkërenditje mbarëkombëtare të inovacioneve do të jetë një objektiv i rëndësishëm i Qeverisë.
Sa i përket sektorëve specifik, do të punohet bë promovimin e inovacioneve në sektorin e
energjisë për uljen e konsumit të energjisë me anë të masave te efiçiencës së energjisë, aplikimin
e sistemeve të avancuara në bujqësi për rritje të produktivitetit, konkurrshnërisë dhe
diversifikimit. Promovimi i inovacionit për të mundësuar zgjidhjen inventive në sektorin e
shëndetësisë.
Për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat. Qeveria do të fokusohet në promovimin e
lidhjeve të inovacioneve ndërmjet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me ato të mëdha. Për
këtë qëllim do të punohet në themelimin e Këshillit për inovacion, dhe krijimin e mekanizmave
ligjor dhe institucional për promovimin e bashkëpunimit ndër-sektorial. Krijimi i mekanizmave
institucional në mes të shkencës, sektorit privat dhe politikëbërjes. Kjo do te arrihet përmes
zhvillimit të ekselirelatorëve si inkubator për inovacione për sektor të veçantë. Nxitja e
bashkëpunimit biznes-ajadenu dhe mbështetja bë promovimin e teknologjisë dhe inovacionit
me qëllim të rritjes të rritjes se konkurrueshmërisë së kompanive në Kosovë.
Periudha e zbatimit
1. Të gjitha veprimet planifikohen të realizohen në vazhdimësi në vitet 2017-2021;
2. Të gjitha veprimet planifikohen të realizohen në vazhdimësi në vitet 2017-2021;
3. Të gjitha veprimet planifikohen të realizohen në vazhdimësi në vitet 2017-2021;
4. Të gjitha veprimet planifikohen të realizohen në vazhdimësi në vitet 2017-2021;
5. Ky veprim realizohet në vazhdimësi në vitet 2017-2021 sipas periudhave të hartimit
dhe zbatimit të kurrikulave lëndore;
6. Zbatimi i kurrikulave lëndore (programet lëndore) për parashkollorët dhe klasat 1, 6,
10 në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar (viti shkollor 2017/18) dhe hartimi i
teksteve shkollore për këto klasa në vitin 2018; Zbatimi i kurrikulave lëndore
(programet lëndore) për klasat 2, 7, 11 në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar
(viti shkollor 2018/19) dhe hartimi i teksteve shkollore për këto klasa në vitin 2019;
Zbatimi i kurrikulave lëndore (programet lëndore) për klasat 3, 5, 8 në të gjitha
shkollat e arsimit parauniversitar (viti shkollor 2019/20) dhe hartimi i teksteve
shkollore për këto klasa në vitin 2020; Zbatimi i kurrikulave lëndore (programet
lëndore) për klasat 4, 9, 12 në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar (viti shkollor
2020/21) dhe hartimi i teksteve shkollore për këto klasa në vitin 2021;
7. Ky veprim realizohet ne vazhdimësi në vitet 2017-2021;
8. Funksionalizimi i Sistemi i Menaxhimit të Informatave të Arsimit të Lartë (viti
akademik 2017/18); veprimet tjera në kuadër të arsimit të lartë realizohen në
vazhdimësi në vitet 2017 – 2021;
9. Të gjitha veprimet planifikohen të realizohen në vazhdimësi në vitet 2017-2021.
86
MINISTRIA E TREGTISË DHE INDUSTRISË Lista e Objektivave të Ministrisë së Financave për programin e Qeverisë 2017-2021 janë:
1. Zhvillimi i konkurrueshmërisë së sektorit privat përmes zhvillimit industrial dhe përmirësimit të
mjedisit të të bërit biznes;
2. Inkurajimi i investimeve dhe eksportit përmes fuqizimit të kapaciteteve dhe të pakos stimuluese;
3. Zhvillimi dhe promovimi i infrastrukturës së cilësisë duke e përafruar legjislacionin, anëtarësimi
në organizatat relevante evropiane dhe ndërkombëtare, mbikëqyrja e tregut dhe mbrojtja e
konsumatorit;
4. Avancimi i mëtejmë i politikave tregtare;
5. Mbrojtja e produkteve vendore;
6. Rritja e rezervës shtetërore të mallrave.
Përshkrimi i Objektivave të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë
1. ZHVILLIMI I KONKURRUESHMËRISË SË SEKTORIT PRIVAT PËRMES
ZHVILLIMIT INDUSTRIAL DHE PËRMIRËSIMIT TË MJEDISIT TË TË BËRIT BIZNES
a) Zhvillimi i industrisë përmes mbështetjes së sektorëve kyç me qëllim të rritjes së
produktivitetit dhe eksportit, si dhe përkrahja në zhvillimin e grupimeve/Kllasterëve;
87
b) Zhvillimi i zonave ekonomike;
c) Përmirësimi i qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes krijimit të
lehtësirave financiare dhe ligjore;
d) Fuqizimi i shërbimeve për bizneset për të rritur konkurrueshmërinë e kompanive
vendore në sektorë të caktuar, brenda dhe jashtë vendit;
e) Harmonizimi i mëtejmë i legjislacionit vendor me legjislacionin e BE-së dhe zbatimi i tij
në fushën e turizmit;
f) Zhvillimi i mëtejmë i politikave industriale dhe të turizmit;
g) Zhvillimi i turizmit rural dhe agro-turizmit;
h) Zhvillimi i resorit turistik multi-funksional “Brezovica”;
i) Përmirësimi dhe avancimi i kornizës statistikore për sektorët industrial dhe sektorin e
turizmit: sektorin e akomodimit, udhëtarët dhe vizitorët, nga ana e Agjencisë së
Statistikave të Kosovës-ASK;
j) Mbrojtja e pronësisë industriale;
k) Zhvillimi i platformës së re elektronike për regjistrimin e bizneseve;
l) Rregullimi i mëtejmë i tregut te naftës.
2. INKURAJIMI I INVESTIMEVE DHE EKSPORTIT PËRMES FUQIZIMIT TË
KAPACITETEVE DHE TË PAKOS STIMULUESE;
a) Krijimi i kushteve për realizimin e investimeve me fokus kryesor ato strategjike;
b) Përmirësimi i kujdesit për investitorët, përfshirë përkujdesjen para, gjatë dhe pas
investimeve;
c) Promovimi i turizmit;
d) Promovimi i eksportit duke i përgatitur NMVM-të për eksport dhe
identifikuar/zhvilluar tregjet potenciale.
3. ZHVILLIMI DHE PROMOVIMI I INFRASTRUKTURËS SË CILËSISË DUKE E
PËRAFRUAR LEGJISLACIONIN, ANËTARËSIMI NË ORGANIZATAT RELEVANTE
EVROPIANE DHE NDËRKOMBËTARE, MBIKËQYRJA E TREGUT DHE MBROJTJA E
KONSUMATORIT;
a) Harmonizimi i mëtejmë i legjislacionit vendor me legjislacionin e BE-së në fushën e
infrastrukturës se cilësisë përfshirë mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjen e tregut;
b) Fuqizimi i rolit të procedurave të notifikimit, respektivisht rritja e bashkëpunimit me
ministritë e linjës lidhur me raportimet në CEFTA;
c) Ngritja e vetëdijes së bizneseve dhe konsumatorëve sa i përket rolit dhe rëndësisë së
infrastrukturën e cilësisë;
d) Anëtarësimi në organizatat relevante të infrastrukturës se cilësisë, duke ju dhënë
prioritet organizatave evropiane;
e) Aderimi në Konventat Ndërkombëtare të IPR (miratimi i legjislacionit përkatës për
aderim te Kosovës në Konventat Ndërkombëtare të IPR);
f) Rritja dhe përmirësimi i shërbimeve të akreditimit, standardizimit dhe metrologjisë
(Ngritja e kapaciteteve teknike dhe njerëzorë, themelimi i Sektorit të mbikëqyrjes
88
metrologjike, zhvillimi fushave (laboratorëve) të reja – kohë & frekuencë, gjatësi dhe
matje kimike);
g) Fuqizimi i rolit të autoritetit të mbikëqyrjes së tregut në fushën e produkteve jo
ushqimore;
h) Avancimi i mbikëqyrjes se tregut të mallrave strategjike;
i) Mbrojtja e konsumatorit, përfshirë ngritjen e vetëdijes dhe adresimin e ankesave te tyre
ne lidhje me produktet jo konforme që operojnë në treg.
4. AVANCIMI I MËTEJMË I POLITIKAVE TREGTARE;
a) Thjeshtësimi dhe harmonizimi i procedurave doganore dhe reduktimi i barrierave
tregtare dhe fuqizimi i rolit të Komitetit Nacional për Lehtësimin e Tregtisë;
b) Përgatitja e procesit për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë;
c) Negocimi i marrëveshjes me vendet e EFTA-s;
d) Avancimi i kornizës ligjore duke përfshirë përafrimin e mëtejmë të legjislacionit të
shërbimeve me Direktivën e BE-së për shërbime Nr. 123/2006/EC si dhe legjislacionin
relevant të tregtisë së mallrave;
e) Përmbushja e obligimeve në raport me Protokollin Shtesë 5 dhe Protokollin Shtesë 6 në
kuadër të CEFTA-s;
f) Përmbushja e obligimeve në aspektin tregtar nga iniciativa rajonale “zona ekonomike
regjionale”.
5. MBROJTJA E PRODUKTEVE VENDORE;
a) Hulumtimi i sektorëve në fushën e bujqësisë dhe industrisë me qëllim mbrojtjen e tregut
nga importet.
b) Ndërmarrja e masave mbrojtëse në importe që rrjedhin nga Ligji për Antidumping dhe
Masa Kundërbalancuese, Ligji për Masa Mbrojtëse në Importe si dhe nga hulumtimi i
sektorëve në fushën e bujqësisë dhe industrisë me qëllim mbrojtjen e tregut nga
importet.
6. RRITJA E REZERVËS SHTETËRORE TË MALLRAVE.
a) Miratimi i Ligjit për Rezervat e Obligueshme të Naftës dhe Derivateve të Saj;
Rritja e sasisë së rezervave shtetërore dhe përfshirja e produkteve të reja në listën e
rezervës shtetërore.
Periudha e Zbatimit
Periudhat kohore janë caktuar ne nivel te objektivave.
1. Afatet kohore për realizimin e propozimit nr.1 është 2017-2021
2. Afatet kohore për realizimin e propozimit nr.2 është 2017-2021
3. Afatet kohore për realizimin e propozimit nr.3 është 2017-2021
4. Afatet kohore për realizimin e propozimit nr.4 është 2017-2021
5. Afatet kohore për realizimin e propozimit nr.5 është 2017-2021
6. Afatet kohore për realizimin e propozimit nr.6 është 2017-2021
89
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Lista e Objektivave të Ministrisë së Punëve të Brendshme për programin e Qeverisë 2017-
2021:
1. Ministri moderne dhe efikase
2. Menaxhimi i efektiv i kufirit
3. Zhvillimi i mëtutjeshëm i politikave të migracionit dhe azilit
4. Parandalimi dhe lufta efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
5. Parandalimi dhe luftimi efikas i terrorizmit
6. Fuqizimi i sigurisë publike
7. Anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale dhe
multilaterale në fushën e sigurisë
8. Polici bashkëkohore dhe profesionale
9. Ngritja e kapaciteteve për të kryer ekspertiza forenzike në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë
10. Forcimi i kapaciteteve të Inspektoratit Policor të Kosovës që të sigurohet shërbim policor i
përgjegjshëm, demokratik dhe transparent
11. Zhvillimi i kapaciteteve trajnuese dhe akademike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
12. Ngritja e kapaciteteve në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent për menaxhim efikas të situatave
emergjente
90
13. Përmirësimi i shërbimeve dhe sigurisë së dokumenteve në Agjencinë e Regjistrimit Civil
14. Paanashmëria
Përshkrimi i Objektivave të Ministrisë së Punëve të Brendshme
1. MINISTRI MODERNE DHE EFIKASE
1.1. Administrim transparent bazuar në principin e transparencës qe nënkupton qasje totale në
informatat mbi organizimin dhe mbi aktivitetet e administratës publike. Aplikimi i
principit të transparencës ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe
promovimin e participimit, në forma të ndryshme, në kontrollin e aktiviteteve të
institucioneve dhe në kontrollin e shfrytëzimit të resurseve publike;
1.2. Angazhim në administratën publike të studenteve/praktikantëve në mënyrë që të bëhet
formimi i kuadrove të reja me përvojë profesionale te bazuar ne punë praktike;
1.3. Hartimi i Ligjit për Ministrinë e Punëve të Brendshme në bazë të së cilit do të rregullohet
qëndrueshmëria financiare, llogaridhënia dhe transparenca, verifikimi i të së kaluarës
(VETINGU) së stafit të MPB-së dhe agjencive te saj, komunikimi dhe bashkëpunimi në
mes të MPB dhe agjencive të saj, struktura e përgjithshme, pasuritë e paluajtshme si dhe
çështjet tjera gjithnjë në funksion të kryerjes sa më efikase të mandatit dhe detyrave të
Ministrisë;
1.4. Plotësimi i të gjitha pozitave të lira në bazë të rregullores së brendshme të MPB-së;
digjitalizimi i mëtutjeshëm i proceseve të brendshme; ngritja e mëtutjeshme e kapaciteteve
të zyrtareve me qëllim të kryerjes më efikase të detyrave dhe krijimit të një administratë
moderne dhe të gatshme për përafrim dhe zbatim të legjislacionit të BE-së, veçanërisht
Kapitullit 24 Drejtësia, Liria dhe Siguria;
1.5. Hartimi i strategjisë zhvillimore të MPB për periudhën afat-mesme dhe afat-gjate; rritja e
sigurisë së komunikimeve elektronike brenda MPB-së.
2. MENAXHIMI I EFEKTIV I KUFIRIT
2.1. Ndërtimi dhe rikonstruimi i pikave kufitare me qellim te përmirësimit të kushteve për
punonjësit dhe për udhëtaret. Ky intervenim duhet te ndikoj në ngritjen e imazhit të
vendin qysh në kufijtë e tij.
2.2. Aplikimi i teknologjisë së fundit në të gjitha pikat kufitare, që mundësojnë identifikimin
digjital të fizionomive, targave dhe mallrave.
2.3. Digjitalizimi i pikave kufitare dhe lidhje direkte me të gjitha qendrat brenda shtetit dhe
me qendrat ndërkombëtare për çështjen e sigurisë dhe trafikimit.
2.4. Miratimi i plotësim-ndryshimit Ligji Nr. 04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e
Kufirit Shtetëror (ku është bërë leximi i parë në Kuvend por pastaj Kuvendi është
shpërndarë), si dhe i akteve nën-ligjore përkatëse;
2.5. Hartimi i Strategjisë së për Menaxhimin e Integruar të Kufirit e cila skadon në 2018 duke
siguruar buxhetin e nevojshëm për zbatimin e strategjisë;
2.6. Përmirësimi i infrastrukturës dhe avancimi i pajisjeve në Pikë Kalimit Kufitare, ku
përkundër investimeve në të kaluarën ka ende nevojë për alokim të mjeteve financiare për
infrastrukturë dhe pajisje;
91
2.7. Marrja e përgjegjësive nga KFOR përgjatë Kufirit me Serbinë.
3. ZHVILLIMI I MËTUTJESHËM I POLITIKAVE TË MIGRACIONIT DHE AZILIT
3.1. Finalizimi dhe miratimi i plotësim-ndryshimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Azil dhe
akteve përkatëse nën-ligjore në harmoni me legjislacionin e BE-së; Hartimi i Strategjisë së
re për Migrim e cila skadon në vitin 2018;
3.2. Nënshkrimi i marrëveshjeve për ripranim; Përmirësimi i infrastrukturës së Qendrës për
Azil dhe Qendrës për Mbajtjen e të Huajve;
3.3. Ri-integrimi i qëndrueshëm i personave të riatdhesuar përmes skemave të qëndrueshme si
dhe hartimi dhe miratimi i Strategjisë së për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe
Plani i Veprimit 2017-2022.
4. PARANDALIMI DHE LUFTA EFIKASE KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE
KORRUPSIONIT
4.1. Hartimi dhe miratimi i Strategjisë e re kundër Narkotikëve dhe Plani i Veprimit 2018-2022
dhe Strategjisë së re Kundër Krimit të Organizuar dhe Plani i Veprimit 2018-2022 të cilat
kanë skaduar në vitin 2017 duke siguruar buxhetin e nevojshëm për zbatimin e strategjive.
4.2. Avancimi i pajisjeve dhe specializimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve në hetimin e të gjitha
formave të krimit të organizuar, me theks të veçantë narkotikëve, krimit ekonomik dhe
korrupsionit, dhe krimeve kibernetike.
4.3. Hartimi i Strategjisë së re kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore e cila skadon në vitin
2019, sigurimi i buxhetit të nevojshëm për zbatimin e strategjisë si dhe forcimi i
mëtutjeshëm i kapaciteteve në parandalimin dhe luftimit e trafikimit me njerëz;
4.4. Avancimi dhe plotësimi i kornizës së politikave, legjislacionit dhe kapaciteteve teknike në
sigurinë kibernetike, me theks të veçantë hartimi i Strategjisë së re për Sigurinë
Kibernetike e cila skadon në vitin 2019 duke siguruar buxhetin e nevojshëm për zbatimin e
strategjisë, harmonizim të legjislacionit vendor me atë të BE-së dhe avancim të pajisjeve;
4.5. Hartimi i Strategjisë së re të Policimit të Udhëhequr nga Inteligjenca pasi që strategjia
aktuale ka përfunduar në vitin 2017.
5. PARANDALIMI DHE LUFTIMI EFIKAS I TERRORIZMIT
5.1. Finalizimi dhe miratimi i Strategjisë së re kundër Terrorizmit e cila ka skaduar në vitin
2017, duke siguruar buxhet të nevojshëm për zbatimin e strategjisë;
5.2. Miratimi i projekt-ligjit për infrastrukturën kritike duke siguruar burimet e nevojshme
humane dhe financiare;
5.3. Avancim i pajisjeve teknike dhe specializim i mëtutjeshëm në parandalimin dhe luftimin e
terrorizmit; Krijimi i Divizionit per parandalim dhe riintegrim të personave të radikalizuar
në kuadër të MPB, është paraqitur si nevojë pas ngjarjeve të kohëve të fundit të
pjesëmarrjes në luftërat e huaja të shtetasve Kosovare.
5.4. Fokusi do të jetë në riintegrimin e personave të dënuar si dhe i familjeve që priten të
kthehen nga zonat e konfliktit dhe Divizioni në fjalë do të koordinoje aktivitetet në mes të
92
të gjitha institucioneve dhe mekanizmave shtetërore për të arritur parandalimin dhe
riintegrimin e personave me ide radikale.
6. FUQIZIMI I SIGURISË PUBLIKE
6.1. Përmirësimi dhe ruajtja e sigurisë publike, parandalimi dhe zvogëlimi i aktiviteteve
kriminale;
6.2. Siguria në komunikacionin rrugor: Ngritja e kualitetit dhe kuantitetit të sinjalistikës dhe
ndriçimit publik për sigurinë në komunikacionin rrugor që rrjedhimisht bën uljen e
aksidenteve me fatalitet dhe aksidenteve tjera; Kjo do të arrihet përmes një bashkëpunimi
me ministritë përgjegjëse dhe gjithnjë konform ligjit.
6.3. Sistemi i monitorimit të trafikut rrugor përmes sistemit elektronik, video mbikëqyrjes dhe
radarëve statik;
6.4. Zgjerimi i rrjetit të monitorimit me video mbikëqyrje me rezolucion të lartë të hapësirave
publike në të gjitha qendrat urbane dhe jashtë tyre;
6.5. Organizimi i kurseve senzibilizuese për sigurinë në komunikacionin rrugor;
6.6. Ligji për legalizimin dhe dorëzimin vullnetarë të armëve dhe mjeteve eksplozive është
miratuar gjatë vitit 2017 dhe Qeveria duhet të shpallë afatin kohor se kur mund të filloj ky
proces. Duke pasur parasysh rëndësinë e zvogëlimit të armëve të paligjshme në vendin
tonë, është me rendësi që ky vendim të merret në kohë sa më të përshtatshme;
6.7. Miratimi i Listës shtetërore për pajisje për qëllime të veçanta (Kjo listë nevojitet të
miratohet nga Kryeministri i vendit sepse vetëm pas miratimit të kësaj liste institucionet e
sigurisë (përjashto FSK) mund të bëjnë porosi dhe të blejnë armë dhe mjete tjera të
nevojshme për të përmbushur detyrat e tyre. Gjatë vitit 2017 kjo liste nuk është miratuar
fare dhe si pasojë asnjë nga mekanizmat e sigurisë nuk ka mundur që të furnizohet me
mjetet e nevojshme për funksionim normal);
6.8. Fuqizimi i sigurisë në bashkësi, me theks të veçant miratimit të Strategjisë për Sigurinë në
Bashkësi dhe Plani i Veprimit 2017 (e cila është dërguar në Qeveri me 30.03.2017 për
propozim për rend të ditës të mbledhjes së Qeverisë por nuk është miratuar ende) si dhe
themelimi i Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi në katër komunat me shumicë
serbe në Veri.
7. ANËTARËSIMI NË ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE DHE NËNSHKRIMI I
MARRËVESHJEVE BILATERALE DHE MULTILATERALE NË FUSHËN E SIGURISË
7.1. Anëtarësimi në INTERPOL është prioriteti kryesor i MPB por edhe i qeverisë, andaj
nevojitet përkushtim nga të gjitha resurset qeveritare në procesin e lobimit; nënshkrimi i
marrëveshjes me EUROPOL; Anëtarësimi në SELEC (Southeast European Laë
Enforcement Center); Aderimi në Konventën Rajonale për Bashkëpunim Policor në
Evropën Juglindore; Anëtarësimi në Asociacionin e Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të
Zjarr fikjes (EFSCA); Anëtarësimi me të drejta të plota në ENFSI (European Netëork
Forensic Science Institute);
7.2. Nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale në fushën e sundimit të ligjit dhe
bashkëpunimit policor.
93
8. POLICI BASHKËKOHORE DHE PROFESIONALE
8.1. Miratimi i Ligjit për pensionimin e zyrtarëve policor; Ngritja e kapaciteteve operacionale
dhe profilizimi i njësive (Helikopteri, automjete të blinduara);
8.2. Modernizimi i uniformës së Policisë së Kosovës: Pajisje me mjete teknike-teknologjike;
Dizajn modern i uniformës që do t’i jep pjesëtarit të Policisë së Kosovës autoritet, imazh
pozitiv dhe identifikim me qytetarin;
8.3. Rritja e personelit policor për 500-700 zyrtarë (listë e autorizuar e stafit) Bazuar në
Vlerësimin e parametrave të sigurisë;
8.4. Zhvillimi i karrierës së punonjësve të Policisë së Kosovës në përputhje me performancën
në punë;
8.5. Avancimi i sistemit të menaxhimit të personelit në Policinë e Kosovës;
8.6. Kujdesi shëndetësor për të gjithë të punësuarit përmes përkujdesjes shëndetësore efikase,
brenda burimeve të disponueshme; Sigurimi shëndetësor për personelin e Policisë së
Kosovës;
8.7. Themelimi i Policisë Rezervë; Ngritja e cilësisë së programeve trajnuese;
8.8. Përmirësimi dhe avancimi i kushteve të infrastrukturës dhe standardizimi i objekteve
policore; Rregullimi i statusit pronësor të objekteve policore;
8.9. Zgjerimi dhe avancimi i sistemeve informative të Policisë së Kosovës;
8.10. Avancimi i sistemit të komunikimit të PK-së.
9. NGRITJA E KAPACITETEVE PËR TË KRYER EKSPERTIZA FORENZIKE NË
AGJENCINË E KOSOVËS PËR FORENZIKË
9.1. Me qëllim të forcimit të kapaciteteve forenzike ekzistuese dhe kapaciteteve të reja
forenzike, është e domosdoshme blerja dhe pajisja e laboratorëve të Agjencisë së Kosovës
për Forenzikë,me pajisje dhe aparaturë bashkëkohore në mënyrë që të arrihen standardet
të larta të sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve forenzike në fushat e Balistikës,
Traseologjisë, Daktiloskopisë Dokumenteve, Serologjisë dhe ADN-së, Narkotikëve,
Eksplozivëve, Ekzaminimeve të Kompjuterëve, Ekzaminimin e Videos, Audios dhe Zërit.
9.2. Përveç blerjes apo edhe në rastet e donacioneve, Qeveria do të kujdeset të sigurohet që
secila prej pajisjeve të ketë përkrahje, mirëmbajtje dhe servisim për minimum tri (3) vjet,
duke përfshirë këtu edhe trajnimet profesionale për të njëjtat pajisije.
10. FORCIMI I KAPACITETEVE TË INSPEKTORATIT POLICOR TË KOSOVËS QË TË
SIGUROHET SHËRBIM POLICOR I PËRGJEGJSHËM, DEMOKRATIK DHE
TRANSPARENT
10.1. Fuqizimi i parandalimit, zbulimit, dokumentimit dhe hetimit të veprave penale të
kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës;
10.2. Hapja e tri zyrave të reja rajonale si dhe tejkalimi i sfidave lidhur me funksionimin e
zyrës rajonale në Mitrovicën e Veriut;
10.3. Plotësimi i mëtejmë i kornizës ligjore;
94
10.4. Plotësimi i pozitave të lira dhe ofrimi i trajnime përkatëse;
10.5. Fuqizimi dhe promovimi i partneritetit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare me
interes për IPK-ne për të mësuar, këshilluar dhe bashkëvepruar sipas standardeve me te
avancuara evropiane dhe botërore.
11. ZHVILLIMI I KAPACITETEVE TRAJNUESE DHE AKADEMIKE NË AKADEMINË E
KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE
11.1. Qëndrueshmëria e arsimit të lartë në fushën e sigurisë publike në Kosovë, duke forcuar
dhe në kontinuitet zhvillimin e kapaciteteve trajnuese dhe akademike të AKSP dhe të
gjitha Agjencive të Sigurisë Publike në Kosovë;
11.2. Forcimin e programit BA në AKSP me qëllim të përmbushjes së plotë të standardeve të
BE dhe ato ndërkombëtare, duke përfshirë fushën për Hulumtime dhe Zhvillimit;
11.3. Akreditim ndërkombëtar i programeve të AKSP;
11.4. Përkrahja e fuqishme infrastrukturore për themelimin e programit studimor MASTER
në Siguri Publike në AKSP për nevojat e të gjitha Agjencive të Sigurisë Publike dhe
qytetarëve të Kosovës;
11.5. Krijimit i kuadrove të AKSP-së konform ligjit në mënyrë që të sigurohet zbatimi
mandatit ligjor; Ngritja dhe përmirësimi i kapaciteteve infrastrukturore të Akademisë së
Kosovës për Siguri Publike.
12. NGRITJA E KAPACITETEVE NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT PËR
MENAXHIM EFIKAS TË SITUATAVE EMERGJENTE
12.1. Zbatimi i rekomandimeve nga Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë në bazë të së cilit
Agjencisë për Menaxhimin Emergjent do t’i barten disa funksione nga Forca e Sigurisë së
Kosovës;
12.2. Plotësim-ndryshimi i kornizës ligjore në fushën e menaxhimit emergjent, me theks të
veçantë rregullimi i statusit të zjarrfikësve;
12.3. Zbatimi i standardit për numër të zjarrfikësve në bazë të Vlerësimit të rrezikut ose në
bazë të numrit të banorëve;
12.4. Fuqizimin e inspektimeve nga fatkeqësit e zjarrit dhe fatkeqësit e tjera me qëllim të
parandalimit të fatkeqësive dhe ndërrmarrjen e masave parandaluese për zvoglimin e
rrezikut nga zjarri dhe fatkeqësitë e tjera në objektet publike dhe të biznesit;
12.5. Verifikimi, kontrolli dhe aplikimi i sanksioneve në të gjitha kantieret e ndërtimit, vend
punishteve dhe vendet të tjera ku rrezikohet qarkullimi i lirë dhe jetët e qytetarëve; për
shkak të mos prezencës së sinjalizimit dhe mos sigurimit të perimetrit rreth punishteve
dhe kantiereve. Në bashkëpunim me ministritë tjera përgjegjëse dhe organet komunale si
dhe në përputhje me ligjet.
12.6. Formimin e njësive të Kërkim Shpëtimit Urban si njësi Qendrore të AME/MPB;
12.7. Implementimi i Projektit për Qendrën Operative të AME/MPB si dhe Qendrave
Operative Emergjente Rajonale 112;
95
12.8. Rregullimi i infrastrukturës për akomodim dhe ushtrimin e funksioneve të AME dhe
njësive operative.
13. PËRMIRËSIMI I SHËRBIMEVE DHE SIGURISË SË DOKUMENTEVE NË AGJENCINË
E REGJISTRIMIT CIVIL
13.1. Ndërlidhja e sistemeve të ARC-së me sistemet tjera si Sistemi i Adresave, Sistemet
Shëndetësore, Sistemin Arsimor, Sistemin Gjyqësor të Kosovës dhe sistemet e
institucioneve tjera publike dhe private;
13.2. Përmirësimi i infrastrukturës së qendrave për pajisje me dokumente dhe qendrave për
regjistrim të automjeteve;
13.3. Krijimi i Sistemit të pritjes në radhë për Agjencinë e Regjistrimit Civil;
13.4. Krijimi i vulës e-apostile.
14. PAANSHËMRIA
14.1. Ministrisë së Punëve të Brendshme garanton vazhdimin e paanshmërisë në të gjitha
institucionet në kuadër të saj. Që nënkupton edhe depolitizim në kulturën e punës.
Ministria e Punëve të Brendshme nuk është sistem i mbyllur autoreferencial, por, është sistem i
hapur që do të veproj në interakcion me të gjithë qytetarët Republikës së Kosovës, me të gjitha
institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Periudha e zbatimit
2017-2021
MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK Përmirësimi i standardit të jetesës dhe mirëqenies së qytetarëve, duke promovuar zhvillimin e
qëndrueshëm të sektorit te energjisë, sektorit gjeologo-minerar dhe të TIK-ut në Republikën e
Kosovës. MZHE do të siguroj zhvillim të qëndrueshëm të resurseve energjetike, minerare dhe
frekuencore në pajtueshmëri me praktikat me të mira evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe do
të krijoj politika me qëllim të ristrukturimit të ekonomisë përmes transformimit të pronësisë,
modernizimit dhe ngritjes së efikasitetit të ndërmarrjeve publike, me qëllim të krijimit të një
ekonomie funksionale të tregut.
Lista e Objektivave të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për programin e Qeverisë 2017-
2021:
1. Reformimi strukturor i mekanizmave për menaxhimin e aseteve në pronësi të
Republikës së Kosovës
• Themelimi dhe funksionalizimi i Agjencisë së Participimeve, si gjenerator i fuqishëm
i rritjes ekonomike, shfrytëzimit të resurseve dhe krijimit të vendeve të punës.
96
2. Sektori i Energjisë
Për sektorin e energjisë janë te paraqitura propozimet si në vijim:
a. Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me energji
b. Ndarjen e minierës nga gjenerimi
c. Integrimi i plotë në tregun rajonal të energjisë
d. Rritja e kapaciteteve ekzistuese të sistemeve termike dhe ndërtimi i kapaciteteve të
reja
e. Përfshirja e Kosovës në rrjetin rajonal të gazit natyror
f. Plotësimi i caqeve dhe obligimeve për efiçiencë të energjisë dhe burime të
ripërtëritshme të energjisë
3. Sektori minerar
Për sektorin minerar janë te paraqitura propozimet si në vijim:
a. Krijimi i kushteve të favorshme për shfrytëzim dhe valorizim ekonomik të resurseve
minerale dhe tërheqje të investimeve
b. Rritja e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale në fushën e sektorit minerar
c. Përkujdesja sociale, mjedisore dhe përfitimet e komunitetit
4. Sektori i TIK-ut
Për sektorin e TIK-ut janë te paraqitura propozimet si në vijim:
a. Zbatimi i Programit për Ekonominë Dixhitale të Kosovës;
b. Krijimi i Fondit për rritje dhe zhvillim të TIK-ut;
c. Krijimi i Parkut të Teknologjisë Dixhitale;
5. Ndërmarrjet publike
Për ndërmarrjet publike janë te paraqitura propozimet si në vijim:
a. Ndryshimi i politikës ekzistuese për Ndërmarrje Publike;
b. Përmirësimi i Qeverisjes Korporative dhe Performancës së Ndërmarrjeve Publike;
c. Fuqizimi i rolit monitorues të Aksionarit karshi NP-ve;
Përshkrimi i Objektivave të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik
1. AGJENCIA E PARTICIPIMEVE SI MEKANIZËM PËR MENAXHIMIN E ASETEVE NË
PRONËSI TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Qeveria e Republikës së Kosovës do të krijoj mekanizëm të veçantë që luan rol kryesor në
zhvillimin ekonomik të vendit, duke përfshirë tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e
sektorit privat në vend.
Bashkëpunimi i sektorit publik me atë privat do të siguroj tërheqje të fondeve të ndryshme dhe
zhvillim ekonomik të vendit, njëkohësisht duke mbajtur të gjitha asetet si pronë publike.
Ky mekanizëm do të shërbej në interes të menaxhimit të aseteve të Republikës së Kosoves
sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.
Menaxhimi i aseteve në pronësi të Republikës së Kosovës është ballafaquar me mangësi dhe si
rezultat nuk kemi pas shtim të vlerës së aseteve. Kjo situatë është paraqitur si rezultat i
menaxhimit joefikas si rezultat i ndarjes së përgjegjësive në shumë entitete.
97
Instrumenti që Qeveria ka paraparë në hapësirë dhe kohë është:
• Themelimi i Agjencisë së Participimeve
Agjencia e Participimeve do të shfrytëzoj cdo pronë publike apo shoqërore si instrument për
krijimin e partneritetit privato publik, që do të eviton shitjen dhe tjetërsimin e pronës publike
dhe shoqërore.
Kjo mundëson, që ky agjencion, në partneritet me inestitorët të huaj dhe lokal, të krijon njësi
punuese, prodhuese dhe shërbyese që ka për qëllim rritjen ekonomike, punësimin, ngritjen e
vetëdijes qytetare, mundësine e tërheqjes së metodave më të mira ekzistuese të strukturës
ekonomike.
Agjencia e Participimeve do të krijoj entitete të karakterit ekonomik ku pasuritë shtetërore dhe
shoqërore nuk tjetërsohen apo nuk shiten, por përdoren si asete për ekuitet në kompanitë e
krijuara përmes Partneritetit Publiko Privat. Në momentin kur krijohet entiteti ekonomik,
dëshmohet qëndrueshmëria ekonomike, punëtorët punojnë, garantohet meanxhimi i drejtë dhe
i qëndrueshëm, agjencioni i participimeve mund të tërhiqet nga ekuiteti i kompanisë, duke
shitur pjesën e vet, jo me cmimin fillestar, por me cmim fillestar plus vlerë të shtuar si rezultat i
zhvillimit të kompanisë.
Mjetet e inkasuara mund të përdorën për të krijuar partneritete publiko private tjera të cilat
poashtu, në mënyrë vazhdueshme, krijojnë vlerë të shtuar ekonomike.
Përparësitë e këtij agjencioni janë:
• Pronat nuk shiten, pra mbesin si asete publike.
• Asetet publike do të kenë vlerë shumëfish më të madhe se sa vlerat fillestare.
• Evitohet çdo mundësi për keqpërdorim të aseteve publike.
• Menaxhimi i kompanive të krijuara nga agjencioni i participimeve, bëhen bashkë me
investitorin ku transparenca është e garantuar dhe profitabiliteti mbetet si fokus
kryesor.
• Inkuadrimi i fuqisë punëtore dhe zhvillimi i saj.
Menaxhmenti i këtij agjencioni monitorohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Kurse
përcaktimi i menaxhmentit të lartë bëhet sipas kritereve ndërkombëtare menaxheriale.
Ky agjencion do të trajtoj asetet publike që deri tash janë jashtë funksionit ose shfrytëzohen
minimalisht.
Për më tepërt, agjencia e participimeve do të jetë përgjegjese për futjen e tokave dhe fushave
publike në zingjirin e krijimit të partneriteteve publiko private me karakter agroekonomik. Do
krijoj qendra multi-procesuese dhe do të shfrytëzoj pronat private në mënyrë të koordinuar, që
do të mundësoj krijimin e vendeve të punës për familjet në pronat e tyre.
Agjencioni do të nxitë, koordinon dhe lehtëson inkuadrimin e krijimit të zinxhirit prodhues dhe
tregtar të industrisë ushqimore, sipas normave të tregut të lirë dhe rregullave globale, ku
garantohet efiqenca, efektshmeria dhe standardi i cilësisë.
Mirë menaxhimi i këtij agjencioni, me veprimet e saj, në këtë mandat qeverisës, do të siguroj
kushte që ekonomia e Kosovës të ketë qëndrueshmëri, rritje të eksportit dhe rritje të vendeve të
punës që karakterizohet me rritje ekonomike prej 7%.
98
Agjencia e Participimeve nuk ka implikime serioze buxhetore sepse do të jetë agjenci me
aftësi të gjenerimit të të hyrave nga aktivitetet e saja ekonomike (ekuitetet).
2. SEKTORI I ENERGJISË
2.1. Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me energji
Energjia përbën një nga elementet vitale të zhvillimit të një vendi. Pasiguria e furnizimit me këtë
produkt jetësor përbën pengesa serioze të zhvillimit normal të jetës ekonomike e shoqërore.
Kosova po ballafaqohet me këtë sfidë po thuaj dy dekada me radhë.
Që nga viti 1984 nuk ka pasur asnjë investim në ndërtimin e kapaciteteve të reja apo
rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese të energjisë elektrike me bazë thëngjillin. Rrjeti i vjetruar
i shpërndarjes së energjisë elektrike dhe kapacitetet e kufizuara të tij vazhdon të prodhojë
humbje të mëdha teknike që vështirësojnë furnizimin me energji elektrike. Energjia elektrike
edhe më tej përdoret në masë të konsiderueshme, për ngrohjen e hapësirave, gatim dhe
ngrohjen e ujit sanitar. Kjo për shkak të mungesës së alternativave tjera të furnizimit me
produkte tjera të energjisë.
Me gjithë potencialin e konsiderueshëm për kursimin e energjisë, ky potencial nuk është duke u
shfrytëzuar sa duhet në Kosovë. Edhe pse pjesëmarrja e BRE-ve në bruto konsumin e energjisë,
përfshirë edhe energjinë terminke nga këto burime, është 19%, energjia elektrike e gjeneruar nga
BRE-të vazhdon të mbetet e ulët në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike.
Për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me energji elektrike janë të
nevojshme investimet e mëdha në ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë
elektrike dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese sipas kërkesave të përcaktuara në Komunitetin e
Energjisë, gjith[mon[ duke e vendosur interesin e qytetarëve në rend të parë si dhe interesin e
përgjithshëm publik dhe ekonomik të vendit.
Masat që duhet ndërmarrë për këtë qëllim konsiderohen:
➢ Hapja i mihjes së re të thëngjillit (Sibovci jugor) si dhe ndarja e minierave të reja të
thëngjillit nga Gjenerimi: Gjenerimi dhe minierat do të jenë qendra profitabile të ndara,
të cilat do të jenë në shërbim reciprok, por me llogari të ndara. Qendrat profitabile
munden me qenë edhe më shumë të cilat kanë karakter të njëjtë.
➢ Fillimi sa më shpejtë i ndërtimit të termocentralit të ri sipas kritereve strikte rentabile,
duke pasur parasysh koston e energjisë të cilën qytetari do të paguaj, si dhe për të
plotësuar nevojat e kërkesave për energji elektrike për një periudhë afatgjatë, gjithmonë
duke vendosur interesin e qytetarit në radhë të parë si dhe interesin e përgjithshëm
publik dhe ekonomik. Do të harmonizojmë koston me kapacitetin prodhues.
➢ Përgatitjet për rehabilitimin e TC Kosova B sipas një orari të përshtatur me futjen në
prodhim të kapacitetet e reja prodhuese;
➢ Vazhdimi i operimit të TC Kosova A deri në zëvendësimin e kapaciteteve të tij me TC-në
e ri; Më pastaj, do të shfrytëzohet infrastruktura e TC Kosova A për të krijuar kapacitete
të reja, përmes krijimit të partneriteteve publiko private me agjencionin e participimeve.
➢ Ndërtimi i kapaciteteve prodhuese fleksibile për qëllime parësore të rregullimit të
sistemit elektroenergjetik;
99
➢ Shfrytëzimi i gjithë potencialit të BRE-ve te identifikuar per prodhimin e energjisë
elektrike.
Të gjitha veprimet që do te ndërmerren per ndërtimin dhe rehabilitimin e kapaciteteve
prodhuese të energjisë do të bazohen ne kërkesat mjedisore sipas legjislacionit të BE-së.
Financimi i njësive të reja energjetike do te behet me kapital privat, kredi nga
prodhuesit e teknologjisë, kredi te buta nga institucionet financiare, bonot korporatave dhe
alternative e fundit mbeten fondet publike dhe buxheti i Kosovës.
2.2. Integrimi në tregun rajonal të energjisë
Kosova ka marrë zotimin për të zbatuar detyrimet që burojnë nga Traktati për Themelimin e
Komunitetit të Energjisë si dhe ka obligim kontraktual që nga 1 prilli 2016 zbatimin e
obligimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Këto obligime në masë të konsiderueshme
lidhen edhe me plotësimin e kërkesave për t’u integruar në tregun e Komunitetit të Energjisë
dhe më tej në tregun e energjisë së BE-së. Deri më tash janë ndërmarrë një varg veprimesh në
këtë drejtim siç janë:
➢ Përafrimi i legjislacionit të Kosovës me legjislacionin e BE-së për tregun e energjisë;
➢ Privatizimi i sistemit të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike si dhe ndarja
ligjore e këtyre aktiviteteve për t’i hapur rrugë qasjes së palëve të interesuara për
shfrytëzimin e rrjetit të shpërndarjes;
➢ Ndarja pronësore e OST-së (KOSTT-it) sipas kërkesave të legjislacionit të BE-së;
➢ Funksionalizmi i Rregullatorit të pavarur të energjisë;
➢ Themelimi i Zyrës së Ndihmës shtetërore;
➢ Licencimi i furnizuesve të rinj duke bërë kështu hapjen e tregut për palët e interesuara të
furnizimit;
➢ De rregullimin e çmimeve të gjenerimit.
Si do qoftë për të kryer gjithë procesin e integrimit në tregun rajonal të energjisë kërkohet
avancimi i mëtejme i hapave si ne vijim:
➢ Përgatitja dhe miratimi i Programit të veprimit për mbrojtjen e konsumatorëve në
nevojë;
➢ Zbatimin e ‘masave të buta’ sipas udhërrëfyesit të SKE-së
➢ Krijimi i tregut të përbashkët me Shqipërinë si një zonë e përbashkët tregtare energjetike
Kosovë – Shqipëri si hap i parë drejt integrimit në tregun e përbashkët të Komunitetit të
Energjisë;
➢ Forcimi i mëtejmë i kapaciteteve të Rregullatorit, Autoritetit të Konkurrencës dhe Zyrës
së Ndihmës Shtetërore për të monitoruar tregun e liberalizuar të energjisë- aktivitet
permanent;
➢ Aderimi në bursën e energjisë që është në themelim në Shqipëri;;
➢ Certifikimi i KOSTT-it dhe anëtarësimi i ti në ENTSO-E- në varësi të zbatimit të
marrëveshjes për energji me Serbinë;
➢ Anëtarësimi i ZRrE në ACER;
100
2.3. Rritja e kapaciteteve ekzistuese të sistemeve termike dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja
Urbanizimi gjithnjë më i madh i qyteteve më të zhvilluara të Kosovës, ka krijuar nevojën e
furnizimit me energji të përshtatshme për ngrohjen e hapësirave të objekteve kolektive në të
gjitha qytetet e mëdha të Kosovës.
Instalimi i sistemit të koogjenerimit në TC “Kosova B” ka krijuar mundësi për furnizim të
qëndrueshëm me energji termike për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve dhe bizneseve jo
vetëm në Qytetin e Prishtinës, por edhe në qytetet që janë në afërsi të termocentraleve.
Sistemet e vjetërsuara termike në qytetet Gjakovë, Mitrovicë dhe Zveçan kanë nevojë për
rehabilitim duke pasur në konsideratë edhe zhvillimet urbane që kanë ndodhur dhe që
planifikohen të bëhen.
Për arritjen e qëllimit do te konsiderohen veprimet në vijim:
➢ Përgatitja e kushteve për fillimin e ndërtimit të sistemeve të energjisë termike në qytetet
e mëdha të Kosovës (Pejë, Prizren, Gjilan, Ferizaj) përfshirë zhvillimin e sistemit të
ngrohjes në Drenas bazuar në energjinë termike të mbetur nga procesi teknologjik i
shkritores; së Feronikelit.
➢ Zgjerimi i rrjetit të Ngrohtorës “TERMOKOS”, sipas një Master Plani të zgjerimit duke
pasur në konsideratë edhe përfshirjen e komunave fqinje të Prishtinës;
➢ Ndërtimi i centralit të gjenerimit të energjisë termike në Ngrohtoren e Qytetit të
Gjakovës si dhe përmirësimi dhe zgjerimi i rrjetit ekzistues për shfrytëzimin maksimal
të kapacitetit të ri të parashikuar të gjenerimit të energjisë termike;
➢ Përmirësimi i sistemeve të energjisë termike në qytetet Mitrovicë dhe Zveçan;
2.4. Përfshirja e Kosovës në rrjetin rajonal të gazit natyror
Zhvillimi i infrastrukturës së gazit natyror për një treg të vogël siç është rasti i Kosovës, paraqet
sfidë të madhe, mirëpo duke qenë se Kosova është palë kontraktuese e Komunitetit të Energjisë
janë hapur mundësitë reale për përfshirjen e saj në rrjetin rajonal të gazit natyror. Zhvillimet
rajonale, përkatësisht projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) i ka krijuar Kosovës mundësi
të mëdha për t’u përfshirë në një të ardhme në rrjetin ndërkombëtar të gazit natyror. Në këtë
rrafsh. Përfshirja e projektit ALKOGAP (gazsjellësi Shqipëri- Kosovë) në Listën e projekteve me
prioritet të Komunitetit të energjisë paraqet në rast ideal që do të shfrytëzohet në periudhën e
ardhshme katërvjeçare.
Veprimet e shpejta që do të ndërmerren do të lidhen me:
➢ Marrëveshjet e nevojshme që Kosova të jetë palë e përfshirë ne proces;
➢ Kompletimi i legjislacionit, me legjislacion sekondar,
➢ Zhvillimi i kapaciteteve institucionale dhe rregullative për të udhëhequr me procesin e
zhvillimit të infrastrukturës së gazit natyror.
2.5. Plotësimi i caqeve dhe obligimeve për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme
të energjisë
Kosova është zotuar në përmbushjen e cakut të kursimit prej 9% nga konsumi i gjithmbarshëm i
energjisë, cak i vendosur sipas Direktivës 2006/32/EC të BE-së. Gjithashtu ka marrë obligimet
101
për zbatimin e politikave të reja të BE-së që burojnë nga Direktiva Evropiane 2012/27/EC për
efiçiencën e energjisë.
Në sektorin e BRE-ve, synimi është zhvillimi dhe përmirësimi i mekanizmave të nevojshëm
rregullator dhe operacional për arritjen e cakut prej 25% të pjesëmarrjes së energjisë nga BRE-të
në bruto konsumin final të energjisë deri në vitin 2020. Pas kësaj, Qeveria do të rishikoj arritjet e
integrimit të BRE-ve dhe do të vendosë caqet e reja për periudhën në vijim. Pritet që Kosova të
nxis më tutje BRE-të, në pajtim me potencialin, obligimin dhe nevojat, si dhe karshi zhvillimeve
dhe përvojës Evropiane.
Do të merren në konsideratë hapat në vijim:
a) Rishikimi i legjislacionit për efiçiencën e energjisë dhe BRE-të në përputhje me kërkesat e
Komunitetit të Energjisë dhe MSA-së;
b) Themelimi i mekanizmave të përshtatshëm për financimin e masave të efiçiencës së
energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë;
c) Zbatimi rigoroz i planeve ekzistuese të veprimit për arritjen e caqeve të EE dhe BRE-ve
dhe hartimi i planeve të reja sipas caqeve që do të përcaktohen në kuadër të Komunitetit
të Energjisë.
d) Zbatimi i masave te Efiçiencës se Energjisë ne ndërtesa publike te nivelit qendror dhe
lokal
3. SEKTORI MINERAR
3.1. Plotësimi i bazës legjislative dhe politikave sektoriale me qëllim përkrahjen dhe
zhvillimin e sektorit minerar.
Kjo bazë ligjore do të mundësojë vazhdimin e ristrukturimit të sektorit ekzistues minerar,
avancimin e aftësive konkurruese të tyre në tregun vendor dhe ndërkombëtar si dhe do të
mundësojë krijimin e perspektivave të reja për shfrytëzimin dhe përpunimin e resurseve
minerale qe nënkupton vendosjen e resurseve minerale të Kosovës në funksion të zhvillimit të
mirëfilltë ekonomik të vendit.
Kjo objektive arrihet përmes masave konkrete si:
➢ Përgatitja e Planit te Menaxhimit te Resurseve Minerale te Kosovës
➢ Hartimi i Programit te Zbatimit të Strategjisë Minerare 2018-2020
➢ Trepça, si një aset kryesor kombëtar, do të zhvillohet në bashkëpunim me sektorin
privat, duke mbetur pronë publike gjatë tërë kohës.
➢ Trepça nuk do të mund të trajtohet si një kompleks gjigand i tillë, por do të ndahet në
entitete (qendra profitabile) dhe një nga një do të trajtohen, duke pasur synim gjithmonë
shfrytëzimin e resurseve (miniera), begatimin e tyre (nga 8% koncentrat në 60%+ -
flotimi) dhe në perspektivë, përpunimin final (metalurgjia).
➢ Plotësimi i Infrastrukturës ligjore dhe rregullatore për sektorin minerar
➢ Hartimi i politikave zhvillimore për sektorin minerar
➢ Promovimi i sektorit minerar
➢ Mbështetja e ndërmarrjeve te sektorit minerar përmes projekteve te ndryshme dhe
subvencioneve.
102
➢ Përgatitja e legjislacionit që ndalon eksploatimin e jashtëligjshëm të thengjillit, ndalimin
për përdorime individuale si dhe lejimin për procesim të thengjillit përmes
partneriteteve publiko private (PPP) për prodhim të produkteve finale (p.sh. Briket nga
thëngjilli)
➢ Nxitja e hulumtimit, shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve minerale
➢ Stimulimi i përpunimit dhe rritja e kapaciteteve përpunuese te resurseve minerale
3.2. Rritja e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale në fushën e sektorit minerar
Do të mundësojë zhvillimin e industrisë minerare sipas kërkesave të tregut dhe standardeve
ndërkombëtare. Kosova traditë ne sektorin minerar dhe ka bartur një kapital njerëzor me
përgatitje profesionale në këtë fushë, por aktualisht shihet si imediate nevoja e ripërtëritjes dhe
zhvillimit të mëtutjeshëm të kuadrove për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm te sektorit ne
përgjithësi
Kjo arrihet përmes masave konkrete si:
➢ Rritja e njohurive lidhur me teknologjitë e reja te sektorit minerar
➢ Rekrutimi dhe trajnimi profesional i kuadrove te reja ne sektorin minerar
➢ Krijimi i modelit “One-Stop Shop” për te ndihmuar kompanitë e sektorit minerarë
➢ Bashkëpunim me organizata te ndryshme te sektorit minerar
➢ Funksionalizimin e laboratorit të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës;
➢ Vazhdimi i aktiviteteve për Anëtarësim te Kosovës në Nismën për Transparencë në
Industrinë Nxjerrëse EITI.
3.3. Përkujdesja sociale, mjedisore dhe përfitimet e komunitetit
Është synim që zhvillimi i sektorit minerar të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve,
si pronarë natyralë të këtyre resurseve. Pjesëmarrja e komuniteteve dhe përfitimet përmes
punësimeve të banorëve dhe zhvillimit të infrastrukturës lokale do të kenë një ndikim te
rëndësishëm social dhe do të mund të nxisin zhvillimin rajonal në Kosovë. Krahas zhvillimit te
sektorit minerar duhet pasur kujdes ndaj mjedisit marrjen e masave të nevojshme për
minimizimin e ndikimeve mjedisore të shkaktuara nga aktiviteti minerar
Kjo arrihet përmes masave konkrete si:
➢ Trajtimi i çështjeve sociale dhe përfitimi i komunitetit
➢ Përmirësimi i kushteve te punës dhe siguria në punë
➢ Trajtimi i problemeve mjedisore historike
➢ Monitorimi i ndikimit te aktiviteteve minerare ne mjedis
4. SEKTORI I TEKNOLOGJSË SË INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMEVE
4.1. Avansimi i rrjetave dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve
postare
Sa i përket telekomunikacionit, rrjetet fikse janë të përhapura gjerësisht në zonat urbane.
Penetrimi i telefonisë fikse për banor ka rënë nën 3%. Ndërsa, penetrimi i telefonisë mobile tani
ka arritur në 109.13% të popullsisë. Penetrimi i internetit brezgjerë (qasja fikse) në nivel të
103
Kosovës është 13.57%, ndërsa qasje në internet kanë 82.94% të ekonomive familjare, penetrimi i
internetit brezgjerë (qasja mobile me 3G dhe 4G) është 63.1%.
Pengesa kryesore për zhvillimin e tregjeve të telekomunikimit është shpërndarja relativisht e
pa-balancuar e infrastrukturës së TIK. Zonat rurale, shumë lagje të qyteteve, shkollat,
bibliotekat, shëndetësia, institucionet dhe agjencitë qeveritare vuajnë nga mungesa e qasjes në
infrastrukturën brezgjerë dhe nuk pritet që ky boshllëk të mbulohet nga investimet private.
Sipas llogaritjeve të qeverisë, 43% e amvisërive rurale aktualisht nuk janë të lidhura me rrjetet
brezgjerë dhe një e treta e amvisërive – pa ndonjë intervenim gjithëpërfshirës – nuk pritet të
lidhen në rrjet shumë shpejt2.
Aktiviteti i propozuar ka për qëllim:
• Krijimin e sistemit unik ne fushën e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve
postare ne te gjithë territorin e Republikës se Kosovës:
• Rishikimin e organizimit te sektorëve, duke vendosur e përditësuar planet,
numeracionet, kodin postar etj.;
• Ndërmarrjen e masave te reciprocitetit me Serbin ne fushen e komunikimeve elektronike
dhe te shërbimeve postare;
• Analizimin dhe auditimin e tregut, operimit dhe operatoreve, si edhe do te merren masa
aty ku konstatohet se janë shkaktuar dëme ne këtë sektor;
• Ngritjen e nyjeve te reja komunikuese dhe forcimin e atyre aktuale, si edhe
universalizmin e tyre. Keto nyje duhet te lidhen me te ngjashmet ne Republlken e
Shqiperise:
• Krijimin e legjislacionit per sigurimin e tarifave sociale per sherbirne te domosdoshme
ne fushen e komunikimeve elektronike dhe te sherbirneve postare, duke respektuar te
drejten qe secili qytetar te këtë mundësi qe te shfrvtezoje sherbimet publike.
4.2. Zbatimi i Programit për Ekonominë Dixhitale të Kosovës
Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Bankën Botërore ka hartuar Programin
për Ekonomin Dixhitale të Kosovës - KODE.
Komponentët e KODE bazohen në projekte që do të zhvillojnë infrastrukturën brez gjerë me
fokus në viset e pambuluara, lidhjen e shkollave, bibliotekave, institucioneve shëndetësore, si
dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe krijimin e ambientit të përshtatshëm për zhvillimin e
bizneseve dixhitale, në mënyrë që të përgatisim Kosovën për ekonominë dixhitale të së
ardhmes.
Zbatimi i Programit për zhvillim të Ekonomisë Dixhitale të Kosovës - KODE përfshinë:
➢ Vendosjen e infrastrukturës brez gjerë me shpejtësi të madhe;
➢ Zhvillimin e aftësive të TIK-ut për Ekonomi Dixhitale;
➢ Promovimi i bashkëpunimit në mes të bizneseve kosovare të TIK-ut me partnerët tjerë
ndërkombëtar dhe vendor.
2 http://www.worldbank.org/en/neës/press-release/2015/02/25/ëorld-bank-supports-kosovo-in-extending-internet-in-rural-
areas
104
Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) ka revolucionarizuar mënyrat se si
zhvillohen proceset shoqërore, prej transaksioneve ekonomike në treg, te administrimi i shtetit e
deri te të nxënit në shkollë. Në Kosovë, përdorimi i kompjuterëve dhe internetit nëpër shtëpi
private ka shënuar rritje të konsiderueshme. Megjithatë, shkollat rurale, bibliotekat,
institucionet shëndetësore vuajnë ose nga mungesa e qasjes në shërbimet e TIK-ut, ose nuk i
kanë adoptuar mjetet e duhura për përdorim të TIK-ut. Pavarësisht disa storieve të suksesit nga
bizneseve kosovare që kanë adoptuar fjalën e fundit të TIK-ut përmes importeve dhe
investimeve të huaja direkte (IHD-ve), përdorimi i përgjithshëm i TIK-ut në industri është ende
i kufizuar dhe përfitimet e saj konkurruese nuk janë kuptuar në mënyrë adekuate nga shumë
kompani, sidomos NMVM-të (ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme).
Politikat promovuese të TIK-ut dhe skemat mbështetëse në Kosovë janë mjaft modeste në
krahasim me vendet e tjera të rajonit. Burimet njerëzore, të arsimuar kryesisht në universitetet
lokale duhet të pajisen me trajnime shtesë për sektorë të veçantë që merren me TIK-un, si dhe
metodat e reja të menaxhimit dhe marketingut. Është e nevojshme të kapërcehen boshllëqet
ekzistuese përmes arsimit dhe punësimit, rritjes së numrit të talenteve lokale dhe zgjerimin e
mundësive për krijimin e vendeve digjitale të punës, me fokus të veçantë tek të rinjtë, gratë dhe
personat me aftësi të kufizuara.
Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit si teknologji bazike për zhvillim dhe rrjetat
brezgjerë si infrastrukturë e nevojshme për të lehtësuar qasjen në shërbimet e TIK-ut, mund të
ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si dhe ku organizohet një aktivitet ekonomik. Vendosja e
infrastrukturës me brez të gjerë e me shpejtësi të lartë krijon një ambient të përshtatshëm për
zhvillimin e inovacionit, modeleve të reja të biznesit, produkteve dhe shërbimeve të reja dhe të
përmirësuara dhe si rrjedhojë rritjen e konkurrencës dhe fleksibilitet në ekonomi. Mundësimi i
shërbimeve me brez të gjerë shpie në rritje të produktivitetit të aktiviteteve biznesore, qasjes në
tregjet e reja dhe zhvillimin e modeleve të biznesit të cilat përmirësojnë aftësitë konkurruese të
bizneseve kosovare.
Ofrimi i një force të aftë punëtore do të ndihmojë në rritjen e sektorit të TIK-ut, do të rris
konkurrencën dhe të hyrat në ekonominë e vendit tonë. Ndërtimi i kapaciteteve të bizneseve
për të eksportuar shërbime softuerike dhe të aplikacioneve në tregjet ndërkombëtare do të jetë
fokusi i këtij programi. Menaxhimi i proceseve, cilësia, raportimi dhe pajtueshmëria me
standardet ndërkombëtare të sigurisë janë të një rëndësie të veçantë për bizneset e TIK-ut në
Kosovë.
4.3. Krijimi i Fondit për rritje dhe zhvillim të TIK-ut
Për zhvillim sa më të qëndrueshëm dhe duke synuar krijimin e një shoqërie dhe ekonomie të
bazuar në dije, Qeveria e Kosovës (MZHE) do të krijoj fond të veçantë për zhvillim të
Teknologjisë Informative dhe Komunikuese.
Problemi: Ekonomia kosovare vazhdon të lëngojë nga deficit i bilancit tregtar që e ndikon
deficitin e llogarisë rrjedhëse. Në bazë të të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës gjatë viteve
të kaluara eksportet arrijnë të mbulojnë vetëm 10-12% të importeve. Përkundër rritjes
ekonomike, modeli aktual i rritjes ekonomike nuk është i qëndrueshëm në aspektin afatgjatë
105
dhe për këtë arsye është i domosdoshëm zhvillimi i sektorit privat i cili do të mbështeste rritjen
ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.
Edhe pse sektori i shërbimeve financiare në Kosovë është stabil, tregu është ende i vogël dhe jo i
zhvilluar tërësisht. Të dhënat e fundit tregojnë se kolaterali aktual i përdorur nga bankat në
Kosovë për të mbështetur huazimin është në proporcion 3:1 duke marr për bazë vetëm vlerën e
asetit gjatë një rasti. Shumica e kolateralit të përdorur janë tokat dhe objektet, që në realitet janë
përafërsisht dyfish në vlerën e tregut krahasuar me atë që përdoret dhe raportohet nga bankat.
Kjo formë e financimit nuk është e përshtatshme posaçërisht për projektet inovative të
kompanive të shërbimeve në sektorin e TIK-ut, që zakonisht nuk posedojnë patundshmëri të
madhe që do të mund të përdoreshin si garancione për financimet bankare. Rrjedhimisht,
NVM-të e suksesshme inovative në shumicën e rasteve nuk mund të sigurojnë financim për
projekte investive shumë të mira dhe me rritje të lartë.
Qëllimi i krijimit të këtij Fondi është lehtësimi i qasjes në financa për bizneset e sektorit të TIK-
ut në Kosovë, duke siguruar zgjidhje për financim që mbështesin rritjen e segmentit të
financimit që nuk mbulohet nga burimet ekzistuese të financimit në Kosovë (në rastin e
Kosovës 20,000-500,000 €) duke e mbështetur zhvillimin dhe financimin e investimeve
inovative, financiarisht të qëndrueshme dhe që kanë potencial të gjenerimit të zhvillimit më të
madh, krijimit të vendeve të reja të punës dhe kanë një ndikim në zhvillim duke nxitur
investime private të mëtutjeshme ne sektorin e TIK-ut në Kosovë. Gjithashtu QeK do të krijojë
skemë të granteve për ato biznese të cilat kanë nevojë për mbështetje financiare për avancim të
proceseve të tyre të punës duke përdorur TIK-un. Nëpërmjet përdorimit të TIK-ut pritet që këto
biznese do të përmirësojnë efikasitetin e punës së tyre dhe do të përmirësojnë kualitetin e
shërbimeve për klientët e vet. Vlera monetare për krijimin e Fondit për TIK parashihet të jetë 5
milion Euro e shpërndarë gjatë pesë viteve 2018-2021.
4.4. Krijimi i Parkut të Teknologjisë Dixhitale
Qeveria e Kosovës me vendim të veçantë Nr.10/65 të datës 23.12.2015 ka dedikuar parkun e
Bërnicës si park për Teknologji Dixhitale në të cilin do të grupoheshin të gjitha bizneset e TIK-ut
në mënyrë që të krijohet ekosistemi për të lehtësuar aktivitetet e bizneseve të TI-së. Megjithatë
objekti kërkon investime shtesë në mënyrë që të adaptohet dhe ti përshtatet natyrës së punës së
TI-së.
Krijimi i Parkut të Teknologjisë Dixhitale i cili ofron kornizën dhe infrastrukturën speciale i
përshtatur për nevojat specifike të ICT kompanive do të tërheq investime shtesë (IHD) në
industrinë e TI në Kosovë dhe do të krijoj efekte shumëfishuese për industrinë vendore të TI.
Parku i Teknologjisë Dixhitale gjithashtu do të ketë ndikim pozitiv në brendimin e Kosovës si
destinacion me potencial të lart për TI.
Parku i Teknologjisë Dixhitale do tu mundësojë investitorëve / kompanive të TI, themelimin e
biznesit të tyre brenda Parkut për t’iu qasur kornizës me kushte speciale, skemat stimuluese
dhe infrastrukturë që do të ju mundësoj të punojnë në mënyrë më efektive. Parku i Teknologjisë
Dixhitale planifikohet të jetë plotësisht funksional deri në fund të vitit 2019. Parku i
Teknologjisë Dixhitale duhet të krijohet në formë të projektit PPP.
106
Vlera monetare për krijimin e Parkut Dixhital të Teknologjisë parashihet të jetë 1.1 Milion €.
5. NDËRMARRJET PUBLIKE
5.1. Politikë e re
Ndryshimi i politikës ekzistuese për Ndërmarrjet Publike, në bazë të Planit të Veprimit të
Programit Qeveritar për vitin 2017, ka filluar me hartimin e Koncept Dokumentit për
Ndërmarrje Publike. MZHE ka hartuar Koncept Dokumentin për Ndërmarrjet Publike brenda
afatit ligjor, dhe ka proceduar për miratim në SKQ/ZKM. Hartimi i Koncept Dokumentit për
Ndërmarrje Publike është dokument bazë për inicimin e ndryshimit të Ligjit për Ndërmarrje
Publike, me të cilin MZHE synon bërjen e ligjit të ri.
Synimi i përgjithshëm i kësaj politike është përmirësimi i performancës së ndërmarrjeve
publike përmes menaxhimit më të mirëfilltë dhe proaktiv të Aksionarit, në harmoni me
standardet e qeverisjes korporative të OBZHE-së, e cila do të rezulton në rritje të vlerës së
aseteve të NP-ve dhe ofrim të shërbimeve cilësore për publikun. Synim specifik i kësaj politike
është heqja e hapësirave ligjore, dhe vënia në zbatueshmëri të dispozitave ligjore duke i
konsoliduar ato me akte nënligjore si akte përcjellëse, duke paraparë edhe studimin për
gjendjen e ndërmarrjeve publike në Kosovë.
5.2. Përmirësimi i Qeverisjes Korporative dhe Performancës së Ndërmarrjeve Publike;
Duke përmirësuar Qeverisjen Korporative dhe Performancës së Ndërmarrjeve Publike synohet
të bëhet ndryshimi i përgjegjësive dhe autorizimeve me qëllim të fuqizimit dhe rritjes së rolit
monitorues të Aksionarit karshi NP-ve, si dhe adresimin e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së
Bordeve të Drejtorëve ndaj Aksionarit dhe palëve tjera të interesit.
Gjithashtu duhet të krijohen kushte të vazhdueshme të ekonomizimit. Rezultati final i të gjitha
përpjekjeve do të jetë efikasiteti ekonomik për secilën ndërmarrje që arrihet përmes shërbimeve
kualitative, llogaridhënjes, transparencës dhe përgjegjësisë.
5.3. Fuqizimi i rolit monitorues të Aksionarit karshi NP-ve
Në përputhje me përcaktimet ligjore, ky prioritet do të ndikoj në monitorim dhe përmirësim të
performancës financiare dhe operative të Ndërmarrjeve Publike, si dhe në adresim të
përgjegjësisë dhe llogaridhënies së Bordeve të Drejtorëve ndaj Aksionarit dhe palëve tjera të
interesit.
Lidhja me Parimet Programore dhe zotimet nga dokumentet tjera strategjike (SKZH, PRE,
MSA, PKZMSA, KASH)
Periudha e Zbatimit
1. Reformimi strukturor i mekanizmave për menaxhimin e aseteve në pronësi të
Republikës së Kosovës
2. Sektori i energjisë
a) Zbatimi i masave të propozimit 1, kërkon një periudhe më të gjatë kohore, por në
shumicën prej këtyre masave pritet që gjatë afatit kohor 2017 – 2021, të filloj zbatimi i
tyre e disa prej tyre edhe zbatohen në tërësi;
107
b) Me gjithë se deri më tani janë ndërmarrë një varg veprimesh në Integrimin e tregut
rajonal të energjisë dhe duke marrë parasysh pengesat politike të shkaktuara nga Serbia,
zbatimi i plotë i këtij propozimi përfshin afatin kohor PQRK 2017-2021;
c) Veprimet e parapara në këtë propozim do të plotësohen gjatë periudhës 2017-2021, duke
pasur parasysh se për shumicën e veprimeve ka gatishmëri financiare për zbatimin e
këtyre veprimeve;
d) Veprimet e parapara në propozimin 4, kryesisht kanë të bëjnë me aspekte ligjore dhe
institucionale dhe këto veprime do të zbatohen gjatë viteve 2017-2021;
e) Duke marrë parasysh obligimet qe dalin nga direktivat evropiane dhe obligimeve në
kuadër të SKE, atëherë plotësimi i zbatimit të veprimeve në kuadër të propozimit 5, do
të vazhdoj edhe përtej vitit 2021.
3. Sektori minerar
a) Zbatimit i këtij propozimi ka filluar vite me pare dhe synojmë te vazhdojmë aktivitetet
edhe deri ne vitin 2021
b) Ky propozim ka filluar ne vitin 2016 dhe do te vazhdoj te zbatohet deri 2021
c) Periudha zbatimit te masave te këtij propozimi vazhdon edhe per periudhën 2017-2021
4. Sektori i TIK-ut
a) Periudha e zbatimit te politikes se re do te jete nga 2017-2021
b) Periudha e Zbatimit të Programit për Ekonominë Dixhitale të Kosovës planifikohet nga
qershori 2018 deri në fund të vitit 2021;
c) Krijimi i Fondit për rritje dhe zhvillim të TIK-ut planifikohet të gjej zbatim gjatë viteve
2018-2021;
d) Krijimi i Parkut të Teknologjisë Dixhitale planifikohet të zbatohet gjatë viteve 2018-2019;
5. Ndërmarrjet publike
a) Ndryshimi i politikës ekzistuese për Ndërmarrje Publike ka filluar me hartimin e
Koncept Dokumentit për Ndërmarrjet Publike i cili është proceduar SKQ/ZKM në
Gusht të vitit 2017. Në bazë të PVPQ 2017, ky dokument pritet të miratohet në Qeverinë
e Republikës së Kosovës deri në dhjetor 2017. Pas miratimit të Koncept Dokumentit për
Ndërmarrje Publike në Qeverinë e Republikës së Kosovës, MZHE do të filloj procedurat
e hartimit të Ligjit të ri për Ndërmarrje Publike gjatë vitit 2018;
b) Përmirësimi i Qeverisjes Korporative dhe Performancës së Ndërmarrjeve Publike
Qendrore duhet të fillojë gjatë vitit 2018, më konkretisht pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri
për Ndërmarrje Publike, dhe të vazhdojë me implementim të saj.
c) Fuqizimi i rolit monitorues të Aksionarit karshi NP-ve duhet te zbatohet pas hyrjes në
fuqi të ligjit të ri për Ndërmarrje Publike, dhe të vazhdojë me implementim e saj.
MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR Lista e Objektivave të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për programin e
Qeverisë 2017-2021:
1. Plotësimi i kornizës ligjore dhe zbatimi i saj në fushën e mjedisit, planifikimit hapësinor,
ndërtimit, banimit dhe të drejtës pronësore;
108
2. Përmirësimi dhe monitorimi i gjendjes së mjedisit;
3. Administrimi dhe menaxhimi i qëndrueshëm i resurseve ujore dhe rehabilitimi i shtretërve të
4. Fuqizimi i menaxhimit të parqeve kombëtare dhe zonave tjera të mbrojtura të natyrës;
5. Fuqizimi i planifikimit hapësinor, ndërtimit , banimit, administrimi i tokës dhe zhvillimi i
kadastrit
Përshkrimi i Objektivave të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
1. PLOTËSIMI I KORNIZËS LIGJORE DHE ZBATIMI I SAJ NË FUSHËN E MJEDISIT,
PLANIFIKIMIT HAPËSINOR, NDËRTIMIT, BANIMIT DHE TË DREJTËS
PRONËSORE
Niveli i pamjaftueshëm i zbatimit të legjislacionit në fushën e mjedisit, planifikimit hapësinor,
ndërtimit, banimit dhe të drejtës pronësore në Kosovë, janë një ndër sfidat të cilat i përcjellin
këta sektorë në vazhdimësi Me qëllim të ngritjes se cilësisë së jetës së qytetarëve ne një mjedis te
shëndetshëm, qeveria e RK do te synoi arritjen e objektivave kryesore per këtë çështje duke
përfshirë plotesimin e legjislacionit ne fuqi si dhe përafrimin e tij me acquis të BE. Gjatë kësaj
periudhe planifikohen të hartohen, plotësohen dhe ndryshohen ligjet nga fusha e mjedisit si dhe
fushave tjera që mbulon MMPH, si në vijim:
1.1 Ligji për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në
Republikën e Kosovës;
1.2 Ligji për Ujërat e Kosovës;
1.3 Ligji për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja;
1.4 Ligji për Mbrojtjen nga Zhurma;
1.5 Ligji për parandalimin dhe kontrollin e integruar te ndotjes;
1.6 Ligji për Vlerësimin e Ndikimit ne Mjedis;
1.7 Ligji për Produktet Biocide;
1.8 Ligji për Menaxhimin e Mbeturinave nga Industria e Nxjerrjes se Mineraleve;
1.9 Projektligji për Kadaster te Pronës se paluajtshme;
1.10 Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje;
1.11 Ligji për odat e arkitekteve dhe ingjiniereve ne fushën e ndërtimit;
1.12 Ligji për banim social.
2. PËRMIRËSIMI DHE MONITORIMI I GJENDJES SË MJEDISIT;
Kosova vazhdon të përballet me probleme dhe sfida të konsiderueshmë të ndotjes së ajrit si dhe
mungesës së menaxhimit të duhur të mbeturinave. Në funksion të përmirësimit te gjendjes ne
mjedis dhe monitorimit te gjendjes se tij, do realizohen këto veprime:
2.1 Krijimi i sistemit për menaxhimin e cilësisë se ajrit;
2.2 Krijimi i sistemit unik për monitorimin e shkallës së ndotjes së ajrit në tërë dhe
vendin, dhe ndërmarrja e masave;
2.3 Ndërmarrja e veprimeve për reduktimin e ndotjes së ajrit që vjen nga trafiku;
2.4 Menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave;
2.5 Incizimi i gjendjes së mjedisit dhe ambientit në Kosovë
3. ADMINISTRIMI DHE MENAXHIMI I QËNDRUESHËM I RESURSEVE UJORE DHE
REHABILITIMI I SHTRETËRVE TË LUMENJVE;
109
Vendi ynë ka burime të kufizuara ujore të cilat në të ardhmen do të ndikojnë në zhvillimin
ekonomik dhe social të vendit. Duke marrë parasysh faktin se vendi ynë synon të ketë rritje të
prodhimit industrial dhe bujqësor, për administrimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të
resurseve ujore dhe rehabilitimi i shtretërve të lumenjve, do të ndërmerren këto veprime:
3.1 Zbatimi i ligjit të ujërave
3.2 Fuqizimi i ligjit të ujërave me theks të veçantë në lëshimi e lejeve ujore, mbledhja e
obligimeve financiare dhe inspektim;
3.3 Zbatimi i vendimeve të Qeverisë për zonat e mbrojtura ujore dhe masave për
mbrojtjen e burimeve ujore;
3.3.1 Hartimi i planeve dhe dokumenteve strategjik që burojnë nga ligji i ujërave,
në veçanti planeve për menaxhimin e pellgjeve të Drinit të Bardhë, Lepencit,
Ibrit dhe Moravës së Binçës, si dhe programin e masave;
3.3.2 Respektimi i ndarjes së përgjegjësive institucionale në mes të resurseve ujore
(MMPH) dhe shërbimeve ujore (MZHE), ku MMPH luan vetëm rolin e
rregullatorit mjedisor: dhënien e lejeve përkatëse, përcaktimi i standardeve
dhe vlerave kufizuese
3.4 Monitorimi i resurseve ujore
3.4.1 Rritja e kapaciteteve njerëzore dhe teknike për IHMK për monitorimin e
cilësisë dhe sasisë së resurseve ujore;
3.5 Mbrojtja e resurseve ujore
3.5.1 Ndalimi i degradimit që i`u bëhet lumenjve përmes eksploatimit të rërës dhe
zhavorrit, shkarkimit të ujërave industriale;
3.5.2 Pastrimi i shtretërve dhe brigjeve të lumenjve nga mbeturinat e ngurta
3.5.3 Zbatimi i ligjit për mbrojtjen e zonës së veçantë “Ujërat e Mirushës”
3.5.4 Dizajnimi dhe ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujerave te zeza ne
Prishtinë, Prizren, Peje, Gjakove;
3.5.5 Qeveria mbështet konceptin e prurjes së pranueshme ekologjike: rrjedhjet
minimale të lumenjve janë esenciale dhe duhet të mirëmbahen për shkak të
ruajtjes së ekosistemeve dhe aktiviteteve njerëzore në rrjedhjet e poshtme.
3.6 Zhvillimi i resurseve ujore dhe mbrojtja e digave
3.6.1 Kompletimi i studimeve mbi zhvillimin e resurseve ujore
3.7 Marrja e masave per mbrojtjen nga permbytjet dhe thatesirat
4. FUQIZIMI I MENAXHIMIT TË PARQEVE KOMBËTARE DHE ZONAVE TJERA TË
MBROJTURA TË NATYRËS
Me qëllim te mbrojtjes se resurseve natyrore, fuqizimit te menaxhimit te parqeve kombëtare dhe
zonave tjera të mbrojtura të natyrës, do të realizohen këto veprime:
4.1 Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar „Bjeshkët e Nemuna“ ;
4.2 Plani Menaxhues për Parkun Kombëtar „ Bjeshkët e Nemuna“;
4.3 Planet rregulluese për Parkun Kombëtar „ Sharri „ dhe Parkun Kombëtar“ Bjeshkët e
Nemuna“;
4.4 Kompletimi i kornizës igjore dhe përcaktimi i përgjegjësive rersoriale për
parandalimine ndotjes së ambienti nga ekspoatimi i lënëve minerare;
4.5 Trashegimia natyrore si potencial per zhvillim dhe adut per antaresim ne UNESCO.
110
4.6 Fuqizim i inspektoriatit mjedisor
5. FUQIZIMI I PLANIFIKIMIT HAPËSINOR, NDËRTIMIT , BANIMIT, ADMINISTRIMI
I TOKËS DHE ZHVILLIMI I KADASTRIT
Në kuadër të fuqizimit të planifikimit hapësinor, ndërtimit, banimit, administrimit të tokës dhe
zhvillimit të kadastrit, gjatë kësaj periudhe katër vjeçare planifikohen të realizohen këto
veprime:
5.1 Përgatitja e Hartës Zonale te Kosovës dhe mbështetja e Hartave Zonale të
Komunave;
5.2 Krijimi, organizmi, administrimi dhe mirëmbajtja e bazës se te dhënave te
planifikimit hapësinor dhe programit te saj operuese;
5.3 Themelimi i zyrave te vetme shërbyese ( one stop shop ) për lejet ndërtimore;
5.4 Legalizimi i ndërtimeve pa leje;
5.5 Krijimi dhe administrimi i sistemit për performancën e energjisë në ndërtesa;
5.6 Zhvillimi i programit për banim social dhe programeve tjera te banimit;
5.7 Sigurimi i mbrojtjes se te drejtave përkatëse pronësore te pjesëtareve te komuniteteve
jo shumice, si dhe garantimi dhe fuqizimi i te drejtave pronësore për gratë.
5.8 Standardizimi i percaktimeve te hapesirave promocionale, reklamave, shenjave,
simboleve me qellime komercial etj. ne zonat e banuara, trotuare, ndertesa dhe
rruge regjionale etj.
Periudha e zbatimit
1. 12. 2017 -2021;
2. 13. 2017 – 2021, 2017 – 2021;
3. 14. 2018 -2019, 2016 – 2021, 2016 – 2021, 2017 – 2021, 2017 – 2021;
4. 15. 2017 – 2018, 2018 – 2019, 2018 – 2020;
5. 16. 2018 – 2021, 2018 – 2021, 2018 – 2021, 2019 – 2021, 2018 – 2021, 2018 – 2021.
MINISTRIA E ADMINISTRIMIT TË PUSHTETIT LOKAL Lista e objektivave të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për programin e
Qeverisë 2017 - 2021:
1. Implementimi i rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve lokale;
111
2. Rishikimi funksional i vetëqeverisjes lokale në përputhje me orientimet strategjike të
vendosura me Strategjinë për vetëqeverisje lokale;
3. Zhvillimi i politikave dhe i Legjislacionit për vetëqeverisjen lokale;
4. Funksionalizimi i plotë të sistemit të Vetëqeverisjes Lokale;
5. Përmirësimi i kapaciteteve institucionale të komunave;
6. Koordinimi i aktiviteteve për përmbushjen e detyrimeve nga agjenda evropiane për komunat;
7. Avancimi i bashkëpunimit dhe komunikimit me komunat;
8. Avancimi i sistemit të monitorimit dhe menaxhimit ë i Performancës Komunale;
9. Rritja e transparencës së punës së MAPL-së dhe krijimi i një modeli të avancuar për
transparencë komunale.
Përshkrimi i objektivave të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal
1. IMPLEMENTIMI I REZULTATEVE ZGJEDHORE TË ZGJEDHJEVE LOKALE
Udhëzimet dhe Monitorimi i procesit të konstituimit të strukturave të vetëqeverisjes lokale.
MAPL në bashkëpunim me strukturat lokale do të monitorojë procesin e konstitutimit të
organeve komunale. Në vazhdën e aktiviteteve për të implementuar rezultatet zgjedhore,
MAPL do të jetë në komunikim të vazhdueshëm edhe me strukturat aktuale që të kontribuojnë
në implementimin e suksesshëm të rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve lokale të datës 22 tetor,
2017. MAPL do të dërgojë informacionin e nevojshëm dhe do të japë udhëzimet e nevojshme sa
i përket të gjitha veprimeve ligjore me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës dhe tranzicionit të
pushtetit lokal, në të gjitha komunat ku ka ndryshime nga strukturat aktuale. Ashtu siç
parashihet me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, MAPL do të japë udhëzimet e nevojshme për
seancat e para konstituive dhe do të monitorojë gjithë procesin e funksionalizimit të strukturave
lokale, me qëllim të implementimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale.
1.1. Përgatitja e pakos së trajnimeve për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të
zyrtarëve të zgjedhur lokal
MAPL në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, do të hartojë programin e
trajnimeve dhe do të organizojnë sesionet informuese dhe bashkërisht do të implementojnë
pakon e trajnimeve për strukturat e zgjedhura komunale. Qëllimi i trajnimeve është që zyrtarët
e zgjedhur komunal, konkretisht Kryetarët e Komunave dhe Anëtarët e kuvendeve të
komunave të marrin njohuritë e nevojshme për legjislacionin nga fusha e vetëqeverisjes lokale;
demokracinë lokale; strukturën dhe organizimin e vetëqeverisjes lokale; kompetencat komunale
etj. Gjithashtu, MAPL do të disajnojë programe të posaçme për zhvillimin e kapaciteteve të
zyrtarëve komunale, një program intensiv për lidershipin dhe programin për menaxhmentin.
Aktivitete trajnuese tjera do të organizohen edhe në bashkëpunim me KIPA, partnerët tjerë dhe
organizatat ndërkombëtare.
2. RISHIKIMI FUNKSIONAL I VETËQEVERISJES LOKALE NË PËRPUTHJE ME
ORIENTIMET STRATEGJIKE TË VENDOSURA ME STRATEGJINË PËR
VETËQEVERISJE LOKALE
112
2.1. Konsolidimi i vetëqeverisjes lokale dhe funksionalizmit të plotë të sistemit të
vetëqeverisjes lokale në të gjitha komunat
Gjatë periudhës 2017-2021, MAPL si dikaster përgjegjës për vetëqeverisjen lokale do të
fokusohet në konsolidimin e sistemit ekzistues të vetëqeverisjes lokale. Sipas strategjisë për
vetëqeverisje lokale e cila vendosë orientimet strategjike për dhjetë vitet e ardhshme për
vetëqeverisjen lokale por që realizimi i saj parashihet se do të përfshijë dy faza kryesore: faza e
parë, ku Komunat dhe institucionet qendrore do të koncentrohen në konsolidimin e reformës
dhe decentralizimit, duke përgatitur terrenin për një reformë tjetër gjithëpërfshirëse dhe
përmbajtjesore duke u përqendruar kryesisht në evitimin e sfidave sa i përket harmonizimit dhe
kompletimit të legjislacionit për vetëqeverisje lokale, rritjen e efikasitetit të administratave
komunale; forcimin e kapaciteteve institucionale, avancimin e transparencës komunale; rritjen e
komunikimit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal; përmbushjen e detyrimeve komunale nga
agjenda evropiane;
2.2. Studimi i fizibilitetit të sistemit të vetëqeverisjes lokale
MAPL, në bashkëpunim me projektin DEMOS gjatë vitit 2018 do të finalizojnë studimin e
fizibilitetit të sistemit të vetëqeverisjes lokale. Ky studim do të bëjë vlerësimin e sistemit të
vetëqeverisjes lokale; vlerësimin e kompetencave komunale; sistemin e financimit të komunave;
kriteret për themelimin e njësive të reja të vetëqeverisjes lokale; reformën zgjedhore; reformën
territoriale si dhe rishikimin funksional të administratës komunale duke dhënë zgjidhje për
madhësinë e administratës komunale. Studimi i fizibilitetit do të prezantojë alternativa të qarta
lidhur me ri-shikimin funksional të sistemit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë.
2.3. Implementimi i planit të veprimit për strategjinë e vetëqeverisjes lokale
Gjatë periudhës 2017-2021, MAPL do të ketë në fokus implementimin e planit të veprimit të
strategjisë për vetëqeverisje lokale duke u fokusuar në implementimin e aktiviteteve konkrete
në fushat si vijon: zhvillimin ekonomik lokal; qeverisjen e mirë; qasjen gjithëpërfshirëse për
kapacitetet profesionale të komunave; avancimin e formave të bashkëpunimit ndërkomunal si
dhe promovimin e trashëgimisë natyrore; kulturore për të arritur kohezionin social dhe të
qëndrueshëm, në nivelin lokal të qeverisjes.
3. ZHVILLIMI I POLITIKAVE DHE I LEGJISLACIONIT PËR VETËQEVERISJEN
LOKALE
3.1. Politikat për vetëqeverisjen lokale
Me qëllim të avancimit të politikave strategjike për zhvillimin e vetëqeverisjes lokale përmes një
qasjeje të koordinuar për politikat e zhvillimit ekonomik lokal, qeverisjen e mirë, transparencën
e punës së organeve komunale për të siguruar shërbime efikase dhe cilësore për qytetarët e
Komunave, MAPL bazuar në “Strategjinë për Vetëqeverisjen Lokale 2016-2026”, MAPL në
periudhën e ardhshme do të dizajnojë politikat për avancimin e vetëqeverisjes lokale të cilat
janë listuar si vijon:
• Strategjia për zhvillimin ekonomik Lokal;
113
• Dokumenti konceptual dhe Strategjia për zhvillim rajonal;
• Dokumenti konceptual për rritjen e transparencës komunale;
• Dokumenti konceptual për rishikimin funksional të administratës komunale;
• Dokumenti konceptual për kriteret e themelimit ët komunave të reja;
• Dokumenti konceptual për Akademinë e vetëqeverisjes Lokale.
3.2. Legjislacioni për vetëqeverisje lokale
MAPL, në periudhën e ardhshme katërvjeçare do të fokusohet në zhvillimin dhe harmonizimin
e legjislacionit duke u fokusuar në tre shtyllat kryesore:
1. Vlerësimi dhe harmonizimi i legjislacionit ekzistues;
2. Zhvillimi i legjislacionit të ri nga fusha e vetëqeverisjes;
3. Harmonizimi i legjislacionit për vetëqeverisje lokale me asquis të BE-së.
3.2.1. Vlerësimi dhe harmonizimi i legjislacionit ekzistues -Në periudhën e ardhshme, MAPL
do të fokusohet në zhvillimin e politikave për vlerësimin dhe harmonizimin e
legjislacionit. Në këtë proces, të gjitha ligjet nga fusha e vetëqeverisjes lokale që janë
pjesë përbërëse e sistemit juridik të vendit do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit (ex-
post) në mënyrë që të jenë në harmoni të plotë, me rastin e zbatimit të tyre në praktikë;
të përshtaten me nivelin e demokracisë lokale si dhe të evitohen kundërthëniet në
kuadrin ligjor të brendshëm. Legjislacioni bazik për vetëqeverisjen lokale po mbushë
gati një dekadë të implementimit ndërkohë që tre ligjet bazike (ligji për vetëqeverisje
lokale; Ligji për zgjedhjet lokale dhe Ligji për kufijtë komunal) mbeten pothuajse ndër
ligjet e vetme që nuk kanë hyrë në një fazë amandamentimi dhe ndryshimi. Në vitin
2018, do të ketë një konsultim gjithëpërfshirës me komunat, shoqërinë civile, mediat dhe
institucionet relevante për të bërë një vlerësim adekuat implementimit të legjislacionit të
vetëqeverisje lokale. Raporti vlerësues për legjislacionin ekzistues që do të jetë pjesë e
studimit të fizibilitetit të sistemit të vetëqeverisjes lokale do të japë alternativat sa i
përket ndryshimeve eventuale të legjislacionit për vetëqeverisjen lokale. i Ndryshimet
në legjislacionin për vetëqeverisje lokale, zgjedhjet lokale si dhe krijimin e
mekanizmave ligjor të kontrollit dhe balancit ndërmjet pushtetit lokal, menaxhimi i
pronës komunale si dhe një ndarje e saktë e kompetencave ndërmjet pushtetit qendror
dhe lokal, janë disa nga pikat në të cilat legjislacioni ekzistues për vetëqeverisjen lokale
duhet të adresohen. Një bashkëpunim dhe koordinim më i theksuar sa i përket dhënies
së opinionit për harmonizimin e legjislacionit sektorial me legjislacionin e vetëqeverisjes
lokale, që sponsorizohet nga Ministritë e linjës.
3.2.2. Zhvillimi i legjislacionit nga fusha e vetëqeverisjes nënkupton plotësimin e bazës
ekzistuese me ligjet e reja nga fusha e vetëqeverisjes lokale. Në këtë kuadër do të
hartohet baza ligjore për të përcaktuar statusin e Kryeqytetit, Prishtinës; Ligji i ri për
menaxhimin e pronës komunale; legjislacioni për zhvillimin rajonal, si një komponentë e
rëndësishme e zhvillimit ekonomik lokal dhe si një kërkesë nga procesi i integrimit
evropian; rishikimi i tre ligjeve bazike për vetëqeverisje lokale (Ligji i vetëqeverisjes
lokale; Ligji për zgjedhjet lokale; Ligji për kufijtë administrativë të komunave) si dhe
114
bashkërendimi me MF për rishikimi e ligjit për financat e pushtetit lokal. MAPL
gjithashtu do të fokusohet edhe në kompletimin e bazës nënligjore (rregullorja e
rishikuar për performancë komunale; rregullorja për teleprezencat; rregullorja për
qendrat e shërbimeve me qytetarë; legjislacioni për referendumin lokal, si dhe aktet
nënligjore të reja që plotësojnë legjislacionin primar.
3.2.3. Koordinimi i procesit të harmonizimit të i legjislacionit sekondar të komunave me me
asquis të BE-së - Në një periudhë më afatgjatë, MAPL planifikon të hyjë në procesin e
harmonizimit të legjislacionit të vetëqeverisjes lokale me asquis. Edhe pse direkt,
direktivat e BE-së nuk kanë ndonjë ndikim direkt, ligjet sektoriale nga fushat e
kompetencave komunale, do të kërkojnë një angazhim të MAPL-së që të harmonizojë
legjislacionin sekondar që nxirret nga komunat, sipas ligjeve sektoriale që i nënshtrohen
procesit të harmonizimit me direktivat e BE-së.
4. FUNKSIONALIZIMI I PLOTË I SISTEMIT TË VETËQEVERISJES LOKALE
13.1. Funksionalizimi i plotë i sistemit të vetëqeverisjes lokale dhe administratave komunale
në të gjitha komunat
MAPL, do të punojë ngushtë me institucionet relevante dhe komunat: Zubin Potok, Zveçan,
Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut, me qëllim të mbështetjes së zyrtarëve të komunave në
ushtrimin e funksioneve të tyre në pajtim me ligjin. Gjatë periudhës së ardhshme, MAPL do të
fokusohet në funksionalizimin e plotë të këtyre komunave dhe në një periudhë afatshkurtër do
të ndërmarrë veprimet si vijon: funksionalizimin e plotë të administratës komunale; përdorimin
e intranetit dhe funksionalizimin e qendrave për shërbim të qytetarëve (one-stop-shop);
vendosjen e teleprezencave për të mundësuar monitorimin on-line të mbledhjeve të kuvendeve
të komunave; konsolidimin e administratave komunale dhe përfshirjen e stafit në një program
instensiv të trajnimeve; përpilimin dhe realizimin e planeve të investimeve publike në komuna;
funksionalizimin e zyrave kadastrale komunale vendosjen e sistemit të përmbushjes së
obligimeve të qytetarëve për shërbimet publike komunale.
4.2 Implementimi i marrëveshjes së Brukselit për themelimin dhe funksionalizimin e
Asociacionit të Komunave me shumicë serbe
5. PËRMIRËSIMI I KAPACITETEVE INSTITUCIONALE TË KOMUNAVE
5.1. Zhvillimi i kapaciteteve profesionale
MAPL, bazuar në mandatin e saj që ë sigurojë një shërbim profesional komunal që ndikon
direkt në kualitetin ofrimit të shërbimeve komunale, në vitet në vijim do të përqendrohet të
zhvillojë një sistem të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për zhvillimin e kapaciteteve
profesionale të komunave duke u fokusuar në:
1. Hartimin dhe realizimin e programeve për edukimin e vazhdueshëm profesional për
zyrtarët komunal (duke përfshirë këtu stafin civil dhe përfaqësuesit e zgjedhur dhe të
emëruarit politik); si dhe
2. Vendosjen e sistemit të kredive për numrin e domosdoshëm të programeve trajnuese që
duhet të ndjekin zyrtarët komunal, në bazë vjetore.
115
MAPL është në proces të finalizimit të koncept dokumentit për “akademinë e vetëqeverisjes
lokale” dhe vitet në vijim do të ndërmarrë veprimet për të funksionalizuar një sistem
gjithëpërfshirës për kapacitetet e komunave. Akademia për vetëqeverisje lokale do të ketë rolin
kryesor të përcaktimin e kurikulave për sistemin e ngritjes dhe zhvillimit të kapaciteteve; do të
hartojë programe trajnimi dhe edukimi për punonjësit e administratës lokale; të hartojë
programe të profilizuara bazuar në kompetencat komunale; do të krijojë dhe funksionalizojë
roster-in e ekspertëve, organizatave trajnuese dhe ofruesve të trajnimeve; shërben si një qendër
për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve lokal si dhe koordinon gjithë procesin
e zhvillimit të kapaciteteve duke filluar nga vlerësimi i kapaciteteve, identifikimi i nevojave për
trajnim e deri tek monitorimi i sistemit të kredive, për trajnimet e domosdoshme si dhe
certifikimet.
5.2. Rritja e kapaciteteve financiare përmes implementimit të skemës së granteve bazuar në
performancë
MAPL, në bashkëpunim me partnerët (SDC, USAID) dhe Ministrinë e financave dhe Zyrën
Kombëtare të Auditimit do të dizajnojë skemën e granteve bazuar në performancë komunale.
Sipas një sistemi të strukturuar të indikatorëve matës, duke pasur një fokus të theksuar në
indikatorët e qeverisjes, në vitet në vijim, sipas një forme të bashkëfinancimit me donatorët, do
të krijohet një skemë unike e granteve për investime kapitale në komuna. MAPL dhe partnerët,
donatorët dhe Ministritë sektoriale do të jenë të përfshira në procesin e konsultimit dhe
disajnimit të kësaj skeme. Grantet pas një procesi vlerësimi, do të jenë pjesë e buxhetit vjetor dhe
ligjit vjetor të buxhetit të cilat do të transferohen direkt në buxhetin e komunave dhe të cilat do
të jenë subjekt i auditimit nga Zyra Kombëtare e auditimit. Gjatë periudhës së ardhshme, MAPL
do të fokusohet që të përfshijë në këtë skemë donatorët, partnerët relevantë dhe Ministritë e
linjës në mënyrë që të krijohet një sistem unik për ndarjen e granteve për komunat.
6. Koordinimi i aktiviteteve për përmbushjen e detyrimeve nga agjenda evropiane për
komunat
MAPL si dikaster përgjegjës për vetëqeverisjen lokale, koordinon edhe procesin e integrimeve
evropiane në raport me Komunat. Në këtë kuadër, MAPL do të monitorojë implementimin e
obligimeve nga agjenda evropiane sipas planeve individuale për secilën komunë ku përfshihen
të gjitha detyrimet nga agjenda evropiane: Procesi i Stabilizim Asociimit; procesi i dialogut të
liberalizimit të vizave si dhe adresimin e sfidave nga raporti i vendit. Në bazë periodike, MAPL
harton raportet për implementimin e detyrave të komunave nga procesi i integrimit evropian
për Kosovën. Në vitet në vijim, MAPL do të angazhohet që të mbështesë OSHC-të komunale që
të forcojë rolin e tyre në monitorimin e punës së organeve komunale si dhe rritjen e
bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe shoqërisë civile. Ndërsa, edhe në vitet në vijim, MAPL
do të përgatisë projekt propozimet për investime publike në komuna, me qëllim të përfitimit
nga fondet e iPA-s për Kosovën.
7. AVANCIMI I BASHKËPUNIMIT DHE KOMUNIKIMIT ME KOMUNAT
116
Avancimi i formave të ndryshme të bashkëpunimit të komunave, do të jetë ndër prioritetet e
MAPL-së për periudhën e ardhshme. Qeverisja efektive lokale garantohet vetëm në bazë të
partneritetit ndërmjet Komunave, bashkëpunimit të tyre qoftë me komunat tjera brenda vendit
apo edhe përmes formave tjera të bashkëpunimit komunal-ndërkombëtar si dhe
bashkëpunimin ndër-kufitar. Edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë të mbahen
takimet bilaterale dhe pjesëmarrje në forumet rajonale për te programet ekzistuese Shqipëri-
Kosovë; Kosovë-Maqedoni; dhe Kosovë-Mali i Zi. Gjithashtu, MAPL do të koncentrohet në
avancimin e formave ekzistuese të bashkëpunimit ndërkufitar të komunave kufitare, ndërsa në
periudhën e ardhshme do të ndërmerren masa dhe do të bëhen përpjekje për të filluar
programet e bashkëpunimit ndërkufitar edhe me Serbinë.
Gjithashtu, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve në mes të nivelit qendror dhe Lokal, dhe
avancimit të komunikimit ndërmjet Komunave dhe MAPL-së në bazë mujore, sipas një agjende
të rregullt do të vazhdojë takimet me strukturat lokale si vijon: Zyrtarët e integrimeve
evropiane; drejtorët e administratës dhe koordinatorët e të drejtave të njeriut. Gjithashtu, sipas
një agjende të rregullt 2 mujore dhe 3 mujore do të organizohen edhe takimet e rregullta me
Kryetarët e komunave dhe kryesuesit e Kuvendeve të komunave. Sipas një plani të vizitave në
terren, në fillim të çdo viti, Ministri i MAPL-së do të realizojë vizitat në të gjitha komunat,
ndërsa në bazë vjetore do të realizohen vizitat për obligimet e komunave nga agjenda
Evropiane dhe sipas planit vjetor të monitorimit, komunat do të vizitohen nga ekipet
monitoruese.
8. AVANCIMI I SISTEMIT TË MONITORIMIT DHE MENAXHIMIT Ë I
PERFORMANCËS KOMUNALE
8.1. Avancimi i sistemit të monitorimit të komunave
MAPL bazuar në mandatin e saj ka për obligim edhe mbikëqyrjen e ligjshmërisë së akteve
komunale. Në periudhën e ardhshme MAPL do të fokusohet në konsolidimin e sistemit të
mbikëqyrjes ligjore të komunave, përmes rritjes së intensitetit dhe kapaciteteve për monitorim
të komunave përmes: mbikëqyrjes së drejtpërdrejtë (monitorimit me pjesëmarrje), si dhe
monitorimit përmes teleprezencës. Gjithashtu, MAPL do t’i rrisë kapacitetet e mbikëqyrjes
përmes avancimit të sistemeve aktuale të teknologjisë informative, që do të mundësojë
zgjerimin e formave të reja të mbikëqyrjes, duke përfshirë mundësinë e qasjes së qytetarëve në
proceset e vendimmarrjes së organeve të komunës, përmes sistemit të integruar të monitorimit i
cili është në fazën e dizajnimit. MAPL, do të vazhdojë të sigurojë koordinimin ndër-ministror të
procesit të mbikëqyrjes ligjore të akteve komunale, si dhe mbylljen e ciklit të monitorimit dhe
rritjen e kontrollit dhe mbikëqyrjes për aktet komunale sa i përket implementimit të
rekomandimeve nga organet mbikëqyrëse.
8.2. Menaxhimi i performancës komunale
MAPL, bazuar në mandatin e saj ligjor për matjen e cilësisë së shërbimeve, ka vendosur
sistemin e menaxhimit të performancës së komunave, sa i përket ofrimit të shërbimeve
komunale. Në periudhën e ardhshme MAPL, aktivitetet për menaxhimin e performancës
komunal do t’i fokusojë në këto drejtime:
117
1. Ri-shikimi i sistemit ekzistues të menaxhimit të performancës duke avancuar sistemin
ekzistues dhe duke precizuar indikatorët matës i bazuar në kompetencat komunale, në
të cilat matet performanca;
2. Funksionalizmin e plotë të platformës online të raportimit
3. Avancimi i sistemit të performancës, të bazuar në planet afatshkurtra tre-vjeçare të
prioritizimit të aktiviteteve komunale përmes individualizimit të sistemit për secilën
komuna;
4. Integrimin e sistemit të monitorimit dhe raportimit;
5. Vendosjen e sistemit të menaxhimit të performancës në komuna.
Në kuadër të rritjes së performancës së shërbimeve komunale për qytetarët, MAPL do të
avancojë edhe sistemin ekzistues të ofrimit të shërbimeve on-line për qytetarët.
9. RRITJA E TRANSPARENCËS SË PUNËS SË MAPL-SË DHE KRIJIMI I NJË MODELI
TË AVANCUAR PËR TRANSPARENCË KOMUNALE
9.1. Krijimi i një Modeli institucional transparent
MAPL në bashkëpunim me UNDP-në, mbështetur nga partnerët dhe shoqëria civile është në
fazën e disajnimit të një platforme që do t’i mundësonte MAPL-së krijimin e një “modeli
institucional transparent”. MAPL për qëllimet e rritjes së kontrollit dhe efikasitetit të brendshëm
sa i përket menaxhimit financiar, është në fazën e disajnimit të një platforme ku për qëllimet e
transparencës buxhetore (si obligime që kërkohen me legjislacionin në fuqi), do të krijojë qasje
edhe për qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe palët e interesuara sa i përket proceseve
buxhetore. Gjithashtu me qëllim të rritjes së transparencës, MAPL do të hartojë bazën ligjore
dhe do të përgatisë kornizën për standardet e përfshirjes së shoqërisë civile edhe në procesin e
politikebërjes si dhe proceset administrative. MAPL, duke pasur parasysh rolin e saj si dikaster
përgjegjës për vetëqeverisjen lokale, dhe me qëllim të avancimit të transparencës komunale, në
vitet në vijim, do të replikojë këtë praktikë edhe në komuna.
9.2. Standardet për përdorimin e teknologjisë informative për rritjen e transparencës
komunale
MAPL do të fokusohet që gjatë kësaj periudhe të krijojë një kornizë të standardeve për
transparencë. Në këtë kuadër do të rishikojë bazën ligjore për transparencën si dhe do të krijojë
udhëzuesit e qartë për përdorimin e formave të reja të komunikimit si mënyrë e përfshirjes së
qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, njëkohësisht rritjen e komunikimit me qytetarët. Me
qëllim të avancimit të transparencës, MAPL do të fokusohet në veprimet prioritare të listuara si
vijon:
• Funksionalizimi i plotë i teleprezencave dhe mundësimi i qasjes së qytetarëve;
• Funksionalizimi i plotë i përdorimit të intranetit dhe integrimi i të gjitha shërbimeve në
sistemin e intranetit (i ofruar përmes One-stop-shop-eve);
• Funksionalizimi i plotë i faqeve zyrtare elektronike të komunave;
• Disajnimi i formave elektronike të matjes së opinionit qytetar për shërbimet komunale
118
• Rritja e transparencës sa i përket publikimit të akteve të Komunave dhe integrimi në
gazetën zyrtare (sipas rregullores për publikimin e akteve komunale);
• Krijimi i standardeve për përdorimin zyrtar të mediave sociale, si një instrument i rritjes
së transparencës komunale;
• Funksionalizimi i sistemit RSS dhe bashkëpunimi me portalin info-komuna për të
prezantuar aktivitetet e komunave.
Periudha e zbatimit
1. Implementimi i rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve lokale
• Periudha e zbatimit: Janar–Prill 2018
2. Rishikimi funksional i vetëqeverisjes lokale në përputhje me orientimet strategjike të
vendosura me Strategjinë për vetëqeverisje lokale
• Periudha e zbatimit: 2018-2020
3. Zhvillimi i politikave dhe i Legjislacionit për vetëqeverisjen lokale
• Periudha e zbatimit: 2018-2021
4. Funksionalizimi i plotë të sistemit të Vetëqeverisjes Lokale
• Periudha e zbatimit: 2018-2021
5. Përmirësimi i kapaciteteve institucionale të komunave
• Periudha e zbatimit: 2018-2021
6. Koordinimi i aktiviteteve për përmbushjen e detyrimeve nga agjenda evropiane për komunat
• Periudha e zbatimit: 2018-2026
7. Avancimi i bashkëpunimit dhe komunikimit me komunat
• Periudha e zbatimit: 2018-2021
8. Avancimi i sistemit të monitorimit dhe menaxhimit të Performancës Komunale
• Periudha e zbatimit: 2018-2020
9. Rritja e transparencës së punës së MAPL-së dhe krijimi i një modeli të avancuar për
transparencë komunale
• Periudha e zbatimit: 2018-2021
119
MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Lista e Objektivave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për programin
e Qeverisë 2017-2021:
1. Investimet në infrastrukturën bujqësore: prodhimtari primare dhe për agroperpunim;
2. Konsolidimi dhe inventarizimi i tokës bujqësore;
3. Zgjerimin e sipërfaqeve të ujitura përmes rehabilitimit të sistemeve primare, sekondare dhe
terciare;
4. Ripyllëzimi i sipërfaqeve të zhveshura, krijimi dhe mirëmbajtja e kadastrës pyjore, sistemit të
menaxhimit të pronës dhe GIS
5. Menaxhimi dhe zhvillimi cilësor i sektorit të bujqësisë, përfshirë zhvillimin e politikave dhe
avancimin e kornizës legjislative e normative;
6. Avancimi dhe modernizimi i sistemeve elektronike kompjuterike;
7. Sigurinë e shëndetit publik dhe luftimin e etheve hemorragjike “Krimet Kongo”;
8. Ngritja institucionale, forcimi i strukturave operacionale të gatshme per zbatim të fondeve të
nga IPARD
Përshkrimi i objektivave të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
1. INVESTIMET NË INFRASTRUKTURËN BUJQËSORE: PRODHIMTARI PRIMARE
DHE PËR AGROPERPUNIM;
Për zbatimin e këtij propozimi ministria harton Programin vjetor kombëtar për Bujqësi dhe
Zhvillim Rural, i cili përbëhet nga masat të cilat kanë për qellim rritjen e aftësisë konkurruese,
rritjen e madhësisë së femrave, rritjen e prodhimit të ushqimit të shëndetshëm, përmirësimin e
kushteve socio-ekonomike, përmirësimin e infrastrukturës rurale, ruajtjen e burimeve natyrore
dhe biodiversitetin. Aktivitetet kanë për qëllim sigurimin e të ardhurave të favorshme për
fermerët dhe popullatën rurale, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë, si dhe
ruajtjen e resurseve natyrore, mbrojtjen e tokës bujqësore, shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe
rregullimin/ konsolidimin e tokës bujqësore. Ky program përbehet nga dy shtylla: a) Shtylla e
parë ka për qellim rritjen e prodhimtarisë primare nëpërmes rritjes se produktivitetit dhe
efikasiteti në fermë, uljes se kostos se prodhimit, si dhe përdorimin e praktikave dhe
teknologjive të avancuara, zëvendësimin e mekanizmit të vjetruar si dhe modernizimin e
fermave. Në kuadër te kësaj shtylle në baza vjetore zbatohen mbi 12 masa të pagesave të
drejtpërdrejta në sektorin e hortikulturës, përkatësisht pagesa te drejtpërdrejta për sipërfaqe
tokësore te kultivuar, si dhe mbi 10 masa te pagesave te drejtpërdrejta në sektorin e blegtorisë,
përkatësisht, pagesa të drejtpërdrejta per kokë bagëtie, shoqëri bletësh apo njësi prodhimi. Më
hollësisht përmes këtij programi do të mbështetën këta sektor ( drithërat si grurit, grurit për
farë, elbit, thekrës, misrit, lulediellit, vreshtave ekzistuese, pagesa per litër te verës të deklaruar
zyrtarisht, pagesa për pemishte ekzistuese, perimeve në fushë të hapur, materialit fidanor të
pemëve, bujqësisë organike, lopëve qumështore, qumështit sipas kategorive të cilësisë,
buallicave, deleve, dhive, bletëve, dosave për riprodhim dhe pulave vojse, therjeve të
raportuara të gjedhit, pagesa e drejtpërdrejta për thëllëzat dhe për akuakulture): b) Shtylla e
dyte ka per qellim përmirësimin e infrastrukturës fizike në fermë dhe zbatohet nëpërmes
projekteve të zhvillimit rural, projekte këto që kanë për objektiv rritjen e aftësisë konkurruese
120
dhe inovacionit, rritje të prodhimit, produktivitet dhe cilësi me qëllim të përmbushjes se
kërkesave të tregut vendor, rajonal dhe të BE-së. Duke kontribuar në sigurimin dhe sigurinë e
furnizimit me ushqime, për qëllime ekonomike, sociale dhe mjedisore, dhe të nxitjes së
punësimit dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe fizik. Mbrojtja e burimeve natyrore dhe
mjedisit të zonave rurale, duke adresuar sfidat e ndryshimeve klimatike, duke arritur përdorim
të qëndrueshëm dhe efikas të tokës dhe menaxhim të pyjeve dhe duke aplikuar metoda të
prodhimit bujqësor për ruajtjen e mjedisit jetësor. Përmirësimi i cilësisë se jetës dhe
diversifikimi i mundësive te punësimi në zonat rurale duke nxitur punësimin, përfshirjen
sociale dhe zhvillimin te balancuar territorial të zonave rurale. Investimet në infrastrukturë
fizike për përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore (industrinë Agro-ushqimore).
Nënshkrimi i MSA ka krijuar mundësi të mira për eksporte të prodhimeve bujqësore, por në të
njëjtën kohë janë rritur kërkesat për investime në këtë sektorë ne mënyrë qe të plotësohen
standardet e kualitet dhe cilësisë për te qene prezentë ne tregje BE. Nisur nga këto fakte
prioritet i lartë i është dhënë investimeve në modernizimin e makinerisë dhe pajisjeve teknike,
si dhe në modernizimin e ndërtesave/objekteve, depove për ruajtje dhe paketim, me qëllim që
të rrisin produktivitetin, efikasitetin, efiqiencen dhe arritjen e standardeve nacionale dhe
ndërkombëtare. Investimet ne këtë fushë do të fokusohen në prodhimtarinë bujqësore për t’i
orientuar kah tregu dhe forcimin e fermave që të janë ekonomikisht të qëndrueshme dhe me
potencial për të furnizuar tregun vendor me prodhime te vendit, për të zëvendësuar shkallën e
lart të importit, si dhe të mbështeten kulturat potencialisht edhe për eksport në tregjet e BE-se.
Masat në kuadër të shtyllës së dytë janë: a) Investimet në infrastrukturë fizike për përpunimin
dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore (industrinë Agro-ushqimore). Ne kuadër të kësaj mase
do të mbështet sektori i përpunimit të ushqimit ( mishit, qumështi, peme – perime dhe vere),
modernizimi në vazhdimësi i linjave të prodhimit dhe përpunimit sipas teknologjive të reja. Në
mënyrë që të zëvendësohen importet e produkteve me vlerë të shtuar, do të diversifikohet
prodhimtaria për t'i përmbushur kërkesat e tregut për produkte të ndryshme dhe me cilësi të
lartë. Investimet do të orientohen në teknologjinë moderne/linjat e përpunimit dhe rritjen e
kapaciteteve përpunuese të industrisë ushqimore, si: mishit, qumështit, pemëve, perimeve dhe
rrushit ne mënyre qe te krijohen potenciale për zvogëlim te importit te këtyre produkteve dhe
rrit potencialin për eksport të vendet e rajonit dhe ne BE. Ne mënyre qe të jemi konkurrent
potencial në tregjet e BE investimet duhet te fokusohen ne teknologjinë qe orienton Industrinë
ushqimore drejt certifikimit me HACCP dhe / ose ISO 22000 dhe arritjen e standardeve të
cilësisë dhe sigurimit të ushqimit është i domosdoshem. b) Diversifikimi i fermës, turizmi rural
dhe zhvillimi i mikro bizneseve. Në përgjithësi, zonat rurale përballen me nivel të ulët të
zhvillimit ekonomik, që shpie kah shkalla e lartë e papunësinë, e që aktualisht është 40%. Me
qëllim të reduktimit të emigrimit dhe të varfërisë në zonat rurale, do të krijohen mundësitë për
vende të reja pune, duke e përkrahur diversifikimin e aktiviteteve bujqësore, si: përpunimin e
produkteve ushqimore vendore që janë tradicionale, produkteve “niche”, si dhe stimulimin e
iniciativave të biznesit, për t'u bërë aktive në ofrimin e shërbimeve rurale, punëtorive të vogla,
ku mund të inkurajohen ndërmarrësit e rinj, femra dhe meshkuj. Zhvillimin e aktiviteteve në
kuadër të mikro bizneseve, më qëllim të rritjes së nivelit të aktivitetit ekonomik të zonave rurale
121
dhe malore; Përmirësimin e aktiviteteve shërbyese në ekonomitë rurale, përfshirë aktivitetet
turistike dhe artizanale. Krijimin e vendeve të reja të punës dhe ruajtjen e atyre ekzistuese në
zonat rural dhe malore; c) Qasja sipas sistemit LEADER nga Poshtë-Lartë, pjesëmarrja e
popullatës në zhvillimin e zonës përkatëse rurale–GLV (Grupet Lokale të Veprimit)"Grupet
Lokale te Veprimit që tashmë janë të themeluara, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në
procesin e zhvillimit lokal. Prandaj, rëndësi e veçantë i është dhënë krijimit të kapacitetit të
mjaftueshme të menaxhimit operativ për zbatimin e strategjive të zhvillimit lokal përmes GLV-
ve. Trajnimi adekuat dhe ngritja e vetëdijes është e nevojshme për menaxhmentin e GLV-ve, si
dhe përfshirja e aktorëve rural dhe përkushtimi i tyre në proceset e zhvillimit rural. d) Asistencë
teknike-Promovimi, informimi, publiciteti i programit, konsultim dhe diskutim me shoqërinë
civile Programit për Zhvillimit Rural adreson edhe çështje te rëndësishme që ndërlidhen:
Investimeve që krijojnë vende të reja të punës, me qëllim që të ndikohet edhe në parandalimin e
migrimit të të rinjve nga zonat rurale; Investimeve që trajtojnë mbrojtjen e ambientit; Përdorimit
të energjisë së ri-përtritshme; Promovimit të fermave me prioritet të lartë në sektorin e
bujqësisë, që drejtohen prej të rinjve dhe sidomos femrave.
2. KONSOLIDIMI DHE INVENTARIZIMI I TOKËS BUJQËSORE;
Konsolidimi i tokës është një mjet për ristrukturimin e tokës bujqësore i cili do të ketë ndikim
në: zgjidhjen e çështjeve pronësore juridike të pjesëmarrëseve në komasacion të pa përfunduar
dhe regjistrimit të pronave të pronareve në Regjistrin e të Drejtave të Pronës se Paluajtshme
(RDPP) në Zyre Kadastrale komunale. Rritja e madhësisë se fermës, me qëllim qe fermeri të jete
konkurrues në treg, me përfundimin dhe regjistrimin e pronareve ne RDPP do te mundësohet
krijimi dhe zhvillimi i tregut të tokës si parakusht shumë i rëndësishëm në ekonomin e tregut
te lirë. Si parakusht për zhvillim të bujqësisë dhe ekonomisë se tregut është qe zotrimi dhe të
drejtat pronësore të jene të regjistruara në RDPP. Në toka bujqësore në të cilat realizohet
projektet e komasacionit të pa përfunduar do të ketë mundësi të investimeve afatgjata në këto
prona nga pronaret ose shfrytëzuesit. Realizmi i projektit te komasacionit të pa përfunduar do
të ndihmonte edhe zbatimin Planeve Zhvillimore Komunale, krijimin e hartës zonale komunal
dhe mbrojtjen e ambientit. Inventarizimi i tokës bujqësore mund të kontribuojë në shumë
objektiva të politikës bujqësore si; taksimi i tokës bujqësore, ruajtja e tokave më të mira
bujqësore nga zhvillimi urban, optimizimi i metodave të ujitjes, përparësia e infrastrukturës
rurale, zonimi i përdorimit optimal të tokës dhe mbrojtja e tokës bujqësore. Organizmat e huaja
që operojnë dhe investojnë në projekte të ndryshme në Kosovë kërkojnë të dhëna në lidhje me
temat e projekteve të tyre. Për ato është një humbje kohe dhe joproduktive grumbullimi i të
dhënave nga fillimi gjë që të cilën sistemi i informacionit gjeografik (GIS) me data bazën e tij
mund ta kapërcejë. Për këtë duhet që ajo të mbajë një data bazë të plotë dhe konstant. Një nga
arsyet që shërbimi i GIS-it do të mbështetet konsiderueshëm nga donatorët është kursimi i
kohës dhe shpenzimet në identifikimin e projektit dhe planifikimin e projektit. Është i njohur
fakti se një pjesë e konsiderueshme e tokës përdoret për qëllime bujqësore. Mënyra se si
përdoret ky burim natyror është shumë i rëndësishëm për një zhvillim të qëndrueshëm të
bujqësisë. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga ana e saj është e interesuar
122
për informacionin në lidhje me tokat e përshtatshme për bujqësi dhe nivelin e produktivitetit
aktual të saj. Për të patur një informacion më të plotë në këtë drejtim është e nevojshme të bëhen
studime të detajuara fushore, si dhe klasifikimi i tokave bujqësore sipas përshtatshmërisë së saj
(skeleti i FAO-s). Njëkohësisht, kjo do të siguroj një metodë të përshtatshme për vlerësimin e
cilësisë së fermave, për të bërë të mundur zgjedhjet e alternativave më të përshtatshme në të
ardhmen. Gjithashtu kjo do të ndihmoj në ndërtimin e principeve të drejta për menaxhimin e
qëndrueshëm të burimeve tokësore. Në këtë kuadër është e nevojshme që sistemi aktual i
vlerësimit të tokës duhet të unifikohet me sistemin e klasifikimit ndërkombëtar që të jetë i
kuptueshëm dhe i shfrytëzueshëm nga përdoruesit e saj. Ky sistem klasifikimi nevojitet të
dizajnohet në mënyrë të tillë që të jetë i aplikueshëm nga të gjithë studiuesit e burimeve
tokësore, pavarësisht nga niveli i kualifikimit që mund të kenë në këtë fushë. Pas përcaktimit te
hartës finale te bonitetit te tokës, duhet te behet përcaktimi individual i bonitetit/klasës se çdo
parcele kadastrale. Në rast së një parcelë kadastrale përmbajnë dy ose me shume klasa, atëherë
përcaktimi duhet te behet sakte me koordinata gjeodezike ne sistemin Kosovaref01. Rezultatet e
klasave per çdo parcelë kadastrale duhet të behën ne formatet e përshtatshme të kadastrave të
Kosovës në mënyrë qe te njëjtat te dorzohen ne zyrat komunale kadastrale nga ana e MBPZHR.
Ne pjesët, ku është zhvillu komasacioni, është e domosdoshme qe parcelat e reja komosative te
marrin klasën përkatëse. Për arsye qe komasacionin ne këto zona është i përfunduar atëherë
këto klasa nuk mund te shfrytëzohen per rillogaritje te dimensioneve te parcelave komosative
sepse do te ndryshoheshin edhe vendimet ligjore qe lidhen me to. Përfundimisht Projektet e
konsolidimit dhe inventarizimit të tokës bujqësore do të vazhdojnë të rrisin madhësitë e
fermave, përmirësojnë qasjen në pronë, zgjidhin kontestet pronësore, mbështesin gjenerimin e
të ardhurave për fermerët, reduktojnë kostot për njësi, risin produktivitetin e kulturave
bujqësore dhe përmirësojnë konkurrencën e produkteve bujqësore në treg. Gjithashtu,
konsolidimi i tokës do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe zonave
rurale. Konsolidimi dhe inventarizimi i tokës si pjesë integrale e zhvillimit rural dhe reforma
domethënëse e politikës së tokës bujqësore mund të ketë ndikim në disa nivele të ndryshme: në
nivel më të ulët (me fermerët si përfitues të drejtpërdrejtë, barazi sociale dhe gjinore, sepse kjo
do të ndihmojë në qartësimin e të drejtave pronësore), në nivel të mesëm (përfitues indirekt,
përmirësimi i infrastrukturës, hapja e vendeve të reja të punës) dhe në nivel të lartë (ekonomia
kombëtare, institucionet dhe mjedisi).
3. ZGJERIMIN E SIPËRFAQEVE TË UJITURA PËRMES REHABILITIMIT TË SISTEMEVE
PRIMARE, SEKONDARE DHE TERCIARE;
Zhvillimi i bujqësisë intensive dhe konkurruese, në kushtet e ekonomisë së tregut të lirë, është i
pamundur pa zhvillimin e sistemit të ujitjes. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme nëse merren
parasysh ndryshimet klimatike të viteve të fundit dhe për të ardhmen. Për të tejkaluar
mungesën e ujit në kohën e thatësisë/sezonin e verës, si dhe për të përmirësuar prodhimtarinë
intensive bujqësore, kultivimin e pemëve dhe perimeve, në programin e ministrisë se bujqësisë
janë paraparë investime në projektet e ujitjes të fokusuara më shumë në sistemet moderne të
ujitjes të cilat i menaxhojnë humbjet ujit dhe mbulojnë (ujisin) sipërfaqe më të madhe.
123
Gjithashtu ministria do të vazhdojë te mbështesë zgjerimin e sipërfaqeve të ujitura përmes
rehabilitimit të sistemeve primare dhe sekondare, dhe ky aktivitet është i ndërlidhur me
konsolidimin e tokave bujqësore, ku të dy këto veprimtari do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në
rritjen e produktivitetit dhe aftësisë konkurruese në këtë sektor, si dhe të dy këto masa janë të
parapara në kuadër të Programit për Reformë Ekonomike.
4. RIPYLLËZIMI I SIPËRFAQEVE TË ZHVESHURA, KRIJIMI DHE MIRËMBAJTJA E
KADASTRËS PYJORE, SISTEMIT TË MENAXHIMIT TË PRONËS DHE GIS
Pyjet publike të Kosovës (295.200 ha) evidentohen në librat kadastral si pasuri e ish
ndërmarrjeve shoqërore të cilat ndërmarrje sot nuk ekzistojnë fare. Këto pyje shtetërore duhet
detyrimisht të evidentohen, azhurnohet, hartografohen, digjitalizohen në emër të institucionit
kompetent (sipas Ligjit per Pyjet) e qe është MBPZHR. Detyrat kryesore të masës është: krijimi i
data bazës per pyjet publike sipas niveleve( njësi kadastrale, njësi menaxhuese, komune, regjion
dhe nivel vendi). Krijimi i njësive menaxhuese sipas parametrave të përcaktuara me Ligjin për
Pyjet. Digjitalizimi, hartografimi dhe vektorizimi i të gjitha të dhënave qe kanë të bëjnë pe pyjet
si sipërfaqet, vëllimi, rritja vjetore, kategorizimet e ndryshme. Krijimi dhe mirëmbajtja e
kadastrës pyjore, sistemit të menaxhimit të pronës dhe e GIS-it; Është interes shtetëror qe te
krijohet sistemi i menaxhimit te pasurisë i bazuar në GIS, evidencat , hartat dhe të dhëna tjera
relevante per të gjitha pyjet dhe tokat pyjore në pronësi shtetërore me te cilat menaxhon
MBPZHR ( afro 268.000 ha pyje dhe toka shtetërore). Me pyllëzimin dhe mirëmbajtjen e
sipërfaqeve te zhveshura do të shtohen gjasat qe te gjitha sipërfaqet e mbjella në vitet
paraprake të kenë sukses dhe në këtë mënyrë te kemi sipërfaqe pyjore me pyje kualitative per
sipërfaqen e mirëmbajtur. Me realizimin e këtij projekti masa drusore do te shfrytëzohet per dru
zjarri e qe do te realizohej një e hyre e konsiderueshme dhe njëherazi do te ruheshin pyjet
kualitative. Trajtimi i sipërfaqeve pyjore me preparate nga dëmtuesit entomologjik ku me këtë
rast do të mënjanohen dëmtuesit e sëmundjeve të ndryshme ne pyjet e Kosovës. Mënjanimi i
këtyre dëmtueseve (biotik, abiotik) ndikon në shëndetin dhe vitalitetin e pyjeve dmth është
kriter themelor per menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve. Mirëmbajtja e pyjeve me shëndet te
mire ndikon dukshëm ne ekosistem si dhe mbajtjen e burimit te drurit i cili shfrytëzohet për
përpunim te tij, e qe ndikon edhe ne zhvillimin ekonomik-industrine e drurit.
5. MENAXHIMI DHE ZHVILLIMI CILËSOR I SEKTORIT TË BUJQËSISË, PËRFSHIRË
ZHVILLIMIN E POLITIKAVE DHE AVANCIMIN E KORNIZËS LEGJISLATIVE E
NORMATIVE
Përmes këtij objektivi synohet të sigurohet një menaxhim dhe zhvillim kualitativ nё sektorin e
bujqësisë përfshirë edhe zhvillimin e politikave, vendosjen e kornizës legjislative dhe normative
dhe monitorimin dhe evaluimin e zbatimit tё programeve tё ndryshme aftësuese. Përmes këtij
aktiviteti MBPZHR ka pёr qellim tё siguroj funksionimin efikas tё Ministrisë dhe krijimin e një
mjedisi mbështetës nё formulimin dhe implementimin e politikave pёr njё zhvillim tё
qëndrueshëm tё bujqësisë, zhvillimit rural dhe pylltarisë. Ky aktivitet synonë kryerjen e
detyrave profesionale, mbikëqyrëse, hulumtuese dhe administrative nё MBPZHR dhe
institucionet vartёse tё saj. Zbatimi i detyrave profesionale siguron funksionimin efikas tё
124
Ministrisë dhe autoriteteve ligjore nё fushёn e bujqësish, zhvillimit rural dhe pylltarisё.
Gjithashtu ofrohet menaxhimi dhe operimi i regjistrave ligjor dhe bazave tё tё dhёnave,
inspektimi i aplikimeve si dhe realizimi i analizave ekonomike dhe legjislacionit nё fushёn e
bujqёsisё, zhvillimit rural dhe pylltarisë. Mjetet e kёtij programi gjithashtu kanё pёr qёllim
mbështetjen e komunikimit si dhe informimin e publikut dhe aftësimin dhe trajnimin. Një fushë
tjetër e rëndësishme e aktiviteteve është edhe bashkëpunimi ndërkombëtar dhe zbatimi i
masave për adaptimin e Acquis. Sa i përket aspektit te legjislacionit paketa legjislative per ketë
periudhe kohore përfshin projektligjet si ne vijim: Projektligji për plotësim ndryshimin e Ligjit
nr.03/L-16 për Ushqimin; Projektligji për plotësim ndryshimin e Ligjit nr.02/L-5 për Gjuetinë;
Projektligji për Farëra dhe Materialin Fidanor; Projektligji për Pyjet; Projektligji për plotësim
ndryshimin e Ligjit nr.2003/22 për Inspektoratin Sanitar; Projektligji për plotësim ndryshimin e
Ligjit nr.2004/21 për Veterinarinë; Projektligji për Pijet Alkoolike. Projektligji për plotësim
ndryshimin e Ligjit nr.03/L-098 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural; Projektligji për plotësim
ndryshimin e Ligjit nr.2003/10 për Plehrat Artificiale; Projektligji për plotësim ndryshimin Ligjit
nr.02/L-26 për Tokën Bujqësore; Projektligji për plotësim ndryshimin Ligjit nr.03/L-029 për
Inspekcionin Bujqësor. Përmes këtyre projekt ligjeve synohet te rregullohen fushat: Përcaktimi
i parimeve dhe kërkesave te përgjithshme per sigurinë e ushqimit, ushqimit per kafshe , masat
dhe procedurat, përcaktimi i autoritet kompetent ne përputhje me direktivave e BE-së.
Rregullohet menaxhimi, kultivimi, mbrojtja, gjuetia dhe shfrytëzimi i faunës se egër, shfrytëzim
ekonomik i resurseve. Rregullimi adekuat i farërave dhe materialit fidanor. prodhimi dhe
tregtimi i fareve dhe varieteteve cilësore, lista e farërave , regjistrimi i prodhuesve dhe
tregtuesve te farërave dhe materialit fdinor , kontrolli paketimi etiketimi, inspektimi etj.
Rregullimi i pylltarisë, shfrytëzimi, mbrojtja e pyjeve dhe produkteve jo drunore, riorganizimi i
Agjencisë pyjore te Kosovës dhe kalimit i rojeve të pyllit dhe kompetencat per dhënien e lejeve
per prerje te drunjtëve. Rregullimi i inspektimeve sanitare, përcaktimi i qarte i kompetencave,
procedurave, autorizimet etj. Përcaktimi i dispozitave adekuate per veterinare. Luftimi dhe
parandalimi i sëmundjeve infektive te kafshëve, praktika mjekësore veterinere, qarkullimi i
kafshëve te gjalla , kontrolli veterinar i importit, eksportit dhe kalimit transit të kafshëve të
gjalla peraakvitmi i komepntecav e etj. Përcaktimi i politikave kombëtare per buqi dhe zhvillim
rural, objektivat dhe masat e politikës bujqësorë masat per bujqit dhe zhvillim rural, kontrollimi
inspektimi etj . Rregullimi i tokës bujqësorë ne mënyrë qe te sigurohet shfrytëzimit, mbrojtja,
ruajtja e tokës bujqësorë per veprimtari bujqësorë ne funksion te zhvillimit te sektorit
agorurualt Kosovës. Rregullohen kompentcat, përgjegjësitë autorizimet, procedurat, kontrollin,
inicimi i procedurave.
6. AVANCIMI DHE MODERNIZIMI I SISTEMEVE ELEKTRONIKE KOMPJUTERIKE;
Në kuadër të përgatitjes për zbatimin e MSA dhe Politikave të përbashkëta Bujqësore (CAP),
përmbushjen e detyrimeve të raportimit të te dhënave bujqësor (përveç të dhënat e mbledhura
në kuadër të statistikave publike të transferuara në EUROSTAT), në institucionet e BE-së, nga
ana e MBPZHR është më rëndësi të madhe. Për këtë qëllim krijimi i bazës teknike dhe
institucionale me sistem të grumbullimit të dhënave Bujqësore, përpunimit dhe shpërndarjes se
125
këtyre te dhënave, studimeve dhe analizave ekonomike për nevojat e MBPZHR –se dhe në
përputhje me metodologjitë, afatet dhe kërkesat edhe nga ana e BE-së, është shumë e
nevojshme. Sistemi i Integruar Informativ Bujqësorë, i cili do te krijohet per përdorim
kombëtarë dhe për PPB, përbëhet nga shumë elemente. Objektivi i specifik i Projektit është
krijimi i bazës teknike dhe institucionale për një sistem informative të Integruar Bujqësorë në
Kosovë, lidhjen, mbledhjen, përpunimin dhe shpërndarjen e te dhënave për nevojat MBPZHR-
se dhe institucioneve te tjera vendore dhe ndërkombëtare ne theks te veçante ato te KE dhe
Eurostatit në përputhje me metodologjitë, afatet dhe kërkesat e institucioneve vendore dhe
atyre te BE-së. Ky program do të jetë ombrellë dhe në kuadër të këtij programi do të ndërlidhen
programet tjera ekzistuese si: FADN, IACS, LPIS, Regjistri i fermave, regjistri i kafshëve,
kadastri i vreshtave dhe regjistra tjerë ekzistuese si dhe do te jete ne shërbim te hartuesve dhe
zbatuesve te politikave bujqësore.
7. SIGURINË E SHËNDETIT PUBLIK DHE LUFTIMIN E ETHEVE HEMORRAGJIKE
“KRIMET KONGO”;
Dezinsektimi i hapësirave të ekspozuara për ethet hemorragjike Krime-Kongo në fshatrat e KK
Malishevë” Me qëllim të implementimit të Strategjisë Kombëtare për “Parandalimin dhe
luftimin e Ethes Hemorragjike Krime Kongo në Kosovë’’, dhe realizimit të PLANIT
OPERACIONAL për parandalimin dhe luftimin e Ethes Hemorragjike Krime Kongo në Kosovë
2014-2018 si faze e pare dhe rekomandimeve të Këshillit Ndërministror të Qeverisë së
Republikës së Kosovës që MBPZHR të vazhdoj me Dezinsektimi selektiv të hapësirave në
vendet endemike, prandaj MBPZHR do te vazhdoj me realizimin e projektit ”Dezinsektimi i
hapësirave të ekspozuara për ethet hemorragjike Krime-Kongo në fshatrat e KK Malishevë” per
periudhen 2018-2021 si faze e dyte, përmes aplikimit të Dezinsektimi selektiv të hapësirave në
vendet endemike (shkurret, kaçubat, djerrinat dhe livadhet e pakositura të lëna djerrë) synohet
që të arrihen këto qëllime: Zvogëlimi apo sjellja në kufijtë të tolerancës epidemiologjik edhe
parazitologji të rriqrave të gjinisë Hyalomma; Deratizimi sistematik i zonave endemike dhe
ekonomive familjare; Zvogëlimi i kontaktit ne mes te rriqrave dhe kafshëve shtëpiake;
Zvogëlimin e incidenteve te pickimeve nga rriqrat, ne ambiente te hapura apo ekonomive
familjare; Pengimi i përhapjes së sëmundjeve që barten nga rriqrat e gjinisë Hyalomma; Krijimi i
kushteve për jetë më të qetë të qytetarëve.
8. NGRITJA INSTITUCIONALE, FORCIMI I STRUKTURAVE OPERACIONALE TË
GATSHME PER ZBATIM TË FONDEVE TË NGA IPARD
Fokusi i MBPZHR është ne ngritjen e kapaciteteve administrative dhe operacionale përmes
krijimit dhe ndërtimit te strukturave te nevojshme operacionale dhe ndarjen e përgjegjësive ne
aspektin vertikal ne mes te hartimit te politikave ne njërën ane dhe zbatimit te këtyre politikave
ne anën tjetër. Ne këtë drejtim fokus i veçanet është ne funksionalizimi e Agjencionit për
Zhvillimin e Bujqësisë sipas kritereve të IPARD II, sipas Marrëveshjes Kornizë dhe
Marrëveshjes Sektoriale do ti mundesoi funkcionalizimin sipas strukturës organizative sipas
kerkesave të IPARD II, që është kusht per akreditim të Agjencisë. Aktreditimi i AZHB-së hapë
rrugë për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga programi IPARD II, me qellim të mbështetjes
126
së prodhuesve dhe përpunuesve në bujqësi që te rritet prodhimi, rritet konkurentshmeria ne
treg, të ardhurat e fermerëve dhe punësimi. Përmirësimi i kushteve të punës, rritja e numrit të
zyrtarëve garanton zbatim te legjislacionit nacional dhe ati te BE, zbatimi i procedurave për
përzgjedhjen e përfituesve me qellim te menaxhimit sa ma te mirë te përfituesve. Me këto
propozime do te rritet niveli i kontrollit te shpenzimit te parasë publike te mjeteve financiare
nga fondi IPARD II dhe donacionet. Zhvillimi i IACS, AZHB-së i ndihmon ne menaxhimin ma
te lehtë te aplikacioneve prej momentit te aplikimit, kontrolli administrativ, kontrollit ne teren,
autorizimi i pagesave dhe ekzekutimi i pagesave. IACS, AZHB-së i mundëson ndërlidhjen me
të gjitha programet e institucioneve te tjera për marrjen dhe shpërndarjen e informatave lidhur
me përfituesin per te shmang çdo parregullsi ne zbatimin e programeve per përkrahje ne
bujqësi dhe zhvillim rural. Edhe strukturat tjera organizative dhe me theks te veçanet shërbimi
këshillimor luan një rol te rëndësishëm ne organizimin dhe dhënia e këshillave profesionale dhe
teknike sipas PPB për grupe të ndryshme të fermerëve, në këto fusha-sektor: prodhimtari
bimore, prodhimtari blegtorale, argo përpunim, mbrojte të mjedisit, turizëm rural, pylltari,
ujitje, diversifikim, çështje sociale, çështje ekonomike, analizat e tokës, prodhimtaria e integruar
bujqësore, punë të rrezikshme në bujqësi për moshat e reja nen 18 vjeçare. Ne baza vjetore
MBPZHR synon te ofroj trajnime, këshillime dhe informacione per fermer dhe grupe fermerësh
ne mbi 5,000 fermer ne vit. Gjithashtu, MBPZHR ne shërbim te fermerëve dhe grupeve tjera ne
interes ofron publikime te një numri te konsiderueshëm te publikimeve, analizave te
prodhimit, përpunim, mbrojtje te mjedisit, prodhimtari organike, prodhimtari intensivë,
analizave te tregjeve, analiza tjera me interes. MBPZHR përmes shërbimit këshillimor ofron
ndihme teknike ne përpilim te aplikacioneve per fermer per fonde te ndryshme mesatarisht mbi
30,000 aplikacione ne vit.
Periudha e Zbatimit
1. Programi kombëtar vjetor per bujqësi dhe zhvillim rural realizohet ne baza vjetore,
fillimisht me shpalljen e thirrjeve per aplikim nga fundi i muajit janar per secilin vit dhe
ka afat zbatimi vjetor. Ky program ekstrahohet nga Programi per Bujqësi dhe Zhvillim
Rural 2014-2020 është ne kuadër te ERP dhe pritet te vazhdoj edhe pas 2021.
2. Ky aktivitet është vazhdimësi e projektit te pa përfunduar te komasacionit dhe vazhdon
deri ne konsolidimin e plote edhe përtej vitit 2021, gjithashtu është ne kuadër te ERP.
3. Ky aktivitet është i parapara edhe ne ERP dhe vazhdon me zgjerimin e sipërfaqeve nen
ujitje te tokës bujqësore, është projekt ne vazhdimësi dhe do te vazhdoje edhe përtej vitit
2021.
4. Është aktivitet i paraparë edhe ne SZHK periudha e zbatimit 2017-2021
5. Është aktivitet ne vazhdimësi dhe tek pjesa legjislative është i planifikuar kalendari per
hartimin e projektligjeve per vitet 2017-2021.
6. Ky aktivitet është gjithashtu i përfshirë ne ERP dhe aktualisht është projekt trevjeçar
2017-2020 me mundësi vazhdimi.
127
7. Do te vazhdoj zgjerimi i trajtimit te zonave endemike, ky aktivitet është i përfshirë ne
SZHK dhe është i ndare ne dy periudha 2014 -2018 si faze e pare dhe faza e dyte është
2018-2020
8. Ngritja e kapaciteteve institucionale dhe administrative si dhe ofrimi i trajnimeve dhe
shërbimeve per fermer është aktivitet ne vazhdimësi dhe tejkalon periudhën 2017-2021.
MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE
Lista e Objektivave të Ministrisë së Administratës Publike për programin e Qeverisë 2017-
2021 janë:
1. Avancimi dhe modernizimi i sistemit të burimeve njerëzore në administratën publike;
2. Avancimi dhe modernizimi i shërbimeve administrative publike;
3. Racionalizimi i strukturave institucionale dhe rritja e llogaridhënies në administratën publike;
4. E-Qeverisja, siguria kibernetike, ngritja e kapaciteteve të Qendrës së të Dhënave dhe
infrastrukturës së Rrjetit Shtetëror.
5. Akomodimi i institucioneve në objekte publike,
Përshkrimi i Objektivave të Ministrisë së Administratës Publike
1. AVANCIMI DHE MODERNIZIMI I SISTEMIT TË BURIMEVE NJERËZORE NË
ADMINISTRATËN PUBLIKE
Situata aktuale dhe sfidat
a. Qeveria e Republikës së Kosovës synon përmirësimin e gjendjes së burimeve njerëzore
dhe në veçanti të shërbimit civil në administratën publike. Këto synime janë të
përfshira në kornizën strategjike për reformën e administratës publike. Koncept
dokumenti për Ligjin për Shërbimin Civil i miratuar në maj 2017 ka identifikuar
mangësitë kryesore të legjislacionit aktual dhe sistemit të shërbimit civil dhe ka vendosur
politikat dhe opsionet për adresimin e këtyre të mangësive. Si rrjedhojë Ligji për
shërbimin civil i cili parashihet që për segmente të caktuara të mbulojë gjithë nëpunësit
publik, pritet të hartohet dhe procedohet për miratim në Kuvend në fillim të vitit 2018.
Ligji për shërbimin civil pritet të ketë implikime përmbajtjesore në shumë segmente në
sistem të shërbimit civil. Si rezultat një numër i konsiderueshëm i akteve nënligjore
duhet të ndryshohen.
b. Ministria e Administratës Publike e konsideron të nevojshëm avancimin e mëtejmë të
sistemit të pagave në shërbimin civil. Sistemi i pagave në shërbimincivil nuk ofron paga
të njëjta për punën e njëjtë, pra kemi koeficient të ndryshëm për pozita të
njëjta.Gjithashtu sistemi i pagave për nëpunësit civil pritet të rregullohet pas finalizimit
dhe miratimit të Ligjit për Pagat e nëpunësve publik gjatë pjesës sëparë të vitit 2018. Ky
ligj përveç pagave të nëpunësve civil pritet të mbulojë edhe kategoritë tjera të nëpunësve
publik.
128
c. Sistemi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (SIMBNJ) i cili është shtrirë në të gjitha
nivelet e shërbimit civil është funksional në vetëm në disa nga modulet e tij. Por
meqenëse Ligji i ri i shërbimit civil do të mbulojë gjithë sektorin e nëpunësve publik,
sistemi ka nevojë të zgjerohet edhe për këto kategori. Informatat për pagat e nëpunësve
civil (dhe kategorive tjera) janë të përfshira në sistemin e pagave por SIMBNJ nuk
përfshinë informatat për pagat e nëpunësve civil.
d. Gjithashtu finalizimi i punës në katalogun e punës për shërbimin civil i ka hap rrugë
harmonizimit të përshkrimeve të punës së të gjithë nëpunësve civil me këtë katalog.
Harmonizimi i këtyre përshkrimeve të punës deri më tani është bërë në nivelin prej 30%.
e. SIMBNJ është një nga instrumentet kryesore për monitorimin e zbatimit të ligjit për
nëpunësit civilë dhe atij të pagave. Megjithatë avancimi i sistemit të monitorimit për
legjislacionin e shërbimit civil, ashtu edhe ngritja e kapaciteteve që i kontribuon kësaj
paraqet sfidë të vazhdueshme për MAP-in dhe institucionet tjera.
f. Gjithashtu një sfidë e vazhdueshme paraqet avancimi i sistemit dhe kapacitetet për
sigurimin e cilësisë dhe rritjes së përfshirjes në trajnime të nëpunësve civil, si dhe
forcimi i bashkëpunimit mes Institutit për Administratë Publike dhe institucioneve tjera
vendore dhe ndërkombëtare.
g. Ministria e Administratës Publike e konsideron të nevojshme përmirësimin dhe
avancimin e mëtejmë të kushteve të punës, duke përfshirë edhe krijimin e hapsirave të
nevojshme për institucionet e administratës publike.
Adresimi dhe Masat
1. Finalizimi i ligjit për shërbimin civil (2018), dhe legjislacionit sekondar për zbatimin e tij.
2. Miratimi i ligji për pagat e zyrtarëve publik (2018) dhe legjislacionit sekondar për
zbatimin e tij.
3. Funksionalizimi plotë i SIMBNJ dhe përfshirja e kategorive tjera të zyrtarëve publik
sipas legjislacionit të ri për shërbimin civil– 2018 – 2021;
4. Standardizimi i përshkrimeve tëpunës për nëpunësit civil (2017-2018) tani për tani janë
rreth 30%;
5. Avancimi i sistemit të monitorimit për zbatimin legjislacionit të shërbimit civil dhe
zbatimit të parimeve të integritetit. (nëvazhdimësi)
6. Avancimi i sistemit dhe kapacitetet për sigurimin e cilësisë dhe rritjes së përfshirjes në
trajnime të nëpunësve civil, si dhe forcimi i bashkëpunimit mes Institutit për
Administratë Publike dhe institucioneve tjera. (në vazhdimësi).
7. Krijimi i një plani për akomodimin e institucioneve publike në hapësira adekuate
publike. (2018-2021).
2. AVANCIMI DHE MODERNIZIMI I SHËRBIMEVE ADMINISTRATIVE PUBLIKE
Situata aktuale dhe sfidat
a. Kosova ka shënuar progres në thjeshtimin e procedurave administrative. Ky progres
përmendet edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën të vitit 2016,
i cili në pjesën për ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset thekson se është arritur
një progres i mirë sa i përket thjeshtimit të procedurave administrative duke pas
129
parasysh miratimin e Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Edhe
legjislacioni që ofron qasje të barabartë në shërbime ekziston por mbetet sfidues
aplikueshmëria e tij. Ndonëse është punuar në aspektin legjislativ, në veçanti në
Miratimin e Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, i cili përcakton
standarde të avancuara dhe ofrim më të mirë të shërbimeve, vlerësojmë se ende mbetet
shumë punë për tu bërë në zbatimin e tij. Kosova synon që të adresoj sfidat e kësaj fushe
dhe të veprojë në linjë me kërkesat e Strategjisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian e cila
në njërën nga shtyllat e saj përmban ofrimin e shërbimeve publike, me fokus në
shërbimet e ofruara nga administrata publike, përfshirë ofrimin e shërbimeve efektive dhe
mbrojtjen e të drejtave të individëve në procedurat administrative. Prandaj, ofrimi i
shërbimeve administrative është njëri nga kriteret kyç në pjesën e kritereve që ndërlidhen
me administratën publike.
b. Politikat institucionale që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve administrative ende
janë të fragmentuara. Mungesën e koordinimit dhe vizionit të përbashkët në mes të
institucioneve përgjegjëse që merren me hartimin politikave që mbulojnë këtë fushë
vazhdon të mbetet sfidues.
c. Ngritja e kapaciteteve të institucioneve të administratës qendrore dhe lokale është tejet e
nevojshme në kontekstin e implementimit të legjislacionit për shërbimet administrative.
Edhe ngritja e vetëdijes dhe informimi i qytetarëve dhe sektorit të biznesit për të drejtat
e tyre është i domosdoshëm.
Adresimi dhe masat
1. Përshtatja dhe harmonizimi i legjislacionit që rregullon procedurat e veçanta
administrative me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. Ky proces
duhet të përfshijë krijimin e një inventari të procedurave të veçanta administrative,
dhe më tej harmonizimi i tyre me ligjin e procedurës së përgjithshme administrative.
Korniza ligjore dhe nënligjore për ofrimin e shërbimeve publike administrative,
procedurave administrative dhe kontrollin e kualitetit të tyre e plotësuar dhe zbatuar
(2018).
2. Themelimi i mekanizmave institucional dhe ngritja e kapaciteteve të tyre për zhvillim
të politikave dhe koordinim të punës në procedura dhe shërbime administrative,
duke përfshirë udhëheqjen, planifikimin, monitorimin, vlerësimin dhe zbatimin e
shërbimeve publike-administrative. (2018-2019);
3. Ngritja e kapaciteteve për të gjitha nivelet e administratës për procedurat
administrative dhe për ofrimin e shërbimeve publike administrative për ofrimit të
trajnimeve (2014 – 2021);Informimi i vazhdueshëm i qytetarëve për të drejtat dhe
mënyrat e realizimit të tyre, shërbimet publike administrative të ofruara, mënyrat e qasje
në to si dhe çështjet tjera(2017 – 2021)
3. RACIONALIZIMI I STRUKTURAVE INSTITUCIONALE DHE RRITJA E
LLOGARIDHËNIES NË ADMINISTRATËN PUBLIKE
Situata aktuale dhe sfidat
130
a. Organizimi i administratës publike dhe strukturave institucionale bëhet me ligjin për
Administratën shtetërore dhe Rregulloret për organizimin e brendshëm dhe
sistematizimin e vendeve të punës për secilën ministri/agjenci. Vlerësohet se legjislacioni
për organizimin e administratës shtetërore ka pasur mangësi të shumta në
zbatim.Komisioni Evropian në raportin e vitit 2016 për Kosovën thekson se “administrata
shtetërore në Kosovëështë e fragmentuar dhe si rezultat nuk siguron linja efektive
tëllogaridhënies”. Legjislacioni për këtë segment tëadministratës publike ka shumë
paqartësi dhe është i pamjaftueshëm. Organizimi i brendshëm në shumë institucione si në
nivelin qendror ashtu edhe atë lokal nuk është racional, numri i agjencive ekzekutive të
themeluara pa kritere të qarta është i pa justifikueshëm ndërsa mungon sistemi i
llogaridhënies së tyre në raport me ministritë nën vartësinë e të cilave janë ato. Gjithashtu
nuk ekziston sistem i monitorimit të zbatimit tëlegjislacionit për organizimin e
administratës publike.
b. Sipas raportit të progresit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2016 ligji për
administratën shtetërore ka lejuar themelimin e 46 agjencive të cilat kanë dyfishime
në përgjegjësitë e tyre. Gjithashtu ekzistojnë mbi 30 institucione jo-kushtetuese që i
raportojnë direkt Kuvendit, i cili nuk ka kapacitete dhe fuqi të mjaftueshme për ti
mbikëqyrur ato. Shumë nga këto agjenci nuk zbatojnë legjislacionin e shërbimit civil
dhe si pasojë ka shkaktuar fragmentimin mëtejmë të administratës. Gjetjet e njëjta
evidentohen edhe në raportin e Ministrisë se administratës Publike Rishikimi i
Institucioneve dhe Agjencive të Pavarura të Kuvendit dhe Organeve Qendrore të
Qeverisë i vitit 2016.
c. Disa nga institucionet e Administratës Publike në nivel qendror dhe komunal
përfshirë Ministrinë e Administratës kanë hartuar planet e integritetit. Megjithatë,
koordinimi dhe ndërtimi i sistemit të monitorimit të zbatimit të tyre është i
nevojshëm. Përveç kësaj OECD/SIGMA ka evidentuar mangësi në rregullimin e
procedurave disiplinore në shërbim civil dhe monitorim të zbatimit.
d. Aktualisht nuk ekziston korniza ligjore për adresimin e përgjegjësisë publike dhe
as procedurë e zhvilluar në rastet e shkaktimit të dëmeve nga vendimet ose me
veprimet apo mosveprimet e autoriteteve publike shkaktojnë dëme. E drejta për të
kërkuar kompensim të dëmit të shkaktuar nga organet e administratës theksohet më
ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve. Strategjia për modernizimin e administratës
publike ka theksuar këtë problem dhe synon rregullimin e bazës ligjore dhe fillimin e
zbatimit të saj.
e. Transparenca e institucioneve dhe hapja e të dhënaveështë një nga segmentet e
rregulluara me njënumër të akteve ligjore dhe nën ligjore dhe përbën një nga
segmentet e reformës sëadministratës publike në Kosovë. Megjithatë kërkohet
përmirësimi i mëtejshëm i tyre dhe intensifikimi i punës në zbatimin e tyre.Si hapa në
vazhdimësi kërkohet të behet planifikimi i koordinuar i punës së mëtejme, vlerësimi i
gatishmërisë për hapjen e të dhënave, ngritja e kapaciteteve etj.
Masat specifike
131
1. Hartimi dhe miratimi i ligji për administratën publike(2018)dhe ndërtimi i sistemit të
monitorimit për zbatimin e tij (2019)
2. Zbatimi i vendimeve të dala nga raporti i Ministrisë së Administratës Publike
“Rishikimii InstitucionevedheAgjencivetëPavaruratëKuvenditdhe Organeve
QendroretëQeverisë” i vitit 2016. (2018-2020)
3. Përforcimi i sistemit të monitorimit në zbatimin e parimeve të etikës dhe integritetit në
administratën publike. Vendosja e standardeve dhe koordinimi i punës për hartimin e
planeve të integritetit në gjithë administratën publike (2018-2019) të gjitha planet e
integritetit të ekzistojnë në administratën publike dhe vendosja e një sistemi të
monitorimit të planeve të integritetit të administratës publike (2018-2019);
4. Hartimi i bazës ligjore (2018) dhe krijimi i mekanizmave për adresimin e kompensimeve
të shkaktuara në rast të shkeljeve dhe të cilët garantojnë korrigjim dhe/ose kompensim
adekuat dhe fillimi i zbatimit të saj. (2019)
5. Vlerësimi i gatishmërisë për hapjen e të dhënave (2018), rishikimi i kornizës ligjore,
ngritja e kapaciteteve, krijimi i infrastrukturës etj. (2018-2021).
4. E-QEVERISJA, SIGURIA KIBERNETIKE, NGRITJA E KAPACITETEVE TË QENDRËS SË
TË DHËNAVE DHE INFRASTRUKTURES SË RRJETIT SHTETËROR.
a. Zhvillimi i shërbimeve elektronike ende mbetet i ngadalshëm dhe për shkak të
mungesës së një kornize të duhur të interoperabilitetit. Aktualisht, sistemet elektronike
nuk janë të integruara sipas kornizës së interoperabilitietit, ndërsa platformat
elektronike për ofrimin e shërbimeve elektronike nuk janë të zhvilluara sa duhet.
Përdorimi i shërbimeve përmes sistemeve online duhet të zhvillohet më tej për të
mundësuar një qasje më të lehtë të qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet
administrative.
b. Infrastruktura e rrjetit shtetëror funksionon përmes mediumeve transmetuese si fibri
optik, rrjeti mikrovalor, rrjeti pa tela (ËiFi), rrjeti VPN. Zhvillimi i kësaj infrastrukture
është projekt kryesor për funksionimin dhe ofrimin e shërbimit të rrjetit (internetit) për
institucionet e Republikës së Kosovës. Përmes këtij projekti mundësohet funksionimi
dhe ofrimi i shërbimit të rrjetit (internetit) për institucionet e Republikës së Kosovës.
Përmes këtij rrjeti mundësohet funksionimi i shumë shërbimeve elektronike qoftë për
qytetarë, biznese dhe administratë si: regjistri i gjendjes civile, sistemi pagesave, tatimi
në pronë, regjistri i bizneseve, sistemi për menaxhimin e burimeve njerëzore, sistemi
telefonik qeveritar VoIP dhe shumë shërbime tjera. Më këtë projekt parashihet të bëhet
mirëmbajtja, avancimi, fuqizimi, ngritja e nivelit të sigurisë së rrjetit, zgjerimi i rrjetit
shtetëror duke u furnizuar me pajisje, zëvendësim te pajisjeve jashtë funksionit dhe pjesë
rezervë të rrjetit.
c. Agjencia e Shoqërisë së Informacionit krahas zhvillimit të projektit të Interoperabilitetit
do të punoj edhe në plotësimin e standardeve të sigurisë përmes infrastrukturës së
sigurt për qasje në sistemet elektronike. Platforma e interoperabiliteteti dhe sistemet
tjera të ndjeshme të institucioneve të kërkojnë domosdoshmërisht përdorimin e
Infrastrukturës se Çelësave Publik (Public Key Infrastructure-PKI).
132
d. Projekti i ruajtjes së të dhnëve është vazhdimësi e projektit për modernizmin e sektorit
publik të Kosovës i financuar nga Banka Botërore i cili kërkon vazhdimisht investime në
harduer, softuer, siguri dhe mirëmbajtje të infrastrukturës. Qëllimi i qendrës është
ofrimi i resurseve harduerike të sigurta dhe shërbimeve për IRK-të. Projekti përveç që
centralizon ruajtjen e të dhënave mundëson kursimin e mjeteve buxhetore, shfrytëzimin
optimal të resurseve harduerike, ngritjen e nivelit të sigurisë së të dhënave shtetërore
dhe lehtëson komunikimin e sistemeve elektronike shtetërore. Në Qendrën e të dhënave
Shtetërore mes tjerash janë të vendosur deri tani edhe : Sistemi Informativ shëndetësor,
Sistemi i Sigurimeve Shëndetësore, Sistemi i Postës Elektronike zyrtare, Sisteme e
Agjencisë kadastrale, regjistri civil etj.
e. Projekt për furnizim me licenca softuerike institucionet e Kosovës ka rëndesi kyqe për
funksionimin e institucioneve. Pa këto licenca nuk funksionojnë pothuajse asnjë
kompjuter dhe server në IRK. Licencat të Microsoft-it janë për IRK-të; për institucionet
edukativo-arsimore (universitet dhe shkolla) dhe Licencat e Antivirusit– ofrohen për të
gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Antivirusi shërben për mbrojtjen dhe
ngritjen e sigurisë së sistemeve të TIK-ut, përfshirë të gjithë serverët dhe pajisjet
kompjuterike të zyrtarëve të IRK-ve.
Adresimi dhe masat
1. Integrimi i sistemeve elektronike në një platformë të përbashkët të interoperabilitietit
– e cila do të integrojë mbi 100 sisteme. Integrimi i këtyre sistemeve – shërbimeve në një
platformë të përbashkët do të mundësoj implementimin e one stop shop për një numër të
madh shërbimesh për qytetarët(2017-2021);
2. Zgjerimi, fuqizimi dhe mirëmbajtja errjetit shtetëror në të gjithë territorin e Kosovës -
Fibri optik-rrjeti mikrovalor (2018-2020)
3. Ndërtimi i qendrës së rimëkëmbjes së të dhënave shtetërore në rast fatkeqësive (Disaster
Recovery Center); (2018-2020).
4. Zhvillimi i portalit shtetëror e-Kosova
5. Ngritja e Infrastrukutres së çelësave publik (PKI infrastruktura) që shërbejnë për rritjen
e standardeve të sigurisë përmes infrastrukturës së sigurt për qasje në sistemet
elektronike, përfshirë nënshkriminn elektronik.(2018-2020).
6. Siguria Kibernetike dhe ngritja e kapaciteteve harduerike dhe të sigurisë në Qendrën e te
Dhënave Shtetërore (2018-2020).
7. Furnizim me licenca të Microsoft-it për IRK-të dhe për institucionet edukativo arsimore
si universitete e shkolla, pastaj licenca për anti-virus dhe licencat tjera softuerike(2018-
2020).
Periudha e zbatimit për secilën masë është përfshirë në secilën masë, në pjesën e listës së
masave më lartë.
133
MINISTRIA E ZHVILLIMIT RAJONAL Ministria e Zhvillimit Rajonal Do të jetë bartës i barabartë politik i zhvillimit rajonal synimi i të
cilit do të jetë zhvillimi plotësues i regjioneve më pak të zhvilluara në Republikën e Kosovës,
duke e marrë parasysh se zhvillimi rajonal është njëra prej udhëzimeve më të rëndësishme të
institucioneve të unionit Europian. Politika e barabartësisë e zhvillimit rajonal në Republikën e
Kosovës do të nënkuptojë planifikimin, zbatimin dhe koordinimin e aktivitetit politik të
zhvillimit rajonal.
Lista e objektivave të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për Programin e Qeverisë 2017-202
1. Departamenti për integrim të zhvillimit rajonal
Për departamentin për integrim i zhvillimit rajonal janë të paraqitura propozimet si në vijim:
a. Sektori për zhvillim rajonal .
b. Sektori për bashkëpunim ndërkufitar.
c. Sektor i për koordinim dhe bashkëpunim ndërsektorial për përdorimin e mjeteve te BE dhe
burimeve të tjera ndërkombëtare
2. Departmanti për infrastrukturën lokale dhe rajonale
Për departamentin për infrastrukturën lokale dhe rajonale janë të paraqitura propozimet si në
vijim:
2.1 Sektori për zhvillim dhe mbikqyrje të projekteve .
2.2 Sektori për bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale.
2.3 2.3 Sektori për zhvillim të zonave kodrinore-malore.
Përshkrimi i objektivave te Ministrisë se Zhvillimit Rajonal
Ministria e zhvillimit rajonal në kohë shumë të shkurtë do të bëjë Planin e detajuar të punës dhe
Organogramin e administratës së nevojshme.
Me sjelljen e Strategjisë së zhvillimit rajonal të Ministrisë, dhe në perspektivë e ligj, do të do të
vihet baza e politikës udhëheqëse të zhvillimit regjional.
134
Përmes kësaj Ministrie dhe departamenteve të saj do të krijohen kushtet dhe do të kryhen
aktivitetet për planifikim dhe implementim të programeve të destinuara për zhvillimin e njësive
të vetëqeverisjes lokale në regjionet më pak të zhvilluara, Arritja e zhvillimit ndërkufitar dhe
ndër-rajonal.
Ministria e zhvillimit rajonal do të punojë për të zvogëluar mungesën e baraspeshës në
zhvillimin e rajoneve të veçanta dhe do të ndihmojë në krijimin e parakushteve për zhvillimin e
qëndrueshëm ekonomik dhe social, përmes programit dhe masave për ngritjen ose
modernizimin e infrastrukturës komunale dhe sociale, bazuar në partneritet dhe solidaritet. Në
kuadër të kësaj parashihen këto veprime
1. Departamenti për integrim të zhvillimit rajonal
1.1. Sektori për zhvillim rajonal
➢ Planifikimin dhe implementimin e politikave të zhvillimit rajonal dhe të krijoj një sistem të
plotë të planifikimit rajonal.
➢ Koordinimin e të gjithë pjesëmarrësve dhe aktivitetet që lidhen me planifikimin dhe
monitorimin e zbatimit të programeve vjetore të zhvillimit rajonal dhe projekteve të
dedikuara për zhvillimin e rajoneve, nxitja e zhvillimit të zonave që mbetën prapa
mesatares në nivel të Republikës.
1.2 Sektori për bashkëpunim ndërkufitar
➢ Inkurajimin e zhvillimit të bashkëpunimit ndërkufitar.
2. Sektori për koordinim dhe bashkëpunim ndërsektorial për përdorimin e mjeteve të BE-së
dhe burimeve të tjera ndërkombëtare
➢ Në koordinim me dikasteret relevante të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të bëjë
përgatitjen e prioriteteve dhe dokumenteve vjetore operacionale për përdorimin e
fondeve të Bashkimit Evropian dhe burimeve të tjera ndërkombëtare të financimit për
zhvillimin rajonal.
➢ Do të marrë pjesë në përgatitjen e dokumenteve strategjike që rregullojnë qëllimet dhe
prioritetet e zhvillimit të Republikës për përdorimin e fondeve nga fondet e Bashkimit
Evropian për rajonet.
3. Departamenti për infrastrukturën lokale dhe rajonale
3.1. Sektori për zhvillim dhe mbikëqyrje të projekteve
➢ Propozimi dhe koordinimi i zbatimit të masave nxitëse shtetërore dhe projektet e zhvillimit
rajonal si dhe monitorimin e zbatimit të tyre
4. Sektori për bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale
➢ Do të koordinojë të gjitha grupet punuese ndërsektoriale dhe çështjet e zhvillimit
rajonal.
➢ Bashkëpunimi me njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe me pjesëmarrësit e tjerë në
përgatitjen, organizimin dhe zbatimin e projekteve të zhvillimit.
135
5. Sektori për zhvillim të zonave kodrinore-malore:
➢ Do të propozojë një politikë rajonale për planifikimin e zhvillimit malor si dhe
zhvillimin e planeve adekuate dhe projekteve zhvillimore.
Do të propozojë masa për zbatimin e shërbimeve shtëpiake dhe administrative.
Periudha e zbatimit
1. Departamenti për integrim të zhvillimit rajonal
a) Veprimi i këtij sektori fillon pas konsolidimit të departamentit për integrim të zhvillimit
rajonal dhe vazhdon gjatë tërë mandatit qeverisës.
b) Veprimi i këtij sektori fillon pas konsolidimit të departamentit për integrim të zhvillimit
rajonal dhe vazhdon gjatë tërë mandatit qeverisës.
c) Veprimi i këtij sektori fillon pas konsolidimit të departamentit për integrim të zhvillimit
rajonal dhe vazhdon gjatë tërë mandatit qeverisës.
2. Departamenti për infrastrukturën lokale dhe rajonale
a) Veprimi i këtij sektori fillon pas konsolidimit të departamentit për infrastrukturën lokale
dhe rajonale dhe vazhdon gjatë tërë mandatit qeverisës
b) Ky sektor do të fillojë të zbatohet vitit të parë qeverisës dhe do të vazhdojë deri në fund
të mandatit qeverisës
c) Periudha veprimit të këtij sektori për periudhën 2017-2021