-
1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
Komisioni për Integrimin Europian
PROCESVERBAL
Tiranë, më 15.09.2020, ora 12:30
Drejton mbledhjen:
Rudina Hajdari – kryetare e Komisionit
Rend i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të datave 22.07.2020 dhe 28.07.2020.
2. Miratimi i kalendarit për periudhën 07 – 25 shtator 2020.
3. Miratimi i planit të veprimit për plotësimin e 15 rekomandimeve të Këshillit Europian
të datës 25 mars 2020.
4. Miratimi i projektrezolutës “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së
Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive
të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.
Marrin pjesë:
Rudina Hajdari, Senida Mesi, Musa Ulqini, Arben Kamami, Taulant Balla, Klodiana
Spahiu, Mirela Kumbaro, Nikolin Staka, Ralf Gjoni, Fatmir Velaj, Ilir Pendavinji, Sadri Abazi,
Kostaq Papa, Vasil Sterjovski, Arlind Çaçani, Edlira Hyseni, Ardiana Jaku (deputete
zëvendësuese).
Të ftuar:
Gent Cakaj – Ministër në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme
Zef Mazi – Kryenegociator për zhvillimin e negociatave të pranimit të Republikës së
Shqipërisë në Bashkimin Europian
-
2
HAPET MBLEDHJA
Rudina Hajdari – Mirëdita, të nderuar kolegë!
Së pari, dua t’ju uroj një sezon të suksesshëm parlamentar! Uroj të keni kaluar pushime të
mbara! Gjithashtu, uroj që këtë sezon të punojmë sa më shumë për t’i arritur të gjitha prioritetet e
duhura për sa i përket procesit të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.
Si fillim, në fakt, do të ndjekim procedurat që tashmë ju i dini. Do të fillojmë me verifikimin
e prezencës së anëtarëve që janë të pranishëm në takimin e sotëm të Komisionit për Integrimin
Europian, prandaj do të doja që në momentin kur t’ju thërras emrin, ju të thoni se jeni prezent.
Fillojmë me listëprezencën.
Zonja Senida Mesi?
Senida Mesi – Prezente.
Rudina Hajdari – Zoti Velaj? Nuk është prezent? Zoti Ulqini? Zoti Pendavinji? Zoti
Balla?
Taulant Balla – Prezent.
Rudina Hajdari – Zoti Ulqini? Zonja Spahiu? Zonja Kumbaro?
Mirela Kumbaro – Prezente.
Rudina Hajdari – Zoti Abazi? Zoti Gjoni? Zoti Staka? Po, prezent.
Zoti Papa? Zonja Hyseni? Zoti Çaçani? Zoti Sterjovski? Prezentë.
Kemi deputetë zëvendësues? Zonja Jaku?
Ardiana Jaku – Prezente.
Rudina Hajdari – Dakord.
Ju lutem, nëse keni mundësi, hapini kamerat.
Dakord, atëherë, fillojmë me miratimin e kalendarit për ditën e sotme, si dhe kalendarin e
Komisionit të Integrimit Europian për periudhën 7-25 shtator 2020. Besoj se ju ka ardhur kalendari
në postën elektronike për sa i përket kësaj periudhe.
Kush është dakord me miratimin e kalendarit?
Faleminderit!
Miratohet kalendari.
Kalojmë te miratimi i procesverbalit të datës 22.07.2020 dhe ai i datës 28.07.2020, pra i dy
mbledhjeve të fundit që kemi pasur.
-
3
Kush është dakord me miratimin e procesverbalit të këtyre dy takimeve?
Faleminderit!
Miratohet.
Sot në rendin e ditës kemi, gjithashtu, miratimin e planit të veprimit për plotësimin e 15
rekomandimeve të Këshillit Europian të datës 25.03.2020, po ashtu, kemi miratimin e
projektrezolutës “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në
Bashkimin Europian” dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të
përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian.
Do ta nisim me miratimin e planit të veprimit për plotësimin e 15 rekomandimeve të
Këshillit Europian të datës 25.03.2020. Për të na prezantuar planveprimin e qeverisë për plotësimin
e tyre, pra lidhur me vendimin e fundit, pra konkluzionet e tyre për sa u përket hapjes së
negociatave me Shqipërinë dhe prioriteteve kyçe që u vunë në dukje nga 15 prioritete në total, do
të doja shumë që të dëgjonim sot, sepse e kemi të ftuar sot në seancën e sotme, ministrin në detyrë
për Europën dhe Punët e Jashtme, zotin Gent Cakaj.
Zoti Cakaj, faleminderit shumë që erdhët në këtë seancë dëgjimore për të na prezantuar
planveprimin, të prezantuar më parë nga ju në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian më 9
qershor. Arsyeja pse u prezantua në këtë këshill ishte sepse, duke marrë parasysh që planveprimi
përfshin institucione të tjera dhe jo vetëm parlamentin, u mendua që Këshilli Kombëtar i Integrimit
Europian ishte një fillim i mbarë për ta prezantuar këtë plan veprimi.
Por, gjithsesi, parlamenti, siç e dini, ka një rol parimor dhe kryesor në zbatimin dhe në
monitorimin e planveprimit që qeveria ka ndërmarrë për plotësimin e 15 rekomandimeve të
Këshillit Europian.
Pa humbur kohë dhe pa dashur t’u humb kohë kolegëve, të cilët jam e sigurt se kanë pyetje
për ministrin në detyrë, dua t’ia jap fjalën pikërisht këtij të fundit, zoti Cakaj, për të vijuar më pas
me pyetje-përgjigje me deputetët anëtarë të Komisionit të Integrimit.
Fjala është për ju, zoti Cakaj.
Gent Cakaj – Shumë faleminderit, zonja Hajdari, për fjalën dhe, natyrisht, për
bashkëpunimin e deritanishëm, meqenëse bashkëpunimi midis qeverisë dhe parlamentit në
përgjithësi, por me këtë komision në veçanti, është shumë i rëndësishëm në rrugën europiane të
Shqipërisë. Kësisoj, ju lutem të më lejoni të bashkohem në vlerësimin tonë për rolin e Kuvendit, i
cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht në rrethanat në të cilat ka kaluar Shqipëria.
-
4
Edhe diskursi që ka ekzistuar gjithherë në Kuvend, tregon se, përtej lëvizjeve ose sfidave politike
që ka pasur Shqipëria, të cilat dihen nga ne dhe nuk ka nevojë t’i përsërisim, ka diçka që ka mbetur
e patjetërsueshme, ai është orientimi proeuropian i Shqipërisë.
Aktualisht, ne po punojmë në dy drejtime dhe konsideroj se është me rëndësi të
informoheni edhe ju për këtë.
Drejtimi i parë është bashkëpunimi me institucionet evropiane, të cilat kanë një rol të
rëndësishëm në përcaktimin e të gjithë kornizës së këtij procesi.
Ashtu siç e dini, pas vendimit për hapjen e bisedimeve, Shqipëria ka marrë një “Po” të
kushtëzuar, e cila nënkupton se për marrjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe pastaj për
negocimin e kapitujve duhet të plotësohen një listë e kushteve, por kjo nuk do të thotë se realisht
nuk ka filluar procesi teknik i përgatitjeve për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, për shkak se
ne vetëm kemi filluar komunikimin me komisionin për t’i përditësuar ata me të dhënat relevante
të zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe, nga ana tjetër, po ashtu, edhe punën teknike për shqyrtimin
e hendekut ndërmjet legjislacionit vendor dhe atij evropian, që realisht është një pjesë thelbësore
para miratimit të kornizës negociuese.
Në datën 1 korrik është prezantuar korniza negociuese për Shqipërinë, e cila, realisht, është
duke u diskutuar vazhdimisht në kuadër të presidencës gjermane. Ne presim që, pasi të publikohet
pakoja e re e zgjerimit nga ana e Komisionit Europian dhe të prezantohet edhe plani i investimeve
për Ballkanin Perëndimor, të miratohet edhe korniza negociuese për Shqipërinë dhe për
Maqedoninë e Veriut, që realisht do të ofrojë një skicim shumë më të qartë të të gjitha kushteve të
nevojshme të progresit që ka bërë Shqipëria dhe do të ofrojë të gjithë rrugën e qartë se si mund të
procedojë më tutje Shqipëria në axhendën europiane.
Drejtimi i dytë, ndërkaq, lidhet me detyrat tona të shtëpisë. Komunikimi me Komisionin
Europian është intensiv dhe i kemi dorëzuar kontributet tona për raportin e ardhshëm të progresit,
i cili është i rëndësishëm të ofrojë një provë shtesë, një konfirmim shtesë që Shqipëria vazhdon t’i
plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme dhe ka një progres të qëndrueshëm për të vazhduar tutje në
këtë proces.
Tjetër element i rëndësishëm, që e nënvizova edhe më herët, është puna për screening
dypalësh dhe në fund janë të gjitha elementet që vetëm sa i kemi prezantuar edhe në Këshillin
Kombëtar për Integrimin Europian. Unë po nënvizoj se janë disa kushte të nevojshme për mbajtjen
e konferencës së parë ndërqeveritare. Ndonëse shpeshherë theksohen 15 kushte, duhet të dallojmë
-
5
që këto 15 kushte nuk janë ekskluzivisht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, por
një pjesë e tyre janë për konferencën e parë ndërqeveritare dhe miratimin e kornizës negociuese.
Pjesa tjetër shërben si parakusht për hapjen e kapitujve për negocim, sipas metodologjisë së re.
Në thelb, kushti i parë në rastin e Shqipërisë ka qenë reforma elektorale, përkatësisht
miratimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it. Ne i të dimë të gjitha sfidat rreth reformës
elektorale, megjithatë duhet pasur parasysh se konsensusi ndërpartiak për reformën elektorale
është përshëndetur edhe nga autoritetet më të larta europiane dhe, natyrisht, shërben si një
pikëfillim i rëndësishëm ose një indikator që ky kusht është përmbushur.
Tri kushte të tjera në radhë janë, natyrisht, sigurimi i kuorumit në Gjykatën Kushtetuese,
pra shtimi i dy gjykatësve që jemi në pritje; plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë dhe fillimi
i punës së saj, me qëllim, jo vetëm në rritjen e numrit të stafit, por realisht edhe me fillimin e
rasteve të para, të cilat janë publike edhe ky kusht konsiderohet përgjithësisht i plotësuar dhe për
këtë janë të informuar të gjitha autoritet relevante në këtë proces.
Pjesa tjetër e kushteve, që variojnë nga vazhdimi i reformës në drejtësi, deri te çështja e
ligjit të mediave, pra akomodimi i rekomandimeve që vijnë nga opinioni i Komisionit të Venecias,
janë çështje që do të duhet të trajtohen në proces. Natyrisht, këto kërkojnë edhe bashkëpunimin e
qeverisë, edhe të Kuvendit, edhe bashkëpunimin brendaparlamentar, sepse janë kushtet të cilat
duhet të trajtohen gjatë procesit negociator dhe nuk duhet të ngatërrohen asnjëherë me pakon e
kushteve që janë për konferencën e parë ndërqeveritare.
Për të kursyer kohën tuaj, nuk po e zgjas më shumë, por mbetem i gatshëm të ofroj sqarime
shtesë, nëse është e nevojshme. Ashtu siç e dini, plani që kemi dorëzuar edhe në Kuvend, të cilin
e kemi prezantuar në publik (ky është komenti i fundit) përmban të gjitha prioritetet, siç janë
paraqitur nga Këshilli Europian, masa të cilat duhet të merren nga autoritetet përkatëse Kuvendi,
qeveria, institucionet e tjera të pavarura dhe jo vetëm.
Natyrisht, data tentative për aq sa mund të parashikohen, meqenëse shumë prej proceseve
janë dinamike dhe nuk mund të ketë një afat të prerë kohor, se kur mund të realizohet një rezultat
i caktuar, veçanërisht për kushtet që janë më të përgjithshme, sikurse lufta kundër krimit të
organizuar dhe korrupsionit, ky është një proces në të cilin janë shënuar rezultate të vazhdueshme,
por në të njëjtën kohë edhe masa se, nëse është luftuar krimi i organizuar dhe korrupsioni kërkon
edhe vlerësimin nga Komisioni Europian, nuk është diçka që mund të parashikohet prerazi.
Paraprakisht dhe në anën tjetër, ky është një proces që do të na shoqërojë në të gjithë procesin
-
6
negociator dhe nuk është diçka që mund të mbyllet me indikatorë fiks para konferencës së parë
ndërqeveritare.
Ju falënderoj shumë!
Ndërkohë, nëse isha i paqartë ose nëse keni nevojë për sqarime shtesë, unë mbetem në
shërbimin tuaj.
Rudina Hajdari - Faleminderit, zoti Cakaj!
Në fakt, kemi nevojë për sqarime, sepse mbi disa nga gjërat që ju përmendët mendoj se
ishte një prezantim i vakët. Kështu që, faleminderit që na jepni mundësinë e komunikim dhe
bashkëkomunikimit me anëtarët e tjerë të komisionit, por më lejoni ta filloj duke folur pak për
planveprimin në detaje.
E para, dua të di nga ju se si keni arritur të formësimi këtë planveprimi? Pra, ky dokument
duhet patjetër dhe ju e dini fare mirë që nuk është i varur thjesht nga organi juaj, nga Ministria e
Jashtme, por ka disa organe që duhet të përfshihen dhe të bashkëveprojnë, duke marrë parasysh
edhe prioritet që ju përmendët dhe sidomos 6 prioritet që ju përmendet. U përmendën këtu këto
organe si KLGJ-ja, KED-ja, Avokati i Popullit, Presidenti, KLP-ja, përfshi Kuvendin, SPAK-un
dhe Gjykatën e Lartë, pra ka shumë organe që duhet të përfshihen në procesin e plan veprimit. Me
sa shikoj këtu, vë re nga planveprimi që ju keni prezantuar në datën 9 qershor, në Këshillin
Kombëtar të Integrimit Europian, nuk keni qenë shumë të qartë sesi keni arritur në përfundimet që
keni marrë, në lidhje me mënyrën sesi e keni formuluar këtë dokument. Po ashtu, nuk dua të lë pa
përmendur edhe rolin e shoqërisë civile. Shoqëria civile, po ashtu, ka një rol shumë të rëndësishëm
në këtë proces, pra, mënyra sesi do të zbatohen rekomandimet që kanë ardhur nga konkluzionet e
takimit të këshillit të Bashkimit Europian më 25 mars 2020.
Ajo që më shqetëson mua, duke qenë në cilësinë e kryetares të Këshillit Kombëtar të
Integrimit Europian, por edhe në cilësinë e kryetares së Komisionit të Integrimit Europian, është
se shumë nga këto organe më kanë sjellë shumë shqetësime për sa i përket këtij problemi, që ju
nuk jeni konsultuar mbi këtë planveprimi dhe jo vetëm kaq, por arsyeja që jeni këtu para nesh sot,
është që ne të shikojmë nëse pas takimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, janë
depozituar opinione të ndryshme mbi planveprimin, që ju keni prezantuar atë ditë,
Gjithashtu, duam të dimë nëse ju keni arritur të reflektoni disa nga këto propozime që janë
bërë nga këto organe. Unë kam përpara meje rekomandimet e ndryshme që kanë ardhur, si nga
shoqëria civile, përmend këtu Komisionin e Helsinkit, po ashtu, kanë ardhur rekomandime nga
-
7
institucioni i Presidentit, më kanë ardhur rekomandime nga organi i SPAK-ut, pra janë disa
rekomandime të ndryshme që kanë të bëjnë me planveprimi, i cili u prezantuar para nesh në
mbledhjen e 9 qershorit në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian. Dua të di nga ju, nëse keni
pasur kohë dhe mundësi nga data 9 qershor, deri tani që flasim, sot është data 15 shtator 2020 dhe
ne presim që në fund të këtij viti të kemi konferencën e parë ndërqeveritare, ku pritet nga pala
shqiptare që të kemi plotësuar 6 prioritetet kyçe, që ju i përmendet dhe po i presim të gjithë me
padurim që të përfundojnë, të merreni me rekomandimet?
Mendoj që këto 6 prioritete kyçe, padyshim, nuk mund të zbatohen pa bashkëveprimin që
duhet të kenë institucionet e përfshira në këtë proces. Kujtoj këtu që nga këto 6 prioriteti pa dyshim,
siç e përmendët edhe ju, së pari është zbatimi i reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet
e OSBE-ODHIR, duke siguruar financim transparent të partive politike dhe të fushatave elektorale.
Së dyti, të sigurojë vazhdimësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, duke përfshirë këtu si
prioritete kyçe funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, duke u marrë në këtë
proces ekspertizën që është dhënë pikërisht nga Komisioni i Venecias. Po ashtu, të ketë përfunduar
ngritja e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kalojmë te prioriteti tjetër, që ka të bëjë me forcimin më tej të luftës kundër korrupsionit
dhe krimit të organizuar dhe këtu në këtë suazë përmendet bashkëpunimi që ju duhet të keni me
vendet anëtare të BE-së, si dhe të keni një planveprimi për të adresuar rekomandimet e task-forcës
të veprimit financiar që ka të bëjë po ashtu edhe me uljen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në
vendet e Bashkimit Europian. Së fundi, kemi edhe amendimin e ligjit të medias, sipas
rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Kështu që dua të më ktheni përgjigje për dy çështje.
Së pari, si jeni konsultuar për planin e veprimit që ju keni prezantuar? Pra, ka qenë një
proces gjithëpërfshirës apo jo, dhe nëse nuk ka qenë, a keni reflektuar mbi opinionet që kanë dhënë
këto organe të institucioneve që janë të përfshira në zbatimin e këtyre 6 prioritete kyçe?
Së dyti, dua të di, ku jemi me këto 6 prioritete kyçe? Unë e di që ka zhvillime, pra kemi
pasur zhvillime për sa u përket 6 pikave, por dua që t’ju komunikoni të gjithëve, jo vetëm anëtarëve
të Komisionit të Integrimit, por ju kujtoj, që ne ndiqemi online edhe nga qytetarët shqiptar, kështu
që këto janë dy nga gjërat që unë kam dëshirë të përmend.
Fjala është për ju, zoti Cakaj.
Gent Cakaj - Faleminderit shumë!
-
8
Natyrisht që përgatitja e këtij plani veprimi ka kaluar në një proces konsultativ
gjithëpërfshirës, datat tentative që janë vendosur në këtë program, nuk janë vendosur në mënyrë
arbitrare, as nga Ministria e Jashtme, as nga qeveria e Shqipërisë, por janë bërë në konsultim të
ngushtë me të gjitha institucionet që janë të përfshirë në këtë proces. Në këtë kuptim, nuk bëhet
fjalë fare për një qasje përjashtuese, por realisht ky është një program i cili reflekton detyrat që i
ka përcaktuar Këshilli Europian nga njëra anë dhe nga ana tjetër, natyrisht ndërveprimi
institucional që kemi ne. Në këtë kuptim, ne kemi qenë në komunikim të rregullt me të gjitha
autoritetet që janë të përmendura, sikur institucionet përgjegjëse për zbatimin e detyrimeve që
vijnë nga konkluzionet e këshillit.
Elementi i dytë lidhur me shoqërinë civile, këtu besoj se jemi fare të qartë, ne kemi miratuar
platformën e partneritetit, kjo platformë e përcakton në mënyrë të qartë pozicionin konsultativ të
shoqërisë civile për sa u përket kapitujve negociues, por natyrisht duhet të kemi parasysh që plani
i veprimit është një plan që thjesht zbërthen masat institucionale që duhet të merren në shërbim të
implementimit të kushteve të përcaktuara nga këshilli. Kësisoj, me anë të kësaj platforme ekziston
hapësira edhe për opinione të tjera konsultative. Ato janë reflektuar në projekt, por duhet pasur
parasysh që ky është një projekt i cili nuk lë shumë hapësirë për interpretime të ndryshme për
shkak se detyrimet vijnë fare qartë.
Sigurimi i kuorumit në Gjykatën Kushtetuese nuk është diçka ku të gjitha opinionet e lira
mund të reflektohen, sepse procedura është e qartë dhe nuk është diçka që mund të përcaktohet
sipas opinioneve subjektive. Këtë e kemi fare të qartë në të gjitha hapat e ardhshëm që duhet të
merren në planin e veprimit që është paraqitur pranë jush.
Nga ana tjetër, për sa i përket përparimit që ka bërë Shqipëria në plotësimin e kushteve
paraprake për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, natyrisht është kalimi i reformës
elektorale dhe mbeten çështje pezull Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Për sa i përket të
gjithë performancës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me siguri mund t’ju
dorëzoj një raport të shkruar ngaqë ka shumë të dhëna dhe nuk mendoj se leximi mekanik i tyre
tani i bën mirë këtij takimi.
Rudina Hajdari – Faleminderit, zoti Cakaj!
Tani fjalën e kanë deputetët anëtarë të Komisionit të Integrimit. Shikoj që fjalën e kërkon
deputeti Gjoni dhe deputeti Balla.
Në fillim fjalën e ka deputeti Balla dhe më pas deputeti Gjoni.
-
9
Taulant Balla – Faleminderit, kryetare!
Duke qenë se është mbledhja e parë e sesionit të shtatë të kësaj legjislature, më lejoni t’ju
uroj shumë suksese dhe shëndet në kushtet e pandemisë. Gjithashtu, uroj zotin Gjoni për tejkalimin
e infektimit nga virusi!
Për sa i përket prezantimit të planit, i cili nuk është gjë tjetër vetëm prioritizimi i çështjeve
më të rëndësishme për t’u përmbushur deri në konferencën e parë ndërqeveritare, më vjen mirë që
qeveria dhe të gjithë personat e përfshirë në draftimin e këtij plani kanë referuar sugjerimet e
institucioneve të ndryshme, por edhe të organizatave të shoqërisë civile në prioritetet e shprehura
dhe në planin e veprimit, i cili u miratua në parim nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, që
drejtoni ju, zonja Hajdari. Shikoj që disa prej përparësive janë përfshirë.
Ajo që dua të them në diskutimin tim, meqenëse ju me të drejtë e hapët diskutimin, është
që nga ana e Presidentit të Republikës ka pasur një koment që lidhej me përfshirjen e plotë të
prioritetit që lidhet me konkluzionet e Këshillit Europian të 25 marsit, i cili thotë “të miratojë
reformën zgjedhore plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it duke siguruar
transparencën e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore”. Ky sugjerim i Presidentit
të Republikës padyshim që është adresuar në planin e paraqitur, edhe pse duhet të themi që
ndryshimet në Kodin Zgjedhor tashmë janë miratuar, por është shumë e rëndësishme që fokusi i
parlamentit në këtë sesion të jetë edhe miratimi i ligjit të posaçëm për financimin e partive politike.
Një reformë zgjedhore në Shqipëri nuk do të quhej e plotë pa miratimin e ligjit për
financimin e partive politike. Kujtojmë rastet flagrante që kemi pasur, të denoncuara edhe në
median ndërkombëtare, të ndonjë partie politike në Shqipëri, e cila ka kryer transaksione që kanë
dëmtuar më së shumti imazhin e Shqipërisë, por që ende janë çështje nën hetim nga autoritetet e
drejtësisë ndërkombëtare. Nuk dua të specifikoj rastin kujt i referohem, por është një rast që njihet
publikisht se cila është partia politike që e ka pasur këtë problem.
Për sa i përket prioritetit të dytë, funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, në fillim të këtij
sesioni Kuvendi i Shqipërisë përmes Kryetarit të Kuvendit, por edhe të dakordësisë së grupeve
politike në parlament, e ka specifikuar si prioritet vendosjen në punë efektive të Gjykatës
Kushtetuese brenda këtij sesioni.
Duke qenë se në këtë komision janë të përfaqësuara të gjitha grupet parlamentare, përfitoj
nga rasti të them se për këtë çështje ne duhet t’i përmbahemi gjithçkaje që ka përcaktuar plani.
Padyshim që plani nuk është tejet i detajuar, por angazhimi i Kuvendit të Shqipërisë, dhe përfitoj
-
10
nga rasti t’ju bëj thirrje edhe institucioneve të tjera, sepse në këtë proces është i përfshirë Presidenti
i Republikës për vakancat që i takojnë Presidentit, institucioni i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi,
por edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, në funksion të këtij objektivi, vendosjen nën efektivitet të plotë
të Gjykatës Kushtetuese, është që të gjithë të kemi si dead line fundin e vitit 2020, referuar asaj që
Kuvendi tha, por edhe partnerëve të Shqipërisë sikurse janë SHBA-të dhe BE-ja.
Nuk kam komente për çështjen e funksionimit të Gjykatës së Lartë, sepse besoj se
përfundimi i procedurave të përzgjedhjes nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Këshilli i Lartë
Gjyqësor do të ecin me shpejtësinë e duhur.
Për sa i përket ngritjes së strukturave kundër krimit të organizuar dhe antikorrupsionit dhe
funksionimit të SPAK-ut, do të doja të ishte e specifikuar, megjithëse është thënë qartë,
përzgjedhja e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pra, duhet thënë qartë se është përfunduar procesi i
përzgjedhjes dhe emërimit në detyrë të drejtorit të BKH-së dhe ka filluar procesi i rekrutimit të
hetuesve si pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Këtu gjej rastin të falenderoj partnerët, në mënyrë
të veçantë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë garantuar procesin e trajnimit të
domosdoshëm të tyre në njësitë homologe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikurse është
Byroja Federale e Hetimit.
Për sa i përket çështjes së gjashtë, që ka të bëjë me uljen e numrit të azilkërkuesve, edhe
kjo çështje është detajuar më së miri. Viti 2020 shënoi uljen më të madhe në raport me vitet e tjera.
Te pika e shtatë, rishikimi i ligjit të medies në linjë me rekomandimet e Komisionit të
Venecias, do të ndalem pak. Së pari, duhet të qartësojmë që Komisioni i Venecias e ka dërguar
tashmë raportin final. Pra, nuk bëhet fjalë për një draft paraprak, por bëhej një raport final. Gjej
rastin, meqenëse ne këtu kemi nënkryetaren e komisionit përkatës, që përveç kësaj pune, zonja
Kumbaro dhe kolegët e atij komisioni kanë bërë një punë të shkëlqyer për transpozimin e të gjitha
rekomandimeve në funksion të draftimit të ndryshimeve të domosdoshme në ligjin për mediet.
Këtu gjej rastin të qetësoj edhe shpirtrat e trazuar, para pak ditësh edhe të Presidentit të Republikës,
që në fund të fundit komisioni parlamentar dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk do të bëjnë asgjë tjetër,
por gjithçka ka sugjeruar Venecia ta kthejmë në shqip, të konsultuar madje edhe me Komisionin
Europian dhe Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, me qëllim që ne të kemi një variant
final, i cili i bën mirë dhe nder legjislacionit të kësaj fushe në Shqipëri.
Për sa u përket çështjeve që lidhen me progresin e reformës në administratën publike dhe
çështjeve që lidhen me zbatimin e reformës zgjedhore, besoj se këto janë të ndërlidhura me çështjet
-
11
që thashë më sipër. Padyshim, pa një financim transparent të partive, pa administrim të paanshëm
të procesit dhe një proces të rregullt kjo është një çështje që do të vijojë të adresohet, por dua që
të mbahet në procesverbalin e kësaj mbledhjeje fakti që Kuvendi i Shqipërisë po i përmbahet
afateve të vendosura.
Në mos gaboj, ditën e nesërme është afati i fundit i aplikimit të kandidatëve për tre
institucionet e reja të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Meqenëse jemi live dhe online i bëj thirrje
çdo qytetari, i cili përmbush kriteret e vendosura në ligj, të konkurrojë dhe padyshim të përzgjidhet
në të tria institucionet e reja që do të formësojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që nuk do të
jetë më në formën që kemi njohur deri tani.
E fundit, ndër ato që kam cilësuar si të rëndësishme, është për pjesën e akteve nënligjore
që lidhet me pakicat kombëtare. Ligji që ka miratuar Kuvendi i Shqipërisë në vjeshtën e vitit 2017
është një prej ligjeve më të mira për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Ky
është një ligj që është referuar edhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës si një model
që mund të ndiqet edhe nga vendet e tjera të rajonit të Ballkanit dhe jo vetëm. Pa dyshim, më së
miri qeveria shqiptare ka përcaktuar të gjitha VKM-të, të cilat do të miratohen në kohë për
implementimin e plotë të këtij ligji. Prandaj, në fund të fjalës sime, ndjesë zonja Hajdari, sepse
ndoshta u zgjata, dua të them se Komisioni i Integrimit Europian, i ngarkuar nga ligji i posaçëm
për rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit, ka një detyrë shumë të rëndësishme
gjatë monitorimit të zbatimit të këtij plani. Prandaj, gjej rastin të shpreh vlerësimin për rolin që
duhet të luajmë në këtë proces. Draftrezoluta, që do ta shoqërojë formalisht këtë plan, pra
prezantimin e tij në parlament, duhet që në mënyrë të menjëhershme nga ana juaj dhe e Kryetarit
të Kuvendit t’u drejtohet të gjitha parlamenteve të 27 vendeve anëtare për të dëshmuar që Kuvendi
i Shqipërisë, ashtu siç e përcakton ligji, ka lidershipin e këtij procesi jo vetëm e evidentimin e
përparësive, pra të prioriteteve, por edhe për raportimin. Zotit Cakaj, dua t’i them se tashmë që
kemi hyrë në këtë fazë kaq të rëndësishme të procesit, prezenca juaj në Komisionin e Integrimit
minimalisht do të jetë e përmuajshme, ndoshta në momente të caktuara edhe e përjavshme.
Faleminderit!
Rudina Hajdari – Faleminderit, zoti Balla, për prezantimin shterues!
Pa dashur të kaloj në ofendime, dua të them se nuk besoj se është detyra juaj që ta bëni këtë
lloj prezantimi. Mendoj se ju e plotësuat prezantimin që duhej të bënte zoti Cakaj. Neve, si
ligjvënës, zoti Cakaj, që përfaqëson ekzekutivin, duhet të na japë llogari për ato që ju sapo thatë
-
12
dhe të bëjë një prezantim të plotë, pra duke përfshirë ndoshta herës tjetër ato prezantime që ju sapo
bëtë, të cilat mund t’ia kishit dërguar me email dhe ai t’i kishte të plota e t’i prezantonte para
Komisionit të Integrimit. Por ajo që dua në këtë komision është që të jemi sa më shumë
llogarikërkues për sa i përket procesit që po ndjek ekzekutivi. Për mua është shumë i rëndësishëm
roli i Kuvendit të Shqipërisë në zbatimin e prioriteteve që ju përmendët, sepse janë goxha, pra për
konkluzionet e 25 marsit të vitit 2020, të cilat nuk i kanë dhënë rol vetëm Kuvendit, nuk i kanë
dhënë rol vetëm ekzekutivit, por u kanë dhënë rol edhe organeve të tjera, institucioneve të tjera, të
cilat duhet të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin për prioritetet që ju përmendët vetë, pra 15 prioritetet,
por duke u dhënë përparësi 6 prej 7 prioriteteve, duke përfshirë këtu amendimet për ligjin për
medien, sipas rekomandimeve të Venecies. Pra, në total janë goxha dhe kërkojnë bashkëveprimin
e të gjitha institucioneve.
Pra, është një punë goxha intensive dhe ne duhet t’u rrimë besnikë të gjitha këtyre
prioriteteve dhe t’i zbatojmë në mënyrë rigoroze, duke ditur që çdokush prej nesh ka rolin e tij të
veçantë dhe të jemi sa më shumë të ndërgjegjësuar që të dimë se rolet tona janë tepër të
rëndësishme, pa dashur t’i marrim rolin njëri-tjetrit. Është e rëndësishme t’i përmend këto gjëra,
duke marrë parasysh që si Kuvend kemi kohë që merremi me këtë proces; kemi kohë që procesin
e integrimit e kemi cilësuar bashkërisht si një prioritet kombëtar, me rëndësi të madhe për
strategjinë tonë kombëtare. Kështu që, duke e cilësuar si të tillë, si një nga prioritet tona më
madhore, atëherë, kur bëhet fjala pikërisht për këtë temë dhe për këtë çështje, ne të gjithë duhet të
punojmë së bashku, në mënyrë gjithëpërfshirëse, më konsensuale, më tolerante, më të hapur dhe
të veprojmë jo në mënyrë të njëanshme, sepse nuk ka, besoj, deputetë në Kuvendin e Shqipërisë
apo qytetarë shqiptarë që nuk e kanë cilësuar integrimin europian si shumë të rëndësishëm dhe
95% e shqiptarëve e presin me padurim zyrtarizmin e hapjes së negociatave në konferencën e parë
ndërqeveritare. Pra, duke thënë të gjitha këto, dua të them se pres më shumë nga ekzekutivi, nga
ministri në detyrë Cakaj. Pa dyshim, ky takim ishte i vonuar; prezenca e të gjithë deputetëve këtu
është e rëndësishme. Shikoj që disa nga deputetët në Komisionin e Integrimit e kanë të mbyllur
kamerën, disa e kanë të hapur, disa të tjerë nuk janë në kushtet e duhura për këtë mbledhje. Kujtoj
këtu që, edhe pse jemi në kushte online, këto takime janë superserioze, sepse pikërisht kanë të
bëjnë me këtë interes madhor të Shqipërisë.
Dua që herës tjetër, nëse është e mundur, deputetët e maxhorancës të jenë më
llogarikërkues ndaj të ekzekutivit, sepse është në interesin tonë të përbashkët që ne, si parlament,
-
13
të funksionojmë në mënyrë të unifikuar për sa i përket këtij prioriteti. Pa dyshim që për prioritete
të tjera ne kemi ndasitë tona, por për sa i përket këtij prioriteti, në mënyrë që ky proces të ecë në
mënyrë besnike me të gjitha rekomandimet dhe konkluzionet që janë dhënë nga Këshilli i
Bashkimit Europian, duhet të veprojmë në këtë mënyrë: të respektojmë kompetencat dhe t’i
përfshijmë të gjitha institucionet në këtë proces, sepse ajo çka hasim, dhe zoti Balla e di shumë
mirë këtë gjë, në takimet bilaterale, sidomos në vendet e Bashkimit Europian, me shumë deputetë
të ndryshëm, kolegë të ndryshëm, një nga kritikat që ata kanë është se ne nuk i përmbushim kriteret
në mënyrë rezultative, në mënyrë efektive, në mënyrë konkrete dhe koncize, sepse nuk arrijmë dot
të bashkëpunojë me njëri-tjetrin. Ka ardhur koha dhe momenti që ta përmbyllim këtë kapitull, ta
realizojmë këtë objektiv për shqiptarët dhe të mos veprojmë më në këtë mënyrë. Duhet që zoti
Cakaj, ashtu siç e tha edhe zoti Ballaj, dhe unë e inkurajoj, në javët e ardhshme, në muajt e
ardhshëm të jetë prezentë në Komisionin e Integrimit, pavarësisht se nuk është se kemi pasur
probleme për sa i përket komunikimit. Zoti Cakaj u është përgjigjur kërkesave për ftesë në seancat
dëgjimore këtu, por është e rëndësishme që t’i vazhdojmë takimet e shpeshta për sa i përket këtij
procesi. Është e rëndësishme dhe, duke marrë një peshë të madhe, si kryetare e Komisionit të
Integrimit dhe ne si komision, se e kemi bashkërenduar edhe me nënkryetaren e Komisionit të
Integrimit, që në javët në vijim të thërrasim në seancë dëgjimore të gjithë ministrat për të na bërë
një raport për veprimtarinë e tyre gjatë këtij viti, pra, çfarë kanë bërë ata për t’i përmbushur këto
prioritete që ne i përmendëm së bashku.
Fjalën e ka zoti Gjoni.
Zoti Gjoni, nuk dëgjoheni. Edhe një herë, keni diçka me mikrofonin.
Atëherë, kalojmë te një deputet tjetër, nëse ka pyetje. Meqenëse kemi zotin Cakaj këtu, do
të ishte më mirë nëse do të kishte pyetje.
Zoti Sterjovski, fjala është për ju.
Vasil Sterjovski – Faleminderit, zonja kryetare!
A dëgjohem?
Rudina Hajdari – Po, dëgjoheni.
Vasil Sterjovski – Faleminderit!
Kam një pyetje për ministrin Cakaj në lidhje me një nga kushtet që duhet të përmbushet
para fillimit mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, e cila ka të bëjë me miratimin e akteve
nënligjore në zbatim të ligjit “Për pakicat kombëtare”. Ashtu siç e dimë, ligji “Për pakicat
-
14
kombëtar” është miratuar në tetor të vitit 2017, ku shkruhet qartë se brenda 6 muajve nga hyrja në
fuqi e ligjit duhej të miratoheshin të gjitha aktet nënligjore. Kanë kaluar pothuajse 3 vjet nga
miratimi i këtij ligji dhe pothuajse 50% e akteve nënligjore ende nuk janë miratuar, por edhe ato
akte nënligjore të miratuara nuk po gjejnë zbatim. Për shembull, Komitetit për Pakicat Kombëtare.
Aktet nënligjore për krijimin e Komitetit të Pakicave Kombëtare u miratuan në nëntor të 2018.
Gjithashtu, në maj të vitit 2019 janë miratuar akte nënligjore për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit
dhe anëtarëve të minoriteteve në Komitetin e Pakicave Kombëtare, por ende ky komitet nuk është
funksional, nuk kanë nisur procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve, të kryetarit, nënkryetarit të
minoriteteve. Ky komunitet do të luajë një rol kyç në zbatimin e ligjit “Për pakicat kombëtare”,
sepse do të ketë fond për pakicat kombëtare dhe do ta menaxhojë ky komunitet, i cili do të vihet
drejt në ruajtjen e identitetit dhe kulturës së pakicave.
Pyetja ime për zotin Cakaj është: çfarë po bëhet me aktet nënligjore dhe ku është qeveria
me miratimin e këtyre akteve?
Pyetja tjetër lidhet përsëri me të drejtat e minoriteteve dhe me ratifikimin e Kartës
Europiane për Gjuhët Rajonale, sepse ne jemi i vetmi vend, anëtar i Këshillit të Europës, në rajon
që nuk e kemi miratuar këtë kartë, i cili ka qenë një ndër rekomandimet nga komiteti
këshillëdhënës për Konventën Kuadër të të Drejtave të Minoriteteve. Pyetja ime për zotin Cakaj
është: çfarë ka bërë konkretisht Ministria e Jashtme për ratifikimin e kësaj konvente dhe a ka
ndonjë iniciativë për të bërë një gjë të tillë tani afër?
Faleminderit!
Rudina Hajdari - Zoti Cakaj, fjala për ju.
Gent Cakaj - A duhet të përgjigjem tani apo të pres edhe për pyetje të tjera?
Rudina Hajdari – Nëse ka pyetje të tjera, dakord.
Zoti Gjoni.
Ralf Gjoni- Faleminderit, zonja kryetare!
Përshëndetje të gjithë kolegëve, ju uroj sesion të mbarë!
Faleminderit, zoti Ministër, për prezencën tuaj!
Dua t’u bashkohem kolegëve të tjerë në thirrjen e përbashkët që prezenca dhe prania juaj
të jetë sa më e shpeshtë dhe sa herë t’ju kërkohet nga parlamenti si në Komisionin e Integrimit,
ashtu edhe në Komisionin e Punëve të Jashtme.
-
15
Më vjen mirë që kryetari i grupit parlamentar të maxhorancës rikonfirmoi vullnetin e
maxhorancës për një shpirt më konstruktiv dhe pozitiv ndërveprimi ndërinstitucional, sidomos
gjatë javëve të ardhshme, që do të jenë kyçe për marrjen e vendimit për mbledhjen e konferencës
ndërqeveritare.
E dëgjova zotin Balla që përmendi fjalën “President” 3 ose 4 herë dhe më vjen mirë që
maxhoranca i kërkon llogari Presidentit, por gjithmonë me një dozë interesante dashurie. Me sa
duket marrëdhënia Rama - Meta konfirmohet sërish që është një marrëdhënie si puna e gaforres,
një herë majtas, një herë djathtas dhe asnjëherë drejt. Megjithatë, më vjen mirë që ka një shpirt
bashkëpunimi edhe me institucionet e tjera.
Zonja kryetare, unë nuk e kuptoj pse ju nuk e shihni si llogari kërkimin nga ana e
maxhorancës ndaj ministrit të tyre, sepse unë mendoj se zoti Balla i kërkoi llogari ministrit, madje
unë, personalisht, ndihem pak në solidaritet me ministrin Cakaj, sepse i ka rënë një barrë e rëndë
për të dalë këtu dhe për të përfaqësuar një qeveri me institucione, të cilat kanë dështuar në
shumicën e adresimit të pjesës më të madhe të prioriteteve. Kështu që, zonja kryetare, pritshmërinë
nuk e kam nga zoti Cakaj, pasi zoti Cakaj është një zëdhënës shumë dinjitoz, por, fatkeqësisht,
përfaqëson një qeveri, e cila ka ende shumë për të bërë për sa i përket integrimit europian.
Kam një pyetje për ju, zoti Cakaj, e cila lidhet me pikën e fundit, që paradoksalisht është
lënë e fundit në planin e veprimit për sa i përket avancimit të procesit të regjistrit të pronave. Unë
personalisht besoj se asnjë nga prioritetet e tjera, që janë listuar në këtë plan veprimi, nuk kanë as
50% të rëndësisë që ka trajtimi korrekt i çështjes së pronave, tek i cili unë shoh rrugëzgjidhjet
ekonomike, sociale dhe zhvillimin ekonomik të së ardhmes së vendit tonë, nuk e shoh në asnjë nga
pikat e tjera, përfshirë edhe reformën në drejtësi. Pse e them këtë?! Sepse ne mund të bëjmë
reformë në drejtësi në letër, ne mund të bëjmë reformë zgjedhore në letër, por në qoftë se shqiptarët
nuk e gëzojnë pronën e tyre dhe në qoftë se drejtësia (e cila duket super në letër, pasi ka marrë një
certifikim teknokrat), nuk i jep zgjidhje çështjes së pronave, unë nuk e shoh se Shqipëria mund të
bëhet anëtare dinjitoze dhe me të drejta të merituara të Bashkimit Europian.
Pyetja për zotin Cakaj është konkrete. Në takimet tuaja dhe në konsultimet tuaja me
autoritetet e Brukselit dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Europian sa i është kushtuar vëmendje
trajtimit korrekt të çështjes së pronave? Çfarë mendoni ju se është bërë konkretisht dhe
planifikohet të bëhet në javët dhe muajt në vazhdim për të adresuar këtë prioritet, që unë,
personalisht, e gjykoj si jashtëzakonisht të rëndësishëm, përtej asaj që është çuar në planveprim
-
16
progres me kuadrin nënligjor për ligjin e Agjencisë së Kadastrës dhe hartimin e bazës nënligjore
për ligjet e tjera?! Personalisht unë nuk shoh asnjë progres, por dua të di nga ju: a trajtohet kjo në
bisedimet tuaja me homologët europianë, a ka vëmendje të mjaftueshme nga BE-ja, sidomos nga
Brukseli zyrtar për çështjen e pronave, apo realisht është një çështje që trajtohet si diçka kalimtare
dhe periferike, e cila mjafton të bëjmë një tick the box dhe merret e mirëqenë që është zgjidhur,
siç do të bëhet me shumicën e pikave të tjera?
Faleminderit, zonja kryetare!
Faleminderit, zoti Ministër!
Sesion të mbarë, të nderuar kolegë!
Rudina Hajdari - Faleminderit, zoti Gjoni!
Fjala për zotin Cakaj.
Gent Cakaj - Faleminderit shumë!
Meqenëse kishte kërkesa për të qenë serioz, unë dua të nënvizoj dy gjëra.
Së pari, unë nuk jam i prirur që t’i personalizoj bisedat këtu, kështu nuk do të përgjigjem
ndaj një sërë komentesh, që unë i konsideroj jodinjitoze.
Së dyti, unë nuk jam këtu në një pozicion të vështirë, për shkak se unë prezantoj një qeveri,
e cila ka bërë më të mirën, pikërisht, për të mundësuar çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Ndonëse
një kapitull i rëndësishëm i punës për të hapur negociatat ka mbaruar, tani është hapur një gamë e
gjerë sfidash, e cila, natyrisht, kërkon bashkërendim mes institucioneve dhe, natyrisht, punë më
intensive për të shpejtuar procesin e negociatave, i cili, për shkak të metodologjisë re, do të jetë
pak më i ndërlikuar.
Meqenëse pyetja e parë ishte për aktet nënligjore për çështjen e të drejtave të pakicave,
mund të lexoj VKM-të, të cilat janë përgatitur nga qeveria e Shqipërisë, pikërisht në shërbim të
zbatimit të këtij kushti, që realisht është një kusht me rëndësi edhe për rrugën europiane të
Shqipërisë, por dhe për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme sa u përket të drejtave dhe lirive
themelore. Unë besoj se ju i keni përpara VKM-të, por, meqenëse është e rëndësishme, unë po
lexoj 4 VKM-të, të cilat janë qendrore në drejtim të përmbushjes së këtij objektivi. VKM-ja e parë
është e propozuar nga Ministria e Brendshme “Për përcaktimin e përbërjes, funksioneve dhe
procedurave të komisionit për të shqyrtuar kërkesat për njohje të minoriteteve”; VKM-ja e dytë
është “Për përcaktimin e kritereve të dokumentacionit, procedurave përkatëse për mbledhjen e të
dhënave për identifikimin e personave që u përkasin pakicave kombëtare”, bazuar në të drejtën e
-
17
vetidentifikimit dhe, është e rëndësishme të theksohet në regjistrin civil; VKM-ja e tretë është “Për
kriteret për përcaktimin e njësisë së pushtetit lokal, numrin thelbësor dhe përcaktimin e kërkesave
të mjaftueshme për garantimin e pakicave, të drejtën për të studiuar në gjuhen e tyre” dhe VKM-
ja e katërt “ Për përdorimin e gjuhëve të pakicave ndërmjet personave që u përkasin pakicave
kombëtare dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore”. Besoj se kjo e përmbledh përgjigjen për
deputetin në fjalë, i cili ngriti çështjen e pakicave.
Lidhur me çështjen e të drejtave të pronave, duhet theksuar që është një çështje që duhet
trajtuar me kujdes të shtuar, por nuk është një çështje qendrore tani për tani për çeljen e bisedimeve
për anëtarësim. Ky është një problem real, të cilin duhet ta kemi në vëmendje, por nuk kemi nevojë
t’i shtojmë vetes kushte më shumë që ta ngarkojmë axhendën tonë në rrugën e integrimit europian
më tepër sesa objektivisht ka vendosur kushte vetë Këshilli Europian për përmbajtjen e
konferencës së parë ndërqeveritare.
Rudina Hajdari - Po, zoti Gjoni.
Ralf Gjoni - Zonja kryetare, faleminderit!
Zoti Ministër, unë shqip fola, ndoshta nuk më kuptuat, sepse unë nuk e kisha me ju.
Ndoshta nuk e keni kuptuar thelbin e asaj që thashë më parë në komentin tim. Unë shfaqa
solidaritet dhe jo kritikë ndaj jush, si person, por edhe në pozitën e ministrit. Ndërkuptimi reciprok
kulturor ose gjuhësor ka hendeqet e veta dhe unë ndoshta nuk u shpreha mirë, ashtu siç duhet, por
pyetja ime nuk kishte të bënte me VKM-të e qeverisë, por me autoritetet dhe përfaqësuesit e
Brukselit. A mendoni ju, zoti Cakaj, se po i kushtohet vëmendje e mjaftueshme nga Brukseli,
çështjes së pronave? Pyetja ishte shumë specifike
Unë nuk pres që ju, duke mos qenë i lidhur me pronësinë në territorin e Republikës së
Shqipërisë, ta kuptoni nga afër se çfarë problemi madhor është ky në zhvillimin e ardhshëm të
vendit. Unë dua të di nga ju nëse Brukseli ka kërkesa të mjaftueshme dhe është mjaftueshëm
insistues në bisedat tuaja për sa i përket çështjes së pronave. E di që ju mund të thoni: “Shkoni
pyesni Brukselin”, por unë dua ta di nga ju, sepse ju jeni dhe e keni për krenari të jeni përfaqësues
i kësaj qeverie kaq të aftë dhe proeuropiane. Unë si deputet zoti Cakaj, dua të di a kërkon llogari
Brukseli për çështjen e pronave apo do të mjaftohemi me tick the box dhe ca VKM-ra që nuk kanë
asnjë efekt në rikthimin e pronës te pronari legjitim, siç garantohet nga Kushtetuta e Republikës
së Shqipërisë?
Faleminderit!
-
18
Gent Cakaj – Të falënderoj për pyetjen dhe po ashtu të siguroj se gjuha shqipe, ndonëse
mund ta flasim me dialekte të ndryshme, e imja dhe e jotja është e mjaftueshme për ta kuptuar
njëri-tjetrin. Ndërsa dallimet politike janë diçka tjetër. Përveç krenarisë për të qenë pjesë e kësaj
qeverie, unë kam krenari tjetër që jam nga Kosova dhe dashurinë për Shqipërinë nuk e lidh me të
pasurin pronë këtu.
Për sa i përket rregullimit të kësaj çështjeje ka dy elemente të rëndësishme, të cilat i
vlerëson edhe Komisioni Europian,.
Së pari, është ligji nr. 20/2020 që është i rëndësishëm, por ekziston edhe ligji tjetër
111/2018, që ka të bëjë me përfundimin e proceseve kalimtare të pronave në Republikën e
Shqipërisë. Këto ligje janë realizuar në harmoni dhe në zbatim të plotë të rekomandimeve të
Komisionit të Venecies dhe gëzojnë vëmendjen e mjaftueshme nga autoritet e Brukselit. Kjo është
një çështje që kërkon kohë, për shkak se është një proces delikat, por megjithatë nga pikëpamja
teknike këto janë dy kushte. Unë nuk e di se nga buron shqetësimi për të cilin ne realisht kemi
miratuar ligjin 20/2020 së fundi, i cili është bërë në përputhshmëri të plotë me rekomandimet e
Komisionit të Venecies dhe në konsultim të ngushtë me Komisionin Europian. Nga kjo pikëpamje,
unë nuk e shikoj se si ndërlidhet kjo me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare ose me
çështjet që ne po diskutojmë dhe që kërkojnë përgjigje imediate.
Ralf Gjoni – Zonja kryetare, mund të jap vetëm një përgjigje të pyetjes.
Rudina Hajdari – Më vjen keq zoti Gjoni, por duhet kuptuar që nuk është një debat mes
jush.
Ralf Gjoni – Jo, dakord, por meqenëse u pyeta nga ministri se nga buron shqetësimi, të
paktën ta shpjegoj.
Rudina Hajdari – Jo, kjo është një gjë që nuk keni përse të jepni shpjegime. Ju jeni deputet
dhe sillni këtu shqetësimin e qytetarëve shqiptarë, jo shqetësimin tuaj.
Ralf Gjoni – Faleminderit!
Rudina Hajdari – Deputeti Gjoni preku një pjesë shumë të rëndësishme për shtetin
shqiptar, çështjen e pronave, e cila ka vite të tëra që nuk është zgjidhur. Ajo që unë kuptoj, të
paktën nga komunikimet që kemi pasur, ku deputeti Gjoni, zoti Balla dhe shumë deputetë të tjerë
kanë qenë të pranishëm në ato takime, nga 15 kushtet që kanë buruar nga konkluzionet e Këshillit
të Bashkimit Europian janë vendosur 6 si fillim, por pastaj është shtuar i shtati, amendimi i ligjit
-
19
të medieve. Pra këto 6 – 7 prioritete cilësohen si prioritete kyçe dhe parësore që duhet të zbatohen
sa më shpejt, në mënyrë që të bëhet konferenca e parë ndërqeveritare.
Për sa i përket 9 kushteve të tjera, pra në varësi se si do të plotësohet shtesa e fundit që
është bërë për ligjin e medieve, 8 apo 9 të tjerat do të vijojnë pas konferencës ndërqeveritare, sepse
çështja e pronave lidhet ngushtësisht me reformën në drejtësi. Përderisa ne nuk kemi ende Gjykatë
Kushtetuese dhe kemi vakanca në gjykatat tona, është e qartë që do të kemi probleme të tjera për
sa i përket kësaj çështjeje, që nuk është e plotësuar.
Pa dyshim që ky proces nuk mbaron me konferencën ndërqeveritare, por ideja është se si
do të shkojmë te kjo konferencë. Kjo është dhe një nga shqetësimet e mia kryesore, që në fillim
kur i trajtova pyetjet e mia.
Unë dhe çdo deputet tjetër, mendojmë se e dimë etikën tonë dhe këtu përfaqësojmë
institucionin e Kuvendit të Shqipërisë, kurse zoti Cakaj përfaqëson pushtetin tjetër, atë ekzekutiv.
Duke marrë parasysh rolet që kemi në këtë proces për hapjen e negociatave më duhet të
pozicionohem si e tillë, pa marrë parasysh individin apo këdo qoftë.
Për mua, si kryetare e Komisionit të Integrimit, në këtë proces i rëndësishëm është
planveprimi që do të pasojë me një rezolutë që do të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë. Po ashtu
kam edhe përgjegjësinë që të gjithë anëtarët e Komisionit të Integrimit të kalojnë një rezolutë, e
cila është në përputhje të plotë me të gjitha kriteret dhe kërkesat që kemi për të bashkëvepruar me
të gjitha institucionet e tjera, në mënyrë që t’i qëndrojmë besnik të gjithë procesit dhe përmbushjes
së kritereve kyçe që kemi. Nëse ne nuk i arrijmë dot këto, atëherë të gjitha gjërat që po ndodhin,
po ndodhin me një nxitim të madh dhe pa marrë parasysh bashkëveprimin me institucionet e tjera.
Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë po e dëmtojmë në mënyrë të pavetëdijshme procesin e integrimit.
Deputetët Gjoni dhe Balla e përmendën institucionin e Presidentit, por ajo që është e
rëndësishme për mua duke mos veçuar institucionet e tjera, është që këto institucione duhet të
mbahen në koherencë, në mënyrë që jo vetëm të komunikojmë me ta në lidhje me prioritetet, por
edhe të përfshijmë ato rekomandime që janë me vend për t’u përfshirë. Ndoshta jo të gjitha
rekomandimet dhe opinionet e çdo institucioni mund të zbatohen në mënyrë rigoroze, por e mira
është që të përfshijmë disa nga opinionet e tyre në këtë planveprim.
Ftoj zotin Cakaj që t’i lexojë të gjitha rekomandimet, sugjerimet dhe opinionet e këtyre
organeve, si të institucionit të Presidentit, të SPAK-ut, të KLP-së, por edhe opinionet që kanë
ardhur nga shoqëria civile, nga Komisioni i Helsinkin e të tjera, sepse mendoj se opinionet e tyre
-
20
duhen përfshirë, në një mënyrë apo në një tjetër. Pa dyshim që ka edhe kritika të tjera në këto
opinione, të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e procesit, por shpresojmë që ne vërtet të jemi më
bashkëpunues, duke pasur një plan veprimi dhe një kalendar më të mirë, sepse deri tani nuk kemi
pasur një plan dhe një kalendar të qartë për hapat që kemi ndërmarrë. Kujtoj që ka rreth 3 – 4
muaj, duke marrë parasysh edhe sfidën me pandeminë, por edhe sfidat politike në vend, që ky
proces është vështirësuar dhe po vonohet.
Ne si Kuvend kemi rolin tonë dhe pa dyshim duhet të mbledhim forcat për ta vendosur këtë
proces si prioritar. Ky komision ka përgjegjësinë më të lartë për të bërë monitorimin e procesit të
përmbushjes së 15 kushteve, që ka vendosur Këshilli i Bashkimit Europian, por duke u dhënë
prioritet 6 apo 7 kushteve që sapo përmendëm.
A ka pyetje të tjera nga deputetët për zotin Cakaj?
Do t’ia jap fjalën zonjës nënkryetare dhe pastaj zotit Sterjovski.
Senida Mesi – Përshëndetje të gjithëve!
Si takim i parë mes nesh, doja t’ju uroja të gjithëve një sesion të mbarë!
Në këtë komision, por edhe në komisionet e tjera kemi caktuar detyra shumë të qarta, me
qëllim që deri në dhjetor të këtij viti të përfundojmë një sërë reformash, një sërë projektligjesh, pa
lënë pas dore as pjesën e reformës zgjedhore dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por edhe një nga
prioritetet e Shqipërisë dhe të vetmin prioritet në politikën e jashtme, integrimin e Shqipërisë në
BE.
Ne kemi një plan veprimi dhe besoj se në email i keni të gjithë komentet dhe rekomandimet
e institucioneve të tjera të pavarura. Ne si parlament na takon të bëjmë detajimin e këtij plani
veprimi, i cili përmbush të gjitha kriteret e domosdoshme jo vetëm për integrimin e Shqipërisë,
hapjen e Konferencës së Palëve Ndërqeveritare, por edhe për ecurinë e Shqipërisë në të gjitha
reformat që ka ndërmarrë. Ne duhet ta kemi të qartë, por edhe në dedline duhet të merren parasysh
të gjitha komentet, të bëjmë seanca dëgjimore jo vetëm me ekzekutivin, por edhe me institucione
të tjera të pavarura në lidhje me meraket që ka institucioni i Presidencës, ku gjithsecili prej nesh të
kryejë rolin që i takon.
Ne si legjislativ kemi si rol kryesor monitorimin e ecurisë dhe kërkesën e llogarisë ndaj
ekzekutivit dhe ndaj institucioneve të tjera të pavarura. Si rezultat jemi rakorduar dhe me kryetaren
që në planin e punës së këtij komisioni ne të kemi të qartë jo vetëm planin e veprimit të qeverisë,
por edhe kalendarin e komisionit tonë, që të bëjmë përpjekjet tona maksimale dhe të
-
21
ndërgjegjësojmë ose të vëmë para përgjegjësisë të gjitha institucionet, të cilat duhet të kryejnë
detyrat e tyre brenda afateve të përcaktuara, me qëllim që Shqipëria të ecë me të njëjtin hap me
Maqedoninë e Veriut në lidhje me procesin e integrimit, por edhe për të mirën e shqiptarëve që të
jemi aty ku duhet me ligjet e miratuara.
Në sesionin e ardhshëm parlamentar kemi një vit zgjedhor, ku fokusi, sigurisht, do të
ndahet mes fushatës zgjedhore dhe detyrës sonë legjislative, prandaj thirrja ime për kolegët
deputetët, për të gjitha institucionet e pavarura dhe për qeverinë është që detyrat e
mirëpërcaktuara, në kuadër të prioriteteve të këtij plani veprimi, tashmë të aprovuar, t’i mbyllim
brenda këtij sesioni. Ne si komision të bëjmë çfarë kemi në dorë dhe çfarë na jep ligji, me qëllim
që ta kemi të detajuar planin e punës, kërkesën e llogarisë, monitorimin dhe zbatimin e ligjit.
Dëgjova me vëmendje zotin ministër dhe zotin Balla, të cilët u ndalën në detaje dhe nuk
dua të bie përsëritje. Por thirrja ime për të gjithë ne dhe për institucionet që na dëgjojnë dhe kanë
për detyrë të respektojnë planin e veprimit është që kjo detyrë duhet të jetë kryesore dhe primare
për ta. Ne do të jemi aty jo thjesht për t’jua kujtuar, por për t’u kërkuar llogari që të gjitha ato
dedline të dakordësuara të zbatohen.
Faleminderit!
Rudina Hajdari – Faleminderit, zonja nënkryetare, pr komentet tuaja!
Zoti Cakaj, kam një pyetje për ju, para se t’ia jap fjalën deputetit Sterjovski.
A mendoni se qeveria shqiptare do të ketë mundësi ta zhvillojë konferencën ndërqeveritare
në dhjetor, apo mendoni se kjo konferencë mund të shtyhet? Pra, cilat janë gjasat që ne ta
realizojmë këtë konferencë të parë ndërqeveritare?
Gent Cakaj - Faleminderit!
Natyrisht, skenari ideal është për në dhjetor, por unë nuk dua të jap premtime pa mbulesë,
meqenëse nuk ekziston një datë fikse për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Jo
gjithçka varet nga performanca e qeverisë, por edhe nga institucionet e pavarura dhe kushtet që
lidhen me Gjykatën Kushtetuese dhe me Gjykatën e Lartë. Këto nuk janë përgjegjësi e ekzekutivit,
ndaj ne jemi të angazhuar realisht dhe kemi filluar një fushatë diplomatike, në të cilën është e
përfshirë edhe kryenegociatori, për të sensibilizuar të gjitha vendet anëtare për rëndësinë e mbajtjes
sa më herët të konferencës së parë ndërqeveritare, por duhet pasur parasysh që konferenca e parë
ndërqeveritare kushtëzohet nga plotësimi i disa masave. Në këtë kuptim do të ishte më korrekte
-
22
nga ana ime të mos jap një datë, por vetëm të konfirmoj punën e pakursyer për të mbajtur
konferencën e parë sa më herët.
Rudina Hajdari - Zoti Sterjovski.
Vasil Sterjovski – Në fakt, nuk mora përgjigje për nënshkrimin e kartës europiane për
gjuhët rajonale ose minoritare, nuk është një nga 15 kushtet, por ka të bëjë me avancimin e vendit
tonë për anëtarësimin në BE. A ka planifikuar ministria që në të ardhmen të merren masa për
nënshkrimin e kësaj karte, që është në dobi të minoriteteve? E bëj këtë pyetje, sepse me miratimin
e kësaj karte u njihen shumë të drejta, sidomos me përdorimin e gjuhës së minoriteteve.
Kam një koment të shkurtër për aktet nënligjore. Zoti ministër përmendi disa nga aktet
nënligjore, që janë përgatitur nga ana e qeverisë, por është thelbësore që këto akte nënligjore të
zbatohen në praktikë. Unë solla shembullin e Komunitetit të Pakicave Kombëtare, që luan një rol
kyç në ligjin e pakicave kombëtare, por që, edhe pse aktet ligjore janë miratuar, nuk po krijohet.
Ne kemi pasur anëtar në komunitetin maqedonas, që quhej Komuniteti i Minoriteteve, por tani që
do të riorganizohet do të quhet Komuniteti i Pakicave Kombëtare, i cili që në vitin 2018 është
larguar nga ai komunitet dhe ne sot nuk kemi përfaqësuesit tanë që të adresojnë problemet e
komunitetit maqedonas. Po kështu është edhe për komunitet e tjera, që nuk janë përfaqësuar në atë
komunitet. Prandaj është shumë e rëndësishme që jo vetëm të nxirren aktet nënligjore, por edhe të
zbatohen ato. Të mos lihet një hapësirë kaq e madhe, sepse ka tre vjet që ka dalë ligji dhe nuk gjen
zbatim. Nuk është vetëm detyrim i vendit tonë në rrugën për në BE-së, por është edhe një kërkesë
e minoriteteve që t’i gëzojnë të drejtat e tyre. Pra, nuk është thjesht një detyrim që duhet ta
përmbushim ndaj BE-së, por duhet të përmbushim një kërkesë të shtetasve shqiptarë që janë
minoritarë, që janë qytetarë luajalë të këtij vendi.
Faleminderit!
Gent Cakaj – Edhe një herë theksoj se qeveria e Shqipërisë është maksimalisht e
përkushtuar për të zbatuar të gjitha dokumentet, që janë të rëndësishme në shërbim të mbrojtjes së
të drejtave të pakicave. Çështja e përdorimit të gjuhëve është çështje që rregullohet me VKM-të
që unë përmenda dhe do të finalizohen nga periudha shtator- dhjetor, sipas planit të dorëzuar në
komision dhe sipas planit të veprimit të plotësimit të të gjitha kushteve të këshillit. Në këtë kuptim
kjo është çështje që rregullohet në kuadër të planit të masave që kemi paraqitur në komision dhe
jo përmes konventave shtesë. Natyrisht, ne mbesim të hapur për të adaptuar të gjitha praktikat e
mira jo thjesht sepse janë një kërkesë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por, sepse janë realisht
-
23
në shërbim të rritjes së cilësisë së demokracisë në përgjithësi dhe të drejtave të minoriteteve në
veçanti.
Faleminderit!
Rudina Hajdari - A ka pyetje të tjera? Nuk ka.
Zoti Cakaj, nuk dua të bëhem e mërzitshme, ju keni detyrën tuaj, por më duhet të theksoj
disa gjëra në këtë mbledhje, sepse jam para një kushti shumë të vështirë, si kryetare e Komisionit
të Integrimit, pa dyshim që pas kësaj seance dëgjimore do t’i kërkohet këtij komisioni të miratojë
një rezolutë. Duke e parë veten në këto kushte, ajo që më shqetëson mua, si kryetare e komisionit,
është që ky plan veprimi të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe sa më bashkëpunues më institucionet e
tjera.
Ajo që unë pyeta që nga fillimi ishte reflektimi i opinioneve të institucioneve të ndryshme,
që kanë bërë për dokumentin që u paraqit nga ju në mbledhjen e 9 qershorit në Këshillin Kombëtar
të Integrimit Europian.
Në përgjigje të pyetjes sime për gjasat që kemi ne si shtet shqiptar për të realizuar këtë
konferencë ndërqeveritare në dhjetor, ju thatë që do të jetë e vështirë nëse nuk arrijmë të plotësojmë
ato prioritete që përmendem, pra 7 prioritet kyçe, dhe që ato të plotësohen nuk është thjesht në
dorën e qeverisë, thatë ju, por është në dorën e institucioneve të tjera.
Nëse qeveria nuk arrin të bashkëpunojë apo të përfshijë rekomandimet, sugjerimet,
opinionet, të konsultohet me institucionet e tjera, që prekin zbatueshmërinë e këtyre pikave
kryesore, atëherë si mendoni se do të jeni në gjendje ta realizoni këtë konferencë ndërqeveritare?
Si mundet ky komision të miratojë një planveprim, i cili nuk është i bazuar në këto parime, sepse
duhet të kuptojmë që, nëse ne e bëjmë këtë gjë, atëherë e bëjmë të vështirë rrugën tonë për të
treguar seriozitet për këtë proces. Pa dyshim, duhet të kemi një planveprim, i cili duhet t’i përfshijë
të gjitha institucionet përkatëse për zbatimin e këtyre prioriteteve.
Me planveprimin që prezantuat bashkërisht me zotin Balla, a mendoni se janë përfshirë
rekomandimet, sugjerimet, opinionet e këtyre institucioneve të tjera? A adresohen, pra a ka pësuar
ndonjë amendim planveprimi i pretenduar nga ju në datën 9 qershor të vitit 2020 apo vazhdoni me
të njëjtin dokument? Është e qartë se kjo mënyrë është e vështirë, sepse jep thjesht një planveprim
të qeverisë, pa marrë parasysh institucionet e tjera.
-
24
Gent Cakaj – E theksoj edhe një herë, ky nuk është një dokument i përgatitur në mënyrë
arbitrare. Realisht, secila datë, secila masë, që është paraqitur në dokument, është konsultuar e
zbërthyer me të gjitha institucionet, që janë përgjegjëse për...
Rudina Hajdari – Me cilat institucione?
Gent Cakaj – I keni në rubrikën nr.4 të planit të veprimit, në materialin që keni përpara.
Rudina Hajdari – A mund të na e përmblidhni pak rubrikën që sapo cituat, ju lutem?
Gent Cakaj – Ne jemi seriozë. Unë këtu nuk kam ardhur për provim dhe po ballafaqohem
me komente të panevojshme. Të gjitha institucionet, parlamenti, Gjykata Kushtetuese, shoqëria
civile janë konsultuar për përgatitjen e këtij dokumenti, edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Të gjitha
datat, të gjitha afatet, që janë përcaktuar këtu, nuk janë përcaktuar nga qeveria, por në bashkëpunim
me të gjitha institucionet që janë përmendur, që janë përgjegjëse për zbatimin e këtij plani. Tani,
nëse doni që unë ta lexoj planin dhe të mbaj një orë të gjatë leximi, mund ta bëj, por besoj se kjo
nuk kontribuon në mirinformimin dhe në dinjitetit të këtij takimi. Të gjitha institucionet, edhe
shoqëria civile, edhe institucionet e përmendura në këtë dokument, janë konsultuar deri sa është
përgatitur plani i veprimit. Për më shumë, shoqëria civile, përveç përgatitjes së këtij plani veprimi,
ka edhe rolin e saj konsultativ në çështjen e kapitujve dhe grupeve ndërinstitucionale të punës, siç
është përcaktuar në platformën e partneritetit.
Rudina Hajdari – Pa dyshim që ne të gjithë jemi seriozë në këtë mbledhje, duke marrë
parasysh rëndësinë që ka. Unë ju pyeta, sepse mendoj se është detyra juaj që në Komisionin e
Integrimit të na jepni llogari për atë çka keni përgatitur për këtë plan veprimi. Ju pyeta në mënyrë
që, jo vetëm për mua, si kryetare e Komsionit të Integrimit, dhe për deputetët e tjerë, të jemi
transparentë edhe me publikun, sepse është duke na ndjekur. Nëse unë, si kryetare e këtij
komisioni, ju pyes se me cilat institucione jeni konsultuar, këtë nuk e bëj këtë thjesht për ata që e
kanë këtë dokument mbi tavolinat e tyre, por edhe për publikun e gjerë, që do të dijë më shumë
për këtë planveprim dhe që të jemi sa më transparentë.
E shtroj përsëri këtë problem, sepse në adresën time të e-mail-it kanë ardhur disa opinione
dhe sugjerime konkrete nga organe dhe institucione të ndryshme, përfshirë edhe shoqërinë civile,
të cilat kanë shprehur shqetësimet e tyre për këtë planveprim dhe kanë bërë komentet e tyre.
Prandaj, për mua, është e rëndësishme dhe e udhës që këto institucione, me të cilat ju thoni që
është diskutuar, biseduar e konsultuar, t’i përmendni me emra, sepse, e theksoj, kjo nuk është e
-
25
rëndësishme vetëm për ne, si deputetë, por edhe për publikun. Prandaj mendoj se të gjithë ne jemi
shumë seriozë në këtë mbledhje.
Ju përmendët se jeni konsultuar me shoqërinë civile. Jeni konsultuar para se ta keni
formësuar gjithë këtë proces apo pas përfundimit të planveprimit?
Gent Cakaj – Edhe para qershorit, edhe pas qershorit, edhe shumë para qershorit për
çështje të tjera, që janë ndërlidhur pikërisht me përcaktimin e rolit të tyre në procesin negociues.
Kjo ka qenë një punë publike, për të cilën unë nuk besoj se jam i detyruar t’jua përmend datat
saktësisht, sepse nuk i kam me vete, por janë raporte publike të paraqitura nga Ministria për
Europën dhe Punët e Jashtme. Thirrjet kanë qenë publike dhe gjithë komunikimi që kemi bërë me
ta jemi kujdesur që të ketë fiziblitetin e mjaftueshëm.
Rudina Hajdari – A mund të na përmendni disa nga emrat e shoqërisë civile me të cilat
keni bashkëpunuar në këtë proces?
Gent Cakaj – Nuk mendoj se është korrekte nga ana ime të përmend një organizatë dhe të
mos përmend një tjetër. Të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës i dinë, nuk po flas për takime të
fshehura.
Rudina Hajdari – Nënkryetarja Mesi ka një koment.
Senida Mesi - Faleminderit, zonja kryetare!
Në fakt, do të doja që ky komision të ishte konstruktiv, pra që ne të orientoheshim drejt
pikave ku mund të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe mund të avancojmë me procedurën.
Me sa jam në dijeni dhe në bazë të informacionit të marrë, në fund të këtij muaji kemi
takimin e radhës të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku mediet dhe shoqëria civile do të
jenë prezente.
Nga ana tjetër, nuk na pengon askush që ta bëjmë dëgjesën me shoqërinë civile dhe me
institucionet e tjera të pavarura, pasi jam dakord që jo të gjitha pikat e planit të veprimit janë në
kompetencë të ekzekutivit dhe të qeverisë për zbatim, sepse pjesa më e rëndësishme e këtyre 6
prioriteteve, për të qenë pjesë e hapjes mirëfilltas të negociatave nëpërmjet Konferencës së parë
Ndërqeveritare, janë pikërisht sistemet, organet dhe institucionet e drejtësisë.
Neve na takon, duke qenë në një linjë me atë që kërkoi edhe Kryetari i Kuvendit, që
institucione të tilla të pavarura të avancojnë me agjendën dhe detyrat që kanë marrë përsipër.
Ne, si Kuvend, kemi pasur për detyrë të kalojmë ligjet, dhe i kemi kaluar. Ne, si Kuvend,
kemi pasur për detyrë t’u miratojmë buxhetin, dhe ua kemi aprovuar. Ne, si Kuvend, kryesisht
-
26
ekzekutivi, kemi pasur për detyrë të sigurojmë infrastrukturën, godinat dhe mjetet e tjera në
dispozicion, dhe këto janë siguruar. Tashmë është në detyrën, në rolin dhe në përgjegjësinë e këtyre
institucioneve të pavarura të avancojnë me agjendat e tyre. Ne, si Kuvend, duhet të ushtrojmë
aktivitetin dhe funksionin tonë monitorues, për sa kohë që këto janë organe dhe institucione që
raportojnë vetëm para Kuvendit. Ndërkohë, zotit Cakaj, për çfarë është ndërmarrë, për çfarë është
prioritet i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, duhet t’i kërkojmë atë pjesë të kompetencës
për të cilën ai vetë dhe stafi i tij në ministri janë përgjegjës. Me dakordësi, zonja kryetare, dhe me
propozimin e deputetëve të tjerë anëtarë të këtij komisioni, këto dy takime me shoqërinë civile dhe
me institucionet e pavarura, si dhe platforma e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, mund
të shfrytëzohen me qëllim që të jemi sa më të qartë në lidhje me aprovimin dhe agjendën.
Zoti Cakaj, kam një pyetje për ju. Nuk e di nëse mbas komenteve, sugjerimeve e
rekomandimeve edhe nga Komisioni i Integrimit Europian, kemi ende hapësirë për të rregulluar,
për të sistemuar apo për të marrë përsipër për të modifikuar planin që ju na keni depozituar?
Megjithatë, unë jam dakord me çfarë shprehu zoti Cakaj, që ky ka qenë një proces i gjatë
konsultimi. Informacioni ka qenë i hapur dhe transparent. Ne mund ta publikojmë raportin edhe
në hapësirën e web-it, në faqen e Kuvendit, për transparencë, pra nuk na pengon asnjeri ta
publikojmë këtë plan, por besoj se është kryer i gjithë procesi i pyetjeve dhe i rekomandimeve dhe
nuk e di (kjo është për zotin Cakaj) nëse rekomandimet për të cilat zonja Hajdari tha se kanë ardhur
nëpërmjet adresës së saj të e-mail-it, si kryetare e Komsionit të Integrimit Europian, mund të
merren ende parasysh.
Ju faleminderit!
Rudina Hajdari – Faleminderit, nënkryetare!
Dua të theksoj që në këtë mbledhje ishte kërkuar edhe prania e kryenegociatori, zotit Maze,
i cili duhet të ishte në këtë mbledhje. Ne i kemi bërë një ftesë në momentin e fundit dhe ndoshta
kjo ka qenë një ndër arsyet pse ai nuk ka mundur të vijë në këtë mbledhje, por do të kërkoj një
mbledhje të radhës me zotin Mazi, që të na informojë më tej për planveprimin.
Për sa i përket pyetjes që i bëra ministrit në detyrë për konsultimet që ka pasur në përpilimin
e planveprimit, një rekomandim apo një mënyrë zgjedhjeje që mund t’i japim këtij problemi, është
duke dërguar të gjitha dokumentet, dosjet apo procesverbalet që keni ruajtur në zyrën tuaj për sa u
përket bisedimeve që keni pasur me shoqërinë civile apo me organe të tjera, pra takime që keni
zhvilluar për përpilimin e këtij planveprimi.
-
27
Dëshiroj t’i sugjeroj komisionit, siç e tha edhe nënkryetarja në fjalën e saj, që në një nga
takimet ose seancat dëgjimore, të kemi të pranishëm edhe shoqërinë civile, që të na shpjegojë
përfshirjen e rolit të saj në zbatimin e prioriteteve që duhet të përmbushë Shqipëria. Nëse ju jeni
dakord me diçka të tillë, do ta diskutojmë me nënkryetaren dhe sekretariatin për të marrë një
vendim.
Nëse nuk ka pyetje apo komente të tjera, dua ta falënderoj Ministrin në detyrë për Europën
dhe Punët e Jashtme në emër të të gjithë deputetëve për praninë e tij në këtë seancë dëgjimore!
Siç e përmendëm gjatë mbledhjes, do të kemi kërkesa të shpeshta për praninë tuaj në javët
në vijim, për të na treguar më tej nëse Shqipëria do të jetë në gjendje të realizojë konferencën e
parë ndërqeveritare. Është vërtetë e rëndësishme që në dhjetor të këtij viti të jemi të zhvillojmë
konferencën ndërqeveritare. Nëse konferenca ndërqeveritare ndodh në shtetin e Maqedonisë së
Veriut dhe jo në Shqipëri, do të ishte një disfatë për qytetarët shqiptarë, ndaj duhet që të gjithë të
mbledhim forcat dhe të realizojmë këtë objektiv të madh kombëtar.
Zoti Ministër, ju falënderoj për praninë tuaj!
Duke ju uruar punë të mbarë, jeni i lirë të largoheni nga kjo mbledhje.
Sekretar Përgjegjëse e Sektorit të Redaktorëve
Fatmir Velaj Euzheni Pengili
Sekretare e komisionit
Vijola Sinaj
-
28
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
Komisioni për Integrimin Europian
PROCESVERBAL
Tiranë, më 15.09.2020, ora 12:30
Drejton mbledhjen:
Rudina Hajdari – kryetare e Komisionit
Rend i ditës:
Miratimi i projektrezolutës “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së
Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive
të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.
Marrin pjesë:
Rudina Hajdari, Senida Mesi, Musa Ulqini, Arben Kamami, Taulant Balla, Klodiana
Spahiu, Mirela Kumbaro, Nikolin Staka, Ralf Gjoni, Fatmir Velaj, Ilir Pendavinji, Sadri Abazi,
Kostaq Papa, Vasil Sterjovski, Arlind Çaçani, Edlira Hyseni, Ardiana Jaku (deputete
zëvendësuese).
-
29
Rudina Hajdari - Me pjesën tjetër të deputetëve do të diskutojmë rezolutën “Për hapjen e
negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e
planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”
Ky është titulli i gjatë i rezolutës. Është një draft i bërë dhe i parë nga deputetët, por që ka nevojë
të punohet ende. Unë sugjeroj dy mundësi:
E para, në këtë komision të bihet dakord në parim dhe të negociohet midis meje,
nënkryetares dhe sekretarit të Komisionit të Integrimit për formulimin e këtij drafti në gjendjen e
tanishme.
E dyta, të cilën unë e preferoj, të gjithë deputetët të japin komentet e tyre për rezolutën që
është bërë. Unë kam komentet e mia, sepse ka disa gjëra që unë kam dëshirë t’i theksoj për këtë
rezolutë. Më pas të marrim komente të tjera nga deputetët dhe të thërrasim një mbledhje tjetër të
shpejtë për ta miratuar këtë projektrezolutë.
Pra, kemi dy mundësi: ta miratojmë në parim dhe të punohet midis kryesisë së komisionit,
ose të dërgohet draftprojektrezoluta, drafti që kemi deri tani, dhe deputetët të bëjnë komentet e tyre
për këtë draft. Pas hartimit final të rezolutës, të bëjmë një mbledhje për miratimin e saj.
Zonja nënkryetare, keni ndonjë mendim për këtë?
Senida Mesi – Atëherë, të gjithë kolegët deputetë, anëtarë të këtij komisioni, janë të lutur
të bëjnë komente dhe rekomandime. Besoj se tashmë secili e ka në adresën e tij në postën
elektronike draftin e rezolutës, por nuk e di nëse kanë apo jo komente.
Rudina Hajdari – E kemi të vështirë t’ju dëgjojmë.
Senida Mesi – Ideja ime është që secili nga deputetët e këtij komisioni është i lirë të
komentojë, të bëjë amendimet dhe të japë sugjerimet përkatëse drejtuar sekretariatit. Besoj se e
kanë pasur të mjaftueshme ...
Rudina Hajdari – Ka një shkëputje.
Senida Mesi – Më fal, zonja kryetare, pasi pata një shkëputje.
Dëgjohem, besoj.
Rudina Hajdari – Dëgjoheni, por jo shumë.
Senida Mesi – Rekomandimi ynë është që të gjithë anëtarët e këtij komisioni të kenë
komente, t’i dorëzojnë pranë sekretariatit dhe më pas të ulemi së bashku me kryesinë dhe
sekretariatin, të draftojmë rezolutën finale dhe ta kalojmë për miratim në seancën e ardhshme të
Komisionit të Integrimit Europian.
-
30
Unë e kam lexuar. Nuk kam ndonjë koment të mirëfilltë. Do të shtoja dy amendime, por
gjithsesi, nëse anëtarët dhe kolegët deputetë kanë rekomandime dhe kanë komente për të bërë
mund t’i drejtohen sekretariatit dhe të ....
Rudina Hajdari – Zonja Mesi, nuk dëgjoheni dhe ju ka ikur edhe figura. Besoj se e
kuptova thelbin e asaj që thatë.
Me sa kuptova, zonja Mesi tha se deputetët duhet të bëjnë komentet e tyre për draftin që
është dërguar në email-in tuaj dhe më pas ne, si kryesi e komisionit, të finalizojmë draftin final.
Nëse për këtë do të biem të gjithë dakord, dua t’i pyes deputetët për një afat të shpejtë për ...
Po, zoti Çaçani.
Arlind Çaçani – Unë jam dakord me variantin e dytë që thatë ju dhe zonja Mesi.
Rudina Hajdari – Dakord.
A ka dëshirë dikush tjetër të komentojë? Nuk ka.
Atëherë, stafi të shënojë procedurën që do të ndjekim për këtë rezolutë dhe të informojë
deputetët e tjerë, anëtarë të këtij komisioni, sepse ndoshta disa prej tyre, që nuk janë këtu, do të
bëjnë komente të tjera, ose ndoshta nuk do të jenë dakord me mënyrën se si do ta zgjidhim këtë
çështje. Mendoj se shumica e anëtarëve të komisionit kanë rënë dakord me këtë procedurë.
Besoj se duhet të kemi një afat dhe do të përcaktojmë ditën e premte. Më pas do të vijojmë
me miratimin e kësaj projektrezolute në seancën e ardhshme, pas miratimit në komision.
Jeni dakord?
Presim komentet tuaja për projektrezolutën.
Gjithashtu, edhe unë do t’ju dërgoj komentet mia.
Ju falënderoj për këtë seancë dëgjimore!
Siç e thashë, ministri është ende këtu dhe e falënderojmë zotin Cakaj për praninë e tij!
Po ashtu, i falënderojmë të gjithë deputetët që ishin prezentë, për kohën e tyre!
Do të doja që herën tjetër të marrin pjesë edhe deputetët e tjerë, që të kemi një pjesëmarrje
më të gjerë.
E di që disa kanë qenë të angazhuar, por në seanca të tilla, për çështjet që kanë një peshë
të veçantë dhe me një rëndësi kaq të lartë për interesin e vendit, duhet të jemi të pranishëm
Arlind Çaçani – A mund të bëj një propozim?
Rudina Hajdari – Po.
-
31
Arlind Çaçani – Unë propozoj që javën e ardhshme të jemi në një nga sallat e Kuvendit,
siç është lënë, meqenëse do të jetë një mbledhje e rëndësishme.
Rudina Hajdari – Po, do ta vendosim me kryesinë e komisionit, me zonjën Mesi dhe me
zotin Velaj dhe do ta diskutojmë më tej se si do të procedojmë për seancat dëgjimore që do të
kemi. Më pas, do të marrim vendim.
Ju falënderoj për praninë dhe ju uroj një ditë të mbarë!
Mirupafshim!
MBYLLET MBLEDHJA