Botim i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP). Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk guxon të riprodhohet, të ruhet në ndonjë sistem të të dhënave apo të transmetohet, në asnjë formë apo mënyrë, pa pëlqim paraprak nga botuesi. Botimi mund të shpërndahet në formë elektronike, por vetëm në tërësi dhe vetëm për qëllime jokomerciale.
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Autor: Redaktor:
Burim Ejupi, Dardan Abazi dhe Gent Ahmetaj
Krenar Gashi
Përmbajtja
Hyrje .................................................................................................................................................................... 3
Tregu i qumështit dhe prodhimeve të tij ........................................................................................................ 4
Kërkesa ............................................................................................................................................................ 5
Baza Ligjore .................................................................................................................................................... 5
Numri i bizneseve prodhuese ...................................................................................................................... 7
Bilanci tregtar në qumësht ................................................................................................................................ 8
Sa importon dhe prej nga Kosova ............................................................................................................... 8
Distribuimi i qumështit ............................................................................................................................... 10
Kërkesat e qumështarëve ................................................................................................................................ 10
Kërkesat kryesore të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit: ............................................................... 10
Subvencioncionimi i qumështit dhe politika e ndjekur .............................................................................. 13
Përfundim ......................................................................................................................................................... 16
Rekomandimet përshtatshme për Kosovën ................................................................................................. 17
Reforma e tokës dhe zhvillimi rural .......................................................................................................... 18
Politikat e transportit ................................................................................................................................... 18
Politikat e subvencionimit .......................................................................................................................... 19
Incentiva fiskale ........................................................................................................................................... 19
Politikat e importit ....................................................................................................................................... 20
Politikat në edukim ...................................................................................................................................... 20
Figura 1. Madhësia mesatare e fermave bujqësore në rajon dhe Kosovë. ................................................. 3
Figura 2. Kërkesa për qumësht sipas sezonave. ............................................................................................ 5
Figura 3. Kategorizimi i vëllimit të prodhimit të bizneseve prodhuese të regjistruara në AVUK ......... 7
Figura 4. Numri i lopëve qumështore.. ........................................................................................................... 8
Figura 5. çka importohet më së shumti. ......................................................................................................... 9
Figura 6. Vendet prej nga importon Kosova më së shumti. ........................................................................ 9
Figura 7. Distribuimi i qumështit dhe produkteve të qumështit në vendet e rajonit ............................. 10
Figura 8. Mbështetja e BE-së ndaj bujqësisë ndër vite. .............................................................................. 14
Figura 9. Niveli i pagesave direkte për sektorë të ndryshëm. .................................................................... 14
Figura 10. Pagesat direkte në lopë qumështore dhe vreshta. ..................................................................... 16
Tabela 1. Ligjet ................................................................................................................................................... 6
Tabela 2. Rregulloret ......................................................................................................................................... 7
Hyrje Bujqësia konsiderohet si promotor zhvillimi dhe si një nga sektorët me potencialin më të madh për
Kosovën. Kjo jo vetëm për shkak të llojeve të mira të tokës bujqësore, por edhe për shkak të potencialit
human që ka Kosova. Për më tepër, sektori i bujqësisë është një sektor në të cilin kapitali fillestar i
nevojshëm është relativisht i ultë për të zhvilluar veprimtari ekonomike. Të gjithë këta elementë, kanë
bërë që bujqësia të cilësohet si një nga fushat në të cilat Kosova ka më së shumti shanse të gjeneroj
zhvillim dhe vende të reja të punës.
Toka e Kosovës është tokë mjaftë e përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë. Llojet kryesore të tokave
në Kosovë janë: humosore, aluviale dhe deluviale, toka shkëmbore etj.1 Pra një nga faktorët kryesor të
prodhimit është prezent. Kapitali i nevojshëm për të punuar këto toka nuk është i madh dhe kjo ka
ndikuar që këto sektore të bujqësisë gradualisht të ketë një rritje në zhvillimin e tij.
Kosova gëzon edhe potencialin human për zhvillimin e bujqësisë. 70% e popullsisë është nën moshën
30 vjeçare dhe 60% nën moshën 25 vjeçare.2 Një mjedis i tillë ku kapitali njerëzor është lehtësisht i
disponueshëm dhe toka po ashtu, Kosova duhej të kishte një bilanc tregtar pozitiv sa i takon këtij
sektori.
Në mënyrë që
prodhimtaria
bujqësore të jetë e
lartë, përfshirë
qumështin dhe
produktet e tij,
madhësia e tokave
është një indikator i
rëndësishëm. Sa më
të mëdha parcelat
bujqësore, aq më e
madhe prodhimtaria
dhe ky relacion është
kryesisht për shkak
se një kapital
investues i koncentruar sjellë më shumë produktivitet në ferma.3 Shumica e fermave të Kosovës janë
të natyrave tradicionale familjare. Rrjedhimisht edhe madhësia e tyre është e ultë. Në rajon, vetëm
Shqipëria ka madhësi më të vogël mesatare të ngastrave agrare me 1,27 ha për tokë. Në bazë të
regjistrimit të fundit të bujqësisë, Kosova ka mesatarisht ferma të madhësisë prej 1,99 ha. Madhësia
1 Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, (2015), Toka, e qasshme në http://www.ammk-rks.net/?page=1,24 (qasur në korrik, 2015). 2 Agjencia e Statistikave të Kosovës, (2012), Rezultatet e Regjistrimit të Popullesise, Prishitnë: ASK 3 Eastwood, Robert, Lipton, Michael, Newell Andrew, (2006), Punim për Volumin e tretë të Manualit të Ekonomisë Agrare, Sussex: Universiteti i Sussexit.
2.5
2.5
5
1.2
7
14.4
1.9
9
M A Q E D O N I A S E R B I A M A L I I Z I S H Q I P Ë R I A B E K O S O V A
Madhësia Mesatare e Fermave (Ha)
Figura 1. Madhësia mesatare e fermave bujqësore në rajon dhe Kosovë.
mesatare e ngastrës në nivel të Bashkimit Evropian është 14.4 ha. Diferenca e tillë është
jashtëzakonisht e madhe dhe normalisht që ndikon edhe në prodhimtarinë e përgjithshme në vend.
Me gjithë vështirësitë e shënuara, prodhimtaria e qumështit dhe produkteve të tij, që nga paslufta ka
shënuar një rritje të vazhdueshme. Viteve të fundit, dhe veçanërisht nga viti 2014, përfaqësuesit e
organizatave të prodhuesve të qumështit kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre me gjendjen aktuale në këtë
sektor dhe kërkesat e tyre i kanë shfaqur edhe të shkruara. Këto pakënaqësi, janë shprehur jo vetëm
në formë të protestave por edhe përmes kërkesave të formuluara dhe të proceduara në rrugë
institucionale.
Ky punim vjen si rrjedhojë e punës mbështetëse dhe aktivitetit të zhvilluar nga INDEP në Komisionin
për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. Punimi mëton të i përgjigjet jo vetëm
kërkesave zyrtare të përfaqësuesve të organizatave të prodhuesve të qumështit, por edhe të ofrojë një
pasqyrë mbi tregun e qumështit në Kosovë dhe politikat që shteti mund të aplikojë në këtë sektor.
Pas Hyrjes, punimi është i ndarë në katër kapituj kryesor me të cilët tentohet të shtjellohet
problematika e vënë përpara. Fillimisht shpjegohet tregu i qumështit dhe prodhimeve të tij, me theks
të veçantë tek kërkesa ekonomike, numri i bizneseve prodhuese operuese, dhe bazës ligjore nën të
cilën këto subjekte ekonomike operojnë. Më pas është shtjelluar bilanci tregtar në qumësht. Me të
dhënat që INDEP ka arritur të sigurojë, zbërthehet harta e importit të produkteve të qumështit në
Kosovë dhe produktet që importohen më së shumti. Kapitulli i katërt shtjellon kërkesat tashmë zyrtare
të prodhuesve të qumështit duke elaboruar secilën veç e veç, bashkë me mundësitë për reagim të
sistemit ndaj tyre. Kapitulli i pestë i dedikohet studimit të sjelljes së qeverive të rajonit dhe më tej
karshi prodhuesve të vendeve të tyre. Jepen të dhëna mbi subvencionimin e këtyre shteteve dhe
shkallën në të cilën këto të dhëna korrelojnë njëra me tjetrën.
Tregu i qumështit dhe prodhimeve të tij Tregu i qumështit në Kosovë determinohet nga faktorë si kërkesa ekonomike, baza ligjore dhe numri
aktual i operatorëve që merren me prodhimin dhe përpunimin e qumështit dhe produkteve të tij.
Qumështi është një produkt bazë i cili është pjesë e çdo familjeje në Kosovë. Qoftë si produkt i parë,
qoftë i përpunuar në produkte të tjera, kërkesa për qumësht është gati gjithmonë stabile dhe nuk
ndryshon. Baza ligjore në këtë fushë është e gjerë dhe ajo përfshinë që nga ligjet bazike deri tek
rregulloret dhe udhëzimet administrative të lëshuara nga institucionet e pavarura.
61% e popullatës së Kosovës jeton në zona rurale.4 Bujqësia mbetet një nga fushat kryesore ku
ekonomitë familjare të këtyre zonave janë të koncentruara. Kjo shton numrin e përgjithshëm të
familjeve që merren me prodhimin e qumështit si aktivitetin kryesor ekonomik për të hyrat familjare.
4 Agjencia e Statistikave të Kosovës, (2012), Kosova me pak fjalë, nxjerrë nga “Regjistrimi i popullësisë i vitit 2011”, Prishtinë: ASK.
Kërkesa
Qumështi dhe produktet e tij, hyjnë në grupin e të mirave bazë dhe kanë një konsum të përditshëm.
Kërkesa për qumësht ka shënuar rritje të madhe në vitet e pasluftës. Vetëm nga viti 2005 deri në vitin
2013 kjo kërkesë është vlerësuar të jetë rritur për 28%.5 Kjo rritje ka qenë stabile dhe sektori në
përgjithësi shënon
një stabilitet sa i
përket kërkesës
ekonomike.
Një familje kosovare
konsumon qumësht
relativisht njëjtë gjatë
pranverës, verës dhe
vjeshtës, kurse
konsumon më shumë
gjatë sezonës së
dimrit. Tek
produktet e
qumështit kërkesa
varion, për shembull
gjatë muajve të verës
rritet kërkesa për jogurt dhe ulet kërkesa për gjalpë.6 Këto ndryshime janë megjithatë jo të mëdha pasi
kërkesa për qumësht mbetet në rritje.
Kur jemi tek kërkesa për qumësht dhe produkte të tij, mungojnë statistika të vazhdueshme mbi sjelljen
konsumatore. Edhe pse për 78% të konsumatorëve ka rëndësi që origjina e produktit të jetë vendore,
kualiteti, siguria, shija dhe çmimi ishin komponentët më të rëndësishëm që ndikonin në përzgjedhjen
e produkteve7. Pra, në listën e komponentëve më të rëndësishëm që përcaktojnë përzgjedhjen e
produktit, origjina e tij është më pak e rëndësishme sesa kualiteti, siguria, shija dhe çmimi. Matje të
vazhdueshme të sjelljes konsumatore në këtë drejtim mungojnë.
Baza Ligjore
Baza e tanishme ligjore që në një mënyrë ose tjetrën prekë sektorin e qumështit dhe produkteve të tij
në Kosovë është e gjerë. Ajo fillon me Kushtetutën e Kosovës në të cilën thuhet shprehimisht që
ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës.8
Baza ligjore me të cilën në një mënyrë ose tjetrën rregullohen spektet e caktuara të prodhimtarisë dhe
5 Miftari, Ilirjana, (2009), Preferencat e sjelljes konsumatore të Kosovarëve dhe kërkesa për qumësht dhe produkte të qumështit, Norvegji: Universiteti Norvegjez i Shkencave të Jetës. 6 Miftari, Ilirjana, (2009), Preferencat e sjelljes konsumatore të Kosovarëve dhe kërkesa për qumësht dhe produkte të qumështit, Norvegji: Universiteti Norvegjez i Shkencave të Jetës. 7 Ibid. 8 Gazata Zyrtare e Republikës së Kosovës, (2008), Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 10, Ekonomia, Prishtinë: GZK
0
10
20
30
40
50
60
70
Pranvere Vere Vjeshte Dimer
Konsumi i qumeshtit sipas sezoneve
Me pak Njejte Me shume
Figura 2. Kërkesa për qumësht sipas sezonave. Burimi: Miftari Ilirjana (2009)
konsumimit të produkteve të qumështit. Përveç Ligjeve, AVUK nxjerrë edhe rregullore e po ashtu
udhëzime me të cilat kompletohet baza ligjore.
Rregullore Viti
Për Kontrollet Zyrtare të Ndërmarra për të
Siguruar Verifikimin e Përputhshmerisë me
Ligjin për Ushqimin dhe Ushqimin për dhe
Rregullat për Shëndetin dhe Mirëqenien e
Kafshëve
2011
Rregullore për Higjienen e Prodhimeve
Ushqimore
2011
Rregullore për Përcaktimin Kafshë e
Rregullave Specifike të Higjienës së
Ushqimit me Prejardhje Shtazore
2011
Ligji Viti
Ligji për Përkujdesjen ndaj Kafshëve 2005
Ligji për Ushqimin 2009
Ligji i Kosovës për Farërat 2003
Ligji per Plehrat Artificiale 2003
Ligji për Inspekcionin Bujqesor 2003
Ligji për Mbrojtjen e Bimëve 2006
Ligji për Bujqësinë Organike 2007
Ligji për Rregullimin e Tokave 2012
Ligji për Mbrojtjen e Varieteteve të
Bimëve
2007
Ligji i Produkteve për Mbrojtjen e
Bimëve
2008
Ligji për Inspektoratin Sanitar të Kosovës 2003
Ligji për Blegtorinë e Kosovës 2008
Ligji për Nd.Pl e Ligjit për Mbrojtjen e
Konsumatorëve
2009
Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorëve 2004
Ligji për Sigurinë e Përgjithshme të
Produkteve
2011
Ligji për Tregti me Jashtë 2011
Kodi Doganor dhe Akcizave i Republikës
së Kosovës
2008
Tabela 1. Ligjet
Për Caktimin e Rregullave Specifike për
Organizimin e Kontrollave Zyrtare të
Ushqimit me Prejardhje Shtazore të
Dedikuara për Konsum nga Njerëzit
2011
Regullore Nr. 03/2010 për Organizimin e
Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë
2010
Për Organizimin dhe Fushëveprimin e
Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit
dhe Veterinarisë
2010
Për Organizimin Dhe Fushëveprimtarinë e
Këshillit Shkencor Të Agjencisë Së
Ushqimit Dhe Veterinarisë
2010
Tabela 2. Rregulloret
Numri i bizneseve prodhuese
Në Kosovë, sipas të dhënave të AVUK deri në fillim të vitit 2014 kanë qenë të regjistruara 36
qumështore.9 Në bazë të
kategorizimit të vëllimit të tyre,
këto qumështore janë kategorizuar
me shumicë si qumështore me
vëllim të ultë të aktivitetit. Pra,
qumështorët punojnë kryesisht në
kapacitet të ultë 300 deri në 3000
litra në ditë. Pjesa tjetër që
konsiderohen me kapacitet mesatar
prodhojnë 5000 deri ne 100,000
litra në ditë dhe mbi 100,000
konsiderohen me kapacitet të
madh. Të tilla, sipas regjistrimit të
fillim vitit 2014, janë vetëm 2
kompani.
Figura 3. Kategorizimi i vëllimit të prodhimit të bizneseve prodhuese të regjistruara në AVUK. Burimi: AVUK
9 Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, (2014), Lista e qumështoreve të regjistruara dhe aprovuara, Prishtinë: AVUK.
6%
33%
61%
Kategorizimi i aktivitetit (Vëllimi i Prodhimit )
Kategorizimi i aktivitetit (Vëllimi i Prodhimit ) Lartë Mesëm Ultë
Bilanci tregtar në qumësht
Numri i lopëve
qumështore ka
shënuar ulje nga viti
2007 në vitin 2013.
Për shkak të
publikimit vetëm të
pjesshëm të
statistikave të
regjistrimit të
bujqësisë, ky numër
ende nuk dihet për
vitin 2014.
Megjithatë, figura 4
paraqet numrin në
rënie të lopëve
qumështore nga afër
190 mijë në vitin 2007, në 178 mijë në vitin 2013. Lopët qumështore përfaqësojnë 55.6% të numrit të
përgjithshëm të gjedheve dhe në vitin 2013 numri i lopëve qumështore është 2.6%, më i ulët se në
vitin 2012. Nga furnizimi i përgjithshëm 83.6% ishte prodhim vendor dhe pjesa tjetër është mbuluar
nga importet, ku komponent kryesore ishin ekuivalentët e qumështit. Prodhimi i përgjithshëm në vitin
2013 ishte €122 milion që është 3.4% më i lartë se në vitin 2012. Bilanci tregtar mbetet negativ me
€34 milion. Konsumi për kokë banori është 215 kg në vit që do të thotë se një person konsumon rreth
0.6 kg në ditë duke përfshirë të gjitha produktet e qumështit.
Sa importon dhe prej nga Kosova
Në vitin 2014, në Kosovë importi ka shënuar rritje prej 71,601,819.52 eurosh. INDEP ka kërkuar
zyrtarisht listën e artikujve të importuar dhe e ka marrë atë nga Dogana e Kosovës. Në dokumentin e
dërguar, për një pjesë të konsiderueshme të artikujve nuk është dhënë shpjegim shtese se çfarë
përmbajnë por janë kategorizuar si “Të tjera”. Kjo sasi e pashpjeguar e importit përbën 36% të vlerës
totale të importuar për të cilën Dogana nuk ka dhënë një sqarim se çfarë produktesh janë.
165000
170000
175000
180000
185000
190000
195000
200000
2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
Numri i lopëve qumështore
Numri i lopëve qumështore
Figura 4. Numri i lopëve qumështore. Burimi: MBPZHR “Raporti i Gjelbër 2014.
Figura 5. çka importohet më së shumti. Burimi: Dogana e Kosovës
Shtetet prej të cilave importohet më së shumti janë Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia,
Maqedonia dhe Turqia. Shtetet tjera prej të cilave Kosova ka importuar produkte të qumështit
përfshijnë SHBA-të, Gjermaninë, Pakistanin etj.
Figura 6. Vendet prej nga importon Kosova më së shumti. Burimi: Dogana e Kosovës
0.00 5,000,000.0010,000,000.0015,000,000.0020,000,000.0025,000,000.00
Me një përmbajtje yndyrë, ndaj peshës, me tepër se…
Të tjera:
Kos:
Të tjera:
Të tjera:
Akulloret dhe akuj të tjera të ngrënshëm,nëse…
Të tjera:
Djathra të tjera:
Të pambushura:
Të mbushura
Djath i procesuar, jo i grirë apo i puderzuar:
Me një përmbajtje yndyrë, ndaj peshës, jo më tepër…
Shpërndarje bulmetore:
Te tjera
Djathë i frëskët (i papjekur apo i pastazhionuar)…
Mjaltë natyral
Çka importohet më së shumti
0.00
2,000,000.00
4,000,000.00
6,000,000.00
8,000,000.00
10,000,000.00
12,000,000.00
14,000,000.00
16,000,000.00
18,000,000.00
Bosnja Sllovenia Serbia Maqedonia Turqia
Neto kg
Distribuimi i qumështit
Një tjetër element i rëndësishëm për të vlerësuar situatën e prodhuesve është edhe distribuimi i
produkteve të tyre. Kjo bëhet dyfish më e rëndësishme për prodhuesit e vegjel të cilët nuk kanë
mundësi të lidhin kontrata me tregtar të mëdhenjë.
Figura 7. Distribuimi i qumështit dhe produkteve të qumështit në vendet e rajonit
Figura 7 tregon një fakt shumë të rëndësishëm për suksesin ose jo të një biznesi. Qumështi dhe
produktet e tij gjithnjë e më shumë shiten nga tregtarët e mëdhenjë të supermarketeve dhe
hipermarketeve. Këta tregtarë të mëdhenjë janë zakonisht edhe ata që importojnë produktet e
qumështit dhe pastaj i japin përparësi atyre para produkteve vendore. Kjo në një formë e disfavorizon
prodhuesin vendor.
Kërkesat e qumështarëve
Kërkesat kryesore të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit:
Kërkesa INDEP
1. Përdorimi i kuotave si masa jo tarifore për
mbrojtjen e prodhimtarisë vendore në
veçanti për sektorin e prodhimit dhe
përpunimit të qumështit duke u bazuar në
rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë
(OBT), që lejon përdorimin e kuotave për
produkte të caktuara në rastet kur ekonomia
Kosova është nënshkruese e marrëveshjes për
tregti të lirë CEFTA. Megjithatë, CEFTA kërkon
vetëm respektim të Marrëveshjes së
Përgjithshme për Tarifa dhe Tregti të
Organizatës Botërore të Tregtisë Doha 2001 dhe
Bali 2013. Marrëveshjet e OBT-së, nuk ndalojnë
shtetet që të aplikojnë masa të domosdoshme
për të mbrojtur industrinë vendore sidomos kur
0
10
20
30
40
50
60
20
12
20
13
20
14
20
15
20
12
20
13
20
14
20
15
20
12
20
13
20
14
20
15
20
12
20
13
20
14
20
15
20
12
20
13
20
14
20
15
20
12
20
13
20
14
20
15
20
12
20
13
20
14
20
15
Distribuimi i qumeshtit dhe produkteve te qumeshtit
Hipermarkete Supermarkete Dyqane te vogla
e një shteti është ekonomi foshnjore (në fillet
e zhvillimit të saj).
në pyetje është siguria e produkteve. Në rast se
rrezikohet siguria e konsumatorëve, autoriteti
lokal, në këtë rast AVUK duhet të vërtetojë një
gjë të tillë dhe produktet e tilla duhen vendosur
në listën e produkteve të ndaluara. Si produkte
të ndaluara, Doganat e Kosovës nuk mund të
lejojnë futjen e tyre në Kosovë. Në rastin e
tanishëm, paraprakisht, AVUK duhet të
dëshmojë që produktet rrezikojnë shëndetin
publik apo Komisioni ministror të vërtetojë se
produkti i tillë është i subvencionuar në vendin e
origjinës (në bazë të Ligjit për Masat
Antidamping dhe Kundërbanacuese). Meqë
diçka e tillë ende nuk ka ndodhur, INDEP nuk
mund të propozojë një ndërmarrje të tillë.
Të ndryshohet ligji i prokurimit i cili ne
mënyrë diskriminuese përjashton
prodhuesit vendor qe te marrin pjesë dhe te
bëjnë furnizime ne institucionet publike dhe
nga paraja e qytetareve (tenderët për
furnizime te tilla ju përshtatën kërkesave te
tregtareve, matrapazëve dhe produkteve te
huaja);
Në fakt, INDEP ka qenë i pajtimit që Ligji për
Prokurim të ndryshohej në atë mënyrë që cilësia
të jetë ndër kriteret si edhe origjina e produktit.
Përparësia për ofertuesit vendor është e paraparë
tashmë me Ligjin Nr. 04/L-237 për Plotësimin
dhe Ndryshimin e Ligjit për Prokurimin Publik,
ku nenit bazik 60 i është shtuar neni 60 A me
tekst:
“Gjatë aplikimit të kriterit të ofertës më të
favorshme ekonomike dhe në situatat me oferta
të dorëzuara nga ofertuesit vendor dhe të huaj,
të cilët ofrojnë shërbime, kontratë furnizimi ose
kryejnë punë, autoriteti kontraktues përzgjedhë
ofertën e ofruesit më të favorshëm vendor, me
kusht që dallimi në shumën finale të pikave të
mbledhura ndërmjet ofertës më të favorshme të
ofertuesit të huaj dhe ofertës më të favorshme të
ofertuesit vendor nuk është më e lartë se dhjetë
(10) pikë në krahasim me ofertën e ofertuesit të
huaj.”10 Në bazë të këtij ndryshimi është
plotësuar kjo kërkesë nën kushtet e një
konkurrence të lirë në të cilën tenderët nuk
përshtaten paraprakisht.
10 Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, (2014), Ligji 04/L-237 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Prokurimin Publik, Neni 1, i qasshëm në https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=9425 (qasur në korrik, 2015).
Të fillohet urgjent me aplikimin e taksave
shtesë për produktet e qumështit me yndyrë
bimore dhe të aplikohen penalizime me
ndalesë importi dhe dënime tjera në fuqi për
kompanitë të cilat është vërtetuar se kanë
mashtruar dhe mashtrojnë me vite qytetarin
e mjerë të Kosovës (përkrahim Përpunuesit
e qumështit në kërkesat e tyre për produktet
që mashtrojnë konsumatorin);
Në mënyrë që një produkt të konsiderohet i
ndaluar, ndonjë nga ligjet e Republikës së
Kosovës duhet ta ndalojë atë, apo autoriteti
relevant (AVUK) duhet të konstatojë se i njëjti
rrezikon konsumatorin vendor. Në rastin e
produkteve me origjinë bimore, INDEP shfaqë
shqetësim me mungesën e informimit të drejtë
në lidhje me secilin produkt që hynë në Kosovë
nga ana e Doganave të Kosovës. Origjina e
produkteve dhe sasia që hynë në Kosovë duhet
të bëhet publike nga ana e Doganës.
Të ju mundësohet fermerëve subvencionimi
i naftës i cili përdoret për prodhime në
bujqësi, po ashtu subvencionet e tanishme
të rriten.
Subvencionimi i naftës duhet të bëhet i
kategorizuar varësisht nga cilësia e produktit të
prodhuar. Kjo është një masë incentive që do të
ndikonte në uljen e kostos operacionale të
prodhuesve por duhet të jetë e orientuar kah
rritja e prodhimit dhe të bëhet varësisht nga
numri i litrave të prodhuar të qumështit dhe jo
nga numri i litrave të naftës së hargjuar.
Të fillohet urgjentisht me subvencionimin e
kamatave të kredive si dhe të mundësohet
greis periudhë më e madhe e kredive në
bujqësi dhe afate të kthimit me kohëzgjatje
edhe deri në 20/25 vite.
Qeveria e Kosovës ka futur në konsultim publik
Ligjin për Fondin e Garancive Bankare. Në
formën e tanishme, qëllimi i ligjit parasheh qartë
bujqit11 si një nga kategoritë që do të përfitojnë
nga ky fond. Fondi pritet të mbulojë deri në 50%
të kolateralit.
Të kërkohet rishqyrtimi edhe një herë i
marrëveshjeve për tregti të lirë (si
marrëveshja e CEFTA-s) të cilat nuk i kanë
sjellë asnjë të mirë industrisë prodhuese,
është dashtë të konsiderohet industria e re e
Kosovës si industri e re “foshnjore” me
nevojë për një periudhë të caktuar derisa të
jemi të vetë qëndrueshëm, të besueshëm për
konsumatorët dhe konkurrent. Nuk jemi
kundër ekonomisë së lirë të tregut, por si
shtet i ri do duhej të kishim një rast më
shumë.
Marrëveshja për Tregti të Lirë (CEFTA) nuk
ndalon marrjen e masave në rast se rrezikohet
shëndeti qytetarëve ose në rast se vëtretohet se
produktet e importuara janë të mbështetura nga
vendet e origjinës përmes ndihmave dhe
subvencioneve shtetërore. Për më tepër, sipas
Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për
Kosovën, e cila hynë në fuqi në vitin 2016, thotë
që “Tarifat doganore për importet në Kosovë të
produkteve industriale që e kanë origjinën në BE
përveç atyre të listuara në Shtojcën I do të
shfuqizohen me hyrjen në fuqi të kësaj
Marrëveshje.”12. Do të jetë e vështirë të vihen
12 Ministria e Integrimit Evropian, (2015), Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian në njërën anë, dhe Kosovës në anën tjetër, Neni 23, Tarifat koncesionare të Kosovës për produktet industriale të BE-së.
tarifa barrierë ndaj produkteve që vinë nga
Bashkimi Evropian, që siç e pamë përbëjnë një
pjesë të madhe të importit.
Subvencioncionimi i qumështit dhe politika e ndjekur
Subvencionimi në terma ekonomik duhet gjithmonë të planifikohet si një masë e përkohshme deri sa
bizneset të rimarrin fuqinë e tyre ekonomike. Struktura e tanishme e subvencioneve në Kosovë
përbëhet vetëm nga pagesat direkte të cilat në rastin e qumështarëve bëhen mbi baza të numrit të
lopëve qumështore dhe jo në bazë të sasisë së prodhuar dhe cilësisë së qumështit dhe produkteve të
tij. Programi i pagesave direkte i Ministrisë së Bujqësisë kriteret kanë qenë:
Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
Të mbarështojnë minimum 5 krerë lopë qumështore dhe buallica qumështore ose gjithsej 5 krerë
lopë qumështore dhe buallica qumështore së bashku;
Kafshët duhet të jenë të matrikulluara (pllaka që u vendosen në vesh me numra të veçantë) me
matrikull të Republikës së Kosovës ose shteteve të BE-së;
Kafshët duhet të jenë të regjistruara në sistemin e Identifikimit dhe Regjistrimit të kafshëve në
AUV;13
Kriteret e tjera si lloji i kafshëve, sasia eprodhuar e qumështit dhe cilësia nuk kanë ekzistuar.
Pagesat direkte për prodhuesit e qumështit në veçanti duke pasur si kriter jo litrat e prodhuar
por numrin e krerëve të lopëve qumështore nuk ndihmon në rritjen e sasisë dhe cilësisë së
prodhimit. Madje, siç tregojnë të dhënat, edhe numri i krerëve të lopëve qumështore ka rënë
nga viti 2007 e këtej.
13 Ministria e Bujqësisë, (2015), Programi për Pagesat Direkte për vitin 2015, faqe 60, e qasshme në http://www.mbpzhr-ks.net/repository/docs/Programi_i_Pagesave_Direkte_MK.pdf (qasur në korrik, 2015).
Figura 8. Mbështetja e BE-së ndaj bujqësisë ndër vite. Burimi: EUROSTAT
Figura 8 tregon qasjen e suksesshme të politikës së BE-së. Me ngjyrë të kaltër është shënuar vlera e
prodhimit e cila siç e shohim ka shënuar rritje, kurse me ngjyrë të kuqe vlera e mbështetjes me pagesa
direkte e cila ka shënuar rënie. Reforma agrare e presidentit Obama në SHBA në vitin 2014 ndryshoi
rrënjësisht qasjen e mbështetjes ndaj fermerëve. Komponenta e sigurisë së fermave eliminon tërësisht
programin e pagesave direkte dhe ofron siguri shtetërore për fermerët qoftë në rastet e uljes dëmtuese
të çmimit, qoftë në rastet e çrregullimeve të tregut.14 Ligji i ri ofron më tepër trajnime për fermerët dhe
nxitë ndërmarrësinë, cilësinë e produkteve dhe ofron siguri për fermerët. Kjo qasje nuk është parë me
politikat e tanishme të subvencionimit.
Siç e pamë, Kosova ka mesataren më të ultë të madhësisë së fermave në rajon (bashkë me Shqipërinë),
dhe 7 herë më të vogël se mesatarja e fermës në Bashkimin Evropian. Ka pasur përpjekje nga Qeveria
e Kosovës që këtë çështje ta adresojë edhe përmes privvb atizimit të tokave bujqësore. Privatizim i
tokës bujqësore është një reformë e rëndësishme e tokës bujqësore, ku mundëson krijimin e
sipërfaqeve të mëdha për prodhimtari bujqësore me efekt të rritjes së madhësisë së fermave, rritjen e
14 Departamenti i Bujqësisë i Shteteve të Bashkuara, (2014), Elementet kyçe të Ligjit për Fermat, Uashington: USDA
0.00
20,000.00
40,000.00
60,000.00
80,000.00
100,000.00
120,000.00
19
86
19
87
19
88
19
89
19
90
19
91
19
92
19
93
19
94
19
95
19
96
19
97
19
98
19
99
20
00
20
01
20
02
20
03
20
04
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
20
13
Mbeshtetja e BE-se ndaj bujqesise nder vite
VP III. Value of production (at farm gate) MPS XI. Market Price Support (MPS)
Figura 9. Niveli i pagesave direkte për sektorë të ndryshëm. Burimi: Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë
konkurrencës në treg dhe veprimtari bujqësore më të qëndrueshme.15 Megjithatë, me privatizimin e
pothuaj gjithë pronës shoqërore, ky proces nuk ka sjellë fare rezultate. Përkundrazi, AKP është
arsyetuar se nuk mund të ndryshojë parametrat e tokave dhe nuk ka bërë përpjekje për bashkim të tyre
para shitjes.
Në figurën 9 është paraqitur niveli i pagesave direkte për sektorë të ndryshëm në Kosovë. Në vitin
2014, për lopë qumështore janë paguar 2 milion e 205 mijë euro.16 Kjo shumë ishte paguar në formë
të pagesave direkte për numër të lopëve qumështore, pa pasur parasysh kritere të tjera.
15 Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, (2010), Strategjia për Konsolidimin e Tokës, faqe 14, e qasshme në http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Strategjia_per_Konsolidimin_e_Tokes_2010-2020.pdf (qasur në korrik, 2015). 16 Agjencia Kosovare për Zhvillim të Bujqësisë, (2015), Shuma e paguar për subvencione në bujqësi për vitet 2010-2014, Prishtinë, AZHB.
0
1000000
2000000
3000000
4000000
5000000
6000000
7000000
Subvencionet
2010 2011 2012 2013 2014
Figura 10. Pagesat direkte në lopë qumështore dhe vreshta. Burimi: Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë
Në dy vitet e fundit, nuk është rritur pothuaj aspak niveli i pagesave direkte për qumësht dhe produkte
të tij, përderisa është dyfishuar niveli i pagesave për vreshta. Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit
dhe produkteve të tij, në debatin e fundit kanë mëtuar që janë 30 mijë - 40 mijë punëtor që punojnë
në këtë sektor.17 Nëse kjo industri punëson një numër kaq të madh të puntorëve, duhet konsideruar
edhe njëherë prioritetet e skemës së pagesave, në vend se të dyfishohet numri i pagesave për vreshta.
Mbi të gjitha, logjika e subvencionimit vetëm me pagesa direkte është e limituar dhe nuk sjellë efektet
e duhura.
Përfundim
Problemet e shfaqura në sektorin e qumështit janë rezultat i një sërë problemesh të akumuluara dhe
nuk zgjidhen thjeshtë me realizimin e të gjitha kërkesave të shoqatës së qumështarëve. Sektori i
qumështit ka nevojë për një trajtim të veçantë dhe gjithëpërfshirës që do të përfshinte që nga politikat
e tokës e deri tek plasimi i produkteve vendore në tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm.
Numri i fermave bujqësore të identifikuara me regjistrimin bujqësor ka vënë në dukje një fakt
shqetësues për zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi dhe prodhimtarisë së qumështit në veçanti.
Madhësia mesatare e fermave mbetet pothuaj më e ulta në rajon dhe kjo ka ndikuar dukshëm në
segmentimin e kapaciteteve investuese çka ka ndikuar edhe në sasinë e prodhimit por edhe në cilësinë
e produkteve. Për më tepër, tregtimi
17 KOHA, (2015), Prodhuesit e qumështit paralajmërojnë bllokimin e pikave doganore me 23 korrik, artikulli i qasshëm në http://koha.net/?id=27&l=18399 (qasur në shtator, 2015).
€ -
€ 500,000.00
€ 1,000,000.00
€ 1,500,000.00
€ 2,000,000.00
€ 2,500,000.00
€ 3,000,000.00
2013 2014
Pagesat direkte në lopë qumështore dhe vreshta
Lopë qumështore Vreshta
Politikat e rehabilitimit të tokës dhe rritjes së madhësisë së fermave nuk kanë sjellë rezultate. Procesi i
privatizimit të tokave bujqësore nuk arriti të rrisë këtë mesatare. Në programet e subvencionimit janë
përmendur vetëm që projektet që përfshijnë rehabilitim të tokave do të cilësohen si projekte me
përparësi por nuk janë vendosur projekte të veçanta në këtë drejtim.
Baza e tanishme ligjore nuk mundëson vendosjen e tarifave dhe kuotave doganore pa u dëshmuar që
mallrat e importuara janë të subvencionuara nga ndihmat shtetërore. Në të njëjtën kohë, Agjencioni i
Ushqimit dhe Veterinës mund të identifikojë dhe ndalojë mallërat të cilat janë të rrezikshme për
shëndetin. Pa pasur një vendim të tillë të plotëfuqishëm, kodi doganor nuk do ti njeh ato mallëra si të
ndaluara.
Kosova nuk ka një mekanizëm të vetëm të unifikimit të politikave bujqësore me anë të së cilit politikat
fiskale, ato të transportit, importit të produkteve, edukimit etj, të mund të funksiononin së bashku.
Regjistrimi i bujqësisë i vitit 2014 është një shans i mirë për Kosovën që të ketë një pasqyrë të qartë të
situatës në terren dhe të unifikojë këto politika.
Subvencionimi direkt për krerë lopësh nuk ka ndikuar në rritjen e sasisë dhe cilësisë së prodhuar.
Vendet e rajonit preferojnë politika të rimbursimit për litër qumësht për të ndikuar në rritjen e
prodhimit final. Politika e subvencionimit nuk ka qenë kreative në klasifikimin e kategorive të
prodhuesve, cilësisë së tyre dhe formave të investimit në atë mënyrë që të krijojë hartën e prodhuesve
të qumështit dhe të rrisë gradualisht cilësinë e produkteve.
Transporti i qumështit nga fermerët e vegjël tek pikat mbledhëse dhe deri tek fabrika përpunuese nuk
janë të subvencionuara. Fermerët kanë nevojë për mbështetje më të madhe në këtë drejtim. Po ashtu,
subvencionimi në këtë fushë nuk përfshinë edhe rimbursime të TVSH-së në bazë të prodhimtarisë,
etj.
Fermat kanë nevojë jo vetëm të rrisin sasinë e prodhuar por edhe kualitetin e prodhimit në mënyrë që
të jenë konkurrues me produktet e importuara. Cilësia është një nga kërkesat bazë të konsumatorit kur
blenë produkte të qumështit dhe po kështu Qeveria e Kosovës nuk ka bërë sa duhet që të targetojë
këtë pjesë të prodhimeve vendore.
Në një masë kërkesat e organizatave të prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit janë të arsyeshme
por ato duhet të shoqërohen nga vlerësimet e institucioneve të thirrura si AVUK dhe Qeveria e
Kosovës të cilat ende nuk kanë dhënë vlerësimet përfundimtare në lidhje me këtë problematikë.
Realizimi i plotë i të gjitha kërkesave të qumështarëve nuk do të zgjidhte problemet që ky sektor ka në
zhvillimin e mëtutjeshëm.
Rekomandimet
Në mënyrë që sektori i prodhimeve vendore në fushën e qumështit dhe produkteve të tij të
rimëkëmbet ashtu që të gjenerojë zhvillim të qëndrueshëm dhe cilësi të produkteve, INDEP ka
identifikuar disa masa të menjëhershme që duhen përfshirë në prioritetet e politikës publike. Disa prej
këtyre masave janë në kuadër të gjithë sektorit të bujqësisë e disa janë specifike për sektorin e
qumështit.
Reforma e tokës dhe zhvillimi rural
Në mënyrë që sektori i bujqësisë në përgjithësi dhe sektori i qumështit në veçanti të gjenerojë më
shumë produktivitet, sektori i parë në të cilin duhet të investohet është reforma e tokave dhe inkurajimi
i rritjes së parcelave. Rekomandimet e INDEP-it në këtë aspekt janë:
1. Kuvendi i Kosovës të monitorojë zbatimin e Ligjit 04/L-040 për Rregullimin e Tokave
2. Madhësia e fermave të jetë njëri nga kriteret me rastin e ndarjes së pagesave direkte për bujqit
dhe të ndahet një pagësë shtesë për çdo bujk që ka fermë më të madhe se 3 ha.
3. Menaxhimi i një programi të mikrondërmarrësisë për zonat rurale me theks të veçantë në
projektet që sigurojnë cilësi të prodhimit dhe bashkim të tokave.
4. Bashkimi dhe rregullimi i tokave bujqësore të jetë projekt shtetëror gjithpërfshirës e jo të jetë
vetëm në baza vullnetare ose në projekte afatshkurtëra.
5. Të rishikohet procesi i privatizimit të tokave bujqësore dhe të rishikohet mundësia e nxitjes së
bashkimeve të fermave për tokat e mbetura.
Kuvendi i Kosovës duhet të monitorojë zbatimin e Ligjit 04/L-040 për Rregullimin e Tokave. Në
pajtim me Strategjinë për Rehabilitimin e Tokave Bujqësore 2010-2020, ky ligj parashihte mbështetjen
projekteve për rehabilitim të tokës. Kuvendi i Kosovës duhet të monitorojë zbatimin e këtij ligji, të
shoh se cili ka qenë numri i kërkesave për rehabilitim, sa herë është mbledhur Komisioni në bazë të
nenit 10 të Ligjit dhe a janë procedurat ligjore të komplikuara për realizimin e këtyre projekteve.
Ndarja e pagesave direkte deri më tani për sektor të ndryshëm është bërë në mënyrë të ndryshme.
Toka dhe madhësia e saj duhet të jetë një nga kriteret në programin e subvencionimit. Rehabilitimi i
fermave dhe bashkimi i parcelave ekzistuese si dhe sigurimi i qasjes në rrugë për këto parcela duhet të
inkurajohet po ashtu përmes programit gjithpërfshirës të subvencionimit. Edhe pse në të kaluarën ka
pasur iniciativa individuale të projekteve të ndryshme, sasia e tokës së
Politikat e transportit
Në pjesën e politikave të transportit, INDEP rekomandon:
6. Rimbursim i pagesës për karburante në bazë të sasisë finale të prodhuar.
7. Të promovohet “Trafiku i Kontrolluar Bujqësor” si një sistem që mundëson resurse më të
mëdha bujqësore.
8. Në bashkëpunim me policinë të lehtësohet transporti i produkteve bujqësore dhe ushqimit të
kafshëve në periudhat e pikut.
Shpenzimet për karburante të rimbursohen në bazë të sasisë finale të prodhuar dhe cilçsisë së ofruar.
Kjo do të mundësonte edhe promovim të cilësisë së prodhuar. Përqindja e rimbursimit të variojë në
bazë të cilësisë së prodhuar. Kjo do të nxiste edhe ngritjen e cilësisë dhe kushteve të prodhimit të cilat
përfshirë ambientet e qumështoreve të cilat ndikojnë në cilësinë finale të produkteve.
Ministria e Bujqësisë, të promovojë aq sa është e mundshme, “Trafikun e Kontrolluar Bujqësor”. Kjo
teknikë e re e kultivimit të produkteve bujqësore mundëson qasje më të lehtë të makinerive nëpër toka
bujqësore, dhe mundëson qasje në rrugë për tokat, si një nga objektivat edhe të Strategjisë për
Rehabilitimin e Tokave 2010-2020. Kujdes i shtuar duhet ti kushtohet edhe transportit të produkteve
bujqësore dhe ushqimit të kafshëve në kohë të pikut të tyre.
Politikat e subvencionimit
Politika e tanishme e subvencionimit është kufizuar në pagesa direkte. Kjo politikë kufizon efektet që
një program subvencionimi do të duhej të mbërrinte.
9. Skemë e re e subvencionimit.
10. Subvencionim në bazë të prodhimit dhe kualitetit të prodhuar
11. Më tepër subvencionim në pajisje që përmirësojnë teknologjinë dhe cilësinë e produkteve
12. Ndarje zonale dhe subvencionim në bazë të llojeve të tokave, madhësisë së tyre dhe
kapaciteteve prodhuese.
Politika e tanishme e subvencionimit është kufizuar vetëm në pagesa direkte. Një strukturë e re e
subvencionimit do ta pasuronte skemën aktuale me vendosjen e subvencionimit duke u bazuar edhe
në parametra të tjerë siç janë cilësia e prodhuar dhe sasia e prodhuar. Ndarja e pagesave direkte vetëm
në bazë të numrit të krerëve të lopëve apo deleve nuk ndikon domosdoshmërisht në rritjen e
prodhimtarisë dhe mbi të gjitha, cilësisë së produkteve.
Tashmë Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës ka një databazë me numrin e qumështoreve, cilësisë së
prodhuar dhe kushteve të prodhimit që këto qumështore kanë. Një databazë e tillë do të mund të
përdorej për inspektime të rregullta dhe për krijimin e një sistemi interaktiv të subvencionimit në bazë
të nevojës, prodhimtarisë, kushteve dhe cilësisë së prodhimit.
Subvencionimi duhet të përfshijë edhe përmirësimin e teknologjisë së prodhimit nga e cila mund të
rritet kualiteti i prodhimeve në mënyrë të konsiderueshme. Ndarja e subvencioneve duhet të bëhet
edhe në bazë të kualitetit të tokave dhe madhësive të fermave. Një nivel i subvencioneve që do të ishte
progresiv në raport me madhësitë e ngastrave bujqësore do të ndikonte në nxitjen e bashkimit të
tokave dhe rritjes së madhësisë mesatare të tyre.
Incentiva fiskale
Politika shtetërore në fushën e bujqësisë duhet të jetë horizontalisht e integruar. Kjo do të thotë që
krahas ndarjes së subvencioneve, të ketë edhe incentiva fiskale si:
13. Kategorizim i tatimit në pronë për prona bujqësore varësisht nga kualiteti i prodhimit dhe sasia
e prodhuar.
14. Lirim nga tatimi në pronë i prodhimeve qumështore me vëllim të lartë dhe klasë të lartë të
prodhimit.
15. Lirimin nga dogana dhe akciza dhe shpejtim të procedurave për pajisjet bujqësore që përdoren
në prodhimintarinë e qumështit, me theks të veçantë në pajisjet efiçiente.
Një nga politikat e para që do të mund të aplikohej me një bashkëpunim ndërministror është
kategorizimi i subjekteve ekonomike bujqësore në atë mënyrë që të ketë një sistem fleksibil të
mbledhjes së tatimeve nga ta. Komunave duhet tu jepet më shumë liri në mbledhjen e tatimit në pronë
në atë mënyrë që tokat bujqësore të cilat mbesin djerrina të pa guajnë më tepër tatim në pronë sesa
tokat e tjera dhe po ashtu ato të kategorizohen nga sasia e prodhimit. Prodhimet me klasë dhe vëllim
të lartë të prodhimit duhet të inkurajohen që të rrisin prodhimin e tyre.
Politikat e importit
Në pjesën e politikave të importit, u vlerësua si e rëndësishme që Kosova të ketë:
16. Inspektim të rregullt dhe të detajuar të cilësisë së produkteve të importuara
17. Qasje proaktive e Kosovës në forumet e CEFTA-s dhe në procesin e implementimit të MSA
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë duhet të sigurojë që produktet që hyjnë në tregun e Kosovës si të
importuara të kenë kualitetin e përshkruar në dokumentacion dhe të mos rrezikojnë shëndetin e
popullatës. Në këtë drejtim Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës duhet të jetë më transparent me
publikimin e të gjitha të dhënave. Po ashtu, doganat e Kosovës duhet të publikojnë listën e tregtarëve
që importojnë këto produkte pasi të njëjtit tregtar që importojnë janë edhe që i shesin këto produkte
nëpër markete të mëdha dhe që i ekspozojnë ato më tepër sesa produktet vendore.
Kosova duhet të ndërmarrë masa të menjëhershme që prodhuesve të qumështit dhe produkteve të tij
të u sigurohet edhe tregu i jashtëm. Eksporti në këtë fushë ka qenë jashtëzakonisht i limituar viteve të
fundit. Krahas rritjes së cilësisë së qumështit Kosova duhet të punojë në hapjen e tregut të jashtëm
dhe të ndihmojë prodhuesit të shesin prodhimet e tyre. Gjithashtu, në grupet implementuese për
implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova duhet të shfrytëzojë instrumentet e
kësaj politike për të investuar në fushën e prodhimtarisë së qumështit.
Politikat në edukim
Ndër të tjera, Politika e Kosovës në fushën e bujqësisë duhet të fokusohet edhe në aspektin e
informimit dhe edukimit duke:
18. Krijuar një program afatgjatë për edukim të fermerëve prodhues të qumështit dhe/apo
produkteve të tij.
19. Organizimi i shërbimit të këshillimit bujqësor falas.
Një program për edukim të fermerëve prodhues të qumështit do ti kontribuonte edhe plasimit të
produkteve të tyre në mënyrë më efikase. Zyrat komunale për bujqësi duhet pa përjashtim, në bazë të
një programi të Ministrisë së Bujqësisë, i cili do të siguronte këshillime falas dhe të vazhdueshme për
bujqit.