1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS
‘’Fehmi Agani’’
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI – PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
Drama dhe ndikimi i pёrrallave tё dramatizuara tek fёmijet
Mentori: Kandidatja:
Prof.dr. Ilir Muharremi Vlora Hoti
Gjakovё, 2018
2
Vlora Hoti UGJ.FAKULTETI I EDUKIMIT.prog.para.Gjakovё 2018
Ky punim diplome u mbrojt_____________para komisionit vlerёsues nё pёrbёrje
1. _________________ Kryetar
2. _________________ Anёtar
3. _________________ Anёtar
Komisioni vlerёsues e vlerёsoj punimin me notёn ____________
Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues:
1. ___________
2. ___________
3. ___________
Ky punim është realizuar në Fakultetin e Edukimit me qëllim të arritjes së titullit Bachelor i
Edukimit – Drejtimi Parashkollor.
3
Pёrmbajtja:
1. Hyrja……………………………………………………………………… 4
2. Drama…………………………………………………………………….. 5
3. Llojet e Dramёs………………………………………………………….... 8
4. Veqoritë dalluese tё dramaturgëve tё mёdhenj…………………………… 12
5. Dramatizimi………………………………………………………………. 13
6. Dramatizimi për fëmijë…………………………………………………… 14
7. Dramatizimi i pёrrallës’’Rosaku i shёmtuar’’……………………………. 15
8. Dramatizimi i njё teksti…………………………………………………... 19
9. Pёrrallat…………………………………………………………………… 20
10. Pёrrallat popullore shqiptare……………………………………………… 21
11. Tregimet janё fuqia e madhe pёr fёmijet…………………………………. 22
12. Fёmijët nё role tё ndryshme……………………………………………..... 23
13. Falenderimet………………………………………………………………. 25
14. Literatura…………………………………………………………………... 26
15. Autobiografia……………………………………………………………..... 27
4
1. Hyrja
Pёrrallat, legjendat, mitet gjithmonë do tё pёrfaqёsojnё pёr fёmijet mjetet pёrmes tё cilave ata
njihen me boten e tё rriturve, kuptojnё se si funksionon jeta dhe shoqëria pёrreth tyre.
Pёrrallat ofrojnё njё botë nё tё cilën personazhët janё ndarё nё tё mirё dhe tё kёqij, kanё fuqin
magjike dhe pёr ta gjithëqka ёshtё e mundur.
Nёpёrmjet tyre fёmijёt mёsojnё se pёr çdo problem ka njё zgjidhje dhe se e mira triumfon mbi tё
keqen.
Pёrrallat siq dihet ёshtё njёra ndёr format mё tё pёrhapura e mё tё njohura tё prozёs gojore.
origjinen e pёrrallave e gjejmё qё nga koha e njeriut primitiv kur ai jeton nga gjaku dhe ishte nё
kontakt tё vazhdueshёm me shtazёt, shpezёt dhe gjallesat tjera.
Pёrrallat kohё tё gjatё janё pёrcjellur si tregime gojore brez pas brezi me vonё kanё filluar tё
shkruhen e tё jenё atraktive dhe tё dashura edhe sot e kёsaj dite sidomos pёr fёmijёt dhe
gjeneratat e reja.
Përrallat lënë një përshtypje të qëndrueshme në mendjet dhe zemrat e secilit prej nesh. Nguliten
aq fort në mënyrë që edhe pas shumë vitesh mund të të kujtohen, dhe të mund të jesh në gjendje
të rilidhësh emocionet. Në historinë e përrallës, nuk ka vetëm një proces logjik të njohjes, por
mbi të gjitha është emocional.
Fëmija, duke dëgjuar historinë, ka mundësi të nxjerrë më mirë në pah karakterin. Në këtë mënyrë
fëmija kapërcen frikën e tij.
Në botën imagjinare, heroi niset në udhëtim për të fituar diçka dhe ndërkohë që rritet: është një
udhëtim edukativ i mbushur me ato vlera, ku njeriu i merr si të vlefshme dhe të sakta nevojën e
mbrojtjes, ndjenjat emocionale, drejtësinë dhe triumfin e së mirës mbi të keqen.
Përralla është vendi i të gjitha hipotezave, sepse ajo siguron çelësin për të hyrë në realitet përmes
shtigjeve të reja duke e ndihmuar fëmijën të njohë botën duke i dhënë atij imazhe.
5
2. Drama
Llojet e mëdha të së kaluarës, tragjedia, epi e ndonjë tjetër e humbin garën me llojet që po
krijoheshin në frymën e kërkesave të kohës ku një rol të pakontestueshëm e kanë pasur
ndryshimet e përgjithshme shoqërore në shoqëritë europiane, zhvillimi i hovshëm kapitalist dhe
krijimi i kombeve dhe i shteteve nacionale.
Epin e zëvendesoi romani, ndërsa tragjedinë lloji i ri drama, e cila duhet të ketë dalë nga
komedia dhe tema e saj shoqërore, mirëpo këto i trajton pa efektet komike. Edhe më herët në
kuadër të llojeve ka pasur përzierje elementesh, në tragjedi, situate komike dhe anasjelltas.
Zhanri i ri i trajton problemet e njeriut, konfliktin e individit me të tjerët ose me rrethin pa iu
frikësuar elementeve tragjike por edhe pa e kursyer individin nga fshikullimet komike e satirike.
Megjithatë, edhe përfundimet tragjike të dramës individin nuk e ngritin në nivel të heroit tragjik
për arsye se ai në të vërtetë nuk i shpreh idelet as interest e kolektivit, as është përfaqësues i tyre.
Heroi i dramës është individ që e ndien thellësisht vuajtjen dhe me gjithë shpirt lufton për t’i
zgjidhur cështjej e mëdha jetësore dhe në këtë përpjekje nuk kalon në ekstremin komik, në
krijimin e vesit të caktuar nga virtyti. Tematikisht drama është fare afër tematikës së prozës,
llojeve representative të saj, romanit e novelës. Konfliktet janë njerëzore, pa ato prapavijat mitike
të përzierjeve hyjnore në faktin e njerëzve, megjithëse edhe këtu shpesh mund të hetohen e mira
dhe e keqja, nderi dhe turpi, ndjenja fisnike dhe ajo amorale, mirëpo trajtimi i tyre është si
konflikt njerëzor, pa lënë të kuptohet që prapa qëndrojnë forca të tjera kundër të cilave njeriu
s’mund t’ia dalë. Drama në periudhën e romantizmit kur edhe është shfaqur, nuk e ka gjetur
plotësisht shprehjen e vet për shkak të kontradiktës së kërkesës për realizëm brenda një drejtimi
jorealist.
Në shekullin XIX është zhvilluar drama natyraliste me përfaqësuesit më të shquar Henrik
Ibsenin e Gerhar Hauptmanin. Më vonë shfaqen drejtime të reja që shënojnë orientime të reja në
teatër, me të cilin drama lidhjet pashkëputshëm. Ky institucion do të zgjojë gjithnjë e më tepër
interesim tek publiku dhe do të njohë zhvillim të madh në gjithë Evropën.
Të përmendim tendencën e rikthimit të romantizmit, pastaj teatrin lirit të Cehovit, dramën
simboliste, ekspresioniste etj. Në mbarim të shekullit të kaluar dhe në fillim të shek. XX Luixhi
6
Pirandelo shquhet për dramën në të cilën individi kërkon identitetin e vet. “Drama e tij në
përgjithësi shquhet për mendimin e thellë, gjë që e afron me dramën filozofike në të cilën një ide
themelore përmban esencën e konfliktit dramatic p.sh. dramat e Zhan Pol Sartrit, Alvert Kamysë
etj”.
Dramë- Gjini e letërsisë artistike që e pasqyron jetën përmes veprimit skenik të personazheve
dhe të dialogëve e të monologëve të tyre; vepër letrare e këtij lloji; shfaqja e kësaj vepre në
skenë. Drama është një nga gjinite kryesore të letërsisë artistike. Tekstet e shkruara për teatër i
quajmë dramë.
Ashtu si përralla, tregimi, romani edhe drama ka një ngjarje kryesore.
Në kohrat e hershme mbizotronte shkrimi i dramës në vargje por sot ajo shkruhet në prozë, pasi
proza i ofron asaj më shumë mundësi shprehëse se sa poezia. Tematika e dramës është e afërt me
atë të prozës (tema historike, tema shoqerore, tema filozofike, etj.).
Në varësi të tematikës kemi disa lloje dramash:
-drama historike
- drama shoqerore etj.
Konfliktet e dramës janë konflikte të zakonshme që ndodhin në jetën e përditshme njerëzore.
Autorët tanë të dramës njihen Anton Santori (“ E Mira”), Sami Frashëri (“Besa”), Shtjefan
Gjeqovi, Mihal Grameno, Namik Delvina, Kristaq Floqi, Gjergj Fishta ,Neki Dervishi, Ymer
Shkreli,etj.
Veprat dramatike në përgjithësi ndahen në disa lloje:
• Komedia
•tragjedia
●tragjedi-komedi
Permbajtja e dramave zakonisht ndahen në disa pjesë të quajtura akte. Një akt zgjate diku 30-40
minuta, dhe një dramë mund të ketë 1 deri në 6 akte.
7
Drama- Fillimi i dramës, që nuk jep fjalë, futet në kllapa. Kur flitet, para se të thuhen fjalët,
jepet me të madhe emrin e folësit. Nuk ka fare fjalë autori. Fjalet e tjera në kllapa paraqesin
veprime.
Qëllimi i artit dramatik nuk është vetëm krijimi i rolit për “jetën e shpirtit njerëzor”, por që edhe
anës së jashtme të tij t’ia japim formën artistike. Prandaj aktori nuk duhet ta përjetojë rolin vetëm
nga ana e brendshme, por edhe nga ana e jashtme. Që ta pasqyrosh jetën delikate dhe shpesh herë
jetën subkoshiente, është e domosdoshme që t’i zotërosh aparatet, shumë të ndieshme dhe shumë
të komplikuara të zërit e të trupit.
Zëri dhe trupi me një mjeshtëri të madhe dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, duhet të shprehin, aty
për aty dhe me saktësi, ndjenjat e brendshme dhe shumë delikate dhe gati të pakuptueshme. Ja
përse aktori duhet, shumë më tepër sesa drejtimet e tjera artistike, të kujdeset jo vetëm për
aparatin e brendëshëm që krijon procesin e përjetimit, por edhe për aparatin e jashtëm, për
aparatin e trupit i cili tregon në mënyrë besnike rezultatet e punës krijuese të ndjenjave –
shprehjen e formës së jashtme të tij.
Në këtë punë subkoshienca ka një ndikim të madh. Edhe në fushën e të krijuarit me
subkoshiencën nuk mund të krahasohet as teknika më të urryer e artit dramatik, megjithëse ajo e
pretendon vendin e parë me plot besim.
Ne besojmë edhe e dimë me siguri nga përvoja se vetëm ai teatër që është i ngopur me përjetime
të gjalla organike të njeriut-aktor, mund t’i krijojë në mënyrë artstike të gjitha reflekset dhe
thellësitë e jetës së brendshme të rolit.
Vetëm një art i tillë mund ta bëjë për vete tërësisht spektatorin dhe vetëm me anë të një arti të
tillë spektatori jo vetëm që do ta kuptojë, ç’është më e rëndësishmja, por edhe do ta përjetojë atë
që ndodh në skenë, do ta pasurojë përvojën e tij të brendshme dhe te ai do të ngelin gjurmë që
nuk do t’i shlyejë koha.
E përpos kësaj – gjë që gjithashtu është tejet me rëndësi – parimet kryesore të krijimit dhe ligjet
e natyrës organike në të cilat ndërtohet arti, e ruajnë aktorin nga një rrugë e gabuar.
Në qoftë se do të dihen me siguri kufijtë e artit të vërtetë dhe ligjet organike të natyrës krijuese,
atëhere nuk do të humbet asgjë, por aktorët do të dinë që t’i evitojnë gabimet e veta.
8
Pa baza të shëndosha (të cilat mund t’ua dhurojë arti i të përjetuarit, udhëheqja dhe mendimi i
ligjeve të natyrës artistike), aktorët do të humbasin, do të ngecin dhe do ta humbasin kriterin.
Ja sepse unë e quaj të domosdoshme pa përjashtim për të gjithë aktorët që t’i studiojnë bazat e
artit tonë të përjetimit
3. Llojet e Drames
Dy janë format më të njohura dhe më të hershme të dramës të njohura që nga antikiteti e deri më
sot. Ato janë: tragjeditë dhe komeditë.
Tragjeditë ( me tematikë serioze që nxisin spektatorët, ndjenja, ngurimi, pavendosmërie, agonie,
frike, simpatie dhe pendimi ). Tragjedia është vepër e tillë dramatike në të cilën personazhi
kryesor, duke luftuar për idealet dhe qëllimet e tij të larta shoqërore, bie në luftë dhe humbja e tij
shkakton. Sipas Aristotelit, teoricienit të parë të tragjedisë, “ndenjën e frikës dhe të mëshirës”
duke bërë spastrimin e ndjenjave të shikuesve, heroi i tragjedisë shquhet për karakterin dhe
vullnetin e tij të fortë, për këmbëngulësinë në bindjet e veta dhe vendosshmërinë në luftën e tij të
pakompromistë kundër forcave kundërshtare. Si bartës i drejtësisë dhe i virtyteve të larta
njerëzore ai është mishërim i aspiratave të popullit duke qenë në konflikt me forcat e errëta
shoqërore. Vdekja e tij shkaktohet nga i ashtuquajturi faj tragjik, të shkaktuar në momentin e
hutisë, mashtrimit dhe gënjeshtrës nga personazhet e tjera ose nga ndonjë mosmarrëveshje. Fundi
tragjik është çmimi i fundit të cilin ai e paguan me jetë.
Tragjedia pati ndikim të madh te masat popullore për realizimin e lirisë, drejtësisë etj., për çka
flijohen individët duke mbrojtur ligjet e pashkruara, të cilat janë shprehje e vullnetit të hyjnive,
duke i’u kundërvënë ligjeve të shkruara të cilët u’a imponojnë arrogantët dhe sundimtarët e
vrazhdë, uzurpatorët ose tiranët. Në këtë luftë derdhet gjak dhe vdesin individët të cilët, me
vdekjen e tyre, shkaktojnë ndjenja e “ frikës dhe të tmerrit ”. Por jo të gjitha vdekjet shkaktojnë
ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e
heronjëve pozitiv, idalë, shkakton pikëllim te shikuesit. (kështu, p.sh. te “Hamleti” çasti tragjik
është mbështetur në fatin e Ofelisë dhe në vdekjen e Hamletit dhe Laertit, ku shikuesit përjetojnë
dhembje dhe mëshirë, kurse në vdekjen e xhaxhait të Hamletit dhe në vdekjen e nënës e cila pi
9
gotën me verë të helmuar dedikuar Hamletit ose Laertit, shfaqet një lloj lehtësimi te shikuesit dhe
ndjenja e dënimit të drejtë si dëmshpërblim për tragjedinë e shkaktuar).
Tragjikë janë ata persona, të cilët vdesin në skenë duke u sakrifikuar për qëllime morale dhe
ideale të larta. Tragjedia lulëzimin më të madh e përjetoi në kulturën antike greke në shekullin V
p.e.s. Emërtimi tragjedi vjen nga fjala greke “trágos”, që do të thotë cjap dhe “ ōdé”, këngë, nga
këndej me siguri në atë kohë anëtarët e korit mbështilleshin me lëkurën e cjapit, duke i
prezantuar përcjellësit mitik të Dionisit. Sipas gojëdhënës greke themelues i tragjedisë
konsiderohet Thespisi, kurse tragjedianët më të mëdhenj grekë janë: Eskili (525-456) i cili ka
shkruar rreth 90 tragjedi
Sofokliu (496-406) në gjininë e tragjedisë ka qenë shumë më prodhimtar se Eskili. Sipas
dëshmive të autorëve antikë, ai ka shkruar rreth 123 tragjedi. Sofokliu i merrte nga mitologjia
dhe legjendat e ndryshme. Burim i pashtershëm, si për shkrimtarët e tjerë, ashtu edhe për
Sofokliun, kanë qenë poemat e Homerit. Sofokliu futi aktorin e tretë dhe me këtë tragjedia greke
mori formën e saj përfundimtare, zmadhoi numrin e njerëzve në kor prej 12 në 15, por e zvogëloi
rëndësinë e mëparshme të tij në ekzekutimin e tragjedis.
Krijoi tema të rëndësishme dramatike dhe figura monumentale dramatike. Filozofi grek
Aristoteli në “Poetikën” e tij shkruan: Sofokliu p.sh. thoshte se ai i paraqiste njerëzit si duhet të
ishin, ndërsa Euripidi i paraqiste ashtu si ishin” (Aristoteli, Poetika, Rilindja, Prishtinë, 1968, f.
96).
Tragjedian i madh grek ka qenë edhe Euripidi (485-406). Nga veprat e tij kanë mbetur 18 dhe
disa fragmente. Ndër tragjeditë e tij përmenden: “Medeja”, “Elektra”, “Hekuba” etj. Euripidi ka
qenë shumë i larmishëm në përdorimin e mjeteve skenike: futi prologët të cilët shikuesve para
dëgjimit dhe shikimit të tragjedisë u shpjegonin veprimin e tragjedisë, pastaj futi monoditë dhe
duetet, e theksonte mjaft muzikën me çka konsiderohet si nismëtar i melodramës. Si shihet,
tragjedia e vjetër greke kishte karakter ceremonial. Tematika e saj është marrë nga mitet, kurse
në shfaqje kori ka luajtur rol shumë të rëndësishëm. Rolet i luanin aktorët të cilët mbanin maska.
Pjesët kryesore të tragjedisë sipas Aristotelit ishin: prologu (gr.prólogos – fjalë, të folur në fillim,
parathënie), pastaj episodi (gr. epeisódion, hyrja e aktorëve kah kori) që shënonte pjesën
dialogjike midis këngëve korale. (Aristoteli, Poetika, Rilindja, Prishtinë, 1968, f.52).
10
Dialogët në tragjedi recitoheshin, kurse këngët këndoheshin në përcjellje të valles dhe muzikës të
cilën e komunikonte vet poeti. Me kalimin e kohës tragjedia e humbi karakterin ceremonial, roli i
korit është më i vogël ose nuk ekziston fare, kompozicioni i saj është më i lirë, kurse tematikën
mitike e zëvendëson tematika historike ose tematika e kundëthënieve aktuale shoqërore. Po sipas
Aristoteli tragjedia përbëhet prej gjashtë elementeve: fabulës, karaktereve, mendimit, skenës, të
folurit, muzikës
Komedia – si edhe tragjedia është një lloj i dramës, e cila u zhvillua nga ceremonitë popullore.
Këtë e dëshmon edhe vetë fjala kōmōdía e cila u krijua nga fjala “kômos” që do të thotë
procesion i gëzueshëm dhe fjala “ōdé” që do të thotë këngë. Komeditë ( me tematikë shaka rreth
aktualitetit, që nga njëra anë u shkakatohet spektatorëve të qeshura me gjithë zemër, duke bërë
humor me aktualitetin politik dhe social, por pas humorit, mësohet dhe disiplinohet spektatorët
leksionent nënkuptuese ). Edhe komedia lindi dhe u zhvillua në Greqinë e lashtë. Origjina e saj
është në shfaqjet e gëzueshme popullore që përcillnin me këngë e valle proçesionet për nder të
hyrjes së verës e të gëzimit, Dionisit ose Bakut. Lulëzimin e saj më të madh e arriti në Athinë.
Komediografi më i njohur ka qenë Aristofani (445-385). Komediograf grek nga Athina. Nga 44
komeditë e tij janë ruajtur vetëm 11 dhe disa fragmente: “Aharnianët”, “Kalorësit”, “Retë”,
“Grerëzat”, “Paqja”, “Zogjtë”, “Lisistrata”, “Themsmoforiet”, “Bretkosat”, “Gratë në parlament”
dhe “Pluti”. Edhe në të rol me rëndësi luan kori, i cili megjithatë paraqet për dallim nga kori
tragjik, një bashkësi fantastike (shpendët, bretkosat, retë).
Komedia greke ka ndikuar në zhvillimin e komedisë në të gjitha letërsitë evropiane. Veç tjerash
ajo ka ndikuar edhe në zhvillimin e komedisë romake, përfaqësues kryesor i së cilës në letërsinë
romake është Menandri (rreth 342-292) p.e.s. komedinë e tillë, në të cilën mungon kori, kurse
tematika që trajton është ajo e jetës private, të cilën e ka imituar komedia romake.
Gjithashtu vlen të theksohet se sipas Plautit (254-184) do të ndikojë në zhvillimin e komedisë
deri në ditët tona. Tipi i tillë i komedisë krijon një varg të karaktereve tipike (koprracin,
thumbonjësin, mburracakun, dashnorin) dhe të raporteve tipike (zënka midis babait dhe djalit,
dashuria e plakut ndaj vajzës së re) të cilat zgjidhen në mënyrë tipike (robi dinak me këtë rast ka
rol të nëndësishm).
11
Në komedi përqeshen dhe vihen në lojë të metat njerëzore dhe shoqërore. Në të luftohen dukuritë
e shëmtuara në shoqëri duke përqeshur (tallur) çdo gjë që është negative në jetën njerëzore dhe
në shoqëri: marrëzitë (budallallëqet) njerëzore, mendjemadhësinë, lakminë dhe etjen për pushtet,
paturpësinë, koprracinë, egoizmin, kokëboshësinë. Nga kjo rezulton se komedia që nga fillimet e
saj ka qenë më afër relitetit duke depërtuar më thellësisht në jetën e rëndomtë njerëzore.
Ajo ka luajtur rol mësimor dhe edukativ, sepse duke i treguar njerëzit dhe jetën si s’duhet të jenë,
ajo i ka kujtuar shikuesit t’u shmangen cilësive të këqija dhe të çlirohen nga të metat personale
(vetjake). Edhe koncepti i së qeshurës është mjaft i papërcaktuar. E qeshura s’është qëllimi i
komedisë, ajo është mjet me të cilin shërohen dhe shmangen cilësitë e këqija të njeriut. Të
përqeshësh do të thotë të kritikosh. Përqeshja e dukurive negative në shoqëri arrihet me anë të
paraqitjes komike të këtyre dukurive.
Komike është e gjithë ajo që paraqet dis harmoni midis mundësive reale të një personi dhe të
pretendimeve, dëshirave, vendimeve të tij. Komik është p.sh. frikacaku i cili mbahet për trim;
koprraci i cili flen në arkën e parave, dhe gjithmonë ankohet se do t’a pësojë nga varfnjakët;
sahanëpirësi i cili, si njeri, duhet ta ketë dinjitetin e njeriut, kurse ai përulet, bëhet servil,
puthador; atdhetari i rrejshëm, i cili është vetëm me fjalë, e në të vërtetë është vetjak dhe
mizantrop; filozofi i ngathët i cili mbahet i ditur e në të vërtetë është bosh Komikja mund të jetë
e llojeve të ndryshme. Kur ka për qëllim vetëm të shkaktojë të qeshur, atëherë ajo është e qeshur
e zakonshme (shakaja), e cila shpesh mund të kalojë në shaka të trashë ose në farsë, kur
përqeshen të metat fizike dhe shpirtërore, kur cilësitë normale dhunshëm karikohen, kur krijohen
skena vulgare, ose përgjithësisht kur komikja paraqitet në formën e pashije, në formën e tepruar
artistike.
Megjithatë, kur cilësitë negative të ndonjë individi ose të një dukurie janë aq të shprehura dhe aq
të rëndësishme sa zhdukin çdo gjë që është njerëzore te njeriu, atëherë e qeshura shndërrohet në
satirë, d.m.th. në mohimin e atij individi dhe dukurie (patriotizmi i rrejshëm i cili kalon në tradhti
nacionale).
Nëse disa cilësi negative te disa individë janë thjesht dobësi të rëndomta njerëzore dhe nuk janë
të zhvilluara në masë të madhe, dhe këta individë kanë edhe disa cilësi pozitive dhe vuajnë edhe
vetë për shkak të metave, atëherë komikja shndërrohet në humor d.m.th në raportin e këtillë të
12
shkrimtarit ndaj këtyre që t’i qeshë, por edhe në të njëjtën kohë edhe t’i dojë duke shprehur për ta
simpati, si ndaj njerëzve të cilët kanë dobësi, por kanë edhe virtyte, andaj edhe për këtë shkak
humori quhet edhe “ e qeshur me lot ”.
4. Veqoritë dalluese tё dramaturgёve tё mёdhenjë
Në lashtësi ekzistonin shumë poet dramaturg, por dorëshkrimet e veprave të tyre humbën dhe
vetëm veprat e pak prej tyre kanë shpëtuar si të: Frinikut, Hirilit, Eskilit, Sofokliut, Euripidit,
Aristofanit dhe më vonë, Menandrit, Filimonit dhe disa të tjerëve nё pjesëza. Tre poetët e
mëdhenj tragjik ishin: Eskili (i cili shpjegonte realitetin) në mënyrë metafizike. Sofokliu (i cili
shpjegonte realitetin ashtu siç duhet të ishte) në mënyrë ideologjike. Euripidi (i cili shpjegonte
realitetin pikërisht ashtu siç ishte) në mënyrë reale.
A) Për teatrin Antik ekzistonin tri pjesë, - I lugët (me podiumet e spektatorëve). - Orkestra (ku
kërcente duke kënduar kori). - Skena (ku vepronin aktorët ose në skenë ose në prapaskenë).
Ekzistonin edhe hyrjet anësore (korridoret e mëdhenj ku hynin dhe dilnin turma e spektatorëve
edhe kori) Teatri kishte akustikë të lartë ishte, në formë amfiteatri dhe përbënte shkollën më të
respektuar të mazhorenëve, përderisa aty spektatorët jo thjeshtë ndiqnin, por mësonin tragjeditë
dhe komeditë antike. B) Shfaqjet Antike:Jepeshin kryesisht në festat e perëndisë më popullore
‘’Dionisit’’. Ishte aq e veçantë vlera e këtyre shfaqjeve, kështu që regjimi parashikonte punë
parapërgatitore në mënyrë që të gjitha shfaqet teatrale të ishin të përsosura në nder të popullit.
Fillimisht asnjë dramaturg nuk i nënshtrohej kritikës letrare (përveç se një të mëvonshmeje).
13
5. Dramatizimi
Dramatizmi është e gjithë shfaqja që ndiqej nga spektatorët në teatrin antik dhe quhej dramë.
Drama ose dramaturgjia është fjalë nga gjuha greke dráma që do të thotë “veprim, veproj” bëjë
diçka të rëndësishme në momentin që flas. Nuk rrëfej, nuk tregoj diçka, por e bëjë tani sikur të
ndodh në këtë moment kështu, para syve të të gjithëve. Kjo është drama e cila pos epikës dhe
lirikës është shtylla e tretë e letërsisë. Pra, e thënë ndryshe veprat dramatike njihen si drama.
Drama eshte nje nga gjinite kryesore te letrsise artistike. Tekset e shkuara per teater I quajme
drame.
Me termin e përgjithshëm me dramë nënkuptojmë atë krijimtari letrare që shkruhet për tu shfaqur
në teatër. Për këtë arsye autorët i përfillojnë rregullat e saj të ngurta , pa zbatimin e së cilave ajo
nuk mund të jetë e suksesshme në skenë. Drama është një nga gjinitë kryesore të letërsisë
artistike. Tekstet e shkruara për teatër i quajmë dramë. Ashtu si përralla, tregimi, romani edhe
drama ka një ngjarje kryesore.
Tematika e dramës është e afërt me atë të prozës (temë historike, temë shoqërore, temë filozofike
etj.). Në varësi të tematikës kemi disa lloje dramash: dramë historike, dramë shoqërore etj.
Konfliktet e dramës janë konflikte të zakonshme që ndodhin në jetën e përditshme njerëzore.
Bota e artit është një univers i vërtetë, që ka një histori të gjatë, që nga kohët e lashta e deri në
ditët e sotme
6. Dramatizimi për fëmijë
Dramatizimi ka kuptimin e përzgjedhjes së tekstit letrar qoftë tregimit, përrallës të cilat
shndërrohen në tekste dramatike, më pastaj inskenohen në skenë. Studimet kanë treguar se
zhvillimi i aftësive për të mësuar të interpretosh gjenden në natyrën e interpretimit teatror. Duke
ndjekur udhëzimet, të rinjtë do të kenë një përfytyrim të ri të jetës, të vetvetes dhe do të mësojnë:
1. Të tërhiqen nga fabula që kanë krijuar;
2. Të futen me fantazi në një situatë imagjinare;
14
3. Të njohin dhe të përjetojnë rrethanat, dilemat dhe pasojat e veprimeve të
personazheve të krijuara dhe rrjedhojat përkatëse;
4. Të riinterpretojnë gjithçka nëpërmjet personalitetit të vet.
Thelbi i lojës dramatike është ndërtimi i një historie nëpërmjet interpretimit. Përpunimi i
historisë të shpie drejt një problemi, një seri veprimesh dhe ngjarjesh që ndërtohen rreth një teme
(një pikënisje për të mbajtur qëndrim). Në këtë rast, tema është puna e fëmijëve.
Në modulin e lojës me role nxënësi ka filluar të bëjë të vetat ndjenjat e fëmijës që punon.
Paralelisht, moduli i shkrimit krijues ka përgatitur terrenin për të krijuar një dramë. Nëpërmjet
vënies në jetë të një pjese, pra vënies në skenë të një historie të krijuar dhe të interpretuar nga të
rinjtë, nga këndvështrimi i tyre, sillet një dozë e kënaqshme e zotërimit dhe e përgjegjësisë në
raport me projektin.
Nëpërmjet dramatizimit, të rinjtë do të pajisen me instrumente të reja për të shprehur emocionet.
Thelbi i dramatizimit është historia, e thënë ndryshe, krijimi i një bote ireale, ku në kushte të
caktuara, personazhe të caktuara përjetojnë gjendje të caktuara. Të rinjtë e grupit do të luajnë
personazhe të ndryshme të historisë. Nëpërmjet punës për të nxjerrë rolin, ata do të
karakterizojnë tiparet e personazhit, duke përvetësuar karakteristikat e tij fizike, emocionale dhe
intelektuale. Në dramatizim veprimi lind nga bashkëveprimi i personazhit ireal dhe situatës në të
cilën ndodhet.
15
7. Dramtizimi i perrallës ‘’Rosaku i Shëmtuar’’
Rosa mëmë nxori jashtë për herë të parë bibat e saj. Kur vuri re që njëra nga vezet,ajo me e
madhja nuk kishte çelur akoma. Po e provoj ta ngroh edhe një ditë-mendoi, dhe ashtu bëri. Të
nesërmen nga veza e madhe doli një rosak që ishte ndryshe nga të tjerët.
Ai ishte me i madh ,me qafë më të gjatë ,pothuajse pa pupla fare,shkurt shemti e gjallë.
Rosa deshi ta largonte nga çerdhja e saj por përsëri nderroi mendje se i erdhi keq.
Diten kalonin dhe rosaku haste ne veshtirësi për shkak të paraqitjes së tij ndryshe nga rosakët e
tjerë.
Për këtë shkak asnjë nga vëllezërit dhe motrat e tij nuk pranonin të luanin me të.
E tallnin sa herë e shikonin.
I iii sa qafë të gjatë që ka.
iii sa bisht tё madh ka,
Rosaku e ndiente veten shumё fatkeq dhe pёrpiqej tё mos e shikonin tё tjerёt.
Gjithmonё pyeste veten pse ishte ndryshe nga Rosakёt e tjerё.
Ai luante vetё, hante vetё dhe sa herё qё shikonte dikё tjetёr nё liqen ai fshihej.
Pas disa kohёsh Rosaku i shёmtuar gjeti njё fole tё braktisur dhe nisi tё jetonte aty duke ju
qёndruar larg shpendёve tё tjerё tё liqenit qё tё shpёtonte nga tallja e tyre.
Oo sa shpendё tё bukur tha Rosaku dhe pёr momentin harroj te fshihej siç bёnte gjithmonё.
U nis drejt tyre me njё dёshirë tё madhe pёr tju folur.
Njёra nga mjellmat ju foli tё tjerave, shikoni shikoni qenka njё mjellmё e re nё liqe.
Rosaku pa qё ju drejtuan atij uli sytё nё ujin e liqenit si pasqyrё dhe aty pa qё ai ishte shndёrruar
nё njё mjellme tё re dhe tё bukur.Tani kuptoj pse ishte ndryshe nga tё tjerёt.
Personazhet:
Rosaku i shёmtuar ;
16
Rosa ;
Vellezёrit dhe motrat;
Mjellmat;
AKTI I
Skena I
Rosa Mёmё nxorri jashtё pёr herё tё parё bibat e saj.
Kur vuri re qё njёra nga vezet ajo mё e madhja nuk kishte celur akoma.
Po e provoj ta ngroh dhe njё ditё mendoj edhe ashtu bёri.
Skena II
Tё nesёrmen nga veza e madhe doli njё Rosak qё ishte ndryshe nga tё tjerёt.
Ai ishte mё i madh me qafe mё tё gjatё , pothuajshe pa pupla fare, shkurte shёmti e gjalle.
Rosa deshti ta largonte nga cerdhja e saj por pёrsёri ndёrroi mendjen se i erdhi keq.
Skena III
Ditёt kaloni dhe Rosaku haste nё vёshtirёsi pёr shkakё tё paraqitjes sё tij ndryshe nga tё tjerёt.
Pёr kёtё shkakё asnje nga motrat dhe vёllezrit e tij nuk pranonin tё luanin me tё.
E tallnin sa herё e shikoninё
iii sa qafё tё gjatё qё ka,
iii sa bisht tё madhё ka,
iii sa pak pupla qё ka,
17
Rosaku e ndiente veten shumё fatkeq dhe pёrpiqej tё mos e shikonin tё tjerёt.
Gjithmonё pyste veten pse ishte ndryshe nga Rosakёt e tjerё.
Ai luante vetё, hante vetё dhe sa herё qё shikonte dikё tjetёr nё liqe aj fshihej
AKTI II
Skena I
Pas disa kohёsh Rosaku i shёmtuar gjeti njё fole tё braktisur dhe nisi tё jetonte aty duke ju
qёndruar larg shpendёve tё tjerё tё liqenit qё tё shpёtonte nga tallja e tyre.
Skena II
Oo sa shpendё tё bukur tha Rosaku dhe pёr mometin harroj te fshihej siç bёnte gjithmonё.
U nise drejt tyre me njё dёshire tё madhe pёr tju folur.
Njёra nga mjellmat ju foli tё tjerave, shikoni shikoni qenka njё mjellmё e re nё liqe.
Rosaku pa qё ju drejtuan atij uli sytё nё ujin e liqenit si pasqyrё dhe aty pa qё ai ishte
shёndёrruar nё njё mjellme tё re dhe tё bukur.
Tani kuptoj pse ishte ndryshe nga tё tjerёt.
AKT III
Skena I
Rosaku i shёmtuar i cili ishte tallur dhe injoruar nga tё tjerёt vetёm pёr arsye se ai ishte ndryshe
nga tё tjerёt u largua dhe jetoj i vetёm derisa njё dite u shfaq dhe e panё disa mjellma.
Mjellmat i thanё njёra tjetrёs shiko kush qenka nё liqe ai u habit qe i folen dhe shikoj veten nё
pasqyren e ujit dhe kuptoi qё ishte bёrё njё mjellmё e bukur. Fund
18
19
8. Dramatizimi i një teksti
Arti dramatik, drama është forma apo modeli më i rëndësishëm i të nxënit të mёsuarit. Eshtë një
ndër format më të përshtatshme e cila i ndihmon fëmijët, të kuptojnë individualitetin e tyre, të
njohin dhe të kuptojnë situata të ndryshme komplekse sociale.
Duke vënë në përdorim dramën fëmijët mësohen të shqyrtojnë probleme, ngjarje, apo të
kuptojnë ndërlidhjen ndërmjet të gjithave gjërave që na rrethojnë. Ashtu sikurse në teatër, arti
dramatik ia del të nxjerrë në pah dhe të çlirojë energjitë e fëmijëve, aftësitë e tyre krijuese,
emocionale, intelektuale, njëherazi duke rritur dhe vetbesimin e tyre.
Sa i takon korrelacionit të artit dramatik me procesin e mësimdhënies, autorë të ndryshëm
ndërkombëtare shprehen se: edukimi (arsimimi) është proces që ndihmon njerëzit të gjejnë
kuptimin e jetës e që përfshinë të dyja aspektet si të dhënit mësim ashtu dhe të mësuarit.
Dramatizimi ka kuptimin e përzgjedhjes së tekstit letrar qoftë tregimit, përrallës të cilat
shndërrohen në tekste dramatike, më pastaj inskenohen në skenë. Studimet kanë treguar se
zhvillimi i aftësive për të mësuar të interpretosh gjendjen në natyrën e interpretimit teatror. Duke
ndjekur udhëzimet, të rinjët do të kenë një përfytyrim të ri të jetës, të vetvetes dhe do të mësojnë:
1. Të tërhiqen nga fabula që kanë krijuar;
2. Të futen me fantazi në një situatë imagjinare;
3. Të njohin dhe të përjetojnë rrethanat, dilemat dhe pasojat e veprimeve të personazheve të
krijuara dhe rrjedhojat përkatëse;
4. Të ri interpretojnë gjithçka nëpërmjet personalitetit të vet.
Thelbi i lojës dramatike është ndërtimi i një historie nëpërmjet interpretimit. Përpunimi i
historisë të shpie drejtë një problemi, një seri veprimesh dhe ngjarjesh që ndërtohen rreth një
teme (një pikënisje për të mbajtur qëndrim). Në këtë rast, tema është puna e fëmijëve. Në
modulin e lojës me role nxënësi ka filluar të bëjë të vetat ndjenjat e fëmijës që punon. Paralelisht,
moduli i shkrimit krijues ka përgatitur terrenin për të krijuar një dramë. Nëpërmjet vënies në jetë
të një pjese, pra vënies në skenë të një historie të krijuar dhe të interpretuar nga të rinjtë, nga
këndvështrimi i tyre, sillet një dozë e kënaqshme e zotërimit dhe e përgjegjësisë në raport me
projektin. Nëpërmjet dramatizimit, të rinjtë do të pajisen me instrumente të reja për të shprehur
20
emocionet. Thelbi i dramatizimit është historia, e thënë ndryshe, krijimi i një bote ireale, ku në
kushte të caktuara, personazhe të caktuara përjetojnë gjendje të caktuara.
Të rinjtë e grupit do të luajnë personazhe të ndryshme të historisë. Nëpërmjet punës për të
nxjerrë rolin, ata do të karakterizojnë tiparet e personazhit, duke përvetësuar karakteristikat e tij
fizike, emocionale dhe intelektuale.
Në dramatizim veprimi lind nga bashkëveprimi i personazhit ireal dhe situatës në të cilën
ndodhet.
9. Pёrrallat
Pёrrallat janё krijime shumё tё hershme gojore.ato ndёr tё tjera janё edhe burime tё letёrsise pёr
fёmije dhe tё krijimtarise letrare nё pёrgjithёsi.
Pёrralla e parë qe u ruajt nё formё tё shkruar ёshtё pёrralla e shkatёrruesit tё anijёs e shёnuar
para 400 vjetёsh nё egjiptin e lashtё.
Pёrrallat qё na vijnё nёpёrmjet librave janё tё ndryshme;
Pёrrallat popullore tё pёrpunuara,
Pёrrallat tё krijuara nga vetё autorёt,
Pёrrallat qё transmetojnё informacione shkencore,
Pёrrallat me pёrsonazhe kafshe, pёrrallat me pёrsonazhe njerёz etj.
Pёrrallat tona pёr fёmijë mund tё grupohen ;
Pёrrallat me subjekte mitologjike,
Pёrrallat me subjekte florike-faunal,
Pёrrallat mbi njeriun,
Pёrrallat civilizuese( qytetёruese),
21
Prej pёrralles kozmike kah tregimi fantastik apo transformimi i pёrrallёs nё tregim fantastik;.
Nё letёrsinë tonё pёr fёmijё pёrrallat kanё krijuar autorё tё njohur si; Odhise Grillo, Bedri Deda
,Gaqo Bushaka , Naum Prifti, Rifat kukaj, Arif Demolli etj:
Përrallat i ndihmojnë fëmijët të jenë më të suksesshëm qoftë edhe në kohët kur ndihen të
mërzitur apo pesimistë. Ato nxjerrin në pah heroin që gjendet brenda tyre. Imagjinata nuk
mundëson vetëm zbavitjen, pjesëzat fantastike pasurojnë botën e tyre imagjinare dhe i përgatisin
për jetën. Tregimi i përrallës është një moment magjik në intimitetin mes fëmijës dhe prindërit
10. Pёrrallat popullore shqiptare.
Pёrrallat sic dihet janё krijime tё trilluara plot fantazi dhe elemente tё cuditshme me anёn e tё
cilave njerёzit shprehnin mendime e ёnderimet e tyre nё forme alegorike.
Nёpёrmjet pёrrallave jepen gjykime pёr jeten pёr tё mirёn e tё keqen , pёr tё drejten e tё
padrejtёn, pёr tё bukuren e tё shёmtuaren etj.
Pёrrallat random kanё fund tё hareshem, nё to pёrherё triumfon e mira, e drejta. Heroi i pёrralles
pas shumё peripetish, arrin lumturin.
Pjesa mё e madhe e pёrrallave tona popullore janё krijuar pёr tё vegjlit ato ndёr tё tjerat
zhvillojnё:
-Aftёsine njohёse tё fёmijeve, ua zgjeron horizontin mendor, ua forcon shijen estetike dhe i
edukon nё pikёpamje morale.
-Zhvillojnё imagjinatёn e fёmijёve.
Ka mjafte elemente qё e bёjnё pёrrallёn tё pёrshtatshme pёr fёmije si; subjekti i thjeshtё qe
zhvillohet nё vijё tё drejt, gjuhe e pёrpikte, mesazh I qarte moral etj.
Pёrrallat popullore mund tё ndahen ;
Pёrrallat fantastike,
22
Pёrrallat realiste,
Pёrrallat satirike etj.
Njё burim tjetёr i letёrsise sone pёr fёmijё janё edhe:
Kёnget popullore pёr tё vegjëlit,
Kёnget e djepit apo ninullat,
Kёngёt me motive shoqёrore,
Kёngёt humoristike,
Kёnge lirike,
Kёnge-lodra etj.
11. Tregimet janё fuqia e madhe pёr fёmijёt
Çdo tekst letrar qoftë përrallë apo tregim si bazë ka idenë dhe qëllimin. Më fuqinë e përrallës
fëmijët i dërgojmë në të gjitha rrugët fantastike, pikërisht këtu realiteti shndërrohet në fantazinë.
Qëllimi është që fëmijët t’i njohin personazhet, të mishërohen me ta, përjetojnë përvojë e cila i
ndihmon edhe në mësime. E rëndësishme është që fëmijët t’i dëgjojnë tregimet, por jo të kalojnë
në obligim, qëllimi është sipas interpretimit të zgjohet kureshtja për dëgjim të një pjese letrare.
Nëse fëmijët kanë rolet e tyre aktive, më lehtë e kuptojnë idenë e rolit, ngaqë janë më të
angazhuar, kuptojnë gjendjen e brendshme dhe të jashtme të personazhit, madje edhe tregimin.
Në momentin kur fëmijët emocionalisht dhe intelektualisht aktivizohen, zhvillojnë kreativitetin
dhe imagjinatën. Shpesh tregimet që i zgjedhim nuk janë dinamike atraktive dhe gjatë leximit të
pjesëve, duhet të imagjinojmë disa elemente shtesë që lidhen me ngjarjen ta bëjmë më atraktive
përrallën.
Të arrihet efekti ku edukatorja gjatë leximit të pjesës t’i dërgojë fëmijët në rolet e tyre. Në
momentin kur edukatorja interpreton në formë profesionale tregimin, fëmijët do t’i gjejnë vet
23
rolet e tyre. Edukatorja dhe fëmiu-aktor komunikojnë harmonishëm. Nga ky moment ringjallet
loja spontane dhe rolet e dramatizuara.
Pas kësaj çdo fëmijë ka rolin e tij, edukatorja është moderatore që bashkëvepron me rolet e tyre.
Kjo kërkon prova më shumë, por rezultati është pozitiv. Në disa dialogë fëmijët do t’i
dramatizojnë gjatë interpretimit.
Gjatë provave mund të kërkojmë që fëmijët të jenë edhe bashkëbisedues të roleve të tyre. Në
fillim kërkoni t’i vendosin emrat e roleve kryesore, ose ta përshkruajnë ambientin e vendngjarjes,
kur e bëjnë këtë atëherë vëmendjen do ta kenë të gjithë, dhe mund të bëjnë regji duke i pyetur: -
Çfarë ndodh më pastaj? - Si ta zgjidhim këtë problem? - Çfarë do të veprojë nëna? Qëllimi është
integrimi në lojë dhe krijimi i planit ndërmjet fëmijëve. Fëmijët më të vegjël do ta humbin
përqendrimin. Nëse dramatizojmë një tregim të njohur, apo të ri, duhet ta zgjedhin teknikën e
cila do të jetë tërheqëse për të vegjlit, t’i shohin imazhet, kjo arrihet përmes zhvillimit të lojës.
12. Fёmijet nё role tё ndryshme
Loja është aktiviteti më i rëndësishëm në jetën e fëmijëve. Ajo luan një rol në vetë zhvillimin e
tyre. Fëmijët gjatë lojës gjejnë mundësi optimale për të ndërperceptuar me ambientin dhe njerëzit
përreth, duke zhvilluar kështu aftësitë e tyre.
Nepermjet lojes ata njohin më mirë botën e jashtme dhe shfaqin më mirë ata të mbrendshmen,
nëpërmjet lojës femija mund te jete dikushi në çdo vend dhe kohë.
24
kёsulkuqja kuzhiniere
Heroi Dentiste
25
13. Falënderimet
Ky punim diplome ёshtё finalizim i studimeve të mia. Rruga drejt përfundimit të Fakultetit të
Edukimit ishte mjaft e gjatë dhe sfiduese. I falenderoi të gjithë ata të cilët më ndihmuan që të
arrij gjerë në këtë ditë, pra në ditën e diplomimit në studimet baçhelor, që ndër të tjera për mua
është një ditë me rëndësi. Një falenderim shkon për të gjithë profesorët dhe të gjithë stafin e
Fakultetit të Edukimit në përgjithësi. Në këtë drejtim, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia për
profesorin tim mentor Prof.dr. Ilir Muharremi, i cili me këshillat e tij profesionale,metodologjike
dhe edukative bëri që ky punim të marrë formën e duhur shkencore.
Falënderimi për të cilin është e vështirë të gjej fjalët ti shprehi mirënjohjen time të pafund për
përkrahjen, motivimin, mbështetjen e pakushtëzuar dhe ndihmën sistematike, që i dedikohet
familjes time që më përkrahen në çdo moment.
26
14. Literatura
Papagjoni, Josif, Teatri dhe dramaturgjia shqiptare, Tiranë, 2011
Muharremi, Ilir, Moskutimet, SHB “DRITApress”, Prishtinë, 2016
Islami, Nebi, Historia dhe poetika e dramës shqiptare I (1886-1996), Prishtinë, 2003
Literatura- prof Ilir Muharremi, Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla.
Literature- perrallat popullore shqiptare
Zaman, jyxhel Fejzolli- studiues pёrrallash
https://www.youtube.com/results?search_query=rosaku+i+shemtuar+shqip
27
15. Autobiografia
Quhem Vlora Hoti e lindur me 11.03.1995 në fshatin Polluzhë,komuna e Rahovecit. Shkollёn
fillore e kam pёrfunduar nё vendlindje pranë shkollёs fillore “Sylejman Vokshi” Polluzhë-
Rahovec ndёrsa shkollёn e mesme e kam kryer nё shkollёn “12 Maj” në Ratkoc-Rahovec nё
vitin 2014. Pёr tё vazhduar studimet jam pёrcaktuar të studioj profesionin e edukatores ku jam
regjistruar në Fakultetin e Edukimit “Fehmi Agani” në Gjakovë; Programi Parashkollor nё vitin
2014, kurse sot jam e nderuar që mbroj para jush punimin e diplomёs.
Dedikuar
Thesarit më të çmuar që një person mund të ketë
Familjes…..