-
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
Tema: Aplikimi i metodave edukative dhe formave të punës në edukimin
parashkollor
Mentor: Kandidatja:
Prof. Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Lumturije Bruqaj
Gjakovë,2020
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
Tema: Aplikimi i metodave edukative dhe formave të punës në edukimin
parashkollor
Mentor: Kandidatja:
Prof. Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Lumturije Bruqaj
Gjakovë,2020
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
Tema: Aplikimi i metodave edukative dhe formave të punës në edukimin
parashkollor
Mentor: Kandidatja:
Prof. Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Lumturije Bruqaj
Gjakovë,2020
-
1
Ky punim diplome u mbrojt me ____/____/_______ para komisionit vlerësues në përbërje:
1. __________________________ Kryetar
2. __________________________ Anëtar
3. __________________________ Mentor
Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit vlerësues:
1. _______________
2. _______________
3. _______________
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën _____________ (___)
-
2
Unë,profesoreshë e Gjuhës dhe letërsisë Shqipe,Fatbardha Tahirsylaj,me profesionlektore,nën përgjegjësinë time morale dhe materiale,me datënjap këtë:
DEKLARATË
Deklaroj se kam lekturuar temën e diplomës me titull:
APLIKIMI I METODAVE EDUKATIVE DHE FORMAVE TË PUNËS NË EDUKIMIN
PARASHKOLLOR
Isniq më, ______________ Lekturoi:
Emri dhe mbiemri
Fatbardha Tahirsylaj
-
3
FALËNDERIME
Shfrytëzoj rastin për t’iu shprehë të gjithëve falëndeimet e mia të sinqerta për mbështetjen
akademike. Shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për udhëheqësin shkencor të këtij
punimi Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi i cili pa hezitim më udhëhoqi dhe më mbështeti, duke
më ndihmuar që ta përfundoj me sukses këtë punim, aq domethënës për mua.
Po ashtu falënderoj edhe stafin akademiktë fakultetit të cilët më motivuan dhe shkathtësuan
me pasurimin e njohurive të llojllojshme qoftë teorike, qoftë praktike drejt këtij profesioni të
shenjtë.
Falënderime të veçanta shpreh edhe për famijen time, të cilës i detyrohem shumë për
mbështetjen e tyre ku asnjëherë nuk hoqën dorë nga këshillat e tyre dhe kurajon që më jepën
për katër vite, ku ishte ëndërr që nga fëmijëria ime të bëhem mësuese.
Jam më në fund krenare që arrita ta plotësojë edhe dëshirën e babit tim të ndjerë, që ishte
motivi im kryesor në këtë rrugëtim, për të cilin kam falënderimet më të sinqerta.
-
4
PËRMBAJTJA
ABSTRAKTI
ABCTRACT
LEKTURIMI
HYRJE
KAPITULLI I
1.1.Familja si rëndësi e veqantë……………………………………………….7
KAPITULLI II
2.Metodat mësimore…………………………………………………………..10
2.1.Metodat e avancuara nga aspekti didaktik……………………………...11
2.2.Metodat mësimore në mësimin e gjuhës shqipe…………………………12
2.3.Mësimdhënia dhe mjeshtritë e saj………………………………………..13
2.4.Mësimdhënia si process në ndryshim të vazhdueshëm…………………16
2.5.Parime specifike të organizimit të mësimdhënies……………………….17
KAPITULLI III
3. Planifikimi i mësimdhënies………………………………………………..19
3.1 Llojet e planifikimit (Planeve)…………………………………………...21
3.2.Kush janë bartësit e këtyre planifikimeve ?.......................................21
3.3.Integrimi (Përparësit)…………………………………………………….23
3.4.Gjuha Shqipe dhe Edukata………………………………………………24
3.5.Matematikë………………………………………………………………..26
KAPITULLI IV
4.Fazat praktike të procesit të vlerësimit……………………………………28
4.2.Standardet e matjes dhe të vlerësimit……………………………………28
4.3. Funksionet e vlerësimit…………………………………………………...30
4.4.Procesi i vlerësimit…………………………………………………………31
4.5 Llojet e vlerësimit në shkollë……………………………………………...32
Përfundim………………………………………………………………………33
Literatura………………………………………………………………………34
-
5
Abstrakt
Qëllimi dhe tematika kryesore e këtij punimi është aplikimi i metodave edukativo-arsimore
,në edukimin parashkollor.
Vetë secifika e punës edukativo-arsimore me fëmijët e moshës parashkollore kërkon edhe
metoda specifike të punës. Në teorinë dhe praktikën e deritanishme të edukimit dhe arsimit
parashkollor si metoda më efikase janë treguar dhe afirmuar kryesisht këto metoda:
-metoda e demonstrimit;
-metoda e ilustrimit;
-metoda e shpjegimit;
-metoda e kallëzimit;
-metoda e bashkëbisedimit etj.
Metodat duhet të korrespodojnë me realitetin,me pronat dhe ligjet,e cila mbart një realitet.
Metodat përdoren në të gjitha etapat e punës mësimore. Ka të bëjë me shpjegimin e
përmbajtjeve të panjohura në mësim, duke i bërë më të kuptueshme dhe më të afërta për
nxënësit,është pjesë përbërse e tërë procesit mësimore. Metodat krijohen që të rrisin cilësinë e
përgjithshme të veprimtarisë edukative me fëmijët. Aplikimi i metodave ka rëndësi
shumëdimensionale sepse:
Na ndihmojnë për të ndërtuar strukturat e të menduarit të nxënësit,
Për të kultivuar qëndrime dhe vlera,
Na ndihmojnë të sqarojmë çfarë duam të mbërrijmë,
Mund të prodhojnë më shumë rezultate të drejta,të pa anshme,
Na ndihojnë të përmisojmë programet e përgaditura profesionale për mësimdhënësit.
Fjalët çelës : bashkëbisedim, komunikim, lojë, observim, metodat ndërvepruese, fëmijë,
institucioni parashkollor.
-
6
ABSTRACT
The main purpose and topic of this paper is the application of educational methods in
preschool education.The very nature of preschool ëork ëith preschool children also requires specific ëork methods.
In the theory and practice of preschool education and training so far, these methods have been
shoën and affirmed as the most effective.
- method of demonstration;
- the method of illustration;
- method of explanation;
- method of reporting;
-method of conversation etc.
Methods must correspond to reality, to properties and laës, ëhich carry a reality. Methods are
used in all stages of teaching ëork. for pupils, it is an integral part of the ëhole learning
process. Methods are designed to enhance the overall quality of educational activities ëith
children.
• Help us build students' thinking structures
• To cultivate attitudes and values
• Help us clarify ëhat ëe ëant to achieve
• Can produce more fair, unbiased results
• Help us improve our professionally prepared teacher programs.
Key ëords: conversation, communication, play, observation, interactive methods,
children, preschool.
-
7
Hyrje
Fjala metodë rrjedh nga fjala greke methodos që do të thotë rrugë, që në procesin edukativo-
arsimor nënkupton gjetjen e rrugës për realizimin e qëllimeve edukative.
Aplikuesit më të mire të metodave janë mësimdhënësit dhe kjo më shtyn të shkruaj disa fjalë
për mësuesin.
“Mësuesi – edukatori ka një model pune .Planifikimi i metodave të mësimdhenies është pjesë
e këtij modeli. Ai ndihmon për të krijuar një disiplinë korrekte, atmosferë të këndshme në
klasë dhe veprimtari të qëllimshme mësimore pa intervale të vdekura dhe lëvizje të kota,
Planifikimi i mësimdhenies konsiston në moton : të vendosësh se çfarë do të arrish, si t’ia
arrish dhe si të tregosh se çfarë është arritur”
Mosha parashkollore është me modifikime të gjithanshme në planin biologjik, psikologjik
dhe shoqëror. Mosha 5-6 vjeq, truri i tyre funksion 70%, është mosha që i beson më shumë
familjes dhe më pak vetes së tyre. Është moshë ankthi e paniku se si do të vlerësohen nga të
rriturit dhe çfarë niveli shoqëror do të arrijnë në jetën e tyre. Përceptimi familjar ndikon dhe
luan një rol të rëndësishëm për motivimin apo frenimin e zhvillimit të individualitetit të
parashkollorit. Suksesi, realizimi i dëshirave dhe qëllimeve janë preokupimi kryesor i çdo
fëmije për të arritur në jetë, por të pakët janë ata që e arrijnë në mënyrë të plotë.
Të qenit mësues është shumë më tepër sesa thjesht ekzekutim i planeve mësimore. Sot,rolet e
mësuesve janë shumë më ndryshme nga ç’kanë qenë, sepse janë të shumëanshme. Mësuesit
shpesh mbajnë rolet e një prindi, këshilltari i cili jep maksimumin e tyre për përgaditjen e
nxënësve për jetë. Mësuesi është njeriu që ka për detyrë të ndihmojë të tjerët të mësojnë dhe
të sillen në një mënyrë të re dhe të ndryshme nga më parë. Ai jep nga vetja gjithë dijen dhe
energjinë pozitive për të arritur një sukses të mire pë klasë-nxënësat e vet,dhe me këtë e them
me shumë përgjegjësi se mësuesi është njeriu i cili vjen as prindërve, as një mësues nuk është
i keq si shpesh hasim nga prindërit me këtë term.
-
8
KAPITULLI I
1.1.Familja – si rëndësi e veçantë
Një rol të veçantë në personalitetin e fëmijes luan kryesisht familja, fal mënyres së
komunikimit të vendosur mes prindërve dhe fëmijes. Familja vazhdon të luaj rolin primar në
edukim. Ajo formon jo vetem përfytyrimet fillestare për të mirën dhe të keqen, por edhe për
atë që lejohet e nuk lejohet si dhe bazat e edukimit moral.
Prindërit duhet të jenë këshilldhënës të mirë, sepse familja është institucion bazë ku
realizohet formimi i fëmijës. Pjesë e shoqërisë së individit e veqanarisht moshës
parashkollore është edhe ambienti shkollor, segment i jetës i cili luan një rol specifik në
krijimin e personalitetit, duke mos harruar të theksojmë që etapa e moshës parashkollore,
përkon me një kohëzenie të madhe në edukim. Shkolla është e ndjeshme dhe me objektive në
vlerësimin e pozitës së re. Komunikimi i tij në shkollë merr rëndesi te veçantë sepse aty
fëmija vërteton pretendimet për nivelin e ri të statusit social që ka arritur më shpejtë dhe më
lehtë se në familje. Keto synime dhe dëshira i realizon në komunikim me edukatoren dhe me
moshatarët. Fëmija bazën e shëndoshë të edukimit e merr në fëmijeri.
Familja është faktor tejet i rëndesishem në sistemin institucional të edukatës. Asnjë
institucion tjeter nuk mund ta zëvendësoj familjen por vetëm ta plotësoj. Familja është i
vetmi ambient i drejtë dhe natyral për edukimin e fëmijës. Andaj familja fëmijeve të moshës
parashkollore ia ndërton bazën e zhvillimit dhe të edukimit të tij në aspektin fizik, intelektual,
social, moralo-kombëtar, përkatsisht në formimin e personalitetit në përgjithësi, Për këtë
arsye marrdheniet në familje janë tejet me rëndesi për edukimin e drejtë të fëmijës .
(A.Veseli, 2012)
Çdo lëmi shkencore caktohet prej subjektit dhe prej metodes së vet. Metoda është një ndër
elementet tejet me rendesi të çdo shkencë. Me konceptin e metodës në shkencë kuptohet
rruga ose mënyra e studimit të asaj shkence për njohjen e ligjshmërive të cilat vlejnë dhe të
cilat ajo i studion. Metoda shkencërisht, është më se e nevojshme për procesin e hulumtimit.
Në kuptimin leksikor fjala metodë rrjedh prej gjuhës greke “Methodos” që në përkthim do të
thotë : Mënyrë, rrugë, veprim, qendrim që perdoret për arritjen e një qëllimi të acaktuar, për
të ardhur gjerë tek të njohurit, për ta zbuluar ose ekspozuar të vërteten.
-
9
Mësimi bashkëkohor,me qëllim të zgjidhjes së shumë problemeve nga hamendjet egzistuese
shfrytëzon startegji të ndryshme dhe çdoherë kërkon lloje të ndryshme të mësimit. Në
pajtueshmeri me zhvillimin e hovshëm dhe të shpejtë tekniko-teknologjike dhe zhvillimin
shkencor të shoqërisë, gjithnjë më intenziv po gjurmon për strategji të reja, modele dhe forma
të reja etj, të cilat do t`u kundërshtohen modelit arsimor tradicional dhe do t`i kontribuoj për
mësimin bashkëkohor. Mësimi bashkëkohor për të cilën shpesh thuhet se është kreative është
mësim e cila si përcaktime të saja të rëndesishme i ka marrë afirmimet e kreativitetet të
nxënësit dhe të arsimtarit në procesin edukativo-arsimor.
Mësimi bashkëkohor nuk toleron shabllonizime, por kërkon hapuri ndaj risive, interesanteve,
ndaj metodave të reja, formave dhe mjeteve që inkurajojnë kah zhvillimi i shkathtësive
krijuese te nxënësit dhe kah roli më kreativ në komunikimin me nxënësit. Në mësimin
bashkëkohor ka elemente të caktuara të mësimit aktiv .Shkolla bashkëkohore përpiqet të
mbajë baraspeshë mes metodologjisë analitike dhe sintetike, mes detyrave material dhe
funksionale në mësim, mës ndryshimeve dhe integrimeve, mes individualizmit dhe
socializmit, mes konkretizimit dhe apstraksionit, etj.
Në metodologjinë bashkëkohore mësimdhënia konsiderohet: “Veprimtari ndër personale,
është akt i të dhënit mësim i drejtuar nga mësuesi, i cili planifikon dhe organizon zhvillimin e
procesit mësimor dhe të të nxënit, që zhvillohet në proceset e: para veprimit, bashkëveprimit
me nxënës dhe bashkëpuntor të tjerë në mësim dhe pas veprimit që ka për qëllim analizën dhe
vlerësimin e punës mësimore të zhvilluar.”
Mësimdhënia është ajo që lehtëson procesin e të nxënit të nxënësve përmes realizimit të
strategjive të llojllojshme e të përshtatshme mësimore me forma, metoda, të cilat bëjnë që të
ndërrohet roli i nxënësit dhe mësimdhënësit ku nxënësi bëhet aktor kryesor (subjekt aktiv) e
jo spektator i thjeshtë.
Realizimi i strategjive efikase (formave, metodave, teknikave) mundëson alternativa të
shumta në procesin e të nxënit dhe kjo bën që të nxënësit të zhvilloj aftësit organizative e
menaxhuese, aftësi komunikuese, nxit diversitetin në të nxënit e nxënësve dhe kreativitetin e
tyre. Kujtoj se perdorimi – realizimi i strategjive efikase i jep kuptim rolit (menaxher) të
mësimdhënësit në procesin e të nxënit, krijon baza të shëndosha për realizimin e të nxënit
gjatë gjithë jetës. (A.Veseli, 2012)
-
10
KAPITULLI II
2.Metodat mësimore
Puna e udhëhequr nga edukatori në mënyrë profesionale, si organizator shpjegues,
argumentues, kontrollues e vlerësues njihet si mësimdhenie. Mësimdhënia si një punë
humane me vlera të shumta pedagogjike më të vertetë është art.
Fig.1 Aktivitet me nxënësit në klasë
Në kuptimin se mësimdhënësi në njëfarë mënyre ose tjetren duhet të jetë “artist”. Duhet të
ketë të folur të qartë të rrjedhshëm dhe të kuptueshëm. Duhet apo do të duhej të mos ketë
lëvizje të shpeshta, sjelljen dhe veshjen ta ketë në nivelin e duhur. Të gjitha këto komponente
e bëjnë mësimdhënësin të jetë sa më komplet!
Mësimdhënia gjithashtu është edhe shkencë për faktin se edukon, arsimon brezin e ri, ofron
njohuri, dituri të përgjithshme. Mësimdhenesi kërkohet të ketë sa më shumë njohuri të
përgjithshme. Kjo nuk mjafton ,ai duhet të jetë i hapur, konstruktiv dhe bashkëpuntor me
fëmijët, prindërit e fëmijëve dhe me kolegët e tij, pa bashkëpunimin e tillë nuk mund të
paramendohet zhvillimi i mbarë i fëmijës. Karakteristikat psikologjike të mësimdhënësit të
suksesshëm: Personaliteti, qëndrimi, përvoja dhe rezultati” (Kumnova, 2011)
Vetë bota në të cilën jetojm sot na krijon mundësi të pakufizuara për ndryshim, siç nuk kanë
kufi ndryshimet që ndodhin në të. Që të jemi të suksesshëm, duhet të mësohemi të jetojmë në
këtë botë dhe ashtu siç ndryshon gjithçka në botë, ashtu duhet të ndryshojmë dhe ne në
-
11
mendimet, në sjelljet ,dhe në çdo punë që kryejmë. Mësimdhenia është proces në ndryshim të
vazhdueshëm që reflektohet në permirsimin e cilësisë së shërbimit arsimor.
Mësimdhënia është art e shkencë dhe njëkohsisht dhe luftë guerile .’’Mësimdhënia si “art”
mbeshtetet fuqishëm në intuitën e cila është bazë për veprim” (Strategjitë e të mësuarit, 1995)
Duke qenë “Art” akti i dhënit mësim është gjithmonë bashkëveprim dinamik i individëve
(mësues me mësues, mësues me nxënës, dhe nxënës me nxënës), ku të gjithë vazhdimisht
marrin vendime në varësi të situatave dhe të objektivave që duhet të përmbushen. Klasa si
bashkësi heterogjene përbehet nga individ me formim kulturor dhe me përvoja të ndryshme.
Nisur nga ky realitet, mësuesi duhet të krijoi bindjen se nxënësit, si individ, kanë aftësi dhe
ritme të ndryshme të nxënit. Për pasojë, mësuesi duhet të parashikoj, të përcaktojë dhe
shtresojë objektiva dhe veprimtari, të tilla që i vënë në lëvizje të gjithë nxënësit, të cilët në
varësi nga aftësit individuale, të mund të fillojnë në pika të ndryshme.
Zhvillimi i teknologjisë së informacionit i ka bërë nxënësit të jenë të përfshirë vazhdimisht në
aktivitet. Sipas matjeve të bëra për përqendrimin e vëmendjes së nxënësit në orën e mësimit,
rezulton se gjatë 45 minutave, përqendrimi maksimal arrin 20 minuta”
2.1 Metodat e avancuara nga aspekti didaktik
Didaktika bashkëkohore përpiqet të gjejë zgjidhje dalëse ne teorinë kognitive për mësimin
nga të cilat nxënësi pranon dituri të cilat duhet ti memorojë dhe ti përsëris, por dituri të
ndërtoj në bazë të mësimit aktiv të kuptueshëm. Qëllimet e procesit arsimor shikohen si
forma të komunikimit pedagogjik mes edukatorit dhe nxënësit. Nga shkaqe të tilla dhe
aktualizohet pyetja deri në ç’masë dhe me cilat dhe me çfarë kriteresh mund të hyhet ne
proceset e mësimit si veprimtari bazë e shkollës, apo a mundet që të caktohen treguesit
objektiv nga ndihma e të cilave do të vlerësoj efektet nga aktivitetet mësimore, vallë dhe sa
nxënësit i kuptojn qëllimet e proceseve mësimore, vallë dhe sa gjenden në aktivitetet të cilat i
dizajnon dhe kuptimon edukatori?!
Në ç’nivel të vetkritikës tregohen në rrjedhë të realizimit të aktiviteteve, a kanë aftësi dhe a
dinë që të vlerësojnë suksesshmerinë e punës së tyre, vallë a përpiqen që të len shenja
personale, kreativitet dhe krijimtari personale në punimet e tyre, se ato janë të njohura dhe
janë pasqyrë e individualitetit të tyre, sa nxënësit zotohen aktivitetet e tyre ti vlerësojn mbi
krahasimet dhe përcjelljet e aktiviteteve të të tjerëve dhe të ngjashme? Pyetjet e përmendura
-
12
paraqesin vetëm një aspekt procesi të zgjeruar dhe të komplikuar të mësimit si karakteristikë
bartëse e veprimtarisë së arsimit. Roli i tij duhet të kuptohet mbi treguesit në vijim të cilët
janë pjesë e veprimtarisë profesionale, në shkollë: Si edukatori e kupton dhe mendon
misionin dhe bartësit didaktiko-metodike dhe format përmbajtsore dhe dizajnin e programit
mësimorë, sa ka aftësi dhe me sukses dinë që ti definojë qëllimet operative të mësimit në
rrjedhë të një –ditë pune, vallë qëllimet të cilat vendosen janë konkrete, të kuptueshme dhe
sqarues për secilin nxënës, vallë lloji masa dhe mënyra e realizimit të aktiviteteve përkon me
nevojat, interesat dhe mundesit e secilit nxënës, më çfarë përmbajtjesh teknologjike arsimtari
kushtëzon realizimin e qëllimeve të parashtruara, vallë dhe sa i respekton kornizat
psikologjike të mësimit, dizajnin e materialeve për mësim, përshtatur për nevojat e nxënësve
vendosja mekanizmave për diferncime dhe percjelljeve të vazhdueshme për përparimin e çdo
nxënësi, vallë dhe sa arsimtari ofron informata të dendura kthyese e cila stimulon dhe
inkurajon për mësim, vallë i aftëson nxënësit për vlerësim të ndërsjellë?! (S.Garo, 2011)
2.2. Metodat mësimore në mësimin e gjuhës shqipe
Përmes metodave mësimore didaktizohet procesi i njohjes në mësim. Madje metodat
mësimore edhe vet janë produkt i didaktizimit së njohjes së realitetit objektiv. Me këtë
didaktizim duhet nënkuptuar shkurtimin, thjeshtësimin, përshtatjen dhe intensifikimin e
procesit të njohjes në mësim në varësi nga logjika e lëndës mësimore, nga psikologjia e
nxënësve dhe nga qëllimi i edukatës. Metodat mësimore ndihmojnë vënien e takimit të
nxënësve me përmbajtjet mësimore dhe përmes përdorimit të teknikës mësimore, i nxisin
nxënësit që t`i transformojnë ato, njëherit që ta transformojnë edhe veten, duke fituar njohuri,
zhvilluar shkathtësi dhe formuar shprehi jetësore dhe punuese në përgjithësi dhe rreth
kulturës gjuhësore në veçanti.
“Në mësimin bashkëkohor të gjuhës shqipe përdoren keto metoda të përgjithshme mësimore:
Metoda e demonstrimit
Metoda e bashkëbisedimit
Metoda e parashtrimit
Metoda me tekst të shtypur dhe
Metoda e aktivitetit praktik “ (B.Riza, 2005, p. 119)
-
13
2.3. Mësimdhënia dhe mjeshtrit e saj
Kur folëm për bazat metodologjike theksuam se në themele qëndron Dialektika si një
doktrinë zhvillimi dhe lidhja universale e fenomeneve, tezave filozofike e psikologjiko-
pedagogjike për veprimtarinë dhe thelbin krijues të mësuesit, principin shoqëror, historik të
kushtëzimit të veprimtarisë pedagogjike. Dihet se metodologjia si koncept filozofik është
teoria për metodën e përgjithshme të njohjes shkencore dhe të shëndrrimit të botës reale. Cila
është metodologjia dhe metoda më e mirë? Përvoja më ka treguar se nuk ka metodologji të
mira, por përdorim të mirë, ose të keq të metodologjive. Dhe kjo jo vetëm për shkak të
devizës DYSHO për të gjitha, që në shkencë shënon parimësi, por edhe përshkak të
ekletizmit të shkencave sociale, pedagogjike e psikologjike (B.Riza, Metodoogjia dhe
praktika e mësimdhënies, 2005, p. 68).
Mësimdhënia është një veprimtari ndër personale ndërvepruese që në mënyrë tipike përfshin
komunikimin gojor që ndërmerret me synim për të ndihmuar një ose më shumë nxënës që
mësojnë apo ndryshojnë mënyrat sipas të cilave ata mund apo do të sillen. Në procesin e
mësimdheniës, mësuesit i duhet të kryejë disa role. Ja disa prej tyre:
“Mësuesi motivues - Asgjë nuk vjen si rezultat automatik ose magjik në të nxënit
e nxënësve. Nxënësit duhet të veprojn, një nga rolet më të rëndesishme është ai i
motivuesit. Pyetja qendrore e mësimdhenies është: “Si mund t`i mbaj nxënësit të
përfshirë në mënyrë aktive gjatë mësimit?“
“Mësuesi menaxhues - Menaxhimi përfshin vëzhgimin e veprimtarive në klasë
,organizimin e mësimeve, pergaditjen e detyrave me shkrim dhe testeve
vlerësimin e detyrave, ndihmën që u jepet nxënësve që e kerkojn, konsultat me
mësues të tjerë, takimet me prindërit etj “ (2009, p. 35)
Mësimdhënia (teaching) është para së gjithash ndihmë nxënësve se si ata të
mësojnë, se sa mbushje e kokave të nxënëve me fakte dhe informacione të
llojllojshme. Mësuesi është individ i cili përpiqet t’iu mundësoj që nxënësit të
bëjnë vet këtë. Mësuesi dhe nxënësi marrin pjesë në procesin e përbashkët të të
nxënit dhe mësuesit më të mirë janë ata të cilët iu mundësojnë studentëve
(nxënësve) dhe ju dhënë alternative që vet të arrijnë tek përfundimet dhe zbaviet
dhe jo që përpara dhe të gatshme iu paraqesin rrezultatet dhe kërkojnë miratimin e
tyre.
-
14
Mësuesi i mirë e ushtron vet disipinën dhe kanë ndjenjë të saktë se si ”Të vërtetat e mëdha t’i
shpjegojnë në mënyrë të thjeshtë dhe jo të vërtet e thjeshta në mënyë të komplikuar”.
(Mësimdhënia dhe mësimi në shek.XXI, 2009)
Fig.2 Format gjeometrike
Mësuesit e mirë e njohin lëndën e vet dhe ndjejnë knaqësi në të. Në përgjithësi janë të
vetëdijshëm se sa është lënda e tyre interesante dhe i nxënësve munden t’iu ofrojnë kënaqësi
të madhe, nëse ai është mjaft i prirë që ta bëjë të këndshëm.
Mësuesit e mirë presin mjaft nga nxënësit e tyre dhe këtë iu bëjnë të ditur, por në mënyrë të
kujdeshme dhe të butë. Ai i nxitë dhe i vlerëson ata nxënës të cilët për lëndën, dhe në të
njetën kohë edhe ndaj mësuesit.
Mësimdhenie nuk do të thotë të kesh të gjitha përgjigjet. Mësuesi i mirë kërkon që nxënësit të
lëshojë klasën me pyetje të shumta. Të mësosh është folje e cila thekson veprim të
vazhdueshëm. Gabimi më i madh i mësuesit shtrihet në atë, që shumica presin që dikush do të
mësojë dhe se ata nuk do të mund të mësojnë. Gabimi më i madh i tyre është se ata
dëshirojnë t`i mësojnë nxënësit të gjithë atë që ata dëshirojnë të dijnë.
Dimensioni parësor i mësimdhënies është zgjerimi dhe ngritja e idhjeve në mes të mësuesit
dhe nxënësit,si lidhja e dijeve të caktuara nga lëndë të ndryshme. Në botën reale nuk ndeshim
probleme të cilët janë të thjeshta dhe për zgjidhjen e të cilave nuk është e nevojshme
gërshetimi i dijeve dhe përvojave të ndryshme. Mësuesit e shkëlqyeshëm i ndihmojnë
14
Mësuesi i mirë e ushtron vet disipinën dhe kanë ndjenjë të saktë se si ”Të vërtetat e mëdha t’i
shpjegojnë në mënyrë të thjeshtë dhe jo të vërtet e thjeshta në mënyë të komplikuar”.
(Mësimdhënia dhe mësimi në shek.XXI, 2009)
Fig.2 Format gjeometrike
Mësuesit e mirë e njohin lëndën e vet dhe ndjejnë knaqësi në të. Në përgjithësi janë të
vetëdijshëm se sa është lënda e tyre interesante dhe i nxënësve munden t’iu ofrojnë kënaqësi
të madhe, nëse ai është mjaft i prirë që ta bëjë të këndshëm.
Mësuesit e mirë presin mjaft nga nxënësit e tyre dhe këtë iu bëjnë të ditur, por në mënyrë të
kujdeshme dhe të butë. Ai i nxitë dhe i vlerëson ata nxënës të cilët për lëndën, dhe në të
njetën kohë edhe ndaj mësuesit.
Mësimdhenie nuk do të thotë të kesh të gjitha përgjigjet. Mësuesi i mirë kërkon që nxënësit të
lëshojë klasën me pyetje të shumta. Të mësosh është folje e cila thekson veprim të
vazhdueshëm. Gabimi më i madh i mësuesit shtrihet në atë, që shumica presin që dikush do të
mësojë dhe se ata nuk do të mund të mësojnë. Gabimi më i madh i tyre është se ata
dëshirojnë t`i mësojnë nxënësit të gjithë atë që ata dëshirojnë të dijnë.
Dimensioni parësor i mësimdhënies është zgjerimi dhe ngritja e idhjeve në mes të mësuesit
dhe nxënësit,si lidhja e dijeve të caktuara nga lëndë të ndryshme. Në botën reale nuk ndeshim
probleme të cilët janë të thjeshta dhe për zgjidhjen e të cilave nuk është e nevojshme
gërshetimi i dijeve dhe përvojave të ndryshme. Mësuesit e shkëlqyeshëm i ndihmojnë
14
Mësuesi i mirë e ushtron vet disipinën dhe kanë ndjenjë të saktë se si ”Të vërtetat e mëdha t’i
shpjegojnë në mënyrë të thjeshtë dhe jo të vërtet e thjeshta në mënyë të komplikuar”.
(Mësimdhënia dhe mësimi në shek.XXI, 2009)
Fig.2 Format gjeometrike
Mësuesit e mirë e njohin lëndën e vet dhe ndjejnë knaqësi në të. Në përgjithësi janë të
vetëdijshëm se sa është lënda e tyre interesante dhe i nxënësve munden t’iu ofrojnë kënaqësi
të madhe, nëse ai është mjaft i prirë që ta bëjë të këndshëm.
Mësuesit e mirë presin mjaft nga nxënësit e tyre dhe këtë iu bëjnë të ditur, por në mënyrë të
kujdeshme dhe të butë. Ai i nxitë dhe i vlerëson ata nxënës të cilët për lëndën, dhe në të
njetën kohë edhe ndaj mësuesit.
Mësimdhenie nuk do të thotë të kesh të gjitha përgjigjet. Mësuesi i mirë kërkon që nxënësit të
lëshojë klasën me pyetje të shumta. Të mësosh është folje e cila thekson veprim të
vazhdueshëm. Gabimi më i madh i mësuesit shtrihet në atë, që shumica presin që dikush do të
mësojë dhe se ata nuk do të mund të mësojnë. Gabimi më i madh i tyre është se ata
dëshirojnë t`i mësojnë nxënësit të gjithë atë që ata dëshirojnë të dijnë.
Dimensioni parësor i mësimdhënies është zgjerimi dhe ngritja e idhjeve në mes të mësuesit
dhe nxënësit,si lidhja e dijeve të caktuara nga lëndë të ndryshme. Në botën reale nuk ndeshim
probleme të cilët janë të thjeshta dhe për zgjidhjen e të cilave nuk është e nevojshme
gërshetimi i dijeve dhe përvojave të ndryshme. Mësuesit e shkëlqyeshëm i ndihmojnë
-
15
nxënësve se si të integrojnë dije të caktuara edhe të dinë t’i përdorin në mënyrë kualitative në
botën në të cilën na rrethon.
“Në fund, mësueit e shkëlqyeshëm duhet të pranojnë mundësitë e nxënësve të tyre dhe të
përpiqen që ato mundësi t`i zhvillojnë dhe jo të shtypin shpirtin e tyre dhe kështu të
shëndrrohen në varr himës të intelegjencës së tyre dhe mundësisë që të japin më tepër”
(Musai, 1999, p. 153)
Fig.3 Lojë: “Gjeje sipas zërit”
“Mësimdhënia me nxënësin në qendër inicion një lëvizje progresive për përmisimin e cilësisë
në mësimdhënie. Nisma synon që të shtrihet dhe të kthehet në një lëvizje të gjerë arsimore, në
të cilën të përfshihen specialistët e të gjitha niveleve të arsimit shqiptar” (QTKA, 2005, p. 35)
15
nxënësve se si të integrojnë dije të caktuara edhe të dinë t’i përdorin në mënyrë kualitative në
botën në të cilën na rrethon.
“Në fund, mësueit e shkëlqyeshëm duhet të pranojnë mundësitë e nxënësve të tyre dhe të
përpiqen që ato mundësi t`i zhvillojnë dhe jo të shtypin shpirtin e tyre dhe kështu të
shëndrrohen në varr himës të intelegjencës së tyre dhe mundësisë që të japin më tepër”
(Musai, 1999, p. 153)
Fig.3 Lojë: “Gjeje sipas zërit”
“Mësimdhënia me nxënësin në qendër inicion një lëvizje progresive për përmisimin e cilësisë
në mësimdhënie. Nisma synon që të shtrihet dhe të kthehet në një lëvizje të gjerë arsimore, në
të cilën të përfshihen specialistët e të gjitha niveleve të arsimit shqiptar” (QTKA, 2005, p. 35)
15
nxënësve se si të integrojnë dije të caktuara edhe të dinë t’i përdorin në mënyrë kualitative në
botën në të cilën na rrethon.
“Në fund, mësueit e shkëlqyeshëm duhet të pranojnë mundësitë e nxënësve të tyre dhe të
përpiqen që ato mundësi t`i zhvillojnë dhe jo të shtypin shpirtin e tyre dhe kështu të
shëndrrohen në varr himës të intelegjencës së tyre dhe mundësisë që të japin më tepër”
(Musai, 1999, p. 153)
Fig.3 Lojë: “Gjeje sipas zërit”
“Mësimdhënia me nxënësin në qendër inicion një lëvizje progresive për përmisimin e cilësisë
në mësimdhënie. Nisma synon që të shtrihet dhe të kthehet në një lëvizje të gjerë arsimore, në
të cilën të përfshihen specialistët e të gjitha niveleve të arsimit shqiptar” (QTKA, 2005, p. 35)
-
16
2.4. Mëimdhënia si proces në ndryshim të vazhdueshëm
Përparimi teknologjik, krahas ritmeve të shpejta të zhvillimit, ka ndryshuar fokusin e të
nxënit. Modelet tradicionale të vjetruara po braktisen dita-ditës. Prof.Dr.Musa Kraja, në librin
e tij “Pedagogjia”,duke analizuar të mësuarit tradicional, shkruan:
“Ky lloj të mësuarit kishte në thelb të tij një pasuri të trashëguar, të pranuar si të drejtë.
Nxënësi duhet të përvetësonte të gjithë këtë material, pa pyetur nëse ai ishte i interesuar për
të, pa pyetur cilat ishin mundësitë e tij për përvetësimin në faza të ndryshme të zhvillimit.
Interesimi i vetëm ishte se sa dhe çfarë duhet të dinte nxënësi. Në praktik, nxënësi ishte
partneri pasiv i procesit të mësimit dhe mësuesi ai aktiv.” (M.Kraja, 2002, p. 222)
Afërsia komunikative është një dimension jo pak i rëndësishëm për figurën e mësuesit, (kam
arasysh psikologjinë komunikative, dimensionet sociale e personale, anet komunikative,
instrumentet e komunikimit, teknika e fees-back, komunikim jo verbal etj), por që në tërësi
përbëjnë vetëm një komponent, që është natyrisht ne evoluim. Ndërsa sa i përket revolucionit
digjital, ky i fundit nuk e gjen veten e vet vetëm në shkëmbimin e informacionit.
Kompetencat digjitale për mësuesin bëjnë pjesë në grupin e kërkesave shumëdimensionale,
komplekse e të nderlidhura që presupuzojnë kapacitete bazë.
Zhvillimet e reja sociale, kuturore, ekonomike-poitike të shoqërisë së sotme imponojnë
bindjen që shkollat nuk mund të mbeten në gjendje të paraqesin sot, apo të imitohen vetëm në
pranimin e riparimeve sipërfaqësore. Është i nevojshëm një ndryshim rrënjësor i mentalitetit,
i kulturës didaktike, në të gjitha nivelet. Që këtej rrjedh nevoja e formimit të mësuesve, duke
filuar nga nivelet universitare, që duke i ballafaquar me logjikën e life-long-learning (mësim
gjatë gjithë jetës) të ndërtohet një raport ngushtë ndërmjet formimit dhe sistemit në punë,
midis formimit bazë dhe formimit gjatë punës, një formim që rrjedh nga sistemi universitar,
por me një kujdes të veqantë për të realizuar bashkëveprimin me shkollën në një pjesëmarrje
të ngushtë, ku vlerësohen në mënyre efektive mbi të gjitha kompetencat.
Pa dashur të thellohemi në fushën e kompetencave, që do të duhej shumë vend, po theksoj
shkurt konceptin i cili ekziston mbi profesionin e mësuesit, që shpesh shihet në mënyrë
statike, si përfitim i një dijeje të specializuar, që i përket një sektori apo segmenti të caktuarr
e që duhet zëvendësuar me idenë e një profesionalizimi që është rezultat i personalizuar i
formimit, fryt i një sinteze krijuese të dijeve, experiences e kapacitetit, gjithmonë i hapur për
ndryshime e përmisime e që realizohet gjatë gjithë harkut të jetës.
-
17
Profesioni i mësuesit përbën një identitet të artikuluar dhe kompleks, në të cilin gërshetohen
variabla të ndryshëm. Nuk duhet harruar se qendra e aktivitetit të mësuesit qëndron në
përmasën edukative të detyrës së tij, që i ka themelet në tensionin ideal “Për t’u kujdesur”për
nxënësin, nevojat e tij ë fushën e formimit, por edhe ato më të thella që lidhen me dinjitetin e
njeriut. Kujtojmë atë që Maritain e quan: “Personalizëm edukativ integral” e që mund të
konsiderohet si horizonti ideal i referimit, ku përfshihet aktiviteti didaktik, funksioni
eduakativ, raport midis kolegëve, organizimi i sistemit arsimor dhe kultura në llojin e saj.
Mënyra specifike nëpërmjet së cilës mëuesi realizon detyrën e tij kalon nëpërmjet
interpretimit që ai i bën aktivitetit didaktik: mësuesi edukon nëpërmjet procesit të
mësimdhënies, sepse është i aftë të kuptojë vlerën formuese të disiplinave e dijeve të
ndryshme,të vejë në dukje vlerën antropologjike dhe stimulojë kontaktin midis botëkuptimit
aktiv të nxënësve dhe university cultural të atyre që kanë përpunuar dije me vlerë për
njeriun”. (K.Cycja, p. 23)
2.5. Parime specifike të organizimit të mësimdhënies
Të gjithë e dijmë se aftësia më e rëndësishme që i nevojitet fëmijës për të pasur sukses në
shkollë dhe më vonë në jetë, është që të jetë “i lumtur”. Me fjalë të tjera, fëmija duhet të
mësojë t’i njoh shkronjat (dhe në rastin më të mirë të lexojë ) gjatë periudhës që është në
kopsht. Si edukatoret ashtu edhe prindërit mund të bëjnë shumë për të nxitur aftësitë për
lexim e shkrim të fëmijëve. Disa prej tyre mund të ishin:
1. Lexojini çdo ditë fëmijës për të paktën 15 minuta,
2. Flisni ju vetë për vizatimet apo pikturat dhe kërkoni që edhe fëmija t’i përshkruaj
ato,
3. Bëjini pyetje dhe këmbëngulni të merrni përgjigje më fjali të plotë e jo vetëm me
një fjalë,
4. Tregoni një ngjarje, tregim apo përrallë dhe lëni fëmijët që ta marrin me mend se
çfarë do të ndodhë më pas,
5. Nxitni vazhdimisht fëmijët të ritregojnë ngjarje që u kanë mbetur në mënjde ose
pjesë të parapëlqyera të një përralle,
6. Kërkoni fëmijës të “shpik” një përfundim të ri për ngjarjen,tregimin apo përrallën,
7. Shkoni bashkë me fëmijët në librari dhe lëreni të zgjedhë libra të rinj,
-
18
8. Inkurajoni leximin “gjoja”. Kjo ndodh kur fëmijët shohin vizatimet apo figurat e
një libri dhe “shpikin” se ‘mendojnë e ‘thonë ato,
9. Nxitni vazhdimisht që të dallojnë shkronjat në mjedisin përreth, si për shembull në
letrën e çokollatave ,në tabela lajmërimesh etj.,
10. Bëni lojëra dëgjimore dhe kërkoni nga fëmija që të identifikojë fjalët që fillojnë
me të njëjtin tingullin dhe
11. Grumbulloni sa më shumë materiale për këndin e gjuhës dhe leximit. Mbusheni
këtë kënd me materiale për të mësuar lexim e shkrim,p.sh.:Shkronja magnetike,
Libra, revista, gazeta dhe catalog, Letra, laps, pastel dhe bojëra, Kompakt-disqe
me muzik për fëmijë dhe regjistrime tregimesh për fëmijë. (E.Hoxha-Cekani,
2012, p. 13)
Klasa duhet të jetë sa ma tërheqëse për fëmijët, ku duhet të ketë punime të bukura,
ngjyrat të jenë sa ma tërheqëse, materialet recikluese duhet të jenë mjaftueshëm
duke filluar nga blloqet, lasat, shkronja magnetike, numrat magnetik, libra, revista,
gazeta dhe katalog, letra, laps, pastel dhe bojëra, kompakt-disqe me muzik për
fëmijë dhe regjistrime tregimesh për fëmijë.
Edhe më tërheqëse orën e bënë zhvillimi i lojërave me temë: P.sh: “Gjeje shokun
sipas zërit”, kjo lojë luhet ku një nxënës e vendosi në mes të klasës dhe ja mbylli
sytë me nje shami-faculet dhe në anën tjetër i them një nxënësit me shenjë të
gishtit tregues për arsye se nuk duhet ta din shoku i ulur me sy mbyllur se kujt po
ju drejtohem, ai do i’a thërret emrin po duke ndryshuar zërin, detyra e nxënësit
është ta gjejë se kush e ka thirrur, në rast se e qëllon do t’ja thërrasim emrin.
Pjesa më e bukur e klasës unë mendoj se është këndi i librave për fëmijë, ku
fëmijët në orën e leximit do të kenë mundësi të zgjedhin nga një libër dhe t`i
komentojnë figurat, ne e dijmë se kjo moshë nuk lexon, por aftësia e tyre e
veçantë arrisin që nga figurat të thurin tregimin pa ja prishur kuptimin tregimit.
Ky kënd duhet të jetë i pasur shumë me libra tërheqës për fëmijë: tregime me
figura, përralla të ndryshme ku ilustrimet e tyre nuk mungojnë.
-
19
KAPITULLI III
3.Planifikimi i mësimdhënies
Fig.4 Këndi i librave
Planifikimi është një pjesë e rëndësishme e punës së çdo mësuesi. Zemra e panifikimit është
marrja e vendimeve. Për çdo plan mësimor që mësuesi duhet të bëjë i duhet të vendosë se
cilat janë objektivat ose qëllimet për çdo veprimtari, cilat mjete janë të përshtatshme për të
zhvilluar veprimtarinë, cilat metoda dhe teknika duhet të përdoren që të përmbushen
objektivat dhe e si do të vlerësoni arritjet e nxënësve. Ky proces i marrjes së vendimeve është
sa i kompikuar për faktin se ka kaq humë strategji mësimdhënieje dhe variante veprimtarish
sa ka dhe mësues.
Planifikimi është një aktivitet i cili përfshin vendime që kanë të bëjnë me “fundin” (qëllimin
e organizatës dhe objektivat), me “mjetet” (planet), ”mënyrën e qeverisjes” (politikat) dhe
“rezultatet”.
Organizimi - planet duhet të vihen në zbatim. Kjo përfshin organizimin dhe koordinimin e
detyrave në detaje si dhe burimet njerëzore e materiale që duhen për t’i kryer ato. Një çështje
kyçe këtu është komunikimi.
Motivimi - Për të hartuar planet dhe për t’i realizuar ato, menaxherëve i duhet angazhimi i
punonjësve. Kjo është së pari një çështje që i takon lidershipit ose mënyrës së menaxhimit.
-
20
Kontrrolli – Para sç gjithash kontrolli është para si një process që mat progresin ose korrigjon
gabimet. Funksionet bazë të kontrollit janë:
Vendosja e standardeve të kryerjes së punës (performances)
Të masësh performance kundrejt standardeve të vëndosura të ndërmarrësh
veprime për të korrigjuar aty ku është e përshtatshme/mundshme.
“Të dështosh në planifikim, do të thotë të planifikosh dështimin.”
Suksesi i punës mbështetet në planifikim të mire.
Planifikimi paraqet një aktivitet të lartë inteëktual-kongnitiv.
Dallimi në mes planifikimit dhe planit:
a) Planifikim është process;
b) Plani është instrument ,gjendje, rezultat i panifikimit. Plani paraqet bazën
teorike për punën e ardhme praktike
Të planifikosh do të thotë:
të paramendosh;
të projektosh;
të skicosh;
të modelosh;
të vizatosh;
të shkruash etj…
“Para se të planifikosh një gjë, duhet të përgjigjemi në këto pyetje:
Pse duhet të planifikojmë?
Çka duhet të planifikojmë?
Si duhet ta planifikojmë? (Musai, Mjeshtëritë themelore të mësimdhënies,
1998, p. 35)
-
21
3.1. Lojet e panifikimit (planeve)
Një ndarje:
1. Planifikimi vjetor (gobal)
2. Panifikimi semestral
3. Planifikimi mujor
4. Planifikimi ditor
3.2 Kush janë bartësit e këtyre planifikimeve?
Planifikimin e programeve mësimore dhe të përmbajtjeve të lëndëve mësimore e bëjnë
institucionet e larta arsimore (shtetërore);
Planifikimi rreth copëzimit në tema dhe në njëi mësimore e bën mësimdhënësi.
Fazat nëpër të cilat kalon planifikimi i orës mëimore.
Procesi i panifikimit i orës mësimore realizohet përmes tri fazave:
Përgatitja para mësimit është e barabartë me hartimin e planit ditor,
Puna dhe veprimtarit brenda 45 minutave,
Reflektimi pas mësimit.
Faza e I: Planifikimi para mësimit
Në këtë fazë (të parë) planifikohet:
Struktura e orës së mësimit
Hartohen objektivat e orës së mësimit
Objektivat duhet të jenë specifike (sjellja që nxënësit duhet t’i
demonstrojnë ose produktet që duhet t’i japin dhe të nxisin nivele të larta
të të menduarit.
Motivimi është element tjetër shumë me rëndësi i planifikimit. Ky lidhet
me vlerën dhe vlefshmërinë që ka tema apo njësia mësimore
-
22
Mësimi duhet të panifikohet, të ndërtohet mbi njohuritë paraprake që kanë
nxënësit.
Gjithsesi për të pasur sukses mësimi duhet planifikuar procedurat e
mësimit, teknikat dhe strategjitë dhe format organizative.
Që në harimin e planit ditor mësimdhënësi planifikon se cilën detyrë
nxënëi do ta kryejë në mënyrë individuale, cilën do ta punojë në qift dhe
cilën do ta kryejë në grup të vogël apo të madh.
Gjithsesi në këtë fazë planifikohet edhe koha e reaizimit
Faza II: Puna gjatë orës së mësimit
Në këtë fazë fillon zbatimi i veprimtarive të planifikuara;
Përfillet struktura e orës mësimore;
Përfillen metodat dhe strategjitë, teknikat mësimore të planifikuara;
Përfillen materiali lëndor, mjetet dhe paisjet mësimore;
Përfillet koha e planifikuar;
Përfillet kontrolli dhe vlerësimi planifikuar
Faza III: Puna pas orës mësimore
Analiza e realizimit të orës mësimore që do të na shërbëjë si mbështetje
për të planifikuar në të ardhmen;
Mësimdhënësi në këtë fazë i rishikon veprimtaritë e kryera në klasë dhe
gjykon mbi vlerat e këtyre veprimeve
Nga shenimet nxjerr se çka ka ecur si duhet. Pse ndodhi kështu dhe si do të
sihte më mirë veprimtaria?;
Kjo ndihmon për planifikim të ri të kapitullit të ardhshëm, temës apo
njësisë së re mësimor.
Rëndësia e objektivave në planifikim dhe realizim të orës mëimore
“Për planifikim të mirë duhet të përgjigjemi në këto pyetje:
1. Çfarë duhet të arrihet?
2. Cila është përmbajtja që do të transmetohet?
3. Çka do të jenë të aftë të bëjnë nxënësit në fund të orës mësimore?
4. Si duhet të arrijmë atë që synojmë?
-
23
3.3. INTEGRIMI-Përparësitë:
Ndikon në përmisimin e cilësisë së arsimit,
Ndikon në përmisimin e përmbajtjeve të fushave kurrikulare,
Ndikon në respektimin e synimeve globale të edukimit,
Ndikon në përmisimin e procesit te mësimdhënies dhe të nxënit,
Krijon mundësi të shumta për bashkëveprim dhe
Krijon mundësi të shumta për respektimin e koherencës dhe të balancës nëkurrikul.
Llojet e integrimit: Pranohen llojet e më poshtme të integrimit:
Integrimi midis lëndëve;
Integrimi midis fushave të edukimit (linjave dhe nën linjave);
Integrimi në plani e bashkëveprimit të objektivave;
Integrimi në përdorimin e metodave ndërvepruese në mësimdhënie;
Integrimi përmes zbërthimit të përmbajtjes lëndore përmes fushave të
veprimtarisë së individit (të mesuarit me tema);
Integrimi përmes zbërthimit të objetivave themelore si ëndë në objetiva
specifike (Musai, Mjeshtëritë themelore të mësimdhënies, 1998, p. 159)
Artet, drama, historia, kultura janë fusha të sukseshme me të cilat mund të
integrohet mësimi i gjuhës shqipe në shkollën filore.
Mësimi tematik ëhtë një kritër tjetër që mundëson integrimin dhe që
integron shumë fusha të dijes.
Integrimi është pjesë shumë e rëndësishme në paralelet e parashkollorëve
pai kta nuk mësojnë me orë po e kemi me fusha dhe pë të përfshira katër
fushta apo lëndët në ditë duhet të jenë integruar njëra me tjetrën,dhe kjo
është pjesa kryesore e planin ditor dhe nëse integrimi ka qenë I
saktë ,atëhere themi se aktiviteti ditor u realizua me arrirjen e rrezulltateve
dhe kriterit.
-
24
3.4. GJUHA SHQIPE DHE EDUKATA:
Ka lidhje si:
Familja,
Shkolla,
Shoqëria,
Loja,
Mësimi,
Tregtia,
Detaria,
Paqja,
Miqësia etj.
Metodologjia e mësimdhënies ka një rëndësi të veçantë për fëmijët, sepse mësimdhënia
duhet realizuar përmes mësimit të integruar të temave, të cilat mundësojnë arritjen e
rezultateve të temave përkatëse dhe zhvillimin e kompetencave kyesore të parapara në KK.
Gjatë realizimit të procesit mësimore,edukatori/ja duhet të ketë parasysh strategjitë më
efektive të cilat mudësojnë të nxënit efektiv. Edukatori/ja duhet të jetë model për fëmijët në
mënyrën e përdorimit të shkathtësive gjuhësore dhe vëmendja e tyre duhet të përqendrohet në
aritjen e rezultateve të të nxënit për këtë klasë. Mësimdhënien dhe të nxënit duhet realizur
përmes lojës dhe aktiviteteve kreative.
Në identitetin e tyre kulturor, nëpërmjet të cilit ata mund të njohin të djeshmen, të sotmen,
traditën, historinë, folklorin e shumë aspekte të tjera të jetës shqiptare.
Në njohjen e mjedisit fizik të gjuhës, dialektin, gjuhën qytetëse si dhe gjuhën standard
shqipe. Nxënësve u jepet mundësi për të kërkuar dhe hulumtuar në burimet dhe rrugët e
mundshme që ndikojnë në pasurimin e gjuhës.
Në marrëdhëniet shoqërore përmes të cilave synohet të studiohen dhe të përvetësohen
përmes përvojave individuale të secilit nxënës, përvoja të tilla nga jeta familjare, karriera
profesionale, politike, shkencore, struktura të ndryshme sociale, morali i shoqërisë, etj.
Për të lexuarit shkollor fillestar, praktika shkollore ka njohur e zbatuar mënyra të
ndryshme, ndër të cilat më të përdorura janë mënyra sintetike e ajo analitike, të cilat edhe
pse përdoren gjerësisht në fillore, mund të rimerren edhe ne nivelet e tjera të shkollë, sa
-
25
herë që ndihet e nevojshme. Po kështu ato, edhe kur s’janë parësore, mund të jenë në
themel apo përbërje të metodave të tjera.
Mënyra sintetike është e thjeshtë dhe praktike. Duke u nisur nga elementet më të vogla të
gjuhës, bëhet fjalë t’i mësosh ato, t’i kombinosh, (nga shkronjat-tingujt “fonemat” dhe
rrokjet, në grupin e fjalëve e të fjalisë). Nëse merr për bazë shkronjën dhe rrokjen e
shkruar metoda quhet silabike. (Methode boscher, 1959) dhe kur elementet i parë referees
janë fonema quhe fonetike.
Mënyra anaitike- Sipas kësaj mënyre njësi kompekse (fjalë, fjali), të memorizuara (p.sh.fjalët
çelës), zbërthehen në njësi më elementare. Këto dy mënyra janë të dobishme edhe pse
përdorimi sitematik e i gjatë duket se i ka dëmtuar ato.
Mënyra e dyfishtë- sipas së cilës synohet të mësuarit e leximit pa u shqetësuar shumë për
kuptimin apo për paraqitjen sintaksore të shembujve të trajtuar, është pjesë përbërëse e
shumicës së metodave të quajtura mikes. Në të vërtetë bëhet fjalë për përzierje të dy
mënyrave që janë bërthama e këtyre metodave.
Këto metoda supozojnë:
1.”Njohuri globale (studimi global) të fjalëve në raport me objektet dhe imazhet, si dhe
vendosje e këtyre fjalëve në fjali.
2.Mësim i leximit në tri faza:
Paraqitja e një fjale, e lidhur me një tingull, me krahasimin e fjalëve të reja
dhe të njohura.
Analiza-nëpërmjet zbërthimit të shkronjave, izolimi i shenjës çelës,
Sinteza-duke kombinuar shenjën çelës në fjalë tashmë të njohura për të
formuar fjalë e fjali” (2001, pp. 12-13)
Fusha Gjuhë dhe komunikimi në klasën përgaditore dhe arsimin fillor, bazuar në Kornizën
kurrikulare, përmban këto lëndë: gjuhë amtare, gjuhë e parë e huaj (gjuhë angleze), si dhe
gjuhë shqipe për nxënësit, kjo fushë nxënësit i përgatitë për komunikimin funksional,të qartë
dhe përmbajtjesor. Nëpërmjet lëndëve të kësaj fushe nxënësve u mundësohet ti zhvillojnë
shkathtësitë kryesore të gjuhës: të dëgjuarit,të shkruarit dhe të lexuarit, me qëllim të
zhvillimit të kompetencave, të cilat i përdorin në jetën e përditshme.
-
26
3.5. MATEMATIK:
Fig.5 Veprime themelore matematikore
Nxënësi duhet të lexojë sa më rrjedhshëm problemat…lojëra të ndryhme…
Nëpërmjët veprimtarive mësimore-edukative dhe zbavitëse që janë përfshirë në këtë fushë,
fëmijët do të përfitojnë njohuritë e para në matematikë, do të njihen me konceptet themelore
matematikore dhe do të krijojnë aftësitë për:
-Njohjen e numërorëvë dhe numërimit
-Njohjen e ngjyrave,
-Njohjen e formave
-Klasifikimi apo bashkimin (Miller, 2005)
Fusha matematikës ka si qëllim të pajisë nxënësit me modelet e të menduarit matematik,dhe
idetë bazë për strukturat matematikore, si dhe t’u zhvillojë atyre aftësitë për llogaritje dhe
zgjidhje të problemeve në jetën e përditshme. Nëpërmjet fushës së matematikës synohet
zhvillimi intelektual, aftësimi për të gjykuar nga këndvështrime të ndryshsme, si dhe
zhvillimi i imagjinatës dhe aftësisë krijuese.
Në klasën përgatitore dhe arsimin fillor fusha e matematikës promovon përvetësimin
themelor të nocioneve dhe koncepteve matematike, përforcim dhe zhvillim, në identifikimin
-
27
e simboleve, kryerjen e veprimeve themelore, matje me instrumente jo standard dhe standard,
formen e figurave dhe trupave gjeometrikë, grumbullimin e të dhënave.
Fusha e matematikës si qëllim a zhvillimin e shkathtësivedhe aftësive të nxënësve për të
menduar në mënyrë kritike, zhvillimin e personalitetit të tyre, zhvillimin e shkathtësive për të
punuar në mënyrë të pavarur dhe sistematike, nxitjen dhe inkurajimin e ndërtimit të njohurive
të reja me qëllim të zbatimit dhe integrimit të tyre në fushat e tjera dhe zgjidhjen e situatave
problemore në jetën e përditshme.
Përveç veprimtarive që janë përfshirë në këtë libër, ka shumë e shumë lodra, gjëra,vjersha e
tregime qe i ndihmojnë fëmijët e grupmoshave 3-6 vjeç të përvetësojnë konceptet e
matematikës dhe shkencës. Dhe do të ishte mirë që fëmijët të aftësohen në mënyrë të tillë që
këto koncepte t’i pëdorin në jetën e përditshme. Disa sugjerime se si mund të aftësohen
fëmijët, mund të ishin:
1.”Gatuani ose punoni së bashku me ta. Duke gatuar ose punuar së bashku me fëmijët, ata
mund të përfitojnë disa koncepte të rëndëishme,si:
Matja
Numrat dhe numërimi (“Trazo 5 herë.”ose “Shto nje gotë ujë’).
Pasurim fjalori (i nxehtë, i ftohtë, i lagësht, i thatë, ngjitës, etj)
Aftësi më të mëdha vëzhgimi.
2.Grumbulloni sa më shumë materiale për veprimtaritë matematikore. Disa prej të cilave
mund të ishin:
Xham zmadhues,
Kuba dhe materiale të tjera ndërtimore,
Magnete dhe numëror-magnet,
Peshore (për konceptet më e rëndë dhe me e lehtë),
Lëngje,
Sende që fundosen ose pushojnë në vaskë,
Makina logaritëse-lodër,
Puzzle,
Udhëtime në muzetë shkencore (nese keni në qytetin tuaj) dhe
Shëtitjet dhe vëzhgimi i natyrës” (E.Hoxha-Cekani, 2012, p. 19)
-
28
KAPITULLI IV
4.Fazat praktike të procesit të vlerësimit
Sipas Daniel Stffebeam, drejtues i Komitetit të Përbashkët për Standardet e Vlerësimit në
arsim përcaktohen rreth 30 standarde të ndara në katër grupe të mëdha:
Standare të dobisë-vlerësimi i shërben nevojave praktike;
Standarde të mundësisë-vlerësimi realist dhe i matur;
Standade të korrektëië-karakteri i ligjshem dhe teknik;
Standade të saktësisë-shfaq dhe pasuron informacion teknikisht të mjaftueshëm.
Standardet e vlerësimit shkurt janë: dobia, mundësia, korrektësia, saktësia. Renditja mund të
jetë edhe ndryshe. Dhe e fundi duhet të kuptojmë se:
“Vlerësimi nuk ka përfundim.Vlerësimi është ciklik. vlerësimi është reflektim rreth
rezultateve. Vlerësimi shërben për t’i përdorur rezultatet për të mërmisuar të nxënit e
nxënësve” (R.Brada, 2005)
4.1.Standardet e matjes dhe të vlerësimit
Matja dhe vlerësimi janë pjesë përbërëse të veprimtarisë së edukimit në të gjitha institucionet
e specialaizuar për edukim, si rrjedhojë edhe në kopshtet e fëmijëve. Matja në kuptimin e
përgjithshëm është proces i krahasimit të një sasie të njohur me një sasi të panjohur për të
fituar informacionin rreth kësaj të fundit.
Matja e vlerësimit në vetvete është:
Proces krahasimi i sasisë me një shkallë të caktuar me qëllim përcaktimin e vlerës numerike
të shkallës që përputhen me sasinë që matet.
Proces grumbullimi i informacionit rreth një personi ose një sendi i cili zotëron disa
karakteristika.
Pra, elemnti kryesor i matjes është krahasimi, që do të thotë se matja nuk mund të kryhet pa
një standard të përcaktuar dhe të vlerësur qartë i cili mund të përdoret si bazë e krahasimit.
-
29
Matja në edukim parashkollor përdoret për qëllime të ndryshme,si:
Mësimore, ku siguron të dhënat për ecurinë e procesit të edukimit, për përdorimin e
materialeve didaktike dhe të dhënat për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve në përputje me
synimin e programit dhe metodologjisë së përdorur.
Diagnostifikuese, ku siguron informacion për njohuritë, aftësitë, qëndrimet i cili ndihmon për
të zbuluar anët e forta dhe të dobëta të parashkollorëve dhe shkaqet e tyre.
Për politiken arsimore ku siguron të dhëna për efekshmërinë e metodologjive që aplikohen në
edukimin parashkollor,etj.
Vlerësimi është procesi gjatë të cilit përcaktohen vlerat mbi bazën e informacionit të
grumbulluar nga procesi i matjes.
Vlerësimi përmban përshkrimin sasior, cilësor dhe gjykimin për vlerat. Vlerësimi ka element
kryesore gjykimin. Ky është tipari kryesor që e dallon nga matja. Kur dikush matë një situatë
e përshkruan atë, kur dikush vlerëson një situatë ai gjykon për vlerat e saj.
Vlerësimi përdoret për qëllime të ndryshme si:
Siguron një informacion për kurrikulin që zbatohet në kopsht dhe për
materialet didaktike të nevojshme,
Siguron një informacion për zhvilimin, edukimin dhe progresin e
parashkollorëve.
Vlerëson gatishmërinë e fëmijëve për zhvillimin e mëtejshëm,
Vleëson anët e forta dhe të dobëta të parashkollorëve dhe shkaqet e tyre,
Ndihmon në klasifikimin e parashkollorëve në grupe sipas karakteristikave
moshore dhe veqorive individuae,etj.
Llojet vlerësimeve më të përdorshme në kopsht janë:
Vlerësimi me qëllim kulaifikimi që ndihmon në kategorizmin e fëmijëve
para fillimit të procesit të edukimit në kopsht
-
30
Vlerësimi diagnostifikues synon të zbulojë shkaqet problemeve që kanë
parashkollorët në mënyrë që të përcaktohen teknikat korrigjuese,
Vlerësimi formues mbikëqyrë përparimin e fëmijëve gjatë procesit të
edukimit në kopsht,
Vlerësimi përmbledhës përcakton suksesin ose jo në përfundim të zbatimit
të programit të edukimit në kopsht,
Vlerësimi jo formal bazohet në vrojtimin e progresit të parashkollorëve,
Vlerësimi formal synon të realizojë vlerësimin e parashkollorëve pa patur
funksione të drejtpërdrejta mësimorë,
Vlerësimi i vazhdueshëm realizohet për një periudhë të gjatë kohore,
Vlerësimi objektiv përmbledh aktivitete vlerësuese dhe skema vlerësimi të
caktuar nga vlerësuesit,
Vlerësim subjektiv përmbledh aktivitete vlerësuese dhe skema vlerësimi të
caktuar nga mësuesja/esi,
Vlerësimi i produktit vlerëson punimet e fëmijëve që realizojnë gjatë
veprimtarive të tyre individuale ose në grup. (F.Vadahi, 2002, pp. 115-
116)
4.2. Funksionet e vlerësimit
Mësimi dallon varësisht nga nevojat e nxënësve. Vlerësimi i mundëson nxënësit të përparojë,
ndërsa mësuesit të përshtatë më mirë mësimdhënien. Funksioni kryesor i vlerësimit është të
ndihmojë për të kuptuar sa më mirë natyrën dhe cilësinë e çështjes që vlerësohet. Në veçanti
funksionet e vlerësimit janë:
Funksioni formues-shërben për monitorim, planifikm, përmirsim,
zhvillim,etj;
Funksioni përmbledhës shërben për njohje të përgjegjësisë, për bilancin e
njohurive dhe aftësive të arritura gjatë vitit shkollor, për përzgjedhje, për
certifikim, akreditim;
Funkioni pro aktiv-i shërben proceit të vendimmarrjes;
Funksioni retroaktiv-i shërben procesit të llogaridhënies;
-
31
Funksioni psikologjik e social-shërben për të motivuar sjellje të dëshiruara,
për të zhvilluar marrëdhënie dhe mbështetje publike;
Funksioni administrativ-shërben për të ushtruar autoritetin.
Puna dhe aktiviteti i nxënësve vlerësohet duke u mbështetur në planin dhe programin
mësimor, një vlerësim i vetëm mund të përdoret për më tepër se një funksion, sikur edhe
funksione të ndryshme mund të shfrytëzohen e përdoren me më tepër se sa një mënyrë ose
metodë vlerësimi. (Mësimdhënia dhe mësimi në shek.XXI, 2009)
4.3. Procesi i vlerësimit në shkollë
Kontrolli dhe vlerësimi shkonë bashkë, paralelisht. Përgjithësisht nuk ndodhë që të bësh
kontrolle e të mos vlerësosh, ashtu siç ndodh rrallë që të vlerësosh pa bërë kontroll. Në
përgjithësi kontrolli ka të bëjë me konkludimin rreth saj, me gjykimin rreth treguesit. Në
literaturë rekomandohen gjashtë faza të procesit të vlerësimit:
Kuptimi i problemit të vlerësimit-përcaktimi i objektit të vlerësimit,
përcaktimi i audiencave ose të interesuarve, përcaktimi i funkioneve të
vlerësimit, përcaktimi i kritereve që do të përdoren për vlerësim.
Planifikimi i vlerësimit-zbërthimi i çështjes që vlerësohet, caktimi i
detyrave të vlerëuessve, përzgjedhja e instrumenteve matës dhe për
vrojtim, përcaktimi i kampionit, përzgjedhja e procedurave të analizës së të
dhënave, caktimi i nje orari veprimesh.
Mbledhja e informacionit-përcaktimi i llojit të informacionit që do të
mblidhet, cktimi i burimit të informacionit, caktimi i procedurave dhe i
mjeteve për mbledhjen e informacionit, caktimi i personave që do të
mbledhin informacionin, caktimi i afatit të mbledhjes së informacionit.
Analiza e të dhënave-caktimi i procedurës së analizës së të dhënave,
caktimi i mënyrës së interpretimit të të dhënvë
Raportimi i rezultateve të vlerësimit-caktimi i audiencës, caktimi i formve
të raportimit, caktimi i kohës së raportimit.\dhënia e rekomandimeve.
-
32
4.4 Llojet e vlerësimit në shkollë
Në praktikën shkollore apikohen lloje të ndryshme të vlerësimit. Llojet e vlerësimit më të
përdorshme që aplikohen në shkollë janë si më poshtë:
Vlerësimi diagnostifikues- përmes këtij vlerësimi identifikohen vështërsitë e të nxënit ose
problemet që kanë të bëjnë me të nxënit. Poashtu përmes vlerësimit diagnostifikues
identifikohen anët e dobëta dhe të forta të mësimdhënies, përcaktohen shkaqet e ndryshme të
problemeve në mësimnxënie etj, në mënyrë që të merren masat për pëmirësimin dhe
avancimin e saj dhe për formulimin e planit për veprim në ndihmë nxënësve.
Vlerësimi formues- përmes këtij vlerësimi synojmë të identifikojmë gabimet, të metat dhe
vështirësitë në punën me nxënës, me qellim që t’u japim ndihmë. Vlerësimi formues
mbikëqyrë ecurinë, procesin, përparimin e nxënësve, mësimdhënësve, siguron informatë
kthyese për të sjellë përmirësime. Kontrollon përparimin e nxënies gjatë procesit mësimor,
pra kontrollon shkallën e zotërimit të objektivave udhëzues.
Vlerësimi përmbledhës përcakton arritjet në përfundim të viti mësimor, në përfundim të
programit mësimor. Shërben për të marrë vendime për nxënësit, mësimdhënësit, programet
etj. Ka për qëllim notimin dhe certifikimin e nxënësve, gjithashtu siguron informata për të
gjykuar përvetësimin e objektivave të lëndës dhe efektshmërisë së programit mësimor.
Vlerësimi i kontestit ka për qëllim të përcaktojë kontekstin e shkollës, të klasës, të
përshkruajë kushtet dhe rrethanat e punës së shkollës, të identifikojë dhe të vlerësojë nevojat
dhe mundësitë në kontekstin e dhënë, ndikimin e tyre në arritjet e nxënësve dhe të shkollës.
Vlerësimi i brendshëm- kryhet nga brenda shkollës, mund të kryhet nga një apo nga disa
mësimdhënës, nga drejtues të shkollës. Vlerësimi i brendshëm më gjerësisht do të flasim
përmes temës-vlerësimi në klasë.
Vlerësimi jashtëm- quhet vlerësim i jashtëm sepse kryhet nga instituticionet të veçanta të
ngarkuara për vlerësimin në shkollë, për vlerësimin e jashtëm në fund të shkallës së
shkolimit, siç është testi i arritshmerisë, provimet e maturës. Vlerësimin e jashtën mund ta
kryejë MASHT, ZRA, DKA apo vlerësues të pavarur. Vlerësimi i jashtëm zakonisht përdoret
për të përmbushur qëllimet e vlerësimit përmbledhës-sumativ.
-
33
Përfundimi
Mësuesi është prid, menaxher, shok, trajner i ekipit, ku në këtë rast ekipi janë nxënësit.
Marrja e një diplome kurrë nuk mund të garantojë se një mësues mund të jetë i suksesshëm
dhe i aftë. Duhet shumë punë për të ardhur deri tek rezultatet dhe deri tek suksesi në radhë të
parë duke poseduar shprehi, aftësi dhe vlera të vaçanta. Mësuesi duhet të ndjekë zhvillimin e
jetë dhe duhet të dijë se si nxënë fëmijët dhe si e krijojnë mjedisin që e lehtëson të nxënit.
Sjellja e mësuesit ndikon në shëndetin mëndor të fëmijës por edhe në rezultatet e tyre në të
nxënë.
Përvoja është një parakusht i domosdoshëm për të qenë i suksesshëm në çdo lloj pune. Po
kështu edhe një mësues që ka përvojë është më i suksësshëm. Përvoja pasurohet më shumë,
sa më shumë rriten vitet e punës. Një mësues qe ka për shembul dhjetë vjet përvojë padyshim
i paraqet dhe i bën më të kuptueshme çështjet mësimore. Të folurit e tyre po ashtu është më i
qartë, më i pranueshëm për nxënësit. Jo shumë mësues mund të jenë në gjendje të
komunikojnë me nxënësit pa bërë gabime të cilat ndonjëherë janë të pashmangshme.
Në mësimdhënien bashkëkohore edhe struktura e orës mësimore ka ndryshuar. Tani s’ka më
hyrje, zhvillim dhe përfundim, por krijohet kjo strukturë e orës ose këto faza:
1. Evokimi, që do të thotë diskutimi para përmbajtjes ku ju bëhët pyetje nxënësve si për
shembull: cila është tema (dalloje atë), çfarë dimë rreth saj? etj.
2. Realizimi i kuptimit, ku zhvillohet nga vetë nxënësit ku kërkon informacionin e duhur
duke përdorur metoda të ndryshme për të realizuar sa më mirë atë kuptim.
3. Reflektimi, ndryshe mund ta quajmë si një diskutim për temën e zhvilluar dhe
drejtohemi me pyetje: çfarë mësuat, pse mendoni kështu? Në këtë fazë mund të
zgjerojmë sa më shumë pyetje që në njëfarë mënyrë ky përfundim i orës të duket si
një përforcim nga i cili do të kuptojnë sa kanë kuptuar temën e re.
Një thënie e vjetër e Xhudit Renit thotë: “Se nxënësit kanë nevojë t’i tregojnë njëri tjetrit dhe
gjithë botës atë që ata dinë me qëllim që të gjejmë se çfarë dinë. Nga kjo kuptojmë se ato
duhet vetë të interprentojnë mësimet, sepse vetëm në atë mënyrë ata do të dinë të
interpretojnë botën siç e shikojnë dhe ashtu siç dëshirojnë dhe e ndiejnë atë.” (R. Petro N.
Malaj, 2003)
-
34
Literatura
- Brada, R. (2005) Metodika e gjuhës shqipe për fillore,Biblioteka Pedagogjike,Pejë
- Biehler ,Robert F.(2004),Psikologjia e zbatuar në mësimdhënie. Botim i ISP-së,Tiranë
- Grup autorësh,(2009)Mësimdhënia dhe mësimi në shek.XXI,USAID,Shkup
- Grup autorësh,(2003)Karakteristikat e shkollës cilësore-të efektshme (Në librin:Qeverisja dhe
udhëheqja në arsim,Qendra për Arsim e Kosovës,Prishtinë
- Grup autorësh (2006) Strategji të mësimdhënies dhe të nxënit për klasat mendimtare,Qendra
për Arsim Demokratik,Tiranë
- Grup autorësh, (1995),Strategjitë e të mëssuarit,Eureka
- Grup autorësh (2001),Letërsi në shkollë,Tiranë
- Garo,S. (2011) Metodologjia dhe praktika e ësimdhënies,Tiranë
- Fullan,M. (2001) Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim,Edualba,Tiranë
- Hoxha-Cekani,E. (2012),Metodika sipas fushave të zhvillimit,(për mësuesit e arsimit
parashkollor,Tiranë,
- Karaj,T.(2006)Përvoja të mira të ciklit fillor,Peshkopi
- Kumnova,M.(2011),Ligjeratë më studentët e Fakultetit të Edukimit,Gjakovë
- Karaja,M. (2002),Pedagogjia,Tiranë
- Marrë nga revista “Mësuesi”30.01.2013.(Cycja,K.Universiteti “Aldo Moro”,Bari,Itali.)
- M iller,B.(2005),Komunikimi me fëmijë,(doracak për prindër dhe arsimtarë),Ferizaj-Kosovë
- Musai,B.(1998) Mjeshtëritë themelore të mësimdhënies.Libri Universitar,Tiranë
- Musai,B.(1999) Psikologji edukimi,PEGI,Tiranë
- Musai,B.(2003) Metodologji e mësimdhënies,Pegi,Tiranë.
- Petro,R. dhe Malaj,N.(2003), Çelësi i letërsisë,Tiranë.
- Ramadan,N. (2001 ) Etika hulumtuese,Toena,Tiranë
- Salihu,L.Zabeli,N.Hoti,D.(2006).Të drejtat e fëmijës dhe etika e
mësimdhënësit,KEC,TROCAIRE,Prishtinë
- QTKA,Mësimdhënia me në qendër nxënësin Tiranë,2005
- Vadahi,F. (2002),Pedagogjia Parashkollore,Shkodër
- Vestolitto,K.(2003) Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve,Helsinki
- Vaeli,A.(2003) Pedagogjia parashkollore,Gjilan.