edit durham

6
Edit Durham Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit te XIX dhe fillim të shekullit XX.

Upload: diana-lamaj

Post on 19-Jul-2015

49 views

Category:

Education


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Edit Durham

Edit Durham

Mary Edith Durham (1863-1944) ishtenjë udhëtare, artiste, shkrimtarebritanike që u bë e famshme për

shkrimet e saj antropologjike rreth jetësnë trojet shqiptare, në fund të shekullit

te XIX dhe fillim të shekullit XX.

Page 2: Edit Durham

• Rinia• Durhami ishte më e madhja nga 8 fëmijët. Babai i saj

Arthur Eduard Durham ishte një kirurg i njohurnë Londër. Edukimin e mori në mënyrë private dheshfaqi talent në ilustrime si edhe në përdorimin e ngjyrave të ujit, talent ky që bëri të mundurpjesëmarrjen në Royal Academy of Arts (AkdemiaMbretërore e Arteve). Ajo ka dhënë një kontribut tërëndësishëm në paraqitjen dhe pikturimin e detajuartë një numri të madh amfibësh dhe reptilësh që u paraqitën në volumin Cambridge Natural History (Kembrixh Historia Natyrore) i publikuar në 1899.

Page 3: Edit Durham

• Udhëtimi për në Ballkan

• Pas vdekjes së babait, Editit i’u desh të kujdesej me vite me rradhë përnënën e sëmurë që rezultoi si diçka shumë e lodhshme. Në moshën 37 vjeçare, e këshilluar edhe nga doktori i saj, ajo ndërmori një pushimjashtë vendit për t’u qetësuar. Me anë të detit, duke u nisur nga Anglia deri në bregun e Dalmacisë, duke udhëtuar nga Trieste në Kotor, më nëfund zbarkoi në Cetinje, kryeqyteti i Malit të Zi. Kjo pjesë e vogël e harruar e botës do t’i lente asaj mbresa të thella për të gjithë jetën.

• Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumënë çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e tëprapambetura të Evropës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruardhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësishtnga kjo, vetëm shkrimet e saj do t’i jepnin famë të madhe. Ajo shkruajti7 libra rreth çështjeve të Ballkanit, nga të cilët High Albania (Shqipëria e Epërme) e shkruar në vitin 1909 është më e njohura dhe më e arrira. Kylibër akoma edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes i mirë i kulturësdhe traditave të malësorëve të Shqipërisë Veriore. Është për t’u theksuarqë artikujt e saj për revistën Njeriu (Man)e bëri atë një pjesëtare tënjohur (The Royal Anthropological Institute) Institutit Mbretëror teAntropologjisë.

Page 4: Edit Durham

• Çështja shqiptare• Zonja Durham u njoh shumë afër dhe përkrahu çështjen shqiptare për

pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve. Por kjo bëri që të fitonte njëreputacion të keq prej etnocentrikeje dhe më vonë do të kritikohej dheri-kritikohej nga përkraheshit e shtetit Serb, të cilët synonin shkëputjen e plotë të territorit të Kosovës të banuar kryesisht nga shqiptarë, ngaterritoret shqiptare për t’a futur në territoret sllave. Edit Durham rrjedhimisht u kthye kundra politikës së Serbisë, duke denoncuar me termin “Krimbi serb” me që nuk kishin krijuar një Jugosllavi të madhe, por thjesht po arrinin qëllimin e vërtetë në realizimin e “Serbisë sëMadhe”, duke vazhduar akuzat se njerëzit nën këtë regjim vuanin njëdiktaturë më të egër se më parë. Për më tepër, intelektualë angleze qëpërkrahnin Çështjen Serbe kanë kritikuar rëndë Editin dhe pikpamjet e saj. Rebecca West (Rebeka Uest) e përshkroi Durhamin në librin e saj“Black Lamb and Grey Falcon” si një udhëtare që kthehet nga Ballkanime idenë se ata janë gjithmonë të pafajshëm dhe se gjithmonë janë ataqë masakrohen dhe jo masakratorët. Historiani i njohur R. W. Seton-Watson (një përkrahës i flaktë i idesë së përçarjes së Perandorisë Austro-Hungareze) komentoi, “Ndërkohë që gjithmonë denoncohet “mentalitetii Ballkanit”, edhe ajo vetë është po e njëjta me fjalët që thotë”

Page 5: Edit Durham

• Mendimi i shqiptarëve rreth saj (nga këndvështrimi i huaj dhe vendas)• Shqiptarët e nderojnë akoma edhe sot Editin dhe kanë respekt për të.

Ajo sipas shqiptarëve është “Mbretëresha e Malësorëve.” Ajo u mirëpritnga malësorët shqiptarë dhe gjatë kalimit të saj në këto vise nuk patiasnjë keqtrajtim edhe pse ishte një femër e vetme. Përshtypje tëmbetura nga Shqipëria ishte tradita e “Burrneshave Shqiptare”, që ishtenjë zakon ku femrat visheshin si burra dhe kishin një pozitë të qartë nëshoqëri.

• Mbas vdekjes së saj në 1944, Mbreti Zog i Shqipërisë i dha merita të lartaasaj. Mbreti Zog ka shkruar për të : “– Ajo na fali neve zemrën e saj dhefitoi si këmbim vëmendjen e malësorëve tanë.” Ajo vazhdon të nderohetsi “Heroinë Kombëtare” dhe në 2004 në një deklaratë të presidentitshqiptar, Alfred Moisiu e cilësoi atë si një nga figurat më të spikatura tëShqipërisë të shekullit të kaluar.

• Shumë nga punët e Durhamit i janë dhuruar akademive të koleksionevepas vdekjes. Në ditët e sotme, dokumentat e saj mbahen nga Museum of Mankind (muzeu i njerëzimit) dhe Royal Anthropological Institute (Instituti Mbretëror Antropologjik) në Londër, ndërsa koleksioni i saj me bizhuteri të grumbulluara në Ballkan ndodhen në Pitt Rivers Museum nëOxford (Oksford) dhe Bankfield Museum në Halifax (Heilfaks). MuzeumiBankfield gjithashtu ka një monstër presentative rreth jetës dheveprimtarisë së saj.

Page 6: Edit Durham

• Veprat e Edit Durham• Veprat e saj të famshme për Shqipërinë janë :• High Albania 1909 (Shqipëria e Epërme)• The burden of the Balkans 1905 ( Brenga e Ballkanit )• Through the Lands of the Serb 1904 (Përmes tokave të Serbisë)• The struggle for Scutari 1914 (Përleshja për Shkodrën)• Twenty Years of Balkan Tangle (1920) (Ngatërresa ballkanike 20

vjeçare)• The Serajevo Crime 1925 (Krimi Sarajeva)• Some Tribal Origins, Laws and Customs of the Balkans 1928 (Disa

dëshmi te fiseve ballkanike, dokumente ligjesh dhe të kulturës sëBallkanit).

• Albania and the Albanians: selected articles and letters, 1903-1944, ed. by Betjullah Destani (I. B. Tauris, 2001) (Shqipëria dheShqiptarët : Artikuj dhe letra të zgjedhura, 1903-1944 ngaBetjullah Destani (I. B. Tauris, 2001))